You are on page 1of 3

TE HYRAT PUBLIKE (SHTETERORE)

KUPTIMI DHE ESENCA E TË HYRAVE PUBLIKE

Mjetet financiare me të cilat shteti I ploteson nevojat publike (shtetërore) quhen të hyrat
publike (shtetërore) ose të ardhurat shtetërore publike.

Në sistemin e të hyrave shtetërore ndikojnë faktorë të ndryshëm: rregullimi shtetëror,


ekonomik e juridik struktura ekonomike, roli I shtetit në ekonomin e vendit, numri I banorëve,
madhësia e territorit të shtetit etj.

Të hyrat e shteteve bashkëkohore I kane këto karakteristika të pëerbashkëta:

 Të hyrat shtetërore mblidhen dhe janë të shprehura nëë para,


 Të hyrat shtetërore janë të hyra njëjeqare,
 Të hyrat shtetërore shërbejnë për plotësimin e nevojave shtetërore (publike),
 Të hyrat shtetërore të cilat shërbejnë për plotësimin e nevojave publike , dmth të hyrat
mblidhen nga burimet.

Të hyrat shtetërore (publike) mundë ti përkufizojmë si të hyra në para njëvjeqare të cilat


shërbejnë për financimin e nevojave shtetërore dhe se janë pjesë e vlerës së re.

Në sistemin capitalist burimet e të hyrave ndryshojnë. Pasuria, të hyrat dhe të ardhurat e


qytetarëve si dhe të hyrat që I sjellin bizneset janë burimi kryesorë në shtetet kapitaliste deri
më sot.

Format më me rëndësi të të hyrave publike janë: tatimet, kontributet, taksat, doganat, huaja
shtetërore, dhuratat, të hyrat prej pasurisë shtetërore emisioni I parasë etj.

QËLLIMET DHE DETYRAT E TË HYRAVE PUBLIKE

Qëllimet dhe detyrat e të cilat realizohen me mbledhjen e të hyrave publike mundë ti ndajmë
në këto grupe :

 Rishpërndarja e të ardhurave dhe e akumulimit,


 Ndarja e faktorëve ekonomikë,
 Stabiliteti ekonomik dhe social, dhe
 Nxitja e zhvillimit ekonomik.
 Rishpërndarja e të ardhurave dhe e akumulimit: me anë të rishpërndarjes bëhet e
mundshme pajtueshmëria e cktuar në mes të degëve ekonomike, grupacioneve ekonomike,
regjioneve etj.

 Ndarja e faktorëve të prodhimit: bëhet me anë të të hyrave publike, në mënyrë


indirekte me zbatimin e instrumenteve të politikës financiare.

 Ndikimi I të hyrave publike në: ekonominë nacionale është me rëndësi pikërisht


përshkak se ajo ka aftësi stabilizuese. Me anë të të hyrave publike mundë të ndikohet në
rritjen ose në zvogëlimin e kërkesës.

 Politika financiare bashkëkohore : ka një rolë me rëndësi në nxitjen e zhvillimit


ekonomik sit ë vendeve të zhvilluara ashtu edhe të vendeve në zhvillim.

NDARJA E TË HYRAVE PUBLIKE (SHTETËRORE)

Sipas kritereve të ndryshme të hyrat publike I ndajmë në :


1. Të rregullta dhe të jashtëzakonshme;
2. Origjinale dhe derivate;
3. Juridiko-publike dhe juridiko-private;
4. Të hyrat nga ekonomia dhe nga popullsia;
5. Fiskale dhe jofiskale;
6. Të hyra të njësive të gjera dhe të ngushta teritoriale;
7. Të hyra të destinuara dhe të padestinuara;
8. Të hyra në para dhe ne natyrë

TË HYRAT E RREGULLTA DHE TË JASHTËZAKONSHME


Në bazë të kriterit periodic të hyrat publike ndahen në të rregullta dhe të jashtëzakonshme.
Të hyrat e rregullta shtetërore mblidhen vazhdimisht për cdo vit dhe prej burimeve të
cilat në pikëpamje ekonomike përsëriten vazhdimisht.
Të hyrat e jashtë zakonshme shtetërore mblidhen kohë pas kohe dhe sipas natyrës së
vetë ekonomike vazhdimisht nuk përsëriten.
Teoria financiare klasike borgjeze si të hyra të rregullta I numëron: tatimet, taksat, dhe
të hyrat që burojnë nga pasuria shtetërore, kurse në të hyra të jashtëzakonshme I numronë:
huat shtetërore, emisioni I parasë për mbulimin e të dalave të jashtëzakonshme etj.
TATIMET
KUPTIMI, ZYHVILLIMI DHE DEFINICIONI I TATIMT

Tatimet janë burimi kryesorë I mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti bashkëkohorë I
plotësonë shpenzimet publike, që janë në competence të tij, pa marrë parasyshë se a janë shtete të
zhvilluara apo shtete në zhvillim.

Tatimet në fillim të paraqitjes së tyre ishin të hyra sekondare të jashtëzakonshme të shtetit të


cilat janë mbledhur prej një grupi të ngushtë të persoanave, e me të cilat janë plotësuar saktësishtë
nevojat e caktuara shtetërore. Ndërsa sotë tatimet janë bërë të hyra të përherëshme, të rregullta dhe të
hyramë me rëndësi të cilat mblidhen prej personave fizikë(qytetarëve) dhe juridikë e që shërbejnë për
financimin e shpenzimeve të mëdha, të numërta dhe të llojllojshme të shtetit.

Në kuadrin e instrumenteve financiare të llojllojshme, me të cilat mblidhen të hyrat shtetërore, tatimet


janë më me rëndësi sepse marine pjesë më shumë se 90% në të hyrat e gjithëmbarëshme të shteteve
bashkëkohore. Duke shpjeguar rëdësinë e tatimit, Marksi thotë: sikurse punëtori që nuk mund të
mbijetojë pa mëditje ashtu edhe shteti kapitalistë nuk mund të ekzostojë pa tatime.

Disa definicione mbi kuptimin e TATIMIT.

 Tatimi është ajo pjesë e pasurisë të cilën çdo qytetarë ia jep shtetit, kështu që pjesën tjetër
mundë ta ketë në mënyrë të sigurtë (Montesquieu),
 Tatimi është çmimi të cilin qytetari ia paguan shtetit për të kompensuar pjesën e vetë të çmimit
kushtetues të shërbimeve publike të cilat do ti shpenzojë (De Viti de Marko),
 Tatimi është dhënie e detyrueshme pa të drejtë që të kërkojë kundërshpërblim ( Gunter),
 Tatimi është dhënie e detyrueshme në para, të një pjese të të ardhurave ose të pasurisë,
shtetit për mbulimin e shpenzimeve të përgjithshme publike dhe pa kundërshpërblim të
drejtpërdrejtë.

You might also like