You are on page 1of 25

Politika Ekonomike

Ligjërata 9

Dr.sc. Artor Nuhiu


Email: artor.nuhiu@uni-pr.edu

16 prill 2020
Ligjërata 9

MEKANIZMAT E VEPRIMIT TË POLITIKËS EKONOMIKE


- ROLI EKONOMIK I SHTETIT

POLITIKA EKONOMIKE E SHTETEVE NË TRANZICION

TIPET (MODELET) E EKONOMIVE BASHKËKOHORE TË


TREGUT
Mekanizmat e veprimit të politikës ekonomike

• Mirëqenia materiale dhe shoqërore e një shteti varet nga:


 kushtet në të cilat funksionon ekonomia
 efikasiteti i masave të politikës ekonomike që i zbaton qeveria

• Indikatori më real që pasqyron nivelin e mirëqenies shoqërore është


GDP për kokë banori (per capita)

• Klasifikimi i shteteve sipas te ardhurave kombëtare per capita, sipas Bankës


Botërore:

Burimi: Banka Botërore

1
Mekanizmat e veprimit të politikës ekonomike

• Qëllimi final i politikës ekonomike është rritja e mirëqenies shoqërore


- Qëllimet afatgjate të politikës ekonomike (kanë karakter strategjik; përgjegjës
shteti- qeveria)
- Qëllimet afatshkurte të politikës ekonomike (kanë karakter stabilizuese; përgjegjës
Banka Qendrore)

• Qeveria zbaton politikën afatgjate të zhvillimit ekonomik përmes:


o Politikës së investimeve shtetërore:
 Shtetet në zhvillim investojnë në zhvillimin e infrastrukturës ekonomike dhe
joekonomike (rrugët, hekurudhat, elektranat, largëpërçuesit, shkollat, spitalet etj);
 Shtetet e zhvilluara investojnë në degët e së ardhmes (robotika, inxhinieringu
gjenetik, avancimin e nivelit tekniko–teknologjik, etj.)

o Politikës së zhvillimit rajonal (zvogëlimin e pabarazive ekonomike në mes të


rajoneve brenda vendit)

o Politikës së tregtisë së jashtme (mbrojtja dhe zhvillimi i degëve të reja të industrisë


vendore nga konkurrenca e jashtme, stimulimi i eksportit, etj.) 2
Roli ekonomik i shtetit

• Çështja më e diskutueshme sot në jetën e përditshme dhe në qarqet akademike


është: vëllimin dhe karakterin e intervenimit shtetëror.

• Depresioni i madh ekonomik në ShBA (1929–1933) theksoi domosdoshërinë e


pjsëmarrjes së shtetit rregullimin e rrjedhave të jetës ekonomike.

• Çdo ekonomi në kushtet e sotme është e ndikuar nga lëvizjet ciklike (konjukturale).

• Në ekonomitë moderne, shteti llogaritet më tepër si partner tregut (Shteti kooperativist).

Joseph Stiglitz potencon se “shteti rregullon aktivitetet ekonomike për t’i mbrojtur të
punësuarit, konsumatorët dhe ambientin jetësor, por dhe për të penguar sjelljen
antikonkurruese dhe diskriminuese”.

• Shteti përcakton rregullat e lojës së tregut, për të:


 siguruar informatat e nevojshme për marrjen sa më efikase të vendimeve ekonomike;
 eliminuar mungesat/mangësitë e caktuara të mekanizmit të tregut (eksternalitë);
 eliminuar kufizimet që paraqiten në veprimin e konkurrencës së lirë të tregut.

3
Roli ekonomik i shtetit

• Arsyjet se pse shteti luan këtë rol të rëndësishëm në rregullimin e rrjedhave të jetës
ekonomike janë:

Së pari, luftimi i formimit të monopoleve dhe sjelljeve monopolistike, që shkaktojnë:


 realokimin e resurseve nën nivelin optimal
 humbjet e produktit potencial shoqëror

Së dyti, janë efektet eksterne që paraqiten kur veprimtaria e një prodhuesi për të
tjerët krijon shpenzime (kosto) shtesë ose dobi të caktuar.
 Efektet eksterne negative (industritë e ndotura)
 Efektet eksterne pozitive (sistemi i ujitjes ose ndërtimi i elektranave)

Së treti, fusha e konsumit publik, financimit të të mirave publike (policia, mbrojtja,


arsimi, shëndetësia, kultura, etj.), që financohet nga buxheti i shtetit.

Së katërti, redistribuimi (rishpërndarja) e të ardhurës kombëtare:


 zbutjes në masë të caktuar të dallimeve në pozitën materiale të qytetarëve.
 Instrumenti i redistribuimit të së ardhurës janë tatimet dhe transferet nga mjetet e
buxhetit.
4
Politika ekonomike e shteteve në tranzicion

• Tranzicioni është shprehje me të cilën nënkuptohen të ashtuquajturat shtetet në


tranzicion, shtetet të cilat janë në kalim nga ekonomia e komanduar ne ekonomi të
tregut, shteteve të socializmit në demokraci parlamentare, etj.

• Ky term zakonisht mbulon shtetet e Evropës Qendore dhe Lindore dhe shtetet e
dala nga ish Bashkimi Sovjetik, por mbulon edhe shtete jashtë Evropës, si ato nga
tipet komanduese ne ekonomi të bazuara në treg (Kina).

• Tranzicioni i’u referohet të gjitha atyre shteteve te cilat bëjnë përpjekje të ndërrojnë
elementet bazike strukturale dhe institucionale ne drejtim te ekonomisë se tregut.

• Tranzicioni mbulon edhe vendet te cilat gjenden në situatat e post-kolonializmit dhe


post-diktaturës si në rajonet e Azisë, Amerikës Latine dhe Afrikës.

5
Politika ekonomike e shteteve në tranzicion

• Në vitin 2000, FMN dhe Banka Botërore ka listua këto vende si shtete me ekonomi
në tranzicion, si dhe shtetet të cilat e kanë përfunduar periudhën e tranzicionit:

6
Politika ekonomike e shteteve në tranzicion

• Cilat janë ndryshimet parësore që pritet të realizohen në procesin e tranzicionit, me


qëllim që të ndërtohet një sistem politiko–ekonomik më kualitativ?
1. Ndërtimi i infrastrukturës institucionale që do të ndikonte në:
 ndërtimin e një sistemi të efektshëm të ekonomisë së tregut;
 zhvillimin e tregut integral, pronës private dhe ndërmarrësisë;
 formimin dhe funksionimin e tregut të punës, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.
2. Roli i ri ekonomik dhe social i shtetit në:
 përshtatjen e infrastrukturës së re institucionale dhe ambientit të ri ekonomik;
 konstituimin e sistemit të ri ekonomik dhe politikave tjera përcjellëse;
 privatizimin dhe ristrukturimin e ndërmarrjeve shtetërore (shoqërore);
 ndryshimet në fushën e rishpërndarjës së të ardhurave dhe dallimeve sociale.
3. Ndërtimi i sistemit të ri juridik në funksion të mbështetjes së sistemit të ri ekonomik dhe politik,
përmes:
 derregullimit, përkatësisht heqjes dorë nga mënyra administrative e udhëheqjes;
 rregullimit në aspektin normativ të politikës liberalizuese;
 rregullimit normativ të kushtet e përgjithshme të afarizmit;
 kufizimit të rreptë buxhetor;
 mbrojtjes së të drejtave pronësore dhe pasurore dhe pozitës statusore të subjekteve
ekonomike, duke përfshirë edhe sanksionet e përcaktuara.
7
Politika ekonomike e shteteve në tranzicion

• Ekzistimi i të drejtës private (pronës private) është elementi më bazik i ekonomisë


së tregut, dhe zbatimi i këtyre të drejtave është indikatori kyç i procesit të tranzicionit.

Indikatorët kryesor të tranzicionit janë:

 Liberalizimi – proces i formimit të çmimeve të determinuar në tregun e lirë me një


shkallë të ulët të barrierave tregtare.

 Stabilizimi makroekonomik – sjellja e inflacionit nën kontrollë dhe uljen e tij


konstante, disiplinë buxhetore, diciplinë fiskale dhe monetare, bilanc të
qëndrueshëm të pagesave, etj.

 Ristrukturimi dhe privatizimi- reformimi i ndërmarrjeve, shitja e tyre dhe


transformimi i pronësisë në sektorin privat.

 Reformat ligjore dhe Institucionale – I referohen rolit të shtetit në ekonomi, forcimi


i zbatimit të ligjit dhe zhvillimit të politikave konkurruese.

8
Politika ekonomike e shteteve në tranzicion

• Problemet me të cilat përballen ekonomitë në tranzicion:


o Rritja e papunësisë;
o Rritja e inflacionit;
o Mungesa e aftësisë ndërmarrëse;
o Mungesa e infrastrukturës;
o Mungesa e një sistemi efikas ligjor;
o Pabarazia ekonomike.

9
Politika ekonomike e shteteve në tranzicion

• Shkaqet e ngecjes së reformave ekonomike në vendet ish-socialiste:


o Zbatimit të reformave të shpeshta dhe joefikase ekonomike;
o Defektet strukturore dhe funksionale te ekonomisë;
o Restrikcioni politik shumë i intensifikuar –byrokracia politike;
o Problemet e formimit të ndërmarrjeve të reja të cilat do të sjellin rritjen e konkurrencës, efikasitetit
dhe ekzistimit te alternativave të shumat për shfrytëzimin e resurseve njerëzore dhe materiale;
o Mosrespektimi i lidhjeve te pashkëputura fundamentale ndërmjet pronës në njërën ane dhe
mekanizmave tjerë koordinues të tregut në anën tjetër;
o Mosrespektimi i lidhjeve fundamentale ndërmjet përshtatjeve makroekonomike dhe
mikroekonomike;
o Njohuritë e kufizuara në lidhje me reformat ekonomike, etj.

10
Kuptimi i proceseve të ndryshimeve ekonomike dhe
Institucionale
• Sipas Douglass North, “veprimi ekonomik është i determinuar nga lloji dhe
kualiteti i institucioneve që mbështesin tregun dhe se faktorët kryesor që ndikojnë
në efikasitetin e tregut dhe produktivitetin e të drejtave pronësore dhe kostove
tranakcionale”.

• Kuptimi i ndryshimit ekonomik në vete përfshinë:


 ndryshimet kualitative dhe kuantitative demografike,
 ndryshimet në dituritë njerëzore dhe ndryshimet institucionale.

• Për të kuptuar këtë process të ndërlikuar të ndryshimit ekonomik dhe


institucional, Northi parashtron dy pyetje të rëndësishme:
1) A sjellë struktura konkurruese deri te rritja e efikasitetit ekonomik ose rezulton me
stagnacion?
2) Definimi i të drejtave pronësore a ndikon në shtimin e produktivitetit dhe rritjen e
efikasitetit të tregut?

 Institucionet formale ― të adaptueshme e të përshtatshme ndaj ndryshimeve.


 Institucionet joformale ― jo të përshtatshme/jofleksibile ndaj ndryshimeve.
11
Kuptimi i proceseve të ndryshimeve ekonomike dhe
Institucionale
• Rasti i shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik dhe tranzicionit të shteteve ish-
socialiste të Evropës Qendrore dhe Lindore, më së miri mund të shpjegohet
përmes:
 mungesës së efikasitetit adoptiv të ndryshimeve ekonomike dhe institucionale;
 pamundësia e shoqërisë që të ballafaqësohet me problemet ekonomike;
 prezencës së vazhdueshme të pasigurisë socio-ekonomike.

• Sipas North, nuk ekziston ndonjë “formulë magjike” për arritjen e shtimit ekonomik,
pasi që shtimi ekonomik dallon nga shteti në shtet, për shkak të dallueshmërisë në
trashëgimin kulturore, faktorëve gjeografik, ekonomik e psikologjik.

• Këshilla më e mirë e Northit është se: për ta kuptuar nocionin e shtimit ekonomik, para
fokusimit në problemin e përmirësimit të aktiviteteve ekonomike, duhet kuptuar
karakteristikat individuale të shoqërisë para se të fillohet që të njejtat të ndryshohen në
praktikë.

12
Faktorët që ndikojnë në veprimin e politikës ekonomike

• Pjesëmarrja në këmbimin ndërkombëtar;

• Bilanci tregtar (raporti në mes eksportit dhe importit);

• Antarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe integrimet rajonale;

• Investimet e huaja direkte dhe huazimet (shtetet atraktive: sistemi efikas juridik,
niveli i ulët i korrupsionit, rejtingu u lartë kreditor, etj.)

13
Llojet e Politikës Ekonomike

• Politika ekonomike e liberalizimit të plotë mund të jetë:

a) Politika ekonomike neoklasike që karakterizohet me:


o Treg sa më të lirë;
o Dogana sa më të ulëta;
o Heqjen e të gjitha subvencioneve;
o Politikën monetare shumë restriktive;
o Konkurrencën shumë e fortë importuese;
o Kursin real devizor.

b) Politika ekonomike në variantin populist:


o Tregu është në mbështetje të shtimit të prodhimit;
o Mbështetet në ekspanzionin monetar;
o Ky model është zbatuar në disa shtete të Amerikës Latine në vitet e ’70 dhe ’80;
o Prezenca e përhershme e presioneve inflatore;
o Ndikimet e kufizuara ekonomike dhe vështirë të pajtueshme me strategjinë zhvillimore në afat
të mesëm dhe atë të gjatë;
o Shteti merr rolin e tregut.

14
Llojet e Politikës Ekonomike

c) Politika ekonomike me qëllim të liberalizimit:


oËshtë një variant i politikës ekonomike në të cilën kombinohen liberalizimi me politikën
ekonomike të ofertës dhe përshpejtimin e shtimit të prodhimit;
oPolitikën monetare të qendrueshme të parasë nacionale;
oKylloj i politikës ekonomike është i realizueshëm vetëm përmes programeve sociale, të cilat
mundësojnë që periudha e tranzicionit të jetë e durueshme nga aspekti social.

15
Institucionalizmi

• Institucionalizmi bashkëkohor, institucionet i definon si një tërësi të rregullave dhe


normave në bazë të të cilave realizohet funksionimi i ekonomisë së tregut.

• Institucionet dhe institutet patjetër duhet vështruar në varshmëri reciproke me


politikën ekonomike dhe sistemin ekonomik të një shteti.

• Institucionet mundësojnë që aktivitetet ekonomike të zhvillohen në mënyrë më të


organizuar në nivel të firmës, ekonomisë kombëtare ose organizatave ndërkombëtare.

• Sipas Douglass North, instituti është tërësia e kufizimeve që i ka krijuar njeriu për
nevojën e strukturimit të veprimeve të ndërsjella politike, ekonomike dhe sociale, që
mund të jenë formale dhe joformale.

• Institucionet kanë funksionin e kufizimit, por dhe rolin e mekanizmit të mbrojtjes dhe
kontrollit.

16
Institucionalizmi

• Fushat më të rëndësishme të interesimit të institucionalizmit bashkëkohor janë:


o Teoria ekonomike e të drejtave pronësore;
o Teoria e firmës;
o Teoria e shtetit;
o Evolucioni institucional;
o Teoria e zgjedhjes publike;
o Teoria e kostove transakcionale, etj.

Politika fiskale
Politika fiskale duhet të jetë në funksion të zhvillimit dhe përparimit ekonomik.
Tatimet nuk duhet të jenë instrument që ngulfasin ndërmarrësinë.

Robert Nef: “Rreziku më i madh për lirinë dhe identitetin e shteteve të vogëla, rrjedh nga zhvillimi shumë
i shpejtë i parlamentarizmit dhe burokracisë, rritjes së konsumit shtetëror dhe unifikimin e
pandërprerë internacional të sistemeve juridike përmes nënshkrimit të marrëveshjeve dhe kontratave
ndërshtetërore”.

John Wiliamson: “Shpeshëherë qeveritë nuk e kuptojnë se duke i dhënë prioritet vetëm një qëllimi –
shtimit ekonomik, stabilitetit të çmimeve, bilancit të pagesave, etj. e duke i lënë anash qëllimet tjera,
vetëm sa i grumbullojnë problemet e tyre në të ardhmen”.
17
Tipet (modelet) e ekonomive bashkëkohore të tregut

• Çfarë e karakterizon ekonominë e tregut dhe cilat janë tipet e ekonomisë së tregut?
o Koha e ndryshme e krijimit të tyre dhe mënyra e funksionimit;
o Ndryshimet e dallueshme gjatë kohës së funksionimit të tyre;
o Vlerat e ndryshme sociale që reflektohen në modelet (tipet) e ekonomisë së tregut.

• Në parim kemi tre modele (tipe) të ndryshme të ekonomisë së tregut:


a) Modeli social
b) Modeli konsumues
c) Modeli i drejtuar në mënyrë administrative

18
Tipet (modelet) e ekonomive bashkëkohore të tregut

• Modeli Social (S):


 Karakteristikë e shteteve të zhvilluara evropiane (posaçërisht: Gjermania, Suedia,
Norvegjia, etj.);
 Emërtimi në bazë të infrastrukturës së fuqishme sociale që shteti e përkrahë në mënyrë
aktive përmes instrumenteve të ndryshme të politikës ekonomike;
 Infrastruktura e fuqishme dhe e qendrueshme sociale;
 Dominon mekanizmi i tregut dhe konkurrencës së papenguar;
 Prona private – forma parësore e pronësisë (por njëkohësisht lejohen dhe format tjera të
pronësisë - ekonomi e përzier: sektori publik dhe privat);
 Përgjegjësia shtetërore për funksionet bazike sociale (mbrojtja shëndetësore, arsimi);
 Punësimi dhe shpeshëherë programet kundër papunësisë;
 Shteti angazhohet dhe në ndërtimin e infrastrukturës dhe mbrojtjën e ambientit;
 Politika monetare dhe fiskale janë të ekuilibruara dhe stabilizuese;
 Specifikat: Suedia (60% e GDP-së redistribuohet)

19
Tipet (modelet) e ekonomive bashkëkohore të tregut

• Modeli konsumues (K):


 Karakterizon ekonominë e SHBA-së;
 Roli minimal i shtetit në sektorin e ekonomisë;
 Regullimi vetëm në raport me konsumatorët dhe mbrojtjen e tyre;
 Kriterium i efikasitetit të rregullacionit – dobitë për konsumatorët e jo për prodhuesit;
 Mekanizmi kryesor zhvillimor është përshtatja e tregut situatave të ndryshme;
 Ndërmarrësia është vlerë e përgjithshme shoqërore dhe e njejta stimulohet;
 Prioriteti i konsumit ndaj kursimit – “shoqëri konsumuese”.

• Përparësitë:
 Mobiliteti i lartë i faktorëve prodhues;
 Zhvillimi i tregjeve faktoriale (të kapitalit dhe punës).

• Mangësitë:
 Mospërputhja e qëllimeve afatgjate me ato afatshkurte;
 Zhvillimi jo i mjaftueshëm i strukturës sociale;
 Deficiti kronik buxhetor.

20
Tipet (modelet) e ekonomive bashkëkohore të tregut

• Modeli administrativisht i drejtuar (AD):


 Është karakteristikë për Japoninë dhe “tigrat pacifik” (Hong Kongu, Singapori, Koreja e Jugut dhe
Taivani);
 Veprimi i fuqishëm dhe permanent i institucioneve shtetërore;
 Mbrojtja e konsumatorëve;
 Ngritja permanente e efikasitetit dhe konkurencës;
 Mbrojtja shtetërore më e ndryshme se modeli klasik protekcionist;
 Konkurrenca e fuqishme në tregun vendor;
 Presioni permanent i shtetit për rritjen e konkurrencës në tregun ndërkombëtar;
 Ndërlidhja e fuqishme e modelit zhvillimor me traditën disa shekullore;
 Mobiliteti i ulët i faktorit të forcës punuese që shprehet përmes lojalitetit të lartë të të punësuarve
ndaj punëdhënësve të tyre;
 Puna: participimi dhe bonuset për më të sukseshmit;
 Mobiliteti intern i punës: ndryshimi i punës përmes arsimimit permanent.

21
Tipet (modelet) e ekonomive bashkëkohore të tregut

• KARAKTERISTIKAT E PËRBASHKËTA të këtyre tre modeleve:


o Sundimi i ligjit
o Prona private
o Konkurrenca
o Paraja e shëndoshë
o Stimulimi kursimit vendor
o Sistemi efikas tatimor
o Infrastruktura dhe rrethi

22
Ju faleminderit!

Pyetje dhe sqarime shtesë!

You might also like