You are on page 1of 236

POLITIKAT E MBROJTJESOCIALE DHE METODOLOGJIA E KERKIMIT SHKENCOR

ERIS DHAMO GRECA ENEIDA ZALLI

PJESA E PARE

TEMA 1 Bazat e Politikës së Mbrojtjes Sociale

Pak histori të mbrojtjes sociale

Tradicionalisht, mbrojtja sociale ka qenë përdorur në shtetin e mirëqënies Evropian dhe pjesë të
tjera të botës së zhvilluar për të ruajtur një standard të caktuar jetese, dhe i adresohet varfërisë
kalimtare. Një nga shembujt e parë të shtetit për të siguruar mbrojtjen sociale mund të përmendet
ai i perandorit romak Trajan, i cili e zgjeroi programin për ushqim të lirë për të përfshirë qytetarët
më të varfër të perandorisë. Përveç kësaj, ai krijoi fonde publike për të mbështetur fëmijët e varfër.
Mirëqenia e organizuar nuk ishte e zakonshme deri në fund të shekujve 19 dhe 20. Ishte gjatë kësaj
periudhe që në të dy Gjermanitë dhe në Britaninë e Madhe, sistemet e mirëqenies sociale janë
krijuar për të synuar klasat e punës. Shtetet e Bashkuara disa vite më vonë, gjatë Depresionit të
Madh, ndërmorën këtë nismë, me përjashtime të jashtëzakonshme, për ata që u goditën më shumë
dhe në gjëndje më të vështirë.

Megjithatë, mbrojtja sociale moderne është rritur për të pushtuar një gamë shumë të gjerë të
çështjeve dhe qëllimeve, por tani është duke u përdorur si një qasje e gjithë politikave në vendet në
zhvillim, për të trajtuar çështjet e varfërisë të vazhdueshme, duke synuar shkaqet strukturore. Për
më tepër, ajo është projektuar për të hequr përfituesit nga varfëria me programet, në vend se për të
ofruar mbrojtje pasive ndaj të papriturave.
Koncepte të Mbrojtjes Sociale

Politikat publike duhet të shprehin angazhimin real të shtetit për mirëqenien dhe përparimin e të
gjithëve. Kriza globale financiare dhe ekonomike që filluan në vitin 2008 kanë gjeneruar debate të
reja në lidhje me rregullat e funksionimit të sistemit aktual ekonomik dhe rolin e politikave publike
sociale dhe dinamikat ekonomike.

Mbrojtja sociale është tani një sfidë; nuk është thjesht një grup i politikave ekonomike në vendin e
punës dhe në fushat e prodhimit. Përkundrazi, ajo është gjithashtu një sërë masash në sferën
sociale, e cila lejon një kontribut të konsiderueshëm në gjenerimin e kornizave të barazisë, duke ulur
boshllëqet në pabarazi dhe çrrënjosjen e varfërisë dhe përjashtimit social.

Është e nevojshme për të analizuar ndikimin e tendencave të tkurrura fiskale dhe rregullimet e
shpenzimeve publike të cilat janë identifikuar në një numër vendesh në ato më të rrezikuaret në
shoqëri. Në këtë kontekst, është e nevojshme të marrin në konsideratë politikat më të përshtatshme
të mbrojtjes sociale për këto grupe, duke marrë parasysh iniciativën e Kombeve të Bashkuara me
Kartën Bazë të Mbrokjtjes Sociale (UN Social Protection Floor), e cila bën thirrje për qasje universale
në transfertat dhe shërbimet thelbësore sociale.

Është duke u rritur vetëdija e përfitimeve të mbrojtjes sociale si një masë për të mbrojtur

njerëzit që të mbeten të bllokuar në varfëri, për të fuqizuar ata për të kapur mundësitë, për të
ndihmuar punëtorët të përshtaten me ndryshimet dhe për t'u marrë me papunësinë dhe në këtë
mënyrë do të mund të mbështetesim produktivitetit të gjithë sëbashku.

Prandaj, rëndësia e politikave sociale dhe sistemeve të mbrojtjes sociale që adresojnë dhe

reduktojë pabarazinë dhe përjashtimin shoqëror për zhvillimin afat-gjatë të qëndrueshme dhe
përfshirës si dhe për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, duhet të merret në
konsideratë. Shqyrtimi i çështjeve në zhvillimin e Mbrojtjes Sociale, duhet të tentojë t’i përgjigjet
pyetjeve të mëposhtme:

• A ekzistojnë apo jo politika alternative të cilat i përgjigjen nevojave sociale dhe që lejojnë një
mbulim për të gjithë?

• A janë politikat e tkurrjes fiskale në përputhje me angazhimet ndërkombëtare për

mbrojtjen sociale?

• Në kushtet e magnitudës dhe shpejtësinë së zbatimit, a do të mund të lejojnë këto politika arritjen
e objektivave të zhvillimit kombëtar, duke përfshirë edhe Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit?

• Cilat iniciativa të fushës së punësimit dhe politikave sociale do të punojnë më mirë për të
reduktuar pabarazinë në të ardhura në të gjithë botën?

• Si munden nismat e punës dhe politikat sociale të trajtojnë pabarazinë dhe në këtë mënyrë të
ndihmojnë për të nxitur rritjen më të fortë dhe më të drejtë ekonomike?
• Si duhet të përcaktohen prioritetet për politika sociale në një kontekst të politikave fiskale dhe të
një rreziku në rritje të varfërisë?

Mbrojtja sociale, siç përcaktohet nga Instituti i Kërkimeve të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin
Social, ka të bëjë me parandalimin, menaxhimin, dhe tejkalimin e situatave të cilat ndikojnë
negativisht në mirëqenien e njerëzve. Mbrojtja sociale konsiston në hartimin e politikave dhe
programeve të dizejnuara për të reduktuar varfërinë dhe ‘dobësitë’, duke nxitur tregjet efikase të
punës, zvogëlimin e ekspozimit të njerëzve ndaj rreziqeve, dhe rritjen e kapacitetit të tyre për të
menaxhuar rreziqet ekonomike dhe sociale, të tilla si papunësia, përjashtimi, sëmundje, të aftësisë
së kufizuar dhe të vjetër moshë.

Është e nevojshme për të analizuar ndikimin e tendencave të tkurrjes fiskale dhe rregullimin e
shpenzimeve publike të cilat janë identifikuar në një numër vendesh në ato më të rrezikuara në
shoqëri. Në këtë kontekst, është e nevojshme të marrin në konsideratë të politikave më të
përshtatshme sociale për të mbrojtur këto grupe, ndërsa duke marrë parasysh iniciativën e Kombeve
të Bashkuara me “Social Protection Floor” Baza e Mbrojtjes Sociale e cila bën thirrje për qasje
universale në shërbimet dhe transfertat sociale të domosdoshme.

Ka një vetëdije në rritje të përfitimeve të mbrojtjes sociale si një masë për të mbrojtur njerëzit që të
mbeten të bllokuar në varfëri, për fuqizimin e tyre për të kapur mundësitë, për të ndihmuar
punëtorët të përshtaten me ndryshimet dhe për t'u marrë me papunësinë dhe në këtë mënyrë
mbështetjen e produktivitetit.

Prandaj, rëndësia e politikave sociale dhe sistemet e mbrojtjes sociale që adresojnë dhe që
zvogëlojnë pabarazinë dhe përjashtimin social për zhvillimin afat – gjatë, të qëndrueshëm dhe
gjithëpërfshirës dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit duhet të merret në
konsideratë.

Llojet më të zakonshme të mbrojtjes sociale konsistojë në: (në pjesën e II të Leksionit do ndahemi
më gjatë)

Ndërhyrjet në tregun e punës, që janë politikat dhe programet e hartuara për të nxitur punësimin, të
funksionimit efikas të tregjeve të punës dhe mbrojtjes së punëtorëve.

Sigurimet shoqërore, që zbutin rreziqet që lidhen me shëndetin, papunësinë, sëmundjet, paaftësinë,


lëndimet e ndryshme lidhur me punën dhe moshën e vjetër, të tilla si sigurim shëndetësor ose të
sigurimi i papunësisë.

Asistenca sociale është kur burimet, qofshin të holla ose në natyrë, janë transferuar në individëve
ose familjeve pa mjete të tjera të mbështetjes adekuate, duke përfshirë nëna të vetme, të pastrehë,
ose të sfidave të paaftësisë fizike ose mendore.
Misioni i Politikës së Mbrojtjes Sociale

Misioni është për të trajtuar varfërinë dhe për të reduktuar vulnerabilitetin në vend nëpërmjet
krijimit të një kuadri, i cili siguron dhe promovon mbështetjen e menjëhershme të varfërve dhe të
pambrojturve.

Ndërtimi i kapaciteteve të tyre prodhuese, duke lehtësuar lëvizjen e tyre nga varfëria dhe reduktimin
e vulnerabilitetit të rënies në varfëri të thellë. Politika jep synimin e Qeverisë për të vënë në vend një
program kombëtar të mbrojtjes sociale të fokusuar në përmirësimin e jetës së të varfërve dhe të
pambrojtur). Për një projekt të dokumentuar të politikave bie në sy një bujë e gjerë konsultimes me
aktorë të ndryshëm në nivele të ndryshme (qarkut, krahinore, kombëtare). Vlerësimi i projekt
përmbajtjes së politikës bëhet gjithashtu me grupet e interesit në nivele të ndryshme si dhe rishikim
i oëerouthshmërisë së projektit përfundimtar të prodhuar me dispozitat e tjera.Bazuar në
përmbajtjen e politikës së një memorandumi kabinetet shpeshpërgatitin për diskutim një strategji
kombëtare për Mbrojtjen Sociale e cila është aktive në vendin tonë.

Kështu politika e shikon në varfërinë në një mënyrë të integruar dhe koordinuar, duke reduktuar
varfërinë e skajshme me anë të ofrimit të transfertave cash për ata që nuk mund të mbështesin
veten; si dhe me ndërhyrje afat-gjatë dhe të parashikueshme për krijimin e një fondi dhe
përkrahjeje.

Qëllimet e Politikës së Mbrojtjes Sociale

• Përcakton strategjitë për përmirësimin e statusit socio-ekonomik të të varfërve dhe të


pambrojturve.

• Jep udhëzime të referencës për aktorët kryesorë në projektimin, zbatimin, monitorimin dhe
vlerësimin e programeve të Mbrojtjes Sociale.

• Ofron udhëzime për kosto efektive, ndërhyrje të parashikueshme dhe të qëndrueshme.

• Ofron udhëzime për mobilizime të burimeve dhe shpërndarjes së tyre.

Krijon një kuadër institucional për zbatimin e një programi kombëtar.

Meritat e investimit në Mbrojtjen Sociale


• Nxit formimin e kapitalit njerëzor, duke ngritur produktivitetin e punës.

• Mundëson që të varfërit të mbrojnë veten dhe pasurinë e tyre kundër goditjeve.

• Inkurajon investimet, duke reduktuar rreziqet me anë të parashikueshmërisë së


transfertave.

• Mbështet pjesëmarrjen e të varfërve në tregun e punës.

• Stimulon kërkesën për mallra vendore dhe shërbime nga ndërmarrjet që mbështesin zonat
rurale.

• Ndihmon të krijojë një shtet efektiv dhe të sigurt duke u kujdesur për kohezionin social.

• Përforcon kushtet për tërheqjen e investimeve vendore dhe të huaja.

Konteksi i gjërë i Mbrojtjes Sociale

Ndërsa polotikbërësit janë të fokusuar në projektet e mëdha, ato të hartimit të politikave mbi
rindërtimin fizik dhe ekonomik, vëmëndja e politikave sociale dhe e praktikës së saj përherë e më
tepër duket të mungojë nga kjo axhendë. Ajo nuk shfaqet fuqimisht në planet e riorganizimit apo në
reformat dhe funkisoni i saj nuk është më me tepër peshë se referenca në ndihmat humanitare dhe
nuk është theksuar më tepër sesa nga donatorët e ndihmave ndërkombëtare dhe liderët lokal. Në të
njëjtën kohë, vëmëndje e pakët i është kushtuar edhe zgjerimit të hendekut dhe deficensave në
shërbimin e shpërndarjes, trajnimit dhe reformës së sistemit.

Nevoja për një përqasje të integruar të politikës ekonomike dhe sociale dhe zgjerimi i fushës së
politikës sociale është miratuar në një dokument të Politikave Sociale Europiane (Green Paper,
1993). Si në teori dhe në praktikë ka një opinion prevalues të ndërveprimit dhe varësisë të
përbashkët të zhvillimeve sociale dhe ekonomike. Taksimi i tepërt për aktivitete sociale zvogëlon
burimet për investime dhe ul rrijen ekonomike, por dhe taksimi i tepërt për zhvillimin ekonomik çon
në çrregullime sociale, në një vetëpengesë rritjeje, ndaj progresi dhe zhvillimi duhet të vënë në
qëndër të tyre njeriun dhe drejtimi ekonomik duhet të plotësojë nevojat e njerëzve (Samiti Botëror
për Zhvillimin Social, 1995).

Politika sociale është parë në shumë aspekte kontribuitive si një komponent vital i integrimit social
dhe anasjelltas, pa një politikë sociale të shëndetshme, stresi social do të arrijë nivelete intolerancës
dhe mund të kthehet kështu në në kërcënuesin e paqes sociale.

Studiuesit demonstrojnë se dimensioni social nuk ka nevojë dhe nuk duhet të jetë një rishqyrtim i
mendimeve, ringjallje e ekonomisë dhe reformës politike. Vëndi nuk mund të presë gjatë, të
ndërpresë përfitimet për të gjithë anëtarët, derisa të rigjallërohet ekonomia. Politikat e mbrojtjes
sociale janë në fakt thelbësore për stabilitetin, barazinë sociale dhe humanizmin e një vendi. Dhe
zhvillimi i tyre është vendimtare nëse vujatjet njerëzorëe lehtësohen në përidhë afatshkurtër dhe
nëse stresi social nuk arrn nivelet e patolerueshme që në periudhë afatgjatë minon paqen.

Zhvillimi i politikave sociale, mundet, së paku teorikisht, të periodizohet sipas periudhave të


zhvillimeve nëpër të cilat dhe ka kaluar vëndi ynë, dhe në secilën prej tyre karakteristikat që e kanë
shoqëruar kanë qënë të përcaktuara nga historia, pushteti ekonomik dhe dimensioni kulturor po aq
mirë sa dhe nga premisat ideologjike-politike, të cilat mund dhe të shihen si përcaktuesit kryesor të
qëllimeve gjithëpërfshirëse për mbajtësit e pushtetit politik, nëpërmjet politikës sociale, për të
kërkuar, për të fituar apo për të mbajtur një sistem politik të vecantë. Nga ana tjetër, konceptet e
politikës sociale të këtyre periudhave, rregullimet e tyre ligjore si dhe teoria e përgjithshme dhe
praktika, shfaqin dhe tendencën e transferimeve ndërmjet periudhave. Në një farë mënyrë kjo nuk
është negative, por nga ana tjetër këto transferime kanë prezantuar dhe ende prezantojnë një
problem të politikës sociale ndërmjet sistemeve dhe vecanërisht përsa i përket ndryshimeve
ekonomike dhe olitike të sistemeve. Një pyetje kyç e ditëve të sotme është nëse vazhdueshmëria do
të ruhet në këto nivele apo ajo duhet thjesht të braktiset dhe të rinisë një tjetër politikë krejtësisht e
re. Të dyja këto qëndrime janë të rrezikshme, por zgjidhja më e rrezikshme është ndërtimi i një lloji
“të miksuar’ sistemesh nga të gjithë modelet e njohura të politikave sociale në botën kapitaliste, pa
marrë parasysh trashëgimninë historike, kulturore dhe ekonomike.

Politika sociale, si shkencë dhe si një set praktikash, përfshin disiplinat sociale dhe aktivitetet, të cilat
janë një pjesë integrale e zhvillimit social dhe socio-ekonomik në të njëjtën mënyrë si dhe
shqetësimin që të drejtat cociale të përmbushen nga një rrjet sigurimi social. Teorikisht nuk egzison
një koncept i vetëm (unik) i politikave sociale, por vlerësohet përherë duke marrë në konsideatë
rolin dhe pozicionin e saj.

Kompleksiteti i ndryshimeve socio-ekonomike në zhvillim, e bën të nevojshme që politikat sociale të


drejtohen së pari në ndalimin e trendeve negative dhe në përqëndrimin e fuqive dhe burimeve në
zhvillimin e rrjetir të sigurisë sociale, në mbrojtje të grupeve më të cënueshme të shoqërisë dhe për
shkak të nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik, të përmirësojë kushtet e jetesës së qytetarëve.

Një politikë sociale aktive është e bazuar në qëllimin e ndikimit të zhvillimit direkt në ekonomi, ky
është vlerësuar si një model i mirë për premtime dhe përthithje fondesh nga institucionet monetare
ndërkombëtare, megjithëse realizimi i saj mund të vejë shpesh në anën e kundërt. Kreditet
monetare ndërkombëtare shpesh përdoren për mbajtjen e sistemit politikë ekzistues me anë të
shpërndarjes së mjeteve me qëllim ruajtjen e standartit të vendosur të jetesës, gjithashtu ato mund
të përdoren edhe si kredi konsumatore, kredi për banesa, rindërime dhe të tjers të ngjashme, niveli i
të cilave është bazuar në supozimin e një standarti më të lartë jetese në të ardhmen.

Politika e programit të mbrojtjes sociale konsiston në zbutjen e varfërisë për familjet dhe individet
në nevojë, zhdukjen e varfërisë ekstreme deri në fund të mandatit, shmangien e përjashtimit social,
si dhe plotësimin e nevojave bazë nëpërmjet një sistemi pagesash dhe shërbimesh eficente.

Egziston dhe programi “Mbrojtja Sociale”, të cilit në vijueshmëri i bëhen ndryshime, duke ju
akorduar vit pas viti fonde të ndryshme, jo konstante.
Një politikë e mbrojtjes sociale e decentralizuar do të mund t’na demonstronte dobishmërinë e
“disave” në ekonomi, se si për shëmbull, kapacitetet e personave me paaftësi, mund të përdoren për
krijimin e bizneseve të vogla dhe potenciali i një armate të madhe të papunësh mund të përdoret
për të përmbushur nevojat lokale.

Përpos gjithë mendimeve – politikat e mbrojtjes sociale duhen ndërtuar mbi bazë të vlerave të vetë
shoqërisë. Rigjenerimi i burimeve qoftë këto dhe lokale dhe rindërtimi na garanton një racionacizim
më të mirë të burimeve si dhe na bën të përdorim burimet tona lokale, mbi të gjitha fuqitë tona
punëtore lokale, edhe duke organizuar punët publike, të cilat kanë më tepër kuptim në këtë nivel
sesa në nivelin makro (kombëtar).

Përfundimisht, ne duhet të kujtojmë se procesi kalimar (tranzitiv) që ka nisur në sferën e mbrojtjes


sociale është baza për një proces global tranzitiv, i cili nis në një mjedis lokal dhe është
domosdoshmërisht një shëmbull i racionalizmit dhe rritjes së efikasitetit të mbështetjes
ndërkombëtare për rindërtimin e përgjithshëm të shoqërisë civile. Këtu nuk mund të lihet pa
përmendur edhe roli shumë i rëndësishem i organizatave jo-qeveritare për ndërtimin e një sistemi të
mbrojtjes socisle të ri dhe sfidues.

Ndërtimi i sistemeve të integruara të mbrojtjes sociale

Kjo çështje vjen në formën e disa këshillave nga UNICEF, e cila është e angazhuar për të siguruar
asistencë teknike dhe financiare për qeveritë kombëtare dhe homologët e tyre, në zhvillimin e
strategjive të integruara të mbrojtjes sociale. Duke marrë parasysh një qasje të integruar për
mbrojtjen sociale, ajo duhet të përfshijë:

• Adresimin e të dy vulnerabiliteteve ekonomike dhe sociale;

• Sigurimin e paketave të përgjithshme të ndërhyrjeve, të bazuara në nevojat dhe konteksin e


popullatës;

• Koordinimin e ndërhyrjeve me anën e investimeve të duhura në ofertë dhe rritjen e


disponueshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve;

• Lehtësimin e koordinimit ndër-sektorial, që adreson natyrën shumëdimensionale të varfërisë dhe


përjashtimit;

• Bërjen e strategjive të mbrojtjes sociale brenda një grupi politikash sociale dhe ekonomike të
gjerë, të që nxisë zhvillimin e rritjes njerëzore.

Megjithatë, ndërsa UNICEF-i promovon strategji të integruara, ajo gjithashtu mbështet realizimin
progresiv të mbrojtjes sociale universale, mbulon dhe inkurajon në shkallë kombëtare, udhëheq dhe
mbron strategjitë sociale të cilat janë përgjegjëse për kontekstet lokale. Në të njëjtën kohë, UNICEF-
i luan një rol të theksuar jo vetëm me dobësitë specifike me të cilat përballen fëmijët, por edhe me
dobësitë e tjera, të ndryshme të cilat përballen grupe të përjashtuara shpesh të tilla sic mund të jenë
vajzat, njerëzit vendës (indigjenët) dhe njerëzit me aftësi të kufizuara. Në këtë mënyrë, UNICEF
punon për të bërë mbrojtjen sociale si më të ndjeshme ndaj fëmijëve dhe gjithëpërfshirëse.
Përse Mbrojta Sociale?

Ja përse. Jeta në vëndet në zhvillim është e mbushur plot me rreziqe dhe goditje (shok), sic janë
katastrofat natyrale dhe vdekjet e kryefamiljarëve (atyre që sigurojë ushqimin për familjen). Dhe ajo
cka rezulton lehtë është skamja financiare.

(Mbrojtja sociale, siç përcaktohet nga Instituti i Kërkimeve për Zhvillim Social, i Kombeve të
Bashkuara ka të bëjë me parandalimin, menaxhimin, dhe tejkalimin e situatave të cilat ndikojnë
negativisht në mirëqenien e njerëzve. Mbrojtja sociale konsiston në politika dhe programe të
dizejnuara për zvogëlimin e varfërisë dhe cënueshmërisë duke promovuar tregje efikase të punës,
zvogëlim të ekspozimit të njerëzve ndaj rreziqeve, si dhe rritjen e kapacitetit të tyre për të
menaxhuar rreziqet ekonomike dhe sociale, të tilla si papunësia, përjashtimi, sëmundjet, aftësia e
kufizuar dhe mosha e vjetër.)

Tipet më të zakonshme të mbrojtjes sociale janë:

• Ndërhyrjet në tregun e punës, janë të politika dhe programe të dizejnuara për të nxitur
punësimin, funksionimin efikas të tregjeve të punës dhe mbrojtjen e punëtorëve.

• Sigurimet Shoqërore, zbutin rreziqet që lidhen me papunësinë, sëmundjet në shëndet,


paaftësitë, lëndimet e lidhura me punën dhe moshën e vjetër, të tilla si sigurimi shëndetësor ose
sigurimi i papunësisë.

• Asistenca Sociale është kur burimet, të hollat ose të mira të tjera në natyrë, u janë
transferuar personave të prekur apo familjeve të tyre, pa asnjë mjet tjetër të mbështetjes adekuate,
duke përfshirë këtu nënat e vetmuara, të pastrehët, ose personat me probleme fizike apo mendore.

Mbrojtja sociale nuk është vetëm instalim i rrjeteve të sigurta dhe mekanizëm u reduktimit të
varfërisë, por gjithashtu ajo ndikon kontratën sociale ndërmjet qeverisë dhe shtetasve të saj.

Së fundmi, mbrojtja sociale është përshkruar nga Madeleine Bunting si “ideja tjetër e madhe e luftës
ndaj varfërisë”. Meqënëse është e tjeshtë, mbrojtja sociale është implementuar si mirëqënia në
mbështetje të njerëzve të varfër, kryesisht në vënde që kanë kapacitete të limituara në shpëndarjen
e programeve të mirëqënies sociale. Ne dekadat e fundit, vënde të ndryshme në Afrikë, Azi dhe
Amerikën Latine kanë prezantuar programe të ndryshme sic është ai i transfertave të rregulta në
kesh në mbështetje të shtetasve të varfër dhe vulnerabël me impakte pozitive mbi një sër treguesish
të mirëqënies për miliona njerëz.
Mbrojtja sociale është në të vërtetë një fenomen i jashtëzakonshëm i zhvillimit të historisë, sigurisht
që sfidat mbeten. Kritikë nga e drejta politike besojnë se në një shkallë e gjërë programesh të
transferimit të parave janë të papërballueshme dhe financiarisht të paqëndrueshme, vecanërisht në
vëndet me të ardhura të ulta, ku kostot janë shpesh të siguruara (nënshkruara) nga komuniteti
ndërkombëtar. Në fakt, kufizimet buxhetore janë zakonisht të tepruara – si qeveritë alokojnë
shpenzimet e tyre publike është një zgjedhje publike.

Një shqetësim tjetër është futja e njerëzve të varfër në programe mirëqënieje çon në mënyrë të
pashmangshme në efekte anësore negative siç mund të jetë “sindroma e vartësisë” – një kritikë e
zakonshme në të drejtën në GB – por ka një të dhënë empirike të vogël në mbështetje të këtij
besimi.

Ndërkohë, kritikë nga e majta thonë se mbrojtja është një mashtrim neoliberal – një politikë sociale
residuale për të legjitimuar politikat ekonomike neoliberale dhe për të evituar reformat strukurore
radikale. Në vëndet e karakterizuara nga nivele të larta varfërie dhe pabarazie – sic është Afrika e
Jugut dhe shumica e Amerikës Latine, ku kanë zënë vend sisteme të gjëra të mbojtjes social –
prezantimi i programeve të transferimit kesh të targuar ose i subvensioneve për të varfërit është
interpretuar shpesh si një përpjekje e vetë-shërbimit të atyre që janë në pushtet për të ndërprerë
trazirat civile. Kufizimet e këtij argumenti janë të dukshme dhe nga për ngjarjet e fundit në Egjipt, ku
dekada të tëra të subvensionit të ushqimit dhe të karburanit dështuan përballë parandalimit të
revolucionit. Debati i mbrojtjes sociale është dominuar nga përpjekjet për të demonstruar dhe matur
impaktin e reduktimit të varfërisë dhe për të shmangur kritikat nga e majta dhe e djathta. Por
mbrojtja sociale nuk është vetëm instalimi i rrjetave të sigurisë dhe duke kontribuar në objektivat
Zhvillimore të mijëvjecarit –edhe pse janë të rëndësishme – ato kanë gjithashtu ndikim të thellë për
qeverisjen dhe marrëdhëniet sociale në vëndet implementuese.

Në një konfertencë të organizuar nga Instituti i Studimeve për Zhvillim, në Prill 2010, u konkludua në
një perceptim se vëmëndje e pamjaftueshme i është kushtuar politikave të mbrojtjes sociale dhe
marrëdhënieve të saj me drejtësinë sociale. Disa mësime të rëndësishme u nxorën. Mbrojtja sociale
është më shumë se një sektor i shërndarjes së shërbimeve: vendimet që një shoqëri merr se si dhe
ku të garantojë jetesën bazë për të gjithë qytetarët, tregon vizionin që shoqëria ka për veten – është
e bazuar në solidaritet, ndërvartësi ose individualizës dhe vetë-mbështetje?

Çfarë përbën një “shoqëri të mirë” në një kohë kur neokapitalkizmi kapitalist prevalon dhe ashpërsia
ekonomike ofron një arsyetim të përshtatshëm për të shkurtuar shpenzimet qeveritare? Këto pyetje
tingëllojnë njëlloj si në GB dhe vëndet kryesore të BE-së po aq sa dhe në vëndet më të varfëra.

Cilat janë implikimet e axhendës së mbrojtjes sociale për përfshirjen e kontratës sociale ndërmjet
qeverisë dhe shtetasve të saj? Nëse nuk ka një linjë direktë të llogaridhënies ndërmjet siguruesve
dhe përfituesve të mbrojtjes sociale, potenciali për mobilizimin e shoqërisë civile është i limituar. Kjo
pyetje është vecanërisht me vënd në vëndet ku varfëria dhe ndihma janë të varuara, do të thotë që
agjensitë ndërkombëtare donatore dominojnë hartimin dhe financimin e këtyre ndërhyrjeve.

Mbrojtja sociale duhet të shpërndahet në mënyrë që të mos stigmatizojë njerëz: programet e


mbrojtjes sociale duhet të respektojnë dinjitetin e perfituesve dhe t’i fuqizojnë ata që të bëhen
qytetarë aktivë në shoqëri dhe jo thjesht përfitues pasivë. Në Indi “auditet sociale” janë mjete të reja
pjesëmarrëse që fuqizojnë vecanërisht fshatarët e marxhinalizuar, për të kërkuar të drejtën e tyre
për mbrojtje sociale dhe për t’i mbajtur administratorët lokal përgjegjës për shpërndarjene tyre.

Mbrojtja sociale duhet të lidhet me dimensione të tjera të politikave sociale, sic është përfshirja
sociale dhe luftimi i diskriminimit, të cilat janë shpesh çështjet rutionere të varfërisë: zhdukja e
padrejtësive sociale mund të eleminojë nevojën për transfertat e mirëqënies. Për shëmbull, është
më mirë që t’i mohojmë punën një personi me HIV pozitiv dhe t’i detyrojmë kështu ata të varen te
mbrojtja sociale apo të nxjerrim të paligjshëm diskriminimin në tregun e punës të bazuar në statusin
e HIV-it, sic ka bërë Afrika e Jugut?

Ndërhyrjet më progresive të mbrojtjes sociale janë të përforcuara nga legjislacioni, i cili transfomon
gjestet e bamirësisë në një të drejtë juridike: në Indi , Akti i Garantimit të Punësimit Rural në
Mahatama Gandhi, i jep cdo kryefamiljari (mbajtësit të famljes) të drejtën e punësimit në punë
publike për 100 ditë në vit. Në Svazilend, ku pensionistët në vitin 2005 u prezantuan me një vonesë
në pagesë për shkak të problemeve të financimit, provokuan pensionistt e dëmtuar për një lobim me
Kryeministrin dhe parlamenti u pezullua për disa ditë derisa cështja u zgjidh.

Në mënyra të vogla por shumë domethënëse e të rëndësishme si kjo në të gjithë botën, mbrojtja
sociale jo vetëm që mbron më të varfërit dhe personat vulnerabël, por ajo gjithashtu ndërton
demokracinë nga poshtë lart. Mbrojtja sociale mund të jetë kështu një mjet i fuqishëm për focimiine
të drejtave të qytetarëve dhe arritjen e drejtësisë sociale.

Vlerësimi i ndikimit social-ekonomik të reformave sociale

Në lidhje me sistemet e tyre të mbrojtjes sociale vendet evropiane janë duke u përballur shpesh me
sfida të ngjashme. Për këtë arsye, një shkëmbim i ideve në zgjidhje të praktikave më të mira ka fituar
një rëndësi gjithnjë e më të madhe në modernizimin e sistemeve të mbrojtjes sociale.

Në të njëjtën kohë, ka një kërkesë të vazhdueshme për të monitoruar impaktin e reformave sociale
dhe nëse ato në fakt të përmbushim efektet e dëshiruara. Ajo është në mënyrë të veçantë proces i
vlerësimit të vazhdueshëm dhe i vlerësimit të status quo si dhe i evoluimit të mbrojtjes sociale, e cila
ndihmon për të përmirësuar shkëmbimin e ndërsjellë dhe të mësuarit. Kjo shkon përtej një
përshkrimi të thjeshtë të rregulloreve ligjore, por duhet të përqëndrohet në veçanti në ndikimin
aktual socio-ekonomik të reformave shoqërore.

Për këtë qëllim, Komisioni Evropian ka krijuar një rrjet të ekspertëve të pavarur, i cili ofron
informacion të përditësuar (up-to-date) mbi zhvillimet e mbrojtjes sociale, debatet kombetare dhe
kërkimet e sotme në fushën e pensioneve, shëndetit, si dhe në atë të kujdesit afatgjatë.

Kjo është me rëndësi edhe në sfondin e një axhende të rinovuar të politikës sociale të BE-së dhe
forcimit të Metodës së Hapur të Koordinimit (OMC), e cila nënkupton, ndër të tjera, një vlerësim të
zgjeruar akademik të reformave të politikave sociale.
Parë nga një këndvështrim tjetër

G-20 ka ndërmarë një angazhim të qartë në ngritjen e një fondi social në mbrojtje të vëndeve më të
carfëra si një pjesë e planit global oër shërim. Qëllimi është – për të hedhur themelet për një
ekonomi botërore të drejtë dhe të qëndrueshme. Ky angazhim prezanton një hap mirëseardhës drejt
termave të marrjes së mbrojtjes sociale në axhendën ndërkombëtare dhe tashmë është koha e
tranformimit të fjalëve në vepra.kjo ndërmarje ngriti nevojën e azhebdës për veprim, duke nënvizuar
se cilat nevoja duhesh përmbushur nga vëndet e zhvilluara dhe donatorët ndërkombëtarë. Pa masa
urgjente për zgjerimin e mbrojtjes sociale për më të prekshmit efektet ngjitëse të krizës financiare
ndërkombëtare mund të kthenin kundër dekada të tëra progresi në vendet në zhvillim. Kjo mund të
kthehet në një shkatërrim global të zhvillimit me qindra milionë njerëz që do të përjetonin
përkeqësim të varfërisë dhe skamjes. Progresi drejt Qëllimeve të Zhvillimeve të Mijëvjecarit (MDG-
së) mund të gërryhet. Me rritjen e varfërisë, do të rriten edhe tregues të tjerë të kequshqyerjes,
sëmunjeve dhe vdekjeve. Shkalla e pjesëmarrjes në shkolla, aktualisht ka nisur të ulet në shumë
vënde në zhvillim, cdo do të cojë në humbje të pakthyeshme të kapitalit njerëzor ndërmjet të
varërve dhe shpenzimet bazë qeveritare për shërbimet do të kërcënohen dhe shumë më pak burime
do të jenë kështu në dispozicion të vëndeve në zhvillim. Tkurrja e të ardhurave të qeverisë buron nga
rënia e cmimeve të mallrave, flukset e investimeve dhe vlera reale e Asistencës Zyrtare për Zhvillim
{Official Development Assistance (ODA)}. Në krizat e mëparshme dëshimi për të mbrojtur më të
varfërit ka pasur një ndikim negativ shuëm të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm mbi pabarazinë dhe
varfërinë si dhe në rritjen ekonomike. Por tashmë është një mundësi e vogël në mbështetje të
qeverive të vëndeve në zhvillim për të vënë në jetë programet më të domosdoshme, pa qënë shumë
vonë, bazuar në angazhimet e marra në G-20 në Londër. Ajo gjithashtu paraqet edhe një mundësi
për ngritjen e sistemeve dhe mënyrave të të punuarit që mund të sigurojnë në mbrojtje sociale të
vazhdueshme mbi një bazë të shkallëzuar poshtë, ndërsa efektet e krizës përfundojnë.

Kriza aktuale ballafaqon qeveritë e vëndeve në zhvillim me një paradoks: të ardhurat e qeverisë janë
duke u pakësur, por ka një nevojë dëshpëruese për shpenzime jo vetëm për mbrojtjen shëndetësore
dhe arsimin, por gjithashtu edhe për investimet në parashimet e mbrojtjes sociale për më të varfërit.
Duke u përqëndruar vetëm në politikat me fokus stabilizimin makro-ekonomik ose rritjen
ekonomike, nuk do të adresohet kriza aktuale e varfërisë globale ose problemet imediate me të cilat
ballafaqohen më të varfërit si rezultat i kolapsit financiar.

Stabilizimi versus mbrojtjes sociale

Komuniteti ndërkombëtar i donatorëve dhe qeveritë e vëndeve në zhvillim duhet të punojnë tani për
të mbrojtur arritjet e zhvillimeve të dekadave të fundit në fusha të tilla si shëndeti dhe edukimi dhe
të hartimin e prioriteteve imediate për përgjigjet ndaj nevojatve të të vartërve, sëbashku me
iniciativat për të promovuar stabilizimin makro-ekonomik dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Ndërsa shumë vënde në zhvillim tashmë kanë një formë parashimi të mbrojtjes sociale të stabilizuar,
përgjigja imediate e shumë qeverive ka qënë përballja me kufizimet e shpenzimeve të të adhurave
në rënie dhe ta kthejnë stabilizimin në prioritet, në vënd që të zgjerojnë shpenzimet e drejtuara
drejt të varfërve. Megjithatë, përvoja nga krizat e mëparshme thekson rëndësinë e adresimit, në
mënyrë eksplicite, për nevojat imediate të të varfërve, duke promovuar ndërhyrje në formën e
paketave stimuluese, për të mbrojtur rritjen ekonomike. Pa këtë strategji me dy pista, duke u
fokusuar edhe drejt stabilizimit dhe drejt mbrojtjes sociale, ekziston rreziku që të varfërit e sotëm do
të paguajnë çmimin për rimëkëmbjen ekonomike të së nesërmes.

Shumë agjensi e fonde ndërkombëtare po ju kërkojnë vëndeve në zhvillim të bëjnë rritje


domethënëse të parashikimeve të tyre për mbrojtjen sociale, duke përfshirë këtu mbështetjen për
shërbimet bazë, transferta në kesh, pensione dhe rrjete të tjera të sigurta sociale. Megjithatë,
pavarësisht entuziazmit të viteve të fundit të donatorëve dhe kërkesës aktuale për zgjerim të
parashikimeve, shumë vënde mbeten nguruese për adoptimin e programeve domethënëse edhe
gjatë periudhave të rritjes së shpejtë ekonomike.

Pjesërisht, kjo përmbajtje është pasojë e shqetësimeve në lidhje me implikimet fiskale dhe detyrimet
lidhur me zbatimin në shkallë të gjerë të të tillave programe. Këto shqetësime janë veçanërisht
akute, duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e çmimeve të mallrave, si dhe luhatjet dhe
pasiguritë lidhur me flukset e ndihmave të donatorëve, duke pasur parasyshkëtu edhe burimet e
kufizuara në dispozicion të donatorëve për të mbështetur këto programe në një shkallë të madhe
dhe me baza të qëndrueshme.

Çfarë duhet të bëhet?

Rritja e fluksit të financimit në baza afat-mesme.

Donatorët dhe qeveritë e vendeve në zhvillim duhet të gjejnë mënyra për të adresuar shpenzimet
korrente afat-gjata dhe afat-mesme në një shkallë të gjerë programesh. Në klimën e tanishme,
parashikueshmëria e flukseve të ndihmës zyrtare për zhvillim (ODA official development assistance)
bëhet edhe më kritike, në qoftë se qeveritë janë për përgjigje ndaj thirrjeve për të zhvilluar dhe për
të marrë pronësinë e zgjerimeve të mëdha në sigurimin e mbrojtjes sociale. Një angazhim për rritjen
e mbështetjes financiare për qeveritë e prekura duhet të jetë në qendër të përgjigjeve për Zhvillimin
Ndërkombëtar, dhe duhet të përfshijnë paketa shumë-vjeçare (ODA), për të mbrojtur sigurimin e
shërbimeve bazë shëndetësore dhe arsimore, dhe shtrirjen e mbrojtjes sociale për një numër më të
madh, në rritje të të varfërve. Ky reagim është kritik, për të mbështetur qeveritë në mbrojtjen e
interesave të të pambrojturve (vulnerabël) në krizën e tanishme.

Njohja e kufizimeve institucionale. Mungesa e aftësive menaxheriale dhe teknike të nevojshme për
zhvillimin, menaxhimi dhe zbatimi i programeve të mbrojtjes sociale në shumë vende në zhvillim
është përkeqësuar për shkak të mungesës së institucioneve me mandat apo kapacitet për të
zbatuar programe të tilla. Ky është një faktor i rëndësishëm për të kufizuar zhvillimin e programeve
në nivel kombëtar. Ajo dëmton perspektivat për thithjen e flukseve të rëndësishme të financimeve
shtesë dhe zhvillimin e ofrimit të mbrojtjes sociale të zgjeruar, që do të gëzojë të pronësi të
rëndësishme kombëtare. Si e tillë, komuniteti ndërkombëtar ka nevojë për të investuar në cilësinë
dhe ndërtimin e institucioneve të mbrojtjes sociale. Kjo do të nxisë qëndrueshmërinë e ndërhyrjeve
të mbështetura nga donatorët, të pronësisë kombëtare dhe potencialin për të mbajtur instrumente
të zhvilluara në përgjigje të krizës afat mesme dhe afat gjatë. Kjo mund të adresuar problemet që
kanë karakterizuar shumë ndërhyrje që kanë qenë të financuara ndërkombëtarisht në vitet e fundit,
të tilla si strukturat paralele të zbatimit.
Shpenzimet ekzistuese racionalise të mbrojtjes sociale

Kriza aktuale ofron një mundësi për qeveritë kombëtare për të racionalizuar (arsyetuar)
programimet dhe shpenzimet aktuale, duke përmirësuar targetimin e të varfërve dhe duke u
fokusuar në ofrimin më të barabartë të mbrojtjes sociale; dhe për donatorët të harmonizojnë
aktivitetet e tyre në nivel lokal, në vend që të vazhdojnë të promovojnë iniciativa shumë -shkallëshe
ose pilote, me mbulim me hope dhe padrejtë (pabarabartë). Kjo mund të rezultojë në një mbulim
më të rritur e më të barabartë, si dhe në thjeshtimin e aktivitetit në një sektori, që është
karakterizuar me fragmentime dhe paefektshmër që përkeqëson problemet e pronësisë dhe ato
institucionale.

Shpenzimet e sektorit të mbrojtjes sociale. Ka një stimulim të domosdoshëm, të njëkohshëm për të


mbrojtur shpenzimet në sektorët e shëndetësisë dhe të arsimit, veçanërisht ato në nivelin parësor.
Këto sektorë janë shpesh subjekt shkurtimesh gjatë periudhave të tkurrjes buxhetore, përballë
kërkesave konkurruese për burimeve nga sektorë me më shumë influencë. Është kritike që
shpenzimet në këto sektorë të mbrohen për t’ju siguruar qasje të mëtejshme të varfërve.

Qeveritë e vendeve në zhvillim duhet të:

Mbrojnë buxhetin ekzistues të shëndetësisë, arsimit dhe atë të mbrojtjes sociale;

• Të shtrijnë skemën e mbrojtjes sociale për të përfshirë në të numrin në rritje të njerëzve në


varfëri;

• Të racionalizojnë shpenzimet në sociale të sektorit për t’ju drejtuar nevojave prioritare


brenda zarfit të burimeve ekzistuese, mbi bazën e strategjive kombëtare të mbrojtjes sociale;

• (Ku vendi vetë nuk mund të financojë ofrimin e mbrojtjes sociale nga burimet e tyre), Puna
me komunitetin e donatorëve për të krijuar modalitetet për financimin e detyrimeve dhe
shpenzimeve korrente, që do të vijnë nga miratimi i një programi të qëndrueshme dhe të gjerë të
mbrojtjes sociale;

• Të sigurohet që politikat në përgjigje të krizës të reflektojnë nevojat imediate të atyre në


varfëri, si dhe mbrojnë stabilitetin makroekonomik dhe rritjen ekonomike

Bashkësia ndërkombëtare duhet të:

• Të sigurohet që angazhimet për mbrojtjen sociale (në komunikatën e G-20 ) të respektohen


dhe se një pjesë e përshtatshme e paketës së menjëhershme prej 50 bilion $, të mbështesë në
mënyrë të qëndrueshme duke koordinuar ofrimin e mbrojtjes sociale;
Ruajtja vlerën reale të alokimeve të përgjithshme të ndihmës ndërkombëtare dhe të vazhdojë të
punojë në drejtim të angazhimeve Gleneagles G-8 ;

• Mbrojtja ekzistuese alokimeve (ODA) në shëndetësi, arsim dhe sektorët e mbrojtjes sociale;

• Të rrisë alokimet për prioritet për ofrimin e mbrojtjes sociale;

• Të punojë me qeveritë e vendeve në zhvillim për të zhvilluar strategjitë kombëtare të


mbrojtjes sociale me mbulim të zgjeruar, në vend që të vazhdojë të promovojë iniciativatë shumë
shkallëshe ose pilote me mbulimin të pjesshëm dhe të padrejtë;

• Nxitja e koordinimit dhe racionalizimiz të programimit të mbrojtjes sociale të donatorëve,


për të rritur efikasitetin dhe maksimizuar impaktin e shpenzimeve;

Ofrimi i asistencës teknike për zhvillimin e politikave të përshtatshme për të zgjeruar mbulimin
social;

• Angazhimi për financim të mbrojtjes sociale në nivel kombëtar,në periudhë afat- mesme -
gjatë (pesë deri në dhjetë vjet), për të lehtësuar qeveritë e vëndeve në zhvillimin në proçeset e
planifikimit dhe buxhetimit, si dhe në iniciativën e pronësisë së mbrojtjes sociale;

TEMA I I MBROJTJA SOCIALE

• Fushat e përqendrimit në Politikën e Mbrojtjes Sociale

• Shteti i mirëqënies Europiane

• Kalër modelet kryesore Europiane

• Vlerësimi i modeleve të ndryshme sociale

• Klasifikimi i modeleve të ndryshme sociale në bazë të efikasitetit të tyre

• Shkolla të mendimit mbi organizimin e mbrojtjes Sociale

a. Universalizmi vs Targetimit

b. Targetimi vs aftësive

• Mënyrat e sigurimit të mbrojtjes sociale


Formulimi i Mbrojtjes Sociale ka ardhur te ne sot, si një eksperiencë lokale dhe ndërkombëtare.

Në Deklarataën Universale të të Drejtave të Njeriut, thuhet se Mbrojtje Sociale është një e drejtë
themelore e njeriut për të gjithë qytetarët - Artikujt 22-26 veçanërisht fokusohen në mbrojtjen
sociale. Në të gjithë vëndet e pazhvilluara identifikohen transfertat sociale si një mjet kyç në luftimin
e varfërisë së skajshme.

Programet e mbrojtjes sociale fokusohen në përmirësimin e jetës së personave të varfër, vulnerabël


dhe të pambrojtur.

Mbrojtja sociale i referohet politikave dhe veprimeve të cilat rrisin kapacitetin dhe mundësitë për
personat vulnerabël dhe të varfër, me qëllim mbështetjen e jetesës së tyre dhe përmirësimin e
mirëqënies.

Domaini i politikës sociale është i gjerë. Në fakt, ajo kryesisht shërben për të përcaktuar një

shoqëri. Ajo përfshin më së shumti atë që një komunitet kolektivisht bën për të mbrojtur

anëtarët e tij më e dobët, por ajo gjithashtu ka mision që të përmbushuë nevojat sociale të të
gjithëve. Puna është një aspekt qëndror i jetës shoqërore dhe ka një numër shumë të madh
shqetësimesh - forma të ndryshme të punës, shpërndarjen e punës, ndër të tjera një konflikt i
perceptuar mes të punësuarve dhe pensionistëve. Prandaj është nevoja për të zgjeruar mbrojtjen
ndaj atyre – më së shumti punëtorë, nga një perspektivë globale - të cilët përfitojnë nga pak ose
aspak.

Një nga qëllimet kryesore të mbrojtjes sociale është që të sigurojë një bazë të ardhurash dhe kjo
është ajo që në përgjithësi mungon. Megjithatë, pas mbi një shekulli të

përparimit mbresëlënës në disa vënde në mbrojtjen e ofruar për shumë grupe të pafavorizuara
historikisht – të moshuar, të arsimuar keq, ata me aftësi të kufizuara - tani është e mundur të
parashikohet zgjerimin progresiv i mbrojtjes sociale edhe në botën e varfër dhe në nevojë.

Kjo çështje e veçantë hulumton aspektet kryesore të politikës sociale dhe të mbrojtjes sociale. Disa
pika aktuale të polemikave dhe debateve janë të theksuara si dhe sugjerimet e ofruara për zgjidhjen
e tyre janë provuar si të suksesshme. Ekspertë të njohur janë marrë me disa tema të mëdha për
diskutim: parametrat e politikës të mirë sociale, mbulimin e

mbrojtjes sociale, politikën e pensioneve dhe të trajtimit të barabartë për gratë. Këto janë

plotësuar nga një perspektivë e ofrimit të udhëzuesve për debate mbi reformën e pensioneve, libra
me shënime në disa botime të mëdha në këtë fushë, një rishikim të një sërë librash që diskutojnë
format e reja të marrëdhënies së punës dhe të kontratës, dhe

informacion mbi shumë publikime të tjera të reja. Në librin "Puna dhe të drejtat" e Amartya Sen
argumentohet se është koha që të vëzhgojmë globalizimin për "sfidat që zotëron si dhe mundësitë
që ai ofron". Një "perspektivë terrorizuese" për shumë, "kjo mund të bëhet efikase dhe e dobishme
në qoftë se ne bëjmë një përqasje adekuate të gjerë në kushtet që qeverisin jetën dhe punën tonë”.

Ka nevojë për një veprim të mirë - diskutuar në mbështetje të shërbimeve sociale dhe

ndryshimet politike si dhe ekonomike, që mund të transformojmë një parashikim të zymtë

në një realitet konstruktiv. Ai thekson forcën e një qasje universale për ndjekjen e punës së denjë:
"Ekonomia botërore gjithnjë e më të globalizuar bën thirrje për një qasje të ngjashme globalizuese
me etikën themelore e politike dhe procedurat sociale”.

Fushat e përqendrimit në Politikën e Mbrojtjes Sociale

Politika e shikon varfërinë në mënyrë të integruar dhe të koordinuar. Ajo avantazhon reduktimin e
varfërisë së skajshme. Ajo avokaton për ofrimin e transfertave në të holla për ata që nuk mund të
mbështesin veten. Si dhe thekson ndërhyrje afat-gjatë dhe të parashikueshme. Politika e mbrojtjes
sociale fokusohet në krijimin e aseteve dhe mbështetjen e të gjithë atyre që ju nevojitet kjo.

Një pamje e vërtetë globale e bën të mundur për t'u marrë me konfliktet e vërteta mes kategorive
të ndryshme të punonjësve - aty ku ato ekzistojnë - dhe zgjidhjen e tyre, në krahasim kjo dhe me
shkakun e përparimit të disave në kurriz të të tjerëve. Është

natyrisht më e lehtë për t'u marrë me interesat e vetëm disave - punëtorëve me pagë në

sektorin formal, për shembull, ose ato në punë informale, apo punëtorët e shtëpive, ose

të papunët.

"Kjo është një pyetje e vendosjes së shqetësimeve të ndryshme brenda një vlerësim të plotë, në
mënyrën që shërimi i papunësisë nuk është trajtuar si një arsyeje për të bërë larg me kushte të
arsyeshme të punës të atyre tashmë të punësuar, as nuk është mbrojtja e punëtorëve tashmë të
punësuar, e përdorur si një justifikim për të mbajtur këta të papunë në një gjendje të përjashtimit
social nga tregu i punës dhe punësimit. Nevoja për marrëveshje të humbura shpesh ekzagjerohet
dhe është në mënyrë tipike, kryesisht e bazuar te arsyetimi shumë rudimentar. Për më tepër, edhe
kur marrëveshjet e humbura duhet të ballafaqohen, ata mund të jenë më të arsyeshme - e më
shumë të drejtë - orientohen duke marrë një qasje gjithëpërfshirëse, që balancon shqetësimet
konkurruese, se sa thjesht duke i dhënë prioritet të plotë për vetëm një grupi mbi një tjetër. "

*(Rikujtese!) Sipas Institutit Kërkimor të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Social, Mbrojtja
Sociale përcaktohet si shqetësim për parandalimin, menaxhimin dhe kapërcimin e situatave të cilat
ndikojnë negativisht mirëqënien e njerëzve. Mbrojtja sociale konsiston në programe dhe politika të
dizenjuara për të reduktuar varfërinë dhe vulnerabilitetin, duke promovuar tregje pune eficente,
duke pakësuar eksozimin e njerëzve ndaj rrezikut dhe duke rritur kapacitetet e tyre për të
menaxhuar rreziqet ekonomike dhe sociale, sic është papunësia, prejashtimi, sëmundjet, paaftësitë
dhe moshën e vjetër.

Shteti i mirëqënies Europiane

Sigurisht që në vartësi të konteksit apo të ndërtimit të shtetit edhe interpretimet e shtetit të


mirëqënies janë të ndryshme. Megjithatë në po sjellim këtu tre interpretimet kryesore të idesë së
shtetit të mirëqënies:

• Dispozitat e shërbimeve të mirëqënies nga shteti

një model ideal në të cilin shteti merr përsipër përgjegjësinë kryesore për mirëqënien e qytetarëve
të tij. Kjo përgjegjësi është e kuptueshme, sepse të gjithë aspektet e mirëqënies merren në
konsideratë; një “rrjet i sigurt” nuk është mjaftueshëm, as minimumet e standarteve nuk janë. Është
universale pasi mbulon me shërbime çdo person si një çështje të drejtë të tij.

• Dispozita e mirëqënies në shoqëri

Në shumë “shtete të mirëqënies”, veçanërisht në Europën Qëndrore, mirëqënia aktualisht nuk


sigurohet nga shteti, por nga një kombinim i pavarur, vullnetar i përbashkët i shërbimeve qeveritare.
Funksioni sigurues i të mirave dhë shërbimeve mund të jetë qëndror ose qeveritar, shtetëror, një
kompani ose agjensi e sponsorizuar nga shteti, një korporatë private, një shoqatë bairëse ose çdo
formë tjetër e organizatave jo fitimprurëse.

• Sigurimi i mirëqënies nga vetë qytetarët

Që është dhe forma bazë, e pa institucionalizuar e ndihmës dhe përgjegjësisë vullnetare, kryesisht
në bazë të lidhjeve familjare apo organizimeve elementare ku bëjnë pjesë anëtarë të veçantë të
shoqërisë.

Disa nga shtetet Europiane të mirëqënies janë përshkruar si më të zhvilluarit dhe të shtrirët.
Një argument i zakonshëm është shprehja se ekziston një “model social Europian” unik, në kontrast
me modelin social që ekziston në SHBA. E vërteta është se realiteti është shumë kompleks.
Ekonomistët kanë rënë dakort me faktin se ekzistojnë modele sociale të ndryshme në Bashkimin
Europian dhe më gjërë. Megjithëse secili vend Europian ka veçantitë e veta, ne përsëri mund të
dallojmë ndërmjet tyre katër mirëqënie ose modele sociale të ndryshme në Europë:

• Modeli Nordik, i gjendur në Danimarkë, Finlandë, Norvegji, Suedi dhe Hollandë.

• Modeli Kontinental, i hasur në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Luksenburg.

• Modeli Anglosaksion, me shfaqjen e tij në Irlandë dhe Britaninë e Madhe.

• Modeli Mesdhetar, me shfaqjen e tij në Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë.

Modeli Nordik

Siç mund të shihet dhe në grafikun e të drejtës, ky model mban kuotimet më të larta të sigurimit
social. Katrakteristika e tij kryesore është natuyra e tij parashikuese universale, e cila bazohet ne
principin e “shtetësisë”. Kështu, prandaj aty ekziston një akses më i përgjithësuar, me kushtëzim më
të ulët ndaj dispozitave sociale.

Përsa i përket tregut të punës, këto vënde janë të karakterizuara nga shpenzime të rëndësishme në
politikat aktive të tregut të punës, qëllimi i të cilave është rifutja e shpejtë e të papunëve në tregun
epunës. Këto vënde janë gjithshtu të karkterizuara nga një shkallë e lartë ë pjesëmarrjes në
punësimin publik. Sindikatat kanë një anëtarësim të lartë dhe një pushtet të rëndësishëm në vendim
– marrje, e cila përfshin shpërndarjen e pagës së ulët ose një shperndarje të drejtë të të ardhurave.

Modeli nordik është gjithashtu i karakterizuar edhe nga një taksim i lartë.

Modeli Kontinental

Modeli kontinental ka disa ngjashmëri me modelin nordik. Megjithëse, ai ka një shpërndarje më të


lartë të shpenzimeve të dedikuara për pensionistët. Ky model bazohet në principin e “sigurisë” dhe
një sistem i subvensioneve, të cilat nuk janë të kushtëzuara për punësimin (për shëmbull në rastin e
Francës osë të Belgjikës, ekzistojnë subvensione për vetëm ata, q plotësojnë kërkesën e të qënit më
të vjetër së 25 vjec).

Përsa i përket regutt të punës, politikat aktive janë më pak të rëndësishme se në modelin Nordik dhe
parë nën dritën e një norme anëtarësimi të ulët, sindikatat – tregëtare kanë një fuqi të rëndësishme
në vendim – marrjen në marrëveshjet në kolektiv.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i modelit kontonenatal janë edhe subvensionet e invaliditetit.

Modeli Anglosaksion

Ky model karakterizohet nga një nivel më i ulët i shpërndarjes sesa nga modelet e mëparshme.
Vecantia e tij kryesore është asistenca sociale e fundit ngushëllim. Subvensionet i janë drejtuar në
një masë më të lartë popullsisë në moshë punë dhe në një masë më të ulët i drejtohen
pemnsionistëve. Aksesi për subvensione është (më tepër) i kushtëzuar për punësimin (për shëmbull
ata janë të kushtëzuar të kenë punuar më parë).

Politikat aktive të tregut të punës janë shumë të rëndësishme. Nga ana tjetër, sindikatat tregëtare
kanë një pushtet më të ulët në vemdim – marrje sesa në modelet e mëparshëm, ky është dhe një
nga arsyet që shpjegon shpërndarjen e lartë të të ardhurave të tyre dhe numër të lartë të
punësimeve më pagë të ulët.

Modeli Mesdhetar

Ky model i korespondon vëmdeve të Europës lindore, të cilat e kanë zhvilluar shtetin e tyre të
mirëqënies më vonë se shtetet e përmëndura më parë (gjatë viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë). Ky
është modeli me shpërndarjen më të ulët të shpenzimeve dhe është bazuar shmë fort tek pensionet
dhe niveli i ulët i asistencës sociale. Ajo që ekziston në këto vënde është segmentimi i lartë në të
drejtën dhe statusin e personave të cilët marrin subvensione, i cili ka si një nga konsuencat e tij, një
akses të kushtëzuar fuqishëm me dispozitat sociale.

Karakteristika kryesore e politikave të tregut të punës është një legjislacion i ngurtë i mbrojtjes së
punësimit dhe një drejtim i shpeshtë i politikave të daljes në pension si një mjet i përmirësimit të
kushteve të punësimit. Sindikatat tregëtare tentojnë të kenë një vënd të rëmndësishëm dhe
anëtarësim e cila sërish është një shpjegim pas të cilit gjenden shpërndarja e ulët e të ardhurave,
edhe më e ulët se në modelin Anglosaksion

Vlerësimi i modeleve të ndryshme sociale

Me qëllim vlerësimin e modeleve sociale të ndryshme, kemi ndjekur kriteret e përdoruar në Boeri
(2002) dhe Sapir (2005), i cili merr në konsideratë ato të cilat një model social duhet të përmbushë,
si më poshtë:

• Ulje të varfërisë.

• Mbrojtje ndaj rrisqeve të tregut të punës.

• Shpërblime për pjesëmarrjen në punësim.

Reduktimi i varfërisë

Reduktimi i varfërisë nga modele të ndryshme sociale europiane. Reduktimi sipas indeksit Gini pas
transfertave dhe taksave (në ndryshimin e përqindjes).
Efikasiteti i shpenzimeve sociale në katër modelet evropiane sociale.

Grafiku më sipër tregon reduktimin e pabarazisë (matur nga indeksi i Gini), pas marrjes në
konsideratë të taksave dhe transfertave, në të cilën shtrihet çdo model social për zvogëlimin e
varfërisë, pa marrë parasysh reduktimin e varfërisë të provokuar nga taksat dhe transfertat.

Niveli i shpenzimeve sociale është një tregues i kapacitetit të çdo modeli për reduktimin e varfërisë:
një ndarje e madhe e shpenzimeve është në përgjithësi e lidhur me një ulje të lartë të varfërisë.
Megjithatë, një aspekt tjetër që duhet të merret parasysh është efikasiteti në këtë uljen e varfërisë.
Me këtë term (efikasitet) është menduar që të kihet parasysh se me një shpërndarje të ulët të
shpenzimeve mund të sigurohet një ulje e lartë e varfërisë. Në këtë rast, grafiku tregon se modelet
Anglosanksione dhe Nordike janë më efikase se ato Kontinentale ose Mesdhetare. Modeli
Kontinental duket të jetë më pak efikas.

ME THUAJ SE DUHEN PERKTHYER TABELAT

EFICENSA E SHPENZIMEVE SOCIALE

Duke pasur parasysh nivelin e lartë të shpërndarjes së shpenzimeve sociale, ne do të mund të presin
një ulje të lartë të varfërisë se arritur nga ky model. Vëreni se si modeli Anglosankon është gjetur
mbi mesataren e hequr të linjës ndërsa modeli Kontinental gjendet nën këtë linjë.

Mbrojtja ndaj rreziqeve të tregut të punës

Siç mund të shihet, ekziston një marrëdhënie negative midis legjislacionit të mbrojtjes së punësimit
dhe ndarjes së përfitimeve që marrin punëtorët pëer shkak të papunësisë.

2. Mbrojtja kundër rreziqeve të tregut të punës është e garantuar në përgjithësi nga dy anë:
a. Rregullimin e tregut të punës me anë të legjislacionit të mbrojtjes së të punësimit, i cili në
thelb rrit pagesat për shpenzimet dhe shërbimet për punëdhënësit. Kjo zakonisht i referohet asaj që
njihet si sigurimi i mbrojtjes së "punësimi".

b. Përfitimet e papunësisë të cilat janë financuar zakonisht me taksat dhe sigurimet e


detyrueshme publike për të punësuarit dhe punëdhënësit. Kjo zakonisht i referohet sigurimin e
mbrojtjes për "punëtorët" në krahasim me "punësimin"

Siç mund të shihet në grafik, ka një lidhje të qartë negative mes këtyre dy llojeve të instrumenteve të
tregut të punës (vëreni shpatin e qartë negative mes të dy). Edhe një herë vende të ndryshme
evropiane kanë zgjedhur përqasje të ndryshme në përdorimin e njërit nga këto dy mekanizma të
mbrojtjes së tregut të punës. Këto dallime mund të përmblidhen si më poshtë:

Vëndet e Mesdheut kanë zgjedhur një mbrojtje të lartë "punësimi", ndërsa një pjesë shumë të ulët e
punëtorëve të tyre të papunë merrin përfitimet e papunësisë.

Vëndet Nordike kanë zgjedhur për të mbrojtur në një masë më të ulët "punësimin" dhe në vend, një
pjesë e rëndësishme e punonjësve të tyre të papunë marrin përfitime.

Vëndet Kontinentale kanë një nivel më të lartë të të dy mekanizmave mbrojtës sesa mesatarja
evropiane, edhe pse me një diferencë të vogël.

Vëndet Anglosaksone e bazojnë mbrojtjen e tyre mbi përfitimet ndaj papunësisë dhe në një nivel të
ulët të mbrojtjes së punësimit.

Vlerësimi i zgjedhjeve të ndryshme është një detyrë shumë e vështirë. Në përgjithësi ekziston
konsensus mes ekonomistëve mbi faktin se mbrojtja e punësimit gjeneron joefikasitet brenda
firmave. Në vend të kësaj, nuk ka konsensus të tillë për sa i përket pyetjes nëse mbrojtja e punësimit
gjeneron një nivel më të lartë të papunësisë.

Shpërblimi i Punësimit dhe Papunësisë për çdo model social

Sapir në vitin 2005 dhe Boeri që në vitin 2002, kanë propozuar një kërkim në normat dhe në
raportin e Punësimit – të - Popullsisë, si mënyrën më të mirë për të analizuar stimujt dhe
shpërblimet për punësim në çdo model social. Strategjia e Lisbonës e iniciuar në vitin 2001 vendosi
se anëtarët e BE-së duhet të arrijnë një normë 70% të punësimit deri në vitin 2010.
Në këtë rast, grafiku tregon se vendet me modelin Nordik dhe Anglosakson janë ato me normën e
punësimit më të lartë ndërsa vendet Kontinentale dhe Mesdhetare nuk e kanë arritur ende
objektivin e Strategjisë së Lisbonës.

Klasifikimi i modeleve të ndryshme sociale në bazë të efikasitetit të tyre

Sapir (2005) propozoi një mënyrë përgjithsuese për të vlerësuar modelet e ndryshme sociale,
nëpërmjet këto dy kritereve:

1. Efikasitetit, që është, nëse modeli jep stimuj në mënyrë që të arritj numrin më të madh të
mundshëm të personave të punësuar, që është, norma më e lartë e punësimit.

2. Barazisë, që është, nëse modeli social të arrijë një rrezik relativisht të ulët të varfërisë.

Siç mund të shihet në grafik, sipas këtyre dy kritere, performancën më të mirë e ka arritur modeli
Nordik. Modeli Kontinental duhet të përmirësojë efikasitetin e tij, ndërsa modeli Anglosaxon
drejtësinë (paanësinë) e tij. Modeli Mesdhetar është nën performansë në të dy kritereve.

Disa ekonomistë mendojnë se në mes të modelit Kontinental dhe atij Anglosakson, ky i fundit duhet
të jenë më i preferuar, në rezultatet e tij më të mira në punësim, të cilat e bëjnë atë më të
qëndrueshm në afat të gjatë kohe, ndërsa kapitalit (paanshmëria) i nivelit varet nga preferencat e
secilit vend (Sapir, 2005) . Ekonomistë të tjerë thonë se modeli Kontinental nuk mund të
konsiderohet më i keq se ai Anglosakson duke qenë se kjo është gjithashtu rezultat i preferencave të
atyre vendeve që e mbështesin atë (Fitoussi et al, 2000;. Blanchard, 2004). Ky argument i fundit
mund të përdoret për të justifikuar çdo politikë.

1. Ndërhyrjet në Tregun e Punës

Ndërhyrjet në treg të punës, përbëhen nga politika si aktive dhe pasive, të cilat sigurojë mbrojtje për
të varfërit që janë të aftë për të gjetur një punë. Programet pasive, të tilla si sigurimin i papunësisë,
mbështetin të ardhurat dhe ndryshimet në legjislacionin e punës, që lehtësojnë nevojat financiare
të të papunëve, por nuk janë të dizenjuara për të përmirësuar punësimin e tyre.

Në anën tjetër, programet aktive janë të përqëndruara në rritjen direkte të aksesit të punëtorëve të
papunë. Programet e tregjeve aktive të punës (ALMPs Active labor market programs) janë përdorur
për të reduktuar rrezikun e papunësisë dhe për të rritur kapacitetet e të ardhurave të punonjësve.
ALMPs kanë dy objektiva themelore: (1) ekonomike, duke rritur aftësinë e të papunëve për të gjetur
punë, dhe rritjen e të ardhurave dhe produktivitetin, dhe (2) sociale, duke përmirësuar përfshirjen
dhe pjesëmarrjen në punësimin produktiv. Këto programe kanë aftësinë për të rritur mundësitë e
punësimit dhe për të trajtuar problemet sociale që shpesh shoqërojnë papunësinë e lartë. Politikat
aktive janë një mënyrë për të përmbysur efektet negative të ristrukturimit industrial në ekonomitë
në tranzicion dhe për të ndihmuar integrimin e njerëzve vulnerabël të larguar nga tregjet e punës.
ALMPs janë shpesh të shënjestruara për të papunët afatgjatë, punëtorët në familje të varfra dhe
grupe të veçanta të disavantazhuara në tregun e punës. Këto programe kanë objektiva të
rëndësishme sociale si dhe ekonomike. Programet e tregut aktive të punës përfshijnë një gamë të
gjerë të aktiviteteve për të stimuluar punësimin dhe produktivitetin, të tilla si:

• Shërbimet e punësimit. Këto shërbime përfshijnë këshillimin, asistencën në vend,


përshtatshmërinë e punës, shkëmbimet e punës dhe shërbime të tjera të lidhura me përmirësimin e
funksionimit të tregut të punës.

• Trajnimi në punë. Kjo përfshin trajnim / ritrajnimin për të papunët, punëtorëve në masë
ndërmjet pushimeve të punës si dhe të rinjve për të rritur sasinë e furnizimit të punës.

• Brezit të drejtpërdrejtë në punësim. Promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme


(p.sh., projektet e punëve publike, subvencioneve) për të rritur kështu kërkesën për punë.

Një çështje e përbashkët në zbatimin e ndërhyrjeve të suksesshme të tregut të punës është se si të


inkorporojë ekonominë informale, e cila përfshin një pjesë të rëndësishme të fuqisë punëtore në
vendet në zhvillim. Punësimi informal përfshin midis gjysmë dhe tre të katërtat e punësimit jo-
bujqësor të në shumicën e këtyre vendeve. Përqindja e punësimit informal rritet kur sektori bujqësor
merret parasysh. Shumica e punëtorëve informal nuk mbulohen nga skemat e sigurimeve shoqërore,
siguria në punë dhe masat shëndetësore, rregulloret e kushteve të punës dhe kanë qasje të kufizuar
në shërbimet shëndetësore dhe të shërbimeve të mbrojtjes sociale lidhur me punës. Ndërhyrjet në
tregun e punës tentojnë për të integruar strategji të ndryshme për të parandaluar dhe kompensuar
rreziqet profesionale dhe sociale në ekonomitë informale. Strategjitë që përfshijnë masa për të
parandaluar dhe zbutur impaktin e rreziqeve janë më të efektshme.

2. Sigurimet Shoqërore

Skemat e sigurimeve shoqërore janë programe kontributive që mbrojnë përfituesit nga shpenzimet
katastrofike në shkëmbim të pagesave të rregullta të primeve. Shpenzimet e shëndetit mund të jenë
shumë të larta, kështu që skemat e sigurimit shëndetësor janë një mënyrë popullore për rë
zvogëluar rrezikun në rast të goditjes. Megjithatë, një individ me të ardhura të ulëta mund të mos
jetë në gjendje të përballojë sigurimin. Disa argumentojnë se skemat e sigurimit duhet të plotësohen
me asistencën sociale. Sigurimi shëndetësor me bazë komunitetin të lejon bashkimin në mjedise ku
kapacitetet institucionale janë shumë të dobëta për të organizuar grupimin (bashkimin)
mbarëkombëtar të personave në rreyzik, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta, duke e bërë
kështu sigurimin më të përballueshme. Në skemat e ndarjes së rrezikut, primi i sigurimit nuk ka lidhje
me gjasat që përfituesit do të sëmuren dhe përfitimet jepen në bazë të nevojës.

Sigurues social është çdo program i sponsorizuar nga qeveria me karakteristikat e mëposhtme:
1. përfitimet, kërkesat për përshtatshmëri dhe aspekte të tjera të programit përcaktohen me
statutin e tij;

2. dispozitë eksplicite është bërë për llogari të të ardhurave dhe shpenzimeve (shpesh përmes
një fondi besimit);

3. ajo është e financuar nga taksat apo nga primet e paguar nga (ose në emër të) pjesëmarrësit
(edhe pse burime shtesë të financimit mund të ofrohen), dhe

Programi i shërben një popullsie të përcaktuar dhe pjesëmarrja është ose e detyrueshme ose
programi është shumë i mjaftueshme që të subvencionohet dhe individët më të drejtë të zgjedhin të
marrin pjesë.

Sigurimet sociale kanë qenë gjithashtu të përcaktuara si një program ku rreziqet janë të grupuara
dhe të transferuara nga një organizatë, shpesh qeveritare, që ligjërisht është ndërtuar për të
siguruar përfitime të caktuara.

Në SHBA, programe që plotësojnë këto përkufizime përfshijnë Sigurimet Shoqërore, Kujdesi


Shëndetësor, programi PBGC, programi i daljes në pension për punonjësit e hekurudhave dhe
programi i sigurimit të papunësisë, sponsorizuar nga shteti. Plani i Pensioneve në Kanada (CPP)
është gjithashtu një program të sigurimeve shoqërore; ashtu si dhe te ne.

Ngjashmëritë e sigurimit privat

Ngjashmëri tipike mes programeve të sigurimeve shoqërore dhe programet e private të sigurimit
përfshijnë:

bashkim plotësisht i rreziqeve;

përkufizime specifike të përfitimeve të siguruara;

përkufizime specifike të rregullave, kushteve të të drejtës dhe sasisë së mbulimit;

prime specifike, norma të nevojshme kontributesh ose taksash, për të përmbushur kostot e pritshme
të sistemit.

Dallimet nga sigurimi privat

Dallimet tipike në mes të programeve të sigurimit privat dhe programeve të sigurimeve shoqërore
janë:

Përshtatshmëria kundrejt Ekuitetit (paanshmërisë): Programet private të sigurimit janë në përgjithësi


të dizajnuara me theks të fort në kapitalin ndërmjet midis blerësve individualë të mbulimit, ndërsa
programet e sigurimeve shoqërore në përgjithësi të vendosin një theks më të madh mbi
përshtatshmërinë sociale të përfitimeve për të gjithë pjesëmarrësit.
Pjesëmarrja Vullnetare kundrejt asaj të Detyrueshme: Pjesëmarrja në programet private të sigurimit
shpesh është vullnetare dhe kur blerja e sigurimit është e detyrueshme, individët zakonisht kanë një
zgjedhje të siguruesit. Pjesëmarrja në programet e sigurimeve shoqërore në përgjithësi është e
detyrueshme, dhe ku pjesëmarrja është vullnetare, kostoja është mjaftueshmërisht shumë e
subvencionuar për të siguruar pjesëmarrjen në thelb universale.

E Drejta Kontraktuale kundrejt asaj Ligjore: E drejta për përfitime në një program të sigurimit privat
është kontraktuale, në bazë të një kontrate sigurimi. Siguruesi në përgjithësi nuk ka të drejtë të
njëanshme të ndryshojë ose të përfundojë mbulim para përfundimit të periudhës së kontratës
(përveç në raste të tilla të mospagesës së primeve). Programet e sigurimeve shoqërore nuk janë të
bazuara në përgjithësi në një kontratë, por në një statut, dhe e drejta për përfitime është kështu me
ligj dhe jo kontraktuale. Dispozitat e programit mund të ndryshohen nëse statuti është ndryshuar.

Financimi: Blerja e sigurimet individuale private në përgjithësi duhet të financohet plotësisht.


Financimi i plotë është një objektiv i dëshirueshëm për planet e pensioneve private, por shpesh nuk
është arritur. Programet e sigurimeve shoqërore shpesh nuk janë financuar plotësisht dhe disa
argumentojnë se financimi i plotë nuk është ekonomikisht e dëshirueshme

4. Asistenca Sociale

Skemat e asistencës sociale përbëjnë programe të dizenjnuara për të ndihmuar individët më të


rrezikuar (dmth, ata që nuk kanë mjete të tjera të përkrahjes familjare të tilla si, prind i vetëm,
viktimat e fatkeqësive natyrore ose të konfliktit civil, njerëzit me të meta, ose ata më të varfërit),
familjet dhe komunitetet për të përmbushur bazyt sociale dhe për të përmirësuar standardin e
jetesës. Këto programe konsistojnë në të gjitha format e veprimit publik, qeveritare dhe jo-
qeveritare, që janë projektuar për të transferuar burimet, qofshin ato të holla (kesh) ose në natyrë
(p.sh. transfertat ushqimore), për te personat e pambrojtur dhe të privuar.

Skemat e ndërhyrjes së asistencës sociale mund të përfshijnë :

Mirëqenien dhe shërbimet sociale për grupet mjaft të ndjeshëm, si të paaftët fizikë apo
mendorë, jetimët, apo abuzuesit me substancat narkotike.

Transfertat kesh ose në natyrë të tilla si kupona ushqimi dhe ndihmat për familje.

Subvencionet e përkohshme të tilla si tarifat për jetë , subvencionet për strehim, ose
mbështetje me çmime të ulëta të ushqimeve kryesore në kohë krize.

Shkolla të mendimit mbi organizimin e Mbrojtjes Sociale

a. Universalizmi vs Targetimit
Ka dy shkolla kryesore të mendimit në lidhje me fushën e veprimit të mbrojtjes sociale.

Universalizmi argumenton se çdo person, thjesht nga merita e të qënit një qytetar, duhet të marrë
përfitime nga programet e mbrojtjes sociale. Një politikë e tillë do të thotë shmangie e testimit dhe
verifikimit të plotësimit të çdo kërkese pune. Një nga përfitimet më të mëdha në këtë perspektivë
politike është ajo e solidaritetit social, që të gjithë bashkërisht të kontribuojmë një sistem nga i cili
që të gjithë përfitojnë. Sigurimet shoqërore janë një shembull i tillë. Për më tepër, ekonomistë kanë
argumentuar se universalizmi është një investim në kapitalin njerëzor që ndihmon në zhvillimin e një
kombi si një i tërë. Kundërshtarët do të argumentojnë se universalizmit është kosto-efektive dhe në
mënyrë të padrejtë shtrembëron përpjekjet individuale. Një argument i tillë na drejton drejt
targetimit si një zgjidhje më e mirë. Në një rast të tillë, shtrohet pyetja se kush duhet të jetë ajo
pjesë e popullatës që merr përfitimet nga programet sociale.

b. Targetimi vs aftësive

Të ardhurat neto janë metoda më e thjeshtë e përcaktimit të një popullsie në nevojë. Disa shtete
përdorin një sistem të garantimit të të ardhurave minimale, në të cilin të gjithë anëtarët e një shteti
marrin të ardhura të mjaftueshme për të jetuar, për aq kohë sa ata të plotësojnë kushte dhe nevoja
të caktuara jetese. Megjithatë, ithtarët e qasjes së aftësive argumentojnë se të ardhurat janë
lehtësisht të manovrueshme (mund të paraqitn ndryshe), dhe për më tepër, nuk arrin të evidentosh
faktorët rrënjësor, shkaktar të varfërisë. Për këtë arsye, ata rekomandojnë targetimin e një niveli
minimal të aftësive themelore që do të ndikojnë cilësinë e jetës, të tilla si përmirësime institucionale
si shëndetësia dhe arsimi. Shembuj të politikës mund të përfshijë bazën sociale (social floor).

Mënyrat e sigurimit të mbrojtjes sociale

Mbrojtja sociale është një përpjekje e shtrenjtë dhe e vështirë, me çdo mjet; pyetja mbetet se cila
është mënyra më e mirë për të zbatuar programe që në mënyrë efektive, që të mund të ndihmojmë
njerëzit që kanë nevojë më së shumti. Aktualisht, ka një numër të mekanizmave që sigurojnë
mbrojtjen sociale në vende të ndryshme. Në disa vende, qeveritë janë përfshirë fuqishëm në
sigurimin e mbrojtjes sociale, duke ndjekur një model të zhvillimit, në të cilën mbrojtja sociale është
parë si një mjet për të nxitur rritjen ekonomike. Ka edhe kombe të cilat vuajnë nga dualizmi, në të
cilin ka një mbrojtje të siguruar nga shteti për ata që punojnë në sektorin formal, por pak ose aspak
mbrojtje për ata që punojnë në sektorin informal. Së fundi, ka kombe në të cilat ekonomia është
kryesisht agrare, dhe pjesa më e madhe e popullatës punon në ekonominë informale. Në shtete të
tilla, joefikasiteti për shkak të korrupsionit dhe burokracisë tenton të ndërhyjë me sigurimin e shtetit
të mbrojtjes sociale; për këtë arsye, nuk ka mjete jo-qeveritare të tilla si, OJQ-të apo donacionet
individuale filantropike.

(shtojcë) Disa programe kombëtare


Zhvillimi (Developmentalism)

Në Korenë e Jugut dhe në Tajvan, qeveria siguron mbështetje të gjerë për programet publike, duke
ndjekur modelin zhvillimor, në të cilën mbrojtja sociale është parë si një mjet për të prompvuar
rritjen ekonomike.

Dualizmi

Në Argjentinë, Brazil, dhe Afrikën e Jugut, ekziston një ekuilibër dualist i mbrojtjes së punëtorëve të
sektorit formal dhe marxhinalizim të punëtorët të sektorit informal.

Agrare – joformale

Në vende të tilla si India dhe Tanzania, qeveritë luftojnë për të siguruar mbrojtje adekuate sociale,
dhe qytetarët në vend duhet të varen nga aktorë jo-shtetërorë.

Tema 3 BAZA LIGJORE DHE DIZENJIMI

• E drejta e Mbrojtjes Shoqërore

• Parimet e ndërtimit të një politike mbrojtjeje sociale

• Paktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut

• Dizenjimi i Mbrojtjes Sociale si një Investim Efektiv dhe Mbështetës

• Leksione nga praktika e mire në mbrojtjen sociale

E drejta e Mbrojtjes Shoqërore

Të drejtat e njeriut mund të kuptohen në forma nga më të ndryshmet. Ato në vetvete përfaqësojnë
qëndrimin ligjor të një individi kundrejt individëve të tjerë dhe kundrejt shoqërisë si një e tërë. Kjo
gjë i krijon atij mundësinë e kënaqjes së interesave të veta dhe nevojave për zhvillim. Ky qëndrim i të
drejtave të njeriut duhet të njihet nga e gjithë shoqëria. Në këtë rast bëhet fjalë për të drejtat, të
cilat ekzistojnë pavarësisht nga kushtet ekonomike apo shoqërore të individit apo ambientit që e
rrethon (e detyruar direkt nga rrethanat ligjore – e drejtë objektive, e drejta e lirisë, e shfaqjes së
mendimit). Gjithashtu kemi dhe të drejtat subjektive, këto janë të natyrës së përgjithshme, që varen
nga kushtet ekonomike dhe shoqërore dhe në realizimin e saj ka nevojë për të drejta objektive
konkrete. Një formulim i tillë, i përgjithshëm i të drejtave subjektive përfaqëson në themel një parim
të caktuar bazë që duhet të jetë plotësisht i respektueshëm me anë të legjislacionit si dhe gjatë
interpretimit dhe aplikimit të rregullimit ligjor. E drejta e njeriut që realizohet në lidhje me të drejtat
me punën dhe në lidhje me sigurimet bën pjesë në shumicën e rasteve në këtë grup të dhënash, i të
drejtave bazë të njeriut (grupi i II – të drejtat subjektive). Por jo të gjithë të drejtat subjektive me të
cilat ndeshen njerëzit përfshihen mes të drejtave bazë të njeriut. Të drejtat bazë kanë një vlerë të
veçantë, më të lartë dhe kërkojnë një mbrojtje më intensive në krahasim me të drejtat e tjera
subjektive. Si rregull, këto janë vendosur me ligj dhe nëpërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe
garantohen dhe mbrohen me ligj, si në shkallë shteti ashtu dhe ndërkombëtare. Të drejtat bazë të
njeriut reflektojnë nevojat bazë të tij për ekzistencën dhe zhvillimin e personalitetit. Ndërsa të
drejtat shoqërore reflektojnë nevojat shoqërore të tij. Nevojat shoqërore përcaktojnë rrethanat
shoqërore dhe interesat e njerëzve. Sipas këtij gjykimi ashtu siç ndryshojnë kushtet jetësore të
njerëzve, ndryshojnë dhe zhduken edhe interesa të caktuara dhe krijohen të tjera të reja. Për shkak
të nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik shoqëror, interesat bazë të pjesës më të madhe të njerëzve,
janë të kufizuara para së gjithash nga plotësimi i nevojave bazë. Me rritjen dhe zhvillimin industrial
rriten jo vetëm interesat për plotësim të nevojave materiale por edhe atyre shpirtërore, veçanërisht
nevojat për zhvillim të aftësive krijuese. Për këtë arsye në vëndet me zhvillim të ulët ekonomik është
e mundur që nevojat e pjesës më të madhe të njerëzve të jenë të kufizuara vetëm me nevojat e
kufizuara, të reduktuara për jetesë, në të kundërt të saj në shoqëritë e zhvilluara industriale
interesat e njerëzve si rregull janë cilësore dhe sasiore dhe me nivel më të lartë. Në këtë rast bëhet
fjalë për reflektim të nevojave të zhvillimit të prodhimit industrial.

Zhvillimi i prodhimit në këtë rast kërkon dhe faktorin njeri të pershtateshëm. Në qoftë se si mjeti më
efektiv i zhvillimit të forcës prodhuese qëndron shoqëria shkencore, teknike, artistike apo ndonje
veprimtari tjetër krijuese e njerëzve, duhet që ky njeri ta ketë atë cilësi. Që ta fitojë atë ai duhet te
ketë një nivel të caktuar jetese; mundësi shkollimi, hapësirë për aktivitet dhe iniciativë. Sa më shumë
njerëzit në një vend të caktuar te kenë mundesi për zhvillimin e personalitetit të tyre, aq më shumë
talente mund të shfrytezohen si dhe të arrihet plotësimi i nevojave në një nivel më te lartë dhe në
një klimë më te përshtatshme shoqërore që do te eci bashkë me zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe
kulturor. Vartësia e interesave të njerëzve në traditat shoqërore dhe në arritjen e shkallës së njohjes
sigurisht mund të sjellë si rezultat që në vende të ndryshme me afërsi të njëjtë të shkallës së
zhvillimit ekonomik mund të ketë diferenca të theksuara në fushën dhe nivelin e interesave
njërëzore. Paraqitja e fushës dhe e diapazonit të nevojave bazë e formuar në marrëdhënie konkrete
shoqërore , në kushte historike të caktuara dhe te ndikuara vecanarisht nga niveli i arritur i njohjes
dhe traditave mund të jenë të ndryshme si në vende të ndryshme ashtu dhe ne individë dhe grupe të
ndryshme shoqërore. Kjo është e ndryshme ndërmjet vëndeve ekonomikisht pak të zhvilluara dhe
vendeve industrialisht shumë të zhvilluara. Por mund të jetë e tillë dhe në vendet me nivel afërsisht
të njëjtë të zhvillimit ekonomik p.sh ne qoftë se bëhet fjalë për vënde me tradita demokratike per
nje kohë te gjatë apo vende që nuk e kanë kaluar akoma procesin e zhvillimeve demokratike. Këto
ndryshime mund t’i gjejmë edhe brenda të njëjtit shtet, midis atyre që udhëheqin grupe shoqërore
dhe atyre shtetasve që merren me aktivitete te thjeshta pune, apo edhe midis atyre që kanë
informacion të gjithanëshëm dhe të mjaftueshëm, që rrjedhimisht do të thotë se kanë shkallë më të
lartë njohjeje.
Paktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut

Deklarata e përgjithshme e të drejtave të njeriut

Karta e O.K.B.-së, e cila hyri në fuqi në 24 Tetor 1945, niset nga parimi i pandarë i lidhjes mes Paqes
dhe Mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Prekja e të drejtave të njeriut do të ishte problermi kryesor si
i konferencës së zakonshme të O.K.B.-së, ashtu dhe i këshillit ekonomik, social, që është krijuar për
drejtim të komisionit të jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut. Deklarata përmban, përveç të
drejtave politike edhe të drejtat bazë sociale duke përfshirë edhe ato që realizohen gjatë
marrëdhënieve të punës si dhe të drejtat e sigurimeve shoqërore, si: e drejta për punë pa asnjë
diskriminim, për arsye seksi, origjine, politike, etj. Deklarata e përgjithshme nuk ka forcë ligjore por
ka forcë morale dhe ka fituar peshë si asnjë dokument tjetër si për qeveritë ashtu dhe për individët.
Ajo formoi disa standarte të caktuara të të drejtave të njeriut duke përfshirë edhe të drejtat sociale
bazë. O.K.B.-ja u mundua të vendosë të drejtat bazë dhe liritë e njerëzve në marrëveshje ndërmjet
kombeve, të cilat me pranimin dhe ratifikimin e tyre nga çdo shtet donin të ishin pjesë e zbatueshme
ligjore brenda çdo vendi.

Në vitin 1966 në mbledhjen e zakonshme të O.K.B.-së u aprovuan paktet ndërkombëtare për


ekonominë, të drejtat sociale dhe kulturore. Të drejtat sociale i gjejmë së pari në paktet ekonomike
ndërkombëtare ku bëjnë pjesë:

1. Barazia e të drejtave të burrit dhe të gruas gjatë përdorimit të të gjithë të drejtave


ekonomike, sociale dhe kulturore.

2. E drejta për punë

3. E drejta e secilit për nivel jetese të përshtatshëm

4. E drejta e secilit për mbrojtje shoqërore

5. E drejta e nënave punonjëse për leje lindjeje

6. Mbrojtja e fëmijëve dhe e të rinjve, vrçanërisht kujdesi në kushtet e punës gjatë punësimit.

Paktet ndërkombëtare aplikojnë tre mënyra kontrolli:

1. Detyrimi bazë i pjesëmarrësve, të të dy pakteve është paraqitja pranë organeve të O.K.B.-së


e informacionit për masat e marra dhe përparimin e arritur në fushën e të drejtave të njeriut
2. Pakti për të drejtat qytetare dhe politike vendos sistemin e njohjes shtetërore që
respektivisht do të thotë : kur ka ankesa për një shtet anëtar, akuzon shtetin për ndërprerje të
detyrimeve.

3. Kontrolli mbi bazën e ankesës së individëve, të cilët kanë konsumuar të gjithë mundësitë që i
takojnë të drejtave ligjore të brendshme dhe që i drejtohen me anë të ankesës këshillit për të drejtat
e njeriut.

Kartë tjetër e rëndësishme është Karta Sociale e Këshillit të Europës, e datës 18 Tetor 1965. Ajo
është një kartë e plotë që garanton të drejtat bazë të punonjësve dhe shtresave të ndryshme të
shoqërisë. Në këtë dokument bëhet fjalë për këto të drejta:

1. E drejta për të përfituar të ardhura

2. E drejta për kushte pune të rregullta

3. E drejta për vlerësim të drejtë të punës

4. E drejta e punëdhënësve dhe e punëmarrësve për organizim dhe marrje pjesë në organizim
të brendshëm ose ndërkombëtar, në mbrojtje të interesave të tyre ekonomike, aktivitete kolektive
dhe greva

5. E drejta e fëmijëve dhe të rinjve për mbrojtje të veçantë ndaj rrezikut fizik apo moral të
ambientit ku ata jetojnë.

6. E drejta e grave për mbrojtje të veçantë gjatë punës

7. E drejta e nënës me fëmijë për mbrojtje të veçantë

8. E drejta e secilit për zgjedhje të profesionit, kualifikimit, për pregatitje profesionale

9. E drejta për kujdes shëndetësor

10. E drejta për sigurim shëndetësor

11. E drejta e individëve për të kryer aktivitet fitimprurës.

Kjo Kartë vepron ndaj të gjithë shteteve të cialat e kanë nënshkruar atë.

Ndërsa në datën 9 Dhjetor 1989, shoqëria europiane në kuadër të akteve të veçanta ishte
veçanëriaht e shqetësuar për hapësirën sociale brenda Bashkimit Europian dhe ndaj Karta e saj
Sociale i referohet kryesisht realizimit të të drejtave sociale në vartësi të punësimit brenda shteteve
anëtare të saj.

PARIMET E NDËRTIMIT TË NJË POLITIKE MBROJTJEJE SOCIALE


Vlerat kanë një rol kryesor në proçesin e politikave sociale. Vlera është një bindje e qëndrueshme se
një mënyrë e caktuar sjelljeje apo qëllimi është i pranueshëm individualisht ose shoqërisht. Si
rrjedhim një politikë mbrojtjeje sociale quhet racionale nëse raporti mes vlerave të arritura dhe
atyre të sakrifikuara është pozotiv dhe më i lartë se çdo alternativë tjetër.

Politikat sociale përcaktohen duke marrë në komnsideratë të gjithë vlerat, si ato politike, ekonomike,
sociale, morale, etj.

Cilat janë principet në ndërtimin e politikave?

I. A pajtohet kjo politikë me stilin e ri modern bashkëkohor?

Ideologji të ndryshme bazohen në politika të ndryshme dhe përderisa qeveritë ndryshojnë nga ato
më konservatoret tek ato më liberalet, edhe vlerat që ato marrin në konsideratë janë gjithmonë të
ndryshme. Kështu ka shtete që preferojnë që ndërhyrja qeveritare të jetë minimale.

II. A ështe politika politikisht e pranushme ?

Po të analizojmë politikat e mbrojtjes sociale del qartë se asnjë alternativë politike, sado humane në
qëllimin e saj nuk është gjithmonë e pranushme politikisht. Kjo do të thotë se ajo duhet të
përmbushë dhe interesin e qeveritarëve për te qënë e mirë. Për hartuesit e strategjive politike
qeveritare kjo përbën dhe një kriter për progres të demokracisë. Kur një politikë mbrojtjeje sociale
ofron përfitim të plotë të të gjithë indiviteve, anëtarë të grupit të synuar, do të thotë se ka një
mbështetje të gjërë dhe shance për të qënë e sukseshme.

III. A është kjo politikë shkencore ?

Rezultatet shkencore nuk është e lehtë të provohen, pasi ato hasin edhe pengesa nga grupe dhe
indivitë në pushtet. Megjithatë është e rëndësishme që të bindemi se një politikë e caktuar eshtë e
planifikuar mbi baza shkencore dhe ka si qëllim të favorizojë sa më shumë grupin social që i
adresohet.

IV. A është politika e ndërmarrë, ekonomikisht më superiore ndaj alternativave të tjera ?

Në zgjedhjen mes dy alternativave, kriteri ekonomik ështe ndikuesi kryesor që duhet të përdoret në
marrjen e vendimit përfundimtar. Burimet janë gjithmone te kufizuara dhe të investosh ne një
drejtim të caktuar do të thotë të privohesh nga drejtime të tjera. Si rrjedhim këtu dalin në pah dy
terma, efiçenca dhe efektiviteti. Efiçenca është aftësia për të arritur efektet e dëshiruar me një
minimum perpjekjesh, shpenzimesh dhe kohe. Pra në nje farë mënyre është një raport vlerash.
Efektiviteti permban në vetvete dy aspekte. Efektivitetin vertikal që tregon se çfarë mase përfitimet
arrijnë në grupet që janë përcaktuar në objektivin e programit social. Efektiviteti horizontal që
tregon se në ç’masë janë përfshirë të gjithë individët dhe grupet e përcaktuara në objektivin e
programit.

V. A ka karakter aktiv dhe nxitës politika ?

Në përgjithësi programet e mbrojtjes sociale duhet të synojnë që të nxisin dëshirën dhe


vulnerabilitetin për punë tek të papunët, të nxisin integrimin social tek grupet e pambrojtura.
VI. A e rrit kjo politikë shkallën e lirisë personale ?

Qëllimi i politikës së mbrojtjes sociale është jo t’i privojë grupet e pambrojtuar nga liria personale,
por t’i ndihmojë ata të bëjnë zgjedhjet e dëshiruara si p.sh. të gjejnë një punë të përshtatshme për
ta.

VII. A e siguron kjo politikë konfirmimin e jashtëm ?

Hartuesit e programeve sociale duhet të konsiderojnë konsumatorët e tyre njësoj si të gjithë të


tjerët. Edhe problemet e tyre si probleme të natyrshme për çdo qënie njerëzore. Vetëm në këtë
mënyrë mund të eleminohet hendeku mes grupeve të pambrojtuar dhe pjesës tjetër të popullatës.

VIII. A është politika e mbrojtjes sociale fleksibël ?

Proçesi i hartimit të politikës së mbrojtjes sociale dhe realizimi i saj janë të ndara në kohë dhe gjatë
kësaj kohe mund të kemi një ndryshim të kushteve ekonomike, shoqërore, ndryshim të standartit të
jetesës së njerëzve, etj. Si rrjedhim kërkohet që programet e mbrojtjes sociale të reflektojnë këtë
ndryshime dhe të jenë të afta t’i përshtaten atyre. Fleksibiliteti kërkon që këto programe t’i
përgjigjen në çdo kohë nevojave të përfituesve të tyre.

Dizenjimi i Mbrojtjes Sociale si një Investim Efektiv dhe Mbështetës

Mbrojtja sociale është një përgjigje dinamike dhe inovative ndaj varfërisë dhe vulnerabilitetit. Si
mundet që një praktikë e “mirë”, të transferohet në një praktikë të zakonshme dhe lehtësisht të
prekshme nga përfituesit? Rrjedhja kryesore e praktikave të mira do të mund t’u lejonte më tepër
njerëzve të varfër të përfitonin nga programet e mbrojtjes sociale që janë të suksesshme dhe
mbështetëse për ta.

Njohja, kapja dhe institucionalizmi i praktikave të mira është kritike në programet e mbrojtjes
sociale, pasi ajo na mundëson neve që të mund të kemi akses në mënyrat dhe rrugët më efektive për
të maksimizuar investimet në rezultatet në zhvillim.

Ka të dhëna në rritje që tregojnë se si mbrojtja sociale mund të parandalojë varfërinë nga mundësia
e kalimit nga një gjeneratë në tjetrën, duke ndihmuar fëmijët e prindërve të varfër që t’i largohen
dhe t’i shpëtojnë varfërisë. Mbrojtja sociale si një instrument, tek njerëzit është njohur si promovues
i kapitalit njerëzor nëpërmjet impaktit mbi shkollimin, kujdesin shëndetësor dhe atë ushqimor si dhe
duke ndihmuar dhe mbriojtur asetet (Barnentos and Nino-Zarazua 2011).

Çdo vend dhe shtet sado i organizuar qoftë, ka Institucionet e veta të mbrojtjes sociale, të cilat
ndodh që në bashkëpunim edhe me Institute apo Organizma të ndryshëm ndërkombëtarë (edhe
kombëtarë, kryesisht në vëndet e zhvilluara), formojnë një partnership, i cili ekzamionon praktikat e
mira dhe se si ato mund të ndërveprojnë në transmisionin inter – breznor të varfërisë, duke e bërë
mbrojtjen sociale të mjaftueshme që të përmbushë nevojat e njerëzve, përkohësisht duke ju
siguruar ato në kohë (shtrirje në kohë) dhe në kohën e duhur, të parashikueshme, kështu që njerëzit
mund të bëjnë planifikime të bazuara dhe të qëndrueshme si financiarisht dhe politikisht.

Leksione nga praktika e mire në mbrojtjen sociale

Pesë janë çështjet më kryesore të praktikave më të mira që mund t’na ndihmojnë të ndërpresim
transmetimin ndërbreznor të varfërisë të shfaqura nga programet më të suksesshme të zbatuara.

Këto leksione gjenerojnë nga studimi i rasteve dhe si të tilla ato janë shumë të përshtatshme që të
hartohen dhe implementohen si mbrojtje sociale kudoqoftë.

1. Mos u zgjeroni parakohe

Duke harxhuar kohën dhe burimet e nevojshme për fazën e hartuar, e cila duhet të kursejë kohë dhe
para për të adhmen, në terma afatgjatë. Si të targetojmë, të regjistrojmë dhe të shpërblejmë një
numër të madh personash, është një pyetje shumë e vështirë, e cila sigurisht që ka nevojë për kohën
e vet, në menyrë që të bëhet mirë. Në këtë fazë duhet të kemi kujdes edhe me leksionet të cilat
duhet të mësojmë nga shqyrtimi i programeve më të mira e të sukseshme në vëndet e tjera.
Prezumimi, që të kalohet në fazën e implementimit parakohe mund të çojë në dështim të programit.

2. Përfshini njerëz si politik-bërës, jo vetëm si përfitues

Përfshirja e komuniteteve në programet e mbrojtjes sociale i bën ato më efektive dhe legjitime,
sepse përfituesit, kanë të ngjarë t’i shohin këto programe si të drejta dhe jo si politike. Janë të
shumta vëndet, kryesisht ato të pazhvilluara, në të cilat vlefshmëria komunitare e targetimit, e
listuar nga komunitetet lokale rrit transparencën dhe redukton dyshimet për paragjykime, njëanësi
apo korrupsion. Grupet vullnetare gjithashtu mund të bëjnë që programet të veprojnë më mirë.
Individët e besueshëm sigurojnë mbështetje dhe këshimmim më të mirë e më të nevojshëm për
përfituesit, ku përfshihen edhe se si të kualifikohen për mbështetje apo buxhetim.

3. Ndërto marrëdhënie

Marrëdhëniet efektive ndërmjet atyre të cilët janë përgjegjës për implementimin e programeve të
mbrojtjes sociale janë thelbësore për të kordinimin dhe krijimin e një mjedisi besimi ku mësimi
mund të zërë vend. Marrëdhëniet efektive kërkojnë dy çelësa përbërës: kapacitete në ministritë
qeveritare për të marrë drejtimin dhe një angazhim nga partnerët e zhvilluar (kryesisht
ndërkombëtarët) për të punuar sëbashku. Kjo gjë vihet re lehtësisht në vënde pa burime të
mbajfueshme, ku një mungesë kordinimi ndërmjet partnerëve të zhvilluar çon në shkëputje të
mbështetjes politike qeveritare për programet e mbrojtjes sociale.
4. Çelësi i influencës së vendim-marrësve

Influencimi tashmë është i njohur dhe i kuptueshëm si i rëndësishëm në ngritjen, zgjerimin dhe
mbështetjen e programeve të mbrojtjes sociale. Influencimi është parë si një proçes i planifikimit të
kujdesshëm nga brenda. Avokatët përdorin dëshmitë personale të përfituesve për t’i ekspozuar
vendim marrësit ndaj efekteve pozitive të mbrojtjes sociale në jetën e njerëzve. Këto dëshmi janë
ballafaquar me të dhëna statistikore për të forcuar sa më shumë rastin për investi, në mrojtjen
sociale.

5. Investim në teknologji për të kursyer para dhe ndërtuar mirëbesimin

Investimet në menaxhimin e sistemeve të informacionit për të identifikuar persoant, për të


shpërndarë burimet dhe monitpruar përfundimet mund të reduktojnë gabimet, të kursejnë paratë
dhe të lindin dhe ndërtojnë mirëbesimin në mbrojtjen sociale. Praktikisht rastet më të prekshme të
mirëbesimit në menaxhimin e sistemeve të informacionit janë ndihma në mbështetjen e
angaxhimeve të qeverive për programet e mbrojtjes sociale dhe mbështetjen financiare nga
partnerët e zhvilluar.

Implikimet për administratorët dhe prakticienët: Promovimi i praktikave të mira në Programet e


Mbrojtjes Sociale

1. Praktia e mirë ka nevojë që të zhvillohet dhe të përputhet në mënyrë që mbrojtja sociale të


jetë e suksesshme dhe mbështetëse. Principet e praktikës së mirë duhet të inkorporohen në politikat
kombëtare të mbrojtjes sociale si dhe nëplanet dhe strategjitë e partnerëve zhvëllimorë.

2. Për të implementuar praktikat e mira, kompromiset duhet të merren nën termat e kohës
dhe të parave. Praktika më e mirë nuk mështë domosdoshmërisht rruga më e shpejtë apo më e lirë
për të drejtuar programin në fazën fillestare. Megjithatë, harxhimi i kohës dhe i parave për të marrë
praktikat më të mira sa më shpejt të mundemi, në programet tona, do të kursejë jetët dhe burimet
në afate të gjata.

3. Suksesi i çdo programi tërhiqet në asetet kritike, në kontekset nën të cilat ai punon, edhe
nëse ato janë individuale ose infrastrukturore. Është e rëndësishme të mendosh jo vetëm rreth asaj
se çfarë funksionon në programet e suksesshme, por pse ato funksionojnë kështu. Fokusimi në këto
leksione domtë mund t’ju ndihmojë në ndërtimin e praktukave të mira kudoqofshi.

Tema 4
FAZAT E NDËRTIMIT TË NJË POLITIKE MBROJTJEJE SOCIALE

Dimensionet e zgjidhjes në Politikat e M.S.

KËNDVËSHTRIME TË NDRYSHME TË MBROJTJES SOCIALE

I.

Politika e mbrojtjes sociale, sikundër çdo politikë tjetër, evolon në një proçes të formulimit dhe
zbatimit të programeve të Mbrojtjes Sociale duke kaluar nëpër faza të caktuara që tregojnë aspekte
të veçanta të këtij proçesi:

I. Faza përgatitore

II. Faza e shqyrtimit

III. Faza e analizës

IV. Faza e legjitimitetit

V. Faza e zbatimit

VI. Faza e vlerësimit

Faza përgatitore

Kjo është faza gjatë të cilës vëzhgohen sistemet ekzistuese dhe evidentohet nese ka probleme
sociale të lidhura me varferinë dhe vunelabiritetin. Në këtë fazë bëhet një paravlerësim nëse këto
probleme janë aq të rëndësishme sa të meritojnë vëmendjen tonë.

Së dyti evintetohet gjithashtu se cilët janë faktorët apo individët , grupet e interesuara që
mbështesin këto sisteme dhe a ka të tjerë që kundërshtojnë këtë gjendje ekzistuese.

Së treti shihet mundësia se si dhe kur mund të fillojë reforma e mbrojtjes sociale.

Hapi i katërt është bërja e parashikimeve ku mund të themi nëse politika ka të meta dhe nëse këto
të meta janë aq serioze sa të kërkojnë investime urgjente në mjete financiare dhe njerëzore. Është
faza e parashikimit kur mund të ndodhe kjo gjë, kur klientët apo konsumatoret e shërbimeve të
mbrojtjes sociale janë të pa kënaqur nga politika ekzistuese pasi privohen nga shërbime te caktuara
apo marrin shërbime te reduktuara. Në këtë faza themi se ka të meta serioze kur aplikohen
procedura te tilla që nuk lejojnë të përfitohen shërbime apo kur dhunojnë vlerat e një shoqerie. Në
të gjitha keto raste themi se ka të meta dhe është e rëndësishme të nderhyhet.

Faza e dytë
Gjatë kësaj faze bëhet përcaktimi ose identifikimi i nevojës së pa plotësuar. Detyrat e kësaj faze janë
shumë të rëndësishme pasi në të përcaktohen të gjitha zgjedhjet që do të bëhen në fazat e
mëvonshme, që janë të lidhura drejtëpërdrejtë me to. Kjo fazë është e rëndësishme pasi përcaktimi i
nevojës jep në një farë mënyre dhe format e ndërtimit të alternativave ndërhyrëse. Gjatë kësaj faze
duhet të kini parasysh identifikimin e kushteve të përgjithshme ideologjike, politike dhe faktorëve të
tjerë teknik që ndikojnë në përcaktimin e nevojës; duhet të përdorni këndvështrime të ndryshme
përsa i përket vlerësimit të rëndësisë së nevojës apo problemeve dhe vendosjen e tyre në një
popullatë ; duhet të analizoni shkaqet e veçanta të navojës apo problemit ; të kuptoni që nevoja të
veçanta kanë forma të ndryshme; shprehja dhe manifestimi i tyre në grupe të ndyshme reflekton
filozofinë e tyre ;

Duhen të përdoren metoda të ndryshme për te mbledhur fakte mbi perhapjen , prekshmërinë dhe
tendencat që shoqërojnë problemet e varfërisë. Sigurohuni që metodat e kërkimit të jenë shkencore
dhe kofiçenti i vlerësimit dhe vlefshmërisë të jenë te lartë.

Faza e tretë

Në këtë fazë përcaktohen dimensionet e zgjedhjeve alternative, bëhen zgjedhjet mes alternativave
të cilat përcaktojnë se kush i përfiton shërbimet apo transfertat e kësaj politike të propozuar, se kush
i shpërndan ato, kush i administron dhe veçanërisht se kush i merr vendimet. Mbi bazën e
avantazheve dhe disavantazheve, çdo alternativë mund të paraqesë mund të paraqesë një
kompromisë. Është veçanërisht e rëndësishme evidentimi i alternativave, në kushtet e burimeve të
pakta. Një alternativë para të cilës mund të vendoset grupi i punësh është, p.sh – nëse duhet të
bëhen trajtimet mbi bazën e universalitetit apo mbi baza selektive; dhe përballë politikave të
mbrojtjes sociale kjo ndarje megjithë karakterin universal të politikave të mbrojtjes sociale merr sens
përballë pamunësisë së mbulimit dhe rritjes së cilësisë së ofrimit.

Alternativat Avantazhet Disavantazhet

Shërbimi intensiv ndaj atij ekstensiv Ka ndikim të madh Ka më pak klientë

Komunitare kundrejt atyre institucionale Integrimi në shoqëri Vështirësi koordinimi

Të përgjithshme kundrejt atyre specifike Plotëson të gjitha nevojat Mungon specialiteti

Parandaluese kundrejt kuruese Edukimi dhe mbrojtja nga problemet Neglizhimi i problemit
ekzistues

Universale kundrejt selektive Nuk lejon përjashtimin Nuk përfitojnë ata që kanë edhe më tepër
nevoja

Decentralizuar kundrejt asaj të centralizuar I afrohet konsumatorit dhe përdoren burimet Më


të kushtueshme

Multiprofesionale ndaj atyre një profesionale Pjesëmarrja në shumë profesione Rivalitet


profesional
Kjo fazë shoqërohet edhe me dilemën nëse do përdoren strategji detyruese apo nxitëse për të
përfituar nga politika e mbrojtjes sociale në fjalë. P.sh. të papunët janë të detyruar të ndjekin një
program kualifikimi dhe rikualifikimi në të kundërt rrezikojnë heqjen e transfertave të papunësisë.
Formë tjetër për të varfrit në asistencë sociale mund të jenë ato të angazhimeve detyruese në punë
publike. Nxitja në këto raste detyrimi shoqërohet me pagesa të tjera shtesë apo mbështetja e
bizneseve të cilët punësojnë këtë kategori.

Detyrë tjetër ndoshta edhe më e rëndësishmja është ajo e cila lidhet me fondet. Fondet janë të
domosdoshme jo vetëm për të siguruar konsumatorët për shërbimet që do të marrin por edhe për
të mbuluar kostot administrative (të institucioneve ekzistuese apo të institucioneve të tjera të reja)
që krijohen për të zbatuar këto programe të reja. Politikanët që kërkojnë financim për programe të
mbrojtjes sociale duhet të zgjedhin ndërmjet shmëllojshmërisë së burimeve të mundshme
financiare. Këtë burime janë:

1. Të ardhurat shtetërore të përgjithshme, që shtrihen nga të ardhurat lokale te ato të


përgjithshme në niveë shtetëror (qeveritar). Këtu bëjnëpjesë të ardhurat nga taksat, tatimet,
doganat, taksat e bizneseve të ndryshme. Dhe në fakt kjo është përgjithësisht origjina e financimit të
programeve të mbrojtjes sociale. Avanatazh ështe se flasim për burime financiare shumë të mëdha
dhe disavantazh është fakti se përherë e më tepër ka grupe taksapaguesish të cilët nuk përkrahin
dhe ndodh dhe të rebelohen ndaj përdorimit në të tillë mënyre të financave të tyre.

2. Kontributet nga pagat e konsumatorëve, ky është një burim i qëndrueshëm të ardhurash të


sigurta, që nuk janë subjekt i ndryshimeve të herëpashershme. Ka një avantazh të madh, pasi
klienetët mendojnë se përfitojnë nga programe të merituara, për të cilat kanë kontribuar dhe ka
shumë të ngjarë që ata të rrisin mbështetjen financiare për këtë programe.

3. Pagesat nga klientët në formimin e kuotave për të siguruar përfitime të caktuara nga agjensi
private. Ndodh shpesh që agjensi të tilla të favorizojnë një përfaqësi apo ndoshta edhe nje grup të
veçantë nga komuniteti i targetuar. Avanatzh është sigurimi i shërbimeve cilësore, disavantazh është
se privojnë nga përdorimi i shërbimeve të tilla ata të varfër që janë në pamundësi pagese.

4. Taksa të veçanta, si p.sh. ata që janë të martuar paguajë taksa që përdoren për ngritjen e
qëndrave si për gratë e dhunuara dhe të divorcuara nga burrat, sëbashku me fëmijët e pambrojtur.

5. Filantropia private, e cila njihet se për një kohë të gjatë ka qënë burimi më i madh dhe më
ndoshta i vetmi i financimeve të programeve të mbrojtjes sociale. Avantazhi është se ju shpëton
burokracive shtetërore.

Zakonisht për programet e mbrojtjes sociale përdoret vetëm një financim, por për të siguruar sa më
shumë fonde kombinimi i tyre është shumë i përshtatshëm.

Faza e katërt

Kjo fazë ka të bëjë me aprovimin apo miratimin formal (zyrtar) për propozimet dhe alternativat e
paraqitura. Disa alternativa vijnë si të mirëstudiuara në çdo hap dhe ka gjasa të miratohen, ndërsa të
tjera duhet të rimodifikohen apo edhe më keq të mos pranohen fare.

Pjesëmarrësit në këtë fazë gjatë ushtrimit të funksioneve, duhet të kenë parasysh:


• Të kuptojnë çështjet etike që dalin gjatë ksaj faze; të qënit i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë në
atë që tha dhe raporton.

• Të identifikojnë burimet e ndryshme të presioneve të jashtme dhe se si manifiestohen ato;


burimi, drejtimi dhe masa e presionit të jashtëm që vepron mbi trupin legjislativ është i
rëndësishëm. Presioni intensiv dhe i vazhdueshëm i sa më shumë grupeve të interesuara apo edhe
vetë përfituesve shtojnë shanset e aprovimit. (kujdes me kundërshtarët)

• Të familjarizohen me proçedurat që influencojnë rezultatet; është një mjeshtëri më vete,


shumë e rëndësishme. Duhet të përcaktohen qartë nëse pushteti është i përqëndruar apo i
shpërndarë në një organ ku merren vendimet legjislative.

Suksesi në miratimin e politikës së propozuar nga ju do jetë më i lart në rast kur :

 Presioni i jashtëm është shumë i madh

 Vjen nga shumë grupe të interesuara

 Është i vazhdueshëm

 Në pjesën më të madhë është pro alternativave të programit

 Polarizimi është i papërfillshëm

 Pushteti është i decentralizuar

 Autoritetet janë të orientuara në favor të kësaj alternative dhe dëshirojnë të investojnë


burime financiare në të.

Faza e legjitimitetit është e lidhur ngushtë edhe me format e pushtetit pasi modifikimet në
qëndrimet e legjislatorëve realizohen duke ndërhyrë direkt tek ta:

1) Pushteti detyrues, nënkupton përdorimin e sanksioneve për të modifikuar qëndrimet

2) Pushteti i bazuar në shpërblimin (kompromentim nëpërmjet shpërblimit në para, ngritje në


përgjegjësi)

3) Pushteti i ekspertiti, që nënkupton autoritetin e dijeve, njohurive dhe teknikave

4) Pushteti legjitim, kur përdoren pozitat sociale apo administrative për të bindur të tjrët të
ndryshojnë qëndrim

5) Pushteti karizmatik, që nënkupton përdorimin e aftësive e cilësive të rralla, të personit për ti


imponuar një tjetri mendime e zgjidhje të ndryshme.

Faza e pestë
Është faza kur politika e aprovuar hyn ligjërisht në fuqi. Sigurisht që dhe kjo fazë duhet monitoruar
me vëmëndje të veçantë pasi gjatë zbatimit praktik evidentohen lehtë dhe problemet të cilat mund
të shoqërojnë këtë politikë. Përgjithësisht kjo fazë shoqërohet me një parapregatitje, kryesisht
informuese mbi proçedurat, autoritetet përgjegjëse, dokumentet e nevojshme dhe afatet. Në këtë
fazë nxirren edhe aktet nënligjore për një zbatim sa më korrekt të politikës.

Faza e gjashtë

Është faza e vlerësimit të programit – politikës dhe efektivitetit të saj, duke përmbyllur kështu ciklin
e plotë. Mënyrat e vlerësimit të programeve dhe politikave sociale janë të ndryshme, përgjithësisht
vijnë të kryqëzuara dhe të harminizuara edhe me qëllimin kryesor tëhartimit të kësaj politike. Më tej
duhet bërë një vlerësim i gjithëanshëm ku dhe mund të bëhen ndryshime në rast se paraqitet e
nevojshme, sigurisht kjo është detyrë e specialistëve më të mirë.

Dimensionet e zgjidhjes në Politikat e Mbrojtjes Sociale

Çështja të rëndësishme që lidhen me këto politika janë:

I. Kush duhet të përfitojë ?

II. Cilat do të jenë përfitimet ?

III. Si do të jenë përfitimet ? Do të jenë të njëjta, të mjaftueshme apo të barabarta.

Koncepti i barazisë në vetvete përmban kontrakdita. Ne flasim për barazi numerike , ku nënkuptojmë
trajtim të njëjtë për të gjithë. Flasim për barazi proporcionale që nënkupton trajtim të njëjtë të
personave ne kushte të ngjashme. Në realitet politikat e mbrojtjes sociale i permbahen barazisë
propocionale. Kjo do të thotë që percakton grupet që janë ne objektiv (të varferit,ata që kanë më
shumë nevojë dhe pastaj behen ndarjet në mënyre propocionale të sherbimeve dhe mjeteve).

Koncepti i drejtësisë nënkupton që individët të marrin ndihmë kur kanë të ardhura më të pakta se
ato që shoqëria vlerëson si të domosdoshme.

Koncepti i mjaftueshmërisë siguron që politika e mbrojtjes sociale të sigurojë një starndart jetese me
nevoja bazë si: ushqimi , veshja , strehimi , punësimi , kujdesi shëndetësor pa të cilat nuk mund të
ketë siguri.

II

KËNDVËSHTRIME TË NDRYSHME TË MBROJTJES SOCIALE

Institucione dhe agjensi të ndryshme ndërkombëtare kanë përqasje të ndryshme mbi përkufizimin e
Mbrojtjes Sociale.

Ky seksion tenton të sjellë një përqasje ndërkombëtare të mbrojtjes sociale, kryesisht nga
organizmat më të njohur dhe më ndikues edhe në vëndin tonë.
Kështu Banka Botërore e përkufizon mbrojtjen sociale si: ”Ndërhyrjet publike për të ndihmuar
individët, familjarët dhe komunitetet për të menaxhuar më mirë riskun dhe që ofron mbështetje për
të varfërit kritikë”.

Banka Aziatike për Zhvillim (ADB): Set i politikave dhe programeve të dizenjuara për të ulur varfërinë
dhe vulnerabilitetin, duke promovuar tregje efiçente të punës, duke ulur ekspozimin e njerëzve ndaj
rriskut dhe duke rritur kapacitetin për të mbrojtur veten e tyre kundrejt rreziqeve dhe
ndërprerjes/humbjes së të ardhurave.

Mbrojtja sociale konsiston në pesë element kryesor:

(i) tregjet e punës,

(ii) sigurimi social,

(iii) asistenca sociale,

(iv) skemat me bazë mikro dhe sipas zonave që mbrojnë komunitetet dhe

(v) mbrojtja e fëmijëve.

Axel Weber, në vitin 2007 e ka përkufizuar mbrojtjen sociale si: “Disa politika dhe programe që u
mundësojnë grupeve vulnerabël për të parandaluar, ulur dhe/ose përballjen me riskun dhe që:

- Targetojnë grupet vulnerabël;

- Përfshijnë transferat në para ose në natyrë; dhe

- Nuk janë pjesë e aktiviteteve të shoqëruara me sektorë të tjerë si zhvillimi rural,


infrastruktura bazë, shënderësia dhe arsimimi.

Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) : Puna e mbrojtjes sociale fokusohet në
drejtim të grupeve vulnerabël, në tre zona të ndryshme: siguimi social dhe mirëqënia, mbështetje
për personat me paaftësi dhe mbështetje për punën dhe punësimin. Puna e JICA-së, në siguimin
social dhe mirëqënien përfshin si suportin për riintegrimin e grupeve vulnerabël si dhe zhvillimin e
sistemit të sigurimit social, në mënyrë shumë të integruar. Në plotësim të programeve të
rehabilitimit mjekësor dhe profesional, mbështetja për personat me paaftësi përfshin edhe
programet e rehabilitimit komunitar, pavarësinë në stilin e jetesës dhe trajnimet e lidershipit. Dhe së
funmi puna e JICA-së me sigurinë e punësimit dhe standartet shëndetësore dhe shërbimet e
punësimit gjithashtu jasnë pjesë e diviyionit të sigurisë sociale.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) : është e fokusuar së pari tek lementet e punësimit dhe te
besimi në të drejtën e gjithsecilit për të pasur ‘një punë të përshtatshme’. Ky term në axhendën e
ILO-s është shumë i gjërë dhe përfshin punë për barazi, përfshirje, siguri në punë dhe globalizëm të
drejtë.
Punë të përshtatshme për të gjithë : “Mundësi për punë, e cila është produktive dhe shpërndan të
ardhura të drejta, siguri në vëndin e punës dhe mbrojtje sociale për familjen, prosperitet më të mirë
për zhvillimin personal dhe integrimin social, liri për njerëzt që të shprehin shqetësimet e tyre, që të
organizohen dhe marrin pjesë në vendime që ndikojnë në jetën e tyre dhe cilësi për munësi dhe
trajtim të barabartë për të gjithë burrat dhe gratë.

Siguria Sociale Bazë (BSS): Parashikimi social për një minimum kritik në përmbushje të kushteve të
“munguara”, në disa nevoja bazë si ushqimi, shëndeti, arsimimi dhe banimi.

Kontigjenti i Sigurisë Sociale (CSS): Marrëveshje institucionele e mbështetjes sociale për


përmbushjen e kushteve të “fatkeqsive” siç është sëmundja, aksidentet dhe moshimi (plakja).

Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID), një tjetër institucion shumë i rëndësishëm, i cili nuk
ka një përkufizim apo një politikë të vetme për mbrojtjen sociale. Në vitin 2004 DFID, (është shkruar
nga Andrew Shepherd nga Instituti për Zhvillim), mbrojtja sociale u përcaktua edhe si një përqasje
dhe si një set politikash. Përqasja në këtë përkufizim merr në konsideratë rrezikun me të cilin
përballen njerëzit dhe se si politikat proçedojnë dhe ndërhyjnë për të adresuar këto rrisqe. Seti i
politikave ka të bëjë me politikat të cilat qeveria përdor për të mbrojtur të varfërit, qofshin ata të
varfër “ekonomikisht aktivë” dhe “të varfër më pak aktivë”. Këto politika janë pjesë e një seti shumë
të gjërë politikash, të cilat në mënyrë të përgjithshme tentojnë si reduktimin e riskut edhe rritjen e
mirëqënies së tyre.

Mbrojtja Sociale: Një qasje drejt të menduarit mbi proçesin, politikat dhe ndërhyrjet të cilat i
përgjigjen riskut ekonomik, social, politik dhe sigurisë me të cilat janë të detyruara të përballen
prosonat e varfër dhe vulnerabël, dhe që do t’i bëjnë ata më pak të pasigurt dhe më pak të varfër
dhe më të aftë që të marrin pjesë në rritjen ekonomike.... Si një përqasje ajo fokusohet në
reduktimin e riskut dhe të vulnerabilitetit dhe përfshin “të gjthë ndërhyrjet nga organizytat publike,
private dhe vullnetare dhe rrjeti informal, që të mbështesë kominitetet, shtëpikatët dhe individët në
përpjekjet e tyre për të parandaluar, menaxhuar dhe kapërcyer risqet dhe vulnerabilitetet.

Një set politikash të cilat qeveritë mund të ndjekin, më mënyrë që t’i sigurojë mbrojtje si “ të
varfërve ekonomikisht aktiv” duke ju mundësuar atyre pjesëmarrjwen në mënyrë më produktive në
aktivitetin ekonomik si dhe të varfërve më pak aktivë me përfitime të konsiderueshme për shoqërinë
si një e tërë.

Instituti për Studime të Zhvillimit (Institute for Development Studies) ka një qëndër për mbrojtjen
sociale. Në vitin 2004 Stephen Devereux dhe Rachel Sabates-Weeler zhvilluan një koncept të
transformimit të mbrojtjes sociale ose masa të mbrojtjes sociale që specifikisht i adresohen
çështjeve të barazisë soaciale dhe të kohezionit social. Shëmbuj të tillë janë fushatat sensibilizuese
dhe ndryshimet rregullatore që mbështesin grupet sociale vulnerable.

 Mbrojtja Sociale (përkufizim i punuar nga Devereux dhe Sabates Weeler): Seti i të gjithë
iniciativave, sëbashku formale dhe informale, që sigurojnë asistencë sociale për individë dhe
familjarë ekstremisht të varfër; shërbime sociale për grupet që kanë nevojë për kujdes special ose që
ju është mohuar aksesi tek shërbimet bazë; sigurim social për të mbrojtur njerëzit ndaj risqeve dhe
pasojave të goditjeve (shok) të jetës; dhe barazi sociale për të mbrojtur njerëzit ndaj risqeve sociale
siç është diskriminimi ose abuzimi.

 Mbrojtja Sociale (përkufizim i punuar nga Devereux dhe Sabates Weeler): Të gjithë iniciativat
publike dhe private që sigurojnë të ardhura ose transferta konsumi për të varfërit, të mbrojë
vulnerablët (të pambrojturit) ndaj risqeve të jetës si dhe të rritë statusin social dhe të drejtat e të
marxhinalizuarve; me objektivin e plotë të reduktimit të vulnerabilitetit ekonomik dhe social të të
varfërve, të pambrojtuve dhe grupeve të marxhinalizuar.

Ministria Federale për Koperim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Instituti GTZ, i kanë kushtuar
gjithashtu një vëmëndje të veçantë Mbrojtjes Sociale. Në vitin 2007, Temat Prioritare për Mbrojtjen
Sociale të Zhvillimit Gjerman kanë listuar pesë fusha:

1. Mbrojtja sociale në shëndetësi,

2. Mbrojtja sociale bazë (siç janë transfertat kesh),

3. Varfëria dhe Analiza e Impaktit Social,

4. Mikrosigurimi dhe së fundmi

5. Personat me paaftësi.

Gjithashtu në vitin 2002 GTZ publikoi Përmbledhjen Ekxekutive të Promovimit të Mbrojtjes Sociale
dhe Sistemeve të Sigurisë Sociale.

Ky dokument nënvizoi shtatë zona të mbrojtjes sociale:

1. të drejtat njerëzore dhe të drejtat kryesore të punës,

2. sigurinë e të ardhurave,

3. mbrojtja e shëndetit,

4. mbrojtje sociale për gratë dhe fëmijët,

5. siguri për të moshuarit,

6. mirëqënie sociale veçanërisht për grupet në nevojë dhe së fundmi,

7. mbrojtje të të varfërve në rast të fatkeqësive natyrore.

Sistemi i mbrojtjes sociale: Të mbështesë sistemet e ngulitura brënda kornizave institucionale, të


cilat ndihmojnë njerëzit të përballojnë rreziqet e jetës dhe të mbrohen nga pasojat e tyre. Dallimet
janë bërë ndërmjet sistemeve të mëposhtme: sisteme informale me bazë komunitare bazuar në
lidhjet familjare ose marrëdhënieve të tjera sociale, sisteme co-operative të mbrojtjes sociale të
bazuara në anëtarësimin e grupeve të vetë-ndihmës ose lidhjeve tregëtare (duke përfshirë këtu
grupet e formuara nga siguimet, të tilla si fondet dashamirëse dhe mikrosigurimet), sigurimet private
(sigurimet e jetës dhe të pronës) dhe sistemet formale shtetërore të mbrojtjes sociale (degë të
ndryshme të sigurisë sociale).

Programi për Zhvillimi Kombeve të Bashkuara (UNDP) e përkufizon kështu:

Mbrojtja sociale: mbrojtja sociale përfshin ndërhyrjet nga organizatat publike, private apo vullnetare
dhe rrjetet sociale për të mbështetur individët, familjarët dhe komunitetin në parandalimin,
menaxhimin dhe kapërcimin e kërcënimeve të rreziqeve, risqeve dhe streseve dhe në mirëqënien e
ardhshme.

Rreziqe: Ngjarje të cilat, nëse materializohen, mund të përkeqësojnë efektet e konsumimit dhe
planet e inevestimit të familjarëve. Papunësia, së,mundjet dhe mungesat e ygjatura janë rreziqe
tipike kërcënuese të mirëqënies së të varfërve.

Risqet: Propabiliteti që rreziqet të materializohen. Për shëmbull, kërkimet tregojnë se të varfërit


përballen me një risk më të lartë sëmundshmërie.

Stresi: Tension i vazhdueshëm dhe grumbullues që ndikon negativisht mirëqënien siç janë nivele
pagash të ulta ose detyrimi për të punuar shumë orë të tepërta.

Agjensia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA), e cial në uebin e saj, nga
seksioni i UNRISD e ka përkufizuar politikat sociale si politika publike dhe institucione që tentojnë të
mbrojnë qytetarët nga të papriturat sociale dhe varfëria dhe së fundmi t’u mundësojë atyre të
luftojnë për qëllimet e jetës së tyre.

Një institucion tjetër shumë i rëndësishëm është edhe Ndihma Europiane / Bashkimi Europian dhe
Komisioni Europian, e cila ka një seksion për kohezionin social dhe punësimin me fokus të veçantë
tek popullata vulnerabël, duke përfshirë të paaftët, fëmijët dhe personat indigjen. Ashtu si dhe ILO,
edhe EU nuk ka kufizime përsa i përket përcaktimeve mbi mbrojtjen sociale.

Mbrojtja sociale: Shumë aktivitete të lidhura për të parandaluar dhe reaguar ndaj të gjithë defiçiteve
sociale: përfshi punësimin e gjeneratave, trajnimin, aksesin për mikrokreditë dhe – në një kontekst
të shkallës së kartës të ekonomisë informale – mikro sigurimin, akses për shërbimet që mbulojnë
nevojat bazë dhe iniciativa të tjera të reduktimit të varfërisë.

Bashkimi Europian ka një Komitet të brendshëm të Mbrojtjes Sociale, i cili fokusohet në mbrojtjen
sociale brënda shteteve anëtare të BE-së. Ai e përcakton sistemin e mbrojtjes sociale si një sistem i
cili “mbron njerëzit ndaj rreziqeve të të ardhurave jo të përshtatshme, të shoqëruara me
papunësinë, sëmundshmërinë dhe gjymtimin, përgjegjshmërinë prindërore, moshimin ose të
ardhura të pa përshtatshme, për shkak të humbjes së një bashkëshorti apo prindi. Ato gjithashtu
garantojnë akses për shërbimet të cilat janë esenciale për një jetë me dinjitet.

Tema 5
TARGETIMI EFEKTIV I VARFËRISË

Fokusimi i programeve – si të arrijmë më të varfërit

Shumë programe – programe të fokusuara, për shëmbull, programi i transferimit të parave kesh, në
mënyrë eksplicite kanë për qëllim të targetojnë asistencën ose shërbimet për familjet më të varfëra.
Është e rëndësishme, për të dy aspektet atë të reduktimit të varfërisë dhe atë të efiçencës
financiare, që këto lloj programesh të menazhohen dhe administrohen në mënyrë të tillë që të
targetojnë këto familje në mënyrë efikase. Ky leksion tenton të nënvizojë sfidat e çelësve teknikë për
një targetim efektiv: (a) në themelimin (krijimin) e popullatës së synuar; dhe (b) në dizenjimin e një
mekanizmi operacional të mundshëm për të besuar identifikimin e kësaj popullate të targetuar.

a.Themelimi i popullatës së synuar

Për një targetim efektiv të çfarëdolloj programi të fokusuar tek varfëria, targetimi specifik i
popullatës së synuar duhet të bëhet qartësisht. Sa më mirë i përcaktuar dhe i papërshkrueshëm të
jetë përcaktimi i popullatës së targetuar aq më efektiv do të jetë edhe targetimi që do të kryhet. Në
këtë mënyrë, një sfidë qëndrore për një targetim efektiv çon në përcaktimin e një përkufizimi të
përshtatshëm të varfërisë sipas objektivave të programit që kërkohet të zbatohet: saktësisht kush
janë ata të cilët konsiderohet të jenë famuljarët apo individët “më të varfër” dhe mbi cilat baza?

b.Dizenjimi i mekanizmit të targetimit

Kur është përcaktuar popullata e targetuar, hapi tjetër është të dizenjosh mekanizmin e targetimit
me anë të të cilit familjet dhe individët e popullatës së targetuar mund të identifikohen dhe të bëhen
pjesë e programit të propozuar. Çdo lloj mekanizmi programimi duhet të hartohet (formulohet) dhe
të implementohet në mënyrë të tillë që të minimizojnë:

(a) numrin e individëve dhe familjarëve përfitues, të cilët nuk i përkasin popullatës së argetuar
(gabimi i përfshirjes); dhe

(b) numrin e individëve dhe familjarëve të popullatës së targetuar që nuk përfitojnë nga
programi (gabimi i prejashtimit).

Gabimet e përfshirjes dhe prejashtimit janë iluststruar edhe më poshtë:


A Gabimet e Përfshirjes

C Gabimet e Prejashtimit

Gabimi i Përfshirjes = A / ( A + B )

Gabimi i Prejshatimit = C / ( B + C )

Përkufizimi i kriterit të të drejtës për t’u zgjedhur

Popullata e targetuar për shumë programe të fokusuara mbi varfërinë janë të ardhurat e pakta dhe
shumë të ulta, për shëmbull ata të cilët kanë të ardhura më të pakta se pragu i miratuar dhe i njohur.

Në shumë vënde të zhvilluara informacioni mbi të ardhurat aktuale të individëve apo dhe të
familjeve është relativisht i lehtë për t’u grumbulluar dhe për t’u verifikuar. Si përfundim të ardhurat
individuale dhe familjare të raportuara janë të dhëna lehtësisht të përdorshme për të përcaktuar të
drejtën e tyre për t’u zgjedhur në programin në fjalë apo jo.

Në vëndet më pak të zhvilluara, me sektor informal shumë të shtuar dhe me shumë punëtorë pa
rroga fikse të deklaruara, të dhënat përsa i përket të ardhurave janë shpesh shumë të vështira për
t’u grumbulluar apo dhe për t’u verifikuar. Një zgjidhje për këtë problem është ajo e vlerësimit të të
ardhurave duke matur shpenzimet e konsumit total të familjarëve, duke përdorur teknikat e
aplikuara për studimet e buxhetit kombëtar familjar për analizën e standarteve të varfërisë.
Megjithatë, mbledhja e informacionit të detajuar mbi shpenzimet e konsumit për çdo individ dhe
familje (potencialisht zotërues i të drejtës) është përgjithësisht jo administrativisht e arsyeshme (e
besueshme). Në vënd të saj e drejta për t’u zgjedhur shpesh përcaktohet nga vëzhgimi dhe studimi i
një ose disa karakteristikave shtëpiake e familjare të vëzhgueshme. Këto mund të jenë shumë të
thjeshta. Për shëmbull programi mund të targetojë përfitime për të gjithë ato famije të cilat kanë të
paktën një të moshuar si anëtar të tyre. Në mënyrë alternative, bazuar në një set specifik të
karakteristikave të vëzhgueshme, familjeve dhe individëve mund t’u jepen pikë (varfërie). Sërish, ky
lloj pikavarazhi mund të gjenerojë dy mënyra: (i) një mënyrë e thjeshtë – p.sh. duke numëruar
numrin e karakteristikave të vëzhguara; ose (ii) në një mënyrë më komplekse – p.sh. duke aplikuar
teknika statistikore të cilat lidhin nivelin e shpenzimeve konsumatore më karakteristikat e vëzhguara
të këtyre familjeve dhe individëve (për shëmbull niveli arsimor i kryefamiljarit, karakteristikat e
vendbanimit të familjes, pronësia e aseteve familjare kyçe ose qëndrueshmëria e konsumimit, etj,
për të prodhuar një mënyrë testimi me pikë {si p.sh. mënyra e testimit me autorizim (zëvendësim)};
familjet me një pikavarazh nën atë të një kufiri minimum të caktuar do të mund të ishin të
përshtatshëm për programin që ju do implementoni.
Cilado metodë që të të përdoret, është e rëndësishme që informacioni mbi familjarët apo individët
që kërkohet për të përcaktuar të drejtën për t’u zgjidhur, të ketë mundësi të mblidhet nga ana juaj
në mënyrë administrativisht të arsyesheme, të besueshme dhe kosto efektive.

Si përfundim, një set karakteristikash të observueshme (të vëzhgueshme, të matshme) duhet të


përdoret për të përcaktuar kriterin e të drejtës për t’u zgjedhur. Këtë karakteristika duhet të
përkufizohen në mënyrë që të minimizojë si numrin e familjarëve të “pa targuar” (p.sh. ata që nuk
janë bërë pjesë e popullatës së targetuar) që “kalojnë” kriterin e të drejtës për t’u zgjedhur (gabime
të përfshirjes nga dizenjimi – hartimi programit), po aë mirë sa dhe numri i familjarëve dhe
individëve të “targetuar”, (p.sh. ata që janë pjesë e popullatës së targetuar) që nuk “kalojnë” kriterin
e të drejtës për t’u zgjedhur (gabime të prejashtimit nga dizenjimi).

Këto gabime ilustrohen edhe në figurën e mëposhtme:

Dizenjimi i proçedurave administrative

Sapo është punuar dhe vendosur seti i kritereve të të drejtës për t’u zgjedhur, proçedura
administrative, me anë të të cilës informacioni i mbledhur mbi kriteret e përcaktuara duhet të
dizenjohet.

Një përqasje është pasja e një “një sistemi të bazuar – mbi kërkesën e aplikantit”, duke kërkuar
familjarët me të drejtë potenciale që aplikojnë në mënyrë aktive për t’u bërë pjesë në program.

Kjo mund të bëhet në një sër mënyrash, në vartësi të kontekstit lokal (p.sh. shkalla e zotërimit të
lexim shkrimit, kapaciteti administrativ dhe infrastrukturor, etj.): nga formulari i aplikimit, i cili mund
të plotësohet personalisht apo edhe nëpërmjet telefonit (ende e pa njohur për realitetin tonë). Në
opsionet e formularit të aplikimit, pyetjet, të cilat mbulojnë të gjithë informacionin e nevojshëm për
të përcaktuar të drejtën për t’u zgjedhur, janë vetë-plotësuar nga familjari përpara se ai të plotësojë
formularin personalisht, pranë zyrave apo në ambjentet e qëndrimit të tij, me anë të postës ose
edhe me anë të internetit për pjesëmarrje në programin tuaj. Në mënyrë alternative, në rast të
aplikimit në telefon, informacioni i nevojshëm sigurohet (zakonisht nga aplikimi) dhe mblidhet në një
intervistë të aplikantit me stafin e pragramit. Kur programi në flajë nuk ka zyra përkohësisht, ose në
zona të largëta e të veçuara, ndoshta ju duhet të shihni mundësine e vendosjes së “zyrave” të
lëvizshme (p.sh. stacione ose pika stacionere me nje tavoline tek komunitetet e synuara), ku dhe
mund të sillen aplikantët. Një alternativë tjetër e sistemit të bazuar tek aplikimi mbi bazë pyetjesh
është edhe një census ose përqasje “derë më derë”, në këtë mënyrë të gjithë familjet dhe familjarët
vizitohen dhe intervistohen nga stafi administrativ. Mirëpo, përqasja “derë më derë”, është
administrativisht kërkues dhe si i tillë edhe kushton: për shëmbull, për një program kombëtar, stafi
administrativ duhet të kontaktoj çdo famile në të gjithë vendin.

Kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet minimizimit të numrit të familjeve me të drejtë përfitimi nga
programi, të cilët nuk përfundojnë përfitimin nga programi (gabimi i përfshirjes në implementim –
shih figurën)

Nën një sistem të bazuar tek kërkesa për aplikim, kjo kërkon tejkalim efektiv të kufijve dhe
iniciativave të informuara, të cilat inkurajojnë dhe mbështesin potencialisht familjet dhe individët që
kanë të drejtë të përfitojnë, të aplikojnë. Pa iniciativa të tilla shumë familje të cilat kanë të drejtë të
përzgjidhen, mund të mos përfitojnë, sepse thjesht nuk kanë aplikuar, ose nuk kanë aplikuar në
mënyrë korrekte.

Për një përqasje cencus, rreziku kyç për prejashtimin është se, disa familjarë mund të mungojnë
gjatë ekzaminimit të familjeve “derë më derë”.

Verifikimi i informacionit të aplikantëve, është një fazë shumë e rëndësishme, sidomos për realitetin
shqiptar, në mënyrë që të mund të parandalojmë pa mundësinë për t’u zgjedhur të disa familjeve,
nga të qënit përfitues (gabime të përfshirjes në implementim).

Një opsion është për shëmbull kërkesa që ju bëhet aplikantëve për të plotësuar dokumente
mbështetëse (p.sh. kartë identiteti, çertifikatë lindjeje, dokumente regjistrimi si i papunë, vërtetime
bankare, listën e pagave, etj). Kërkesa të tilla mund të rezultojnë me gabime të mëdha prejshtimi
(p.sh familjarët kanë të drejtën e përfitimit nga programi në fjalë, por nuk kanë në posedim listën me
dokumente që ju kërkohet) ose ka dhe një rrezik tjetër, ju mund t’i vendosni aplikantët përballë
kostove të rëndësishme për shpenzimet e mundshme, të nevojshme për të siguruar këto
dokumente.

Një alternativë e avancuar teknike përfshin verifikimin (rikontrollin) e informacionit të aplikantit


duke përdorur një database të integruar (p.sh. verifikimin e të dhënave të raportuara nga aplikanti
me të dhënat (dhe informacionet) e siguruara nga autoritetet tatimore, ose ato të sigurimeve
shoqërore; verifikimi i informacionit mbi statusin e punësimit, me ato të të dhënave të databazës së
autoriteteve të punësimit (Zyrave Rajonale të Punësimit), si dhe një sër verifikimesh dhe kontrollesh
të tjera të mundshme), megjithëse kjo metodë kërkon sisteme IT shumë të sofistikuara si dhe lejen
ligjore nga autoritetet qeveritare për realizim verifikimesh, kjo sipas bazës ligjore në fuqi, e cila
siguron dhe garanton mbrojtjen e të dhënave personale.

Një përqasje tjetër e verifikimit të informacionit është ajo nëpërmjet vazhdimit (ndjekjes) nëpërmjet
vizitave në familje. Kjo mund të përdoret si një mbajtje, me një porcion fiks të përzgjedhjes rastësore
të familjeve të reja aplikante, për një kontroll në ambientet e banimit (vizitë në shtëpi) dhe
sanksionime (p.sh. gjoba të llojeve ë ndryshme, prejashtim nga programi i mbrojtjes sociale ose në
disa shtete të ndryshme ekzistojnë edhe denonsimet dhe ndjekjet penale) nëse gjendet se ata kanë
dhënë informacion të falsifikuar.

Targetimi gjeografik

Në mënyrën më ideale shpërndarja gjeografike e përfitimeve nga programet e mbrojtjes sociale


duhet të drejtohet nga modele të të drejtës për t’u zgjedhur – veçanërisht nga ato të cilat reflektojnë
“nevojën” – përgjatë gjithë vëndit. Në praktikë, alokimet e përfitimeve gjeografike janë disaherë të
fiksuara (p.sh mund të ketë kuota rajonale). Kjo për shkak mbase të konsideratave të programit :
është e lehtë të buxhetosh dhe planifikosh një program me një numër fiks të përfituesve me një
shpërndarje të caktuar që më parë gjeografike, ndërsa në disa kontekse të tjera (p.sh. në disa lagje
të varfra urbane me nivele të larta konflikti dhe dhune) implementimi i një mekanizmi targetimit të
bazuar në të drejtën për t’u zgjedhur mund të mos jetë e relizueshme (e zbatueshme).

Në rrugë alternative, alokimi i përfitimeve në mënyrë gjeografike mund të vendoset për arsye
politike: për shëmbull politikanë me influencë mund të përpiqen që të sigurojnë numër të lartë
përfituesish në zonën e tyre elektorale pavarësisht gjykimit mbi varfërinë. Në raste të tjera,
paracaktimi, alokimi i kuotave fikse gjeografike nuk ka të ngjarë që të reflektojë variacionet rajonale
themelore në të drejtën e familjeve për të përfituar nga këtë programe, dhe kështu do të na çojë në
shtrembërim të targetimit.

Targetimi i bazuar në komunitet

Për t’ju ofruar sa më pranë problemeve të identifikimit të një seti kritereiesh efektive të të drejtës
për të përfituar nga programi (apo politika), përqasja e targetimit të bazuar në komunitet është
shpesh e përdorshme. Komunitetet janë shpeshherë vëndet më të mira për të identifikuar
popullatën e targetuar, pa nevojën për të mbledhur aq shumë informacione për karakteristikat e
familjeve dhe individëve. Komunitetet mundet gjithashtu të jenë vëndet më të mira për të
karakterizuar (shpjeguar) popullatën e targetuar në vend të parë. Për shëmbull, nëpërmjet
përqasjes pjesëmarrëse, vetë komunitetet munden të identifikojnë popullatën e targetuar për
pjesëmarrje në një program të veçantë.

Megjithatë, ka disa pika të dobta, të identifikuara kur flasim për përqasjen e targetimit të bazuar në
komunitet. Së pari, vlerësimi i varfërisë subjektive në komunitet mund të mos i korespondojë
detyrimisht varfërisë “aktuale” ashtu siç është përcaktuar nga arkitektët e programit. Së dyti, është
shpesh e paqartë si alokimet relative të përfituesve ndërmjet komuniteteve duhet të përcaktohen.
Me fjalë të tjera, si duhet të përcaktohet madhësia e alokimit / kuotave të secilit komunitet
përfitues; cila strukturë duhet vendosur ? Dhe së fundmi, komunitetet mundet që në mënyrë aktive
të prejashtojnë disa tipe familjesh (p.sh. familjet të cilat janë pjesë e grupeve të marxhinalizuara apo
të prejshtuara nga shoqëria). Për shkak të këtyre sfidave, por duke identifikuar përfitimin e
pjesëmarrjes së komunitetit, përqasjet hibride të bazuara në komunitete, të cilat përdorin disa
kombinime të kritereve të të drejtës për të përfituar me përqasjet e përfshirjes komunitare janë
shpesh të përdorshme.
Targetimi i performancës ndaj kostos së targetimit

Ky shënim i shkurtër ndalet me kërkesën për sjellë në vëmëndjen tuaj fokusimin mbi konsideratat
teknike për maksimizimin e efektivitetit të targetimit. Megjithatë, është e rëndësishme të nënvizojnë
se targetimi efektiv është kosto.

Ka shumë pak të ngjarë të jetë efiçente për një program të tentojë të ketë gabime zero përfshirjeje
dhe prejshtim: një shkallë e targetimit inefiçent është e tolerueshme, sepse rritja gjithëpërfshirëse e
kostos së performancës së targetimit nuk është kosto-efektive. Ka një ndërveprim ndërmjet
minimizimit të gabimeve të përfshirjes dhe prejashtimit duke i projektuar, dhe realizueshmërisë
operacionale të mekanizmit të targetimit. E njëjta gjë për performancën e implementimit, ka një
ndërveprim ndërmjet gabimeve të përfshirjes dhe të prejashtimit në implementim dhe kostove të
administrimit.

Megjithatë, kujdes duhet të kushtohet, në mënyrë që konsidetartat e ndërveprimit ndërmjet


efektshmërisë të targetimit dhe kostos së targetimit efektiv të mos drejtohen shumë larg: kjo nuk
mund të përdoret si justifikim për një targetim rë keq.

Si përfundim, kur dizenjojmë (projektojmë) një program të fokusuar drejt varfërisë, problemi i
hartuesve të politikave duhet të jetë masksimizimi i targetimit efektiv (p.sh. konstruimi shumë i mirë
i kritereve të të drejtës së përfitimit) me kosto targetimi minimale (p.sh. sistem administrativ
efiçent).

Tema 6

Mbrojtja Sociale në Ekonominë Informale

________________________________________

Nisma dhe studime të shumta kanë bërë të mundur popullarizimin dhe angazhimin e tregjeve të
përbashkëta për të diskutuar mbi sektorin informal si një prioritet. Sektori informal përfshin njësi
organizative të pa regjistruara dhe pa një numër të qëndrueshëm punonjësish. Sektorët informal
janë të panoruar (parregulluar me ligje) dhe jashtë mbrojtjes ligjore, kontributet e t[ cilit nuk
përllogariten në mënyrë zyrtare. Punonjësit e sektorit informal janë jashtë strukturave rregullatore
dhe ligjore të rrjedhës kryesore (të përgjithshme) ekonomike. Tipare të veçanta, dalluese të
punonjësve informal janë punët e pasiguruara, të ardhurat jo të rregullta dhe kushte pune
shfrytëzuese dhe në krye të të gjithë këtyre është karakteristika e të qënit në të gjitha rastet në
situatë memece ( të pazëshme).

Sektori Informal
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), e përdori së pari termin “sektor informal”, për të
përshkruar aktivitetet ekonomike të kryera nga punënjësit e varfër, të cilat nuk njiheshin (punë të
papërshkruara), si të rregulluara dhe të normuara po dhe të mbrojtura nga autoritetet publike. Në
fakt, sektori informal absorvon aksesin për punë në të cilat nuk figurojnë të punësuar në sektorin
formal. Jo vetëm ajo, proçesi i globalizimit të pa çekuar-pashënjuar (unchecked), gjithashtu, është
duke kontribuar në mënyrë të rëndësishme drejt informalizimit të ekonomisë formale.

Në vitin 1991, sesioni i shtatëdhjetë e tetë i konferencës Ndërkombëtare të Punës, diskutoi “dilemën
e sektorit informal”, prej nga pati edhe një raport të Drejtorit të Përgjithshëm të ILO-s. Diskutimi në
fakt lidhet me pyetjen nëse ILO dhe pjesët përbërëse të saj duhet të promovojnë sektorin informal si
një sigurues i punësimit dhe i të ardhurave apo nëse duhet të kërkojnë të zgjerojnë dhe shtrijnë
rregullat dhe mbrojtjen sociale edhe në këtë drejtim dhe në këtë mënyrë ka shumë mundësi që të
reduktojnë mundësinë e saj për të siguruar punë dhe të ardhura për një forcë pune përherë e më të
zgjeruar. Raporti i asaj kohe theksoi se nuk mund të ketë diskutime mbi ndihmën që jep ILO për
‘promovimin’ apo ‘zhvillimin’ e sektorit informal si të leverdisshëm, mënyrë me kosto të ulët për të
krijuar punësim përsa kohë që ajo është në të njëjtën kohë vendosmëri e barabartë për të eleminuar
progresivisht format më të këqia të shfrytëzimit dhe kushteve çnjerëzore të punës.

Për rrjedhojë, ILO inicioni dhe udhëhoqi një numër aksionesh, veprimesh, programesh dhe
kërkimesh mbi subjektet e sektorit informal. Gjetjet kanë treguar se sektori informal është rritur në
mënyrë të shpejtë dhe të vazhdueshme në gati çdo cep të globit edhe pse fillimit ajo është
perceptuar si aktivitet i përkohshëm apo residual i ekonomisë formale. Ka pasur pritshmëri se me
progresin ekonomik të vëndeve të zhvilluara informaliteti do të zhdukej, por aktiviteti në sektorin
informal është bërë pjesë e rëndësishme e ekonomive në mbarë botën. Punësime të reja në vitet e
fundit kanë vazhduar të bëhen në ekonominë informale. Shumica e punonjësve i drejtohen sektorit
informal për shkak të pamundësisë që kanë për të gjetur punë në ekonominë formale. Ekonomia
informale ka vazhduar të përhapet në mbarë botën duke përfshirë këtu edhe vëndet e zhvilluara dhe
të industrializuara. Ndaj dhe ekonomia informale nuk mund të shihet dhe konsiderohet si një
fenomen i përkohshëm.

Ekonomia informale

Termi “sekor informal” ka rrjedhur nga “ekonomia informale”. Megjithatë, termi “sektori informal”
ose “ekonomia informale” është ende nën përkufizimin kontroversal dhe kuptimin ambiug
(dykuptueshmëria). Nuk ka aq udhëzime që të pranohet unevesalisht pa konfuzion dhe
kundërshtues (i diskutueshëm). Por duket të jetë e përshtatshme përdorimi i termit ekonomi
informale në vemd të termit sektor informal në këtë kushte aktuale me prespektivën e punonjësve
dhe të ndërmarjeve ku punësohen këta punonjës. Ekonomia informale përshfaq (shpërthen) sensin
realistik sepse punonjësit dhe sipërmarrjet në fjalë nuk bëjnë nën një sektor të aktivitetit ekonomik,
por prekin përmes shumë sektorë. Megjithatë ka mundësi që të jetë sektor, si kundërvënie e
karakteristikave formale, ekonomia informale është përgjithësisht e paorganizuar dhe shtrihet përtej
kontrollit shtetëror. Sektori informal është një term i kufizuar që vjen nën horizontin e gjerë të
ekonomisë informale. Ekonomia informale mbulon të gjitha tipet e aktiviteteve ekonomike jashtë
ekonomisë formale ku ekonomia informale është një nga komponentët më të rëndësishëm.
Ekonomia informale përmban një mori njësish dhe aktivitetesh operacionale të shpërndara.
Diferencat kyçe ndërmjet ekonomisë informale dhe formale mund të gjurmohen nga këndvështrimi i
pikëve të takimit, orët e punës, shkalla e pagesës dhe vlefshmërisë (disponueshmërisë) së
dispozitave (masave) ligjore. Në ekomoninë informale, njerëzit punojnë mbi baza të kontakteve
verbale pa rekomandime me shkrim dhe takime të planifikuara me proçedurë administrative.
Punonjësit në ekonominë formale kanë normë page fikse dhe orë pune fikse, ndërsa në ekonominë
informale ka normë pagash të papërcaktuara (deri diku të paqarta) dhe orë pune të ndryshueshme.
Niveli i ulët apo mos ekzistenca e mbrojtjes sociale në ekonominë informale rrit propabilitetin e
përdorimit të tregut të punës. Varfëria nuk mund të reduktohet dhe dinjiteti human nuk mund të
garantohet (sigurohet) derisa çështjet në ekonominë infprmale të futen në rrjedhën e përgjithshme
(ligjore – normative).

Skenare të ndryshme, sidomos ato të vëndeve në zhvillim (dhe padiskutim ato të vëndeve të
pazhvillura) reflektojnë vetëm një proporcion të vogël të ekonomisë si formale dhe ku një pjesë e
konsiderueshme është informale. Shpërndarja më e madhe bëhet nga ekonomia informale. Pjesa më
e “rëndësidhme” e forcës së punës i përket ekonomisë informale. Në kuptimin real, arritjet
ekonomike të vëndit me lartësimin (ngritjen) social janë të mundura nëse aktorët e shtetit kanë bërë
të mundur adresimin e ekonomisë informale. Kështu eksperienca të vëndeve të ndryshme na
prezantojnë një sër programesh të cilat kanë mundësuar organizimin e punonjësve të angazhuar në
ekonominë informale.

Ekonomia informale ka tre dimensione, të aktiviteteve informale, (institucionin) ndërmarjes


informale dhe punësimit informal. Aktivitetet dhe programet e ndërhyrjes duhet të shkojnë pranë
punësimit informal dhe ndërmarjeve informale me prioritetin më të madh të vizioneve të tyre për të
forcuar organizimin dhe sindikatat tregëtare dhe të drejtat e punës në ekonominë informale për
drejtësi sociale. Përsa kohë që madhësia e kontributit të ekonomisë informale është proporcionalisht
e madhe në ekonominë kombëtare, ajo është e pashmangshme; ndaj dhe përpjekjet tona duhet të
synojnë pikërisht në organizimin e punonjësve të ekonomisë informale nën çadrën e sindikatave apo
unioneve të ndryshme. Tentativa të ndryshme mund të jenë përpjekjet më të mira për sigurimin e
pagës bazë, promovimin e kushteve të mira të punës, minimizim të praktikave të padrejtave të
praktikave të punës, zgjerim të mbrojtjes sociale për një jetë më cilësore të të gjithëve përmes
rrjeteve të organizatës. Sindikatat kanë një rol shumë të rëndësishëm mbi të drejtat e punonjësve në
ekonominë informale për të ndihmuar dhe lehtësuar mbrojtjen sociale.

Defiçiti i Punëve të Përshtatshme

Sesioni i 90’të i Konferencës Ndërkombëtare të Punës diskutoi ekonominë informale në konteksin e


Defiçitit të punës së Përshtatshme. Defiçitet e punës së përshtatshme në ekonominë informale janë
specifikisht në katër fusha; punësimi, të drejtat, përfaqësimi dhe mbrojtja sociale.

Defiçitet në punësim: Kjo i përket situatës ku njerëzit nuk mund të gjejnë punë apo të drejtojnë
biznese në ekonominë formale. Është mungesë e oportuniteteve të punësimit në ekonominë
formale, është më pak produktivitet dhe më pak fitimprurëse dhe puna për llogari të vetë personit
në sektorin informal pëson rritje.
Defiçite përfaqësimi: Mungesa e organizimit dhe përfaqësimit për të ushtruar presion me qëllim
ekonomik dhe social prevalon (mbizotëron) situatën e zbrazëtisë përfaqësuese. Punonjësit informal
janë të prejashtuar ose të pa – përfaqësuar në institucionet dhe proçeset e dialogut social, për shkak
të mungesës së marrëdhënieve punonjës-punonjës në punë dhe gjithashtu për shkak të mohimit të
të drejtës për t’u organizuar, që vjen edhe si rezultat i natyrës së përkohshme të punës.

Defiçite të të drejtave: Ekonomia informale është atje ku të drejtat e punonjësve janë në vështërsitë
e tyre më të mëdha, në termat e lirisë për krijimin e shoqatave, marrëveshjeve kolektive, punën e
forcuar dhe diskriminimin në punë. Aty ekziston boshllëku i të drejtave për shkak të legjislacionit të
punësimit të papërshtatshëm dhe të pazbatueshëm.

Defiçite të mbrojtjes sociale: Mungesa e mbrojtjes sociale është një aspekt kritik i punonjësve në
ekonominë informale. Edhe pse punonjësit në ekonominl informale janë më shumë në nevojë për
mbrojtje sociale, ekonomia informale u mohon (nuk u mundëson) aksesin për skema të mbrojtjes
sociale. Ajo është kombinuar më pas edhe me problemin e pranimit dhe qeverisjes në termat e
kontribuimit për mbrojtjen dhe sigurinë sociale nga kushtet e pafavorshme të punësimit.

Defiçitet e punës së përshtatshme janë më tepër të prononcuara në ekonominë informale, puna në


ekonominë informale shpesh karakterizohet nga vënde të vogla apo të fshehura, kushte punësimi të
pasigurta dhe të pashëndetshme, nivel të ulët aftësish dhe produktiviteti, të ardhura të ulta ose të
parregullta, orë pune shumë të gjata dhe mungesë aksesi për informacion, tregje, financë, trajnim
dhe teknologji.

Punonjësit në ekonominë informale mund të karakterizohen nga një shkallë e ndryshme


vulnerabilitet dhe në fakt ajo konceptohet rëndomtë tek klasa punëtore e grave, i-e migrantëve,
minoriteteve etnike, ata me nivel të ulët arsimor dhe fëmijët.

Aktivitetet në ekonominë informale mbeten mënyrat themelore (tabani) i mjeteve të jetesës për
miliona e miliona punonjës në mbarë botën. Është gati e pamundur të konvertosh të gjithë
ekonominë informale në ekonominë formale. Perspektiva afat gjatë është ajo e krijimit të aq
vëndeve të mjaftueshme pune, që janë formale, të mbrojtura dhe të përshtatshme për të gjithë
(kujtoj sot se në vëndet e zhvilluara, shumë punë të rëndomta janë zëvendësuar nga pajisjet
kompjuterike). Ky proçes duhet të nisë me promovimin e përçueshmërisë së strukturës ligjore dhe
politike për të rritur kapacitetet e punonjësve dhe sipërmarrjeve për t’u spostuar përgjatë kalimit
nga informalja te përherë e më shumë formalja. Në krye të tyre, mendoj, se veprimi i menjëhershëm
duhet të jetë ai i sigurimit të punonjësve aktual në ekonominë informale për përmirësim të ë
drejtave dhe mbrojtjes sociale. Në rast të kundërt, hapsira e mbrojtjes sociale në ekonominë
informale do të rritet me sfida ë mëdha. Punonjësit në ekonominë informale kanë pak ose aspak
mbrojtje sociale dhe mungesa e kësaj mbrojtjeje sociale çon në thellimin e vulnerabilitetit të tyre
dhe në vartësinë e marrëdhënieve me punëdhënësit e tyre të pazëshme dhe në kushte përdorimi.
Kështu, mbrojtja sociale e punonjësve në ekonominë informale është shqetësuese për të gjithë. Ndaj
dhe përpjekjet tona duhet të jenë të orientuara drejt mbrojtjes sociale si një e drejtë njerëzore dhe
t’a bëjmë ekonominë informale si një nga prioritetet e veprimeve dhe programeve tona.

Mbrojtja Sociale
Mbrojtja sociale qarkon (përmbledh) gjithë sigurinë sociale. Përpara përdorimit të depërtimit të
fundit të mbrojtjes sociale, siguria sociale ka qënë termi më i përgjithshëm dhe gjithëpërfshirës për
sistemin formal. Kjë gjë është përforcuar edhe nga influenca dhe përqasje e ILO-s për shtyllat
kryesore të sigurisë sociale nën të cilat duhet të bien edhe asistenca dhe sigurimet sociale. Sigurimet
sociale në mënyrë të përgjithshme i referohen një sistemi në të cilin vetë punonjësit bëjnë dhe
organizojnë kontribute. Asistenca sociale është më tepër si një përqasje jo-kontribuese dhe më
shumë ngjan me një mënyrë organizimi e hartuar për të përmbushur nevojat bazë si një pasiguri e
përgjithshme më tepër se një specifike. Rrjeti i sigurisë sociale është një term i lidhur më tepër me
vëndet e zhvilluara. Rrjetet e sigurimit social kanë përparuar si masa kompesuese në vitet 1980 dhe
1990 me qëllim minimizimin e efekteve negative të përshtatjeve strukturore ose të politikave
ekonomike të tjera para të cilave vendosen shoqëri të ndyshme. Metafora e “rrjeteve të sigurimit”
është e papërshtatshme për kushtet në të cilat aplikohet, ndërsa rrjetet e sigurimit përpiqen të
targetojnë grupe të limituara, në shumë vënde, në kohën kur lista e “grupeve vulnerable” është
plotësuar. Gratë, të moshuarit, të paaftët, njerëzit në zonat rurale, fëmijët në rrugët e qyteteve dhe
minoritetet janë të numërueshme shpesh si grupe vulnerabël. Ndaj bëhet e qartë se sa më shumë
programuese, institucionale dhe afat-gjatë do të jetë përgjigja ndaj nevojave të këtyre grupeve aq
më e përshtatshme do të jetë ajo dhe këto përgjigje do të mund të quheshin mbrojtje sociale.

Siguria sociale është mbrojtja e cila shoqëria u siguron anëtarëve të saj nëpërmjet një serie masash
publike. Nisma për t’ju siguruar njerëzve kujdes shëndetësor dhe për të siguruar përfitime për
familje dhe fëmijë është përcaktuar shpesh si siguria sociale. Objektivi i sigurisë sociale është të
kompesojë mungesën ose reduktimin substancial të të ardhurave nga punësimi, të shkaktuara nga
ndalimi ose reduktimi i përfitimeve si rezultat i sëmundjeve, lejeve të lindjes, lëndimeve të ndryshme
në punë dhe moshimit (plakjes). Çdo lloj aktiviteti kolektiv i cili është projektuar për t’u siguruar që
anëtarët e shoqërisë përmbushin nevojat e tyre bazë për ushqim e strehim të përshtatshëm, kujdes
shëndetësor të duhur dhe furnizim me ujë të pastër, që mbrohen nga pasiguria dhe mbajnë një
standart jetese consistente me normat sociale mund të konsiderohen si masa të sigurimit social.

Termi mbrojtje sociale zakonisht përdoret për të përshkruar mënyrën se si marrëveshjet janë
realizuar për ata persona dhe komunitete, që takojnë pasiguri të shumta. Këto marrëveshje kanë për
qëllim të sigurojnë disa nga mungesa e të ardhurave dhe t’u shërbejnë këtyre njerëzve, t’u sigurojnë
se ata janë nën kujdesje përgjatë gjithë kohës së nevojës. Mbrojtja sociale përfshin skemat e
sigurimit publik social dhe gjithashtu edhe skemat private apo jo-statuore, të tilla si shoqëritë e
përfitimit të përbashkëta dhe skemat e pensioneve profesionale. Të gjitha llojet e skemave jo-
statuore, formale apo informale, janë të përfshira nën përcaktimin e mbrojtjes sociale. Koncepti i
mbrojtjes sociale është zgjeruar, për të mbuluar edhe shqetësime të reja, të tilla si furnizimi me
ushqim, shtëpi, higjenë, gjenerim i të ardhuradhe dhe i punësimit. Ajo nënkupton një përqasje të
gjërë jo-të varfër, me komponentë të parandalimit, mbrojtjes dhe promovimit. Mbrojtja sociale
konsiderohet të jetë një pjesë e domosdoshme (e detyrueshme) e politikës sociale qeveritare dhe
një mjet i rëndësishëm në parandalimin dhe lehtësimin e varfërisë. Dhe në fakt puna nuk mund të
jetë e përshtatshme dhe punonjësit nuk mund të kenë dinjitet human pa mbrojtjen sociale të
përshtatshme (të duhur). Ndaj, të gjithë ata që janë në marrëdhënie pune duhet të jenë të mbuluar
nga mbrojtja sociale pavarësisht se ku ata punojnë, qoftë kjo një ekonomi formale apo njëekonomi
informale.
Sfida për mbrojtje sociale në ekonominë informale

Punonjësit në ekonominë informale nuk janë të njohur, të regjistruar, të normuar (rregulluar) apo
mbrojtur nga legjislacioni i punës (që vepron në vënde të ndryshme). Shumica e punonjësve në
ekonominë informale kanë pak apo aspak mbrojtje sociale dhe marrin pak ose aspak siguri sociale, si
nga punëdhënësit e tyre si nga qeveria. Punonjësit informal janë të ekspozuar ndaj kushteve të
jetesës më të këqia me pothuajse pa mbrojtje sociale.

Kjo është sfida e ekonomisë informale që krijon rrethin vicioz të cilësisë së varfër të punës, e cila çon
në të ardhura të ulta si rezultat i mjedisit të varfër të punës. Punonjësit dhe njësitë ekonomike në
ekonominë informale janë të karakterizuara nga varfëria, mungesa e pushtetit, dobësia, prejashtimi
dhe vulnerabiliteti. Ata kanë akses të limituar ose nuk kanë fare akses tek sistemi juridik, përfitimet
publike, mundësitë e zhvillimit të aftësive dhe pajisjet e kreditueshme. Është e nevojshme të
eleminojmë aspektet negative dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë oportunitetet për mënyrë jetese
dhe të promovojmë mbrojten e punonjësve në ekonominë informale në rrjedhën qëndrore të
ekonomisë. Përsakohë që numri i punonjësve të përfshirë në ekonominë informale është
jashtëzakonisht i madh, kjo ka sjellë që kjo kategori të jetë jashtë mënyrave qeveritare për të
siguruar mbulimin me sigurim social. Përsa kohë që puna e përshtatshme mungon edhe mbrojtja
gjithashtu do të mungojë. Është një sfidë e madhe për qeveritë po aq sa dhe shqetësim për
partnerët e tjerë social. Që në sesionin e 90 të Konferencës Ndërkombëtare të Punës janë siguruar
rekomandime për ndërmarrjen e masave për plotësimin e atyre sfidave të mungesave të punëve të
përshtatshme në ekonominë informale.

Strategjitë e mbrojtjes sociale për ekonominë informale

Zgjerimi i mbulimit të mbrojtjes sociale te një numër i madh punonjësish të angazhuar në sektorin
informal është parë përtej burimeve të disponueshme, por ai është aspekti i rëndësishëm i
strategjisë. Një strategji gjithëpërfshirëse për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e atyre që
punojnë në ekonominë informale duhet parë si për të maksimizuar potencialin e tyre si punonjës si
dhe të përmirësojnë mbulimin e parashikimeve nën mbrojtjen sociale. Struktura e gjerë mund të jetë
e përdorshme për të nënvizuar katër objektivat kryesore që kanë një rëndësi të veçantë për ata që
punojnë në ekonominë informale dhe në të njëjtën kohë këtë janë të dobishme për përpjekjet e
adresimit të pasigurive dhe mjerimit, varfërisë të aplikuar në të gjithë seksionet e forcës punëtore.

• Përmirësimi i potencialit produktiv dhe atij të punësimit si dhe gjenerim i kapaciteteve për të
ardhurat të sektorit informal

• Përmirësimi në situatën e mirëqënies së grupeve të varfëra të shoqërisë

• Themelimi i formave të duhura të mbrojtjes sociale dhe rregullave

• Organizim i punonjësve dhe prodhuesve të sektorit informsl në formën e organiyatave


frofesioniste, shoqatave të mikro-prodhuesve dhe kooperativave (bashkëpunimeve).

Punonjësit në ekonominë imformale kanë nevojë për një gamë të gjërë dispozitash si mbrojtëse
ashtu dhe promovuese. Dispozitat mbrojëse përfshijnë skema në të cilat qeveria siguron mjetet e
jetesës kur një person nuk është në gjëndje të punojë për shkak të disa kushteve apo të gjëndjes së
riskuar ku ndodhet. Dispozitat promovuese (mbështetëse) të sigurisë sociale janë dizenjuar së pari
për punonjësit në ekonominë formale. Përfitimet e lëndimeve të ndryshme në punë, përfitimet e
sëmundjes, përfitimet e lejes së lindjes, përfitimet e moshës së tretë e të katërt dhe përfitimet
familjare janë disa nga sigurimet sociale, të cilat janë implementuar kryesisht në sektoret e
organizuara të ekonomisë formale. Dispozitat promovuese konsistojnë kryesisht në gjenerimin e
punësimit, trajtimit, ushqimit, higjenës dhe të ardhurave. Nga mënyra e mbrojtjes sociale, personi
është i aftë të punojë dhe të fitojë një mënyrë jetese. Shkalla e gjërë e komponentëve promocional
të mbrojtjes sociale i adresohet ekonomisë informale në sensin real.

Nga njëra anë promovimi i madh i forcës punëtore është totalisht i sigurt (i vetëdijshëm) dhe nga ana
tjetër punonjësit në ekonominë informale përballen me shumë vulnerabilitet dhe pasiguri.
Punënjësit në agrokulturë, punonjësit e ndërtimit, punëtorët nëpër shtëpira, shitësit e rrugëve,
punëtorët e shërbimeve dhe punimeve të ndryshme nëpër shtëpira dhe portierët e banesave janë
kryesisht pjesë e ekonomisë informale. Mikro-ndërmarjet, njësitë me bazë familje dhe ndërmarjet
me më pak se 10 persona (ndërsa në vendin tonë ato me rreth 3-5 persona) janë kryesisht të
pambuluara nga ekonomia formale. Përpjekje të ndryshme janë bërë në mbarë botën, si p.sh.
mbulime të ndryshme sigurimi social për mbajtësit e pagave në sektorin publik, por përfituesit janë
formal, po ta krahasosh me forcën totale punëtare. Një përpjekje tjetër është ajo e skemave të
sigurimit të diferencuar me shërbime për punonjësit me rrogë në ndërmarjet e sektorit privat formal
të cilët punësojnë më shumë se 10 persona. Fonde përfitimi për pensione dhe pensione vullnetare të
garantuara mund të jetë një përpjekje tjetër në këtë drejtim. Në raste të lëndimeve të ndryshme në
punë, përfituesve duhet t’u sigurohet një mbulim total i shpenzimeve, sigurisht nën miratimin e
doktorit si dhe pagesa të diferencuara përgjatë kohës së qëndrimit në spital si dhe gjatë periudhës
tjetër të rimrrjes së vetes në ambientet e shtëpiseë, pa vajtur në punë. Përpjekje tjetër mund të jetë
ajo e pagesave disa vjeçare për anëtarët e familjes, nëse përfituesi bëhet invalid për një kohë të
gjatë, si dhe marrja në punë e një prej anëtarëve të familjes nga mdërmarja në fjalë. Kështu ne mund
të krijojmë skema të diferencuara mbrojtjeje për përfitimet e lindjeve, lehtësirat mjekësore apo
përfitimet në raste sëmundjesh të cilat duhet të synojnë mbulimin e të gjithë forcës punëtore në
vend (edhe atë informale). Politika duhet të konsideroj çdo punëtor si anëtar të shoqërisë dhe si i
tillë, i përfshirë ose jo në ekonominë formale apo informale, ka të drejtën e mbrojtjes sociale. Aksesi
universal për mbrojtje sociale është jashtëzakonisht i dëshirueshëm, por shtrirja e sistemit ekzistues
të mbrojtjes sociale është shpesh e komplikuar nga faktorë social, ekonomik dhe politik.

Situata varion mbi bazën e skenarëve politik të vëndeve. Asnjë model i vetëm i mbrojtjes sociale nuk
mund të sjellë përfitim për çdonjeri në çdo situatë. Kushtet ekonomike dhe sociale të punonjësve në
sektorin informal janë ekstremisht të ndryshme, ndaj dhe masat për mbrojtjen sociale duhet të
hartohen në përshtatje të këtyre situatave. Një gjë e përbashkët e punënjësve në ekoniminë
informale është vulnerabiliteti. Aktivitetet dhe nismat e mbrojtjes sociale të targetuara për grupet
vulnerabël duhet të jenë më tepër efektive. Vetëm një makineri qeveritare do të mund të mjaftojë
që të igranojë skemat e mbrojtjes sociale në një ekonomi informale. Përveç qeverisë, organizatat me
bazë komunitare dhe trupat e ndryshëm jo-qeveritarë mund të luajnë rol në mbështetjen dhe
zhvillimin e skemave të mbrojtjes sociale. Unionet tregëtare mund të organizohen dhe të luajnë rol
vital në koordinimin e përpjekjeve të tyre që do të mund të zgjasë mbrojtjen spciale në mënyrë më
efektive tek punonjësit në ekonominë informale.
Financimi i skemave të mbrojtjes sociale dhe shpërndarja e mjeteve të mbrojtjes sociale janë të dyja
çështje shqetësuese. Financimi realizohet në pjesën më të madhe nëpërmjet kombinimit të tarifave
të ndryshme, grandeve dhe mbështetjes qeveritare. Nga këndvështrimi i shpërndarjes, qeveritë
mund të lehtësojnë aksesin për mbrojtje sociale nëpërmjet ndërhyrjes direkte ose edhe nëpërmjet
rolit të ndërmjetësit duke ju lejuar të tretëve pjesëmarrjen në nivele të shumëfishta.

Organizatat me baza organizimi komunitare kanë ekspertiza menaxheriale dhe financiare në


zhvillimin e mekanizmave ë mbrojtjes sociale. Mekanizmat tradicional për shkëmbimin e shërbimeve
prevalojnë në këtë këndvështrim. Roli i tyre duhet të rishikohet dhe të praktika duhet të mbështesë
skemat e zhvilluara të mbrojtjes sociale, të cilat do të përkrahin punonjësit e ekonomisë informale.
Duhet të prevalojnë ato skema që përkrahim veçanërisht profesionet e targetuara si pjesë e
ekonomisë informale (kasapët, shoferët, rrobaqepsit, shoferët, bojaxhinjtë, hidraulikët, mekanikët,
karpentirët, etj). Ende mbrojtja sociale nuk është e adresuar në mënyrën e duhur.

Ndodhur përballë një situate të tillë përfshirja e punonjësve të ekonomisë informale nën çadrën e
mbrojtjes sociale kërkon skema të integruara sigurimi social për t’u implementuar. Për këtë, qeveria
duhet të nisë me regjistrimet lokale të punnjësve, gjë e cila mund të realizohet nga autoritetet në
nivel lokal. Kur punonjësit e ekonomisë informale vijnë në rrugën e regjistrimit zyrtar, proçedura për
krijimin e fondeve të kontributeve të kombinuara me fondet e taksave të bazuara tek mirëqënia
është e mundur. Fondi i propozuar i sigurimit social të integruar mund të ndihmohet nga qeveria,
punëdhënësit dhe punpnjësit, ndoshta në raportin 2.5 : 2.5 : 1, në mënyrë respektive në nivel
kombëtar. Gjithashtu për menaxhimin e këtij fondi, një trup tripalëshe mund të ngrihet, trupë-
komision i cili përfaqëson të tre kontribuesit në këtë fond. Politikat duhet të formulohen për
shpërndarjen e fondit në sektorë të ndryshëm gjë e cila do të mbështesë drejtësinë sociale dhe do të
promovojë të drejtat njerëzore.

Tentativa duhet të bëhen edhe në organizimin e punonjësve në ekonominë informale brenda


strukturave të unionit tregëtar. Kujdes duhet t’i kushtohet edhe sensibilizimit të punonjësve në
ekonominë informale përsa i përket mbrojtjes sociale. Përpjekja më e leverdisshme e organizimit të
punonjësve për marrëveshjet kolektive mund të kombinohet me përpjekjet e organizimit për
përmipësimi të mbrojtjes sociale të punonjësve. Elementët kryesor të mbrojtjes sociale janë kujdesi
shëndetësor, paaftësia, leja e limdjes, kujdesi për moshën e tretë dhe mbrojtja ndaj humbjes së të
ardhurave.

Aktorët nuk duhet të harrojnë faktin se mungesa e mbrojtjes sociale është një aspekt kritik, jo vetëm
për ata individë të cilët vuajnë nga kjo, por për vetë qeverinë dhe shoqërinë në tërësi. Për shkak të
të ardhurave të ulta dhe jo të rregullta dhe të mungesës së punës është e vështirë për punonjësit e
parregullt që të realizojnë kontribute të rregullta për skemën e sigurisë sociale. Me zgjerimin e
skemës së sigurisë sociale dhe mos inkurajimin e sektorit të sistemit informal mënyra të reja për
mbrojtjen sociale mund të gjenden. Një mënyrë e advokatuar edhe nga ILO është ajo e mbështetjes
e sistemeve të reja inovative të bazuara në komunitet siç është mikro sigurimi për shëndetin apo
aksidentet. Vëmëndje speciale i është dhënë nga kjo organizatë edhe mbrojtjes së punonjësve
informal nëpërmjet programeve të HIV/AIDS dhe programet profesionale të sigurisë dhe shëndetit.

Rekomandime
• ILO duhet të inkurajonë rritjen e informimit mbi çështjet e mbrojtjes sociale me theks të
veçantë mbi ekonominë informale ekzistuese.

• Qeveritë duhet të prezantojnë një mekanizëm koordinimi për mbrojtjen sociale mes të gjithë
ministrive të shqetësuara dhe përgjegjëse si dhe të decentralizojë sistemin e mbrojtjes sociale siç
dhe respektohet në Konventën Nr. 102 të ILO-s. Në të njëjtën mënyre, qeveritë duhet të formulojnë
menjëherë njëlegjislacion të veçantë për mbrojtjen dhe mbështetjen e punonjësve informal.

• Organizatat e punëtorëve duhet të forcojnë dhe të rrisin mekanizmat për mbrojtje sociale në
sektorë të ndryshëm.

• Bashkimet profesionale (sindikatat tregëtare) duhet të lobojnë me qeveritë dhe organizatat


e punëdhënësve për të ndërmarrë iniciativa të reja për mbrojtjen sociale si dhe për të krijuar
kooperativa dhe grupe të vetë ndihmës ndërmjet punonjësve. (Ratifikimi i Konventës Nr. 102 të ILO-s
dhe formulimi i legjislacionit të veçantë, të ndarë për punonjësit informal).

Propozime serioze për diskutime dhe rekomandime duhet të vijnë nga ekspertët dhe praktikantët
(individë apo organizata) për të përkrahur me mbrojtje sociale punonjësit e ekonomisë informale si
një të drejtë tyre njerëzore ose si një standart minimal bazë punësimi.

Tema 7

Mbrojta Sociale – shtegu drejt rritjes së pro-varfërisë

 Investimi në kapitalin human

 Menaxhimi i riskut

 Mundësitë dhe jetesa

 Strategjia makroekonomike pro – varfërisë


 Kohezioni social dhe ndërtimi i shtetit

 Si ta shpërndajmë mbrojtjesn sociale

Të dhënat bazë të shfaqura së fundmi demonstrojnë se mbrojtja sociale mbështet rritjen e pro-
varfërisë. Politikbërësit jo domosdoshmërisht përballen me një pagesë të vogël (lëmoshë) të
mbrojtjes sociale ndaj objektivave të rritjes – por më tepër kanë oprtunitetet për të ndërtuar një
cikël virtuoz të rritjes së mbështetjes së drejtë, në këtë mënyrë mbështesin përmirësime të
mëtejshme në drejtësi. Ka së paku pesë rrugë nëpërmjet të cilave mbrojtja sociale promovon rritjen
e pro-varfërisë. Shumica e tyre operon duke rritur efiçensën e plotë ekonomike – nëpërmjet
politikave dhe strategjive më të mira, përmirësimit të alokimit të burimeve dhe marrjes me më
shumë efektivitet të kapaciteteve ekonomike. Këto rrugë mund të grupohen në pesë kategori të
mëposhtme:

(a) investimi në kapitalin human,

(b) menaxhini i rriskut,

(c) fuqizimi dhe jetesa

(d) strategjitë makroekonomike pro-varfërisë, dhe

(e) kohezioni social dhe ndërtimi kombëtar.

 Investimi në kapitalin human

Mbrojtja sociale rrit aksesin tek shërbimet publike dhe investimet në kapitalin human, në mënyrë të
veçantë tek shëndeti dhe arsimimi, duke ndihmuar kështu në rritjen e produktivitetit dhe
mbështetjen e pjesëmarrjes së personave të varfër në tregun e punës. Studime të ndryshme të
këtyre programeve në mënyrë të vazhdueshme kanë dokumentuar përmirësime të rëndësishme në
rezulzatet shëndetësore dhe arsimore, veçanërisht në përgjigje të programeve të kushtëzuara apo të
pakushtëzuara të transferimeve kesh dhe të iniciativave sociale shëndetësore (Adato, 2007; Samson
et al., 2006a; Samson et al., 2004). Përfitimet për fëmijët (veçanërisht transfertat kesh) dhe paketat
e asistencës shkollore kanë përmirësuar frekuentimin dhe ndjekjen e shkollës dhe arsimimin por dhe
arsimimi i vazhdueshëm për parandalimin e vetëm më efektiv të HIV-it ka dhënë rezultate (OECD,
2009e). Grandet e ndryshme për fëmijë kanë prompvuar një mënyrë jetese të përshtatshme, kanë
përmirësuar mënyrën e ushqyerjes dhe kanë lehtësuat aksesin për arsimim.

Mbrojtja sociale mund të parandalojë disa nga pasojat më të këqia të varfërisë – transmetimin e
varfërisë përgjatë gjithë jetës edhe te fëmijët. Mbrojtja sociale në mënyrë të drejtpërdrejtë
përmirëson statusin shëndetësor të njerëzve, gjë e cila në këmbim sjell promovimin e rritjes
ekonomike (Sachs, 2002; Gyimah-Brempong and Wilson, 2004; Bloom et al., 2004). Një 10 % -ësh i
rritjes në shpresën për jetë shton me 0.3 - 0.4 pikët e përqindjes për shkallën e rritjes vjetore për të
ardhurat kapitale. Ky përfundim në kapitalin human siguron bazat për një rritje pro – varfërisë në
terma afatgjatë.
 Menaxhimi i riskut

Mbrojtja sociale u jep mundësi njerëzve të varfër të mbrojnë veten dhe asetet e tyre ndaj shoqeve
(goditjeve), duke u krijuar mundësi atyre për të mbrojtur të ardhurat e tyre afatgjata dhe duke
gjeneruar potencialin po aq mirë sa dhe bërjen e investimeve në të ardhmen. Mbrojtja sociale u
krijon mundësi (krye -) familjarëve që t’i reziztojnë përmasave të dëshpëruara dhe të reduktojnë
vulnerabilitetin e ardhshëm. Të dhënat e studimeve të ndryshme kanë treguar se reziku i shoqëruar
me shpenzime shëndetësore të varfëra ka ndikuar në mënyrë ta pafavorshme migrimin për shkak të
punësimit dhe vendimet për regjistrime në shkolla të banorëve të shtëpisë. Mbrojtja sociale
shëndetësore parandalon varfërinë për shkak të shpenzimeve katastrofike shëndetësore që
nevojiten në rast të kundërt, për pasojë mbrojmë asetet produktive. Fermerët ka më pakë të ngjarë
që të shesin gjënë e tyre të gjallë, mbi të cilën varet prosperiteti i tyre i ardhshëm nëse transfertat
kesh të përshtatshme mbrojnë ekzistencën e tyre të menjëhershme. Fermerët e mbrojtur nga Skema
të ndryshme të detikuara, investojnë më shumë në varitetet të shumta prodhimi sesa ata të vëndeve
të tjera, ku nuk zbatohen skemas apo programe specifike. Përmirësimi i menaxhimit të riskut
mbështet dhe përkrah rritjen pro-varfërisë në terma afatgjatë.

 Mundësitë dhe jetesa

Programet e mnbrojtjes sociale luftojnë diskriminimin dhe zbërthejnë potencialin ekonomik të


vendit. Transfertat sociale për gratë kanë rezultuar si shumë të suksesshme, veçanërisht tek gratë në
frekuentimin e shkollës. Rritja e burimeve në duart e grave përmirëson mundësitë e tyre si dhe
jetesën e fëmijëve, ndryshon pozitivisht statusin e ushqyerjes dhe frekuentimin e shkollës. Siaps
UNICEF (2007) – Kur gratë janë të shëndetshme, të arsimuara dhe të lira që të shërbejnë
(ndihmojnë) sipas oportuniveteve të jetës, fëmijët janë gjithashtu të lulëzuar. Në familje, kur gratë
janë në rolin kyç të marrëseve të vendimesh, proporcioni i burimeve të kushtuara për fëmijët është
shumë më i madh sesa në ato raste kur gratë kanë një rol më pak të rëndësishëm në vendimmarrje.
Si pasojë, kush kontrollon transferat kesh në nivel familjeje është vendimtar në termat e lehtësimit
të varfërisë, jetesës së fëmijëve dhe shtimit të mundësive për të dy, si për gratë dhe fëmijët.

Mbrojtja sociale mbështet pjesëmarrjen e të varfërve në tregun e punës, duke kontribuar për një
punëzënie edhe më të gjërë dhe mundësi më të shumta dhe objektive. Kërkimi i punës është shpesh
i kushtueshëm dhe riskues. Nga vlerësime të programeve të ndryshme (p.sh. ai në Afrikën e Jugut),
punonjësit në familje në të cilat përfitohej transfertë sociale bënin më tepër përpjekje për gjetjen e
një pune të krahasuar me ata në familje të cilat nuk merrnin lloje të tilla grandesh – dhe si përfundim
ata kanë më shumë sukses në gjetjen e punës. Impakti i transfertave kesh në tregun e punës për
gratë aktive është gati dy herë më i madh sesa ai për burrat. Mbrojtja sociale shëndetësore rrit
produktivitetin e punës duke përmirësuar statusin shëndetësor të njerëzve dhe duke zëvendësuar
mekanizmin inefiçent të përballimit të rrezikut, i cili në shkëmbim promovon punësimin dhe rritjen
ekonomike.
Ka nevojë për një kuptim më të mirë të asaj se si mbrojtja sociale më efektive për punonjësit në
ekonominë informale mund të promovojë akses për mbështetje të punësimit të përshtatshëm. Të
dhëna të dukshme bazohen në demonstrimin se si ndërhyrja e mbrojtjes sociale mbështet
punësimin dhe aktivitetet sipërmarrëse. Pjesëmarrësit në një skemë pilote në Zambia, përdorën një
porcion sinjifikant të përfitimeve për të pajtuar në punë, për shëmbull, në vend që të kultivonin
tokën përreth shtëpive të tyre dhe si pasojë të shumëfishonin vlerën e transfertave sociale, ata
krijuan punësim për të rinjtë e komunitetit ku jetonin. Një nga programet e transferimit social në
Meksikë është i lidhur me impaktin e ekonomisë lokale, i cili përmirëson konsumin, akomulimin e
aseteve dhe punësim të gjërë brenda komunitetit – për të dy sëbashku, për pjesëmarrësit dhe për jo
pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit në këtët lloj programi investojnë një pjesë të transfertave të tyre
sociale në asete produktive dhe ka shumë të ngjarë që ata të angazhohen në aktivitete sipërmarrëse,
duke përmirësuar potenacialin e tyre auto - sufiçent mbështetës. Të dhënat e programeve të
mbrojtjes sociale të mirë dizenjuara tregojnë minimizimin e rrezikut moral potenciaal. Kombinimi i
mbrojtjes sociale dhe politikave të tregut të punës mund të prodhojë një rreth virtuoz : masat e
mbrojtjes sociale ndihmojnë në rritjen e punësimit të të varfërve dhe tregu i punës i cili punon më
mirë për të varfërit rrit pjesëmarrjen e njerëzve të varfër dhe sigurisht edhe shpërblimin. Të dhënat
e të gjithë studimeve tregojnë se mbrojtja sociale promovon zhvillimin, jo vartësinë.

Mbrojtja sociale në mënyrë të drejtpërdrejtë shton asetet dhe aftësitë e njerëzve të varfër duke
përmirësuar mirëqënien e tyre dhe duke përhapur aktivitetin ekonomik më gjërësisht. Mbrojtja
sociale u mundëson të varfërve dhe grave e burrave vulnerabël të mobilizojnë burimet dhe të
shfrytëzojnë më mirë institucionet publike për të lehtësuar përfshirjen e tyre më të barabartë në
shoqëri dhe ekonomi (Banka Botërore, 2002). Programe të ndryshme të mbrojtjes sociale kanë bërë
të mundur dhe kanë qënë në gjëndje të organizojnë punonjësit informalë – me rezultate miks, por
duke demonstruar potencialin për t’u ndërtuar fuqizimin përreth këtyre punonjësve edhe në
ekonominë informale. Mbrojtja sociale propovon fuqizimin dhe rritjen dhe zhvillimin me anë të
përmirësimit të fuqisë negociuese të punonjësve, fermerëve të vegjël dhe mikro - sipërmarrësve në
treg. Punonjësit të cilët kanë një pozicion më të tërhequr (janë disi të zmbrapsur përsa i përket
përfitimit të mbrojtjes sociale) mund të kërkojnë për një punë e cila ka avantazhe më efektive përsa
u përket kapaciteteve të tyre, sesa të pranojnë punën e parë e cila u propozohet. Rritja e efiçencës
së tregut të punës – me anë të përputhjes më të mirë të punonjësve me pozicionin e punës që
shfrytëzon produktivitet të lartë dhe paguan paga më të larta, dhe në këtë mënyrë reduktojnë
punën e pjesshme. Prodhuesit e shkallëve të ulta me akses tek mbrojtja sociale janë më pak
imponues për të shitur një produkt me humbje, me qëllim mbijetese – kështu si në kohën e të
korrave kur mbingopja e përkohshme e tregjeve me ushqime mund të ulë çmimet në mënyrë shumë
të ashpër. Pjesëmarrësit në një program të tillë të transfertave sociale ishin të fuqizuar me burime
për të investuar në fermat e tyre të vogls gjatë sezonit të mbjelljeve më tepër sesa të mbështeteshin
në punësimin rastësor për mbijetesë imediate. Mbrojtja sociale u mundëson të varfërve të
angazhohen me sistemin e tregut për më shumë qëndrueshmëri dhe barazi mbështetëse, duke
përmirësuar efiçencën dhe legjitimitetin.

 Strategjia makroekonomike pro – varfërisë


Mbojtja sociale mund të gjenerojë përfitime për atë grupe të cilat për arsye të ndyshme mund të
jenë të disavantazhuar nga elementë specifik të një strategjie pro – varfërisë, duke u siguruar kështu
një funksion të balancuar që mund të përfshijë mbështetjen e gjithë aktorëve kryesorë për reformat
e nevojshme, në mbështetje të rritjes afat-gjatë. Unionet e punës, p.sh, kanë identifikuar mbrojtjen
sociale efektive si një kusht paraprak për reformat e tregut të punës të nevojshme, kombinimi i të
cilave mund të rrisë si paanësinë dhe zhvillimin. Iniciativat e transferimit kesh kanë kompesuar të
varfërit për të reduktuar rritjen e çmimeve. Në vënde të tjera (p.sh. në Bolivi) janë themeluar skema
sociale pensioni me burime nga provatizimi i ndërmarjeve shtetërore. Mbrojtja sociale në përgjithësi
rrit impaktin pozitiv të rritjes dhe zhvillimit në reduktimin e varfërisë. Mbrojtja sociale stimulon
kërkesën për të mira dhe shërbime lokale, duke promovuar rritje të rezultateve në terma afat –
shkurtër. Në disa vënde janë ndjekur skema të tilla të transfertave sociale, të cilat një përqindje të
konsiderueshme e shpenzojnë në blerjen e të mirave lokale, duke mbështetur kështu sipërmarrjet
në zonat rurale. Në Afrikën e Jugut, rishpërndarja e shpenzimeve nga grupet me të ardhura të larta
tek ato me të ardhura më të ulta spostohet në kompozimin e shpenzimeve kombëtare nga importi
tek të mirat e vendit, duke rritur kështu kursimet (me anë të përmirësimit të balancave të tregut)
dhe duke mbështetur rritjen ekonomike. Një program tjetër i aplikur, i mbështetur tek fuqia e
shpenzimeve të besueshme e krijuar nga pensionet sociale, mblshtet zhvillimin e tregjeve lokale dhe
rivitalizon ektivitetet e ekonomisë lokale.

Megjithatë, impakti makro ekonimik për një shtet të caktuar do të varet shumë nga modelet e
kërkesës përmes të ardhurave të grupeve dhe mënyrës se si transfertat sociale janë financuar.

 Kohezioni social dhe ndërtimi i shtetit

Mbrojtja sociale ndihmon në krijimin e një shteti të sigurt dhe efektiv, duke promovuar rritjen dhe
zhvillimin me anë të ndërtimit të kohezionit social dhe sensit të shtetësisë po aq mirë sa dhe me anë
të reduktimit të konfliktit (Samson et al., 2002; Bourguignon et al., 2004; DFID, 2005). Në shumë
vënde pensionet sociale kanë kontribuar për kohezinonin social, të nevojshëm për të mbështetur
tranzicionin nga ekonomia vulnerabël mono – prodhuese me shkallë të lartë varfërie tek një vend
me rritje të lartë me nivel të ulët varfërie {shëmbull janë Mauritius në Afrikën e Jugut (Roy and
Arvind, 2001)}. Në të njëjtën mënyrë pensionet sociale në Botswana, siguruan mekanizmin me
efektiv të qeverisë për të ndaluar varfërinë dhe për të mbështetur stabilitetin social, që inkurajon
norma më të larta investimi, të nevojshme për të drejtuar vënde të tilla si Afrika drejt rritjes së
shpejtë të ekonimisë në këto tre dekada që kanë kaluar.

Një mjedis i sigurt dhe i parashikueshëm është esencial për të inkurajuar individët, përfshi edhe
investorët e huaj, për të punuar dhe investuar.

 Si ta shpërndajmë mbrojtjen sociale

Shteti ka rolin kryesor dhe primar në sigurimin e strukturës për shpërndarjen e mbrojtjes sociale dhe
kjo përforcon kontratën sociale që legjitimon forcimin e shtetit.
Natyra publike e ndërhyrjes së mbrojtjes sociale kontribuon në objektivat e ndërtimit të shtetit duke
forcuar kontratën shtet – individ (shtetas) dhe duke u kujdesur për kohezionin social.

Në shtete të brishta, mbrojtja sociale mund të ndihmojë në forcimin e legjitimitetit të shtetit, duke e
lejuar atë të rimarrë mbi vete përgjegjësi për sigurimin e kushteve dhe mundësive bazë për
mbijetesë të shtetasve të tij dhe në këtë mënyrë të kontribuojë për të reduktuar brishtësinë politike
(Harvey, 2009). P.sh. në Nepal, mbrojtja sociale është në axhendë për të ndihmuar në konsolidimin e
proçesit të paqes në hapat e para të ndërtimit të shtetit. Transfertat kesh sigurojnë një paqe të
pjestueshme imediate dhe të dukshme që arrin në mënyrë fleksible personat më të varfër, duke ju
siguruar atyre piketat në këtë ekonomi që mbështet kohezionin sociale dhe politik ndërsa
kompensohet kështu kosto e domosdoshme e reformave ekonomike.

Megjithatë, ka një nevojë për të qënë pragmatist përsa i takon punës me një varg aktorësh. Në
shumë vënde shteti vendos një strukturë për të krijuar mundësira angazhimi efektiv të aktorëve jo-
shtetëror, veçanësiht të sektorit privat dhe të organizatave jo qeveritare, për të shpërndarë
ndërhyrjen e nevojshme të mbrojtjes sociale. Partnershipi me sektorin privat dhe shoqërinë civile
kanë munësuar zhvillimin e kapaciteteve qeveritare për të realizuar shpërndarjen ndërkohë që kanë
përmirësuar edhe përgjegjësitë.

Mbrojtja sociale mund të jetë e përballueshme edhe për vëndet me të ardhura të pakta dhe të
mundësojë ndalimin efiçent të varfërisë.

Financimi është një nga sfidat kryesore për prodhimin e sistemit të mbrojtjes sociale, veçanërisht në
vëndet me të ardhura të ulta. Shpenzimet aktuale për sistemin e mbrojtjes sociale variojnë në
mënyrë sinjifikante nga në vend në tjetrin. Vullneti politik, disponueshmëria e burimeve dhe
prioriteti politik influencojnë sasinë e shpenzuar në iniciativa të ndërlidhura me këtë çështje.
Përballueshmëria është më tepër një çështje e prioritarizmit politik – e cila varet nga vullneti politik
për të krijuar ekonominë e lirë të nevojshme (Hagemejer and Behrendt, 2009).

Të dhënat e fundit tregojnë se edhe vëndet me të ardhurat më të ulta sot në botë mund të
përballojnë së paku pakon bazë të mbrojtjes sociale (Hagemejer and Behrendt, 2009).

Skenari bazë përfshin një pension social modest universal, grande për personat e paaftë dhe
përfitimet për fëmijët. Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë treguar dhe dokumentuar
përballueshmërinë e kësaj pakoje edhe për vëndet me të ardhura të ulta. Kosto m8nd të mbahet
nën kontroll dhe të menazhohet duke nisur me një program të limituar dhe duke u ngjitur ngadale
shkallë-shkallë me demonstrimin e impaktit dhe shtimin e burimeve të disponueshme.
Përgjithësisht, analizat e tolerancës së dimensioneve të përballueshmërisë dhe hapsirës fiskale për
mbrojtjen sociale në vëndet me të ardhura të ulta kanë nevojë për konsolidime, duke përfshirë

Kontrollin për shpenzimet aktuale mbi mbrojtjen sociale dhe burimet financiare ekzistuese.
Mekanizma të ndryshëm financiarë duhet të komplementojnë në mënyrë ideale njëri – tjetrin, p.sh.
sigurimet mikro-financiare mund t’u shërbejnë punëtorëve të varfër dhe informal, por më të varfërit
e të varfërve zakonisht kërkojnë përkrahje sociale shëndetësore të financuar nga taksat.

Mbrojtja sociale duhet të bazohet në të drejtat dhe të fokusohet në fuqizimin dhe adresimin e
pabarazisë sociale përgjatë gjithë ciklit të jetës.
Një përqasje transformative dhe e bazuar në të drejtat për përforcim të mbrojtjes sociale
mundësohet duke u siguruar që grupet vulnerabël të kenë kapacitetin për të përfituar nga kjo
mbrojtje si dhe kontribuojnë në rritjen dhe të marrin pjesë tërësisht në shoqëri. Në shumë vënde
përfitueset kryesore janë gratë, të cilat kontribuojnë në reduktimin e pabarazive gjinore dhe në
promovimin e fuqizimit dhe zhvillimin më të mirë njerëzor të vajzave. Përqasja e mbrojtjes sociale e
bazuar te të drejtat, që adreson pabarazitë sociale, forcon angazhimet për mos diskriminim dhe
mbështet përpjekjet humanitare në gjëndje të brishtë. Një paketë e integruar e instrumenteve të
mbrojtjes sociale zhvillohet për të reflektuar tipet e ndryshme të vulnerabilitetit në marrëdhëne
moshore të ndryshme dhe në stade të tjera të jetës mund të kontribuojë në mënyrë të rëndësishme
në ndërprjen e transmetimit ndërbreznor të varfërisë. (Baldwin, Orero et al., 2006).

Strategjitë kombëtare duhet të adoptojnë një përqasje të ciklit të jetës – nga planifikimi nëpërmjet
implementimit i cili identifikon oportunitete në stade të ndryshme të jetës, duke gjeneruar rezultate
ujëvarë, ashtu si ndërhyrjet pasuese përforcojnë impaktin nga iniciativat e hershme të mbrojtjes
sociale. Strategjitë të cilat adresojnë vulnerabilitetin përgjat ciklit të jetës dhe kanë për qëllim të
ndërpresdin transmetimin ndërbreznor të varfërisë mund të maksimizojnë potencialin transformativ
të mbrojtjes sociale.

Marrëdhëniet e pushtetshme të pabarabarta brenda shoqërisë mund të kujdesen për institucionet


shtetërore që dështojnë në sigurimin e varfërve me mbrojtje dhe përfitime të njëtrajtshme.

Fuqizimi i institucioneve të shoqërisë civile është një mënyrë për të forcuar zërin e të varfërve dhe të
motivojë qeveritë për të prezantuar mekanizma të mbrojtjes sociale si dhe t’i bëjnë institucionet
shtetërore më të përgjegjshme për ofrimin e përfitimeve dhe mbrojtjes së drejtë.

Sistemet efektive të mbrojtjes sociale kërkojnë planifikim në terma afat gjatë, strategji dhe angazhim
politik të përfshir në kornizat legjislative dhe / ose kushtetuese të vëndit.

Angazhimi politik afat gjatë dhe qeverisja e mirë janë esenciale nëse sistemet e mbrojtjes sociale
duan të jenë efektive në të ndaluarën e vulnerabilitetit dhe prejashtimit përgjatë gjithë ciklit të jetës
në një mënyrë të qëndrueshme. Iniciativat e suksesshme të mbrojtjes sociale shpesh varen nga
angazhimi në nivelin më të lartë të përkrahjes politike.

Ndërtimi i angazhimit dhe vullnetit të kërkuar politik i vë në sfidë vëndet në zhvillim që kanë pak
eksperiencë me mbrojtjen sociale. Fuqizimi i institucioneve të shoqërisë civile, të tilla si organizatat e
grave, të punonjësve, të fermerëve ose të biznesmenëve të vegjël mund të lartësoj zërin e njerëzve
të varfër dhe të motivojë në zhvillimin e politikave dhe reformave. Mobilizimi i shoqërisë civile
siguron një forcë kritike në mbështetje të ushëtimit të mbrojtjes sociale. Zgjedhja e duhur e
ndërhyrjes mund gjithashtu të nxjerrë edhe mbështetjen politike. Më shumë programe përfituese
universale mund të gjenerojnë klasën e mesme me gra dhe burra të varfër dhe të gjenerojë
gjithashtu dhe mbështetjen politike të nevojshme. Programet eksperimentale të vogla të
kombinuara me monitorim efektiv dhe vlerësim mund gjithashtu të gjenerojë të dhëna të nevojshme
bazë për politik - bërësit dhe votuesit, të nevojshme për të justifikuar mbështetjen e tyre politike për
programet kombëtare të integruara. Një proçes politik i bazuar në të dhëna dhe shumë
transparencë, i cili përfshin dialog të gjërësocial dhe më shumë pjesëmarrje lokale mund t’a bëjë
shtetin më të përgjegjshëm dhe përgjegjës ndaj burrave dhe grave të varfëra.

Dizenjimi dhe implementimi duhet të reflektojnë konteksin social dhe politik të vëndit.

Nuk ka një projekt të përgjithshëm për ndërhyrje të sukseshme të mbrojtjes sociale. Politikat
efektive të mbrojtjes sociale duhet të rrënjosen në specifikat e shoqërisë, duke marrë parasysh edhe
faktorë të tillë si dinamika e varfërisë, karakteristikat demografike, prevalimin e situatave
ekonomike, struktura e tregut të punës, shkalla e urbanizimit, vlerat kulturore dhe konsesusin
shoqëror (Hormansdörfer, 2009). Veçoritë dhe tiparet dizenjuese të cilat funksionojnë mirë në një
vend ose rajon nuk mund të jenë të përshtatshme në një situatë tjetër. Suksesi varet në mënyrë
edhe më kritike nga mënyra se sa mirë sistemet janë implementuar, e cila në këmbim varet në
mënyrë thelbësore nga kapacitetet administrative të vëndit.

Për të promovuar efektivitetin dhe qëndrueshmërinë, është e rëndësishme të dizenjojhen dhe


implementohen programe që mund të rregullojnë fleksibilitetin e ndryshimeve gjeografike dhe
ekonomike dhe goditjeve dhe streseve të tjera. Për shëmbull, ka një nevojë përherë e në rritje për të
përmirësuar kuptueshmërinë e rolit të politikave të mbrojtjes sociale për të adresuar vulnerabilitetin
e personave të varfër në konteksin e reçesionit ekonomik, paqëndrueshmërisë ushqimore dhe të
çmimeve të karburantit në rrafsh global si dhe të ndryshimeve klimatike (Davies, Oswald and
Mitchell, 2009).

Mbrojtja sociale efektive kërkon një miksim gjithëpërfshirës të instrumenteve që i adresohen në


mënyrë të përshtatshme dhe të duhur mbulimit dhe targetimit. Një nga sfidat kyç dhe përcaktimet e
suksesit të programeve të mbrojtjes sociale është shpërndarje afektive e përfitimeve sociale, e cila
kërkon përmbledhjen e gjithë setit të instrumenteve që i adresohen mbulimit me shërbime ose
transferta dhe targetimit.

Një miksim tërësor i instrumenteve të mbrojtjes sociale është i nevojshmëm për t’ju adresuar në
mënyrë efektive vulnerabilitetit përgjatë gjithë ciklit të jetës. Një grup kryesor i instrumenteve
siguron mbështetje një stadin kritik të ciklit të jetës, duke përfshirë grandet për mbështetjen e
fëmijëve, pensionet sociale dhe transfertat për personat me paaftësi.

Një set i dytë ndërhyrjesh është vital për ndërprerjen e transmetimit të varfërisë ndërbreznore,
veçanërisht nëpërmjet zhvillimit të kapitalit njerëzor. Ndërsa këto instrumente mund të përkojnë
pjesërisht me atë të grupit të parë, ato gjithashtu përfshijnë pagesë për heqje dorë, sigurim social
shëndetësor dhe shërbime sociale.

Një set i tretë ndërhyrjesh ka për qëllim që të parandalojë familjet dhe individët vulnerabël nga
zhytja e mëtejshme në varfëri kur ndeshen me “goditje” të lidhura me ciklin e jetës. Instrumentet
përfshijnë sigurimin e papunësisë dhe skema të tjera kontribuimi, punët publike po as mirë sa dhe
disa nga masat në dy grupet e mëparshme.

Shumica e kërkimeve mbi impaktin e mbrojtjes sociale janë fokusuar mbi klientin, por shumë pak
dihet për ata të cilët kanë mbetur të prejshtuar. Këto programe mund të përfshijnë ata të cilët janë
më vulnerabël, ata të cilët janë shpesh gjeografikisht ose socialisht të izoluar, siç mund të jenë ata në
zonat e vetmuara e të largëta ose fëmijët pa kujdestarë. Disa tipe instrumentesh mund të pëfshijë të
varfërit që në dizenjim dhe hartim programesh. Programet e kushtëzuara mund të prejashtojnë ata
të cilët jetojnë në zona të veçuara dhe që nuk kanë asnjë akses tek shërbimet e nevojshme dhe të
domosdoshme përpërputhje me kërkesat e programit. Mekanizma të ndryshëm duhet të jenë
prezent jo vetëm për të komplementuar njëri – tjetrim por edhe për të siguruar një mbulim sa më të
gjërë mundësisht edhe specifik.

Targetimi është mënyra e identifikimit të atyre anëtarëve të shoqërisë të cilët duhet të marrin një
përfitim apo një të mirë të veçantë, siç mund të jetë transferta spciale )p.sh. grandet për fëmijët apo
pensioni social). Për shëmbull, transfertat mund të targetohen mbi baza të vendndodhjes
gjeografike, seksit, moshës, paaftësisë, madhësisë familjare apo edhe indikatorëve të tjerë të
ngjashëm të varfërisë. Transfertat e patargetuara mund të shpërndahen nëpërmjet tregut (pës
shëmbull suplementet) pse si transferta të pakushtëzuara.

Zgjedhja e sistemit të targetimit ka një impakt në shkallën në të cilën varfëria dhe pabarazia (p.sh.
pabarazia gjinore) janë reduktuar në një vend dhe të asaj se në çfarë niveli burimet janë shpenzuar
në mënyrë efiçente dhe kosto – efektive.

Programet e targetuara kanë efektet e limitimit të numrit të klientëve dhe reduktimin e kostove, por
gjithashtu kanë dhe riskun e mbështetjes më të pakët politike sepse ka shumë të ngjarë që të shihen
si ndihmë për disa më tepër sesa një investim social e vili do të ketë ndikim dhe nga i cili do të mund
të përfitojnë shumë. (Walker, 2009).

Programet universale ka më shumë të ngjarë të shihen si e drejtë e përfituesve që ndihet përgjatë


sektorëve të ndryshëm të shoqërisë, me pasojat se ata janë më pak vulnerabël ndaj ndryshimeve
politike ose goditjeve ekonomike të cilat mund të çojnë në erozion mjeteve të të programeve të
testuara të targetuara politikisht për një minoritet të prejashtuar (Cornia and Steward, 1993).

Tema 8

Përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë një Stil Politike Mbrojtjeje Sociale si ajo Europiane?

Qeveritë Europiane shpëndajnë të ardhurat ndërmjet shtetasve të tyre në një shkallë më të madhe
sesa qeveritë Amerikane bëjnë. Programet sociale Europiane janë më bujare dhe përkrahin dhe
prekin një ndarje më të madhe shtetasish. Sistemi i taksave Europiane është më progresiv se ai
Amerikan. Rregullat Europiane janë hartuar në mënyrë të tillë që të mbrojnë të varfërit në mënyrë
më të ndërfutur. Në këtë leksion ne do të mësojmë pse-në.

Litertura mbi madhësinë e qeverive ështe e pasur dhe shumë e gjërë. Megjithatë, këtu ne do të
fokusohemi në përmasat e qeverisë, si të tilla, por më tepër mbi anën e rishpërndarjes dhe në atë të
politikës qeveriatre. Kështu qëllimi i këtij leksioni në këtë sens do të jetë shpjegues më tepër sesa
përgjigje ndaj pytejes “ Cila shpjegon madhësinë e qeverisë ? “, përsa kohë ne përqëndrohemi në një
rol të vetën dhe shumë të rëndësishëm të politikave fiskale. Në një sens tjetër fokusi ynë do të jetë
më i gjërë sepse politikat rishpërndasrëse shkojnë përtej mendimeve buxhetore qeverive, siç janë
për shëmbull politikat e tregut të punës.

Ne duhet të marrim në konsiderate shpjegimet e mënyrës së sjelljes, ekonomike dhe politike për të
evidentuar diferencat ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Europës. Shpjegimet ekonomike
fokusohen mbi variancën e të ardhurave dhe asimetrinë e shpërndarjes së të ardhurave përpara
taksave dhe transfertave, koston sociale të taksimit, paqëndrueshmërinë e të ardhurave dhe
ndryshimet e pritshme në të ardhmen për votuesin e klasës së mesme. Shumica e teorive nuk mund
të shpjegojnë diferencat e vëzhgueshme lehtësisht. Të ardhurat para taksimit në SHBA kanë një
variancë më të madhe dhe një shpërndarje më të paqëndrueshme. Nuk ka të dhëna që humbjet nga
taksimi në Europë të jenë më të ulta. Dhe paqëndrueshmëria e të ardhurave duket të jetë më e ulët
në Europë sessa në SHBA. Megjithatë, ka disa mundësi që familjet e klasës së mesme në SHBA të
kenë shance më të mëdha të ngrihen në një klasë më të lartë në shpërndarjen e të ardhurave, gjë e
cila i bën ata, votuesin e mesëm, më të kujdesshëm ndaj rishpërndarjes.

Shpjegimet politike për nivelin e rishpërndarjes fokusohen mbi institucionet që parandalojnë


minoritetet nga fitimi i pushtetit politik ose që mbrojnë në mënyrë strikte pronën private.
Krahasimet ndërmjet shteteve tregojnë rënëdësinë e këtyre institucioneve në limitimin e
rishpërndarjes. Për shëmbull, në nivel federal, SHBA-ja nuk ka rishpërndarje proporcionale, e cila
luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e rritjes së partive socialiste në shumë vënde Europiane.
Amerika ka gjykata të forta që në mënyrë të rregullt kanë refuzuar përpjekjet popullore të
rishpërndarjes, të tilla si taksa e të ardhurave ose rregullat e punësimit. Ekuivalentja Europiane e
këtyre gjykatave ka bërë hapa të mëtejshëm, përpara, në të njëjtën mënyrë si demokracia ka
zëvendësuar monarkitë dhe aristokracitë. Struktura federale e SHBA-së mund të ketë kontribuar
gjithashtu në ndrydhjen e rolit të qeverisë qëndrore në rishpërndarje.

Këto institucione politike rezultojnë të tilla nga prejardhja e veçantë e historisë dhe gjeografisë të
SHBA-së. Formatimi i SHBA-se si një federatë e territoreve të pavarura çon në një strukturë që
shpesh krijon penges për një politikë të qëndërzuar rishpërndarjeje. Stabiliteti relativ i SHBA-së për
më tepër se dy shekuj dë të thotë se ende qeveria e dizenjuar në kushtetutën e shekullit të
tetëmbëdhjetë mund të mbrojë në mënyrën e duhur. Përsa lufta botërore dhe revolucioni asgjesuan
monarkitë Europiane, kushtetuta e shekullit të njëzetë që zëvendësoi ato, ishte më tepër e orientuar
drejt rregullave madhore dhe më pak e orientuar drejt mbrojtjes dhe pronës private. Megjithatë,
organizimi hapsinor i SHBA-së, në mënyrë të veçantë është një popullatë me densitet të ulët, dë të
thotë që qeveritë Amerikane kanë më pak kërcënime nga revolucionet socialiste. Në kontrast,
shumë nga institucionet në Europë janë themeluar si direkt nga grupet revolucionare ose edhe nga
elitat në përgjigje të kërcënimit për dhunë.

Së fundmi, ne diskutojmë altruizmin reciprok si një sjellje e mundshme e shpjegueshme për


rishpërndarjen. Altruizmi reciprok nënkupton që votuesit do e kundërshtojnë dhe nuk e do pëlqejnë
dhënien e parave për të varfërit, nëse të varfërit perceptohen si dembelë, siç ndodh në Amerikë. Në
kontrast, europianët besojnë jashtëzakonisht se të varfërit janë të varfër për shkak se ata kanë qënë
të pafat. Ky dallim në këndvështim është pjesë e asaj që disa herë i referohemi me termin
“Prejashtimi amerikan”.

Diskordimi racial luan një rol kritik në përcaktimin e besimit rreth varfërisë. Deri kur minoritetet
raciale janë mbiprezantuar nërmjet anerikanëve më të varfër, çdo masë rishpërndarje mbi bazat e të
ardhurave do të rishpërndahej në mënyrë disproporcionale për këto minoritetet. Oponentët e
rishpërndarjes në SHBA e lanë përdorur shpesh retorikën e bazuar te diferencat raciale për të
kundërshtuar politikat e krahut të majtë. Ndërmjet vëndeve, fragmentimi racial është një
parashikues i fuqishëm i rishpërndarjes. Brenda vetë SHBA-ve, raca është ende një parashikues i
rëndësishëm për mbështetje me shërbime mirëqënieje. Marrëdhëniet racore të turbullta janë
qartësisht një shkak kryesor për mungesën e një shteti amerikan mirëqënieje.

Madhësia dhe struktura e politikave të rishpërndarjes në SHBA dhe në Europë

Në këtë pjesë do të shohin faktet bazë rreth nivelit të rishpërndarjes për të varfërit në SHBA dhe në
Europë.

Shpenzimet Qeveritare

Tabela 1. Përbërja e Shpenzimeve të Përgjithshme Qeveritare

Përqindja e GDP

Konsumi

Të mirat Pagat

dhe dhe

Shteti Totali shërbimet shperblimet

ShBA-ja 35.1 5.1 9.2

Bashkimi Europian (c) 47.9 8.4 12.0

Franca 51.0 10.0 13.7

Gjermania 47.4 10.7 8.3

Suedia 60.2 10.3 16.7

Mbretëria e Bashkuar 38.3 11.0 7.4

Transfertat

dhe përfitimet

e tjera Investimet

Shteti Subvencionet sociale (b) bruto


ShBA-ja 0.3 10.7 3.4

Bashkimi Europian (c) 1.5 18.1 2.8

Franca 1.3 20.1 3.0

Gjermania 1.7 20.5 1.8

Suedia 2.0 21.1 2.5

Mbretëria e Bashkuar 0.6 15.7 1.0

Burimi: Llogaritje të bazuara në të dhënat nga OECD

(a.) Detajet nuk mund të përmbledhidhen në tital për shkak të kategorive të përjashtuara.

(b.) Përfshin sigurinë sociale.

(c.) Mesatar i thjeshtë për katërmbëdhjetë vendeve të BE-sw.

Tabela e mësipërme përmbledh magnitudën dhe përbërjen e shpenzimeve qeveritare në Europë dhe
në SHBA, duke përdorur të dhëna nga Organizata për Kooperim dhe Zhvillim Ekonomik {Organization
for Economic Cooperation and Development (OECD)}. Për të raportuar mesataret për vëndet
Europiane në Bashkimin Europian janë siguruar të dhëna të veçanta për Mbretërinë e Bashkuar si një
nga vëndet europiane me një qeveri relativisht të vogël, Gjermaninë si vëndi më i madh i BE-së,
Suedinë, si shteti prototip me një shkallë veçanërisht të gjërë të shtetit të mirëqënies dhe Francën.

Shpenzimet qeveritare të përgjithshme në vëndet e Bashkimit Europian kanë një mesatre afërsisht
48 % të GDP-së; është 38 % në Mbretërinë e Bashkuar dhe 60 % në Suedi. Shpenzimet qeveritare
mesatar në SHBA janë më të vogla se këto, në 36 % të GDP-së. Përbërja e shpenzimeve është
gjithahstu udhëzuese. Diferencat më të mëdha ndërmjet SHBA-së edhe Europës janë ato në
transfertat familjare (përfshi këtu edhe sigurimet sociale) dhe subvensionet. Në fakt, shuma e këtyre
dy kategorive të shpenzimeve është gati dy herë më e lartë, si pjesë e GDP-së, në Europë sesa në
SHBA (20 % ndaj 11 %). Konsumimi i të mirave dhe shërbimeve dhe pagat qeveritare janë gjithahstu
më të larta në Europë, por diferenca relative në SHBA, është është shumë më e vogël sesa ajo për
transfertat. Investimet publike janë aktualisht më të larta në SHBA sesa në mesataren e vëndeve
Europiane. Sigurisht, shpenzimet qeveritare ushtarave janë më të larta në SHBA sesa në Europë (të
dhënat nuk janë bërë pjesë e leksionit), edhe pse sot shpenzimet e mbrojtjes në SHBA janë më të
ulta se standartet e post Luftës së II Botërore. Europa Perëndimore që nga Lufta e II Botërore ka
qënë përfituese e shpenzimeve ushtarake nga SHBA. Nëse SHBA-ja do të kishte shpenzuar më pak
për të mbrojtur Europën Perëndimore dhe veten nga kërcënimi Sovjetik, diferenca në përmasat të
tilla ndërmjet qeverive do të kish qënë edhe më e madhe.
Organizata për Kooperim dhe Zhvillim Ekonomik ofron shpenzime të ndryshme qeveritare sociale, siç
tregohet edhe në tabelën 2. Edhe pse të dhënat nuk janë të viteve të fundit ato mund t’na shërbejnë
për të parë dallimet, në të gjitha kategoritë prejashto shëndetësinë, SHBA-ja shpenzon një porcion
më të ulët GDP-je sesa mesatarja Europiane. Diferencat janë veçanërisht të mëdhaja në asistencën
familjare dhe kompesimet e papunësisë si dhe në programet e tregut të punës. Nga kjo llogaritje del
se shpenzimet sociale në SHBA ishin 16 % e GDP-së dhe në Europë 25 % (të dhënat i referohen vitit
1995).

Tabela 2. Shpenzimet Qeveritare mbi Programet Sociale,1995

Përqindja e GDP

Përfitimet

e moshimit,

paaftwsia,

dhe Përfitimet

Shteti Totali të mbijetuarit familjare

ShBA-ja 15.8 7.3 0.6

European Union (c) 25.4 12.4 2.1

Franca 30.1 14.1 2.6

Gjermania 28.0 12.5 2.0

Suedia 33.0 14.8 3.9

Mbretëria e Bashkuar 22.5 10.6 2.4

Programet

e papunësisë

dhe të tregjeve Përfitimet


Shteti të punës shëndetësore (a) Tjetër(b)

ShBA-ja 0.6 6.3 1.0

Bashkimi Europian (c) 3.2 5.9 1.8

Franca 3.1 8.0 2.3

Gjermania 3.7 8.1 1.6

Suedia 4.7 5.9 3.8

Mbretëria e Bashkuar 1.3 5.7 2.5

Burimi: Llogaritje të bazuara në të dhënat nga OECD.

(a.) Gjithashtu përfshin kujdesin e pacientit, shërbimet ambulatore mjekësore dhe mallrat
farmaceutike.

(b.) Përfshin shpenzimet për lëndime në punë dhe përfitimet për sëmundje, përfitimet e
çrregullimeve shëndetësore, përfitimet e strehimit dhe përfitime për familjet me të ardhura të ulta,

(c.) Mesatar i thjeshtë për pesëmbëdhjetë vendet e BE-së.

Duke marrë në konsideratë edhe shtete të tjera kemi se: shpenzimet qeveritare në Kanada prej 46 %
janë të ngjashme me ato të Francës dhe qartësisht më të ulta se mesatarja Europiane. Japonia dhe
Australia kanë qeveri që janë më të vogla se ajo Kanadeze (me shpenzime përkatëlsisht 42 % dhe
36% të GDP-së) por qartësisht më të mëdha se qeveria Amerikane, megjithëse qeveria e Zelandës së
re me 41 % shpenzime GDP-je ndodhet ndërmjet atyre të SHBA-së dhe Europës, dhe shumica e
vëndeve jo europiane bien pikërisht në këtë hapsirë. Ndaj kur krahasojnë shpenzimet e këtyre të
dyjave ne në një farë mënyre kemi krahasuar ekstermet e grupit.

Diferencat në madhësinë e qeverive ose dhe në madhësine e programeve të transferimit janë vetëm
indirekt të lidhura me zgjerimin e rishpërndarjes nga të pasurit te të varfërit. Për shëmbull, sistemi i
sigurisë sociale përfshin transferta nga të rinjtë tek të moshuarit por gjithashtu edhe nga më të
pasurit tek më të varfërit. Megjithatë, është kontroversale që një ndarje predominante e të mirave
publike dhe veçanërisht e transfertave të favorizojë të varfërit në mënyrë disproporcionale.

Struktura Taksore

Shihni me vëmëmndje të dhënat e tabeluara më poshtë:


Tabela 3. Përbërja e të Ardhurave të Përgjithshme Vjetore, 1999

Përqindja e GDP

Të ardhurat tatimore

Taksa Direkte

Shteti Totali Totali Shtëpiakët Bizneset

ShBA-ja 31.0 15.1 12.4 2.8

Bashkimi

Europian (c) 45.4 15.3 11.8 3.4

Franca 50.4 12.2 9.5 2.7

Gjermania 44.5 12.0 10.3 1.5

Suedia 57.9 22.4 19.0 3.3

M. B. 40.4 16.3 12.5 3.8

Të ardhurat tatimore

Kontrinute Të mira

nga siguria Të ardhura dhe të ardhura

Shteti sociale (a) nga prona shërbime jo nga taksa (b)

ShBA-ja 7.1 1.0 7.7 7.2

Bashkimi
Europian (c) 13.6 2.0 14.4 5.7

Franca 19.3 2.8 16.0 4.9

Gjermania 19.6 0.7 12.2 9.9

Suedia 14.7 3.8 17.0 8.1

M.B 8.0 2.1 14.0 4.0

Burimi: Llogaritje të bazuara në të dhënat nga OECD.

(a.) Përfshin transfertat e tjera aktuale.

(b.) Të dhënat janë për vitin 2000.

(c.) Mesatare e thjeshtë për vëndet e BE-së.

Tabela e mësipërme përmbledh përbërjen e të ardhurave vjetore qeveritare në Europë dhe në SHBA.
Diferencat më të dukshme janë në sigurinë sociale, përfshi edhe pagat e punonjësve të qeverisë në
sektorin shëndetësor, e cila përfshihet nën nënndarjen “Paga dhe rroga”, kontribute dhe taksa mbi
të mirat dhe shërbimet.

Megjithatë, ka një dallim të rëndësishëm në strukturën e taksimit edhe brenda Europës. Shqetësimi i
këtij leksioni është barra fiskale e të pasurve në krahasim me atë të të varfërve. Për të përllogaritur
një matje preçize të progresivitetit të sistemit të taksave ndërmjet të gjithë këtyre vëndeve do të
nevojitej një punë vërtet kolosale për të evidentuar vërtet diferencat ndërmjet kodeve të taksave.
Por në fakt janë përdorur të dhënat nga një grupim taksash në vëndet Europiane dhe është marrë
një mesatare, koresponduese me të ardhurat federale nga barra e taksave në SHBA. Të dhënat kanë
treguar se nivelet marxhinale të taksave në SHBA janë më të larta në SHBA se në Europë, për nivelet
e ulta të të ardhurave (deri në 50 % të mesatares së pagës së punëtorëve) dhe më të ulta për nivelet
e larta të të ardhurave.

Gjithashtu, deferencat ndërmjet SHBA-së dhe Europës bëhen më të mëdha në vlera absolute me
rritjen e të ardhurave.

Shkurtimisht, sistemi i taksave mbi të ardhurat është më tepër progresiv në Europë sesa në SHBA.

Trendi Historik në Madhësinë e Qeverisjes


Për të kuptuar arsyet e këtyre diferencave ndërmjet SHBA-së dhe Europës duhet që ne të njohim disi
edhe histrinë e rishpërndarjes në të dy rajonet. Në veçanti duhet të evidentojmë madhësinë e
qeverisë dhe hollësisht madhësinë e shtetit të mirëqënies që derivon nga kjo. A ndajnë këto dy
vënde të njëjtjën madhësi të qeverisjes për ndonjë pjesë dhe më pas ndryshojnë, apo kanë diferenca
të përhershme?

Tabela 4. Shpenzimet Qeveritare mbi Subvensionet dhe Transfertat

Përqindja e GDP

Shteti 1870 1937 1960 1970 1980 1998

ShBA-ja 0.3 2.1 5.0 7.5 10.4 11.0

BE-ja (b) 0.9 6.8 10.7 13.2 17.9 19.0

Francë 1.1 7.2 14.1 14.9 18.4 21.5

Gjermani 0.5 7.0 13.7 15.4 20.4 22.1

Suedi 0.7 ... 8.1 12.1 21.1 23.8

MB ... 10.3 9.2 ... ... 16.4

Memorandum:

Diferencq,

B.E-ShBA. 0.6 4.7 5.7 5.6 7.6 7.8

Burimi: Llogaritje të bazuara në të dhënat nga from Tanzi and

Schuknecht (2000) and OECD, no. 68, 2000.

(a.) Ose vit më i afërt për të cilat të dhënat janë në dispozicion.

(b.) Mesatare e thjeshtë e Austrisë, Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Irlandës, Italisë,
Holandës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Tabela e mësipërme jep një përgjigje të qartë nga fillimi i zgjerimit të sektorit publik ne fund të
shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe SHBA-ja dhe Europa tregojnë modele shumë të ndryshme.
Megjithëse norma e shpenzimeve mbi mirëqënien ishtë më e lartë në fund të shekullit të 19,
diferencat absolute u rritën me zgjerimin e shtetit të mirëqënies si në SHBA dhe në Europë,
veçanërisht në vitet 1960 – 1970.

Vëzhgimi se diferencat janë të qëndrueshme për një kohë të gjatë është e rëndësishme, sepse ajo na
lejon të prejashtojmë shpjegimet mbi diferencat specifike për një periudhë të veçantë apo për një
ngjarje të tillë.

Politikat në mbështetje të të Ardhurave dhe Rrjetet e Sigurisë

Në vijim të të dhënave të siguruara është e rëndësishme që të krahasohen programet specifike për


mbështetjen e të ardhurave dhe rrjetet e sigurisë. Do të marrim në konsideratë Gjermaninë, Suedinë
dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të fokusohemi në një familje përfaqësuese. Do të
përcaktojmë shtrirjen që progrmet ekszistuese dhe parashikimet mund të jenë përfituese për një
familje të tillë kur ajo përjeton varfërinë. Do ekzaminojnë koston e rritjes së një fëmije, të
sëmundjeve, të paaftësive dhe të varfërisë ekstreme (në dispozicion është edhe appendix B). Do të
diskutojmë politikat e papunësisë në konteksin e rregullave më të përgjithshme të tregut të punës.

Familja e përzgjedhur si përfaqësuese është e përbërë nga dy të rritur dhe dy fëmijë. Të rriturit janë
të dy të moshës 35 vjeç, janë punonjës me produktivitetin mesatar dhe kanë 15 vite eksperience
pune. Të dy fëmijët janë të moshave 8 dhe 12 vjeç dhe për të ndërmarë një etapë shpesh përdoren
administratorët e sigurisë sociale. Pagesat mujore para taksimi për një punlror produktiv mesatar në
të tre vëndet, të njehsuara në dollarë janë : 2,498 $ në SHBA, 2,561 $ në Gjermani dhe 1,880 $ në
Suedi.

PËRFITIMI FAMILJAR. Përfitimet për fëmijët janë të disponueshme për çdo prind në Gjermani dhe
Suedi, pa lidhje me të ardhurat, derisa fëmija të arrij moshën 18 vjeç në Gjermani ose 16 vjeç në
Suedi, por këto limite mund edhe të zgjaten nëse fëmija ndjek arsimimin e lartë. Në kontrast, lejime
të tilla nuk ekxistojnë në SHBA? Megjithatë, toleranca speciale për fëmijët e famijeve me të ardhura
të ulta janë akoluar nën programin e Asistencës së Përkohshme për Familjet në Nevojë (TANK which
replaced the Aid to Families with Dependent Children, or AFDC, program in the mid-1990s).

Si përmbledhje, çdo fëmijë ka të drejtën e përfitimit mujor nga pëfraqësuesi i familjes së 136 $ në
Gjermani, 87 $ në Suedei dhe zero në SHBA.

KUJDESI SHËNDETËSOR. Sistemi publik shëndetësor në Gjermani dhe Suesi gjithashtu ka diferenca të
rëndësishme dhe domethënëse nga ai i SHBA-së. Të dyja këto shtete sigurojnë një mbulim universal
me përfitime të palimituara duke pëfshirë këtu tarifat e vizitave tek doktori, hospitalizimin dhe
koston e produkteve farmaceutike, SHBA-ja nga ana tjetër, mbështetet në dy programe, Medicare
dhe Medicaid, të cilat targetojnë kryesisht të moshuarit, për programin e parë dhe individët e
familjeve me të ardhura të pakta, për atë të dytë. Nëse një anëtar i familjes sonë përfaqësuese, në
SHBA, sëmuret dhe duhet të vizitohet tek doktori ose të qëndrojë në spital, ai ose ajo nuk do të
mund të fitojë të drejtën e fondeve apo shërbimeve publike (megjithëse një numër i madh
punëdhënësish ofrojnë sigurimin e tyre shëndetësor si pjesë e paketës së tyre të kompesimit). Në
kontrast, familjari përfaqësues në Gjermani ose Suedi do të ketë më shumë se këto shpenzime të
mbuluara nga programi publik i kujdesit shëndetësor. Një pjesë e vogël e kostove është e konceptuar
nga familjari në formën e pagesës së zbritshme. Në Gjermani familjari paguan një pagesë të tillë prej
9 $ në ditë për hospitalizimin; në Suedi kjo madhësi e zbritshme është 8 $ në ditë; dhe gjithashtu ka
dhe një pagesë tjetër të zbritshme prej 10 $ dhe 14 $ për trajtimin medikamental.

PËRFITIMET PËR SËMUNDJE DHE LËNDIME AKSIDENATALE. Përfitimet e sëmundjeve kanë për qëllim
të zëvendësojnë humbjen e fitimeve për shkak të sëmundjes së familarit i cili është edhe siguruesi i
të ardhurave. Edhe një herë, mbulimi dhe zgjatja e përfitimeve dallojnë radikalisht qartë ndërmjet
Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dy vëndeve Europiane të marra në analizë këtu. Në fakt,
vetëm pesë shtete në Amerikë ofrojnë ndonjë llojë përfitimi për shkak të sëmundjes (nuk ka një
përfitim sëmundshmërie federale ), ndërsa legjislacioni në Gjermani dhe në Suedi garanton përfitime
për të gjithë personat me pagë apo pagesë punësimi; këtë përfitime zëvendësojnë respektivisht deri
në 70 % dhe 80 % të pagesave bruto. Nëse kryefamiljar i/ia, e familjes tonë përfaqësuese në SHBA do
të sëmurej (dhe nëse do të ishte me fat që të jetonte në një nga pesë shtetet që ofron përfitim për
sëmundje), ai ose ajo do të mund të merrte ndërmjet 452 $ dhe 1,576 $ për një muaj ( që pë të bësh
llogaritë me pagesat mujorew të prezumuara është ndërmjet 18 % dhe 63 % të pagës mesatare);
përfaqësuesi përkatës i familjes së marrënë analizë në Gjermani do të merrte 1,793 $ në muaj dhe
homologu i tij në Suedi do të merrte 1,504 $ në muaj. Përfitimet për familjarin tonë në SHBA do të
zgjasin maksimumi për një periudhe pesëdhjetë e dy javore, ndërsa përfitimet për homologun e tij
në Gjermani do të përfundonin pas shtatëdhjetë e tetëjavësh dhe ato për atë Suedez do të
vazhdonin pambarimisht.

Lëndimet aksidentale ndodin në ndërmarje dhe sipërmarrje ose në lidhje me situatat dhe specifikat
e punës së punëmarrësit dhe janë të mbuluara në të tre vëmdet që ne kemi marrë në ama lizë,
përfshi çdo shtet në SHBA dhe këto përfitime janë gati të krahasueshme njëlloj. Punëtorët Gjerman
dhe Suedezë të cilët vuajnë nga lëndimet në punë e shihin të ardhurën e tyre të zëvendësuar sipas
shumës së mbledhur nga përfitimet e sëmundjes, ndërsa punëtorët amerikanë marrin ekuivalenten
e dy të trevate të pagës së tyre javore, deri në një maksimum prej 270$ deri në 714 $ për një javë,
në vartësi të shtetit.

PËRFITIMET E PAAFTËSISË. Të tre këto vënde gjithashtu kanë parashikime të zëvendësimit të të


ardhurave të humbura për shkak të paaftësisë së angazhimit në një aktivitet fitimprurës. Pjesëmarrja
është e detyrueshme në të tre sistemet dhe mbulimi bazohet mbi historikun e punës. Shtetet e
Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kërkojnë së paku pesë vjet punësim përpara se punonjësi të
marrë përfitimet; në Suedi kërkesa është për tre vjet. Por zgjatja e mbulimit ndryshon në mënyrë
rrënjësore nëpërmjet tre vëndeve. Duke patur parasysh që në SHBA ponsioni i paaftësisë bazohet
mbi mesataren e pagesave mujore të punonjësit, në Suedi skema siguron një pension minimal bazë, i
cili shtohet nga një pension suplementar i bazuar në të ardhurat, ndihma financiare e kujdesit si dhe
ndihma financiare e paaftësisë.; pensionet Gjermane janë të llogaritura duke përdorur nivelin e të
ardhurave dhe numrin e viteve të kontribuimit në skemë. Për shëmbullin tipik të punonjësit të
paraqitur, shuma e përfitimeve të paaftësisë në SHBA është 1,063 $ dhe në Suedi 1,504 $. Këto i
korespondojnë 43 % dhe 80 % të mesatares së pagës respektive.

ASISTENCA E VARFËRISË. Në të tre vëndet, programe të caktuara qeveritare i drejtohen direkt


personave që janë të paaftë të mbështesin veten por që nuk janë të përfshirë në skemat e
përshkruara më sipër. Këta persona mund të dështojnë të përmbushin kriteret e pranueshme për
shkak të kontribuimeve të mëparshme të pamjaftueshme ose dhe sepse të ardhurat e tyre mund të
jenë shumë të ulta që t’u mundësojnë atyre pjesëmarrjen në skemat e sigurimit. Programet që
mundësojnë këto transferta të pastra kesh dallojnë në strukturë në të tre vëndet. Gjermania dhe
Suedia besojnë në projektet e palimituara dhe të pakushtëzuara (të quajtura respektivisht Sozialhilfe
and Socialbidrag), të cilat janë krijuar së pari për të lehtësuar varfërinë. Projekte dhe programe të
tjera shtesë për të mbuluar shpenzimet e ambienteve të banimit dhe të ngrohjes janë gjithashtu të
disponueshme për residentët në Gjermani. Nga ana tjetër, SHBA-ja ofron një koleksion me plane e
programe të targetuara për grupe të ndryshme të popullatës, Të Ardhurat Suplementare të Sigurimit
(SSI) targetojnë të moshuarit dhe personat e paaftë me të ardhura vjetore bruto nën 14,500 $;
pagesat federale mund të rriten edhe nga suplementet e shteteve të veçanta. Programi TANF, i
përmendur edhe më parë, është i limituar në dy vjet asistencë; përfituesit e saj të cilët janë të aftë të
punojnë duhet të gjejnë punë në përfundim të kësaj periudhe trajtimi. Projekte të tjera, të tilla si ato
të asistencës së artikujve ushqimor dhe lëndëve ushqyese dhe ato të asistencës për ambiente
banimi, gjithashtu sigurojnë lehtësira për familjet me të ardhura të pakta.

Një familje përfaqësuese në SHBA që ka zero të ardhura dhe që i ka ezauruara të gjitha pretendimet
e tjera për përfitime të rregullta mund të jetë në gjëndje të përfitoj 1,306 $ në muaj nga këtë lloj
programesh (726 $ nga programi SSI, ose 29 $ të pagës mesatare mujore dhe 580 $ nga programi
TANF, ose 23 $ të pagës mestare). Një familje homologe me të por në Gjermani mund të jetë në
gjëndje të përfitoj 1,008 $ në një muaj dhe nëse do të ndodhej në Suedi i njëjti homog do të merrte
892 $ në muaj (respektivisht 39 % dhe 47 % të mesatares së pagës). Këto shuma nuk përfshijnë
përfitime nga programe të tjera shtesë siç mund të jetë ai i asistencës për ambiente banimi.

Politikat e Tregut të Punës

Jo të gjitha politikat rishpërndarëse përfshijnë shpenzimet qeveritare. Legjislacioni në disa zona të


tjera gjithashu përcakton edhe shkallën e përfshirjes qeveritare në rishpërndarjen e të ardhurave.
Një rast i dukshëm i kësaj është ajo e politikave të tregut të punës. Rregullat dhe ligjet e punës, siç
janë ato të vendosjes së një page minimale mbajnë pagat reale më të larta seç ato do të mund të
ishin në kushte të tjera.
Table 5. Krshasimi i Pagës Minimale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Europian.

Përqindje

Raporti i pagës minimale me

Pagën mesatare të prodhimit

Paga mesatare (a) OECD (b) Eurostat (c)

Shteti (1991-94) (1997) (1999)

ShBA-ja 39 36 34

Bashkimi Europian 53 56 53

Francë 50 68 63

Gjermani 55 ... ...

Suedi 52 ... ...

M.B 40 ... 44

Burimi: Nickell and Layard (1999); OECD, Employment Outlook, 2000; llogaritjet janë bazuar në të
dhënat e Eurostat, Paga minimale në Bashkimin Europian, 2001.

(a.) Siç është raportuar në Nickell dhe Layard (1999), Mesatarja në BE është për trembëdhjetë vende
(përjashton Greqinë dhe Luksemburgun).

(b.) Mesatarja në BE është për Belgjikën, Francën, Greqinë, Luksemburgun, Holandën, Portugalinë
dhe Spanjën.

(c.) Mesatarja në BE është për Belgjikën, Francën, Greqinë, Irlandën, Luksemburgun, Holandën,
Portugalinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar

Tabela e mësipërme përmbledh të dhënat mbi pagat minimale në Europë dhe SHBA. Të dhënat janë
nga disa burime të ndryshme por gati të gjitha atë thonë të njëjtën gjë. Paga minimale në Bashkimin
Europian është 53 % e pagës mesatare, ndaj 39 % të asaj në SHBA. Në Francë paga minimale është
afërsisht 65 % e mesatares së pagës në industrinë përpunuese, krahasuar kjo me 36 % të asaj në
SHBA.

Tabela më poshtë sjell disa masa të tjera të rregullave në tregun e punës duke përdorur të dhëna të
grumbulluara nga Stephen Nickell and Richard Layard.

Table 6. Rregulloret e Tregut të Punës në SHBA dhe në BE.

Njësitë siç tregohen

Standartet Mbrojtja Pushimi

e punësimit, e punësimit, vjetor

1985-93 (a) 1990 (b) minimal, 1992

Shteti (indeks) (indeks) (javë)

ShBA-ja 0 1 0

Bashkimi Europian (c) 5 14 4

Francë 6 14 5

Gjermani 6 15 3

Suedi 7 13 5

Mbretëri e Bashkuar 0 7 0

Përfitimet e papunësisë

Raporti

zëvendësimit, Kohëzgjatja,

1989-94 1989-94

Shteti (përqindje) (vite)


ShBA-ja 50 0.5

Bashkimi Europian (c) 59 2.6

Francë 57 3.0

Gjermani 63 4.0

Suedi 80 1.2

Mbretëri e Bashkuar 38 4.0

Burimi: Nickell dhe Layard (1999); Niekell (1997).

(a.) Kombinon disa masa për rregullimin e tregut të punës dhe shkon nga 0 në 10, me 10 maksimale.

(b.) Mat fortësinë e kufizimeve ligjore për punësimin dhe shtrirja dhe shkon nga 0 në 20, me 20
maksimale

(c.) Mesatar e e thjeshtë i trembëdhjetë vende të BE-së (përjashton Greqinë dhe Luksemburgun).

Megjithëse një shumë e paanë e varianteve është studiuar brenda Europës, në të gjitha matjet SHBA
pikëzohet më poshtë (shpesh herë shumë më poshtë) sesa mesatarja Europiane. Kolona e parë e
tabelës paraqet një indeks të përpunuar nga OECD i cili kombinon disa aspekte të legjislacionit të
dizenjuar për të mbrojtur puëtorët në vemdet e punës. Pika minimale është yero dhe ajo maksimale
10. Kolona e dytë raporton një indeks mbrojtjeje punësimi (që është frenimi mbi besimin e
ndërmarjeve për të kufizuar punonjësit), ku me 20 indikatohet pbrojtja më strikte. Në matjen e parë
SHBA pati një pikavarazh zero dhe në të dytën vetëm një pikë. Tre kolonat e tjera raportojnë matje
të një lejeje minimale vjetore dhe nivelin dhe zgjatjen e kompesimit të papunësisë. Në të tre matjet
SHBA-ja mori pikë më të ulta sesa Bashkimi Europian si një i tërë dhe më të ulta edhe se secili shtet
individual Europian i listuar (prejashtim bën Britani e Madhe ku niveli i kompesimit për paunësinë
është më i ulët).

Pikët për disa vënde të tjera jo - Europiane dhe jo - Amerikane (vënde të tilla si Australia, Japonia
dhe Zelanda e Re, të dhënat nuk janë treguar) gjenden diku ndërmjet atyre të SHBA-së dhe të
Europës kontinentale. Në disa matje këto vënde mund të jenë edhe shumë afër pikëve të SHBA-së
dhe në disa të tjera afër vëndeve Europiane. Megjithatë, SHBA-ja dhe Europa duket se janë eksterme
polare.

A ka funksionuar kjo?

Pasojat e një ekspansioni më të madh të shtetit të mirëqënies në Europë sesa në SHBA janë të
rëndësishme, por dhe qëllim i këtij leksioni. Do tëpërpiqemi të shpjegojmë shkaqet e këtyre
diferencave, jo tëpasojave të tyre. Megjithatë, është me vlerë të ndalojmë shkurtimisht për
karakterizimin dhe konvencionimin e mënçur (nëse ka ndonjë) mbi këtë çështje. E padobishme të
thuhet, pyetja mbi impaktin e një shteti të gjerë mirëqënieje është e vështirë t’i përgjigjesh dhe e
ngarkuar me pagjykime ideologjike. Mendimi i përgjithshëm është se një vlerësim i drejtë dhe
relatoivisht jokontroversal i efektit të këtyre nivelev të diferencës së politikave restriktive në termat
më të gjërë paraqitet si më poshtë.

Sipas Vito Tanzi and Ludger Schuknecht, në një argumetim të përbashkët në një studim të para afër
10 vjetësh, mbi rritjen qeveritare, duke marrënë konisderatë disa indikatorë si çelësa social, të tillë si
masat mbi shëndetin, pritshmëritë e jetës dhe arritjet arsimore, nuk ka diferenca ndërmjet shteteve
me një qeveri të madhe siç janë ato në Europën kontinentale dhe vëndeve me një qeveri të vogël siç
janë ato në SHBA. Nga ana tjetër, një trup e madhe kërkuesish kanë treguar se pabarazia në të
ardhurat pas taksimit është më e ulët në vënde me qeveri të madhe dhe veçanërisht në vënde me
shpenzime të larta sociale. Siç dhe dihet mirë tashmë, krahasimi i normës së pabarazisë dhe varfërisë
ndërmjet shteteve është një fushë e minuar. Megjithatë, është gati e qartë se pabarazia në të
ardhurat pas taksimi është më e ulët në vëndet Nordike, e ndërmjetme në vëndet Europiane
qëmdrore dhe jugore, e lartë në Mbretërinë e Bashkuar dhe edhe më e lartë në SHBA. Kur dikush
krahason shpërndarjet e të ardhurave të disponueshme ndërmjet popullatës në SHBA dhe Europë,
një diferencë e habitshme dhe interesante në porcione më të vogla të të ardhurave ndodhin tek ata
me më pak para, në SHBA. Çka do të thotë, pabarazia më e madhe në SHBA nuk buron nga përqindja
më e lartë e të qënit veçanërisht reltivisht të pasur me ata mesatarë, kështu që shumica e përindjes
së poshtme janë veçanërisht të varfër. Për shëmbull, në 1980, mesatarja e të ardhurave ndërmjet
përqindjes më të ulët ka qënë afërsisht një e treta e mesatares së SHBA-së, krahasuar kjo me më
shumë se 55 % në shumë vënde Europiane, përfshi Francën dhe më shumë se 60 % në disa vënde
Nordike. Një mënyrë tjetër e të paritmtë këasj situate është ajo e krahasimit të popullatës me të
ardhura nën 50 % të mesatares. (Shumë vënde Europiane përdorin këtë përcaktim për të evidentuar
vijën e varfërisë.) në vartësi të kriterit të përdorur kz fraksion isjhte rreth 17 % - 18 % në SHBA ndaj
vlerave të 5 % - 8 % në Suedi dhe Gjermani (të dhënat i referohen atyre të findit të vitit 1980).

Në vitin 1990 pabarazia e të ardhura u rrit ashpërsisht në Mbetërinë e Bashkuar dhe disi më pak në
SHBA. Në vëndet kontinentale të Europës, ndryshimet në pabarazinë e të ardhurave në dekadën e
fundit kanë qënë disi më të vogla. Duket se, për shkak të theksit të vogël mbi politikave të
rishpërndarjes drejt të varfërve, shtresa e fundit e përqindjes së të ardhurave në SHBA është më pak
në gjëndje të mirë se përqindja e fundit e vëndeve Europiane. Çka do të thotë se të varfërit në SHBA
janë realisht të varfër.

Sa “kushton” reduktimi i pabarazisë e përftuar nga një rishpërndarje më e madhe qeveritare, në


termat e ngadalësimit të rritjes, për shkak të taksimit më të lartë, rregullave më të përforcuara dhe si
e tillë kjo është një pyetje e madhe dhe e vështirë, tëcilës ne nuk mund as të nisim t’i përgjigjemi.
Assar Lindbeck ka prezantuar një diskutim të shkëlqyer dhe ezaurues të kësaj çështjeje në Suedi.
Konkluzioni i tij është se në periudha të gjata marrëveshja ndërmjet rishpërndarjes dhe rritjes është
gati në gjumë. Në vitin 1970, përpara shpërthimit të shtetit të mirëqënies, Suedia i ka pasur të
ardhurat për person ekuivalente me 115 % të mesatares të vëndeve të OECD, e katërta nga renditja
e të gjithave. Ndërsa, në vitin 1995, të ardhurat Suedeze për person ishin vetëm 95 % të mesatares
së OECD dhe Suedia kishte rënë me 16 vënde. Dikush mund të pyesë nëse marrëveshja është kaq e
fjetur në nivelin e mbrojtjes sociale, më pak ekstreme se Suedia. Vëndet e tjera të cilat e zgjeruan
mbrojtjen sociale nuk u bënë aq të varfëra sa Suedia. Gjithashtu, aspekte të caktuara të politikës së
rishpërndarjes, të tilla si mirëfunksionimi i sistemit publik arsimor, mund të kujdesen për akumulimin
e kapitalit human. Një çështje e lidhur me këtë është kosto, në termat e formatiti të punësimit dhe
rritjes së mbrojtjes së punësimit, por kjo është një çështje tjetër e pafund e cila do të kërkonte jo një
por shumë leksione e punime për ta bërë në mënyrën më të drejtë.

Bamirësia dhe Parashikimi Privat i Mirëqënies

Të dhënat e parashikuara bëjnë të dukshme faktin se vëndet Europiane ofrojnë më tepër mirëqënie
publike sesa ato të SHBA-së. Por Amerikanët janë më tepër të angazhuar në dispozitat e mirëqënies
private (që është bamirësia) sesa Europianët. Si shtetas privatë, amerikanët duket të shfaqen si më
të dhënë në ofrimin e kohës së tyre dhe të parave për të varfërit sesa europianët.

Është përdorur Studimi Botëror i Vlerave (World Values Survey), për të llogaritur pjesëmarrjen e të
rriturve në secilin prej disa vëndeve europiane, të cilët janë anëtarë të organizatave bamirëse.
Studimi Botëror i Vlerave është një koleksion studimesh ku pyetje të njëjta bëhen në vënde të
ndyshme në vite të ndryshme, ndërmjet 600 dhe 2000 personave që janë intervistuar në secilin
vënd. Megjithëse anëtarësimi në organizatat e bamirësisë është një mjet joperfekt i kontributit
kohor në bamirësi (nuk mat intensitetin e përfshirjes në këtë aktivitet), është një nga mjetet më të
mira të mundshme. Në SHBA, 11 % e të pyeturve thanë se ata janë pjesëmarrës në një grup
bamirësie për vitin e fundit; mesatarja e vëndeve Europiane në studim ishte 4%. Vëndet Europiane
me treguesit më të lartë anëtarësimi në sektorin e bamirësisë private është Norvegjia, me së paku 9
% të pjesëmarrësve që deklarojnë se janë pjesëmarrës në këto tip organizimesh. Dhe ana tjetër e
këtij spektri është Danimarka ku vetëm 2 % e individëve deklarojnë pjesëmarrjen e tyre në këto lloj
aktivitetesh.

Kjo punë vërteton edhe literaturën e madhe në bamirësinë private në SHBA. Për shëmbull, Këshilli
Kombëtar për Organizatat Vullnetare në Mbretërinë e Bashkuar dhe grupet jo fitimprurëse të
Bashkuar për një Ekonomi të Ndershme dokumentojnë kontributin vullnetar bamirës në SHBA me
një total prej 190 bilion $ në vitin 2000 ose e përllogaritur në 691 $ për person. Kjo mund të
krahasohet lehtë me kontributet e raportuara për frymë në Mbretërinë e Bashkuar me 141 $ dhe me
57 $ për Europën si një e tërë. Lehtësisht e dukshme, një fraksion i madh i donatorëve Amerikanë
bëjnë kontribute bamirësie edhe pse ata marin të ardhurat e standartizuara nga taksa e të
ardhurave. Kjo do të thotë, për shumë Amerikanë, kontributet nuk janë të drejtuara nga zbritja e
taksave për donacionet e bamirësisë. Theda Skocpol, Marshall Ganz dhe Ziad Munson kanë
dukumentuar mbulimin kombëtar të shumë grupeve vullnetare në SHBA, të cilët kanë ofruar një
variete të pasur të formave të asistencës.

Këto rezultate kanë sygjeruar, por vështirë se e kanë provuar, dy implikime. E para, furnizimi publik
me mirëqënie në pjesë veçon bamirësinë private. Siç është rënë dakort edhe nga Glaeser and
Andrei Shleifer, nëse qeveria transferon tek individë të veçantë rënie të pagesave sa kohë që
donacionet private rriten, këto transferts do të reduktojnë stimulin për bamirësinë private. Këto
rezultate gjithahjshtu kanë sygjeruar se ofrimi gjeneroz Europian me mirëqënie nuk buron nga
ndonjë dhuratë e madhe natyrore e altruizmit në europë.

(Shtojcw)

Teoria dhe Diskutimi

Në këtë pjesë do të prezantohet shkurtimisht një model formal i përcaktimit të nivelit të


rishpërndarjes. Ne e modeluam sistemin e mirëqënies si një skedë e transfertave e cila është e
indeksuar me një parametër të vetëm: normën e taksës së të ardhurave (tau). Në këtë sistem çdo
individ merr transfertat neto të barabarta me [tau]([delta] Y - Y ), ku Y është e ardhura individuale, Y
është e ardhura mesatare në një vend (shtet) dhe [delta] < 1 prezanton humbjet e përfshira në
rishpërndarje. Sistemi i rishplrndarjes është i vetë financuar, në sensin që pagesa mesatre në një
vend është e barabartë me zero. Parametri [delta] do të thotë që të kapë (tërheqë) një shkallë të
gjërë të mundshme të inefiçensës së lidhur me qeverinë, të tilla siç mund të jenë kostot
administrative dhe shpenzimet e motivuara politikisht mbi programe me pak vlera sociale. Ajo
gjithahstu përfshin edhe humbjet e mirëqënies për shkak të shtrëmbërimeve; në këtë rast [delta]
duhet të jetë në funksionin e [tau], për të kapur faktin se humbjet e mirëqënies sociale zakonisht
rrisin në mënyrë proporcionale karorin e normës së taksës, por për thjeshtësi ne supozojmë se
[delta] dhe [tau] janë të pavarur.

Fazat e modelit të mësipërm, janë të tilla, në periudhën e parë individët marrin të ardhurat të
barabarta me [ Y. Sub. 0] dhe zgjedhin [tau] për periudhën e dytë. Norma e taksës për periudhën e
parë është e tadhmë e fiskuar dhe ne nuk modelojmë konsumimin ose kursimet gjatë kësaj
periudhe. Të ardhurat e periudhës së parë shërbejnë vetëm si një sinjal për të ardhurat e periudhës
së dytë dhe shpërndarja e tyre kapet nga një funksion me densitet g.

Në periudhën e dytëtë ardhuart janë marrë dhe rishërndarja dhe konsumimi ka ndodhur. Të
ardhurat në periudhën e dytë Y([Y.sub.0],[epsilon]), i barabartë (1 - [theta])[Y.sub.0] + [theta] [[mu]
([Y.sub.0]) + [epsilon]]. Parametri [theta] përfshin zgjatjen e lëvizshmërisë së të ardhurave: një vlerë
e u ulët e [theta] do të thotë se të ardhurat në periudhën e dytë do të jenë gati të barabarta me të
ardhurat në periudhën e parë. Variabli [mu]([Y.sub.0]) është shoku i të ardhurave të periudhës së
dytë, i cili rrit në mënyrë të dobët funksionet e të ardhurave tëmëparshme. Ky funksion do të kapej
edhe nga ygjatja e lëvizshmërisë së të ardhurave. Për shëmbull, n.q.se [mu]([Y.sub.0]) = [Y.sub.0],
atherë të ardhurat do të ishin më tepër të fiksuara sesa në rastin kur [mu]([Y.sub.0]) do të ishte
konstatnte për të gjithë individët. Termi e prezanton një shpërndarje zero është i presupozuar të jetë
ortogonal me termat e tjerë dhe shpërndarjen me densitet.

E gjithë kjo sygjeron dy shpjegime të mëdha të asaj se pse rishpërndarja mund të dallojë ndërmjet
SHBA-së dhe Europës. Së pari, kjo mund të ndodhë sepse struktura politike të diferencuara drejtojnë
dhe niveli është më i lartë në Europë, çka do të thotë se të varfërit kanë më shumë pëfaqësim atje.
Një diferencë e tillë është edhe riprezantimi proporcional që ekziston në shumë vënde të Europës, i
cili ,mund ta bëjëmë të lehtë për partitë fokusimin tek më të varfërit që të mund të mbijetojnë. Një
tjetër është dhe vakti se Kushtetuta e SHBA-së, ka vënë shumë frena mbi demokracinë, në mënyrën
që institucionet Europiane nuk e bëjnë. Disa institucione Amerikane, të cilat nuk janë demokratike
kanë të drejtëne vetos mbi rishpërndarjen në disa kontekse. Për shëmbull, Gjykata Supreme në
SHBA vendosi që taksa e të ardhurabe të ishte ilegale në vitit 1890, në kundërshtim me përdorimin e
saj të mëparshëm gjatë Luftës Civile.

Një shpjeqim i dytë lidhet me diferencat mbi vlerat dhe besimet në SHBA dhe në Europë. Kjo mund
të jetë e vërtetë për disa arsye. Më e dukshmja, nëse altruizmi ndërmjet racave është i limituar, ne
do të mund të prisnim që heterogjeniteti racial i madh në SHBA do të çonte në një dëshirë më të ulët
të votuesit të mesëm, i cili është i bardhë, t’i jepte personave të varfër të një ngjyre tjetër. Më
hollësisht, mund të jetë që amerikanët ka më tepër të ngjarë të lidhin varfërinë me përtacinë dhe t’i
konsiderojnë të varfërit të padenjtë për asistencë.

Dhe t’i kthehemi tani modelit ekonomik të rishpërndarjes egoiste dhe rregulave kryesore. Ky model
supozon se nuk ka altruizëm dhe se niveli i rishpërndarjes është i përcaktuar nga preferencat e
votuesit të mesëm. Në këtë ekstrem ky model :

Kur nuk ka të ardhura të sigurta dhe nuk ka altruizëm votuesi mesatr shkon në një cep zgjidhjesh.
Mungesa e të ardhurave të pasigurta mund të interperetohet si sygjerim i modelit statik ku të
ardhurat dihen në kohën e zgjedhjes së rishpërndarjes.

Në përgjithësi, dy gjëra përcaktojnë nëse votuesi mesatar kërkën rishpërndarje, së pari, nëse humbja
e pamndarë e mirëqënies sociale në taksim është e lattl, rishpërndarja është e pashpresë. Së dyti,
nëse shpërndarja e të ardhurave është asimetrike dhe rishpërndarje ka shumë mundësi të ndodhë.

Kur ka të ardhura të pasigurta dhe kur niveli i rishpërndarjes është vendosur përpara zbulimit nivelit
të të ardhurave, ne ka shumë mundësi që të gjejmënjëzgjidhje të brendshme për nivelin e
rishpërndarjes.

Megjithatë, marrëdhënia ndërmjet lëvizshmërisë së të ardhurave dhe rishpërndarjes është e


komplikuar. Më tepër lëvizshmëri çon në më pak rishpërndarje, nëse, goditja e të ardhurave të
pritshme i çon votuesit e mesëm mbi shpërndarjen e të ardhurave. Megjithatë, nëse të ardhurat e
pritshme pësojnë një goditje mesatare zero, paralajmërimi i rrezikut do të thotë që lëvizshmëri më e
madhe çon në një kërkesë më të madhe për rishpërndarje.

Të Dhënat Empirike

Qëllimi i testimit të propozimeve të mëpështme, është bërë nga karakteristikat e mundshme të


shpjegimeve të zgjatjes së rishpërndarjes në tre grupe, të cilat etikothen (disa herë në mënyrë të
pasaktë) ekonomike, politike dhe shpjegime të sjelljes.
Shpjegimet Ekonomike

PABARAZIA E TË ARDHURAVE PARA TAKSIMIT. Parashikimet sygjerojnë se rishpërndarja do tëjetë më


e lartë në Europë nëse pabarazia e të ardhurave para taksimit është më e lartë, ose nëse shpërndarja
e të ardhurave ka shumë mundësi të jetë asimetrike. Është vënë re se pabarazia e të ardhurave pas
taksimit është më e lartë në SHBA. Megjithatë, është e mundur që ndërhyrja qeveritare në Europë të
jetë kaq e përhapur sa ndryshon themelin, duke nënvizuar modelin e pabarazisë së lartë para
taksimit. Është përpunuar një database nga burimet standarte mbi pabarazinë e të atdhurave para
taksimit dhe koefiçienti Gini për SHBA-në ishte 38.5, ndërsa mesatarja për vëndet Europiane 29.1;
gjë e cila do tëthotë se Europa shfaqet të ketë më pak pabarazi të rëndësishme para taksimit.
Mbretësia e Bashkuar ka pabarazinë më të madhe të ët ardhurave në modelin Europian, por
koefiçienti Gini është prap 32.3. për të ekzaminuar asimetrinë, mund të shihen ndarja e të ardhurave
të fituara nga përqindja kryesuese. Në SHBA, 20 % e përfituesve të të atrdhurave, çojnë në shtëpi
43.5 % të dollarëve para taksimit. Në Europë, si mesatare, përqindja kryesuese fiton 37.1 % të të
ardhurave para taksimit dhe në vëndet jo Europiane kjo përqindje kryesuese fiton më tepër se 41 %.
Duket qartë se SHBA-ja ka më tepër pabarazi në para taksim sesa Europa dhe më shumë asimetri në
shpërndarjen e të ardhurave. Megjithëse këto shifra janë para taksimi, rishpërndarja megjithatë
mund të mos jetë bërë pjesë përapara se fitimi të ketë ndodhur vërtet (për shëmbull edukimi). Në
fakt, pabarazia në të ardhurat e ulta para taksimit mund të jetë ende një shëmbull i efektit të
rishpërndarjes në Europë. Në mënyrë më të përgjithshme, të dhënat mbi atë pabarazia krijon më
tepër rishpërndarje është e miksuar si mës më mirë.

Ka dy shpjegime të mumdshme për dështimin në dukje të pabarazisë para taksimit i matur me


koefiçient Gini, që çon në më tepër rishpërndarje. Së pari, në vëndet me pabarazi të madhe të ët
atdhurave, të varfërit kanë shumë pak mundësi të kenë pushtet politik dhe që nga kjo për ta nuk
mund të ketë mundëlësi që të shkëtusin më shumë rishpërndarje nga të pasurit. Prandaj, disa vënde
mund të ketë mundesa të rregullave një-person, një-votë, e cila nënvizon përfundimet e modelit, por
në fakt kanë diçka më të afërt me rregullin një-dollar, një-votë. Mund t’i kushtojmë më poshtë
vëmëndje edhe debstiti të përcaktimit politik të rishpërndarjes dhe pushteti politik i të varfërve
është në fakt një faktor kritik. Së dyti, matja përpara koefiçientit Gini para taksimit është një
indikator i varfër i pabarazisë para taksimi, sepse një mikëpritje e politikave të tjera (me shtim të
sistemit të taksave) ndikon pabarazonë, ndaj koefoiçienti Gini mund të mbivlerësojë pabarazinë e
vërtetë para taksimi në SHBA. Megjithatë, të dhënat direkte mbi pagat mesatare të diskutuara më
parë dhe mbi kompensimet qeveritare sygjerojnë që ky interpretim ka mundësi të mos qëndrojë.

KOSTO E RISHPËRNDARJES. Të dhënat gjithashtu tregojnë se ka shumë mundësi të ketë më tepër


shpërndarje në Europë nëse taksimi krijon më pak shtrembërime ose nëse shpenzimet për
rishpërndarje në Europë kanë më pak të ngjarë të shoqërohen me kosto administrative apo projekte
të shkuara dëm. P.sh. nëse europianët do të kishon akses tek format e taksimit më pak të
shtrëmbëra ne do të prisnim që europianët të kishin një shtet mirëqënieje më të madh nga ky
drejtim.
Megjithlse pritshmëritë mbi përmirësimet e teknologjiosë së taksimit kanë luajtur një rol kryesor në
rritjen e rishpërndarjes me kalimin ekohlës, ne ende nuk besojmë se taksimi Europian është më
efiçent se taksimi Amerikan. Në fakt, të dhënat mbi evazionin për taksat dhe tatimet tregojnë të
kundërtën. Evazioni i taksave në fakt në vetvete nuk është se përmbledh inefiçencçn, por mund t”na
sygjerojë limitet për efiçencën e mbledhjes së taksave. Aftësia e shtetasve për të evituar taksimin
është së pari limit në menunë e formave të taksimit të cilat një shtet mund të përdorë.

Raporti Krahasues Global i vitit 1996 mori në studim liderët e biznesit rreth ankesave të taksimit në
vëndet e tyre. Mbi këtë subjekt Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën 4.47 pikë (vlen të citohet se
gjashtë përfaqësues kishin ankesat maksimale). Megjithatë, ka një heterogjenitet të konsiderueshëm
në Europë mbi ankesat mesatare mbi taksimin të cilat ishin dukshëm më të ulta këtu, me një
pikavarazh 3.5. Për më tej s”ka të dhëna se europianët pozicionohen më pak ndaj shtrëmbërimeve
të taksimit. Siç dhe është diskutuar më parë struktura e taksave në Europë është gati e larmishme.
Europa është shtëpia e taksës së vlerës së shtuar, taksës sëkonsumit, e cila mendohet të jetë më pak
shtrëmbëruese se një taksë e pastër e të ardhurave. Megjithatë, Europa gjithashtu përdor kontrollet
e qerasë, rentës dhe disa ndërhyrje të tjera në tregun e punës që mesa duket janë më tepër
shtrembëruese.

Megjithatë, rishpërndarja në SHBA ka mundësi të mos jetë më tepër shpërdoruese se rishpërndasrja


në Europë, ajo padiskutim që duket për tu duartrokitur qëamerikanët janë qënësisht më mukëpritës
për qeverinë dhe më të gatshëm të besojnë se qeveritë janë shpërdoruese dhe ka mundësi që të
shpenzojnë në projekte që votuesit e tyre propozojnë. Në fakt, SHBA-të janë krijuar nga një
revolucion antiqeveritar dhe historia e tyre përfshin një luftë civile në të cilën përafërsisht gjysma e
vëndit u ndesh ndaj qeverisë federale. Dyzet e tetë përqind e Europianëve iu përgjigjën Studimit
Botëror mbi Vlerat në favor të pronësisë më të madhe të qeverisë në ekonomi, ndaj 26 % të
amerikanëve që kishin shprehur këtë opinion. Kjo ka të ngjarë të reflektojë një mosbesim më të
madh te shteti brenda SHBA-ve.

Megjithatë, një pjesë tjetër e të dhënave nuk mumdëson që anti-statizmi amerikan i vetëm të
shpjegojë nivelin e ulët të rishpërndarjes në SHBA llogari të tjera dyshojnë mbi pikëpamjen se
Europianët kanë akses te më pak taksa të shtrembëruara. Nëse kosto reale apo e perceptuar e
qeverive ishte më e lartë në SHBA ne do të prisnim që qeveritë Europiane të ishin të mëdha në çdo
dimension, ndërsa, pas gjithë këtyre ato përballen me kosto sociale të fondeve më të ulta. Siç dhe e
kemi diskutuar dhe më parë, ky nuk është momenti për detaje të mëtejshme të këtij rasti.

Jonathan Parker diskutoi mbi disa implikime në konteksin e Bashkimit Europian. Ai ka listuar tre
arsye pse Europiane. Së pari. Rritja e mundësisë për lëvizshmëri brenda Europës mund të rrisë
franksionet linguistike brenda vëndeve dhe kjo mund të pengonte dëshirën për rishpërndarje në
vënde të caktuara. Së dyti, rritja e lëvizshmërisë do të limitonte gjithashtu mundësitë institucionale
të disa vëndeve të veçanta për rishpërndarje. Ndërssa nga ana tjetër aftësia e Bashkimit Europian
për rishpërndarje ndërmjet vëndeve do të jetë disi e limituar për shkak të vetos, si e drejtë e
vëndeve individuale (rast i njohur është situara aktuale në Greqi). Dhe së fundmi. Rritja e aftësisë për
tëlëvizur ndërmjet vëndeve dhe rajoneve të Europës do të rrisë edhe lëvizshmërinë e të ardhurave, e
cila do të ndryshonte pikëpamjen e votuesve nëse të varfërit janë përgjegjës për varfërinë e tyre, më
tepër sesa janë viktima të situatave të cilat ata nuk mund t’i kontrollojnë.
LËVIZSHMËRIA SOCIALE DHE PASIGURIA E TË ARDHURAVE. Modelet ekonomike të prezantuara më
poshtë sygjerojnë se ka dy rrugë nëpër të cilat lëvizshmëria sociale mund të shpjegojë hendekun
ndërmjet nivelit të mirëqënies mes SHBA-së dhe Europës. Së pari, votuesi i mesëm në SHBA mund të
presë rritje të të ardhurave në të ardhmen (relative me amerikanë të tjerë) ndryshe nga pritshmëritë
e votuesit mesatar në Europë. Sipas kësaj teorie, rritja e lëvizshmërisë të të atdhurave në SHBA (dhe
në mënyrë të veçantë, rritje e të ardhurave në të ardhmen nga votuesi i mesëm) mund të shpjegojë
rishpërndarje më të ulët në SHBA. Së dyti, Europianët mund tëkërkojnë më tepër rishpërndatrje
sepse ata përballen me më shumë goditje ekzogjene në të atrdhurat e tyre (ndoshta për shkak të
hapjes më të madhe të ekonomisë së tyre) dhe rishpërndarja redukton rrezikun. Sipas kësaj teorie,
lëvizshmëria e ulët e të ardhurave në SHBA mund të shpjegojë rishpërndarje më të ulët në SHBA.

Siç dhe do të mund të diskutohet më vonë, një teori e tretë e bazuar tek sjellja gjithashtu lidh
lëvizshmërinë me rishpërndsrjen. Kjo teori szgjeron se në shoqëri me lëvizshmëri të lartë të të
ardhurave, jo të varfërit ka më shumë të ngjarë tëbesojnë se varfëria është dhe ndodh për shkak të
dembelizmit. Në shoqëri më statike, në të cilat lindja përcakton të ardhurat, jo të varfërit ka më
shumë të ngjarë të mendojnë se më të disavantazhuarit janë të varfërit dhe kjo vetëm për shkak të
aksidentit të lindjes së tyre. Mund të diskutohet kjo edhe në nëndarjen për përcaktimin e altruizmit,
por për tani, neve na intereson alternativa e kësaj teorie se pse amerikanët me nivel të lartë
lëvizshmërie mund të lidhen me rishpërndarjen më të ulët.

Alesina dhe Eliana La Ferrara siguruan të dhëna mbi teorinë e parë të lëvizshmërisë ekonomike me
mbështetje të rishpërndarjes. Ato gjetën se individët të cilët kishin pritshmëri të mëdha për rritjen e
të ardhurave ka shumë të ngjarë që tëjenë kundër rishpërndarjes. Duke përdorur të dhënat nga
SHBA-ja këto autore realizuan edhe testet propabilitare nga ku rezultoi se individët me difereca në të
ardhura do të arrijnë nivele të të ardhurave në të ardhmen që do t”i bëjë ata rrejt të humbur të
rishpërndarjes. Kjo ka shumë mundësi për shkak të rritjes së lëvizshmërisë është një predikues i fortë
i mbështetjes individuale për rishpërndarje.

Për këtë teori të shpjegimit të diferencave në rishpërndarje ndërmjet SHBA-së dhe Europës, ka
mundësi që votiesi mesatar në SHBA ka shumë herë më tepër shance se ai mesatar në Europë për tu
bërë më i pasur në të ardhmen. Kjo mbase kombinon lëvizshmërinë e lartë me shanset specifike të
lëvizjes për lart për individë në shpërndarjen e mesme të të ardhurave. Ka dy tipe të dhënash në
këtë pyetje: lëvizshmëria aktuale e të ardhurave dhe pyetja e pyetësorit mbi lëvizshmërinë. Pyetja e
pyetësorit duket të ketë avantazh në përfitimin direkt të besimit të individit e cila ka për të qënë
edhe përcaktuesi direkt i sjelljes gjatë votimit. Diferencat në lëvizshmërinë e të ardhurave ndërmjet
vëndeve janë gati konztroversale dhe matja etyre është e vështirë për shkak të shkallës së lartë të
gabimit idiosinkratik të matjes, të shfaqur në të gjithë studimet e matjes së të ardhurave të
individëve.

Është e qartë se Amerikanët besojnë se ata jetojnë në një vend me lëvizshmëri shumë të madhe të
të ardhurave. Sipas Studimit Botëror të Vlerave, 71 % e amerikanëve dhe 40 % e europianëve
besojnë se të varfërit kanë një shanc për të shpëtuar nga varfëria. Por megjithëse këto studime
sygjerojnë besime të ndryshme rreth lëvizshmërisë ato nuk lidhen direkt me rritjen relative të të
ardhurave të prospektit tëvotuesit të mesëm. Në fakt, pyetja duket se lidhet më tepër me ndjenjat
rreth varfërisë dhe burimeve altruiste të rishpërndarjes sesa me fitimet financiare nga rishpërndarja
e votuesit të mesëm.
Të dhënat e përftuara nga lëvizshmëria e të ardhurave nuk sygjerojnë diferenca kaq të forta në
lëvizshmërinë e klasës së mesme ndërmjet SHBA-së dhe Europës. Për shëmbull, Peter Gottschalk dhe
Enrico Spolaore ndërtuan një matriks tranzicioni pesëmbëdhjetë vjeçare nga sasia e të atdhurave për
Amerikën dhe Europën. Kjo matricë tregon ndarjen e të ardhurave të mesme nga sasia e evitin 1984
të cilët oshin në sasira të ndryshme të të ardhurave në vitin 1999. Një observim i tillë i ngjashëm
ndërmjet SHBA-së dhe Gjermanisë është i mbrekullueshëm edhe pse duket se ka qartësisht
lëvizshmëri të lartë në klasën e mesme në SHBA. 10 % e gjermanëve dhe 11 % e amerikanëve që
ishin në klasën e mesme u ngritën lart në periudhën e mëpasme. 21 % e gjermanëve dhe 23 % e
amerikanëve në njësinë e mesme lëvizën sipër në njësimë e dytë. Gati e njëjta ndarje (31%) e të dy
grupeve qëndrojnë në mes të klasës. Klasa e mesme gjermae kishte më shumë të ngjarë që të
përfundonte në fund të klasës (16 % ndaj 12 % të amerikanëve) dhe korespondevisht kanë më pak të
ngjarë të përfundojnë në klasën tjetër pasuese të ulët, por gjithsesi diferencat duket të jenë të vogla.
Shumë studiues, përveç atyre që morën pjesë në kërkim sygjerojnë qe lëvizshmëria është më e lartë
në SHBA sesa në Itali.

Studimi i Gary Fields dhe Ok sygjeroi një shkallë të gjërë të vlerësimit të të ardhurave dhe krahasimin
ndërmjet SHBA-së dhe Europës. Megjithatë, nuk ka të dhëna të qarta që klasa e mesme në SHBA ka
kryesisht më tepër relativitet se lëvizshmëria gjermane.

Teoria e dytë – varieteti i të ardhurave drejton kërkesën për rishpërndarje – ka marrë më pak
vëmënmde dhe studime e eksperimete. Prejashtim bën Dani Rodrik i cili fokusohet në varietenë e të
ardhurave të detyrzara nga sinqeriteti, një argument të cilin tani do e largojmë.

Rodrik ndoqi një sygjerim nga David Cameron i cili thoshte se madhësia e qeverisë dhe veçanërisht e
politikave të mbështetjes së të ardhurave shpjegohet nga sinqeriteti i ekonomisë. Sipas Rodrik,
ekonomitë e hapura janë më tepër “të paqëndrueshme” sepse janë subjekt më i madh i goditjeve të
jashtme. Transfertat e mëdha publike sigurojnë sigurime dhe reduktojnë pastabilitetin në lumin e të
ardhurave individuale përgjatë gjithë jetës. Ndaj, për ekonomitë më të hapura “nevojitet” një qeveri
më e madhe. Alesina dhe Romain Wacziarg bien dakort se ekonomitë e hapura janë të vogla që do të
thotë se madhësia dhe hapja janë fortësisht të lidhura në kahe të kundërta. Për shkak se ekonomitë
e vogla tentojnë të jenë më të hapura është e vështirë të veçosh argumentin e sinqeritetit nga një
altzernativë e vetme, që do të thotë, që në ekonomitë e mëdha madhësia e qeverisë për person, ose
si një ndarje e GDB-së, është e vogël për shkak të ekonomisë së shkallës në prodhimin e të mirave
publike. Megjithatë, argumenti i sinqeritetit duhet të aplikohet më tepër në programetve
transferimit dhe idea e ekonomisë së shkallës më tepër për të mirat publike dhe infrastrukturë.

SHBA-ja është një ekonomi e madhe dhe më pak e sinqertë se ajo Europiane, por ajo është
gjithashtu më pak stabël se mesatarja e ekonomive Eiuropiane. Në termat e rritjes, papunësisë dhe
produktivitetit, ekonomia e SHBA-së ka shfaqur më shumë paqëndrueshmëri se mesatarja e vëndeve
europiane në 40 vitet e fundit. Studimi i Rodrik tregon paqëndrueshmërinë e jashtme të
detyrueshme, e cila miltiplikon paqëndrueshmërine në termat e tregëtisë për shkak të shkallës së saj
së sinqeritetit (matjet eksport plus import të ndara në GDP). Kjo mund të interpretohet në dy
mënyra. Së pari, ekonomia e SHBA-së mund të ketë më shumë preçizion variablash sepse transfertat
janë më të vogla. Megjithatë, përsa kohë ekonomia amerikane është më e mbyllur ajo do të jetë më
pak në nevojë për një qevri më të madhe. Me fjalë të tjera, nëse të gjitha vëndet do të ndanin të
njëjtat objektiva në termat e tregëtisë ndërmjet madhësive të qeverive dhe cikleve të
ndyshueshmërisë së bizneseve, SHBA-të do të ishin më tepër, jo më pak, stable se Europa. Përsa
kohë, sa për fillim, është më e madhe dhe më e mbyllur ajo duhet të jetë më pak e kushtueshme në
termat e taksimit për të arritur të njëjtin nivel stabilizimi. Ndaj nëse teoria e Rodrik është korrekte,
fakti se SHBA-të kanë më tepër eksperienë me ndryshueshmërinë se Europa sygjeron se amerikanët
dhe europianët e vlerësojnë në mënyrë të ndryshme tregëtinë-marrëveshjen ndërmjet madhësisë së
qeverisjes dhe ciklit të ndryshueshmërisë.
Shpjegimet politike

Shqyrtimi i shpjegimeve të ndryshme të diferencave ndërmjet SHBA-së dhe Europës nis me disa
regresione të kryqëzuara ndërmjet vëndeve në lidhje me sistemet elektorale të vëndeve të
përzgjedhura përsa i përket rishpërndarjes; më pas do diskutojmë edhe rolin e historisë politike.

REGRESIONI NDËRMJET VËNDEVE: SISTEMI ELEKTORAL. Literatura më e fundit ka hetuar teorikisht


dhe empirikisht marrëdhëniet ndërmjet rregullave elektorale dhe politikës fiskale. Veçanërisht më
këtë çështje janë marrë Gian Milesi-Ferretti, Perotti dhe Massimo Rostagno (MFPR) si dhe Torsten
Persson dhe Guido Tabellini. Këto punime kanë testuar hipoteza se në sistemin mazhoritar të
karakterizuar nga ndarja gjeografike mbi baza distriktesh në të cilat secili distrikt zgjedh një
përfaqësues, qeveria e zgjedhur do të favorizojë programet e shpenzimit të cilat janë gjeografikisht
të targetuara. Në kontrast me këtë, sistemi elektoral proporcional, do të favorizojë shpenzimet mbi
programet universale, po sipas kësaj hipoteze, përsa kohë në secilin distrikt më shumë se një
pëfaqësues është zgjedhur me anë të votës proporcionale të marrë. Shëmbull i qartë i kësaj janë
zgjedhjet proporcionale të pasta në një distrikt të vetëm kombëtar. Në këtë rast targetimi gjeografik
nuk do të kishte sens.

Për të testuar këtë ide, së pari duhet që të matet shkalla e proporcionalitetit të sistemit elektoral
dhe të diferencojmë ndërmjet shpenzi,eve në programe që mund të jenë gjeografikisht të targetuara
dhe ato të cilat nuk mund të jenë të tilla. Në teori kontrasti ndërmjet këtyre dy lloj tipesh
programesh është qartësisht i ndarë; në praktikë, është pak më pak. Për shëmbull, çdonjeri mbi një
moshë të caktuar ka të drejtën e përfitimit të pagesave të sigurimit social, pavarësisht rezidencës së
tij. Megjithatë, disa distrike apo rajone mund të jenë të populluara në mënyrë disproporcionale nga
të moshuarit. Në çdo rast, hipoteza e testuar është se programet e transferimit universal duhet të
jenë më të mëdha më vëndet dhe rajonet me sistem elektoral proporciionalisht më të mëdha.

Studime të ndryshme kanë rezultuar në përfundime konsistente me këtë hipoteza. Studimet kanë
përdorur matje të ndryshme transfertash, kampione të ndryshme vëndesh dhe përcaktime të
ndryshme proporcionaliteti dhe nëse këto i referohen qeverisjes qëndrore apo jo. Ndarja është
veçanërisht e rëndësishme nëse do të tentojmë të krahasojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me
vënde të tjera: SHBA është një sistem federal në të cilin diferencat ndërmjet të dhënave të
përgjithsme të qeverisjes qëdrore janë shumë të mëdha se në të gjitha vëndet e tjera. Për matjen e
proporcionalitetit një variabël i përdorur, i huazuar nga “Unioni Interparlamentar” , i cili mat nëse
një vënd ka sistem mazhoritar dhe zero në rsat të kundërt. Qartësisht, deferencat e sistemit
elektoral janë në shumë dimensione, një maket zero mund të humbasë shumë difernca ndërmjet dy
grupeve të sistemeve të grupuara sëbashku.
Ndaj janë ndërtuar disa varibla të bazuar në idenë e mëposhtme. Ata tentuan të evidentonin ndarjen
e votave elektorale që garanton që një parti të fitojë një vend në parlament në një distrikt elektoraë
ë një madhësie mesatare. Ky variabël i etiketuar UMS (për ndarje marzhinale të sipërme "upper
marginal share") i krahasueshëm me proporcionalitetin; sa më e lartë UMS aq më e vështirë është
për një parti të vogël të fitoj aksesin në parlament. Në një sistem dy-partiak me rregullin e parë të
kaluar, UMS morri një vlerë prej 0.5. Kjo vlerë pësoi rënie me një shkallë proporcionaliteti të
sistemit. Siç dhe studiuesit kanë treguar ndërtimi i një variabli të tillë nuk është një punë e lehtë
sepse ka shumë dimensione në të cilat sistemet elektorale diferencojnë nga njëri-tjetri.

Në tabelën e mëposhtme pasqyrohen të dhënat e siguruara nga studimet. Kolona e parë pasqyron
regresionin ku, variabli proporcional është ndërtuar si një “madhësi mesatare e distriktit” dhe është
një transformim invers një nga një i UMS. Kështu, ne do të presim një sinjal pozitiv të këtij variabli
nëse transfertat janë më të mësha në një sistem më tepër proporcional. Dhe në fakt ky variablë (i
logaritmuar) ka një koefiçient të rëndësisë së lartë. Edhe kontrollet e tjera të përdorura janë të
parëndësishme.

Tabela 8. Regresionet Cross-Shtete që Shpjegojnë Transferta me Variablat Politikë (a)

Variabla

të pavarur 8-1 8-2 8-3 8-4

Proporcionaliteti (b 2.150 ** 1.809 * 1.021 *

(0.656) (0.728) (0.421)

GDP për frymë 5.151 5.035 1.823 -0.876

(3.571) (3.558) (1.519) (0.980)

Openness (c) 0.043 0.032 0.009

(0.040) (0.027) (0.010)

Përqindje e 0.753 0.678 1.096 ** 1.315 **

popullatës (0.478) (0.481) (0.298) (0.217)

mbi 65

Përqindje e 0.140

popullatës (0.138)

mes 15-64

Regjimi -1.526
maxhoritar i imituar (d) (0.994)

Regjimi -0.207

Presidencial i imituar (1.227)

Mareti Azi 2.047

(2.691)

Maketi Karaibe -0.095

(2.164)

Maketi Amerika -0.791 1.042

Latine (3.102) (1.776)

Përmbledhje statistikore

Nr. i

observimeve 20 20 38 60

[R.sup.2] 0.58 0.61 0.84 0.82

Burimi: Llogaritjet e autorëve duke përdorur të dhëna nga Milesi-Ferretti, Perotti dhe Rostagno;
Persson dhe Tabellini (2000); dhe Perotti (1996).

(a.) Regresionet 8-1 përmes përdorimit të 8-3 transferime si pjesë e PBB si variabël i varur dhe të
dhënat për 1991-1994 nga Milesi-Ferretti, Perotti, dhe Rostagno. Regresioni 8-4 përdor shpenzimet
sociale si pjesë e PBB si variabël i varur dhe të dhënat për 1960-1998 nga Perssonand Tabellini
(2000). Të gjitha specifikimet përfshijnë një konstante (nuk raportohet), statistikat t janë raportuar
në kllapa. * Tregon rëndësinë në nivelin 5 për qind, ** në nivelin 1 për qind.

(b.) Mast përqindjen e votave të një qarku të nevojshme për të kapur një vend, e shprehur në
llogaritmet natyrore. Nga Perotti (1996).

(c.) Eksportet plus importet si përqindje e PBB-së.

(d.) Është e barabartë me një në një regjim ku të gjitha vendet në një lagje i janë dhën partisë që
fiton qarkun.

Kolona e dytë pasqyron regresionin ku shtohet edhe matja e hapjes së vendit (eksport dhe import, të
ndara nga GDP). Ky variabël rezultoi të ishte i parëndësishëm.
Në këlonën e tretë janë raportuar të dhënat duke përdorur të gjithë kampionimin, përfshi edhe
Amerikën Latine. Dhe variabli proporcional është ende i rëndësishëm, por madhësia e koefiçienit
është shumë më e ulët dhe e vlerësuar si më pak preçize.

Kolona e katërt është përdorur qëtë mund t’na lejojë neve të zgjerojmë modelet e shteteve, PT, për
të specifikuar nëse një vend ka apo jo regjim presidencial. Vihet re se ne do të presim që të ketë një
lidhje negative të variablave presidencial dhe mazhoritar.

Nëse intepretojmë koefiçientët mbi prezantimin proporcional siç reflektohen në marrëdhënie


rastësore, regresioni ndërmjet vëndeve, regresioni i sapo përshkruar do të na sygjerojë se nëse SHBA
ka një sistem elektoral të ngjashëm me atë tëSuedisë, shteti i mirëqënies në të sy vëndet do të ishte
shumë i ngjashëm. Megjithatë, ky interpretim tregues i shpjegimeve politike është i paplotë. Sistemi
elektoral është vetëm një nga forcat institucionale-politike të cilat çojnë SHBA të ndryshojë nga
Europa. Ndaj, sistemi elektoral mund në vetvete të jetë endogjen në krahasim me variablat e tjerë,
duke përfshirë këtu edhe pozicionimin ndaj të varfërve, të cilin e kemi për ta diskutuar edhe më pas.

Mund të arguementojmë se në SHBA, sistemi elektoral prezent është zgjedhur dhe ka mbetur preçiz
pasi ati mbështet dica politika të caktuara të rezultateve. Pas Luftës së Dytë Botërore, Franca bëri
disa përqasje për t’u afruar apo larguar nga sistemi më pak proporcional, pjesërisht për t’ju
përshtatur nevojave të lidervë të saj të ndryshëm. Italia së fundmi lëvizi drejt një rregulli më pak
proporcional, në përgjigje të disa dështimeve të perceptuara si të tilla (përfshi këtu edhe mënyrat
fiskale) të sistemit proporcional të mëparshëm. Së fundmi, Zelanda e Re bëri një lëvizje të ngjashme,
por tashmë në krah të kundërt. Megjithatë, ligjet elektorale kanë një lloj “sëmundjeje” dhe nuk
ndryshojnë shpesh. Interpretimi më i preferuar është se megjithëse sistemi elektoral pjesërisht
reflekton aspekte të thella të shoqërisë të cilat i kanë krijuar ato, ato kanë një efekt të drejtpëdrejtë,
shumë të rëndësishëm në rishpërndarje.

IMPAKTI I HISTORISË POLITIKE. Asnjë diskutim përsa i përket variablave politikë nuk do të ishte i
kopletuar pa foliur edhe nga prespektiva historike. Tre forca monumentale historike kanël dalluar
SHBA-në nga Europa: Lufta Civile, “kufiri i hapur” në Amerikën Veriore dhe mungesa e një partie
komuniste apo socialiste të madhe dhe me influencë.

Skocpol është shprehur se në fund të shekullit të 19, SHBA kishte një shtet mirëqënieje minimal, të
ngjashëm me vëndet Europiane në atë kohë. Sistemi i mirërënies që ka pas ekzistuar ishte i bazuar
në pensionet e veteranëve që u rritën përherë e më tepër me kalimin e kohës dhe kërkesat për
lindjen e të drejtës dhe përfitimit të tij kanë ardh duke u zbutur. Disa reforma sosiale e kanë parë
këtë program si një gur kilometrik drejt një sistemi universal të sigurisë sociale. Megjithatë,
përpjekjet tyre u ndikuan nga disa faktorë. Një nga këta ishte një mosbesim i përgjithshëm në
administrimin e programeve të veteranëve dhe një tjetrë fakt që ajo doli nga eksperienca përçarëse
e Luftës Civile sesa nga një kohezion i tillë siç është një luftë e jashtme. Një tjetër ishte se gjykatat në
SHBA gjatë kësaj periudhe në mënyrë sistematike kishin kundlrashtuar çdo legjislacion që ishe
perceptuar si anti-biznes. Duke vepruar kështu, ata u shfaqën dhe apeluan plr principin e mbrojtjes
së pronës private ndaj ndërhyrjes qevweritare; shpesh doktrina e lirisë së konztratës është invokuar.
Në mënyrë shumë të habitshme në vitin 1895, gjykata deklaroi se taksa e të ardhurave në SHVA ishte
jokushtetuese dhe u desh një amendament kushtetues për të sprapsur këtë vendim. Aksionet pro-
pronë të gjykatave ishin të influencuara si nga Kushtetuta e SHBA-së e cila ishte hartuar në një pjesë
të saj nga zotëruesit e pronave për të mbrojtur pronat nga teprimet e demokracisë dhe nga stimujt
dhe nxitjet që firmat krijuan për të ndikuar gjykatësit.

Diferencat në sistemet ligjore (p.sh. sistemit Francez ndaj atij Anglo-Sakson) i ateibuojnë role shumë
të ndryshme gjykatave, struktura institucionale e të cilave gjithashtu ndryshon ndërmjet vëndeve.
Përfshirja e gjykatave në legjislacionin social në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ëahtë bërë një tipar
dallues konstant i eksperiencës amerikane, në të kundërt të traditës legjislative të bazuar në modelin
Gjerman apo atë Frnacez. Në fakt, pushteti dhe pavarësia e gjykatave në SHBa është unike, e
pakrahasuar edhe me Anglinë, ku dominanca e parlamentit është shumë më tepër e përforcuar. Në
Mbretërinë e Bashkuar, Shtëpia e Lordëve ishte shumë afër me ekuivalenten e saj Gjykatën Supreme
në SHBA, derisa pushteti i saj u zhvesh nga ajo me triumfin e demokracisë parlamentare.

Duke paraqitur mossuksesin relativ të parashikimeve publike të mirëqënies në SHBA në fund të


shekullit të nëntëmbëdhjetë, asistenca sociale mori një kthesë drejt iniciativave private të cilat janë
të përhapura në shoqërinë amerikane edhe në ditët e sotme. Skocpol, Ganz dhe Munson
dokumentuan rolin aktiv të universit të larmishëm të shoqatave civile, të cilat siguronin shumë
forma të ndryshme të asistencës për anëtarët e tyre dhe për grupet e targetuara. Shumë nga këto
organizata kishin mbulim kombëtar. Dukshëm, këto organizata private në kohë shumë të shkurtër
siguruan atë lloj mbrojtjeje sociale që një qeveri Europiane ofronte. Megkithatë, ka dhe një shëmbull
tjetër të këtij fakti, të dokumentuar më poshtë, bamirësia private në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës tenton disi të zëvendësoj furnizimet e ulta me asistencë publike.

Kufiri i hapur në një vend me emigrantë tenton të forcojë ndjenjat e individualizmit dhe besimin në
një barazi oportunitetesh më tepër sesa ne një barazi rezultatesh. Në fakt, dikush mund të
argumentojë se vetë-seleksionimi mund të çojë në një doferencim sistematik midis atyre
Europianëve të cilët migrojnë në SGBA dhe atyre që nuk e bëjnë këtë. Të parët mund të kenë qënë
ata, ceteris paribus, që ishin më tepër përgjegjës për iniciativat individuale dhe më pak të kujesshëm
(më pak të prirur) ndaj riskut. Kjo, sigurisht, kontribuoi për çementimin e një ndjenje anti-statike e
cila ende mbizotëron në kilturën Amerikane.

Një faktor tjetër i lidhur me to është edhe densiteti i ulët i popullsisë në SHBA. Rishpërndarja në
shumë vënde ka qënë përgjegjësi e pushtetit fizik të të varfërve dhe një kërcënim për rebelim dhe
revolucion. Daron Acemoglu dhe James Robinson kanë argumentuar se demokracia në Europë është
në vetvete një përgjigje për këtë pushtet. Megjithëse Amerika e pa dhunën e lidhur me ndarjen e
klasave të saj në fund të shekullit të nëntë mbëdhjetë dhe kaloi përmes eksperiencave të trazirave
në vitet 1930 dhe në 1960, decentralizimi i saj gjeografik, në përgjithësi është parë si mjet që SHBA
nuk ka qënë kurrë dëshmimtare e rebelimeve që do të mumd të kërcënononte pjesën qëndrore të
qeverisë. Në kontrast, kryengritjet popullore në Paris çuan në ndryshime të qeverisë në së paku
katër raste. Berlini dhe Londra ishin shumë më të stabilizuara por ende përballen me shqetësimet
popullore sesa Washington D.C., në mënyrë të konsideruar.

Në fakt, përgjatë vëndeve të OECD, densiteti i popullsisë është gjetur të ketë një efekt pozitiv të
rëndësishëm në rishpërndsrje; me 38.6%. diku, një nga ne ka qrgumentuar se densiteti urban
lehtëson rebelimin dhe trazirat. Në mënyrë më të përgjithshme, të dhënat historike nga vënde të
tilla si Franca sygjerojnë se densiteti urban çon në fuqizimin politik të të varfërve, sigurisht relative
me hallakatjet e fermerëve të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Prandaj, densiteti i ulët në popullatën
Amerikane mund të ketë kontribuar për stabilitetin e tij dhe mungesën relative të rishpërrndarajes.

Mungesa e një lëvizjeje të madhe dhe kohezive të punëtorëve në SHBA është një tjetër faktor kritik
në formësimin e politikave rishpëlrndarëse. Marksi dhe Engelsi (veçanërisht i dyti) ishin të
vetëdijshëm me atë që ne tashmë e quajmë “ekseptionalizmi (veçantshmëria) amerikane”. Ata ia
atribuan atë mungesës së një periudhe feudale në historinë amerikane: sepse atyre ju mungon kjo
fazë, shoqëria Amerikane dështoi në krijimin e diferencave bazë, të ndarjes së klasave. Tashmë, edhe
pas përfundimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, lëvizja e punëtorëve mund të ishte bërë një
pararendëse e partisë socialiste që deklaron një “ideologji që reflekton besimin e fortë të shumë
Amerikanëve Xheksonian në barazinë e oportuniteteve më tepër sesa në barazinë e rezultateve”. Në
fakt, grupet e punëtorëve në SHBA ishin “social Arvinist, jo Marksisit”. Werner Sombart, vetë kur një
socialist argumenton se kapitalizmi Amerikan mund të krijoj pabarazi por ofron oportunitet për të
gjithë. Ai shkroi aë “Barazia dhe Liria... {për punëtorët amerikanë} nuk janë ide boshe dhe ëndërra të
turbullta siç janë për klasën punëtore Europiane”. Me fjalë të tjera, lufta e klasave ishte (dhe është)
jo e natyrës sekondare” për punëtorët amerikanë. Me fjalët e Sombartit, “Në Amerikë nuk është
stigma e të qënit klasë e veçantë që gati të gjithë punëtorët Europianë kanë për ta”.

Fakti që klasa punëtore në Amerikë ishte e formuar nga valët e emigrantëve gjithashtu kontribuoi
për parandalimin e formatimit të një ndërgjegjeje klase me stil Europian. Ndarja etnike brenda klasës
punëtare (imigrantët e hershëm Protestant nganjëra anë, imigrantët t rinj Katolik nga ana tjetër)
ishte aq ndjenjë e fortë sa një ndarje e bazuar në klasa. Edhe liderët kontemporan socialist (mbi
parimet e Engelsit) njohën efektin e pushtetshëm të fragmentimit etnuk brenda unionit të lëvizjes.

Depresioni i Madh mund të ketë galvanizuar idetë socialiste në SHBA. Megjithatë. Me Marrëveshjen
e Re, Presidenti Franklin Roosvelt dhe Partia Demokratike menazhoi të bashkëzgjidhte gishtat e
rëndësishëm të së majtës të cilët mund të kenë forcuar Partinë Socialiste. Në të njëjtën kohë,
Socialistët insistuan në mos të kuptuarin dhe të mos strehimin “elementët dallues të kulturës
Amerikane – antistatizmi dhe individualizmi”. Këto veçori kulturore ishin padyshim avantazh me
theksin socialist mbi taksat dhe ndërhyrjen e rëndë të qeverisë. Socialistët amerikanë ishin
sistematikisht më pak të suksesshëm se homologët në vëndet Anglo-Saksone, siç është Australia,
Kanadaja dhe vetë Mbretëria e Bashkuar, në bashkëpunim me këto karakteristika kulturore. Së
fundmi, asnjë nuk duhet të harrojë rolin e represionit komunist dhe socializmin në post Luftën e II
Botërore në Amerikë.

Sistemi elektoral gjithashtu e bëri të veshtirë për një parti të tretë që të mund të lëvizte në arenën
politike siç thekson, për shëmbull Lipset. Ky observim është konsistent me të dhënat ekonometrike
të shpjeguara më poshtë mbi rëndësinë e përfaqësimit proporcionalë. Megjithatë, interpretimi është
i ndryshëm nga ai i modeleve të skicuara më poshtë. Rregullat elektorale në SHBA, të cilat e bëjnë të
vështirë hyrjen e partive të treta, kontribuojnë për dështimin e partive socialiste dhe komuniste në
SHBA.

Në plotësim të saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës evoluohen si një sistem federal më tepër sesa
një unitar, vënd i qendërzuar si shumë vënde të ditëve të sotme Europiane. Në hapsirën e rolit
rishpërndarës të qeverisë qëndrore ai është në pjesë ei deleguar për te nivelet subnacionale të
qeverisë, lëvizshmëria gjeografike e individëve dhe kompetenca e taksave ndërmjet qeverive
sobnacionale mund të limitojë madhësinë e qeverisë. Edhe se të dhënat ndërmjet vëndeve mbi
marrëdhëniet ndërmjet decentralizimit fiskal dhe madhësisë së qeverisë janë jobindëse (pas gjithë
këtyre, le të mos harrojmë se edhe Gjermania është një republikë federale), fakti që shumë të mira
publike në SHBA janë të siguruara në nivel lokal mund të ndikojë në shtrirjen e rishpërndarjes te të
varfërit. Mendoni, për shëmbull, për ndjenjat e njerëzve në lagjet e jashtme të qytetit që duan t’i ikin
nevojës së taksimit për të financuar shkollat në brendësi të qytetit. Megjithatë, zgjidhjet e lidhura
me shqetësimet e këtyre marrëveshjeve fiskale dhe marrëdhëniet ndërmjet niveleve të ndryshme të
qeverisë janë qartësisht endogjene për preferencat e rishpërndarjes.

Si një ndarje finale, është e rëndësishme të ritheksohet se të gjithë rregullat politike janë në disa
sense endogjene dhe rezultatet e tipareve dalluese të thella të një vëndi në dyshim. Shkruesit e
kushtetutës së SHBA-së zgjodhën të vendosnin një sistem federal me ndarje të fortë pushteti, një
kartë të drejtash dhe përfawësim proporcional. Është shumë e qartë se Baballarët Krijues, dhe në
veçanti James Madison, u fokusuan në mbrojtjen e qytetarëve amerikanë ndaj “shpirtit të kalimit të
kufirit të pushtetit” dhe “dhunës së fraksionit”. Autorët e Kushtetutës e bënë të qartë në Letrën e
Federalizmit se ata ishin të shqetësuar për mundësitë se, në një demokraci të çliruar nga prangat,
“masat shpesh vendosen, jo sipas reegullave të drejtësisë dhe të drejtave të partive minorene, por
nga forca superiore e një mazhorance të interesuar dhe autoritare”. Në këtë mënyrë ata u përpoqën
të hartonin Kushtetutën në mënyrë të tillë që të mbronin të drejtat private ndaj përçarjeve
(fraksioneve), edhe nëse këtë fraksione përfshijnë një mazhorancë të popullsisë.

Sigurisht, SHBA-ja nuk është i vetmi vënd me një kushtetutë të hatuar për të limituar pushtetin e
mazhorancës duke mbrojtur pronën. Në epokën premoderne, rregullat elektorale të hartuara nga
elitat klienteliste tentonin të mbronin pronën ndaj rishpërndarjes mazhoritare. Megjithatë, diferenca
e madhe ndërmjet SHBA-ve dhe shumicës së Europës është stabiliteti i madh politik i mëparshëm,
çka do të thotë se rregullat e shekullit të tetëmbëdhjetë janë ende në influencë sot. Duke patur
parssysh se shumë monarki Europiane janë përmbysur nga luftat botërore dhe revolucionet, Shtetet
e Bashkuara të Amerikës kanë pasur një sistem të pamasë stabiliteti të qeverisjes. Në fakt ndërmjet
vëndeve ne shohim një marrëdhënie të rëndësishme ndërmjez datave të kushtetutave më të mëdha
të fundit dhe shtrirjes së rishpërndarjes. Në një shëmbull të gjashtëmbëdhjetëvëndeve të OECD,
korelacioni ndërmjet shpenzimeve sociale dhe vitit të kushtetutës më të fundit është 52 %. Në fakt,
stabiliteti Amerikan mund të jetë një nga rastet e vërteta të rregullave të tij elektorwle të cilat duket
se limitojnë rishpërndarjen.

Faktorët politikë që influencojnë veçantinë Amerikane shkojnë më thellëse deferencat në rregullat


elektorale. Është njëlloj sikurse të mbahet pjesa tjetër e historisë konstante (përfshi këtu edhe
rezistencën e Kushtetutës së SHBA-së, Luftën Civile, valët imigratore, fragmentimet etnike dhe
vështërsitë e vendosjes së një lëvizjeje të unifikuar të klasës punëtore), një ndryshim në rregullat
elektorale të Kongresit mund të ketë kthyer shtetin e mirëqënies në SHBA në një të përngjashëm me
atë të Francës ose Suedisë. Në vijim, Amerikanët mund të mos kenë dashur një ndryshim në rregullat
e tyre elektorale, saktësisht sepse ata rrezikojnë pasojat e ndryshimeve të tilla në rezultatet e
politikave.
SHPJEGIMET E SJELLJES

Sesioni i mëparshëm tentoi të eksploronte arsyet se pse institucionet politike mund të shpjegojnë
nivelet e ndryshme të rishpërndarjes në SHBA dhe Europë, edhe nëse kërkesa poër rishpërndarje
ishte e njëjtë në të dy vëndet. Tani do të shohim teoritë se pse kërkesa për rishpërndarje mund të
diferencojë nga Europa në SHBA dhe veçanësisht pse votuesi mesatar në Europë mund të jetë më
tepër i ekspozuar pozitivisht ndaj të varfërit sesa votuesi mesatar në SHBA.

Literatura ekonomike mbi përcaktimin e altruizmit është e limituar. Ne njohim dy nga brigjet
kryesore. Së pari, një trup e rëndësishme pune, e ndjekur nga Gary Becker, argumentoi se njerëzit
pëlqejnë njerëzit e racës së tyre më tepër sesa pëlqejnë njerëzit e racave të tjera. Së dyti, një trup
tjetër më i vogël dhe me kërkimet më të fundit ka zbuluar konceptin e altruizmit reciprok: që njerëzit
ndihen altruist ndaj atyre të cilët janë të mirë me ta dhe hakmarrës ndaj atyre që fitojnë epërsi ndaj
tyre. Në konteksin e mirëqënies, altruizmi reciprok do të thotë që njerëzit do të kundërshtojnë
furishëm mirëqënien nëse ata besojnë se përfituesit e mirëqënies janë duke marrë avantazhe nga
sistemi.

PARAGJYKIMI RACIAL. Modeli i Becker-it, i cili pretendon se njerëzit e një race nuk pëlqejnë njerëzit e
racës tjetër, lançoi literaturëm ekonomike moderne mbi diskriminimin racial. Ka, padyshim, një
literaturë të vakët mbi aspektet e ndryshme të diskriminimit. Gordon Allport, një sociolog klasik, në
tekset e tij përshkruan punën e hershme të bërë në këtë fushë, e cila tregon diskriminimin në një
mjedis të gjerë. Punët më të fundit kanë treguar impaktin e diskriminimit radikal në tregjet zonale
nga kartat e basketbollit te shtëpitë. Alesina dhe La Ferrara treguan se pjesëmarrja në aktivitete
sociale që kërkojnte përfshirjen direkte të kontakteve ndërmjet individëve, ishte më e ulët në
komunitetet e fragmentuara radikalisht në SHBA. Të njëjtat autore treguan se besimi është më i lartë
në komunitetet më radikalisht homogjene. Puna e bërë nga Glaeser dhe të tjerë dokumentuan në
mënyrë eksperimentale se njerëzit e racave të ndryshme ka shumë të ngjarë që të mashtrojnë njëri-
tjetrin.

Heterogjeniteti racial duket të jetë një faktor i rëndësishëm në proçesin politik. Alesina, Reza Baqir
dhe Caroline Hoxby treguan se individët kanë preferenca për juridiksione politike radikale
homogjene. Denise DiPasquale dhe Glaeser dokumentuan se heterogjeniteti racial është
ngushtësisht i lidhur me incidencën e rebelimit (shkeljes së ligjit). Forma të tjera heterogjeniteti (me
natyrë kombëtare dhe rajonale) shfaqen të jenë më pak të rëndësishme. Në pjesë të tjera të botës,
ndarjet fetare (për shëmbull) mund të jenë më thellë të ndjeshme sesa atë racore, por në SHBA vija
ndarëse më e spikatur është raca.

Ne nuk dimë realisht pse altruizmi ineterpersonal duket i lidhur me racën. Ka mundësi që qëniet
njerëzore janë të lidhura fort me mospërqimin e njerëzve me ngjyrë lëkure të ndryshme. Një teori
më e arsyeshme është se qëniet njerëzore janë gjenetikisht të programuara të formojnë grupe ku
dhe bëjnë pjesë dhe të shoqërohen jashtë këtij grupi, por për këtë preferojnë anëtarë të asaj që ata i
perceptojnë si të grupit të tyre. Një literaturë social psikologjike më e gjërë dokumentojnë tendencat
individualiste për të favorizuar anëtarë të grupit të tyre; kjo gjithashtu nxjerr në shesh dhe farkëtimin
e përcaktimit të grupit. Një eksperiment veçanërisht i famshëm ndau rastësisjt djemtë në skuadra të
ndryshme dhe më pas dokumentoi se si këta djemë u bënë thellësisht armiqsor drejt anëtarëve të
skuadrës rivale. Sipas këtij këndvështrimi, raca mund të shërbejë si një shënjues për statusin e grupit
ku bën pjesë, por nuk ka nevojë për një shënjues të tillë.

Shënjues të tjerë janë në dispozicion për identifikimin e grupit, por, sërishë raca në SHBAS duket të
jetë më i forti. Në fakt, angazhimi politik në SHBA shpesh përpiqet të përdorë racën si një shfaqësim
për shpronësimin. Për shëmbull, Dinesh D’Souza argumentoi se racizmi modern erdhi si një justifikim
për tregun fitimprurës së skllevërve. Gjatë rindërtimit post Luftës Civile, politikanët lider jugorë
nxitën një filozofi raciale si një justifikim për pushtim mbi bazën e racës (dhe jo të të ardhurave). Ne
nuk e dimë se pse altruizmi shfaqet të jetë më i ulët ndërmjet racave sesa brenda tyre, por sigurisht
një numër i pafund të dhënash sygjerojnë se paragjykimi racial është një tipr real, i fortë dhe i
qëndrueshëm i tablosë Amerikane.

Historia e mirëqënies Amerikane sygjeron se armiqtë e mirëqënies shpesh përdorin racën për të
shkatërruar përpjekjet e rishpërndarjes në periudhën post Luftës Civile. Për shëmbull, gjatë epokës
populiste në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, SHBA së pari parashikoi një aksion të rëndësishëm
qeveritar për të rishpërndarë të ardhurat ndërmjet amerikanëve më të varfër (veçanërisht
fermerëve) sesa ndërmjet veteranëve të Luftës Civile. Në jug, aksioni politik ndaj propozimeve kaq
populiste morri formën e politikave raciale. C. Vann Woodward shpjegoi se si Demokratët
konservativ në Jug përdorën politikat raciale për të shkatërruar lëvizjen e krahut të majtë
Rregulluese. Taksa për votimin dhe testet e shkrim këndimit, të cilat reduktojnë votimin nga të
varfërit e të gjithë racave në Jug, ishin të dekretuara sepse ato në mënyrë disproporcionale i hiqnin
të drejtën e votimit afrikano-amerikanëve. Një shëmbull i mëvonshëm se si amnistia raciale isht
përdorur për të goditur politikat e anuara majtas është George Wallace – ithtar i famshëm i
politikave të bazuara në racën në Alabama – i cili në vitin 1985 garoi për guvernator pryesisht me një
biletë kundër të pasurve. Ai u shkatërrua që në garën e parë nga jë kandidat racist i cili ishte i
mbshtetur nga Ku Klux Klan. Së fundmi, fushatat elektorale kombëtare të kamndidatëve relativisht
anti mirëqënie kanë tentuar shpesh të luajnë kartën e racës (disa vëzhgime kanë pohuar të njëjtën
edhe për zgjedhjet presidentciale si të Ronald Regan ashtu edhe të George Bush të vjetrit).

Një përgjithësim natyral i teorisë së bazuar tek raca është se Amerikanët mendojnë për të varfërit si
anëtarë të disa grupeve të ndryshme nga grupi ku ata bëjnë pjesë, ndërsa në të kundërt, Europianët
mendojnë për të varfërit si anëtarë të grupit të tyre. Diferencat raciale ndërmjet të varfërve dhe jo të
varfërve në SHBA do të tentojnë të krijojnë perceptimin e të varfërve dhe “të tjerët”, por izolimi
gjeografik ose social mund të bëjë të njëjtën gjë, po aq mirë. Nëse të varfërit në SHBA janë
gjeografikisht ose socialisht të izoluarkjo mund të krijojë një situatë ku amerikanët jo të varfër do të
kenë pak simpati për të varfërit. Për më tepër, ashtu siç edhe Lipset ka gjetur, disa sondazhe
sygjerojnë se një mazhorancë e amerikanëve të bardhë besojnë se afro-amerikanër do të ishin po aq
të shëndetshëm sa ata nëse do të përpiqeshin vërtet shumë për këtë.

Të dhëna të fuqishme mbi rëndësinë e racës dhe statusit në-hrup në mbështetje të mirëqënies
vërtetojnë këto anekdoda. Erzo Luttmer, duke përdorur të dhëna nga Studimi i Përgjithshëm Social
në SHBA, gjeti se suporti për mirëqëie është më i madh ndërmjet njerëzve që jetojnë pranë
përfituesve të shumtë të mirëwënies, të cilët janë të së njëjtës racë. Kjo mbështet idenë se izolimi
gjeografik nga të varfërit mund t’a çojë Amerikën të mendojë për ta si anëtarë të disa grupeve të
jashtme.

Në të kundërtën e saj, mbështetja për mirëqënie është më e ulët ndërmjet njerëzve që jetojnë pranë
përfituesve të mirëqënies të një race të ndryshme. Diferenca ndërmjet efekteve brenda–racës dhe
ndërmjet–racave duket të nënkuptojnë se njerëzit kanë një reagim negativ, armiqsor kur ata shohin
përfituesit e mirëqënies të një race tjetër dhe një reagim simpatik kur ata shohin përfituesit e
mirëqënies të racës së tyre. Alesina, Baqir dhe William Easterly përdorën të dhënat mbi qytetet,
zonat ,metropolitane dhe shtetet e Amerikës për të parë efektin e racave në rishpërndarje. Ata
gjetën se shetetet që janë më tepër të fragmentuar etnikisht shpenzojnë një fraksion të vogël të
buxhetit të tyre në shërbimet sociale dhe të mirat publike produktive dhe më tepër në parandalimin
e krimit dhe (mundësisht) në mbrojtje, përkrahje.

Argumenti racial na siguron arsyen e parë pse prirjet për rishpërndarje mund të jenë të ulta në
SHBA. SHBA është një vend më tepër heterogjenik racial se Europa dhe më e rëndësishmja,
minoritetet amerikane janë prezantuar në mënyrë disproporcionale ndërmjet të varfërve. Mund të
bihet dakort se heterogjeniteti etnogjuhësor brenda disa vëndeve të Europës (siç është Belgjika)
është po aq i madh sa heterogjeniteti racial në SHBA. Për më tepër, ka së paku mundësi që ky
heterogjenitet të krijojë antipati që është aq e fortë sa antipatia e bazuar mbi racën e observuar në
SHBA. Megjithatë, në asnjë vënd Europian ndodhet një minoritet që është i varfër, relativisht me
pjesën tjetër të popullatës, ashtu si të “zinjtë” në SHBA. Në vitin 1999 shkalla e varfërisë ndërmjet të
bardhërve jo-hispanik në SHBA ishte 7.7 %, i krahasuar me 23.6 % ndërmjet të zinjve. Të bardhët jo
hispanik përbëjnë deri në 70.7 % të popullatës së Amerikës, por vetëm 46.1 % të të varfërve; në
zonat metropolitane, më pak se 40 % e të varfërve ishin të bardhë jo hispanik. Ndaj çdo skemë
transferimi e bazuar në të atdhurat në mënyrë disproporcionale do të transferojë të ardhurat te
amerikanët afrikanë, hispanik dhe te minoritetet e racave të tjera. Nëse njerëzit nuk pëlqejnë të
transferojnë paratë tek personat me një ngjyrë tjetër lëkure kjo ka shumë mundësi që të shpjegojë
hendekun ndërmjet SHBA dhe Europës.

Në fakt përdoren një ser metodash për të përcaktuar sasinë e hipotezave. Së pari, shihet
heterogjeniteti racial ndërmjet vëndeve. Në tabelën 9, në fund të leksionit gjenden dy regresionet
Persson dhe Tabellini me specifikimet konkrete për të prezantuar masat fraktionalizuese. Në të dyja,
variabli i varur është shpenzimi social si një ndarje e GDP. Sigurisht që variabli nuk përfshin të gjithë
rastet e heterogjenitet racial, ndaj për të korrektuar këtë është ndërtuar një variabël i ri që
identifikon diferencat e origjinës raciale më tepër sesa diferencat linguistike (gjuhësore).
Marrëdhënia ndërmjet variablave të varur dhe matjes së fraksionalizmit racial. SHBA nuk është
shumë larg nga vija e regresionit. Vëndet Europiane janë tadikalisht shumë homogkene dhe ashtu
dhe sikundër dihet kanë një masë të madhe shpenzimesh sociale.

Në tabelën 10 janë paraqitur të dhënat mbi pyetjen që ju është drejtuar pjesëmarrësve në studim
mbi shpenzimet ideale mnbi mirëqënien relative të shpenzimeve aktuale. Ka një efekt të të
ardhurave të madh, negativ. Impakti i edukimit ëahtë jo motonik. Njerëzi në qztetet e mëdha duket
të jenë më tepër pro mirëqënies, ndoshta edhe sepse njerëzit në këto qytete ka shumë të ngjarë të
jetojnë afër të varfërve. Përfundimisht ka efekte të zbehta, shumë të pakta mosha dhe statusi
martesor. Gjinia e përgjigjedhënësve nuk ka treguar ndonjë përfundim statistikisht të rëndësishëm.
Në fakt, koefiçienti më i madh në regresion është ai mbi racën. Afrikano-amerikanët janë 23 % më
tepër se përgjigjedhënësit e tjerë për t’u shprehur se shpenzimet mbi mirëqënien duhet të rriten.
Megjithëse ne nuk suprizohemi se të zinjtë shpenzojnë mbështetjen e mirëqënies më tepër se të
batdhët – raca mund të korelojë mirë me të ardhurat e përkohshme, p.sh. – magnituda e koeficientit
të sygjeruar se impakti i racës mbi dëshirat për rishpërndarje është më e madhe se çdo efekt tjetër i
të ardhurave. Pras të bardhët ka më pak të ngjarë se jo të bardhët që të mbështesin një
rishpërndarje të tillë.

Teoria sygjeron se të bardhët në shtetet më heterogjene ka shumë pak të ngjarë që të mbështesin


mirëqënien dhe të dhënat e siguruara në këtë drejtim e pohojnë këtë qëndrim por me ngjyra të
zbehta, jo të forta.

Ndërsa në kolonën e katërt të Tabelës 10 jepet korelacioni ndërmjet njohjeve personale me


personat me ngjyrë të errët dhe mbëlshtetjes me mirëqënie, duke përdorur pyetjen “Gjatë këtyre
viteve të fundit, ka ka sjellë në shtëpi, për darkë, ndonjë nga familjarët tuaj ndonjë shok
afroamerikan?” Dhe vetën 27 % e tëbardhërve pohojnë se po – kanë sjellë. Natyralisht ky variabël
mund të reflektojë si contaktet ose mungesën e kontakteve me personat me ngjyrë të errët lëkure
dhe nënvizon mikëpritjen ose mungesën e saj ndaj këtij komuniteti afroamerikan. Ata persona të
cilët kishin të ftuar për darkë persona afroamerikanë janë në fakt mbështetësit më të mëdhenj të
mirëqënies; ka gjithashtu edhe një lidhje negative të dobët ndërmjet këtij variabli njohjeje
personale dhe besimit se personat me ngjyrë janë dembelë.

Dhe në fund është parë edhe marrëdhënia ndërmjet shteteve midis heterogjenitetit racial dhe
bujarisë së pagesave të mirëqënies. Dhe nëse teoria është e saktë, shtetet me më shumë residentë
afro-amerikanë duhet të kenë më pak programe bujare. Ka një lidhje të fortë negative ndërmjet
bujarisë së programeve shtetërore dhe racionimit (ndarjes) sk popullatës së shtetit që është me
ngjyrë: terguesi i koralacionit është 49 %. Është me rëndësi të theksojmë se në të 50 shtetet,
personat me ngjyrë të errët lëkure janë në minorancë të popullatës së përgjitshme dhe po në të 50
shtetet ata janë të prezantuar në mënyrë disproporcionale ndërmjet të varfërve. Një ngatërresë e
mundshme në këtë marrëdhënie është mesatarja e të ardhurave të shtetit: shtetet me shpërndarje
të madhe të personave me ngjyrë, afroamerikanëve, tentojnë të jenë më të varfër dhe mund të
ofrojnë më pak pagesa bujare për këtë arsye. Regresioni vlerësohet si më poshtë (gabimet standarte
janë në kllapa):

Pagesa maksimale = -149-692 x % e pers. afroamerikanë + 0.017 x mesatarja e të ardhurave

(72) (131) (0.002)

N = 50, [R.sup.2] = 0.71.

Këta koeficientë tregojnë se 1 % e ndryshimit të pikëve në mdarjen e popullatës që është reduktimi i


personave me ngjyrë të errët lëkure, redukton pagesën e të ardhurave mujore maksimale me 6.92 $
dhe 1,000 $ rritje e të ardhurave mesatare rrit pagesën maksimale me 17 $. Këto të dhëna tregojnë
lidhjen e fortë ndërmjet homogjenitetit racial dhe rishpërndarjes.

Është e qartë se heterogjeniteti racial brenda Amerikës është një nga arsyet më të rëndësishme se
pse mirëqënia sociale në Amerikë është e vogël.

ALTRUIZMI RECIPROK. Një shpjegim final i mundshëm në diferencat Europë-SHBA është


rishpërndarja reciproke e altruizmit. Ideja e qartë është formuluar përgjithësisht nga Robert Trivers, i
cili argumentoi se kafshët evoluojnë t’i përgjigjen veprimeve të të tjerëve, çka do të thotë, politika
me të njëjtën monedhë (tit-for-tat) është e thjeshtë dhe përgjithësisht optimale. Mathew Rabin
prezantoi një model ekonomik ku tregonte altruizmin reciprok në vepri dhe Paul Romer përdori
prirjen për hakmarrje (një formë specifike e altruizmit reciprok) për të kuptuar politikat rrethuese të
Sigurisë Sociale.

Altruizmi reciprok lidhet me mirëqëniensepase forcat anti-mirëqënie përgjithësisht përpiqen të


theksojnë se përfituesit e mirëqënies janë duke marrë para nga taksapaguesit më tepër sesa janë
duke punuar vetë për të fituar jetesën. *(një shëmbull klasik është apokrifiku i mirëqënies i Ronald
Regan, mbretëreshat jetojnë në lattësi mbi dollarët e taksapaguesve). Që nga viti 1960 politikanët
anti-mirëqënie kanë theksuar deklaratën se të varfërit janë të padobishëm për bamirësinë publike
dhe janë duke mashtruar sistemin. Është e lehtë të shohësh se pse të varfërit të cilët nuk punojnë
dhe që marrin të ardhura nga taksapaguesit që punojnë mund të gjenerojnë fyerje dhe armiqësi.
Është më pak e lehtë të kuptosh pse këto farca mund të dallojnë ndërmjet SHBA dhe Europës.

Megjithatë, një gjë është e qartë. Opinionet rreth të varfërve dallojnë dukshëm ndërmjet SHBA dhe
Europës. Në Europë të varfërit përgjithësisht janë menduar të jenë të pafat, por jo personalisht
përgjegjës për kushtet e tyre. Për shëmbull, sipas Studimit mbi Vlerat Botërore, ndërsa 70 % e
Gjermanisë veriore shprehte besimin se njerëzit jsnë të varfër për shkak të imperfeksionit të
shoqërisë, jo për shkak të dembelizmit të tyre, 70 % e amerikanëve shprehnin pikëpamjen e kundërt.

Në përgjigje të një pyetjeje tjetër po nga ky Studim, e cila pyeste nëse të varfërit mund të
përpiqeshin vetë për të dalë nga varfëria, 71 % dhe vetëm 40 % e Eiropianëve thanë se ata
mundeshin. Shumica e amerikanëve esencialisht besojnë se çdonjëri mund të punojë e të përpiqet
në rrugën e tij për të dalë nga varfëria dhe se të varfërit mbeten të tillë vetëm sepse ata refuzojnë të
angazhohen në këtë përpjekje. Pas këtyre besimeve nuk është suprizë që amerikanët mendojnë se
të varfërit nuk meritojnë mirëqënis, ndërsa europianët mendojnë se të varfërit janë të
pasuksesshëm (pafat) dhe ndaj ata meritojnë mirëqënie.

Të dhënat indirekte mbi qëndrimet amerikane ndaj të varfërve mund gjithashtu të merren nga
punimi i Alesina, Rafael Di Ella dhe Robert MacCulloch, të cilët ekzaminuan përcaktimin e lumturisl
në SHBA dhe Europë. Autorët zbuluan se shumica e karakteristikave individuale ekzaminuan
ndikimin e lumturisë në gati të njëjtat rrugë identike në të dy anët e Atlantikut. Megjithatë, ndërsa
shumë Europianë bëhen më pak të lumtur me rritjen e pabarazisë në vëndin e tyre, lumturia e
Amerikanëve ishte e palidhur me pabarazinë në shtetin e tyre të rezidencës.
Cilat forca mund të jenë përgjegjëse për këto diferenca? Ne nuk mund të spekulojmë mbi këtë
çështje por ka shpjegime të bollshme për tu duartrokitur. Së pari, besime të tilla mund të reflektojnë
një realitet të tillë. Ka një korelacion pozitiv ndërmjet përfitimit dhe orëve të punës në SHBA.
Amerikani mesatar, mashkull, i moshës 25 – 54 vjeçare punon 45 orë në javë për të marrë të
ardhurat në sasinë më të madhe dhe mesatarja për këtë grup është 48 orë në javë. Meshkujt e rinj,
të varfër amerikanë në sasinë më të ulët të të ardhurave punon mesatarisht vetëm 27 orë në javë.
Edhe kur kampioni reduktohet në punëtorë me kohë të plotë, përsëri mbetet e vërtete se punëtorët
amerikanë të varfër punojnë shumë orë më pak. Këto mëdele janë më pak të zakonshme në Europë.
Për shëmbull, në Zvicër dhe Itali, meshkujt me të ardhura në sasi të ulët, punojnë më shumë orë
se ,eshkujt në sasinl me të ardhura më të larta. Në Suedi, punonjësi mesatar punon 39 orë në javë në
të gjithë sasitë e të ardhueave. Në vënde të tjera modelet janë disi afër të atij të treguar në SHBA.

Perceptimi në SHBA për një marrëdhënie të ngishtë ndërmjet përpjekjeve dhe të ardhurave ose
pasurisë ka rrënjë të thella historike. Alekxis de Tocqueville i cili ka studiuar edhe incidencën
Europiane ka shkruar : “Është për t’ju arratisur këtij detyrimi të punës që kaq shumë amerikanë të
pasur vijnë në Europë; atje ata gjejnë copëra të shoqërisë aristokrate ndërmjet të cilave plogështia
(përtacia) nderohet ende”. Në ekstrem, është ende e vërtetë se personi më i pasur në Amerikë është
shefi dhe vetë-krijuesi i Microsoft, Bill Gates, por më të pasurit në Angli janë Mbretëresha Elizabeth
dhe Duka i Westminsterit.

Së dyti, është plotësisht e mundur që Qmerikanët kanl trashëguar një ethos të të punuarit fort dhe
shumë nga përparësitë e tyre Puritane dhe amerikanët ende diket të mendojnë se përtacia është
diçka si mëkati apo gjynahu. Kongregacionalistët (grumbulluesit) të cilët fiksuan Anglinë ishin
intelektualë paraardhës të Calvin dhe pikëpamjet kalviniste janl ende të dëgjuara në SHBA. De
Tocqueville e përshkroi ethosin e punës amrikane me këto terma : {Një amerikan} do të mendonte
veten të parespektueshëm nëse ai do të përdorte jetën e tij vetëm për të jetuar”. Studimet ektuale
ende mbështesin këtë orientim pro-punës. P.sh. në Studimin e Përgjithshëm Social vetëm 22 % e
përgjigjedhënësve bien dakort se një punë është vetëm një mënyrë për të fituar para dhe 63 %
thonë se ata do të kënaqen duke pasur një punë të paguar edhe pse ata nuk kanë nevojë për paratë.

Një faktor i tretë është se Amerikanët në përgjithësi janë më komfort se Europianët me ndëshkimin
e të zvetnuarve dhe kështu mund të jenë më të bindshëm me idenë e ndëahkimit ë përfituesve të
mirëqënies duke bërë shkurtime te mirëqënia. Pikëpamja që amerikanët janë më komfort se
europianët, me ndëshkimin dhe në veçanti me ndëshkimin e atyre që janë më pak me fat ka ca baza
në fakte. P.sh. në Studimin e Përgjithshëm Social të pyetur nëse gjykatat më vëndet e tyre dënojnë
kriminelët shumë ashpër ose jë aq ashpër sa duhet, 86 % e përgjigjedhënësve amerikanë thanë se
gjykatat nuk janë mjaftueshëm të ashpra dhe vetëm 4 % mendojnë se gjykatat janë shumë të ashpra.
Për më tepër amerikanët mbështesin fuqimisht dënimin me vdekje. SHBA, siç dhe është përshkruar
më parë, shpenzojnë për person më shumë se vëndet eiropiane për mbrojtjen dhe amerikanët janë
përgjithësiaht më shumë entuziast se europianët për luftat (ose së paku kanë qënë të tillë që pas
Luftës së II Botërore). Richard Nisbet and Dov Cohen sygjerojnë se shija e një amrikani për ndëshkim
mund të ketë ardhur nga kufiri dhe nevoja për të mbrojtur të mirat kur të drejtat mbi pronësinë janë
të pa përcaktuara. Në kontrast, dy luftat botërore me ndeshje në tokën e tyre, sëbashku me
eksperiencat e tmerrshme me regjimin e ndëshkueshëm fashist mund të ketë zhvlerësuar
përdorimin e ndëshkimit hakmarrës ndërmjet Europianëve.
Një mundësi e katërt është se pikëpamja e përfituesve të mirëqënies si përtacë (ose edhe si
mashtrues) është endogjenose dhe e rrënjosur në izolimin social të të varfërve në SHBA. Nëse
europianët ka shumë të ngjarë që të njohin përfituesit e mirëqënies (edhe sepse shoqëria europiane
ëahë relativiaht më e integruar dhe sepse ka shumë përfitues mirëqënieje që njihen) ata mund të
reagojnë negativisht me një kast fjalësh të këqia mbi integritetin e tyre, në SHBA ku përfituesit e
mirëqënies janë të rrallë, mund të jetë e lehtë për liderët anti-mirëqënie të dëmtojnë karakterin e
përfituesve të mirëqënies. Natyriaht, kjo krijon një situatë të rikthimit në rritje, ndaj aftësia për të
promovuar htrirjen e mirëqënies në një shtet rritet nëse vetë shteti i mirëqënies rritet.

Është gjetur një efekt të rëndësishëm negativ të lëvizshmërisë okupacionale me mbështetjen për
mirëqënie. Kjo mbështet idenë se njerëzit të cilët vetë janë rritur nga varfëria ka shumë të ngjarë të
mendojnë se të varfërit mund të veprojnë në të njëjtën mënyrë dhe prandaj ata janë vetëm me
pagesë mirëqënieje sepse ata janë shumë dembelë ose mashtrues të sistemit. Sigurisht, kjo
marrëdhënie mund të rritet për shkak të lëvizshmërisë së madhe e cila shoqërohet me rritje të
mëtejshme rroge, siç diskutohet edhe në sesionet e përcaktimeve ekonomike.

Table 12. Shpjegimi i Mbështetjes për Mirëqënie në Shba me Lëvizshmërinë e të Ardhurave dhe
Variablat e Sjelljes (a).

Variabël i pavarur 12-1 12-2 12-3

Zi 0.260 ** 0.202 ** 0.245 **

(25.39) (22.89) (29.25)

Të ardhur -0.016 ** -0.018 ** -0.020 **

(11.74) (17.17) (19.85)

Femër 0.001 -0.001 0.012 *

(0.19) (0.10) (2.30)

Martuar -0.034 ** -0.031 ** -0.030 **

(4.55) (5.16) (5.19)

Nr. i fëmijëve 0.005 ** 0.006 ** 0.007

(2.83) (3.49) (4.23)

Edukimi i shk 0.038 ** 0.036 ** 0.040 **

lartë ose më pak (4.41) (4.75) (5.57)

Edukim kolegji 0.012 -0.008 -0.002

(1.37) (1.03) (0.23)


Diplome kolegji 0.050 ** 0.015 ** 0.032 **

(4.13) (1.65) (3.84)

Pas koleggi 0.144 ** 0.082 ** 0.106 **

(7.87) (6.43) (8.74)

Popullata e banesav 0.009 ** 0.008 ** 0.008 **

në qytet, në llogritëm (7.04) (6.29) (6.48)

Lëvizshmëria mesata -0.002 **

në punë (b) (6.44)

Supports capital -0.096 **

punishment (15.13)

Frekuenca e vajtjes -0.041 **

në kishë (c) (5.08)

Protestant -0.025 **

(4.43)

Përmbledhje statistikore

Nr. i observimeve 14,912 18,509 20,718

[R.sup.2] 0.10 0.11 0.11

Burimi: Llogaritjet e autorëve duke përdorur të dhënat për 1992-2002 nga

Anketa e Përgjithshme Sociale.

(. a) Variabël i varur për çdo specifikim është opinion i përgjigjedhënësve mbi nivelin aktual të
shpenzimeve të mirëqenies në shtetin e tyre; përgjigjet e mundshme që ishin "shumë" (shënuar si
1), "gati drejtë" (shënuar si 1/2), ose "shumë pak" (shënuar si 0). Të gjitha specifikimet përfshijnë një
konstante (jo të raportuar), statistika t janë raportuara në kllapa. * Tregon rëndësi në nivelin 5 për
qind, ** në nivelin 1 për qind.

(b.) Dallimi mesatar në prestigjin profesional ndërmjet përgjigjedhënësit dhe prindërve të tij ose të
saj në një grup të caktuar care dhe në një grup të caktuar profesioni.

(c.) Numri i herëve në javë.


Studimet mbi mbështetjen e ndëshkimit kapital dhe mirëqënien testuan nocionin se njerëzit të cilët
janë më komfort me rishpërndarjen ka më shumë të ngjarë të kundërshtojnë (pengojnë) dhënien e
parave për të varfërit (në kolonën e dytë). Raportohet për një marrëdhënie ekstremisht të fortë në
SHBA, ndërmjet përkrahjes së ndëshkimit kapital dhe kundërshtimit të mirëqënies, me një shifër të
papritshme prej 16 %. Megjithatë, kjo ka kuptim, nëlse kundërshtimi për mirëqënie vjen nga një
dëshirë për të ndëshkuar njerëzit të cilët shihen si hajdutë të taksapaguesve.

Ndërsa në kolonën e tretë merret në konsideratë hipoteza nëse Protestantizmi është një forcë e
rëndësishme në orientimin dhe drejtimin e besimit mbi të varfërit dhe mbi mirëqënien: mbështetja
për rritjen e mirëqënies zmbapset me vëmëndjen e kishës dhe nga e qënura protestant. Të dy
variablat kanë një efekt statistikisht të rëndësishëm . amerikanët më besimtare dhe protestantët
amerikanë ka shumë të ngjarë të kundësrshtojnë rritjen e shpenzimeve në mirëqënie. Protestantizmi
është i lidhur gjithashtu me besimin se suksesi rrjedh nga mbështetja.

Për të studiuar më tej këtë çështje u përdorën sërish të dhënat e Studimit Botëror të Vlerave për të
rkzaminuar opinionin për rishpërndarjen në Euopë dhe në SHBA. Siç dhe është argumentuar më parë
mbështetja mbi politikat aktuale të mirëqënies ka pak kuptim si një variabël për krahasimin
ndërmjet dy vëndeve. Në vend të saj u përdorën qëndrimet politike të krahut të majtë si përfaësimi
më i mirë për qëmdrimet ndaj të varfërve. Benda vëndeve lidhja ndëmjet mbështetjes për mirëqënie
dhe statusit të krahur të majtë është i konsiderueshëm. Diferenca kryesore në përqindjen e
përjigjedhënsve që janë të krahut të majtë është 13 % (30 % e Euopianëve ndaj 17 % e Amerikanëve
e përshkruajnë veten si të majtë).

Tabela e mëposhtme tregon përbërjen e Amerikanëve dhe Europianëve përgjigjedhënls ndaj tre
pyetjeve rreth të varfërve: nëse të varfërit janë në kurthin e varfërisë, nëse fati përcakton të
ardhurat dhe nëse të varfërit janë përtacë. Siç dhe është diskutuar më parë, tabela e mëposhtme
shfaq diferencat e mëdha ndërmjet SHBA dhe Europës në përgjogje tëkëtyre tre pyetjeve. Për
shëmbull, 54 % e europianëve besojnë se të varfërit janë të pafat, ndërsa vetëm 30 % e Amerikanëve
ndajnë të njëjtin besim me europianët.

Table 13. Marrëdhëniet ndërmjet Orientimit Politik të Majtë dhe Besimit rreth të Varfërve.

Përqindje

Bashkimi

Çështja Europian ShBA


Identifikon veten si në krahun e majtë

të spektrit politik 30 17

Beson se të varfërit janë të bllokuar në varfëri 60 29

% e atyre që janë majtas 34 26

Nuk besoj se të varfërit janë të bllokuar 40 71

% e atyre që janë majtas 27 14

Besojnë se fati përcakton të ardhurat 54 30

% e atyre që janë majtas 35 18

Nuk besojnë se fati përcakton të ardhurat 46 70

% e atyre që janë majtas 25 16

Besojnë se të varfërit janë dembelë 26 60

% e atyre që janë majtas 23 11

Nuk besojnë se të varfërit janë dembelë 74 40

% e atyre që janë majtas 34 25

Tabela 13 tregon gjithashtu edhe lidhjen ndërmjet këtyre variablave dhe vetë identidikimin si i
krahut të majtë. Lidhja ndërmjet besimit se të varfërit janë zënë në kurth dhe qëndrimet e krahut të
majtë është e fortë në SHBA : Amerikanët të cilët e përshkruajnë veten si të majtë përbëjnë 26 % të
atyre të cilët kanë pikëpamje të ndryshme. Diferenca ndërmjet orientimit të majtë ndërmjet SHBA
dhe Europës bie nga 13 % i pikëve te 8 % të pikëve brenda grupit i cili mendon dhe argumenton se të
varfërit janë të zënë në kurth. Nuk ka ndarje ndërmjet atyre të cilët besojnë se të varfërit kuj janë në
grackë.

Lidhja ndërmjet besimit në fat si një përcaktues i varfërisë dhe vetë-deklarimi si i krahut të majtë
është më e dobët në SHBA sesa në Europë. 16 % e amerikanëve të cilët thonë se suksesi është për
shkak të mbështetjes dhe përkrahjes dhe 18 % e atyre të cilët thonë se është për shkak të fatit, janë
vetë përcaktuar si të majtë. Në fakt nuk ka ndonjë diferencë të madhe. Në Europë numrat e
krahasueshëm me sa më sipër janë 25 % dhe 35 . Megjithëse ka një diferencë të madhe ndërmjet
SHBA dhe Europës në besimin e rolit që ka fati, nuk është rasti që të mbajtja e besimit në rolin e
përpjekjeve konstante elimininon diferencat ndërmjet SHBA dhe Europës në vetë identifikimin si i
krahut të majtë. Edhe pse ka nje diference te madhe midis ShBA dhe Europes ne besimin e rolit te
fatit, nuk duhet te besosh se perpjekjet eliminojne vazhdimisht diferencen midis ShBA-Europe ne
vete-identifikimin left-wing

Tabela 13 shfaq besimet nëse të varfërit janë përtacë. Por përseri ka një diferencë të madhe midis
ShBA dhe Europës. 60% e të anketuarve amerikanë, por vetem 26% e atyre europianë, thonë që të
varfërit janë përtacë. Megjithate, ka shumë pak lidhje në nivel individual midis këtij variabli me vetë-
identifikim si të krahut të majtë politik. T’i qëndrosh besimit nëse të varfërit janë përtacë krijon një
diferencë në vetë-identifikimin si të majtë, të bjerë nga 13 pikë % në 9-12 pikë %. Këto efekte nuk
janë aq të mëdha.

Për testin e tretë, kemi tërhequr transfertat pjesetuar me GDP mbi pjesën e të intervistuarve në
shtetin që thonë se suksesi vjen nga fati e jo nga perpjekjet. Në këtë shembull ndër-shtetesh dy
variablat kanë korelacion 0.44.

Tabela 14 shfaq përcaktuesit e qëndrimeve të krahut të majtë politik duke përdorur të dhëna npër
shtete nga Anketa Botërore e Vlerave. E interpretojmë këtë variabel sikur pasqyron diçka mbi
besimet mbi mirëqënien, e cila veçohet nga efektet e institucioneve politike. Në kolonën 14-1
shfaqen rezultatet e regresionit bazë që përfshin variablin e maketit amerikan dhe që kontrollon për
karakteristika individuale si mosha dhe raca. Nuk vemë re impakte të këtyre komandave mbi
maketin amerikan: koeficienti i -0.125 i të intervistuarve mbi afërisht 13 pike % diferencë në statusin
e majtë midis Amerikës dhe Europës për të cilat folëm më sipër. Variablat të cilat mund të
shpjegojnë këtë ndryshim në qëndrimet për rishpërndarjen do të bëjnë që ky ndryshim të bjerë.

Tabela 14. Rregresionet që Shpjegojnë Orientimin Politik Majtist (a)

Variabël i pavarur 14-1 14-2

Rezident në ShBA -0.125 ** -0.007

(12.14) (0.02)

Të ardhurat -0.010 ** -0.010 *

(7.20) (2.38)

Vite edukimi -0.004 ** -0.004 **


(3.79) (1.09)

Popullatë qyteti 0.010 ** 0.010 *

(7.43) (2.36)

Bardhë 0.036 ** 0.029

(4.83) (1.45)

Martuar -0.026 ** -0.025 *

(3.22) (2.29)

Nr. i fëmijëve -0.009 ** -0.010

(3.63) (1.82)

Femër -0.044 ** -0.042 **

(6.93) (3.57)

Fraktionalizm -0.275

racial (b) (0.33)

Mesatare e besimit se fati

Përcakton të ardhurat (c)

Përmbledhje statistikore

Nr. i observimeve 20,269 19,265

[R.sup.2] 0.03 0.03

Variabël i pavarur 14-3 14-4

Rezident në ShBA -0.096 ** 0.047

(3.31) (0.25)

Të ardhurat -0.009 * -0.010 **

(3.78) (4.00)

Vite edukimi -0.002 -0.001


(0.74) (0.34)

Popullatë qyteti 0.010 ** 0.010 **

(4.29) (4.13)

Bardhë 0.051 ** 0.041 *

(3.13) (2.57)

Martuar -0.030 ** -0.029 **

(2.97) (2.79)

Nr. i fëmijëve -0.010 ** -0.011 **

(3.09) (3.08)

Femër -0.043 ** -0.041 **

(3.43) (3.28)

Fraktionalizm -0.298

racial (b) (0.73)

Mesatare e besimit se fati

Përcakton të ardhurat (c) (3.69) (3.74)

Përmbledhje statistikore

Nr. i observimeve 16,478 15,489

[R.sup.2] 0.03 0.03

Burimi: Llogaritjet e autorëve duke përdorur të dhënat për 2001-2007 nga World Values Survey.

(a.) variabël i varur për çdo specifikim është një variabël maket që është i barabartë me një të tillë
kur një i anketuar e identifikon veten si të jetë i spektrit politik të majtë. Të gjitha specifikimet
përfshijnë një konstante dhe maket për kategori të moshës (jo e raportuar). Vlera absolute e
statistikave të fuqishme t janë raportuar në kllapa. * Tregon rëndësi në nivelin 5 për qind, ** në
nivelin 1 për qind.

(b.) Probabiliteti që dy individë të zgjedhur rastësisht nga një popullsi janë të racave të ndryshme.

(c.) Ka nevojë pë shtojca për hollësira.


Regresioni në kolonën 14-2 kontrollon fraksionalizimin racor në shtet, duke përdorur të njëjtin
variabël racor përmendur më sipër. Ky variabel është i mundshëm vetëm në nivel shtetëror, prandaj
mund të kontrollojmë korelacionin brenda shtetit për terma error-i. Koeficienti mbi këtë variabël
është i madh, por statistikisht i parëndesishëm. Ai gjithashtu eliminon koeficientin mbi vlerën market
amerikane. Kjo mund të shpjegohet duke thënë që heterogjeniteti racor mund të shpjegojë të gjithë
ndryshimin e qëndrimeve të krahut të majtë midis ShBA dhe Europës, por konfidencat statistikore
tona në këtë deklarim janë të varfra.

Regresioni në kolonën 14-3 kontrollon besimin që fati përcakton të ardhurat. Fakti që jemi shumë të
kujdesshëm për të parë marredhënien midis dy variableve specifike individuale (vete-identifikimi si i
majtë dhe besimet mbi fatin) nëse mund të jenë e njeëjta gjë, kemi përdorur menyrën e besimit
brenda-profesionit, brenda-shtetit që fati përcakton të ardhurat. Logjika e kësaj është që mesatarja e
një grupi profesioni mund të përfaqësoje influencen e jashtme që ndikon besimet e njerëzve por që
mund të mos jetë aq endogjen sa besimet e vetë të intervistuarve. Kjo ka një efekt të
konsiderueshem mbi maketën amerikane, duke e ulur me 20%. Regresioni në kolonën 14-4 përfshin
edhe heterogjenitetin racor edhe besimet mbi fatin kundër përpjekjeve.

Përfundimi ynë mbi këtë pjesë është që jemi shumë të sigurt që raca është shumë e rëndësishme
për të kuptuar diferencat midis ShBA dhe Europës në qëndrimet për mirëqënien. Është gjithashtu e
vërtete që amerikanët në përgjithësi mendojnë se të ardhurat vijnë nga përpjekjet dhe që përfituesit
e mirëqënies nuk mundohen shumë për punët e tyre Ky opinion mund të jetë rezultati i faktorëve
raciale.

Përfundim

Pse është rishpërndrja më e madhe në Europë se në SHBA? Ne kemi ekzaminuar tashmë një set me
shpjegime të cilat mund edhe të etiketohen si ekonomike, politike dhe të mënyrës së sjelljes.
Shpjegimet ekonomike siç dhe u sqaruan, nuk është se mund të shpjegojnë shumë nga çështja jonë.
Pabarazia e të ardhurave para taksimi është më e lartë dhe shpërndarja e të ardhurave duket të jetë
më asimetrike në SHBA se në Europë. Nuk duket të ketë më tepër pasiguri në të ardhura në Europë
ashtu sikundër nuk ka të dhëna se sistemi taksor në Europë është më efiçent. Ka më gtepër shanse
për të rritur mobilitetin ndërmjet gripeve politikisht të fuqishme në SHBA. Mbi të gjitha, sot ndahet
mendimi i përgjithshëm se modeli standari i shpërndarjes së të ardhurave në fakt bën një punë të
dobët në shpjegimin e diferencave ndërmjet SHBA dhe Europës.

Nga ana tjetër variblat politikë, përfshi edhe sistemin elekoral (në veçanti proporcionalitetin dhe në
SHBA sistemin dy partiak) dhe roli i gjykatave janë të rëndësishme. Sistemi dy pariak dhe mungesa e
riprezantimit në SHBA krijon pengesa që bllokojnë formatimin e një partie socialiste të fortë dhe
jetëgjatë. Në kontrast, trazirat dhe përmbysjet në Europën kontinentale gjatë shekullit të fundit kanë
treguar se asnjë institucion nuk mbetet i qëndrueshëm në mbrojtjen e pronës ndaj kërkesave
popullore për rishpërndarje. Diferencat monumentale në historinë dhe gjeografinë e dy rajoneve, siç
janë Lufta Civile dhe kufiri i hapur në SHBA gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, kanë kontribuar për
një klimë, pozicionim dhe qëndrim të diferenuar ndaj marrëdhlnieve ndërmjet individit dhe shtetit.

Shpjeqimet e sjelljes gjithashtu duken shumë të rëndësishmë. Fragmentimi racial në SHBA dhe
përfaqësimi disproporcionalë i minoriteteve etnike ndërmjet të varfërve ka luajtur një rol qartësisht
madhor në limitimin e rishpërndarjes dhe në fakt, ndarja duket se shërben si një barrierë për
rishpërndarjen nëpër të gjithë botën. Historia e rishpërndarjes Amerikane bën të qartë
kundërshtimet për mirëqënie, të cilat në një pjesë rrjedhin nga fakti se shpenzimet për mirëqënie në
SHBA shkojnë në mënyrë disproporcionale për minoritetet. Një diferencë tjetër e rëndësishme
është se amerikanët nuk e pëlqejnë rishpërndarjen sepse ata priren të besojnë se njerëzit në trajtim
nga sistemi i mirëqënies janë dembelë, ndërsa Europianët tentojnë të besojnë këta njërëz me
ndihma nga sistemi i mbrojtjes sociale janë të pafatë. Veç faktit se në SHBA ka një lidhje të fortë
ndërmjet mbështetjes dhe të ardhurave se në Europë, ne nuk dimë se çfarë i shpjegon këtë
diferenca në besime.

Dhe gjëja e fundit është se rishpërndarja në Amerikë është më e ulët se në Europë për tre arsye: për
shkak se shumica në Amerikë beson se rishpërndsarja favorizon minoritetet raciale, për shkakun se
Amerikanët besojnë se ata jetojnë në një shoqëri të hapur dhe të ndershme dhe nëse dikush është i
varfër, është për shkak të përgjegjësisë dhe fsjit të vet dhe sepse sistemi politik është ingranuar në
drejtim të parandalimit të rishpërndarjes. Në fakt, sistemi politik ka mundësi të jetë endogjen për
këtë besime bazë Amerikane.
Pjesa e 2
Leksion I

1. Politika Sociale dhe Puna sociale. Pete Alcock, Harry Ferguson

Çfarë është politika sociale?

Politika sociale është një lëndë akademike e cila studiohet si një lëndë me zgjedhje ose si
pjesë e një programi të plotë në shkencat sociale. Shpesh herë ajo është përfshirë edhe në
programet trajnuese profesionale të shërbimit publik për profesione si punonjës socialë apo
infermierë. Veç kësaj ajo është në fokus të shumë veprimtarive kërkimore të akademikëve të
ndryshëm, të cilët eksplorojnë se si dhe pse politikat sociale jane zhvilluar, dhe se si ato
operojnë brënda botës sociale.

Politika sociale është gjithashtu një term që përdoret për t’iu referuar praktikës së ndërhyrjes
sociale me qëllim sigurimin e ndryshimit social për të promovuar mirëqënien e qytetarëve.
Politikat sociale ushtrohen nga qeveritë si dhe nga organizatat jo qeveritare (OJQ), në mënyrë
që të promovojnë mirëqënien duke përmirsuar lidhjet sociale dhe shancet jetësore të çdo
individi- si psh nëpërmjet ofrimit të sigurimit të të mirave sociale, edukimit ,kujdesit
shëndetësor dhe shoqëror etj. Politika sociale i’u referohet njëkohësisht praktikës së
veprimtarisë politike dhe studimit akademik të saj.

Prandaj edhe shumë profesionistë të shërbimit publik, duke përfshirë edhe punonjësit socialë
duket të studiojnë politikë-bërjen sociale. Kërkimi në fushën e politikave sociale nuk
ushtrohet vetëm prej akademikëve, por edhe nga politikë-bërësit, punonjësit socialë e
profesionistë të tjerë.

Politika, implementimi dhe praktika.

Marrëdhënia mes analizës dhe praktikës është pjesa më e rëndësishme e politikës sociale, dhe
në mënyrë të veçantë strukturon mënyrën se si kërkimi zhvillohet. Pjesa më e madhe e
kërkimit shkencor në politika sociale (për të mos thënë e gjitha) lidhet në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë me zhvillimin dhe implementimin e politikave sociale në të
ardhmen ose edhe në të tashmen- p.sh : kërkuesit shkencorë në politika sociale punojnë që të
monitorojnë dhe vlerësojnë programet politike të implementuara nga qeveria ose organizma
të tjerë. Ndaj edhe kërkuesit dhe studentët e politikave sociale duhet (ose më saktë ata duan)
të adresojnë këtë bashkëveprim të teorisë me praktikën. Kjo bëhet në mënyrë që të kuptohet
dhe pastaj të influencohet mbi proçesin e politikave, për të cilin një pjesë e madhe e njerëzve
duan t’a studiojnë dhe të realizojnë kërkime.

Pra politika sociale vjen si rrjedhim i studimit të praktikës së politikave në mënyrë që të


kontribuojë në reformimin e saj

Nuk është një lëndë thjesht përshkruese (deskriptive) por është gjithashtu edhe normative
(perskriptive). Kjo është ajo çka e bën këtë lëndë atraktive për ata që merren me studimin e
saj. Në të njëjtën kohë është edhe arsyeja se përse kërkimi dhe praktikimi i tij në këtë fushë
është një çështje komplekse.

Në vitet e hershme të zhvillimit të politikave sociale lidhjet midis studimit akademik dhe
praktikës së politikave u panë fillimisht në Shkollën e Shkencave Sociale dhe Ekonomike të
Londrës, në të cilën u zhvillua edhe lënda e parë mësimore. Clement Attlee, një prej lektorëve
të parë, pas lufës u bë kryeministër dhe prezantoi pjesën më të madhe të reformave të shtetit
te mirëqënies sociale të shekullit të fundit, ndërsa William Beveridge, drejtor i kësaj shkolle
njihet si arkitekti i reformave të pasluftës të sigurimeve sociale. Në vitin 1950 Shkolla e
Shkencave Sociale dhe Ekonomike të Londrës emëroi profesorin e parë të politikave sociale,
Richard Titmuss, i cili jo vetëm që u bë drejtuesi kryesor i lëndëve akademike, por edhe një
ndër anëtarët me aktivë të trupave këshillues dhe komiteteve politike në mbretërinë e
bashkuar dhe jashtë saj (Alcock et al, 2001). Tashmë politikat sociale studjohen në të gjithë
sektorin universitar të Mbretërisë së Bashkuar dhe jashtë saj, dhe hulumtuesit e saj kryesorë
janë vazhdimisht të përfshirë në zhvillimin dhe vlerësimin e programeve politike.

Politika sociale ka lëvizur gjithashtu përtej shqetësimeve apo çështjeve relativisht të


kufizuara me zhvillimin dhe implementimin e shërbimeve të mirëqënies publike në
Mbretërinë e Bashkuar. Ka patur shumë debate teorike lidhur me faktin nëse lëndët duhet të
kenë më shumë përqasje pluraliste, jo vetëm se çfarë duhet bërë përmes ndërhyrjes me
politikat, por edhe se pse dhe ku ndërhyrja e politikave justifikohet (ose jo) dhe se si mund të
shpjegohen dhe kuptohen të ardhurat e saj (jo pak herë kontradiktore). Kjo përqasje e
zgjeruar u njoh në mënyrë simbolike duke i ndryshuar emrin një lënde nga administrimi
social në politika sociale, duke sugjeruar kështu një lëvizje brenda studimit dhe kërkimit,
duke kaluar nga çështja se si bëheshin gjërat, tek çështjë përse bëheshin gjërat- ose tek e
fundit nëse ato duheshin bërë në të vërtetë.
Për më tepër , studimi dhe kërkimi në politikat sociale ka lëvizur përtej fokusit të saj vetëm
në programet politike të mbretërisë së bashkuar dhe qeverisë së saj. Me zhvillimin në rritje të
një mjedisi global ekonomik dhe social, dhe me rritjen e influencës së agjensive
ndërkombëtare (të njohura kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar MB dhe Bashkimin Europian
Be ), nuk është më e mundur që të kufizohet kuptimi i politikave sociale vetëm në një
kontekst kombëtar. Politikat ne MB janë të ndikuara nga influencat ndërkombëtare, dhe
studentët dhe studiuesit e politikave sociale duhet të përqafojnë nevojën për analiza
krahasuese që të angazhohen me idetë dhe fuqinë me funksion internacional. Veç kësaj
shumë politika sociale në MB janë transferuar në administrata të veçanta në Skoci, Wells dhe
Irlandën e Veriut. Pra , në fusha si shëndeti, përkujdesi social dhe edukimi operojnë katër
distrikte të ndryshme politikash qeveritare, me ndryshime të dukshme në politika, praktika
dhe disa çështjeve kyçe.

Politikat sociale në shekullin e 21-të është zgjeruar më shumë dhe është bërë teorikisht
pluraliste dhe e fokusuar internacionalisht, dhe të gjithë akademikët dhe studiuesit e sotëm
kërkojnë t’i përqafojnë këto tendenca në punën e tyre. Megjithatë ndërthurrja e teorisë dhe
praktikës mbetet në bërthamë të politikës sociale moderne, ashtu siç ishte në kohët e Attlee
dhe Beveridge. Ajo çka e shtyn kërkimin dhe diturinë është jo vetëm angazhimi për të
kuptuar politikat, por gjithashtu edhe për t’i ndryshuar ato.

Çfarë është puna sociale?

Puna sociale si disiplinë filloi në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Në vitet e hershme ajo u
drejtua nga filantropët dhe u zhvillua më tej nga organizata vullnetare, si spitalet apo shoqatat
e ndihmës, këshillimit e supervizimit si Shoqëria Kombëtare për Parandalimin e Keqtrajtimit
të Fëmijëve. Që prej themelimit të shtetit të mirëqenies pas luftës së dytë botërore, shërbimet
e punës sociale janë siguruar fillimisht nga shteti. Sektorët e pavarur/vullnetarë luajnë akoma
një rol mjaft të vlefshëm, por siguruesit kryesorë, të njohur nga ligji, të shërbimeve të
përkujdesit social për fëmijët dhe të rriturit janë nën përgjegjësinë e autoriteteve lokalë. Vitet
e fundit kanë ndryshuar termat me të cilët i’u referoheshin personave me të cilët punonjësit
socialë punonin, duke kaluar nga termi tradicional “klient” në “përdorues shërbimesh” ose
“njerëz që përdorin shërbime”. “Përdorues shërbimesh” shihet si një term më i
respektueshëm, sikur i shkon më për shtat asaj që marrësi i këtyre shërbimeve përfiton nga ky
bashkëpunim.
Puna sociale është në të njëjtën kohë profesion dhe lëndë akademike. Përgatitja për t’u bërë
një punonjës/e social/e bëhet në institucionet e arsimit të lartë, në nivele universitare apo
pasuniversitare. Kurset sigurojnë materiale mësimore teorike për zhvillimin e aftësive të
ndryshme, ndërkohë që mësimet mbi zhvillimin profesional dhe se si punohet me përdoruesit
e shërbimeve vazhdon pasi të studentët punësohen nëpër agjencitë përkatëse. Studentët
studiojnë ligjin, politikat sociale, rritjen njerëzore dhe zhvillimin përmes etapave jetësore,
teoritë e punës sociale dhe metodat e ndërhyrjes, sociologjinë ,çështjet e fuqizimit dhe
politikave të mirëqënies, si dhe punën sociale.

Është shumë i rëndësishëm përvetësimi i njohurive se çfarë është e nevojshme të dihet në


mënyrë që të praktikohet në mënyrë sa më etike. Kodet e sjelljes ngulmojnë se në
marrëdhëniet profesionale nuk duhet të lejohet të krijosh shoqëri apo të ndërtosh marrëdhënie
seksuale me një përdorues shërbimesh. Njerëzit duhet të trajtohen me respekt dhe të ruhet
konfidencialiteti, sigurisht përveç atyre rasteve kur jeta e personave të tretë është në rrezik.

Shërbimet e punës sociale fokusohen tek njerëzit të cilët janë duke jetuar në varfëri apo në
çfarëdolloj disavantazhi tjetër social si papunësia, mungesa e strehimit apo/edhe me persona
në disavantazh arsimor. Vihet një theks mjaft i fortë tek vlerat dhe nevojat që puna sociale të
promovojë marrëdhëniet e barazisë dhe të evitojë shtypjen si përgjigje ndaj personave që janë
duke vuajtur për arsye personale dhe/ose sociale (Dalrymple and Burke, 2006). Praktika
reflektuese është një koncept kyç dhe shumë i rëndësishëm i cili i referohet faktit se
praktikantët duhet të reflektojnë thellë mbi supozimet,vlerat dhe ndjenjat e tyre teksa janë në
kontakt të drejtpërdrejtë me përdoruesit e shërbimeve (Taylor and White, 2000). Ajo përfshin
gjithashtu edhe kujdesin për nevojat e supervizimit në mënyrë që të krijohen mundësitë për të
reflektuar mbi veprimet që janë marrë si dhe për t’u siguruar nëse është ndjekur praktika e
duhur.

Debate në punë sociale

Është e pamundur që të qëndrojë vetëm një përkufizim kryesor se çështë puna sociale. Kjo
sepse ajo nuk është diçka e palëvizshme por ndryshon me kalimin e kohës sipas mënyrës se si
modelohen influencat politike , ekonomike, sociale dhe profesionale. Ajo paraqitet në mënyra
të ndryshme dhe ekzistojnë këndvështrime divergjente mes akademikëve, politikë bërësve
dhe praktikantëve lidhur me qëllimin që ajo ka apo duhet të ketë. Sidoqoftë duhet të biem
dakort me faktin më thelbësor se puna sociale lidhet me ndërhyrjen në jetën e atyre njerëzve
të cilët janë vulnerabël, në nevojë, të traumatizuar, në risk dhe jo vetëm, por edhe të atyre që
përbëjnë risk për të tjerët.

Kërkimet apo kumtesat e ndryshme kanë treguar kujdes të veçantë mbi historinë e zhvillimit
të punës sociale dhe realizimit të saj deri në ditët e sotme. Përpara viteve 1970, përqasja më
dominuese ka qënë studimi i rastit, model i cili përfshinte punën me klientë individualë , që
mund të ishin fëmijë, të rritur ose/edhe familje. Puna sociale vetpërkufizohej brenda termave
terapeutike dhe udhëhiqej mjaft nga idetë këshilluese dhe psikoanalitike. Në vitet 1970 u
shfaq një lëvizje radikale e punës sociale e cila u tërhoq më shumë nga sociologjia,
ekonomia dhe politika sesa nga psikologjia për të ofruar një vizion politik të ri të punës
sociale, duke e parë këtë të fundit të lidhur ngushtë me pabarazitë sociale klasore, gjinore,
etnike dhe fizike (Bailey and Brake, 1975; Ferguson and Ëoodëard, 2009). Studimi i rastit u
kritikua asokohe nga radikalët si një mënyrë të fokusuar më tepër seç duhej tek individi,
duke neglizhuar kështu pabarazitë e prodhuara nga shoqëria. Që prej viteve 1970 puna
sociale është influencuar shumë nga ndikimi i madh që pati media në raportimin e rasteve të
vdekjeve të disa fëmijëve, gjë e cila vuri në dijeni një numër të madh profesionistësh. Që prej
asaj kohe qëndrimi kritik i medias ndaj punës sociale ka qënë shumë i fortë. Raste të
ngjashme të dështimit të sistemit kanë ndodhur edhe në shërbimet e shëndetit mendor. Si
pasojë profesioni dhe praktikat që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve karakterizohen nga një
shkallë rreziku në rritje (Webb, 2006). Kjo nuk i referohet thjesht mbrojtjes së fëmijëve por
edhe gjetjes së mënyrave për të parandaluar rrezikun që mund t’i kanoset fëmijëve për shkak
të dështimit të sistemit, të praktikantëve apo edhe të profesionistëve (Ferguson, 2004).
Hetimet lidhur me arsyet e këtyre vdekjeve arritën të gjenin se agjencitë nuk kishin mundur të
komunikonin me njëra-tjetrën lidhur me rreziqet që diheshin, rrjedhimisht nuk ishin marrë
masa mbrojtëse efektive. Asokohe u ndërmor një ndryshim në politika lidhur me krijimin e
një integrimi më të madh të punës sociale me shëndetësinë dhe edukimin, si një mënyrë për të
përmirsuar komunikimin ndërinstitucional dhe koordinimin e ndërhyrjeve.

Puna sociale në ditët e sotme lidhet më shumë me vlerësimin, planifikimin dhe menaxhimin e
rasteve sesa me trajtimin e rasteve individuale afatgjata. Sot , prej punonjësve sociale, pritet
që të jenë më të përgjegjshëm dhe në performancën e tyre pritet që ata të jenë të mirëdrejtuar
dhe në njohje të plotë të rreziqeve të mundëshme brenda limiteve kohore. Numri i
dokumentave të kompjuterizuara sa vjen e rritet, gjë e cila bën që punonjësi social të
shpenzojë më shumë kohë në zyrë, me punë burokratike, duke e patur kështu shumë të
vështirë të gjejë kohën për t’u marrë ballë për ballë me përdoruesit e shërbimeve
(Broadhurst, et al, 2010).

Kjo nuk do të thotë që punonjësit socialë nuk kanë fare marrëdhënie me përdoruesit e
shërbimeve apo nuk bëjnë punë cilësore me ta; punonjësit socialë kanë aq liri veprimi sa për
të kuptuar se si do të zgjedhin t’i përgjigjen nevojave të personave vulnerabël. Pjesa më e
madhe e punës së drejpërdrejtë ballë për ballë, nuk bëhet në zyrë por në shtëpitë e
përdoruesëve të shërbimeve, gjë e cila është jashtë syrit të menaxherëve (Ferguson, 2011)
dhe sipas fjalëve të Pithouse ,puna sociale mbetet një zanat i padukshëm (Pithouse, 1998).

Kohët e fundit ka një interes në rritje si në ambjentet akademike të punës sociale ashtu edhe
në atë praktike për zhvillimin e një perspektive të bazuar në marrëdhënie (Ruch, 2005),ku një
vlerë shumë e madhe i është dhënë rritjes së sasisë dhe cilësisë të kontaktit të drejpërdrejtë
me përdoruesit e shërbimeve. Kjo realizohet duke patur si pikësynim qëndror individin ose
familjen, duke përdorur teori nga psikologjia këshilluese në mënyrë që të promovojë një
botëkuptim më të gjërë se si marrëdhëniet terapeutike mundësojnë ndryshimin tek njerëzit,
tek dinamikat e ndërveprimit mes tyre, siç është psh të shfaqja e empatisë. Psikoanaliza është
përpiluar në mënyrë të tillë që të sigurojë një depërtim si në veçantësinë dhe kompleksitetin e
secilit individ ashtu edhe në rolin që ka e pandërgjegjshmja tek marrëdhëniet (Froggett, 2002;
Cooper and Lousada, 2005).

Praktika e bazuar në marrëdhënie jo domosdoshmërisht i injoron çështjet dhe problemet që


lidhen me fuqinë, por i jep prioritet marrëdhënies si mënyrë kyçe për t’iu ardhur në ndihmë
personave vulnerabël. Kërkimi është bërë mjaft i rëndësishëm në punën sociale për shkak të
nevojës që ajo ka për të siguruar të dhëna që demonstrojnë se cilat të ardhura prodhojnë të
mira për përdoruesit e shërbimeve dhe çfarë duhet të përmbajë një praktikë që të quhet
efektive. Fakti që ekzistojnë perspektiva të ndryshme lidhur me natyrën e punës sociale
tregon pasurinë e debateve si edhe nevojës së kërkimeve për të rritur kuptueshmërinë mbi atë
se çfarë ështrë puna sociale dhe impaktin që ajo ka tek përdoruesit e shërbimeve.

1.2. Kërkimi në politika Alan Becker dhe Alan Bryman


Për të kuptuar se çfarë do të thotë ‘kërkimi në politika’ fillimisht duhet t’a zbërthejmë termin
sipas pjesëve përbërëse të tij, që janë : kërkimi dhe politika.

Çfarë është politika?

Levin (1997) sugjeron se kur politikanët dhe zyrtarët i referohen termit të politikave ata i
referohen asaj në disa mënyra: si ‘një qëllim i shpallur për të ndërrmarrë një veprim specifik’,
si ‘një praktikë organizative’ ose ndonjë lloj tjetër aktiviteti/ndërhyrjeje. Më poshtë do të
listohen disa nga karakteristikat dhe atributet kryesore të politikave. Siç u trajtua edhe në
paragrafët më sipër, politika sociale i referohet praktikës së ndërhyrjes sociale me qëllim
sigurimin e ndryshimeve sociale të cilat promovojnë mirëqënien dhe mbarëvajtjen e
qytetarëve.

Politika dhe atributet e saj

Çfarë është politika:

 ‘Politika’ si një qëllim i shpallur : politika është një qëllim i shpallur për të ndërmarrë
një veprim të caktuar ose për të sjellë një situatë të caktuar, në të ardhmen. Këtë e
gjejmë psh në manifestimet e partive politike.
 ‘Politika’ si një veprim i tanishëm ose i shkuar: në fjalë të tjera, politikat qeveritare
janë ajo çka qeveria po bën aktualisht (ose ka bërë në të shkuarën).
 ‘Politika’ si një praktikë organizacionale: politika shpesherë përdoret për të paraqitur
praktikat e vendosura të një organizate, rregullat, instruksionet, mënyrat se si gjërat
janë bërë zakonisht ose qëndrimet të cilat janë marrë.
 ‘Politika’ si një tregues i një gjëndjeje të deklaruar të së shkuarës,së tashmes ose si
një propozim për një rrugë veprimi : kursi i veprimit shpesh përshkruhet si një
politikë në një kontekst në të cilin termi paraqitet si një thirrje, deklaratë për të patur
një pozitë të caktuar; psh, nëse një politikë mund të etiketohet si ‘politikë qeveritare’
në shpërndarjen e parave apo resurseve të tjera, kjo politikë do të duket më e vlefshme
përballë politikave të tjera të cilat nuk janë etiketuar si të tilla.

Atributet e politikave:
 ‘Politikat’ tregojnë përkatësi: politikat i përkasin dikujt ose diçkaje (si psh , politikat
shtetërore, qeveritare, politikat e dikasterit etj).
 ‘Politikat’ tregojnë angazhim: një politikë në vetvete përmban angazhim ndaj atyre të
cilëve u përket. Një qëllim i shpallur psh, nuk është një propozim i thjeshtë, por është
një propozim ndaj të cilit qeveria/departamenti apo organizata kanë angazhim.
 Përshkrimi i një propozimi si një ‘politikë’ mund të tregojë se ajo ka patur, ose të
pretendojë se ka patur, një status të caktuar të dhënë nga një ndodhi e caktuar (si psh
një lajmërim publik).
 Një politikë ka gjithashtu atributin e ‘specifikimi’: disa prej qëllimeve të shpallura
janë mjaft specifike, disa të tjera jo dhe aq. Sa më pak specifike të jetë një politikë , aq
më shumë opsione të hapura lë ajo për t’u përkthyer në veprim. Një politikë duhet të
ketë të ketë të paktën disa cilësi apo specifika të qarta në mënyrë që të dallohet nga
politikat e tjera.

Çfarë është kërkimi?

Kërkimi në politika sociale dhe kërkimi i realizuar prej profesionistëve të punësuar në fusha
të ngjashme me të (si psh punonjës socialë, punonjës shëndetësorë, të punësuarit në fushën e
këshillimit etj), lidhet me të kuptuarit e çështjeve e problemeve sociale, politikat, format e
ndërhyrjes si dhe botën sociale në përgjithësi. Kërkimi në politika sociale ka si qëllim të japë
përgjigje dhe të dhëna të cilat mund të kontribuojnë në përmirsimin e politikave dhe në
proçesin e politikë-bërjes. Kjo e fundit mund të çojë në realizimin e praktikave dhe
ndërhyrjeve sa më të mira duke reduktuar problemet sociale dhe të promovojë mirëqënien
sociale. Si përfundim, kërkimi në politika sociale nuk lidhet vetëm me gjetjen e përgjigjeve
për problemet sociale dhe përmirsimin e veprimit politik, por lidhet gjithashtu me
identifikimin e bërjes së pyetjeve të duhura (Clarke, 2001) .

Më poshtë tregohet se që një kërkim të quhet i tillë, duhet që hulumtimi të bëhet në një
mënyrë sistematike, rigoroze dhe të disiplinuar duke përdorur metodat dhe projektet më të
përshtatshme kërkimore në përgjigjen e pyetjeve të kërkimit.

Çfarë e përbën një kërkim, pesë pikëpamje.


 Kur ne duam të dimë diçka dhe për ketë nuk kemi një burim të caktuar, ose këto
burimet të cilat kemi na duken jo edhe aq të besueshëm, atëherë në realizojmë një
kërkim. Kur literatuera ekzistuese nuk i përgjigjet pyetjeve të cilat ne kemi, ose jemi
të pakënaqur me përgjigjet e dhëna, atëherë në bëjmë një kërkim... Kërkimi është një
mënyrë e rregullt, e disiplinuar për t’iu përgjigjur pyetjeve. Kjo gjë e dallon kërkimin
nga format e tjera të të marrit informacion apo të gjetjes së përgjigjeve. Fakt që
kërkimi është një proçes i disiplinuar që do të thotë se përgjigjet janë më të
besueshme se format e tjera të marrjes së informacioneve (Bouma and Atkinson,
1995).
 Kërkimi fillon si një shtrirje e arsyetimit llogjik- të zbulosh fakte rreth gjërave, të
kërkosh informacion për to, të mundohesh ti japesh kuptim nëpërmjet të dhënave dhe
të zbulosh se çfarë të dhënash të tjera duhen (Abbott dhe Sapsford, 1998).
 Kërkimi është një investigim sistematik për të gjetur përgjigjet e problemeve (Burns,
2000).
 Kërkimi dhe zhvillimi eksperimental përbëhen nga puna krijuese e ndërrmarrë në
mënyrë sistematike në mënyrë që të rritet rezerva e dijes, duke përfshirë njohuritë mbi
njerëzit, kulturën, shoqërinë dhe përdorimin e kësaj rezerve dijesh në shpikjen e
shërbimeve të reja. Ekzistojnë tre forma kërkimore:
- Kërkimi bazë është një punë eksperimentale ose teorike e cila ndërmerret në
rradhë të parë për përfitimin e njohurive të reja që ndodhen në themel të krijimit të
një fenomeni apo fakteve të vëzhgueshme pa ndonjë kërkesë apo qëllim të
veçantë.
- Kërkimi i aplikuar është gjithashtu një hetim fillestar i ndërmarrë për përfitimin e
njohurive të reja. Megjithatë ai i drejtohet një qëllimi apo objektivat praktike.
- Kërkimi eksperimental përbëhet nga një punë sistematike e cila bazohet në
njohuritë ekzistuese të përftuara nga kërkime apo eksperienca të mëparshme me
qëllim prodhimin e materialeve, produkteve dhe pajisjeve të reja, instalimin e
proçeseve, sistemeve dhe shërbimeve të reja ose në thelb përmirsimin e
produkteve tashme ekzistuese.
 Për qëllimet e KEK (Kornizës Ekselente Kërkimore), kërkimi do të përkufizohet si
“një proçes investigimi i cili të çon drejt njohurive të shpërndara efektivisht”
(HEFCE, 2009).
Termi kërkim i orientuar drejt politikave përdoret për t’iu referuar kërkimit të ideuar për të
informuar ose kuptuar një ose më shumë aspekte proçesit të politikës sociale dhe publike
duke përfshirë marrjen e vendimeve dhe formulimin, implementimin dhe vlerësimin e
politikave (Becker, 2004). Megjithatë ekziston një ndryshim midis kërkimit për politika dhe
kërkimit të politikave:

 Kërkimi për politikat lidhet me njohjen e shkallëve të ndryshme të proçesit të politikës


(përpara përpunimit të politikës përmes implementimit të saj).
 Kërkimi i politikave lidhet me çështjen se si problemet janë përcaktuar, caktimi i
programit, formulimi i politikës, vendimmarrja dhe mënyra se si do të bëhet
implementimi, vlerësimi dhe ndryshimi i politikave (Nutley dhe Webb,2000).

Kërkimi i orientuar drej politikave (ose kërkimi mbi politikat, siç do t’i referohemi shpesh
gjatë këtij cikli leksionesh) mund të jetë njëkohësisht një kërkim për politikat ose një kërkim i
politikave.

Atributet e një kërkimi ‘të mirë’ në politika sociale

Abbott dhe Sapasford (1998) sugjerojnë se “Një kërkim i mirë është produkt i një analizimi të
qartë problemesh, specifikimi të qartë qëllimesh, si dhe parashtrimi i një projektimi të matur e
të kujdeshëm të terrenit të punës ”. E thënë më qartë, duhen zgjedhur metodat e duhura
kërkimore, të bëhen pyetjet e duhura kërkimore dhe të kontribuohet për arritjen e gjetjeve të
besueshme në mënyrë transparente. Kjo gjë është po aq e vërtetë për kërkimin në punë
sociale sa është edhe për kërkimin në politika sociale. Ann Oakley ka theksuar se :
“Vëmendja dhe besueshmëria vlejnë për të gjitha llojet e kërkimeve... Ne duhet të
ekzaminojmë të gjitha metodat lidhur me besueshmërinë e tyre, të marrin parasysh se cila
është mënyra më e mirë e mundshme për të përshtatur metodat me pyetjet kërkimore, si dhe
të gjejmë formën për të integruar një gamë të gjërë metodash të cilat kryejnë studime mjaft të
dobishme për shoqërinë ”. Ajo gjithashtu ka sqaruar se: “ ...shenja dalluese e të gjithë
kërkimeve të mira është ndërgjegjësimi dhe njohja e gabimit, dhe ajo çka rrjedh prej saj është
nevoja e vendosjes së proçedurave të cilat do të minimizojnë efektin që këto gabime mund të
kenë tek gjetjet kërkimore”. (Oakley, 2000)

Gjithsesi nocioni i gabimit është një koncept i kontestuar nga shumë kërkues cilësorë.
Megjithatë për të patur një ide më të qartë se nga çfarë e përbën një kërkim të mirë,
Denscombe ka vendosur disa rregulla bazë të cilat ndihmojnë në përcaktimin e atributeve që
një kërkim duhet të ketë që të quhet ‘i mirë’. Këto udhëzime vlejnë në të njëjtën kohë si për
kërkimin në punë sociale ashtu edhe për atë në politika sociale.

Rregullat bazë për një kërkim të mirë social sipas Denscombe:

 Një kërkim duhet të ketë pyetje dhe qëllime të qarta.


 Një kërkim duhet të ketë lidhje me nevojat dhe njohuritë ekzistuese.
 Një kërkim duhet të kopsitet në mënyrë të tillë që t’iu përshatet resurseve që kemi në
dispozicion.
 Kërkuesit duhet të mbrojnë interesat e pjesëmarrësve.
 Kërkuesit duhet të jenë mendjehapur dhe të reflektojnë mbi veten e tyre.
 Projektet kërkimore duhet të jenë koherente dhe t’i përshtaten pikësynimit.
 Një kërkim duhet të jetë i vetëdijshëm për bazën e tij filozofike.
 Një kërkim duhet të prodhojë të dhëna të vlefshme duke përdorur metoda të
besueshme.
 Një kërkim duhet të përfshijë një përshkrim dhe arsyetim të hollësishëm të
metodologjisë.
 Një kërkim duhet të prodhojë gjetje nga të cilat mund të bëhen përgjithësime.
 Një kërkim duhet të sjellë diçka të re në fushën e studimit.
 Kërkuesit duhet të jenë të matur në lidhje me pohimet e bazuara në gjetjet e tyre.

Leksion 2

2. Të dhënat, Politikë-bërja dhe Kërkimi

2.1 Të dhënat

Kërkimi prodhon gjetje të cilat kontribuojnë në njohuri. Nëse gjetjet kërkimore vlejnë si ‘të dhëna’
(ose prova të besueshme), apo nëse këto të dhëna prezantojnë ose influencojnë politikat sociale ose
punën sociale, janë çështje totalisht të ndara nga njëra-tjetra dhe varen nga shumë faktorë, jo vetëm
nga besueshmëria apo rigoroziteti i vetë kërkimit.

Mënyra se si fjalori e përkufizon këtë fjalë varion në disa forma: ‘mjete për të vërtetuar një fakt të
panjohur ose të diskutueshëm’, ‘mbështetje për një besim’, ‘një tregues’, ‘informacion mbi një
çështje ligjore’, ‘dëshmi’ si edhe ‘bashkësia e dëshmimtarëve dhe dëshmimtareve’ (Davies et al,
2000). David dhe kolegët e tij theksojnë se nga njëra anë mund të argumentohet se të gjitha të
dhënat duhet të përshtaten me rregullat specifikë të provave (përkufizimi i parë), në rrethana të
tjera çfarëdolloj observimi apo çështje (e prezantuar ose jo) mund të merret në konsideratë si provë
(përcaktimi i fundit) . Sidoqoftë, ndoshta tema unifikuese në të gjitha përkufizimet është se ‘të
dhënat’ ose ‘provat’ (sido që të jenë interpretuar) mund të vëzhgohen ose të verifikohen në mënyrë
të pavarur.

Një përbërës thelbësor i të dhënave është informacioni. Politikë-bërja e mirë dhe cilësore varet nga
informacionet me kualitet të lartë, të cilat variojnë nga një larmishmëri burimesh: njohuritë e
ekspertëve, konsultimi me palët e interesuara, kërkimet ekzistuese vendore apo internacionale,
statistikat ekzistuese, vlerësimi i politikave të mëparshme, kërkimet e reja nëse është e mundur,
burimet dytësore (duke përfshirë këtu edhe internetin). Të dhënat mund të përfshijnë gjithashtu
edhe analizën si rezultat të konsultimeve, kostot e opsioneve të politikave dhe rezultatet e modeleve
statistikore dhe ekonomike.

Ka një tendencë mendimi që i sheh të dhënat si diçka që mund të gjenerohet vetëm prej kërkimeve
të mëdha. Në çdo fushë që lidhet me politikat ekzistojnë mundësi shumë të mira për të gjeneruar të
dhëna, si në agjensi të ndryshme, autoritetet lokalë dhe prej atyre ndaj të cilëve politikat u
drejtohen.

Metodat dhe mënyrat e dijes:

• Metoda e këmbënguljes: njerëzit ngulmojnë tek e vërteta sepse e dinë se ajo është e tillë.
Kjo metodë mbështetet tek besimet e forta, të cilat nuk mund të zhvendosen edhe nën dritën e
provave të forta.

• Metoda e autoritetit: kjo gjë duhet të jetë e tillë, psh nëse e thotë Bibla ose Kurani, ose nëse
e thonë liderat, mësuesit ose burime të tjera autoritetesh.

• Njohuritë teorike: kur politikë-bërësit dhe praktikantët pranojnë korniza teorike për të
menduar apo për t’iu përgjigjur një çështjeje apo problem specifik. Kjo përdoret shpesh në mënyrë
intuitive dhe joformale.

• Njohuritë e bazuara në eksperiencë: kur zanati dhe njohuritë e nënkuptuara ndërtohen më


kalimin disa viteteve eksperiencë. Kjo mund të jetë shumë e vështirë për t’u prezantuar në mënyrë
të qartë.

• Njohuritë empirike: kur politikë-bërësit dhe praktikuesit dinë se si të përgjigjen duke u


bazuar në të dhënat e kërkimeve në dispozicion. Kjo është forma më e qartë e dijes. Është e vetmja
mënyrë e cila lejon vet-korrigjimin nëpërmjet kërkimeve të mëtejshme të cilat mund të kontrollojnë
dhe të verikojnë bazën e njohurive.

‘Falsifikimi’ dhe sfidat në praktikën dhe politikat e bazuara në të dhëna:

• Në mënyrë që kërkimi të mbështesë praktikën dhe politikat e bazuara në të dhëna, ai duhet


të mundohet të provojë ekzistencën e të dhënave të gabuara në të njëjtën mënyrë siç provon ato të
saktat. Kjo do të çonte në një bazë të dhënash të besueshme, serioze dhe të forta për politikat dhe
praktikën. Psh, ndërsa është e rëndësishme të gjenerosh të dhëna të cilat ‘funksionojnë’ për fusha të
ndryshme të politikave sociale, këto të dhëna do të jenë më serioze dhe të besueshmë nëse shfaqin
edh të kundërtën. Në realitet janë të pakta, për të mos thenë fare, kërkimet që të dhënat kërkimore
pranojnw se janë të gabuara.

• Kërkimi dhe të dhënat që ai prodhon për të mbështetur apo hedhur poshtë njohuritë
ekzistuese duhet të konsiderohen si prova provizore sesa absolute.

• Nëse diçka funksionon është pyetja dhe interesi më i madh i shumë praktikantëve dhe
politikë-bërësve. Si, Çfarë, Kur, Për kë, si edhe teori dhe modele të cilat përforcojnë marrëdhëniet
mes ndërhyrjeve dhe rezultateve, janë pyetje shumë të rëndësishme.

• Duke patur parasysh natyrën provizore të të dhënave, provave dhe njohurive, nevoja që
kërkimet të jenë të plota, rigoroze dhe të drejtuara sipas strandarteve më të larta- të hapura ndaj
verifikimit dhe falsifikimit- bëhet sa vjen e më e nevojshme.

2.2 Modelet e politikë-bërjes

Në mënyrë që të kuptojmë marrëdhënien mes hulumtimit dhe politikë-bërjes duhet që fillimisht të


kemi disa njohuri për proçesin e politikë-bërjes. Më poshtë shpjegohen dy prej modeleve bazë të
proçesit të politikave: politikë-bërja racionale dhe graduale .

• Politikë-bërja racionale

Modeli racional (nga lart-poshtë) është një teori e ndërtuar mbi supozimin se ‘nëse jepen format
korrekte të proçesit të implementimit- udheheqja, proçedurat, organizimi, trajnimi, dhe (sidomos në
këto vitet e fundit) menaxhimi- implementimi i politikave do të realizohet siç duhet nga
implementuesit e organizatave më të rëndësishme ose nga qeveria (Baldwin, 2000). Politika ‘e
duhur’ në vetvete do të përcaktohet përmes vendimmarrjes racionale, një proçes me një rend logjik,
i cili fillon me ndërgjegjësimin për problemin, tek vendosja e qëllimit, tek formulimi i objektivave të
qarta, tek përzgjedhja e alternativave dhe strategjive të cilat përmbushim më së miri objektivat dhe
së fundi me vlerësimin e rezultateve (Smith and May, 1980).

• Politikë-bërja graduale

E kundërta e qasjeve racionale, është modeli i politikë-bërjes graduale , ose siç i referohen ndryshe
nga poshtë-lart. Shkrimet e Charles Lindblom dhe Michael Lipsky lidhur me këtë çështje janë
vendimtare. Lindblom (1959) argumenton se presioni në vendimarrjen e politikave është i tillë saqë
racionalizmi në këtë proçes është i parritshëm. Qëllimet dhe mjetet shpeshherë zgjidhen njëherësh
dhe shumë vendime merren në mënyrë graduale duke përfshirë edhe krahasimet me atë çfarë është
bërë më parë (Hill, 1993). Politikë-bërësit nuk fillojnë me qëllime të përkryera por me politika të cilat
janë aktualisht në fuqi. Rishikimi bëhet vetëm për një numër të kufizuar alternativash të politikave
dhe vetëm një numër i limituar pasojash parashikohet dhe vlerësohet për secilën alternativë të
dhënë (Smith and May, 1980).

Janë të shumta kritikat për modelin racional të politikë-bërjes dhe për supozimet që e përforcojnë
atë. Duke patur parasysh se supozimet për këtë model (që politika, duke marrë në konsidertë të
gjitha mundësitë dhe opsionet, mund të përkufizohet racionalisht, me qëllime, objektiva dhe mjete
të qarta, të pranueshme nga të gjithë aktorët dhe palët e tjera) kanë qënë shumë sfiduese, është e
habitshme se si ky model zotëron ende respekt mes analistëve të politikave. Arsyet se përse ky
model është ende i pranishën, nuk lidhen me përdorimin e tij në masë apo për të treguar se si behen
politkat, por sepse na ndihmon të kuptojmë se si një politikë duhet të bëhet. Gordon et al (1977)
sugjeron se: “shpjegimi kryesor për vazhdimësinë e ekzistencës të modelit racional lidhet me
statusin e tij si një model normativ dhe si një mit i ‘i denjë’ të cilin vetë politikë-bërësit e kanë
përhapur.” Balwin vazhdon : “ Kjo është një qasje normative dhe urdhëruese e projektuar pët t’u
ardhur në ndihmë personave që janë të interesuar të dinë mënyrën më të mirë të mundshme
implementimit të polikës”. Si rrjedhim, qasja racionale ofron modelin ideal në proçedurat e
vendimmarrjes (Smith dhe May,1980).

Shkenca e të ngatërruarit të gjërave, sipas Lindblom (1957), kritikon teorinë racionaliste duke
theksuar se rrallë herë shohim gjëra të tilla si politika ‘të reja’. Modeli gradual nga poshtë-lart na
ndihmon të kuptojmë se si anti-ndryshimi dhe pro-inertësia janë karakeristika shumë të fuqishme të
organizatave humane dhe proçesit të politikë-bërjes. Në një përsosje të mëtejshme të tezës së tij,
Lindblom (1980) argumenton se teoria graduale është një model i cili jo vetëm shpjegon se si bëhen
politikat në botën reale, por sipas pikëpamjes së tij, është gjithashtu një model që mëson se si
politikat duhen bërë. Por kjo nuk është e vetmja pjesë e rëndësishme në analizën e Lindblom, ai
gjithashtu e sheh politikë-bërjen si një proçes i një ndërveprimi social dhe politik i cili përfshin
negociata dhe pazare mes grupeve të cilët promovojnë dhe mbrojnë interesa e vlera të ndryshme
dhe konkuruese- gjë të cilën Lindblom e ka quajtur ‘përshtatje e ndërsjelltë partizane’. Sipas tij, ky
proçes politik është thelbësor në politikë-bërje dhe bie në kundërshtim me informacionin e
centralizuar në të cilin bazohet vendimmarrja sipas qasjeve racionale, gjë e cila mund të injorojë zëra
të rëndësishëm të palëve të interesuara. Sipas Gregory (1989), mesazhi i fortë i Lindblom nuk lidhet
shumë me modelin gradual në politikë-bërje, por me faktin që politikë-bërja publike duhet të
kuptohet si një proçes politik në thelb, sesa si një proçes analizues apo që të zgjidh problemet.

Ndërsa Smith dhe May argumentojnë se debatet për modelet racionalë dhe gradualë të politikë-
bërjes janë artificialë për dy arsye: Fillimisht marrëdhënia mes “është” dhe “duhet” është e paqartë
dhe ka baza të besueshme që sugjerojnë se ndërsa modelet graduale mund të përmbushin një
funksion shpjegues, modelet racionale janë të njohur gjërësisht për rolin e tyre normativ. Së dyti,
debati nuk merr seriozisht parasysh se çfarë duhet bërë në mënyrë që të veprohet konform
strukturës së rregullave të vendimmarrjes, prandaj edhe neglizhohet mënyra se si politikë-bërësit
dhe administratorët mund të përdorin ‘politikë-bërjen’ si lustër për një gamë të madhe praktikash
(Smith dhe May, 1980).

2.2 Kërkimi dhe praktika profesionale

Punonjësit socialë dhe profesionistët e tjerë kanë të njëjtën përgjegjësi në implementimin e


politikave siç e kanë në punën me ligjin, me kodet etike profesionale, principet, vlerat dhe qëllimet.
Duke patur parasysh këtë, çfarë nënkuptojmë me përgjegjësitë e profesionit në implentimin e
politikave? Minogue (1983) thekson se ‘është detyra vendimtare në përkthimin e vendimeve në
ngjarje: të mbaruarit punë’. Implentimi lidhet me objektiva specifikë, përkthimi në praktikë i
politikave të cilat rrjedhin nga proçesi kompleks i vendimmarrjes. Hill (1993) sugjeron se
implementimi nuk duhet parë si një proçes i veçuar nga politikë-bërja, por si pjesë e tij.

Një model implementimi


Puna e Michael Lipsky ofron njohuri se si funksionon implementimi i politikave në punë sociale dhe
në praktika të tjera profesionale. Ai fokusohet në sjelljen dhe veprimet e zbatuesëve kyçë, të cilëve
ai i’u referohet si ‘burokratët e terrenit’, si dhe rolit të tyre në krijimin e politikave përmes praktikës
së tyre. Nëse ne duam të kuptojmë se si bëhet implentimini i politikave duhet të kujtojmë në rradhë
të parë burokratët e terrenit (Hudson, 1989).

Lipsky argumenton se vendimet që marrin burrokratët e terrenit, rregullat që ata vendosin dhe
mjetet që shpikin për t’u përballur me pasiguritë dhe presionet e punës, sigurisht që kanë ndikim në
politikën publike që ata krijojnë. Në fjalë të tjera, praktika e punës së tyre ditë-pas-dite ndërton
politikën. Në përgjigje të presioneve të tyre të punës apo organizimit, burakratët e terrenit ashtu si
punonjësit socialë, punonjësit në përkujdesjen e fëmijëve, e të tjerë profesione që lidhen me
politikë-bërjen, zhvillojnë praktika të tilla pune të cilat rrisin në maksimum maturinë e tyre. Maturia
bën të mundur që proçedurat t’i adaptohen klientit ose përdoruesit të shërbimeve si dhe ky i fundit
t’i adaptohet proçedurave (Balwin, 2000).

Puna e Lipsky është e rëndësishme sepse na ndihmon të kuptojmë se si ndërtohet politika përmes
praktikës së zbatuesve të terrenit. Maturia (së cilës shpeshherë i referohemi si ‘gjykim profesional’)
është e paevitueshme në terren, kështu që politikë-bërja nuk mundet asnjëherë të jetë vërtetë
racionale dhe as implementimi i poltikës s’mundet të jetë ndonjëherë perfekt . Megjithatë, duhet të
merren mësimet se si të përmirsohet proçesi i implementimit në mënyrë që të jetë më pak i paplotë
dhe ndoshta më shumë racional. Një kuptueshmëri e këtyre defiçencave në organizim ndihmon në
shpegimin e defiçiteve në implementim, të cilat ekzistojnë në çdo politikë-bërje, në kompleksitetin
dhe gamën e gjërë të politikave sociale të cilat kërkojnë zbatim nga organizata dhe grupe të
ndryshme profesionale të një game të gjërë sektorësh (shtetëror, privat, vullnetarë, bamirës dhe
informal), me objektiva dhe programe konkurues duke punuar me buxhet të paracaktuar dhe
shpeshherë me mesazhe politike të paqarta.

Politika dhe ideologjia

Politika është e rëndësishme në shumë nivele. Disa argumentojnë se proçesi kërkimor në vetvete
është një aktivitet politikash, ku të gjitha aspektet kërkimore janë ndërtuar dhe rindërtuar përmes
kryqëzimit të tre interesave: të kërkuesëve; të atyre përmes të cilëve bëhet kërkimi (veçanërisht të
individëve dhe grupeve në disavantazh); dhe atyre të cilët janë socialisht dominues si strukturat
politike, organizatat, grupet sociale dhe individët (duke përfshirë politikë-bërësit, politikanët,
punonjësit socialë etj). Kërkuesit duhet të dinë të menaxhojnë këto konflikte interesash, kërkesat e
prioritetet e organizatave të tyre, organet e financimit etj, si edhe kufizimet e kohës, vlerat,
programet, dhe qëllimet e tyre .

Nga ana tjetër, çdo përpjekje prej kërkuesëve për të informuar ose influencuar politikën ose
praktikën (të kesh impakt) është një aktivitet politik. Siç e kemi parë tashmë, kërkimi në punë sociale
dhe politika sociale kombinon një sërë qëllimesh dhe ndër to përfshihet kontribuimi në njohuri dhe
kuptueshmëri ndërsa përpiqesh të përmirsosh proçesin e politikave ose praktikën profesionale dhe
rezultatet.

Përveç kësaj klima politike e asaj kohe (jo vetëm se kush parti është në fuqi, por edhe vlerat e
ideologjitë e tyre, në veçanti ideologjitë e mirëqënies) janë të rëndësishme në përcaktimin e
pjesshëm të impaktit që kërkimi mund të ketë në ideimin e politikave ashtu edhe në politikë-bërje
dhe implementim. Aty ku gjetjet kërkimore do të jenë në përputhje me vlerat dhe ideologjitë
qeveritare, ekziston shanci që këto gjetje të duartrokiten dhe promovohen. Ato do të vlejnë si prova
dhe mund të përdoren për të shpjeguar një qasje politike aktuale.

Kur gjetjet kërkimore sfidojnë qasjet aktuale të politikave apo praktikës ato mund të mirëpriten (në
sajë të ndiçimit të mëndjes dhe qeverisjes demokratike) por edhe mund të injorohen,të shihen si të
parëndësishme, madje edhe të rrezikshme.

Politika dhe ideologjia mund të çojë në ristrukturimin e problemeve dhe çështjeve sociale, në
mënyrë që ato të kuptohen dhe hulumtohen në mënyra të ndryshme. P.sh kërkimi i Abel-Smith dhe
Townsend për varfërinë, “Të varfrit dhe më të varfrit” ndihmoi në përcaktimin e varfërisë dhe
pabarazisë si probleme sociale madhore të cilat kërkojnë veprim kolektiv të bashkërënduar dhe të
shtrirë gjërësisht. Qeveria e punës e asaj kohe i’u përgjigj në njëfarë mënyre këtyre reformave dhe
mori përsipër disa ndërhyrje. Sidoqoftë, vetëm pas nëntë viteve të publikimit të tij, Sir Keith Joseph-
një politikan konservator që njihet gjërësisht për influencën e madhe që pati tek “Thatcherizmi” -
ristrukturoi në një mënyrë krejt ndryshe problemet sociale të varfërisë. Ai theksoi se problemi nuk
qëndronte tek varfëria, por më së shumti çështja lidhej me ‘ciklin e varfërisë’, ku kjo e fundit
transmetohej nëpër breza përmes praktikave prindëruese problem-krijuese. Kjo perspektivë, e cila
tërhoqi një tendencë besimesh dhe ideologjishë të ndryshme të mirëqënies, që do të thotë se
kolektivizmi i pas-luftës kishte dështuar në përpjekjen e tij për një shoqëri më të mirë, dhe se
varfëria lidhej më shumë me të varfrit në vetvete se sa me strukturat social-ekonomike, ishte
pararendëse e vlerave të Thatcher të cilat do të dominonin politikat sociale dhe ekonomike të
qeverisë nga mesi i viteve 1970 deri në fund të shekullit të 20-të (Becker,1997). Këto pikëpamje
ndihmuan për të sfiduar ‘rizbulimin’ relativisht të ri të njohurive mbi varfërinë, duke ofruar një
alternativë më individualiste. Ky rikonceptualizim, nga varfëria tek ‘trasmetimi i varfërisë’ udhëhoqi
në një grumbull studimesh kërkimore, fillimisht nën udhëheqjen e Konservatorëve, e më pas nën
qeverinë e Punës së Re (New Labour) (Deacon,2004). Reagimi i New Labour ndaj të dhënave
kërkimore ishte në përputhje me objektivat e tij politik në trajtimin e varfërisë, përjashtimit social
dhe promovimin e mundësive për të gjithë. Më poshtë ilustrohet se përse çështjet që lidhen me
politikën dhe ideologjinë janë të rëndësishme në kontekstin e kërkimit në politika sociale dhe punë
sociale.

Përse është e rëndësishme politika dhe ideologjia:

• Politikat dhe ideologjitë e mirëqënies janë të rëndësishme në përcaktimin e


përgjegjshmërisë së qeverisë, organizatave, politikë-bërësve dhe profesionistëve në hulumtimin e të
dhënave.

• Prioritetet e politikës dhe ideologjive mund të çojnë drejt shtypjes ose injorimit të pyetjeve
(dhe/ose përgjigjeve) kërkimore, ndërkohë që të tjera mund të udhëheqin drejt programeve dhe
informacioneve të reja kërkimore.

• Ideologjitë politike ndihmojnë në përcaktimin e asaj që do të përkufizohet si ‘çështje sociale’


ose ‘problem social’ dhe me kalimin e kohës problemet sociale do të ristrukturohen ose
ripërcaktohen si diçka tjetër (p.sh ‘shqetësime private’ose ‘personale’). Ristrukturimi i problemeve
sociale si ‘jo-probleme’, ose i shqetësimeve private si probleme sociale, do të kenë implikacione të
mëdha për praktikën e punës sociale dhe politikave sociale.
• Natyra e të dhënave është kryesisht një konstrukt social, politik dhe ideologjik si edhe një
çështje kërkimore dhe metodologjike. Metodat kërkimore në vetvete kanë karakter social dhe
përfaqësojnë këndvështrime të vëçanta rreth botës sociale.

• Së fundmi, vlerat, ideologjitë dhe programet politike të kërkuesëve individualë dhe njësive
kërkimore influencojnë në mënyrën se si përkufizohen çështjet sociale dhe se si operojnet në
përcaktimin e pyetjeve kërkimore dhe përgjigjeve të tyre.

Impakti i kërkimit në politika dhe praktikë

Ndryshimi mes një pjese specifike të një kërkimi dhe një aspekti apo politike të veçantë të ndërhyrjes
së praktikës/punës sociale, është më transparente kur ata të cilët janë përgjegjës për politikën ose
praktikën, citojnë të dhënat kërkimore që kanë influencuar në mënyrën e të menduarit ose
vendimmarrjes. Kjo tregon se kërkimi ka patur ndikim tek politika, praktika ose tek të dyja
njëkohësisht. ‘Rizbulimi i varfërisë’ siç edhe u përmend më sipër u prezantua drejpërdrejtë nga puna
e Brian Abel-Smith dhe Peter Towsend. Kërkimi i tyre solli analiza dytësore nga database-et e
qeverisë duke thënë gjëra të reja për kuptimin dhe nivelin e varfërisë. Ekziston një lidhje e qartë dhe
e njohur mes kërkimit të Brian Abel-Smith e Towsend dhe një shqetësimi në rritje për varfërinë, për
zhvillimin e politikave sociale dhe rritjen e veprimeve kundrejt anti- varfërisë, prova këto të
përdorimit instrumental dhe konceptual të kërkimit të tyre. Ndonjëherë kërkimi mund të zgjasë
shumë vjet derisa të depërtojë në politikë bërje, të përdoret e të ketë një impakt, por ka raste të
tjera që ky proçes është relativisht i shpejtë. Studimi i Abel-Smith e Towsendn ilustron impaktin e
kërkimit në të dyja modelet në proçesin e politikave , si në modelin racional ashtu edhe gradual. Në
këtë rast kërkimi u përdor nga qeveria e punës (Labour Goverment) për të prezantuar strategjitë dhe
opsionet e politikave të tyre, duke përdorur edhe kombinimin e elementëve ‘nga lart-poshtë’ dhe
‘nga poshtë-lart’.

Ndërsa modeli racional i politikëbërjes konturoi pjesët e mësipërme të gjetjeve kërkimore duke e
furnizuar këtë proçes me qëllime e objektiva specifike duke indentifikuar në të njëjtën kohë edhe
pasojat (Nutley dhe Webb,2000), modeli gradual i implementimit dhe politikë-bërjes i sheh gjetjet
kërkimore si furnizim të proçesit të politikës dhe praktikës në momente të ndryshme kohore, duke u
targetuar dhe përdorur nga aktorë të ndryshëm gjatë bisedimeve të tyre, ndërveprimeve politike,
vendimmarrjes dhe ndërhyrjes. Panvarësisht se cili model na ndihmon më shumë të kuptojmë punën
e proçesit të politikave, ajo çka këto modele shpërndajnë më shumë është vlera që i jepet njohurive
kërkimore në prezantimin e vendimeve dhe zgjedhjeve të politikave dhe praktikës - nocioni i
praktikës dhe politikave i bazuar në të dhëna.

Sidoqoftë ekzistojnë limite tek influenca që vetë kërkimi ka, në format graduale dhe racionale të
politikë-bërjes. Në disa raste, impakti i një pjese specifike të kërkimit nuk është shumë i
dukshëm,por politikat kanë ndryshuar gradualisht si pasojë e rritjes së ndërgjegjësimit politik dhe
social, rritjes së rasteve të padrejtësive ose nevojave, si edhe zhvillimit të rrjeteve të politikave të
angazhuar në përdorimin e gjetjeve kërkimore. Në disa raste, kërkimi ka pak ose aspak impakt në
politikë-bërje, panvarësisht se cilësia e kërkimit në fjalë nuk mund të vihet në dyshim. Ekzistojnë disa
mënyra me anë të së cilave mund të kuptojmë marrëdhëniet midis të dhënave kërkimore dhe
politikë-bërjes.

Modele të marrëdhënies midis kërkimit dhe politikave:

• Modeli i orientuar drejt njohurive supozon se kërkimi (i drejtuar nga ekspertët) të çon drejt
politikave.

• Modeli i orintuar drejt zgjidhjes së problemeve,supozon se kërkimi ndjek politikat, dhe


çështjet e politikave i japin formë prioriteve të kërkimit. Si rrjedhim, kërkimi plotëson të dhënat
empirike mbi të cilat politikë-bërësit bazojnë vendimet dhe zgjedhjet.

• Modeli interaktiv e portretizon kërkimin dhe politikat me të njëjtën influencë.

• Modeli taktik/politik i sheh politikat si rezultat të një proçesi politik, ku programi kërkimor
drejtohet politikisht. Këtu, kërkimi mund të bëhet i mbrojtur politikisht ose të injorohet nëse nuk
koinçidon me përgjigjet që politikanët duan të dëgjojnë. Disa herë, fakti që është duke u realizuar një
kërkim është i rëndësishëm thjesht për arsye politike dhe taktike sesa për gjetjet në vetvete.

• Modeli sqarues e sheh kërkimin si shërbim ndaj politikave në mënyrë indirekte, duke
adresuar kontekstin në të cilin merren vendimet dhe duke siguruar një kornizë më të gjërë për
kuptueshmërinë dhe shpjegimin e politikave.

Kërkimi i Abel-Smith dhe Townsend lidhet shumë me modelin e orintuar drejt njohurive, ku politikat
dhe veprimet kundër varfërisë u zhvilluan prej të dhënave kërkimore të forta. Megjithatë, siç u
diskutua më sipër, klima politike dhe ideologjike e asaj kohe ishte kritike në përcaktimin e reagimit
prej qeverisë dhe të tjerëve ndaj të dhënave kërkimore, dhe të asaj çka ata mund të bënin për ose
me gjetjet kërkimore.

Më poshtë do të listohen rrethanat të cilat favorizojnë që kërkimi të ketë impakt mbi politikat dhe
praktikën në të njëjtën kohë. P.sh, një vëmëndje më e madhe i kushtohet gjetjeve kërkimore kur ky
kërkim është realizuar nga burime autoritare ose të besueshme, ose kur kërkimi është i kohës dhe
adreson çështje relevante me metodologji të aplikuar rigorozisht.

Në një studim se si autoritetet lokalë e përdorin kërkimin, autorët arritën në përfundimin se pasja e
një strukturë efektive për ngarkimin, marrjen përsipër dhe prezantimin e kërkimit ishte kusht i
nevojshëm (por jo i mjaftueshëm) që kërkimi të kishte impakt mbi politikat dhe praktikën.

Rrethanat favorizuese në impaktin e kërkimit ndaj politikave dhe praktikës:

Vëmëndje më e madhe i kushtohet gjetjeve kërkimore kur:

• Politikë-bërësit dhe praktikuesit kuptojnë dhe besojnë në benefitet e përdorimit të të


dhënave dhe janë të qartë për meritat e tyre relative përballë opinionit të ekspertëve.

• Kërkimi është i integruar plotësisht në proçesin e politikë-bërjes, trajnimet praktike dhe


sistemet e shpërndarjes.
• Përdoruesit e kërkimit janë partner në proçesin e gjenerimit të të dhënave.

• Kërkimi prodhohet prej burimeve të besuara dhe autoritare.

• Kërkimi është i kohës dhe adreson çështje relevante me metodologji të pakontestueshme.

• Rezultatet mbështesin ideologjitë eksiztuese politike, janë konveniente dhe nuk


përfaqësojnë ndonjë sfidë madhore kundrejt politikave ekzistuese.

• Rezulatet shpallen nën një shkallë të vogël pasigurie, ka implikime të qarta për veprim dhe
mund të implementohet pa patur kosto madhore nëse vendimet kane nevojë për rishikim.

• Kërkuesit, organet e larta dhe përdorues të tjerë kyç kërkojnë që implementimi të ketë
advokatësi të aftë dhe qëndrueshmëri të madhe.

• Përfundimet kërkimore të përfshijnë njerëzit e duhur, në mënyrën e duhur dhe në kohën e


duhur, dhe këta njerëz të kenë aftësitë e duhura për të interpretuar dhe aplikuar gjetjet kërkimore
në kontekstin e tyre.

• Gjetjet kërkimore duhet të plotësojnë dhe të përforcojnë ‘forma të tjera të dijes’, duke
përfshirë njohuritë teorike dhe eksperimentale.

Për të mbyllur boshllëkun midis kërkimit dhe praktikës është e nevojshme që praktikuesit të
kuptojnë dobësitë dhe forcën relative të metodave dhe projekteve të ndryshme kërkimore.
Praktikuesit dhe politikë-bërësit duhet të marrin parasysh se ka ndryshim midis tipeve të të dhënave
të marra nga studime kërkimore të metodologjive të ndryshme. Siç analizohen më poshtë, ekzistojnë
disa faktorë që mund të përdoren nëse hapësira mes kërkimit dhe praktikës ka nevojë të
ngushtohet.

Fakorët që kërkohen për zhvillimin e praktikës së bazuar në të dhëna

• Gjenerimin e të dhënave të mira e cilësore që japin efektivitet.

• Një fuqi punëtore me aftësi kritike për të vlerësuar të dhënat dhe kontributet e një proçesi
rishikimi sistematik në gjetjen e të dhënave.

• Përhapja e të dhënave dhe/ose sintezës kërkimore në një formë aksesueshmërisht të


lexueshme për profesionistët, menaxherët, politikë-bërësit dhe përdoruesëve të shërbimeve- një
sfidë kjo jo vetëm metodologjike por edhe teknike.

• Një punë dhe mjedis politikash që lehtëson zhvillimin e praktikave që reflektojnë ‘të dhënat
më të mira’.
Leksion 3

3. Sjellja etike dhe praktika e kërkimore

3.1 Drejtimi dhe menaxhimi i kërkimit: etika dhe rigoroziteti. Saul Becker dhe Alan Bryman

Mënyra se si është menaxhuar dhe drejtuar një kërkim në politika apo punë sociale, është një
tregues i rëndësishëm mbi cilësinë dhe seriozitetin e përgjithshëm të kërkimit. Kërkimet duhet të
kenë informacione mbi çështjet metodologjike, diskutimet, mbledhjen e të dhënave, teknikat
analizuese, por në të njëjtën kohë ato kanë nevojë që t’iu referohen në mënyrë të qartë
problematikave specifike që lidhen me format që cilat kërkimi ka drejtuar e menaxhuar standartet
etike (duke përfshirë çështjet e lejes së informuar, konfidencialitetit), se si kërkuesit (dhe
pjesëmarrësit) janë mbrojtur prej kërcënimeve të mundshme, se si janë mbrojtur të dhënat etj. Këto
janë disa prej çështjeve më kryesore që do të trajtohen në këtë leksion.

Të qënurit sistematik

Në leksionin e parë u diskutua se si që një kërkim të ketë rëndësi duhet që hulumtimi të realizohet
në një mënyrë sistematike e rigoroze duke u udhëhequr nga standartet më të larta proçeduriale dhe
etike brenda limiteve të imponuara nga koha, të ardhurat dhe mundësitë. Arber(1993) na kujton se
duhet adoptuar një qasje më sistematike dhe logjike mbi kërkimin, çelësi i së cilës është planifikimi
dhe menaxhimi i kohës. Planifimi e menaxhimi i kohës dhe i resurseve, parashikimi i etapave të
mëvonshme të proçesit kërkimor (dhe vështirësive të mundshme), janë shumë të rëndësishme në
admistrimin e fazës së realizimit të kërkimit. Është vendimtare të planifikosh më përpara, të
vendosësh mbi praktikën e punës dhe proçedurat e nevojshme që do të ndërmerren në mënyrë që
të sigurohet që ecuria e kërkimit të jetë e qetë dhe sistematike. Të njëjtën rëndësi ka edhe
planifikimi dhe buxhetimi, qëndrimi brenda një kornize etike që respekton integritetin e kërkuesit
dhe përgjigjedhënësve duke i mbajtur të sigurt , ruajtja e informacionit të mbledhur dhe
konfidencialitetit si edhe respektimi i çdo kërkese ligjore dhe kornize etike.

Të gjitha shkallët e proçesit kërkimor të pasqyruara në figurën e mëposhtme (fig.1 fq. 13 ) kanë
nevojë për menaxhim sistematik dhe efektiv, duke filluar që nga faza e eksplorimit tek prezantimi e
transferimi i njohurive, dhe ndryshimi. Planifikimi i kujdesshëm, monitorimi i vazhdueshëm,
buxhetimi në planin kërkimor, si edhe parashikimi dhe përgatitja paraprake për fazën vijuese të ciklit
kërkimor janë kryesore për efektivitetin dhe rigorozitetin e menaxhimit dhe drejtimit të praktikës
kërkimore. Menaxhimi si funksion, mund të realizohet nga menaxheri i projektit, nga drejtori ose
hulumtuesi kryesor i kërkimit i cili mund të zgjedhë një drejtim instrumental, i cili mund të jetë
gjithashtu një funksion që duhet të ndërmerret nga të gjithë ata që punojnë për projektin kërkimor
(përfshirë këtu edhe kërkuesit), personat e përfshirë në suportin teknik dhe admistrativ (si psh. stafi i
sekretarisë, koduesit e të dhënave, transkriptuesit, stafi kompjuterik etj). Kjo kërkon që secili person
i përfshirë në një investigim jo vetëm të planifikojë dhe monitorojë punën e tij, por gjithashtu të
punonjë në grup në mënyrë që sigurohet që të gjitha aspektet e projektit të përshtaten me njëra-
tjetrën, dhe secila fazë e studimit të ecë sipas planit e qëllimit, dhe sipas praktikave dhe principeve
etike. Përveç këtyre stafi duhet të jetë i sigurt,i motivuar dhe i supervizuar në mënyrë të
përshtatshme; kërkuesit duhet të sigurohen për mbledhjen,analizimin dhe ruajtjen e të dhënave dhe
mbajtjen e tyre konfidenciale; i gjithë stafi duhet të jetë i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë ligjore. I
gjithë projekti duhet të udhëhiqet duke u bazuar në kodet etike të dizenjuara për të mbrojtur
integritetin e të gjitha palëve-pjesëmarrësit, kërkuesit, organizatat kërkimore, donatorët dhe
përdoruesit e kërkimit, përfshirë këtu edhe politikë-bërësit dhe profesionistët.

Derisa menaxhimit kërkimor t’i jepet më shumë prioritet në publikimin e teksteve të metodave
kërkimore, vështirë se në raportet kërkimore nëpër libra apo revista do të përfshihet një diskutim i
plotë se cilët aspekte të proçesit kërkimor u menaxhuan, dhe si. Mungesa e këtij diskutimi në
kërkimet e publikuara ngre një shqetësim të rëndësishëm që lidhet me leximin dhe interpretimin e
këtyre teksteve, nëse studimi është realizuar me metodologji rigoroze, si edhe me standarte
proçeduriale dhe etike. Dhe vërtet, si mund ta dimë nëse një studim është realizuar në standartet e
duhura etike nëse nuk na jepet informacioni i duhur mbi të cilin të gjykojmë. Për më tepër, a mund
të themi që një studim është serioz dhe i plotë kur ka pak, për të mos thënë aspak, prova që ky i
fundit është drejtuar dhe menaxhuar efektivisht (si psh kur nuk duket të ketë një leje të nënshkruar
prej pjesëmarrësve ose kur siguria e kërkuesëve,dhe përgjigjedhënësve është vënë në rrezik,ose kur
të dhënat nuk janë mbrojtur siç duhet)? A duhet të vlerësojmë gjetjet e kërkimit mbi gjithshka tjetër
- panvrësisht proçesit dhe cilësisë me anë të së cilave kërkimi është drejtuar dhe menaxhuar? Në
seksionet e mëposhtme leksioni do të fokusohet në një numër aspektesh të praktikës kërkimore që
kërkojnë menaxhim dhe drejtim rigoroz, etik dhe efektiv. Këto janë menduar që të jenë kryesisht
ilustrative sesa të tejngopura me informacion.

3.2 Etika Sarah Benks

Etika lidhet me çështjet e sjelljes së duhur dhe të gabuar, me cilësitë e mira dhe të këqija të
karakterit dhe përgjegjësive që lidhen me marrëdhëniet. Ndonëse thelbi i subjektit të etikës thuhet
shpesh se është mirëqënia humane, e parë në një kornizë më gjithpërfshirëse ajo përfshin gjithashtu
edhe kafshët, si dhe lulëzimin e të gjithë ekosistemit.

Ka një tendencë për të shoqëruar etikën në kërkim me proçedurat e marrjes së aprovimit


institucional përpara fillimit të studimeve empirike të cilat përfshijnë pjesëmarrës njerëzorë ose
kafshë. Kjo njëkohësisht është një pikëpamje shumë e kufizuar (limitimin e etikës vetëm në
përmbushjen e kërkesave të proçesit aprovues) dhe shumë e gjërë (duke patur parasysh se proçesi i
aprovimit mbulon element të tjerë të udhëheqjes kërkimore, duke përfshirë prakticitetin,
vlefshmërinë shkencore, besueshmërinë, vlerësimin e riskut dhe sigurinë). Këto aspekte kërkimore
kanë implikime etike, megjithatë elementet kryesorë etikë në kërkimin social përfshijnë:

1. Respekt për pjesëmarrësit në kërkim: t’iu bësh të mundur pjesëmarrësve të bëjnë zgjedhje
të kujdesshme, si edhe duke i trajtuar me respect gjatë gjithë proçesit kërkimor.
2. Mbrojtja e pjesëmarrësve të kërkimit: të sigurohet se pjesëmarrësit nuk do të lëndohen,
dhe/ose të minimizohet çdo rrezik i mundshëm gjatë hulumtimit.

3. Përgjegjshmëri profesionale dhe publike e kërkuesëve: të qënurit i qartë se cili informacion i


marrë gjatë kërkimit mund t’i zbulohet palëve të treta; të qënurit i përgatitur për të reaguar mbi
çështje serioze që lidhen me mirëqënien, sigurinë e pjesëmarrësve ose me publikun.

4. Ndershmëria në komunikim: të qënurit sa më i hapur të jetë e mundur në lidhje me


qëllimine kërkimit, ndershmëri në analizën,prezantimin dhe publikimin e gjetjeve.

Respekti

Respektimi i zgjedhjeve të përgjigjedhënsëve rreth pjesëmarrjes së tyre në kërkim, dhe tërheqja ose
refuzimi i informacionit realizohet përmes marrjes së lejes së informuar. Kjo nuk është një gjë e
pagabueshme dhe nuk duhet të shihet si garanci për një kërkim etik. Mund të ketë çështje të cilat
njerëzit i kuptojnë qartë dhe e japin lejen në bindje të plotë; duhet të sa informacion mund të quhet
mjaftueshëm; dhe nëse kërkuesit mund të parashikojnë sesi kërkimi do të zhvillohet. Nëse
karakteristikat e kërkimit ndryshojnë, duhet të kërkohet sërisht leje por kësaj rradhe vetëm me fjalë,
jo me shkrim. Respekti përfshin gjithashtu rënien dakort se kur dhe si të diskutohen gjetjet dhe se si
do të njihen kontributet e njerëzve. Në pjesëmarrje,paradigma feministe ose qasje të tjera të kohëve
të fundit,ku kërkuesit akademikë mund të jenë duke punuar në partneritet me kërkuesit e
komunitetit, diferenca mes kërkuesëve dhe të kërkuarëve mund të jetë e paqartë, dhe kujdes i
veçantë duhet t’i tregohet marrëveshjes se si do bashkëpunojnë dhe do të ndajnë fuqinë.

Mbrojtja

Kërkuesit duhet të marrin parasysh se çfarë dëmi fizik / psikologjik kërkimi mund të shkaktojë në
mënyrë direkte ose indirekte, dhe se si kjo mund të parandalohet ose minimizohet. Kjo përfshin
shpesh fshehjen e identitetit dhe ofrimin e anonimatit në relacione të shkruara. Pjesëmarrësve
mund t’u jepen kopje të transkripteve të intervistave ose raporteve dhe t’u kërkohet nëse ka
seksione të cilat dëshirojnë t’i ndryshojnë ose t’i heqin. Gjatë relacionit, kërkuesit duhet të marrin
me kujdes në konsideratë se si të sigurojnë anonimatin. P.sh nëse janë përdorur tituj pune , mund të
jetë e mundur që kogelët të njohin individët (siç mund të jetë shefi ekzekutiv, që është vetëm një
person që i përshtatet këtij përshkrimi në organizatën ku po kryhet studimi). Nëse është duke u bërë
një intervistë, apo duke u drejtuar një fokus-grup mbi tema delikate, mund të jetë me rëndësi të
sigurosh suport përforcues (psh kur i pyet pjesëmarrësit mbi përjetimet e përdhunimit apo azil-
kërkuese). Sidoqoftë, kërkuesit kanë gjithashtu nevojë të kenë parasysh se disa pjesëmarrës mund të
dëshirojnë të tregojnë emrin, dhe dhënia e një mbrojtjeje të tepruar mund të jetë mungesë respekti.

Përgjegjshmëria publike dhe profesionale

Si qytetarë ose si praktikues profesionistë, është e rëndësishme të jetë i qartë informacioni i cili nuk
mund të mbahet konfidencial. Shpesh herë premtimet për konfidencialitet janë keqkuptuar. Nëse
gjithë informacioni i marrë prej pjesëmarrësve në kërkim do të mbahej konfidencial, atëherë
kërkuesit nuk do të kishin se për çfarë të shkruanin. Ajo çka zakonisht premtohet është mbrojtja e
identitetit të burimit të informacionit (anonimati). Ndonjëherë , sidoqoftë, kërkuesit mund të
gjykojnë se ata janë në mënyrë etike dhe/ose ligjore të detyruar të zbërthejnë informacionin (i cili
mund të jetë zbuluar ose vëzhguar aksidentalisht, sesa të jetë dhënë nga pjesëmarrësit), së bashku
me identitetin e njerëzve ose organizatave që kanë lidhje. Nuk ekzistojnë rregulla stikte për këtë
pjesë, duke patur parasysh se kjo gjë varet nga pozita e kërkuesit, premtimet e bëra paraprakisht
dhe seriozitetin e çështjes në fjalë. Një kërkues që ka ndërmarrë një studim etnografik mbi
përdoruesit e drogës me shumë mundësi do të binte dakort që të mos e kallëzonte në polici
informacionin e marrë mbi trafikantët e drogërave. Por, nëse ky studjues do të ishte dëshmimtar i
një sulmi me thikë, prej të cilit dikush është plagosur rëndë,mund të vendosë se ka për detyrë të
kontaktojë policinë. Kërkuesit janë në të njëjtën kohë qytetarë, dhe ndonjëherë përgjegjësitë e
qytetarit i shkelin premtimet e kërkuesit ose dëshirës për të vazhduar kërkimin. Në të njëjtën
mënyrë, nëse studentët apo praktikuesit e punës sociale marrin informacion rreth një abuzimi të
dyshuar fëmije gjatë rrjedhës së kërkimit, ata do të ishin profesionalisht të detyruar të reagonin ndaj
këtij informacioni.

Ndershmëria

Si në cilindo aspekt të jetës, edhe në kërkim, ndërsa ndershmëria pritet dhe vlerësohet, ekziston
edhe një qëllim për të qënë dorështrënguar me të vërtetën. Respekti për pjesëmarrësit e kërkimit
përfshin të qënurit sa më i ndershëm të jetë e mundur në marrëdhënie me ta. Sidoqoftë, në disa
raste nëse kërkuesit tregojnë ekzaktësisht se çfarë janë duke studiuar, ata mund të kenë frikë se
përgjigjedhënësit mund të ndryshojnë sjelljen e tyre. Nëse kërkuesit thonë se janë duke studiuar
diskriminimin racor në proçesin e përzgjedhjës për punë, përzgjedhësit e punës mund të tregojnë
më shumë kujdes mbi vendimmarrjen që ka lidhje me aplikantët e minoriteteve etnike. Nëse
kërkuesit thonë se janë thjesht duke studiuar proçesin e përzgjedhjes në punë, mund të ketë më pak
rrezik për të ndryshuar sjelljen në mënyrë të paramenduar. Pyetja nëse është e justifikuar të
ndërmarrësh një kërkim të maskuar (të fshehësh identitetin e dikujt si një kërkues) është me spec.
kërkimi ‘i maskuar’ në vende publike mund të jetë i pranueshëm (psh vëzhgimi i sjelljes në qëndra
tregtare). Por, të pranosh një punë në një shtëpi kujdesi rezidencial në mënyrë që të kërkosh për
praktika abuzive gjatë punës është e diskutueshme. Ka raste që kjo gjë është e justifikueshme nëse
ekspozohen praktika të këqija. Megjithatë, ekzistojnë shumë metoda të tjera, duke përfshirë këtu
edhe kërkimin e lejes për të vëzhguar dhe marrë intervista, të cilat mund të çojnë tek i njëjti
informacion.

Ndeshmëria në analizimin, interpretimin, relatimin dhe publikimin e kërkimit është shumë e


rëndësishme. Falsifikimi i të dhënave, manipulimi i gjetjeve dhe plagjiarizmi i ideve të të tjerëve janë
shkelje serioze të integritetit të kërkuesit dhe dëmtim i reputacionit të kërkimit social. Ndonjëherë
mund të jetë e paqartë nëse kërkuesit kanë manipuluar të dhënat me qëllim mashtrimin, ose kanë
përvetësuar idetë e të tjerëve me paramendim ose padashje. Zyra e Integritetit Kërkimor dhe
Komitetit për Publikimin Etik japin një ndihmë shumë të madhe për këtë çështje.

Zhvillimi i kompetencave etike

Kërkuesit duhet të mendojnë për çështjet etike, të diskutojnë me supervizorët dhe kolegët e tyre
dhe të vendosin se çfarë është e pranueshme dhe pse. Në vazhdim të plotësimit të formularëve për
aprovim etik, ose të sillesh sipas kodeve të publikuara etike, kërkuesit kanë nevojë të kultivojnë cilësi
të tilla morale si:
• Kujdesi etik: identifikimi i sfidave etike, parashikimi i dëmeve të mundshme dhe konstatimi i
sikletit tek pjesëmarrësit.

• Integriteti/ ndershmëria morale: të marrësh parasysh nëse kërkimi i maskuar është vërtet i
nevojshëm; nëse është e përshtatshme të gënjesh apo të tregohesh kursimtar me të vërtetën.

• Kurajoja morale: të refuzosh financime nga burime kompromentuese; të kallëzosh veprimet


abuzuese; të publikosh gjetje të diskutueshme; dhe të reagosh mbi përgjegjshëritë e kërkuesit si
qytetar.

• Urtësia profesionale: të bësh gjykime të shëndetshme kur përballesh me dilema komplekse


etike, për të cilat principet dhe rregullat në kodet etike nuk japin përgjigje të qarta.

3.3 Guidë për garantimin e konfidencialitetit dhe për mbrojtjen e të dhënave

Lisa Holmes

Të dhënat e ruajtura në hard drive

• Emrat dhe adresat e pjesëmarrësve në kërkim, nuk duhet të ruhen në laptopin ose desktopin
e personave të çfarëdoshëm.

• Të gjithë pjesëmarrësit duhet të identifikohen sipas dosjeve të të dhënave të ruajtura në


hard drive nga kërkuesi dhe autori i identifikimit të kodeve.

• Këto dosje të të dhënave (duke përfshirë aksesin në database, të dhanat e exel dhe dosjet
spss) duhet të kodohen duke përdorur programe si Cryptainer, ose paketa të ngjashme.

• Një liste koresponduese emrash përkrah të cilëve janë vendosur kodet indentifikuese duhet
të ruhet më vete në një tjetër dosje; ose mund të ruhet në formën e një dokumenti të koduar në një
usb të veçantë.

Korrepondenca me e-mail me autoritetet lokale ose agjenci të tjera

• Për sa kohë është e mundur, duhet të ekzistojnë një marrëveshje me autoritet lokale dhe
agjencitë e tjera se kur të flitet për pjesëmarrësit në kërkim, veçanërisht për fëmijë, gjatë dërgimit të
e-mail-eve, nuk do t’iu referohen me emër. Bën përjashtim nëse ekziston një marrëveshje
paraprake më ndonjë individ specific i cili punon brenda organizatës.

• Pjesëmarrësit në kërkim duhet të indentifikohen vetëm me anë të ID kërkimore, ose ID së


autoriteteve lokalë.

Korrespondenca me postë të zakonshme

• Kopjet e letrave të dërguara nga pjesëmarrësit e kërkimit nuk duhet të ruhen në hard drive-
et e kompjuterave.

• Një kopje e letrës që përmban emrin dhe adresën e pjesëmarrësit duhet të ruhet ose në
ndonjë usb, ose në një kopje letre të printuar.
• Të dyja,si kopja e letrës ashtu edhe usb-ja duhet të ruhet të kyçura të sirtarë ose kasaforta.

• Të gjitha letrat e pjesëmarrësve duhen dërguar në formën e një dërgese të veçantë.

Grumbullimi i të dhënave

• Gjatë grumbullimit të të dhënave në autoritetet lokalë ose agjenci të ndryshme,


informacioni duhet transferuar nga dosjet në database-in e laptopit të kërkuesit. Sigurisht që të
gjitha database-et duhet të jenë të koduara.

• Emrat e pjesëmarrësve nuk duhet të rregjistrohen në database; ata duhet të identifikohen


vetëm nga kërkuesi ose autori i ID-së.

• Një version i koduar i database-it duhet të ruhet në një usb në fund të çdo ditë. Më pas usb-
ja duhet të transporohet me anë të një çantë të veçuar tek laptopi.

• Për t’a patur më të lehtë gjetjen e dosjëve më të rëndësishme, kërkuesi mund të përdorë një
listë e cila përmban si emrat ashtu edhe kodin identifikues.

• Edhe kjo listë duhet të ruhet në mënyrë të sigurt.

Intervistat

• I gjithë informacioni i mbledhur gjatë intervistimit duhet të rregjistrohet vetëm me ID


kërkimore; emrat e pjesëmarrësve nuk duhet të rregjistrohen në programin e intervistave.

• Përjashtime bëjnë rastet që e japin vetë pëlqimin (me anë të formularë të nënshkruar për
miratim), dhe nëse prindi, adoleshenti, apo cilido pjesëmarrës ka për të firmosur ndonjë kupon
dhuratë, të cilat u janë dhënë në shenjë falenderimi përgjigjedhënsëve, për pjesëmarrjen e tyre në
kërkim.

• Përdorimi i këtyre kuponëve falenderimi duhet që fillimisht të negociohet me financuesit


kërkimore. Nëse kuponët janë dhënë në formë falenderimi për pjesëmarrjen, nuk duhet të shihen si
një stimul për qëllime përfitimi.

• Të gjithë formularët e nënshkruar për miratim, duhet të ruhen në një sirtar të veçantë të
koduar

• Nëse është e mundur të gjitha intervistat duhet të jenë të rregjistruara (duke marrë leje
paraprakisht nga pjesëmarrësit). Të gjitha rregjistrimet dixhitale duhet të kodohen.

Transkriptimi

• Të gjithë transkriptuesëve duhet t’u kërkohet të nënshkruajnë një dokument në të cilin


deklarojnë se ata do të veprojnë sipas Aktit të Mbrojtjes së të Dhënave 1998, duke përfshirë një
marrëveshje se të gjitha transkriptimet e intervistave nuk duhet të ruhen në hard drive –et e
kompjuterave të tyre personalë.
• Transkriptimet nuk duhet të përmbajnë emrat e fëmijëve pjesëmarrës; të gjithë emrat e
përmendura gjatë intervistës duhet të përkthehen vetëm në iniciale.

• Të gjitha kasetat që do t’i dërgohen traskriptuesit, duhen dërguar vetëm me anë të


dërgesave të veçanta. Të gjitha rregjistrimet dixhitale duhet të dërgohen ose me anë të file-ve të
koduara ose me anë të disa ëebsiteve të pajisura me fjalëkalim, të tipit YouSentIt. Të gjitha
intervistat e transkriptuara duhet të dërgohen mbrapsht me anë të dërgesave speciale.

Kopjet e programeve të intervistave dhe transkriptimeve

• Të gjitha kopjet e programeve të intervistave dhe transkriptimeve e projekteve kërkimore në


punë e sipër duhet të ruhen dhe kyçen në sirtarë të posaçëm.

• Këto dokumentë duhet të ruhet veçmas të dhënave me emrat apo adresat.

Udhëtimi

• Udhëtimi drejt apo në kthim prej një organizate apo institucioni qeveritar, mund të përbëjë
risk për sigurinë e informacionit. Duhen marrë sa më shumë të jetë e mundur masa që të mos
ndodhin probleme me sigurinë. Psh nëse jeni duke udhëtuar me tren, informacionet konfidenciale
nuk duhen lënë pa mbikëqyrje.

Rreziqet

• Është e pamundur që valixhet dhe kompjuterat të mbahen me vete kudo që shkojmë,


megjithatë sa më shumë kujdes të tregohet aq më mirë është.

• Nëse kompjuterat duhen lënë pa mbikëqyrje në një moment të caktuar, ata duhet të
mbyllen duke vendosur passëord dhe asnjëherë dritaret nuk duhen lënë të hapura.

3.4 Kërkimi në grupet vulnerabël Pranne Liamputtong

Me krizën globale që jemi duke përjetuar, është e paevitueshme që punonjësve socialë do t’iu duhet
të punojnë me shumë njerëz vulnerabël në përditshmërinë e tyre. Me shumë mundësi këto grupe do
të përballen me shumë probleme në jetën private dhe publike, ashtu edhe në shëndetin dhe
mirëqënien e tyre.

Kush quhen vulnerabël?

Person vulnerabël quhet një individ i cili përjeton një autonomi të pakët ose të dobët, për shkak të
faktorëve fiziologjikë / psikologjikë ose për shkak të një pozite apo gjëndjeje të pabarabartë
(Silva,1995). Këta persona vulnerabël do të përfshijnë ata njerëz të cilët janë të varfër,pa të drejtë
vote, dhe/ose subjekt i diskriminimit, intolerancës, nënshtrimit, dhe stigmatizimit (Nyamathi,1998).
Duke u bazuar në këto përshkrime, mund të përfshijmë fëmijët, të rinjtë, të moshuarit, persona që i
përkasin minoriteteve ose grupeve etnike, emigrantëve, punonjësve të seksit, të pastrehët, meshkujt
gay dhe lesbiket, dhe gratë. Termi ‘vulnerabël’ është përdorur gjithashtu për t’iu referuar njerëzve të
cilaët janë me ‘vulnerabilitet social’ (Quest dhe Marco,2003). Disa grupe të popullsisë, duke
përfshirë këtu fëmijët, të papunët, të pastrehët, të varurit nga droga, punonjësit e seksit, minoritarët
e grupeve etnike dhe fetare, përballen me vulnerabilitet social. Shpeshhere termi ‘vulnerabël’
përdoret për të zevënsësuar fjalë si ‘i ndjeshëm’, ‘e vështirë për t’u arritur’ dhe ‘popullsi e fshehur’
(Liamputtong,2007).

Aksesueshmëria në grupet vulnearbël

Lokalizimi i grupeve vulnerabël është një detyrë sfiduese dhe shpesh problematike. Për shkak të
shkallës së lartë e dyshimit,shumë individë që janë pjesë ë grupeve vulnerabël i mban larg
ndërveprimit me kërkuesit. Bëhet akoma më e vështirë kur kërkimi lidhet me tema delikate ose
kërcënuese, duke patur parasysh që këta njerëz kanë një nevojë në rritje për të fshehur identitetin
përfshirjen e tyre (Dikson-Sëift, 2008).

Megjithatë, ka disa metoda të suksesshme që mund të përdoren për të fituar akses tek këta
pjesëmarrës potencialë. Metoda e kampionimit ‘topi i dëborës’ është përdorur gjërësisht për
realizimin e kërkimeve me popullata vulnerabël apo të vështirë për t’u gjetur. Umaña-Taylor dhe
Bámaca (2004) dhe Madriz (1998) i referohen kësaj qasjeje si teknika e ‘fjalëve të gojës’. Është
shumë e përdorur në kërkime me njerëz nga grupe minoritare etnike si pjesëmarrës potencialë. Ka
më shumë gjasa që person të marrë pjesë në një studim nëse dikush që ata njohin është duke marrë
pjesë. Teknika e ‘topit të dëborës’ është një mënyrë kampionimi thelbësore për të lokalizuar
popullatat e fshehura. Anëtarët e ketyre popullatave mund të jenë përfshirë në veprimtari deviante
si marrja e drogës apo shitja e seksit. Aksesi në këto grupe mund të bëhet duke patur refenca prej
ndonjë të njohuri ose shoku, sesa duke përdorur metoda të tjera më formale për identifikimin e tyre
(Atkinson dhe Flint,2001).

Respekti dhe reciprociteti për pjesëmarrësit

Gjatë punës me grupet vulnerabël, respekti dhe reciprociteti janë thelbësore. Përgjegjshmëria etike
kundrejt grupeve vulnerabël duhet të shkojë përtej mbrojtjes së të drejtave të individëve. Duhet të
përfshijë një forcim të respektit dhe reciprocitetit që lidhet me atë çka pjesëmarrësit mund të fitojnë
(Eden dhe Fingerson,2002). Duke dhënë diçka në këmbim të marrjes së informacionit, kërkuesit
tregojnë respektin e tyre për pjesëmarrësit. Kjo mund të ulë pushtetin e pabarazisë mes tyre dhe
kërkuesit. Kërkuesit duhet të investojnë më shumë në realizimin e një ndryshimi pozitiv në jetët e
pjesëmarrësve ose të grupit (Ëarr,2004).

Kompensimi dhe stimulimi : një formë respekti

Kompensimi ose pagesa për pjesëmarrjen në një projekt kërkimor është një çështje e diskutueshme.
Disa argumentojnë se pagesa nuk është e përshtatshme sepse mund të influencojë përgjigjet e
pjesëmarrësve. Pagesa mund të shihet gjithashtu si ‘shtrëngim’ nëse kërkuesit punojnë me njerëz
ekstremisht të varfër, si të pastrehët ose përdoruesit e drogërave. Megjithatë , të tjerë pohojnë se
kontributi, njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve duhet të vlerësohen dhe duhet që t’iu sigurohet
një pagesë e caktuar, veçanërisht kur ata kanë pak ose aspak të ardhura (Umaña-Taylor dhe Bámaca,
2004). Pagesa mund të shihet si një formë barazie në marrëdhënie ose shkëmbimi të fondit kërkimor
– para në këmbim të kohës dhe pjesëmarrjes (Hollaëay dhe Jefferson,2000). Duke u bazuar në këtë
arsyetim ‘kompensim për kohën dhe pjesëmarrjen’ është tepër e rëndësishme dhe duhet të shihet si
simbol i respektit të kërkuesit për informacionin që këta njerëz kanë dhënë. Ky pozicion është i
aplikueshëm për kërkimin me grupet ‘vulnerabël’, duke patur parasysh se shumica e këtyre grupeve
kanë tendencën të jenë të varfër dhe paratë mund t’i ndihmojnë në jetën e tyre të përditshme
(Matriz,1998; Cook dhe Nunkoosing,2008). Konpensimi në sajë të pjesëmarrjes në një studim
kërkimor mund të përdoret për të përmirsuar rrethanat e jetës së tyre (Beauchamp,2002).

Shqetësime morale

Debate të ndryshme lindin lidhur me çështjet morale ndërsa realizohen kërkime me grupe
vulnerabël. A duhet që kërkuesit të vazhdojnë punën e tyre kërkimore me ato popullata në gjëndje
ekstremisht vulnerabël siç mund të jenë njerëzit e moshuar që vuajnë nga sëmundje të ndryshme
mendorë, ose ata të cilët kanë përjetuar humbjen e njerëzve të dashur dhe janë në gjëndje
hidhërimi, ose ata të cilët janë të pastrehë ose të sëmurë terminal? Këta njerez janë tashmë
vulnerabël dhe të ndjeshëm në shumë aspekte.

Nga një këndvështrim moral, benefitet e ndërmarrjes së një kërkimi të tillë duhet të matet
përkundrejt risqeve që rrjedhin prej përfshirjes në këtë kërkim. Studimet me grupet vulnerabël
duhet të fokusohen fillimisht në prurjen e benefiteve për grupin e studiuar (Hall dhe Kulig, 2004).
Dëmi kundrejt një personi, marrëdhënies së tyre me të tjerët, komunitetit të tyre apo çfarëdolloj
implikimi politik që lidhet me grupin dhe rrjedh nga kërkimi, duhet të merren në konsideratë që në
fillim të proçesit kërkimor. Sfida morale e kërkuesëve është që të realizojnë kërkime të cilat nuk i
bëjnë pjesëmarrësit të vuajnë akoma më shumë. Është gjithashtu e domosdoshme që studiuesit të
jenë koshient dhe të vetëdijshëm që studimi mund të përforcojë stereotipizimin dhe të kontribuojë
në diskriminim kundrejt grupit nën studim.

Në konkluzion, ndërmarrja e një kërkimi me grupet vulnerabël përbën një ngs sfidat në unike dhe
shpeshherë më të vështirat. Për shkak të këtyre sfidave, shumë kërkues i kanë përjashtuar grupet
vulnerabël nga përpjekjet e tyre kërkimore. Prandaj edhe nevojat dhe shqetësimet e njerëzve
vulnerabël shpeshherë injorohet nga literature shkencore. Kjo i bën këta njerëz akoma edhe më
vulnerabël. Disa pyetjeve kërkimore dhe të dhënave mund t’i përgjigjen vetëm individët ose grupet
vulnerabël. Kjo kërkon që studiuesit t’a nisin kërkimin e tyre me ta. Si kërkues socialë, ne duhet të
gjejmë mënyra që të sjellim zërat e këtyre njerëzve vulnerabël në vëmendje. T’i japësh zë njerëzve
vulnerabël contribuon në fuqizimin e tyre dhe krijon mundësi më të mira në përmirsimin e jetës dhe
shëndetit të tyre.

Fig 1. Tabela e ciklit kërkimor


Leksion 4

Formulimi i ideve dhe pyetjeve kërkimore

Në këtë leksion do të trajtohet se si formulohen pyetjet kërkimore dhe përse janë të rëndësishme;
se si buxhetet dhe resurset kanë impakt në formulimin e pyetjeve kërkimore dhe në të gjithë qasjen
kërkimore; roli i literaturës ekzistuese në formulimin e pyetjeve kërkimore; kuptimi që ka rishikimi i
literaturës dhe çfarë duhet të marrim parasysh kur jemi duke e shkruar një të tillë si edhe roli i
teorisë në lidhje më kërkimin në politika sociale.

1. Formulimi i ideve kërkimore Alan Bryman dhe Saul Becker

Prej nga rrjedhin temat dhe pyetjet kërkimore? Kjo është një ndër fushat më të vështira që
studentët dhe kërkuesit duhet të mbërthejnë, por në të njëjtën kohë është edhe më thelbësorja.
Lidhet me çështjen se përse ne studiojmë gjërat që studiojmë. Sigurisht që ekzistojnë një sërë
burimesh për fushat, çështjet dhe pyetjet kërkimore, por përpara se të adresojmë përmbajtjen e
burimeve është me rëndësi të merremi me kuptueshmërinë e termave që janë përdorur deri tani:
fushë kërkimore, çështja/tema kërkimore dhe pyetje kërkimore. Është e paevitueshme që këto
terma shpeshherë mbivendosen më njëra-tjetrën, por është e vlefshme të marrin në konsideratë se
cilat mund të jenë vijat ndarëse mes tyre.

Fusha, çështjet/temat dhe pyetjet kërkimore

Një fushë kërkimore ka një fokus mjaft të përgjithshëm. Mund të jetë diçka e ngjashme me
‘Përfituesit e të pagesës së paaftësisë’. Kjo është një fushë kërkimore shumë e përgjithshme dhe nuk
të jep ndonjë indikacion se çfarë do të studiohet më konkretisht dhe kush do të përfshihet në
kampionin e njerëzve prej të cilëve mund të mblidhen të dhënat. P.sh ky kërkim presupozohet të
jetë për ata të cilët i kërkojnë këto përfitime, për eksperiencën e atyre të cilët i administrojnë këto
përfitime, ose mund të jetë për qëndrimet që ka populli në përgjithësi për përfituesit, ose për
aspekte të tjera të kësaj fushe kërkimore. Të thuash thjesht se fokusi i fushës kërkimore lidhet me
‘Përfituesit e të pagesës së paaftësisë’, ke thënë shumë pak.

Përcaktimi i temës ose çështjes kërkimore fillon e kufizon fokusin e kërkimit në mënyrë të
konsiderueshme. Çështja mund të lidhet me diçka të ngjashme si psh: Sa larg njëra-tjetrës qëndrojnë
diferencimet demografike dhe sociale në strukturën e përfituesëve e të pagesës së paaftësisë. Kjo e
ngushton temën kërkimore dhe në këtë pikë ne fillojmë të krijojmë një ide se me çfarë lidhet ky
kërkim dhe përse po realizohet.

Pyetja kërkimore i çon gjërat edhe më tej duke siguruar një guidë për kërkimin tonë. Ajo e specifikon
në terma edhe më precize se përse po realizohet një kërkim, duke prezantuar një pyetje ose një seri
pyetjesh kërkimore që lidhen me hulumtimin. Një pyetje kërkimore është në thelb një pyetje që
vendoset në botën sociale. Kështu, për kërkimin e tyre mbi ‘Përfituesit e të pagesës së paaftësisë’,
Kemp dhe Davidson (2009), pasi vunë re një pakicë në përfitueset e gjinisë femërore, pyetën nëse
ishin të rëndësishme diferencat ginore në përcaktimin e përfituesëve (fig. 1).

Fig. 1: Fusha, çështjet/temat dhe pyetjet kërkimore

Fusha kërkimore: Përfituesit e të pagesës së paaftësisë.

Tema /çështja kërkimore: Diferencat sociodemografike mes përfituesëve të pagesës së paaftësisë.

Pyetja kërkimore: A janë të ndryshme rrugët që ndiqen në përfitimin të pagesës së paaftësisë mes
burrave dhe grave?

Rëndësia e një pyetjeje kërkimore është se ajo vepron si një hartë për hulumtimin: ndihmon në
drejtimin e literaturës që do të shqyrtohet, kush do të jetë fokusi i hulumtimit, cilat lloje pyetjesh
mund të jenë më të dobishme për t’u përfshirë në intrumentat kërkimore (psh. programi i intervistës
ose i pyetësorit) dhe sesi të dhënat duhet të analizohen dhe interpretohen.

Llojet e pyetjeve kërkimore: Kur? Si? Dhe Pse?

Në thelb ka katër lloje të ndryshme pyetjesh humtimi: zbuluese (eksploruese), përshkruese,


shpjeguese dhe vlerësuese (Bob Matthews dhe Liz Ross).

Zbuluese: këto janë përpjekje fillestare për të kuptuar ose zbuluar e shqyrtuar një proçes ose dukuri
shoqërore, në rastet kur ju (si individ, por ndoshta edhe e gjithë bashkësia hulumtuese shoqërore së
cilës i përkisni), keni njohuri paraprake të kufizuara për atë fushë ose çështje.

Përshkruese: kjo lloj pyetjeje zakonisht rrjedh nga pyetjet zbuluese. Pyetjet përshkruese zakonisht
kanë të bëjnë me përcaktimin e madhësisë së një fushe, çështjeje apo dukurie,psh : Sa e madhe
është? Sa prej tyre ka? Ku janë? Çfarë përqindje e popullatës ndikohet?

Shpjeguese: Kjo mund të quhet edhe pyetja ‘pse?’. Përmes saj pyetet për shkaqet dhe pasojat: Pse
ka ndoshur kjo? Si ndodhi? Çfarë proçesesh veprojnë këtu?

Vlerësuese: Pyetjet vlerësuese lidhen më vlerën e një praktike ose dukurie të caktuar shoqërore dhe
bëjnë pyetje si: Çfarë funksionon më mirë? Sa e mirë (jo aq e mirë) është? Ky lloj hulumtimi shpesh
përfshin bërjen e rekomandimeve për mënyrën se si mund të përmirsohet ose ndryshohet diçka, dhe
ky aspekt mund të përfshihet edhe në pyetjet hulumtuese.

Sigurisht që një pyetje kërkimore nuk është e njëjtë me hipotezën. Hipotezat mund të mendohen si
një lloj i veçantë pyetje kërkimore që në fakt nuk është një pyetje, por një pohim ose shprehje e
marrëdhënieve midis dy ose më shumë koncepteve. Pyetja është e nënkuptuar, më tepër sesa e
shprehur, dhe mund të jetë në formën: A mund ta provoj (ose të hedh poshtë) që këto dy koncepte
janë të lidhur me njëri-tjetrin? Qëllimi i hulumtimit është që të testojë marrëdhënien në fjalë, me
qëllim që të provojë (ose të hedhë poshtë) vërtetësinë e tyre. Hipoteza mund të shtrohet në mënyrë
të tillë: Sa më e pasur të jetë një familje, aq më e ulët është mundësia që ata të mbështeten në
pagesat e sigurimeve shëndetësore. Kjo lloj hipoteze përcakton një lloj marrëdhënie mes dy
variablave: pasuria e familjes dhe mbështetja në pagesat e sigurimeve shëndetsore. Është një formë
e pyetjes kërkimore, sepse në njëfarë mënyre pyet nëse ekziston ndonjë marrëdhënie mes këtyre dy
variablave. Megjithatë jo të gjitha pyetjet kërkimore marrin këtë formë, e sidomos ato që burojnë
prej kërkimeve cilësore (do të diskutohet në leksionet e mëvonshme), ku ato kanë tendencën të jenë
më pak specifike dhe më pak të prirura të përdorin gjuhën e variablave, që është një tipar specifik i
kërkimit sasior.

Por, le ti kthehemi pyetjes fillestare se prej nga rrjedhin temat dhe pyetjet kërkimore? Në kërkimin e
politikave sociale dhe punës sociale dallohen dy burime. I pari lidhet me ngjarjet në fushën e
politikës dhe punës sociale që mund të stimulojnë idetë kërkimore. Mund të jetë një ligj i ri, ose një
trend i ri (si psh rritja e numrit të përfituesve të asistencës sociale). Ose rritja e shkallës së një
problematike të caktuar sociale në shoqëri mund të nxisë kërkuesit të realizojnë një investigim
lidhur me të. Burimi i dytë për realizimin e pyetjeve kërkimore lidhet me teoritë ekzistuese. Termi
‘teori’ është paksa i mjegullt dhe nuk i referohet ideve apo koncepteve abstrakte të cilat shpeshherë
i asociohen. Në këtë rast termi ‘teori’ i referohet njohurive tona ekzistuese rreth një problemi të
caktuar – pra, çfarë dimë ne për këtë çështje?

2. Rishikimi i literaturës Alan Bryman dhe Saul Becker

Pse duhet të realizojmë një rishikim literature?

Rishikimi i literaturës është një vlerësim i njohurive eksiztuese, si empirike ashtu edhe teorike, që
lidhen me një fushë, temë apo pyetje kërkimore. Ka një sërë arsyesh se përse duhet bërë rishikimi i
literaturës:

• Dikush tjetër mund të ketë realizuar një kërkim që lidhet me një temë apo pyetje kërkimore
të caktuar, kështu që nuk ka kuptim që të bëhet e njëjta rrugë nëse nuk mund ti shtohet asgjë e re
asaj që tashmë dihet. Kjo mund të nënkuptojë edhe paraqitjen në një tjetër këndvështrim të asaj që
tashmë dihet, ndoshta duke mbedhur të dhëna nga grupe që janë margjinalizuar në kërkimet e
mëparshme, ose duke paraqitur ose zhvilluar informacione nga burime të publikuara. Për çdo
kërkues me eksperiencë vjen një kohë kur mendon se ka arritur të zbulojë një diçka të panjohur, e
cila nuk është studiuar më përpara, vetëm për të gjetur më pas, gjatë kontrollimit të literatures, se
kjo gjë në fakt ishte zbuluar nga të tjerë më parë. Rishikimi i literaturës nënkupton se kërkuesit nuk
do t’i duhet të ndodhet në pozitën e dikujt që bën deklarata të pasakta rreth natyrës së panjohur të
temës së përzgjedhur për kërkim.

• Realizimi i një shqyrtimi literature i ndihmon kërkuesit të kuptojnë boshllëqet që ka në


njohuritë ekzistuese rreth fenomenit për të cilin kanë interes. Ekzistenca e këtyre boshllëqeve mund
të jenë edhe arsye se përse një kërkues zgjedh të anojë nga një këndvështrim i caktuar i temës së
përzgjedhur. Në rastin e kërkimit të Kemp dhe Davidson (2009) ishte pikërisht mungesa relative e
kërkimeve mbi pjesën femërore të ‘Përfituesëve të pagesës së paaftësisë’ që i udhëhoqi ata drejt
fokusimit në diferencat gjinore të këtij studimi.
• Rikishikimi i literaturës ndihmon në identifikimin e koncepteve dhe ideve që janë përdorur
për të ndriçuar fushën e interesit. Kjo mund të jetë e dobishme në dhënien e idesë se çfarë lloj të
dhënash duhen mbledhur gjithashtu edhe se si duhet bërë interpretimi i të dhënave që janë
mbledhur.

• Rishikimi i literaturës mund t’i krijojë ide kërkuesit rreth asaj se ku duhet të fokusohet
studimi i tij, si mund të bëhet kampionimi si edhe çfarë dihet nga sondazhet apo intervistat e
studimeve të mëparshme.

• Rishikimi i literaturës është shumë i dobishëm në vlerësimin e projekteve dhe metodave


kërkimore që janë përdorur për të ekzaminuar fushën e interesit kërkimor. Ky lloj informacioni në
vetvete mund të jetë i dobishëm në formulimin e pyetjeve kërkimore, sepse mund të sugjerojë një
strategji ndryshe të mbledhjes së të dhënave nga ato të cilat janë bërë deri tani.

• Në një fazë të mëvonshme, rishikimi i literaturës i ndihmon kërkuesit në interpretimin e të


dhënave dhe formulimin e konkluzioneve. Rishikimi i literaturës është i dobishëm në sigurimin e
“kapseve” ku mund të varen të dhënat. Ekzistojnë forma të shumta se si kërkuesit mund t’i
interpretojnë dhe analizojnë të dhënat. Një njohje e mirë e literaturës jep ide se cilat aspekte të të
dhënave do të theksohen, sepse kërkuesit duhet të jenë në gjendje të bëjnë lidhjen mes të dhënave
të tyre me ato të literaturës.

Vlërësimi i burimeve për rishikimin e literaturës

Gjatë rishikimit të literaturës është e rëndësishme të kuptohet se kërkuesit do të përballen me një


larmi materialesh që do të kenë qëllime të ndryshme. Artikujt e referuar në revistat akademike si
Revista Britanike e Punës Sociale, Revista e Politikave Sociale, Politikat Sociale dhe Administrimi,
Politikat Sociale dhe Shoqëria, shpesh shihen si niveli më i lartë i publikimeve për llojet e materialeve
që kërkuesit kanë më shumë mundësi të lexojnë për shqyrtimin e literaturës. Artikujt e paraqitur në
këto revista janë vetëm një pjesë e vogël e atyre që kanë aplikuar në fillim. Shumë refuzohen sepse
mendohet se nuk janë mjaftueshëm “të mirë” për t’u publikuar ose sepse redaktorët e revistës
mendojnë se këto artikuj nuk i përshtaten kësaj reviste. Këto artikuj, përveçse lexohen prej
redaktorëve, lexohen edhe nga të tjerë akademikë të cilët janë profesionistë të fushës që mbulojnë
këto artikuj. Ky proçes gjykimi është ‘i verbër’, që do të thotë se ‘juria’ nuk e di se kush i ka shkruar
këto artikuj, kështu mundësitë për mbajtje me hatër për një autor me emër, eliminohen. Si rrjedhim,
artikujt që dalin prej këtyre revistave janë rezultat i një seti proçedush kontrolluese cilësore e
rigoroze, e cila shpesh herë kërkon që autorët t’i shqyrtojnë më shumë se një herë artikujt përpara
pranimit final. Kësaj praktike shpesh hërë i referohen si ‘peer review’.

Librat e botuar nga autorë akademikë janë gjithashtu mjaft të përdorur, por jo të gjithë botesit i
përdorin sa duhet ‘jurinë gjykuese’ dhe në këto raste gjykimi ‘i verbër’ zakonisht nuk është i mundur.
Kështu që, ndërsa shumë kontribute të rënrdësishme në fusha të ndyshme kërkimore janë dhënë
përmes librave, është me rëndësi qëtë kemi parasysh se ndonjëherë këto libra nuk kanë kaluar
nëpër të njëjtin proçes siç kanë kaluar artikujt e revistave shkencore.

Botimet periodike profesionale janë një tjetër formë e rishikimit të literaturës. Ato shpeshherë japin
një shqytim të dobishëm të politikave si edhe informacion të asaj se çfarë po funksionon dhe çfarë
nuk po funksionon në një fushë të caktuar. Artikujt e paraqitur në këto lloj botimesh rrallë herë kanë
të njëjtin status si artikujt e revistave shkencore apo librat, kjo ndodh pjesërisht sepse proçesi i
gjykimit apo shqyrtimit rrallëherë është po aq rigoroz sa tek revistat shkencore dhe pjesërisht sepse
këto botime nuk para adresojnë çështje kërkimore akademike.

Një tjetër burim që kërkuesit mund ta përfshijnë në rishikimin e literatuës janë raportet prej
agjencive zyrtare dhe jo zyrtare. Kërkuesit mund të kërkojnë për këto raporte si në departamentet
qeveritare ose autoritetet lokalë që merren me çështjet e politikave dhe punës sociale, ashtu edhe
në organizata të ndryshme jo qeveritare.

Interneti është një tjetër burim mjaft i rëndësishëm për studentët dhe kërkuesit në mbledhjen e
materialeve për rishikimin e literaturës. Ai është bartës i një morie tipesh të ndryshëm materialesh si
revistave online, organizatave joqeveritare e raporteve qeveritare, website-ve zyrtare, faqeve të
ndryshme akademike etj. Ekzistojnë gjithashtu edhe miliona websit-e të dyshimta të cilat nuk japin
informacione të besueshme, prandaj edhe duhen përdorur me kujdes. Google scholar mund të jetë
një motor kërkimor mjaft i dobishëm pasi ka si fokus burime akademike, por disa artikuj janë edhe
me pagesë. Kërkuesit nuk duhet të harrojnë që të mbajnë shënime për të gjitha referencat e marra si
dhe site-et apo fjalët kyç që kanë përdorur gjatë proçesit kërkimor.

Shkrimi i rishikimit të literaturës

Kur realizohet shkrimi i rishikimit të literaturës duhen patur parasysh disa pika kryesore:

Jini kritik. Teksa lexohen materialet e mbledhura, kërkuesit duhet të mendojnë se cili është
kontributi i secilës çështje mbi fushën për të cilën po kryhet studimi, dhe se cilat janë pikat e forta
dhe të dobta. Një rishikim kritik i literaturës nuk duhet menduar si diçka negative.

Jini të ndjeshëm rreth nevojës për të bërë diferencime mes burimeve të ndryshme të literaturës dhe
cilësisë së tyre. Siç edhe u diskutua më sipër, artikujt shkencore që kontrollohen nga peer-review,
janë burime më të sigurta informacioni sesa faqet anonime të internetit. Teksa përpilojnë materialet
për shqytimin e literaturës, kërkuesit duhet të gjykojnë me kujdes se cilët informacione duhet të
përfshijnë dhe cilët duhet të përjashtojnë.

Jini të qartë. Kjo nuk lidhet thjesht me përmbledhjen e secilës temë por ka të bëjë edhe me tregimin
se si këto tema kontribuojnë në historinë që kërkuesi po përpiqet të ndërtojë me shqyrtimin e
literaturës për fushën e përzgjedhur.

Mos përfshini në rishikimin e literaturës gjithshka që lexoni. Edhe pse mund të jetë tunduese, nuk
është një strategji e mirë. Kërkuesit duhet ta përdorin literaturën në mënyrë të tillë që ajo ti
ndihmojë ata në ndërtimin e tregimit që ata po bëjnë. Kjo do të thotë që disa tema që janë lexuar
duhet të përjashtohen.

Lexoni artikuj të revistave shkencore ose akademike (ose libra) për të parë se si ndërtohet rishikimi i
literaturës dhe se si është konstrukti i një narracioni literature.

Kërkuesit duhet të kujdesen për rregjistrimin e detajeve të plota dhe të sakta e të gjitha tekseve që
kanë lexuar. Për ruajtje më praktike të këtyre të dhënave mund të përdoren database-et elektronike.

3. Roli i teorisë në kërkimin e politikave sociale Robert Pinker


Zhvillimi dhe testimi i teorive është një element thelbësor në realizimin e një kërkimi social. Teoritë
prezantojnë përcaktime apo pohime shpjeguese dhe parashikuese rreth marrëdhënieve shkakore të
fenomeneve, siç janë psh, karakteristikat e varfërisë dhe proçeset përmes të cilave njërëzit bëhen të
varfër, ose i largohen asaj. Pyetjes nëse struktura teorike zhvillon kërkimin social, ose anasjelltas,
kërkimi është ai që e zhvillon teorinë, është pjesë e një debati të gjërë filozofik mes deduktivistëve
dhe induktivistëve që lidhet me statusin dhe origjinën e njohurisë njerëzore, dhe natyrën e
hulumtimit shkencor në vetvete.

Deduktivistët dhe induktivistet kanë pikëpamje të ndryshme rreth rendit përmes të cilit kërkimet
shkencore duhet të realizohen. Deduktivistët fillojnë me formulimin e teorisë dhe më pas vazhdojnë
nga ky përcaktim i përgjithshëm në vlerësimin e rasteve të veçanta në mënyrë që të testojnë teorinë
e tyre. Induktivistët fillojnë me nxjerrjen e konkluzioneve prej rasteve të veçanta, nga të cilat, më pas
proçedojnë drejt formulimit të konkluzioneve të përgjithshme teorike.

Supozimi kryesor i qasjes induktiviste është se dija shkencore rritet përmes deklaratave/formulimeve
të paanshme të cilat paraqesin të dhëna ose prova të arsyeshme’(Medawar, 1984). Sidoqoftë, në
jetën e përditshme, Peter Medawar sugjeron se gjetjet dhe arsyet janë pothuajse gjithmonë proçese
të ndryshme, dhe kërkuesit rrallë, për të mos thënë asnjëherë, e nisin hulumtimin e tyre pa patur
asnjë qëllim paraprak. Ata fillojnë me një rishikim të literaturës relevante, me disa ide apo hipoteza
të përkohshme rreth subjektit që dëshirojnë të studiojnë. Medawar argumenton se dobësia e qasjes
induktiviste qëndron në dështimin e saj për të bërë dallimin mes mënyrave se si vepron mëndja mbi
zbulimin dhe provat. Ai thekson se induksioni është një proçes i mekanizuar në mënyrë llogjike i
mendimit, i cili fillon me deklarimin e thjeshtë të fakteve që dalin prej provave të arsyeshme, me
qëllim që të na drejtojë me siguri të plotë drejt vërtetësisë së ligjeve të përgjithshme. Sipas
pikëpamjes së Medawar, induksioni nuk mund ti përmbushë këto dy funksione të zbulimit dhe
arsyes, sepse nuk është origjina por thjeshtë pranimi i hipotezës që varet nga logjika e burimit,
autoritetit. (Medawar, 1984). Për këtë arsye Medawar propozon që të braktiset idea e induksionit
dhe të zhvillohet një dallim i qartë mes të paturit të një ideje dhe testimit apo vënien në provë të
saj. Më pas mund të bëhet rikonceptualizimi i marrëdhënies mes përdorimit të imagjinatës dhe
kriticizmit skeptik si ‘dy episode të njëpasnjëshme dhe plotësuese të mendimit që ndodhin përgjatë
çdo avancimi të njohurivë shkencore’. Formulimi i hipotezës kërkon imagjinatë. Testimi i saj kërkon
aplikimin e testimeve dhe ekperimentimeve kritike.

Qasja e Medawar rreth drejtimit të një kërkimi ndan qendrime të përbashkëta me qasjet e Karl
Popper. Sipas metodës hipotetiko-deduktive të Popper, hulumtimi shkencor fillon me një hamëndje
imagjinare, ose “parandjenjë”, e cila shfaqet në formën e një shpjegimi të mundshëm për
marrëdhëniet e shkakësisë, në formën e një parashikimi ose në formën e zgjidhjes së një problemi.
Hamëndja është shkalla e parë e zhvillimit të një hipoteze shkencore e cila i jep një fokus kërkimit
dhe drejtimit që duhet të marrë mbledhja e të dhënave relevante. Sidoqoftë, hipotezat shkencore
dallojnë nga hamendjet pasi ato duhet të prezantohen në një formë të tillë që të bëhet testimi apo
modifikimi përmes metodave vëzhguese apo eksperimentale. Dijet shkencore dallohen nga ato jo-
shkencore nëse mund ti nënshtrohen testimeve apo modifikimeve. Popper argumenton se asnjëherë
nuk jemi të justifikuar në derivimin e përcaktimeve universale si rrjedhojë e përcaktimeve të
veçanta, panvarësisht sesa i madh mund të jetë numri i tyre, sepse deklarata të tilla mund edhe të
rezultojnë pasakta (Popper, 1972). Në lidhje me rëndësinë vendimare të këtij argumenti, dijet
shkencore janë gjithmonë të përkohshme. Prandaj hipotezat dhe teoritë nuk duhet të trajtohen si
teorema që duhet të mbrohen por si pohime që mund të testohen, rishikohen, dhe nëse është e
nevojshme të hidhen poshtë në përgjigje të provave kundërvepruese.

Në qasjen e Popperit mbi kërkimin shkencor duhet të mbështetemi në teoritë të cilat janë më së miri
të testuara dhe me më shumë arsyetim llogjik, sigurisht jo ato të cilat neve na pëlqen më shumë ti
besojmë, por ato të cilat janë më afër së vërtetës. Mbi këto baza, dija shkencore do të vazhdojë të
avancojë përmes metodës së hamëndjeve të guximshme dhe përpjekjeve të mprehta dhe të ashpra
për ti hedhur poshtë (Popper, 1978). Pikëpamjet e Popper-it, kanë qënë subjekt i rivlerësimeve
kritike të filozofëve të tjerë. Pretendimi i tij se modifikimi/falsifikimi është shenja dalluese e teorisë
shkencore është kundërshtuar në shumë aspekte, ashtu edhe për shkarkimin që ai i bëri
induktivizmit. Jo të gjitha teoritë shkencore kanë karakter parashikues dhe jo gjithmonë ndiqen nga
ato gjetjet që e shfuqizojnë teorinë. Mund të argumentohet se ka disa konotacione veçanërisht
induktiviste në këshillat e Popper-it tek të cilat mund të mbështemi, e sidomos tek ato të cilat i
rezistojnë testimeve rigoroze. Në lidhje me këtë, Putnam na kujton se në botën e vërtetë të politikë-
bërjes, njerëzit bëjne induksione dhe realizojnë ndërhyrje prej të dhënave në dispozicion pa
përfshirë konkluzionet e pajustifikuara rreth vërtetësisë apo falsitetit të teorive të tyre. Putman
sugjeron se Popper bën një ndarje të mprehtë dhe të panevojshme mes botës së teorisë dhe
praktikës. Duke vepruar kështu, ai nuk e vë re faktin se idetë nuk janë thjesht përfundime në
vetvete, por janë gjithashtu edhe një guidë praktike dhe një strukturë e tërë e formave të jetës
(Putnam, 1979).

Megjithatë ekzistojnë dy arsye të mira se përse qasja e Popper-it në hulumtimin shkencor mund të
përmirsojë cilësinë e kërkimit në politika sociale. Si pari, mjetet dhe qëllimet e politikave sociale janë
formësuar nga vlera e gjykimeve të cilat shpeshherë janë në konflikt me njëra-tjetrën. Kërkuesit e
politikave shpesh i përmbahen besimeve të forta politike rreth subjekteve që ata do të donin të
studjonin. Urdhëresa e Popper-it që teoritë janë pohime që duhen testuar është një korrigjim i
dobishëm kundrejt vlerave të njëanshme ose paragjykuese në realizimin e një kërkimi. Shkollarët
dhe studjuesit i testojnë pohimet e tyre,kurse idealistët i mbrojnë deri në fund edhe nëse të gjitha
provat janë kundër. Së dyti, qasja Popperiane lë hapur alternativat e mundshme se teoritë mund të
gjenerojnë kërkim dhe kërkimi mund të gjenerojë teori qëkur hipoteza mund të shfaqet në cdo pikë
të secilit prej këtyre dy proçeseve interaktive.

4. Kërkimi dhe buxhetimi Nigel Bilsbrough

Kjo pjesë e leksionit lidhet me menaxhimin e buxheteve në kontekstin e kërkimit në politika sociale
dhe se si shtrëngimet buxhetore mund të ndikojnë në formulimin e pyetjeve kërkimore në realizimin
e kërkimit në vetvete. Qëndrimi brenda kostove të paracaktuara ndikohet nga një numër faktorësh,
jo vetëm nga nevoja e paraqitjes së rezultateve brenda afateve të përcaktuar kohorë apo
standarteve të kërkuar. Eshtë e rëndësishme të kuptohet se kërkimi gjithmonë realizohet brenda
kufizimeve në buxhet apo të burimeve të tjera, dhe kjo merr një rëndësi më të madhe kur kërkuesit
janë të përfshirë në nxjerrjen e kostove për një propozim të ri kërkimor. Sidoqoftë përpara se të
trajtohen në mënyrë më të detajuar kufizimet në buxhet, duhet të marrim parasysh se çfarë
nënkuptohet me buxhetim dhe për çfarë kufizimesh bëhet fjalë. Buxheti përcaktohet si një plan
shpenzimi, por në fushën e kërkimit të polikave sociale kjo merr kuptimin e alokimit të resurseve
financiare brenda të cilave do të ndërmerret projekti kërkimor. Në disa raste, (psh kur një kërkues i
vetëm ose një student është duke punuar mbi një studim pa patur një burim të caktuar të
ardhurash), nuk mund të kenë një plan-buxhet të hollësishëm, edhe pse kërkuesi është koshient në
lidhje me kostot kohore apo burimeve të tjera që i duhet të përdorë.

Në raste e tjera, kërkimi do të duhet financohet, në një mënyrë apo tjetër. Në përcaktimin e buxhetit
për një projekt kërkimor, kërkuesi ose organiza kërkimore do ti duhet të marrë parasysh një sërë
faktorësh, ku një pjesë jo të vogël e zënë kërkesat normative të ndonjë sponsori të veçantë. Çdo
shpenzim i përfshirë në planin e buxhetit duhet të jetë i pranueshëm, që do të thotë i përshtatshëm
me nevojat kërkimore e në të njëjtën kohë i lejueshëm prej direktivave financuese të sponsorit në
fjalë. Është gjithashtu e rëndësishme të përcaktohet nëse projekti do të ndërmerret brenda një
çmimi fiks, që është zakonisht rasti i projekteve të financuara prej qeverive, ku sponsori paguan një
shumë të caktuar parashë në këmbim të përfundimeve apo rezulateve specifike. Në këto raste
pagesat lëshohen për një projekt i cili përmban një prezantim të mirëfilltë të mbledhjes së të
dhënave, analizën, shkrimin, paraqitjen e draftit, raportin final etj. Në rrethana të tjera, kërkuesit i
kërkohet të paraqesë kërkesat e tij tek sponsori për të justifikuar shpenzimin që do të bëhet.

Në secilin rast duhet patur parasysh se çdo shpenzim për projektin, mund të auditohet prej
sponsorit, dhe në rastin e Bashkimit Europian kjo mund të realizohet disa vjet pas përfundimit të
projektit, kësjtu që është e rëndësishme që të ruhen të dhëna të posaçme mbi shpenzimet.

Çështje që duhen marrë parasysh gjatë përgatitjes së project-buxhetit:

• Niveli i stafit të punësuar.

• A do të përfshihen kostot e rekrutimit të stafit?

• A do të përfshihen kostot e suportit për stafin apo kjo do të trajtohet si pjesë e kostove
totale.

• A nevojitet ndonjë pajisje specifike gjatë realizimit të projektit? Në kërkimin e politikave dhe
punës sociale kostot e pajisjeve shpesh herë neglizhohen, por mund të lindë nevoja për ndonjë
rregjistrues të cilësisë së lartë gjatë bërjes së intervistave.

• A do të përfshihen kostot e zyrës dhe të konsumit, apo do të merren në konsideratë si pjesë


e kostove totale.

• Kosto të tjera që duhen marrë në konsideratë janë:

- udhëtimi dhe mjetet e jetesës (të cilat nuk duhet absolutisht të nënvlerësohen)

- rekrutimi i përgjigjedhënësve

- pagesa për shpenzimet e përgjigjedhënsve

- transkriptimi i intervistave

- përgatitja dhe printimi i pyetësorëve

- kostot telefonike dhe postare, si edhe kostot për follow-ups


Është me rëndësi të përmendet se pjesa më e madhe e sponsorëve do të jenë të përgatitur për të
negociuar për kostot, pa dyshim që për ti ulur, vetëm nëse ata janë të kënaqur me kostot e projektit
ashtu siç është prezantuar fillimisht, por është pothuajse e pamundur që të bëhet rritja e kostove në
një fazë të mëvonshme.

Ndërsa buxheti për projektin kërkimor është finalizuar dhe pranuar, është me rëndësi që të
respektohet. Kjo shpesh merret si e mirëqënë, por jo pak herë kërkuesit vazhdojnë të paraqesin me
entuziazëm tek sponsorët për punë të cilat duhen realizuar pa marrë parasysh faktin se fondi për
këto mund të jetë shkurtuar.

Duhet theksuar se plani i projektit duhet të monitorohet rregullisht që menyrë që të sigurohet se


burimet po përdoren në kohën dhe mënyrën e duhur. Plani i projektit mund të kërkojë rregullime të
vazhdueshme. Vet natyra e kërkimit nënkupton se përfundimet apo rezultatet nuk janë
domosdoshmërisht të parashikueshme. Sigurisht që gjatë rrugës mund të hasen probleme apo
vonesa të ndryshme, por nëse bëhen rishikime sistematike të progresit të punës, mund të bëhet
identifikimi i kurtheve apo problemeve të ndryshme në një fazë të hershme dhe rrjedhimisht
veprohet në mënyrë të menjëhershme.

Leksion 5

Kërkimi sasior dhe cilësor. Mënyrat e të parit të botës shoqërore.

1. Natyra e kërkimit sasior dhe cilësor Alan Bryman dhe Saul Becker

Dallimi mes kërkimit sasior dhe cilësor ka qënë mjaft i përhapur në shkencat sociale (veçanërisht në
sociologji), por në fund të viteve 1960-të dhe në fillim të viteve 1970-të filloi të bëhej një temë e
madhe debatesh e diskutimesh. Deri atëherë, kërkimi cilësor ka patur një pozicion relativisht inferior
në krahasim me metodat cilësore të cilat shiheshin si shumë më bindëse dhe të nderuara. Në atë
kohë, metodat cilësore rrallëherë zinin më shumë sesa një diskutim të shkurtër në tekstet e
metodave kërkimore, por me kalimin e kohës kërkimi cilësor filloi të shihej si një alternativë më
koherente krahasuar me kërkimin sasior. Secila prej këtyre dy metodave trajtojnë një grup çështjesh
të ndryshme nga njëra-tjetra. Çështjet që lidhen me kërkimin sasior janë:
• Matja: kërkuesit cilësore janë të interesuar të prezantojnë matje rigoroze të koncepteve që
udheheqin kërkimin e tyre. Si rrjedhojë, mënyra sesi do të bëhet operacionalizimi i koncepteve është
një çështje shumë e rëndësishme në tekstet e kërkimeve sasiore. Kërkuesit kuantitaviv mundohen të
gjejnë tregues të cilët do të veprojnë si matës që mund të përfaqësojnë konceptin në fjalë. Vet ideja
e variablës e cila është shumë e rëndësishme në kërkimin sasior është tregues për kujdesin që
tregohet me matjen.

• Shkakësia: shqetësimi tjetër lidhet me demonstrimin e marrëdhënieve të shkakësisë midis


variablave, në fjalë të tjera të tregohet se cilët janë ata faktorë që influencojnë sjelljen, qëndrimet
dhe besimet e njerëzve. Shqetësimi me shkakësinë mund të shihet edhe në përdorimin mjaft të
përhapur të termave variabël e pavarur dhe variabël e varur, për të përshkruar variablat të cilat në
mënyrë respektive influencojnë dhe janë të influencuara nga variabla të tjera.

• Përgjithësimi: kërkuesit sasior pa dallim kërkojnë që të vërtetojnë se gjetjet e tyre kanë një
zbatim më të gjërë sesa kufinjtë specifik të konteksit kërkimor. Prandaj ka një tendencë për të
treguar se gjetjet janë përfaqësuese për një popullatë mjaft të gjërë,dhe kjo shpjegon se përse
tekstet e metodave kërkimore janë aq të interesuara të paraqesin proçedurat kampionuese që
maksimizojnë mundësinë e gjenerimit të kampioneve përfaqësuese.

• Përsëritja: një nga mënyrat kryesore të orientimit të kërkimit sasior është sugjerimi se
kërkuesi duhet të ndjekë proçedura të qarta dhe të mirështjelluara në mënyrë që studimi të jetë i
riprodhueshëm. Njësoj si në shkencat natyrore, besohet se për një studim është e rëndësishme të
jetë e mundur për t’u kontrolluar nga dikush tjetër, në rastet kur mund të jetë keq menaxhuar ose
paragjykimet e kërkuesit mund të kenë ndikuar në realizimin e hulumtimit ose prezantimin e
rezultateve.

Ndërsa kërkimi cilësor ndryshon nga ai sasiori në aspektet e mëposhtme:

• Fokusi në botëkuptimet e aktorevë: kërkuesit cilësorë kanë si qëllim të kuptojnë


sjelljen,besimet e kështu më rradhë, të njerëzve që po studiojnë nga perspektiva e vetë subjekteve.
Kjo tendencë reflekton angazhimin e kërkuesëve për të mos imponuar mendimet e tyre në lidhje me
temën që po trajtohet.

• Theksimi dhe përshkrimi i kontekstit: nëse lexoni një artikull të bazuar në metodat cilësore,
është e vështirë të mos mbërthehesh nga vëmendja që i kushtohet jo vetëm njërëzve por edhe
mjedisit të tyre. Kjo nuk do të thotë se kërkuesit cilësorë nuk janë të interesuar në shpjegimin e të
dhënave, por ata japin përshkrime më të detajuara për ambjentin apo vendin ku është vendosur
kërkimi. Një nga arsyet parësore se përse bëhet ky përshkrim i detajuar i vendit është që të
kuptohen sjelljet dhe besimet e njerëzve duke patur parasysh kontekstin specifik në të cilin po
realizohet kërkimi.

• Proçesi: ka një tendencë që jeta sociale të shihet në termat e një proçesi të shpalosur në
mënyrë që me kalimin e kohës ngjarjet të përshkruhen si të ndërlidhura dhe jo të ndryshme.

• Fleksibiliteti: metodat kërkimore cilësore janë relativisht të pastrukturuara në mënyrë që


kërkuesi të ketë më shumë mundësi që të zbulojë besimet dhe interpretimet e aktorëve, se sa t’iu
imponojë atyre mendimet e tij. Mungesa e strukturimit ka avantazhin plotësues të të qënurit
fleksibël, në këtë mënyrë nëse kërkuesi përballet me ndodhi të papritura të cilat ofrojnë një linjë
premtuese për hulumtimin, mund të ndërmerret një drejtim i ri për realizimin e kërkimit.

• Koncepte dhe teori në zhvillim: zakonisht, konceptet dhe zhvillimi i teorisë shfaqet nga
proçesi i mbledhjes së të dhënave sesa në fillim të hulumtimit,që është ajo çka ndodh në kërkimin
sasior. Kjo preferencë për qasjen induktive reflektohet në preferencat e kërkuesëve cilësorë që
interpretimi të bëhet prej subjekteve me fjalët e tyre.

2. Cilat janë mënyrat për t’a parë botën shoqërore dhe si mund të na ndihmojnë ato të
mendojmë për atë çfarë duam të studiojmë.

Ontologjia është ‘shkenca ose studimi i të qënit’. Në hulumtimet shoqërore ontologjia ka të bëjë me
mënyrën se si shihet se është bota shoqërore dhe çfarë mund të parakuptohet për natyrën ose
realitetin e dukurive shoqërore që përbëjnë botën shoqërore. Ndër këto dukuri shoqërore mund të
përmendim grupet shoqërore të njerëzve , si familja apo një grup gjinor ose etnik, institucionet dhe
organizatat, si dhe situatat shoqërore, ngjarjet dhe sjelljet shoqërore (përfshirë edhe vetë
hulumtimin shoqëror). Kemi qëndrime të ndryshme ontologjike dhe më poshtë do të shqyrtohen dy
prej tyre: objektivizmi dhe konstruktivizmi.

Objektivizmi pohon se dukuritë shoqërore që e përbëjnë botën tonë shoqërore kanë ekzistencë të
vetën, të ndarë dhe të pavarur nga aktorët shoqërorë (njerëzit) që janë të përfshirë në to.
Marrëdhënia e hulumtuesit shoqëror me botën shoqërore dhe me dukuritë shoqërore që po studion
është, pra, veçse vrojtim objektiv. Qëndrimi objektivist rrjedh nga qasja që përdoret shpesh nga
shkencëtarët natyrorë që studiojnë mënyrën se si sillet bota fizike, natyrore, e kafshëve,
bimëve ,qelizave, atomeve,bërthamave dhe elementeve kimike. Kjo qasje vlerëson objektivitetin dhe
pavarësinë e hulumtuesit dhe identifikon karakteristikat e botës shoqërore si entitete të organizuara
në mënyrë të rregullt dhe të parashikueshme, të cilat mund të identifikohen dhe rregjistrohen pa
ndikuar tek vetë këto identitete.

Konstruktivizmi thotë se dukuritë shoqërore që përbëjnë botën tonë shoqërore janë të vërteta
vetëm në kuptimin që ato janë ide të ndërtuara (ose krijuara), të cilat shqytohen, rishqyrtohen e
përpunohen vazhdimisht nga personat e përfshirë në to (aktorët shoqërorë) përmes nërveprimit dhe
reflektimit shoqëror. Nuk ka realitet shoqëror tjetër përveç atij të dukurisë shoqërore, siç kuptohet
edhe nga pjesëmarrësit në të. Megjithatë domethëniet që i jepen dukurisë shoqërore dhe të
kuptuarit e saj (si një organizatë e caktuar, familja, një bashkësi, kujdesi shoqëror, ligji) që ndërtohen
nga aktorët shoqërorë, mund të studiohen. Ajo që është më e rëndësishme, hulumtuesi shoqëror, si
pjesë e botës shoqërore, sjell domethëniet dhe të kuptuarit e vet në studim.

Epistemologjia është teoria e njohjes; ajo që paraqet pikëpamje për atë që mund të quhet njohuri-
çfarë mund të njihet/dihet dhe çfarë kriteresh duhet të përmbushin këto të fundit për t’u quajtur
njohuri dhe jo thjesht bindje (Blaikie, 1993).

Këtu do të paraqesim tri qëndrime të ndryshme epistemologjike – pozitivizmin, interpretivizmin dhe


realizmin – dhe , me shtjellimin e tyre do të mund të shihni se si ndikojnë ata në shtjellimin e temës
dhe sidomos në zgjedhjen e pyetjeve që do të bëni për temën tuaj të hulumtimit.
Pozitivizmi

Pozitivizmi ose qasja pozitiviste lidhet me ekzistencën e një realiteti shoqëror që mund të studiohet, i
cili është i pavarur nga hulumtuesi dhe subjektet e hulumtimit. Qasja pozitiviste ka një numër
veçorishë të dallueshme:

• Njohuritë përkufizohen si ato që mund të vëzhgohen prej shqisave.

• Njohuritë për dukuritë shoqërore mbështeten në çka mund të vëzhgohet dhe rregjistrohet,
dhe mbi të kuptuarin subjektiv.

• Zakonisht të dhënat mblidhen për të testuar një hipotezë, e cila ka dalë nga teoria
eksiztuese.

• Hulumtuesi është i pavarur nga të dhënat dhe nuk ka ndikim mbi to-hulumtuesi është
objektiv.

Qasja pozitiviste në hulumtimet shoqërore do të thotë: të mbledhësh të dhëna sasiore; të bësh


matje të aspekteve të botës shoqërore, dukurive shoqërore; të gjesh marrëdhëniet shkakore midis
aspekteve të ndryshme të botës shoqërore; si edhe përdorimi i një grupi të madh të dhënash dhe
analizash statistikore.

Interpretivizmi

Interpretivizmi është një qëndrim që i jep përparësi interpretimeve subjektive dhe mënyrave se si i
kuptojnë njerëzit dukuritë shoqërore dhe veprimet e tyre, që lidhet me qëndrimin ontologjik të
konstruktivizmit- ku natyra e një dukurie shoqërore qëndron në kuptimet dhe domethëniet që i
jepen dukurisë shoqërore nga aktorët shqisorë:

(Sipas kësaj qasjeje) njohuritë dalin nga konceptet dhe kuptimet e përgjithshme-hulumtuesi
shoqëror hyn në botën shoqërore me qëllim që të kuptojë kuptimet e ndërtuara (krijuara) nga
shoqëria dhe pastaj i rindërton ato në një gjuhë shkencore shoqërore. Në një nivel këto “ritregime”
konsiderohen si ripërshkrime të tregimeve të jetës së përditshme, në një nivel tjetër, ato zhvillohen
në teori (Blaikie,1993).

Qasja interpretiviste ka tiparet e mëposhtme:

• Njohuritë e mbledhura përfshijnë interpretimet dhe të kuptuarit e njerëzve

• Vëmëndja është e përqëndruar mbi mënyrën se si interpretojnë njerëzit botën shoqërore


dhe dukuritë shoqërore, duke krijuar mundësi për shqyrtimin dhe dallimin e perspektivave të
ndryshme

• Hulumtuesi interpreton opinionet dhe qëndrimet e njerëzve të tjerë mbi bazën e teorive dhe
koncepteve të fushën së tij lëndore-duke studiuar dukuritë me sytë e njerëzve që po hulumtohen

• Hulumtuesi punon me të dhënat e mbledhura për të gjeneruar një teori

Qasja interpretative në hulumtimet shoqërore, në përgjithësi do të thotë: të mbledhësh të dhëna


cilësore (pra të pasura në hollësi dhe përshkrime); të zbulosh dhe të punosh me kuptime subjektive;
të interpretosh kuptimin brënda një konteksti specifik; të kuptosh pozitën e tjetrit, të vihesh në vend
të tjetrit.

Realizmi

Pozitivizmi dhe interpretivizmi shihen si dy qasje të kundërta me njëra-tjetrën dhe shkencëtarët që i


kryejnë studimet e tyre nga njëra pozitë apo nga tjetra, kanë krijuar metodologjitë dhe metodat e
veta të veçanta. Megjithatë shkencat shoqërore vazhdojnë të zhvillohen dhe të krijojnë mënyra të
reja për të trajtuar çështjen e studimit të botës shqisore, pjesë e së cilës janë edhe vetë hulumtuesit.
Realizmi niset nga një qëndrim i ngjashëm me pozitivizmin, sepse e pranon që ka një realitet
shoqëror , i cili ekziston jashtë hulumtuesit dhe panvarësisht prej tij, si edhe nga bindja që ai mund
të hulumtohet duke përdorur qasje të ngjashme me ato që përdoren në shkencat shoqërore. Por
realizmi shkon më larg se kaq dhe sugjeron se realiteti i dukshëm shoqëror mbështetet në struktura
dhe mekanizma të padukshme , por të fuqishme . Këto mekanizma nuk mund të vëzhgohen
drejtpërsëdrejti, por ndikimet e tyre janë të dukshme, dhe këto ndikime mund të mblidhen dhe të
përdoren për të ofruar prova të strukturave ose mekanizmave që qëndrojnë në themel të tyre.
Ekziston edhe qasja e realizmit kritik, e cila i jep përparësi indentifikimit të strukturave dhe
mekanizmave që sjellin pabarazi ose padrejtësi, duke ofruar kështu mundësi për ndryshime
shoqërore, përmes ndryshimit ose kundërshtimit të mekanizmave strukturorëtë të identifikuara si
shkaktarët e këtyre ndikimeve. Kështu qëllimi kryesor i një realisti kritik është të identifikojë
mekanizmat e fshehura,ashtu edhe ndikimet e tyre të vrojtueshme.

Qasja realiste kritike në hulumtimet shoqërore në përgjithësi do të thotë:

• Zbulim i strukturave dhe mekanizmave të fshehura;

• Zbulim i marrëdhënieve të pushtetit dhe ideologjive mbizotëruese

• Hulumtime që çojnë në veprime;

• Mbledhje e të dhënave cilësore dhe /ose sasiore;

Fenomenologjia lidhet me studimin filozofik të strukturës së eksperiencave subjektive. Në shkencat


sociale përdoret për të përshkruar tërësinë e njohurive që lidhet me vëzhgimet empirike të
fenomeneve me njëri-tjetrin në një mënyrë që është në përputhje me teorinë themelore por që nuk
derivon drejpërdrejtë nga kjo teori.

3. Debatet për kërkimin sasior dhe cilësor Alan Bryman dhe Saul Becker

Fillimisht , çdo debat lidhur me natyrën e kërkimit sasior dhe cilësor mund të duket sikur është në
nivelin e çështjeve teknike që lidhen me përshtatshmërinë ose relevancën e secilit qëndrim në
marrëdhënie me pyetjen kërkimore. Sidoqoftë, diskutimet për të dyja strategjitë kërkimore janë
lidhur me faktin nëse ato reflektojnë supozime apo angazhime të ndryshme epistemologjike nga
njëra-tjetra. Ky lloj diskutimi reflekton një këndvështrim se çdo metodë kërkimore është
pazgjidhshmërisht e lidhur me një filozofi të veçantë rreth mënyrës se si bota sociale duhet studiuar.
Mendime të tilla e lidhin kërkimin sasior dhe metodat e projektet kërkimore që i asociohen (siç janë
eksperimentet dhe pyetësorët) me pozitivizmin, i cili parashtron se jeta sociale mund, dhe duhet të
studiohet sipas kritereve të metodave shkencore duke vënë theksin në vëzhgimin direkt të
subjekteve.

Në mënyrë të ngjashme kërkimi cilësor së bashku me metodat e projektet kërkimore që i asociohen


(siç është vëzhgimi pjesëmarrës dhe intervistimi intensiv) është rrënjosur në pikëpamjet
kundërshtuese sesi bota sociale duhet të studiohet, të fenomenologjisë, e cila nënkupton se
përderisa njerëzit janë të aftë të mendojnë, gjuha dhe vet-reflektimi ka nevojë për një kornizë
alternative që i jep prioritet perspektivës së aktorit. Ky perceptim i metodave kërkimore mund të
shihet në një përcaktim më të qartë në fjalinë e mëposhtme:

…zgjedhja dhe përshtatshmëria e një metode mishëron një larmi supozimesh që lidhen me natyrën
dhe metodat e dijes përmes të cilave mund të përftohet dija, si edhe vendosja e supozimeve
fillestare rreth natyrës së fenomenit që po investigohet (Morgan dhe Smircich,1980).

Duke u bazuar në këtë pikëpamje , vendimi për tu angazhuar në një metodë kërkimore, siç është
vëzhgimi pjesëmarrës, përfaqëson jo thjesht përzgjedhjen e teknikës së mbledhjes së të dhënave por
një përkushtim për pozicionin epistemologjik që është antitezë e pozitivizmit dhe që njeh
unikshmërinë e njerëzve dhe shoqërisë si objekte të studimit. Kjo lloj pikëpamje e metodave
kërkimore ka bërë që disa komentues të deklarojnë se realizimi i metodave kërkimore mikse , të cilat
kombinojnë kërkimin sasior dhe cilësor, nuk është vërtetë i mundur. Një pjesëmarrës vëzhgues
mund të mbledhë të dhëna prej pyetësorëve për të përftuar informacion për një pjesë të jetës
sociale që nuk është e arritshme përmes vëzhgimit të pjesëmarrësve, por nuk përfaqëson një
intergrim të kërkimit sasior dhe cilësor sepse pozicioni epistemologjik në të cilin vëzhgimi i
pjesëmarrësve dhe pyetësorët janë bazuar janë pikëpamje të papajtueshme të mënyrës se si realiteti
social duhet të studiohet. Ky pozicion i përfytyron kerkimet sasiore dhe cilësore si paradigma në të
cilat supozimet epistemologjike, vlerat dhe metodat janë të thurura në mënyrë të pazgjidhshme dhe
të papajtueshme si paradigma mes njëra-tjetrës. Prandaj kur një kërkues kombinon përdorimin e
vëzhgimit pjesëmarrës me pyetësorin , ai ose ajo në të vërtetë nuk po intergron kërkimin sasior dhe
cilësor, duke qënë ata nuk përputhen më njëri-tjetrin: integrimi qëndron në një nivel sipërfaqësore
dhe brenda një paradigme të vetme.

Problem i lidhjes së bashku të epistemologjisë dhe metodës qëndron në vështirësinë për ti mbajtur.
Hulumtuesit të cilët janë munduar të gjejnë lidhje mes metodave në njërën anë dhe qëndrimeve
teorike ose epistemologjike në anën tjetër, shpesh kanë gjetur se këto marrëdhënie të supozuara
janë në rastet më të mira të paqarta dhe në rastet më të këqija totalisht të gabuara.

4. Kombinimi i kërkimit sasior dhe cilësor Alan Bryman dhe Saul Becker

Kërkuesit dhe shkruesit që kanë qënë më pak të përfshirë në versionin epistemologjik të debatit
rreth të kërkimit sasior dhe cilësor kanë qënë më të hapur rreth mundësisë se kombinimi i këtyre dy
strategjive kërkimore mund të jetë mjaft frytdhënës. Dhe në të vërtetë, që në fillim të viteve 1990,
studimet që kanë kombinuar këto dy metoda kanë qënë në një numër mjaft të madh, ndërkohë që
më parë ishtë e pazakontë që të hasje punime të tilla. Në fakt, frekuenca me të cilën ndodhi kërkimi
me metoda mikse (kërkimi që kombinon qasjet sasiore dhe cilësore), filloi të hedhë hije dyshimi në
sytë e disa kërkuesëve rreth besueshmërisë së këtij ndryshimi.

Më poshtë kemi disa mënyra me anë të të cilavë metodat mikse kërkimore janë prezantuar prej
kërkuesëve socialë (Bryman, 2006)

Triangulacioni: ideja që fshihet pas triangulacionit është se besueshmëria e gjetjeve është më e


madhe nëse më shumë se një burim të dhënash është i angazhuar të mbërthejë një çështje. Fillimsht
ky term u sajua në lidhje me kërkimin sasior, ku argumentohej se nësë realizohej matja e një
koncepti dhe më pas rikontrollohej kundrejt një tjetër matësi për të njëjtin koncept, besimi jonë për
gjetjet do të ishte më i madh.

Kërkimi cilësor lehtëson kërkimin sasior: kjo ka qënë një ndër idetë më të zakonshme dhe të
përdorura për të justifikuar kombinimin e këtyre dy strategjive kërkimore , veçanërisht në vitet e
hershme të metodave mikse kërkimore. Mënyra më e zakonshme e të menduarit për këtë është
sugjerimi se kërkimi cilësor, meqë është relativisht i pastrukturuar, mund t’iu sigurojë kërkuesëve
sasiorë një rrjedhë të qëndrueshme hipoteze. Për më tepër, duke patur parasysh se kërkuesit
cilësorë rrallë përfshijnë proçedura kampionimi të rastësishme nuk ka gjasa që prej tij të mund të
gjeneralizohen gjetje për popullatën. Gjithashtu, është sugjeruar herë pas here , se qëkur kërkuesit
sasiorë gjeneruan të dhëna të forta (sepse të dhënat janë sasiore), ne do të kishim një kuptueshmëri
më të qartë se sa besim mund të kishim në gjetjet cilësore nëse ato do të trajtoheshin si hipoteza që
më pas janë konfirmuar prej kërkimit sasior. Ky lloj argumentimi, i cili i jep një lloj prioriteti
epistemologjik kërkimit sasior, në ditët e sotme haset më pak, qëkur kërkimi cilësor është mbajtur
nën një respekt më të lartë seç ka qënë përpara viteve 1980-të. Një tjetër mënyrë se si kërkimi
cilësor është trajtuar si ndihmues në lehtësimin e kërkimit sasior, është se ai mund t’i sigurojë
kërkuesëve sasiorë ide për strukturimin e pyetjeve të intervistave ose pyetësorëve si edhe
përdorimin e gjuhës korrekte.

Kërkimi sasior lehtëson kërkimin cilësor: forma më e përshtatshme për këtë kontekst të kërkimit me
metoda mikse është përmendur në shembullin që i bashkangjitet leksionit, ku (përveç të tjerave) u
ndërmor një studim online me qëllim kampionimi të akademikëve të politikave sociale në mënyrë që
më vonë të realizoheshin intervista gjysëm të strukturuara. Në këtë mënyrë, individët mund të
përzgjidhen në bazë të karakteristikave relevante për kërkimin cilësor.

Kërkimi sasior dhe cilësor përballen me pyetje dhe çështje të kërkimore të ndryshme brenda të
njëjtit projekt: kjo qasje e katërt në kombinimin e kërkimit sasior dhe cilësor është ndoshta ajo që
ndodh më shpesh në ditët e sotme. Ky orientim në metodat mikse kërkimore pranon se kërkimi
sasior dhe cilësor kanë përparësi dhe qëllime të ndryshme dhe nëse këta të dy kombinohen, do të
dalë një kornizë më e plotë e gjithpërfshirëse. Mund të shihet në shembullin e bashkangjitur, ku të
dyja strategjitë kërkimore kishin role të ndryshme në lidhje me hulumtimin. Një tjetër shembull
interesant është një studim i realizuar nga Taylor-Gooby (2001) në të cilin ai parashtron idenë e një
“shoqërie në risk” që ishte një influencë e rëndësishme e mënyrës së mendimit të New Labour, dhe
eksploron implikimet e mirëqënies sociale. Ashtu siç Taylor-Gooby vëzhgon, implikimet e kësaj
mënyre të menduari janë të rëndësishme duke patur parasysh theksin e tyre për një rol të zvogëluar
të qeverisë dhe për rritjen e përgjegjshmërisë individuale. Këto çështje u trajtuan në dy mënyra.
Fillimisht u realizuan katër fokus grupe të përbërë prej tetë deri në dhjetë pjesëmarrës. Mënyra se si
u drejtuan diskutimet ishte mbi mënyrat se si njerëzit mendojnë rreth rreziqeve, sigurisë dhe
pasigurisë në përditshmërinë e tyre (Taylor-Gooby 2001). Taylor-Gooby filloi të analizojë shtatë
njësitë e para të të dhënave të mbledhura nga Paneli Britanik për Sondazhet Familjare (BHPS) për të
ekzaminuar mënyrën se si disa rreziqe të jetës sociale moderne ndikojnë në grupe të veçanta.

Ai konkludon:

Fokus grupi prodhoi të dhëna që të sjellin ndërmend se individët janë në dijeni të pasigurive të reja
që asociohen me shoqërinë në risk, por ka diferenca nëpër grupet sociale në vetbesimin e njerëzve
në kapacitetin që kanë për t’i menaxhuar ato,si edhe theksimi i nevojës që ata kanë për support nga
shteti. …Analiza e BHPS tregon se ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve e shohin të ardhmen me
optimizëm, shumë të tjerë kanë vështirësi në parashikimin e rrethanave të së ardhmes (Taylor-
Gooby 2001).

Në këtë mënyrë, përmes përdorimit të metodave kërkimore mikse mund të eksplorohen aspekte të
ndryshme të fenomenit mbi të cilin po realizohet kërkimi.

Kërkimi cilësor rrit kërkimin sasior ose anasjelltas: kjo qasje e pestë përfshin rritjen e gjetjeve
cilësore me të dhëna sasiore ose rritjen e gjetjeve sasiore me të dhëna cilësore. Shembulli i
bashkangjitur tregon se si të dhënat cilësore lejojnë një përpunim ose rritje të të dhënave sasiore të
mbledhura nga një sondazh online.

Kërkimi që integron kërkimin sasior dhe cilësor jo vetëm që është bërë më i zakonshëm dhe i
pranuar por gjithashtu ka ndihmuar në ndërtimin e një ure për të sheshuar ndarjen që herë pas here
i vendoste kundër njëri-tjetrit kërkuesit sasiorë dhe cilësorë. Sidoqoftë , pavarësisht forma të
ndryshme kërkimore , është përgjegjësi e kërkuesit që të sigurojë që metodat kërkimore të jenë
kopsitur në bazë të pyetjes kërkimore. Metodat kërkimore mikse nuk të siguron një rrugë të shkurtër
për të plotësuar këtë nëvojë.

5. Të qënurit i përgatitur: menaxhimi i metodave kërkimore të veçanta Alan Bryman dhe Saul
Becker

Metodat kërkimore sasiore dhe cilësore, secila prej tyre, sjellin me vete një grup të ndryshëm
çështjesh që lidhen me drejtimin, organizimin dhe menaxhimin e kërkimit. Nuk është e realizueshme
që të mbulohet çfarëdolloj paqartësie që lidhet me secilën prej metodave kërkimore, por në këtë
seksion do të mundehemi të sqarojmë disa nga pikat më të rëndëishme. Përpara se të realizohet
çfarëdo kërkimi, qoftë sasior, cilësor apo miks metodash, kërkuesi duhet të jetë i vetëdijshëm dhe i
përgatitur për çfarëdolloj sfidash apo çështjesh kyç që lidhen me atë qasje apo metodë të
përzgjedhur për t’iu përgjigjur pyetjeve kërkimore.

Psh , me sondazhet kërkimorë, të bazuara në intervistat e strukturuara (ballë për ballë ose me
telefon), ose pyetësorët online apo postarë, një konsideratë e rëndësishme pasi është përzgjedhur
kampioni final, është mbajtja e shënimeve se kush është përgjigjur dhe kush jo. Një pjesë e mirë e
sondazheve mund të rezultojnë si “pa përgjigje”. Ky është një problem për kërkuesit sepse edhe
nëse ata e kanë bërë kampionizimin në mënyrë rastësore, ka shumë mundësi të përfundojnë me një
kampion më të vogël seç mund të ishte nëse ata që kanë refuzuar të përgjigjen, do të pranonin. Nëse
niveli i jo-përgjigjedhënësve do të mbahet i ulët , ka një shanc më të madh që përfaqësueshmëria e
kampionit do të jetë më pak e prekshme.

Në rastin e sondazheve me pyetësore online ose postarë, norma e përgjigjedhësve shpesh herë
është e ulët, kështu është veçanërisht e rëndësishme t’i shtysh përgjigjedhësit sa më shumë të jetë e
mundur duke bërë ndjekjen e herëpashershme të atyre që nuk janë përgjigjur. Për t’a bërë këtë,
kërkuesi duhet të ketë ndonjë lloj kodi identifikimi të pyetësorëve që do të mund t’i lejojë ata të
identifikojnë ata që janë përgjigjur nga të që nuk janë përgjigjur. Shumë kërkues i ndjekin jo-
përgjigjedhënësit pas dy deri në tre javë dhe sërisht pas dy –tre javësh pas saj. Kjo do të thotë që
kërkuesi duhet të mbajë shënime për ata që kanë kthyer përgjigje.

Sondazhet të cilat përfshijnë kërkime longtidunale shfaqin probleme të veçanta menaxhuese që


lidhen me mbajtjen e “avullimit apo tretjes” së përgjigjedhënësve në minimumin e mundshëm. Në
këtë lloj kërkimi, njerëzit mund të lodhen duke u intervistuar rregullisht dhe duhet të binden që të
vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre (dërgimi i kartolinave për ditëlindje apo festa të ndryshme mund të
ndihmojë), por gjithashtu mbajtja shënim për anëtarët e rinj (fëmijë ose parterë të rinj), dhe anëtarë
që nuk janë më (për shkak të ndarjeve ose vdekjeve) të familjarëve, duhen mbajtur mend. Me
studimet në grup, ku mund të kalojnë disa vjet mes intervistave, mbajtja e shënimeve është shumë e
rëndësishme, në mënyrë që anëtarët e grupit të mos humbasin prej studimit nëse ndryshojnë shtëpi
apo për shak të ndryshimeve të tjera që mund të ndodhin.

Kur sondazhi kërkimor përfshin më shumë se një intervistues, një tjetër çështje që duhet
menaxhuar, është që intervistuesit të bëjnë ekzaktësisht të njëjtat pyetje sipas të njëjtës rradhë, në
mënyrë që ata të shkruajnë ekzaktësisht atë që u është thënë. Për të realizuar këto kërkesa është
nevoja e trajnimit. Nëse ka divergjenca apo shmangie të bërjen apo rregjistrimin e pyetjeve,
vlefshmëria e variablave do të rrezikohet. Një problem i ngjashëm që ngrihet në lidhje me
përmbajtjen e analizës është të siguruarit se kodimi tekstualisht i materialit të kontrollohet në
mënyrë që vlefshmëria të mos minohet. Në mënyrë të ngjashme edhe tek vëzhgimi i strukturuar
është me rëndësi që të kontrollohet mbi caktimin e kodeve të sjelljes së vëzhguar. Dështimi në
menaxhimin e konsisencës së intervistës, në kodimin e tekstit ose në rregjistrimin e sjelljes mund të
rezultojë në një vlefshmëri të dyshimtë të matjeve.

Një tjetër problem me kërkimin sasior është nevoja për të menduar mbi analizën e të dhënave që
shumë kohë më parë. Është mjaft tunduese që kjo fazë të shtyhet derisa të realizohet mbledhja e të
dhënave, por kërkuesit duhet të mendojnë rreth llojit të të dhënave që kanë më shumë mundësi për
të përfituar si pasojë e të bërit të pyetjeve në një mënyrë të caktuar, dhe çfarë lloj analize mund të
aplikohet për to. Gjithashtu kërkuesit duhet të jenë të familjarizuar me llojet e programeve
statistikore që mund të përdoren në mënyrë që të mos u duhet t’i mësojnë në moment të fundit. E
njëjta gjë vlen edhe për kërkuesit cilësorë të cilët kanë ndërmend të përdorin paketa të analizimit të
të dhënave cilësore kompjuterike. Nuk është ide e mirë që t’i lësh për ti mësuar në momentin e
fundit kur kërkuesi mund të jetë në nxitim.

Me metodat kërkimore cilësore siç janë fokus grupet apo intervistat gjysëm të strukturuara apo të
pastrukturuara, këshilla standarte është që të rregjistrohen intervistat e më pas të transkriptohen.
Dy janë pikat më kryesore. Së pari, intervistuesi duhet të sigurohet që pajisjet rregjistruese janë në
nivelet e duhura të cilësisë së mikrofonit dhe cilësisë rregjistruese , bateritë si edhe çfarëdolloj
ndërhyrje zhurmash nga jashtë. Duke patur parasysh këtë është gjithmonë një ide e mirë që pajisjet
fillimisht të testohen. Gjithashtu kërkuesi duhet të ketë parasysh se një ose më shumë pjesëmarrës
nuk do të dëshirojnë që të rregjistrohen, kështu që intervistuesi duhet të jetë i pajisur me një bllok
ku mund të marrë shënime. Së dyti, kërkuesit nuk duhet të nënvlerësojnë se sa kohë mund të marrin
transkriptimet dhe se sa volumonoze mund të jenë ato. Rregulli që duhet marrë parasysh është se
duhet parashikuar që për një orë intervistim duhen gjashtë orë transkriptim. 10 orë intervistim do
duan 60 orë transkriptim. Sidoqftë nëse ndonjë intervistë e ka kaluar limitin e parashikuar, është
praktike që të transkriptohen vetëm pjesët më kryesore të saj. Gjithashtu është e rëndësishme që
proçesi i kodimit të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi rritja me shpejtësi e volumit i faqeve të
printuara mund të na trembë dhe të na e bëjë punën të duket e mbingarkuar.

Në rastin e etnografisë është shumë e rëndësishme mbajtja e shënimeve në lidhje me bisedat dhe
vëzhgimet e bëra. Këto duhet të shkruhen sa më shkruhen sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë
që çështjet kyçe dhe reflektimet të mos jenë harruar , por kjo nuk duhet bërë në një mënyrë
demonstrative pasi kjo mund të tërheqë vëmëndje dhe njerëzit mund të fillojnë të ndërgjegjësohen
rreth të qënurit nën vëzhgim. Këto shënime duhet të jenë sa më të qarta të jetë e mundur pasi me
shumë mundësi do të jenë burimi i vetëm i të dhënave .

Leksion 6

Kërkimi feminist. Studimi kritik i burrave, mashkulloritetit dhe mirëqënies. Përfshirja e përdoruesit të
shërbimeve në kërkim.

1. Kërkimi feminist Lesley Hoggart

Nuk ekziston asnjë model i vetëm, metodologji apo epistemologji të kërkimit feminist dhe mënyra se
si dhe pse feministët duhet të realizojnë një kërkim ka qënë një temë debatesh dhe dialogjesh për
një kohë të gjatë mes kërkuesëve feministë. Dhe në të vërtetë, kërkimi feminist është bërë shumë i
larmishëm në shekullin e ri, duke advokuar në të njëjtën kohë pikëpamje të shumta të asaj se çfarë
shihet si komplekse në botën sociale (Olesen, 2007). Megjithatë, brenda një trupi të ndryshëm
kërkimor është e mundur të identifikohen disa prej shqetësimeve më të zakonshme të njohura
gjërësisht.

Menyrat se si kërkuesit feministë e përkufizojnë feminizmin influencon zgjedhjet e tyre


metodologjike. Një përcaktim i gjërë i feminizmit – si një pozicion me qëllimin politik për të sfiduar
diskriminim kundrejt grave dhe/ose të promovojë barazi sa më të madhe mes seksesve – ofron një
qasje positive, jo-normative për kërkuesit feminist. Brenda kësaj kornize, kërkimi feminist, do të
synojë të shtojë njohurive tona për strukturat opresive dhe diskriminuese dhe lidhet me
tranformimin e marëdhënieve gjinore. Ajo çfarë ka rezultuar prej vitetve të tëra debatesh nuk është
një plan, por një konsensus i gjërë për disa principe udhëheqëse për kërkimin feminist.

Disa prej tyre janë:

1. Feministët vlerësojnë ekperiencat, shqetësimet dhe opinionet e ndryshme të grave.

2. Kërkimi feminist pranon prezencën aktive të kërkuesit në proçesin e prodhimit të njohurive.

3. Feministët mundohen ta kapërcejnë ndarjen subjekt-objekt që e vendos kërkuesin në si


subjektin ekspert në mbledhjen e të dhënave dhe gjenerimin e njohurive, dhe të kërkuarit si thjesht
objekte të përpjekjeve të kërkuesit. Kjo përfshin adresimin e marrëdhënieve të pushtetit si edhe
përpjekja për të kombinuar njohuritë dhe eksperiencat e kërkuesit me ato të të kërkuarëve.

4. Kërkimi feminist (që mund të përfshijë kërkimin për burrat dhe nga burrat) është politikisht
për gratë dhe në njëfarë mënyrë kërkon të përmirsojë jetën e tyre. Një pjesë e rëndësishme e saj
mund të jetë ndarja e rezultateve me gra të cilat prej këtyre gjetjeve mund të kenë përfitim dhe me
institucionet përgjegjëse për politikat.

Projekti për Gratë, Risqet dhe AIDS (Woman, Risk and AIDS Project, WRAP), një studim mbi besimet
dhe praktikat seksuale të grave të reja, është cituar shpesh si një shembull i mirë i kërkimit feminist.
Intervistat në thellësi i dhanë zë grave të reja dhe u njoh marrëdhënia e fuqisë mes kërkuesit dhe të
kërkuarëve. Kërkuesit u vetëpërcaktuan si të ‘të gabueshëm’ dhe subjektiv në proçesin kërkimor dhe
e bënë proçesin e analizimit të të dhënave transparent duke eksploruar marrëdhënien mes
kontributit të të rinjve dhe interpretimit të kërkuesëve:

Koncepti ynë për gjinizimin e marrëdhënieve të pushtetit e bëri të nevojshëm interpretimin e


përshtypjeve të të rinjve , se sa të vepruarit si një ‘kanal’ përmes të cilit ata mund të flisnin për veten
(Holland et al,1998).

Rrjedhimisht ata janë të hapur rreth mënyrës se si korniza teorike e gjinizimit të narrëdhënieve të
pushtetit formëzoi mënyrën se si ata i interpretonin historitë e të rinjve për heteroseksualitetin.
Projekti ekzaminoi ushtrimin e fuqisë në marrëdhëniet gjinore ekzistuese, duke indentifikuar
heteroseksualitetin si të dominuar nga mashkulli, dhe duke argumentuar se gratë e reja ndodhen
nën presionin për t’u pajtuar apo përshtatur me këtë strukturë ‘të mashkullit në krye’. Më në fund,
kërkuesit zhvilluan dhe shpërndanë rekomandime politike që synonin fuqizimin e grave të reja për të
marrë kontrollin e jetës së tyre seksuale (Holland dhe Ramazanoglu,1994).

Brenda principeve të përmendura më sipër (jo të gjitha janë domosdoshmërisht të aplikueshme për
çdo kërkim feminist) , ka vend për një varietet të gjërë qasjesh, siç në fakt, feministë të ndryshëm
kanë propozuar. Ka gjithashtu vend për një sërë metodash shkencore që mund të përfshijnë të dyja
qasjet, si cilësore ashtu edhe atë sasiore. Edhe pse shumë feministë favorizojnë metodat cilësore
kërkimore (siç psh intervistat e pastrukturuara) të cilat lehtësojnë hapjen në thellësi të shprehjes së
eksperiencave dhe pikëpamjeve të grave , të tjerë kanë argumentuar se fenistët duhet të përdorin
çdo mjet të mundshëm për hulumtimin e kushteve të grave në një shoqëri seksiste (Stanley, 1990).
Një feministe e spikatur, Ann Oakley, në mënyrë të vetëdijshme ka kërkuar të mbajë një kërkim
feminist duke përdorur ‘standartet e arta’ të kërkimit sasior - të dhëna të kontrolluara në mënyrë
rastësore.

Metodologjitë feministe fillimisht u zhvilluan kur feministët filluan të tregonin atë që ata kuptonin
me të qënurit paragjykues seksist në kërkimin tradicional, dhe duke kontestuar pohimet pozitiviste
kundrejt atyre objektiviste (Harding,1987; Eichler,1988). Në këtë mënyrë, miti i kërkimit të çliruar
nga vlerat u sfidua nga kërkimet në të cilat vlerat dhe interpretimet e kërkuesit u pranuan si pjesë
qëndrore të proçesit kërkimor: Në rradhë të parë feminizmi është një përpjekje për të këmbëngulur
tek eksperienca madje deri edhe tek vetë ekzistenca e grave. Në këtë pikë është më e rëndësishme
paraqitja e një konflikti ideologjik, i cili nuk tenton një metodologji të çliruar nga vlerat ose të
njëanshme (Roberts,1991). Kjo ishte një pjesë mjaft e rëndësishme e një tendence më të gjërë e
kërkimit social që kritikoi pozitivizmin, vuri në pikëpyetje kërkimin e së vërtetës dhe eksploroi rolin e
kërkuesit në prodhimin e njohurive. Kritika feministe përfshiu gjithashtu edhe shumë fusha të
shkencave sociale. Në politikën sociale, psh, një shqetësim i hershëm feminist ishte shpjegimi i
ekzistencës së natyrës së gjinizuar së masave të mirëqënies (Wilson,1977; Dale dhe Foster,1986;
Pascall, 1986).

Një debat i hershëm dhe i vazhdueshëm përqëndrohet në çështjen e subjektivitetit kundër


objektivitetit. Ndërsa objektiviteti pretendon se ka një realitet objektiv- ose e vërteta- të cilin
kërkuesit mund t’a kapin, subjektiviteti tregon rëndësinë e opinioneve dhe vlerave subjektive (të
kërkuesit) në gjenerimin e dijeve. Një metodologji feministe mund të përfshijë një pranim ose njohje
të hapur të subjektivizmit. Kjo mbrohet duke theksuar se asnjë kërkim nuk mund të jetë i lirë nga
vlerat dhe pranimi i kësaj është një hap përpara drejt një kërkimi më të ndershëm (Roberts, 1981;
Finch, 1991). Për të vazhduar më tej, Harding (1987) propozoi se kërkimi feminist mund të jetë me
objektiv sesa kërkimi tradicional androcentik (i cili i jep një pozitë më privilegjuese pikëpamjeve
mashkullore) sepse prodhon njohuri më pak të shtrembëruara. Harding theksonte se njouria që
bazohet në eksperiencën e luftës së grave kundrejt dominimit të burrave prodhon njohuri më të
plota të gjinizimit të jetës sociale se sa ato që bazohen vetëm në eksperiencat e burrave. Kjo është
pika qëndrore e pikëpamjes feministe që kërkon të zhvillojë njohuri të reja feministe për gjinizimin e
jetës sociale përmes “grave që thonë të vërtetën e tyre” (Hartsock,1997). Argumenti i përdorur në
këtë rast është se kjo prodhon njohuri më të plota, ndaj edhe, rrjedhimist qendron më afër realitetit.

Kritikat për pikëpamjet feministe argumentojnë se feministët duhet të privilegjojnë subjektivitetin


kundrejt objektivitetit, emocionalitetin kundrejt racionalitetit dhe eksperiencën kundrejt
eksperimentëve, dhe jo të kërkojnë të kapin ‘realitetin’ (Stanley dhe Wise, 1993). Problemi që lidhet
me këtë qasje është se privilegjimi i njohurive subjektive përfshin të parit e realitetit në formën e
konkurimit të interpretimeve (qasje që lidhet ngushtë me post-modernizmin). Kjo mund të rezultojë
në largimin prej çështjeve që lidhen me praktikën sa që mund të minojë vlerat e kërkimit social. Kjo
është problematikë veçanërisht në kërkimet e punës dhe politikave sociale, ku feministët janë në
kërkim të kuptimeve dhe ndryshimeve të botës sociale. Një qasje më premtuese është sulmi
kundrejt mendimit të dyanshëm pas ndarjes në dy pjesë të subjektives-objektives, cilësores-sasiores
dhe pranimit se asnjë kërkim nuk mund të jetë tërësisht i çliruar nga problemet.

Debatet e tjera lidhen me diversitetin dhe diferencat, prezantimin e ‘të tjerëve ’ në kërkim, dhe çfarë
do të thotë të jesh reflektues. Feministët kanë argumentuar për një kohë të gjatë rreth kërkimit
reflektues, i cili përfshin përkujdesjen e kërkuesëve dhe bërjen të dukshme të eksperiencave dhe
prezentës së tyre në proçesin kërkimor (Roberts,1981;Stanley 1990). Kohët e fundit është
argumentuar se nuk mjafton që kërkuesit feminist të shfaqin veten e tyre, por ata duhet të kërkojnë
të zbulojnë atë çka mund të jetë e fshehur, si rrjedhim të pasqyrojnë hapur mbi kuptimin e
indentiteteve të tyre për kërkimet, dhe të tregojnë se si kjo gjë mund të ketë influencuar sjellen e
tyre në këtë fushë (Ryan-Flood dhe Gill, 2010).

Rritja e një numri të ndryshëm qasjesh mbi kërkimin feminist rrjedh nga fokusimi në eksperiencat e
grave dhe kuptimi i diversitetit të këtyre eksperiencave. Kërkuesit feminist janë bërë gjithmonë e më
të ndjeshëm ndaj diferencave të grave , duke përfshirë edhe diferencat në pushtet. Kërkimet lesbike,
feminizmi post-modernist, idetë feministe post-koloniale, kërkimi i bazuar në eksperiencat e grave
me aftësi të kufizuara e shumë të tjera, kanë kontribuar në synimin e kërkimit feminist brenda të cilit
ka ‘modele konkuruese të ideve shtypëse, konkurim të metodologjive dhe qasjeve analitike të
papajtueshme, diferenct e qarta teorike të cilat turbullohen, dhe ndarjet thellohen, mund të ndodhë
rivendosja e marrëdhënieve miqësore’ (Olesen 2007). Panvarësisht nga gjithë ky diversitet,
dallueshmëria në metodologjinë feministe mund të shihet në marrëdhënien mes epistemologjisë
dhe politikave feministe: ‘kërkimi feminist është politikisht për gratë, dija feministe ka disa baza në
eksperiencat e grave , dhe se si ndihesh duke jetuar në një marrëdhënie gjinore të padrejtë’
(Ramazanoglu me Holland,2002).

2. Studimi kritik i burrave, mashkulloritetit dhe mirëqënies Harry Ferguson

Një zhvillim i rëndësishëm në shkencat sociale në këto 20 vitet e fundit ka qënë emergjenca e
kërkimeve rreth burrave dhe mashkulloritetit. Në të shkuarën kërkimet lideshin vetëm më jetën e
burrave- në punë, sport, në luftë etj.- duke përjashtuar gratë dhe në shumë aspekte edhe fëmijët.
Pjesa e mësipërme tregon mënyrat se si lëvizjet e grave dhe kërkimi feminist sfidoi fuqinë e burrave
dhe hamendjet se ata janë lidera ‘natyrorë’. Një numër në rritje i kërkuesëve në shkencat sociale
kanë bërë studime jo vetëm duke e marrë si të mirëqënë ‘burrërrinë’ apo ‘mashkulloritetin’, por
duke studiuar mënyra të reja kritike të strukturave dhe marrëdhënieve të pushtetit që karakterizojnë
jetën dhe mashkulloritetin e burrave. Kjo ndihmon në zbërthimin e mëtejshëm të natyrës së
privilegjuar të burrave. Por në të njëjtën kohë tregon diferencat mes burrave dhe se si ata
mbështeten nga marrëdhëniet e fuqisë, ashtu e dhe nga reciprociteti dhe kënaqësia. Psh, duke patur
parasysh se si heteroseksualizmi shihet (dhe imponohet) si normë e burrërisë, kjo do të thotë se
meshkujt gej pozicionohen në fund të hierarkisë të asaj se çfarë presupozohet të quhen ‘burra të
vërtetë’ dhe janë kështu viktima të homofobisë dhe persekutimit. Fokusi tek mashkulloritetet
(Cornell, 2005), më shumë se sa ‘mashkulloriteti’ si i vetëm ka zbuluar vulnerabilitetin e shumë
burrave, dhe nevojën e punës dhe politikave sociale për të adresuar nevojat e tyre. Rastet e
vetëvrasjes tek burrat janë relativisht të larta dhe pritshmëritë nga jeta janë të ulëta, një pjesë për
shkak të neglizhimit të shëntetit të tyre dhe të mos marrjes së medikamenteve në kohën e duhur.
Kjo ka çuar në kërkime të rëndësishme mbi sjelljet ndihmë kërkuese të burrave dhe marrjen në
konsideratë se si praktika dhe politikat e mirëqënies mund të inkurajojnë përkujdesjen e hershme
për shëndetin, kujdesin social dhe shërbimet e këshillimit për burrat (O’Brien et al, 2005;
Fatherstone et al,2007).

Atësia është një tjetër zonë e cila ka fituar një vëmendje në rritje nga kërkuesit, për shembull në
kushtet se si politikat familjare munden dhe jo, të sigurojnë mundësi që burrat të kenë leje atërore
(gjatë lindjes së fëmijës), dhe në mënyrë më të përgjithshme , se si profesionistët ndërhyrjnë tek
burrat për të përmirsuar mbështetur kapacitetet e tyre për përkujdesje (Ferguson dhe Hogan,2004;
Fatherstone, 2009). Është e qartë se sjelljet e burrave nuk janë të zvogëluara për shkak të
diferencave biologjike mes tyre dhe grave, por janë dukshëm të formësuara nga normat e ndërtuara
sociale mbi mashkulloritetin, të cilat ndryshojnë nga pritshmëritë sociale prej grave dhe feminilitetit.

Kërkimi i ka dhënë gjithashtu vëmendje të konsiderueshme ndërhyrjeve të politikave dhe praktikave


të policisë, sistemit gjyqësor kriminal dhe shërbimeve të përkujdesit social dhe shëndetësor të
burrave të cilët kryejnë forma të ndryshme dhune kundrejt fëmijëve ose grave. Kjo përfshin një sasi
të konsiderueshmë punë kërkimore mbi efektivitetin e programeve të ndërhyrjes në grup për burrat
që kryejnë abuzime intime kundrejt bashkëshortëve ose partneve të tyre (Gondolf, 2002).

Disa shkencëtarë socialë argumentojnë se kërkimi për jetën e burrave kërkojnë qasje të cilat marrim
parasysh natyrën e tyre maskullore. Sepse normat gjinore dhe socializimi nënkuptojnë se burrat
përgjithësisht janë të dekurajuar përsa i përket të qënurit i hapur për ndjenjat dhe jetën e tyre,
sugjerohet se kërkuesit duhet të marrin parasysh se si do të sillen më burrat gjatë intervistave, fokus
grupeve etj, dhe duhet të kenë strategji të cilat veprojnë dhe mund të kalojnë përmes çdo barriere
(Schwalbe dhe Wolkmir,2002).

3. Përfshirja e përdoruesit në kërkim Peter Beresford

Interesi mbi rritjen e pjesëmarrjes së përdoruesëve në kërkim është rritur shumë këto vitet e fundit.
Kjo lidhet me pjesëmarrjen e njerëzve në praktikat profesionle dhe politke- si përfitues shërbimesh,
pacientë dhe qytetarë- të kenë zë ose një rol mbi atë çfarë u ndodh atyre dhe në masat dhe politikat
që lidhen me to (Beresford dhe Croft, 1993). Ekzistojnë 3 forma në të cilat mund të identifikohet
përfshirja e përdoruesëve në kërkim . Këto janë:

• Përfshirja e përdoruesit në kërkim: ku përfshirja i shtohet projekteve ekzistuese kërkimore,


iniciativave, organizimeve dhe marrëveshjeve të tjera.

• Kërkimi bashkëpunues: ku përdoruesit e shërbimeve dhe/ose organizatat dhe kërkuesit e


tyre ndërmarrin ose janë të përfshirë në drejtimin e kërkimit.

• Kërkimi i drejtuar ose i kontrolluar nga përdoruesi: i cili iniciohet, ndërmerret dhe
kontrollohet nga përdoruesit e shërbimeve dhe organizatave të tyre (Wallcraft et al,
2009).

Kjo lloj ‘përfshirjeje e përdorues në kërkim’ është zhvilluar nga dy burime të ndryshme. Këto janë
fillimisht nga kërkuesit dhe organizatat e lidhura me kërkimin dhe presion i gjërë për pjesëmarrje që
duket se rrjedh rritja e interesit ideologjik dhe politik të ‘qytetarit aktiv’. Së dyti , interesi është parë
fillimisht tek personat me aftësi të kufizuara dhe më pas nga të tjera organizata dhe lëvizje të
‘përdoruesve të shërbimeve’, të cilat kanë punuar për avancimin e të drejtave dhe interesave të
njerëzve të cilët marrin shërbime shëndetësore, të përkujdesjes sociale si edhe praktikat , politikat
dhe masat e mirëqënies (Beresford 2003). Këto lëvizje shpeshherë e kanë vënë në pikëpyetje
kërkimin ekzistues. Ata argumentojnë se në vend të tij duhet një kërkim i kontrolluar nga përdoruesi
i cili:

• Lidhet me barazimin dhe ndryshimin e marrëdhënieve mes kërkuesit dhe të kërkuarëve;

• Kërkon t’i japë përparësi fuqizimit personal të pjesëmarrësve dhe përdoruesëve të


shërbimeve;

• I jep prioritet realizimit të ndryshimeve të gjëra politike dhe sociale në linjë me të drejtat dhe
interesat e përdoruesëve të shërbimeve (Sweeney et al, 2009 Beresford dhe Croft, 2010).

Përfshirja e përdoruesit në kërkim mund të ofrojë një përfshirje diku më të madhe, diku më të vogël
në të gjitha aspektet e strukturës kërkimore, dhe gjithashtu në proçesin kërkimor duke përfshirë:

• Identifikimin e fokusit kërkimor dhe pyetjeve kërkimore

• Vënien në punë të kërkimit

• Kërkimi, përfitimin dhe kontrollimin e fondit kërkimor

• Ndërmarrja e kërkimit

• Menaxhimin e kërkimit

• Krahasimin dhe analizimin e të dhënave

• Prodhimin e gjetjeve

• Shkruajtja dhe prodhimin e publikimeve

• Zhvillimi dhe zbatimi i politikave propaganduese

• Vendosjen dhe ndërmarrjen e veprimtarive follow-up (Beresford,2003)

Një sërë benefitesh janë identifikuar prej përfshirjes së përdoruesëve të shërbimeve në kërkim. Këto
përfshirjë ndërtimin e besimit, përfitimin e një ideje më të plotë dhe inkurajimine njerëzve për të
marrë pjesë në kërkim përmes punësimit të përdoruesëve të shërbimeve si intervistues dhe kërkues;
realizim e programit kërkimor përmes përforcimeve me idetë dhe mendimet e përdoruesëve të
shërbimeve; dhe zhvillimin e modeleve dhe kuptueshmëshmrisë sociale si kundërvënie ndaj
modeleve ekzistuese të individualizuara dhe mjekësore .
Tashmë ekziston një interes në rritje në impaktin që ka përfshirja e përdoruesit në kërkim- që lidhet
me efektet që ka dhe ndryshimet që mund të sjellë. Interesi është rritur si në nivel komuniteti ashtu
edhe zyrtar- në njërën anë qeveria dhe në tjetrën organizatat financuese.

Kjo mesa duket i ka nxjerrë jashtë pamjes argumentet etike dhe morale për barazimin e
marrëdhënieve kërkimore , dhe tregon se përfshirja e përdoruesëve të shërbimeve dhe
perspektivave të tyre në kërkim, nuk janë të mjaftueshme si justifikim për përfshirjen e tyre. Në
kontekstin e përfshirjes së përdoruesit në kërkim është ndërmarrë një ndërhyrje për të treguar se si
përfshirja përmirson cilësinë dhe rezultatet e kërkimit.

Përfshirja, organizim i ngritur nga qeveria për t’i dhënë përparësi publikut, pacientëve dhe
përdoruesëve të shërbimeve në përfshirjen në shëndetësi, përkujdesje sociale dhe në kërkimin e
shëndetit publik , ndërmorri një rishikim të impaktit të përfshirjes së publikut. Një numër zonash për
të realizuar një ndërhyrje të mundshme u identifikuan dhe ekploruan. Këto ishin :

• Etika në kërkim

• Njerëzit e përfshirë

• Kërkuesit

• Pjesëmarrësit kërkimorë

• Komuniteti i gjërë

• Organizatat komunitare

• Implementimi dhe ndryshimi

Përfshirja nuk u fokusua në mënyrë specifike në impaktin e kërkimit të kontrolluar prej përdoruesit,
edhe pse theksoi që ky lloj kërkimi dukej se u fokusua të ata cilët nuk morën vëmendjen e
kërkuesëve kundërshtues dhe politikë-bërësve (Stanley, 2009). Një rishikim sistematik i impaktit ka
vënë në dukje impaktin e kërkimit të drejtuar dhe kontrolluar prej përdoruesëve. Kjo arriti në
përfundimin se ishte:

• Më shumë i fokusuar tek pacientët;

• Më shumë fuqizim për përdoruesit e shërbimeve sesa qasje bashkëpunuese dhe konsultuese
mbi përfshirjen e përdoruesëve në kërkim;

• Përfshinte përdoruesit e shërbimeve në të gjitha fazat e kërkimit (Staniszewska et al. 2010).

Ndërsa të gjithë kërkimet që përmbajnë përfshirjen e përdoruesëve kanë hasur pikëpyetje, kërkimi i
realizuar prej përdoruesëve si kontrollues, ka qënë subjekt i kundërshtimeve të ndryshme
metodologjike (Rose ,2009; Sweeney et al, 2009). Këto kritika nuk janë të domosdoshmërisht të
shfaqura në mënyrë formale. Ka më shumë gjasa që të jenë pjesë e diskutime të fshehura dhe
informale. Dukshëm, kur shoqata Britanike e politikës sociale (British social policy association, SPA )
pyeti anëtarët e saj, vetëm 24.9% mendonin se ishte shumë e rëndësishme që përdoruesit e
shërbimeve të ishin të përfshirë siç duhet në të gjitha shkallët e kërkimit (Becker et al, 2010).
Kërkimi i realizuar me përfshirjen e përdoruesëve, mund të hasë sfida, ashtu siç ka ndodhur shpesh
herë, siç janë të qënurit i paragjykuar ose të tregojë mungesë rigoroziteti. Janë ngritur pyetje të
ndryshme mbi lidhjen e tij vlerat e kërkimit tradicional pozitivist si objektiviteti, neutraliteti dhe
distanca, edhe pse, ashtu si paradigmat e reja kërkimore ka patur kufizimet e veta lidhur me to
(Hammersley,2000; Beresford, 2003,2007; Rose, 2009; Sweeney et al, 2009 ).

Nëse përfshirja e përdoruesëve bëhet për t’i sjellë sukses kërkimit, atëherë me shumë mundësi
duhen ndjekur një numër hapash. Ato përfshijnë:

• Vlerësimi në mënyrë sistematike dhe të kuptueshme i të gjitha formave të përfshirjes së


përdoruesit në kërkim;

• Zhvillimi i bazës teorike të kërkimit të kontrolluar prej përdoruesëve;

• Reformimi i politikave dhe praktikave të përfitimit të mirëqënies në mënyrë që të bëhet e


mundur që individët që marrin këto përfitime të jenë pjesëmarrës në kërkim pa rrezikuar ose
disavantazhuar;

• Sigurimi i suportit për organizatat lokale të përdoruesëve kontrollues në mënyrë që të


sigurohet një bazë e fortë për mbështetjen e përfshirjes së përdoruesëve në kërkim;

• Adresimi i diversitetit për të siguruar që të gjithë grupet të kenë akses të barabartë në


përfshirjen në kërkim, panvarësisht përkatësisë racore, përkatësisë gjinore, orientimit seksual,
moshës, aftësisë, kulturës dhe besimeve (Beresford dhe Croft,2010).

Leksion 7
Metodat kërkimore krahasuese. Teoria dhe praktika e hulumtimit veprues. Kerkimi vlerësues.

1. Metodat kërkimore krahasuese Emma Carmel

Krahasimi është pjesë e kërkimit në punën sociale dhe politikat sociale ashtu siç është pjesë e
mënyrës se si ne i mendojmë gjërat në jetën e përditshme në përgjithësi. Kërkimi social krahasues
internacional i referohet diçkaje më specifike (termi është marrë nga Hantrais,2009) : shpjegimi i
ngjashmërive dhe ndryshimeve mes fenomeneve politike dhe socioekonomike në dy ose më shumë
vënde. Këto fenomeve mund të konceptohen në një shkallë të gjërë si ‘shteti i mirëqënies’, ‘shkalla e
varfërise foshnjore’, ose mund të përfshijne krahasime të nivelit mikro, të ekspeiencave dhe sjelljeve
individuale, siç janë eksperiencat e përdoruesëve në shërbimet e shëndetit mendor ose
‘konfidencialiteti profesional në kujdesin për të moshuarit’.

Ka arsye të ndryshme se përse ndërmerret një krahasim ndërkombëtar, por në studimin e politikave
publike, zakonisht rrotullohet rreth:

• Specifikmit të kuptueshmërisë të fenomeneve të veçanta përmes përshkrimit dhe analizimit


të më shumë rasteve;

• Shpjegimi i rezultateve politike dhe/ose vlerësimi i suksesit apo deshtimit relativ të politikave
në vende të ndryshme;

• Përdorimi i variacioneve në rastet e testimit apo gjenerimit të teorive;

• Mësimin prej rasteve të ndryshme të politikave dhe/ose përmirsimin e praktikave dhe


evitimin e gabimeve.

Përcaktimi i problemit kërkimor

Një rrugë e rëndësishme për të kapërcyer problemet e krahasueshmërisë është të sigurohesh që


konceptet e përdorura të ‘udhëtojnë’ nga një shtet apo gjuhë, në një tjetër, pa e humbur kuptimin
(Rose,1991), në mënyrë që ata të jenë sa më preçizë por në të njëjtën kohë edhe sa më të
përgjithshëm, në mënyrë që të aplikohen në kontekste të ndryshëm (Sartori, 1973). Realizimi i kësaj
detyre mund të jetë i vështirë, dhe mund të ketë implikime në mënyrën e interpretimit të gjetjeve
kërkimore. Për shëmbull, një koncept mund të shfaqet i aplikuar në një gamë mjedisesh, vendesh,
por në fakt, ai nuk përshkruan të njëjtin lloj institucioni, aktiviteti, politikash apo proçesesh për
secilin rast (Mangen, 1999). Kjo parashtron probleme serioze të krahasueshmërisë mes rasteve,
sidomos për studimet cilësore, ku mungesa e kujdesit në operacionalizimin e koncepteve mund të
rezultojë në keqkuptim apo keqinterpretim të të dhënave. Disa argumentojnë se ky problem mund
të kthehet në avantazh në kërkimet cilësore krahasuese, duke krahasuar kuptimin e koncepteve si
‘kujdesi’, apo ‘mirëqënia’ në shtete të ndryshme mund të shpalosë njohuri rreth një shkallë të gjërë
të diferencave sociopolitike ose institucionale (Ferrari,1990; Carmel, 1999).

Në kërkimin sasior krahasues, konceptimi i problemit kërkimor në mënyrën e duhur për t’u
krahasuar, ka vështirësitë e veta. Për shëmbull, vlerësimet krahasuese e shkaqeve dhe shtrirjes së
reformës të shtetit të mirëqënies në OECD (Organizata e Zhvillimit dhe Kooperimit Ekonomik)
shtetet duhet të adresonin në mënyrë të menjëhershme ‘problemin e variablës së varur’. Ky
problem rrotullohet rreth mënyrës se si ne mund të përcaktojmë reformën e shtetit të mirëqënies
në mënyrë sa më të përgjithshme të jetë e mundur për të krahasuar të njëjtin fenomen përmes
rasteve të ndryshëm, por në mënyrë sa më specifike të jetë e mundur që të mos përfshijë çdo masë
politikë sociale të re në përkufizimin e saj. Kjo solli debate se sa shumë mund të formëzojnë gjetjet
dhe interpretimet tona konceptualizime të veçanta dhe matjet e tyre.

Përzgjedhja e rasteve

Politikat sociale krahasuese tradicionalisht merren me krahasimin e politikave ose sistemeve të


mirëqënies, duke marrë nivelin kombëtar si njësi analizuese, por mund të jetë më e përshtatshme
për kërkimin që të krahasojë qytetete apo rajone (Schunk,1996), ndërkkohë që roli i organizatave
ndërkombëtare siç është Bashkimi Europian (BE), ose Banka Botërore, nënkuptojnë se politikat nuk
janë bërë vetëm në një nivel kombëtar (Kennet,2001; Yates, 2008) . Kërkimi duhet të bëjë dallimin
mes politikave dhe konteksteve ndërkombëtare, kombëtare, rajonale dhe lokale në mënyrë mjaft të
kujdesshme teksa janë duke specifikuar pyetjen kërkimore.

Gjithashtu është e nevojshme të përcaktohet nëse do të studiohen një numër i madh (N) apo i vogël
(n) rastesh (Peters,1998). Nëse jemi të interesuar për çështje praktike, tek detajet apo konteksti,
zakonisht studimi diktohet nga n-ja e vogël, duke u fokusuar kështu në nuancat e rasteve njëra pas
tjetrës. Këto studime zakonisht përdorin metoda kërkimore cilësore, pasi kështu mendohet se kapet
kompleksiteti i çështjes në studim. Sidoqoftë , në studimet me n-të vogël, përzgjedhja e rasteve që
do të krahasohen marrin një rëndësi të veçantë analitike, dhe duhet të sigurohet se gjetjet nuk janë
thjesht fuknsion i përzgjedhjes së rasteve të veçanta për t’u krahasuar. Studimet me N-të madhe
lehtësojnë studimin e një shtrirjeje më të gjërë dhe larmie më të madhe shtetesh. Këto studime
zakonisht janë sasiore dhe janë më të përshtatshme në kërkimin e modeleve përgjithsuese për
politikat dhe rezultatet, dhe për klasifikimin e një game më të gjërë rastesh. Këtu, shkëmbimi është
bërë në favor të thjeshtësimit dhe krahasueshmërisë, edhe pse kohët e fundit është argumentuar se
në kërkimin e shtetit të mirëqënies kjo lloj thjeshtësie mund të jetë çorientuese (Ebbinghaus,2005).
Është zhvilluar një qasje plotësuese, e cila po fiton mjaft interes në studimet e politikave sociale:
fuzzy set analysis (analiza e një bazë të dhënash të papërcaktuara), e cila lehtëson krahasimin dhe
kategorizimin e rasteve sipas diferencave të tyre në cilësi apo lloj, dhe lejon kombinimin e të
dhënave cilësore dhe sasiore (Ragin,2000; Kvist,1999).

Mbledhja dhe analizimi i të dhënave

Problemi final i krahasueshmërisë lidhet me analizimin e të dhënave. Përsa i përket të dhënave


sasiore, dallimi kryesor është midis të dhënave të standartizuara dhe të harmonizuara. Të dhënat e
harmonizuara janë ato të dhëna të cilat janë mbledhur për qëllime të caktuara, dhe më pas janë ri-
llogaritur në mënyrë që variablat e vendosura në dosjet e të dhënave,file të ndryshme të masin të
njëjtën gjë, ose për të krijuar një dosje të re të dhënash, siç është psh Studimi i të ardhurave të
Luksenburgut, ose me kërkues individualë duke kombinuar dosje të dhënash dytësore kombëtare të
ndryshme. Sidoqoftë , disa ndryshime në matje dhe llogaritje përmes shteteve dhe të dhënave duhet
të analizohen me kujdes të madh në mënyrë që të evitohen dalja në konkluzione të gabuara rreth
krahasueshmërisë. Qasja tjetër është përdorimi i të dhënave të standartizuara , të cilat mblidhen
duke përdorur një pytësor të zakonshëm në disa shtete. Të dhënat e standartizuara mund të
krijohen gjithashtu duke i kërkuar ekspertëve kombëtarë të plotësojnë pyetësorët për secilin prej
shteteve përkatës duke përdorur një format të zakonshëm, ose formulë për llogaritjen e të mirave
dhe shërbimeve për një familje ose person ‘model’. Të dhënat e standartizuara japin një shkallë më
të madhe krahasueshmërie, por problem jo të vogla mund të lindin në realizimin e pyetësorit,
kështu që shpesh herë kërkohet përdorimi i termave të unifikuar gjuhësor. Këto lloj të dhënash janë
më pak të arritshme sesa ato të harmonizuara, për shkak të kostos dhe nivelit të tyre.

Për krahasuesit cilësorë, problem ngelet gjuha për analizën dhe mbledhjen e të dhënave, si edhe
proçesi i përkthimit, i cili bëhet pjesë e proçesit të interpretimit në mënyrë që të parandalohet
humbja e kuptimit të të dhënve. Është veçanërisht e rëndësishme njohja me kontekstet
institucionale dhe sociopolitike të kërkimit në mënyrë që të evitohen gabime në interpretim, si edhe
përdorimi i termave multi-shtetëror, të unifikuar, i ndihmon kërkuesit në kufizimin e këtyre
gabimeve (Chamberlayne dhe King, 1996; Quilgars et al,2009).

2. Teoria dhe praktika e hulumtimit veprues Christopher Day dhe Patricia Thomson

Origjina e hulumtimit veprues është lidhur shpeshherë me punën e psikologëve socialë në Europë
dhe Amerikë në vitet 1930, në veçanti me Kurt Lewin, i cili në vitet e hershme të karrierës së tij në
Berlin u lidh me shkollën e Frankfurtit. Së bashku me studentët e tij, Lewin realizoi një seri
projektesh eksperimentesh natyrore (quasi-experiment) në vende si lagje apo fabrika të cilat kishin si
qëllim të tregonin se si zhvillimi i ‘pavarësisë, barazisë dhe bashkëpunimit’ përmes pjesëmarrjes
demokratike në proçesin e vendimmarrjes çon në veprim social të projektuar për të korrigjuar
diskriminimin dhe shfrytëzimin. Lewin mbajti qëndrim kundër atyre që argumentonin se përfitimet
ekonomike dhe sociale mund të arrihen përmes forcës autokratike të lidhur me të ashtuquajturën
‘menaxhim shkencor’ të dominuara nga objektiva bihejvjoralë (Lewin 1946; Adelman,1993). Ishte
Lewin ai që zhvilloi kërkimin veprues spiral-të planifikimit, veprimit, reflektimit dhe zbulimit të
efekteve të veprimeve të planifikuara- të cila janë karakteristika të kërkimit veprues.

Nga kjo ne mund të shohim se:

• Kërkimi veprues është unik mes paradigmave të tjera kërkimore sepse ai ka si qëllim të arrijë
ndryshimin përmes kuptueshmërisë së proçesit të ndryshimit dhe rezultateve. Prandaj edhe
promovon principe proçeduriale për drejtësi sociale.

• Ai është pragmatik dhe përzgjdhës në metodat e kërkimit të tij sistematik, nuk nevojitet
ndonjë trajnim specifik për këto metoda kërkimore.

• Bazohet në besimin e ‘…pjesëmarrjes aktive të atyre që duhet të punojnë duke zbuluar dhe
reflektuar mbi problemet që identifikojnë apo parashikojnë’ (Adelman,1993).

• Janë vetë pjesëmarrësit të cilët marrin vendime rreth pasojave të të kërkimeve të tyre.
Prandaj kjo gjë është potencialisht emancipuese.

• Është e bazuar në një epistemologji në të cilën teoria duket se qëndron tek veprimi. Në fakt,
kërkimi veprues sfidon në njëfarë mënyre ndarjen e kërkimit nga veprimi, ndarjen e kërkuesëve prej
të kërkuarëve, supozimet rreth kontrollit të dijeve dhe supozimeve rreth natyrës së reformës
edukuese (Grundy,1994).

Siç theksojnë Reason dhe Bradbury, kërkimi veprues është:

…një proçes pjesëmarrës, demokratik që lidhet me zhvillimin e njohurive praktike në kërkim të


qëllimeve njerëzore që ja vlejnë, të bazuara në një pikëpamje pjesëmarrëse… Ai kërkon të bashkojë
veprimin dhe reflektimin, teorinë dhe praktikën, në pjesëmarrje me të tjerët, në kërkim të zgjidhjeve
praktike për problemet që shqetësojnë njerëzit, dhe në një pikëpamje më të të gjërë, lulëzimin e
individit dhe komuniteteve të tyre. (Reason dhe Bradbury,2001)

Ka një lidhje të ngushtë mes kërkimit veprues dhe nocionit të praktikës reflektive të nisur fillimisht
nga John Dewey (1933) dhe më pas nga Donald Schön (1973). Peter Grimmett (1989) parashtroi një
nga komentet më të dobishëm rreth asaj se çfarë do të thotë ekzaktësisht praktikë reflektive, duke
identifikuar tre variante:

1. Veprim i ndërmjetësuar në mënyrë instrumentale. Këtu qëllimi i hetimit është të zgjidhë


probleme teknike , për shëmbull, në një klasë apo në ndonjë vendndodhje tjetër që mund të jetë një
organizatë komunitare, spital apo zyrë, për të rritur efiçencën ose për të implementuar një politikë
të dalë apo të gjeneruar jashtë kontekstit të përdorimit. Kështu që ndërsa kjo shfaq në njëfarë
mënyre kërkimin veprues në metodat e përdorura për studim, nuk ilustron principet e zotërimit dhe
pjesëmarrjes demokrate që nënvizonin nocionet origjinale të Lewin-it.

2. Shqyrtimi i përfundimeve konkuruese: Këtu pjesëmarrësit sjellin mënyra alternative të


drejtimit të punës së tyre përmes kërkimit veprues në mënyrë që të kenë më shumë mundësi
zgjedhjeje se si t’a përmirsojnë atë. Ky variant është kontekstual, shpeshherë i bazuar dhe i realizuar
brenda praktikës në komunitet. Kjo qëndron përkrah principeve të Lewin-it por nuk zbulon
domosdoshmërisht konteksin e gjërë social apo politik në të cilin ndodh puna.

3. Rindërtimi i eksperiencës. Kjo shigjeton transformimin e praktikës dhe aty ku është e


përshtatshme, tranformimin e strukturës dhe kulturës organizacionale në të cilën ndodh
‘ristrukturimi i eksperiencave personale , kontekstit të situatës, imazhit për veten (si
mësues,punonjës social,gruaje biznesi, infermiere etj) ose supozimet rreth praktikës profesionale ’
(Combs,2003).

Nga këto variante, vetëm një hap i vogël të ndan nga identifikimi se si kërkimi veprues, duke patur
parasysh se është kryesisht për ndryshimin (e individit, organizatave ose shoqërisë) përmes
pjesëmarrjes, shpesh herë lidhet me idetë emancipuese dhe fuqizimin e liberalizmit. Advokimi për
ndryshim social dhe politik përmes pjesëmarrjes së kërkimit veprues, u shpall nga lëvizjet sociale për
progres të viteve 1960 dhe 1970 për edukim, mirëqënie sociale dhe politikave për identitet. Këto
kombinuan punën e hershme të Lewin (1946) me filozofi të tjera radikale, si për shëmbull, Freire
(1970), Selener (1997) dhe Fals-Borda me Rahman (1991).

Herein paraqet një problem për ata të cilët janë të tërhequr nga kërkimi veprues. Duke patur
parasysh se ai është për ndryshimin, kërkuesit veprues duhet të kenë njohuri jo vetëm për kërkimin
veprues por gjithashtu edhe për ndryshimin e proçeseve dhe konteksteve. Së pari, kërkimi veprues
ndërmerret nga pjesëmarrësit dhe fokusohet në përmirsimin e praktikës së tyre si edhe konteksteve
të tyre duke i kuptuar ato më mirë. Së dyti, në kërkimin veprues ndryshimi i lidershipit ndodh kur
pjesëmarrësit të cilët kërkojnë të bëjnë ndryshime suportohen nga kërkuesit veprues.

Në përfundim, mund të themi se kërkimi veprues është një mjet i cili në mënyrë aktive njeh të
drejtën e atyre afër praktikës-qoftë mësues, punonjës sociale apo infermiere, psh- të angazhohen në
kërkime sistematike gjatë praktikës së tyre me qëllim përmirsimin e tyre, ose edhe pse mund të
tingëllojë paksa radikale, reformimin e tyre. Duke vepruar kërshtu, kërkuesit veprues krijojnë njohuri
të reja , dhe i bëjnë këto njohuri pjesë të një repertori të rinovuar të praktikës e cila më pas është në
dispozicion për kërkime vepruese të mëtejshme. Siç thekson edhe Cochran-Smith dhe Lytle (2009)
në lidhje më pozicionin e mësuesit në kërkim:

…Ajo çfarë mungon nga baza e njohurive për mësimdhënie janë zërat e vetë mësuesëve, pyetjet
që mësuesit bëjnë, mënyrat që ata përdorin në të shkruar apo diskutimet ndërkombëtare në jetën e
tyre profesionale, dhe kornizat interpretative që mësuesit përdorin për të kuptuar dhe përmirsuar
praktikat e tyre në klasë. (Cochran-Smith dhe Lytle,1993).

I njëjti mesazh mund të aplikohet për të gjithë ata që janë të përfshirë në organizata në shërbim të
njerëzve.

3. Kerkimi vlerësues Colin Robson

Për të thënë atë që tashmë është e dukshme, kërkimi vlerësues është në të njëjtën kohë kërkim dhe
vlerësim. Termi është mjaft i përdorshëm, sepse ndërkohë që vlerësimi është mjaft i përhapur në
shoqëritë moderne, shumë prej gjërave që ndodhin kanë një cilësi të dyshimtë dhe nuk e meritojnë
që të etiketohen si kërkime. Vlerësimi zakonisht është vlerësuar si një përpjekje për të caktuar
vlerën ose çmimin e diçkaje. Të dyja si shërbimet publike ashtu edhe bizneset private në një klimë
përgjegjësie, efiçence, vlere për para etj me rradhë, ku menaxherët dhe të tjerë punëtorë drejtohen
(ose i drejtojnë) drejt formave të ndryshme të vlerësimit. Argumenti për kërkimin vlerësues është se
duke ndjekur standartet e kërkimit shkencor social,mundësitë që të prodhohen të dhëna e gjetje të
besueshme janë më të mëdha se sa nga vlerësime të thjeshta informale.

Disa kërkues vërejnë një lloj tensioni mes detyrave tradicionale të kërkimit në përshkrimin,
shpjegimin, kuptimin dhe vlerësimin. Gjithashtu, kërkimi vlerësues pothuajse gjithmonë ka një
dimension të qartë politik. Sidoqoftë, ka një tendencë në rritje të njohjes së të dyja këtyre vlerave
(duke përfshirë edhe vlerat e kërkuesit) dhe të elementeve që politikë depërtojnë në të gjithë
kërkimin e politikave sociale dhe punës sociale.

Kërkimi vlerësues është thjesht një fushë ku ato janë më shumë të pashmangshëme dhe ku
proçedurat dhe marrëveshjet e kërkimit formal sigurojnë kontrolle dhe balanca shumë të vlefshme.
Murtagh (2001) jep një rishikim të shkurtër, mjaft të dobishëm ‘të politikës dhe praktikave për
vlerësimin e politikave urbane’. Ai diskuton lidhur me çështjen e përfshirjes së kërkimit vlerësues në
këtë kontekst, duke paraqitur një studim rasti për vlerësimin e politikave urbane në
Derry/Londonderry.
Të porsaardhurit, të rinjtë në vlerësim zakonisht supozojnë se qëllimi i tij është i qartë. A janë
efektive politikat në arritjen e qëllimeve të planifikuara? Sigurisht që vlerësimi mund të ketë shumë
qëllime dhe disa nga këto mund të jenë të zbulosh nëse:

• Nevojat e klientit janë plotësuar;

• Si po shkon funksionimi i politikave;

• Si mund të përmirsohen ato;

• Çfarë pozicioni kanë kostot në krahasim me benefitet që sigurohen; dhe

• Përse po funksion ose përse nuk po funksionon.

Mund të mbulohet më shumë se një qëllim. Shembulli i Murtagh (2001) të cilit i’u referuam më
sipër përfshin dy qasje komplet të ndryshme të vlerësimit, të cilat theksojnë qëllime të ndryshme.

Kërkimi vlerësues shpeshherë është kërkim i porositur. Ata të cilët e porosisin këtë studim mundet
që të mos e kenë shumë të qartë se çfarë duan. Çfarë mund të jetë më e dobishme për porositësit e
kërkimit? A duhet të kenë të dhëna për rezultate të qarta deri në fund të vitit? Apo ekziston ndonjë
dyshim se gjërat mund të mos jenë duke funksionuar siç ishin parashikuar, dhe shqetësimi duhet të
lidhet kryesisht me atë që po ndodh në praktikë? Sidoqoftë, pasoja të paparamenduara të
ndërhyrjeve sociale gjenden gjithandej, dhe politikë-bërësit njihen se kanë luftuar ato lloj
vlerësimesh që në mënyrë të fshehtë janë financuar për të mos shfaqur të vërtetat e pakëndshme.
Kërkimi vlerësues kërkon aftësi të mirëzhvilluara personale, sociale dhe komunikative të kërkuesit,
në mënyrë që të dijë se si të lundrojë në ujra ‘të paqëndrueshme’. (Robson,2011)

Studimi i Murtagh (2001) ishte një studim i gjërë, me shumë nivele, i cili drejtohej nga vlerësues të
jashtëm. Sigurisht që vlerësimet mund të jenë të një shkalle më të vogël kur ato kanë më shumë
gjasa që të drejtohen nga vlerësues të brendshëm (Robson,2000). Fakti që studimi është një vlerësim
nuk përjashton apo përfshin domosdoshmërisht metoda apo projekte të veçanta kërkimore në
mbledhjen e të dhënave. Kjo më shumë një pyetje e tipit të pyetjes kërkimore për të cilën kërkohet
përgjigje (Robson,2011), dhe qëllimi është vlerësimi. Murtagh ndërthur një gamë metodash mjaft
mbresëlënëse duke përdorur të dyja metodologjitë, si kualitative ashtu edhe kuantitative.

Dy qasjet e tij kryesore janë janë ‘auditimi i komunitetit’ dhe ‘pjesëmarrja në kërkimin veprues’, dhe
këto ilustrojnë çështjen se çdo qasje kanë pikat e tyre të forta dhe të dobta. Murtagh konkludon se
‘duke u fokusuar në aktorët lokalë (auditimi i komunitetit) mund të humbasin interesa jo shumë të
dukshëm por mjaft të vlefshëm dhe çështjet që lidhen me pronësinë dhe kontrollin mbi kërkimin
veprues mund të shkaktojnë problem në interpretimin dhe përdorimin e të dhënave. Sidoqoftë,
duke kombinuar një numër të përbashkët teknikash ndihmëse brenda një projekti të vetëm vlerësimi
mund të takohen pritshmëritë si të financuesëve ashtu edhe të atyre që janë financuar në të njëjtën
kohë’.

Një rezultat i rëndësishëm është relacioni apo raporti. Ndërsa ndajnë shumë karakteristika me
raportet kërkimorë në përgjithësi, raportet e vlerësimit shpeshherë ndryshojnë nga përfshirja e
rekomandimeve për veprim që lindin si pasojë e gjetjeve. Është shumë e rëndësishme që raporti të
komunikojë me audiencat përkatëse. Raporte të ndryshëm mund të nevojiten për audience të
ndryshme (psh financues apo sponsorë, profesionistë,klientë, etj me rradhë) dhe mund të lindë
nevoja që ato të jenë të ndryshëm nga njëri-tjetri në stilin e të shkruarit apo në gjatësi. Një
përmbledhje një faqëshe është pothuajse gjithmonë e dobishme (informacione më të detajuara
lidhur me audienca të ndryshme do të prezantohen në leksionet e mëvonshme).

Leksion 8

Analiza dytësore dhe Rishikimi sistematik

1. Analiza Dytësore Karen Rowlingson

Çfarë është analiza dytësore?

Analizë dytësore ose sekondare quhet atëherë kur kërkuesi analizon të dhënat të cilat nuk i ka
mbledhur vetë (Bryman, 2012). Për shembull, një kërkues (analizues dytësor) mund të merret me
analizimin e statistikave të një game të gjërë çështjesh të cilat përfshijnë përllogaritjen e lindjeve,
martesave, vdekjeve, dënimeve kriminale dhe të emigracionit. Departamentet qeveritare dhe
institucione të tjera i mbledhin këto statistika në mënyrë sistematike. Gjithashtu, departamentet
qeveritare realizojnë sondazhe e studime në mënyrë të rregullt për të mbledhur informacione mbi
çështjet si shëndeti, krimi, të ardhurat, punësimi etj. Këto të dhëna ruhen në Arkivat e të dhënave të
Universitetit të Essex-it (për Britaninë e Madhe), dhe më pas mund të analizohen nga njerëz të tjerë
të cilët nuk janë pjesë e organizmave qeveritarë. Ky arkiv ka të dhëna edhe nga studime të realizuara
nga akademikë, si psh Paneli Kërkimor për Familjet Britanike dhe Studimet mbi Qëndrimet Sociale
Britanike. Të dyja këto janë të aksesueshme dhe mund të analizohen nga individë të apo studiues të
jashtëm.
Në disa raste analiza dytësore është analizimi i të dhënave që analizuesit dytësorë kanë mbledhur në
të shkuarën për qëllime të ndryshme nga ato që mund të kenë tani. Psh ata mund të jenë porositur
apo ngarkuar për të mbledhur disa të dhëna mbi borxhet e studentëve dhe kanë realizuar një studim
për studentët dhe financat e tyre. Në një kohë të mëvonshme ata vendosin t’i përdorin këto të
dhëna për të analizuar përqindjet e punësimit të studentëve. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me
analizë dytësore.

Analiza dytësore zakonisht është menduar në kuadrin e kërkimeve sasiore por vitet e fundit ka patur
tendenca për të inkurajuar analizën dytësore të të dhënave cilësore, psh, për realizimit të një arkivi
të dhënash cilësore në Universitetin e Essex-it. Megjithatë fokusi i këtij leksioni është analiza
dytësore sasiore.

Avantazhet dhe disavantazhet e realizimit të analizës dytësore

Si një metodë kërkimore, analiza dytësore ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Është relativisht
një metodë e lirë e mbledhjes së të dhënave prej Arkivit të Universitetit të Essex-it dhe mund të
realizohet falas përmes internetit ose përmes postës kundrejt një takse jo të shtrenjtë. Sigurisht që
kjo lloj analize duhet të bëhet me anë të një kompjuteri me programet përkatës.

Analiza dytësore është një metodë kërkimore relativisht e shpejtë duke qënë se dikush tjetër më
parë ka realizuar punën mjaft kohë-konsumuese të mbledhjes së të dhënave. Duke patur parasysh
këtë, duhet kohë që analisti të njihet me të dhënat, të kryej analizën dhe shpesh herë nënvlerësohet
fakti se sa shumë kohë konsumon kjo lloj metode. Në varësi të të dhënave që janë përdorur,
analizuesit mund të përfitojnë akses në studime me një mase të madhe kampioni dhe ekziston
mundësia për analizën e nëngrupeve të shumtë.

Një tjetër avantazh i analizës dytësore është se të dhëna të krahasueshme janë të gatshme edhe për
shtete të tjera, duke bërë kështu të mundur realizimin e një analize krahasuese për të dhëna
dytësore. Të dhënat janë gjithashtu të gatshme edhe ndër vite, duke bërë të mundur krahasimin e të
dhënave nga njeri vit në tjetrin (psh, Studimi Familjar i Përgjithshëm filloi në vitin 1971, duke bërë të
mundur krahasimin e të dhënave brenda tre dekadave) .

Në terma metodologjikë, analiza dytësore mund të përdoret për qëllime triangulimi. Për shembull,
disa nga rezultatet e një studimi të vogël mund të krahasohen me një studim zyrtar më të madh në
mënyrë që të kontrollohet vlefshmëria e studimit të mëparshëm. Dhe analiza dytësore e të dhënave
mund të përsëritet nga një tjetër studiues në mënyrë që të bëhet kontrolli i vlefshmërisë së
rezultateve origjinale të kërkimit.

Por sigurisht që kjo metodë ka edhe disavantazhe. Së pari, duhet një nivel i caktuar aftësie në
manipulimin dhe analizim e të dhënave të cilat shpeshherë mund të jenë tepër të mëdha dhe
komplekse. Psh studimi i vitit 2008-2009 i Panelit Kërkimor për Familjet Britanike përfshin 184 dosje
të dhënash të cilat zënë 605 megabyte hapësirë disku, dhe mbi më tepër se 200 dosje të cilat lidhen
me dokumentacionet përkatëse. Prandaj realizimi i analizës dytësore kërkon aftësi dhe ekpseriencë
mjaft të lartë të cilat nuk gjenden aq kollaj. Dosje të tjera të dhënash, siç janë ato të Studimeve mbi
Qëndrimet Sociale Britanike janë më pak komplekse.

Një tjetër problem që lidhet me analizën dytësore është se të dhënat në dispozicion jo gjithmonë
përshtaten me pyetjen kërkimore të analizuesit dytësor për një sërë arsyesh. Ndoshta sepse
popullata është paksa e ndryshme. Ose ndoshta sepse kampioni nuk është mjaftueshëm i madh sa të
jetë i mundur analizimi i tipeve të caktuar nëngrupesh. Ose sepse disa pyetjeve kyç nuk u është
dhënë përgjigje, ose nuk u është dhënë përgjigje ekzaktësisht në mënyrën se si do të dëshironte
analizuesi dytësor.

Pjesa më e madhe e të dhënave sasiore zyrtare arkivohen në Universitetin e Essex-it ndaj edhe janë
lehtësisht të aksesueshme. Të dhënat shoqërohen edhe me një informacion të plotë rreth mënyrës
se si ato janë mbledhur. Por disa studime të caktuara, sidomos ato që janë realizuar nga kompani
komerciale, mund të mos arkivohen asnjëherë ndaj edhe aksesimi i tyre mund të jetë shumë i
vështirë për t’u arritur. Edhe atëherë kur të dhënat janë marrë, informacioni rreth tyre mund të jetë
i limituar, psh në rastin kur pyetësori i plotë nuk është i disponueshëm ndaj edhe është e pamundur
të shohësh se si u është përgjigjur pyetjeve. Megjithatë, panvarësisht të gjitha avantazheve të kësaj
qasjeje kërkimore, ekziston një sasi shumë e madhe të dhënash sasiore të cilat presin të analizohen.

2. Rishikimi sistematik Mary Dixon-Woods

Se cila është mënyra më e mirë për të realizuar një rishikim të studimeve të mëparshme, ka patur
interes dhe debate në rritje. Një nga zhvillimet më goditëse të viteve të fundit ka qënë shfaqja e
rishikimit sistematik si një metodologji më vete. Metodologjia e rishikimit sistematik u zhvillua
pjesërisht si përgjigje ndaj kritikave për disiplinat rishikuese të dobta dhe të pastrukturuara të
studimeve të ndryshme, ato kishin mjaft të meta sepse pasi konfrontoheshin me një numër të madh
të dhënash, rishikuesit ishin vulberabël ndaj praktikave paragjykuese dhe jo shumë të sakta. Psh,
rishikuesit mund të fokusoheshin në një një nëngrup të vogël studimesh por pa i përshkruar se si e
bënë përzgjedhjen e tyre; mund të influencoheshin nga opinionet dhe këndvështrimet e tyre; mund
të dështojnë në përpjekjen e tyre për të vlerësuar cilësinë e studimeve që kanë rishikuar; të
kombinojnë gjetjet e studimeve në një mënyrë papërshtatshme; nuk marrin parasysh rëndësinë e
publikimit (duke marrë në konsideratë faktin se gjetjet pozitive kanë më shumë gjasa për publikim
sesa ato negativet ); dhe mund të rendisin të dhënat në mbështetje të teorive të tyre të preferuara.

Ndreqja e kësaj çështjeje është parë në rutinizimin e proçeseve të rishikimit përmes përdorimit të
teknikave sistematike që kanë si qëllim realizimin e një shqyrtimi të hollësishëm duke u bazuar në
vendimet se cilët studime duhen apo nuk duhen përfshirë në një rishikim; bërja e dukshme dhe
sistematike e proçeseve e mbledhjes së të dhënave përmes studimeve të shumëfishta.

Më poshtë janë të përmbledhura karateristikat kyç të këtij proçesit të rishikimit sistematik:

• Protokoll studimi të qartë

• Adresimi i një pyetjeje formale,të specifikuar dhe të mirë-fokusuar

• Përcaktimi më përpara i kritereve të pranimit të studimeve që duhen përfshirë në rishikim

• Të ketë qartësi rreth metodave kërkimore që janë përdorur për studimet, duke përfshirë çdo
përpjekje për të marrë edhe punë të tjera të papublikuara , ose studime të publikuara në gjuhë të
huaj
• Realizimin e vlerësimeve formale në mënyrë që të verifikohet cilësia e tyre shkencore dhe
nga ana tjetër të kufizohen risqet e dyshimeve

• Përdorimi i metodave të qarta për të kombinuar gjetjet e studimeve

Rishikimi sistematik është vendosur si një metodologji kërkimore shkencore me të drejtë, por ai
gjithashtu ka fituar forcë politike dhe sociale si një nga gurët e themelit të praktikës së bazuar në të
dhëna dhe lëvizjes për politika sociale në të njëjtën kohë. Sidoqoftë, kjo gjë nuk ka kaluar pa debat.
Kritikat rreth formave të hershme të metodologjisë së rishikimit sistematik janë fokusuar kryesisht
në faktin se ato ofronin pak, për të mos thënë aspak vend për kërkimin cilësor (Dixon-Woods et al,
2001). E thënë më thjeshtë, jo gjithshka që duam të dimë rreth botës mund të matet ose
numërohet, dhe nevojiten forma të tjera të dhënash për të formuar një pamje gjithëpërfshirëse dhe
të qartë të një fushe të caktuar. Në dekadën e fundit është parë një pranim i qartë i rëndësisë dhe
dobishmërisë të kërkimit cilësor në rishikimet sistematike, dhe një rritje e numrit të zhvillimeve
metodologjike që synojnë mundësimin kërkimeve cilësore që të sintetizohen, përmblidhen ose me
njëri-tjetrin, ose me kërkimet sasiore.

Më poshtë do të gjeni disa shembuj të cilat mund të përdoren në realizimin e një sinteze të
studimeve cilësore:

• Meta- analiza Bayesiane

• Analiza e përmbajtjes

• Metodat e studimit të rastit

• Analiza rast-pas-rasti

• Analiza krahasuese cilësore

• Përmbledhja narrative

• Analiza tematike

• Teoria e bazuar (Grounded theory)

• Meta- etnografia

• Sinteza realiste

• Sinteza kritike interpretuese

• Harta meta-narrative

Përcaktuesi kritik i përzgjedhjes së një metode gjatë realizimit të rishikimit të të dhënave, është
natyra e pyetjes që do të adresohet gjatë rishikimit. Ashtu siç kërkimet parësore kërkojnë metoda
dhe perspektiva të ndryshme teorike në varësi të qëllimit të kërkimit, ashtu veprohet edhe në rastet
e rishikimeve kërkimore. Ajo mund të ndihmojë për të dalluar në një formë më orientuese qëllimin e
rishikimit duke qënë kryesisht shpjeguese dhe agregative (subjekt i formuar nga disa njësi të vogla që
bashkohen me njëra-tjetrën në një masë të madhe, të plotë). Sinteza agregative fokusohet në
përmbledhjen,shumatoren e të dhënave, ndoshta duke përdorur teknikën e meta-analizës. Shpesh
herë termi meta-analizë dhe rishikim sistematik trajtohen si sinonime.

Sinteza interpretative/shpjeguese lidhet me zhvillimin e koncepteve dhe specifikimin e teorive të


cilat i përbëjnë këto koncepte. Sinteza interpretative përfshin proçese të ngjajshme me kërkimin
cilësor,i cili merret me gjenerimin e koncepteve që kanë vlerë shpjeguese maksimale. Kjo qasje e
arrin sintezën përmes inkorporimit të koncepteve të identifikuar në studimet parësore në një
strukturë terike më gjithpërfshirëse.

Metodat kërkimore të realizimit të rishikimeve të të dhënave

Një numër i konsiderueshëm organizatash tashmë publikojnë struktura udhëheqëse mbi mënyrat se
si duhet të ndërmerret një rishikim sistematik studimor. Këto struktura fokusohen kryesisht në
rishikimet e efekteve dhe efektshmërisë për ndërhyrje specifike, dhe kryesisht (edhe pse jo
gjithmonë) në rishikimet agregative të të dhënave sasiore.

Metodat për realizimin e një rishikimin të të dhënave të cilat përfshijnë studimet cilësore mbeten
ende në faza të ndryshueshme të zhvillimit dhe vlerësimit. Duhet patur parasysh se tashmë
ekzistojnë disa qasje që janë, praktikisht, shumë të ngjashme, por që kanë emra të ndryshëm; të
njëjta terma ndonjëherë përdoren për të përshkruar terma të ndryshëm (meta-analiza është njëra
nga këto); por disa botime pretendojnë se kanë përdorur metoda specifike, por pas një inspektimi të
detajuar del se nuk e kanë bërë këtë, ose e kanë bërë në një mënyrë sipërfaqësore; dhe si përfundim
konfuzioni në terminologji dhe në karakteristika përcaktuese është me bollëk.

Vlen të përmendet se ka disa qasje të cilat përfshijnë kërkimin cilësor në rishikimin sistematik që
përfaqësojnë metoda ‘të reja’ të projektuara specifikisht për të kapur çështjet e sintezës , ose të
modifikimit të këtyre metodave; të tjera janë metoda kërkimore parësore të cilat janë adaptuar për
qëllim rishikimi dhe sinteze. Disa janë të bazuara vetëm në strukturën tradicionale të rishikimit
sistematik; disa përfshijnë përzierje të metodologjisë tradicionale të rishikimit sistematik dhe më
strategji interpretative; dhe disa prezantojnë një sfidë themelore për idenë, premisat dhe metodat
tradicionale të rishikimit sistematik. Pjesërisht, këto forma të ndryshme lindin sepse shpeshherë nuk
është e lehtë që kornizat që ofrojnë metodologjitë tradicionale të rishikimit sistematik të përshtaten
me llojet e mdryshme të supozimeve e praktikave kërkimore epistemologjike të cilat zakonisht janë
më shumë të asociuara me kërkimin cilësor (Dixon-Woods et al,2006).

Përcaktimi i pyetjes së rishikimit

Përcaktimi i pyetjes së rishikimit është një prej detyrave parësore të rishikimit sistematik tradicional.
Proçedura normale është të specifikosh një set të qartë kriteresh të cilat fokusohen rreth një
pyetjeje specifike ,duke përcaktuar projektin, dizajnin kërkimor që do të përfshihet si edhe
karakteristikat që lidhen me pyetjen, popllatën e interesuar dhe rezultatet. Nëse pyetja kërkimore
kërkon vlerësim interpretativ të literaturës, ka arsye të mjaftueshme që të adoptohet një pozicion
më afër kërkimit cilësor parësor sesa rishikimit sistematik tradicional.

Gjetja e studimeve

Metodologjia tradicionale e rishikimit sistematik thekson rëndësinë e kërkimit sistematik dhe rigoroz
në identifikimin e popullatës që mund të japë materiale relevante për parametrat e rishikimit.
Rëndësia e të paturit një ide të qartë për mënyrën se si është realizuar kërkimi theksohet shumë,
dhe zhvillimi dhe vlerësimi i strategjive kërkimore është në vetvete një nën-fushë e metodologjisë së
rishikimit sistematik.

Kur qëllimi është që këto qasje të aplikohen në studime cilësore , lindin një sërë sfidash. Identifikimi i
studimeve cilësore duke përdorur strategji kërkimore formale është shpesh herë frustruese për
shkak të tregueseve të paktë të këtyre studimeve në database-et elektronike. Aty ku pyetja e
rishikimit dhe parametrat e saj nuk janë të mirë përcaktuar, mund të lindin probleme praktike gjatë
mundimit për të përdorur strategji kërkimore lehtësisht të audituara. Përdorimi i formave kërkimore
me një nivel të lartë protokollizimi mund të rezultojnë frustrusese dhe kufizuese.

Përzgjedhja e materialit që do të përfshihet

Një prej principeve më të rëndësishëm të rishikimit tradicional sistematik është se të gjitha të


dhënat e mundshme që mund të kontribuojnë në sintezë duhet të identifikohen, duke patur
parasysh se përjashtimi i të dhënave relevante mund të ndikojë në vlerësim. Psh meta-analiza lidhet
me përcaktimin e mesatarës së suksesit të një ndërhyrjeje, dhe rrjedhimisht do të dojë të përfshijë
të gjitha të dhënat që mund t’i nevojiten në vlerësimin e kësaj mesatareje. Si një kontroll mbi
impaktin e përfshirjes apo përjashtimit të studimeve specifikë, sinteza sasiore përdor metoda si
analiza sensitive. Për një rishikim interpretativ, një qasje e tillë mund të jetë mjaft sfiduese, duke
patur parasysh se mund të jetë e vështirë të identifikohen të gjithë studimet relevate ndërkohë që
kufinjtë e relevancës janë të ende të pavendosur. Një alternativë mund të jetë përfshirja e disa
formave të kampionimeve teorikë me një rishikim të vazhdueshëm derisa të arrihet ngopja teorike.
Megjithatë, mund të thuhet se ndërsa rishikimi sistematik dështon në të qënurit i qartë dhe i
riprodhueshëm, dhe lejohet që të përfshijë literature të posaçme, nuk mund të quhen më
sistematike.

Realizimi i sintezës

Përzgjedhjet rreth metodave për përmbledhjen dhe/ose sintetizimit të trupit të të dhënave


influencohet shumë nga qëllimi i rishikimit. Metodat e listuara në figurën e mëposhtme variojnë
sipas shkallës së specifikimit proçedurial dhe sipas llojit të punës interpretative apo agregative që ato
kërkojnë. Disa mund të kërkojnë konvertimin e të dhënave nga njëra formë në një tjetër. Psh meta-
analiza Bayesiane përdor kërkimin cilësor për të përmirsuar vlerësimet sasiore. Metoda të tjera si
meta-etnografia praktikon disa aspekte të proçesit rishikues, por gjithsesi mbështetet në në nivele
interpretuese prej rishikuesit. Disa të tjerë, si siteza realiste, kërkojnë një nivel të lartë kreativiteti
dhe interpretim kritik prej rishikuesit; dhe në të vërtetë sinteza interpretative kritike në shumë
mënyra (jo në të gjitha) është kodifikimi dhe formalizimi i qasjes tradicionale të rishikimit.

Në përfundim mund të themi se metodologjia tradiconale e rishikimit sistematik është shfaqur si


përgjigje ndaj kritikave se rishikimet informale mund të jetë të paplota ose çorientuese. Ajo kërkon
një specifikim të qartë të pyetjes rishikuese, të metodave kërkimore dhe të metodave të sintezës.
Risitë metodologjike të cilat kanë si qëllim përfshirjen e kërkimit cilësor në rishikimet sistematike po
rriten në mënyrë të vazhdueshme, por ende janë në evoluim e sipër.

Qasjet narrative të sintezës


Rishikimi tradicional i literaturës mund të përfshijë çfarëdolloj tipi të dhënash. Zakonisht përdoret
analiza tematike dhe gjetjet vendosen përballë njëra-tjetrës për t’u krahasuar në formën e tyre
origjinale, pa asnjë lloj përpjekjeje për t’i tranformuar. Zakonisht ato janë më pak sistematike dhe
transparente rreth mënyrës se si të dhënat janë përzgjedhur për t’u përfshirë. Sidoqoftë, duke patur
parasysh se ato janë fleksible dhe mund të trajtojnë një gamë të gjërë të dhënash ka shumë mundësi
që të ngelen një mjet mjaft i rëndësishëm për kërkimin dhe politikat.

Sinteza narrative është një proçes sistematik dhe transparent i cili përdor qasjen narrative (në dallim
nga statistika) në kombinimin e gjetjeve të studimit. Gjithmonë përfshin përballjen deskriptive të
gjetjeve nga studimet e përfshira , por aty ku të dhënat e lejojnë , sinteza përfundimtare mund të
jetë e integruar dhe mund të sjellë njohuri të reja. Popay dhe kolegët e tij në vitin 2005 prezantuan
një guidë se ku mund të përfshihet apo përdoret sinteza narrative dhe theksuan tre situata të
ndryshme: përpara se të ndërmerret një meta-analizë statistikore; kur një meta-analizë statistikore
nuk është e mundur; dhe kur diversiteti i të dhënave të përfshira prej qasjes së specialistit për
sintezën nuk mund të përdoren. Të tre elementët e sintezës narrative janë treguar në shembullin e
leksionit i cili ilustron proçesin e sintezës së përdorur për rishikimin e të dhënave mbi “barrierat dhe
mundësitë e implementimit të sistemit të alarmit kundra zjarrit në shtëpi ” (Roen et al, 2006; Arai et
al, 2005,2007; Rodgers et al, 2009). Përzgjedhja e teknikave specifike do të varet nga tw dhënat që
do të përzgjidhen për rishikim.

Sinteza realiste është një tjetër qasje narrative (Pawson, 2006). Fokusohet në impaktin/ efektivitetin
por në ndryshim me rishikimin e Cochrane është shumë përseritës dhe i fokusuar në proçeset
teorike. Proçesi prezanton të dhëna të ndryshme në mënyrë që të testohet nëse teoria apo
‘mekanizmi’ bën punë, për cilët grupe dhe në çfarë rrethanash. Nëse një analizë paraprake tregon se
programi funksionon në një mënyrë të caktuar për njerëz të caktuar , rishikuesi zhvillon një shpjegim
ose teori se përse ndodh kjo gjë. Më pas ky shpjegim aplikohet në një program të dytë i cili qëndron
brenda kornizave të njëjtës teori. Nese performon ashtu siç është parashikuar teoria mbështetet
dhe/ose zgjerohet. Në të kundërt, teoria rishikohet duke marrë parasysh shpjegimin e diferencave.
Koha dhe resurse të tjera përcaktojnë se sa krahasime duhet të ndërmerren.

Elementët e një rishikimi efektiv sipas Cochrane:

Zhvillimi pyetjeve rishikuese dhe kufizimet

Rishikimi i protokollit të rishikimit

Kërkimi për studime potecialisht relevante

Aplikimi i kritereve të përfshirjes në studimet e identifikuara

Vlerësimi i cilësisë

Nxjerrja e të dhënave (psh karakteristikat dhe gjetjet e studimit)

Sinteza e gjetjeve të studimit


Publikimi dhe prezantimi i gjetjeve të rishikimit përpara përdoruesëve të mundshëm

Leksion 9

Tema: Çështje thelbësore të kërkimit sasior dhe dizajnet kërkimore .

1. Kërkimit Sasior Alan Bryman dhe Saul Becker


Në leksionet e mëparshme është trajtuar kërkimi sasior si qasje ndaj punës sociale dhe
politikave sociale dhe katër çështjet ose problemet kryesore që lidhen me të, që janë: matja,
shkakësia, përgjithësimi dhe përsëritja. Edhe pse termi kërkim sasior duket sikur përcakton
vetëm sasinë si karakteristikë dalluese të kësaj strategjie kërkimore, është e qartë se në
kërkimin sasior ka më shumë sesa thjesht prezencë numrash.

Siç thekson edhe Bryman (2012), kërkimi sasior karakterizohet nga dy tipare kryesore që e
dallojnë nga kërkimi cilësor. Së pari, qëndrimi i kërkuesëve sasiorë përfshin një përqasje
deduktive në marrëdhënien mes teorisë dhe kërkimit. Ky term është hasur në diskutimin e
Robert Pinker mbi rolin e terisë në kërkimin e politikave sociale. Përqasja deduktive lidhet
me prezantimin e pyetjeve kërkimore prej një trupi apo sasie njohurish e dijesh të
mirënjohura dhe të pranuara të cilat më pas testohen për vërtetësinë e tyre. Ashtu siç thekson
edhe Pinker, mundësitë që ne të demonstrojmë një të vërtetë definitive përmes këtij proçesi
janë të limituara, pasi gjithshka që ne mund të përfitojmë janë dije të konfirmuara në mënyrë
të përkohshme.

Së dyti, kërkimi sasior adopton një pozicion objektivist në lidhje me natyrën e realitetit
social. Kjo do të thotë se fenomenet sociale dhe realiteti social janë përgjithësisht të
interpretuara si “atje jashtë” për aktorët socialë apo subjektet që përballen me to jashtë
qëllimit të influencës së tyre. Si rrjedhim, gjëra të tipit si rrjeti social mund të shihen si të
pavarura nga njerëzit të cilët marrin pjesë në të dhe si një sferë në të cilën ata mund të kenë
impakt të limituar. Shihet si një grumbullim njohjesh mes individëve dhe grupeve, dhe diçka
më shumë. Pozicioni konstruksionist, i cili ka si tendencë të asociohet me kërkimin cilësor,
mundohet t’a sfidojë këtë pikëpamje duke i kushtuar kujdes më të madh rolit që individët
luajnë në ndërtimin e këtij rrjeti dhe pasjen e influencës mbi të. Në të menduarin e realitetit
social si një metodë objektiviste, kërkuesit sasiorë e shfaqin angazhimin e tyre tek një model
shkencor natyror të proçesit kërkimor qëkur proçedura natyrore shpesh është konceptuar si
një fenomen i para-ekzistuar duke pritur mjetet analitike të shkencëtarëve natyrorë.

Kriteret e cilësisë në kërkimin sasior

Një nga mënyrat me anë të të cilave mësimet e shkencave natyrore të kërkimit sasior janë
veçanërisht të dukshme, bazohet në kriteret që duhen përmbushur për të patur cilësi në
kërkim. Kërkuesit sasior kanë zhvilluar një set kriteresh të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme
të cilat influencojnë mënyrën se si kërkimi realizohet dhe shkruhet.

Besueshmeria

Besueshmëria lidhet me konsisencën dhe qëndrueshmërinë e gjetjeve. Kjo karakteristikë


pasqyrohet më qartë në çështjet që lidhen më matjen. Për të patur mjete matëse të besueshme
duhet që ato të jenë konsistente. Ekzistojnë dy aspekte kryesore të këtij nocioni. Së pari, një
matje duhet të jetë e besueshme nga jashtë, që do të thotë se nuk duhet të luhatet me kalimin e
kohës. Për të marrë një shembull të thjeshtë: nëse ne zhvillojmë një matës mbi përmbushjen e
kënaqësisë së klientëve për një shërbim të caktuar social, ne nuk do të mund të prisnim që
nivelet e kënaqësisë së klientëve të luhateshin për arsye të tjera përveçse për shkak të
ndryshimeve si pasojë të rrethanave personale ose mënyrës se si ky shërbim është siguruar.
Në mënyrë që të arrihet besueshmëria e jashtme, kërkuesi duhet të drejtojë një seri pyetjesh
(le të themi 10) rreth nivelit të kënaqësisë së klientëve në një kampion. Kjo seri pyetjesh
mund të jenë dizenjuar në mënyrë të tillë që të vendoset një shkallë që përgjigjet e
pjesëmarrësve mund të grumbullohen për të formuar një nivel të caktuar kënaqësie klienti për
secilin prej përgjigjedhënësve, dhe sigurisht për të gjithë kampionin e plotë. Këto pyetje
mund të realizohen në formën e asaj që njihet si shkalla e Likertit, si psh:

a) Stafi është gjithmonë i vëmendshëm ndaj nevojave të mia:


Shumë dakort Dakort As po as jo S’jam dakort S’jam aspak dakort

b) Rregullat për përfitimin e një shërbimi të caktuar, më duken të vështira për t’u
kuptuar:
Shumë dakort Dakort As po as jo S’jam dakort S’jam aspak dakort

Me anë të shkallës së Likertit përgjigjedhënësit prezantohen më një seri deklaratash të cilat


janë dizenjuar në mënyrë të tillë për të treguar ndjesitë e secilit prej tyre për një çështje të
caktuar me anë të shkallës së pajtimit apo të mospajtimit të përgjigjedhësve për secilën prej
deklaratave të prezantuara. Secila prej përgjigjeve është e koduar në mënyrë që ato të
grumbullohen. Le të themi se kemi drejtuar një shkallë për një kampion të caktuar
përgjigjedhënësish që marrin shërbime përkujdesi në shtëpi, në mënyrë që të masim nivelin e
tyre të kënaqësisë për këtë shërbim. Ne do të arrinim të shihnim për secilin individ nivelin e
kënaqësisë. Nëse më pas ne do të administronim sërisht të njëtën matje pas një ose dy
muajsh, do të shpresonim se vetëm nëse gjatë kësaj kohe s’ka ndodhur diçka me rëndësi të
madhe (siç mund të jetë një fluks i stafit të ri apo vendosja e një seti të ri proçedurash
administrative), do të kishim një korrespondim të mirë mes përgjigjeve të njerëzve përgjatë
këtyre dy periudhave . Nëse nuk kemi një korrespondim të mirë , matja është jo e besueshme
së jashtmi. Pra si përfundim mund të themi se besueshmëria e jashtme i referohet metodës së
testimit dhe ri-testimit. Kjo përfshin testimin e të njëjtit pjesëmarrës dy herë brenda një kohe
të caktuar me anë të të njëtit pyetësor. Nëse rezultatet korrespondojnë atëherë mund të themi
se kemi besueshmëri të jashtme.

Besueshmëria e brendshme është një çështje që lidhet kryesisht me atë që quhet shkalla e
temave të shumëfishta siç është shkalla e Likertit. Ajo i përgjigjet pyetjes: a janë të gjitha
temat që përbëjnë shkallën koherente? Në fjalë të tjera, a janë ato të gjitha të lidhura me
njëra-tjetrën? Nëse nuk janë kjo ndodh sepse ndoshta njëra prej tyre është lidhur jo mirë me
temat e tjera dhe kjo do të sjellë mungesë të besueshmërisë së brëndshme në matje.
Besueshmëria e brënshme shpesh realizohet duke përdorur një verifikim të njohur si
besueshmëri e ndarë përgjysëm. Në rastin e shembullit të mësipërm mbi kënaqësinë e
klinetëve për një shërbim të caktuar, kjo realizohet duke i ndarë 10 pyetjet ose njësitë në
mënyrë të rastësishme në dy grupe të barabarta (5 njësi secila) dhe më pas të ekzaminohet
nëse rezultatet e përgjigjedhënësve të njërës gjysmë lidhen dhe rezultatet gjysmës tjetër. Pra
edhe në këtë rast flitet për të njëjtin pjesëmarrës i cili realizon një testim të ndarë në dy pjesë.
Nëse përgjigjet e secilës prej dy pjesëve japin rezultate të ngjashme atëherë mund të thuhet se
kemi besueshmëri të brëndshme.

Vlefshmëria

Vlefshmëria lidhet me faktin nëse një matje e marrë me mend,siç mund të jetë ajo e
kënaqësisë së klientëve, në të vërtetë e vlerëson si duhet konceptin kryesor që presupozohet
të kapë. Në fjalë të tjera, nëse ne sajojmë një shkallë të caktuar kënaqësie për klientët, nga e
dimë nëse ajo mat vërtetë kënaqësinë e klientëve dhe jo diçka tjetër? Si fillim, metodat e
matjes duhet të jenë të besueshme. Nëse një medodë matjeje është si në konceptin e
brendshëm ashtu edhe në atë të jashtem jo e besueshme, nuk mund të jetë një metodë matjeje
e vlefshme. Nëse një matje luhatet pa ndonjë shpjegim të bindshëm me kalimin e kohës, ose
një apo dy prej temave të saja përbërëse janë kontradiktore me të tjerat, vështirë se mund të
quhet e vlefshme. Megjithatë, të krijosh besueshmërinë është vetëm hapi i parë i krijimit të
një matjeje të vlefshme. Janë përdorur qasje të ndryshme për të vlerësuar vlefshmërinë e një
metode matjeje, dy prej të cilave do të diskutohen më poshtë.

Së paku, një matje duhet të ketë vlefshmëri në pamje të parë (face validity). Kjo do të thotë se
kërkuesi duhet të përcaktojë, për aq sa mund të shihet në pamje të parë, nëse matja e
prezantuar ka një mundësi mjaft të mirë të kapë idenë kryesore (kënaqësinë e klientit). Një
lexim i vëmëndshëm literature mbi kënaqësinë e klientit do të ndihmojë për të rritur sigurinë
duke patur parasysh se kjo gjë ndihmon në ndarjen e çështjeve kryesore. Veç kësaj,
vlefshmëria në pamje të parë mund të arrihet duke i kërkuar të tjerëve të shënojnë temat që
përbëjnë apo plotësojnë matjen. Këto njerëz mund të jenë kërkues të fushës , një supervisor,
praktikues të ndryshëm ose edhe vetë klientët. Përsa i përket këtyre të fundit, mund të jetë e
dobishme ngritja e një grupi diskutimi i cili mund të ndihmojë në krijimin e pyetjeve dhe
realizimin i një tjetër diskutimi për të marrë feedback mbi temat që janë dizenjuar.

Një tjetër mënyrë për t’a parë vlefshmërinë është vlefshmëria konvergjuese. Këtu, kërkuesi vë
në punë kritere që vendosin deri ç’masë ndryshojnë njerëzit në bazë të shkallës matëse të
vendosur prej kriterit në fjalë. Mund të ndodhë që të përdoret një kriter i jashtëm, që mund të
jetë diçka e ngjashme me: nëse njerëzit kanë patur ankesa gjashtë muajt e mëparshëm rreth
shërbimit të marrë. Nëse është e mundur të lidhen përgjigjet e pjesëmarrësve me të atyre që
kanë shfaqur këto ankesa, kjo do të bënte të mundur njehsimin e vlefshmërisë konvergjuese.
Nëse klientët të cilët janë ndarë të pakënaqur me shërbimet janë ankuar më shumë sesa ata të
cilët janë ndarë të kënaqur, atëherë besimi jonë në vlefshmërinë e matjeve do të zgjerohej.
Për të vazhduar më tej me çështjen e vlefshmërisë së matjeve, një tjetër pjesë e rëndësishme e
saj është vlefshmëria e gjetjeve prej investigimit. Në lidhje me këtë, është e nevojshme të
bëhet dallimi mes vlefshmërisë së brendshme dhe vlefshmërisë së jashtme, edhe pse
ekzistojnë nocione të tjera të vlefshmërisë (Bryman 2012). Vlefshmëria e brendshme lidhet
me çështjen e qëndrueshmërisë e seriozitetit të gjetjeve prej një investigimi për kërkim sasior,
në konceptin se sa të sigurt mund të jemi për lidhjet e shkakësisë që ne mund të nxjerrim prej
kërkimit. Në fjalë të tjera, nëse ne gjejmë se të ardhurat ndikojnë në shëndet, sa të sigurt
mund të jemi se janë të ardhurat ato që ndikojnë në dallimet shëndetsore dhe jo diçka tjetër?
Kjo çështje do të trajtohet më në detaje në pjesën e dytë të këtij leksioni duke qënë se çështja
se sa të sigurt mund të jemi ne për shkakësinë e gjetjeve është e një rëndësie shumë të madhe
në të cilën skicimi i eksperimentit klasik ose eksperimentet e kontrolluara të mënyrë të
rastësishme, shihet si një standart mjaft i mirë. Vlefshmëria e jashtme lidhet me çështjen e
përgjithësimit- në çfarë popullate apo grupi mund t’i përgjithësojmë gjetjet tona? Nëse një
studim ka vlefshmëri të jashtme, atëherë është i përgjithsueshëm për një popullatë specifike.

Përgjithsimi

Kërkuesit sasiorë duan të jenë në gjëndje që t’i përgjithësojnë gjetjet e tyre përtej kufinjve të
një grupi të caktuar (p.sh një kampioni përgjigjedhënësish) me anë të të cilëve ata kanë
realizuar investigimin e tyre. Ky theksim lidhet me adoptimin e principeve të shkencave
natyrore , duke qënë se fokusi i përgjithësimit mund të shihet si ndarja e një parapëlqimi të
përbashkët për gjetje të cilat kanë rëndësi dhe tipare të ngjashme për ligjet shkencore.

Ky theks në përgjithësim zbulon në veçanti kujdesin që tregohet për mënyrat e maksimizimit


të shanceve për të siguruar një kampion sa më përfaqësues. Në këtë kontekst, proçedurat e
kampionimit që adoptojnë kampinimin me probabilitet dhe të rastësishme shihen si shumë të
rëndësishme sepse ato përbëjnë një mundësi të madhe në prodhimin e kampioneve të
popullatës që është zgjedhur për t’u kampinuar. Kampionimet konvenient dhe të qëllimshëm
shpesh herë nuk gëzojnë të njëjtin respekt sepse ata nuk janë bazuar në të njëjtat principe,
prandaj edhe përfaqësueshmëria e tyre me shumë mundësi mund të jetë e panjohur.

Përsëritja

Shkencëtarët shpeshherë shqetësohen që gjetjet e tyre të jenë “të afta” për t’u përsëritur në
mënyrë që një shkencëtar tjetër, nëse dëshiron, të mund të riprodhojë investigimin e tyre.
Ideja që qëndron pas besimit të përsëritjes është se gjetjet duhet të jenë (dhe duhet të shihen
se janë) të pavarura ndaj personit që i prodhon ato. Ekziston gjithmonë mundësia që një
shkencëtar të ketë shtrembëruar gjetjet e tij ose të saja ose nuk është kujdesur për të eliminuar
çdo faktor kontaminues që mund të ketë patur një impakt tek gjetjet. Përsëritja ofron
mundësinë për t’i kontrolluar këto gjetje. Kjo do të thotë se shkencëtarët duhet të pasqyrojnë
çdo proçedurë dhe instrument të përdorur, në mënyrë që dikush tjetër të mundë të ndjekë të
njëjtën rrugë që është ndërmarrë.

Ky princip, të qënurit i aftë për të pasqyruar mënyrat nëpërmjet të cilave një kërkim është
realizuar , instrumentet dhe proçurat e përdorura për analizimin e të dhënave është përthithur
prej kërkimit sasior, ku mundësia për të realizuar një përsëritje të studimit është një tipar
vlerësues i dizajnit të kërkimit. Në shkencat sociale, efektet e mundshme kontaminuese të
vlerave të kërkuesit kanë më shumë mundësi të imponohen sesa në shkencat e natyrës, ndaj
edhe përsëritja ka rëndësi të madhe.

Nderimi i shkeljeve

Shumë prej principeve të mësipërme , kur vjen puna tek praktika kërkimore, disa zakone
nderohen më shumë “duke u shkelur” sesa “duke u respektuar”. Në fjalë të tjera, teksa ato
shihen gjërësisht si principe shumë të rëndësishme, nuk respektohen universalisht. Testimi i
besueshmërisë së jashtme është në të shumtën e rasteve një konsumim kohe dhe gjetjet që
derivojnë prej saj mund të jenë ambigue (nga e dimë ne që ngjarjet që mund të ndodhin, nuk
kanë patur ndikim në kohën mes dy periudhave të mbledhjes së të dhënave? ). Testimi i
vlefshmërisë mund të jetë në të njëjtën mënyrë shumë kohë-konsumuese ndërsa në shkojmë
përtej vendosjes së vlefshmësrisë në pamje të parë. Përgjithësimi prej kampionimeve
përfaqësues është shpesh herë i vështirë sepse në kërkimin e punës sociale dhe e politikave
sociale popullatat mund të mos jenë të përshtatshme për principet e kampinimit me
probabilitet. Mund të jetë e vështirë për t’u ditur se si është popullata (psh njerëzit që jetojnë
në rrugë etj). Së fundmi, përsëritjet e studimeve rrallëherë realizohen, si në shkencat e natyrës
ashtu edhe në ato sociale, sepse përsëritja shihet si një aktivitet me një status relativisht të
ulët.

2. Dizajnet kërkimore Alan Bryman dhe Saul Becker


Termat projekt ose dizajn kërkimor dhe metoda kërkimore kanë një ngjajshmëri sipërfaqësore
dhe shpesh herë janë përdorur në vend të njëra-tjetrës për të mos thënë si sinonime të njëra-
tjetrës. Në këto leksione, ne do të vendosim një dallim mes të dyjave. Një metodë kërkimore
është një teknikë për të mbledhur të dhëna, si pyetësori, intervista ose vëzhgimi. Një dizajn
ose projek kërkimor është një strukturë ose kornizë brenda së cilës mblidhen të dhënat. As de
Vaus (2001,p.9) thekson: ‘Funksioni i një dizajni kërkimor është të sigurojë se të dhënat e
përftuara të bëjnë të mundur që përgjigjia e pyetjes fillestare të bëhet sa më e qartë të jetë e
mundur ’. kuptimi i natyrës së dizajnit kërkimor dhe diferencave mes tipeve të ndryshëm të
dizajneve të paraqitura më poshtë është me rëndësi sepse një dizajn kërkimor prezanton
strukturën që do të bëjë të mundur realizimin e pyetjes kërkimore së cilës duhet t’i
përgjigjemi. Dizajni kërkimor përzgjidhet në bazë të kapacitetit të tij për t’iu përgjigjur
pyetjes kërkimore e cila udhëheq hulumtimin.

Metodat kërkimore mund t’i shërbejnë dizajneve të ndryshëm kërkimorë. Në fjalë të tjera, një
metodë e mbledhjes së të dhënve si pyetësori mund të përdoret në të gjitha dizajnet kërkimore
të prezantuara në këtë leksion. Vendimet rreth metodës së duhur kërkimore janë, në njëfarë
mënyre, plotësuese të vendimeve rreth një dizajni të duhur kërkimor, duke patur parasysh se
është dizajni kërkimor ai që jep kornizën e punës për t’iu përgjigjur pyetjes kërkimore. Një
princip i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë është se nuk ka një dizajn kërkimor që të
jetë superior (apo edhe metodë kërkimore) –ato janë po aq të mira saç është përshtatshmëria e
tyre me pyetjen kërkimore që është bërë. Prandaj është e rëndësishme të distanconi veten prej
prefencave personale për një dizajn kërkimor ose metodë kërkimore të caktuar pasi nuk duhet
të verboheni ndaj alternativave dhe mundësive për rrugë më të përshtatshme që i japin
përgjigje pyetjeve kërkimore.

Në këtë pjesë, parashtrohen katër llojet më të mëdha të dizajneve kërkimore:

 Eksperimental (duke përfshirë kuazi-eksperimentin)


 Kros-sektorial (duke përfshirë anketat sociale)
 Longtidunal
 Studim rasti
Dizajni eksperimental

Termi eksperiment nuk është edhe aq i përdorur, veçanërisht në fjalorin e jetës së përditshme.
Megjithatë, në metodologjinë e kërkimit social, ka një kuptim specifik si një lloj dizajni
kërkimor forca e së cilit mbështetet në aftësinë e tij për të demostruar gjetje relativisht të
qarta të cilat demostrojnë vlefshmëri të brendshme , që është se një variabël (variabla e
pavarur) në të vërtetë ka një ndikim shkakësor tek tjetra (variabla e varur). Imagjinoni sikur
ne në mënyrë hipotetike mendojmë se kënaqësia e klientit me departamentin e përfitimeve
familjare ndikohet nga lloji i trajnimit që stafi ka marrë, në mënyrë të veçantë , nëse ata kanë
bërë trajnime rreth menaxhimit të zemërimit. Ne jemi në pritje që variabla e pavarur
(trajnimi) të ndikojë në variablën e varur (kënaqësia). Një eksperiment i vërtetë mund të ketë
elementët e mëposhtëm:

 Manipulimin – përpunimin eksperimental (trajnimi)


 Dy grupe – një grup eksperimental i cili merr trajnimin e menaxhimit të zemërimit
dhe grupin e kontrollit i cili nuk e merr.
 Ekujvalencën – prej grupeve eksperimentale dhe të kontrollit. Kjo do të thotë se stafi
në grupi eksperimental dhe të kontrollit duhet të jetë ekujvalent, i barazvlefshëm në
bazë të karakteristikave të tyre personale. Më së miri kjo arrihet përmes caktimit të
rastësishëm. Në këtë rast, stafi në departamentin e përfitimeve familjare është e
nevojshme që të caktohet në mënyrë të rastësishme në të dyja rrethanat, në mënyrë që
njëri grup të marrë trajnimin dhe tjetri (grupi i kontrollit) jo.
 Rendi kohor – kënaqësia e klientit duhet të matet përpara (testimi paraprak ose pre-
test) dhe pas (testimi i mëpasshëm ose post-test) trajtimit eksperimental.
Si rrjedhim, struktura e eksperimentit merr formën e një dizajni specifik ndonjëherë i quajtur
dizajni klasik eksperimental.

Fig.a: Dizajni eksperimental për të ekzaminuar impaktin e trajnimit në menaxhimin e


zemërimit në kënaqësinë e klientit me ofrimin e shërbimeve.

Pre-test Trajtimi eksperimental Post-test Grupi Eksperimental


Kënaqësia Trajnimi Kënaqësia
e klientit e klientit

Caktimi i rastësishëm

Pre-test Trajtimi eksperimental Post-test Grupi i kontrollit


Kënaqësia S’ka trajnim Kënaqësia
e klientit e klientit
Në këtë eksperiment, trajtimi eksperimental përfshin pjesëmarrjen e trajnimeve për disa
anëtarë të stafit për menaxhimin e zemërimit dhe të tjerë të cilët nuk e bëjna këtë trajnim
(fig.a). Të dy grupet duhet të caktohen në mënyrë të rastësishme, në të kundërt çdo dallim që
vëzhgohet mes grupeve eksperimentalë dhe të kontrollit mund t’i atribuohet dallimeve mes
pjesëmarrësve të të dyja grupeve. Nëse ne gjejmë se kënaqësia e klientit rritet në grupin
eksperimental ndërsa në grupin e kontrollit nuk rritet, ne kemi prova të forta, të vlefshme për
të sugjeruar se trajnimi për menaxhimin e zemërimit në të vërtetë ka impakt në kënaqësinë e
klientit sepse ne jemi të aftë të eliminojmë shpjegime alternative të mundshme si:

 Kënaqësia e klintëve mund të rritej gjithsesi. Kjo mund të mos merret parasysh sepse
nëse ky do të ishte rasti, do të tregohej edhe në grupet e kontrollit.
 Sjelljet e pjesëmarrësve në kërkim mund të kenë ndryshuar. Sërisht për shkak të
ekzistencës së grupeve të kontrollit kjo bie poshtë.
 Dallimet mes dy grupeve. Caktimi i rastësishëm bën që edhe ky argument të bjeri
poshtë.
Për më tepër, nuk ka ambiguitet se cila variabël influencon kë, një problem i cili mund të
ndodhë në dizajnin kros-sektorial.

Shpesh herë ndosh që kërkuesit duan të realizojnë një eksperiment të caktuar, por që për
arsye të ndryshme nuk janë në gjëndje që t’i caktojnë pjesëmarrësit në mënyrë të rastësishme
në grupet eksperimentale dhe të kontrollit. Menaxherët mund të mos duan t’i lejojnë kërkuesit
aq shumë kontroll pasi mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e departamentit. Prandaj , kërkuesit
duhet të kënaqen me atë që quhet kuazi-eksperiment tek i cili janë të gjitha tiparet e
paraqitura në fig. a përveç caktimit të rastësishëm. Kuazi eksperimentet i gjejmë edhe nën
emërtimin eksperimente natyrorë.

Dizajni kros-sektorial

Një dizajn kros-sektorial karakterizohet nga anketat sociale. Ndryshe nga dizajni
eksperimental, nuk ka manipulim të ndonjë mjedisi, pothuaje gjithmonë sepse variablat në të
cilat kërkuesi është i interesuar nuk mund të jenë të manipulueshme për arsye praktike ose
etike. Shembuj të disa variable që shpesh shihen si të pavaruara por të pamundura për t’u
manipuluar janë gjinia, arsimimi, mosha, etnia, të ardhurat dhe punësimi. Në rastin e të gjitha
këtyre variablave, nuk mund t’i bëjmë pjesëmarrësit në kërkim meshkuj apo femra, të mirë
arsimuar ose të pa arsimuar, të rinj apo në moshë, të pasur apo të varfër e kështu me rradhë.
Gjithashtu ka disa variabla të cilat edhe nëse mund t’i manipulojmë, do të ishte etikisht e
pandershme dhe e pakëndshme për t’a bërë. Nuk mund të realizojmë një studim për të
ekzaminuar efektet e pirjes ose lënies së duhanit në marrëdhënie me partnerët, përmes së cilës
disa jo duhanpirës të ktheheshin në duhanpirës dhe të tjerëve t’u kërkohej të mos pinin, në
mënyrë që të ekzaminohej impakti i tij. Duke ditur efektet anësore të duhanpirjes, një dizajn
eksperimental i tillë është i pakonceptueshëm prej kodeve të etikës.

Dizajni kros-sektorial përbëhet prej tipareve të mëposhtme:

 Bazohet në dallimet ekzistuese mes njerëzve sesa në dallimet që krijohen prej


kërkuesit.
 Të dhënat zakonisht mblidhen në një numër të madh variablash në mënyrë që të
studiohen lidhjet mes një gamë të gjërë variablash.
 Dizajni zakonisht bazohet në mbledhjen e të dhënave prej një numri të madh rastesh ,
të cilët mund të jenë njerëz, organizata, gazeta, rajone etj.
Anketa sociale me anë të së cilës kërkuesi mbledh një sasi të madhe të dhënash prej shumë
njerëzve duke përdorur një pyetësor ose intervistë të strukturuar, është një nga mënyrat
kryesore që dizajni kros-sektorial shfaqet në kërkimin e punës dhe politikave sociale.

Ekzistojnë dy probleme kryesore për përdoruesin e dizajnit kros-sektorial në dallim me


dizajnin eksperimental. Së pari, grupet nuk janë ekujvalente. Psh, nëse ne jemi të interesuar
në marrëdhënien mes moshës dhe kënaqësisë së klientit, njerëzit të brezave të ndryshëm
moshorë nuk janë ekujvalent me njëri-tjetrin. Rrjedhimisht 30 deri në 39 vjeçarët do të
dallohen nga njëri-tjetri në faktorë si etnia, arsimimi, gjinia, të ardhurat dhe punësimi, ku
secila prej tyre mund të ketë ndonjë lidhje me kënaqësinë e klientit. Së dyti, ka një lloj
ambiguiteti rreth drejtimit që merr shkakësia. Në qoftë se ne jemi të interesuar nëse ka ndonjë
lidhje mes kënaqësisë së klientit dhe raportimit të sjelljes së stafit, nëse ne gjejmë ndonjë
marrëdhënie, është e vështirë të dihet se nga cila anë vjen lidhja e shkakësisë. A është sjellja
ajo që influencon kënaqësinë e klientit apo është kënaqësia e klientit ajo që influencon
sjelljen? Si rezultat, shpesh herë sugjerohet se dizajnet kros-sektoriale janë të dobta në termat
e vlefshmërisë së brendshme, edhe pse është e rëndësishme të mos ekzagjerohet në këtë pikë.
Ndonjëherë ndodhin ambiguitete të vogla për drejtimin e shkakësisë, psh nëse ne gjejmë se
mosha dhe kënaqësia e klientit kanë lidhje më njëra-tjetrën, është e pamundur të imagjinohet
se kënaqësia e klientit ka ndikim tek mosha. Variabla si mosha, etnia, dhe gjinia merren si të
mirëqëna dhe janë gjithmonë variabla të pavaruara.
Dizajni longtidunal

Në dizajnin longtidunal, nuk ka manipulim të variablave. Përdoruesit e dizajnit longtidunal


përqëndrohen në kapjen e ndryshimit me kalimin e kohës dhe shpesh herë përballet me
problemet e rendit kohor. Ndërsa ekzistojnë disa lloj tipesh dizajni longtidunal, ka një dallim
rrënjësor dhe bazik mes dizajnit panel dhe dizajnit kohortë. Dizajni panel lidhet me
mbledhjen e të dhënave në të njëjtin grup njerëzish në të paktën dy raste. Një ndër shembujt
kryesor i dizajnit panel që është përdorur për adresimin e kërkimit të politikave sociale është
paneli i studimit për familjet britanike. Ky studim filloi në vitin 1991: 10,000 + individë në
5,000 + familje të bazuara në kapionimin me probabilitet. Përgjigjedhënësit janë intervistuar
çdo vit.

Në ndryshim me dizajnin panel, dizajni kohortë, merr çdo njeri që ka lindur në një periudhë
të caktuar dhe i ndjek ata përmes intervaleve të rregullta. Një shembull i famshëm i dizajnit
kohortë që është përdorur për adresimin e kërkimit te punës dhe politikave sociale është
studimi kombëtar për zhvillimin e fëmijëve, i cili është bazuar në 17,000 fëmijë të lindur në
Britani mes 3-9 mars të vitit 1958. Kërkimi i ka ndjekur në moshat 7,11,16,23,33,41-2,50-1.

Të gjithë studimet longtidunale vuajnë nga problemi i tkurrjes (lënia në mes), ku disa njerëz
refuzojnë ose e kanë të pamundur të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre. Ky mund të jetë një
problem serioz nëse lëniet në mes bëjnë dallim të madh tek ata që ngelen. Problemi është në
të diturin se si duhet vepruar në rastet kur njerëzit largohen, ose transferohen nga vendi apo
shteti ku jetojnë, vdesin ose largohen nga familja, edhe pse kjo gjë influencon më shumë tek
dizajni panel sesa tek ai kohortë. Është gjithshtu edhe problemi i shtimit, që do të thotë se si
duhet të veprojmë me njerëzit të cilët mund të jenë kandidatë të mundshëm për një përfshirje
të mëvonshme me qëllim që të mirëmbahet përfaqësueshmëria e kampionit. Shembuj të
grupeve që mund të bëhen pjesë e kësaj çështjeje janë pjesëtarët e rinj të famijles, ose një
fluks migrantësh të rinj.

Studimi i rastit

Studimi i rastit është ekzaminimi tipik intensiv dhe i detajuar i një prej një numri shumë të
vogël rastesh. Por çfarë është rasti? Rasti mund të jetë një organizatë, një person, një
komunitet, një familje ose edhe një ngjarje (psh, një vendim dhe efektet e tij, ose
implementimi i një politike). Ndërsa studimi i rastit në mënyrë tipike asociohet me një rast të
vetëm, disa kërkime me studim rasti, përfshijnë më shumë sesa një rast dhe përshkruhet më
mirë si dizajni i studimit të rasteve të shumëfishta.

Studimi i rastit lidhet kërkimin cilësor, dhe me etnografinë në veçanti, megjithatë kjo lidhje
me studimit të rastit dhe kërkimit cilësor nuk duhet ekzagjeruar. Studimet e rastit mund të
përfshijnë mbledhjen e të dhënave sasiore, vetëm ose si pjesë e strategjisë së metodave mikse.

Me një studim rasti, kërkuesi nuk e trajton rastin si një kampion të një njësie. Kërkuesi i
studimit të rastit nuk kërkon që rasti i përzgjedhur të jetë në njëfarë mënyre përfaqësues dhe
rrjedhimisht të përgjithsojë një sasi më të gjërë rastesh. Në vend të kësaj, argumentet e
studimeve të rastit lidhen me mundtësinë për të gjeneruar gjetje që janë teorikisht interesante
dhe janë të afta për t’u marrë prej kërkuesëve të tjerë për studime të mëtejshme. Në lidhje me
këtë , përdorimi prej Yin (2009) i termit llogjika përsëritëse është interesante. Termi është
përdorur në lidhje me kërkimet në studimin e rasteve të shumëfishta. Yin argumenton se
studimet e rastit që përdorin proçedura të njëjta në pyetjen kërkimore do të rrisin
kuptueshmërinë tonë. Çdo dallim interesant në gjetje,mund të atribuohet në mënyra
interesante në kontrastet midis rasteve. Ideja që qëndron pas një llogjikës përsëritëse , është
se kërkuesi duhet të synojë të përsërisi gjetjet përmes përdorimit të proçedurave të njëjta mes
rasteve. Kjo ide mund të zgjerohet për të sugjeruar se kur një studiues realizon një studim
rasti të vetëm, gjetjet mund të merrën nga një kërkues tjetër për t’i zgjeruar këto gjetje
(ndoshta duke zbuluar implikime të tjera) ose për të ekzaminuar raste të kundërta për të parë
nëse gjetjet qëndrojnë edhe aty.

Leksion 10
Tema: Mënyrat e mbledhjes dhe kodimit të të dhënave sasiore .

1. Pamje e përgjithshme mbi metodat e mbledhjes dhe kodimit të të dhënave


sasiore Alan Bryman dhe Saul Becker
Disa nga qasjet kryesore që do të trajtohen në këtë leksion për mbledhjen dhe kodimin e të
dhënave sasore janë:

 Pyetësorët dhe intervistat e strukturuara;


 Përdorimi i internetit për mbledhjen e të dhënave sasiore;
 Statistikat zyrtare.
 Analiza e pwrmbajtjeve
Analiza e përmbajtjeve (e cila do të trajtohet gjërësisht në leksionin pasardhës) nuk është një
metodë kërkimore në sensin e mbjedhjes së të dhënave ; është një qasje e analizës së të
dhënave të pastrukturuara në mënyrë që ato të marrin formë sasiore. Përkthimi i të dhënave të
pastrukturuara, siç janë artikujt e gazetave, në të dhëna sasiore përmes kodimit është pak a
shumë tipari përcaktues i saj. Sidoqoftë, në një tjetër nivel, analiza e përmbajtjeve ka edhe
tiparet e një metode kërkimore , në kuptimin që praktikat koduese të veçanta që janë të
përfshira, në thelb krijojnë të dhëna. Statistikat zyrtare nuk janë një metodë e tillë kërkimore
burimi të dhënash që kërkuesit e punës dhe politikave sociale kërkojnë të kopsisin pyetjet e
tyre kërkimore. Një tipar i përbashkët i të gjitha metodave të mësipërme është nevoja për t’i
koduar të dhënat që janë mbledhur. Sipas mënyrave të tyre, përdoruesit e secilës prej
metodave duhet t’a kthejnë materialin në një formë numerike në mënyrë që të implementohet
analiza statistikore. Kodimi është në të njëjtën kohë një aktivitet i thjeshtë dhe por
potencialisht kompleks. Marrim si shembull rastin e shkallës së Likertit. Në leksionin e
mëparshëm presupozuhej të krijonim një shkallë që maste nivelin e kënaqësisë së klientëve
prej siguruesit të shërbimeve. Le të shohim edhe njëherë dy shembujt të cilët u prezantuan si
kandidatë të mundshëm për përfshirjen në këtë shkallë. E para:

c) Stafi është gjithmonë i vëmendshëm ndaj nevojave të mia:


Shumë dakort Dakort As po as jo S’jam dakort S’jam aspak dakort

5 4 3 2 1

Një formë e zakonshme për të bërë kodimin e këtyre temave është të caktojmë numra secilës
prej përzgjedhjeve siç është vepruar më sipër. Çdo njeri që ka qënë dakort i është dhënë një
shënim prej 4 njësishë në përgjigjet e tyre. Por në shembullin tjetër?
d) Rregullat për përfitimin e një shërbimi të caktuar, më duken të vështira për t’u
kuptuar:
Shumë dakort Dakort As po as jo S’jam dakort S’jam aspak dakort

Nesë do t’i japim të njëjtën njësi matëse, pra 4 për ata që kanë përzgjedhur fjalën ‘dakort’ do
të ishte e pasaktë. Nëse drejtimi i shënimeve presupozohet të tregojë se një njësi më e lartë
tregon kënaqësi, dhënia e 4 pikëve për fjalën ‘dakort’ në shembullin e dytë do të ishtë e
gabuar sepse, në fakt, personi që ka përzgjedhur këtë alternativë, në të vërtetë tregon
pakënaqësi. Rrjedhimisht, për një temë si kjo drejtimi i vendosjes së pikëve apo njësive
matëse duhet të bëhet anasjelltas, 1 pikë (shumë dakort) deri tek 5 pikë (s’jam aspak dakort).
Prandaj, edhe pse sistemi i vendosjes së skemave koduese për pyetjet (pohimet, deklaratat)
është një process relativisht i thjeshtë, kujdesi është i domosdoshëm. Për të shkuar më tej,
ekziston një problem i mirënjohur me shkallët e Likertit, përmes së cilës disa përgjigjedhënës
do t’i përgjigjen të gjitha temave përbërëse në të njëjtën shkallë. Këto lloj përgjigjesh të
dyshimta mund të adresohen duke i bërë formulimet në forma sa më të larmishme në mënyrë
që të ruhemi sa më shumë të jetë e mundur prej këtij efekti.

Kujdes akoma edhe më i madh duhet gjatë kodimit të materialeve të cilët janë të
pastrukturuar. Ky problem zakonisht ndodh me llojet e të dhënave të mëposhtme:

 Përgjigjet e pyetjeve të hapura: me pyetjet e mbyllura, siç mund të jenë temat në


rastin e shkalës së Likertit, kodimi është relativisht i thjeshtë, por me pyetjet e hapura,
duhet të vendoset se cilës kategori i përket një përgjigje e caktuar, përpara se të
kodohet. Ekziston gjithashtu mundësia që koduesi mund të një përgjigje në një
kategori të pasaktë. Kjo është një nga arsyet parësore se përse kërkuesit preferojnë
pyetje të mbyllura.
 Artikujt e gazeta dhe revistave, si edhe programet televizive: ndërkohë që disa tema
mund të kodohen në mënyrë mjaft të thjeshtë, atëherë kur janë përdorur fjalë të
caktuara, por kodimi në aspektin e temave kërkon interpretim dhe rrjedhimisht është e
vështirë e mjaft e prirur për të gabuar.
 Sjellja: duhet të interpretohet nga vëzhguesi përpara se të mund të kodohet. Nëse një
shembull sjelljeje është caktuar në kategorinë e duhur kërkon interpretim dhe është
potencialisht burim gabimesh.
Kodimi është një shkallë shumë e rëndësishme në proçesimin e të dhënave përpara se ato të
analizohen statistikisht, por ama është një stad ku mundësia për të bërë gabime është mjaft e
madhe. Në mënyrë që këto lloj gabimesh të mbahen në minimumin e mundshëm. Kërkuesi
duhet të bëjë të qartë rregullat e caktimit të temave për kategori, dhe nëse është e mundur së
bashku me të tjerët të realizohet kontrolli i caktimeve që është bërë. Dështimi në realizmin e
kësaj detyre krijon probleme në besueshmërinë dhe vlershmërinë e matjeve që derivojnë nga
proçesi i kodimit.

2. Pyetësorët dhe intervistat e strukturuara në hulumtim Alison Park


Ky seksion eksploron gamën e detyrave që përfshihen në dizajnin kërkimor – që nga
vendimet se si do të administrohet struktura e pyetësorit e deri tek kodimi dhe redaktimi i të
dhënave që janë mbledhur. Kur është vendosur tema mbi të cilën do të bazohet hulumtimi,
duhet të bëhet zgjedhja për mënyrën se si hulumtimi do të realizohet. Dallimet më të
rëndësishme që ekzistojnë mes mënyrave janë ato që përfshijnë intervistuesin (i cili punon
me anë të pyetësorit për të rregjistruar përgjigjet e përgjigjedhënësve) dhe metodat e ‘vetë-
plotësimit’ (ku përgjigjedhënësit punojnë me pyetësorin vetë).

Studimet e ndërmjetësuar prej intervistuesit

Ekzistojnë dy tipe kryesore në lidhje më studimet e ndërmjetësuara prej intervistuesit –


intervistat ballë për ballë dhe me telefon. Në të dyja rastet, intervistuesi mund të përdorë një
pyetësor në letër ose në kompjuter. Zakonisht i referohen si intervistimi PAPI (pen/pencil and
letter interviewing, pra intervistim me laps/stilolaps dhe letër) dhe tjetrës i referohen si CAPI
(computer-assisted personal interviewing, intervistim personal me ndihmën e kompjuterit).
Një nga disavantazhet kryesore të studimeve të ndërmjetësuara nga intervistuesi është fakti se
ato janë të shtrenjta. E thënë thjeshtë, intervistuesit duhet të paguhen. Sidoqoftë, studimet e
ndërmjetësuar prej intervistuesit kanë avantazhe të konsiderueshme prej metodave të vetë
plotësimit. Megjithatë, prezenca e intervistuesit nënkupton që këto studime kanë tendencën të
arrijnë një shkallë përgjigjshmërie më të lartë se sa ato me vetë-plotësim. Për më tepër, fakti
që intervistuesi është përgjegjës në administrimin e pyetësorëve ndihmon në minimizimin e
gabimeve , veçanërisht kur krahasohet me metodat e vetë-plotësimit në letër.

Studimet ballë-për-ballë janë shumë herë më të shtrenjtë se sa ato me telefon, por kanë
tendencë që të arrijnë një shkallë më të lartë përgjigjesh, veçanërisht kur kampioni është
nxjerrë nga një popullatë e përgjithshme sesa prej grupesh specifikë. Ato lejojnë gjithashtu
edhe përdorimin e mjeteve ndihmëse vizuale si letrat orientuese, të cilat i ndihmojnë
pjesëmarrësit në përgjigjet e tyre. Intervistat ballë për ballë zakonisht janë më të përshtatshme
sesa intervistat telefonike nëse intervista zgjat për një kohë të gjatë,duke qënë se është më e
lehtë të menaxhosh përqëndrimin e individëve ballë-për-ballë sesa përmes telefonit.
Rrjedhimisht, disa intervistat ballë-për-ballë mund të zgjasin edhe deri në një orë ndërsa ato
me telefon rrallë mund të arrijnë kaq gjatë.

Sidoqoftë, studimet me anë të telefonit kanë avantazhet e tyre. Ato kanë më pak shpenzime
dhe janë ideale nëse gjatë intervistimit nuk janë të nevojshme përdorimi i mjeteve ndihmëse
vizuale, apo realizimi i saj nuk kërkon një kohë të gjatë. Këto lloj intervistash marrin një
vlerë shumë të madhe kur realizohen kërkime për punonjës dhe punëdhënës .

Metodat e vetë-plotësimit

Metodat e vetë-plotësimit kërkojnë që përgjigjedhënësit të plotësojnë pyetësorin vetë. Disa


formate përdorin pyetësorët në fletë A4 ndërsa të tjerë, sidomos kohët e fundit, përdorin
kompjuterin me programet përkatëse në laptop, ose me anë të internetit dhe e-mail-it.
Dukshëm, pyetësorët me vetë-plotësim mund të ketë ndihmë prej të dhënave vizuale (në
kundërshtim me studimet telefonike). Megjithatë, në formën e formatit A4 ato shfaqin
probleme në pjesën e të mos paturit intervistues prezent, ndaj edhe mënyra e kopsitjes së
pyetjeve duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe e kuptueshmë të jetë e mundur. Ky problem
kapërcehet kur pyetësori administrohet me anë të kompjuterit, sepse vetë programi i
kompjuterit e drejton përgjigjedhënësin gjatë plotësimit të pyetësorit (psh, duke e dërguar
automatikisht përgjigjedhënësin tek pyetja e rradhës).

Pyetësorët me vetë-plotësim mund të arrijnë targetin e përgjigjedhënsve të tyre në një sërë


mënyrash. Një prej mënyrave më të zakonshme është studimi postar, ku pyetësorët me vetë-
plotësim në fleta A4 i bashkangjiten një kampioni të caktuar individësh ose adresash. Një
avantazh parësor i kësaj metode është se nuk kushton (sidomos nëse e krahasojmë me
metodat e ndërmjetësimit të intervistuesit ). Megjithatë, nivelet e përgjigjeve të hetimeve
postare kanë tendencën të jenë më të ulta se sa kur kemi ndërmjetësimin e intervistuesit, dhe
dizajni i pyetësorit duhet të jetë mjaftueshëm i thjeshtë që t’i lejojë përgjigjedhënësit t’a
plotësojnë deri në fund pa patur nevojë për asistencë.

Një tjetër formë e metodave shpërndarëse vetë-plotësuese përfshin përdorimin e


intervistuesëve për të shërndarë dhe për të mbledhur pyetësorët (gjë e cila mund të rrisë
shumë numrin e përgjigjeve të marra). Hetimet CAPI mund të përfshijnë elementin e vetë-
plotësimit, nëse përgjigjedhënësit i jepet laptopi i intervistuesit dhe i kërkohet të punojë
përmes një seti pyetjesh vetë-plotësuese në ekran.
Identifikimi i informacionit që duam të mbledhim

Kjo fazë duket e thjeshtë-identifikimi i informacionit të nevojshëm për të përmbushur


objektivat e kërkimit. Megjithatë, panvarësisht se disa informacione që nevojiten do të jenë
mjaft të dukshme që në fillim të kërkimit, të tjerët mund të jenë më pak të dukshëm. Për këtë
arsye, kërkuesit shpesh herë harxhojnë kohë që të shqyrtojnë materialet ekzistuese rreth
temës në studim-pra realizimi i shqyrtimit të literaturës, psh gjetja e kërkimeve sasiore apo
cilësore që mund të jenë realizuar rreth kësaj teme. Nëse çështjet e temës së përzgjedhur janë
relativisht të reja ose komplekse, dizajni i pyetësorit shpesh herë paraprihet nga një punë e
detajuar cilësore e cila ndihmon në matjen e fushave kryesore të interesit. Kur merret në
konsideratë informacioni që pyetësori duhet të mbledhë, kërkuesit duhet gjithashtu të marrin
në konsideratë gamën e analizave që ata do të duan të realizojnë për të dhënat. Është
veçanërisht e rëndësishme të marrësh në konsideratë gamën e informacioneve ‘historike’ që
kërkohet prej përgjigjedhënësve. Nëse kërkuesi është i interesuar nëse ka ndryshime në
pikëpamjet mes burrave dhe grave, pyetësori duhet të të rregjistrojë përkatësinë gjinore të
përgjigjedhënësve.

Dizajni i pyetësorit

Gjate realizimit të pyetjeve të pyetësorit, duhet treguar vëmendje tendencës së


përgjigjedhënësve ‘për të kënaqur’, që lidhet me të përgjigjurin në një mënyrë që kërkon më
pak përpjekje por që ata mendojnë se është e mjaftueshme (Krosnick dhe Alwin,1987). Kjo e
bën shumë të rëndësishme minimizimin e vështirësisë së detyrave që i jepet
përgjigjedhënësve, duke qënë se sa më e lartë të jetë shkalla e vështirësisë , aq më të shumta
janë mundësitë që përgjigjet e tyre të jenë ‘sa për të bërë qejfin’(Holbrook et al,2003). Kjo do
të thotë, psh, që pyetjet që u kërkojnë individëve të kujtojnë ngjarje nga e kaluara, para
shumë kohësh, duhet të evitohen.

Llojet e ndryshme të pyetjeve

Pyetjen që përdorn në pyetësorë kanë tendencën të jenë mëshumë të mbyllura sesa të hapura.
Pyetjet e mbyllura bëjnë që intervistuesi t’i caktojë përgjigjet e respondentëve në një kategori
të caktuar të një liste të paracaktuar. Më poshtë është një shembull i një pyetje të mbyllur:

‘Si do t’i përshkruanit rrogën që ju merrni për një punë që bëni – e ulët, e arsueshme apo e e
lartë. Nëse është e ulët: Shumë e ulët apo paksa e ulët?’
Kjo i jep përgjigjedhënësit katër opinione të ndryshme për të zgjedhur , dhe intervistuesi do të
rregjistrojnë njërin prej tyre si më të përshtatshmin:

a-Shumë e ulët c -E arsyeshme


b-Paksa e ulët d-E lartë

E njëjta pyetje lehtësisht mund të realizohet si e hapur:

‘Si do t’i përshkruanit rrogën që ju merrni për një punë që bëni?’

Në këtë rast, nuk është dhënë asnjë opsion për përgjigjedhënësin, dhe intervistuesi thjesht
duhet të rregjistrojë atë që personi ka thënë (tekstualisht). Këto pyetje, më pas, do të duhet të
kodohen, përpara se të analizohen. Pyetjet e hapura zakonisht përdoren kur nuk është e
mundur që të parashikohet natyra ose gama e përgjigjeve që njerëzit mund të japin për një
pyetje të caktuar. Disa pyetje të hapura mund të përfshijnë një opsion të hapur në fund të tyre
në mënyrë që të rregjistrohet çdo përgjigje që nuk përshtatet, apo nuk hyn në listën e
paracaktuar. Kërkuesit zakonisht përdorin disa karta udhëzuese që kanë një numër të caktuar
opsionesh për t’iu përgjigjur mes një numri të shumtë përgjigjesh të munshme. Në
përgjithësi , është e përshtatshme që të përdoret kjo lloj mënyre kur pyetjet janë të gjata dhe
ka shumë kategori përgjigjesh për të zgjedhur.

Shkrimi i pyetjeve

Gjatë realizimit të pyetjeve, qëllimi duhet të jetë që ato të shkruhen në të njëjtën formë siç
mund të interpretohen nga intervistuesi. Prandaj, gjuha e përdorur duhet të jetë sa më e
thjeshtë, e qartë dhe sa më pak e ngatërrueshme të jetë e mundur. Pyetjet nuk duhet të jenë
dyshe- që do të thotë të bësh dy pyetje njëkohësisht. Psh:

‘Sa dakort jeni apo nuk jeni me faktin që autobuzët në këtë zonë janë të shtrenjtë dhe nuk
mund t’u zihet besë?’

Kjo pyetje parashtron dy aspekte të ndryshme në lidhje me transportin publik (koston dhe
besueshmërinë), dhe e bën të vështirë që përgjigjedhënësit të japin një përgjigje të qartë, dhe
akoma më të vështirë që kërkuesi t’a interpretojë në rezultatet e tij. Nëse gjetjet e një kërkimi
të jenë të besueshme duhet që pyetjet të mos jenë udhëheqëse- që do të thotë, nuk duhet që
ato t’i shtyjnë përgjigjedhënësit drejt një përgjigjeje të caktuar. Psh:
‘Pse jeni krenar që jeni Shqiptar?’

Kjo pyetje, nëse supozojmë se nuk paraprihet nganjë pyetje që u kërkon përgjigjedhënësve
nëse janë krenar apo jo që janë Shqiptar, është udhëheqëse sepse është e vështirë që ata të
cilët nuk janë krenar të japin një përgjigje. Një version më pak udhëheqës apo më pak
drejtues mund të jetë:

‘Pse jeni krenar që jeni Shqiptar, ose a jeni krenar që jeni Shqiptar?’

Pyetjet delikate

Tourangeau, Rips dhe Rasinski (2000) japin një dallim mjaft të dobishëm mes tre tipave të
temave të fushave të ndjeshme: ato që janë intruzive (psh, pyetje rreth seksualitetit ose të
ardhurave), temat që janë socialisht të pranueshme, të dëshirueshme (votimi, sjellja
ekologjike) ose ato që lidhen me frikën ose demaskimin (pranimi i veprimi kriminal).
Sidoqoftë, është me rëndësi të kujtohet që përgjigjedhënësit janë më pak në siklet për t’iu
përgjigjur këtyre pyetjeve sesa mund të ndihen kërkuesit ose intervistuesit për t’i bërë.

Një numër teknikash të ndryshme përdoren në këto lloj rrethanash. Disa pyetje mundohen t’i
‘normalizojnë’ opinionet më pak të pranueshme duke sugjeruar se kjo lloj sjelljeje është e
zakonshme duke e shtruar pyetjen ne prezantimin se si mendon shumica e njerëzve rreth një
çështjeje të caktuar përpara se të kërkojnë opinionin e tyre. Metoda të tjera të zakonshme
përfshijnë përdorimin e metodave vetë-plotësuese gjatë intervistave ballë-për ballë ose duke i
thënë personave një fletë me opsione të ndjekur me numra dhe duke i’u kërkuar që t’i
tregojnë intervistuesit vetëm numrin. Vendi në të cilin ndodh intervista ka rëndësinë e tij;
Brener et al (2006) gjeti se nxënësit e shkollave raportuan një shkallë më të lartë të sjelljeve
‘negative’ kur u intervistuan në shkollë sesa kur u intervistuan në shtëpi.

Renditja e pyetjeve dhe konteksti

Renditja në bazë të cilës bëhen pyetjet gjatë intervistimit ka shumë rëndësi. Nuk është e
këshillueshme që të fillohet intervista me pyetje delikate ose të vështira; këto lloj pyetjesh
duhet të prezantohen kur përgjigjedhënsi është mësuar me intervistën dhe ka filluar të ndihet i
rehatuar. Është gjithashtu me rëndësi të kihet parasysh që konteksti në të cilin realizohen
pyetjet mund të ndikojë në përgjigjet e dhëna. Të pyesësh psh, se sa bamirësi bën një individ
menjëherë pasi janë bërë një sërë pyetjesh mbi qëndrimet ndaj bamirësisë me siguri që nuk
do të prodojë rezultatet më të sakta të mundshme.

Filtrimi i pyetjeve

Disa pyetje i bëhen të gjithë përgjigjedhënësve; disa të tjera i bëhen vetëm një nëngrupi të
caktuar , që zakonisht përcaktohet nga mënyra se si i’u janë përgjigjur pyetjeve të
mëparshme. Ky mekanizëm që përdoret për të drejtuar të intervistuarit (ose , në rastin e
studimeve me vetë-plotësim, përgjigjedhënësve) për kalimin në pyetjen e mëtejshme quhet
mekanizmi i filtrimit. Edhe në studimet e realizuara me anë të kompjuterit (ose ballë-për-
ballë, me telefon ose online), filtrimi mund të bëhet pjesë e kërkimit.

Para-testimi

Është një praktikë e mirë që të bësh para-testimin e pyetjeve të reja për të kontrolluar nëse ato
janë po aq të qarta për përgjigjedhënësit dhe të intervistuarit saç janë edhe për kërkuesit. Një
gamë metodash të ndryshme përdoren në këto raste,ku më e zakonshmja testet kognitive (të
cilat aplikojnë teknika cilësore intensive në një numër të vogël pyetjesh) dhe testet pilot (të
cilat merren me testimin e të gjitha pyetjeve ose një pjesë të tyre në një mënyrë më sasiore).

Mbledhja e të dhënave

Ndërsa është realizuar testimi dhe dizajni i pyetësorit, dhe janë përfunduar proçedurat e
ndryshme administrative, mund të fillojë mbledhja e të dhënave ose ‘puna në terren’.

Shkalla e përgjigjedhënësve – numri i intervistave të mbledhura në mënyrë të sukseshme në


krahasim me intervistat ‘e mundshme’ – duhet që të monitorohen përgjatë gjithë punës në
terren në mënyrë që problemet të identifikohen sa me herët të jetë e mundur dhe të
ndërmerret ndërhyrja. Organizatat kërkimore po përdorin gjithmonë e më shumë stimuj të
ndryshëm për të rritur numrin e përgjigjeve të marra. Stimujt variojnë nga kuponë që mund të
përdoren në dyqane të ndryshme, në librari, apo dhënia e stilolapsave apo të tjera sendeve me
vlera simbolike. Stimujt mund të jenë ‘të kushtëzuar’, që do të thotë se u jepen vetëm atyre që
marrin pjesë në studim, ose ‘të pakushtëzuar’ që do të thotë se u jepen kujdo që përzgjidhet të
marrë pjesë në studim panvarësisht nëse ata nuk dëshirojnë t’a bëjnë këtë gjë. Disa modele
kyç janë identifikuar nga një numër studimesh mbi efektet që mund të kenë stimujt
(Church,1993; Singer et al,1999). Së pari, stimujt e parapaguar janë më efektivë sesa stimujt
e premtuar, sepse ato prezantojnë një sens ‘reciprociteti’. Së dyti, stimujt monetarë janë më
efektivë se sa ato jo monetarë. Nëse intervistuesit përdoren për të bërë mbledhjen e të
dhënave është e rëndësishme që ata të kenë një kuptueshmëri të qartë, të thjeshtë rreth
qëllimit të studimit dhe mekanizmave që duhet të ndjekin për të realizuar intervistat.

Përgatitja e të dhënave

Kur pyetëosrët janë plotësuar dhe kthyer, të dhënat mund të hyjnë në fazën e mëtejshme të
proçesit studimor – përgatitja e të dhënave. Dy tiparet kryesore për përgatitjen e të dhënave
janë redaktimi dhe kodimi. Nëse janë përdorur pyetësorë në letër, rezultatet duhet të
akordohen ose skanohen në mënyrë që të marrin formë elektronike.

Redaktimi

Redaktimi i të dhënave përfshin kontrollimin e cilësisë së të dhënave dhe, aty ku është e


mundur, korrigjimi i gabimeve. Ky process zakonisht është më i mundimshëm kur të dhënat
janë mbledhur me teknikën PAP; ndërsa metodat CAPI ose CATI (intervistimi me anë të
kompjuterit ose telefonit) , gabimet mund të hyrjes së të dhënave mund të limitohen nga
programi kompjuterik . Zakonisht bëhet një numër i zakonshëm kontrollesh redaktuese. Këto
përfshijnë: kontrollit nëse i’u janë përgjigjur pyetjeve ata persona që duhet t’i përgjigjeshin
(kontrollet filtër); kontrolli nëse përgjigjen shtrihen përgjatë një kufiri të caktuar, psh, që
njerëzit nuk kanë 30 fëmijë (kontrollet e kufinjve) ; dhe kontrollet që sigurojnë përputhje
llogjike mes përgjigjeve të ndryshme (kontrollet llogjike). Në të gjitha rastet, proçesi i
redaktimit ose editimit, mund të korrektojë gabime të identifikueshme, ku ka një të dhënë të
qartë për zbërthimin e tyre.

Kodimi

Pjesa më e madhe e pyetjeve të studimit janë të mbyllura , ku përgjigjedhënësit dhe të


intervistuarit zgjedhin prej një sërë opsionesh të specifikuara. Në të kundërtm, përgjigjia e
respondentit duhet të rregjistrohet ose shënohet., dhe informacioni i mbledhur duhet të
reduktohet në një formë numerike përpara se të analizohet. Për t’a bërë këtë kërkuesi
ekzaminon një numër përgjigjesh për pyetje dhe zhvillon një ‘kornizë koduese’ e cila liston
një numër të mundshëm përgjigjesh dhe i cakton kode numerikë secilës. Kjo kornizë kodesh
përdoret më pas për të koduar përgjigjet e mëvoshme për këtë pyetje.
3. Studimet në internet David de Vaus
Studimesh shkencore janë transformuar si pasojë e përdorimit të intervistave kompjuterike
(CAI). Roli i kërkimeve me anë të internetit është rritur në mënyrë të ndjeshme me rritjen e
aksesit dhe shpejtësisë së kompjuterave, pajisjeve celulare (psh, smart phone, ipad etj) dhe
softëare-ve të thjeshtë për t’u përdorur.

Studimet në web karakterizohen nga tiparet e mëposhtme:

 Kalon nga njëra çështje tek tjetra në mënyrë automatike, në varësi të mënyrës se si i’u
është përgjigjur pyetjes së mëparshme;
 Krijon pyetësorë dinamikë në të cilët pyetjet krijohen ‘ne fluturim e sipër’duke u
bazuar në përgjigjet e mëparshme;
 Kontrollon gabimet dhe nxit përgjigjedhënësit të kontrollojnë përgjigjet;
 Siguron që të ndiqen instruksionet e duhura;
 Siguron që pyetjet të përgjigjen sipas rradhës së duhur;
 Përpilon dhe kodon në mënyrë automatike përgjigjet;
 Realizon në mënyrë automatike një analizë paraprake dhe siguron feedback për
përgjigjedhënësit.
Kërkimet me anë të internetit mund të implementohen shpejt dhe kanë një kosto më të ulët se
sa alternativat e tjera. Pasi është zhvilluar pyetësori, rritja e masës së kampionit është e
thjeshtë dhe e lirë. Kur anëtarët e kampionit ftohen përmes e-mail-it, detyra për të ndjekur jo-
përgjigjedhënësit është e thjeshtë, e shpejtë dhe pa shpenzime.

Kampionet e internetit

Kampionimi për studimet me internet realizohen në disa mënyra. Ato përfshijnë:

 Reklamimi për vullnetarë në website, adresa të ndryshme;


 Shfaqja e pyetësorëve në një faqe të caktuar në mënyrë që vizitorët e asaj faqeje
specifike t’i përgjigjen;
 Panele komercialë interneti që siguron kampionë për raste me karakteristika
specifike.
Këto kampione nuk kanë vlerë për përgjithsimin e rezultateve përtej një grupi specific
përgjigjedhënësish. Megjithtë, janë zhvilluar disa strategji kampionimi në internet për të
përfituar kampione që janë më përgjithësues. Më e përdorura përfshin:
-Rekrutimi i një kampioni përfaqësues duke përdorur metodat e kampionimit të rastësishëm
dhe më realizimi i një pagese për t’u lidhur me të gjithë anëtarët e kampionit të internetit në
këmbim të pjesëmarrjes së tyre për një periudhë të caktuar(shikoni Knowledge Networks
www.knowledgenetworks.com/knpanel/index.html );

Problemet me kampionimin me internet

Ndërsa studimet me anë të internetit mund të mbledhin informacion nga një numër i madh
njerëzish relativisht shpejt dhe pa shpenzime, cilësia e këtyre kampioneve është fokusi i
kritikave në lidhje me këtë metodë. Kjo mënyrë kampionimi has tre probleme kryesore:

Së pari, mungesa e një kornize kampionimi. Kampionimi me probabilitet kërkon një kornizë
kampionimi jo të dyshimtë e cila i përmban të gjitha elementët e popullatës prej së cilës do të
merren kampioni. Duke patur parasysh se nuk ka një listë përdoruesish interneti , është shumë
e vështirë të përftohet një kampion përgjithsues popullate për studimet me internet. Së dyti,
ato hasin paragjykime në mbulim. Edhe pse aksesi në internet po rritet me ritme shumë të
shpejta, përdoruesit e internetit vazhdojnë të mbi-përfaqësojnë grupe të veçanta (psh, të
rinjtë). Së treti, kampionet e internetit janë subjekt i përgjigjeve të dyshimta si pasojë e numrit
të ulët të shkallës së përgjigjshmërisë.

Megjithatë panvarësisht këtyre problemeve, mungesa e një kornize kampionimi nuk është e
rëndësishme kur bëhet fjalë për implementimin e një kërkimi në internet për anëtarë të
organizatave të posaçme (psh, për stafin apo studentët e një universiteti, stafi i një biznesi të
caktuar etj.).

4. Statistikat zyrtare Bob Matthews dhe Liz Ross


Qeveria mbledh sasi të mëdha statistikash dhe prodhon analiza të tyre. Statistikat zyrtare kanë
shumë karakteristika të njëjta me të dhënat organizative; ato prodhojnë kampionë të nëdhenj
me kosto të ulët; janë të lira dhe të arritshme; dhe kanë tendencë të përsëriten me kalimin e
kohës, duke lejuar studimin e proçeseve në zhvillim e sipër. Megjithatë përdorimi i
statistikave zyrtare mund të jetë problematik. Është e rëndësishme që kërkuesi të ketë
parasysh se qëllimet kryesore të statistikave zyrtare janë të informojnë qeverinë për
arritjet/mosarritjet e saj, si edhe për zhvillimin dhe arritjet (ose jo) të shoqërisë. Pra, statistikat
zyrtare prodhohen për të informuar lidhur me nevojën për ndryshim/zbatim të politikave ose
për të ofruar informacione vëzhgimi dhe menaxhimi. Por, statistikat zyrtare mund të
konsiderohen gjithashtu si pjesë e ruajtjes së proçesit demokratik. Kjo do të thotë se ato mund
të përdoren nga publiku për të vlerësuar nëse qeveria po e kryen mirë detyrën e saj, psh për
uljen e kohës së së pritjes së pacientëve nëpër spitale. Kjo do të thotë se dë dy rolet e
përshkruara më lartë janë në konflikt të drejpërdrejtë: qeveria mund të mos dojë të zbulojë
informacione , sepse ato mund të gjenerojnë ‘lajme të këqija’. Dikush mund të sugjeronte se
të dhënat manipulohen për të nxjerrë në pah anët pozitive, kurse informacionet më të
diskutueshme dhe problematike mbulohen. Sidoqoftë të dhënat janë ende atje që të zbulohen
nga një hulumtues i përgjegjshëm. Potencialisht, një tjetër problematikë është se kërkuesi i
cili dëshiron të përdorë informacionin e mbledhur në statistikat zyrtare , nuk ka asnjë kontroll
mbi kontekstin në të cilin janë mbledhur të dhënat dhe/ose modelin e pyetjeve dhe
përkufizimet e përdorura.

Leksion 11

Tema: Mënyrat e mbledhjes dhe kodimit të të dhënave sasiore (vazhdim) .

5. Analiza e përmbajtjeve David Deacon


Analiza e përmbajtjes përdoret për të përcaktuar sasinë dhe të shfaqë tiparet e teksteve. Ajo
mund të japë të dhëna në çështjet që lidhen me mënyrën se si media (ose të tjerë) raportojnë
të pastrehët ose dhunën psh. Ky lloj informacioni mund të jetë i dobishëm për të
kontekstualizuar mënyrat në të cilat çështjet politike dalin në sipërfaqe dhe bëhen të
diskutueshme.

Ka disa faza të cilat përfshihen gjatë vendosjes së kësaj metode dhe këto shkallë janë të
skicuara më poshtë. Përpara se të aplikohet kjo metodë, kërkuesit kanë nevojë të marrin në
konsideratë nëse është është e përshtatshme për objektivat e kërkimit të tyre. Analiza e
përmbajtjeve është një metodë e cila ka si qëllim të prodhojë një pamje të përgjithshme:
përshkrimin e trendeve, strukturave dhe mungesat apo prezencat e grumbujve të mëdhenj të
teksteve.

Kampionimi

Kampionimi në analizën e përmbajtjeve është në thelb i njëjtë me ato lloj metodash që


tentojnë të gjenerojnë një kampion përfaqësues. Fillimisht kërkuesit duhet të identifikojnë
popullatën e tyre kërkimore (e cila përcaktohet nga objektivat kërkimorë) dhe më pas
vendosin për një strategji kampionimi e cila do të prodhojë një përfaqësim të përshtatshëm të
popullatës. Rregulli i përgjithshëm që përdoret është- sa më i madh të jetë kampioni, aq më
mirë është. Çështjet që lidhen me përfaqësimin operojnë në dy mënyra: horizontalisht – në
çfarë diference kohore duhet realizuar proçesi i kampionimit? Dhe vertikalisht – sa
gjërësisht,thellësisht duhet të kampinojnë kërkuesit përmes elementëve përbërës të
‘popupallatës së tyre’? Psh, nëse kërkuesit janë të interesuar në ekzaminimin e përfaqësimit
që i bën media paaftësisë, duhet që ata të përqëndrohen në raportimin e lajmeve apo t’a
zgjerojnë analizën e tyre duke përfshirë trajtimet e trilluara,fikshën (filma etj) apo të
aktualitetit të kësaj teme. Kërkuesit gjithashtu duhet të vendosin mbi njësinë e kampionit.
Disa studime në formën e analizave të përmbajtjeve kanë një fokus shumë preçiz, duke marrë
fjalë individuale si njësi kampionimi për të eksploruar ‘kontekstin leksikor dhe/ose strukturën
sintaktike të dokumentëve’ (Beardsworth,1980). Studime të tjera japin një analizë më të
përgjithshme e cila përfshin kodimin e temave dhe karakteristikave të teksit. Forma e dytë
është ajo që është adoptuar më shumë në kërkimin social dhe njësia bazë e kampionit ka
tendencën që të jetë një teks i plotë (psh një program televiziv) ose elementë identifikues
përbërës të një teksti (psh tema lajmesh të ndara brenda një stacioni televiziv). Pasi është
zgjedhur kampioni, kjo njësi bëhet ‘mikpritësi’ për të gjithë elementët tekstualë që më pas do
të kuantifikohen.

Çfarë duhet numëruar?


Ajo që numërohet përcaktohet nga objektivat e kërkimit dhe këto vendime kërkojnë
prodhimin e:

 programi i kodimit, i cili rreshton variablat e analizës së kërkuesit;


 manuali i kodimit, i cili vendos vlerat koduese për secilën variabël.
Struktura e tyre kërkon një shqyrtim të kujdesshëm, duke patur parasysh se disa gjëra janë më
të thjeshta për t’u kategorizuar sesa të tjerat. Pilotimi në këtë fazë është thelbësor, dhet
dalluar se sa lehtë mund të operacionalizohen variablat dhe vlerat dhe të fitosh një lloj
kuptimi për gjithëpërfshirjen e tyre. Si një rregull parësor, analiza e përmbajtjeve funksionon
më lehtë në kodimin e karakteristikave më të dukshme të tekstit.

Kriteret kualifikuese

Kërkuesit duhet të përcaktojnë se çfarë kriteresh duhen përdorur në vendosjen se cilët njësi
kampionesh lidhen me qëllimin e studimit të tyre. Ndonjëherë kjo është mjaft e
drejpërdrejtë. Imagjinoni sikur doni të zhvilloni një analizë mbi raportimit prej medias të një
politike sociale specifike apo të një iniciative të punës sociale. Për këtë studim , kriteret tuaja
kualifikuese mundet thjeshtë të jenë disa referenca të qarta që janë bërë për politikën në një
program kampion. Tema të tjera mund të jenë më problematike. Psh, për një studim rasti që
përfshin analizën e përmbajtjes së mbulimit që media i bën sektorit vullnetar (shembulli i
trajtuar në leksion), duke patur parasysh që nuk ka një konsensus mbi mënyrën e përcaktimit
të sektorit vullnetar, i duhet kushtuar mjaft kujdes identifikimit se ‘kur një sektor vullnetar
është apo quhet një sektor vullnetar ’. A duhet që të përfshihen në studim njësitë që
përmendin sindikatat dhe partitë politike apo duhet të fokusohen vetëm bamirësitë e
regjistruara?

Kodimi

Çelësi kryesor i kodimit është të qënurit shumë sistematik gjatë aplikimit të instrumentave
kërkimore. Edhe pse me programe dhe manuale kodimi të mirë-pilotuara, mund të hasen
shembuj të cilat nuk përshtaten qartësisht brenda kategorive të kërkuesit. Kur kërkuesi ka
përcaktuar një mënyrë specifike kodimi, vendimi i marrë duhet mbajtur shënim, dhe duhet të
përsëritet në mënyrë të vazhdueshme për secilin rast të ngjashëm. Çështja e vazhdueshmërisë
është veçanërisht e rëndësishme kur përfshihet më shumë se një person në proçesin e kodimit,
sepse mund të ndodhë që të ketë mospërputhje mes interpretimeve që secili prej koduesëve
bën.
Analiza

Në analizimin e të dhënave kërkuesit duhet që në të njëjtën kohë të përshkruajnë gjetjet dhe të


interpretojnë kuptimin e tyre. Detyra e parë është e drejpërdrejtë, por e dyta kërkon në
mënyrë të konsiderueshme më shumë imagjinatë dhe reflektim.

Direktivat e reja: analiza e përmbajtjes ‘Shtyp Butonin’

Përmbajtja e medias tashmë ruhet përditë në formate të ndryshëm dixhitalë dhe këto arkiva
mund të kërkohen duke përdorur fjalë kyçe për të identifikuar dhe për t’i tranformuar në një
formë sasiore mbulimin e temave specifike. Deacon (2007) argumenton se implikimet
metodologjike të kësaj forme nuk para janë diskutuar dhe identifikon një sërë problemesh
vlefshmërie dhe besueshmërie.

Vlefshmëria:

1. Duke u mbështetur në fjalë kyçe për të identifikuar përmbajtjen e duhur , kjo metodë
analize është më e përshtatshme për të analizuar ‘gjëra’ të qarta, të prekshme (njerëz,
evente, organizata etj) sesa ‘tema’ abstrakte.
2. Burimete dixhitale të lajmeve më të përdorura janë ato të shkruara, të cilat pengojnë
analizën e dimensionit vizual të përmbajtjes së lajmeve.
3. Në database-ed e shkruara , temat janë zhvendosur prej kontekstit të tyre fillestar, gjë
e cila parandalon marrjen në konsideratë të lidhjeve të mudshme temave mes njëra-
tjetrës.
4. Shumë database dixhitale të lajmeve kanë një përfshirje historike të limituar, e cila
ngushton mundësinë për analizë historike.
Besueshmëria

Studimi i Deacon (2007) u mor me vlerësimin e Lexis Nexis, arkivi dixhital më i përdorur i
gazetave në analizën e medias bashkëkohore, dhe identifikoi disa probleme besueshmërie:

1. Numërime kontradiktore prodhoheshin prej kërkimeve të fjalëve kyçe identike që


bëheshin me Lexis Nexis dhe prej të tjerë arkivëve dixhitale të lajmëve.
2. U panë rezulate kontradiktore të prodhuara prej kërkimeve të realizuara me anë të
Lexis Nexis.
3. Shembuj përmbajtesh të dubluara.
4. Shembuj përmbajtjesh të munguara.
5. Bashkime kontradiktore (që janë rastet kur tema të ndara, të ndryshme janë vendosur,
lidhur bashkë si një e vetme).
Këto çështje, që lidhen me besueshmërine dhe vlefshmërinë nuk duan të tregojnë se arkivat e
lajmeve dixhitale nuk duhen përdorur për analizën e mediave , por theksojnë nevojën për
kujdes:

1. ‘Pohimet false’ gjithmonë duhen spastruar. Ka raste kur një fjalë kyç mund të ketë
disa kuptime dhe rezultatet e kërkimit identifikojnë përmbajtje që nuk lidhen me
fokusin kërkimor.
2. Kërkuesit duhet të njohin rrezikun që lidhet me të qënurit shumë preçizë në
përdorimin e fjalëve kyç pasi mund të krijojnë probleme të ‘përjashtimeve false’. Kjo
është një situatë ku material me rëndësi të madhe në mënyrë të paparalajmëruar
përjashtohen nga kërkimi për shkak se termat e përdorura prej kërkimit janë shumë
strikte.
3. Listat e temave gjithmonë duhet të kontrollohen për mundësinë e materialeve të
dublikuara.
4. Temat e veçanta duhet të shqyrtohen për të parë nëse ka ndonjë kontradiktë apo
inkonsistencë në unifikimin e përmbajtjes.
5. Si një ushtrim paraprak, kërkimet me fjalë kyçe duhen realizuar duke përdorur terma
të përgjithshëm për titujt dhe periudhat që po analizohen. Kjo bëhet në mënyrë që të
kontrollohet nëse ka apo jo lënie jashtë të peridhës nën kampionim në mbulimin e
arkivit.
Konkluzioni

Analiza e përmbajtjes jep më shumë një analizë të gjërë të tekstit se sa të thelluar dhe i
referohet vetëm përgjigjeve të pyetjeve që janë vendosur. Kërkon kujdes dhe seriozitet në
strukturimin dhe implementimin e saj dhe nuk të ofron shumë mundësi për të eksploruar
aspekte tekstualë të njohurive të reja. Nuk mund as të thuhet se jep një përspektivë
‘objektive’ të çliruar nga vlerat. Në çdo shkallë të proçesit kërkimor përfsihen vendime
arbitrare: çfarë duhet të numërosh, sa duhet të kampionosh, si duhet të kategorizosh, etj.; dhe
në fund fare të gjitha këto vendime varet nga ajo që kërkuesi e gjykon se sa rëndësi
ka.prandaj edhe gjetjet e prodhuara prej kësaj metode nuk përfaqësojnë fakte të
pakontestueshëm ose të padiskutueshëm. Ato janë ‘konstrukte, forma’, dhe kur kërkuesi bën
prezantimin e tyre duhet të jetë i hapur për proçesin e ndërtimit ose të formimit.
6. Vëzhgimi i strukturuar Alan Bryman dhe Saul Becker
Vëzhgimi i strukturuar është një metodë e mbledhjes së të dhënave mbi sjelljet e njerëzve e
cila nuk është shumë e përdorur. Ndryshe nga vëzhgimi pjesëmarrës me të cilin merren
etnografët, vëzhguesi qëndron në mënyrë tipike në vija anësore të aspekteve të jetës
shoqërore që ai ose ajo po studion. Ideja është përdorimi i një programi vëzhgimi ose
observimi, e cila është e ngjashme me një program interviste të strukturuar që përdoret në
kërkimet sasiore, për të vëzhguar njerëzit dhe sjelljen e tyre në aspektin e kategorive tashmë
të vendosura. Zakonisht , kërkuesi do të jetë i interesuar në variabla të ndryshme dhe në
secilën prej variablave do të jenë të paktën dy kategori në aspektin se cila prej sjelljeve duhet
koduar. Imagjinoni siker ne jemi të interesuar për mënyrën se si përfituesit e sigurimeve
shoqërore trajtohen prej stafit të sigurimeve shoqërore. Një vëzhgues mund të dëshirojë të
kategorizojë të dyja, edhe sjelljen e përfituesve të shërbimeve shoqërore, edhe atë të
anëtarëve të stafit. Përsa i përket anëtarëve të stafit, fokusi i interesit mund të qëndrojë në
çështje si: ‘A i përshëndesin anëtarët e stafit përfituesit e shërbimeve sociale?’ ‘Sa kohë
shpezon ai apo ajo në shqyrtimin dhe kontrollin e formularëve të aplkimit të përfituesëve?’ A
japin mjaftueshëm ndihmë anëtarët e stafit me pjesë të formularit të cilat nuk janë plotësuar
siç duhet?’. Shumë prej këtyre çështjeve janë relativisht të hapura dhe të drejpërdrejta që një
vëzhgues të depërtojë. Por janë më të vështira për t’u koduar sepse kërkojnë njëfarë
interpretimi prej vëzhguesit, të tipit nëse anëtarët e stafit ishin miqësorë, nëse ai apo ajo ishin
të gatshëm për të dhënë ndihmesë, nëse ai apo ajo kishin tendenca për t’u treguar agresivë
kundrejt një përfituesi e kështu me rradhë. Në mënyrë që të ndahen indikatorët apo treguesit
për të tilla çështje, kërkuesi duhet të realizojë një program vëzhgimi sa më të qartë të jetë e
mundur në mënyrë që vëzhguesi të ketë sa më pak interpretim të jetë e mundur për të bërë.
Problem me interpretimin e asaj që po ndodh (pra nëse ndonjë anëtar i stafit po tregohet apo
jo miqësor, apo agresiv) është se vëzhguesi mund të mos jetë konsistent apo në përputhje me
mënyrën se si i aplikojnë këto kritere, dhe nëse ka më shumë se një vëzhgues ata mund të
mos jenë në përputhje me njëri-tjetrin.

Një tjetër çështje që kërkon vëmëndje në lidhje me vëzhgimin apo observimin e strukturuar
është kampionimi. Duke pasur parasysh se mund të ketë disa anëtarë të stafit në shërbim të
përfituesëve herë pas herë, a vëzhgohet secili prej anëtarëve të stafit në mënyrë të
vazhdueshme me kalimin e ditëve apo ekziston ndonjë përpjekje për të kampionuar anëtarët e
stafit dhe kohën në të cilën do të vëzhgohen? Vëzhgimi i të gjithë anëtarëve të stafit në
mënyrë të vazhdueshme do të kërkonte një ekip kërkimor të madh dhe do të ishte shumë e
lodhshme për anëtarët e stafit. Në përputhje me rrethanat, një kërkues mund të vëzhgojë një
ose dy anëtarë të stafit në të njëjtën kohë. Një tjetër alternativë mund të jetë rregjistrimi i
ndërveprimeve me anë të video kamerës. Por edhe kjo gjë lë vend për pyetje: Si përzgjidhen
këta anëtarë dhe si do të vëzhgohen? Një qasje kampionimi rastësore është një strategji mjaft
e dëshirueshme , por në vëzhgimin e strukturuar lindin disa probleme. A duhet që secili prej
anëtarëve të stafit të vëzhgohet gjatë gjithë ditës? Nëse përgjigjia është jo sepse kjo gjë mund
të jetë tepër e lodhshme për ta, atëherë kur duhet të vëzhgohen? Kjo pjesë është veçanërisht e
rëndësishme duke patur parasysh se nuk duhet të vëzhgojmë gjithmonë një anëtar të veçantë
të stafit në të njëjtën kohë çdo ditë, sepse sjellja e saj apo e tij mund të variojë dhë ndryshojë
në mënyrë të konsiderueshme gjatë harkut kohor të ditës dhe një sjellje e caktuar mund të
mos vëzhgohet nëse, psh, ai ose ajo është observuar gjithmonë me orës 9:00 dhe orës 12:00.
Në mëngjes, anëtarët e stafit mund të jenë me miqësorë dhe më ndihmues sesa në orët e
mëvonshme të ditës kur ata mund të kenë kaluar situate të vështira. Rrjedhimisht, me shumë
mundësi duhet të sigurohet që vëzhgimi i anëtarëve të stafit të ndodhë në orare të ndryshme
gjatë ditës.

Një studim amerikan i mbledhjeve mes stafit të përkujdesit familjar dhe prindërve të fëmijëve
me çrregullime të sjelljes dhe emocionale ilustron përdorimin e një programi vëzhgimi për të
ekzaminuar shkallën në të cilën ekipi i përkujdesjes familjare ishte miqësor me familjet
(Sight et al,1997). Kjo nënkupton vlerësimin se cila prej gjërave të mëposhme ndodhën gjatë
takimit:

 prindërve i’u prezantohet një deklaratë se informacioni i diskutuar do të ngelet


konfidencial;
 prindi pyetet në lidhje me trajtimet ose ndërhyrjet që ai/ajo mendojnë se kanë
funksionuar ose jo në të shkuarën;
 marrja e ideve të prindërve lidhur me tipet/llojet e shërbimeve që ai/ajo do të
preferonte;
 prindërit përfshihen në dizenjimin apo strukturimin e një plani shërbimi.
Në secilin prej rasteve, çështja apo diskutimi mund të rregjistrohet nga vëzhguesit duke
aplikuar një formë vlerësimi të tipit po / jo. Temat e mësipërpërme janë të gjitha relativisht të
qarta dhe të drejpërdrejta por një interpretim tjetër ishte:

 anëtarët e familjeve u pritën në një mënyrë të sjellshme gjatë gjithë kohës.


Një total prej 79 mbledhjesh u vëzhguan, edhe pse nuk u bë e ditur sesi u realizua
kampionimi. Çështja kryesore e një kërkimi të këtij lloji është marrja e lejes, dhe në këtë rast
u tha se leja u përfitua prej të gjithë pjesëmarrësve të takimit, duke përfshirë edhe fëmijët.
Kjo pikë është mjaft e rëndësishme duke patur parasysh se vëzhgimi i strukturuar është një
teknikë mjaft invasive, veçanërisht në situata të këtij lloji që janë shumë të ngarkuara me
emocion. Në fakt, kërkimi tregon se miqësia ndaj familjeve ishte e variueshme, edhe pse në
përgjithësi autorët e përshkruan si të mirë dhe të arsyeshme.

Avantazhi kryesor i vëzhgimit të strukturuar është se ai i lejon kërkuesit të studiojnë sjelljen e


njerëzve të mënyrë të drejpërdrejtë se në formë indirekte duke i pyetur përmes pyetësorëve
apo intervistave. Nga ana tjetër, me anë të vëzhgimeve të strukturuara ekziston gjithmonë
rreziku se njerëzit do të modifikojnë sjelljen e tyre gjatë prezencës së vëshguesit . Gjithsesi,
është shumë e vështirë të përcaktosh sesa larg dhe në çfarë mënyre ndikohet sjellja prej
vëzhgimit.

Leksion 12

Tema: Çështje themelore në kërkimin cilësor .

7. Kërkimi cilësor Alan Bryman dhe Saul Becker


Ne tashmë e kemi trajtuar kërkimin cilësor në leksionet e mëparshme si një qasje ndaj
kërkimit të punës dhe politikave sociale që përfshinin principe të cilat janë jo vetëm shumë të
ndryshme nga ato të cilat operojnë në shkencat e natyrës por në shumë aspekte paraqiten në
kundërshtim total të këtyre principeve. Katër çështjet kryesore të përshkruara në kërkimin
cilësor ishin: fokusimi tek kuptimet dhe përshkrimet e aktorëve, duke e lidhur edhe me
nënvizimin e kontekstit, proçesi dhe fleksibiliteti. Prandaj, edhe pse termi kualitativ apo
cilësor duket sikur nënkupton mungesën e kuantifikimit si karakteristikë kryesore në dallimin
e kësaj strategjie kërkimore, është e qartë se ka më shumë sesa thjesht mungesë numrash.

Ashtu siç thekson edhe Bryman (2012) kërkimi cilësor ka dy tipare kryesore të cilat e
dallojnë nga kërkimi sasior. Së pari, kërkuesit cilësorë në mënyrë tipike përfshijnë një qasje
induktive në marrëdhënien mes kërkimit dhe teorisë. Qasja induktive lidhet me gjenerimin e
koncepteve dhe teorive prej të dhënave në ndryshim me qasjene e kërkimit sasior ku
konceptet dhe idetë teorike drejtojnë mbledhjen e të dhënave. Së dyti, kërkimi cilësor
adopton një pozicion konstruksionist në lidhje me natyrën e realitetit social. Kjo do të thotë se
fenomenet sociale dhe realiteti social kuptohen si të krijuar prej veprimeve dhe
interpretimeve të njerëzve gjatë ndërveprimit social. Pra, një pozicion konstruksionist do t’i
kushtonte më shumë rëndësi rolit që individët luajnë në ndërtimin e një rrjeti social dhe
pasjes së influencës në të. Kërkesit cilësor janë të prirur t’a trajtojnë realitetin social jo si
diçka që ekziston përtej arritjes dhe influencës së njerëzve, por si një gjë për të cilën ata janë
në një proçes të vazhdueshëm formimi dhe rishikimi.

Kriteret kualifikuese në kërkimin cilësor

Ndërsa në kërkimin sasior studiuesit kanë zhvilluar një set kriteresh të qarta dhe të
kuptueshme të cilat influencojnë mënyrën sesi kërkimi realizohet dhe shkruhet, në kërkimin
cilësor nuk ekzistojnë kritere të pranuara kaq unanimisht. Ekzistojnë dy qëndrime bazë lidhur
me përshtatshmërinë dhe relevancën e katër kritereve të përmendura në leksionet e
mëparshme, të cilat quhen qëndrime adaptimi dhe zëvendësimi. Qëndrimi adaptues
argumenton se kriteret konvencionale (vlefshmëria, besueshmëria, përgjithsueshmëria dhe
përsëritja) janë shumë të rëndësishme por ato duhet të adaptohen me natyrën dhe orientimin e
kërkimit cilësor.

Pozicioni adaptues

Një shëmbull për pozicionin adaptues është dhënë prej Le Compte dhe Goetz (1982), të cilët
propozojnë kriteret e mëposhtme:

 Besueshmëria e jashtme: a mund të përsëritet studimi? Kjo është e vështirë për t’u
arritur pasi është e pamudur të ngrish apo fiksosh një situatë të caktuar në mënyrë që
studjues të ndryshëm mund t’i qasen të njëjtës situatë në të njëjtën mënyrë. Ri-
studime të nivelit të lartë për shoqëritë në një shkallë të vogël të realizuara nga
etnografët shpesh herë i japin jetë gjetjeve mjaft kontradiktore (Bryman,1994).
Veçanërisht problemi qëndron në arsyet alternative të diferencave, siç janë gjinia,
mosha, dhe pozicioni social i të kërkuarit cilësor (psh nëse është i/e shoqëruar nga
bashkëshori apo bashkëshortja), nëse po studjohet ekzaktësisht i njëjti kontekst dhe
kuptimi i periudhave të ndryshme kohore mbi gjetjet.
 Besueshmëria e jashtme: kur studiues të ndryshëm janë pjesë e së njëjtit ekip a bien
dakort me vëzhgimet e bëra dhe me atë që u thuhet? Ky është një kriter mjaft i
rëndësishëm por ka pak rëndësi për kërkuesit e vetëm, që nuk janë pjesë e ndonjë
ekipi apo grupi, edhe pse disa mund të duan të kërkojnë konfirmin prej të tjerëve mbi
interpretimet e tyre.
 Vlefshmëria e brendshme: a ka një lidhje të mirë mes vëzhgimeve të kërkuesëve dhe
ideve të tyre teorike? Kjo është një forcë e madhe për kërkimin cilësor sepse
konceptet dhe teoritë shfaqen në mënyrë induktive prej të dhënave, kështu ka shumë
mundësi që të ketë një korrespondim të kënaqshëm mes të dhënave dhe koncepteve
nëse kërkuesi paraqet ndërhyrje apo interferencë të pajustifikueshme prej të dhënave.
Sidoqoftë, është e vështirë që të krijosh standarte të qarta dhe të prera për këtë tipar të
kërkimit.
 Vlefshmëria e jashtme: a mund të përgjithsohen gjetjet për vende apo popullata të
tjera? Ky kriter shihet shpesh si një problem për kërkimin cilësor sepse zakonisht nuk
paraqet proçedura të kampionimit rastësor me probabilitet për përzgjedhjen e
pjesëmarrësve të studimit shpesh herë përfshin dizajnin kërkimor të studimit të rastit e
cila nuk të lejon gjeneralizimin për një popullatë më të gjërë. Nga ana tjetër, për
kërkuesit cilësorë nuk është qëllim gjeneralizimi i gjetjeve për popullatat, por
prezantimi i kuptimeve teorike të cilat mund të përdoren prej kërkuesëve të tjerë.
Williams (2002) merr një qëndrim disi ndryshe ku argumenton se në kërkimin cilësor
gjeneralizimi shpesh herë merr formën e një përgjithsimi të moderuar përmes së cilit
aspekte të një situate ‘mund të shihen si shembuj të një seti më të gjërë karateristikash
ose tiparesh të njohura’. Në fakt, William sugjeron se ai nuk është duke rekomanduar
se kërkuesit cilësorë duhet të kërkojnë të gdhëndin këto lloj përgjithsimesh, gjë që ata
gjithsesi, shpesh herë e bëjnë, por nuk e kuptojnë atë.
Pozicioni i zëvendësimit

Si shembull për pozicionin e zëvendësimit,është puna e Lincoln dhe Guba (1985) të cilët
propozojnë katër kritere të cilët janë analogë me kriteret e kërkimit sasior, por në një tjetër
formë. Kriteret lidhen me faktin nëse gjetjet janë të besueshme. Për t’a zgjeruar paksa
konceptin, puna e tyre reflekton shqetësimin nëse mund të jetë e mundur ndonjëherë që të
bëhët një përcaktim i vetëm dhe definitiv i realitetit social. Shpesh herë këtij pozicioni i
referohen si anti-realist që ka prirje të forta prej këndvështrimit post-modernist. Në shumë
aspekte këto kritere janë më shumë për t’a bërë kërkimin të duket më i besueshëm sesa fakti
se ndjekja e sugjerimeve do t’a bëjë atë vërtet të besueshëm. Në kundërshtim me të, kritere si
besueshmëria dhe vlefshmëria marrin një pozicion realist, i cili nënkupton se ka një realitet të
jashtëm që mund të përshkruhet dhe prezantohet prej kërkuesëve të politikave sociale.

Fig.1: Kriteret alternative dhe termat ekujvalente të kritereve konvencionale sipas Lincoln
dhe Guba

Kriteret alternative Kriteret kërkimore të kërkimit sasior

Kredibiliteti Vlefshmëria e brendshme


Transferueshmëria Vlefshmëria e jashtme
Mbështetshmëria Siguria
Konfirmimi Objektiviteti

Në figurën e mësipërme prezantohen kriteret alternative të Lincoln dhe Guba (1985) dhe se
çfarë i duhet në mënyrë që të bëhen terma ekujvalente të asociuara me kriteret konvencionale
që përfshihen në kërkimin sasior. Panvarësisht se idetë e tyre janë të diskutueshme dhe
shpesh herë kontradiktore ato janë interesante.

Kredibiliteti lidhet me pyetjen nëse një sasi e caktuar gjetjesh janë të besueshme. Lincoln dhe
Guba përcaktojnë një varietet aktivitetesh dhe praktikash të cilat mund të rrisin
besueshmërinë e gjetjeve. Këto përfshijnë: triangulimin; analiza e rasteve negative, ku
kërkuesi kërkon raste të cilat shkojnë në kundërshtim me strukturën e gjetjeve të shfaqura,në
mënyrë që gjetjet të mund të rishikohen nën dritën e një informacioni të ri; dhe atë që ata e
quajnë ‘kontrollin e anëtarëve’. Kontrolli i anëtarëve, që shpesh quhet edhe miratimi i
respondentëve dhe miratimi i anëtarëve, është një proçedurë me një përdorim që vjen
gjithmonë e duke u rritur, ku kërkuesi përfshin pjesëmarrës në kërkim të cilëve u kërkon të
komentojnë mbi disa materiale specifike të tij ose të saj. Këto mund të jenë lloje të ndryshme
materialesh si: transkripte ose përmbledhje të intervistave; gjetje ose raporte të shkurtra; dhe
drafte artikujsh ose kapitujsh. Idea është që gjetjet e kërkimit të bëhen më të besueshme duke
të jetë në gjëndje të deklarohet se disa aspekte të tyre janë verifikuar nga ata njerëz tek të cilët
u krye studimi . Për shumë studiues kontrollet e anëtarëve janë shpesh herë një mënyrë mjaft
e dobishme për të rritur saktësinë e gjetjeve të tyre.

Transferueshmëria lidhet me faktin nëse gjetjet janë të përshtatshme për vende, kontekste të
tjera përveç atij ku është realizuar studimi. Në mënyrë që të rritet trasferueshmëria, Lincoln
dhe Cuba rekomandojnë përcaktime të detajuara të mjedisit ku u krye studimi (shpesh i
referohen si përshkrim i dendur). Këto lloj përcaktimesh lejojnë kërkuesit e tjerë të vendosin
nëse gjetjet qëndrojnë në kontekste të tjera.

Mbështetshmëria lidhet me pyetjen sesa gjatë ne mund të mbështetemi tek të dhënat. Për këtë,
Lincoln dhe Cuba advokojnë një qasje audituese e cila mban emrin ‘gjurma audituese’. Kjo
do të thotë se duhen mbajtur shënime gjatë çdo shkalle të proçesit kërkimor, duke përfshirë
minutat e mbledhjeve, detajet e vendimmarrjeve përgjatë secilës fazë të projektit në mënyrë
që pyetjet si ato që do të prezantohen më poshtë të adresohen: ‘A janë ndjekur proçedura
korrekte? ’ ‘A janë mbajtur shënime rreth mënyrës sesi janë kampionuar njerëzit?’ ‘A u
informuan siç duhet në lidhje me çështjet etikë?’ ‘A i justifikojnë të dhënat konkluzionet e
gjeneruara?’. Kjo me shumë mundësi është mjaft kërkuese për auditorin. Një proçedurë e tillë
me shumë mundësi do të përfshinte rishikimin e traskripteve, intervistave, shënimeve të
terrenit, minutat e mbledhjeve, draft raportet, etj me rradhë në mënyrë që të vendosej
mbështetshmëria. Prandaj nuk është e papritur që numri i shembujve të praktikave që
përdorin gjurmët audituese janë shumë të pakta.

Konfirmimi lidhet me faktin nëse kërkuesi ka lejuar që vlerat e tij personale të kenë ndërhyrë
në mënyrë të tepruar dhe të pajustifikueshme. Në lidhje me këtë aspekt, Lincoln dhe Cuba
advokojnë sërisht përdorimin e gjurmëve audituese, duke nënkuptuar se kjo i ndihmon
kërkuesit të jenë sa më objektiv gjatë realizimit të studimit të tyre. Megjithatë jo të gjithë
kërkuesit e pranojnë këtë si këtë si kriter, pasi sipas tyre, vlerat e kërkuesve dashje, pa dashje
do të ndërhyjnë në kërkim edhe pse argumentohet kjo gjë duhet mbajtur në minimumin e
mundshëm.
Përsa i përket faktit se kërkimi cilësor është më i përfshirë në në lojën e të bindurit të
lexuesëve dhe të tjerëve se versoni i tyre i prezantimit të aspekteve të realitetit social është
më i besueshëm dhe autoritar sesa përqasjet e tjera, Lincoln dhe Cuba janë në konflikt si me
kërkimin sasior ashtu edhe me ate cilësor. Pa asnjë dyshim, pjesa më e madhe e kërkuesëve
do të mbështesnin këndvështrimin e Lincoln dhe Cuba që mund të ketë versione të ndryshme
të realitetit social, por tipari kyç i çdo kërkuesi është ai i të bindurit të të tjerëve se versioni i
tij ose i saj i ngjarjeve është ai i duhuri.

8. Kampionimi në kërkimin cilësor Clive Seale


Kërkuesit cilësorë janë gjithmonë e më shumë të interësuar që t’i përgjithsojnë gjetjet e tyre
për kontekste të tjera pothuajse në të njëjtën mënyrë që interesohen kërkuesit të cilët përdorin
metoda sasiore. Për shkak të kësaj arsyeje të gjitha format e kampionimit me probabilitet, me
kuota etj me rradhë janë gjithashtu të rëndësishme edhe për studimet cilësore. Kjo gjë shpesh
herë harrohet pasi kërkuesit cilësorë bëhen shumë të lidhur me nocionin e diferencave që
ekzistojnë mes këtyre dy qasjeve kërkimore. Megjithatë, ka disa teknika kampionuese që janë
zhvilluar për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të veçanta të kërkuesëve cilësorë, aplikimi i
të cilave mund të përfshijë zbatimin e llogjikës kampionuese sasiore në projekte cilësore
specifike, dhe këto do të prezantohen në vazhdim.

Një nga karakteristikat kryesore të pjesës më të madhe të kërkimeve cilësore është


përkushtimi ndaj zbulimit, e thënë me fjalët e John Lofland, ‘çfarë lloj gjërash janë duke
ndodhur, sesa të përcaktojë frekuencën e paracaktuar të llojeve të gjërave që kërkuesi beson
në përparësi se mund të ndodhin’ (1971). Prandaj, në vend që të përshkruajë sesa guralecë të
kuq, të zinj, ose ovalë ndodhen në plazh, kërkuesi cilësor mund të jetë duke kërkuar për
guralecin i cili dallon prej të tjerëve. Kjo kërkon vështrimin në vende të pazakonta, ndoshta
duke përdorur njohuritë gjeologjike dhe të dhënat sasiore rreth shpërndarjes ekzistuese të
formave dhe ngjyrave në mënyrë që t’i jepet drejtim kërkimit në pikën që duket se ka më
shumë gjasa të jetë e duhura. Pra, teoria dhe analiza e të dhënave në mënyrë të vazhdueshme
– e thënë shkurt, puna e trurit - mund të drejtojë gjuetinë. Kur arrijmë të gjejmë atë për të
cilën po kërkonim, fenomeni i ri studjohet në mënyrë intensive sepse me shumë mundësi
mund të ndryshojë teoritë ekzistuese sesi janë formuar guralecët. Prandaj, kampionimi cilësor
përqëndrohet në kërkime për teori të pasura me shembuj, ndaj edhe shumë thonë se qëllimi i
tij është të krijojë përgjithsime teorike sesa përgjithsime empirike (Mitchell,1983).

Si rrjedhim, kampionimi në kërkimin cilësor mund të marrë forma nga më të


paparashikueshmet. Nëse marrim si shembull një studiues i cili ndodhet përpara një arkivi
dosjesh, duke menduar se cilën dosje duhet të përzgjedhë për t’a studiuar më pas, kjo do të
varet pjesërisht se çfarë është gjetur në dosjen e fundit, pjesërisht nga perspektiva e vetë
investiguesit mbi literaturën relevate të temës së tij apo të saj, prej formës që projekti shfaqet
e cila është zakonisht forma e historisë që kërkuesi dëshiron të tregojë.

Studimet cilësore shpesh herë fillojnë duke dëshiruar të zbulojnë pozicionin unik të një grupi
të veçantë njerëzish (psh, gratë, grupe me identitet seksual të vetëpërcaktuar, etnikë ose fetar)
. Megjithatë, problemi me studimin e rasteve unike është vështirsia në të provuarin e të
dhënave për shkak të mungesës së një grupi krahasues (si psh, burrat ose ata me një vetë-
identifikim të ndryshëm seksual, etnik, fetar).

Kjo gjë u demonstrua në rastin e një studimi narrativ mbi kancerin e gjirit nëpër gazeta
(Seale, 2002). Studime të mëparshme janë fokusuar në portretizimin e gruas, duke
argumentuar se reagimi i tyre ndaj kancerit u tregua në mënyra të cilat kishin një tendencë për
të intimiduar dhe disavantazhuar lexueset femra që kanë këtë sëmundje. Studimi i Seales
krahasoi portretizimet e burrave me kancer dhe grave gjithashtu, duke treguar se stereotipet e
mashkulloritetit ishin të pranishme dhe duke treguar në të njëjtën kohë diferencat dhe
ngjashmëritë që secila gjini u përshkrua.

Një mjet thelbësor konceptual për kërkuesit të cilët janë të interesuar në kampionimin për
pasuri teorike është ideja se kampionimi duhet të jetë i përkushtuar, pjesërisht në kërkimin e
‘një shembulli negativ’ ose ‘rasti devijant’ i cili, duke kundërshtuar teorinë e prezantuar,
mundet që në fund të studimit t’a zgjerojë ose t’a thellojë atë. Në kërkimin sasior këto lloj
shembujsh shihen si kërcënime të vlefshmërisë së studimit, dhe përpjekja për të përjashtuar
shpjegimet alternative (psh variablat false) mund të çojë në qasje mjaft krijuese për dizajnin
dhe analizën kërkimore. (Campell dhe Stanley,1966). Në kërkimin cilësor rasti devijant mund
të kërkohet jashtë, sepse me shumë mundësi mund të gjenerojë një teori më të plotë.

Kampionimi ortek, vullnetar dhe konvenient janë gjithashtu metoda që përdoren në kërkimin
cilësor. Nuk është gjithmonë që të kemi një kornizë kampionuese dhe disa anëtarë të grupeve
relevante mund të jetë e vështirë t’i gjejmë. Në qasjen ortek, kërkuesi i kërkon të
intervistuarit se kush tjetër mund të jetë i interesuar dhe i përshtatshëm për t’u intervistuar në
mënyrë që të ndërtohet lista e kontakteve.

Vullnetarët mund të rekrutohen përmes reklamave në disa mënyra- gazeta, internet, hapjes së
llafit etj. Ose kërkimi mund të fillojë me këdo që është i përshtatshëm ose konvenient- një
mik, apo një kalimtar- dhe të vazhdosh këtë formë derisa të gjykosh se ke njohuri të
mjaftueshme. Këto metoda janë mjaft të përdorura në kërkimet cilësore dhe madje realizojnë
edhe prezantimin e njohurive apo teorive të ndryshme, por mundësitë që ato të rezultojnë në
një kampion përfaqësues kanë pak gjasa.

Leksion 13

Tema: Kërkimi cilësor, metodat dhe burimet e të dhënave cilësore

9. Një rishikim i metodave dhe burimeve kryesore të të dhënve në kërkimin cilësor


të punës dhe politikave sociale Alan Bryman dhe Saul Becker
Në këtë leksion do të shqyrtohen metodat kryesore të mbledhjes së të dhënave. Janë gjithsej
pesë burime dhe metoda kryesore për mbledhjen e të dhënave në kërkimin cilësor:

 Intervistat e pastrukturuara dhe gjysëm të strukturuara;


 Etnografia;
 Fokus grupet;
 Rrëfimet;
 Dokumentet;
Intervistat e pastrukturuara dhe gjysëm të strukturuara Annie Irvin

Intervistimi është metoda parësore për mbledhjen e të dhënave në kërkimin cilësor; intervistat
e pastrukturuara dhe gjysëm të strukturuara janë emërtimet që përdoren për të përshkruar këto
lloj intervistash. Me gjithatë ato mund të hasen edhe nën emërtime të tjera si: të thelluara,
cilësore, të fokusuara, jo-direktive apo jo-drejtuese, narrative dhe biografike. Panvarësisht
termave që përdoren për këto lloj intervistash, secila prej prej tyre ka si qëllim që t’i lejojë të
intervistuarit të shprehen lirshëm, me fjalët e tyre në lidhje me eksperiencat e tyre
personale,perspektivat dhe kuptimet (Mason,2002; Rubin dhe Rubin,2005; Kvale dhe
Brinkmann,2009).

Disa autorë argumentojnë se nuk mund të ekzistojë një gjë e tillë si intervistë e pastrukturuar
– pasi çdo ndërveprim social strukturohet në njëfarë mënyre (Jones,1985; Collins,1998;
Mason, 2002). Gjithsesi, për qëllimet e që ne kemi gjate realizimit të një kërkimi ‘struktura’
mund të mendohet si një konstrukt në të cilën temat që do të trajtohen, fjalët që do të
përdoren dhe rradhitja e pyetjev që do të bëhen janë të para-specifikuara prej kërkuesit dhe ka
fleksibilitetin e duhur për t’i ndryshuar ose adaptuar këto aspekte sipas rrjedhës së
intervistës. Në intervistën e gjysëm të strukturuar, intervistuesi përdor një guidë e cila
përmban çështjet kyçe të interesit. Prezantohen një numër i paracaktuar pyetjesh dhe qëllimi
kryesor është që të mbulohen të gjitha çështjet kryesore gjatë intervistës. Megjithatë, është e
lejueshme që të bëhen ndryshime në këtë guidë në mënyrë që të ndiqet rrjedhshmëria e
përgjigjeve të të intervistuarit. Kjo lidhet me modifikimin e rradhës së pyetjeve; ndryshimi i
fjalëve që janë përdorur apo menyrës se si janë formuluar pyetjet; sqarimin e kuptimit të
pyetjeve; ose heqja se shtimi i pyetjeve në varësi të rëndësisë që ato mund të marrin prej të
intervistuarit.

Në krahasim me këtë, intervista e pastrukturuar formëzohet ose gdhendet kryesisht prej të


intervistuarit. Kërkuesi mund të fillojë me një pyetje fillestare të hapur, ose një numër të
kufizuar temash që dëshiron të eksplorojë (Bryman,2012). I intervistuari pritet që të luajë një
rol aktiv, drejtues dhe mund të trajtojnë temat që atyre u duken më të rëndësishme.
Megjithatë, disa të intervistuarëve mund t’u duket kjo lloj mënyrë intervistimi, me pak apo pa
stukturë, kofuze ose çorientuese (Jones,1985; Holt,2010). Një intervistë e pastrukturuar mund
të rezultojë në të dhëna të pastrukturuara, të cilat rrjedhimisht mund të jenë më sfiduese dhe
të konsumojnë shumë kohë për t’i analizuar (Tighe,2001).

Intervistat e pastrukturuara dhe gjysëm të strukturuara kërkojnë qëndrueshmëri, nivel të lartë


përqëndrimi si edhe një sërë aftësish komunikuese, sociale dhe praktike, të cilat mund të
përmirsohen vetëm me eksperiencë.

Vendosja e marrëdhënieve; me marrëdhënie kuptohet vendosja e një shkalle kuptueshmërie,


besimi, respekti dhe rehatie që zhvillohet mes intervistuesit dhe të intervistuarit (Arksey dhe
Knight,1999). Koha për të krijuar këtë lidhje është sapo fillon marrëdhënia mes dy palëve, e
cila mund të jetë përmes telefonit gjatë kohës që negociohet dhe vendoset aksesi. Çdo
intervistë është një takim social unik dhe lloji i marrëdhënies së duhur varion nga njëra tek
tjetra në varësi të të intervistuarit (Jonas,1985). Qëllimi i intervistuesit është që të jetë
personal, i sjellshëm dhe i interesuar. Gjatë intervistës, ata duhet të dëgjojnë me vëmëndje
dhe të mos tregohen të paduruar. I intervistuari duhet të lëjë përshtypjen se është se
pikëpamjet dhe opinionet e të intervistuarëve janë me vlerë.

Drejtimi i pyetjeve dhe nxjerrja e informacioneve: intervistuesi duhet të përpiqet që të bëjë


pyetje të hapura sesa drejtuese, duke përdorur fjalë të kuptueshme dhe të përshtatshme për
personat që po intervistohen. Nëse të intervistuarit përdorin një terminologji të veçantë,
specifike, intervistuesi duhet t’i pyesi se çfarë nënkuptojnë dhe jo të marrë me mend
kuptimin. Ai duhet të bëjë një përmbledhje të asaj që i është thënë në mënyrë që të verifikojë
infrmacionin e marrë dhe herë pas herë mund të luajë rolin “e të pafajshmit” (Hermanoëicz,
2002), në mënyrë që të nxjerrë sa më shumë detaje. Mund edhe të përdoren fotografi apo
dokumente të ndryshëm në mënyrë që të inkurajohet një diskutimakoma edhe më i thellë.

Dëgjimi: intervistuesit duhet të jenë dëgjues kompetent dhe aktiv. Kjo lidhet jo vetëm me atë
çfarë thotë i intervistuari por edhe me mënyrën se si ata i shprehin mendimet e tyre, duke u
fokusuar psh tek toni i zërit që përdorin. Edhe pse në disa intervista mund të flitet më pak,
rregulli i përgjithshëm është që intervistuesi të dëgjojë më shumë se sa të flasë.

Emocionet dhe mirëqënia: ndërsa pjesëmarrja në një studim mund të jetë një eksperiencë
positive, ka edhe raste që mund të rezultojnë në lëndime të mundshme, duke përfshirë
ndërhyrjen në jetën private dhe sferën personale, sikletin, stresin apo lodhjen. Gjatë zhvillimit
të intervistës është e rëndësishme që intervistuesi tëjetë i vëmendshmëm ndaj shenjave
verbale dhe jo verbale në mënyrë që të kuptojë se sip o reagon i intervistuari ndaj takimit
kërkimor. Intervistuesi duhet të ‘nuhasë’ temat delikatë të cilat mund të krijojnë situata të
sikletshme me të intervistuerin dhe duhet të përgatittet se si t’u përgjigjet apo se sit ë reagoje
ndaj këtyre situatave (Kavanaugh dhe Ayres,1998; Goodrum dhe Keys,2007; Mitchell dhe
Irvine,2008).

Rregjistrimi dhe traskriptimi: është e rëndësishme të kesh një rregjistrim të kuptueshëm të


intervistës dhe në studime që përfshijnë intervista të pastrukturuara apo gjysëm të
strukturuara gjithmonë realizohet një rregjistrim audio. Një rregjistrues dixhital ka një cilësi
të lartë rregjistrimi dhe është i thjeshtë për t’u menaxhuar. Përpara intervistës, këto lloj
aparatësh gjithmonë duhen testuar dhe gjithmonë duhet të merren bateri rezervë.
Intervistuesit duhet t’i shpjegojnë të intervistuarit se përse rregjistrimi është i rëndësishëm.
Eksperienca ka treguar se rrallë janë ata që refuzojnë të rregjistrohen, megjithatë, nëse kjo
ndodh, patjetër që duhet respektuar. Në çdo rast është e rëndësishme që të mbahen shënime
gjatë intervistës sepse mund të ndodhë që rregjistrimi të fshihet, prishet etj. Pas çdo
intervistimi duhen bërë shënime shtesë, psh rreth sjelljes jo verbale të të intervistuarit, për
mënyrën se si shkoi intervista, ndërveprimi, detaje të ndryshme etj. Ideale do të ishtë që
rregjistrimet audio të traskriptoheshin të plota, por duhet të kihet parasysh që këto lloj
proçesesh të konsumojnë shumë kohë.

Intervistimi me telefon në kërkimin cilësor Annie Irvin

Tekste të ndryshëm kanë theksuar se intervistimi nëpërmjet telefonit nuk është shumë i
përshtatshëm kur bëhet fjalë për një kërkim cilësor (Rubin dhe Rubin,1995; Legard et
al,2003; Gillham,2005). Kjo për kryesisht për shkak të mungesës së raportit ballë për ballë e
cila thuhet se ngushton zhvillimin e nja takimi natyral, element i cili shpesh herë
konsiderohet si mjaft i rëndësishëm në gjenerimin e të dhënave cilësore. Megjithatë,
ekzistojnë avantazhe potenciale në përdorimin e telefonit gjatë në intervistat kërkimore, si
psh kursimi në kostot e udhëtimit, kohës dhe sigurisht ruajtja e anonimatit sidomos për
çështjet delikate. Çështjet kryesore që duhet patur parasysh gjatë realizimit të intervistave
telefonike janë:

Resurset dhe konvenienca: siç edhe u theksua më sipër, kjo lloj metode nuk përfshin
udhëtimin, janë më të lira dhe kërkojnë më pak kohë. Telefonatat mund të duken më pak
ndërhyrëse.

Aksesueshmëria dhe përfshirja: intervistat me telefon bëjnë të mundur përfshirjen e


pjesëmarrësve të cilët ndodhen në vende që është e pamundur ose jo praktike për t’u
aksesuar. Përdorimi i intervistave me telefon mundëson përfshirjen e pikëpamjeve të një
popullate kërkimore që është gjërësisht e shpërndarë, me pjesëmarrës që janë gjeografikisht
larg prej kërkuesit, ose me njerëz të cilët ndodhen në mjedise të paaksesueshme prej kërkuesit
(si psh burgjet). Mund të jenë edhe pamundësi të tjera që e kufizojnë kërkuesin të udhëtojë, si
psh pamundësia fizike. Megjithatë, arsye të ndryshme e bëjnë këtë metodë të vështirë për tu
aplikuar siç është fakti se jo të gjithë individët disponojnë telefon, disa mund të kenë
probleme me dëgjimin etj. Chapple (1999) sugjeron se mund të jetë e papërshtatshme të
përdorësh intervistën me telefon në rastet kur ka barriera gjuhësore të cilat lënë vend për
keqkuptime.

Etika dhe Siguria: pjesëmarrësit e kërkimit mund të dëshirojnë të intervistohen me telefon


nëse kërkojnë që të ngelen anonim kur trajtohet një temë delicate (Kavanaugh dhe Ayres,
1998; Chapple,1999; Sturges dhe Hanrahan,2004). Pjesëmarrësit mund të mendojnë se kjo
lloj mënyrë është më pak ndërhyrëse dhe i bën të ndihen më të sigurt se sat ë shkojnë e ta
takojnë ballë për ballë intervistuesin.

Konsideratat ndërvepruese: në intervistën ballë për ballë kërkuesit kanë akses ndaj sinjaleve
jo verbale të pjesëmarrësve siç është konfuzioni, pareahtia, stresi që mund të provokohen nga
një pyetje e veçantë. Edhe pse kët mesazhe mund të perceptohen përmes tonit të zërit apo
heshtjes, ato janë të vështira për tu kuptuar totalisht prej telefonit. Gjithashtu sugjerohet se
disa nuance të kuptueshmërisërrezikojnë të humbin gjatë një telefonate intervistuese sepse
komunikimi ndodh përmes ‘gjuhës së trupit’ përçse me anë të fjalës (Gillgam 2005; Fielding
dhe Thomas, 2008). Edhe pjesëmarrësi nga ana tjetër ka akses të limituar nga ndërveprimet jo
verbale të kërkuesit, si psh tundja e kokës, buzëqeshjet, shikimet kureshtare apo të çuditura
etj, dhe mund të lindë nevoja që të përdoren tregues vokalë për të sqaruar ndonjë kërkesë të
mundshme (Dicker dhe Gilbert,1998; Stephens,2007).

Etnografia John D.Breëer

Etnografia është një stil kërkimi më shumë sesa një metodë e vetme dhe mund të
përkufizohet si: ‘studimi i njerëzve në habitatin e tyre natyror përmes mjeteve dhe metodave
të cilat kapin kuptimet e tyre sociale dhe aktivitetet e zakonshme, duke përfshirë pjesëmarrjen
e drejtpërdrejtë të kërkuesit në vendin e tyre, aktivitetet e tyre, në mënyrë që të mbledhë të
dhëna në mënyrë sistematike por pa patur qëllim imponimin e kërkuesit nga jashtë’ (Breëer,
2010).

Shpesh herë etnografia ngatërrohet me vëzhgimin pjesëmarrës, por etnografia nuk kërkon me
domosdoshmëri pjesëmarrjen dhe repertori i teknikave të saj përfshin në të njëjtën kohë edhe
intervistat në thellësi, analizën e ligjëratës, dokumentet personalë dhe skicimet e librave.
Metodat vizuale si videot, fotografitë, filmat janë gjithashtu mjaft të njohura duke na
prezantuar me një nën-fushë të ‘etnografisë vizuale’ (Pink,2001;). Gjithashtu përdorimi i
materialeve të bazuara në internet si psh, intervistat online apo blogjet na japin një ‘etnografi
virtuale’ (Hine, 2000) ose siç quhet shpesh ‘etnografia dixhitale’ (Murthy,2008), e cila kohët
e fundit është ka fituar një popullaritet mjaft të madh edhe pse kjo lloj forme paraqet mjaft
rreziqe për një etnograf (Mann dhe Steëart,2000). Të gjitha këto metoda përdoren edhe në
kërkime të tjera, por ajo që e dallon aplikimin e tyre në etnografi është se ato përdoren për të
arritur objektivat që e dallon këtë lloj stili kërkimi; që është eksplorimi i kuptimeve sociale të
njerëzve përmes përfshirjes në fushën e tyre të ndërveprimit.

Fokusimi në kuptimet sociale siguron që kërkimi etnografik të bazohet në studimin e rasteve.


Rasti mund të përfshijë një individ të vetëm, situate apo ngjarje të veçanta, organizata, një
institucion social, një lagje etj, por ajo çka e dallon qasjen etnografike është se rasti të lejon
shqyrtimin e detajuar, të pasur dhe të thellë.

Pra etnografia në punën dhe politën sociale:

 Ndihmon në dhënien e një pikëpamjejetë botës dhe kuptimeve sociale të atyre që


preken prej politikave apo strategjike ndërhyrëse;
 Ndihmon në sigurimin e përshtypjeve të atyre që mendohet se mund të jenë pjesë e
problemit që politika apo strategjia prezupozohet të adresojë;
 Përdoret për të vlerësuar efektet e ndërhyrjes së një strategjie apo politike sesi këto
efekte janë perceptuar dhe përjetuar prej njerëzve që lidhen me to;
 Përdoret për të identifikuar pasojat e paparamenduara të iniciativave politike apo
strategjive duke patur parasysh se ato manifestojnë eksperiencat e njerëzve;
 Përdoren për të siguruar të dhëna grumbulluese që i furnizon politikë bërësit më një
‘trup’ njohurishë që përdoren për të realizuar vendimmarrjen.

Fokus grupet Janet Smithson

Një fokus grup është një grup prej zakonisht 6-12 pjesëmarrësish, me një moderator që bën
pyetjet rreth një teme specifike duke mbuluar një sërë çështjesh dhe duke përfshirë një lloj
aktiviteti kolektiv. Ndërveprimet mes pjesëmarrësve janë një karakteristikë dalluese e
metodologjisë së fokus grupeve, që e dallon nga format e tjera të teknikave të intervistimit
në grup (Kreuger,1998). Avantazhet praktike të përdorimit të fokus grupeve është mundësi
për të mbledhur një numër të madh të dhënash për një temë të caktuar në një kohë të shkurtër
(Bloor et al,2001). Fokus grupet i’u sigurojnë kërkuesëve akses të drejtpërdrejtë në fjalorin
dhe konceptet që pjesëmarrësit përdorin për të strukturuar eksperiencat e tyre.

Megjithatë shpesh herë ka probleme në organizimin e grupeve. Në praktikë, grupet kanë


tendencën të bazohen tek disponueshmëria sesa në përfaqësueshmërinë kampionuese, e cila
nënvizon nevojën për proçedura rigoroze rekrutimi në mënyrë që të evitohen këto lloj
problemesh. Moderimi i fokus grupeve mund të jetë kompleks , kërkon trajnim dhe
eksperiencë, dhe të dhënat e përftuara mund të jenë të vështira për tu transkriptuar dhe
analizuar (Pini,2002).

Kur është i përshtatshëm përdorimi i fokus grupeve

Fokus grupet janë të përshtatshme për mbledhjen e të opinioneve të grupeve, shpalosja e


çështjeve komplekse, për studimin e ndërveprimeve në grup dhe për realizimin e kërkimeve
me njerëz të cilët mund të ndihen më rehat në prezencën e mjedisi me njerëz. Fokus grupet
me fëmijë kanë rezultuar mjaft efektivë për mbledhjen e të dhënave (Ronen et al, 2001).
Sigurisht që jo çdo çështje apo temë është e përshatshme për tu diskutuar në grup, si psh
temat që lidhen me eksperienca jetësore personle, seksualiteti, financiare, infertiliteti etj.

Drejtimi i fokus grupeve

Në manualet e focus grupeve (Greenbaum,1998;Morgan dhe Kreuger,1998; Kreger dhe Case,


2008), rekomandohen grupe me një numër pjesëmarrësish prej 8-12 personash. Barbour dhe
Kitzinger (1999) advokojnë më pak pjesëmarrës por theksojnë se natyra e temës që është
përzgjedhur për t’u diskutuar përcakton masën e grupit. Grupet e vogla i japin më shumë
hapësirë pjesëmarrësve në mënyrë që secili prej tyre të ketë mundësi të flasë dhe të
eksplorojë në detaje eksperiencën e tij (Brannen et al,2002). Numri i fokus grupeve që do të
përfshihet përcaktohet prej numrit të nëngrupeve që janë përfshirë në studim (Bloor et al,
2001). Koha dhe para janë faktorë kryesorë në rekrutim, mbledhje,transkriptim dhe
analizimin e fokus grupeve, i cili mund të jetë mjaft i shtrenjtë. Fokus grupet duhet të zgjasin
mes një deri në dy orë duke ndjekur një guidë gjysëm të strukturuar, megjithatë autorë të tjerë
theksojnë theksojnë se nuk ka një mënyrë të vetme që përcakton sesi të drejtosh një fokus
grup. Të dhënat që mblidhen prej fokus grupeve mund të përfshijnë mbajtjen e shënimeve,
traskriptimeve audio dhe rregjistrimeve me video. Çështjet etike lidhur me mënyrën sesi do të
menaxhohet konfidencialiteti duhet të bëhen të qarta që në fillim.
Grupet e fokusi zakonisht janë homogjenë – psh, një grup me probleme mjekësore të
ngjashme, apo me një background kulturor të ngjashëm.

Metodat biografike, rrefimet Bob Matthews dhe Liz Ross

Rrëfimet janë tregime të shkurtra të treguara në mënyrë shoqërore. Ato janë përshkrim i një
sekuesnce ngjarjesh të shkurtra siç i paraqiten rrëfyesit në kohën e tanishme, pasi janë
përpunuar,analizuar dhe ndërtuar në tregime. Ky nocion i përshkrimit ka rëndësi thelbësore;
rrëfimet nuk janë dokumentime të ngjarjeve, ato janë përfaqësime të një vargu ngjarjesh. Psh,
në një nivel shumë të thjeshtë, faktet e një çasti të caktuar shpesh mund të përcaktohen lehtë
(mund të kontrollojnë arkivat e motit për të parë nëse ka rënë shi psh), por nëse çështja e
motit ka rëndësi kyçe për tregimin, atëherë kjo duhet t’i lihet rrëfyesit.

Ky lloj i mbledhjes së të dhënave ka diçka mjaft të pazakontë dhe të rëndësishme; diçka që e


bën atë të ndryshëm nga metodat e tjera. Kjo ndodh për arsye se të dhënat që mbledhim, dhe
që më vonë do t’i analizojmë, nuk janë ato lloj të dhënash me të cilat jemi mësuar. Në vend të
mbledhjes së fakteve, ajo që po mbledhim në të vërtetë është mënyra se si pjesëmarrësi e
organizon informacionin në tregim. Si rrjedhim të dhënat tonajanë vetë tregimi.

Tek rrëfimet do të shohim se rrëfyesi i ka ‘përpunuar’ të dhënat- që do të thotë se ai i ka


organizuar dhe interpretuar ndodhitë për të përshkruar atë çka ndodhi si një sekuencë
ngjarjesh të shkuara, zakonisht në rend pak a shumë kronologjik, siç i paraqiten atij në të
tashmen. Gjëja e ndërlikuar këtu është se (Kini parasysh se jemi të interesuar për tregimin)
për ‘faktet’ e rrëfimit ndoshta nuk kemi asnjë lloj interesi , përveçse psh , si një mjet për të,
krahasuar këndvështrimet e pjesëmarrësve me gjera të përcaktuara që e dimë se kanë
ndodhur. Disa teoricienë shkojn ëderi aty sa të thonë se ‘nuk ka fakte vetëm interpretime’
(Megill,1985).

Disa nga avantazhet rrëfimit është se ai u jep pjesëmarrësve mundësinë për të treguar një
histori. Tregimi i një historie i nxit dhe u mundëson pjesëmarrësve të përzgjedhin dhe
ndoshta të krijojnë edhe përkufizime, si për veten ashtu edhe për mgjarjet që përshkruajnë.
Kjo i ndihmon ta ndjejnë veten të përfshirë dhe si rrjedhim ‘pronarë’ në hulumtim. Nëse kjo
ndodh vërtet shpesh mund të shihet në thellësinë dhe natyrën e të dhënave të mbledhura.
Përfitim ka edhe pë hulumtuesit. Rrëfimin është në pëgjithësi ndërdisiplinor dhe na jep qasje
dhe situata të shumta në të njëjtën kohë. Pëveç kësaj është e pamundur që hulumtuesi të mos
e vërë veten në vendin e rrëfyesit.
Ndër disavantazhet e rrëfimit është se kur pjesëmarrësit tregojnë historitë e tyre ata
ndërmarrin rrezik, sepse po ‘zbulojnë’ veten përpara hulumtuesit dhe, në fund të fundit,
përpara kujdo që lexon hulumtimin. Disa njerëz mund të kenë shqetësimin se kërkuesi mund
të mendojë se jistoritë e tyre janë të turpshme ose budallallëk. Të tjerë mund të kenë
shqetësimin se nëse zbulojnë ndonjë vepë penale atëherë mund të merren ndonjë veprim
kundër tyre (ko është një çështje etike që duhet diskutuar me drejtuesin në një fazë të
hershme)

Shumë shpesh, rrëfyesi mund të mos ndihet rehat, ose është i shqetësuar se historia e tij është
marrë nga kërkuesi dhe si rrjedhim nuk i përket më atij.

Dokumentet Bob Matthews dhe Liz Ross

Dokumentet janë të vështira të pëkufizohen por besohet se mënya më e mirë për t’i pëshkruar
është ata është si rregjistrime të shkruara për njerëz dhe gjëra që gjeneohen gjatë proçesit të të
jetuarit. Në to pëfshihen të dhëna si filmi, shiriti audio, video, por përjashtohen gjëra të tilla si
historitë gojore.

Ato janë fakte shoqëore, në kuptimin që ato prodhohen, shkëmbehen dhe pëdoren në mënyra
të organizuara shoqëisht. Megjithatë ato nuk janë pëfaqësime trasparente të proçeseve
organizative rutinë, të proçeseve vendimmarrëse, apo diagnozave profesionale. Ato ndërtojnë
llojë të veçanta përkufizimesh Brenda konvencioneve të tyre. Burimet dokumentare duhet t’i
përdorim si zëvendësuese të llojeve të tjera të të dhënave (Atkinson dhe Coffey,1997).

Çdo document është i shkruar apo i prodhuar nga dikush në një kontekst të veçantë dhe për
një qëllim të caktuar. Pëmbajtaja e një dokumenti nuk bëhet fakt thjesht sepse është shkruar
në letër. Këkimi shoqëror mund të fokusohet në përmbajtjen faktike brenda një dokumenti,
por mund të përqëndrohen edhe në arsyet dhe si është prodhuar në një formë të caktuar dhe
kontekst të veçantë.

Përdorimi i dokumenteve në hulumtim është shumë i ngjashëm me përdorimin e metodave të


tjera të mbledhjes së të dhënave. Ndryshimi më i rëndësishëm është se të dhënat në
dokumente , të paktën në teori, janë të fiksuara në kohën që janë shkruar. Dokumentet mund
të përmbajnë lloje të shumta të dhënash, në varësi të mjetit dhe qëllimit që përdorin. Kjo
mund të përfshijë sgjithë spektrin e jetës shoqëore dhe, ndonëse lista do të ishte shumë e
gjatë, në të mund të përfshihen psh:
 Lajme (komente);
 Të dhëna numerike (Censusi i popullsisë,anketa);
 Të dhëna cilësore (raportet apo gjetjet e projekteve të hulumtimit);
 Politika (dokumente zyrtare qeveritare dhe të tjera);
 Informacion dhe interpretim personal (ditarë, letra apo lista për të blerë);
 Histori;
 Materiale vizuale;
 Material audio;
 Material të tjera.
Pse i përdorim dokumentet:

a. Shpesh dokumentet mund të pëmbajnë sasi të mëdha informacionesh;


b. Dokumentet janë statike dhe paraqesin një ‘fotografi’ të një kohe të caktuar;
c. Dokumentet janë më tepër se sa thjesht burim të dhënash;
d. Dokumentet janë të ndëtuara shoqërisht; që do të thotë se atom und të na
trgojnë më shumë se sa thjesht të dhënat që përmbajnë;
e. Dokumentet mund të jenë shumë të rëndësishme për triangulimine të dhënave;
dmth pë të krijuar një ide të të dhënave që janë mbledhur tashmë nga burime
të ndryshme.
References

Acemoglu, Daron, and James A. Robinson. 2000. "Why Did the West Extend the Franchise?
Democracy, Inequality, and Growth in Historical Perspective." Quarterly Journal of Economics
115(4): 1167-99.

Alesina, Alberto, Reza Baqir, and William Easterly. 1999. "Public Goods and Ethnic Divisions."
Quarterly Journal of Economics 114(4): 1243-84.

Alesina, Alberto, Reza Baqir, and Caroline Hoxby. 2000. "Political Jurisdictions in Heterogeneous
Communities." Working Paper 7859. Cambridge, Mass.: National Bureau of Economic Research
(August).

Alesina, Alberto, Rafael Di Tella, and R. MacCulloch. 2001. "Inequality and Happiness: Are Europeans
and Americans Different?" Working Paper 8198. Cambridge, Mass.: National Bureau of Economic
Research (April).

Alesina, Alberto, and Allen Drazen. 1991. "Why Are Stabilizations Delayed?" American Economic
Review 81 (5): 1170-88.

Alesina, Alberto, and Eliana La Ferrara. 2000. "Participation in Heterogeneous Communities."


Quarterly Journal of Economics 115(3): 847-904.
--. 2001. "Preferences for Redistribution in the Land of Opportunities." Working Paper 8267.
Cambridge, Mass.: National Bureau of Economic Research (May).

--. Forthcoming. "Who Trusts Others?" Journal of Public Economics. Alesina, Alberto, and Dani
Rodrik. 1994. "Distributive Politics and Economic Growth." Quarterly Journal of Economics 109(2):
465-90.

Alesina, Alberto, and Enrico Spolaore. 1997. "On the Number and Size of Nations." Quarterly Journal
of Economics 112(4): 1027-56.

Alesina, Alberto, and Romain Wacziarg. 1998. "Openness, Country Size and the Government."
Journal of Public Economics 69(3): 305-21.

Allport, Gordon W. 1954. The Nature of Prejudice. Addison-Wesley.

Amar, Akhil Reed. 1998. The Bill of Rights: Creation and Reconstruction. Yale University Press.

Atkinson, A. B. 1995. Incomes and the Welfare State.' Essays on Britain and Europe. Cambridge
University Press.

Becker, Gary. 1957. The Economics of Discrimination. University of Chicago Press.

Benabou, Ronald. 1996. "Inequality and Growth." In NBER Macroeconomics Annual 1996, edited by
Ben Bernanke and Julio Rotemberg. MIT Press.

Benabou, Ronald, and Efe Ok. 2001. "Social Mobility and the Demand for Redistribution: The POUM
Hypothesis." Quarterly Journal of Economics 116(2): 447-87.

Blanchard, Olivier, and Pedro Portugal. 2001. "What Hides behind an Unemployment Rate:
Comparing Portuguese and U.S. Labor Markets." American Economic Review 91 (1): 187-207.
Boeri, Tito. 2000. Structural Change, Welfare Systems and Labour Reallocation: Lessons from the
Transition of Formerly Planned Economies. Oxford University Press.

Brock, W., and Steven Durlauf. 2001. "Growth Economics and Reality." World Bank Economic Review
15(2): 229-72.

Cameron, David R. 1978. "The Expansion of the Public Economy: A Comparative Analysis." American
Political Science Review 72(4): 1243-61.

Checchi, Daniele, Andrea Ichino, and Andrea Rustichini. 1999. "More Equal but Less Mobile?
Education Financing and Intergenerational Mobility in Italy and in the US." Journal of Public
Economics 74(3): 351-93.

Cloward, Richard A., and Frances Fox Piven. 1993. Regulating the Poor: The Functions of Public
Welfare. Vintage.

Cutler, David M., Edward L. Glaeser, and Jacob L. Vigdor. 1999. "The Rise and Decline of the
American Ghetto." Journal of Political Economy 107(3): 455-506.

Davis, James Allan, and Tom W. Smith. 1999. General Social Surveys, 1972-1998. Data file. Chicago:
National Opinion Research Center.

Deininger, Klaus, and Lyn Squire. 1996. "A New Data Set Measuring Income Inequality." Worm Bank
Economic Review 10(3): 565-91.

De Tocqueville, A. 1835. Democracy in America. London: Saunders and Otley.

DiPasquale, Denise, and Edward L. Glaeser. 1998. "The L.A. Riot and the Economics of Urban
Unrest." Journal of Urban Economics 43(1): 52-78.

D'Souza, Dinesh. 1995. The End of Racism: Principles for a Multiracial Society. New York: Free Press.
Durlauf, Steven. Forthcoming. "The Memberships Theory of Inequality: How Group Affiliations
Influence Socioeconomic Outcomes." In The Past and Future of Poverty in the United States, edited
by Sheldon Danziger and Robert Haveman. Harvard University Press.

Easterly, William, and Ross Levine. 1997. "Africa's Growth Tragedy: Policies and Ethnic Divisions."
Quarterly Journal of Economics 112(4): 1203-50.

Fields, Gary S., and Efe Ok. 1999. "Measuring Movement of Incomes." Economica 66(264): 455-71.

Gavin, Michael, and Roberto Perotti. 1997. "Fiscal Policy in Latin America." In NBER Macroeconomics
Annual, edited by Ben S. Bernanke and Julio J. Rotemberg. MIT Press.

Gilens, Martin. 1999. Why Americans Hate Welfare: Race, Media, and the Politics of Antipoverty
Policy. University of Chicago Press.

Glaeser, Edward L., and Andrei Shleifer. 200la. "Legal Origins." Working Paper 8272. Cambridge,
Mass.: National Bureau of Economic Research (May).

--. 2001 b. "Not-for-Profit Entrepreneurs." Journal of Public Economics 81(1): 99-115.

Glaeser, Edward L., and others. 2000. "Measuring Trust." Quarterly Journal of Economics 115(3):
811-46.

Gottschalk, Peter, and Enrico Spolaore. 2001. "On the Evaluation of Economic Mobility." Working
Paper 459. Boston College (March).

Inglehart, Ronald, Miguel Basanez, and Alejandro Menendez Moreno. 1998. Human Values and
Beliefs: A Cross-Cultural Sourcebook: Political, Religious, Sexual, and Economic Norms in 43
Societies; Findings from the 1990-1993 World Values Survey. University of Michigan Press.
Inglehart, Ronald, and others. 2000. Worm Values Surveys and European Values Surveys, 1981-1984,
1990-1993, and 1995-1997. Data file, ICPSR version. Ann Arbor, Mich.: Institute for Social Research.

Kontopoulos, Yianos, and Roberto Perotti. 1999. "Government Fragmentation and Fiscal Policy
Outcomes: Evidence from OECD Countries." In Fiscal Institutions and Fiscal Performance, edited by
James Poterba and Jurgen von Hagen. University of Chicago Press.

Ladd, Everett Carll, and Karlyn H. Bowman. 1998. Attitudes toward Economic Inequality.
Washington: American Enterprise Institute Press.

Levinson, David. 1998. Ethnic Groups Worldwide: A Ready Reference Handbook. Phoenix: Oryz Press.

Lindbeck, Assar. 1997. "The Swedish Experiment." Journal of Economic Literature 35(3): 1273-1319.

Lipset, Seymour Martin. 1996. American Exceptionalism: A Double-Edged Sword. Norton.

Lipset, Seymour Martin, and Gary Marks. 2000. It Didn't Happen Here: Why Socialism Failed in the
United States. Norton.

Long, Larry E. 1988. Migration and Residential Mobility in the United States. New York: Russell Sage
Foundation.

Luttmer, Erzo F. P. 2001. "Group Loyalty and the Taste for Redistribution." Journal of Political
Economy 109(3): 500-28.

Meltzer, Allan H., and Scott E. Richard. 1981. "A Rational Theory of the Size of Government." Journal
of Political Economy 89(5): 914-27.

Milesi-Ferretti, Gian, Roberto Perotti, and Massimo Rostagno. Forthcoming. "Electoral Systems and
Public Spending." Quarterly Journal of Economics.
Nardinelli, Clark, and Curtis Simon. 1990. "Customer Racial Discrimination in the Market for
Memorabilia: The Case of Baseball." Quarterly Journal of Economics 105(3): 575-95.

Nickell, Stephen. 1997. "Unemployment and Labor Market Rigidities: Europe versus North America."
Journal of Economic Perspectives 11 (3): 55-74.

Nickell, Stephen, and Richard Layard. 1999. "Labor Market Institutions and Economic Performance."
In Handbook of Labor Economics, Volume 3C, edited by Orley Ashenfelter and David Card.
Amsterdam: North Holland.

Nisbett, Richard E., and Dov Cohen. 1996. Culture of Honor: The Psychology of Violence in the South.
Boulder, Colo.: Westview Press.

Oates, W. 1999. "An Essay on Fiscal Federalism." Journal of Economic Literature 37(3): 1120-49.

Palacios, Robert, and Montserrat Pallares-Miralles. 2000. "International Patterns of Pension


Provision." World Bank Discussion Paper 0009. Washington: World Bank.

Patterson, James T. 1986. America's Struggle Against Poverty: 1900-1985 (paperback edition).
Harvard University Press.

Perotti, Roberto. 1996. "Growth, Income Distribution and Democracy: What the Data Say." Journal of
Economic Growth 1 (2): 149-87.

--. 1999. "Fiscal Policy in Good Times and Bad." Quarterly Journal of Economics 114(4): 1399-1436.

Persson, Torsten. 2001. "Do Political Institutions Shape Economic Policy?" Working Paper 8214.
Cambridge, Mass.: National Bureau of Economic Research (April).

Persson, Torsten, and Guido Tabellini. 1994. "Is Inequality Harmful for Growth?" American Economic
Review 84(3): 600-21.
-- 2000. "Political Institutions and Policy Outcomes: What Are the Stylized Facts?" Unpublished
paper. Stockholm: Institute for International Economic Studies (July).

Picketty, Thomas. 1995. "Social Mobility and Redistributive Politics." Quarterly Journal of Economics
110(3): 551-84.

Piketty, Thomas, and Emmanuel Saez. 2001. "Income Inequality in the United States, 1913-1998."
Working Paper 8467. Cambridge, Mass.: National Bureau of Economic Research (September).

Putnam, Robert D. 2000. Bowling Alone: The Collapse and Revival of American Community. Simon &
Schuster.

Rabin, Mathew. 1993. "Incorporating Fairness into Game Theory and Economics." American
Economic Review 83(5): 1281-1302.

Rawls, John. 1971. A Theory of Justice. Harvard University Press.

Rodrik, Dani. 1998. "Why Do More Open Economies Have Bigger Governments?" Journal of Political
Economy 106(5): 997-1032.

Roemer, John E. 1993. "A Pragmatic Theory of Responsibility for the Egalitarian Planner." Philosophy
and Public Affairs 22(2): 146-66.

--. 1998. Equality of Opportunity. Harvard University Press.

Romer, P. 1996. "Preferences, Promises, and the Politics of Entitlement." In Individual and Social
Responsibility: Child Care, Education, Medical Care, and Long-Term Care in America, edited by V.
Fuchs. University of Chicago Press.
Roubini, Nouriel, and Jeffrey D. Sachs. 1989a. "Government Spending and Budget Deficits in the
Industrial Countries." Economic Policy 8.

--. 1989b. "Political and Economic Determinants of Budget Deficits in the Industrial Democracies."
European Economic Review 33(5): 903-33.

Scholz, John Karl, and Kara Levine. Forthcoming. "The Evolution of Income Support Policy in Recent
Decades." In The Past and Future of Poverty in the United States, edited by Sheldon Danziger and
Robert Haveman. Harvard University Press.

Skocpol, Theda. 1992. Protecting Soldiers and Mothers: The Political Origins of Social Policy in the
United States. Harvard University Press.

Skocpol, Theda, Marshall Ganz, and Ziad Munson. 2000. "A Nation of Organizers: The Institutional
Origins of Civic Voluntarism in the United States." American Political Science Review 94(3): 527-46.

Skowronek, Stephen. 1982. Building a New American State: The Expansion of National
Administrative Capacities. Cambridge University Press.

Sombart, Werner. 1905. Socialism and the Social Movement. Chicago: Charles H. Kerr.

Taeuber, Karl E., and Alma F. Taeuber. 1965. Negroes in Cities: Residential Segregation and
Neighborhood Change. Chicago: Aldine.

Tanzi, Vito, and Ludger Schuknecht. 2000. Public Spending in the 20th Century: A Global Perspective.
Cambridge University Press.

Tornell, Aaron, and Andres Velasco. 1995. "Fiscal Discipline and the Choice of Exchange Rate
Regime." European Economic Review 39(3-4): 759-70.

Trivers, Robert. 1971. "Natural Selection and Social Behavior." Ph.D. dissertation, Harvard University.
Whaples, Robert. 1995. "Where Is There Consensus among American Economic Historians? The
Results of a Survey on Forty Propositions." Journal of Economic History 55(1): 139-54.

Woodward, C. Vann. 1955. The Strange Career of Jim Crow. Oxford University Press.

World Bank. 1994. Averting the Old Age Crisis: Policies to Protect the Old and Promote Growth. New
York: Oxford University Press.

You might also like