You are on page 1of 74

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I BUJQËSISË DHE VETERINARISË

Departamenti: AGROEKONOMI

Profili: MASTER-EKONOMI E BUJQËSISË DHE USHQIMIT

PUNIM DIPLOME

“Roli i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike dhe faktorët nxitës,


rasti i Kosovës"

Mentor : Kandidati:

Prof. Dr. Mujë Gjonbalaj Fitore Sahiti

Prishtinë, 2018
Falenderim
Para së gjithash do të doja të shpreh mirënjohjejen dhe falenderimin time të thellë për mentorin
tim, gjegjesishte profesorin e nderuar Prof. Dr. Mujë Gjonbalaj, për mënyren e tij të udhëheqjes,
këshillave dhe sugjerime shume të vlefshme gjatë të gjithë fazave të studimit.

Falenderime të veçanta shkojnë për profesoret e nderuar te Fakultetit te Bujqësise dhe Veterinese
në Prishtin Prof. Ekrem Gjokaj dhe Prof. Dr. Mustafë Pllana për mbeshtetjen e vazhdueshme,
sugjerimet, këshillat e vleshme dhe shume konstruktive! Mirënjohja ime shkon edhe për
profesorët tjerë dhe studentët e Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
për mësimet dhe mbështetjen dhe ndihmën e tyre në mbledhjen e të dhënave dhe realizimin e
pytesorit në teren.

Falenderim i fundit për nga radha por jo për nga rendesia i takon familjës time! I jam thellësisht
dhe përgjithmonë mirënjohës prinderve, bashkëshortit Blerimit dhe vajzës Amelies për të gjithë
ndihmën dhe mbështetjen e tyre. Unë u jam shumë mirënjohës vëllezërve dhe motrave. Pa
mbështetjen e tyre kjo punë do të kishte qenë shumë më e vështirë të perfundohet.
Tabela Permbajtesore
Falenderim .................................................................................................................................................... 2
Litsa e tabelave ............................................................................................................................................. 4
Lista e figurave .............................................................................................................................................. 4
Lista e shkurtesave dhe akronimeve............................................................................................................. 5
1. Hyrja ...................................................................................................................................................... 6
1.1 Percaktimi i problemit......................................................................................................................... 7
1.2 Objektivi i punimit ............................................................................................................................... 8
1.3 Pyetjet hulumtuese ............................................................................................................................. 8
1.4 Hipotezat e studimit ........................................................................................................................... 9
1.5 Arsyeshmeria e temës ........................................................................................................................ 9
1.6 Rezultatet e pritura ........................................................................................................................... 10
2. Rishikimi i literatures .......................................................................................................................... 11
2.1 Investimet e huaja direkte ................................................................................................................ 13
2.2 Si mund ti përkufizojm IHD-të? ......................................................................................................... 15
2.2.1 Pse i studiojmë IHD-të? .............................................................................................................. 16
2.3 Mënyra e hyrjes në një treg të huaj ................................................................................................. 17
2.3.1 Klasifikimet e IHD-ve ................................................................................................................. 19
2.4 Kompanitë shumëkombëshe (KMN-të) ........................................................................................... 20
2.5 Motivet që nxisin IHD-të .................................................................................................................. 21
2.6 Përcaktuesit kryesorë të IHD............................................................................................................ 23
2.7 Efektet e IHD-ve në ekonomitë e vendeve pritëse .......................................................................... 25
2.8 Teoritë e para të IHD-ve ................................................................................................................... 30
2.8.1 IHD-të dhe teoria e tregtisë ndërkombëtare ............................................................................ 31
2.8.2 Trajtimi Makroekonomik........................................................................................................... 31
2.8.3 Teoria radikale........................................................................................................................... 33
2.8.4 Teoria e ciklit të produktit ......................................................................................................... 33
2.8.5 Teoritë e ndërkombëtarizimit të IHD-ve ................................................................................... 34
2.8.6 Teoria eklektike e IHD-ve .......................................................................................................... 36
3. Ecuria e IHD-ve në Kosovë .................................................................................................................. 38
3.1 Struktura e IHD-ve në Kosovë ........................................................................................................... 39
3.1.1 Format e IHD-ve në Kosovë........................................................................................................ 40
3.1.2 IHD-të sipas aktivitetit ekonomik .............................................................................................. 41
3.1.3 IHD-të sipas vendit të origjinës .................................................................................................. 44
3.2 Biznesi në Kosovë .............................................................................................................................. 48
3.3 Efektet e investimeve të huaja direkte në Kosovë............................................................................ 51
3.4 Investimet e huaja direkte në Evropën Juglindore ........................................................................... 53
4.1. Lidhja ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike ............................................................................... 56
4.2. Zbaimi i modeleve të ndryshme në Kosovë ..................................................................................... 59
4.3. Analiza SWOT e IHD në Kosovë ........................................................................................................ 60
5.1 Konkluzionet ..................................................................................................................................... 67
5.2 Rekomandimet .................................................................................................................................. 69
Literatura .................................................................................................................................................... 71

Litsa e tabelave
TABELA1PËRBËRJA E PRURJEVETË IHD-VESIPASFORMËS, 2010-2016 (MIL. EURO) .......................................................................40
TABELA2IHD-TËHYRËSESIPASAKTIVITETITEKONOMIK ...............................................................................................................42
TABELA3IHD-TËSIPASVENDITTËORIGJINËS .............................................................................................................................44
TABELA 4 KLASIFIKIMI I KOSOVËS SIPAS TREGUESVE KRYESORË ...................................................................................................50
TABELA 5 SHTRËNGIM I POZICIONIT TË JASHTËM TË VENDEVE NGA EVROPA JUG LINDORE................................................................54

Lista e figurave
FIGURA1ECURIA E IHD-VENËKOSOVË...................................................................................................................................39
FIGURA2PËRBËRJA E PRURJEVETË IHD-VESIPASFORMËS ...........................................................................................................41
FIGURA3 NDARJA E IHD-VESIPAS VEPRIMTARIVE EKONOMIKE ...................................................................................................43
FIGURA4IHD-TËSIPASVENDITTËORIGJINËS .............................................................................................................................46
FIGURA5 LEHTËSIA E TË BËRITBIZNES NË KOSOVË ....................................................................................................................49
FIGURA6 KLASISIKIMI I KOSOVËS SIPASTREGUESVE KRYESORË....................................................................................................50
FIGURA 8 RENDITJA E VENDEVE TË BALLKAN ..........................................................................................................................55
Lista e shkurtesave dhe akronimeve
ASK – Agjencioni i Statistikave te Kosoves
BB - Banka Botërore
BERZH - Banka Evropiane për Ri-ndërtim dhe Zhvillim
BEEPS - Performancës së Mjedisit Banesor dhe Ndërmarrjeve
EJL – Evropa Jug Lindore
FKGK - Fondi Kosovar për Garanci Kreditore
FMN- Fondi Monetar Nderkombetar
IHD – Investimet e Huja Direkte
KIESA – Agjencia Kosovare per Promovim te Investimeve
MSA - Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim
NMVM – Ndermarrjet Mikro, te Vogla dhe te Mesme
NVM – Ndermarrjet e Vogla dhe te Mesme
OECD – Organizata per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik
PBB – Prodhimi i Brendshëm Bruto
SHBA – Shtet e Bashkuara te Amerikes
SWOT – Force, Dobesi, Mundesi, Rrezik
UNCTAD - Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim
KREU 1
1. Hyrja
Zhvillimet e vrullshme ekonomike kanë bërë që t’u kushtohet një vëmendje e veqanet
investimeve të huaja direkte, qe ne tekstin e metutjeshem do te paraqesim vetem si IHD. Autorë
të shumtë kanë shprehurpikpamjet dhe bindjet e tyre në lidhje me IHD-të në ekonomitë e
vendeve pritëse, por kanë qenë skeptikë përsa i përket efekteve që përcjellin IHD-të në
ekonomitë e vendeve pritëse. Kjo për arsye se disa vende përfitojnë nga IHD-të më shumë se
vendet e tjera. Më së shumti, IHD-të kanë përcjellë efekte pozitive në vendet e zhvilluara se në
vendet në zhvillim. Në vitet e fundit, duket se autorët mbështesin më së shumti IHD-të për
efektet pozitive që përhapin në ekonominë e vendeve pritëse, si transferimin teknologjik, rritjen e
produktivitetit, rritjen e konkurrences, rritjen e qasjes ne eksport, rritjen e numrit të të
punësuarve dhe ndikimin në rritjen ekonomike të vendit. Shkalla në të cilën investimet e huaja
mund të ndihmojnë në rritjen ekonomike, varet nga një sërë faktorësh. Ndër faktorët më kryesorë
mund të përmendim madhësinë e tregut, hapjen e tregtisë, nivelin e kapitalit human, politikat
favorizuese për IHD-të, cilësinë e institucioneve, infrastukturën e vendit etj.

Në Kohen e sotme, për shkak edhe të globalizimit, shumica e qeverive të vendeve pritëse
kanë ndryshuar perceptimin për IHD-të. Ato përpiqen që nëpërmjet politikave nxitëse të nxisin
një numër sa më të madh të IHD-ve në industri të caktuara duke ndihmuar në aspektin ekonomik
dhe social të vendeve. Stabiliteti politik, klima e favorshme e biznesit dhe përmirësimi i
infrastrukturës janë disa nga politikat nxitëse që ndjekin qeveritë e vendeve pritëse për të thithur
një numër të ndjeshëm të IHD-ve. Ashtu si të gjitha vendet në zhvillim, edhe Kosova ka treguar
interes në rritje për investimet e huaja direkte.

Investimet e huaja nё Kosovë kanё pasur njё trend nё uljes, sidomos pas vitit 2008, e
gjithë kjo si rezultat i ndryshimeve politike ne vend pas shpalljes se pavarsis dhe problemeve me
vulat doganore qe disa nga vendet fqinje hezitonin ti njohnin vulat doganore te Republikes se
Kosoves. Nga ana e qeverisë Kosovare janë hartuar dhe janë zbatuar një sërë politikash nxitëse
për të tërhequr investitorët e huaj. Mjafton të përmendim nismën e fundit të qeverisë Kosovare
në thithjen e investimeve të huaja direkte në sektorin e energjisë si dhe ne bujqësi dhe energjine
ripërtëritshme. Prandaj dhe qëllimi kryesor i këtij studimi është të shqyrtojë rolin e investimeve
të huaja direkte në Kosovë dhe të masë në mënyrë empirike ndikimin e tyre në rritjen
ekonomike. Për të analizur efektin e IHD-ve, studimi është përqendruar në faktorët kryesorë që
motivojnë thithjen e IHD-ve, trajtimin teorik të lidhjes ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike
dhe matjen e ndikimit të IHD-ve në rritjen ekonomike të vendit tonë.

1.1 Percaktimi i problemit


Investimet e huaja direkte zanafillën e zhvillimit e kanënga fillimii shekullit të 19-të, por
pas Luftës së Dytë Botërore ato filluan të rriteshin me një ritëm më të shpejtë. Kjo rritje është
ndikuar nga një sërë faktorësh, nga të cilët, ndër më kryesori, mund të përmendet ndryshimi i
tregut në të cilin vepronin firmat. Përveç tregtisë ndërkombëtare, një mënyrë tjetër që firmat
filluan të operonin dhe të fitonin pozicione në tregjet e huaja, ishin investimet e huaja direkte.
Zhvillimi i teknologjisë bëri që IHD-të të përhapen në mbarë botën, ndërsa globalizimi u krijoi
mundësi investitorëve të huaj të shfrytëzonin të gjitha tregjet e mundshme duke ndikuar në
përhapjen e shpejtë të prodhimit. Me potencialet që kanë, sot IHD-të shihen si një nga faktorët
kyç në zhvillimin ekonomik për vendet në zhvillim.

Gjithashtu, Kosova ka treguar interes në rritje për investimet e huaja direkte. Nga ana e
qeverive Kosovare janë hartuar dhe janë zbatuar një sërë politikash nxitëse për të inkurajuar
investitorët e huaj. Andaj arsyeja kryesore e ketije hulumtimi eshte të studioj rolin e investimeve
të huaja direkte në një vend të vogël si Kosova. Për me tepër për investimet e huaja direkte është
diskutuar shumë si në mjediset akademike, ashtu dhe jashtë tyre. Studimet kanë përcjellë qasje të
ndryshme, si: efekti i tyre në vendet e origjinës apo vendet pritëse, natyra e IHD-ve, politikat
nxitëse etj. Megjithatë shumë pak është folur për efektin e IHD-ve në vende të vogla. Për këtë
arsye, ky studimi ka për qëllim të analizojë efektin e IHD-ve në rritjen ekonomike në Kosovë
dhe faktorët nxitës në përthithjen e tyre. Kosova është një vend i vogël, por ka shumë
karakteristika pozitive, duke nisur që me pozicionin e saj gjeografik shumë të favorshëm, me
rezervat e pasura natyrore, me fuqinë punëtore të re në moshë, me politikat nxitëse të zhvillimit
të sektorit privat. Natyra komplekse e IHD-ve, e bën të vështirë përshtatjen në një teori të pastër,
pasi dhe vetë roli i tyre ka ndryshuar me kalimin e viteve. Për këtë arsye, një paraqitje të plotë të
natyrës së IHD-ve na e japin teoritë e ndryshme të trajtuara ne këtë punim.
1.2 Objektivi i punimit
Objekt i hulumtimit të këtij punimi do të jetë analizë mbi efektin e IHD-ve në rritjen
ekonomike në Kosovë si dhe analize mbi faktorët nxitës në përthithjen e tyre. Kosova është një
vend i vogël, por ka shumë karakteristika pozitive, me pozicionin e saj gjeografik të favorshëm,
me rezervat e pasura natyrore, me fuqinë punëtore të re në moshë, me politikat nxitëse të
zhvillimit të sektorit privat.

1.3 Pyetjet hulumtuese


Qëllimi i hulumtimit është të përcaktoje ndikimin e politikave shtetërore dhe të tregut në
thithjen e investimeve te huaja direkte në Kosovë.

Për të kuptuar më mirë investimet e huaja direkte në Kosovë, në studim do te merret edhe
analiza e gjendjes aktuale, ku vihet në dukje natyra e këtyre investimeve dhe pritshmërinë që
kanë investitorët e huaj për vendin tonë. Për trajtimin e situatës reale të IHD-ve në vend, edhe
pse pesha e tyre është e papërfillshme për Kosovën, pyetjet e ngritura janë:
 Cili është roli i IHD-ve në rritjen ekonomike?
 Çfarë kushtesh paraqet klima e investimeve në Kosove?
 Cilat janë përparësitë e saj konkurruese për thithjen e investimeve të huaja?
 Si mund të përdoren këto përparësi dhe çfarë nevojitet që Kosova të tërheqë më tepër
investitorë të huaj?
 Çfarë lidhje ekziston ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike në vendet e vogla në
zhvillim, siç është dhe Kosova.
 Cilët janë faktorët kryesorë që motivojnë thithjen e IHD-ve vendin tonë?
 A ndryshon realiteti nga pritshmëritë e kompanive të huaja investuese?
 Çfarë planifikojnë në një të ardhme të afërt këta investitorë?
 Sa ndikojnë IHD-te ne rritjen e punësimit?
 Çfarë roli kanë ne transferimin e njohurive dhe teknologjive?

Ajo çfarë studiohet më tej në punim është dhe lidhja pritshmëri përvojë-planifikim.
1.4 Hipotezat e studimit
Hulumtimi do të bazohet në hipotezën se “a kanë ndikuar IHD-të në rritjen ekonomike të
Kosovës”?

T’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, nuk është e lehtë, pasi IHD-të nuk janë faktori i vetëm që
ndikon në rritjen ekonomike. Më së shumti, studimet që janë bërë, i referohen ndikimit të IHD-
ve në vendet e zhvilluara ose në vende me mundësi të mëdha në zhvillim, ku politikat nxitëse
janë thjesht një katalizator që përshpejtojnë investimet e huaja direkte. Këto investime kanë një
ndikim pozitiv dhe statistikisht të rëndësishëm në rritjen ekonomike në vendet që kanë madhësi
të tregut, fuqi blerëse, nivel të lartë të arsimimit, infrastrukturë të zhvilluar, teknologji të lartë etj.

Megjithëse ka studime të shumta që tregojnë për efektin pozitiv të IHD-ve në rritjen


ekonomike, të pakta janë rezultatet empirike për ndikimin e IHD-ve në vendet e vogla.

Për këtë arsye do te përpiqemi të shqyrtojmë lidhjen që ekziston ndërmjet IHD- ve dhe
rritjes ekonomike në vend.

1.5 Arsyeshmeria e temës


Zhvillimet e vrullshme ekonomike kanë bërë që t’u kushtohet një vëmendje e veçanet
investimeve të huaja direkte. Autorë të shumtë kanë shprehur bindjet e tyre në lidhje me IHD-të
në ekonomitë e vendeve pritëse, por kanë qenë skeptikë përsa i përket efekteve që përcjellin
IHD-të në ekonomitë e vendeve pritëse. Kjo për arsye se disa vende përfitojnë nga IHD-të më
shumë se vendet e tjera. Më së shumti, IHD-të kanë përcjellë efekte pozitive në vendet e
zhvilluara se në vendet në zhvillim. Në vitet e fundit, duket se autorët mbështesin më së shumti
IHD-të për efektet pozitive që përhapin në ekonominë e vendeve pritëse, si transferimin
teknologjik, rritjen e numrit të të punësuarve dhe ndikimin në rritjen ekonomike të vendit.

Shkalla në të cilën investimet e huaja mund të ndihmojnë në rritjen ekonomike, varet nga
një sërë faktorësh. Ndër faktorët më kryesorë mund të përmendim madhësinë e tregut, hapjen e
tregtisë, nivelin e kapitalit human, politikat favorizuese për IHD-të, cilësinë e institucioneve,
infrastukturën e vendit etj.
Në Kohen e sotme, për shkak edhe të globalizimit, shumica e qeverive të vendeve pritëse
kanë ndryshuar perceptimin për IHD-të. Ato përpiqen që nëpërmjet politikave nxitëse të
përthithin një numër sa më të madh të IHD-ve në industri të caktuara duke ndihmuar në aspektin
ekonomik dhe social të vendeve. Stabiliteti politik, klima e favorshme e biznesit dhe përmirësimi
i infrastrukturës janë disa nga politikat nxitëse që ndjekin qeveritë e vendeve pritëse për të
thithur një numër të ndjeshëm të IHD-ve. Ashtu si të gjitha vendet në zhvillim, edhe Kosova ka
treguar interes në rritje për investimet e huaja direkte.

Investimet e huaja nё Kosovë kanё pasur njё trend nё uljes, sidomos pas vitit 2008. Nga
ana e qeverisë Kosovare janë hartuar dhe janë zbatuar një sërë politikash nxitëse për të tërhequr
investitorët e huaj. Mjafton të përmendim nismën e fundit të qeverisë Kosovare në përthithjen e
investimeve të huaja direkte në industrinë e energjise, bujqesise dhe në sektorin e energjisë së
ripërtëritshme. Prandaj dhe qëllimi kryesor i këtij studimi është të shqyrtojë rolin e investimeve
të huaja direkte në Kosovë dhe të masë në mënyrë empirike ndikimin e tyre në rritjen
ekonomike. Për të analizur efektin e IHD-ve, studimi është përqendruar në faktorët kryesorë që
motivojnë thithjen e IHD-ve, trajtimin teorik të lidhjes ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike
dhe matjen e ndikimit të IHD-ve në rritjen ekonomike të vendit tonë.

1.6 Rezultatet e pritura


Rezultatet e hulumtimit do të si nje pike nisje per studime dhe hulumtime ne vitet e ardhshme
si dhe do te iu shërbejnë për politikë bërësit të përqendrohen në:
• Konkurrueshmërinë e investimeve të huaja me kompanitë vendase dhe roli i tyre në rritjen
ekonomike.
• Eksternalitetet negative dhe pozitive të investimeve të huaja në zhvillimin e qëndrueshëm.
• Rolin e IHD-ve në transferimin e teknologjisë.
• Lidhjen e IHD-ve me kapitalin human.
• Rolin e politikave lokale dhe vendore në shtrirjen më të gjerë të IHD-ve.
KREU 2
2. Rishikimi i literatures
Ky punim është mbështetur në një literaturë të gjerë për të arritur objektivat e vendosur. Në
vazhdim trajtohet shkurtimisht përmbajtja e punimeve të disa prej autorëve, veprimtaria e të
cilëve na bën të kuptojmë më mirë natyrën komplekse të IHD-ve. Kështu, FMN (1993) dhe
OECD (1996), Investimi i Huaj Direkt i perkufizojne si reflektim i sigurimit të një interesi të
qëndrueshëm të një njësie rezidente në një ekonomi (investuesi direkt) në një njësi rezidente të
një ekonomie tjetër (ndërmarrja e investimit direkt). Koncepti i “interesit të qëndrueshëm”
nënkupton ekzistencën e një marrëdhënieje afatgjatë midis investitorit direkt dhe ndërmarrjes, si
dhe të një ndikimi të konsiderueshëm të investitorit në administrimin e procesit të vendimmarrjes
në ndërmarrje. Investimi direkt përfshin transaksionin fillestar midis dy njësive si edhe të gjitha
transaksionet pasuese midis tyre (Xhaferaj, 2005).

Moosa (2002) jep arsyet kryesore pse duhen studiuar investimet e huaja direkte duke
argumentuar se IHD-të shoqërohen me transferimin e teknologjisë, si dhe të njohurive
menaxheriale, teknike e të marketingut. Një vend të veçantë zënë përcaktuesit kryesorë të IHD-
ve. Chakrabati (2001), Walsh dhe Yu (2010) argumentojnë se madhësia e tregut është ndër
përcaktuesit kryesorë për thithjen e investimeve të huaja direkte. Në punimet e tyre De Mello
(1997), Noorbakhsh e të tjerë (2001) dhe Campos e Kinoshita (2002) argumentojnë që midis
IHD-ve dhe kapitalit human ka një lidhje pozitive për vendet që kanë një nivel të caktuar të
kapitalit human. Ndërsa Lipsey dhe Kravis (1982), Edwards (1990) dhe Easterly (2001)
theksojnë se infrastruktura e vendit pritës luan një rol të rëndësishëm në tërheqjen e IHD-ve.
Mund të themi se madhësia e tregut pritës, qëndrueshmëria ekonomike, shkalla e hapjes së vendit
pritës, niveli i të ardhurave, cilësia e institucioneve dhe niveli i zhvillimit ekonomik të vendit
pritës janë disa nga përcaktuesit kryesorë që ndikojnë në përthithjen e IHD-ve. Efektet që
përcjellin IHD-të kanë nxitur shumë autorë të ndërmarrin studime dhe të analizojnë rolin e tyre
në ekonominë e vendeve pritëse.
Në qendër të shumë punimeve vihen re efektet pozitive dhe negative që mund të përcjellin
IHD-të në ekonomitë e vendeve pritëse. Për shembull, Lipsey (2002) argumenton se IHD-të
ndikojnë në nivelin e pagës si pasojë e hyrjes së firmave të huaja apo pjesëmarrjes së tyre në një
industri të caktuar. Firmat e huaja paguajnë më shumë se firmat vendase duke krijuar efektin
“spillover” të pagave. Sipas Wang (2009) IHD-të përcjellin efekte pozitive në ekonominë pritëse,
pasi transferojnë teknologjinë e përparuar dhe ndikojnë në praktikat më të mira të drejtim-
administrimit. Moosa (2002) në librin e tij “Theory, Evidence andPractice” analizon efektet e
IHD-ve në vendet pritëse, duke theksuar se IHD-të ndikojnë pozitivisht në fluksin e kapitalit, në
rritjen e prodhimit etj. Trajtimi i teorive të IHD-ve na jep një paraqitje më të plotë për të kuptuar
natyrën e tyre komplekse. Autorë të ndryshëm i kanë parë në mënyra të ndryshme IHD-të pasi
dhe roli i tyre ka qenë i ndryshëm në vende të ndryshme.

Teoria e Ciklit të Produktit nga Vernon (1966) shpjegon ndërveprimet ndërmjet avantazheve
specifike të pronësisë dhe përparësive specifike të vendndodhjes, duke përshkruar më së miri
rolin e teknologjisë në tregtinë ndërkombëtare. Aliber (1970) i shpjegoi IHD-të nëpërmjet
marrëdhënieve të tregjeve financiare, ku firmat e huaja investuese duhet të përballojnë
papërsosmëritë e tregjeve të kapitalit dhe të kurseve të këmbimit. Kojima (1973) klasifikoi tri
motive kryesore që nxitin IHD-të: orientimi drejt burimeve natyrore, orientimi drejt punës dhe
orientimit drejt tregut. Hymer (1976), analizoi se IHD zhvillohen kryesisht në ato tregje, të cilat
kanë përparësi më të mëdha konkurruese krahasuar me firmat vendase. Buckley dhe Casson
(1976) në studimin e tyre “E ardhmja e kompanive shumëkombëshe” analizuan rritjen e
kompanive shumëkombëshe dhe nxitjen e tyre për të tërhequr investimet e huaja direkte.
Dunning (1979) argumenton se IHD-të duhet të kenë kryesisht tri përparësi specifike në mënyrë
që të jenë të suksesshme në tregjet e vendeve pritëse. Teoria eklektike e zhvilluar nga Dunning,
njihet ndryshe si Paradigma OLI (Ownership-pronësia, Location-vendndodhja dhe Internalise-
përvetësimi).

Studimet e para për rritjen ekonomike i shohim te modelet neoklasike. Thjeshtësia e tyre ka
bërë që këto modele të shërbejnë si bazë e punës zbatuese dhe teorike për akumulimin e kapitalit
dhe për rritjen ekonomike. Solow (1956, 1957) aplikoi analizën e rritjes brenda modelit
neoklasik. Në punimin e saj Alfaro (2003) tregon se IHD-të në sektorë të ndryshëm kanë efekte
të ndryshme në rritjen ekonomike. Kështu, në matjen e kryer empirike del se IHD-të në sektorin
parësor kanë prirje që të kenë efekt negativ në rritjen ekonomike, ndërsa IHD-të në sektorin e
prodhimit kanë efekt pozitiv. Vitet e fundit, studiuesit argumentojnë se investimet e huaja direkte
mund të nxisin teknologjinë e nivelit të lartë, duke ndikuar në rritjen ekonomike të vendit pritës.
Kjo justifikon tërheqjen më të madhe të investime të huaja. Kështu, për shembull, Wang dhe
Blomstrom (1992) i kushtojnë rëndësi transferimit të teknologjisë nëpërmjet kompanive
shumëkombëshe dhe bashkëveprimit ndërmjet firmave të huaja dhe firmave vendase.

Xu (2000) argumenton se transferimi i teknologjisë nëpërmjet kompanive shumëkombëshe


ndihmon në rritjen e produktivitetit në vendet e zhvilluara, por jo në vendet më pak të zhvilluara.
Edhe Borensztein, De Gregorio&Lee (1995) trajtuan lidhjen ndërmjet IHD-ve dhe kapitalit
human dhe arritën në përfundimin se IHD-të kanë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike vetëm
nëse vendet zotërojnë një nivel të caktuar të kapitalit human. Lidhja ndërmjet IHD-ve dhe
kapitalit human është matur nga Borenstein, De Gregorio&Lee (1998) në mënyrë empirike.
Hanson (2001), argumenton se nëse kapitali i huaj dhe vendas janë plotësues me njëritjetrin,
ndikimi final i IHD-ve në normën e rritjes do të jetë më i madh. Punimet e të gjithë këtyre
autorëve na ndihmojnë për të kuptuar natyrën e IHD-ve dhe rolin që kanë ato në ekonomitë e
vendeve pritëse.

2.1 Investimet e huaja direkte


Investimet e huaja direkte i kanë fillimet e tyre që në fillimet e shekullit të 19-të, por pas
Luftës së Dytë Botërore ato filluan të rriteshin me një ritëm më të shpejtë. Kjo rritje është
ndikuar nga një sërë faktorësh, nga të cilët, ndër më kryesori, mund të përmendet ndryshimi i
tregut në të cilin vepronin firmat. Përveç tregtisë ndërkombëtare, një mënyrë tjetër që firmat
filluan të operonin dhe të fitonin pozicione në tregjet e huaja, ishin investimet e huaja direkte.
Zhvillimi i teknologjisë bëri që IHD-të të përhapen me shpejtësi në mbarë botën, ndërsa
globalizimi u krijoi mundësi investitorëve të huaj të shfrytëzonin të gjitha tregjet e mundshme
duke ndikuar në përhapjen e shpejtë të prodhimit. Me potencialet që kanë, sot IHD-të shihen si
një nga faktorët kyç në zhvillimin ekonomik për vendet në zhvillim.
Megjithëse disa studiues i shohin IHD-të si zgjidhje të problemeve të ndryshme globale,
të tilla si: krizat e urisë, kequshqyerja dhe dëmtimet mjedisore, nga ana tjetër, disa studiues të
tjerë mendojnë se IHD-të janë vetë instrumentet me anë të të cilave shkaktohen këto fatkeqësi
globale (Sezer, 2006).

Zhvillimi dhe rritja e tregtisë ndërkombëtare e ndihmuar nga zhvillimi teknologjik kanë
nxjerrë në pah dukurinë që gjerësisht njihet me emrin globalizim. Globalizimi është përhapja e
shpejtë e prodhimit të një firme dhe shitja e tyre në mbarë botën, duke e parë çdo vend si treg
potencial dhe qendër e mundshme prodhimi ose burimi, së bashku me rritjen e tregtisë
ndërkombëtare që shkon paralelisht me këtë zgjerim global të bizneseve. Kompanitë
shumëkombëshe janë forma e biznesit që mbart globalizimin në mbarë botën, dhe IHD-të janë
një metodë e rëndësishme që shfrytëzojnë firmat për strategjitë e tyre të rritjes globale (Shenkar,
2007).

Sipas Shenkar, (2007) shoqëritë mund të hyjnë në një treg të huaj ose duke eksportuar ose
nëpërmjet IHD-ve. Eksportimi është mënyra më e thjeshtë dhe me risk të vogël me anë të të cilit
firma mund të futet në tregun e huaj, por ajo nuk ka mundësi të ketë nën kontroll prodhimin dhe
as të përfitojë nga mundësitë që mund të krijohen vetëm nga prania konkrete në një treg të huaj.
Ndërsa kur një firmë investon drejtpërdrejtë në prodhim ose në mënyra të tjera në një shtet të
huaj mbi të cilat ajo ushtron kontroll domethënës, atëherë kemi të bëjmë me IHD-të.

Shenkar, (2007) thekson dallimin ndërmjet qarkullimit të IHD-ve dhe stokut të IHD-ve.
Fluksi i IHD-ve i referohet shumës së tyre të kryer gjatë një periudhe kohore të caktuar (p.sh.,
brenda një viti). Stoku i IHD-ve i referohet vlerës totale të akumuluar të aseteve me pronësi të
huaj në një kohë të caktuar. Për sa i përket fluksit të IHD-ve, është e rëndësishme të bëhet dallimi
ndërmjet IHD-ve hyrëse dhe atyre dalëse. IHD-të janë dalëse kur dalin nga një vend, ndërsa janë
hyrëse kur nënkuptojnë fluksin e tyre në një vend, pra kur firmat e huaja ndërmarrin investime
direkte në vendin pritës.
2.2 Si mund ti përkufizojm IHD-të?
Nëse duhet të japim një përkufizim të caktuar se çfarë janë IHD-të, do të shohim se është
e vështirë për t’i dhënë një përgjigje gjithëpërfshirëse dhe shteruese. Një nga shkaqet kryesore të
shumëllojshmërisë së përkufizimeve të IHD-ve është fakti se investitorët e huaj, në vende të
ndryshme, kanë karakteristika të ndryshme, si dhe operojnë në përputhje me kuadrin legjislativ
dhe rregullator të vendeve të tyre që mund të jetë i ndryshëm nga kuadri legjislativ dhe
rregullator i vendeve pritëse.

Gjithashtu veshtersit ne perkufizim shfaqen edhe si rezultat i te dhenave statistikore dhe


mbledhjes se tyre! Andaj eshte mjaft e veshtir te perkufizohet investimet e huaja direkte pasi qe
secili vend perdore standrde te ndryshme te kontabilitetit dhe mbledhjes ese te dhenave dhe eshte
e veshtir te definohen apo maten investimet e huaja nese ato japen ne form te pajisjeve apo
teknologjise se kapitalizuar (Xhaferaj, 2005).

IHD-të janë shumë më komplekse për nga natyra sesa investimi portofol, pasi shpesh
herë ato përfshijnë edhe transferimin e mjeteve bazë siç janë njohuritë teknologjike, dhe aftësitë
menaxheriale dhe organizative. Për rrjedhojë, përkufizimi i IHD-ve nga ana praktike nuk mund
të shqyrtohet i veçuar nga përkufizimi i kompanive shumëkombëshe, i cili, gjithashtu, nga ana e
tij, është i vështirë për t’u përkufizuar (Sezer, 2006).

Përkufizimet kryesore të IHD i gjejmë te Manuali i Bilancit të Pagesave të Fondit


Monetar Ndërkombëtar dhe te Raporti Botëror i Investimeve i Kombeve të Bashkuara i vitit
1999. Sipas Manualit të Bilancit të Pagesave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN, 1993)
“Investimi Direkt është një kategori e investimeve ndërkombëtare, të cilat pasqyrojnë sigurimin e
të ardhurave të qëndrueshme nga një subjekt rezident i një ekonomie në një subjekt që është
rezident në një ekonomi tjetër dhe ka një shkallë të konsiderueshme të ndikimit në menaxhimin e
këtij të fundit”.

Raporti Botëror i Investimeve i Kombeve të Bashkuara (UNCTAD, 1999) i përcakton


IHD-të si “një investim që përfshin një marrëdhënie afatgjatë, që pasqyron një interes të
qëndrueshëm dhe kontroll të një subjekti vendas në një ekonomi (investitor direkt i huaj ose
sipërmarrje mëmë) në një sipërmarrje vendase në një ekonomi të ndryshme nga ajo e investitorit
direkt të huaj (sipërmarrja IHD, sipërmarrja degë ose dega e huaj)”.

2.2.1 Pse i studiojmë IHD-të?


Për shkak të natyrës së tyre komplekse, IHD-të u bënë objekt studimi nga shumë
teoricienë. Në fushën e gjerë të trajtimit të IHD-ve gjejmë mbështetës edhe kundërshtues të
ndikimit që sjellin këto investime në ekonominë e vendeve pritëse. Gjithashtu, ndikimet e
investimeve të huaja direkte janë matur edhe në mënyrë empirike, por rezultatet nuk kanë qenë të
njëjta (Moosa, 2002).

Moosa, (2002) analizon tri arsye kryesore pse duhet t’i studiojmë IHD-të.
 Arsyeja e parë është se qysh prej viteve 1980 IHD-të morën një rritje të shpejtë dhe
pësuan ndryshime në strukturën e tyre. Në vitet 1990, IHD-të numëronin rreth ¼ e
qarkullimit të kapitalit ndërkombëtar. Kjo rritje e shpejtë e IHD-ve erdhi jo vetëm si
rrjedhojë e konkurrencës globale, por edhe nga prirja për të liberalizuar tregjet financiare,
të mallrave dhe të faktorëve. Është vënë re se IHD-të vazhdojnë të zgjerohen edhe në ato
raste kur tregtia botërore ngadalësohet.

 Arsyeja e dytë është se IHD-të janë objekt studimi për shkak të shqetësimeve që ngrenë
në lidhje me shkaqet dhe pasojat e pronësisë së huaj. Shumica e vendeve mbajnë një
qëndrim të dyanshëm kundrejt IHD-ve, pasi, sipas tyre kanë efekte negative në punësim,
ngadalësojnë zhvillimin e progresit teknologjik vendas, dhe përkeqësojnë bilancin tregtar
(Moosa, 2002).Në ditët e sotme, më tepër në vendet në zhvillim, shohim politika të
shumta që nxisin fluksin sa më të madh të IHD-ve.

 Arsyeja e tretë është se IHD-të ofrojnë mundësi për kanalizimin e burimeve për vendet në
zhvillim. Sipas këtij argumenti, IHD-të po bëhen një burim i rëndësishëm fondesh në një
kohë kur aksesi në mjete të tjera financimi po zvogëlohet, sidomos pas krizës së borxhit
ndërkombëtar që ndodhi në fillim të viteve ’80 të shekullit të kaluar. Për më tepër, IHD-të
janë ose mund të jenë të rëndësishme në këtë kuptim jo vetëm sepse ato kërkojnë si
premisë të rëndësishme lëvizjen e kapitalit financiar, por edhe sepse ato zakonisht
shoqërohen me ofrimin e teknologjisë, si dhe të njohurive menaxheriale, teknike dhe të
marketingut.

2.3 Mënyra e hyrjes në një treg të huaj


Firmat mund të hyjnë në ekonomi pritëse me anë të investimeve nga fillimi ose nga
bashkimet dhe blerjet. Një investim nga fillimi ndodh kur një firmë, si e vetme ose së bashku me
një firmë tjetër, (d.m.th., në një sipërmarrje të përbashkët) fillon aktivitet të ri në vendin pritës.
Një blerje ndodh kur një firmë blen nga një pjesë (d.m.th., blerje e pjesshme) ose tërë kapitalin
(d.m.th., blerje e plotë) e një firme të synuar në një vend pritës. Në përgjithësi, IHD-të mund të
marrin një nga tri këto forma: investime nga fillimi (ose ndryshe në fushë të blertë), bashkime
ose blerje shoqërish, si dhe krijime të shoqërive të përbashkëta.

Investimet “Greenfield” nënkuptojnë kryerjen e investimeve nga fillimi në vendin pritës.


Investimet nga fillimi synojnë prodhimin e të mirave dhe të shërbimeve me kosto më të ulët,
duke shfrytëzuar kapacitetet prodhuese të vendit pritës. Ato përkrahen nga vendet pritëse, pasi
nxisin hapjen e vendeve të reja të punës, kualifikimin e mëtejshëm të punonjësve dhe ndikojnë
në transferimin dhe në përshtatjen e teknologjisë. Këto investime shërbejnë si motivim edhe për
kompanitë vendase të vendeve pritëse, duke ndikuar në rritjen e konkurrencës në vend.
Megjithatë, këto investime përqindjen më të madhe të përfitime që sigurojnë e transferojnë në
vendin e tyre mëmë duke ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike të këtyre vendeve. Kjo gjë
shihet si një nga disavantazhet e investimeve nga fillimi për vendin pritës.

Një formë tjetër e IHD-ve është bashkimi ose blerja e firmave ekzistuese në vendin pritës
(Mergers&Acquisitions). Kur firmat ndodhen në vështirësi financiare ose kur duan të fuqizohen
më shumë nëpër tregje, mund të ndodhë që dy ose më shumë firma të bashkohen në një të vetme.
Bashkimet e firmave i klasifikojmë në tri grupe: në bashkime horizontale, në bashkime vertikale
dhe konglomerate.

Bashkimet horizontale kryhen nga firmat, të cilat kryejnë procese të njëjta prodhimi ose
prodhojnë produkte homogjene. Këto bashkime shpesh çojnë në ekonomi me shkallë rritëse.
Bashkimet vertikale realizohen nëpërmjet firmave që operojnë në faza të ndryshme të zinxhirit të
prodhimit. Konglomeratet janë bashkimet e firmave, veprimtaritë e të cilave nuk kanë lidhje të
drejtëprdrejtë me njëra-tjetrën.

Mund të ndodhë që bashkimet horizontale të firmave të rezultojnë me një efikasitet më të


lartë se në kushtet e mëparshme. Firmat tashmë mund të prodhojnë një sasi më të madhe të
produkteve dhe me një cilësi më të mirë. Konsumatorët kanë mundësi të marrin sasi më të madhe
të produkteve, me çmime më të ulta. Por, nga ana tjetër bashkimi i firmave mund të ndikojë në
uljen e konkurrencës në treg. Si pasojë e përqëndrimit të firmave nëpër tregje mund të ketë rritje
të çmimeve pas bashkimit të tyre. Rritja e çmimeve mund të nxisë konkurrentët e tjerë të rrisin
prodhimin e tyre, pra mund të ketë nxitje edhe për firmat e tjera që operojnë në të njëjtat kushte
tregu.

Forma më e zakonshme e bashkimeve dhe e blerjeve synohet nga firmat e vendeve të


zhvilluara. Korporatat e mëdha kryejnë blerje të firmave të tjera (zakonisht në vendet pritëse) për
arsye zgjerimi. Bashkimet e firmave më së shumti ofrojnë përparësi pozitive, pasi rrisin
efikasitetin, ulin kostot e prodhimit dhe kanë mundësi zgjerimi në tregun ndërkombëtar.

IHD-të mund të marrin edhe formën e shoqërive të përbashkëta (JointVenture).


Ndërmarrjet e përbashkëta krijohen kur dy ose më shumë individë ose subjekte lidhen së bashku
në një marrëveshje kontraktuale për sipërmarrjen e një biznesi, duke ndarë fitimet dhe humbjet.
Bashkimi i firmave bëhet për të patur fitime më të mëdha, por nga ana tjetër ato mund të kenë
edhe implikime të konsiderueshme. Një partneritet zakonisht synon vazhdimësinë e
marrëdhënies afatgjatë të biznesit, ndërsa një ndërmarrje e përbashkët bazohet në një projekt të
vetëm të biznesit. Si përparësi kryesore, që mbartin ndërmarrjet e përbashkëta, mund të
përmendim aftësinë e tyre për t’u përshtatur. Gjithashtu, kompanive u ofrohet mundësia e
shfrytëzimit të kapaciteteve të reja, mundësia për të hyrë në tregjet financiare të vendit pritës ose
për të fituar njohuri të reja teknologjike përfshirë edhe personelin e specializuar, si dhe fitimin e
emrit të mirë të një firme, me të cilin ajo mund të përmirësojë shitjet nëse qëllimi i investimeve
është t’u shërbejnë tregjeve lokale. Buckley dhe Casson (1996) e shpjegojnë rritjen e rolit të
ndërmarrjeve të përbashkëta rreth viteve ’80 të shekullit të kaluar nëpërmjet inovacionit
teknologjik dhe globalizimit të tregjeve.
Megjithatë, ndërmarrjet e përbashkëta kanë edhe mangësitë e veta, pasi atyre u duhet
kohë dhe përpjekje për të realizuar një marrëdhënie të përsosur dhe në partneritet të plotë me një
palë tjetër. Ndërmarrjet mund të mos bien gjithmonë dakort për objektivat e vendosur, partnerët
jo gjithmonë ofrojnë mbështetje të plotë në fazat e para, pasi mbartin kultura dhe mënyra të
ndryshme menaxhimi, të cilat bëhen pengesë për një bashkëpunim efikas.

2.3.1 Klasifikimet e IHD-ve


Studiues të ndryshëm, për të bërë klasifikimin e llojeve të IHD-ve marrin parasysh kritere
të ndryshme dalluese. Në përgjithësi, IHD-të mund t’i klasifikojmë në IHD horizontale, në IHD
vertikale dhe në IHD burimkërkuese.

IHD horizontale nxiten të prodhojnë në vendet pritëse të njëjtin produkt që prodhohet në


vendet e tyre mëmë, por me një kosto më të ulët. Kjo ndodh për shkak të potencialeve që
zotërojnë vendet pritëse dhe që shfrytëzohen nga IHD-të. Zakonisht IHD-të horizontale, të cilat
quhen edhe kërkimi i tregut, operojnë në ato vende ku madhësia e tregut është e madhe dhe fuqia
blerëse është e konsiderueshme nga ana e konsumatorëve (Moosa, 2002).

Në përgjithësi, IHD-të horizontale kryhen për të shfrytëzuar më tepër disa përparësi


monopoliste apo oligopoliste, të tilla si: patentat apo produktet e diferencuara, veçanërisht nëse
zgjerimi në shtetin mëmë nënkupton shkeljen e ligjeve antitrust (Moosa, 2002).

IHD vertikale njihen ndryshe edhe si kërkuese të eficiencës. Synimi kryesor është
minimizimi i kostos nëpërmjet shfrytëzimit të faktorëve të prodhimit. IHD-të vertikale mund ta
kryejnë procesin e prodhimit nëpërmjet fazave të ndryshme. Për këtë arsye, kompanitë
investuese shpesh kërkojnë vende ku faktorët e prodhimit të jenë relativisht të lirë. Për shembull,
kompani të shumta, një pjesë të proceseve të prodhimit, i kryejnë në vende të cilat kanë një forcë
punëtore relativisht të lirë. Gjithashtu, IHD-të vertikale kërkojnë të përdorin edhe teknologjinë e
përparuar nëse përdorimi i tyre minimizon koston e prodhimit. (Moosa, 2002)
Yokota (2005), i mbështetur në pikëpamjen e Helpman (1984), të Markusen (1984) dhe
në studimin empirik të Hanson et al (2001) analizon se IHD-të horizontale më së shumti synojnë
të shesin produktet e tyre në tregje me përmasa të mëdha të vendeve pritëse, ndërsa IHD-të
vertikale synojnë eksportin e produkteve nga vendi mëmë në vendin pritës.

IHD burim kërkuese. Këto investime të huaja përqendrohen kryesisht në vende të cilat
janë të pasura me burime natyrore. Qëllimi i tyre parësor është shfrytëzimi i atyre burimeve që
nuk ndodhen në vendet e tyre ose që janë në pronësi të konkurrentëve të tjerë.

2.4 Kompanitë shumëkombëshe (KMN-të)


Me kompani shumëkombëshe kuptojmë firmat të cilat operojnë në më shumë se një vend.
Në botime të ndryshme gjejmë një sërë emërtimesh për këto firma, të tilla si: korporata, shoqëri
dhe sipërmarrje të shoqëruara me përcaktimin se janë ndërkombëtare, transnacionale, ose
globale. Kompanitë shumëkombëshe kanë si qëllim kryerjen e veprimtarive të ndryshme
nëpërmjet degëve ose filialeve në shtete të tjera. Pra, kompanitë shumëkombëshe mund të arrijnë
t’i bashkërendojnë dhe t’i përvetësojnë veprimtaritë e tyre përtej kufijve kombëtarë.

Në ditët e sotme, shohim që kompanitë shumëkombëshe luajnë një rol të rëndësishëm në


tregjet ndërkombëtare. Roli që mbartin këto kompani, vjen si pasojë e ndikimit në ekonominë e
vendeve pritëse. Ndikimi në ekonomi duket qartë nga efektet që sjellin veprimtaritë e tyre.
Megjithëse këto kompani kryejnë investime të ndryshme, efektet që ato mbartin, janë të
ndryshme në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim. Për këtë arsye, efektet e kompanive
shumëkombëshe janë gjithmonë të diskutueshme nga ekonomistët.

Në përgjithësi, shihet se KMN-të ndikojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike të vendit. Në


shumë botime të huaja, studiues të ndryshëm e vënë theksin te transferimi i teknologjisë që
kryhet nga ana e KMN-ve në vendet pritëse, në të cilat ato investojnë. Gjithashtu, një përfitim
tjetër, që ofrojnë KMN-të, është kualifikimi dhe trajnimi i punonjësve. Kompanitë e mëdha
shumëkombëshe kanë një personel të organizuar, i cili jep ndihmesën e vet duke organizuar dhe
menaxhuar veprimtaritë e ndryshme në vendet pritëse. Sipas Freeman, (1981) duke qenë se
kompanitë shumëkombëshe kryejnë investime të shumta, një efekt pozitiv që shihet është rritja e
numrit të të punësuarve. Për shkak të numrit të madh të kompanive që operojnë në të gjithë
botën, numri i të punësuarve në to është shumë i madh. Kjo përbën një nga arsyet pse qeveritë e
vendeve pritëse i përkrahin këto kompani.

Nga mjaft studiues trajtohen edhe efektet ose pasojat negative që mbartin kompanitë
shumëkombëshe. Kështu, duke qenë se këto kompani zotërojnë teknologji të përparuar, ato mund
të ndikojnë negativisht në konkurrencën ndërmjet firmave vendase. Prodhimi masiv dhe me një
kosto më të ulët (për shkak të teknologjisë së lartë) mund t’i detyrojë firmat vendase të dalin nga
tregu. Kjo gjë do të sillte një fuqizim edhe më të madh të këtyre kompanive në vendet pritëse.
Megjithëse ka shumë diskutime për kompanitë shumëkombëshe, ajo që duhet theksuar
është se ato janë rritur dhe janë zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, duke punësuar një numër të
ndjeshëm punonjësish.

2.5 Motivet që nxisin IHD-të


Në fillimet e tyre, investimet e huaja u panë me mëdyshje. Jo në të gjitha rastet ato
rezultonin me efekte pozitive në ekonomitë e vendeve pritëse. Për këtë arsye, këto investime herë
gjenin përkrahje e herë ndeshnin në kundërshtime të forta. Në vitet e fundit, ku tashmë, pothuajse
të gjitha vendet i ndiejnë efektet pozitive që kanë sjellë investimet e huaja, vihet re nxitja e
vazhdueshme e këtyre investimeve. Qeveritë e vendeve në zhvillim tashmë kërkojnë të përthithin
një numër sa më të madh të investitorëve për të ndikuar në rritjen ekonomike të vendeve të tyre.

Por cilat janë motivimet kryesore që mund të ndikojnë në përthithjen sa më të madhe të IHD-ve?

Investitorët theksojnë se motivimet kryesore për të investuar ndryshojnë sipas vendeve dhe
sektorëve ekonomikë. Megjithatë, motivimet kryesore që i nxitin investitorët e huaj për të bërë
investime në vendet pritëse janë:
 Madhësia e tregut dhe perspektivat e rritjes së tij;
 Niveli i pagës dhe produktiviteti i punës;
 Infrastruktura e mirë;
 Stabiliteti politik dhe masat që merren për nxitjen e IHD-ve;
 Mungesa e korrupsionit dhe nxitja e konkurrueshmërisë ndërmjet firmave;
 Përmirësimi i mjedisit të investimeve, si: regjistrimi i biznesit, procedurat e licensimit,
lehtësia e të bërit biznes, mjedisi i përshtatshëm për biznes etj. Edhe struktura e taksave
mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në perspektivat e investimeve.

Përveç këtyre faktorëve, investitorët, gjithashtu, theksojnë rëndësinë e faktorëve të tjerë që


mund të ndikojnë te IHD-të. Këta faktorë janë veçanërisht të rëndësishëm në rastin kur
investitorët e huaj kërkojnë të investojnë në një vend të ri apo kërkojnë të zgjerojnë veprimtarinë
e tyre në vazhdim. Ndër faktorët që investitorët e huaj marrin në konsideratë, mund të
përmendim:

 Nevoja për tregje. Shpesh nevoja për tregje të reja lind kur kompanitë kërkojnë të
zgjerojnë veprimtarinë e tyre jashtë tregut vendas. Kompanitë mund ta kryejnë zgjerimin
e veprimtarisë duke shfrytëzuar ekonomitë e shkallës, nëse tregjet e huaja ofrojnë norma
të larta fitimi.

 Nevoja për efiçencën e prodhimit i motivon kompanitë të prodhojnë në ato vende që


faktorët e prodhimit i kanë relativisht të lirë. Kompanitë investuese shfrytëzojnë burimet
natyrore ose materialet e papërpunuara që ndodhen në vendin pritës. Vendet që zotërojnë
burime të shumta natyrore, si: burime nëntokësore, pyjore, burime energjie etj., janë
vende që thithin më shumë investime të huaja.

 Nevoja për informacion dhe teknologjia i motivon IHD-të kryesisht drejt vendeve të
zhvilluara. Si të tilla mund të përmendim kompanitë e kompjuterave, si edhe kompanitë
farmaceutike që në ditët e sotme kanë gjetur një përdorim të gjerë.

 Sistemi i taksave. Sistemi i taksave përbën një nxitje të madhe për të gjitha kompanitë
investuese. Nëse politikat tatimore bazohen tek taksat e ulta, nga ana e investitorëve të
huaj mund të ketë pritshmëri më të kënaqshme.

 Emri i mirë dhe ruajtja e reputacionit. Shpesh kompanitë e mëdha kërkojnë të zgjerojnë
veprimtarinë e tyre duke shfrytëzuar emrin e mirë që ato mbartin. Kompanitë me emër
përpiqen të ruajnë reputacionin edhe në vendet e tjera që ato operojnë. Kjo është
veçanërisht e vlefshme për bankat dhe institucionet e tjera financiare. Kur kompania
mëmë vendos të zgjerohet, ajo mund të hapë degë të reja nëvende të ndryshme. Kjo, është
një nga arsyet e shtrirjes në nivele ndërkombëtare të institucioneve financiare.

2.6 Përcaktuesit kryesorë të IHD


Në ditët e sotme të gjitha vendet që duan të thithin një numër më të madh të investitorëve
të huaj, duhet të shfrytëzojnë dhe të reklamojnë karakteristikat kryesore që zotërojnë. Përcaktimi
i duhur i këtyre faktorëve është i nevojshëm për t’iu servivur investitorëve të huaj. Në shumë
trajtesa për këto probleme gjejmë përcaktues të ndryshëm. Kjo mbase për shkak të veçorive që
kanë këto vende ose për shkak të zhvillimit të tyre ekonomik.

Si përcaktues kryesorë të IHD-ve, Walsh dhe Yu (2010) përfshijnë potencialin dhe


madhësinë e tregut pritës, qëndrueshmërinë ekonomike, shkallën e hapjes së vendit pritës,
nivelin e të ardhurave, cilësinë e institucioneve dhe nivelin e zhvillimit ekonomik të vendit
pritës.

Lim (2001) rendit përcaktuesit kryesorë që ndikojnë në tërheqjen e IHD-ve. Largësia


ndërmjet vendeve që ndikon në kostot e transportit, madhësia e tregut, klima e biznesit,
qëndrueshmëria ekonomike e politike dhe hapja e vendit janë disa nga përcaktuesit që ndikojnë
në tërheqjen e IHD-ve. Në punimin e tij, Lim trajton ndikimin e këtyre përcaktuesve në rritjen
ekonomike të vendit.

Në studimin e tij, Chakrabati (2001), argumenton se madhësia e tregut është një ndër
përcaktuesit kryesorë për thithjen e investimeve të huaja direkte. Sa më i madh të jetë tregu i
vendeve pritëse, aq më shumë mundësi kanë investitorët e huaj për të shfrytëzuar burimet
natyrore që kanë këto vende, pra fuqinë punëtore.

Shkalla e hapjes së vendit pritës (raporti i eksporteve dhe i importeve) përbën një tjetër
përcaktues me rëndësi për IHD-të. Për shembull, Lipsey dhe Kravis (1982) në studimin e tyre
gjetën një lidhje pozitive dhe tepër domethënëse ndërmjet hapjes së vendit dhe IHD-ve. Edhe
Merledeve dhe Schoors (2004) si përcaktues kryesorë për tërheqjen e IHD-ve përmendin
madhësinë e tregut të vendit pritës dhe shkallën e hapjes së vendit ndaj tregut ndërkombëtar.
Nëse vendet pritëse i realizojnë këta faktorë numri i investorëve të huaj që dëshirojnë të hyjnë në
këto tregje, do të jetë relativisht më i madh krahasuar me ato vende që kanë madhësi më të vogël
të tregut ose që kanë një hapje më të vogël ndaj tregjeve.

Si përcaktues tjetër të rëndësishëm për thithjen e IHD-ve, Chakrabati (2001) veçon edhe
nivelin e pagës, që mund të jetë një faktor nxitës. Niveli i pagës do të ishte tërheqës për
investitorët, nëse veprimtaritë e tyre janë të përqendruara kryesisht në prodhim (duke ndikuar
drejtpërsëdrejti në minimizimin e kostos së prodhimit). Para shumë vitesh, investitorët e huaj
nxiteshin të investonin në vende me një zhvillim të ulët ekonomik, pasi shfrytëzonin fuqinë e lirë
të punës që kishin këto vende. Në ditët e sotme, shohim se, si përcaktues kryesor për IHD-të
është dhe kapitali human.

De Mello (1997) në teorinë e tij trajton lidhjen pozitive ndërmjet kapitalit human dhe
IHD-ve, megjithëse vendet pritëse duhet të kenë një nivel minimal të caktuar të kapitalit human.
Në punimin e tyre empirik, Campos dhe Kinoshita (2002) argumentojnë që ndërmjet IHD-ve dhe
kapitalit human ka një lidhje pozitive dhe për vendet që kanë një nivel të caktuar të kapitalit
human kjo lidhje bëhet sinjifikative. Gjithashtu, dhe Noorbakhsh dhe të tjerë (2001)
argumentojnë se kapitali human është një përcaktues i rëndësishëm për thithjen e IHD-ve në
vendet në zhvillim. Në studimin e tyre, ata theksojnë se kapitali human është një tregues
sinjifikativ dhe, me kalimin e kohës, vendet që kanë një numër të madh të njerëzve të arsimuar,
kanë mundësi që të përfitojnë një numër më të madh të investimeve të huaja.

Në punimin e tij Cho (2003) i përcakton kushtet ekonomike dhe politikat e vendeve
pritëse si faktorët kryesorë për tërheqjen e IHD-ve. Në kushtet ekonomike si faktorë kryesorë
Cho përmend madhësinë e tregjeve, burimet natyrore dhe aftësinë konkurruese. Në politikat e
vendeve pritëse, Cho (2003), trajton politikat makroekonomike, sektorin privat, dhe politikat në
nxitjen e IHD-ve.
Matev (2008) shqyrton përcaktuesit kryesorë në vendet e Evropës Qendrore dhe
Juglindore, të cilët i ndan në dy grupe kryesore. Në grupin e parë përfshin faktorët e madhësisë
së tregut dhe në grupin e dytë faktorët e infrastrukturës dhe kapitalin human. Sipas Matev, këto
vende duhet të përpiqen për liberalizimin e regjimit të tregtisë, të këmbimit valutor dhe
përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme. Gjithashtu, Matev (2008), thekson se lufta
kundër korrupsionit dhe burokracisë do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e numrit të IHD-ve.

Një përcaktues tjetër me rëndësi, që është vërejtur vitet e fundit nga ana e investitorëve të
huaj, është cilësia e infrastrukturës së vendit. Kështu, shumë autorë e mbështesin arsyetimin nga
rezultatet e evidencave empirike që kanë kryer. Me termin infrastrukturë përfshihen rrugët,
portet, hekurudhat dhe sistemet e telekomunikacionit, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të
vendit. Cilësia e infrastrukturës përbën një nga përcaktuesit kryesorë për tërheqjen e IHD-ve.
Nëse vendet pritëse nuk kanë një infrastrukturë të rregullt dhe cilësore, kjo mund të jetë një
pengesë e pashmangshme nga ana e investitorëve. Për këtë arsye, qeveria e çdo vendi duhet të
marrë masa për përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës.

Lipsey dhe Kravis (1982), Edwards (1990) dhe Easterly (2001) etj, theksojnë se
infrasruktura e vendit pritës luan një rol të rëndësishëm në tërheqjen e IHD-ve. Modeli i Easterlit
parashikon se të ardhurat fillestare dhe inflacioni ndikojnë negativisht në rritjen reale të PBB-së,
ndërsa kapitalit human, IHD-të, infrastruktura në telekomunikacion dhe zgjerimi i OECD-së
ndikojnë pozitivisht në rritjen reale të PBB-së.

Si përfundim, mund të thuhet se qëndrueshmëria ekonomike e politike, madhësia e tregut,


shkalla e hapjes së vendit, niveli i taksave, politikat tregtare, politikat qeveritare, aspekti
institucional dhe cilësia e infrastukturës përbëjnë përcaktuesit kryesorë që duhet të kenë vendet
pritëse për të tërhequr një numër sa më të madh të IHD-ve.

2.7 Efektet e IHD-ve në ekonomitë e vendeve pritëse


Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë mundësoi që investimet e huaja direkte të rriteshin jo
vetëm në numër, por të kishin dhe një përhapje të gjerë në shumë vende të botës. Kjo bëri që
shumë ekonomistë të analizonin efektet e IHD-ve. Për këtë arsye në shumë trajtime vihen re
këndvështrime të ndryshme për efektet që mbartin IHD-të. Në disa vende IHD-të kanë ndikuar
pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe në disa vende të tjera jo. Për këtë arsye, roli dhe ndikimi
që kanë IHD-të në rritjen ekonomike të një vendi, është një nga çështjet ku janë përqendruar
shumë autorë.

Pyetjet që shtrohen, kur analizohen efektet e IHD-ve në ekonomitë e vendeve pritëse, janë:
 Si ndikojnë IHD-të në ekonomitë e vendeve pritëse?
 Në cilët sektorë ndikojnë kryesisht IHD-të?

Në fazën e para të ekonomisë së tregut, investimet e huaja direkte kanë shpërndarë efekte në
formën e “normës më të lartë të punësimit” dhe “transferimin e teknologjisë”. Rritja e
konkurrencës, e njohurive, e teknologjisë si dhe qëndrueshmëria financiare mbartin efekte
pozitive. Por, në të njëjtën kohë, IHD-të janë parë dhe si kompani që përpiqen të fitojnë më tepër
nëpërmjet burimeve natyrore më të lira që zotërojnë vendet pritëse, si krahu më i lirë i punës, që
është edhe një ndër qëllimet kryesore të investitorëve. Nga ana tjetër, transferimi i teknologjisë
nuk mund të realizohet nëse është e pamjaftueshme shkalla e integrimit të tregut. Fluksi pozitiv i
kapitalit shpesh kthehet në negativ kur investitorët shfrytëzojnë burimet natyrore si lëndë të para
dhe i shesin më shtrenjtë mallrat përfundimtare që kanë prodhuar (Zelinske, 2010).

Efekti në paga: Firmat e huaja priren të përfshihen në ata sektorë të ekonomisë që sigurojnë
fitime më të larta. Ato përpiqen të punësojnë punëtorë më të kualifikuar dhe më të arsimuar se
firmat vendase. Kjo ndodh sepse IHD-të janë kompani më të mëdha, ushtrojnë veprimtari që
kërkojnë më shumë kapital, si dhe përdorin më shumë produkte të ndërmjetme. Përveç kësaj, ka
disa evidenca që tregojnë se firmat e huaja paguajnë një çmim më të lartë për punë, pra për një
punëtor të një cilësie të caktuar paguajnë më tepër. Kjo dhe për vetë faktin se IHD-të zotërojnë
teknologji të përparuar Si pasojë e hyrjes së firmave të huaja apo të pjesëmarrjes së tyre në një
industri apo rajon rriten edhe pagat e punonjësve në firmat vendase (Lipsey, 2002).

Hyrja apo prania e firmave të huaja mund të ndikojnë, me anë të shumë mënyrave, mbi pagat
në vendet pritëse. Një prej këtyre mënyrave është rasti kur këto firma ofrojnë paga më të larta se
pagat që ofrojnë firmat vendase. Kështu, Lipsey dhe Sjoholm (2001) theksuan se firmat e huaja
paguajnë gati 50 % më shumë se firmat vendase. Kjo pasi IHD-të rekrutojnë punonjësit më të
mirë, duke bërë që edhe firmat vendase të rrisin pagat nga ana e tyre. Kjo dukuri ndryshe njihet
si efekti spillover i pagave (Lipsey, 2002).

Efekti në produktivitet: Në bazë të studimeve të mëparshme, që kanë krahasuar aftësinë


prodhuese të firmave vendase dhe ato me pronësi të huaj në vendet në zhvillim, aftësia
prodhuese e firmave të huaja është dy herë më e lartë se ajo e firmave vendase. Lipsey (2002)
mori në shqyrtim Meksikën dhe arriti në përfundimin se firmat e huaja kishin 2.5 herë më shumë
aftësi prodhuese se firmat vendase meksikane. Sipas Lipsey (2002), ky rezultat ishte arritur falë
prodhimit të shkallës ose intensitetit më të qartë të kapitalit në firmat e huaja. Ndërsa sipas
Blomstrom dhe Kokko (1998), efekti spillover i aftësisë prodhuese ndodh kur, si rezultat i
krijimit të firmave të huaja, vjen promovimi i produktivitetit dhe i eficiencës tek firmat vendase.

Firmat vendase janë të detyruara të përmirësojnë eficencën e tyre, duke përdorur


teknologji dhe burime për të përballuar konkurrencën me firmat e huaja. Konkurrenca e ashpër
bën që firmat vendase të blejnë teknologji të reja, të cilat ndikojnë në rritjen e aftësisë prodhuese.

Edhe Vahter dhe Masso (2006) në punimin e tyre analizojnë se IHD-të janë të lidhura
pozitivisht me aftësinë prodhuese. Sipas tyre, IHD-të përzgjedhin firmat (si në sektorët e
prodhimit dhe të shërbimeve) me aftësi prodhuese më të lartë.

Rritja e ekonomisë: Rritja e ekonomisë është një synim i përbashkët për të gjitha vendet
në zhvillim. Shumë studiues kanë kryer studime të ndryshme për të vërtetuar nëse ka lidhje
ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike. De Mello (1999) kreu një studim në 32 vende të
zhvilluara dhe në zhvillim. Gjatë zhvillimit të studimit, ai vuri re se efekti spillover i teknologjisë
dhe njohuritë (know-how) e firmave të huaja ishin përcaktues në rritjen afatgjatë të ekonomisë në
vendet pritëse. Pra, IHD-të kishin efekte pozitive në rritjen ekonomike në vendet në zhvillim.

Efekti në teknologji: Sipas Wang (2009), IHD-të janë përcaktuar si një investim që
përfshin transferimin e një grupi të madh asetesh, duke përfshirë kapitalin financiar, teknologjitë
e përparuara dhe know-how, praktikat më të mira të drejtim-administrimit etj. Duke qenë se
formimi i kapitalit dhe përmirësimi teknologjik janë motori i rritjes ekonomike, pritet që IHD-të
të nxisin rritjen ekonomike të vendeve pritëse. Transferimi i teknologjisë në ditët e sotme
besohet të jetë një burim i rëndësishëm i rritjes ekonomike, i akumulimit të kapitalit, i zhvillimit
të tregtisë etj.

Moosa (2002) në librin e tij “Theory, Evidence andPractice” analizon efektet e IHDve në
vendet pritëse. Në vijim është pasqyruar një analize e detajuar e efekteve të IHD-ve në vendet
pritëse:

 Efekti në kapital: Investimet e huaja direkte në përgjithësi kanë një efekt pozitiv në
kapital, sepse ato ndikojnë në rritjen e fluksit të burimeve financiare në dispozicion për
kryerjen e investimeve. Investimet e huaja direkte kanë më shumë përparësi se financimet
e tjera të huaja, sepse IHD-të janë më të qëndrueshme se flukset e tjera financiare. IHD-të
përfaqësojnë një siguri afatgjatë, duke plotësuar pamjaftueshmërinë e kapitalit financiar
të vendit pritës (Moosa, 2002).

 Efekti në rritjen e prodhimit: Një nga efektet më të rëndësishme të investimeve të huaja


direkte është rritja e prodhimit në vendin pritës. Zakonisht, IHD-të, kanë një ndikim më
të madh në vendet në zhvillim, ku investimet shikohen si një nxitës për zhvillimin e
ekonomisë. Teoritë e rritjes ekonomike përqendrohen kryesisht në rritjen e të ardhurave
reale për frymë. Faktorë të tillë, si: akumulimi i kapitalit, rritja e popullsisë, përparimi
teknologjik dhe zbulimi i burimeve të reja natyrore, ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin
ekonomik të vendit. Në teoritë e rritjes, të trajtuara nga autorë të ndryshëm, akumulimi i
kapitalit dhe teknologjia (ose përmirësimi teknologjik) janë parë si një forcë lëvizëse e
shpejtë e rritjes ekonomike (Moosa, 2002).

 Efekti në bilancin e pagesave: Efekti i bilancit të pagesave është më i rëndësishëm për


vendet në zhvillim se për vendet e zhvilluara. Bilanci i pagesave përfiton nga çdo fluks
hyrës kapitali. Këtij përfitimi i kundërvihet fluksi i vazhdueshëm dalës i dividendëve,
interesave e pagesave administrative të kompanisë mëmë, të cilat transferohen në vendin
e origjinës. IHD-të ndikojnë në përmirësimin e bilancit të pagesave dhe në financimin e
borxhit, duke çuar kështu drejt një qëndrueshmërie më të mirë makroekonomike (Moosa,
2002).

Natyra e IHD-ve është shumë komplekse, kjo për shkak të veçorive që ato mbartin. Për
shkak të kushteve të ndryshme ku IHD-të operojnë, shumë ekonomistë kanë patur dyshime në
lidhje me ndikimet që kanë ato. Kështu, për shembull, analistët radikalë argumentojnë se
kompanitë shumëkombëshe shfrytëzojnë burimet dhe fuqinë punëtore në vendet pritëse, duke
mos siguruar përfitime për këto vende. Për këtë arsye, radikalët mendojnë se nuk duhen lejuar që
këto kompani të veprojnë në vendet në zhvillim. Edhe Lall dhe Streeten (1977), të cituar te
Moosa (2002) argumentuan se IHD-të mund të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit pritës
për këto arsye:
 Së pari, veprimtaria e kompanive investuese mund të çojë në një normë më të ulët të
akumulimit në vend, sepse një përqindje e fitimeve të gjeneruara nga kjo veprimtari
mund të riatdhesohen në vendin mëmë të kompanisë dhe jo në vendin pritës. Kompanitë
shumëkombëshe zakonisht i dërgojnë fitimet për llogari të kompanive të tyre mëmë në
formën e dividentëve apo të honorareve të transferuara për aksionerët, si dhe nëpërmjet
transferimit të thjeshtë të fitimeve të grumbulluara. Dalja e fitimeve nga vendi pritës
ndikon negativisht në bilancin e pagesave, prandaj vendet pritëse vendosin shpesh
kufizime për sasinë e fitimeve që mund të dërgojnë kompanitë shumëkombëshe.

 Së dyti, kompanitë investuese mund të ndikojnë në strukturat e tregut negativisht, duke e


bërë atë më pak konkurrues.

 Efekti crowdingout: Kompanitë shumëkombëshe mund të ndikojnë në strukturat e tregut.


Kjo ndodh kur këto kompani zotërojnë teknologji të përparuar ose kur ato kanë asete më
të mëdha krahasuar me kompanitë vendase. Në raste të tilla, kompanitë shumëkombëshe
e kanë më të lehtë për të konkurruar në këto tregje. Një ndër efektet negative që ushtrojnë
kompanitë shumëkombëshe në vendet pritëse është efekti crowdingout. Efekti kryesor
negativ i crowdingout është fuqia monopol mbi tregun vendas nga kompanitë investuese.
Edhe pse ka mendime kontradiktore në lidhje me ndikimin e IHD-ve në rritjen ekonomike,
besohet gjerësisht se investimet e huaja ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendeve
pritëse.

2.8 Teoritë e para të IHD-ve


Shumë studiues kanë analizuar investimet e huaja direkte për shkak të rritjes së rolit dhe
të rëndësisë që kanë ato. Në trajtimet e para, vihet re se studiuesit kanë qënë kritikë ndaj efekteve
të IHD-ve në vendin pritës. Ata u morën gjatë me zhvillimin e teorive të IHD-ve dhe me
vërtetimin e evidencave empirike, nëpërmjet të cilave u dhanë përgjigje shpjeguese pyetjeve
kyçe që kishin të bënin me IHD-të. Disa nga pyetjet që shtroheshin ishin: “Përse një firmë i
shtrin aktivitetet e saj në vende të tjera?”, “Si mund të konkurrojë një firmë e huaj me firmat
vendase të vendit pritës?”, “Përse duhet që firma të zgjedhë IHD-të në vend të eksportimit apo
licensimit?”. Përgjigjet e këtyre pyetjeve, i gjejmë në teoritë e shumta të IHD-ve, të cilat do të
trajtohen gjerësisht në vijim.

Karakteri kompleks i IHD-ve, e bën të vështirë përshtatjen në një teori të pastër, pasi dhe
vetë roli i IHD-ve ka ndryshuar me kalimin e viteve. Kjo përbën një arsye pse në botime të
ndryshme gjejmë mendime të ndryshme rreth investimeve të huaja direkte. Gjithashtu, ndikimet
e IHD-ve në vende të ndryshme kanë dhënë rezultate të ndryshme. Në ditët e sotme, pothuajse në
të gjitha punimet, IHD-të i shohim me ndikim kryesisht pozitiv në vendet pritëse, prandaj dhe
vendet në zhvillim përpiqen që nëpërmjet politikave nxitëse të tërheqin sa më shumë investime të
huaja.

Teoritë e para të IHD-ve u mbështetën në teorinë e përparësive krahasuese. Teoritë e


tjera, që bazohen në teorinë neoklasike të ekonomisë, i shpjegojnë IHD-të si përparësi specifike
të lidhura me vendndodhjen, kurse disa teori të tjera theksojnë faktin se tregjet e produktit dhe të
faktorëve janë jo perfekte.

Në këtë kapitull do të trajtohen disa teori, si: teoria e firmës, teoria e shpërndarjes, teoria
e kapitalit, teoria e tregtisë, teoria e financës ndërkombëtare, teoria radikale etj., sepse duke qenë
se ka shumë teori dhe shpjegime për IHD-të, është e pamundshme të identifikohet një teori e
vetme për to.

2.8.1 IHD-të dhe teoria e tregtisë ndërkombëtare


Teoria e zhvilluar nga Heckscher dhe Ohlin (1933), shpjegon se ekonomitë e vendeve
ndryshojnë nga njëra-tjetra për shkak të faktorëve të prodhimit (toka, puna dhe kapitali) që këto
vende zotërojnë. Modeli bën propozimin se shtetet duhet të specializohen në prodhimin dhe në
eksportimin e atyre mallrave që përdorin intensivisht faktorin e prodhimit që vendi zotëron me
tepricë. Modeli mbështetet në supozimin se janë dy faktorë prodhimi, dy të mira dhe dy vende.
Gjithashtu, modeli supozon se faktorët e prodhimit janë të lëvizshëm vetëm brenda vendit dhe jo
jashtë kufijve. Pra, sipas teorisë së Heckscher-Ohlin, tregtia përcaktohet nga shumat relative të
faktorëve të prodhimit, të cilët përcaktojnë koston e të mirave që prodhohen.

IHD-të nuk janë të nevojshme, pasi shkëmbimi ndërkombëtar i mallrave e bën lëvizjen
ndërkombëtare të kapitalit të panevojshëm. Është interesante të vëmë re se nëse bëjmë supozimin
e kundërt, si dhe nëse supozojmë se faktorët janë të lëvizshëm në nivel kombëtar, por mallrat jo,
do të ktheheshim mbrapsht në hipotezën e blerjes së njëkohshme në disa tregje e kapitalit (Sezer,
2006).

2.8.2 Trajtimi Makroekonomik


Në trajtimin e tij makroekonomik, Kojima (1973) u përpoq të identifikonte karakteristikat
e dy tipave të ndryshëm të IHD-ve: tregti e orientuar (tipi Japonez) dhe tregti e paorientuar
(antitradeoriented) (tipi Amerikan). Ai sugjeroi se IHD-të luajnë një rol të rëndësishëm në
krijimin e konkurrencës së tregjeve të faktorëve, duke përmirësuar proceset e prodhimit në vend.

Në tregtinë e orientuar, Kojima klasifikoi tri motive kryesore që nxitin IHD-të: orientimi
drejt burimeve natyrore, orientimi drejt punës dhe orientimi drejt tregut.

Së pari, orientimi drejt burimeve natyrore ndodh për shkak se firmat e huaja kërkojnë të
prodhojnë mallra me kosto më të ulët se në vendet e tyre. Kjo gjë ndodh zakonisht kur këto
burime natyrore mungojnë në vendet e tyre ose kanë çmime më të larta.
Së dyti, orientimi drejt punës ndodh në të gjitha ato vende ku krahu i punës është më i
lirë. IHD-të nxiten të prodhojnë në ato vende ku niveli i pagës është më i ulët, duke siguruar
kështu një fitim më të madh.

Së treti, orientimi drejt tregut mund të ndahet në dy kategori.


Nëse vendet pritëse u vendosin tarifa të larta IHD-ve për prodhimet përfundimtare, kjo do
të bëjë që firmat të mos i eksportojnë prodhimet e tyre përfundimtare, por t’i eksportojnë ato
pjesë-pjesë, si: materiale ndërmjetëse, makineri etj., nga vendi investues. Ky lloj i IHD-ve
rezulton të jetë i orientuar drejt punës.

Lloji tjetër i IHD-ve të orientuara nga tregu mund të quhen investime të huaja
direkteoligopolistike. Sipas Kojimas, ky lloj investimi po ndodh shpesh në investimet e huaja
Amerikane në dhjetëvjeçarët e fundit dhe është investim i paorientuar (anti-tradeoriented).

Më vonë, Kojima dhe Osawa (1984) u përpoqën për të krijuar një model, i cili të trajtonte
tregtinë ndërkombëtare dhe investimet e huaja direkte. Ata u bazuan në modelin e krijuar nga
Mundell, të cilin u përpoqën ta përmirësonin. Në modelin e zhvilluar, investimet e huaja direkte
ndodhin nëse një vend nuk ka përparësi krahasuese në prodhimin e një malli, ndërsa tregtia
ndërkombëtare bazohet në përparësitë krahasuese.

Trajtimi makroekonomik i Kojimas pati shumë kritika. Më të shumtat lidheshin me


dallimet që ai bëri ndërmjet IHD-ve të Japonisë “pro-trade-oriented” dhe IHD-ve të ShBA “anti-
trade-oriented”. Kojima mendonte se IHD-të amerikane në industritë me teknologji të përparuar
ishin të nxituara dhe të dëmshme.

Kusluvan (1998) në punimin e tij tajton disa nga kritikat që u bëhen teorive të ndryshme
të IHD-ve. Për shembull, Either (1986) i cituar te Kusluvan (1998) konstatoi se pjesa më e
madhe e kompanive shumëkombëshe operojnë ndërmjet vendeve me faktorë relativisht të
ngjashëm.
Ndërsa Dunning J. H. (1988) i mbështetur në trajtimin makroekonomik të Kojimës arriti
në përfundimin se “IHD-të fillimet e tyre duhet t’i kryejnë në sektorë ku vendi investues ka
përparësi krahasuese në produkte të ndërmjetme në krahasim me vendin pritës”, pasi kjo gjë do
të sjellë ndryshimin nga “përparësitë specifike të vendeve” në “përparësitë e kostove minimale të
transaksioneve”. Kjo gjë është specifike për firmat investuese.

2.8.3 Teoria radikale


Teoria radikale trajton pikëpamjen marksiste, politike dhe ekonomike. Analistët radikalë
argumentojnë se kompanitë shumëkombëshe shfrytëzojnë burimet dhe fuqinë punëtore në vendet
pritëse dhe nuk sigurojnë ndonjë përfitim për këto vende, pasi fitimin e siguruar këto kompani e
dërgojnë në vendet e tyre. Për këtë arsye, investimet e huaja, që kryhen nga kompanitë
shumëkombëshe, zhvillojnë ekonomitë e kombeve kapitaliste duke mbajtur të pazhvilluar dhe të
prapambetur vendet e tjera të botës.

Sipas pikëpamjes radikale, asnjë vend nuk duhet t’i lejojë korporatat e huaja që t’i
kryejnë investimet e huaja direkte, nëse këto investime nuk ndikojnë në zhvillimin ekonomik të
vendit. Radikalët mbështetën këtë pikëpamje deri në fund të viteve 80 të shekullit të kaluar. Nga
viti 1945 deri më 1980, pikëpamja radikale pati një ndikim të madh në ekonominë botërore. Kjo
pikëpamje u mbështet kryesisht nga vendet e Evropës Lindore dhe nga vendet e tjera komuniste
si Kina, Kuba etj. Pas viteve 1980, pikëpamja radikale nuk vlerësohej më pothuajse në të gjitha
vendet që e kishin mbështetur më parë. Kjo, për arsye se sistemi komunist kishte filluar të
shfaqte probleme serioze. Zhvillimi ekonomik i këtyre vendeve ishte shumë më i prapambetur se
vendet e tjera që i kishin panuar investimet e huaja. Rënia e këtij sistemi filloi pas viteve 80 në
vendet e Evropës Lindore dhe shkallë-shkallë ndodhi në të gjitha vendet e tjera komuniste.

2.8.4 Teoria e ciklit të produktit


Teoria e ciklit të produktit të Vernon (1966) shpjegon ndërveprimet ndërmjet përparësive
specifike të pronësisë dhe atyre të vendndodhjes. Sipas Vernon, cikli jetësor i produktit kalon
nëpër këto faza: inovacionit (daljes së prodhimeve të reja), maturimit, standardizimit dhe rënies.
Kjo teori përshkruan më së miri rolin e teknologjisë në tregtinë ndërkombëtare. Ajo trajton rolin
e kompanive shumëkombëshe amerikane në vitet 50 të shekullit të kaluar, të cilat, duke qenë se
përveç përparësive të tjera kishin edhe teknologji të përparuar, filluan të hynin në tregjet
evropiane.

Sipas teorisë së ciklit të produktit, në fazën e parë, kompanitë kanë teknologji të


përparuar. Teknologjia shihet si një nga përparësitë e tyre kryesore, pasi ato mund të hedhin në
tregje prodhime të reja dhe me një kosto të ulët. Produktet e reja shfaqen në fillim në vendet e
zhvilluara, pasi vetëm këto vende mund t’i sigurojnë teknologjitë e përparuara. Rritja e prodhimit
të këtyre mallrave mund t’u ofrohet edhe tregjeve të huaja nëpërmjet eksportit. Kur prodhimi
fillon dhe zgjerohet, si pasojë e rritjes së kërkesës nga ana e konsumatorëve, ai hyn në fazën e
maturimit. Në këtë fazë, vihet re edhe një rritje e numrit të firmave prodhuese, fakt ky që ndikon
në rritjen e konkurrencës dhe në uljen e çmimit të mallit në treg. Në fazën e standardizimit, të
gjitha firmat përpiqen të ofrojnë mall me çmim sa më të lirë që të jetë e mundur. Mallrat mund të
prodhohen tashmë jo vetëm në vendet e zhvilluara (nga ku këto prodhime patën fillesat), por
edhe në vende të tjera në zhvillim. Në këtë mënyrë, firmat evropiane filluan të prodhonin mallra
me cilësi të ngjashme me mallrat amerikane. Kjo teori arriti të shpjegojë investimet e kompanive
amerikane në Evropën Perëndimore ndërmjet viteve 1950-1970 (Vernon, 1966).

Sipas hipotezës të ciklit të prodhimit, firmat që kërkojnë të operojnë në tregjet e huaja


duhet të kenë përparësi monopolistike ose oligopolistike. Në të kundërt, firmat duhet të kenë
përparësi të tjera krahasuar me firmat vendase, në mënyrë që ato të mos operojnë në kushte
pasigurie në tregjet e huaja.

Cikli i prodhimit fillon me supozimin se firmat duhet të ofrojnë mallra që nuk prodhohen
në ekonomitë e vendeve pritëse, por në të njëjtën kohë, firmat e huaja mund të shfrytëzojnë
burimet që ofrojnë vendet pritëse. Vendet pritëse mund të luajnë një rol të dyfishtë, pasi jo vetëm
shërbejnë si nxitëse për firmat e reja, por mund të jenë dhe të favorshme për zhvillimin dhe
zgjerimin e mëtejshëm të firmave investuese.

2.8.5 Teoritë e ndërkombëtarizimit të IHD-ve


Buckley dhe Casson (1976), në punimin e tyre “E ardhmja e kompanive
shumëkombëshe”, analizuan rritjen e kompanive shumëkombëshe dhe nxitjen e tyre për të
tërhequr investimet e huaja direkte. Këto kompani, që të maksimalizonin fitimet e tyre, duke
reduktuar kostot e prodhimi, duhej të krijonin treg të brendshëm.

Buckley&Casson (1985) ishin ndër autorët e parë që futën përparësitë specifike të


ndërkombëtarizimit në analizën e IHD-ve.

Në atë kohë IHD-të po rriteshin në industritë prodhuese të teknologjisë së lartë, ku


integrimi i kërkimit dhe i zhvillimit me prodhimin dhe marketingun ishin kryesorë.
Buckley&Casson (1985) theksuan rëndësinë e papërsosmërive në tregjet e prodhimeve të
ndërmjetme, veçanërisht ato të njohurive teknike me patentë dhe të kapitalit human (Sezer,
2006).

Buckley dhe Casson (1976) u thelluan në punimin e tyre në drejtimin e industrisë dhe në
përcaktuesit kryesorë të flukseve të investimeve ndërkombëtare. Këta përcaktues mund të
grupohen në tri grupe kryesore:
 Maksimalizimi i fitimeve në tregje joperfekte;
 Krijimi i tregjeve të brendshme për prodhimet ndërmjetëse;
 Internalizimi i tregjeve brenda kufijve ndërkombëtare.

Ndërsa për krijimin e tregjeve të brendshme, Buckley dhe Casson (1976) përcaktuan
katër faktorë kryesorë:
 Faktorët specifikë të industrisë në lidhje me natyrën e prodhimit dhe struktura e
tregut të jashtëm;
 Faktorët specifikë të rajonit, për shembull, largësia gjeografike dhe aspekti social
dhe kulturor.
 Faktorët specifikë të kombit, si: faktorët politikë dhe fiskalë, për shembull.
 Faktorët specifikë të firmës, si: drejtimi, organizimi dhe menaxhimi, për
shembull.

Buckley dhe Coasse (2009) analizuan ecurinë e progresit të studimit “E ardhmja e


kompanive shumëkombëshe”, të bërë në vitin 1976. Në studim trajtohet koncepti i kompanive
shumëkombëshe, analiza e hyrjes së kompanive në tregjet e huaja, ndikimi i inovacionit në
zgjerimin e korporatave dhe roli i kulturës në biznesin ndërkombëtar. Kjo teori kombinohet me
teorinë e tregtisë dhe me teorinë organizative për të shpjeguar sipërmarrjet ndërkombëtare të
përbashkëta, si dhe me teoritë e inovacionit për të shpjeguar llojet e industrisë në të cilat do të
operojnë firmat. Arritje e autorëve në këtë punim ishte analizimi i progresit të teorisë së
ndërkombëtarizimit. Ky progres mbulon pesë fusha kryesore:
 Testimin e teorisë;
 Analizën e hyrjes së firmave në treg të huaj dhe strategjitë e zhvillimit;
 Ndërmarrjet e përbashkëta “JointVenture”;
 Dinamikën, risitë dhe mundësitë reale;
 Rolin e kulturës në biznesin ndërkombëtar.

2.8.6 Teoria eklektike e IHD-ve


Dunning-u është një nga autorët që i ka trajtuar më shumë natyrën e kompanive
shumëkombëshe dhe IHD-të. Dunning (1979) argumentoi se IHD-të duhet të kenë kryesisht tri
përparësi specifike në mënyrë që të jenë të suksesshme në tregjet e vendeve pritëse. Teoria
eklektike e zhvilluar nga Dunning njihet ndryshe si paradigma OLI (Ownership-pronësi,
Location-vendndodhje dhe Internalise- përvetësim).

Përparësitë e pronësisë: Firmat e huaja duhet të zotërojnë përparësi në raport (vis-à-vis)


me firmat vendase. Për shembull, kompanitë investuese mund të kenë teknologji më të përparuar
se kompanitë vendase. Gjithashtu, nëse kompanitë e huaja investuese do të kishin përparësi në
burimet natyrore, në tregjet e kapitalit dhe në ekonomitë e shkallës atëherë këto kompani do të
siguronin fitime të mëdha.

Përparësitë e vendodhjes: Një ndër arsyet pse kompanitë e huaja zgjedhin të investojnë
në ekonomitë pritëse ka lidhje me përparësitë që zotërojnë këto vende. Burimet natyrore,
madhësia e tregut dhe politikat qeveritare janë përcaktuesit kryesorë që nxisin IHD-të në vendet
pritëse. Gjithashtu, niveli i pagës bën që IHD-të të investojnë në ato vende ku kostoja e punës
është e ulët.
Përparësitë e përvetësimit: Përparësia e tretë lidhet me mënyrën si kompania shfrytëzon
kompetencat e saj kur tregjet janë joperfekte. Kompanitë e huaja investuese shfrytëzojnë fuqinë e
tyre në treg, përparësitë e pronësisë dhe kontrollin në vendin pritës. Përparësitë e përvetësimit
lidhen edhe me trajnimet dhe specializimet që kompanitë investuese u bëjnë personeleve.

Gjatë testimit të teorisë së prodhimit ndërkombëtar Dunning (1980) trajtoi pesë faktorë
kryesorë. Së pari, shpjegoi arsyet e IHD-ve nga vendet e tyre drejt vendeve pritëse. Së dyti,
përcaktoi faktorët kryesorë të shfrytëzimit të tregjeve. Së treti, i trajtoi së bashku përparësitë e
pronësisë dhe të vendndodhjes. Së katërti, trajtoi përfshirjen e faktorëve të mësipërm në teorinë e
përvetësimit dhe së fundi bëri krahasimin ndërmjet firmave të huaja me firmat vendase.

Dunning (1993), në librin e tij trajtoi katër faktorët kryesorë që vendet pritëse duhet të
disponojnë që të nxisin IHD-të. IHD-të kërkojnë të investojnë kryesisht në ato vende ku kanë
burime natyrore të pashfrytëzuara. Madhësia e tregut është një tjetër faktor që duhet të
disponojnë vendet pritëse. Efikasiteti i motivon firmat t’i shfrytëzojnë ato tregje ku nëpërmjet
ekonomive të shkallës ato mund të minimizojnë kostot e prodhimit. Dhe, së fundi, IHD-të që
kërkojnë asete strategjike duhet të shfrytëzojnë përparësitë specifike për të rritur fuqinë e tyre në
treg.

Në vitin 2001, Dunning (2001) propozoi tri përparësi kryesore të paradigmës eklektike
për të shpjeguar IHD-të.
 Përparësitë konkurruese që disponon një firmë krahasuar me firmat e vendeve të tjera;
 Shkallën në të cilën firmat perceptojnë për të përvetësuar tregjet;
 Vendet që gjejnë këto firma për të zgjeruar aktivitetet e tyre.

Pavarësisht se paradigma OLI ka patur dhe shumë kritika, ajo mbetet një nga teoritë më
përgjithësuese që shpjegon veprimtarinë e kompanive shumëkombëshe dhe analizon përcaktuesit
kryesorë të prodhimit ndërkombëtar. Eden (2003), për shembull, paraqiti ecurinë e zhvillimit të
paradigmës ekletike. Pas një analize të gjithanshme, ai arriti në përfundimin se paradigma OLI
është teoria që i ka qëndruar më së miri kohës, pasi ajo ende vazhdon t’i ruajë vlerat e saj.
KREU 3
3. Ecuria e IHD-ve në Kosovë
Në ditët e sotme, vendet në zhvillim u kushtojnë një vëmendje të madhe investimeve të huaja
direkte, duke qenë se këto investime luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik. Ndër përparësitë
më kryesore të IHD-ve mund të përmendim transferimin e teknologjisë, nxitjen e konkurrencës
në vend, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen ekonomike të vendeve pritëse etj.

Të dhënat nga raportet e Bankës Qendrore Të Kosoës, tregojnë se investimet e jashtme


direkte kanë filluar që pas vitit 2000 ndërkaq investimet më voluminoze janë bërë në vitet 2007 –
2008. Investimet e mëdha të viteve 2007 – 2008 idedikohen investimit në telefonin e dytë mobile
në Kosovë. Rënia e investimeve të jashtme direkte u vërejt nga fundi i vitit 2008 dhe fillimi i
vitit 2009 nga kriza ekonomike globale ku investimet e jashtme patën rënie drastike. Ndërkaq më
2010 – 2011 filloi rritja e investimeve edhe pse me një ritëm shumë të ngadalshëm. Ndërkohë,
trendi u përkeqësua dukshëm në vitin 2012.

IHD-të në Kosovë, gjatë vitit 2013, ishin 258.9 milionë euro ose 13.1 përqind më të larta se
sa në vitin 2012. Gjatë vitit 2015 IHD-të shënuan një rritje të theksuar prej 308.8 miljonë euro,
ku në vitin 2014 vlera e tyre ishte 151.2 milionë euro. Ndërkaq në vitin 2016 investimet pësuan
përsëri rënje krahasuar me vitin 2015, ku vlera e tyre arriti të bie në 215.9 milionë euro.

Këto investime ende vazhdojnë të jenë të ndikuara nga zhvillimet ekonomike në botë
konkretisht të eurozonës. Kriza ekonomike në eurozonë ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në
numrin e investimeve në Kosovë, arsyeja është e thjeshtë ngase si në rastin e krizës globale ashtu
edhe në këtë të eurozonës, kur investitorët e mundshëm të jashtëm në vendet e tyre kanë kriza,
atëherë automatikisht bie edhe mundësia dhe dëshira që ata të investojnë në vende të tjera, në
këtë rast në Kosovë.

Figura1Ecuria e IHD-venëKosovë

Kosova
500
440.7
400
369.9 368.5 384.4
300 287.4 308.8
280.2
229.1 215.9 Kosova
200
151.2
100

0
2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016

Burimi: Banka qendrore, 2016

3.1 Struktura e IHD-ve në Kosovë


Bazuar në të dhenat zyrtare të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës,
verejm qarte se investimet e huaja direkte (IHD) ishin kryesisht të koncentruar në: kapital
financiar, sektorin e patundshmerisë, ndërtimtarisë, transportit dhe telekomunikacionit, sektorin e
bujqësisë dhe sektorin e shërbimeve financiare. Në vartësi të vitit qe i referohemi, verehet luhatje
e moderuar sa i përket koncentrimit te IHD-ve në sektoret përkatse. Ndërsa sa i përket shteteve të
cilat kanë realizuar mese tepermi invesitme mbetën: Turqia, Zvicrra, Gjermania, Shqipëria e
keshtu me radh.

3.1.1 Format e IHD-ve në Kosovë


Stoku i investimeve të huaja në Kosovë është kryesisht: i formës së kapitalit aksioner, i
fitimeve të riinvestuara dhe si kapital tjetër (si hua e brendshme e kompanisë nga kompanitë
mëmë).Investimet kapitale janë kategoria kryesore e IHD-ve në Kosovë, të cilat përbëjnë 70
përqindë të gjithsej IHD-ve në vitin 2010 forma e IHD-ve të aksionar arritën në 257.8 milionë
euro (211.1 milionë euro ishte gjetë vitit 2009). Përsa i përket investimeve të fitimit të riinvestuar
gjatë vitit 2010 ato përbënin 19.9 përqindë te gjithsej investimev, kurse instrumentet e borxhit
ishin 10.1 përqindë.

Në vitin 2011 forma e kapitalit aksionar pati rritje të lehtë në 287.2 milojn euro kurse
fitimi i riinvestuar ishte për 15.3 milionë euro më i vogël se ne vitin 2010.Në kudër të IHD-ve,
rritje ka shënuar kategoria e kredive ndërmjet ndërmarrjeve dhe fitimi i ri-investuar (64.4
përkatësisht 26.0 milionë euro më shumë se sa në vitin 2012), ndërsa kapitali aksionar ishte për
61.4 milionë euro më i ulët se sa në vitin 2012.

Kategoria e kapitalit aksionar shënoi rritje në 139.1 milionë euro në vitin 2014 dhe po e
njejta vlerë arriti të qëndroj edhe gjat vitit 2015. Forma e IHD-ve të fitimit të riinvestuar ishte
18.9 milionë euro më e lartë se në vitin 2014, kurse e instrumenteve të borxhit ishte për 46.2
milionë euro më e madhe se sa në vitin 2014.

Gjatë vitit 2016 kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, që përbën rreth 85.3 përqind
të gjithsej IHD-ve, shënoi vlerën prej 179.0 milionë euro që është për 21.5 përqind më i ulët
krahasuar me vitin paraprak. Gjithashtu, IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan
vlerën prej 36.9 milionë euro, një zvogëlim kundrejt vitit paraprak prej 54.3 përqind.

Tabela1Përbërja e prurjevetë IHD-vesipasformës, 2010-2016 (mil. euro)

Komponentet Vitet

2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016


Kapitaliaksionar 257.8 287.2 157.1 96 139.1 139.1 87.6
Fitimetiriinvestuar 73.3 58 45.6 80 70 88.9 91.4
Instrumentete borxhit 37.4 39.2 26.4 104.2 34.6 80.8 36.9
IHD-total 368.5 384.4 229.1 280.2 151.2 308.8 215.9
Burimi: Raporti i investimeve te huaja direkte, Kosovë, 2016

Ne vijim kemi paraqitur në formën e grafikut përbërjen e prurjeve te IHD-ve sipas formës
per vitet 2010-2016. Nga te dhënat e prezantuara ne graf vërehet zvogëlimi i kapitalit aksionare
ne njërën ane, si dhe rritje te fitimit te riinvestuar ne anën tjetër. Ndërsa sa i përket instrumenteve
te borxhit, rritje me e theksuar verehete tek viti 2013, dhe ne vitin 2015, ndërsa shkalla me e ulet
e instrumentit te borxhit ishte shënuar ne vitin 2012, kurse per vitet e tjera, perkatesishte viti
2010, viti 2011, viti 2014 dhe ne vitin 2016 instrumenti i borxhit ka pas luhatje te lehta uljeje dhe
ngritje.
Figura2Përbërja e prurjevetë IHD-vesipasformës

Burimi: Raporti i investimeve te huaja direkte, Kosovë, 2016

3.1.2 IHD-të sipas aktivitetit ekonomik


Pas vitit 2000, në vendit tonë, numri i investitorëve të huaj erdhi duke u rritur. Edhe gjatë
viteve 2009, 2010, dhe 2011 investimet e huaj vazhduan përsëri të rriteshin, ndërkohë që
shumica e vendeve të tjera po kalonin situata të vështira financiaroekonomike. Mund të themi se
rritja e IHD-ve në vendin tonë erdhi si rrjedhojë edhe e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore.

Procesi i privatizimit pritet të vazhdojë të kontribuojë pozitivisht në rrjedhën e IHD-ve,


edhe pse në një masë më të vogël. Që nga viti 2007, hyrjet neto të IHD-ve kanë qenë të
paqëndrueshme, duke reflektuar pjesërisht një ngadalësim të procesit të privatizimit dhe efektet e
krizës globale financiare.

Derisa shërbimet financiare dhe sektorët e transportit dhe telekomunikacionit ishin


përfituesit më të mëdhenj në vitet e mëparshme (duke përbërë rreth 50% të hyrjeve në 2007 dhe
2008), përbërja sektoriale e IHDve është zhvendosur në drejtim të pasurive të patundshme dhe të
ndërtimit në mes viteve 2009 dhe 2013.

Tabela2IHD-tëhyrësesipasaktivitetitekonomik
Vitet
Aktivitet 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016
Bujqësi 0.9 0.6 0.3 0.4 0.2 1 1.5
Minierat 17.7 -5.2 -25 -14.1 4.2 -36.9 -22.1
Industria 101 46.9 27.4 11.5 -34 20.7 5.3
Energjetika 0 0.2 2.2 48.8 13.4 11.9 3.4
Ndërtimi 54.2 133.1 31.1 17.3 -19.9 46.3 28.2
Shërbimettregtare 6.8 11.6 9.3 14.6 8.4 12 12.8
Moteletdherestaurantet 0 0.2 0.5 0.8 0.4 0 0.7
Transportidhekomunikacioni -15.9 29 32.4 51 -9.1 -6.1 -9.4
Sherbimetfinanciare 39.4 33 22.3 4.4 41.9 64.3 19
Patundëshmëri,qiradhënje,aktivitetebiznes 75.95 60.5 115.7 136.1 142.1 189.6 167.6
Aktivitetetjera 88.9 74.5 12.8 10 3.6 5.9 8.8
Total(vlerë) 368.5 384.4 229.1 280.8 151.8 308.8 215.9
Bujqësi 0.2 0.1 0.1 0.1 0.1 0.3 0.7
Minierat 4.8 -1.3 -10.9 -5 2.8 -12 -10.2
Industria 27.4 12.2 11.5 4.1 -22.4 6.7 2.4
Energjetika 0 0.1 1.6 17.4 8.8 3.9 1.5
Ndërtimi 14.7 34.6 13.5 6.2 -13.1 15 13.1
Shërbimettregtare 1.8 3 4 5.2 5.5 3.9 6
Moteletdherestaurantet 0 0.1 0.2 0.3 0.3 0 0.3
Transportidhekomunikacioni -4.3 7.5 14.1 18.2 -6 -2 -4.3
Shërbimetfinanciare 10.7 8.6 9.7 1.6 27.6 20.8 8.8
Patundëshmëri,qiradhënje,aktivitetebiznes 20.4 15.6 50.5 48.5 93.6 61.4 77.6
Aktivitetetjera 24.1 19.4 5.5 3.4 2.4 2 3.9
Total(Në%) 100 100 100 100 100 100 100
Burim:Banka Qendrore e Kosovës, 2016
IHD-të në Kosovë kryesisht janë përqendruar në sektorët e ekonomisë si ndërtimtaria me
34.6 përqind, prodhimtaria me 12.6përqind, sektori financiar me 10.7 përqind, patundshmëria me
16.0 përqind, përcjellë nga sektori i transportit dhe telekomunikacionit me një pjesëmarrje prej
7.5përqind të gjithsej IHD-ve. Viti 2011 ishte kryesisht i ngjashëm me vitin 2010 për sa i përket
strukturës së IHD-ve. Rritja më e lartë vërehet në sektorin e ndërtimtarisë si dhe sektorin e
transportit dhe telekomunikacionit.

Vlera e investimeve në patundshmëri është pothuajse e ngjashme me vitin paraprak,


mirëpo për shkak të rënies së investimeve në sektorin e ndërtimit dhe të prodhimit vërehet një
pjesëmarrje më e madhe e këtij sektori në gjithsej IHD-të. Sektori financiar i cili në dy vitet
paraprake vërehet se ka shënuar rënie të theksuar në gjithsej IHD-të, në vitin 2012 shënoi ngritje
të lehtë.IHD-të në patundshmëri kanë shtuar dominimin në strukturën e gjithsej IHD-ve edhe
gjatë vitit 2013. Me rritje janë karakterizuar edhe sektori i transportit dhe telekomunikacionit,
shërbimeve financiare, energjetikës dhe tregtisë, ndërsa IHD-të në sektorin e ndërtimtarisë dhe
prodhimit kanë shënuar rënie në structure.

Në vitin 2015, pothuajse të gjithë sektorët janë karakterizuar me rritje sa i përket pranimit
të IHD-ve. Vlera e investimeve në patundshmëri ishte më e lartë për 47.5 milionë euro krahasuar
me vitin 2014, investimet në sektorin financiar ishin më të larta për 22.4 milionë euro. Edhe
investimet në ndërtimtari dhe industri, të cilat në vitin 2014 patën shënuar tërheqje të kapitalit
(blerje të disa kompanive të huaja nga pronarët vendorë).

Rënia e IHD-ve gjatë vitit 2016 u evidentua pothuajse në të gjithë sektorët. Rënia më e
theksuar ishte tek sektori i patundshmërive dhe sektori i shërbimeve financiare, sektor që u
karakterizuan me rënie vjetore prej 11.6 përkatësisht 70.5 përqind.

Figura3 Ndarja e IHD-vesipas veprimtarive ekonomike


100%
80% 2016
60%
2015
40%
2014
20%
0% 2013
-20% 2012
-40% 2011
-60% 2010
-80%
-100%
Burimi:Banka Qendrore e Kosovës

Për fat të keq, ajo që vihet re është se sektori i Bujqësisë nuk ka peshë të rëndësishme në
përqindjen e stokut total të IHD-ve. Megjithëse Kosova posedon kushte të përshtatëshme për
zhvillimin e këtij sektori, ende ajo nuk ka arritur të nxisë investitorët e huaj për të bërë investime
në këtë sektor. Mbase tërheqja e investitorëve në fushën e bujqësisë mbetet një nga sfidat për
vitet e ardhshme.
3.1.3 IHD-të sipas vendit të origjinës
Vështirësitë rreth qasjes së bizneseve të Kosovës në një pjesë të tregut rajonal, të përbërë
nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, vazhdojnë të paraqesin një sfidë të rëndësishme për
ekonominë e Kosovës në tërheqjen e IHD-ve.

Niveli i IHD-ve të pranuara në Kosovë ka ndjekur një trend të ngjashëm me


performancën e ekonomive të BE-së, të cilat paraqesin burimin kryesor të IHD-ve në Kosovë.

Tabela3IHD-tësipasvendittëorigjinës
IHD-tësipasvendittëorigjinës
Shtetet 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016
Austria 21.1 19.6 0.4 10.7 30.3 33.5 9.9
Gjermania 91.5 66.6 49.5 21.7 29.4 45.3 27.7
Sllovenia 34 16.2 9.3 7 -9.4 5.6 -4.5
B.eMadhe 38.9 80.1 14.3 10.7 -39.5 26.6 13.6
Zvicrra 35.1 30.9 43.8 41.7 38.2 72.9 61.8
Turqia 4.9 34.7 65.6 88.6 20 55.4 44.4
Holanda 17.2 4.7 -25.6 -0.1 -7.8 -36.4 -28.4
Shqipëria 20.3 11.2 4.7 19.3 20.4 40.1 28.6
SHBA 12.6 14.3 10.8 12.7 14.7 25 22.6
Tëtjerat 92.7 107.1 56.3 68.1 54.6 42.4 42
Burim:Banka Qendrore e Kosovës, 2016

Gjermania është vendi prej ku vijnë më së shumti IHD me 91.5 milionë euro gjatë vitit
2010, pasuar nga Britania e Mdhe me 38.9 milionë euro, që paraqet vendin e dytë për nga vëllimi
i investimeve në Kosovë. Pjesëmarrje të konsiderueshme në nivelin e përgjithshëm të IHD-ve në
Kosovë gjithashtu kanë Zvicrra dhe Austria.

Për dallim nga viti i kaluar, ku pjesa më e madhe e IHD-ve kishte për vend të origjinës
Gjermaninë me 25 përqind të gjithsej IHD-ve, në vitin 2011, Britania e Madhe e madhe paraqet
vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD në Kosovë me 29.6 përqind të gjithsej IHD-ve.

Rritje të theksuar të IHD-ve ka pasur edhe nga Turqia, që gjatë kësaj periudhe paraqet
vendin e tretë për nga shuma e IHD-ve. Përveq këtyre, Zvicra, Austria, Sllovenia dhe SHBA,
vazhdojnë të jenë vende me nivel të konsiderueshëm të IHD-ve në Kosovë.

Turqia paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD me 28.6 përqind e gjithsej
IHD-ve për vitin 2012, për dallim nga vitin 2011, ku pjesa më e madhe e IHD-ve ishte nga
Britania e Madhe. Rritje të theksuar të IHD-ve ka pasur edhe nga Zvicra, që gjatë kësaj periudhe
paraqet vendin e tret për nga shuma e IHD-ve në Kosovë. Nga shumica e vendeve të BE-së,
përfshirë edhe Gjermaninë ka pasur rënje të IHD-ve.

Edhe në vititn 2013, Turqia paraqet vendin prej nga vjen pjesa më e madhe e IHD-veme
31.6 përqind, Zvicra me 14.8, Gjermania me 7.7 përqind, Shqipëria me 6.9 përqind, etj Përderisa
investimet nga Turqia kanë shënuar rritje prej 32.3 përqind gjatë vitit 2013, investimet nga
Gjermania dhe Zvicra kanë shënuar rënje për 56.2 përqind gjatë vitit 2013. Gjithashtu, vlen të
theksohet se investimet nga Shqipëria janë trefishuar në vitin 2013 krahasuar me vitin 2012.

Austria është vendi që pati ngritje të theksuar të IHD-ve gjatë vitit 2014, me 30.3 milionë
euro, ku në vitin paraprak përfaqësonte me vetëm 10.7 milionë euro. Zvicra paraqet vendin e
parë të prurjeve të IHD në Kosovë, me 38.2 milionë euro, investimet nga Zvicra pësuan një rënie
të leht krahasuar me vitin paraprak. Rënie shumë të theksuar paraqesin investimet nga Turqia me
68.6 milionë euro më pak se sa në vitin 2013.

Zvicra paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD në vitin 2015, me 72.9
milionë euro, pasuar nga Turqia me 55.4 milionë euro, Gjermania me 45.3 milionë euro,
Shqipëria me 40.1 milionë euro, Austria me 33.5 milionë euro, vlen të theksohet se SHBA paten
shënuan me 25.0 milionë euro, ku ne vitin 2014 përfaqësuan me vetëm 14.7 milionë euro e cila
shumë pothuajse ishte e njejtë edhe gjatë viteve tjera.

Gjatë vitit 2016, pati rënie të përgjithëshme të IHD-ve. Zvicra paraqet vendin prej nga
kanë ardhur më së shumti IHD në Kosovë me 61.8 milionë euro, pasuar nga Turqia me 44.4
milionë euro, Shqipëria me 28.6 milionë euro, Gjermania me 27.7 milionë euro, SHBA me 22.6
milionë euro, kurse Austria me vetëm 9.9 milionë euro për 23.6 milionë euro me pak se sa në
vitin 2015.

Figura4IHD-tësipasvendittëorigjinës

2010 2011
Austria Austria
5.7% 5.1% Gjermania
17.3%
Të tjerat Të tjerat Sllovenia
25.1% Gjermania 27.9%
24.8% 4.2%
SHBA
3.4% Britania e
Zvicra SHBA Madhe
Zvicra
9.5% 3.7% 20.8%
8.0%
Holanda Sllovenia
Shqipëria
4.7% Turqia 9.2%
3.0%
1.3% Britania e Turqia
Madhe Holanda
Shqipëria 9.0%
10.5% 1.2%
5.5%
Gjermania
2012 2013 7.7%
Sllovenia Sllovenia
SHBA 4.0% 2.5%
Austria Austria
4.7% 0.8% Britania 3.8% Britania e
e Madhe Madhe
Shqipëria Të tjerat Gjermania 6.2% Të tjerat 3.8%
2.0% 24.2% 7.7% 24.2%
SHBA Zvicra
4.5% 14.8%
Zvicra
Turqia 19.1% Turqia
28.6% 31.5%
Shqipëria
Holanda 6.9%
11.1%

2014 2015
Gjermania
Austria Të tjerat Austria 12%
Gjermania
12.0% SHBA 11% 9%
11.1% Sllovenia
7% 1%
Të tjerat Sllovenia Shqipëria
21.1% 4.0% 10%
SHBA Britani
4.9% ae
Holanda Madhe
8% Zvicra 7%
Shqipëria Zvicra Turqia
19%
8.0% 14.1% 14%
Holanda Britania e
3.2% Turqia madhe
6.7% 14.9%

2016
Austria
10% Gjermania
2%
Sllovenia
Shqipëria SHBA
5%
8% 15%
Britania e
Madhe
Turqia 23%
Zvicra
10%
16%
Holanda
11%

Burim:(BQK), 2016
3.2 Biznesi në Kosovë
E ndodhur në Evropën Juglindore, ekonomia e Kosovës është bërë pjesë e integrimeve
ekonomike të këtij rajoni, të cilat ofrojnë mundësitë e zgjerimit të tregut në një hapësirë mjaftë të
gjerë. Kosova ka një ekonomi të re dhe dinamike. Baza e saj është transformuar nga një ekonomi
centraliste, e dirigjuar, në një ekonomi të hapur të tregut, cila transformimin e saj të thellë e ka
përjetuar pas vitit 1999.

Si rrjedhim, shumë biznese vendase dhe të huaja filluan të operonin në Kosovë. Por sa e
lehtë është të bësh biznes në Kosovë? A mund të themi se Kosova është një vend tërheqës për
investitorët e huaj? A jemi të sigurt se numri i investitorëve të huaj do të rritet ndjeshëm vitet në
vijim? Në vazhdim do të analizojmë mjedisin e biznesit në Kosovë duke u mbështetur në
“DoingBusiness in Kosovo, 2016”

Kosova viteve të fundit ka shënuar progres në indikatorët që masin mjedisin e të bërit


biznes si ata të Raportit te të Bërit Biznes të Bankës Botërore dhe në Aktin e Biznesit të Vogël të
Komisionit Evropian. Raporti i të bërit biznes për vitin 2017 e ngrit Kosovën për katër pozita
(nga vendi 64 në vendin e 60), progresi është në indikatorët: fillimi i biznesit, pagimi i tatimeve
dhe tregtia përtej kufijve. Duhet të theksohet se krahas progresit në indikatorët e theksuar më
lartë, Kosova nuk ka shënuar progres në disa indikatorë të tjerë të rëndësishëm, që përfshinë
fuqizimin e kontratave, procedurat e falimentimit, qasja në energji elektrike, marrja e lejeve të
ndërtimit dhe mbrojtja e investitorëve të vegjël. Padyshim që nga indikatorët e lartpërmendur
Kosova shënoj progres më të madh në hapjen e biznesit duke u gjetur në pozitën e 13-të. Si
shembull, sipas të dhënave të paraqitura në Raportin e Bankës Botërore, fuqizimi i kontratave
merr 330 ditë dhe kushton 34.4% të vlerës që përfshinë lënda. Megjithatë, është konsideruar se
futja e sistemit të përmbarimit privat ka lehtësuar procesin e fuqizimit të kontratave (dhe
njëkohësisht ndihmon në uljen e nivelit të kredive me problem).

Një indikatorë tjetër me rëndësi ka të bëjë me procedurat e falimentimit, ku Kosova


qëndron në pozitën e 163, dhe sipas të dhënave të raportit, procedurat e falimentimit marrin
mesatarisht 2 vite kohë dhe kushtojnë 15% të aseteve të debitorit. Qasja në energji elektrike po
ashtu mbetet pa progres, ku Kosova qëndron në pozitën 114, njëkohësisht trajtimi i lejeve të
ndërtimit mbetet një indikatorë që është shënuar regres nga pozita 125 ka kaluar në 129. Në anën
tjetër, në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore kreditimi për sektorin privat është duke u
përmirësuar gradualisht, ndërkohë Kosova me krijimin e Fondi Kosovar për Garanci Kreditore
(FKGK) i cili lëshon garanci kreditore portofoli për institucionet financiare për të mbuluar deri
në 50% të rrezikut për kreditë e mikro-ndërmarrjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
(NMVM-të), ka lehtësuar barrën e NMVM-ve për të siguruar më shumë financim për rritjen e
tyre. Me zvogëlimin e riskut të kredidhënies për NMVM-të, do të inkurajohen institucionet
financiare partnere të FKGK-së për të dhënë kredi për më shumë NMVM, për të rritur shumat e
kredive për NMVM-të, për të zgjeruar produktet dhe shërbimet e ofruara për NMVM-të, si dhe
për të përmirësuar kushtet dhe afatet e atyre kredive. Informaliteti dhe mungesa e transparencës
financiare lidhur me fitimet individuale dhe të ardhurat e biznesit, si dhe cilësia e ulët e
raportimit financiar (posaçërisht sa i përket segmentit të NVMM-ve) ka rezultuar me një nivel të
lartë të kreditimit të kolateralizuar, në vend të analizës së qarkullimit të parasë së gatshme nga
bankat. Ekonomia jo formale mbetet një problem i madh në Kosovë.

Analizat e të dhënave nga firmat shfaqin se shkalla e firmave që janë prekur rëndë nga
konkurrenca e firmave jo-formale është e lartë. Gjithashtu, niveli i ekonomisë jo-formale mbetet
i lartë qoftë në mesin e vendeve me nivel të njëjtë të zhvillimit. Njëkohësisht krahasimi me
vendet e rajonit tregon se ky nivel është më i larti në rajon. Vlerësohet se ekonomia joformale
qëndron në 39% të BPV-së, duke krijuar konkurrencë të pandershme për bizneset formale, me
41% të kompanive që bëjnë thirrje se konkurrenca joformale paraqet një pengesë shumë të rëndë
e të bërit biznes.

Figura5 Lehtësia e të bëritbiznes në Kosovë


Burimi:DoingBusiness in Kosovo, 2016

Në tabelën në vijim jepen faktorët kryesorë për kryerjen e një biznesi në Kosovë. Vihet re
se disa tregues kanë pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Lehtësia për
hapjen e një biznesi, për marrjen e energjisë, për marrjen e kredisë, për regjistrimin e pronësisë,
etj, mbeten ende me vlera të ulta. Kurse Faktori, zgjedhja e paaftësisë paguese, mbetet e njejtë.

Tabela 4 Klasifikimi i Kosovës sipas treguesve kryesorë


Faktoët DB2016 DB2015 ≠nëRenditje
1.Hapjae njëbiznesi 47 40 -7
2.Lejete ndërtimit 136 137 1
3.Marrjae energjisë 124 118 -6
4.Regjistrimiipronësisë 32 31 -1
5.Marrjae kredisë 28 24 -4
6.Mbrojtjae investitorëve 57 54 -3
7.Pagesae taksave 67 64 -3
8.Tregtiapërtejkufijve 71 70 -1
9.Zbatimiikontratave 48 46 -2
10.Zgjidhjae paaftësisëpaguese 163 163 Nukkandryshim
Burimi:DoingBusyness Kosovo, 2016

Figura6 Klasisikimi i Kosovës sipastreguesve kryesorë


Burimi: Doing Busyness Kosovo, 2016

3.3 Efektet e investimeve të huaja direkte në Kosovë


Në mesin e problemeve të rëndësishme që kufizojnë kontributin dhe efektin multiplikues
të industrisë në zhvillimin ekonomik të vendit janë importi ende i lartë, nivel i ulët i IHD si dhe
ndërlidhja në mes të sektorëve prodhues. Pengesat në zhvillimin e përgjithshëm të sektorit të
industrisë, kanë të bëjnë me sfidat që lidhen me shfaqjen e grupimeve industriale. Në veçanti
përfshihen bashkëpunimi i dobët ndërmjet kompanive dhe koordinimit të dobët nëpërmjet
shoqatave të industrisë që nuk performojnë mirë dhe institucione të dobëta arsimore dhe
hulumtuese që do të kishin furnizuar sektorin e NVM-ve me njohuri relevante për biznes.

Ndikimi i reformave në efikasitetin gjyqësor është i tërthortë në rritjen ekonomike,


konkurrues mërinë, ndikim në IHD. Kursimet kohore nga zvogëlimi i kohës dhe kostos së
vendosjes së rasteve janë të mëdha. Përveç qasjes së shpejtë në drejtësi dhe, tani e tutje,
përmirësimin e sundimit të ligjit, që mund të tërheqë investime të reja, ndikimet e drejtpërdrejta
në zvogëlimin e kohës së vendosjes është vlerë për ata që kërkojnë drejtësi në gjykata. Për të
përcaktuar vlerën monetare të kursimeve kohore, janë analizuar çmimet e larta të arbitrazhit.

Investimeve të huaja direkte po u kushtohet një vëmendje e veçantë falë rolit që ato
luajnë. Pothuajse, të gjitha qeveritë e vendeve në zhvillim përpiqen të thithin sa më shumë IHD
në vendet e tyre. Nga shumë analiza empirike, të kryera nga specialistët, vihet re se IHD-të
përcjellin efekte pozitive në ekonomitë e vendeve pritëse. Investimet e huaja vlerësohen për
transferimin e teknologjisë, për rritjen e numrit të të punësuarve, për rritjen e prodhimit etj.
Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë ndikuar në rritjen ekonomike kryesisht në
sektorin e Patundëshmërive dhe sektorin e ndërtimtarisë. Le të trajtojmë efektet kryesore të
IHDve në ekonominë e vendit tonë.

Efekti në punësim: Një ndër efektet më pozitive që luajnë IHD-të në ekonomitë e


vendeve pritëse, është rritja e numrit të të punësuarve. Në Kosovë investimet e huaja nje luhatje
te vazhdueshme, luhajtjet me te theksuara jane verejtur pas shpalljes se pavarsise, perkatesisht
pas vitit 2008, ku te dhenat statistikore tregojne per nje ule te IHD-ve, si rezultat i arsyeve
kryesisht politike. Ndersa, ne vitet e fundit vrehet nje ngritje e lehte e IHD-ve, megjithse këto
investime vazhduan të rriteshin vit pas viti, e njëjta gjë nuk thuhet për numrin e të punësuarve.

Efekti në punësim: Një ndër efektet më pozitive që luajnë IHD-të në ekonomitë e


vendeve pritëse, është rritja e numrit të të punësuarve. Në Kosove investimet e huaja u rriten
ndjeshëm pas vitit 2006. Megjithse këto investime vazhduan të rriteshin vit pas viti, e njëjta gjë
nuk thuhet për numrin e të punësuarve. Në sektorin e punësimit rritja ishte e vogël. Publikimet e
ndryshme tregojne investitoret e huaj që operojnë në Kosov, janë sipërmarrje mikro dhe kanë të
punësuar më pak se 9 persona, rrjedhimisht mund të thuhet se investimet e huaja në Kosove nuk
kanë ndikuar në nivele të larta punësimi. Mbase, në vitet në vijim, kur niveli i IHD-ve të rritet
ndjeshëm, në vendin tonë do të kemi një rritje më të madhe të të punësuarve.

Efekti në prodhim. Sektorët kryesorë ku operojnë investitorët e huaj në Kosove janë në


industrinë nxjerrëse dhe përpunuese, në sektorin e energjisë, në telekomunikacion dhe në
ndërmjetësim financiar për arsye të privatizimeve të shumta që janë bërë në këta sektorë.

Efekti në teknologji. Transferimi i teknologjisë në ditët e sotme besohet të jetë një burim
vital i rritjes ekonomike për ekonomitë në vendet në zhvillim.

Efekti në bilancin e pagesave. Efekti i bilancit të pagesave është më i rëndësishëm për


vendet në zhvillim se për vendet e zhvilluara. Është për t’u vlerësuar fakti që investitorët e huaj e
shohin Kosovën si një vend të favorshëm për të investuar. Operimi i firmave të huaja në
strukturat e tregut, mundëson prodhimin e të mirave dhe shërbimeve falë teknologjisë që këto
firma. Por, nga ana tjetër, duhet të pranojmë se pozicionimi kyç në disa sektorë kryesorë të
ekonomisë nga ana e firmave të huaja tregon që kompanitë vendase ende e kanë të vështirë futjen
në këto struktura tregu. Për këtë arsye është e nevojshme të kemi bashkëpunime midis firmave të
huaja dhe atyre vendase, pasi investimet e huaja së bashku me investimet vendase nxisin
konkurrencën në treg, rrisin sasinë e prodhimit në vend dhe ndikojnë pozitivisht në rritjen
ekonomike.

3.4 Investimet e huaja direkte në Evropën Juglindore


Kosova bën pjesë në vendet e Evropës Juglindore dhe për këtë arsye është e rëndësishme
të merren në analizë prirjet kryesore të zhvillimit ekonomik, politik dhe institucional të këtyre
vendeve. Shtetet që kemi parasysh janë Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Maqedonia dhe
Bosnjë-Hercegovina. Referuar raporteve dhe publikimeve ne lidhje me ekonomit e vendeve te
Evropes Juglindore, verehet se thuajse qe të gjitha ekonomitë e Evropes Juglindore dhe
veqanerisht vendet e Ballkanit Perëndimor vijojnë të rriten, duke shfaqur përmirësime në rritjen e
punësimit dhe uljen e varfërisë. Se kendejmi, investimet vijojnë të kontribuojnë fuqishëm në
rritjen ekonomike. Pas disa viteve të rritjes modeste, konsumi u rigjallërua me shpejtësi në të
gjitha vendet për shkak të përmirësimit të rezultateve të tregut të punës dhe/ose pagave dhe
transfertave më të larta publike.

Investimet e Huaja Direkte vijojnë të jenë burimi kryesor i financimit të jashtëm për
shumicën e vendeve. Flukset e IHD-ve pritet të mbulojnë 20 deri 100 përqind të deficiteve të
llogarive korrente të rajonit, pavarësisht rënies si përqindje e PBB-së që pësuan gjatë vitit 2016,
në të gjitha vendet e EJL-ës, me përjashtim të Maqedonisë. Shkaqet që çuan në rënien e IHD-ve
variojnë nga rënia e investimeve në industrinë nxjerrëse si rezultat i çmimeve të ulëta në tregun
ndërkombëtar (Shqipëri), pagesat e dividendëve (Malin e Zi), si dhe vonesave në një projekt të
madh investimi (Kosovë). Flukset e invetsimeve të portofolit kanë pësuar tashmë rënie për disa
periudha radhazi, duke reflektuar kështu zhvillimet në tregjet ndërkombëtare edhe pasigurinë
politike në disa vende. Raporti i borxhit të jashtëm ndaj PBB-së, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim
të rëndësishëm, edhe pse shtetet vazhdojnë të përfitojnë nga kushtet ende të favorshme të
huamarrjes. Rezervat valutore që mbulojnë 4.5 deri në 7.3 muaj, importe ofrojnë mbështetjen e
duhur në rast të përsëritjeve të paqëndrueshmërive në mjedisin e jashtëm.
Tabela 5 Shtrëngim i pozicionit të jashtëm të vendeve nga Evropa Jug Lindore

Në përqindje ndaj PBB-së 2015 2016 2017 2018


Eksporti i mallrave 25.3 25.7 26.7 26.9
Bilanci Tregtar -15.6 -15.2 -15.1 -15.1
Bilanci i llogarise korrente -6.2 -6.6 -6.6 -6.4
Investimet e huaja direkte 6.0 4.7 4.8 4.8
Borxhi i jashtem 80.4 80.3 79.4 80.4
Burimi: Të dhëna nga bankat qendrore dhe zyrat kombëtare të statistikave, parashikime të stafit të
Bankës Botërore.

Disbalancat e jashtme pritet të ngushtohen gradualisht në të ardhmen e afërt, me


rimëkëmbjen e eksporteve. Deficitet e llogarisë korrente pritet të bien në 2017 dhe 2018 në të
gjitha vendet, me përjashtim të Kosovës dhe Malit të Zi, kryesisht për shkak të bilancit tregtar në
rënie. Eksportet e shërbimeve pritet të rriten në të gjithë rajonin. Eksportet e mallrave pritet të
zgjerohen në Serbi dhe IRJ të Maqedonisë, por të mbeten të ulëta në vendet eksportuese të
lëndeve të para. Presionet e importeve pritet të ulen me përfundimin e projekteve të investimeve.
Megjithëse paqëndrueshmëria financiare mund të shkaktojë probleme për mbulimin e IHD-të
dhe amortizuesit e jashtëm (të tilla si rezervat e mjaftueshme valutore) ndihmojnë në lehtësimin e
presioneve të financimit në shumicën e vendeve të rajonit (World Bank, 2016).

Për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj, vendet e Evropës Juglindore duhet të jenë
më konkurruese dhe më prodhuese. Raporti ekonomik për vendet e Evropës Juglindore, ndër të
tjera, trajton dhe lehtësinë e të bërit biznes në këto vende. Sipas këtij raporti, për këto vende
këshillohet përshpejtimi i reformave strukturore që nxisin investimet e huaja në vend.

Vihen re përmirësime të dukshme në lehtësimin e procedurave të fillimit të një biznesi


në këto vende. Procesi i privatizimit do të ndikojë pozitivisht në tërheqjen e investitorëve të huaj.
Megjithatë, për këto shtete ende ka shumë punë për t’u bërë derisa të arrihet një klimë më e mirë
për të bërë biznes. Ashtu siç eshte trajtuar ne kete teme, Kosova ka bërë progres në lehtësimin e
të bërit biznes. Dhe në vitin e fundit shihet se renditja e Kosovës është përmiresuar dukeshem ne
vitet e fundit.

Mali i Zi ka një përmirësim të ndjeshëm në lehtësimin e pagesave të taksave. Mali i Zi u


rendit në vendin e 51-të në vitin 2013 nga vendi i 56-të që ishte në vitin 2012. Serbia ka lehtësuar
ndjeshëm procedurat e fillimit të biznesit gjë që ka ndikuar dhe në përmirësin e saj në renditje,
duke kaluar nga vendi i 92-të në vitin 2012 në vendin e 88-të në vitin 2013. Edhe Shqipëria ka
pësuar një rënie të lehtë të konkurrueshmërisë në vitet 2012-2013. Megjithatë, mund të
thuhet se reformat e ndërmarra nga qeveritë shqiptare kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e
konkurrencës. Vetëm Bosnjë-Hercegovina pati një rënie të lehtë nga vendi i 125-të në vitin 2012
në vendin e 126-të në vitin 2013.

Nëse krahasojmë vendet e Ballkanit Perëndimor sipas konkurrueshmërisë globale, do të


shohim se vendin e parë në listë e zë Mali i Zi dhe pas tij Maqedonia. Të bën përshtypje se
konkurrueshmëria e Bosnjë-Hercegovinës ka ardhur në rritje vitet e fundit duke lënë pas
Shqipërinë dhe Serbinë. Në mënyrë që Kosova të ketë një rritje të konkurrueshmërisë në vendet e
rajonit dhe më gjerë, është e nevojshme të përmirësohen kapacitetet teknologjike të kohës, klima
e mirë e biznesit, investimet e vazhdueshme në infrastrukturë dhe konsolidimet e institucioneve.

Figura 7 Renditja e vendeve të Ballkan


Burimi: Strategjia e zhvillimit të biznesit dhe investimeve, 2014-2020

Investimet e huaja direkte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të


vendeve të Evropës Juglindore, por për to ende mbetet sfidë tërheqja e vazhdueshme e
investitorëve të huaj. Bisedimet dhe marrëveshjet ndërmjet shteteve të Evropës synojnë zbatimin
e politikave nxitëse për rritjen e tyre ekonomike. Kështu, marrëveshja e investimeve OECD për
Evropën Juglindore u jep mbështetje të gjitha qeverive të rajonit për të nxitur rritjen ekonomike,
duke përdorur shkëmbimin e përvojave dhe përdorimin e instrumenteve të duhura. Kjo
marrëveshje synon përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjen e vazhdueshme të investimeve
të huaja direkte. Ky vizion nxit përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për
arritjen sa më të mirë në secilën prej shtyllave të vendosura. Zhvillimi i kapitalit human, politika
lehtësuese tregtare, reforma rregullatore, politika e taksave, infrastruktura për investime janë disa
nga mënyrat e duhura që duhet të ndjekin këto vende për të nxitur investimet e huaja direkt.

KREU 4
4.1. Lidhja ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike
Shumë studius, vitet e fundit, kanë trajtuar lidhjen ndërmjet IHD-ve dhe rritjes
ekonomike në vendet pritëse. Studimet e ndryshme rezultojne me një përfundim të vetëm, pasi
në disa vende IHD-të kanë pasur ndikim pozitiv në rritjen ekonomike dhe në disa të tjera jo. Ne
kete drejtim studimet e para për rritjen ekonomike i gjejmë te modelet neoklasike. Thjeshtësia e
tyre ka bërë që modelet neoklasike të jenë baza e punës aplikative dhe teorike për akumulimin e
kapitalit dhe rritjen ekonomike. Këto modele mbështeten te funksioni i prodhimit, i cili shpreh
lidhjen ndërmjet sasisë së inputeve të përdorura (kapitalin dhe punën) dhe mallit të prodhuar.
Analizat neoklasike tregojnë se IHD-të nuk ndikojnë në normën e rritjes ekonomike në periudha
afatgjata, por vetëm në periudha afatshkurtra. Një rritje e jashtme (ekzogjene) në IHD-të, ndikon
në rritjen e kapitalit dhe më pas të output-it (për person), por kjo rritje është e përkohshme si
pasojë e ligjit të të ardhurave marxhinale rënëse. Investimet e huaja direkte mund të ndikojnë në
normën e rritjes vetëm nëpërmjet progresit teknologjik ose rritjes së forcës punëtore, të cilët
konsiderohen si ekzogjenë.

Solow (1956, 1957) aplikoi analizën e rritjes brenda modelit neoklasik. Modeli neoklasik
analizonte ndikimin e madh të progresit teknologjik në rritjen ekonomike, ndërsa teoritë e reja të
rritjes ishin të përqendruara kryesisht në krijimin e njohurive teknologjike dhe në transmetimin e
tyre (Nowbutsing, 2009).

Në punimin e saj Alfaro (2003) analizon se IHD-të në sektorë të ndryshëm kanë ndikime
të ndryshme në rritjen ekonomike të një vendi. Kështu, në matjen e kryer empirike, rezultoi se
IHD-të në sektorin parësor kanë prirje të kenë ndikim negativ në rritjen ekonomike, ndërsa IHD-
të në sektorin e prodhimit kanë ndikim pozitiv.

Më vonë, Alfaro me bashkëpunëtorët e saj (2006) paraqitën lidhjen ndërmjet qasjes


teorike dhe asaj empirike. Modeli mbështetet në rolin e tregjeve financiare, të IHD-ve dhe të
rritjes ekonomike. Ata arritën në përfundimin se vendet me tregje të zhvilluara financiare i nxisin
më shumë IHD-të dhe, si pasojë ato kanë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike. Gjithashtu, ata
theksojnë se vendet me tregje të zhvilluara financiare mund ta kenë normën e rritjes ekonomike
dy herë më të lartë se vendet me tregje financiare më pak të zhvilluara. Edhe faktorë të tjerë, si:
struktura e tregut dhe kapitali human nxisin tërheqjen e IHD-ve, duke ndikuar pozitivisht në
rritjen ekonomike të vendit.

Në modelin klasik, kapitali përcaktohet si një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rritjen
ekonomike, ndërsa në teoritë e mëvonshme theksi vihet te teknologjia si factor kyç. Në botimet e
viteve të fundit, shumë studiues kanë trajtuar lidhjen ndërmjet transferimit të teknologjisë
nëpërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike. Studiuesit argumentojnë se investimet e huaja direkte
mund ta nxisin teknologjinë e përparuar, duke ndikuar në rritjen ekonomike të vendit pritës. Kjo
justifikon tërheqjen në rritje të investimeve të huaja.
Kështu për shembull, Wang dhe Blomstrom (1992) i kushtojnë rëndësi transferimit të
teknologjisë nëpërmjet kompanive shumëkombëshe dhe bashkëveprimit ndërmjet firmave të
huaja dhe firmave vendase.

Xu (2000) argumentoi se transferimi i teknologjisë nëpërmjet kompanive


shumëkombëshe kontribuon në rritjen e prodhimtarisë në vendet e zhvilluara, por jo në vendet
më pak të zhvilluara. Kjo për arsye se vendet që përfitojnë nga transferimi i teknologjisë, duhet
të kenë patjetër një nivel minimal të caktuar të kapitalit human.

Borensztein, De Gregorio, & Lee (1995) trajtuan lidhjen ndërmjet IHD-ve dhe
kapitalit human. Ata arritën në përfundimin se IHD-të kanë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike
të vendeve pritëse vetëm nëse ato zotërojnë një nivel të caktuar të kapitalit human. Lidhja
ndërmjet IHD-ve dhe kapitalit human është matur nga Borenstein, De Gregorio, & Lee (1998) në
mënyrë empirike (e matur si normat e frekuentimit në lidhje me arsimin e mesëm).

Një koeficient pozitiv i lidhjes ndërmjet IHD-ve dhe kapitalit human tregoi se IHD-të
mund të ndikojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike të një vendi. Hanson (2001), argumentoi se
nëse kapitali i huaj dhe vendas janë plotësues të njëri-tjetrit, ndikimi përfundimtar i IHD-ve në
normën e rritjes do të jetë më i madh.

Investimet e huaja direkte, gjithashtu, ndikojnë në tregun e punës nëpërmjet krijimit të


vendeve të reja të punës. Ndër ndikimet më të rëndësishme dhe afatgjata të IHD-ve është
transferimi i teknologjisë dhe i njohurive teknike (know-how) që mishërohen në kapitalin
human. Nëse investimet e huaja kryhen në veprimtari në të cilat firmat vendase kanë përvojë të
kufizuar, atëherë IHD-të do të ndikojnë në transferimin e njohurive të rëndësishme në aspektin e
trajnimit, në praktikat dhe teknikat e menaxhimit dhe sjelljen organizative. IHD-të, gjithashtu,
mund të rrisin prodhimtarinë nëpërmjet kërkimit dhe zhvillimit (R&D) duke ndikuar pozitivisht
në rritjen e prodhimit Campos & Kinoshita (2002).

Në punimin e tyre, Campos & Kinoshita (2002) trajtuan së bashku modelet e rritjes
ekonomike që rrjedhin nga modeli bazë i funksionit të prodhimit të Solow-it, i zhvilluar më pas
nga Borenstein, De Gregorio, & Lee (1998), nga Mankiw, Romer, & Weil (1992) dhe nga
Easterly (2001). Ata testuan efektet e IHD-ve në rritjen ekonomike në 25 vende të Evropës
Qendrore dhe Lindore dhe në vendet e ish- Bashkimit Sovjetik për periudhën 1990-1998.
Studimi tregoi se IHD-të kanë një ndikim pozitiv dhe të rëndësishë në rritjen ekonomike të
vendeve të marra në analizë. Investimet mundësojnë shqyrtimin e marrëdhënieve ndërmjet
investimeve të huaja dhe investimeve të brendshme, ku nxirret në dukje se koeficienti për IHD-të
në vetvete nuk është statistikisht i rëndësishëm, por ndikimi i tij vjen si rrjedhojë e ndërveprimit
ndërmjet IHD-ve dhe kapitalit human (ky i fundit është statistikisht i rëndësishëm dhe bazë për
rezultatin e tyre). Sipas Mankiw, Romer & Weil (1992) rritja reale e PBB-së mund të shihet se
sindryshimi teknologjik merret si një funksion i IHD-ve.

Modeli (MRW) parashikon se të ardhurat fillestare dhe rritja e popullsisë ndikojnë


negativisht në rritjen reale të PBB-së, ndërsa investimet, kapitalit human dhe IHD-të ndikojnë
pozitivisht në rritjen rritjen reale të PBB-së. Modeli i fundit ekonometrik Easterly (2001) është
rezultat i kërkimit të një funksioni që bashkon përcaktuesit kryesorë të rritjes ekonomike
ndërmjet vendeve Modeli i Easterly-t parashikon se të ardhurat fillestare dhe inflacioni ndikojnë
negativisht në rritjen reale të PBB-së, ndërsa kapitalit human, IHD-të, infrastruktura në
telekomunikacion dhe zgjerimi i OECD-së ndikojnë pozitivisht në rritjen reale të PBB-së.
Normat e ulta të rritjes ekonomike, Easterly ia atribuon goditjeve të jashtme, si, për shembull,
ngadalësimit të rritjes ekonomike në vendet e zhvilluara. Duke u ndalur vetëm në vendet e
OECD-së Mello (1999), vërejti se IHD-të ndikojnë në rritjen ekonomike vetëm në vendet në të
cilat kapitali vendas dhe i huaj janë plotësues të njëri-tjetrit.

Mospërputhja në disa raste ndërmjet teorisë së rritjes ekonomike dhe të dhënave empirike
vjen si rezultat i përpjekjeve për të barazuar IHD-të me transferimin e teknologjisë, ndërkohë që
në pjesën më të madhe të vendeve dhe të rajoneve të botës IHD-të përfshijnë një rrjet
marrëveshjesh që shkojnë përtej transferimit të teknologjisë (Campos & Kinoshita, 2002).

4.2. Zbaimi i modeleve të ndryshme në Kosovë


Objektivi kryesor në këtë kapitull ishte matja e ndikimit të IHD-ve në rritjen ekonomike në
vendin tonë. Për të parë ndikimin e IHD-ve duhet te zbatohen funksionet e prodhimit që rrjedhin nga
modelet e zhvilluara nga Solow, Mankiw, Romer, & Weil (1992), Borenstein, De Gregorio, & Lee (1998)
dhe nga Easterly (2001). Modeli Solow arrin të shpjegojë rritjen e PBB-së në një masë të ndjeshme.

Në modelin (MRW), të zbatuar në vendin tonë shohim se, duke marrë në analizë të dhënat e
vendit tonë, një sërë treguesish kanë ndikim të ndryshëm nga ajo që pritej. Rritja e popullsisë ka ndikim
statistikisht të rëndësishëm, por negativ në nivelin 1% në rritjen ekonomike. Investimet e huaja direkte
kanë ndikim negativ në rritjen ekonomike, investimet (IHD-të dhe investimet vendase), të ardhurat neto
kombëtare, të punësuarit kanë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike dhe statistikisht janë të rëndësishëm në
nivelin 5%. Në modelin Easterly (2001), të zbatuar në vendin tonë, shohim se IHD-të kanë ndikim
statistikisht të parëndësishëm. Modeli i Easterly-t nuk gjen zbatim në rastin e Kosovës, për vetë faktin se
vendi ynë nuk ka kapacitete teknologjike, humane dhe burime krahasuar me vendet e tjera pjesëmarrëse
në OECD. Si përfundim mund të themi se në rritjen ekonomike të një vendi ndikojnë pozitivisht norma e
ulët e inflacionit, qëndrueshmëria politike dhe funksionimi sa më i mirë i kuadrit institucional.

Kufizimet kryesore të ndërtimit të modeleve Solow, MRW dhe Easterly lidhen me


disponueshmërinë e të dhënave. Është e vështirë gjetja e të dhënave për të ndërtuar seritë kohore (time-
series) për të dhëna të shtrira gjatë në kohë (longitudinal) për të na ndihmuar në ndërtimin e
modeleve. Edhe atje ku gjenden të dhëna, mungojnë të dhënat e viteve të fundit. Risia e përdorimit
të këtyre modeleve ekonometrike është zbatimi i teorive të ndryshme të rritjes ekonomike me të
dhënat praktike të vendit tonë. Duke qenë se IHD-të kanë një efekt statistikisht të rëndësishëm në rritjen e
PBB-së në vendet e zhvilluara, edhe ne presim që në të ardhmen IHD-të të kenë jo vetëm një efekt pozitiv
por edhe statistikisht të rëndësishëm në rritjen ekonomike të Kosovës.

4.3. Analiza SWOT e IHD në Kosovë


Ne te shumtën rasteve, investimet e huaja direkte janë një indikator i rëndësishëm për
zhvillimin ekonomik të vendeve. Gjate rishikimit te literaturës, si dhe në analizat empirike, të
kryera nga autorë të ndryshëm, shihet se IHD-të ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike të
vendeve pritëse, prandaj dhe qeveritë e vendeve në zhvillim përpiqen të thithin një numër të tyre
sa më të madh. Në këtë sferë edhe vendi ynë, vitet e fundit po përpiqet të nxisë ardhjen e
investitorëve të huaj, duke usiguruar përparësi të mëdha.Prandaj dhe është shumë e rëndësishme
për të kryer analizën SWOT të IHD-ve duke trajtuar përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe
rreziqet që ofron vendi ynë. Në këtë mënyrë do të mundohem, që ta vejmë theksin të përparësitë
që Kosova mund t’u ofrojë investitorëve të huaj.
Përparësitë: Kosova ka thithur një numër të ndjeshëm të investimeve të huaja direkte dhe
kjo falë përparësive që vendi ynë zotëron. Si fuqia e lire punëtore, rini e arsimuar, anglisht,
Gjermanisht, Frëngjisht e Italisht folës. Reformat e shumta që janë ndërmarrë, kanë pasur si
qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e kushteve të të bërit biznesi në Kosovë. Ne vijim do te
shtjellohen faktorët e jashtëm dhe te brendshëm qe ndikojnë ne joshjen e investitorve te huaj, dhe
thithjen e investimeve përmes analizës SWOT:

Situata ekonomike:Ekonomia e Kosovës, sipas vlerësimeve preliminare të ASK-së, ka


shënuar rritje prej 3.4% në vitin 2016. Kjo rritje e aktivitetit ekonomik është gjeneruar kryesisht
nga rritja e investimeve prej 9.1% si dhe rritja e konsumit prej 3.0%, ndërsa neto eksportet
vlerësohet të jenë karakterizuar me thellim të konsiderueshëm të deficitit prej 7.2% në terma real.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Bruto Produktin Vendor, rezulton se
ekonomia e Kosovës shënoi rritje reale për 4.1%, në vitin 2016, duke marrë për bazë kontributin
pozitiv si të konsumit poashtu edhe të investimeve.

Faktor tjetër me rëndësi mund të përmendim përshpejtimin e rritjes së aktivitetit të kredi


dhënies të sektorit bankar që kishte ndikim të rëndësishëm në financimin e rritjes së aktivitetit të
sektorit privat. Në anën tjetër, bilanci tregtar negativ vazhdon të jetë faktori kryesor që po e
pengon arritjen e një norme më të lartë të rritjes ekonomike. Ekonomia e Kosovës edhe gjatë vitit
2016, vazhdoi të karakterizohet me stabilitet makroekonomik. Shkalla e inflacionit, ashtu si në
ekonominë e eurozonës dhe në ekonomitë e rajonit, qëndroi në nivel mjaft të ulët.

Sistemi financiar vazhdoi të zgjerojë aktivitetin, duke i ofruar kështu ekonomisë së vendit
një ofertë më të pasur të produkteve financiare. Aktiviteti ndërmjetësues financiar i sektorit
bankar ka vazhduar të ketë rritje të qëndrueshme, duke shërbyer kështu si mbështetës i
rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit privat. Viti 2016, shënoi përshpejtim të
kreditimit si për sektorin e ndërmarrjeve ashtu edhe për atë të ekonomive familjare. Norma më e
lartë e rritjes së kredive u evidentua tek kreditë për ekonomitë familjare, qasja e të cilave në
financimin bankar po rritet nga viti në vit. Normat e interesit në kreditë bankare në Kosovë
vazhduan të zvogëlohen edhe gjatë vitit 2016, duke u shoqëruar me lehtësime edhe në aspektet
tjera të qasjes në kredi.
Kosova viteve të fundit ka shënuar progres në indikatorët që masin mjedisin e të bërit
biznes si ata të Raportit te të Bërit Biznes të Bankës Botërore dhe në Aktin e Biznesit të Vogël të
Komisionit Evropian. Raporti i të bërit biznes për vitin 2017 e ngrit Kosovën për katër pozita
(nga vendi 64 në vendin e 60), progresi është në indikatorët: fillimi i biznesit, pagimi i tatimeve
dhe tregtia përtej kufijve. Duhet të theksohet se krahas progresit në indikatorët e theksuar më
lartë, Kosova nuk ka shënuar progres në disa indikatorë të tjerë të rëndësishëm, që përfshinë
fuqizimin e kontratave, procedurat e falimentimit, qasja në energji elektrike, marrja e lejeve të
ndërtimit dhe mbrojtja e investitorëve të vegjël.

Si shembull, sipas të dhënave të paraqitura në Raportin e Bankës Botërore, fuqizimi i


kontratave merr 330 ditë dhe kushton 34.4% të vlerës që përfshinë lënda. Megjithatë, është
konsideruar se futja e sistemit të përmbarimit privat ka lehtësuar procesin e fuqizimit të
kontratave (dhe njëkohësisht ndihmon në uljen e nivelit të kredive me problem). Një indikatorë
tjetër me rëndësi ka të bëjë me procedurat e falimentimit, ku Kosova qëndron në pozitën e 163,
dhe sipas të dhënave të raportit, procedurat e falimentimit marrin mesatarisht 2 vite kohë dhe
kushtojnë 15% të aseteve të debitorit. Qasja në energji elektrike po ashtu mbetet pa progres, ku
Kosova qëndron në pozitën 114, njëkohësisht trajtimi i lejeve të ndërtimit mbetet një indikatorë
që është shënuar regres nga pozita 125 ka kaluar në 129.

Në anën tjetër, në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore kreditimi për sektorin privat
është duke u përmirësuar gradualisht, ndërkohë Kosova është shtyrë nga norma më të ulëta të
kreditimit, dhe ulja e besimit ka ndikuar në kreditimin e korporatave në pjesën e parë të vitit
2016. Informaliteti dhe mungesa e transparencës financiare lidhur me fitimet individuale dhe të
ardhurat e biznesit, si dhe cilësia e ulët e raportimit financiar (posaçërisht sa i përket segmentit të
NVMM-vë) ka rezultuar me një nivel të lartë të kreditimit të kolateralizuar, në vend të analizës
së qarkullimit të parasë së gatshme nga bankat.

Ekonomia jo formale mbetet një problem i madh në Kosovë. Analizat e të dhënave nga
firmat shfaqin se shkalla e firmave që janë prekur rëndë nga konkurrenca e firmave jo-formale
është më e larta në botë. Gjithashtu, niveli i ekonomisë jo-formale mbetet i lartë qoftë në mesin e
vendeve me nivel të njëjtë të zhvillimit. Njëkohësisht krahasimi me vendet e rajonit tregon se ky
nivel është më i larti në rajon. Vlerësohet se ekonomia joformale qëndron në 39% të BPV-së,
duke krijuar konkurrencë të pandershme për bizneset formale, me 41% të kompanive që bëjnë
thirrje se konkurrenca joformale paraqet një pengesë shumë të rëndë e të bërit biznes.

Pozita gjeografike: Pozita gjeografike e Kosovës dhe klima e favorshme janë përparësi
që mund të shfrytëzohen lehtësisht nga ana e investitorëve të huaj. Shtrirja gjeografike dhe
afërsia me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në veçanti afërsia me portet si ai i Shëngjinit,
Durrësit dhe Selanikut ndikojnë pozitivisht në kostot e transporti, ku koha e nevojshme nga
Prishtina deri te porti detar i Shqipërisë, Shëngjin është vetëm dy orë e gjysmë, Durrës tri orë,
dhe në portin detar të Selanikut është katër orë. Përvec kesaj, aeroporti nderkombetar i Prishtinës
ofron lidhje të perditshme dhe të rregullta me qytetet kryesore të Evropës dhe me gjerë.

Gjithashtu, edhe përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës, ka sjellë ndërtimin e


autostradës Prishtinë – Durrës, Prishtinë –Shkup, dhe se shpejti pritet të jetë edhe Prishtinë -
Nish, duke ndikuar në lehtësimin e tregtisë ndërmjet vendeve. Ndërtimi i korridoreve dhe akseve
veri-jug dhe lindje perendim patjetër që do të ndikojë në thithjen e IHD-ve në vend.

Burimet natyrore: Kosova është një vend i pasur me burime të shumta minerale, si: ari,
argjend, crom, bakër, nikel, qymyr, fosfor etj. Këto pasuri natyrore kanë nxitur investitorët e huaj
të lidhin marrëveshje me qeverinë Kosovare për të shfrytëzuar këto burime.

Sektori i energjisë: Kosova ka burime të shumta enegjitike, si: energjinë


termoenergjetike, energji te ripërtëritshme, hidroenergjitike, burime diellore dhe shfrytëzimin
e energjisë së erës. Është e vërtetë se vitet e fundit sektori i energjisë ka thithur një numër të
ndjeshëm investimesh. Politikat e ndërmarra kanë bërë që në vitet e fundit të jepen disa
koncesione për ndërtimin e hidrocentraleve të reja dhe po shihen mundësitë për të investuar dhe
në energjinë e erës. Gjithashtu, këtë vite është nënshkruar edhe marrëveshja me investitor
Amerikan per ndërtimin e termocentralit te ri, i cili do te këtë efekt pozitiv tek te berit biznes. Të
gjitha këto projekte kanë si qëllim shfrytëzimin sa më të madh të burimeve energjetike që kemi,
duke rritur prodhimin e energjisë elektike.
Niveli i ulët i pagave: Një ndër faktorët që nxit IHD-të është niveli i pagave që kanë
ekonomitë e vendeve pritëse. Sa më i ulët të jetë niveli i pagave, aq më e ulët është dhe kostoja
e prodhimit. Kosova mbart një nivel të ulët të pagës minimale (krahasuar me vendet e tjera të
rajonit). Më së shumti janë kompanitë e fasoneve ato që kanë shfrytëzuar këtë përparësi duke
ndikuar edhe në rritjen e numrit të të punësuarve në këtë sektor.

Mosha e re e fuqisë punëtore: Krahas nivelit të ulët të pagave, edhe mosha e re e


fuqisë punëtore përbën një përparësi të fortë për IHD-të. Sipas statistikave zyrtare, Kosova ka
popullsinë me moshë të re ne Evropë, që përbën një tregues premtues për investitorët e huaj

Konkurrenca në treg:Investitorët e huaj e kanë të lehtë të investojnë në Kosovë edhe


për shkak të konkurrencës relativisht të ulët krahasuar me kompanitë vendase. Sektori i
telekomunikacionit dhe sektori i shërbimeve financiare janë ndër veprimtaritë që kryesohen
nga investitorët e huaj. Të dy këta sektorë janë zhvilluar kryesisht nga procesi i privatizimeve.
Mund të themi se bankat e huaja kanë luajtur një rol pozitiv në sistemin bankar.

Dobësitë:Vërtet që Kosova ka bërë progres në shumë fusha të ndryshme gjatë këtyre


viteve, por ende i duhet shumë punë për të bërë. Ato që sot shihen si sfida për ekonominë e
vendit tonë, duhet medoemos të kthehen në përparësi për të bërë të mundshme tërheqjen e
investitorëve të huaj.

Pengesat dhe sfidat themelore janë qasja e dobët në financa, veçanërisht për NVM-të;
zbatimi i ngadaltë dhe jo konsistent i ligjit tek kontekstet ekonomike; kapaciteti i ultë prodhues
dhe si rrjedhojë eksportues; inspektime të shpeshta, të pakoordinuara dhe të kushtueshme;
koordinimi i dobët në mes të institucioneve publike dhe atyre private, veçanërisht institucioneve
financiare, në mbledhjen dhe ndarjen e informatave financiare të ndërmarrjeve për të zvogëluar
ekonominë joformale.

Sipas analizës së pengesave kyçe për rritje ekonomike nga OECD, kostoja financave
konsiderohet të jetë një pengesë e madhe për rritjen ekonomike, marrë parasysh kreditë të ulëta
në raport me BPV-në, kërkesat për kolateral janë më të lartat në rajon. Shumica e kompanive të
vogla përdorin të ardhurat e tyre ose kapitalin e vet për të financuar investimet dhe tregjet e
kapitalit përgjithësisht janë të nën-zhvilluara. Këto pengesa përfshijnë fuqizimin e kontratave,
pamundësinë e realizimit të vlerës së kolateralit për shkak të mangësive në sistemin e të drejtave
pronësorë (sa i përket disponueshmërisë dhe besueshmërisë të dokumenteve) dhe mosekzistimin
e një tregu sekondar dhe kostot e ndërlidhura me kreditë fillestare për shkak të shkallës së lartë të
informalitetit dhe kostos së transaksionit. Praktikat konkurrente në sektorin jo-formal janë
theksuar si një prej pengesave kryesore nga firmat në Hulumtimin e Performancës së Mjedisit
Banesor dhe Ndërmarrjeve (BEEPS).

Të drejtat lidhur me llojet e pronave, duke përfshirë pronat shtetërore, publike dhe
komunale si dhe të drejtat e qytetarëve të huaj për të zotëruar pronë në Kosovë, nuk janë qartë të
definuar me ligj. Legjislacioni që përcakton të drejtat pronësore duhet të jetë i qasshëm, i saktë
dhe i parashikueshëm në aplikimin e tij për të përmbushur standardet themelor të sigurisë ligjore
dhe parandalimit të zbatimit arbitrar. Në veçanti, korniza ligjore për të drejtat pronësore në
Kosovë akoma bazohet në konceptet e pronës shoqërore të mbetur nga korniza ligjore e të
drejtave pronësore të Republikës Federale të Jugosllavisë.

Madhësia e tregut: Pengesë kryesore që shihet në vendin tonë për të tërhequr kryesisht
investitorët e mesëm dhe të mëdhenj, është madhësia e vogël e tregut dhe fuqia e ulët e blerësve.
Pavarësisht rritjes së mirë ekonomike, përsëri PBB-ja për frymë ende ka mbetur në vlera të
vogla.

Mjedisi i biznesit: Mjedisi i biznesit është një tjetër faktor i rëndësishëm që ndikon në
vendimmarrjen e investitorëve të huaj, por ende në vendin tonë nuk mund të flitet për mjedis
biznesi të favorshëm. Për të krijuar një klimë sa më të mirë për investitorët e huaj janë ndjekur
një sërë politikash dhe janë merre një sërë masash për t’u kryer.

Regjistrimi i biznesit, prokurimet publike, reformat tatimore, politikat tregtare, reformat


rregulluese për përmirësimin e transparencës janë disa nga masat që janë kryer për përmirësimin
e mjedisit të investimeve. Megjithëse përmirësimet e kryera, ende nuk ekziston një klimë
favorizuese për IHD-të në Kosovë.
Reformat rregullatorë: Në veprimtarinë e firmave (të huaja dhe vendase) ka një ndikim
të madh mjedisi rregullator. Atje ku ligjet janë jo të plota ose shkallë të ulët ku zbatohen dhe
ekzekutohen, bën që për të gjithë biznesin në tërësi të krijohet vështirësi. Kjo gjë mund të
ndikojë deri dhe në sigurinë që kanë, sidomos firmat e huaja për të investuar në vendin tonë. Kjo
gjë do të ndikonte dhe në tërheqjen nga ana e investitorëve. Përkëtë arsye është formuar sistemi
për vlerësimin e impaktit rregullues që do ndikojë në përmirësimin e transparencës dhe të
cilësisë së rregulloreve, duke u krijuarbizneseve një klimë më të mirë për të investuar.

Institucionet publike jo efiçente: Institucionet publike është e domosdoshme të


funksionojnë në mënyrë transparente. Nëse procedurat zgjaten shumë në kohë, përshpejtimi i
tyre nga ana e bizneseve do të shoqërohet me korrupsion. Kjo dukuri ndikon negativisht në
klimën e biznesit, prandaj është e rëndësishme të rritet efiçenca në institucionet publike.
Minimizimi i procedurave burokratike në institucionet publike përbën një faktor të rëndësishëm
për klimën e investimeve në përgjithësi.Informaliteti ndikon drejtpërsëdrejti në akumulimin e
të ardhurave nga taksat, motivon konkurrencën e pandershme, rrjedhimisht, në këtë mënyrë ka
dëmtuar mjedisin e të bërit biznes.

Sigurimi i titujve të pronësisë: E drejta e pronësisë mbi tokën vazhdon të mbetet një
nga problemet kryesore për investitorët e huaj. Shumë prona e kanë të vështirë të regjistrohen me
tituj pronësie, sepse ato ose nuk kanë dokumentacionin e plotë, ose disa persona pretendojnë të
zotërojnë të njëjtën pronë. Ky ngerç ndikon negativisht si për investitorët e huaj, ashtu edhe
vendas, të cilët tkurren për të investuar të ardhurat e tyre në vende me probleme pronësie.
Shpresojmë që në një të ardhme të afërt këto çështje të zgjidhen sa më shpejt nëpërmjet
bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucione përkatëse.

Mundësitë:Sot Kosova është anëtare e disa organizmave ndërkombëtare dhe gjithashtu


anëtare e një serë Institucionesh Ndërkombëtare Financiare si Fondi Monetar Ndërkombëtar
(FMN), Banka Botërore (BB), Banka Evropiane për Ri-ndërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në vitin
2016 Kosova nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim (MSA) dhe është shumë
pozitive marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Marrja e statusit përbën një
mundësi shumë të mirë për të thithur më shumë investime të huaja direkte.

Risitë:Duke parë ecurinë e IHD-ve në vite, si dhe duke dashur që në të ardhmen numri i
investitorëve të huaj të jetë ende në rritje, mund të themi se për Kosovën mbetet risi:
 Përmirësimi i vazhdueshëm i klimës së biznesit;
 Bashkëpunim i ngushtë ndërmjet institucioneve për rritjen e imazhit të
 Shqipërisë në nivelet ndërkombëtare;
 Në vitet e fundit shohim se rritja e borxhit publik po vjen në rritje dhe kjo shihet si një
pengesë për tërheqjen e investitorëve të huaj. Prandaj është e nevojshme të merren masa
për të minimizuar këtë rritje në vitet e ardhshme.

Nëse Kosova vazhdon të ecë në këto hapa, shpresojmë që në të ardhmen IHD-të të rriten
ndjeshëm, duke patur një ndikim pozitiv dhe të rëndësishëm në rritjen ekonomike.

KREU 5
5.1 Konkluzionet
Ky punim studion rolin e investimeve të huaja direkte në një vend të vogël dhe pa dalje
ne det si Kosova. Ky punim trajton dy çështje kryesore: së pari, ndikimin e IHD-ve në rritjen
ekonomike të Kosovës dhe, së dyti, faktorët kryesorë që ndikojnë në thithjen e tyre.Ndikimi i
IHD-ve në rritjen ekonomike është matur nëpërmjet modeleve të ndryshme ekonometrike. Për të
parë ndikimin e tyre u zbatuan funksionet e rritjes ekonomike që rrjedhin nga modelet e
zhvilluara nga Solow (1957), Mankiw, Romer & Weil (1992), Borenstein, De Gregorio & Lee
(1998), dhe nga Easterly (2001).
Punimi nis me një qasje teorike për IHD-të, me qëllimin kryesor për të kuptuar më mirë
përcaktuesit kryesorë të IHD-ve, motivet kryesore që nxisin ato të investojnë në vende të
ndryshme pritëse, dhe faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimarrjen e firmave investuese.
Pikëpamja teorike na bën të kuptojmë më mire rolin e IHD-ve në ekonomitë e vendeve pritëse.

Kapitulli i tretë trajton ecurinë e IHD-ve në Kosoë. Nga studimi vëmë re se fluksi i tyre
ka pësuar oscilime, sidomos me nje renje te IHD-ve pas vitit 2008. Privatizimi i sektorëve kyç të
vendit, si: telekomunikacioni, industria përpunuese, energjitika etj, kanë ndikuar në tërheqjen e
një numri më të madh të investitorëve të huaj. Lulëzimi i sektorit financiar ka lehtësuar
qarkullimin e mjeteve financiare dhe përthithjen e këtyre investimeve. Investuesit me peshë më
të madhe në Kosove janë nga Zvicrra, Turqia, Gjermania, Shqiperia, SHBA etj. Përmirësimi i
klimës së biznesit dhe ndërmarrja e reformave për lehtësimin e të bërit biznes ka përmirësuar
konkurrueshmërinë, duke nxitur investimet e huaja në vend. Së fundmi, me interes nga ana e
investitorëve të huaj po shihen investimet në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.

Në kapitullin e katër trajtohen modelet e rritjes ekonomike. Shumë autorë kanë trajtuar
lidhjen ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike. Në matjet empirike të kryera nga studiues të
ndryshëm, vihet re se investimet e huaja ndikojnë pozitivisht në vendet e zhvilluara dhe në
vendet me tregje të mëdha. Modelet e trajtuara në vendin tonë janë modeli bazë i funksionit të
prodhimit i Solow-it, Modeli i Borenstein, De Gregorio & Lee (1998), modeli i Mankiw, Romer
& Weil (1992), dhe modeli i Easterly-it (2001). Gjetja e tyre më kryesore ishte se IHD-të kanë
një ndikim pozitiv dhe të ndjeshëm në rritjen ekonomike të vendit pritës.

Arsyet kryesore që IHD-të nuk kanë një ndikim statistikisht të rëndësishëm në rritjen
ekonomike janë:
 Madhësia e tregut në Kosovë është e vogël. Siç dihet, një nga faktorët që ndikon në
thithjen e investimeve është dhe madhësia e tregut vendas. Nëse para shumë vitesh një
nga motivacionet kryesore të investimeve ishte kostoja e ulët, sot është zgjerimi i tregut.
 Dukuria e IHD-ve i përket vetëm viteve të fundit. Kosova në 10-vjeçarin është
karakterizuar nga një mungesë e qëndrueshmërisë politike dhe ekonomike duke ndikuar
negativisht në thithjen e investimeve të huaja. Ndërsa, në vitet e fundit efekti i krizës
ndikoi jo vetëm në ndryshimin e vendeve origjinë të këtyre investimeve, por dhe në
ngadalësimin e flukseve hyrëse.
 Një aspekt shumë i rëndësishëm është madhësia e këtyre investimeve dhe natyra e tyre.
Qëllimi kryesor i këtyre investimeve është përfitimi nga kostoja e ulët, lehtësirat e ofruara
dhe shfrytëzimi i rezervave natyore.
 Edhe në Kosovë është ndier efekti i krizësekonomike botrore, ku ka ndiku ne uljen e
ndjeshëm flukset e investimeve në vitet e fundit.

Ndër faktorёt më ndikues nё vendimet e firmave të huaja pёr tё investuar në vendin tonë
përmendim: faktorёt tё lidhur me fuqinё punёtore si koston e punës dhe aftësitë gjuhësore,
strukturёn e taksave, aspektin ligjor dhe qëndrueshmërinë politike, rregulloret e punësimit, etj.

Ndёr faktorёt mё me pak rёndёsi pёr firmat, pёr tё investuar ose pёr t’u zgjeruar nё
Kosoven, cilёsohen: sigurimi i parqeve industriale, sigurimi i zonave tё lira ekonomike dhe
sigurimi i granteve tё trajnimit, aftёsia pёr t’u lidhur me institucionet akademike, cilёsia e jetёs
dhe sigurimi i shkollimit ndёrkombёtar. Vlerësimi i mjedisit socioekonomik në vend nga
këndvështrimi i firmave të huaja, na ndihmon të kuptojmë si firmat e huaja e shohin vendin tonë.
Këndvështimi i firmave të huaja bën të mundshme që institucionet përkatëse të ndërmarrin
reformat e duhura për të krijuar një klimë sa më të favorshme për shtimin e investimeve.
Lehtësia e të bërit biznes, që në vitet e fundit ky tregues ka ardhur në përmirësim, mund të
nxisë jo vetëm investimet e huaja në vend, por dhe investimet vendase. Bashkëpunimi i ngushtë
ndërmjet tyre mund të sjellë fryte dhe të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen ekonomike.

5.2 Rekomandimet
Investimet e Huaja Direkte në Kosovë filluan të shfaqeshin kryesisht pas viteve 2000 ku
vihet re se ato filluan të rriteshin në mënyrë të ndjeshme. Pas vitit 2008 shohim një renje të
ndjeshme të IHD-ve, si pasojë e shpalljes se pavarësisë dhe problemeve politike kryesisht me
Serbine dhe Bosnjen e Hercegovinen, si dhe privatizimeve të kryera në disa sektorë kryesorë të
ekonomisë. Investimet e huaja direkte i gjejmë kryesisht në sektorin financiar, në sektorin e
shërbimeve, në sektorin telekomunikacionit, në sektorin e energjisë etj. Ndërmarrja dhe zbatimi i
politikave favorizuese për investitorët e huaj kanë ndikuar në nxitjen e IHD-ve, por ende niveli i
prurjeve të tyre mbetet i ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Për këtë arsye shihet e
nevojshme vazhdimi i përpjekjeve për të përthithur investime të huaja në mënyrë të
vazhdueshme.

Nisur nga analiza e gjerë në këtë punim për investimet e huaja direkte dhe nga
këndvështrimi i investitorëve të huaj rekomandimet kryesore që jepen për nxitjen e IHD-ve në
vendin tonë janë:

Zgjidhja e kontesteve pronesore të tokave. Pronësia e tokave është një ndër problemet
kryesore që ndeshin investitorët e huaj kur investojnë në Kosovë, prandaj është detyrë zgjidhja e
kontesteve pronesore dhe juridike. Zgjidhja e problemeve të titujve të pronësisë do të ndikonte
në zgjerimin e aktiviteteve që zhvillojnë investitorët e huaj.

Trainimi dhe kualifikimi i fuqisë punëtore. Disponueshmëria e fuqisë punëtore të


kualifikuar do t’i përgjigjej më mirë kërkesave të tregut. Në tregun e punës vihet re një numër i
madh i te rinjeve të diplomuar, por një numër relativisht i vogël i specializuar në aspektin
profesional. Prandaj është e nevojshme nxitja e kualifikimeve profesionale sipas nevojave të
tregut të punës.

Zhvillimi i parqeve industriale. Ky faktor, pёr pjesёn mё tё madhe tё firmave, shihet si jo


i rёndёsishёm pёr tё investuar, sepse e lidhur me fushёn investuese, faktori nuk ka shumё lidhje
me praninë ose jo tё parqeve industriale. Zhvillimi i parqeve inustriale mundëson progresin e
zonave më pak të zhvilluara duke ndikuar në rritjen ekonomike të vendit.

Sigurimi i lejeve tё planifikimit dhe e ndёrtimit. Pjesa mё e madhe e firmave të huaja


kanё përvojё mё tё keqe krahasuar me atё çfarё kishin parashikuar përpara se të kryenin
investimet. Që vendi ynë të shihet si një destinacion i preferuar nga ana e investitorëve të huaj
duhet përmirësuar dhe lehtësuar dhënia e lejeve të planifikimeve dhe të ndërtimeve.
Rritja e konkurrueshmërisë në tregje. Rritja e konkurrueshmërisë në tregje është një
faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Prania e konkurrueshmërisë nxit jo
vetëm investimet e huaja direkte por dhe investimet vendase duke ndikuar në rritjen ekonomike.

Bashkëpunim sa më i ngushtë. Bashkëpunimi sa më i ngushtë dhe efikas midis


institucioneve përkatëse, ndihmon në rritjen e investimeve të huaja direkte. Agjencia KIESA me
mbështetjen nga ana e qeverive përbën një mbështetje për të gjithë investitorët e huaj që duan të
investojnë në Kosovë. Nga nxjerrja në pah e avantazheve që ofron vendi ynë nëpërmjet
marketingut të duhur, mund të arrihet tërheqja e investitorëve potencialë.

Përmirësimi i klimës së biznesit. Kosova ka bërë progres në përmirësimin e klimës së


biznesit, por përmirësimi i vazhdueshëm si: rritja e transparences, lehtësirat e të bërit biznesi,
rritja e nivelit të shërbimit të administratës publike etj, do të ndikojë jo vetëm në tërheqjen e
investitorëve të vegjël por dhe të investitorëve me influencë në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Literatura
Alfaro, L. 2003. "FDI and Growth: Does the sector matter"?, Harvard Business School
Alfaro, Chanda, Kalemli-Ozcan, dhe Sayek. 2006. "How does FDI Promote Economic Growth?
Exploring the Effects of Financial Marketson Linkages", Journal of Development Economic, vol.
61.
Aliber, R. Z. 1970. A theory of direct foreign investment. Cambridge: MIT Press. Aliber, R. Z.
2003. The Multinational Paradigm. The MIT Press.
Arrow, K. J. 1962. "The Economic Implication of Learning by Doing", The Review of Economic
Studies , fq. 155 - 173.
Blomstrom dhe Kokko. 1998. "Multinational Corporations and Spillovers", Journal of Economic
Survey , vol. 12.
Borenstein, De Gregorio, E. & Lee, J. W. 1998. "How does foreign direct investment affect
economic growth"?, Journal of International Economics , vol. 45, fq. 115-135.
Borensztein, De Gregorio, J. & Lee, J. W. 1995. "How does FDI affect economic growth"?,
Journal of International Economics , Working paper, Nr. 5057.
Buckley dhe Casson. 1996. "An Economic Model of International Joint Venture Strategy",
Journal of International Business Studies, Palgrave Macmillan , fq. 849- 876.
Buckley dhe Casson. 1976. The Future of Multinational Enterprise. London: The Macmillan
Press.
Buckley dhe Coasse. 2009. "The internalisation theory of the mulktinational enterprise: A reviw
of the progress of a research agenda after 30 years", Journal of International Business Studies ,
fq. 1563-1580.
Buckley, P. & Casson, M. 1985. The Economic Theory of Multinational Enterprise. London:
Macmillan.
Campos, N. F. & Kinoshita, Y. 2002. "FDI as Technology Transferred: Some Panel Evidence
from the Transition Economies", William Davidson Working Paper , Nr 438.
Chakrabati, A. 2001. "The Determinants of Foreign Direct Investments: Sensitivity Analyses of
Cross- Country Regressions", Kyklos, fq. 89-114.
Cho, J. 2003. "FDI: Determinants, Trends in flow and promotion policies", Investment
Promotion and Enterprise Development Bulletin for Asia and the Pacifi , fq. 99-112. Doing
Business in Albania, 2014
Dunning, J. H. 1979. "Explaining changing patterns of international production: a search for
the eclectic theory", Oxford Bulletin of Economics and Statistic, fq. 269-295.
Dunning, J. H. 2001. "The eclectic (OLI) paradigm of international production: past, present
and future", International Journal of the Economics of Business, vol 8, fq.173-190.
Dunning, J. H. 1988. "The eclectic paradigm of international production: and some possible
extension", Journal of International Business Studies, fq. 1-31.
Dunning, J. H. 1993. The Globalization of Business. London: Routledge.
Dunning, J. H. 2002. Theories and paradigms of international business activity, in The Selected
Essays of John H. Dunning. Cheltenham: Edward Elgar.
Dunning, J. H. 1980. "Towards an eclectic theory of international production", Journal of
International Bussunes Studies, fq. 9-31.
Easterly, W. 2001. "The Lost Decades: Developing Countries' Stagnation in Spite of Policy
Reform 1980-1998", Journal of Economic growth, vol. 6, fq. 135-157.
Eden, L. 2003. A critical reflection and some conclusion on OLI. London, UK dhe New York:
International Business and the Ecletic Paradigm.
Edwards, S. 1990. "Capital flows, FDI and debt - equity swaps in developing countries", NBER,
Cambridge MA, working paper nr. 3497.
Either, W. J. (1986). "The multinational firm", The Quarterly Journal of Economics, fq. 805-833.
Freeman, O. 1981. The Multinational Company: Instrument for world growth. New York:
Praeger.
Hanson, G. H. 2001. "Should Countries Promote Foreign Direct Investment"?, United Nations
Conference on Trade and Development, Discussion Paper Series, Nr 9. New York.
Hanson, Gordon, Mataloni, dhe Slaughter. 2001. "Expansion Strategies of US Maultinational
Firms", NBER Working paper, Nr 8433.
Helpman, E. 1984. "A simple Theory of Trade with Multinational Corporations", Journal of
Political Economy, fq. 451-471.
Horaguchi dhe Toyne. 1990. "Hymer, internalization theory and transaction cost economics",
Journal of International Business.
Hymer, S. 1960. "The International Operations of Firms: A study of FDI", Ph.D.Disertation.
Cambrdgie, MA: MIT Press .
Hymer, S. 1976. The International Operations of National Firms. Boston: MIT Press. Investment
Compact for South East Europe, Janar, 2012
Kojima, K. 1973. "A macroeconomic approach to Foreign Direct Investment", Hitotsubashi
Journal of Economics , vol. 14, fq. 1-21.
Kojima, K. & Osawa, T. 1984. "Micro and macro-economic models of foreign direct
investment", Hitosubashi Journal of Economics.
Kozul-Wright, & Rowthon, R. 1998. "Spoilt for choice? Multinational corporations and the
geography of international production", Oxford Review of Economic Policy, vol.14, nr. 2.
Kusluvan, S. 1998. "A Review of Theories of Multinational Enterprises",D.E.U.I.I.B.F. Dergisi,
fq. 163-180.
Lall, S. & Streeten, P. 1977. Foreign Investment, Transnationals and Developing Countries.
London: Macmillan.
Lim, G. 2001. "Determinants of, and the Relation Between, FDI and Growth", International
Monetary Fund (IMF), Nr. 01/175.
Lipsey dhe Kravis. 1982. "Location of overseas production and production for exports by US
multinational firms", Journal of International Economics, fq. 201-223.
Lipsey dhe Sjoholm. 2001. "Foreign Direct Investment and Wages in Indonesia Manufacturing",
NBER Working Paper Nr. 8299, Cambridge, Ma.
Lipsey, R. 1999. The Role of Direct Investment in International Capital Flows. Chigago:
University of Chigago Press.
Lipsey, R. 2002. "Home and Host country effects of fdi", NBER Working Paper Series,
Cambridge, Ma, fq. 1-78.
Mankiw, Romer & Weil. 1992. "A Contribution to the Empirics of Economic Growth", Quarterly
Journal of Economics, fq. 407-437.
Markusen, J. 1984. "Multinationals, Multi-plant Economies, and the Gains from trade", Journal
of International Economics, fq. 205-226.
Matev, M. 2008. "Determinants of FDI in Central and Southeastern Europe", 8th Global
Conference on Business & Economics, Florence, Italy.
Mello, D. 1997. "FDI in Developing countries and growth: A Selectivity Survey", Working
Papers Series, UK , fq 1-46.
Mello, D. 1999. "FDI - Led Growth: Evidence from Times Series and Panel Data", Oxford
Economic Paper, vol. 51, fq 133-151.
Merledeve dhe Schoors. 2004. "Determinants of FDI in transition economies", Centre for
Russian International Socio-Political and Economic Studies, Ghent University.
Moosa, I. A. 2002. Foreign Direct Investment Theory, Evidence and Practice.
Palgrave Macmillan.Noorbakhsh, Farhad, et.al. 2001. “Human Capital and FDI Inflows to
Developing Countries.” World Development 29.
Nowbutsing, B. 2009. "FDI, Domestic Investment and Economic Growth: A Theoretical
Framework", Globelics 7th International Conference, Dakar, Senagal.
Overview of Macroeconomic and Fiscal Challenges in the Western Balkans and Implications
for the WBIF, 2013
Pitelis, C. 2005. Stephen Hymer, The Multinational Firm and Multinational Corporate Capital.
University of Athens and Cambridge University. Greece.
Lipsey, R. E. (2002). Home and Host Country Effects of FDI. Paper for ISIT Conference on
Challenges to Globalization , 1-75.
Moosa, I. A. (2002). Foreign Direct Investment Theory, Evidence and Practice. Palgrave.
Sezer, H. (2006). Foreign Direct Investment. Piggott.
Shenkar, O. (2007). Foreign Direct Investment Theory and Application.
Vernon, R. (1966). International investment and in the product cycle. Quarterly Journal of
Economics.
Vernon, R. (1979). The product cycle hypothesis in a new international environment. Oxford
Bulletin of Economics and Statistics.
Vernon, R. (1979). The product cycle hypothesis in a new international environment. Oxford
Bulletin of Economics and Statistics.
World Bank. (2016). Rritje e Qëndrueshme Ekonomike Përballë Rreziqeve në Rritje - Europa
Juglindore Raport i Rregeullt Ekonomik Nr.10 . Washington DC: World Bank Group.
Xhaferaj, E. (2005). Investimi i Huaj Direkt në vendet në zhvillim. Tiranë: Banka e Shqipërisë.
Zelinske, A. (2010). Negative and Positive effects of Foreign Direct Investment. Lithuania:
Kaunas University of Technology.

You might also like