You are on page 1of 20

VIII-FINANCAT PUBLIKE

1.Financat publike si disciplinë ekonomike


2.Funkcionet bazike të financave publike
-Funkcioni alokativ, funkcioni i shpërndarjes,
funksioni stabilizues
3.Politika fiskale
I- Financat publike
Janë njëra ndër disciplinat më të vjetra
shkencore të shkencave, ekonomike, të cilat
mirren me studimin e të hyrave dhe
shpenzimeve të sektorit publik.
Ekonomia e një shteti nuk mund të ekzistojë pa
financat publike, të cilat janë gjenerator i
zhvillimit ekonomik, por që përfshijnë edhe
aspekte të tjera si çë janë;
aspekti i zhvillimit,stabilizues dhe social i
ekonomisë nacionale.
I.1. Financat publike si disciplinë ekonomike.

Në kuadrin e gjërë të kuptimit ekonomik, financat publike


janë një disciplinë e ekonomisë, e cila shqyrton aspektet
financiare të funkcionimit të sektorit publik.
Financat publike janë shumë të rëndësishme sepse ato
paraqesin aktivitetin shtetëror në lidhje me mbledhjen e
parasë publike ose të hyrave publike, nga një anë dhe me
realizimin e shpenzimeve publike nga ana tjetër.
Sikur edhe çdo segment tjetër në kuadrin e financave dhe
të drejtës financiare edhe financat publike kanë historikun
e tyre dhe lidhen me kohët mjaftë të lashta.
Në fakt ato lindin së bashku me lindjen e shtetit.
Kusht për paraqitjen e financave publike janë marrëdhëniet
mall-para dhe e ekzistimit të vet shtetit.
Në fillim të ardhurat ose të hyrat e shtetit janë krijuar nga të
hyrat e pronës mbi tokën të cilën e posedonin mbreti dhe
faraonët, në (Egjipt dhe Babiloni).
Në këto kohëra burim i tatimit kan qenë toka dhe kafshët.
Pra në shtetet e lashta të hyrat publike, mblidheshin me
qëllim të udhëheqjes së luftrave të cilat ishin shumë të gjata
dhe kishin karakter pushtues dhe krijonin shpenzime shumë
të mëdha.
Në këto kohëra, pra në bazë të të hyrave dhe të shpenzimeve
me karakter joprodhues dhe ngarkesat e mëdha të popullsisë
me tatim taksa, ishin faktorë të rënies apo të zhvillimit më të
mirëfilltë të shtetit.
Ndërkaq sot për të njohur më mirë financat publike duhet të
njohim më mirë rolin dhe funkcionin e shtetit.
Shteti është një organizëm i themeluar nga populli, funkcioni
i të cilit duhet të jetë për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë
në të, andaj shteti duhet që të i përfaqësoj interesat e të
gjithë njerëzve, të i zgjidhë problemet midis klasave apo
grupeve të ndryshme shoqërore.
Shteti ligjorë sot, është mbi interesat e grupeve dhe të
klasave shoqërore dhe si shtet demokratik me ekonomi të
zhvilluar dhe të tregut, me mjete dhe instrumente ligjore
mbron interesat e qytetarëve të tij.
Pra shteti përveq popullsisë, është i bazuar edhe në rendin
juridik, ekonomik dhe social, me qëllim të realizimit të të
drejtave dhe obligimeve për arritjen e qëllimeve zhvillimore.
2. FUNKCIONET BAZIKE TË FINANCAVE PUBLIKE.

Si funksion bazik i financave publike me shumë rëndësi


është tregu. Tregu rregullon rrjedhat ekonomike dhe bën
kordinimin në mes të subjekteve të ekonomisë.
Tregu është mekanizëm shumë i përsosur dhe racional për
alokimin apo shpërndarjen e të mirave materiale apo të
resurseve dhe njëkohësisht të shfrytëzimit të mjeteve.
Në treg bëhet finalizimi i ciklit të prodhimt, dhe aty jepet
përgjigja se për kë prodhojmë. Në disa momente këto
përgjigje edhe nuk mund të i jep tregu, nga se ekzistojnë
edhe situata të tjera p.sh. Të mirat publike si çë mund të
jenë shërbime të ndryshme të shtetit në sferën e;
mbrojtjes, të gjyqeve, të arsimit, shkencës, kulturës,
shëndetsisë, mbrojtjes sociale, janë të mira publike të
cilat ju shërbejnë një numri të madh të qytetarëve.
Andaj çdo gjë paguhet, në jetë asgjë nuk ka që nuk
paguhet, dhe në fund atë e paguajnë, taksapaguesit
ose obliguesit tatimorë.
Në kuadrin e hulumtimeve të mëdha shkencore të
institucioneve shkencore dhe për hulumtimin e
teknologjive të reja, këto projekte nuk mund të i bartin
ndërmarrësit individual dhe se ato nuk trajtohen nga
aspekti komercial, sepse rëndësia e tyre është e gjërë
shtetërore.
Në këto raste merr pjesë shteti dhe për realizimin e
tyre domosdoshmërisht bart edhe shpenzimet nga të
hyrat publike. Financat publike funkcionin e tyre e kanë
edhe për rishpërndarjen e të ardhurave.
Këtu rol më të madh ka tregu duke krijuar shtresa të
pasura dhe të varfëra, duke krijuar distanca të mëdha në
mes të këtyre dy kategorive për shpërndarjen e të
ardhurave, kështu që të pa aftit tregu i nxjerr jasht dhe
këtu ndërhyn shteti në rishpërndarjen e të ardhurave
ashtu që distanca në shpërndarje të jetë e arsyeshme,
duke ju siguruar të varfërve mjete për ekzistencë
(shtresave sociale).
Ekonomia e tregut mund të ketë lëkundje të mëdha ,
jostabilitet dhe të mos jetë e ekuilibruar, por roli i shtetit
duhet të jetë i tillë që në çdo kohë të jetë i gatshëm dhe
i aftë për të siguruar kushte që ekonomia mos të dal nga
ekuilibri, ose ta vëj prap ekuilibrin me masa të ndryshme
të politikës ekonomike por edhe me masa të politikës
fiskale, të vehet në mbrojtje të ekonomisë vendore.
Së këndejmi intervenimi i shtetit është më se i
domosdoshëm në situatat e mosuksesit të tregut.
Në këto raste shteti kryen edhe funkcionet klasike si çë
janë; mbrojtja, ruajtja e sigurisë, mbrojtja e interesave
nacionale të ekonomisë.
Janë tri funkcione bazike të financave publike:

a) funkcioni alokativ
b) funkcioni i rishpërndarjes
c) funkcioni stabilizues.
a) funksioni alokativ,

Funksioni alokativ i financave publike ka për detyrë


të i shpërndajë mjetet në shtet apo shoqëri në
pjesën që shërben për plotësimin e nevojave
publike, respektivisht për financimin e ofertës
publike për të mirat publike dhe në anën tjetër
siguron mjetet për ofertën e të mirave private.
Funksioni alokativ ka të bëj me ndikimin e sektorit
përmes të hyrave dhe shpenzimeve publike në
ecurinë dhe sjelljen e subjekteve ekonomike në
sektorin privat dhe në tërë ekonominë nacionale.
• Funksioni i rishpërndarjes,

Funksioni i rishpërndarjes të financave publike ka


të bëj me rishpërndarjen e të ardhurave ndërmjet
indivdit dhe shtetit në mes të sektorëve dhe të
regjioneve.
Ndonëse ndarja e të ardhurave që realizohet me
anë të tregut mund të jenë e arsyeshme dhe e
drejtë,prapëseprap nuk mund të plotësohen
këkesat sociale dhe politike në shtet.
Rishpërndarja në shtet mund të bëhet me masa
të politikës fiskale.
• Funkcioni stabilizues,

Në rastet e daljes së ekonomisë nacionale nga


ekuilibri dhe i nevojës së intervenimit të shtetit
me masat e politikës ekonomike dhe me masat
në politikën e të hyrave dhe shpenzimeve publike,
shteti e ka obligimin për funkcionin stabilizues ku
vendoset stabiliteti në treg përmes çmimeve,
inkuadrimit të plotë të resurseve materiale dhe
njerëzore, në bilancin e pagesave dhe në shkallën
e ndryshimeve tjera strukturore.
3.POLITIKA FISKALE

Roli i shtetit në udhëheqjen e politikës ekonomike


është i shumëfisht dhe i pakontestueshëm në lëmin e
stabilizimit të tregut dhe të çmimeve, në punësimin,
në ruajtjen e ekuilibrit të bilancit të pagesave dhe në
realizimin e shkallës së caktuar të rritjes dhe zhvillimit
të ekonomisë nacionale.
Në këtë kuadër politika fiskale është komponentë
shumë me rëndësi.
Me anë të politikës ekonomike përcaktohen parimet bazë
me të cilat duhet të udhëhiqet ndonjë akcion si dhe
masat dhe mjetet për arritjen e qëllimeve të caktuara.
Me anë të politikës ekonomike përcaktohen
parimet bazë me të cilat duhet të udhëhiqet ndonjë
akcion si dhe masat dhe mjetet për arritjen e
qëllimeve të caktuara.
Politika ekonomike shqyrton proceset ekonomike si
dhe instrumentet , masat dhe vendimet e
qeveriverisë për realizimin e qëllimeve të sajë.
Organet shtetërore qëndrore ose edhe lokale janë
bartës të politikës ekonomike që ndikojnë në
zgjedhjet dhe realizimet e qëllimeve.
Këto organe përcaktojnë forma të ndryshme të
vetëdijshme në rregullimin e proceseve ekonomike.
Gjatë procesit të caktimit të politikës ekonomike në
rend të parë duhet caktuar qëllimet e sajë.
Si qëllime kryesore të politikës ekonomike mund të i
radhisim:
-punësimi i plotë,
-stabiliteti i çmimeve,
-rregullimi i bilancit të pagesave,
-ekspansioni i prodhimit-rritja ekonomike
-alokimi –shpërndarja e faktorëve të prodhimit
Duke përfshirë këtu nxitjen e konkurrencës së
brendshme, kordinimin , rritjen e mobilizimit të fuqisë
punëtore dhe të kapitalit në vend, si dhe nxitjen e
ndarjes ndërkombëtare të punës
-plotësimi i nevojave publike,
Si çë kemi cekur më parë, të hyrat publike shërbejnë për
financimin e të mirave publike, atëhera në këtë kategori të
të mirave publike bëjnë pjesë shërbimet për:
(administratë, mbrojtje, arsim, kulturë, shkencë,
shëndetsi etj.)
Dhe sa më i madh të jetë numri i qëllimeve , realizimi i
tyre i plotë do të jetë më i vështirë.
Për realizimin e qëllimeve të politikës ekonomike shfrytëzohen
mjetet e caktuara respektivisht instrumentet me ndihmën e të
cilave realizohen qëllimet.
Instrumentet e politikës ekonomike me të cilat realizohen
qëllimet e më sipërme ndahen në këto grupe:
-Instrumentet e financave publike (politika fiskale),
-Instrumentet e politikës kreditore –monetare,
-Instrumentet e sistemit dhe politikës së çmimeve,
Për realizimin e qëllimeve të politikës ekonomike
shfrytëzohen mjetet e caktuara respektivisht
instrumentet me ndihmën e të cilave realizohen
qëllimet.
Instrumentet e politikës ekonomike me të cilat
relaizohen qëllimet e më sipërme ndahen në këto
grupe:
-Instrumentet e financave publike (politika fiskale),
-Instrumentet e politikës kreditore –monetare,
-Instrumentet e sistemit dhe politikës së çmimeve,
-Instrumentet e tregtisë së jashtme dhe të sistemit
devizorë,
-Instrumentet e sistemit dhe të politikës së të
ardhurave dhe
-Instrumentet e kontrollit të drejtpërdrejtë.
Harmonizimi i qëllimeve në mes të këtyre
instumenteve është një proces me rëndësi për
realizimin dhe formulimin e politikës ekonomike
sepse prej kësaj varet shkalla e efikasitetit të politikës
ekonomike.
Politika fiskale, ndikon në realizimin e qëllimeve të
politikës ekonomike në disa segmente,
punësim,stabilitet të çmimeve, në salldon e bilancit
të pagesave dhe në normën e rritjes ekonomike.
Me vet faktin e mbledhjes të të hyrave publike dhe
realizimin e shpenzimeve publike, me ç’rast krijon
efekte në ecurinë e agregateve makroekonomike dhe
në sjelljen e subjekteve ekonomike.
Mekanizmi i veprimit të politikës fiskale,

Ka të bëj me efektet afatgjate të sajë siç është ndikimi i


sajë në zhvillimin dhe rritjen e shpejt ekonomike.
Funksioni i shtetit gjithnjë e më shumë po bëhet si
ndërmjetësues në zhvillimin ekonomik i cili duhet të
kujdeset për krijimin e kushteve të përgjithëshme, për
ruajtjen e shpejtuar të rritjes dhe zhvillimit ekonomik.
Në vend që të caktoj prioritetet e zhvillimit të ndonjë
sektori, veprimtarie apo dege, shteti sot merret me:
Sendërtimin e infrastrukturës themelore , me
udhëheqjen e poltikës industriale , politikën e
zhvillimit regjional, si dhe me përparimin e
shkencës dhe të arësimit si faktor me rëndësi të
zhvillimit që sjellin rritjen e aftësisë konkurruese
të ekonomisë së vendit në tregun ndërkombëtar të
integruar të quajtur globalizim.
Politika fiskale pra ndikon në shkallën e shpejtuar të
rritjes ekonomike aq sa me instrumentet e të hyrave
publike dhe të shpenzimeve publike mund të
ndikohet nga faktorët e lartëpërmendur.
Vazhdimi në orën tjetër...........

You might also like