You are on page 1of 3

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË


DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR DURRËS
ZYRA VENDORE ARSIMORE TIRANË
GJIMNAZI “ISMAIL QEMALI” TIRANË

PROPOZIM PROJEKTLIGJI
TEMA: “Si të minimizojmë dhunën në familje?”

Synimi I projektligjit : Ky projektligj është pozicionuar rreth zgjidhjes së një problemi delikat, I
cili cënon strukturën bazë të shoqërisë, familjen. Referuar problematikave që Republika e
Shqipërisë përballet rëndom nevojitet një ristrukturim I Kodit Penal, Kodit Civil dhe
legjistlacionit mbi arsimin parashkollor për të siguruar integritetin dhe mirëqenien e individëve
të prekur nga Dhuna në familje.
Për të arritur këtë objektiv propozohet:
1) Mundësimi I proceseve edukative dhe konsultative tek fëmijët për të evidentuar rastet e
ushtrimit të dhunës në familje dhe informuar përmes aktiviteteve lëndore dhe edukative
informimin mbi të drejtat dhe etapat e reagimit kundrejt këtij fenomeni. Ky program
mësimor parashikon të prekë familjet e të dhunuarëve dhe sistemin parashkollor në
vend.
2) Ndihma ekonomike dhe sociale e ofruar kundrejt individit të prekur dhe dëmtuar nga ky
fenomen social, I cili prek deri më sot shoqërinë shqiptare.
3) Konservimi I pjesshëm I masës ndëshkimore penale, relativisht sa një masë penale e
stadit të parë, mbi agresorin përtej tërheqjes së kallëzimit nga individi I prekur.

Ky projektligj I propozuar mbështetet sipas argumentimit të faktuar dhe bazuar në opinionin


publik dhe statistikat kombëtare të botuara ndër vite:
Pavarësisht kuadrit ligjor në fuqi, niveli i dhunës në familje mbetet i lartë. Megjithatë, rezulton
se raportimi i rasteve të dhunës në familje mbetet ende problematik për arsye të ndryshme si
mentaliteti, frika, turpi, të cilat i bëjnë viktimat të mos kërkojnë ndihmë. Problemet kryesore që
has sistemi jonë penal deri më sot është evidentimi dhe adresimi I saktë I rasteve të dhunimit
brenda familjes. -Deni Rapi

Sipas statistikave të INSTAT, në vitin 2018 janë dëmtuar gjithsej 1516 persona për shkak të
dhunës në familje, nga të cilët 440 meshkuj dhe 1076 femra. Gjithashtu, nga dhuna në familje
janë dëmtuar 110 të mitur, përkatësisht 55 djem dhe 55 vajza. Sa i përket autorëve të kësaj
vepre penale janë gjithsej 1459 persona, 1344 meshkuj dhe 115 femra. Ndonëse numrat me
kalimin e kohës kanë rënë në përqindje më të konsiderueshme, prapëseprapë ky fenomen nuk
po frenohet dukshëm. -Nikola Gegprifti

Evidentohet se ky fenomen orientohet drejt dhunës me bazë gjinore, ku mentaliteti vazhdon


dhe rëndon mbi gruan dhe vajzën shqiptare. Dhuna kundrejt femrës merr tipare bazuar tek
agresori I saj:
Partneri intim ka tendencën të udhtrojë dhunë ekonomike(kundrejt pagës dhe autoritetit të
autonomisë ekonomike të gruas), fizike, psikologjike(presion kundrejt diferencimit nga rrethi
shoqëror dhe familjar) dhe seksuale. Ndërsa dhuna nga një jopartner vjen kryesisht nga figura
atërore ose familjarë të afërt. Nuk mungojnë as rastet e abuzimit seksual brenda familjes, ku e
prekura është e privuar të kallëzojë nga presioni publik. -Mishel Ndoj

Përtej bazës gjinore, tendenca për t’u dhunuar prek edhe të miturit. Ndonëse ata nuk përbëjnë
një përqindje të lartë të përsonave të prekur drejtpërdrejt nga ky fenomen, dëmi psikologjik
dhe social mbetet edhe tek ta. Studimet e Organizatës Botërore të Shëndetit pohojnë se
individët e moshës nën 6 vjec gjenden në moshën kritike. Përgjate kësaj periudhe individët
absorbojnë dhe ndikohen nga shoku (shock) psikologjik dhe pësojnë tjetërsim të përsonalitetit
dhe mirëqenies psikologjike nëse preken ose ekspozohen pranë rasteve të familjarëve të tyre,
që dhunohen vazhdimisht. Pohohet se ndikimi vjen si dëmtim I raporteve sociale në familje dhe
shoqëri deri në crregullime të spektrit psiko-analitik. -Joni Shtambari

E drejta për informim e njohur në kushtetutë I përcakton inidvidit të drejtën për t’u njohur me
legjistlacionin dhe masat ndëshkimore që Qeveria ushtron kundrejt agresorit, si dhe lirinë dhe
të drejtën e mirëqenies së individit të prekur. Shpeshherë fëmijët, por edhe persona madhorë
nuk njihen mirë me etapat dhe masat mbrojtëse ose ndëshkimore që Republika e Shqipërisë
parashikon në legjistlacionin e saj. Ndonëse ky mbetet një problem jo aq I përhapur për
maxhoritetin e popullsisë, problem edhe më I thellë mbetet mentaliteti I rrahur në shoqërinë
shqiptare: Populli nuk di të kërkojë lirinë dhe të drejtën e tij për mirëqenie. -Ilian Lati

Evidentimi dhe adresimi I saktë I rasteve të dhunës mund të zgjidhet lehtësisht duke
implementuar orë të vecanta mësimore në nivelin parashkollor të arsimit, ku nxënësit
ushtrohen dhe praktikojnë veprimtari dhe diskutime të përbashkëta, për të monitoruar dhe
vlerësuar mirëqenien e tyre në familje. Fëmijët janë pasqyrë e realitetit që karakterizon familjen
e tyre. -Arbër Oruci
Faktorët që nxitin dhunën në familje dhe shumë fenomene sociale janë ato ekonomikë dhe
shoqërorë. Kryesisht ekonomia shqiptare po shkon drejt “hollimit” të brezit të mesëm
ekonomik, duke sjellë problematika brenda familjes. Rastet e denoncuara dhe post-studimet
tregojnë se ka një tendencë, ku personat e prekur bashkëjetojnë përsëri me agresorin përshkak
të: 1-mungesës së vendbanimit 2- nevojës për të qëndruar pranë fëmijëve dhe të afërmve.
Prandaj sugjerohet që shteti të ofrojë një vendstrehim dhe ndihmë ekonomike viktimës.
-Arber Doda
Ndër faktorët që nxitin dhunën me bazë ekonomike është varësia tek të ardhurat e një individi
në familje, e cila mund të sjellë problematika të ndryshme që nxitin konfliktin. Mosangazhimi I
shtetit në sigurimin e një vendi pune ose një certifikatë aftësimi për një degë punësimi, ka lënë
një prapambetje të theksuar në “pavarësinë dhe mirëqenien ekonomike të individëve”.
Mentaliteti gjithashtu ka favorizuar këtë fenomen, duke I hapur rrugë dhunës ekonomike dhe
ngushtimit të rrugëdaljeve jashtë problemtikave dhe konflikteve bashkëshortore. -Ana Vasili
Një ndër problematikat që shteti shqiptar është përballur dhe vazhdon të përballet janë
tërheqjet e kallëzimeve penale brenda 24 orësh. Kryesisht shkaktarë të këtij fenomeni janë
mentaliteti, frika, turpi dhe presioni social dhe familjar, ku viktima tërheq kallëzimin për t’iu
rikthyer situatës problematike edhe një herë nga e para.
Studimet vërtetojnë se pas mbarimit të urdhrave të mbrojtjes, qëndrimit në burg ose tërheqjes
së kallëzimit, agresorët kanë tendencën të dhunojnë përsëri brenda një periudhe relative 1
javë-3 muaj duke e ndërlikuar përsëri këtë fenomen social. Ngushtimi dhe forcimi I masave
ndëshkimore kundrejt dhunuesve është zgjidhja e vetme e kësaj problematike. -Eno Hoxha

Shtojcë 1

Në shtrimin e projektligjit, pika 2, ndihma ekonomike dhe sociale e ofruar përfshin:


Vendstrehim deri në sigurim të një banese komode sipas kushteve standard të jetesës, kundrejt
individëve të prekur. Ky aspekt synon eleminimin e bashkëjetesës së dy viktimës dhe agresorit,
kur problemi është akoma aktual.
Pagë bazë për të përballuar shpenzimet mujore mbi vetë individin dhe familjen e tij, fëmijët
parimisht.
Sigurim dhe konsultim mbi një vend pune standard, që mundësohet nga Burimet Njerëzore.
Konsultim dhe ndihmë psiko-sociale nga një nëpunës I specializuar mbi degën dhe
problematikën.

You might also like