You are on page 1of 17

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENT I PUNËS DHE POLITIKAVE SOCIALE


CIKLI I STUDIMEVE:MSC.ADMINISTRIM I SHËRBIMEVE SOCIALE
LËNDA:VLERËSIM I PROGRAMEVE DHE POLITIKAVE SOCIALE

Plan vlerësimi

Mbështetje për punësimin dhe shërbimet sociale për të rinjtë vulnerabël në Sqipërinë Veriore.

UNDP Albania

PUNOI: PRANOI:

Arjela Mandrri Prof.Asoc.Irida Agolli

TIRANË, 2020
1.Qëllimi i vlerësimit

a.Problemi që vlerësimi synon të adresojë


Me anë të këtij vlerësimi synohet të adresohet problemi i nivelit të lartë të papunësisë tek të rinjtë
në tre zona të Shqipërisë Veriore(Dibër,Kukës dhe Shkodër), duke rritur aftësinë e tyre për
integrim më të madh në tregun e punës dhe duke zhvilluar kapacitete lokale të integruara në
mbështetje të të rinjve në nevojë nëpërmjet projektit të zhvilluar nga UNDP-ja.
Problemi kryesor është papunësia e lartë tek të rinjtë në Dibër, Kukës dhe Shkodër .Si pasojë e
këtij problemi rrjedhin dhe problematika të tjera si rritja e numrit të të rinjve që emigrojnë nga këto
zona ,përfshirja në sjellje kriminale në vendin pritës ,mungesa e aftësive,shprehive për tu integruar
në një vend pune,zhvillim ekonomik i paqendrueshem si për individët dhe për zonën ku
jetojnë,probleme të shëndetit mendor,përjashtim social etj.

b.Literatura mbi problemin që do të adresohet


Papunësia e të rinjve dhe mundësitë e punësimit të të rinjve shihen si një çështje e rëndësishme
politikash për shumë vende. Të rinjtë janë më shumë të pambrojtur dhe të zhgënjyer nga mundësitë
e jetesës dhe kjo ndikon negativisht në aftësinë e të rinjve për të filluar një jete të pavarur dhe të
plotë. Të rinjtë janë gjithashtu të ndikuar nga kriza e fundit ekonomike (KE 2013,ILO 2012) dhe
papunësia e përhapur mes të rinjve mund të jetë shkak i rëndësishëm i trazirave sociale që prekin
komunitetet dhe mbarë shoqërinë.Megjithë përmirësimet, Shqipëria ende përballet me sfida të
rëndësishme në drejtim të sigurimit të punësimit të sigurt dhe produktiv për popullatën e saj,
veçanërisht të varfërit, gratë dhe të rinjtë.

Tjetër tregues për të matur potencialin e pashfrytëzuar të të rinjve është përqindja që nuk është në
punësim, arsim ose trajnim (NEET). Këta të rinj janë veçanërisht në rrezik në tregun e punës dhe
për përjashtimin social, sepse as nuk përmirësojnë aftësinë e tyre të punësimit në të ardhmen
nëpërmjet investimit në aftësi, as nuk fitojnë përvojë përmes punësimit. Norma NEET e Shqipërisë
në vitin 2011 tregon që 30.0 përqind e personave të moshës 15-29 vjeç nuk janë përfshirë në
punësim, arsim ose trajnim dhe kjo është shumë e lartë krahasuar me vendet e BE- së.Tregohet një
rritje graduale në nivelin e NEET nga 27.4 përqind në vitin 2007 në 34.5 përqind në vitin
2014. (INSTAT, 2015)

2
Konsultimet publike të bëra nga UNDP në Shqipëri në vitin 2014 sugjerojnë që dy sfidat kryesore
të zhvillimit siç perceptohen nga shqiptarët janë: (1) punësimi dhe mundësitë e biznesit; (2)
korrupsioni dhe krimi i organizuar. Për më tepër, numri i lartë i azilkërkuesve në vendet e BE-së
dhe një dëshirë e përhapur e migracionit midis të rinjve, janë dëshmi e mungesës së mundësive që
shpesh detyrojnë gra dhe burra të rinj të largohen nga vendi.

c.Rëndësia e adresimit të problemit dhe zhvillimit të vlerësimit


Në vitin 2017, gazeta britanike Observer raportoi se shqiptarët përbëjnë një nga grupet më të
mëdha të imigrantëve ilegalë në MB. Shifrat zbulojnë se numri i fëmijëve shqiptarë që ndihmohen
nga ekipet e specializuara të trafikimit të Shoqatës Barnardo tani është i dyti pas atyre nga
Vietnami. Për më tepër, në vlerësimin e saj për krimin e organizuar për vitin 2017, Agjensia
Kombëtare Britanike e Krimeve (NCA) paralajmëron se bandat shqiptare kanë krijuar
një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.Shqiptarët
përbëjnë vetëm 0.8% të kriminelëve të organizuar në MB, por ndikimi i këtyre grupeve duket të
jetë i rëndësishëm.Projekti përqendrohet në zonat e Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit, duke marrë
parasysh numrin e madh të njerëzve që migruan nga këto zona në Mbretërinë e Bashkuar.

Zhvillimi i vlerësimit të këtij programi është shumë i rëndësishëm për të kuptuar:

-Sa dhe si i ka realizuar programi qëllimet dhe objektivat e tij?


-Sa dhe si ja ka dalë programi të reduktojë ose adresojë problemin/nevojën?
-Sa ka arritur programi të rrise nivelin e të rinjve të punësuar ;të pajisë me njohuritë aftësitë e
duhura sipërmarrëse të rinjtë në nevojë;të zhvillojë kapacitetet në njësitë e qeverisjes vendore
përgjegjëse për shërbimet sociale;të rrisë aksesin në drejtësi,mbështetje ligjore dhe ndërgjegjësim
të grave në nevojë ?
-Cfarë impakti ka patur tek targetgrupi përfitues?
-Sa efektiv dhe efficient ka qene?
-Cfarë pasojash pozitive apo negative kanë rezultuar nga programi dhe a janë monitoruar dhe
vlerësuar sic duhet?
-Cfarë mund të ishte bërë më mirë ?

3
-Cfarë u mësua nga realizimi i këtij programi dhe si mund ti shërbejne programit këto mësime në
të tashmen dhe të ardhmen?

d.Qëllimet e vlerësimit
1.Të mësojë se sa efektiv ka qenë programi në adresimin e papunësisë tek të rinjtë vulnerabël
2.Të zbulojë ndikimin e projektit në uljen e emigrimit të të rinjve
3.Të zbuloje efektivitetin e shërbimeve dhe punës së kryer nga njesitë e qeverisjes lokale dhe tre
OJF-ve që kanë në fokus të rinjtë
4.Të nxjerrë konkluzione lidhur me anët e forta dhe të dobëta të projektit dhe të rekomandojë
metodologji dhe alternativa strategjike që do të ndihmojnë në qëndrueshmërinë financiare të të
rinjve vulnerabël dhe pasi programi të ketë përfunduar

2.Pyetjet kërkimore

1.Sa nga të rinjtë që kanë marrë pjesë në trajnimet e zhvilluara kanë arritur të punësohen?
2.A kanë patur ndikim aktivitetet e trajnimit dhe mbështetjes së punësimit në uljen e nivelit të
emigrimit tek të rinjtë e përfshirë?
3.Sa i ka rritur projekti kapacitetet e tre bashkive dhe OJF-ve që kanë bashkëpunuar?
4.Sa te qëndrueshme kanë qenë rezultatet e projektit pasi ai ka përfunduar?

3.Popullata e synuar
Grupet e prekuara nga problemi perfshijnë
• Të rinjtë vulnerabël që nuk kanë aftësitë e nevojshme për t’u punësuar, duke qenë se nuk
janë shkolluar trajnuar apo punësuar diku-do të përfitojnë nga projekti duke zhvilluar
aftësitë dhe njohuritë e tyre nëpërmjet trajnimeve profesionale që do t’i përgatisin ata për
tregun e punës.
• Të rinjtë që kanë deri diku aftësi sipërmarrëse por u nevojitet akoma më shumë trajnim
,mentorim dhe mbështetje financiare për tu vetëpunësuar-do të përfitojnë nga projekti duke
rritur kapacitetin e tyre mbi aftësitë dhe njohuritë sipërmarrëse si dhe nëpërmjet
mbështetjes financiare dhe mentorimit nga profesionistët,duke i ndihmuar ata të arrijnë
qëndrueshmëri financiare.

4
• Gratë vulnerable që nuk kanë mundësitë financiare për të kërkuar mbrojtje ligjore
• Familjet e të rinjve që janë të papunë dhe mund të jenë në risk për të emigruar dhe përfshirë
në sjellje kriminale
• Komuniteti në tërësi në këto tre bashki do të përfitojë fuqizim të të rinjve,qëndrim të të
rinjve në vendin e tyre duke shmangur emigrimim,me pak përfshirje të të rinjve në sjellje
kriminale,rritje ekonomike,

4.Program i vlerësuar
Programi i ndihmës për punësimin dhe shërbimet sociale për të rinjtë dhe gratë në nevojë në veri
të Shqipërisë përqendrohet në tre zona të zgjedhura në zonat Shkodër, Dibër dhe Kukës, ku numri
i njerëzve që emigrojnë në Mbretërinë e Bashkuar është jashtëzakonisht i lartë. Me mbështetjen e
Ambasadës Britanike në Shqipëri dhe përvojën e UNDP në fushën e punësimit të të rinjve dhe
arsimit dhe formimit profesional, kjo ndërhyrje afatshkurtër synon të injektojë një shkëlqim
shprese në zonat më të varfëra të Shqipërisë, duke mos ofruar vetëm mundësi për vetë- punësim
dhe fillimin e ndërmarrjeve, por edhe duke rritur kapacitetet për tu marrë me të rinjtë e cenueshëm.
Projekti parashikon të nxisë punësimin e të rinjve në zonat e zgjedhura duke prezantuar programe
të trajnimit mbi sipërmarrjen të krijuara posacërisht për këtë targetgrup. Për më tepër, do të
adresojë migracionin përmes mbështetjes së të rinjve dhe zhvillimit të aftësive, dhe kështu do të
sigurojë mundësi më të mira për të rinjtë të ndjekin një jetë të qëndrueshme në qytetet e tyre. Roli
i institucioneve publike vendore do të jetë thelbësor për suksesin e projektit.

Projekti synon të adresojë këto sfida specifike:


1. Papunësia e lartë e të rinjve dhe tendencat migratore në zonat e synuara;
2. Punësim i ulët i të rinjve vulnerabël;
3. Mungesa e mbështetjes së integruar të të rinjve dhe kapaciteteve jo adekuate për të rinjtë dhe
gratë vulnerable.

Ndërhyrjet e planifikuara pritet të arrijnë :


· Rritja e numrit (+40) vajzave dhe djemve të rinj të vetëpunësuar përmes një skeme trajnimi,
grante të vogla dhe mentorimi;
· Trajnim mbi sipërmarrjen dhe administrim biznesi për rreth 80 të rinj të tjerë;

5
· Ofrimi i kurseve të synuara afatshkurtra të AFP për 120 të rinj me aftësi të ulëta;
· Zhvillimi i kapaciteteve në njësitë e qeverisjes vendore (NJQV) përgjegjëse për shërbimet
sociale;
· Mbështetja e të rinjve të zgjedhur në nevojë përmes një skeme granti për tre OShC që punojnë
me të rinjtë;
· Rritja e aksesit në drejtësi, mbështetje ligjore dhe ndërgjegjësim përmes krijimit të dy qendrave
të ndihmës juridike falas (FLA) për gratë në nevojë.

Impakti dhe ndryshimi


Përmirësimi i qëndrueshmërisë ekonomike dhe punësueshmërisë së të rinjve në rajonin e synuar,
përmes zhvillimit të aftësive dhe kapacitetit të duhur të shërbimit të punësimit, shërbimeve sociale
dhe qendrave të ndihmës juridike falas, OSHC-ve për të rinjtë në nevojë.

5.Qëllimi dhe objektivat e programit dhe vlerësimit

Qëllimi i programit: Rritja e nivelit të punësimit tek të rinjtë vulnerabël dhe ulja e nivelit të
emigrimit të të rinjve në zonën e Dibrës,Kukësit dhe Shkodrës.

Objektivat e programit:
1.Të zhvillohen dhe rriten njohuritë dhe aftësitë e të rinjve që nuk kanë ndjekur arsimin, trajnime
dhe që nuk janë punësuar më parë nëpërmjet trajnimeve profesionale (NEET).
2.Të nxitet dhe mbështetet vetëpunësimi it ë rinjve në këto 3 bashki nëpërmjet trajnimeve mbi
aftësitë sipërmarrëse,mbështetjes financiare dhe mentorimit .
3.Të rriten kapacitetet e njësive të qeverisjes lokale(tre bashkive) dhe të tre OJF-ve që kanë në
fokus të rinjtë.

Qëllimi i vlerësimit: Të mësojmë se sa ka ndikuar projekti në uljen e papunësisë dhe


emigrimit tek të rinjtë vulnerabël në bashkitë:Dibër,Kukës dhe Shkodër.
Kjo do te thotë se a kanë qenë efektive strategjitë e ndjekura nga projekti (trajnimet,mbështetja për
vetëpunësimin,rritja e kapaciteteve të njësive qëndrore dhe OJF-ve) në uljen e nivelit të papunësisë
dhe emigrimit .

6
Objektivat e vlerësimit

O1.Të mësojmë se sa të rinj dhe gra kanë përfituar nga programi


-Numri.i te rinjve vulnerabël qe kane marrë pjesë në kurset e trajnimit formues
-Numri i të rinjve vulnerabël që kanë përfituar mbështejtje nëpërmjet trajnimeve mbi aftësitë
sipërmarrëse dhe mbështetje financiare për të hapur një biznes të tyre
-Numri i grave që kanë përfituar mbrojtje ligjore falas
Strategjia- Te dhënat nga procesi i monitorimit Bashkepunimi me 3 bashkite ,OJF-të ,Shërbimin
Kombëtar të Punësimit si dhe të dhëna parësore nga pyetësoret dhe intervistat që do të zhvillohen
me të rinjtë..(te dhena parësore dhe dytësore)

O2.Të mësojmë se sa ka ndikuar programi ne ndryshimin e nivelit ekonomik dhe shkallës se


emigrimit tek këta të rinj
-Me sa përqind është rritur niveli ekonomik në familjet e tyre?
-Sa ka rënë numri i të rinjve emigrantë gjatë periudhës qe programi ka qenë në përfundim?

Strategjia: Instat dhe Bashkitë do të mundësojnë të dhënat përkatëse lidhur me nivelin ekonomik
tek familjet e këtyre të rinjve dhe numrin e emigrantëve( te dhena dytesore)

O3.Të mësojmë se sa janë rritur kapacitetet e sektorit te tretë dhe njësive lokale
-Sa raste kanë arritur të referojnë drejt trajnimeve ,mbeshtetjes për sipërmarrësit e rinj apo drejt
mbrojtjes ligjore falas?
-Sa kanë bashkëpunuar bashkitë me OJF- të në adresimin e rasteve?
Strategjia: Kjo do të mësohet nëpërmjet pyetësorëve që do plotësohen nga targetgrupet perfitues
të shërbimeve si dhe nga punonjësit e shërbimeve sociale në bashki dhe ojf.(te dhena paresore)

O4.Të mësojmë se sa të qëndrueshme kanë qenë rezulatatet pas përfundimit të projektit.


-Sa nga të rinjtë vazhdojnë të jenë të punësuar dhe pasi projekti ka përfunduar?
-Sa nga të rinjtë vazhdojnë të mos jenë emigrantë?
-A vazhdon të jetë qëndrueshmëria financiare po njësoj dhe pasi projekti ka përfunduar?

7
c. Modeli logjik

Problemi/nevoja:Rritja e papunësisë dhe emigrimit tek të rinjtë

Qëllimi i projektit:ulja e nivelit të papunësisë dhe emigrimit tek të rinjtë vulnerabël në bashkinë
Dibër,Kukës dhe Shkodër.

Arsyetimi:Programet e trajnimit,mbështetjes së vetëpunësimit dhe rritjes së kapaciteteve të


pushtetit lokal dhe sektorit të tretë kanë provuar të jenë efektive në reduktimin e papunësisë dhe
emigrimit tek të rinjtë

Aktivitete 1.Rritja e aftësive dhe 2.Vetëpunësimi i të rinjve 3.Rritje e kapaciteteve


t njohurive tëtë rinjve që që kanë disa aftësi të tre bashkive dhe tre
nuk kanë ndjekur sipërmarrëse dhe kanë një OJF-ve
arsim,trajnime dhe nuk ide biznesi të caktuar për të
-Grante dhe ekspertizë
janë punësuar më parë realizuar.
për tre OJF që kanë në
-Kurse trajnimi -Trajnime mbi afttësitë fokus të rinjtë
profesionale sipërmarrëse vulnerabël

-Targeti :të rinjtë 19-30 -Mbështetje financiare -Ekspertizë në tre


vjec që nuk kanë bashkitë
-Mentorim
aftësitë/njohuritë e duhura
Targeti:Bashkitë
për tu punësuar -Targeti:të rinjtë 19-30 vjec
Dibër,Kukës dhe
që kanë një ide biznesi
- Shkodër si dhe tre OJF
Burimet:trajnerët,material Burimet:trajnerët,mentorët, që merren me të ri njtë
et e trajnimit,ambjentet ku burimet në këto tre zona.
do të zhvillohen trajnimet financiare,ambjentet e
Burimet:burime
trajnimit,materialet e
financiare(grantet) dhe
trajnimit
ekspertiza e

8
siguruar(punonjës të
fushës )

Output Numri i të rinjve NEET Nr. i të rinjve që kanë marrë Dëshira e tre bashkive
pjesëmarrës në trajnimet e pjesë në trajnimet mbi dhe OJF-ve për të
zhvilluara aftësitë sipërmarrëse bashkëpunuar

Outcome Rritje e njohurive dhe Rritja e aftësive dhe Rritja e kapaciteteve


aftësive për punë njohurive mbi sipërmarrjen dhe bashkëpunimit
dhe përzgjedhja e ideve më mes bashkive dhe OJF-
të mira për tu mbështetur ve

IMPAKTI: Rritje e numrit të të rinjve të punësuar dhe rënie e nivelit të emigrimit në këto tre
bashki.

SUPOZIMET:
Pjesëmarrje e të gjithë të rinjve në kurset e trajnimit
Pjesëmarrje e lartë e të rinjve në trajnimet mbi sipërmarrjen
Bashkëpunim me OJF dhe bashkitë
Rritje e nivelit të njohurive dhe aftësive tek të rinjtë që kanë ndjekur trajnimet
Përkushtim i lartë nga ana e trajnerëve dhe punonjësve të bashkive dhe OJF-ve
Ritje e numrit të të punësuarve dhe rënie e nivelit të emigrimit.

6. Palët e interesit

1. Donatori(UNDP)
Roli:donatori luan një rol të rëndësishëm në procesin e vlerësimit duke qenë se është ai i cili ka
financuar projektin dhe është ai i cili kërkon të njihet me rezultatet e projektit të zbatuar për të
ditur nëse kanë qenë ato në pëputhje me synimet e programit të tij.Pra deri diku donatori është ai i

9
cili përcakton dhe të dhënat që ka interes të mblidhen nga procesi i vlerësimit duke përcaktuar
kështu pyetjet e vlerësimit.

2. Targetgrupi kryesor i prekur nga problemi-Te rinjte vulnerabel


Roli:Të rinjtë e papunë dhe në risk për të emigruar apo përfshirë në sjellje kriminale janë
targetgrupi kryesor përfitues dhe arsyeja përse është krijuar një projekt i tillë.Për të mësuar sesa
efektiv ka qenë projekti në adresimin e papunësisë dhe zhvillimit të aftësive të duhura për tu
punësuar ështe e nevojshme të matet impakti i projektit tek të ri jtë përfitues.Nëpërmjet
pyeyësorëve dhe intervistave që do zhvillohen me ta do të sigurohen të dhënat e nevojshme për të
kuptuar impaktin tek ta dhe sugjerimet e tyre.

3. Njësitë e qeverisjes lokale ose 3 bashkitë përkatëse


Roli:Bashkitë ne bashkepunimin me Sherbimin Kombetar të punësimit do të sigurojnë të dhëna
mbi nr e të rinjve vulnerabël që kanë referuar dhe sa prej tyre kanë rezultuar të punësuar pas
zhvillimit të aktiviteteve të projektit.Gjithashtu Bashkite do te jenë subjekt vlerësimi për të mësuar
nëse janë rritur kapacitetet e tyre lidhur me shërbimet sociale për të rinjtë gjatë kohës së zhvillimit
të projektit.

• 4.Organizatat e shërbimit civil që kanë në fokus të rinjtë


Roli:OJF do të sigurojnë të dhëna mbi të rinjtë e identifikuar,referuar tek sherbimet sociale të
bashkive në tre vendet:Dibër,Shkodër dhe Kukës.
Gjithashtu do të vlerësohen kapacitetet e tyre nëse janë rritur apo jo dhe nëse grantet e përfituara
janë përdorur në mënyrën e duhur.

• 5.INSTAT
Roli: INSTAT do të sigurojë të dhëna lidhur me nr e emigrantëve nga këto 3 bashki nëse është
reduktuar niveli i emigrimit gjate dhe pas zbatimit të projektit si dhe mbi normat e punesimit të të
rinjve në këto 3 bashki pas zbatimit të projektit.

10
7. Plani i kërkimit
a.Modeli i hulumtimit
Model i hulumtimit që unë kam menduar si më të përshtatshëm është ai miks.
Pra modeli i hulumtimit konsisiton ne përdorimin e metodës cilësore bashkë me atë
sasiore.Zgjodha këtë model pasi nëpërmjet metodës cikësore më mundëson të dhëna më të plota,të
detajuara duke lejuar eksplorimin në thellësi të këndvështrimit të të rinjve dhe te krijon mundësinë
për të patur më shumë ndërveprim me pjesëmarrësit,ndërsa nëpërmjet metodës sasiore të krijon
mundësinë për të përfituar të dhëna më përgjithësuese .Gjatë fazës së hartimit të pyetësorëve do të
përfshihen dhe disa nga të rinjtë që kanë marrë pjesë në projekt në.mënyrë që të sigurohem që
pyetësori do të jetë i përshtatshëm për përdoruesit si dje do të përfshojë pyetje që nuk jamë vetëm
në interes të vlerësuesit por edhe pyetje apo cështje të rëndësishme për targetgrupin
përfitues.Gjithashtu pjesë e planit të kërkimit do të jenë dhe të dhënat dytësore të siguruara nga tre
bashkitë,tre ojf ,instat,sherbimi kombëtar i punësimit.

-Metoda sasiore
Do te hartohen 80 pyetesore të standardizuar per të rinjtë që kanë ndjekur trajnime dhe kanë
përfituar mbështetje për tu vetëpunësuar .
Do të hartohen 120 pyetësorë të standardizuar për të rinjtë NEET që kanë ndjekur trajnime për
zhvillimin e aftësive dhe njohurive të nevojshme për tu integruar në tregun e punës
Do të hartohen 30 pyetësore për punojësit e 3 ojf dhe 30 për punonjësit e sherbimeve sociale në
tre bashkitë përkatëse që kanë bashkëpunuar në arritjen e qëllimeve të projektit.

-Metoda cilesore
Do të hartohen intervista gjysme te strukturuara për të rinjtë që kanë arritur të punësohen për të
mësuar më shumë mbi ndikimin që projekti ka patur tek ta,ndryshimet që ai ka sjellë në njohuritë,
aftësitë,shprehitë e tyre mbi punën ,nryshimet në sjelljet dhe qëndrimet e tyre mbi emigrimin dhe
sjelljet kriminale,si arritën të punësoheshin,cfarë ndikimi pati punësimi në jetën e tyre dhe të
familjes së tyre, cfarë shkoi ashtu sic ata e prisnin dhe dëshironin dhe cfarë do të dëshironin të
ishte ndryshe në projektin e zhvilluar,sa mendojnë që do të zgjasë punësimi i tyre dhe planet e tyre
për të ardhmen.

11
b.Modeli i përzgjedhur i hulumtimit do të bëjë të mundur adresimin e
pyetjeve,qëllimeve,objektivave dhe rezultateve të hulumtimit

Pyetjet e vlerësimit
1.Sa nga të rinjtë e përfshirë në trajnime kanë arritur të punësohen?
Kjo pyetje do të adresohet nëpërmjet të dhënave parësore të mbledhura në terren nga pyetësorët
me te rinjtë ,ojf dhe bashkite si dhe nga te dhënat dytësore nga Instat dhe Shërbimi Kombëtar i
Punësimit.(trekendëzim i të dhënave për të rritur vlefshmërine e të dhënave)

2.A kanë patur ndikim aktivitetet e trajnimit dhe mbështetjes ndaj vetëpunësimit në uljen e nivelit
të emigrimit në këto tre bashki?
Kjo pyetje do të adresohet nëpërmjet të dhënave të mbledhura nga intervistat me të rinjtë e
punësuar për të mësuar se sa ka ndikuar punësimi në heqjen dorë nga emigrimi dhe nëse ky impakt
pritet të zgjasë dhe në të ardhmen.Gjithashtu të dhënat dytësore të mbledhura nga Instat mbi
emigrimin e të rinjve.(trekëndëzim i të dhënave )

3.Sa i ka rritur projekti kapacitetet e tre bashkive dhe ojf me te cilat ka bashkëpunuar?
Kjo pyetje do të adresohet nëpërmjet të dhënave të mbledhura nëpërmjet pyetësorëve të zhvilluar
me të rinjtë të cilët do të japin gjykimin e tyre vlerësues mbi punën dhe shërbimet e ofruara nga
bashkitë dhe ojf ,si dhe nga të dhënat e mbledhura nga punonjësit e shërbimeve sociale në bashki
dhe punonjësit e ojf ,një mënyrë kjo dhe për të krahasuar të dhënat e mbledhura nga ofruesit e
shërbimeve dhe ato të mbledhura nga përfituesit duke nxjerrë në pah përputhjet apo mospërputhjet
ndermjet të dhënave.(rritje e besueshmerise dhe vlefshmërisë së të dhënave).

4 .Sa të qëndrueshme kanë qenë rezultatet e projektit pas perfundimit të tij?


Kjo pyetje do të adresohet nëpërmjet të dhënave të mbledhura nga intervistat me të rinjtë që kanë
arritur të punësohen apo vetëpunësohen ku do të nxirren të dhëna që tregojnë nëse këta të rinj
vazhdojnë të jenë të punësuar dhe pas përfundimit të projektit ,nëse vazhdojnë të mos
emigrojnë,nëse qëndrueshmëria financiare vazhdon akoma dhe cfarë planesh kanë të rinjtë e
punësuar për të ardhmen.Pra intervistat do të mundësojnë që unë si vlerësues projekti të marr
përgjigje të detajuara mbi pyetjet e vlerësimit sidomos për pyetjet “ si” dhe “ pse” si dhe do të më

12
sigurojne informacion bazë që mund të përdoret për vlerësimin e outcomeve cilësore(ndryshime
në njohuri,qëndrime ,sjellje ).

c.Pikat e forta të planit të kërkimit


1. Përdorimi i metodave mikse.
• te dhëna përgjithësuese
• te dhena te cilësueshme që mund të perdoren për krahasime ndërmjet grupeve dhe për
matjen e ndryshimit në kohë të ndryshme
• të dhëna të detajuara ,eksplorim në thellësi i këndvështrimit të pjesëmarrësve
• të dhëna nga disa burime të ndryshme që lejojnë për të zbuluar këndvështrime nga disa
aktorë
• rritje e vlefshmërisë dhe besueshmërisë së të dhënave

2. Trekëndëzimi i të dhënave
• Lloje të ndryshme të dhënash për të njëjtën pyetje hulumtimi
• Ndihmon në verifikimin e vlefshmërisë së të dhënave

Kufizimet e planit të kërkimit


1. Të dhënat nuk mund të jenë përgjithësuese për të gjithë të rinjtë vulnerabel në këto tre
bashki por vetëm për ata të rinj që kanë marrë pjesë në aktivitetet ë zhvilluara të projektit
2. Koha në të cilën do të mblidhen të dhënat mumd ta kufizojë planin e kërkimit pasi
rezultatet apo ndikimi i projektit tek targetgrupi mbase nuk mund të jenë formësuar
plotësisht direkt pas përfundimit të projektit
3. Fakti qe vlerësuesi mund të jetë i jashtëm dhe nuk ka qenë prezent gjatë realiximit të
projektit dhe i mumgojnë të dhënat nga monitorimi apo vlerësimi formativ mund ta
penalizojë atë në lidhjen që ai do të krijojë me të rinjtë e përfshirë në projekt për shkak se
ata mund të mos kenë besimin apo afrimitetin e duhur për të dhëë përgjigje të sinqerta.

13
Kërcënimet ndaj vlefshmërisë së brendshme
-Rezultatet e nxjerra nga hulumtimi mund te mos i atribuohen në mënyrë të drejtpërdrejtë
projektit,por mund të ketë patur faktorë të tjerë të jashtëm që mund të kenë sjellë rezultate të
tilla.psh qëndrueshmëria financiare tek të ri jtë mund të ketë ardhur dhe si rezultat i përmirësimit
të gjendjes ekonomike familjare nga punësimi i të dy prindërve ,motrave,vëllezërve .
-Renia e nivelit të emigrimit mund të ketë rënë jo si pasojë e projektit por për shkak të politikave
më të ashpra ndaj emigrimit të këtyre të rinjve vecanërisht në angli dhe kostos së papërballueshme
për të udhëtuar ilegalisht.

8. Kampioni
a+b.Lloji i kampionit të përzgjedhur dhe kriteret e përfshirjes

1.Në rastin e pyetësorëve që do të plotësohen nga të rinjtë që kanë marrë pjesë në trajnimet
profesionale kampioni do të jetë i stratifikuar pasi mundëson disa nëngrupe nga popullata ku do te
përzgjidhen në bazë të disa kategorive si mosha dhe gjinia duke sjellë në këtë mënyrë
këndvështrimet e secilës kategori dhe duke krahasuar të dhënat e mbledhura.
-Femra 15-22 vjec
-Meshkuj 15-22vjec
-Femra 22-30 vjec
-Meshkuj 22-30 vjec

2.Në rastin e pyetësorëve për bashkitë kampioni do të jetë i qëllimshem ku do të përzgjidhen vetëm
pumomjesit e shërbimeve sociale për të rinjtë vulnerabël që kanë punuar gjatë kohës së realizimit
të projektit.
Po kështu do të veprohet dhe me OJF ku do të përzgjidhen vetëm punonjësit që kanë ndjekur dhe
referuar rastet .

3. Në lidhje me intervistat me të rinjtë e punësuar dhe vetëpunësuar pasi projekti ka përfunduar


kampioni do të jetë i qëllimshëm ku do të përzgjidhen gjysma e të rinjve të punësuar femra dhe
gjysma meshkuj në mënyrë që të kemi këndvështrimet e të dyja palëve dhe të behen krahasimet
midis dy gjinive.

14
c. Pjesëmarrësit e përfshirë në studim do të rekrutohen me ndihmën e bashkive dhe OJF-ve qe kane
ndjekur rastet .

d.Pjesëmarresve do ju behet e ditur që në fiilim qëllimi i hulumtimit,ruajtja e konfidencialitetit te


te dhënave ,ruajtja e anonimatit ku secili prej tyre do te emërtohet vetëm me iniciale ose vetem me
të dhënat kryesore si mosha gjinia apo niveli i arsimit.Gjatë intervistimit apo plotësimit të
pyetësorit ata janë të lirë të ndërpresin procesin dhe te heqin dore nga roli i tyre si pjesëmarrës.pra
ata do nuk do te jenë aspak të detyruar ose në presion të bëjnë dicka që nuk e pëlqejnë si dhe janë
të lirë të japin sugjerime për pyetjet dhe mënyrën e intervistimit.

9.Mbledhja e të dhënave

Të dhënat që do të mblidhen për procesin e vlerësimit përfshijnë të dhëna parësore dhe dytësore:

-Të dhënat parësore do të mblidhen nga pyetësorët që do të zhvillohen më të rinjtë që kanë ndjekur
trajnimet profesionale dhe të rinjtë që kanë ndjekur trajnimet për të zhvilluar aftësitë sipërmarrëse
ku me secilit targetgrup do tju dërgohen pyetësorët me anë të emailit ku emailet janë siguruar nga
të dhënat e të rinjve të ruajtura nga bashkitë dhe nga stafi i projektit.

Para se t ju dërgohen pyetësorët me email do të realizohet një takim me këta të rinj për të
përcaktuar kampionin e stratifikuar dhe për t’ju shpjeguar qëllimin e hulumtimit dhe ruajtjen e
privatësisë dhe anonimatit .

-Pyetësorët për tre bashkitë dhe OJF-të do të plotësohen në ambjentet e bashkisë dhe organizatave
gjatë orarit të pushimit të punës ku do të bëhet dhe përzgjedhja e qëllimshme e punonjësve që kanë
punuar dhe ofruar shërbime për të rinjtë e targetuar nga projekti.Do të nevojiten 6 ditë duke qenë
se janë tre bashki dhe tre OjF, ku nga një ditë do të shpenzohet në secilën bashki dhe organizatë.

Në lidhje me intervistat që do të zhvillohen me të rinjtë e punësuar dhe të vetëpunësuar pasi


projekti ka përfunduar ,ato do të realizohen në një mjedis të përshtatshëm dhe të qetë (në zyrate
UNDP) dhe do të zgjasin aq sa të sigurohet informacioni i nevojshëm dhe të kuptohet që nuk ka
më informacione të reja për të ofruar.

15
Të dhënat dytësore do të sigurohen nga :

-INSTAT

-Shërbimi Kombëtar i Punësimit

-Bashkia Dibër ,Kukës dhe Shkodër

-Tre OJF- të që kanë bashkëpunuar në projekt

10.Plani i anlizës së të dhënave

1.Analiza e të dhënave sasiore të mbledhura nëpërmjet pyetësorëve do të bëhet nga një ekspert i
analizave statistikore të nëpërmjet programit SPSS ku do të ndiqen këto hapa:

-Ngarkimi i skedarit të excel me të gjitha të dhënat.

- Pasi të jenë mbledhur të gjitha të dhënat, mbahet skedari excel gati me të gjitha të dhënat e futura
duke përdorur format e duhura tabelare.

-Importimi i të dhënave në SPSS

-Dhënia e komandave specifike SPSS

-Marrja e rezultateve

-Analiza e grafikëve dhe diagramave

-Vendosja e përfundimeve në bazë të analizës së bërë.

2.Analiza e të dhënave cilësore do të realizohet me anë të analizës tematike e cila konsiston në


këto hapa :

-Familjarizimi me të dhënat që kemi mbledhur.

-Caktimi i kodeve paraprake në të dhënat e mbledhura në mënyrë që të përshkruhet përmbajtja.

-Kërkimi për modele ose tema në kodet tona gjatë intervistave të ndryshme.

-Rishikimi i temave.

-Përcaktimi dhe emërtimi i temave dhe Zhvillimi i raportit final .

16
BIBLIOGRAFIA

❖ INSTAT.2015.Të rinjtë në Shqipëri,sfidat në kohët që ndryshojnë (fq 59-60)

http://www.instat.gov.al/media/2791/libri-t%C3%AB-rinjt%C3%AB-n%C3%AB-
shqip%C3%ABri-sfidat-n%C3%AB-koh%C3%ABt-q%C3%AB-ndryshojn%C3%AB.pdf

❖ UNDP Albania.2020. Mbështetje për punësimin dhe shërbimet sociale për të rinjtë
vulnerabël në Sqipërinë Veriore.

https://www.al.undp.org/content/albania/en/home/projects/support-to-employment-and-social-
services-for-vulnerable-youth-a.html

❖ Strategic Centre for Organised Crime, Office for Security and Counter Terrorism.2015.
Individuals at risk of being drawn into Serious and Organised Crime.

www.gov.uk/government/publications

17

You might also like