You are on page 1of 14

Kultura e sigurimeve në Shqipëri:

Sigurim i detyruar apo vullnetar?

Arjana Lleshaj, Amarilda Kulli, Fabiola Llaka dhe Ela Muka

Abstrakt
Sigurimet, si një degë e tregut financiar që shet premtime për t’u ndjerë i sigurt,
është e lidhur ngushtë me perceptimin e individëve ndaj solidaritetit si paraprijës
i të të siguruarit. Ndjenja e solidaritetit ka evoluar si koncept deri në ditët e
sotme dhe pjesë e kulturës së tyre bëhet sigurimi ndaj risqeve të ndryshme në
kompanitë e sigurimit. Solidariteti ka evoluar në atë që ne sot e quajmë sigurim
shoqëror, i cili synon të përmbushë nevojat bazë dhe të ofrojë siguri ndaj humbjes
apo reduktimit të burimeve të jetesës. Prirja për këtë nevojë ndahet në dy grupe:
në sigurim të detyruar dhe sigurim vullnetar. Objektiv tjetër i këtij punimi është
studimi i sigurimit vullnetar dhe sigurimit të detyruar në Shqipëri, krahasimi
ndërmjet tyre dhe studimi i ndikimit të secilit në rritjen ekonomike të vendit.
Për këtë qëllim do të ndërtohet një model ekonometrik, i cili do të nxjerrë në pah
lidhjen që ekziston midis dy llojeve të sigurimit dhe rritjes ekonomike të vendit.
Rezultatet tregonin se shqiptarët, më së shumti, janë të siguruar në skemat e
detyrueshme dhe se ndjenja e solidaritetit ndaj njëri-tjetrit është e zbehtë. Nga
analiza e regresionit të ndërtuar, arritëm në përfundimin se sigurimi i detyruar
ndikon negativisht në rritjen ekonomike, që vjen nga fakti se një pjesë e skemës të
sigurimeve të detyrueshme financohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që sigurimi
vullnetar ka efekt pozitiv në rritjen ekonomike të vendit.
Fjalët kyçe: Solidaritet, sigurim vullnetar, sigurim i detyruar, rritje ekonomike
Klasifikimi JEL: G22, G23, J32 dhe Z10.
Kontakt: Arjana Lleshaj lleshajarjana@yahoo.com

1 Hyrje
Solidariteti ka ekzistuar që në kohët më të hershme edhe në Shqipëri. Njerëzit
kanë qënë më të bashkuar me njëri-tjetrin para vendosjes së kapitalizmit në
vendin tonë. Ata i gjendeshin pranë dhe ndihmonin njerëzit më të afërt dhe
jo vetëm. Me ndryshimin e sistemit ekonomik dhe tregjeve në tërësi individët
janë bërë më individualistë. Individualizmi ka të bëjë me ndjenjën e të qenurit
i fokusuar te interesi personal dhe siguria personale e familjare. Ndërsa një
shoqëri kolektive është më e interesuar për sigurinë e grupit. Por, megjithatë

91 – 104
Konferenca e Pestë e Studentëve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit
këto ndjenja janë ruajtur dhe janë përcjellë ndryshe nga njëra krahinë në
krahinën tjetër e nga njëri individ në tjetrin. Në Shqipëri, ashtu si në gjithë
vendet në zhvillim, është vënë re një nivel besueshmërie e ulët e individëve
në sigurime. Në kulturën e shqiptarëve, më së shumti koncepti i sigurimeve
përfaqësohet nga vetësigurimi, gjithashtu ata nuk sigurohen pa u përballur
me një risk të caktuar.

Ky punim nis me një vështrim mbi literaturën e studiuar në lidhje me


diferencat kulturore dhe kombëtare në qëndrimin ndaj sigurimeve. Më tej,
është bërë një kthim në retrospektivë për të kuptuar fillesat e kulturës së
sigurimeve në Shqipëri.

Kapitulli tjetër ka si fokus kryesor tregun e sigurimeve në Shqipëri. Ai është


një treg në rritje dhe ka ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit, pasi
aktualisht një pjesë e mirë e skemës së sigurimit të detyrueshëm, financohet
nga buxheti i shtetit. Duke pasur parasysh mënyrën e organizimit dhe
funksionimit të tij, sistemi i përgjithshëm aktual i sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore përbëhet nga sigurimi i detyrueshëm, vullnetar, suplementar
dhe nga pensionet shtetërore të posaçme. Por ne, në këtë punim, do të
fokusohemi vetëm në krahasimin teorik dhe praktik të dy llojeve të sigurimit,
të sigurimit të detyruar dhe atij vullnetar.

Punimi vijon me ndërtimin e një modeli ekonometrik, i cili do të nxjerrë në pah


lidhjen që ekziston në Shqipëri, midis sigurimit të detyruar, atij vullnetar dhe
rritjes ekonomike të vendit. Dhe seksioni përmbyllës përfshin konkluzionet
dhe rekomandimet e studimit.

2 Metodologjia
Në këtë studim, janë përdorur të dhëna parësore dhe dytësore. Të dhënat
dytësore që përbëjnë pjësën më të rëndësishmë të dhënavë të përpunuara
janë marrë nga literatura të huaja dhe shqiptare, institucione dhe botime
shkencore. Metoda e studimit është ajo e analizës empirike dhe regresive,
duke ndërtuar një model ekonometrik. Të dhënat janë përpunuar nëpërmjet
programit EViews 7, me qëllim studimin e lidhjes që ekziston mes PPB-së,
sigurimit të detyrueshëm dhe atij vullnetar.

3 Rishikim literature
Sipas organizatës BSA strategjia për të planifikuar përballimin e risqeve
të jetes për të rinjët duhet të jetë:1 “Ji i përgatitur”

3.1 Kultura e të siguruarit


Karakteri territorial i sigurimeve shpjegon se skemat kombëtare apo rajonale
të sigurimeve janë zhvilluar secili në mënyrën e vet. Këto skema pasqyrojnë në

1 Boy Scout America


92
Arjana Lleshaj, Amarilda Kulli, Fabiola Llaka dhe Ela Muka
vetvete trashëgiminë ekonomike, politike, sociale, gjeografike dhe kulturore
të çdo territori. Pavarësisht nga fakti që një territor i caktuar mund të ndikojë
me shembullin e tij tek një tjetër, nuk mund të thuhet se gjenden dy territore
që të kenë një skemë të vetme sigurimi tërësisht të ngjashëm.

Sipas studim (Hofstede, 1995) ku krahasohen ndikimet e elementeve nacional


në kulturën e të siguruarve bëhet krahasimi mes Hollandës dhe vendeve të
tjera të Europës Perendimore.

Sigurimi është një produkt, i cili ka vlerë të ndryshme për individë të


ndryshëm dhe ky vlerësim është subjektiv për të siguruarin. Meqënëse, siç
shprehen studiuesit, njerëzit blejnë nje ndjenjë sigurie, perceptimi dhe nevoja
për këtë produkt janë të ndryshme. Por edhe brenda grupeve apo kategorive
të personave, gjejmë diferenca në perceptimin dhe kulturën e sigurimeve.
Kultura të ndryshme shfaqin sjellje të ndryshme në raport me sigurimet dhe
sipas studiuesve janë disa elementë që e dallojnë një nacionalitet në këtë
këndëvështrim.Vende të ndryshme demostrojnë vlera dhe qasje të ndryshme
kundrejt familjes, qeverisë, ligjit apo marëdhënieve shoqërore.

Padyshim që edhe niveli i zhvillimit të tregut të sigurimeve ndikon në


perceptimin dhe kulturën e një vendi ndaj sigurimeve. Por dallohen këto
aspekte kryesore që diferencojnë kulturat e ndryshme në raport me sigurimet:

Solidariteti

Solidariteti në një shoqëri nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin e të qenurit


solidar ndaj një grupi të caktuar apo një rasti specifik, por në përgjithësi sa
solidar janë njerëzit ndaj të gjithëve. Kjo, së pari, tregon sa tolerantë janë
individët e një shoqërie dhe, në njëfarë mënyre, kjo reflektohet edhe nga
politikat sociale që një vend ndjek. Vendet si Hollanda dhe Suedia paraqiten
si vende me ndjenjë shumë të lartë solidariteti. Në vendet me ndjenjë të
lartë solidariteti, skemat sociale kanë nivel të lartë të mirëfunksionimit dhe
bëjnë një ”rishpërndarje” të sigurisë nacionale te të gjithë shtetasit. Në këtë
kontekst vlera që merr solidariteti në kultura të tilla përbën të kundërtën e
hazardit moral të solidaritetit. Kjo eleminon mundësinë që grupe të caktuara
të përfitojnë dhe ulin riskun e tyre duke e transferuar padrejtësisht te të
tjerët. Po ashtu në kulturat me solidaritet të lartë sigurimi nga katastrofat,
në fund të fundit, cilësohet si përgjegjësi e qeverisë.

Megjithatë sigurimi privat ofron mbrojtje më të mirë dhe pagesa më të larta


në rast dëmesh.

Në vendet ku solidariteti është një vlerë themelore e shoqërisë, komuniteti dhe


shoqëria në përgjithësi ndihen përgjegjës për raste të dëmeve katastrofike,
dhe nuk është e vështirë që një palë e caktuar qeverisëse te mbajë përgjegjësi.
Kjo e bën shoqërinë më të sigurt dhe të pavarur edhe nga risqet politike.

93
Konferenca e Pestë e Studentëve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Pavarësia, një tipar i kulturës së një vendi

Diferencat kulturore mes vendeve mund të shikohen edhe si dimension i


individualizmit ndaj kolektivizmit. Individualizmi ka të bëjë me ndjenjën e
të qenurit i fokusuar te interesi personal dhe siguria personale e familjare.
Ndërsa një shoqëri kolektive është më interesuar për sigurinë e grupit.

Ecuria ndër vite ka treguar se me rritjen e të ardhurave (Hofstede, 1995) në një


shtet bën që kultura e një vendi të lëvizë më shumë drejt individualizmit. Por
kjo nuk do të thotë që gjithë vendet me të ardhura të larta janë individualiste.
Vendet me individualizëm të lartë cilësohen vendet anglosaksone, SHBA dhe
Hollanda. Ndërsa si vendet me pak individualiste, nga studimi në fjalë, dolën
vende si Suedia, Franca, Norvegjia, Zvicra, Gjermania dhe Austria, edhe pse
janë vende me nivel shumë të lartë jetese dhe të ardhurash. Italia, Belgjika
dhe Danimarka janë shtete të Europës Perendimore që qëndrojnë në mes dy
grupeve.

Në shoqëritë me individualizëm të lartë shteti nuk mund të kërkojë shumë nga


qytetarët, ndërsa në vendet me individualizëm më të vogël shërbimet sociale
janë më të forta. Në përgjithësi vendet me individualizëm të ulët e shohin më
të thjeshtë procesin e sigurimit privat se shoqëritë me individualizëm të lartë.
Tendenca për parashikueshmëri si tipar i kulturës së një kombi

Në bazë të kulturës së një nacionaliteti ndryshon dhe nevoja për


parashikueshmëri risqesh. Nevoja për parashikime është relativisht e lartë
në vende si Belgjika, Franca, Spanja, Italia, Gjermania dhe Zvicra; është
relativisht i vogël në vende si Suedia, Danimarka, Anglia; ndërsa Hollanda
dhe Norvegjia zënë një pozicion mesatar.

Në kulturat ku tendenca për parashikueshmëri është e lartë, koncepti i


shtetit (Oscan & Shkurti, 2014) është i rëndësishëm dhe qytetarët presin
sigurim nga ai, ndërsa vendet me nevojë për parashikueshmëri të ulët, kanë
tendencën të vetësigurohen. Sistemet e sigurimit janë rrjedhojë e vlerave
kombëtare të një vendi. Kulturat mund të konvergjojnë me njëra-tjetrën, për
shembull një pjesë e madhe e nacionaliteteve shikojnë programe televizive
amerikane, por emocioni që ato përcjellin te secili nuk është i njëjtë, po ashtu
dhe mënyra e marrjes së informacionit. Intensifikimi i komunikimit terheq
kulturat e vendeve të ndryshme drejt konvergjences sikurse mund t’i forcojë
ato të ndara si identitete të ndara.

Sipas studimit (Ajayi, 2013) shkalla e depërtimit të sigurimit në Afrikë është


shumë e ulët dhe disa arsye kanë penguar avancimin e zhvillimit të tregut të
sigurimeve kanë qenë:
o njerëzit nuk kanë besim ofruesit e shërbimeve financiare, kjo është
tipike për vendet në zhvillim;
94
Arjana Lleshaj, Amarilda Kulli, Fabiola Llaka dhe Ela Muka
o duke pasur parasysh sa të varfër afrikanët janë dhe sa jo sfiduese
janë mjediset e biznesit, nuk ka nxitje të mjaftueshme për kompanitë
multinacionale të hyjnë në tregjet afrikane dhe të zhvillojnë sektorin;

o ka një mungesë të një informacionit të besueshëm, duke e bërë atë


shumë të vështirë për t’u vlerësuar nga njerëzit;

o sistemet ligjore dhe gjyqësore janë të ”varfër” dhe të korruptuara;

o ekziston një mungesë e kapitalit njerëzor dhe të ekspertizës, etj.

Këto arsye mund të shikohen edhe në kontekstin e vendit tonë. Gjendja


politike, shoqërore dhe ekonomike bënë që këto faktorë të diktojnë nivelin e
zhvillimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri.

Por, studime të tjera janë bërë edhe për vendin tonë. Meqenëse dy tregjet
kryesore të sigurimeve mbeten ai shoqëror dhe shëndetësor, individët
sigurohen më shumë në këto skema edhe pa pasur informacion të plotë për
to. Kjo është pasojë e kulturës së dobët mbi tregjet dhe format e sigurimit.
Në përgjithësi, kur flasim për risqet shëndetsore dhe kur njerëzit përballen
me një sëmundje dhe një nevojë urgjente për të marrë trajtim, ata nuk
janë në gjendje të zgjedhin se ku ata duhet të shkojnë për të kërkuar këtë
trajtim. (Uruçi & Scalera, 2014) Pas një përvoje të dobët në tregun privat të
sigurimeve, shumë shqiptarë ishin të zhgënjyer dhe të adresuar në gjykata
dhe depozituar qindra ose mijëra padive kundër shoqërive të sigurimit në
Shqipëri. Përveç pasurimit personal, i cili arrin shifra të mëdha, ata kanë
shkaktuar edhe një mijë e një probleme për treg. Pas 20 viteve demokraci,
ku sektori privat ka bërë çdo gjë në interes të tyre, qytetarët i janë drejtuar
përsëri sigurimit publik. Sipas studimit janë kontaktuar shumë konsumatorë
të kompanive private të sigurimit dhe shumë prej tyre janë të pakënaqur nga
shërbimet e këtyre kompanive. Në rastin më të keq, ata thonë:
“... Është më mirë nëse shteti merr paratë tona të sigurimit, se sa të
shkojnë për të pasuruar padrejtësisht bosët kombëtare ose të huaj. Ata
përdorin të gjitha mjetet për të mos na paguar, ose që të paguajnë sa
më pak të jetë e mundur dhe shumë vonë, duke shkaktuar edhe dëm
psikologjik... “.

Me fjalë të tjera, tregu i shëndetit publik ofron më shumë siguri për qytetarët.
(Uruçi & Scalera, 2014)

Tregu i sigurimeve
Për shkak të rëndësisë së tij, gjithnjë e më shumë tregu i sigurimeve ka qenë
objekt i studimeve dhe kërkimeve shkencore në mënyra dhe forma të larmishme.
Ai është studiuar nga studiues të ndryshëm duke patur si qëllim lidhjen dhe
efektin e tij me aspekte të ndryshme të ekonomisë së një vëndi. Sume studime

95
Konferenca e Pestë e Studentëve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit
janë zhvilluar mbi lidhjen e tregut të sigurimeve me rritjen ekonomike.
Oke (2012) analizon lidhjen afatshkurtër dhe afatgjatë ndërmjet rritjes
ekonomike dhe zhvillimit të tregut të sigurimeve në Nigeri, përgjatë
periudhës 1985 dhe 2009. Rritja ekonomike rezultoi si variabël i varur dhe
u mat nëpërmjet GDP, ndërsa zhvillimi i tregut të sigurimeve u mat me anë
të numrit të kompanive të sigurimit, primit të sigurimit të jetës, primit të
sigurimit të jo-jetës, investimit total të sigurimeve dhe normës së inflacionit.
Rezultatet treguan që zhvillimi i tregut të sigurimeve ndikonte në rritjen
ekonomike të Nigerisë, por jo aq sa pritej, për shkak edhe të faktorëve socialë,
sjelljes dhe kulturës në sigurime. Rekomandimet ishin që Nigeria duhet të
krijojë një mjedis më të miqësor për zhvillimin e aktivitetit të sigurimeve
dhe gjithashtu kompanitë e sigurimit duhet të përshtasin më mirë policat e
sigurimit me klientët e tyre.
Marijuana, et al. (2009) ekzaminon lidhjen midis rritjes ekonomike dhe
zhvillimit të tregut të sigurimeve të 10 vendeve në tranzicion, anëtare të BE,
gjatë viteve 1992-2007. Tri variabla si: sigurimi i jetës, jo-jetës dhe sigurimi
total u përdorën për të parë ndikimin e tyre në faktorët e rritjes ekonomike
si: edukimi, investimi, kredia bankare, kapitalizimi i aksioneve. Konkluzioni
kryesor i këtij punimi ishte që zhvillimi i tregut të sigurimeve ka ndikim
statistikisht të rëndësishëm dhe pozitiv në rritjen ekonomike.
Haiss dhe Sümegi (2006) trajton empirikisht lidhjen sigurime - rritje
ekonomike, bazuar në të dhënat e mbledhura nga 29 vende europiane,
përgjatë periudhës 1992-2004. Autorët përdorën analizën e regresionit, duke
ndërtuar një model të tipit panel, nga i cili rezultoi një lidhje e dobët midis
sigurimit të jetës (tregut të sigurimeve) dhe rritjes ekonomike, e ngjashme
kjo edhe me sektorin bankar dhe atë kapital.
Po ashtu, kërkime rreth tregut të sigurimeve janë kryer edhe në Shqipëri. Dy
nga studimet që kemi përzgjedhur janë:
Punimi i realizuar nga Ira Lito, Erisela Ozuni, Nevila Late në 2014, me qëllim
analizën dhe modelimin e faktorëve që ndikojnë në tregun e sigurimeve në
Shqipëri. Modeli për shpenzimet në sigurimet shoqërore varej nga pensionet
në fshat (PF), ndihma ekonomike (NE) dhe nga pagesa e papunësisë (PPAP).
Ekuacioni i përftuar është:

dlog(SH) = 0.098 + 0.490 dlog(PF) - 0.067 dlog(NE) + 0.072 dlog(PPAP)

Vlerat pozitive para koeficienteve tregojnë se rritja e tyre ndikon në rritjen e


shpenzimeve, ndërsa vlerat negative pranë koeficentëve tregojnë se rritja e
tyre shkakton zvogëlim të shpenzimeve
Studimi i kryer nga Anita Dogani në 2014, me temë “Krijimi i Tregut Privat
të Sigurimeve Shoqërore (Fondet Private Të Pensioneve)”, e cila kishte
synim rishikimin e sistemit të sigurimeve në përgjithësi dhe të sistemit
të pensioneve, në veçanti. Konkluzionet e arritura ishin: skema aktuale e
pensioneve kishte disa probleme, ku më kryesori ishte sistemi “Pay as you
96
Arjana Lleshaj, Amarilda Kulli, Fabiola Llaka dhe Ela Muka
go”, që në rastin e Shqipërisë, raporti kontribues/përfitues është i ulët. Kjo
sepse në Shqipëri, një pjesë kujdesen vetë për prindërit e tyre, duke mos i
krijuar atyre një pension dhe numri i kontribuesve është i vogël, ndikuar
dhe nga papunësia e lartë. Ndërsa në aspektin e sigurimit vullnetar, autorja
arriti në përfundimin se në Shqipëri është vështirë të zhvillohet pasi sistemi
financiar jo shumë i zhvilluar dhe se nuk ekziston një kulturë e mirëfilltë
sigurimi, si pasojë e mungesës së besimit nga skemat piramidale të 1997.

4 Kultura dhe solidariteti shqiptar ndër vite


Çdo popull manifeston disa vlera kulturore karakteristike për të, që e bëjnë
të dallueshëm dhe të evidentohet nëpërmjet tyre nga popujt e tjerë. Vlerat
kulturore sipas përkufizimit të R. William janë kritere të përgjithshme,
nëpërmjet të cilave anëtarët e të njëjtës kulturë përcaktojnë se ç’është
e dëshirueshme ose e padëshirueshme, e mirë ose e keqe, e bukur ose e
shëmtuar për ta. Edhe ne si shqiptarë manifestojmë vlera të ndryshme
kulturore që na bëjnë të krenohemi me to në mbarë botën. Një ndër këto
vlera është edhe solidariteti që ne shfaqim në shoqëri. Solidariteti është një
vlerë,që i ka karakerizuar shqiptarët që në kohët ku trojet tona quheshin
Iliri. Kjo e fundit është një vlerë, e cila rrjedh nga mënyra e sjelljes së qenies
njerëzore në një komunitet të caktuar, pra nga koncepti që ne kemi për
‘tjetrin’. Kultura tradicionale shqiptare tregon se koncepti i këtij populli për
«tjetrin» nuk është armiqësor, qoftë edhe atëherë kur duhet të jetë. Kemi
raste të pafundme që dëshmojnë për ndjenjën e solidaritetit që e karakterizon
këtë popull. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ne ofruam strehë dhe ushqim
për muhaxhirët boshnjake, edhe pse vetë vendi ynë ndodhej në kushte të
mjerueshme. Gjithashtu, edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne strehuam
hebrenjtë e dëbuar nga Europa apo vendet e tjera dhe ishim një ndër të paktat
vende në të cilën hebrenjtë nuk u persektuan. Shumë vullnetarë shqiptarë iu
bashkuan luftës edhe për çlirimin e Spanjës. Kur kapitulloi ushtria fashiste,
shqiptarët i strehuan ushtarët italiane derisa ata të riatdhesoheshin.
Solidariteti i shqiptarëve ndaj popujve të tjerë shfaqet edhe më herët, duke
filluar që nga luftërat ndërballkanike për tu mbrojtur nga pushtimi turk apo
dhe në luftërat ndëretnike mes vetë popujve të Ballkanit Bota e pa me sytë
e saj në vitet 1999 që në Shqipëri u strehuan me mijëra kosovarë të cilët u
dëbuan nga trojet e tyre (jo vetëm në vitet 1999, por gjatë gjithë 100 viteve
të fundit).

Por solidariteti i këtij populli i ka rrënjët e thella dhe nuk dëshmohet vetëm
në kohë luftërash. Në Shqipëri kanë bashkëjetuar dhe bashkëjetojnë në një
tolencë disa komunitete fetare, pa paraqitur ndonjë incident apo konflikt
të konsiderueshëm. Siçe ka thënë edhe Pashko Vaso (Vaso Pashko) ‘Feja e
shqiptarit është shqiptaria’, e cila është një nga shprehjet më emblematike
që vjen pikërisht nga rilindja. Kjo tregon një dëshmi të qartë të solidaritetit
të këtij kombi. Por pavarësisht kësaj, a ishin shqiptarët solidarë me njëri-
tjetrin?
97
Konferenca e Pestë e Studentëve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Nga gojëdhënat dhe nga historitë e treguara nga më të vjetërit kemi raste
që tregojnë që shqiptarët në kohë të vështira i gjendeshin pranë njëri-tjetrit.
Tregu i sigurimeve në Shqipëri është shumë i ri (ai filloi të zhvillohej vetëm
pas viteve 1990), kështu që për individët, sigurimi pranë një kompanie
sigurimi nuk njihej fare. E vetmja mënyrë në raste fatkeqësish ishin ndihma
nga të afërmit apo banorët e tjerë.

Disa vlera ndryshojnë dhe në Shqipëri, ku ndryshimi më i madh i vlerave


ndodhi me kalimin nga komunizmi në demokraci. Solidariteti - ndjenja e
komunitetit, e cila fatkeqësisht duke qenë se ishte aplikuar me doza ekstreme
dhe detyruese gjatë komunizmit, pothuaj u zhduk me ardhjen e demokracisë.
Komunizmi i mëshoi fort ndjenjës së komunitetit, solidaritetit të njerëzve me
njëri-tjetrin. I bëri njerëzit të bashkoheshin me hir e me pahir në kooperativa,
të ndihmonin njëri-tjetrin në shkollë e në punë, të ndanin kohën e lirë së
bashku në punë vullnetare etj. Kështu njerëzit e shikonin njëri-tjetrin si
familje dhe udhëheqësin e tyre si baba. Pikërisht ky keqpërdorim i ndjenjës
së komunitetit, solidaritetit mes njerëzve, bëri që kjo vlerë të përbuzej
totalisht me ardhjen e demokracisë. Ka plot shembuj që tregojnë se ndjenja
e komuniteti – solidariteti sot nuk është më një vlerë kulturore e jona, sepse
e mohuam si një gjë komuniste. Sot janë rralluar rastet kur njerëzit e një
komuniteti bashkohen për të zgjidhur problemet e përbashkëta ose jo. Mund
të përmenden rastet ku institucionet fetare ndihmojnë njerëzit në nevojë apo
ku një personazh publik bën një thirrje publike për ndihmë.

Aktualisht, tregu i sigurimeve e në Shqipëri ka problemet e veta. Problemet


më të rëndësishme dhe me vlerë për t’u përmendur janë:

• Ekziston një mungesë e kulturës së sigurimit në mesin e bizneseve dhe


individëve. Kjo mund të jetë për shkak të mungesës së arsimit, informim-
it dhe edhe niveli i ulët i të ardhurave.

• Shpenzimet për sigurim janë konsideruar si shpenzime jo të denja. Qeve-


ria nuk luan një rol aktiv në informimin, edukimin, dhe duke bërë njerëzit
të kuptojnë vlera e sigurimit kundër çdo rreziku të mundshëm.

• Raporti i ulët i dëmeve të paguara për të primeve të mbledhura është një


tjetër problem i madh i tregut të sigurimeve. Kjo ka kontribuar në besu-
eshmërinë më të vogël në kompanitë e sigurimit.

• Për shkak të liberalizimit të tregu i sigurimeve, kompanitë e sigurimeve


kanë vendosur shpesh çmime të ndryshme për të njëjtën kategori të au-
tomjeteve. Kjo ka çuar në konkurrencë të pandershme. Primet priren të
jenë më të ulëta se sa duhet të jenë, kjo gjë shkakton një rënie në pretend-
imet e paguara, qoftë në vlerë më të ulët ose nuk janë paguar fare.

Përkundër problemeve, tregu i sigurimeve në Shqipëri ka potenciale për rritjen


dhe zhvillim.

98
Arjana Lleshaj, Amarilda Kulli, Fabiola Llaka dhe Ela Muka

5 Sigurim i detyruar vs sigurim vullnetar


Në këtë kapitull janë vënë përballë njëri-tjetrit sigurimi i detyruar dhe ai
vullnetar, duke nxjerrë në pah avantazhet e disavantazhet e tyre. Sigurimi i
detyruar në Shqipëri ofrohet vetëm nëpërmjet skemës publike, ndërkohë që
sigurimi vullnetar mund të jetë edhe publik, edhe privat. Pra, skema private
mbetet vetëm në formë vullnetare. Nevoja për sigurim vullnetar ka lindur
si pasojë e mosfunksionimit siç duhet të skemës publike të kontributeve të
detyrueshme.

Disa nga arsyet që tregojnë përse skema publike ka rezultuar jo efiçiente


janë:

 Problemet e skemës “pay-as-you-go”:

Në rastin e Shqipërisë, raporti kontribues/përfitues është i ulët, pasi ky system


bazohet te harmonia midis gjeneratave dhe në vendin tonë kontribuesit sa
vijnë e zvogëlohen në numër, për shkak të plakjes së popullsisë. Pritet që
edhe në vijim ky raport të përkeqësohet.

 Të ardhura mesatare të ulëta

Shqipëria renditet e fundit në lidhje me rajonin për pagën mesatare, duke


sjellë në këtë mënyrë më pak kontribute për sigurimet shoqërore, që do
të thotë nevojë për financim shtesë nga buxheti i shtetit dhe pensione të
pamjaftueshme.

 Norma e lartë e papunësisë

Norma e lartë e papunësisë rreth 17% çon në një numër të ulët kontribuesish,
gjë e cila përkthehet në të ardhura mesatare më të ulëta.

 Evazioni fiskal

Evazioni fiskal në Shqipëri shënon norma të larta, pasi pothuajse të gjitha


bizneset, për të shmangur kontributet e sigurimeve shoqërore, i deklarojnë
shumicën e punonjësve me pagë minimale. Pikërisht, kjo ishte dhe arsyeja
pse në 2015, paga minimale u rrit në 22000 lekë, me qëllim që të mblidheshin
më tepër kontribute.

 Emigrimi

Emigrimi ka ndikuar, sepse një pjesë e mirë e shqiptarëve punojnë në


emigracion, duke çuar kështu në mosdeklarimin e të ardhurave dhe në
mospagimin e kontributeve në Shqipëri, por derdhjen e tyre në shtetet ku ata
jetojnë e punojnë.

6 Modeli ekonometrik dhe interpretimi i rezultateve


Studimet empirike tregojnë se tregu i sigurimeve është i prirur të jetë më
99
Konferenca e Pestë e Studentëve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit
i zhvilluar në vendet e zhvilluara. Pra, ekziston një lidhje midis ecurisë së
tij dhe ecurisë ekonomike të vendit. Siç u pa dhe nga rishikimi i literaturës
për studimin e kësaj lidhje janë përdorur metodologji të ndryshme. Në këtë
punim, synohet studimi i kësaj lidhjeje me anë të një regresi të thjeshtë midis
tregut të sigurimeve dhe rritjes ekonomike. Në studim janë marrë të dhënat
vjetore mbi sigurimin e detyruar/vullnetar dhe rritjen ekonomike vjetore për
periudhën 2003 - 2014.
Variabli i varur: Rritja ekonomike ka të bëjë me rritjen e PBB reale çdo vit,
në të cilën ndikojnë faktorë të ndryshëm, por analiza jonë fokusohet vetëm
në ndikimin që mund të ketë tregu i sigurimeve, duke e ndarë në ndikimin
që vjen nga sigurimi i detyrueshëm dhe nga ai vullnetar. Variabli i pavarur:
Tregu i sigurimeve, të cilin e kemi ndarë në dy komponentë që janë: sigurimi
i detyrueshëm dhe sigurimi vullnetar në varësi të temës për të krijuar një ide
se cila nga këto dy lloje ka ndikim më të madh në rritjen ekonomike.

Të dhënat janë siguruar nga ISSH, Banka Botërore, AMF dhe Banka e
Shqipërisë, të cilat i kemi paraqitur grafikisht më poshtë.

Grafiku 3: Paraqitja grafike e vlerave të dy variablave (a) Burimi: AMF,


raporti vjetor 2015 (AMF, 2015)

(b) Burimi: Banka Botërore (Anon., 2016)

100
Arjana Lleshaj, Amarilda Kulli, Fabiola Llaka dhe Ela Muka
Ekstremet e primeve përgjatë 2003-2014 janë: Primi i sigurimit të detyrueshëm
ka arritur minimumin e tij në 2004 prej 1968 mln lekë dhe maksimumin e
tij në 2014 prej 6919.2 mln lekë, ndërsa primi i sigurimit vullnetar ka pasur
vlerën më të ulët në 2004 prej 1043 mln lekë dhe atë maksimale në 2013
prej 4672 mln lekë. Rritja ekonomike ka arritur ekstremet e saj në 2008 me
vlerën më të lartë prej 7.5% dhe më të ulët në 1.1% në 2013. Sic vëmë re,
nga analiza grafiket nuk është se mund të kuptojmë ndonjë lidhje të fortë
të tendencave midis variablave, por shohim se ka një tendencë qe variablat
të ndjekin njëra tjetrën. Por, për të qenë më të saktë për këtë lidhje do të
përdorim analizën regresive, nëpërmjet programit EViews7, për gjenerimin e
modelit ekonometrik.

7 Testimi i rëndësisë globale të modelit


Le të ndërtojmë modelin me këto variabla dhe të testojmë rëndësinë e tij.

Tabela 4: Rezultatet e lidhjes midis variablave gjeneruar nga EViews7

Variable Coefficient Std. Error t-Statistic Prob.


C 0.037725 0.007473 5.047881 0.0010
SD -0.011059 0.022956 -3.481756 0.0429
SV 0.028901 0.022057 4.310302 0.0265
R-squared 0.284354
Adjusted R-squared 0.219558
F-statistic 7.904088
Prob(F-statistic) 0.192595

Sipas tabelës, shohim që Fv=7.9 > Fk, pra H0 bie poshtë dhe modeli është
statistikisht i rëndësishëm. Vëmë re që R2= 28.4%, që do të thotë që 28.4%
e variacionit të rritjes ekonomike shpjegohet nga variacioni sigurimit të
detyrueshëm dhe vullnetar ndërsa 71.6% nga faktorë të tjerë të papërfshirë
në model.

Përveç rëndësisë së modelit, nëpërmjet këtij testi, gjenerojmë edhe ekuacionin


e regresit të thjeshtë, të cilin do ta interpretojmë më poshtë:
RRE = 0.0378 - 0.011*SD + 0.0289*SV

Atëherë themi që, nëse sigurimi i detyrueshëm rritet me një njësi dhe
sigurimi i vullnetar mbetet konstant, rritja ekonomike do të ulet me 0.011
njësi. Pra, kemi një lidhje të moderuar negative e cila vjen nga fakti që një
pjesë e skemës të sigurimeve të detyrueshme financohet nga buxheti i shtetit
duke çuar kështu në një efekt neto negativ mbi ekonominë tonë. Ndërsa për
sigurimin vullnetar, nëse rritet me një njësi dhe kur sigurimi detyruar nuk
ndryshon, rritja ekonomike do të rritet me 0.0289 njësi. Siç shohim, sigurimi
101
Konferenca e Pestë e Studentëve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit
vullnetar ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit tonë.

8 Konkluzione
• Kultura e sigurimeve, në nacionalitete të ndryshme, është studiuar
në tre aspekte dalluese: solidariteti, individualizmi/kolektivizmi, ten-
denca për parashikueshmëri të risqeve.

• Fillesat e sigurimeve në kulturën shqiptare gjenden në ndjenjën e


solidaritetit, e cila është më e theksuar te mosha e tretë, ndërsa te më
të rinjtë ekziston më shumë koncepti modern i sigurimeve.

• Shqiptarët shprehen që kanë informacion rreth kompanive të sig-


urimit, por arsyet që ende i mbajnë larg janë primet e larta dhe
mungesa e besimit.

• Reforma në sigurime shoqërore që kanë rëndësi tepër të madhe, janë


ato reforma, që mbrojnë pensionistët e ardhshëm pasi numri i kon-
tribuesve do të vijë duke u ulur për shkak të plakjes së popullsisë dhe
skema “Pay as you go” mund të ketë probleme.

• Përkrah sigurimit të detyrueshëm të sigurimeve shoqërore, për çdo


shqiptar brenda dhe jashtë vendit, kemi dhe sigurimin vullnetar
për ata individë që duan të plotësojnë vitet e sigurimit apo të rrisin
kontributet e tyre për një përfitim më të lartë.

• Kontributet vullnetare sjellin avantazhe në sigurimet shoqërore, pasi


krijojnë një fond afatgjatë kursimesh, gjë të cilën skema aktuale “Pay
as you go” nuk e mundëson.

• Skema aktuale e sigurimit të detyrueshëm të pensioneve është joe-


fiçiente për disa arsye: plakja e popullsisë, të ardhura mesatare të
ulëta, norma e lartë e papunësisë, evazioni fiskal, emigrimi etj.

• Sigurimet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit. Ky


përfundim mbështetet edhe analiza sasiore me anë të regresit që
ndërtuam: RRE = 0.0378 - 0.011*SD + 0.0289*SV

Vlera pozitive para koefiçientit të SD, tregon se rritja e sigurimit të


detyruar ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike, ndërsa vlerat neg-
ative pranë koefiçientit të SV, tregon se rritja e tij shkakton zvogëlim
të rritjes ekonomike.

• Pensioni i siguruar nga sigurimi vullnetar është më i lartë se ai i de-


tyrueshëm, pavarësisht përpjekjeve me ndryshimet e reja, përseri ka
një diferencë të konsiderueshme midis tyre.

102
Arjana Lleshaj, Amarilda Kulli, Fabiola Llaka dhe Ela Muka

Referenca
Ajayi, B., 2013. The need to further imbibe the culture of insurance in Africa,
Uganda: Kampala University.
AMF, 2015. Raporti vjetor. Raporti vjetor 2015, Qershor, fq. 28-32.
Anon., 2015. Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare. [Online]
Available at: http://amf.gov.al/neës.asp?id=1356
[Accessed 23 Dhjetor 2015].
Anon., 2016. The World Bank. [Online]
Available at: http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.MKTP.KD.ZG/
countries/AL?display=graph
[Accessed 20 Janar 2016].
Bundo, S. & Gerdi, L. 2014. Teoria dhe Praktika e Sigurimeve. Tiranë: Pegi.
Hofstede, G., 1995. Insurance as a product of national values. The Geneva Papers on
Risk and Insurance, fq. 423-429.
ISSH, 2014. Instituti i Sigurimeve Shoqërore. [Online]
Available at: http://www.issh.gov.al/al/fillon-zbatimi-i-reformes-se-
pensioneve-issh-se-shpejti-llogarite-personale-per-cdo-kontribues/
[Accessed 19 Janar 2016].
Krijimi i Tregut Privat të Sigurimeve Shoqërore (Fondet Private te Pensioneve)
(2014).
Oscan, S. & Shkurti, G., 2014. Social and legislation and its practice in Albania.
Epoka University, fq. 50-64.
Real Exchange Rate and Employment in Argentina, Brazil, Chile, and Mexico,
(2004).
Rrumbullaku, O. 2015. “TAKSIMI, Leksione të përditësuara për sistemin tatimor
shqiptar”. Tiranë: Urtësia Bektashiane, fq. 246-269.
Tregu i Sigurimeve në Shqipëri (2014), Fakulteti Ekonomisë.
Uruçi, E. & Scalera, F., 2014. HEALTH MARKET IN ALBANIA, PROBLEMS AND
CHALLENGES. Interdisplinary Journal of Research and Development, fq.
86-91.
Oke, M. (2012), “Insurance sector development and economic groëth in Nigeria”,
African Journal of Business Management Vol. 6(23), pp. 7016-7023
Peter RH, Kjell S (2006). “The relationship of insurance and economic groëth, A
theoretical and Empirical analysis”. A paper for presentation at the 2006
EcoMod Conference, Hongkong. June 28- 30.
Marijuana C, Sandra L, Lime P (2009). “Insurance Sector development and
Economic groëth in Transition countries”. Int. Res. J. Financ. Econom.,
issue 34

103
104 – 104

You might also like