You are on page 1of 33

Kapitulli 3

Parimet bazë të promocionit shëndetësor

Promocioni shëndetësor është një koncept drejtues që përfshin veprimtari të cilat kanë si qëllim
rritjen e mirëqenies dhe përmirësimin e shëndetit individual dhe të komunitetit. Ato kanë si qëllim
rritjen e përfshirjes dhe kontrolli individit dhe i komunitetit mbi jetën. Vepron për përmirësimin e
shëndetit dhe të mirëqenies sociale, si dhe për të ulur përcaktuesit e vecantë të sëmundjeve dhe
faktorët e rrezikshmërisë që ndikojnë negativisht në shëndetin, mirëqenien dhe në aftësitë
prodhuese të një individi ose një shoqërie, duke vendosur objektiva të bazuara në masën e
problemit, por gjithashtu edhe në besueshmërinë e një ndërhyrjeje të suksesshme, në një mënyrë
me kosto të efektshme. Promocioni shëndetësor është një element kyç i Shëndetit të Ri Publik dhe
është i zbatueshëm në bashkësi, klinikë apo spital, si dhe në të gjitha vendet ku ofrohet shërbim.
Disa nga veprimtaritë e promocionit shëndetësor janë ndërhyrje të qeverisë, si për shembull nxjerrja
e ligjit për përdorimin e rripit të sigurisë në automjete, kërkesa që fëmijët të jenë të imunizuar para
se të fillojnë shkollën,duke deklaruar se disa ushqime bazike duhet të kenë vitaminat dhe mineralet
themelore të shtuara në mënyrë që të parandalohen crregullimet dhe mungesa e efektshmërisë në
grupet e pambrojtura të popullatës, dhe duke kërkuar që të gjithë të sapolindurve duhet t’i jepet
vitamina profilaktike K për të parandaluar sëmundjet hemorragjike të të sapolindurve. Duke
përcaktuar standartet e ushqimit dhe ilaceve dhe duke vënë taksa mbi duhanin dhe alkoolin për të
ulur shkallën e tyre të përdorimit janë gjithashtu pjesë e promocionit shëndetësor. Promocioni
shëndetësor praktikohet nga persona me mjaft përvojë pune profesionale, të cilët punojnë në mjaft
zyra dhe institucione organizative. Duke rritur shkallën e ndërgjegjësimit dhe duke informuar
njerëzit për shëndetin dhe faktorët që rrjedhin nga mënyra e jetesës që mund t’i vënë në rrezik
kërkon që t’i mësohet të rinjve për rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD), për
duhanin, abuzimin me alkoolin për të ulur rreziqet e lidhura me sjelljen e tyre shoqërore. Kjo mund
të përfshijë edhe dhënien e informacionit mbi një ushqyerje të shëndetshme, për shembull, nevoja
për përdorimin e acidit folik tek gratë në moshë fertiliteti dhe multi vitaminat për më të mëdhenjtë
në moshë. Sjellja individuale mund të ndikohet edhe nga sjellja e komunitetit dhe e grupeve të të
njëjtës shtresë shoqërore.

Përkufizimi i promocionit shëndetësor

Emërtimi “promocion shëndetësor” ka një origjinë relativisht të vonë, që daton nga fillimi i viteve
1980. Që në fillim duhet përmendur se, literatura lidhur me konceptet dhe praktikat e promocionit
shëndetësor në këto njëzet vitet e fundit është shumë-kuptimëshe dhe nganjëherë e pa qartë lidhur
me përkufizimin, parimet dhe praktikat në këtë fushë. Në vitin 1985, Tones e përkufizoi promocionin
shëndetësor si:
“Çfarëdo aktiviteti apo veprimtarie që synon garantimin e shëndetit”.
Tre vjet më parë (1982), në fakt, Dennis e kishte përkufizuar promocionin shëndetësor në mënyrë
pak a shumë të ngjashme, duke nënvizuar se:

“Promocioni shëndetësor mbulon të gjitha aspektet e aktiviteteve dhe programeve që synojnë


përmirësimin e gjendjes shëndetësore të individëve dhe komunitetit në tërësi”.

Karta e Otavës (Kanada, 1986) jep këtë përkufizim për promocionin shëndetësor:

“Promocioni shëndetësor është proçesi i aftësimit të individëve për të rritur kontrollin e tyre mbi
shëndetin, si dhe për t’a përmirësuar atë (shëndetin)”.

Nga ky këndvështrim, arritja e një mirëqenieje të plotë fizike, mendore dhe shoqërore kërkon që
individët të jenë të aftë të identifikojnë aspiratat dhe nevojat, në mënyrë që të aftësohen për
arritjen dhe plotësimin e suksesshëm të tyre. Shëndeti pra, shihet si një “kapital” në jetën e
përditshme, dhe aspak si një “objekt” i të jetuarit. Sipas Kartës së Otavës, shëndeti është një
“koncept pozitiv”, me theks drejt kapitalit fizik dhe mendor në nivel individual dhe shoqëror. Prandaj
edhe, promocioni shëndetësor nuk është përgjegjësi vetëm e sektorit të shëndetësisë, por e të
gjithë shoqërisë.

Parandalimi i sëmundjeve kundrejt promocionit shëndetësor

Promocioni i një mënyre jetese të shëndetshme nënkupton ndërmarrjen e veprimeve në dy linja


kryesore: parandalimin e sëmundjeve dhe promocionin shëndetësor. Ndonëse ka mbi-vendosje
ndërmjet këtyre dy linjave, parandalimi fokusohet më shumë në sëmundje specifike dhe mbështetet
kryesisht në punën dhe aktivitetet e drejtpërdrejta të punonjësve të shëndetësisë. Në fakt,
fatkeqësisht, ka akoma specialistë që pretendojnë se programet që synojnë parandalimin e
sëmundejve nuk mund të jenë të efektshme, pasi është e vështirë që të ndryshohen sjelljet dhe
mënyra e jetesës së individëve.

Ky koncept është natyrisht i gabuar: përvoja botërore ka dëshmuar qartë se me dhjetëra milion
njerëz çdo vit ndryshojnë sjelljet dhe praktikat e tyre të jetesës. Kështu, një përqindje e madhe e
disa sëmundjeve kronike është parandaluar në mënyrë efektive në vendet e zhvilluara gjatë
dekadave të fundit si rezultat i ndryshimit të stilit të jetesës së popullatës. Mjafton të përmendim
uljen me rreth 50% të vdekshmërisë kardio-vaskulare në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada) dhe
në Europën Perëndimore pas viteve 1970. Nga ana tjetër, promocioni shëndetësor përfshin sjelljet
individuale, praktikat familjare, si dhe politikat publike në nivel komuniteti të cilat i mbrojnë
individët ndaj shumë rreziqeve mbi shëndetin, si dhe gjenerojnë një sens përgjegjshmërie
individuale për mbrojtjen e shëndetit.
Promocioni shëndetësor, ndonëse shpesh drejtohet dhe motivohet nga punonjësit e shëndetësisë,
varet më shumë nga veprimet e individëve për mbrojtjen dhe garantimin e shëndetit të tyre, të
familjarëve të tyre, të komunitetit në tërësi, si dhe avokatisë në nivelet politikë-bërëse dhe
qeveritare për ndërmarrjen e programeve dhe aktiviteteve parandaluese në vazhdimësi. Nutbeam
(1986) në fjalorin e tij mbi promocionin shëndetësor jep përkufizimin e mëposhtëm për
parandalimin e sëmundjes dhe për promocionin shëndetësor: “Parandalimi i sëmundjes është, në
thelb, një aktivitet në fushën mjekësore që lidhet me individë të caktuar apo nën-grupe të
popullatës me rrezik të lartë për zhvillimin e një sëmundjeje. Parandalimi synon që të ruajë
shëndetin e individëve, dhe nga ky këndvështrim ai (parandalimi) nuk përfaqëson një koncept
“pozitiv” mbi shëndetin d.m.th. nuk është një fenomen që sheh përpara (drejt përmirësimit), por
synon thjesh ruajtjen e një ‘status quo-je’.

Promocioni shëndetësor, nga ana tjetër, i ka rrënjët në popullatë në kontekstin e jetës së tyre të
përditshme, duke mos përzgjedhur individë apo nën-grupe të caktuara të popullatës. Synimi i
promocionit shëndetësor është përmirësimi i shëndetit”. Një ndarje edhe më të theksuar të këtyre
dy koncepteve e bën Departamenti i Shëndetësisë, Edukimit dhe Mirëqenies i SHBA-së:

“Parandalimi (i sëmundjes) fillon kur ka një kërcënim ndaj shëndetit – një sëmundje apo një faktor
rreziku mjedisor – dhe synon që të mbrojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur ndaj pasojave
negative të rrezikut që i kanoset. Promocioni shëndetësor, nga ana tjetër, fillon me popullatën që
besohet se është e shëndetshme dhe synon zhvillimin e aftësive të individëve dhe të komunitetit për
adaptimin e mënyrave dhe të një stili jetese të tillë që do t’i mundësojë përmirësimin e mirëqenies
dhe shëndetit të tyre”. Sipas logjikës së përkufizimeve të mësipërme, duket se parandalimi i
sëmundjes është pjesë integrale e promocionit shëndetësor, i cili përveç mbrojtjes së individëve
ndaj rreziqeve të mundshme, i ofron mundësi për të përmirësuar edhe cilësinë e jetës (mirëqenien).

Nga ky këndvështrim, parandalimi ka një konotacion “konservativ” që synon drejt ruajtjes së


indvidëve të popullatës në mënyrë që mos të marrin apo zhvillojnë një sëmundje të caktuar.
Promocioni shëndetësor, nga ana tjetër, ka një konotacion “pozitiv”, d.m.th. përveç parandalimit të
sëmundjes synon edhe forcimin dhe përmirësimin e shëndetit dhe të mirëqenies së individëve. Një
shembull ilustrativ lidhur me ndryshimin e parandalimit dhe promocionit shëndetësor do të ishte
vaksinimi ndaj fruthit (parandalim i sëmundjes) kundrejt aktivitetit fizik (shembull tipik i një
programi të promocionit shëndetësor që synon përmirësimin e shëndetit dhe të cilësisë së jetës të
individëve të komunitetit).

Megjithatë, nuk mund të ketë një ndarje kaq të prerë mes këtyre dy koncepteve (parandalimit të
sëmundjes dhe promocionit shëndetësor), përsa kohë që ushtrimi i aktivitetit fizik jo vetëm që
përmirëson shëndetin dhe cilësinë e jetës, por gjithashtu parandalon edhe zhvillimin e p.sh.
sëmundjes ishemike të zemrës. Q111Prandaj, disa autorë nuk bëjnë dallim mes parandalimit të
sëmundjes dhe promocionit shëndetësor.

Kështu, Downie (1990) jep këtë përkufizim:


“Promocioni shëndetësor përfshin të gjitha përpjekjet që synojnë përmirësimin e shëndetit dhe
parandalimin e sëmundjeve nëpërmjet ndërthurjes së aktiviteteve në fushën e edukimit shëndetësor,
parandalimit dhe mbrojtjes së shëndetit”.

Ajo çka autorë si Downie dhe bp. përjashtojnë nga sfera e aktiviteteve të promocionit shëndetësor
është trajtimi i sëmundjes pas zhvillimit të saj; pra, këta autorë preferojnë që promocioni
shëndetësor mos të konceptohet brenda sferës së parandalimit tretësor (shih më poshtë tre nivelet
e parandalimit të sëmundjes). Logjika e këtij përjashtimi, sipas këtyre autorëve, është e dyfishtë: nga
njëra anë, një përkufizim shumë i gjerë i promocionit shëndetësor do të ishte i pa dobishëm dhe nuk
do të ndihmonte shumë në zgjidhjen e problemeve më të mprehta shëndetësore të komunitetit,
dhe nga ana tjetër, një përkufizim i tillë i promocionit shëndetësor që lë mënjanë trajtimin
(mjekimin) e sëmundjeve pas zhvillimit të tyre do të mundësonte kërkimin e rrugëve dhe
alternativave në një fushë të re siç është promocioni shëndetësor, në ndryshim nga fusha tashmë të
konsoliduara dhe shumë të “fuqishme” siç janë shërbimet shëndetësore kurative (mjekuese).

Pra, sipas këtyre autorëve, tentativa për të ndarë qartë sferat e “influencës” së shërbimeve kuruese
dhe promocionit shëndetësor mund të ndihmojë për të thithur investime në fushën e parandalimit
dhe promocionit të shëndetit në nivel komunitar. Kjo do të ndihmonte në balancimin e strukturës së
investimeve në fushën e shëndetësisë, të cilat në të gjitha vendet dhe kulturat janë (fatkeqësisht)
akoma të fokusuara drejt shërbimeve kurative.

Gjithsesi, ky koncept i Downie dhe bp. mbi “divorcin” e promocionit shëndetësor nga shërbimet
terapeutike është problematik, sespe aktivitetet dhe masat e promocionit shëndetësor mund të
kenë efektin e dëshiruar në popullatë vetëm të ndërmarra përgjatë gjithë cilkit jetësor, përfshi edhe
periudhat në mes të sëmundjeve. Prandaj edhe, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shikon sferën
e promocionit shëndetësor shumë të gjerë, duke arritur deri atje sa të përfshijë edhe elemente që
lidhen me politikat e punësimit, strehimit, sigurisë ushqimore, apo shërbimeve sociale.

Megjithatë, pavarësisht nga fokusi gjithë-përfshirës, Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson:

“Aktivitetet dhe programet e promocionit shëndetësor duhet të fokusohen kryesisht drejt shëndetit
dhe mirëqenies së individëve, dhe jo ndaj shërbimeve terapeutike”.

Promocioni shëndetësor kundrejt edukimit shëndetësor

Në plan të parë, pothuajse gjithkush mendon se promocioni shëndetësor dhe edukimi shëndetësor
përfaqësojnë të njëjtin koncept. Madje, shpeshherë këto dy emërtime përdoren si sinonime të njëri-
tjetrit. Por në fakt, promocioni shëndetësor është një emërtim shumë më i gjerë, ç’ka i bën shumë
autorë që t’a emërtojnë si “edukim shëndetësor plus”. Edukimi shëndetësor është vetëm një nga
metodat e përmirësimit të shëndetit të individëve. Edukimi shëndetësor përfshin të gjithë ato
aktivitiete që synojnë parandalimin e sëmundjeve nëpërmjet “armatosjes” së individëve me dije dhe
njohuri racionale për mbrojtjen e shëndetit të tyre.

Ndërsa, promocioni shëndetësor është një koncept shumë më gjithëpërfshirës i cili, krahas edukimit
shëndetësor, përfshin edhe shumë metoda, strategji dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e
shëndetit dhe të mirëqenies së popullatës. Prandaj edhe, sinonimi më i mirë i promocionit
shëndetësor do të ishte emërtimi “edukim shëndetësor plus”, duke nënkuptuar një sferë shumë më
të gjerë përqasjesh, metodash dhe aktivitetesh që synojnë promocionin e shëndetit të komunitetit.

Një shembull ilustrativ i ndryshimit mes edukimit shëndetësor dhe promocionit shëndetësor i
referohet duhanpirjes: përvoja mbarë-botërore ka dëshmuar qartë se nuk mjafton vetëm
ndërmarrja e aktiviteteve në fushën e edukimit shëndetësor (p.sh. ndërgjegjësimi i popullatës për
dëmet e shkaktuara nga duhani) për të bindur individët që t’a lënë duhanin, apo për të mundësuar
që brezi i ri mos t’a fillojë duhanin; por, duhet që, krahas masave edukative të ndërmerren edhe
aktivitete të tjera në fushën e promocionit shëndetësor në mënyrë që të arrihen rezutatet e
dëshiruara (p.sh. rritja e çmimit të cigareve, rritja e aksisave për importin e duhanit, kufizimi i
tregtimit të duhanit, ndalimi i tregtimit pranë mjediseve shkollore, etj.).

Ky shembull ilustron qartë karakterin shumë më të gjerë të promocionit shëndetësor i cili, krahas
masave edukative, shoqërohet edhe me masa të karakterit legjislativ, ekonomik dhe financiar. Nga
ana tjetër, përvoja e SHBA-së ka treguar që, metoda të tilla si fortifikimi i bukës me vitaminë A
(promocion shëndetësor) është një masë shumë më efektive sesa edukimi shëndetësor i popullatës
lidhur me domosdoshmërinë e marrjes së produkteve që përmbajnë vitaminë A.

Pra, programe të tilla me karakter edukativ kanë rezultuar të mos jenë efektive në terma afatgjatë,
ndërkohë që fortifikimi i ushqimeve me disa mikro-elementë shumë të rëndësishëm për shëndetin
mund të ofrojë një zgjidhje të shkëlqyer në terma afat-gjatë. Esenca e këtij shembulli qëndron në
faktin se, edukimi shëndetësor duhet parë si pjesë integrale e promocionit shëndetësor; promocioni
shëndetësor nga ana e tij, krahas edukimit shëndetësor, konsiston në ndërmarrjen e shumë masave
të tjera me karakter administrativ, ekonomik apo juridik, masa të cilat nganjëherë mund të jenë
shumë më të efektshme sesa aktivitetet e edukimit shëndetësor.

Historia e zhvillimit të Edukimit Shëndetësor në Shqipëri

Megjithëse mungojnë të dhënat zyrtare, Edukimi Shëndetësor në Shqipëri i ka fillesat e tij që në


lashtësi. Në qytetërimet e Butrintit, Durrësit dhe Apollonisë janë gjetur gjurmë që flasin për
ndërtimin e kanalizimeve, tualeteve, ujësjellësve, etj. Nga ana tjetër, mjekësia popullore, ka luajtur
një rol të rëndësishëm në transmetimin e mesazheve me karakter edukues nga një brez në tjetrin.
Në periudhën e Rilindjes gjejmë elemente edukues në librat shkollorë të rilindasve tanë. Pas
shpalljes së Pavarësisë këto përpjekje shtohen dhe në vitin 1921 formohet Kryqi i Kuq Shqiptar. Në
vitin 1925 fillon botimi i revistës “Jeta”, në të cilën gjejmë më shpesh përkthime nga autorë të huaj
ku flitet për malarjen, probleme të rritjes së fëmijës etj.

Në vitet në vazhdim, deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, përpjekjet për të dhënë mesazhe
edukuese janë deri diku sporadike, në formën e këshillave mjekësore në radio nga mjekë të njohur.

Sistemi i ri komunist solli një situatë të re e të favorshme për edukimin shëndetësor. Pas formimit të
Ministrisë së Shëndetësisë u ngrit dega e propagandës shëndetësore brenda sektorit të profilaksisë.
Filloi botimi në masë i materialeve shëndetësore për informimin e popullatës për problemet e
kohës, si: malarja, tifo, tuberkulozi, parazitët, higjena personale dhe ajo e ushqimit, etj. Më vonë u
ngritën Qendrat Sanitare Epidemiologjike, brenda të cilave edhe sektori i veçantë i Edukimit
Shëndetësor.

Në vitin 1957 u ngrit institucioni i parë qëndror me varësi direkt nga Ministria e Shëndetësisë i
quajtur Shtëpia e Arsimit Shëndetësor, i drejtuar nga Dr. Zisa Cikuli, i cili është konsideruar si
themeluesi i Edukimit Shëndetësor në Shqipëri.

Në fillim të viteve 1980, formohet Drejtoria e Edukimit Shëndetësor e drejtuar për shumë vite nga
Dr. Dhimitraq Stratobërdha, i cili vazhdoi punën e filluar nga Dr. Cikuli në fushën e edukimit
shëndetësor. Panvarësisht ideologjisë së sistemit, gjatë kësaj periudhe u botuan shumë materiale
informative që mbulonin një gamë të gjerë temash shëndetësore.

Ndryshimet e mëdha që ndodhën pas rënies së diktaturës komuniste u shoqëruan me ndryshime të


theksuara edhe në fushën e edukimit dhe promocionit të shëndetit. Tashmë u identifikuan partnerë
ndërkombëtarë, të cilët filluan të punojnë me projekte të ndryshme në kuadër të programeve
kombëtare të luftës kundër duhanit, HIV/AIDS, alkoolit, drogës, apo Programi i Promocionit
Shëndetësor në Shkolla.

Në vitin 1995 u fut në programin e shkollave 8-vjeçare lënda e detyruar e Edukimit Shëndetësor dhe
po këtë vit rifilloi botimi i “Revistës Mjekësore”.

Në vitin 1998, Drejtorisë së Edukimit Shëndetësor iu shndërrua emri në “Qendra Kombëtare e


Edukimit Shëndetësor dhe Promocionit të Shëndetit”. Kjo qendër ruajti po ato atribute deri sa në
fillim të mileniumit të ri u shpërbë, duke u kthyer në Departamentin e Promocionit Shëndetësor,
brenda strukturës së Institutit të Shëndetit Publik.

Parimet e promocionit shëndetësor


Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1986 i ka formuluar parimet bazë të promocionit
shëndetësor si më poshtë vijon:

• Promocioni shëndetësor përfshin popullatën në tërësi;


• Promocioni shëndetësor fokusohet në faktorët përcaktues (ose, “shkaktarë”) të
sëmundjeve;
• Promocioni shëndetësor kombinon metoda dhe përqasje të ndryshme, por që gjithsesi
plotësojnë njëra-tjetrën;
• Promocioni shëndetësor ka synim kryesor përfshirjen dhe bashkëpunimin konkret dhe të
drejtpërdrejtë të popullatës;
• Megjithatë, punonjësit e shëndetësisë luajnë një rol të rëndësishëm në të gjitha aktivitetet e
promocionit shëndetësor.

Këto parime në fakt, ishin një thirrje për ndryshime në perspektivën dhe në pikëpamjet e
përmirësimit të shëndetit të populaltës. Dy parimet e para i mëshojnë një perspektive “holistike”
mbi shëndetin: në vend që të fokusohen në individët e sëmurë apo në subjektet me rrezik të lartë
për zhvillimin e sëmundjeve të caktuara, punonjësit e shëndetësisë duhet të drejtojnë vëmendjen e
tyre nga popullata në tërësi, me synimin kryesor parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e
cilësisë së jetës në nivel komunitar.

Dy parimet e fundit, nga ana tjetër, theksojnë faktin se garantimi i shëndetit të popullatës nuk është
as “privilegj” dhe as detyrim vetëm i punonjësve të shëndetësisë, por është “privilegj” dhe
përgjegjësi e të gjithë individëve të komunitetit. Ky parim, i pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit aktiv të
të gjithë komunitetit, përbën edhe ndryshimin rrënjësor të perspektivës dhe strategjisë për
përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mirëqenies së popullatës në tërësi.

Karta e Otavës mbi Promocionin Shëndetësor (Organizata Botërore e Shëndetësisë, 1986) i shqyrtoi
akoma më në detaje parimet e parashtruara më lart dhe përcaktoi strategjitë dhe metodat e
nevojshme për zbatimin efektiv dhe të qëndrueshëm të këtyre parimeve.

Kështu, Karta e Otavës evokoi drejtësinë shoqërore dhe barazinë e individëve si parakushte kryesore
për përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit të popullatës duke theksuar se:

“Promocioni shëndetësor synon arritjen e barazisë në shëndet për të gjithë individët e komunitetit.
Aktivitetet dhe programet në fushën e promocionit shëndetësor synojnë reduktimin dhe zbutjen a pa-
barazive në treguesit shëndetësorë të nën-grupeve të ndryshme të popullatës, si dhe në krijimin e
mundësive të barabarta për të gjithë individët në mënyrë që ata të gëzojnë shëndet të plotë”.
Megjithëse një deklaratë e tillë i dha promocionit shëndetësor një karakter të spikatur moral dhe
politik, vetë autorët e Kartës së Otavës pranuan se, diferencat në treguesit shëndetësorë në kategori
të ndryshme të popullatës rezultojnë nga mungesa e shanseve të barabarta, si dhe nga cilësia e
ndryshme e mjedisit në të cilin jetojnë dhe punojnë nën-grupe të ndryshme të popullatës. Prandaj
edhe, mundësimi i shanseve të barabarta në jetë si dhe garantimi i një mjedisi të shëndetshëm për
të gjithë individët ishin edhe piketat kryesore strategjike të axhendës së Konferencës së Parë në
fushën e Promocionit Shëndetësor të mbajtur në Otavë (Kanada) në vitin 1986. Nga ana tjetër, Karta
e Otavës paraqet interes të veçantë edhe për faktin se përpiqet të shpjegojë qartë se çfarë
nënkuptojnë veprimtaritë dhe programet në fushën e promocionit shëndetësor:

• Hartim të politikave publike të shëndetshme;


• Krijim të mjediseve mbështetëse për shëndetin;
• Forcim të veprimtarisë dhe pjesëmarrjes së komunitetit;
• Zhvillim të aftësive personale që promovojnë shëndetin;
• Riorientim të shërbimeve shëndetësore, me theks të veçantë drejt parandalimit dhe
promocionit shëndetësor.

Esenca e aktiviteteve të parashtruara më lart qëndron në faktin se, promocioni shëndetësor nuk
konsiderohet si një “program i ri” apo një “tufë aktivitetesh të reja”, por si një strategji dhe metodë
që synon integrimin e të gjitha aktiviteteve drejtpërdrejtë dhe me pjesëmarrjen e plotë të
popullatës.

Qe nga koha e krijimit te Shendetit Publik e deri me sot jane dhene perkufizime te ndryshme per
Edukimin Shendetesor. Mund te thuhet se edukimi shendetesor synon te shkaktoje ndyshime te
sjelljes se individeve, grupeve dhe popullatave me te gjera nga sjellje qe mendohet te jene te
demshme per shendetin, ne sjellje qe jane percuese te shendetit te tanishem dhe atij te ardhshem.
Edukimi shendetesor inkurajon ndryshimet pozitive dhe te informuara ne stilin e jeteses,te cilat
parandalojne semundjet akute dhe kronike, pakesojne paaftesine dhe rrisin mireqenien.Dy
objektivat kryesore te edukimit shendetesor jane:

• Te ndryshoje sjelljet shendetesore


• Te permiresoje gjendjen shendetesore

Promocioni shendetesor nga ana tjeter eshte nje kombinimi I te gjitha aktiviteteve te hartuara per te
permiresuar shendetin personal dhe publik permes nje kombinimi te strategjive te tilla si ajo e
ndryshimit te sjelljes, edukimit shendetesor, masat per mbrojtjen e shendetit, percaktimi i faktoreve
te riskut, permiresimi dhe ruajtja e shendetit. Mjediset per edukim dhe promocion shendetesor
jane:

1. Shkollat
2. Komunitetet
3. Vendet e punes
4. Mjediset e kujdesit shendetesor
5. Shtepite
6. Mjediset tregtare

Vlerat ekonomike dhe njerëzore të parandalimit dhe promocionit shëndetësor

Shëndeti është kapitali më i çmuar i individit dhe i shoqërisë. Shëndeti fizik, mendor dhe social i një
popullate është burimi i saj natyror bazë. Nëse shëndeti i popullatës përkeqësohet, atëherë
industria dhe bujqësia do të degradojnë gradualisht. Nga ana tjetër, nëse shëndeti është privilegj
vetëm i të pasurve, atëherë shoqëria do të ketë një të ardhme shumë të pa sigurtë. Të varfërit do të
luftojnë për barazi, dhe të “kamurit” gjithsesi nuk do të jenë në gjendje të gëzojnë realisht pasuritë e
tyre.

Shëndeti është shtylla kryesore që garanton rritjen, zhvillimin, mirëqenien personale, arritjet dhe
pasurimin e shoqërisë, zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëjetesën paqësore. Nga ky këndvështrim,
vetëm nëpërmjet përmirësimit të shëndetit dhe mundësive të arsimimit të brezit të ri, mund të
ndërtohet infrastruktura më e çmuar për të ardhmen e një shoqërie. Prandaj, parandalimi i
sëmundjeve dhe promocioni shëndetësor marrin një rëndësi të dorës së parë për të garantuar
rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të brezit të ri.

Nga ana tjetër, masat parandaluese dhe promocionale synojnë edhe mbrojtjen e shëndetit të të
rriturve, çka mundëson një produktivitet ekonomik nga ana e tyre deri në moshën e pensionit.
Programet parandaluese dhe të promocionit shëndetësor mund të zbatohen me kosto-efektivitet në
të gjithë popullatën. Këto programe bartin potencialin e ndalimit të zhvillimit të sëmundjeve, ose së
paku të pakësimit të shpeshtësisë së tyre. Programet efektive të mbrojtjes së fëmijëve nga
aksidentet dhe dhuna do të mundësojnë një krah pune të shëndetshëm për të ardhmen, duke
pakësuar në këtë mënyrë numrin e personave me pa-aftësi fizike që do të kërkojnë medoemos
shërbime shëndetësore të vazhdueshme dhe me një kosto të lartë për shoqërinë.

Gjithashtu, ndërsa proporcioni i të moshuarve rritet gradualisht në shumicën e vendeve të zhvilluara


dhe në zhvillim, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që të garantohet një shëndet sa më i mirë edhe
për individët e kësaj grup-moshe (“mosha e tretë”). Tashmë pranohet gjerësisht se, është më mirë
që të parandalosh sesa të trajtosh një sëmundje pas zhvillimit të saj. Parandalimi i kursen individëve
dhe familjarëve të tyre dhimbjet, vuajtjet, çrregullimet fizike, pa-aftësinë afatgjatë, apo vdekjen e
parakohshme.

Disa programe parandaluese kursejnë gjithashtu edhe para, në varësi të tipit të aktiviteteve,
sëmundjes, si dhe popullatës. Për shumë sisteme shoqërore ky është një mesazh i çmuar sepse
kostoja e shërbimeve shëndetësore po njeh një rritje marramendëse në këto dekadat e fundit.
Rrethanat kur parandalimi i sëmundjes mund të jetë më i kushtueshëm sesa trajtimi i saj mund të
përmbushen vetëm kur sëmundja është shumë e rrallë, si dhe kur ajo (sëmundja) ka një dekurs
shumë të shpejtë negativ (d.m.th. çon në vdekje të shpejtë të individëve të prekur). Por,
argumentimi i parandalimit dhe i promocionit shëndetësor nuk mund dhe nuk duhet të bëhet nga
këndvështrimi ekonomik.

P.sh. edhe pse vdekshmëria nga sëmundja ishemike e zemrës ka pësuar një rënie të ndjeshme që
nga vitet 1970 (nga 30 deri në 50% në disa vende të Europës Perëndimore), kostoja e trajtimit të çdo
rasti me infarkt miokardi është rritur sepse teknologjitë e reja kanë mundësuar ekzaminime dhe
proçedura trajtimi të reja të cilat janë shumë të kushtueshme. Gjithashtu, fakti që në çdo shoqëri
vihet re një rritje graduale e numrit të kardiologëve, e bën të pa përfillshëm përfitimin (potencial)
ekonomik të parandalimit të sëmundjes ishemike të zemrës.

Prandaj, pa u nisur aspak nga principe ekonomike, argumentimi dhe logjika e parandalimit dhe e
promocionit shëndetësor është fakti se, ato pakësojnë vuajtjet dhe dhimbjet, ulin pa-aftësinë
afatgjatë, zgjasin shumë moshën e zhvillimit të sëmundjeve në subjektet e popullatës, duke
mundësuar kështu zgjatjen e jetës si dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës. Prandaj edhe,
një figurë e shquar e mjekësisë parandaluese, Prof.Goffrey Rose, ka thënë se:

“Është më mirë të jesh i shëndetshëm sesa i sëmurë apo i vdekur. Ky është fillimi dhe fundi i
argumentit të vetëm (të qenësishëm) përsa i takon parandalimit. Dhe ky argument është i
mjaftueshëm!”.

Politikë-bërësit duhet të kenë parasysh gjithashtu se, shumë sëmundje edhe në Shekullin e 21të nuk
trajtohen me sukses, ndërkohë që janë krejtësisht të parandalueshme. Disa sëmundje të tilla
përfshijnë AIDS-in, disa lloje tumoresh, aksidentet automobilistike, si dhe shumë sëmundje të tjera
dhe vdekje të parakohshme të shkaktuara nga duhanpirja, konsumi i ekzagjeruar i alkoolit, apo
përdorimi i drogave. Prandaj, politikë-bërësit në të gjitha nivelet duhet t’a kenë të qartë mirë se, për
sëmundje të tilla, parandalimi është “mjekimi” i vetëm.

Kater nivelet e parandalimit

Njohja e spektrit të sëmundjes merr një rëndësi vendimtare në aktivitetet parandaluese të shëndetit
publik. Kështu, në varësi të stadit në të cilin ndërhyhet në spektrin e sëmundjes, dallohen edhe tre
lloje të parandalimit shëndetësor.

Këto shpjegohen me hollësi më poshtë:

• Parandalimi parësor: konsiston në ndërmarrjen e masave parandaluese para momentit të


“instalimit” të sëmundjes. Masat parandaluese parësore konsistojnë në:
o Masa të përgjithshme: edukim dhe promocion shëndetësor; programet e
promocionit shëndetësor synojnë, në thelb, parandalimin parësor të sëmundjeve. Në shumë
raste, parandalimi i një sjelljeje shëndetësore jo të shëndetshme do të shoqërohet me
parandalim të zhvillimit të një sëmundjeje të mëvonshme. P.sh. parandalimi i duhanpirjes
në moshat e reja dhe ndërprerja e duhanit në subjektet e moshave të mesme do të
shoqërohet me ulje të ndjeshme (rreth 90%) në dekadat e mëvonshme të nivelit të kancerit
të mushkërive në popullatë, një ulje prej 30-40% (në varësi të strukturës moshore të
popullatës) të infarktit të miokardit, si dhe me ulje të nivelit të shumë sëmundjeve të tjera
që shkaktohen nga duhanpirja.

o Masa specifike: imunizimi dhe vaksinimi i individëve kundrejt agjentëve specifikë të


njohur që shkaktojnë sëmundje në popullatë (p.sh. poliomieliti, lija, tuberkulozi, etj.).

Disa praktika te parandalimit paresor

A. Edukimi shëndetësor: programe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut, promovimin e


ndryshimeve në sjelljet ose qëndrimet (p.sh., rreziku i përdorimit të alkoolit dhe drogës gjatë
shtatzënisë).

B. Këshillimi gjenetik: edukimi i atyre individëve në rrezik për çrregullime gjenetike.

C. Ndryshimi mjedisor: ndryshimi i mjedisit për të ulur rrezikun e ndodhjes (p.sh. zvogëlimi i
ekspozimit ndaj zhurmës).

D. Konservimi i dëgjimit: programet që lidhen me parandalimin e humbjes së dëgjimit të shkaktuar


nga zhurma (p.sh. nxitjen e përdorimit të mbrojtjes së dëgjimit në vendin e punës dhe vendosjen e
programeve të ruajtjes së dëgjimit në shkolla dhe në bashkësi).

F. Imunizimi: vaksinimi që ofrojnë antigjenë për t'i rezistuar sëmundjeve të ndryshme (p.sh.
Rubeola).

G. Kujdesi Prenatal: sigurimi i kujdesit prenatal për të ulur dukshëm incidencën e defekteve të
lindjes dhe komplikimeve për shkak të problemeve gjatë shtatëzanisë.
• Parandalimi dytësor: konsiston në diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjeve.
Synimi i masave parandaluese dytësore është që sëmundjet të identifikohen në fazën sub-klinike,
pra kur nuk janë shfaqur akoma simptomat apo shenjat klinike në individët e prekur. Prandaj,
shembulli më tipik i parandalimit dytësor është udhëheqja e aktiviteteve depistuese direkt në
popullatë në mënyrë që të identifikohen dhe të trajtohen në kohë sëmundje të ndryshme, të cilat
nëse diagnostikohen me vonesë mund të jenë fatale për individët e prekur (siç është rasti i shumë
tumoreve). Sipas raportit te fundit te Ministrise se Shendetesise pavarësisht incidencës në rritje të
kancerit të gjirit në vendin tonë, vdekshmëria nuk është rritur, e cila lidhet drejteperdrejte me
rritjen e ndërgjegjësimit të grave për t’u diagnostikuar herët dhe per te identifikuar Ca përpara
shfaqjes se simptomave (faza sub-latente).

Parandalimi tretësor: synon trajtimin sa më të plotë të kuadrit klinik të sëmundjes në mënyrë që të


shmangen komplikacionet, kronicizimi, pa-aftësia afatgjatë, apo vdekja e të sëmurit. Megjithë masat
prandaluese parësore dhe dytësore, shpeshherë shumë sëmundje diagnostikohen vetëm në fazën
klinike, gjë e cila kërkon trajtim agresiv në mënyrë që të arrihet mundësisht shërimi i plotë i
individëve. (shembull te tille ne sëmundjen e diabetit si komplikacione akute:trajtim te
hypoglicemi,hiperglicemi,infeksione,etj,;dhekomplikacione
kronike:arterioskleroza,nefropati,retinopati,probleme ne urshqyerje.)

Parandalimi katersore:ne shumë vënde të zhvilluara prej kohësh shërbimet shëndetësore i


kushtojnë dhe një rëndësi të vecantë parandalimit katërsor.Ky lloj parandalimi i referohet
sëmundjeve terminale(fatale) të individëve.Synimi është që subjekti që vuan nga sëmundje e
pashërueshme,të kenë mundësi të vdesin me ‘dinjitet’ prandaj dhe punonjësit e shëndetësisë
trajtnohen në mënyrë që të ofrojnë shërbime psiko-rehabilituese për individët fatkeq(Disa parime
themelore tw menaxhimit tw pacientit nw stade terminale tw swmundjes janë:

1. Përkushtimi:prej të gjithave vlerave të profesionistëve shëndetësor ajo qe pacientët me


sëmundje terminale vlerësojnë me shume ështe përkushtimi.
2. Kompetenca:gjeneron siguri dhe sjell përfitime emocionale dhe shpirtërore tek
pacienti
3. Lehtësimi i dhimbjes:është baza e cdo plani kujdesi të sëmurëve terminal dhe duket i
mundshëm në 90% të rasteve
4. Komunikimi:të mësosh për gjerat e rëndësishme të pacientit,për interesat dhe
përpjekja për ti njohur u bënë mirë psikologjikisht.Komunikimi nuk është vetëm
verbal por edhe krijim afeksioni.

Vlerësimi në Promocionin Shëndetësor


Proçesi i vlerësimit në promocion shëndetësor nuk është një detyrë e lehtë. Ka shumë faktorë që
shtojnë kërkesat për vlerësimin e praktikave të tij. Ndërhyrjet në promocion shëndetësor shpesh
përfshijnë lloje të ndryshme aktivitetesh, një kohë të gjatë dhe disa partnerë të cilët mund të kenë
secili objektivat e tyre. Promocioni shëndetësor akoma shihet si pjesë përbërëse e shërbimeve
shëndetësore, ku modeli dominant i vlerësimit është kërkimi kuantitativ. Si rezultat, promocioni
shëndetësor ka qenë i detyruar të përdorë kritere jorealiste për të vlerësuar rezultatet. Në këtë
kapitull argumentohet se promocioni shëndetësor nuk ka të bëjë vetëm me rezultate që lidhen me
shëndetin apo sjelljen, por ai bazohet gjerësisht në theksimin e qëllimeve të tilla si fuqizimi, barazia,
pjesëmarrja dhe bashkëpunimi si dhe në një shkallë të gjerë aktivitetesh dhe mjedisesh. Ky kapitull
paraqet se çfarë kuptohet me vlerësim dhe ekzaminohen lloje të ndryshme vlerësimesh të
fokusuara në rezultatet, impaktin dhe proçesin, sikurse edhe koncepti i kostefektivitetit.

Përkufizimi i vlerësimit

Vlerësimi është një proçes i komplikuar. Ai përdor burime të cilat mund të jenë përdorur ndryshe
gjatë planifikimit dhe implementimit të programit. Promocioni shëndetësor është një biznes i
paqartë dhe nuk ka garanci se efekte të caktuara do të ndjekin inpute të caktuara. Atëherë lind
pyetja se pse është e rëndësishme të vlerësohen ndërhyrjet në promocion shëndetësor? Proçesi i
vlerësimit nevojitet të vlerësojë rezultatet, të përcaktojë nëse janë arritur objektivat dhe të zbulojë
nëse metoda e përdorur është e përshtatshme dhe efiçente. Pra vlerësimi në promocion shëndeti
identifikon vlerat dhe kriteret të cilat duhen përdorur për të arritur suksesin.

Në të gjithë vlerësimin, ka dy elementë themelorë (Peberdy 1997):

• Identifikimi dhe vendosja e kritereve (vlerat dhe qëllimet);


• Mbledhja e informacionit që mund të bëjë të mundur vlerësimin e shtrirjes së tyre.

Ka kritere të ndryshme të cilat mund të përdoren për të gjykuar vlerat e ndërhyrjeve në promocion
shëndetësor:

• efektiviteti- sa janë arritur qëllimet dhe objektivat;


• përshtatja- lidhja e ndërhyrjeve me nevojat;
• pranueshmëria- nëse është kryer në një mënyrë të ndjeshme;
• efiçenca- nëse koha, paratë dhe burimet janë shpenzuar mirë, kanë dhënë përfitime; 
barazia- oferta të barabarta për nevoja të barabarta

Sipas OBSH (1981), vlerësimi përfshin gjykimin e bazuar në një vlerësim të kujdesshëm dhe kritik të
situatave të dhëna, i cili duhet të çojë në nxjerrje të konkluzioneve dhe në krijimin e propozimeve të
dobishme për aktivitetet e ardhshme.
Vetëm nëpërmjet vlerësimit të strategjive të ndryshme punonjësit e promocionit mund të bëjnë
zgjedhje të informuara lidhur me metodën që duhet të zgjedhin gjatë punës së tyre. Vlerësimi është
një komponent i nevojshëm për të reflektuar mbi punën e bërë si dhe rrit kënaqësinë në punë.

Promocioni shëndetësor nuk është një strategji teknike por një mënyrë komplekse e ndërhyrjes në
jetën e njerëzve në nivele të ndryshme. Pyetja bazë nëse një aktivitet i tillë është i justifikuar nuk i
përket vetëm promovuesve të shëndetit ose menaxherëve dhe donatorëve, por duhet të përfshijë
gjithë komunitetin. Vlerësimi është një mënyrë e hapjes së debatit dhe e garantimit se zëri i
çdonjërit është dëgjuar.

Praktikat e bazuara në evidenca

Vlerësimi ndihmon në ndërtimin e një baze kërkimi dhe investigimi për të demonstruar se cila
ndërhyrje në promocion shëndetësor ka pasur sukses në arritjen e objektivave. Për këtë arsye,
vlerësimi identifikon praktikat efektive në promocion shëndetësor të cilat të tjerët i adaptojnë.

Praktika e bazuar në evidencë është një praktikë e hartuar në mjekësinë klinike, ku testet e
randominizuara të kontrollit të protokolleve alternative të trajtimit janë përdorur për të përcaktuar
se cila formë trajtimi është më shumë efektive për njerëzit. Në promocion shëndetësor është më e
vështirë krijimi i praktikave të bazuara në evidencë. Shpesh testet e kontrollit të randominizuar nuk
janë të përshtatshme për ndërhyrjet në promocion shëndetësor, ku është e pamundur të izolohen
efektet e ndërhyrjes dhe ku suksesi përveç grupit target, në pjesën tjetër të popullatës, matet
pjesërisht. Megjithatë kjo s’do të thotë se nuk ka evidenca ku të bazohet puna në promocion
shëndetësor.

Vlerësimi i procesit, impaktit dhe rezultateve

Vlerësimi është gjithmonë jokomplet. Nuk është e mundur të vlerësosh çdo element të ndërhyrjes.
Megjithatë, që në fillim përcaktohet se çfarë kriteri vlerësimi do të përdoret dhe se çfarë
objektivash do të vlerësohen. Shpesh është bërë një dallim midis vlerësimit të proçesit, të impaktit
dhe të rezultateve. Vlerësimi i procesit është i lidhur me vlerësimin e procesit të implementimit të
programit.

Ai adreson perceptimet dhe reagimin e pjesëmarrësve në ndërhyrjet e promocionit shëndetësor


dhe identifikon faktorët të cilët i mbështesin ose i pengojnë këto aktivitete. Kështu që vlerësimi i
procesit është një mënyrë e dobishme për të vlerësuar pranueshmërinë dhe, gjithashtu mund të
vlerësojë edhe përshtatjen dhe barazinë e ndërhyrjeve në promocion shëndetësor. Vlerësimi i
procesit përdor një sërë metodash kuolitative ose “të buta”. Shembuj të këtyre metodave janë
intervistat, ditaret, observimet dhe analiza e dokumenteve. Këto metoda na tregojnë shumë rreth
programeve të veçanta dhe faktorëve përgjegjës për suksesin apo dështimin e tyre, por ato nuk
mund të parashikojnë se çfarë mund të ndodhë nëse këto programe replikohen në zona të tjera.
Meqenëse vlerësimi i procesit nuk përdor metoda shkencore “të forta”, gjetjet e tij tentojnë të
harrohen më lehtë. Megjithatë, vlerësimi i proçesit është esencial në promocion shëndetësor. Ne
kemi nevojë të kuptojmë se si interpretohen ndërhyrjet në promocion shëndetësor dhe se si janë
reagimet nga grupe të ndryshme popullate, si dhe të kuptojmë nëse ndërhyrja në vetvete a
promovon shëndet apo jo. Për këtë nevojitet vlerësimi i programit.

Zakonisht vlerësimi i programeve në promocion shëndetësor kërkon të identifikojë efektet e tyre.


Efektet e një ndërhyrjeje mund të vlerësohen sipas:

• Impaktit – d.m.th. efekteve të menjëhershme si p.sh rritja e njohurive ose ndryshime në


sjellje.
• Rezultatit- efektet afat-gjata siç janë ndryshimet në stilin e jetesës.

Vlerësimi i impaktit tenton të jetë zgjedhja më popullore, pasi është më e lehtë të realizohet. Ai
mund të përfshihet si një fazë e fundit e programit. P.sh. një program promocioni shëndetësor për
ciklin e lartë të shkollave 9-vjeçare mund të përfshijë si sesion të fundit të tij një rishikim të
programit. Ftohen të gjithë nxënësit që të japin mendimin e tyre se si ata kanë ndryshuar që kur ka
nisur programi dhe se si mund të ndikojë ky program në sjelljen e ardhshme të tyre. Vlerësimi i
rezultatit është më i vështirë sepse përfshin një vlerësim të efekteve afatgjata. Duke përdorur të
njëjtin shembull, vlerësimi i rezultateve do të përdorej për të përcaktuar nëse ka ndikuar programi
në sjelljen e nxënësve një vit më vonë. Një mënyrë për të përcaktuar këtë do të ishte krahasimi i
sjelljes së nxënësve (p.sh. lidhur me duhapirjen, alkoolin dhe aktivitetin fizik) para dhe pas
programit. Mënyra e dytë, do të ishte krahasimi i dy grupeve: një grup që ka marrë pjesë në
program dhe grupi i dytë që nuk ka marrë pjesë.

Siç shihet vlerësimi i rezultatit është më kompleks dhe më i kushtueshëm se sa vlerësimi i impaktit.
Pavarësisht këtyre problemeve, vlerësimi i rezultatit shpesh është metoda më e pëlqyer e vlerësimit,
sepse ajo mat ndryshimet e qëndrueshme të cilat kanë kaluar provën e kohës. Rezultatet që
përdorin të dhënat e impaktit apo rezultateve shpesh shprehen numerikisht, dhe kjo e rrit edhe më
tepër besueshmërinë. Të dhënat kuantitative ose “të forta” shpesh shihen si më konkrete se sa të
dhënat e përdorurura në vlerësimin e proçesit.

Kost-efektiviteti

Pjesë e arsyes së vlerësimit është përcaktimi nëse rezultatet e dëshiruara u arritën në mënyrën më
ekonomike dhe nëse alokimi i burimeve në promocion shëndetësor është i justifikuar.
Kostefektiviteti është një krahasim në terma monetare i përdorimit të metodave të ndryshme për të
arritur të njëjtat rezultate.

Analiza e kost-përfitimit është e komplikuar dhe mbështetet në koston e inputeve dhe të


përfitimeve në një program promocioni shëndetësor. Një përpjekje është bërja e kalkulimeve për
çdo përfitim. Kjo njihet si proporcioni kosto-përfitim. Të vendosësh një çmim në rezultatet
shëndetësore ose përfitimet, është një ushtrim shumë i vështirë. Një mënyrë për të zgjidhur këtë
problem është krahasimi i porcionit kosto-përfitim të një ndërhyrje promocioni shëndetësor me një
porcion të ngjashëm të një ndërhyrjeje tjetër shëndetësore. Shpesh është thënë se parandalimi
është më i lirë se sa kurim i një sëmundjeje dhe se promocioni shëndetësor kursen para, megjithatë
kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Vështirësitë për të realizuar vlerësimin në promocion shëndetësor

Për të realizuar vlerësimin në promocionin shëndetësor ka një numër vështirësish. Ato janë si
teorike dhe praktike. Para se fillojmë këtë proces, duhet të kemi një përgjigje për një sërë dilemash
që na dalin përpara, kuptimi i të cilave i ndihmon punonjësit e promocionit të bëhen përdorues më
kritik të të dhënave të publikuara si dhe më besues se puna e tyre është e mbështetur në baza të
shëndosha.

Dilema 1: Të vendosim se çfarë duhet të matet

Të vendosësh të matësh se çfarë është efektive në promocion shëndetësor nuk është e lehtë.
Rregulli i artë duhet të jetë matja e objektivave të vendosura gjatë planifikimit të proçesit. Edhe pse
duket e lehtë, në një numër të konsiderueshëm vlerësimesh, studimet e dhunojnë këtë parim.
Thuhet që objektivat duhet të jenë të matshme, por kjo nuk ndodh gjithmonë. P.sh. objektiva të
tillë si “ rritja e bashkëpunimit midis organizatave” ose “rritja e përfshirjes së komunitetit” janë të
vështira për t’u matur.

Ndryshimet në qëndrimet ose besimet e njerëzve janë akoma më të vështira për t’u matur. Një
program mund të ketë objektiva të ndryshme, disa prej të cilave janë më të lehta për t’u matur.
Atëherë bëhet joshëse ideja e matjes së objektivave më të lehta dhe nxjerrja e konkluzioneve vetëm
nga këto gjetje (përgjithsimi i tyre).

Por nëse maten lloje të ndryshme klasash ose rastesh, (p.sh. kombinime të objektivave të lidhur me
sjelljen, mjedisin dhe qëndrimet), kjo nuk është legjitime që të bëhet.

Dilema 2: Si të kuptojmë nëse rezultatet e marra rrjedhin nga programet e P. Shëndetësor?

Meqë promocioni shëndetësor është një proçes afat-gjatë, është e vështirë të përcaktohet që
ndryshimet që ndodhin janë pasojë e programeve të promocionit apo të faktorëve të tjerë .
Njohuritë e lidhura me shëndetin, qëndrimet dhe sjellja janë vazhdimisht të ndryshueshme,
panvarësisht programeve të promocionit shëndetësor.

Nga ana tjetër, edhe shoqëritë dhe mjediset janë vazhdimisht në ndryshim për shkak të shumë
faktorëve. Lind pyetja: si do të mund t’i izolojmë ndryshimet që vijnë si rrjedhojë e ndërhyrjeve në
promocion shëndetësor nga faktorët e tjerë? Ka dy përgjigje për këtë problem. Metoda klasike e
provës, eksperimenti, mbështetet në kontrollin e të gjithë faktorëve, pavarësisht nga ai që merret
në studim. Kjo arrihet në mënyrë laboratorike.

Por kjo është e pamundur dhe jo etike të arrihet kur bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve. Për këtë
arsye, në rastin tonë për të bërë vlerësimin, përdoret më shumë metoda e grupeve të kontrollit.

Kështu, formohen dy grupe: njëri është grupi që ka përfituar nga programi i promocionit
shëndetësor dhe tjetri, grupi i kontrollit, është krejt i ngjashëm me grupin e parë, përveç se nuk ka
përfituar nga programi. Faktorë të tillë si mosha, gjinia, dhe klasa sociale, njihen për ndikimin që
kanë në shëndet, prandaj është mirë që grupi i kontrollit të ketë të njëjtat karakteristika si grupi
eksperimental lidhur me këto faktorë.

Ndryshimet që ndodhin në grupin eksperimental dhe që nuk shoqërojnë grupin e kontrollit i


atribuohen programit të promocionit shëndetësor, edhe pse nuk mund të jemi plotësisht të sigurtë,
pasi mund të ketë edhe faktorë të tjerë që kanë influencuar.

Dilema 3: Kur të vlerësojmë?

Programet e promocionit shëndetësor shpesh kanë efekte të ndryshme të cilat bëhen të dukshme
në periudha të ndryshme të ndërhyrjes.

Për shembull, në rastin e një programi parandalues për SKV mund të ketë efektet e mëposhtme:

1. Të përmirësojë njohuritë mbi faktorët e riskut për SKZ.


1. Të bindi më shumë njerëz për të kryer depistime klinike.
2. Të rrisë mbulimin mediatik për SKZ.
3. Të nxiti organizata të ndryshme për të adaptuar politika të shëndetshme, ku përfshihet edhe
parandalimi i SKZ.
4. Të bindë restorantet dhe baret për të siguruar një ushqyerje më të shëndetshme.
5. Të reduktojë vdekjet e parakohshme nga SKZ.
Një vlerësim imediat i këtij programi do të përfshinte vetëm pikën e parë të këtyre efekteve. Një
vlerësim pas 3 muajsh do të identifikonte efektin e dytë dhe të tretë. Efekti i katërt dhe i pestë mund
të bëhen të dukshëm në një vlerësim më të vonshëm, (p.sh. pas 6 muajsh). 6 muaj pas programit,
rritja e pjesëmarrjes në depistimet klinike mund të mos jetë më e dukshme dhe shifrat e
pjesëmarrjes mund të kthehen në nivelet para-programit.

Ulja e mortalitetit mund të mos jetë e dukshme për 5 ose më shumë vite, dhe në këtë kohë këto
rezultate mund të mos i atribuohen më programeve të promocionit shëndetësor. Pra vërehet se ka
vështirësi në përcaktimin e kohës për të bërë vlerësimin. Nëse është e mundur vlerësimi, duhet të
kryhet në periudha të ndryshme kohe gjatë programit, por shpesh kjo s’është e mundur.

Dilema 4: Të njohim atë që na bën të jemi të suksesshëm.

Suksesi në promocion shëndetësor është i komplikuar, sepse qëllimi nuk është thjesht të ndryshojë
njohuritë ose sjelljen, por të ndryshojë determinantët social të shëndetit dhe kjo kërkon vlerësime
kualitative dhe kuantitative. Shembuj të programeve të suksesshme të promocionit shëndetësor në
botë tregojnë se nuk është e pamundur të realizosh me sukses ndërhyrje të tilla.

P.sh në vendet e zhvilluara të Evropës dhe në SHBA ka një përmirësim të ndjeshëm të treguesve të
mortalitetit të fëmijëve nga aksidentet rrugore. Ky përmirësim i dedikohet faktorëve të shumtë, ku
një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe programet e promocionit shëndetësor, të cilat janë
konsideruar si të suksesshme.

Disa nga strategjitë që u dedikohet suksesi po i paraqesim më poshtë:

• Fushatat lidhur me rritjen e përdorimit të helmetës së biçikletës.


• Ulja e shpejtësisë së makinave - nëpërmjet vendosjes së pengesave në rrugë dhe
nëpërmjet legjislacionit.
• Modifikimet mjedisore nëpërmjet skemave inxhinierike;
• Karriget e posaçme për fëmijë.

Vlerësimi kontribuon në zhvillimin e praktikave të promocionit shëndetësor të bazuara në evidenca,


prandaj është një aspekt i rëndësishëm i punës së punonjësve të promocionit. Ai është një aktivitet
praktik i cili ushqen debatin teorik mbi natyrën dhe qëllimin e promocionit shëndetësor. Ky debat
nuk mund të kufizohet vetëm për profesionistët ose tek ata që kanë pushtet financiar apo
menaxhues. Ai duhet të përfshijë mbarë publikun, ata që janë targeti i aktiviteteve të promocionit
shëndetësor. Vlerësimi mund të mendohet si një urë që lidh punonjësit e promocionit me të tjerët,
ku futen edhe klientët, donatorët, menaxherët dhe kolegët. bVlerësimi nuk është një aktivitet i
thjeshtë dhe konsumon burime të cilat mund të shpenzoheshin ndryshe për të bërë promocion
shëndeti.
Prandaj vendimi nëse, kur dhe si të vlerësojmë është i rëndësishëm. Çështja e vlerësimit duhet të
merret në konsideratë që në fillim të programit. Nëse vendoset të kryhet, ai duhet të bëhet në
mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse kjo nuk është e realizueshme, është më mirë që të
pranohet dhe të mos bëhen përpjekje për të vlerësuar. Në një rast të tillë, monitorimi i
vazhdueshëm mund të jetë një nga më të mirat që mund të bëhet. Kjo është e pranueshme, por ka
një dallim midis monitorimit rutinë të aktiviteteve përmes përdorimit të indikatorëve dhe një
vlerësimi të plotë. Është e rëndësishme që të mos ngatërrohen këto të dyja dhe të bëhet e qartë se
cili vlerësim po kryhet.

Lexim: Modelet e promovimit të shëndetit emocional dhe mendor në shkolla

Siç është e njohur gjerësisht kemi një tendencë për ta diskutuar shëndetin mendor në terma të
sëmundjes, çrregullimit ose problemeve mendore. Kjo ka bërë që të zhvlerësohet roli i zhvillimit
pozitiv social dhe emocional si pjesë vitale e shëndetit mendor. Veçanërisht kjo duhet të kihet
parasysh kur flasim për sistemin edukativ dhe shëndetin mendor. Nga kjo del se shëndeti mendor në
sferën edukative duhet të përfshinë promovimin e zhvillimit social dhe emocional si dhe përpjekjet
për të adresuar problemet psiko-sociale si dhe të shëndetit mendor si pengesa madhore në sferën e
të mësuarit. Disa segmente nuk i shohin shkollat si vend të përshtatshëm për intervenime të
shëndetit mendor. Kjo sepse disa mendojnë se mund të marrin kohë prej misionit edukativ, të tjerë
e shohin si një përpjekje të shoqërisë që prek drejtat dhe vlerat e familjes. Po ashtu ekziston edhe
një jo-rehati afatgjatë në popullatën e përgjithshme që e shohin shëndetin mendor vetëm si
sëmundje mendore. Por megjithatë mbizotëruese sot janë konstatimet që shtjellohen në paragrafët
e mëposhtëm.

Në shumë shkolla misioni edukativ kërcënohet për shkak të shumë faktorëve të cilët ndërveprojnë
me të mësuarit dhe performancën e nxënësve. Kjo është arsyeja që në vendet e zhvilluara shkollat
investojnë në programe dhe shërbime ndihmëse edukative. Ndër faktorët e tillë ndërveprues janë
vështirësitë në të mësuar, problemet e sjelljes, emocionale si dhe shëndetësore. Një nga shërbimet
ndihmuese praktike për sistemin edukativ në këtë rast padyshim është strukturimi i shërbimeve
psikologjike në to.

Nga të dhënat e hulumtimeve gjejmë se një në pesë fëmijë dhe adoleshentë përjeton një çrregullim
psikiatrik gjatë rrjedhës së një viti. Një tjetër studim thotë se 5-9 % mund të kenë një çrregullim
serioz emocional me dëmtim funksional serioz. Në këto shifra mund të ndikojnë shumë edhe
kushtet e vështira socio-ekonomike të një vendi. Po ashtu hulumtimet e vendosin edhe një faktorë
me rëndësi siç është prezenca e sjelljeve të rrezikshme. Kështu një vëzhgim i vitit 2001 ka gjetur në
SHBA se 30 % e të rinjve kanë raportuar dehje të rënda episodike, 14 % përdorim të duhanit, 24 %
përdorim të marihuanës në muajin e fundit dhe 9% kanë raportuar përpjekje vetëvrasjeje në 12
muajt dhe së fundi ata japin këtë qëndrim: ―Sistemet shkollore nuk janë për të përmbushur secilën
nevojë të fëmijëve të tyre.

Por kur kjo nevojë direkt e prekë të mësuarit, shkolla duhet të sfidoj këtë. Në vitin 1995 SHBA kanë
krijuar një program federal për aktivitetet e shëndetit mendor në shkolla. Në këtë program kërkohet
nga të gjitha palët relevante që të përparojnë mënyrat në të cilat shkollat dhe komuniteti i
adresojnë brengosjet psikosociale dhe të shëndetit mendor. Në këtë rëndësi i është dhenë
parandalimit dhe përgjigjes së hershme në problemet. Më tej ky program dhe dy qendrat studimore
të krijuara për këtë problem kanë krijuar një agjendë të ndarë me theks në :

- promovimin e zhvillimit social-emocional , parandalimin e problemeve psiko-sociale si dhe


të shëndetit mendor, duke shtuar reziliencën dhe faktorët mbrojtës,
- intervenimin sa më të hershëm në fillimin e problemeve në të mësuar, sjelljeve dhe
emocionale si dhe adresimin e problemeve tjera kronike,
- ndërtimin e kapacitetit të gjithë stafit të shkollës për adresimin e problemeve në të mësuar,
sjelljeve dhe emocionale dhe të promovojnë zhvillimin e shëndetshëm socioemocional, - adresimin
e çështjeve sistemore në shkolla që prekin shëndetin mendor si ankthin e performansës, ngucatjet,
dhunën etj.

Në konferencën e parë evropiane në promovimin e shëndetit në shkollë janë përcaktuar principet


kryesore për promovimin e shëndetit (Greqi, 1997). Në konferencën e dytë evropiane në
promovimin e shëndetit në shkollë të mbajtur në Egmond Aan Zee, në Holandë (2002), është
theksuar rëndësia e partneritetit të sektorit të arsimit me atë të shëndetësisë. Një rrjet siç është The
Schools for Health in Europe netëork ka 43 anëtarë në vendet e rajonit Europian. Shtyllat e
rekomanduara nga ky rrjet përfshijnë: një qasje të orientuar nga veprimi për edukimin shëndetësorë
në kurrikulume, zhvillimin e rregullativave shëndetësore për shkollat, shfrytëzimin efektiv të
shërbimeve shëndetësore etj.

Strategjia e Bashkimit Europian (The EU Health Strategy) (2008-2013) e identifikon shëndetin e


fëmijëve dhe të rinjëve si një prioritet për veprim dhe kjo është konfirmuar edhe me një Rezolutë të
Këshillit të Europës. Kjo bëhet sepse shëndeti i tyre është në rrezik prej stresit, dietave të varfëra,
mungesës së aktiviteteve fizike, seksit të pambrojtur, duhanit, alkoolit dhe keqpërdorimit të
substancave.

Këto grupmosha janë identifikuar si grup caku edhe në Dokumentin e Bardhë të Komisionit për
Shëndet i cili proklamon veprimet politiko-sjëndetësore për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjëve deri
në vitin 2013; duke u bërë kështu prioritet në shumë fusha të politikës së UE. Këta fusha theksojnë
nevojën e hapave deçiziv politik për të realizuar këta prioritete. Veprimet e tilla në nivel të UE
rekomandojnë përfshirjen e ligjvënësve dhe grupeve të interesit përfshirë faktorët nga sektorët e
shëndetësisë, arsimit, social dhe juridik si dhe organizatat civile. Është e qartë se të gjitha sistemet
që mbështesin fëmijët dhe të rinjtë e sidomos sistemi edukativ duhet të brengosen me promovimin
e zhvillimit dhe të mësuarit socio-emocional, sepse:

(1) Problemet e shëndetit mendor dhe ato psikosociale janë faktorë madhor që interferojnë me
performancën efektive shkollore prandaj sistemi edukativ duhet të bëj diçka me ta.
(1) Shkollat në mënyrë të shtuar janë duke u shikuar si të nevojshme për të luajtur një rol më të
madhë në lehtësimin e zhvillimit socio-emocional dhe të mësuarit.
Modelet e shërbimit të promocionit në shkolla

Në vitin 1890 së pari në Filadelfia, u vendosën klinikat e para të psikologjisë në shkolla. Trendet
moderne janë duke shkuar drejt asaj që shërbimet e shëndetit mendor të bazuara në shkollat janë
bërë pikat e para të ofrimit të këtyre shërbimeve. Këta shërbime janë të niveleve të ndryshme: që
nga shërbimet e përkrahjes minimale nga këshilltari shkollor e deri tek shërbimet gjithëpërfshirëse
që kanë programe të integruara të parandalimit, identifikimit dhe të trajtimit në shkollë. Këta
shërbime kanë shumë avantazhe për shkollat, nxënësit dhe familjet e tyre si dhe shoqërinë në
tërësi. Sot disa shkolla kanë kurrikula të shëndetit mendor dhe ju ofrojnë nxënësve shërbime të
gjera përmes profesionistëve të shëndetit mendor dhe atyre social. Shumica e shkollave kanë së
paku një këshilltarë shkollor udhëzues. Përgjithësisht në SHBA ekzistojnë tre modele që nuk e
përjashtojnë njëra tjetrën:

1. Modelet që mbështesin shkollën


a. Punëtorët social, këshilltarët udhëzues si dhe psikologët janë të punësuar direkt nga
shkollat,
a. Njësi të veçanta të shëndetit mendor ekzistojnë brenda sistemit shkollor,
2. Modelet e lidhura me komunitetin
a. Agjencionet e shëndetit mendor japin shërbime direkte në shkolla në shkolla me orar
të jo të plotë ose plotë me kontratë,
a. Profesionistët janë prezent brenda një Qendre Shkollore të Shëndetit ose janë të ftuar
në programet pas-mësimit,

3. Modelet gjithëpërfshirëse, integruara


a. Një model i tillë mund të jetë një program që adreson strategjitë parandaluese, mjedisin
shkollor, skriningun, referimin, edukimin special si dhe çështjet familjare e komunitare duke
dhënë shërbime direkte.
a. Qendrat Shkollore të Shëndetit brenda mjedisit shkollor.

Më tej edhe shumë organizata, komisione parlamentare dhe presidenciale, agjenci etj në SHBA janë
duke krijuar udhëzues dhe rregullative për të përmirësuar dhe zgjeruar këta programe ekzistuese.
Shembuj të tillë janë Akademia Amerikane e Peditrisë-2004, e cila në vitin 2004 konstaton
avantazhet e shërbimeve mendore të vendosura në shkolla; pastaj edhe Asociacioni Amerikan i
Këshilltarëve Shkollor, Asociacioni Kombëtar i Psikologëve Shkollor, Asociacioni Kombëtar i
Punëtorëve Social Shkollor etj.

Qendra për Shëndetin Mendor në shkolla e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxheles propozon një
kornizë të integruar për promovimin e zhvillimit të shëndetshëm dhe adresimin e barrierave ndaj të
mësuarit në atë mënyrë që do ta zgjeronte ndikimin e shëndetit mendor në shkolla. Është e qartë se
përmirësimi i shëndetit mendor në shkolla nuk është një detyrë e lehtë ndoshta do të ngel një
detyrë e pakapërcyeshme derisa autoritetet arsimore nuk e pranojnë realitetin se këta aktivitete
janë esenciale dhe nuk paraqesin një agjendë të ndarë prej misionit në shkolla.

Përkundër gjithë këtyre modeleve edhe udhëzuesve të paraqitura asnjë nga modelet nuk është më i
miri. Gjithashtu studimet i kanë gjetur se këta shërbime janë edhe në aspektin ekonomik më kosto-
efektive se shërbimet e shëndetit mendor të ofruara në komunitet.

Lexim: Promocioni shëndetësor për moshën e tretë (promocioni gerontologjik)

Çështja 1: Permiresimi i shendetit dhe mireqenies te moshes se trete.

Promocioni i shendetit i inkurajon njerezit te monitorojne dhe te permiresojne shendetin e tyre.


Strategjite baze per promovimin e shendetit u hodhen ne Karten e Otaves per promocionin
shendetesor (1986). Qellimet e rritjes se jetegjatesise se shendetshme, permiresimit te cilesise se
jetes per te gjithe, reduktimit te perqindjes se mortalitetit dhe morbiditetit dhe rritjes se
jetegjatesise jane vendosur ne Konferencen Internacionale mbi Popullaten dhe Zhvillimin (1994).
Keto qellime mund te jene te arritshem ne menyre me efektive nepermjet implementimit te
aksioneve te rekomanduara nga ËHO per permiresimin si te shendetit te popullates ashtu dhe
aksesit per nje kujdes shendetesor te pershtatshem. Aktivitetet e promocionit shendetesor dhe
aksesit te barabarte te njerezve te moshuar per kujdesin shendetesor dhe sherbimet e tij qe
perfshijne parandalimin e semundjeve pergjate jetes, jane guri themelor per pleqeri te
shendetshme.

Nje perspektive e jetes perfshin njohjen qe aktivitetet e promocionit te shendetit dhe parandalimit
te semundjeve nevojiten te fokusohen ne ruajtjen e pavaresise, parandalimin dhe vonesen e
semundjeve dhe te paaftesise dhe dhenies se trajtimit, si dhe permiresimi i funksionimit dhe cilesise
se jetes se njerezve te moshuar te cilet tashme kane paaftesi. Mbajtja dhe ngritja e statusit
shendetesor kerkon me teper se aksione specifike qe prekin shendetitn e individit. Shendeti eshte
shume i influencuar nga mjedisi, percaktuesit ekonomik dhe social, duke perfshire mjedisin fizik,
gjeografik, edukimin, profesionin, te ardhurat, statusin social, mbeshtetjen sociale, kulturen dhe
gjinine. Permiresimet ne drejtimin ekonomik dhe social tek njerezit e moshuar do te rezultoje
gjithashtu me permiresime ne shendetin e tyre. Pavaresisht nga permiresimet ne legjislacion dhe
shperndarjen e sherbimeve mundesite e barabarta per grate pergjate kursit te jetes jane akoma te
parealizuara ne shume fusha. Per grate, nje mbeshtetje pergjate jetes per nje mireqenie ne moshen
e pleqerise eshte vecanerisht e rendesishme, meqe ato perballen gjate jetes me pengesa te cilat
kane efekte grumbulluese ne mireqenien e tyre sociale, ekonomike, fizike dhe psikologjike ne vitet e
mevonshme.

Femijet dhe njerezit e moshuar jane me teper te prekshem nga format e ndryshme te ndotjes se
mjedisit se individet ne moshen e ndermjetme, dhe kane me teper mundesi te preken madje dhe ne
nivele te ulta te ndotjes. Kushtet mjekesore si rrjedhoje e ndotjes se mjedisit reduktojne
produktivitetin dhe prekin cilesine e jetes se personave me rritjen e moshes. Kequshqyerja dhe
ushqyerja e varfer gjithashtu i vendosin njerezit e moshuar ne rrezik te pabarabarte dhe mund te
ndikojne ne menyre te demshme ne shendetin dhe vitalitetin e tyre. Shkaqet udheheqese te
semundjeve, paaftesive dhe vdekshmerise ne njerezit e moshuar mund te lehtesohen nepermjet
promocionit te shendetit dhe masave per parandalimin e semundjeve qe perqendrohen nder te
tjera ne ushqyerje, aktivitetin fizik dhe nderprerjen e duhanit.

Objektivi 1: Reduktimi i efekteve grumbulluese te faktoreve qe rrisin rrezikun e semundjeve dhe si


pasoje nje varesi te mundshme ne moshat e vjetra. Veprimet:

(a) Ti jepet prioritet politikave per zhdukjen e varferise, ndermjete te tjerash, permiresimi i
gjendjes shendetesore ose statusit shendetesor te njerezve te moshuar, ne vecanti te
varferve dhe atyre te lene pas dore.
(a) Sigurimi i duhur i kushteve qe lejojne familjet dhe komunitetin te japin kujdes dhe mbrojtje
njerezve qe shkojne duke u mplakur;
(b) Vendosja e targets ne vecanti targets specifik gjinor, per permiresimin e statusit
shendetesor te njerezve te moshuar dhe te reduktoje mortalitetin dhe paaftesine;
(c) Identifikimi dhe drejtimi i faktoreve kryesore mjedisor dhe social – ekonomik qe
kontribuojne ne fillimin e semundjeve dhe paaftesive ne jeten e mevonshme (metejshme);
(d) Fokusimi ne faktoret e medhenj te njohur riskante qe vijne nga nje diete jo e shendetshme,
inaktiviteti fizik, dhe sjellje te tjera jo te shendetshme si duhan pirja, dhe perdorimi i
alkoolit, ne promocionin shendetesor, edukimin shendetesor, politika parandaluese dhe
fushata informimi;
(e) Ndermarrja e veprimeve te hollesishme per parandalimin e perdorimit te alkoolit, reduktimi
i perdorimit te produkteve te duhanit, dhe ekspozimin pa dashje ndaj duhan pirjes ne
promocionin e lenies se duhanit e perdorur ne te gjitha moshat;
(f) Vendosja dhe implementimi i masave legale dhe administrative dhe te organizoje
informimin e popullates dhe promocionin shendetesor, duke perfshire fushata per
reduktimin e ekspozimit ndaj ndotjes se mjedisit nga femijeria e pergjate jetes;
(g) Promocioni i perdorimit te sigurte te te gjitha ilaceve dhe minimizimi i keqperdorjes se
ilaceve nepermjet masave rregulluese dhe edukuese me pjesmarrejn e sektoreve industriale
dhe profesional qe perfshihen;
Objektivi 2; Zhvillimi i politikave per te parandaluar semundjet e shendetit midis njerezve te
moshuar. Veprimet

(a) Percaktimi i nderhyrjeve te hershme per te parandaluar ose shtyre fillimin e semudjeve dhe
te paaftesive;
(a) Promocioni i programeve te imunizimit te te rriturve si nje mase parandaluese;
(b) Sigurimi qe parandalimi paresor specifik gjinor dhe programet e depistimit jane te
mundshem dhe te perballueshem ne njerezit e moshuar;
(c) Dhenia e trajnimeve dhe stimujve per sherbimet shendetesore dhe ato sociale dhe
profesionisteve te shendetit, per te keshilluar dhe drejtuar njerezit qe arrijne moshen e
moshuar per nje jete te shendetshme dhe vete kujdesjeje;
(d) Patja kujdes ndaj rreziqeve qe dalin nga izolimi social dhe semundjet mendore dhe te
reduktohet reziku qe ato shfaqin tek shendeti i njerezve te moshuar duke mbeshtetur
fuqine e komunitetit dhe ndihmen reciproke midis grupeve, duke perfshire shperndarjen e
barabarte dhe programet e vizitave te fqinjeve dhe duke lehtesuar pjesmarrjen aktive te
njerezve te moshuar ne aktivitetet vullnetare;
(e) Promocioni i pjesmarrjes qytetare dhe kulturale te njerezve te moshuar si strategji per te
luftuar izolimin social dhe mbeshtetur fuqizimin;
(f) Implementimi rigoroz dhe riforcimi ku eshte i zbatueshem i standarteve te sigurise
nacionale dhe internacionale qe ka qellim parandalimin e demtimeve ne te gjitha moshat;
(g) Parandalimi i demtimeve pa dashje duke zhvilluar nje kuptim me te mire te shkaqeve te tyre
dhe duke ndermarre masa per te ruajtur kembesoret, implementimin e programeve te
parandalimit te rrezimeve, minimizimi i rreziqeve duke perfshire rrezikun e zjarrit ne shtepi
dhe duke dhene keshilla te sigurta;
(h) Zhvillimi i indikatoreve statistikor ne te gjitha nivelet per semundjet e zakonshme te
njerezve te moshuar per te drejtuar politikat me qellim parandalimin e zhvillimit te
metejshem te semundjeve ne kete grup moshe;
(i) Inkurajimi i njerezve te moshuar per te mbajtur ose adaptuar nje stil jete aktive dhe te
shendetshme, duke perfshire aktivitetin fizik dhe sportin.

Objektivi 3: Aksesi per nje ushqim dhe ushqyerje adekuate per te gjithe njerezit e moshuar.
Veprimet:

(a) Promocioni i aksesit te barabarte per ujin e paster dhe ushqimin e sigurte per njerezit e
moshuar;
(a) Arritja e ushqimit te sigurte duke siguruar furnizime ushqimore te sigurta dhe ushqyese si ne
nivel nacional ashtu edhe internacional. Ne lidhje me kete sigurimi qe ushqimet dhe ilacet
nuk jane perdorur si elemente per presion politik.
(b) Promocioni i nje jetegjatesie te shendetshme dhe ushqyerje e duhur per te vegjelit, me
kujdes te vecante ne sigurine qe nevojat ushqyese specifike per burrat dhe grate pergjate
jetes te arrihen;
(c) Inkurajimi i nje diete te balancuar per te dhene energjite e duhura dhe parandaluar deficitet
makro dhe mikro nutricionale, bazuar kryesisht ne ushqimet lokale ndremjet te tjerash dhe
ne zhvillimin e objektivave nacionale ne lidhje me dieten;
(d) Kushtimi i nje vemendje te vecante mungesave ushqimore dhe semudjeve te lidhura me to
ne pershkrimin dhe implementimin e programeve te promocionit shendetesor dhe atyre te
parandalimit per njerezit e moshuar;
(e) Edukimi i njerezve te moshuar dhe popullates se pergjithshme, duke perfshire dhenesit jo
formal te kujdesit, ne lidhje me nevojat ushqyese specifike te njerezve te moshuar, perfshire
konsumin e ujit te pershtatshem, kalorive, proteinave, vitaminave dhe mineraleve;
(f) Promocioni i nje sherbimi dental te perballueshem per te parandaluar dhe trajtuar
semundjet qe mund te pengojne te ngrenit dhe shkaktojne kequshqyerje;
(g) Perfshirja e nevojave ushqyese specifike per njerezit e moshuar ne curriculat e programeve
te trajnimit per te gjithe profesionistet e shendetesise dhe punetoret e kujdesit qe lidhen
me shendetesine;
(h) Sigurimi i furnizimit te duhur dhe te pershtatshem te ushqimeve dhe ushqyerjes se duhur
per njerezit e moshuar ne spital dhe ne vende te tjera te marrjes se kujdesit;

Çështja 2: Aksesi i barabarte dhe univesal per sherbimet e kujdesit shendetesor

Investimi ne kujdesin shendetesor dhe rehabilitimin e njerezve te moshuar zgjat vitet e


shendetshme dhe aktive te tyre. Qellimi i fundit eshte nje vazhdim i kujdesit qe varion nga
promocioni shendeteor ne parandalimin e semundjeve, ne dhenien e kujdesit shendetesor paresor,
trajtimi i gjendjeve akute, rehabilitimit, kujdesit ne komunitet per problemet shendetesore kronike,
rehabilitimit fizik dhe mental per njerezit e moshuar me paaftesi dhe kujdesi paliativ per njerezit e
moshuar qe vuajne nga semundje te dhimbshme dhe te pakurueshme. Kujdesi efektiv per njerezit e
moshuar nevojitet te perfshije faktoret fizik, mental, social, shpirteror dhe mjedisor.

Kujdesi shendetesor paresor eshte kujdesi shendetesor thelbesor bazuar ne metodat dhe
teknologjine praktike, plotesisht shkencor dhe te pranueshme nga ana sociale, te bera te
pranueshme ne menyre universale per individet dhe familjet ne komunitet nepermjet pjesmarrjes
se tyre te plote, dhe me kosto qe komuniteti dhe vendi mund ta perballojne ta mbajne ne cdo etape
te zhvillimit te tyre, ne shpirtin e vetebesimit dhe vendosmerise. Njerezit e moshuar mund te
provojne barriera financiale, fizike, psikologjike, dhe legale ne sherbimet e kujdesit shendetesor. Ata
mund te hasin edhe diskriminime ne lidhje me moshen, dhe diskriminime te paaftesive te lidhura
me moshen, ne dhenien e sherbimeve pasi trajtimi i tyre mund te nenkuptohet si me me pak vlere
se trajtimi i njerezve te rinj.

Ne e pranojme se problemet e renda te shendetit publik shqetesojne shume vendet ne zhvillim dhe
me pak vendet e zhvilluara, ne menyre te vecante ato me pasoja nga HIV/AIDS, tuberkulozi, malaria
dhe epidemi te tjera. Ne theksojme nevojen per Ëorld Trade Organization Agreement on Trade-
Related Aspects of Intellectual Property Rights te jene pjese e aksionit te gjere nacional dhe
internacional qe adreson keto probleme. Mbrojtja e inteligjences sone eshte e rendesishme per
zhvillimin e ilaceve te reja. Ne gjithashtu pranojme efektet e tyre ne lidhje me cmimin. Ne jemi
dakort qe Ëorld Trade Organization Agreement on Trade- Related Aspects of Intellectual Property
Rights nuk ben dhe nuk duhet te parandaloje Member state per marrjen e masave per te mbrojtur
shendetin e publikut. Prandaj perseritja e angazhimit tone me Agreement, ne pranojme qe
Agreement mund dhe duhet te interpretoje dhe implementoje ne menyre mbeshtetese te drejtat e
qeverive (vendeve) per te mbrojtur shendetin e publikut dhe ne vecanti te promovoje aksesin per
ilace per te gjithe.

Qeverite kane pergjegjesine primare per vendosjen dhe monitorimin e standarteve te kujdesit
shendetesor sic edhe dhenien e kujdesit shendetesor per te gjitha moshat. Bashkepunimi midis
qeverive, shoqerise civile, perfshire edhe organizatat jo qeveritare dhe ato te bazuara ne komunitet,
dhe sektorin privat, perbejne kontribute te vlefshme ne sherbimet dhe kujdesin per njerezit e
moshuar. Eshte vendimtare gjithashtu te pranojme se sherbimet e dhena nga familjet dhe
komuniteti nuk mund te jete nje zevendesues per nje sistem efektiv te shendetit publik.

Objektivi 1: Eleminimi i pabarazive sociale dhe ekonomike bazuar ne moshe, gjine ose ne ndonje
fushe tjeter, duke perfshire edhe barrierat gjuhesore, ne sigurimin qe njerezit e moshuar kane akses
te barabarte dhe universal per kujdesin shendeesor. Veprimet :

(a) Marrja e masave per sigurimin e nje shperndarje te barabarte te burimeve shendetesore
dhe te rehabilitimit per njerezit e moshuar dhe ne vecanti rritja e aksesit per keto burime
nga ana e njerezve te moshuar te cilet jane te varfer, dhe promocioni i shperndarjes se tyre
ne zonat qe paraqiten te varfra sic jane zonat rurale dhe te largeta, perfshire aksesin e
perballueshem per ilacet kryesore dhe masa te tjera terapeutike.
(a) Promocioni i aksesit te barabarte per kujdes per njerezit e moshuar te cilet jane te varfer si
edhe per ata te cilet jetojne ne zonat rurale dhe te largeta, nder te tjera reduktimin ose
eleminimin e pagesave te perdoruesve, pajisja e skemes se sigurimeve, si dhe masa te tjera
mbeshtetese financiare;
(b) Promocioni i aksesit te perballueshm per ilacet kryesore dhe masa te tjera terapeutike;
(c) Edukimi dhe fuqizimi i njerezve te moshuar ne perdorimin efektiv dhe selektimin e
sherbimeve shendetesore dhe rehabilituese;
(d) Implementimi i detyrimeve internacionale per te siguruar aksesin e njerezve te moshuar ne
kujdesin shendetesor paresor pa diskriminime te bazuara ne moshe ose diskriminime te
tjera;
(e) Rritja e aksesit te njerezve te moshuar per kujdesin shendetesor paresor dhe marrja e
hapave per te eleminuar diskriminimin ne kujdesin shendetesor bazuar ne moshe apo forma
te tjera te diskriminimit;
(f) Perdorimi i teknologjise si mjeksia ne televizor, kur eshte i mundshem, mesimin ne distance
per te reduktuar limitimet gjeografike dhe logjistike ne aksesin per kujdesin shendetesor ne
zonat rurale.
Objektivi 2: Zhvillimi dhe fuqizimi i sherbimeve te kujdesit shendetesor paresor per te plotesuar
nevojat e njerezve te moshuar dhe promocioni i perfshirjes se tyre ne proces. Veprimet:

(a) Marrja e masave per dhenien e nje aksesi te barabarte dhe universal per kujdesin
shendetesor paresor dhe vendosja e programeve te shendetit per komunitetin ne lidhje me
njerezit e moshuar;
(a) Mbeshtetja e komunitetit lokal ne dhenien e sherbimeve mbeshtetese per shendetin tek
njerezit e moshuar;
(b) Perfshirja e mjekesise tradicionale ne programet e kujdesit shendetesor paresor atehere kur
jane perfituese dhe te duhura;
(c) Trajnimi i personelit te kujdesit shendetesor dhe social me bazat e gerontologjise dhe
geriartrise;
(d) Inkurajimi ne te gjitha nivelet i iniciativave per mobilizimin e ndermarrjeve private ne
vecanti atyre farmaceutike te investojne ne kerkime qe kane qellim gjetjen e mjeteve
sheruese qe mund te jepen me cmim te perballueshem per semundje qe ne menyre te
vecante prekin njerezit e moshuar ne vendet ne zhvillim, dhe ftojne ËHO te marrin ne
konsiderate permiresimin e bashkepunimit midis sektorit publik dhe privat ne fushen e
kerkimeve ne shendetesi.

Objektivi 3: Zhvillimi i nje kujdesi shnedetesor ne vazhdimesi per te plotesuar nevojat e njerezve te
moshuar. Veprimet:

(a) Zhvillimi i mekanizmave rregullatore ne nivelet e duhura per te vendosur standarte te


pershtatshem te kujdesit shendetesor dhe rehabilitimit per njerezit e moshuar;
(a) Implementimi i strategjive me zhvillim ne komunitet qe percaktojne nje udhezues vleresimi
sistematik te nevojave per planifikim, ekzekutim dhe vleresim te programeve te
shendetesise te bazuara ne lokalitet. Udhezuesi duhet te perfshije kontributet nga njerezit e
moshuar;
(b) Permiresimi i koordinimit te sherbimeve te kujdesit shendetesor paresor, sherbimet e
kujdesit per nje kohe te gjate dhe ato sociale, dhe sherbime te tjera te komunitetit;
(c) Mbeshtetja e dhenies se kujdesit paliativ dhe integrimi i tij brenda kujdesit shendetesor te
plote. Ne lidhje me kete zhvillimi i standarteve per trajnim dhe kujdesin paliativ dhe
inkurajimi mbeshtetjeve shumedisiplinore per te gjithe dhenesit e sherbimeve te kujdesit
paliativ;
(d) Promovimi i vendosjes dhe koordinimit per nje rang sherbimesh ne vazhdimesi te kujdesit,
duke perfshire parandalimin dhe promocionin, kujdesin paresor, kujdesin ne raste akute,
rehabilitimin, kujdesin per nje kohe te gjate dhe kujdesin paliativ, keshtu qe burimet mund
te shperndahen te ne menyre fleksibile per te arritur nevojat e ndryshme per shendet tek
njerezit e moshuar;
(e) Zhvillimi i sherbimeve gerontologjike te specializuara dhe permiresimi i koordinimit te
aktiviteteve te tyre me sherbimet e kujdesit shendetesor paresor dhe ato sociale.

Objektivi 4: Perfshirja e njerezve te moshuar ne zhvillimin dhe fuqizimin e sherbimeve te kujdesit


paresor dhe ato per kohe te gjate. Veprimet:

(a) Perfshirja e njerezve te moshuar ne planifikimin, implementimin dhe vleresimin e


programeve te rehabilitimit, kujdesit shendetesor dhe ato sociale;
(b) Inkurajimi i dhenesve te sherbimeve te kujdesit shendetesor dhe social te perfshijne
plotesisht njerezit e moshuar ne vendim – marrjet e lidhura me kujdesin e tyre;
(c) Promocioni i vetekujdesjes tek njerezit e moshuar dhe maksimizimi i fuqive dhe aftesive te
tyre brenda sherbimeve shendetesore dhe sociale;
(d) Perfshirja e nevojave dhe perceptimeve te njerezve te moshuar ne formimin e politikave
shendetesore.

Çështja 3: Njerezit e moshuar dhe HIV/AIDS

Diagnoza e HIV/AIDS ne njerezit e moshuar eshte e veshtire sepse simptomat e infeksionit mund te
gabohen me sindroma te tjera te imunodeficiences qe ndodhin ne njerezit e moshuar. Njerezit e
moshuar mund te jene ne rrezik te rritur per infeksionin e HIV thjesht, sepse ata jane tipik jo te
drejtuar nga fushatat e informimit te popullates dhe ata nuk perfitojne nga edukimi se si te mbrojne
vetveten.

Objektivi 1: Permiresimi ne vleresimin e impaktit te HIV/AIDS ne shendetin e njerezve te moshuar,


per ata qe jane te infektuar dhe ata qe jane dhenes te kujdesit per njerzit e infektuar ose anetaret e
familjes qe mbijetojne.

Veprimet
(a) Sigurimi dhe shtrirja e perpilimit te te dhenave mbi HIV/AIDS per te lejuar vleresimin e
shtrirjes se infeksionit te HIV/AIDS ne njerezit e moshuar;
(a) Kushtimi i nje kujdesi te vecante personave te moshuar qe kujdesen per pacientet me
HIV/AIDS, duke perfshire mbledhjen e te dhenave cilesore dhe sasiore mbi gjendjen
shendetesor dhe nevojat e ketyre personave te moshuar.
Objektivi 2: Dhenia e informacionit te duhur, trajnimi ne lidhje me aftesite per dhenien e kujdesit,
mjekimi, kujdesi mjekesor, dhe mbeshtetja sociale per njerezit e moshuar qe jetojne me HIV/AIDS
dhe ata qe kujdesen per ta. Veprimet:

(a) Rishikimi si te pershtatshem strategjite e shendetit publik dhe ato te parandalimit qe


pasqyrojne gjendjen epidemiologjike lokale. Informacioni mbi parandalimin dhe rrezikun e
HIV/AIDS per popullaten e pergjithshme duhet te plotesoje nevojat per njerezit e moshuar;
(a) Dhenia e trajnimit per personat e moshuar qe japin kujdes per ti ndihmuar ata te japin
kujdes efektiv dhe duke minimizuar impaktin negativ te mundshem ne shendetin e tyre dhe
mireqenien e tyre.
(b) Sigurimi qe trajtimi i AIDS dhe strategjite mbeshtetese njohin nevojat e njerezve te moshuar
te cilet jane infektuar nga HIV/AIDS.

Objektivi 3: Ngritja dhe njohja e kontributit te njerezve te moshuar ne zhvillimin e rolit te tyre si
dhenes te kujdesit per femijet qe kane semundje kronike, duke perfshire edhe HIV/AIDS, dhe si
zevendesues te prinderve.

Veprimet:

(a) Rishikimi i impaktit ekonomik te HIV/AIDS mbi njerezit e moshuar, ne vecanti ne rolin e tyre
si dhenes te kujdesit, sic eshte pranuar ne deklaraten e angazhuar mbi HIV/AIDS;
(a) Futja e politikave per te siguruar mbeshtetje, , kujdes shendetesor dhe kredi ndaj personave
te moshuar dhenes te kujdeit per ti ndihmuar ata ne plotesimin e nevojave te femijeve dhe
niperve ne perputhje me deklaraten e mijevjecarit;
(b) Forcimi i bshekepunimit ne midis organizatave shteterore dhe organizatave jo qeveritare qe
punojne me femijet, te rinjte dhe te moshuarit ne lidhje me ceshtjet e HIV/AIDS;
(c) Inkurajimi i perpunimit te studimeve per te kuptuar me mire dhe theksuar kontributin e
njerezve te moshuar ne zhvillimet sociale dhe ekonomike ne te gjitha vendet, ne vecanti ato
vende qe jane prekur rende nga HIV/AIDS, dhe shperndarja e gjetjevene nje shtrirje sa me
gjere te jete e mundur.

Çështja 4; Trajnimi i dhenesve te kujdesit dhe profesionisteve te shendetit


Egziston nje nevoje urgjente boterore per te shperndare mundesi edukimi ne fushen e geriartrise
dhe gerontologjise per te gjithe profesionistet e shendetit te cilet punojne me njerezit e moshuar,
dhe per shperndarjen e programeve te edukimit mbi shendetitn dhe njerezit e moshuar per
profesionistet ne sektorin e sherbimit social. Dhenesit e thejshte te kujdesit gjithashtu kane nevoje
per akses mbi trajnimin baze dhe informimin mbi kujdesin ndaj njerezve te moshuar.

Objektivi 1: Pajisja me informacion dhe trajnim te permiresuar per profesionistet dhe


paraprofesionistet e shendetit mbi nevojat e njerezve te moshuar. Veprimet:

(a) Fillimi dhe promocioni i programeve te trajnimit dhe edukimit per profesionistet e
shendetit, profesionistet e kujdesit social, dhe dhenesit e thjeshte te kujdesit, ne sherbimet
per kujdesin e njerezve te moshuar, duke perfshire dhe gerontologji dhe geriartrise, dhe
mbeshtetje per gjithe vendet ne vecanti vendet qe jane ne zhvillim, ne keto perpjekje;
(a) Pajisja e profesionisteve te kujdesit shendetesor dhe atij social me programe te edukimit te
vazhdueshem, me nje pikepamje te nje perqasje te integruar te shendetit, mireqenies
dhe kujdesit per njerezit e moshuar si dhe ne aspektet sociale dhe psikologjike te mplakjes;

(b) Zgjerimi i edukimit profesional ne gerontologji dhe geriarti, duke perfshire perpjekjet e
vacanta per te zgjeruar perfshirjen e studenteve ne gerontplogji dhe geriatri.

Çështja 5: Nevojat e shendetit mendor per njerezit e moshuar

Ne bote, problemet e shendetit mendor jane shkaku madhor i paaftesive dhe reduktimit te cilesise
se jetes. Problemet e shendetit mendor nuk jane nje pasoje e paevitueshme e mplakjes, por nje
rritje sinjifikante ne numer te njerezve te moshuar me semundje mendore mund te priten si
rrjedhoje e moshes se popullates.

Humbje te ndryshme dhe ndryshime te jetes shpesh mund te udheheqin drejt nje grupi
crregullimesh te shendetit mendor te cilat nese nuk diagnostikohen mund te cojne ne mjekime te
papershtatshme, ose ne mos mjekime, dhe/ose institucionalizim klinik jo te nevojshem. Strategjite
per tu perballuar me keto lloj semundjesh perfshijne mjekimin, mbeshtetjen psikologjike, programet
e trajnimit njohes, trajnimi per kujdesin e pjestareve te familjes dhe stafin kujdeses dhe strukturat
specifike te kujdesit te shtruar.

Objektivi 1: Zhvillimi i sherbimeve te kujdesit shendetesor mental ne teresi, nga parandalimi ne


nderhyrjen e hershme, pajisja me sherbimeve trajtuese dhe menazhimi i problemeve te shendetit
mendor ne njerezit e moshuar. Veprimet:
(a) Zhvillimi dhe implementimi i strategjive nacionale dhe lokale te percaktuara per te
permiresuar parandalimin, zbulimin ne kohe dhe trajtimin e semundjeve mendore ne
moshe te vjeter, duke perfshire procedurat diagnostike, mjekimin e duhur, psikoterapine
dhe edukimin per profesionistet dhe dhenesit e thjeshte te kujdesit;
(a) Zhvillimi kur eshte e pershtatshme, i strategjive efektive per te rritur nivelin e cilesise se
vleresimit dhe diagnozen e Alzhaimer dhe crregullimet e tjera te ngjashme ne nje stad te
hershem. Kerkimet ne keto crregullime mund te ndermeret ne nje baze shume disiplinare
qe ploteson nevojat e pacienteve, profesionisteve dhe dhenesve te kujdesit shendetesor;
(b) Pajisja me programe te cilat ndihmojne te semuret me Alzhaimer dhe semundje mendore si
rrjedhoje e shkaqeve te tjera, te jene te zote te jetojne ne shtepi sa me gjate te jete e
mundur dhe ti pergjigjen nevojave te tyre shendetesore;
(c) Zhvillimi i programeve qe mbeshtesin vetendihmen dhe pajisin respite care per pacientet,
familjet dhe dhenesve te tjere te kujdesit;
(d) Zhvillimi i programeve te terapise psikologjike per te asistuar ne riintegrimin e pacienteve te
dale nga spitali;
(e) Zhvillimi i sherbimeve te vazhdueshme te plota ne komunitet per parandalimin
hospitalizimin e panevojshem;
(f) Vendosja e sherbimeve dhe struktura qe pajisin me trajtim dhe siguri dhe qe promovojne
dinjitetin personal per te arritur nevojat e njerezve te moshuar qe vuajne nga crregullime
mendore;
(g) Promovimi i informimit publik rreth simptomave, mjekimit, pasojave dhe prognozen e
semundjeve mendore;
(h) Pajisja me sherbime te shendtit mendor per njerezit e moshuar te cilet rrine per nje kohe te
gjate ne struktura;
(i) Pajisja me trajnime te vazhdueshme per profesionistet e shendetit ne zbulimet dhe
vlersimet e te gjithave crregullimeve mendore dhe te depresionit.

Çështja 6: Njerezit e moshuar dhe paaftesite

Incidenca e demtimit dhe e paaftesive rritet me moshen. Grate e moshuara jane ne vecanti
vulnerabile per paaftesite ne moshe te vjeter si rrjedhoje nder te tjerash e diferences gjinore ne
jetegjatesi dhe semundjeve te ndjeshme dhe pabarazite gjinore pergjate kursit te jetes. Efektet e
demtimeve dhe paaftesise shpesh perkeqesohen nga steriotipet negative ndaj njerezve me paaftesi,
te cilet mund te rezultojne me pritshmeri te uleta per aftesite te tyre dhe ne politika sociale te cilat
nuk lejojne perdorimin e te gjithe mundesive te tyre. Mundesimi i nderhyrjeve dhe mjediseve
mbeshtetes per te gjithe njerezit e moshuar jane thelbesore per te promovuar pavaresine dhe per ti
fuqizuar te moshuarit me paaftesi te marrin pjese ne te gjitha aspektet e shoqerise. Mplakja e
njerezve me paaftesi te njohura eshte nje faktor qe duhet te konsiderohet ne proceset e planifikimit
dhe vendim marrjes.

Objektivi 1: Mbajtja e maksimumit te kapaciteteve funksionale pergjate kursit te jetes dhe


promocioni i pjesmarrjes se plote te njerezve te moshuar me paaftesi.Veprimet:

(a) Sigurimi qe axhenda e politikave nacionale dhe agjensite e koordinimit te programe qe kane
lidhje me paaftesite, te kushtojne vemendje ceshtjeve ne lidhje me paaftesite e njerezve te
moshuar;
(a) Zhvillimi ku eshte e mundur, i politikave lokale dhe nacionale ne lidhje me gjinine dhe
moshen e ndjeshme, te legjislacionit, planeve dhe programeve per trajtimin dhe
parandalimin e paaftesive, marrjes se shendetit, te merren parasysh edhe faktoret mjedisor
dhe social.
(b) Pajisja me sherbime te rehabilitimit mendor dhe psiqik per njerezit e moshuar me paaftesi;
(c) Zhvillimi i programeve te bazuara ne komunitet per ti pajisur me edukim mbi shkaqet e
paaftesive dhe ti informojne se si ti parandalojne ose menaxhojne ato pergjate kursit te
jetes;
(d) Krijimi i standarteve dhe mjediseve miqesore per te moshuarit per te ndihmuar
parandalimin e perkeqesimit te paaftesive.
(e) Inkurajimi i zhvillimit te shtepive per njerezit e moshuar me paaftesi qe redukton barrierrat
si dhe inkurajon pavaresine, dhe kur eshte e mundur krijimi i hapesirave publike,
transportimit, sherbimeve te tjera ashtu si dhe godinat tregtare dhe sherbimet e perdorura
nga popullata e pergjithshme te arritshme edhe per ata;
(f) Inkurajimi per te siguruar kujdesin dhe rehabilitim adekuat dhe teknologjive ndihmese per
njerezit e moshuar me paaftesi per te permbushur nevojat e tyre per sherbime, mbeshtetje
dhe integrim te plote ne shoqeri;
(g) Promovimi ne perputhje me ligjet nderkombetare te zbatueshme, duke perfshire
marreveshjet nderkombetare qe sigurojne aksesibilitet per te gjithe, pa diskriminim, duke
perfshrire shtresat me vulnerabile te popullates, ndaj teknologjive mjekesore dhe
farmaceutike, si dhe perballimin e tyre per te gjithe duke perfshire edhe grupet me pak te
avantazhuara;
(h) Inkurajimi dhe lehtesimi i krijimit te organizatave te vete-ndihmes te njerezve te moshuar
me paaftesi dhe dhenesve te kujdesit te tyre;

You might also like