You are on page 1of 25

•EKONOMI E THELLUAR

 Roli I qeverise ne ekonomine e tregut te lire.

 Treguesit makroekonomike te ekonomise


shqiptare per 2016.
 Metodologjia : Individuale
 Burime /mjete : Interneti,Libri “Ekonomia 12”,flete
formati,powerpoint,kompjuter etj.
 Te analizoj funksionet e qeverise ne ekonomine e tregut.
 Te argumentoj shkaqet qe e bejne te nevojshme nderhyrjen e
shtetit ne ekonomi.
 Te argumentoj pse qeveria vendos taksa dhe pse eshte I
nevojshem taksimi.
 Te evidentoj sa ka rezultuar GDP/GDP per fryme ne 2016.
 Te krahasoj treguesit makroekonomike me vitet 2013-2014-2015.
C’ecuri kane patur keta tregues (faktoret)
 Bilanci tregetar ne 2016. Krahasimi me shtetet e rajonit
(Greqi,Serbi , Maqedoni, Bosnje-Hercegovine,Kosove)
 Te analizoj si kane rezultuar treguesit:norme papunesie,norme
interesi per 2016,si dhe ne vitet 2013,2014,2015.
Parime të përgjithshme të ndërhyrjes në shtetit
Ndërhyrja e shtetit në treg i nënshtrohet parimeve të përgjithshme kushtetuese. Megjithëse ky udhëzim përqendrohet në
vlerësimin e pasojave të legjislacionit mbi konkurrencën, disa nga kërkesat e një ekonomie tregu ku vepron në mënyrë
efikase konkurrenca efektive mund të plotësohen nëse ndiqen këto parime të përgjithshme:
1. Parimi i ligjshmërisë. Një masë e marrë që prek aktivitetin ekonomik të ndërmarrjeve mund të merret vetëm me ligj.
2. Parimi i interesit publik. Shteti mund të ndërhyjë në treg vetëm me qëllim ndjekjen ose përmbushjen e një interesi publik;
3. Parimi i proporcionalitetit.
Sipas nën-parimit të adekuacionit, masa e marrë duhet të jetë e tillë që të mund të përmbushë qëllimin e vënë.
Sipas nën-parimit të domosdoshmërisë, masa e propozuar duhet të jetë e domosdoshme për përmbushjen e interesit publik. Dhe
sipas nën-parimit të përpjesëtueshmërisë, kufizimi i veprimtarisë ekonomike dhe kufizimi i parimit të ekonomisë së tregut
duhet të jetë në përpjesëtim me objektivin e ndjekur. Hartuesit e politikave dhe institucionet propozues duhet te
përcaktojnë qëllimin dhe objektivat që duhet të arrihen me aktin e propozuar. Pyetja kryesore që duhet të shtrohet është se
perse është e nevojshme ndërhyrja e shtetit. Në përgjithësi, shteti ndërhyn me anë të një legjislacioni për të rregulluar një
sektor ekonomik apo për të arritur objektiva të tjera sociale. Rregullimi ekonomik ka për qëllim eliminimin e dështimit të
tregut, i cili mund të marrë formën e fuqisë së tregut deri në monopol natyror, eksternaliteteve (për shembull ndotja e
ambientit); tregu mund të dështojë në ofrimin e disa lloj produkteve ose shërbimeve që janë në interes të të gjithës (public
goods); ose mund të dështojë në dhënien e informacioneve të domosdoshme për funksionimin e drejtë të një tregu. Nga ana
tjetër, legjislacioni me objektiv social ka për qëllim ndër të tjera rritjen e sigurisë në vendin e punës, ose shpërndarjen sa më
te drejtë te të ardhurave, rritjen e sigurisë së mallrave të konsumimit, qofshin këto medikamente apo ushqime. Në lidhje me
këtë të fundit, rregullat për informimin e konsumatorëve bëjnë të mundur ndërgjegjësimin e tyre në procesin e zgjedhjes së
produkteve që konsumojnë.Ekonomistet sot dallojnë disa faktorë të rëndësishëm që justifikojnë pjesëmarrjen e shtetit në
aktivitetin ekonomik, të tilla si:
 Mosfunksionimi në përsosmëri i tregut. Historia dëshmon qartazi se në rrethana të caktuara tregu i
lirë nuk arrin të funksionojë si duhet duke e futur shpesh aktivitetin ekonomik në një spirale negative,
nga e cila nuk mund të dilet pa ndërhyrjen e një faktori të ndryshëm nga sektori privat që përballet me
këtë situatë. Krizat ekonomike që përsëriten rregullisht diktojnë qartë nevojën e ndërhyrjes nga ana e
shtetit për të kapërcyer dështimin e përkohshëm në funksionimin e mekanizmit të tregut. Në raste të
tilla dobia e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi justifikohet me kapacitetet që shteti zotëron.
Sidoqoftë ndërhyrja e shtetit deformohet nga presioni politik, efekti i kufizuar i ndërhyrjeve në tregun
privat, shkalla e aftësisë së institucioneve shtetërore në përballjen e problemeve, si dhe mungesa e
informacionit të plotë në çdo treg.

 Nevoja e ofrimit të të mirave dhe shërbimeve publike.


Shteti përgjithesisht merr përsipër ofrimin për qytetarët e tij të atyre të mirave e shërbimeve, të
cilat përfitohen në mënyrë të njëjtë nga të gjithë qytetarët e në një pjesë të madhe, pa pagesë të
drejtpërdrejtë. Një shëmbull klasik i kësaj kategorie është shërbimi i zjarrëfikseve. Shtete të ndryshëm
klasifikojnë brënda kësaj kategorie edhe shërbime të tjera si psh. arsimi fillor apo i mesëm, furnizimi me
ujë, shërbimi shëndetësor etj.
 Funksionimi i shtetit si agjent prodhues i të mirave materiale dhe shërbimeve. Krahas rolit të
pazëvendësueshëm në krijimin dhe mbarëvajtjen e platformës ligjore mbi të cilën zhvillohet aktiviteti
ekonomik, për arsye të ndryshme, Shteti implikohet në raste të caktuara drejtpërsëdrejti në prodhimin e
të mirave materiale apo shërbimeve duke operuar si çdo agjent tjetër ekonomik në treg. Sistemi arsimor
apo shëndetësor, furnizimi me energji elektrike apo ujë, transporti publik apo prodhimi i armëve janë
vetëm disa shëmbuj të fushave në të cilat shteti tradicionalisht ka qenë aktiv në ofrimin e produkteve
përkatës, në disa prej tyre edhe mbi baza ekskluzive. Mungesa e interesit të sektorit privat (kur psh.
çmimet nuk janë tërheqëse, si në furnizimin me ujë), interesi publik dhe siguria kombëtare (si psh.
prodhimi i armëve), moskryerja e reformave për transferimin e aktiviteteve shtetërore tek sektori privat
edhe kur kjo sjell rritjen e eficiencës, shpjegon angazhimin e shtetit si agjent prodhues. Së fundi, shumë
shtete, bazuar në modelin ndërhyrës të shtetit në ekonomi, përfshihen në aktivitetin prodhues kryesisht
përmes kompanive publike, ku pronar është shteti.
 Funksionimi i shtetit si blerës i të mirave materiale dhe shërbimeve në treg.
Shteti është gjithashtu një blerës i të mirave dhe shërbimeve në treg, madje ndër
më të rëndësishmit, në mos kryesori. Nëpërmjet blerjes së produkteve, që prej
letrës, kompjuterave, pajisjeve të zyrave, ushqimit për shkolla e spitale, e deri tek
avionët e anijet, shteti influencon drejtpërsëdrejti aktivitetin e sektorit privat, duke
kontrolluar kërkesën për produktet e shërbimet që ai ofron. Blerja e këtyre
produkteve e shërbimeve kryhet përmes procedurave të prokurimit publik.
 Funksionimi i shtetit si rregullues i tregut. Shteti ndërhyn në treg për të siguruar
rritje të qëndrueshme ekonomike, stabilitet cmimesh dhe rritje të punësimit. Shteti
ndikon në mënyrën e funksionimit të sektorit privat përmes: (i) ngritjes dhe
mbarëvajtjes së sistemit rregullues te tregut me synim mbrojtjen e konsumatorëve,
punonjësve, mjedisit dhe shmangien e praktikave jo-konkuruese & diskriminuese,
(ii) taksave, subvencioneve dhe kreditimit të cilat zbatohen mbi bizneset, individët
dhe çdo njësi tjetër e aktivitetit ekonomik, (iii) dhënies së të drejtave të përdorimit,
shfrytëzimit apo zhvillimit të pasurive kombëtare të një vendi.
 Roli i shtetit në rishpërndarjen e të ardhurave. Funksioni rishpërndarës i të
ardhurave përbën ndër rolet më të hershëm të shtetit. Në ekonomitë moderne
mekanizmi rishpërndarës bazohet kryesisht në sistemin e taksimit që mundëson
marrjen e të ardhurave nga grupe të caktuara shoqërore, dhe rishpërndarjen e tyre
nëpërmjet asistencës sociale, sigurimeve shoqërore e shëndetësore apo sistemeve të
arsimimit, etj.
 Trashëgimia e institucioneve publike. Edhe në vendet me liberale, për arsye historike,
utilitare apo politike ka qenë e pamundur që disa funksione ekonomike shtetërore, të
transferohen në duart e sektorit privat. Një rast të cilit i binden të gjitha ekonomitë
botërore psh, është funksionimi i bankave qëndrore, të cilat janë tërësisht funksion
publik i shteteve përkatëse ose grupimeve ekonomike të tyre. Në mënyrë të ngjashme,
shumë prej vendeve ish-komuniste (përfshirë dhe Shqipërinë), megjithë sukseset në
reformat strukturore dhe privatizimin e ekonomisë, ende një pjesë të konsiderueshme të
aktivitetit ekonomik e kanë të zotëruar nga institucione apo shoqëri tërësisht ose
pjesërisht publike,
 Një nga treguesit kryesorë mbi rëndësinë e rolit të shtetit në ekonomi është numri i
punonjësve shtetërorë, si pjesë e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend.
Gjithashtu, shpenzimet publike si pjesë e prodhimit të përgjithshëm ekonomik të një
vendi, përdoret si një tregues tjetër i shkallës së përfshirjes së shtetit në ekonomi.
 Gjithsesi, dy parime mbeten përherë të vlefshme për të dalluar institucionet shtetërore
prej atyre private. Së pari, drejtuesit e institucioneve shtetërore zgjidhen në këto
pozicione (ose emërohen në to përmes një autoriteti tjetër të zgjedhur që e gëzon këtë të
drejtë), ndërkohë që institucionet private përgjithsisht i emërojnë pozicionet drejtuese
nëpërmjet bordeve të drejtimit të përbëra nga përfaqësues të aksionerëve të këtyre
institucioneve. Së dyti, marrëdhëniet midis institucioneve private të tregut funksionojnë
mbi baza vullnetare, ndërkohë që institucionet shtetërore gëzojnë dhe të drejta të
përcaktuara në ligj, që detyrojnë individët, bizneset apo organizata të tjera për veprime
të caktuara si psh, pagesa e taksave, konfiskimi i pasurisë, shpronësimi për interes
publik etj, të drejta të cilat nuk i takojnë institucioneve private të tregut.
 RRITJA EKONOMIKE
 Sipas te dhenave te INSTAT per rritjen ekonomike të vitit 2016-s, deklarohet se tejkaloi
pritshmëritë, duke u konfirmuar në nivelin e 3,46%.Megjithatë, ajo që bie në sy është se gjatë vitit të
lënë pas, vërehet një ndryshim në strukturën e sektorëve më dinamikë të ekonomisë
shqiptare.Ndërsa turizmi, shërbimet dhe ndërtimi kanë njohur rritje, për herë të parë një tjetër
sektor, ai i energjisë elektrike, ka pasur një impakt vendimtar në përshpejtimin me 6,5 pikë përqindje
të rritjes ekonomike, krahasuar me 2015-nSektori energjitik, kontributi i të cilit ka qenë zakonisht
negativ, është shndërruar në një motor të rritjes ekonomike, duke shënuar një rritje prej 30% gjatë 12
muajve të fundit. Përsa i përket tremujorit të fundit të 2016-s, rritja është edhe më spektakolare, prej
62%.Konsolidimi i reformës energjitike, reduktimi i humbjeve në rrjet, rritja e investimeve (450
milion euro në tre vitet e fundit), kanë sjellë të gjitha një klimë shumë më pozitive në këtë sektor. Si
rrjedhojë e rritjes së vetmjaftueshmërisë energjitike të Shqipërisë, rritja e eksportit të energjisë dhe si
rrjedhojë edhe rritja e punësimit në këtë sektor, kanë dhënë një kontribut vendimtar në rritjen e
dinamizmit ekonomik gjatë 2016-s.Përveç energjisë, rritje kanë njohur edhe eksportet, me 16% gjatë
tremujorit të katërt të 2016-s, ndërsa ka njohur rritje me 2,47% edhe konsumi final i popullatës,
i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi.Rritja ekonomike prej 3,46%, është më e
larta që prej minimumit historik të 2013-s, kur rritja prej vetëm 0,9% ishte më e dobëta që prej vitit
1997.
GDP ne Shqiperi 1984-2017
 Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) në Shqipëri ishte në vlerë prej 11.40
miliardë dollarë amerikanë në vitin 2015. Vlera e PBB-së e Shqipërisë
përfaqëson 0.02 për qind të ekonomisë botërore. PBB-ja në Shqipëri ishte
mesatarisht 5.83 miliardë dollarë nga viti 1984 deri në vitin 2015, duke arritur
në një kohë të gjatë prej 13.22 miliardë dollarë në vitin 2014 dhe një rekord të
ulët prej 0.71 miliardë dollarë në vitin 1992.
Shteti E fundit E meparshme Me e larta Me e uleta

Shqiperia 11.40 13.22 13.22 0.71 USD Billion Yearly

Greqi 194.85 236 354 4.45 USD Billion Yearly

Serbi 37.16 44.21 49.26 6.54 USD Billion Yearly

Kosove 6.40 7.38 7.38 1.85 USD Billion Yearly

Maqedoni 10.09 11.32 11.32 2.32 USD Billion Yearly

Bosnja dhe 16.19 18.52 19.1 1.26 USD Billion Yearly


Hersegovina
Deficiti tregtar në Shqipëri u ul në 26 miliardë lekë në prill të vitit 2017 nga hendeku prej 31 miliardë
lekë në të njëjtin muaj një vit më parë. Eksportet u rritën 13.6 për qind në 24 miliardë lekë të
rritura nga mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike (17.1 për qind); Materialet e ndërtimit
dhe metalet (18.6 përqind); Tekstile dhe këpucë (6.1 përqind); Dhe ushqim (20 përqind). Shitjet
u rritën në Kosovë (8.3 përqind); Italia (1.3 përqind) dhe Spanja (126.9 përqind). Importet ranë
4.3 për qind në 50 miliardë lekë pasi blerjet ishin më të ulëta për materialet e ndërtimit dhe
metalet (-32.5 për qind); Kimike dhe plastike (-2.9 për qind) dhe ushqim (-5.7 për qind). Blerjet
ranë nga Greqia (-48.9 përqind); Gjermania (24.4 përqind) dhe Rusia (-40.1 përqind). Bilanci i
Tregtisë në Shqipëri ishte mesatarisht -16747.97 ALL Milion nga viti 1993 deri në vitin 2017,
duke arritur në një kohë të gjatë prej -974.05 ALL milion në prill të vitit 1997 dhe një rekord të
ulët prej -39313.20 ALL Milion në dhjetor të vitit 2011.
Albania E fundit E mepareshme Me e larta Me e uleta Njesia

Bilanci I -25761.00 -31106.20 -974.05 -39313.20 ALL Million


tregetise

Eksportet 24004.00 22682.80 25317.30 96.64 ALL Million

Importet 49765.00 53789.00 59045.20 1601.39 ALL Million

Llogaria -240.32 -206.14 32.35 -453.26 EUR Million


rrjedhëse

Llogari -10.10 -12.10 2.24 -15.70 perqind


rrjedhëse të
PBB-së

Flukset e -253.08 -30.83 357.92 -393.41 EUR Million


kapitalit

Rezerva ari 1.57 1.57 3.73 1.57 Tone

Remintancat 166.33 160.03 295.68 115.07 EUR Million

Indeksi i 1.10 2.12 2.12 0.00


Terrorizmit

Investim direkt 275.60 302.74 337.27 28.01 EUR Million


i huaj

Prodhimi i 22.00 22.00 24.00 5.00 BBL/D/1K


naftës bruto

Borxhi i jashtëm 7862.41 7855.30 7862.41 1269.01 EUR Million


Shteti E fundit E meparshme Me e uleta Me e larta

Kosova -220674.00 -233399 -46937 -249009 Mije EUR Ne muaj

Serbia -469.70 -366 -161 -1364 Million USD Ne muaj

Maqedonia -180023.00 -147776 -54372 -310800 Mije USD Ne muaj

Bosnja dhe -579643.18 -594537 -254261 -991023 Mije BAM Ne muaj


Hersegovina
Greqi -2142.40 -1992 -717 -4329 Milion EUR Ne muaj
 Inflacioni është një tregues I ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi.
Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e
çmimit të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një
familje. Në rastin e Shqipërisë, historiku I normave te inflacionit mund të ndahet në tre
nënperiudha: Para vitit 1991, ku norma e inflacionit ishte 0, për shkak të ekonomisë së
centralizuar; 1991-1998, me norma shumë të larta dhe në disa vite me hiperinflacion
(Hiperinflacion përkufizohet si një inflacion I akumuluar për një periudhë 3-vjecare mbi
100%.);Pas vitit 1999, me një inflacion në nivele të ulta, nën kontroll. Viti me inflacionin më të
lartë rezulton viti 1992 me 236.6%. Gjithashtu edhe viti I krizës 1997 është karakterizuar nga një
rritje e madhe e nivelit të çmimeve, me 42.1%.
Banka e Shqipërisë ka vendosur si objektiv një nivel inflacioni prej 3% ±1% me qëllim sigurimin e një rritje të
qëndrueshme ekonomike, pa patur luhatje të mëdha në nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Gjatë viteve
2000-2005 vihet re një tendencë në ulje e normës vjetore të inflacionit (me përjashtim të vitit 2003), ndërsa
duke filuar nga viti 2006 e më tej treguesi ka qënë në rritje të vazhdueshme (me përjashtim të vitit 2008). Me
rritjen e inflacionit kosto e të mirave dhe shërbimeve rritet, fuqia blerëse e lekut bie duke goditur në këtë
mënyrë shtresën e ulët dhe të mesme të popullsisë. Por ndërkohë që presim që kriza greke të ftillohet, Leku
shqiptar ka nisur të rrokulliset, duke u zhvlerësohet. Por ekzaktësisht çfarë do të thotë kjo për ekonomitë
tona personale, si ndikon në jetën tonë të përditshme inflacioni. Nga perspektiva e një Banke Qendrore,
inflacioni është një problem i menaxhueshëm, madje me raste edhe i dëshirueshëm, duke qenë se mund ta
kontrollojnë inflacionin duke shtrënguar politikat monetare, përmes rritjes së normës bazë të interesit.
Norma e inflacionit zakonisht matet nga Indeksi i Çmimeve, që matet nga Instituti i Statistikave për
produktet e shportës, që janë ushqimet dhe të shërbimeve për të gjithë vendin dhe më pas raportohet në
përqindje si rritje apo ulje. Çka e thënë më thjeshtë do të thotë se nëse kosto e të mirave dhe shërbimeve
rritet, fuqia blerëse e lekut bie duke goditur në këtë mënyrë shtresën e ulët dhe të mesme të popullsisë. Pra,
për të kompensuar rritjen e çmimeve, konsumatorët priren të blejnë më pak, duke kaluar tek produkte që
kushtojnë më lirë dhe të bëjnë madje edhe kilometra të tërë që të gjejnë pazare me leverdi. Kjo është
veçanërisht e vështirë, në një kohë që portofoli nuk rritet me të njëjtat ritme si kosto e jetesës.
 Në një llogari të thjeshtë, nëse përshembull i jep një personi të varfër 10.000 lekë të reja, ai do t’i shpenzojë të gjitha pasi e
ka tejet të vështirë të paguajë për ushqimin, dritat dhe shërbime të tjera. Nëse i jep një personi të pasur të njëjtën shumë
parash ai do të shpenzojë shumë pak, pasi nevojat bazike i ka të mbuluara, kështu që ka më shumë gjasa që këto para ose
do t’i investojë ose do t’i ruajë. Dhe pikërisht për këtë arsye Banka Qendrore synon inflacionin e targetuar që t’i japë një
shtysë ekonomisë: rrit konsumin, ul vlerën e borxhit qeveritar dhe rrit mbledhjen e taksave. Por nga ana tjetër dëmton
depozitat, duke qenë se leku kushton më pak edhe depozitat do të ndikohen. Mund të duket pak kontroverse, por në thelb
rritja e inflacionit kërkon pikërisht të nxisë rritjen ekonomike, edhe pse duke e bërë të varfërin më të varfër. Për momentin
Shqipëria është në zonën e sigurtë të 2% me premisë për 3% në vitin e ardhshëm, që sërisht konsiderohet e
menaxhueshme. Në një kohë të shkurtër inflacioni e ndihmon ekonominë, sigurisht nëse arrijnë ta kthejnë xhindin e
inflacionin në kohë brenda në shishe, pasi në një kohë të gjatë rrezikohet hiperinflacioni, i cili mund të kthehet në një
makth për Bankën Qendrore dhe për konsumatorin. Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi ecurinë e inflacionit
në Shqipëri për një periudhë 25-vjeçare, nga 1988-2013. Inflacioni është një tregues i ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të
çmimeve në një ekonomi. Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e
çmimit të një shporte artikujsh që përfaqëson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje. Inflacioni arriti në 1.9%
në fund të vitit 2013 duke shënuar rënie kundrejt një viti më parë. Rënia e inflacionit ka ardhur si pasojë e krizës
ekonomike në vend që ka ulur konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga vendasit
Me mbështetjen e programit të Fondit Monetar
Ndërkombëtar (FMN), pas orientimit gradual drejt
një ekonomie tregu në fillim të viteve 1990, dhe
përmirësimit të shpejtë të një pjese të rëndësishme
të treguesve ekonomikë, qeveria shqiptare u
përqendrua në ruajtjen e stabilitetit financiar, uljen
e varfërisë dhe mundësimin e rritjes ekonomike të
qëndrueshme joinflacioniste1. Qeveria pati për
qëllim gjithashtu, arritjen e konsolidimit fiskal,
nëpërmjet reduktimit të deficitit buxhetor dhe
borxhit publik. Si rrjedhim, financat publike kanë
qenë vazhdimisht në qendër të reformave radikale
si në kahun e shpenzimeve, ashtu edhe në sistemin
e mbledhjes së taksave. Filozofia e këtyre
reformave bazohej në idenë e reduktimit të
shpenzimeve korrente (kryesisht shpenzime për
personelin, uljen e subvencioneve nëpërmjet
privatizimit të kompanive shtetërore), zgjerimin e
bazës tatimore, thjeshtëzimin dhe zbatimin e një
sistemit të ri tatimor, promovimin e stimulit
tatimor përmes reduktimit të barrës tatimore mbi
biznesin, dhe zvogëlimin e informalitetit dhe të
evazionit fiskal2. Si rezultat, deficiti buxhetor në
vitin 2010, u ul gradualisht deri në 3.2% të Pbb-së,
nga 9.6% në vitin 1998, kryesisht nëpërmjet uljes së
subvencioneve të qeverisë, shpenzimeve për
personelin dhe pagesave të interesit për shërbimin
e borxhit. Megjithatë, rritja e deficitit buxhetor dhe
e borxhit publik gjatë viteve 2007-2009, pasqyroi
veprimin e stabilizuesve automatikë në formën e të
ardhurave të reduktuara dhe PF kundërciklike,
nëpërmjet rritjes së pagave dhe shpenzime
kapitale.
Gjatë dekadës së fundit, sistemi tatimor shqiptar gjithashtu pësoi reforma të mëdha3.
Një tërësi iniciativash të tjera u ndërmorën si pjesë e ndryshimeve të legjislacionit
tatimor dhe u finalizuan me miratimin e paketës së re fiskale, në gjysmën e dytë të vitit
2007. Disa prej këtyre ndryshimeve kishin për qëllim të inkurajonin stimuj ndaj
biznesit dhe në të njëjtën kohë të mundësonin më shumë të ardhura nga taksat.
Reforma të tilla konsistonin në kalimin nga një sistem tatimor progresiv, në atë të
taksës së sheshtë, me një normë të vetme prej 10% mbi të ardhurat personale (2007)
dhe fitimin (2008), dhe eliminimin e të gjitha përjashtimeve dhe lehtësirave sipas
sistemit të vjetër tatimor. Përveç kësaj, pati reduktime të mëdha në detyrimet
doganore, për shkak të anëtarësimit në CEFTA dhe në Organizatën botërore të
Tregtisë, si dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit me bashkimin
Evropian, etj. Ndryshime të tjera konsistuan në rritjen e konsiderueshme në nivelin e
taksave kombëtare dhe të tjera; lokale dhe të akcizës; uljen e kontributeve shoqërore
nga 42.5% në 2006, në vetëm 17% në vitin 2009; zvogëlimin e taksës mbi biznesin e
vogël deri në 1.5% në 2006, nga 4% në 2005; si dhe uljen e pragut për regjistrimin e
TVShsë në 5 milion xhiro vjetore, për vitin kalendarik (2010). Të gjitha këto reforma
dhe ndryshime strukturore sollën rritjen e të ardhurave tatimore në terma nominalë.
Taksat indirekte si: taksa doganore, TVSh-ja dhe akcizat, janë ndër treguesit kryesorë
të lëvizjeve të aktivitetit ekonomik të vendit dhe japin kontributin kryesor në të
ardhurat tatimore, duke arritur në rreth 50% të nivelit total. Tatimi mbi fitimin dhe ai
mbi të ardhurat personale janë kontribuuesit kryesorë në grupin e taksave direkte,
duke përbërë rreth 13.8% të të ardhurave totale në vitin 2010, nga 8% që rezultonin në
vitin 1998, edhe pse ato janë të aplikueshme ndaj kategorive të ndryshme të të
ardhurave dhe janë ndikuar nga evazioni fiskal.
Shkalla e papunësisë është raporti midis numrit të të papunëve te regjistruar dhe
numrit të popullsisë aktive (forcës së punës). Forca e punës përbën pjesën e
popullatës e cila është në moshë pune dhe është në kërkim të vazhdueshëm për
punë.
 Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria paraqitet si më poshtë:
Bazuar në shkallën e papunësisë, Shqipëria renditet e pesta në rajon pas
Maqedonisë (33%), Bosnje Hercegovinës (24%), Serbisë (17.4%) dhe Turqisë (14%).
Ndërkohë pas Shqipërisë (13%) renditen: Mali i Zi (11%), Greqia (9.4%) dhe
Kroacia (9.2%).Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më drastike
të shkallës së papunësisë gjatë dhjetëvjecarit të fundit është Mali i Zi, ndërsa vendi
me rritjen më të madhe të papunësisë rezulton Turqia.Një shkallë e ulët e
papunësisë e shtyn një ekonomi më pranë prodhimit potencial të mundshëm dhe
rrit mirëqënien e popullatës.
 Norma e inflacionit në Shqipëri ra në 1.90 për qind nga 2.10 për qind dhe
Inflacioni Muaj pas muaji u ul në -0.60 për qind nga 0.40 për qind në mars
2017.
 Norma e inflacionit në Shqipëri mesatarja e të gjitha kohërave qëndron në
3.06 për qind dhe parashikimi për prill 2017 është 1.95. Norma e
inflacionit muaj pas muaji ishte mesatarisht 0.95 për qind që nga janari
1992 dhe parashikohet të jetë 0.28 në prill 2017.
Shteti E fundit E mepareshme Me e uleta Me e larta

Serbia 4.00 3.6 14.9 0.1 % Monthly

Bosnja dhe 1.40 1.4 9.9 -1.9 % Monthly


hesegovina
Greqia 1.60 1.7 33.7 -2.9 % Monthly

Maqedonia 1.00 0.6 9.9 -2.1 % Monthly

Kosova 2.20 1.5 14.2 -4.4 % Monthly


Punoi : Marius Cenko
12 B

You might also like