You are on page 1of 15

Politika Ekonomike

Ligjërata 4

Dr.sc. Artor Nuhiu


Email: artor.nuhiu@uni-pr.edu

12 mars 2020
Ligjërata 4

VEÇORITË (TIPARET) E POLITIKËS EKONOMIKE

RRETHI – AMBIENTI MAKROEKONOMIK

RRETHI – AMBIENTI NDËRKOMBËTAR


VEÇORITË (TIPARET) E POLITIKËS EKONOMIKE
VEÇORITË (TIPARET) E POLITIKËS EKONOMIKE

• Karakteri i akcioneve të politikës ekonomike është i përcaktuar nga një


varg faktorësh:
- Infrastruktura institucionale
- Sistemi politik dhe juridik
- Ambienti ose rrethi makroekonomik
- Ambienti ose rrethi ndërkombëtar

• Pengesat apo kufizimet e ndryshme gjatë ndërmarrjes së akcioneve të


politikës ekonomike:
- Ngecja në zhvillimin ekonomik-social
- Krizat ekonomike të brendshme ose të jashtme
- Rritja e risqeve dhe pasigurisë

• Politika ekonomike si disciplinë praktike mbështetet në rregullativën


normative

2
RRETHI – AMBIENTI MAKROEKONOMIK

• Subjektet e politikës ekonomike bëjnë formulimin dhe përzgjedhjen e


qëllimeve dhe përdorin instrumente adekuate në kuadër të sistemit ekonomik

• Sistemi bashkëkohor gjithnjë e më shumë i globalizuar

• Heqja e barierave (pengesave) ekzistuese në raportet ndërkombëtare


ekonomike

• Parimet e reja të tregtisë ndërkombëtare kushtëzojnë ndryshime të mëdha në


politikat e ndryshme ekonomike të disa shteteve për shkak të ndikimit të tregut
global.

• Determinantet e veprimit të politikës ekonomike, që burojnë nga faktorët


vendor janë:
- Sistemi ekonomik
- Sistemi juridik
- Sistemi politik

3
RRETHI – AMBIENTI MAKROEKONOMIK

SISTEMI EKONOMIK

•Politika ekonomike vepron dhe funksionon në kuadër të korrnizave të


përcaktuara të sistemit ekonomik

•Elementet konstituive të sistemit ekonomik janë: resurset, subjektet


ekonomike, aktivitetet dhe institucionet.

•Resurset: Struktura, sasia dhe cilësia e resurseve materiale


- Zhvillimi dhe avancimi i teknologjive bashkëkohore
- Sistemet e informacionit dhe telekomunikimit
- Ndërmarrësia koorporative
- Segmentet e politikës ekologjike (ruajtja dhe mbrojtja e ambientit natyror
dhe atij punues)

•Subjektet ekonomike: amvisërit, firmat dhe shteti


- Roli i shtetit si subjekt (bartës) i politikës ekonomike
RRETHI – AMBIENTI MAKROEKONOMIK

• Aktivitetet ekonomike: prodhimi, shpërndarja, këmbimi dhe konsumi

• Institucionet: tregu, prona, Banka Qendrore, bursa, çmimet, konkurrenca


- Shprehin ndërlidhjen e përhershme në mes subjekteve ekonomike, në
kuadër të së cilave zhvillohen aktivitetet ekonomike

- Rregullat e sjelljes së individëve: formale dhe joformale


Formale: ligjet, rregulloret dhe aktet tjera ligjore ose nënligjore
Joformale: normat e sjelljes, traditat, kodi i sjelljes dhe menaxhimit

• Institucionet duhet të jenë të mbrojtura përmes normave ligjore, respektivisht


sanksioneve që i zbatojnë organet administrative dhe gjygjësore të shtetit
RRETHI – AMBIENTI MAKROEKONOMIK

SISTEMI JURIDIK

•Në sistemet moderne raporti në mes subjekteve ekonomike është i rregulluar


përmes normave juridike

•Normat juridike sigurojnë stabilitetin dhe sigurinë e subjekteve ekonomike, e kjo


arrihet vetëm në rastet kur sistemi juridik është stabil

•Ligje sistemore kanë rëndësi të veçantë për veprimin e politikës ekonomike


(p.sh. ligjet që rregullojnë tregtinë e jashtme, fushën e tatimimit, të të
ardhurave, raportet pronësore juridike, etj.)

•Ligjet duhet të jenë të koncipuara në afate më të gjata, dhe të jenë të


qëndrueshëm dhe që të mos ndryshohen shpeshë

6
RRETHI – AMBIENTI MAKROEKONOMIK

• Ligjet sistemore rregullojnë fushat si: politika monetare-kreditore, politika e


tregtisë së jashtme, çmimeve, politika devizore, politika tatimore, themelimin,
funksionimin dhe falimentimin e subjekteve ekonomike, etj.

• Këto ligje quhen sistemore pasi që pikënisjen e kanë nga zgjidhjet sistemore e
që janë të përcaktuara nga karakteri i strukturës institucionale

• Rregullava juridike përcakton çështjen e pronës, kontratave, kompenzimit të


dëmit, mbrojtjën e pronësisë, falimentimin etj.

• Pronësia është institucioni më bazik i çdo sistemi ekonomik, ku përcaktohen


format e pronësisë mbi resurset dhe kapitalin, autorizimet pronësore, mënyra e
disponimit si dhe tjetërsimit.

• Në ekonominë e tregut vie në shprehje autonomia e plotë e vullnetit të


subjekteve ekonomike

• Autonomia e plotë e vullnetit nënkupton marrjen e vendimeve në mënyrë të


decentralizuar
7
RRETHI – AMBIENTI MAKROEKONOMIK

SISTEMI POLITIK

•Ndërlidhja dhe varshmëria në mes të politikës dhe ekonomisë

•Nën ndikimin politik gjinden gjithëhere si subjektet ekonomike ashtu edhe qëllimet
e politikës ekonomike

•Qëllimet e politikës ekonomike janë pjesë përbërëse edhe e programeve të


partive politike, zakonisht në fushatat parazgjedhore (p.sh. në SHBA, demokratët –
papunësia, republikanët – zvogëlimi i tatimit)

•Në mënyrë tradicionale sistemet politike, sipas pjesëmarrjes së qytetarëve në


jetën politike dhe mënyrës së marrjës së vendimeve ndahen në:
- Sisteme demokratike
- Sisteme autokratike (autoritative)

8
RRETHI – AMBIENTI MAKROEKONOMIK

• Sistemi demokratik
- Pjesëmarrësi në jetën politike në kuadër të sistemit demokratik janë:
votuesit, politikanët dhe nënpunësit shtetëror

• Në kuadër të sistemit të demokracisë politike, rëndësi e veçantë ka parimi i


zgjedhjes publike, që ndërlidh proceset politike dhe ekonomike

• Votuesit në proceset zgjedhore përcaktohen për partinë politike si dhe për


programet e saj

• Realizimin e programeve të partive politike bëhet përmes aktiviteteve


ligjëvënëse dhe që i zbatojnë politikanët, ndërsa nënpunësit në kuadër të
ministrive ose agjencioneve të tjera të pavarura e zbatojnë më vonë në mënyrë
operative

9
RRETHI – AMBIENTI MAKROEKONOMIK

• Sistemi autokratik (autoritativ)


- Karakterizohet me mungesën e shprehjës së vullnetit politik si dhe shprehjen
e interesave të ndyshme politike

• Vendimet politike merren nga një qendër, e që zakonisht ishte partia politke në
pushtet dhe që ishte e ndërlidhur me shtetin (shteti partiak)

• Sistemet komuniste - centraliste ishin sisteme politike autokratike

• Te sistemet autokratike, ideologjia politike ishte bazamenti parësor i mekanizmit


të sistemit të planifikuar në të gjitha aspektet e jetës ekonomike

10
RRETHI – AMBIENTI MAKROEKONOMIK

• Ndikimi i faktorëve politik në politikën ekonomike dhe ndërvarshmërinë në mes


tyre mund të analizohet përmes disa aspekteve:

a) Ndikimi i veçorive të sistemit politik në cilësin dhe numrin e subjekteve të


politikës ekonomike
- Te sistemet politike autokratike ekzistonte drejtimi i planifikuar i ekonomisë
(shteti si subjekt i vetëm i politikës ekonomike)
- Te sistemet politike demokratike ekziston mënyra e decentralizuar e
marrjës së vendimeve (bashkëpunimi i mekanizmit të tregut dhe shtetit)

b) Ndikimi i sistemit politik në përcaktimin e qëllimeve të politikës ekonomike

c) Ndikimi i sistemit politik në ndërlidhjen e jostabilitetit politik dhe nivelit të


efikasitetit makroekonomik

11
RRETHI – AMBIENTI NDËRKOMBËTAR

• Ndikimi i rrethit (ambientit) ndërkombëtar në politikën ekonomike, por dhe në sistemet


ekonomike të një shteti, në radhë të parë shprehet përmes kushteve të këmbimit në tregun
botëror

• Ekonomitë bashkëkohore sot funksionojnë si ekonomi të hapura, të cilat në mënyrë të lirë,


me kufizime minimale në mes të tyrë këmbejnë mallrat dhe shërbimet e tyre. Çdo shtet me

• Çdo kusht tenton që ta shtoj pjesëmarrjën e tij në këmbimit botëror

• Zhvillimi dhe avancimi i potencialeve teknologjike dhe zhvillimore dhe rritjen e vëllimit të
GDP-së

• Terms of trade, respektivisht kushtet e këmbimit, që diktohen nga shtetet më të zhvilluara e


që janë dhe pjesëmarrës më të rëndësishëm në tregun global.

• Antarësimi në organizatat ndërkombëtare ekonomike dhe financiare globale ose ato rajonale

• Pjesëmarrja dhe tërheqja e kapitalit të huaj përmes investimeve të huaja direkte (IHD)
përmes korporatave multinacionale

12
Ju faleminderit!

Pyetje dhe sqarime shtesë!

You might also like