You are on page 1of 7

8.

1 QEVERIA DHE TREGU, ROLI I SAJ

FJALË KYÇE: dështime të tregut, fuqi tregtare,


të mira publike, të mira private
Domosdoshmërite e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi :
• Ekzistenca e dështimeve të tregut;

• Shpërndarja jo e drejtë e të ardhurave;

• Nevoja e stabilizimit të ekonomisë

• Mbrojtësit e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi thonë se tregu,


kërkesa dhe oferta është e fuqishme, por jo e gjithëfuqishme për të
shpërndarë të mirat materiale dhe për të siguruar një shpërndarje
eficiente të tyre.
• Ekonomistët përdorin termin “dështime tregu” për t’ju referuar
situatave kur tregu dështon në shpërndarjen eficiente të burimeve
prodhuese.
Roli dhe funksionet e qeverisë
• Qeveria luan rolin e arbitrit, të menaxherit dhe
të pjesëmarrësit në treg.
• Sigurimin e një kuadri ligjor në mbrojtje të
pronës;
• Ruajtjen e konkurrencës;
• Qëndrimin ndaj ekstrenaliteteve;
• Mbrojtjen e konsumatorëve;
• Rishpërndarjen e të ardhurave;
• Stabilizimin i ekonomisë;
• Ofrimin i të mirave publike.
• Në rolin e saj si arbitër qeveria realizon katër funksionet e para të
listuara më lart.
• Në rolin e saj si menaxher qeveria realizon funksionin e
stabilizimit të ekonomisë dhe rishpërndarjes së të ardhurave.
• Rolin e saj si pjesëmarrëse në treg qeveria e realizon dukë ofruar
të mira publike.

• Funksionet e qeverise
• Ofrimi i një kuadri ligjor në mbrojtje të pronës- Ky
funksion kërkon që qeveria të sigurojë të drejtat e pronës, të ofrojë
zbatim të kontratave, të veprojë si një arbitër dhe të japë dënime për
ata që bëjnë shkelje. Gjithashtu qeveria duhet të ofrojë ligje,
rregulla dhe mjete që sigurojnë të drejtën mbi pronën dhe zbatimin
e kontratave në ekonomi.
• Ruajtja e konkurrencës - qeveria duhet të luftojë fuqinë
e monopoleve dhe sjelljeve jokonkurruese, ajo duhet të ofrojë dhe të
forcojë ligje antimonopol (antitrust) për të rregulluar sjelljet e
bizneseve dhe për të nxitur konkurrencën. Ajo duhet të ndërhyjë në
ekonomi edhe për të rregulluar monopolet natyrore.

• Qëndrimi ndaj eksternaliteteve -Një eksternalitet lind


kur një person/firmë kryen një aktivitet që ndikon mbi mirëqenien e
të tjerëve, mirëpo as nuk paguan e as nuk merr ndonjë kompensim
për këtë efekt. Në qoftë se ndikimi mbi të tjerët është i dëmshëm,
quhet eksternalitet negativ. Në qoftë se është i dobishëm, quhet
eksternalitet pozitiv. Qeveria mund të taksojë aktivitete që kanë
eksternalitet negativ, të subvencionojë aktivitete që kanë eksternalitet
pozitiv.
SHEMBUJ EKSTERNALITETESH
• Lëshimi i gazrave nga makinat është një eksternalitet negativ, sepse
ndot ajrin, të cilin njerëzit e tjerë e thithin. Ajo takson naftën në
mënyrë që të pakësojë përdorimin e makinave.
• Mbrojtja e konsumatorëve - Problemi i mbrojtjes së
konsumatorëve është detyrë e shtetit. Ai duhet të përcaktojë
rregulla/ligje dhe të ngrejë institucione përkatëse për të mbrojtur të
drejtat e konsumatorëve. Shteti, nëpërmjet ligjeve, duhet t’i detyrojë
tregtarët t‘u japin konsumatorëve të dhëna të plota dhe të sakta për
mallrat dhe shërbimet e vendosura në treg.

• Rishpërndarja e të ardhurave - Tregu mund nuk mund


të sigurojë barazi në shpërndarje për të gjithë. Shumë prej
individëve në shoqëri nuk kanë as punë dhe as mundësi të tjera për
të krijuar të ardhura. Kjo mund të vijë për arsye të ndryshme dhe
një prej të cilave është pamundësia fizike dhe intelektuale e tyre.
Qeveria duhet të përpiqet t’u ofrojë lehtësim të varfërve, të paaftëve,
të papunëve. Programet e mirëqenies, të sigurimeve shoqërore, të
kujdesit shëndetësor janë shembuj të programeve të mbështetjes
ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe të moshuarve.
• Stabilizimi i ekonomisë- Kur ekonomia është në krizë dhe
kur ajo është në kulmin e zhvillimit, situata shoqërohet me pasoja
negative për ekonominë, si inflacion, papunësi etj. Qeveria me
politikat e saj mund të ndihmojë në uljen e papunësisë, uljen e
inflacionit dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Qeveria i realizon
kryesisht nëpërmjet politikave fiskale, të përdorimit të taksave apo të
shpenzimeve qeveritare, duke i ulur ose i ngritur ato, në përputhje me
problemin me të cilin përballet ekonomia.
• Të mirat publike - Kur tregjet dështojnë për të ofruar mallra
të nevojshme ose shuma të mjaftueshme të mallrave të caktuara,
qeveria duhet ta mbushë këtë boshllëk dhe të plotësojë këtë dështim
të tregut. E mira private i referohet një të mire, konsumi i të cilës
nga një person përjashton konsumin nga persona të tjerë.
P.sh., konsumi i një frute nga një individ bën që individë të tjerë të
mos përfitojnë kënaqësinë që arrihet nga konsumi i kësaj frute.
E mira publike i referohet një të mire, konsumi i së cilës nga një
person nuk përjashton konsumin e kësaj të mire nga të tjerët. P.sh.,
kur në një bar-kafe ka një linjë interneti wireless, nga ky shërbim
përfitojnë jo vetëm klientët e kësaj kafeneje, por edhe fqinjët që
ndodhen përreth.

You might also like