You are on page 1of 12

STEMA E APLIKANTIT (ORGANIZATËS)

Shtojca 1 - PROJEKT-PROPOZIMI
PROGRAMI RAJONAL PËR DEMOKRACINË LOKALE NË BALLKANIN
PERËNDIMOR 2 (ReLOaD2)

TITULLI I
“Rinia e gatshme për punë dhe jetë”
PROJEKTIT:

APLIKANTI I Qendra Kosovare për Vetë-Përkrahje (QKVP)


PROJEKTIT:

PARTNERËT NË Qendra Rinore Publike – Skenderaj


PROJEKT: Handikos Skenderaj

Ngritja e kapaciteteve dhe nxitja për tregun e punës për te rinjtë


FUSHA
me ide inovatore, biznesi në fushën e teknologjisë kreative,
PRIORITARE:
turizmit, artit dhe kulturës

Objektivat e 8
Zhvillimit të 4
qëndrueshëm
(OZHQ1)
Ju lutemi siguroni barazinë gjinore kur jepni të dhëna (gjithmonë tregoni numrin e grave,
burrave dhe fëmijëve); Nëse projekti përfshin të kthyerit, personat e zhvendosur, grupet
sociale të margjinalizuara dhe të cenueshme, ju lutemi jepni të dhëna të sakta
Si grup i synuar i projektit janë 60 të rinj të moshave 15-29.
GRUPI I
Projekti synon angazhimin e të rinjve kryesisht të klasave të 12,
SYNUAR/NUMRI I
por pa i përjashtuar edhe të rinjtë tjerë deri në moshën 29 vjeç.
PËRFITUESVE
Sa i përket aspektin gjinor, QKVP dhe partnerët do të

angazhojnë numër të barabartë të vajzave dhe djemve nga
DREJTPËRDREJTË
numri i përgjithshëm i përfituesve. Projekti gjithashtu synon
(numri dhe përqindja
përfshirjen e së paku 4 të rinjve me aftësi të kufizuara të cilët
e përfaqësimit të
janë pjesë e Handikos Skenderaj dhe organizatave tjera që
të dyja gjinive):
merren me aftësinë e kufizuar.

1
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm –OZHQ), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), të njohura gjithashtu si Objektivat Globale, u
miratuan nga Kombet e Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t'i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të
siguruar që deri në vitin 2030 të gjithë njerëzit gëzojnë paqe dhe prosperitet. Megjithëse nuk është nënshkruese e Agjendës 2030 dhe Objektivave të
Zhvillimit të Qëndrueshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për shkak të statusit të saj si jo-anëtare, Kosova  mori vendimin t'i bashkohet
përpjekjeve globale për të përqafuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe OZHQ-të. Zbatimi i Agjendës 2030 dhe OZHQ-ve në Kosovë, i cili ka qenë
vullnetar në këtë kontekst, sigurohet përmes miratimit nga Kuvendi i Kosovës në janar 2018 të një rezolute parlamentare që miraton OZHQ-të, të
mbështetur fuqishëm nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara për Kosovën (Shtojca 11).
VENDNDODHJA E Komuna Skenderaj
ZBATIMIT
TË PROJEKTIT

KOHËZGJATJA: 6 muaj
(numri i muajve)

14,988.00€
BUXHETI:
PËRMBLEDHJA
Të rinjtë në Kosovë janë shumë optimistë për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e Kosovës, por
gjithashtu janë shumë pesimistë rreth gjendjes aktuale të arsimit, tregun e punës dhe për situatën
politike. Tregu i punës është pak i sigurt dhe të rinjtë në Kosovë nuk janë të aftë të gjejnë punë
ku mund të përdorin dhe përmirësojnë aftësitë që kanë marrë nga sistemi arsimor. Ekziston një
nevojë e madhe për fleksibilitet në punë dhe arsim për të ulur hendekun e aftësive të rinisë
aktuale. Ata të cilët janë më të shqetësuar për sigurinë e punës kanë një dëshirë më të madhe të
punojnë në sektorin publik dhe janë më pak të kënaqur me cilësinë e arsimit në Kosovë. Ndonëse
situata e të rinjve në Kosovë është pak a shumë e ngjashme, të rinjtë në Skenëderaj gjenden për
një shkallë në gjendje edhe më të vështirë, për shkak të të kaluarës dhe pamundësisë që vendi të
ecen me hapa të barabartë. Nëse merret në konsideratë çështja e punësimit, në Skenderaj të rinjtë
i kanë mundësit për disa herë më të vogla për të gjetur një punë apo për të siguruar një mundësi
të një trajnimi adekuat për tregun e punës. Ky projekt do tu mundësonte të rinjve të komunës së
Skenderajt përgatitje bazike për tregun e fushës kryesisht në fushën e teknologjisë informative.
Gjithashtu projekti është i rëndësishëm sespe do të ju mundëson të rinjve që të trajnohen më
seriozisht në fushën e dizajnimit të projekteve për shkak se si komunë ka më saë paku organizata
që thithin fonde qoftë nga institucionet vendore apo edhe donatorët e huaj. Projekti është i
rëndësishëm sepse gjithashtu parasheh dhënien e mundësisë për të rinjtë që të takohen,
bisedojnë, shkëmbejnë idetë e tyre dhe që këto ide pastaj të konkretizohen në të ardhmen.
Projekti ka për synim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës në fushën e teknologjisë
informative (TI). Duke parë nevojën e tregut të punës për shërbimet e TI dhe
interesimin/kërkesën e vazhdueshme të të rinjve, synojmë ta jetësojmë këtë nevojë të tyre.
Gjithashtu, projekti synon dizajnimin e planit lokal të veprimit për punësimin e të rinjve si një
dokument i rëndësishëm për të lehtësuar dhe kanalizuar më mirë akterët, fushat dhe mundësitë e
finacimit për punësimin e të rinjve në komunën e Skenderajt. Si grup i synuar i projektit janë 60
të rinj të moshave 15-29. Projekti synon angazhimin e të rinjve kryesisht të klasave të 12, por pa
i përjashtuar edhe të rinjtë tjerë deri në moshën 29 vjeç. Sa i përket aspektit gjinor, QKVP dhe
partnerët do të angazhojnë numër të barabartë të vajzave dhe djemve nga numri i përgjithshëm i
përfituesve. Projekti synon përfshirjen edhe së paku 4 të rinjve me aftësi të kufizuara të cilët janë
pjesë e Handikos Skenderaj dhe organizatave tjera që merren me aftësinë e kufizuar. Projekti do
të zgjasë 6, muaj dhe buxheti i projektit është 14,988.00€. Metodat të cilat do të përdoren
kryesisht gjatë zbatimit të projektit janë përmes trajnimeve dhe dhe punëtorive, por gjithashtu do
të organizohen edhe tryeza diskutimi. Projekti do të implementohet në kordinim të ngushtë me
institucionet siç është Drejtoria për Rini, por edhe me Qendren Rinore dhe Handikos Skenderaj.
QKVP synon një koordinim përmes takimeve të rregullta për planifikim dhe koordinim, me

2
qëllim që projekti të realizohet në baza të sigurta. Përfitimi kryesor i të rinjve nga ky projekt do
të jetë përgatitja e tyre për tregun e punës. Projekti në mënyrë specifike do ti përgatis ata në
fushën e programimit, respektivisht në dizajn grafik, menaxhim të rrjeteve sociale, progam për
arkitekturë dhe multimedia. Gjithashtu, projekti do t’ju ofron edhe ngritje të theksuara të
njohurive ne dizajnim dhe menaxhim të projekteve. Projekti gjithashtu do të prodhon një
dokument “Planin Lokal të Veprimit për Punësimin e të Rinjve për komunën e Skenderajt, i cili
do të ndihmon komunën e Skenderajt, organizatat e shoqërise civile, kompanitë private në
punësimin e të rinjve.
1. INFORMACION MBI ORGANIZATËN APLIKUESE

INFORMACION PËR ORGANIZATËN

Misioni: Zbatimi i metodologjisë së vetë-përkrahjes me qëllim të


mbështetjes së të gjitha grupeve të cenueshme të shoqërisë.
Vizioni: Grupe të cenueshme më të pavarura dhe gjithëpërfshirëse në
shoqëri.
Data dhe mënyra e 02.08.2005
krijimit:
Qëllimet dhe strategjitë Implementimi i metodologjisë së quajtur Vetë-Përkrahje
kryesore për arritjen e (vetë-ndihmë) me qëllim të intervenimit për trajtimin e
qëllimeve në përputhje çfarëdo problemi të mundshëm me të cilat kategori të
me statutin: ndryshme të shoqërisë ballafaqohen, si ne trajtimin e veseve
të ndryshme, shqetësimeve, vuajtjeve personale dhe familjare
si dhe të përkrahjes psikologjike për vështirësi të ndryshme.
Organizata mendon se nëpërmes personave spontanisht të
bashkuar nga një problem, traumë apo shqetësim, mund të
nxisë vetëdijesimin dhe ngritjen personale përmes ndihmës
reciproke në mënyrë që të ndryshoj veset dhe sjelljen për ta
përmirësuar shëndetin e vet.

Bordi drejtues i Organizatës së Shoqërisë Civile (OSHC)/Personat kyçë në Organizatën e


Shoqërisë Civile
Emri dhe Profesioni Funksioni Seksi Vitet e përvojës
mbiemri në OSHC
Isak Hyseni Jurist Anëtar Mashkull Mbi 23 vite
Behxhet Binaku Aktivist Anëtar Mashkull Mbi 23 vite
Ariana Isufi Psikologe Anëtare Femër Mbi 5 vite
(Kryesuese)

Personat që planifikoni të angazhoni për zbatimin e projektit/ të bashkëngjiten CV-të e personave


kyç
Emri dhe Profesioni Funksioni Seksi Vitet e përvojës Me kohë të
mbiemri në OSHC plotë/të
pjesshme
Albin Master i Menaxher i Mashkull 11 vite Me kohë të
Mehmeti shkencave projektit pjesshme
filologjike

3
Arsim Haziri Shkolla e Asistent i Mashkull 20 vite Me kohë të
mesme projektit pjesshme
Farie Gjokaj Përgatitje Menaxhere e Femër 23 vite Me kohë të
universitare financave pjesshme

Nëse tabela e mësipërme përfshin partnerët dhe/ose konsulentët, ju lutemi përfshini edhe vendin
e tyre të punës në kolonën e “Profesioni”.

PROJEKTET E TANISHME DHE PËRVOJA E MËPARSHME NË BASHKËPUNIM


ME DONATORËT

Projektet e zbatuara gjatë tri viteve të fundit:


Tema/Fusha Emri i projektit Donatori Kohëzgjatja Vlera Nr i Lokacioni
personelit i projektit
të te zbatuar
angazhuar
(i ndarë
sipas
gjinisë)
Punësimi i “Rritja e Zyra e 24 muaj 301, 5 Skenderaj
personave punësimit të Bashkimit 507.85€ , Vushtrri,
me aftësi të personave me Evropian dhe i Mitrovicë
kufizuara aftësi të bashkëfinancua dhe
kufizuara r nga komunat Gllogoc
(PAK) përmes Skenderaj dhe
zbatimit të Vushtrri
planit lokal të
veprimit për
punësimin e
PAK në
komunat
Skenderaj dhe
Vushtrri
Mbështetja e Mbështetja e Ministria e 4 muaj 12, 3 Skenderaj
PAK në PAK fizike dhe Financave, 000.00€ dhe Klinë
fushpën e prindërve të Punës dhe
shëndetit dhe fëmijëve me Transfereve
aspektin aftësi të
psiko-social kufizuara
fizike përmes
metodologjisë
së vetë
përkrahjes dhe
ushtrimeve
fizioterapeutik
e për fëmijë
me AK
Trajnimi i të Përgatitja e të Ministria e 4 muaj 6,000.00 3 Skenderaj
4
rinjve me rinjve me aftësi Punës dhe € dhe Klinë
aftësi të të kufizuara Mirëqenies
kufizuara për për tregun e Sociale
tregun e punës dhe për
punës vetë-punësim
në komunat
Skenderaj,
Drenas
Mbështetja Mbështetja Ministria e 8 muaj 20,000.0 4 Skenderaj
psikologjike psikosociale Financave, 0€ dhe Klinë
dhe dhe Punës dhe
shëndetësore shëndetësore Transfereve
për PAK për personat
me aftësi të
kufizuara në
komunën e
Skenderajt

Projektet e tanishme:
Tema/Fusha Emri i Donatori Kohëzgjatja Vlera Nr. i Lokacioni
projektit personelit i projektit
të qe po
angazhuar zbatohet
(i ndarë
sipas
gjinisë)
Punësimi i “Rritja e Zyra e 24 muaj 301, 5 Skenderaj,
personave punësimit të Bashkimit 507.85€ Vushtrri,
me aftësi të personave Evropian dhe i Mitrovicë
kufizuara me aftësi të bashkëfinancuar dhe
kufizuara nga komunat Gllogoc
(PAK) Skenderaj dhe
përmes Vushtrri
zbatimit të
planit lokal
të veprimit
për
punësimin e
PAK në
komunat
Skenderaj
dhe Vushtrri
Mbështetja Mbështetja Ministria e 8 muaj 20,000.00€ 4 Skenderaj
psikologjike psikosociale Financave, dhe Klinë
dhe dhe Punës dhe
shëndetësore shëndetësore Transfereve
për PAK për personat
me aftësi të
kufizuara në
komunën e

5
Skenderajt

Hapësira e zyrave:
Në pronësi ose me qira: Me qera
Në pronësi ose me qira me OSHC të tjera: Jo
Metra katrorë: 74
A keni telefon/faks: Po
A keni qasje në internet: Po
A keni të gjitha pajisjet e nevojshme për Po
zbatimin e projektit?

2. HYRJA

Projekti në fjalë është i nevojshëm për komunitetin e të rinjve në komunën e Skenderajt pasi që
ofron mbushjen e një zbrazëtire që po len sistemi arsimor në përgatitjen e të rinjve për tregun e
punës. Kosova, në krahasim me vendet e tjera evropiane, vazhdon të mbetet një vend me moshë
mesatare të re, ku rreth 20% e popullatës dominohet nga mosha 15 - 24 vjeç, duke përbërë
grupimin më të madh të forcës aktive në shoqëri dhe forcës së aftë për punë. Ka shumë të rinjë
në komunën e Skenderajt të cilët janë shumë të interesuar që të jenë të përgatitur në fushën e
teknologjisë informative, por të cilët për shkak të pamundësisë ekonomike dhe mungesës edhe të
trajnimeve specifike në fushën e TI (në Skenderaj) nuk mund të jenë të përgatitur në këtë fushë
dhe rrjedhimisht lënë një zbrazëtirë të madhe edhe në tregun e punës në komunën tonë. Sipas
studimit të Friedrich Ebert “Brezi i ri, konsiderohen si gjenerata e post-mijëvjeçarëve dhe kanë
vlera, karakteristika dhe preferenca shumë të veçanta dhe unike, pasi këta të rinj kanë qenë
dëshmitarë të transformimeve të mëdha sociale dhe ekonomike në të kaluarën e afërt dhe kanë
përdorur internetin që në moshë të re dhe në përgjithësi janë përshtatur me teknologjinë dhe
ndërveprimin me mediat sociale”2. Projekti është jashtëzakonisht i nevojshëm duke pasur
parasyshë edhe faktin se shkollat në përgjithësi në Kosovë nuk po i përmbushin nevojat dhe
kërkesat e tregut, po sipas të njëjtit studim, “Në përgjithësi, të rinjtë në Kosovë kryesisht nuk
janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në Kosovë.” 3 Projekti është i nevojshëm gjithashtu, sepse
komuna e Skenderajt akoma nuk ka një plan lokal për punësimin e të rinjve. Plani lokal i
veprimit për punësimin e të rinjve do të bazohej në Strategjinë Nacional për Rinin (2019-2023),
si një dokument i cili ka paraparë objektiva të cilat e ofrojnë rininë kosovare me parimet dhe
praktikat më të mira evropiane. Gjithashtu, nevoja e vazhdueshme për përkrahjen e rinisë
theksohet edhe në raportet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Edhe raportet e progresit që
Komisioni Evropian i përpilon çdo vit theksojnë se duhet punuar më tepër në drejtim të rritjes
dhe fuqizimit të mobilitetit rinor, si dhe rekomandon që, si politikë sociale evropiane, të
ndërmerren masa që lidhen me punësueshmërinë e të rinjve.Pra, është e rëndësisë së
jashtëzakonshme që të punohet në mobilizimin e rinisë për pjesëmarrje, përfaqësim dhe qytetari
active, ofrimin e shkathtësive dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës dhe gjithashtu të
krijohet një mjedis i shëndetshëm dhe i sigurtë për të rinjtë.
Duhet theksuar se niveli i përgjithshëm i zhvillimit në vend ka qenë pak me i ngadalt në
komunën e Skenderajt, për shkak edhe të historisë dhe kjo ka bërë që resurset komunale, por

2
Studimi për rininë në Kosovë 2018/2019, 2019
3
Studimi për rininë në Kosovë 2018/2019, 2019

6
edhe ato qëndrore të orientohen kah infrastruktura, andaj, tani pas më shumë se 20 vites pas
luftës, përpilimi i një dokumenti i cili do të ndihmonte të gjithë akterët për zhvillimin e rinisë
është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse kjo do të ndikojë që djemt dhe vajzat e komunës së
Skenderajt qoftë në qytet apo edhe në zonat rurale të dinë se si dhe sa do të investohet në
përgatitjen e tyre për punë, për zhvillim, por edhe për ti ndihmuar ata në iniciativat e tyre
ndërmarrëse. Pasja e një plani lokal për punesimin e rinis i cili do ti ketë edhe kostot buxhetore,
do ta ndihmonte edhe komunën që të mund të planifikonte më mirë buxhetin për zbatimin e këtij
dokumenti, i cili do të hartohet me pjesëmarrjen e të gjithë akterëve.

3. PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Projekti “Rinia e gatshme për punë dhe jetë” lidhet me fushën prioritare 1 për komunën e
Skenderajt e që është “Ngritja e kapaciteteve dhe nxitja për tregun e punës për të rinjtë…”, duke
krijuar një bashkëpunim me Qendrën Rinore në Skenëderaj me qëllim të angazhimit të të rinjve
dhe me Handikos – Skenderaj me qëllim që tu jepet hapësirë edhe të rinjve me aftësi të kufizuara
që ti mgrisin kapacitetet e tyre në fushën e TI dhe që edhe ata të kontribojnë në zhvillimin e
vendit dhe të bëhen taksapagues, në vend se të mbesin gjithmonë vetëm marrës pasiv të
pensioneve dhe skemave sociale.
Projekti synon përgatitjen dhe orientimin e të rinjve kah perfeksionimi i kapaciteteve dhe
njohurive mbi teknologjinë informative, programim, arkitektur/inxhinieri, dizajn grafik dhe
fotografi.
Rrjedhimisht, projekti pastaj bie në linjë edhe me Strategjinë për rininë 2019-2023, respektivisht
me objektiven strategjike “Ofrimi i shkathtësive dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës”.
Projekti gjithashtu parash përgatitjen e të rinjve në fushën e dizajnimit të projekt propozimeve
pasi që konsiderohet edhe nga institucionet edhe nga OSHC-të se komuna e Skenderajt ka
kapacitete shumë të kufizuara për thithjen e fondeve qoftë nga institucionet vendore, qoftë nga
institucionet dhe organizmat tjerë nderkombëtar.
Projekti pra synon gërshetimin e ngritjes së kapaciteteve të të rinjve në fushën e TI, gjithashtu
syhohet që të rinjtë të mund të jenë në gjendje që këto njohuri të mund edhe ti konkretizojnë
duke qenë në gjendje që të marrin fond dhe të aplikojnë për skema të ndryshme. Vlen të
theksohet se edhe në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike ka provim të veçantë për dizajnimin
e projekteve. Si projekt, pra ne vendosim themele të forta tek të rinjtë e Skenderajt edhe në këtë
fushë dhe do të jenë më të përgatitur dhe më shpejt do të jenë në gjendje që të dalin në tregun e
punës.
QKVP dhe partnerët gjithashtu do të punojnë në hartimin e një Plani Lokal të Veprimit për
Punësimin e të Rinjve në komunën e Skenderajt.
Projekti do të realizoihet në bashkëpunim me Qendren Rinore në Skenderaj dhe Handikos
Skenderaj. QKVP gjithashtu ka arritur një marrëveshje angazhimi me Drejtoratin për Kulturë
Rini dhe Sport të cilët do të jenë veçanërisht të angazhuar gjatë përpilimit të Planit Lokal të
Veprimit për Punësimin e të Rinjve.
Qendra Rinore në Skenderaj do të mbështet projektin kryesisht gjatë organizimit të trajnimeve në
fushën e TI dhe do të ofron në shfrytëzim hapësirat dhe të gjitha paisjet e nevojshme, ndërsa
Handikos Skenderaj do ta mbështet projektin duke mundësuar kontaktet me të rinjtë me aftësi të
kufizuara dhe do të asiston në të gjitha aktivitetet që do të realizohen.
QKVP do ta bartë përvojën në dizajnimin e planit lokal për punësimin e personave me aftësi të
kufizuara në komunen e Skenderajt, dhe i cili ka rezultuar i suksesshëm, andaj kjo praktikë e

7
mirë synohet të bartet, sepse QKVP ka arritur që përmes fondeve të BE-së të ndihmon pastaj në
realizimin e planit lokal për punësimin e PAK, respektivisht ka ndihmuar dhe po ndihmon
punësimimin e tyre në kompani private dhe vetë-punësim. Gjithashtu, QKVP ka ndihmuar
shumë PAK përmes trajnimeve në punë.

4. GRUPET E SYNUARA

Si grup i synuar i projektit janë 60 të rinj të moshave 15-29. Projekti synon angazhimin e të
rinjve kryesisht të klasave të 12, por pa i përjashtuar edhe të rinjtë tjerë deri në moshën 29 vjeç.
Sa i përket aspektin gjinor, QKVP dhe partnerët do të angazhojnë numër të barabartë të vajzave
dhe djemve nga numri i përgjithshëm i përfituesve – 30 vajza dhe 30 djem. Projekti gjithashtu
synon përfshirjen e së paku 4 të rinjve me aftësi të kufizuara të cilët janë pjesë e Handikos
Skenderaj dhe organizatave tjera që merren me aftësinë e kufizuar. Përfituesit do të jenë
kryesisht nga komuniteti shqiptar, por do të tentohet që të përfitojnë edhe të rinjë nga
komunitetet pakicë, veçanërisht komuniteti rom.

5. QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I PROJEKTIT

Të mbështeten të rinjtë në rrugën e tyre drejt një tregu të qëndrueshëm të punës në komunën e
Skenderajt.

6. OBJEKTIVI I PROJEKTIT

Objektivi specifik 1: Ngritja e kapaciteteve të vajzave dhe djemve në fushën e teknologjisë


informative dhe menaxhimit e gjenerimit të fondeve

Objektivi specifik 2: Ngritja e bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes OSCH-ve dhe


institucioneve lokale me qëllim të hartimit të planit lokal të veprimit për punësimin e të rinjve në
komunën e Skenderajt
7. REZULTATET E PRITURA

Si rezultat kryesor i projekti do të jetë ngritja e aftësive dhe kompetencave të 60 të rinjve në


fushën e teknologjisë informative si vijon:
Programim: Python, HTML, Arkitekturë/Inxhinieri: Autocad, Archicad; - 30 të rinjë të trajnuar
Arkitekture/inxhinieri 15 te rinje te trajnuar;
Dizajn grafik: adobe fotoshop dhe adobe in design 15 të rinjë të trajnuar;
Të gjitha grupet e të rinjve që do trajnohen do të ndahen në grupe në maksimum nga 10 persona
dhe gjysma e secilit grup do të jenë meshkuj dhe gjysma femra.
Si rezultat tjetër do të jetë edhe përgatitja e 20 të rinjve (10 meshkuj dhe 10 femra) në dizajnim të
projekteve, gjithashtu 20 nga këta të rinjë do të trajnohen edhe në menaxhim të mediave sociale.
Sa i përket dizajnimit të projekteve, QKVP dhe parneret synojnë që përmes një trajnimi më të
gjatë (5 ditorë) të arrijnë që së bashku me të rinjët përveç pjesës teorike ti përgatisin së bashku
me të rinjtë projektet e përzgjedhura, me qëllim që ata të jenë në gjendje të përpilojnë një projekt
mesatar në të ardhmën dhe të jenë në gjendje ti konkretizojnë idetë etyre.
Duhet nënvizuar se totali prej 60 përfituesve nuk do të kalohet, por do të ketë të rinjë që do
të përfitojnë nga më shuime se një kurs trajnimi.
8
Tjetër rezultat i projektit do të jetë edhe hartimi dhe aprovimi në kuvendin komunal i planit të
veprimit për punësimin e të rinjve në komunën e Skenderajt.
Fushat e përzgjedhura të trajnimeve janë realizuar së bashku me Qendrën Rinore në Skenderaj
dhe organizatat partnere. Qendra Rinore do të vë në shërbim të gjithë hapësirën për trajnime dhe
mjetet teknike në dispozicion me qëllim që të arrihen objektivat e projektit.
Aktivitetet që lidhen me arritjen e objektives 1 do të realizohen përgjatë gjithë projektit, derisa
aktivitetet për arritjen e objektives 2 do të realizohen duke filluar nga muaji 3, me qëllim që deri
në fund rezultati i paraparë, respektivisht plani i veprimit për punësimin e të rinjve të jetë i
hartuar dhe aprovuar në kuvendin komunal. Duhet theksuar se Drejtoria për Rini në komunën e
Skenderajt dhe QKVP kanë arritur paraprakisht një marrëveshje angazhimi për realizimin e
aktiviteteve të projektit dhe në veçanti në hartimin e planit lokal për punësimin e të rinjve në
Skenderaj.

8. AKTIVITETET

Aktivitetet për realizimin e objektivit specifik 1:

Aktiviteti 1.1. Organizimi i 2 kurseve të trajnimeve për programim: Gjatë muajit të parë
QKVP do të punon me partnerët në përgatitjet dhe punën që lidhet me fillimin e trajnimeve dhe
shpalljet e nevojshme publike për trajner. QKVP së bashku me Qendren Rinore në Skenderaj dhe
me Handikos Skenderaj do të organizojnë 2 kurse trajnimi bazike në fushën e programimit,
respektivisht në gjuhën programuese Python dhe HTML, me qëllim që të rinjtë të familjarizohen
me këto dy programe dhe të jenë në gjendje që së paku ti përdorin në nivelin bazik. Në secilin
prej trajnimeve do të angazhohen 30 të rinjë (15 djem dhe 15 vajza). Secili trajnim do të
konsiston në 20 orë akademike. Trajnerët do të caktohen duke bërë shpallje të hapur publike për
trajner. Trajnimet do të organizohen në ambientet e Qendres Rinore në Skenderaj. Trajnimi do të
fillon në muajin 2 dhe përfundon në muajin 4.
Aktiviteti 1.2. Organizimi i 1 kursi trajnimi në arkitekturë/Inxhinieri: Autocad dhe
Archicad. Aktiviteti ka për qëllim përgatitjen e të rinjve në arkitekturë/inxhinieri, respektivisht
ofrimin e njohurive bazike për të rinjtë në dy programe Autocad dhe Archicad. Në trajnim do të
angazhohen nga 15 të rinjë (8 djem dhe 7 vajza). Trajnimi do të konsiston në 48 orë akademike.
Trajneri do të caktohen duke bërë shpallje të hapur publike për trajner. Trajnimi do të
organizohet në ambientet e Qendres Rinore në Skenderaj. Trajnimi do të fillon në muajin 3 dhe
përfundon në muajin 5
Aktiviteti 1.3. Organizimi i 1 trajnim për dizajn grafik: adobe fotoshop, adobe premierpro dhe
adobe in design. 15 të rinjë do të kenë mundësinë të trajnohen për dizajn grafik, respektivisht në
programet adobe. Qëllimi i trajnimit është ofrimi i njohurive për dizajnim kreativ për të rinjtë në
komunën e Skenderajt. Trajnimi do të konsiston në 48 orë akademike. Në trajnim do të
angazhohen nga 15 të rinjë (7 djem dhe 8 vajza). Trajneri do të caktohen duke bërë shpallje të
hapur publike për trajner. Trajnimi do të organizohet në ambientet e Qendres Rinore në
Skenderaj. Trajnimi do të fillon në muajin 4 dhe përfundon në muajin 6.
Aktiviteti 1.4. Trajnim për menaxhimin e mediave sociale – qëllimi i këtij trajnimi është
përgatitja e tërinjve dhe dhënia e informacioneve sa i përket menaxhimit profesional të mediave
sociale. Edhe ky trajnim mund të ofron mundësi për të rinjtë që kuptojnë rëndësinë e përdorimit
të mediave sociale dhe mundësinë që të rinjtë të gjejnë punë dhe gjenerojnë të ardhura duke
ofruar shërbiime profesionale për kompani të ndryshme. Trajnimi do të zgjasë 2 ditë. QKVP do

9
të përzgjedh një trajner të mirënjohur për përdorimin dhe menaxhimin e mediave sociale. Në
total do të trajnohen 20 të rinjë (10 vajza dhe 10 djem). Trajnimi do të organizohet gjatë muajit 4.
Aktiviteti 1.5. Trajnim për dizajnimin e projekt-propozimeve – Trajnimi ka për qëllim që tu
ofron 20 të rinjve njohuri bazike por të qëndrueshme mbi hartimin e projekt propozimeve.
QKVP synon që të organizon një trajnim 5 ditor me të rinjtë ku trajnimi do të bazohet në pjesën
teorike dhe praktike duke mbuluar pjesët kryesore të një projekti. QKVP do të mundëson që
trajneri të prezanton pjesën teorike dhe pastaj të rinjtë të punojnë vet dhe me ndihmen edhe të
trajnerit ti dizajnojnë vet pjesët e projketit dhe që në fund të jenë në gjendje që vet të dizajnojnë
një projekt të thjeshtë dhe gjithashtu të mund ti transferojnë ato njohuri. Në total do të trajnohen
20 të rinjë (10 vajza dhe 10 djem). Trajnimi do të organizohet në ambientet e Qendrës Rinore në
Skenderaj. Trajnimi do të organizohet gjatë muajit 4.

Aktivitetet per realizimin e objektivit specifik 2:

2.1 Organizimi i 1 (një) punëtorie 2 ditore për hartimin e planit lokal të veprimit për
punësimin e të rinjve në komunën e Skenderajt – Me qëllim të dizajnimit të Planit Lokal të
Veprimit për Punësimin e të Rinjve, QKVP planifikon organizimin e 1 (një) punëtorie 2 (dy)
ditore. Në punëtori do të angazhohen 15 persona, duke përfshirë përfaqësues nga komuna,
dikasteret financa, rini, zhvillim ekonomik, pastaj përfaqësues të OSHC-ve, dhe të rinjë. Ky
aktivitet do të rezulton me një draft plan i cili më pas do të shkon në diskutim publik, siç e
parashikojnë procedurat ligjore.
2.2. Miratimi i Planit Lokal të Veprimit në Asambletë Komunale në Skënderaj – Pas
diskutimeve me publikun, QKVP, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal në Skenderaj do ta
vendosin Planin e Veprimit për Punësimin e e të Rinjve në Asamblenë Komunale. QKVP do të
punon me të gjitha grupet e përfaqësuara në kuvendin komunal me qëllim të aprovimit pa
pengesa të planit lokal për punësimin e të rinjve. Ky aktivitet do të realizohen në muajin 6 të
projektit.
2.3 Organizimi i një tryeze të rrumbullakët për promovimin e planit lokal të vepimit për
punësimin e të rinjve – QKVP dhe partnerët pas aprovimit të planit lokal do ta organizojnë një
tryeze të rrumbullakët në Skenderaj me qëllim të promovimit të Planit Lokal të Veprimit për
Punësimin e të Rinjve dhe sensibilizimit të opinionit me dokumentin dhe rëndësinë e tij. Në këtë
tryezë parashihet të marrin pjesë 30 pjesëmarrës nga institucionet komunale, drejtoritë komunale,
përfaqësues të OSHC-ve, përfaqësues të kompanive private dhe të rinjë. Tryeza synon gjithashtu
të sensibilizon akter të ndryshëm në lidhje me obligimet që daling nga dokumenti dhe mundësitë
që ofron për punësimin e të rinjve dhe mundësitë që ofron në absorbimin gjithashtu të fondeve
nga institucionet qendrore, por edhe nga donatorët e huaj.

9. SUPOZIMET DHE RREZIQET

Projekti është dizajnuar në atë mënyrë që të minimizon sa është e mundur rreziqet dhe fenomenet
të cilat mund të ngadalsojnë apo dëmtojnë zbatimin e projektit. Ndonëse QKVP ka punuar
ngushte me Qendrën Rinore në Skenderaj, ne prap supozojmë qe interesimi i vajzave për
teknologjinë informative nuk do të jetë sa i djemve, megjithatë ne do të punojmë ngusht edhe me
3 shkollat e mesme me qellim qe të sigurojmë pjesëmarrje sa më të lartë të vajzave, veçanërisht
nga drejtimet e TI. QKVP gjithashtu supozon se gatishmëria e institucioneve lokale për zbatimin

10
e planit lokal për punësimin e të rinjve nuk do të mbahet në to agjendë, megjitahtë QKVP dhe
OSHC-të edhe në vitet e kaluara edhe tani po punojnë me institucionet në Skenderaj dhe vërehet
tendencë pozitive në trajtimin e problemeve të kategorive të ndryshme të shoqërisë. Gjithashtu
QKVP ka krijuar tashmë një reputacion shumë pozitiv në komunën e Skenderaj, veçanërisht me
projektin për punësimine personave me aftsi të kufizuara në komunëne Skenderajt. Një tjetër
supozim është edhe niveli i pjesëmarrje së kompanive private të cilat kryesisht në komunën e
Skenderajt janë biznese të vogla familjare.

10. KOHËZGJATJA E PROJEKTIT

6 muaj.

11. MONITORIMI DHE RAPORTIMI

Monitorimi:

Gjatë gjithë zbatimit të Projektit, Menaxheri i Projektit, së bashku me Grupin Drejtues, do të


monitorojnë dhe vlerësojnë rregullisht metodat dhe rezultatet për çdo aktivitet të zbatuar. Bazuar
në rezultatet e këtij vlerësimi, Menaxheri i Projektit do të vendosë ri-kornizën eventuale të
projektit në mënyrë që të optimizojë performancën e tij. Procedurat e vlerësimit do të jenë si më
poshtë:
- Çdo dy muaj do të hartohet një raport progresi nga projekt-menaxheri për veprimet e zbatuara,
rezultatet e arritura dhe burimet e mobilizuara.
- Treguesit sasiorë do të integrohen me tregues cilësorë dhe do të ndahen me Grupin Drejtues.
Treguesit cilësorë do të merren duke përdorur mjete të tjera, si forma vlerësimi, takime dhe
vlerësime.
Në fund të projekti do të përgatitet edhe raporti përfundimtar i cili do të dorëzohet tek
donatori jo më largë se 15 ditë nga dita e përfundimit të projektit.

Treguesit sasiorë për aktivitetet e projektit janë paraqitur në rezultatet e pritshme.


Treguesit cilësorë të ndikimit do të jenë
∙ Niveli i kapaciteteve të fituara nga grupet e synuara;
∙ Niveli i pjesëmarrjes nga të rinjve kurset e mëposhtme të trajnimit:programim,
arkitekturë/inxhinieri, dizajg grafik, menaxhim të mediave sociale, shkrim të projekt
propozimeve, pjesëmarrje në hartimin e planit të veprimit për punësimin e të rinjve;
Treguesit cilësorë të efikasitetit, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë do të jenë
∙ Niveli i kënaqësisë së personave të trajnuar;
∙ Niveli i përfshirjes së të rinjve;
∙ Niveli i angazhimit të institucioneve lokale

12. BUXHETI

Buxhetii projektit së bashku edhe me pjesën e arsyetimit është vendosur në tabelen ne excel.

11. VIZIBILITETI

11
QKVP dhe partnerët do të promovojnë aktivitetet dhe projektin në të gjitha trajnimet, kurset e
trajnimeve, punëtori dhe tryezë. Kjo do të përfshijë publikimin e të gjitha suksesve të projektit në
faqen e Facebook të Qendrës Kosovare për Vetë-Përkrahje, gjithashtu në faqen e Handikos
Skenderaj dhe Qendres Rinore në Skenderaj. Poashtu, do të përgatitet një baner i cili do të
përdoret në të gjitha aktivitetet e projektit për të promovuar rolin e ReLOaD si dhe gojarisht do
të përmendet nga trajnerët, lehtësuesit

LISTA E SHTOJCAVE

Shtojca 1 Projekt Propozimi

Shtojca 2 Ndarja e Buxhetit

Shtojca 3 Korniza Logjike

Shtojca 4 Plani i Aktivitetit dhe Vizibilitetit

Shtojca 5 Forma Identifikuese Administrative

Shtojca 6 Forma Identifikuese Financiare

Shtojca 7 Deklarata e Ligjshmërisë

Shtojca 8 Deklarata e Partneritetit (ne rast se aplikohet)

Shtojca 9 Forma e Deklaratës të Mungesës së Financimit të Dyfishtë

Shtojca 10 Lista Kontrolluese

Shtojca 11 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ)

12

You might also like