You are on page 1of 10

Franc Kafka

1883-1924
Shkrimtari më i madh i gjuhës gjermane të shek XX.
Mjeshtër i romanit të shkurtër.
I përket Rrethit të shkrimtarëve të Pragës.
Ndikoi në formimin e ekspresionizmit, modernizmit eksperimental dhe
realizmit magjik. (U bë shkollë për breza shkrimtarësh si: Markez,
Kamy, Satri).
Mbiemri “kafkain” përdoret në letërsi për t’iu referuar situatave të
rëndomta të llojit absurd, të tilla si ato ku paraqiten personazhet e
veprave të Kafkës.
1915 ka marrë çmimin preztigjoz letrar “Fontan”.
Për nder të tij çdo vit në qytetin e Pragës ndahet çmimi letrar “Franc
Kafka.
Faktorët që ndikuan në krijimtarinë e
Kafkës
 
 
⚫ perandoria austro-hungareze (kërcënim i
kudondodhur, mbi kombet dhe minorancat e
shtypura);
⚫ teknologjia (sundimi i saj shkakton tjetërsimin e
njeriut);
⚫ gjendja hebraike e të “çrrënjosurit” (ndjen në
vetvete përplasjen mes kulturave të ndryshme);
⚫ vetëdija e ankthshme e dështimeve (“një imazh i
jetës sime do të ishte ai i një purteke të kotë ...”);
⚫ shqetësimet që mbart me vete qytetërimi modern
(pamundësia e shpëtimit nga çdo shoqëri);
Si ndikuan në krijimtarinë e Kafkës
marrëdhëniet me :
gratë
⚫ Lidhja torturuese pesëvjeçare (1912-1917) me berlinezen Felisë Bauerin
ndikoi në krijimtarinë e tij.
⚫ Në vitin 1919 Kafka njohu Julia Vohrizek, por, babai nuk e lejoi që të
martohej me një vajzë nga familje e thjeshtë.
⚫ Në 1920 Milena Jesenskája filloi përkthimin e veprës së tij në gjuhën çeke.
Lidhja me Milenën rishfaqi problemin e raportit të Kafkës me universin
femëror: martesa i prishte vetminë që ishte premisë e domosdoshme për
aktivitetin si shkrimtar.
⚫ Kafka e gjeti qetësinë vetëm në vitin e fundit të jetës së tij me Dora
Diamantin, me të cilën kaloi në Berlin muajt e fundit të jetës vetëm duke
shkruar
babain-
⚫ Kafka e shprehu mllefin e tij në Letër babait (nëntor 1919), ku ai
përshkruan arsyet e kontradiktave me babanë si dhe moskuptimin dhe
mungesën e komunikimit normal me të.
⚫ Kafka pati një raport të mundimshëm me babanë dhe me vajzat me të cilat
nuk mundi të martohet.
Krijimtaria letrare
⚫Vëllimet me tregime e novela:
⚫“Vëzhgimi”, “Dënimi”, “Fokisti” (1913)
⚫“Metamorfoza” (1916)
⚫“Në koloninë ndëshkimore”, “Një mjek fshati”,
“Artisti i urisë” (1924)
⚫“Procesi”, “Kështjella” (1925)
⚫“Amerika” (1926)
⚫Vëllimet me proza autobiografike:
⚫“Letër babait”, “Ditaret”, “Letra Milenës”.
Vecori të krijimtarisë
⚫Konceptimi universal i dukurive të jetës.
Prirja për të përgjithësuar dukuritë I diktoi
Kafkës përdorimin e Simbolit, Hiperbolës,
gërshetimin e Reales me Fantastiken deri në
habi.
⚫Vepra e Kafkës është origjinale . Ajo përshkohet
nga Dëshpërimi pa ngushëllim i jetës së
njeriut.
⚫Kafka është humanist. Humanizmi i tij është i
pakuptueshëm për shkak të përfytyrimit të jetës
njerëezore si misterioze, enigmatike, absurde.
Veçori të krijimtarisë
⚫Heronjtë e Kafkës janë tragjikë; Nuk përpiqen
të gjejnë rrugëdalje, por edhe kur e bëjnë këtë
përpjekjet mbeten absurde, absurdë; të
pafuqishëm për ta ndryshuar gjendjen; kanë jetë
pasive dhe përgjithësisht i nënshtrohen fatit;
janë të pikëlluar dhe të pandryshueshëm. Ata
ndihen të shtypur nga ligje misterioze, nga një
forcë autoriteti e panjohur ose nga sistemi
burokratik absurd. Mbi ta rëndon pesha e fajit,
pa apsur faj.
⚫Temat qendrore të veprës së Kafkës janë:
⚫Vetmia, faji dhe pafajësia, tjetërsimi,
tëhuajëzimi, dënimi nga autoriteti, ankthi i
njeriut përpara misterit të jetës, përjashtimi, liria
dhe skllavëria burokratike, kërkimi i Zotit pa iu
nënshtruar fesë, paaftësia e njeriut për të gjetur
zgjidhje, për të komunikuar, vdekja dhe absurdi,
etj.
Veçori të krijimtarisë
⚫Rrëfimi si një nga pikat e forta të artit të Kafkës:
⚫Realizon me të situata të rëndomta.
⚫Parapëlqen rrëfimin në kohën e tashme.
⚫Ai vetëm konstaton, nuk motivon, nuk
argumenton atë që ndodh.
⚫Rrëfimi është i qetë, i ftohtë.
⚫Gracka e rrëfimit është: T’i thuash të gjitha,
njëkohësisht të mos i thuash të gjitha, domethënë
dy pamundësi përballë njëra-tjetrës të cilat
përftojnë një pamundësi të tretë.
⚫Përdormimi i detajit tepër të goditur dhe
plotësisht të qartë.
Veçori të krijimtarisë
⚫Mendimi shprehet me gjuhë të thatë e lakonike;
vetësiguria që të tmerron, të shoqëruara me nota
humori të hidhur.
⚫Fuqia e artit të Kafkës qëndron në paraqitjen e
së zakonshmes dhe të pabesueshmes si dicka
të zakonshme, normale dhe fare të
besueshme.
Veçori të krijimtarisë
⚫Kafka solli risi në fushën e estetikës. Ai shembi
cdo kufi midis realitetit dhe ëndrrës; ktheu temat
universale në tema të përditshmërisë; u dha
ekzistencë normale kafshëve, insekteve, sendeve;
depërtoi në fshehtësitë më të largëta të kozmosit
njerëzor; riaktualizoi situatën fillestare të
njerëzimit, mëkatin fillestar, vetëgjygjësinë,
metamorfozën, etj.
⚫Veprën e Kafkës e bën moderne fakti që ai
mishëroi parimin e estetiës moderne; Deformimi i
reales me qëllim që të dalë në pah ajo më
kryesorja, thelbësorja.

You might also like