You are on page 1of 4

Nentema: Nje veshtrim mbi krimet seksuale ne Shqiperi.

Duke prekur kete teme qe nga historia na vjen ndermend disa informacione. Nga
një analizë e teksteve të kanuneve të ndryshme vepra penale përbëheshin nga
veprime të kryera ndaj grave dhe vajzave të tilla si: prekja e shamisë, prekja me
dorë dhe deri tek dhuna seksuale. Këto vepra penale në ato periudha
njiheshin si vepra penale të kryera ndaj nderit dhe dinjitetit, kryesisht të babait të
vajzës (në rast se vajza ishte e pamartuar) dhe bashkëshortit (në rast se vajza
ishte e martuar). Pra, vëmë re, se në të drejtën zakonore këto vepra
konceptohen në një mënyrë tejet të ndryshme krahasuar me të drejtën penale
në fuqi sot në Republikën e Shqipërisë e cila I konsideron ato si vepra
penale ndaj sferës së lirisë seksuale të çdo femre. Rregullat kanunore në
veprat penale me sfond seksual kishin si object ruajtjen e nderit dhe dinjitetit
të burrit të familjes, pasi femra kuptohej në funksion të mashkullit qoftë ky
babai ose bashkëshorti. Femrat, me përjashtim të të drejtës që kishin për t’I
kërkuar mashkullit ushqim dhe veshmbathje, nuk gëzonin asnjë të drejtë tjetër,
por vetëm detyrime.
Nga ana objective veprat penale me sfond seksual kryheshin me veprime materiale
që konsistonin në prekjen e shamisë së femrës, në prekjen e femrës dhe deri në
kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të . Subjekti aktiv i këtyre
veprave penale mund të ishte vetëm mashkulli. Objekt i këtyre veprave penale
në radhë të parë është liria seksuale e çdo personi, qoftë ky i mitur apo i
rritur, i gjinisë femërore apo mashkullore. Liria seksuale duhet kuptuar si e drejta
e çdo personi për të disponuar lirinë e tij seksuale, për të pretenduar që ajo të
respektohet nga të tretët si dhe si paprekshmëri e kësaj sfere kaq delikate. Krimet
seksuale prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme të drejtën
themelore dhe ekskluzive të çdo njeriu për të disponuar lirinë e tij seksuale dhe
për të pretenduar paprekshmërinë e saj si dhe në mënyrë të tërthortë prekin
moralin dhe ndërgjegjen publike. Interesi I Shtetit është të mbrojë dhe të garantojë
lirinë seksuale. Duhet vënë në dukje se seksualiteti është një “mjet” i
shprehjes së personalitetit njerëzor, është një mënyrë “komunikimi” ndërpersonale
dhe krimet seksuale mund të interpretohen vetëm si një dëm që i shkaktohet
personit në të drejtat e tij themelore. Legjislatori është “xheloz” në mbrojtjen e
kësaj të drejte individuale që integron atë marrëdhënie të veçantë juridike që është
morali publik, pra në këto vepra penale kemi një përparësi të profilit privat mbi
atë publik. Liria seksuale kuptohet si një disponim i lirë i trupit për qëllime
seksuale brenda kufinjve të së drejtës dhe të moralit shoqëror. Edhe sikur të duam
të gjejmë në krimet seksuale jo një dëm ndaj lirisë së të dëmtuarës/it, por një
kapërcim të lirisë së shprehjes së aktivitetit seksual të subjektit aktiv, nuk do të
kishte qenë konseguentetë përcaktohej si objekt i mbrojtjes penale liria seksuale e
subjektit. Sipas kësaj llogjike hipotetike do të kishim një abuzim të sferës

1
seksuale të subjektit aktiv i cili do të kishte dëmtuar në radhë të parë dhe të
drejtpërdrejtë një të mirë juridike publike të vendosur për kufizimin e lirisë
seksuale. E drejta për disponim të lirë dhe të plotë të sferës seksuale duhet të
kuptohet në sensin “negativ”, pra në ndalimin që të tjerët të strumentalizojnë
trupin e një personi, pa dëshirën e tij, për qëllime seksuale. Aktiviteti seksual I
çdo personi është frut i një zgjedhjeje të lirë individuale. Koncepti i lirisë seksuale
si e drejtë autonome e personit përfaqëson pikën e referimit të figurës së krimeve
seksuale.

Në Shqipëri 67% e viktimave të krimeve seksuale janë të mitur nën moshën 14


vjeç, që është dhe kufiri ligjor për marrëdhëniet seksuale me konsensus, dhe në
81% të krimeve seksuale në tërësi me të mitur nën moshën 18 vjeç, viktimat janë
femra. Aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve thonë se ka një përmirësim
të sistemit për mbrojtjen e fëmijëve. Para 5 vitesh ishin afro 60 punonjës të
mbrojtjes së fëmijëve në njësitë e qeverisjes vendore ndërsa sot janë rreth 240, e
megjithatë ata thonë, se shërbimet për parandalimin e dhunës seksuale dhe trajtimin
e rasteve kur ajo ndodh thuajse mungojnë.

“Pjesa problematike është fakti që të gjithë këta njerëz nuk janë të përgatitur si
dhe sa duhet për t’u përballur dhe për t’i dhënë një përgjigje çështjes së dhunës
seksuale. Sistemi nuk është përgatitur për të mbrojtur fëmijët, e dyta nuk është
përgatitur për të trajtuar gjatë gjithë kohës, që do të duhet, një fëmijë që është
viktimë e dhunës seksuale. Shërbimi nuk mbaron pas krizës. Në shumicën e rasteve
u ofrohet shumë pak. Marrin thjesht shërbim psikologjik, të tjerat nuk ekzistojnë”,
tha për Zërin e Amerikës Altin Hazizaj Drejtor Ekzekutiv I Qendrës për Mbrojtjen
e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

Aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve argumentojnë se tipologjia e


shërbimeve ndaj të miturve bazohet mbi statusin ekonomik të tyre dhe jo mbi
problemet me të cilat ata përballen.

“Ne bëjmë pjesë tek vendet, që edhe pse kemi përmirësuar dukshëm kuadrin
ligjor për abuzimin seksual, ende jemi në kushtet ku shërbimet e trajtimit afagjatë i
kemi të cunguara, nuk janë të specializuara, pasi traumat ndonjëherë zgjasin gjithë
jetën. Shteti shqiptar duhet të buxhetojë shërbimet për abuzimet seksuale”, u shpreh
për Zërin e Amerikës Marsela Allmuça nga “Strehëza për gra dhe vajza”.

2
Në vitin 2018 është ngritur pranë qëndrës spitalore universitare Nënë Tereza në
Tiranë, një qendër multidisiplinare 72 orëshe, për viktimat e dhunës seksuale, ku
marrin shërbime edhe të miturit të cilët përbëjnë pjesën dërrmuese të rasteve që
trajtohen aty.

“Ne kemi një grup multidisiplinar. E gjithë qendra vihet në funskion të viktimës
që do të thotë kemi mjekët, infermierët që asistojnë me turne gjatë natës, kemi
psikologë, punonjës social. Kemi patur raste që i kemi mbajtur më shumë se 72
orë, kur viktimën nuk e pranon familja. Jemi të detyruar që t’i përgjigjemi si nga
ana profesionale ashtu dhe nga ana morale. Nuk mund ta nxjerrim në rrugë. Ka
dhe raste që vijnë për disa orë, mbarojnë shërbimet dhe kthehen në familje”, u
shpreh për Zërin e Amerikës Blerta Bonollari, Kordinatore e qendrës “Lilium” e
emergjencës së dhunës seksuale.

Në shumicën e rasteve, siç pohojnë autoritetet, të miturit i përkasin shtresave në


nevojë, nuk kanë prindër, janë nën kujdesin e të afërmve ose vijnë nga familje me
prindër të divorcuar. Drejtues të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve
në Shqipëri, që ka trajtuar mjaft të mitur të abuzuar seksualisht me shërbime
afatgjatë, tregojnë disa prej nevojave që kanë viktimat pas abuzimit seksual si dhe
familjet e tyre.

Zyrtarët dhe aktivistët e shoqërisë civile mendojnë se i duhet kushtuar rëndësi


parandalimit të dhunës seksuale me të mitur ku një rol kryesor zënë institucionet
arsimore. Ministria e brendshme i tha Zërit të Amerikës se ka ngritur një njësi
sigurie me 150 oficerë që janë të pranishëm në thuajse gjysmën e gjimnazeve të
vendit dhe së shpejti do të mbulohet me këtë shërbim dhe pjesa e mbetur.

E megjithë përpjekjet e strukturave shtetërore në mjaft raste viktimat nuk kanë


besim tek to dhe i druhen paragjykimit nga shoqëria.

“U ndjeva e paragykuar. Në Shqipëri fajin gjithmonë e kanë viktimat. Nuk kanë


mbrojtje. U ndjeva e pasigurt nga strukturat e shtetit dhe kjo ishte arsyeja që
unë u largova nga Shqipëria” , tha për Zërin e Amerikës vajza e mitur e
abuzuar seksualisht.

3
Krimet seksuale me të mitur zënë afro 40% të totalit të krimeve të kësaj natyre.
Ekspertët thonë se dënimet për dhunuesit seksuale janë forcuar në Kodin Penal
dhe variojnë nga 3 vjet heqje lirie dëri në burgim të përjetshëm në varësi të
pasojave që ka viktima, por ata nënvizojnë me shqetësim se gjykatat dënojnë pak
më shumë se 40% të tyre. Rehabilitimi i viktimave mbetet gjithashtu problem,
pasi traumat ndonjëherë zgjasin gjithë jetën dhe është vështirë të trajtohen edhe në
shoqëri të përparuara.

Referenact; krime seksuale.pdf KRIMET SEKSUALE – UNIVERSITETI I TIRANËS (unitir.edu.al) Krimet


seksuale me të mitur, shqetësim rehabilitimi i viktimave - Top Channel (top-channel.tv) Rriten krimet
seksuale me të mitur në Shqipëri – Abc News

You might also like