You are on page 1of 2

Dhuna në familje është konsideruar si një plagë e vjetër e shoqërisë, shpesh herë ende e pambyllur, e

cila i ka rezistuar zhvillimit që shoqëria ka bërë në mbarë botën, duke mos lënë pas dhe zhvillimin
demokratik të shoqërisë shqiptare. Në realitetin e padëshiruar është e pashmangshme që çdo ditë të
mos shënojë një tjetër viktimë, femër, nënë, bashkëshorte apo motër ! Përtej pikëpyetjeve të shumta që
nuk marrin asnjëherë përgjigje për pjesëtarët e tjerë të familjes, arrestimit dhe dënimit përkatës të
autorit, në shoqërinë shqiptare preferohet të jepen ide, rrethana faktike të përçuara në mënyrë të saktë
apo jo, biografi e thelluar e viktimës apo e autorit. E thënë më thjeshtë, pas krimit të rëndë përpara
përballjes me drejtësinë, zhvillohet “gjyqi publik” i cili tenton të kategorizojë shoqërinë në individë që
përkrahin viktimën dhe në individë që për arsye nga më të ndryshmet përkrahin reagimin e rëndë të
autorit. Pikërisht në këtë moment shfaqet një përplasje ndërmjet rrymës maskiliste dhe asaj feministe,
të cilët teksa mbrojnë me fanatizëm idetë e tyre lënë vend për të dyshuar tek elementi i “barazisë
gjinore” që më së shumti preferohet të arrihet sot.

Në varësi të formës së dhunës së ushtruar mendoj se varion edhe pasoja e krijuar tek subjekti viktimë,
respektivisht pasoja psikologjike që rrjedhin nga dhuna psikologjike dhe shpirtërore; pasoja fizike që
rrjedhin nga dhuna fizike e cila mund të degradojë deri në ekstremin e veprimit në humbjen e jetës të
viktimës; pasoja denigruese si pasojë e dhunës seksuale dhe pasoja deri në humbjen e vetëbesimit dhe
vetëvlerësimit si pasojë e dhunës ekonomike. Të hulumtosh referuar rasteve aktuale në misterin që
karakterizon faktorët nxitës është një mision i cili kërkon një vlerësim analitik. Shoqëria shqiptare ka
pësuar një zhvillim galopant, kjo ndikuar edhe nga masat emigratore dhe ato imigratore të cilat në çdo
rast tentojnë të sjellin një frymë të civilizuar së të jetuarit. Përballja e menjëhershme me një stil jetese të
ndryshëm në zonat urbane apo tentativa për të përçuar në metropolin shqiptar një frymë evropiane ka
ndikuar në reflektimin e të ashtuquajturës, “kryengritje të barazisë gjinore”, një sinonim terminologjik
që preferoj ta përdor për të reflektuar dëshirën dhe synimin e femrës për të qenë e pavarur, e lirë dhe e
barabartë. Vlerat akoma patriarkale që mentaliteti ynë vazhdon të ushqejë ndër breza e bëjnë të
pamundur arritjen e këtij synimi, prandaj femra mbetet në një rol diskriminues gjinor. Mospranimi i këtij
roli nga një pjesë e femrave sjell reagimin e tyre të menjëhershëm, një “shpërthim” kulturor, emocional
dhe social i papranueshëm për bashkëjetuesin e saj, pra figurën maskiliste pjesë të jetës së saj. Duke u
ndodhur në këto kushte, femra priret të joshet nga synimi për të jetuar një jetë më të mirë, me të
ardhura të kënaqshme për t’i plotësuar vetes disa dëshira “aksesorë” e në këtë mënyrë duke tentuar të
bëhet e pavarur nga “uzurpimi ekonomik” i bashkëshortit të saj, i cili deri dje në mos për arsye
tradicionale duhet të jetë shtylla bazë e sigurimit të mirëqenies në familje. Dhe në këtë moment, pjesë e
këtij cikli vicioz bëhen kushtet ekonomike, të cilat reagimet më të mëdha duket t’i krijojnë në momentin
e bashkëjetesës apo marrëdhënies martesore ndërmjet dy personave që i përkasin shtresave të
ndryshme sociale, më së shumti ndryshimeve drastike arsimore.

Kanuni nuk përdoret si pjesë e jetës së përditshme, por, n.q.s. një grua ka një lidhje, ose nëse largohet
pastaj kthehet prapë në shtëpi, atëherë fillojnë të përdorin fjalën Kanun pa u menduar shumë, kështu që
të mund të justifikojnë dënimin e saj. E drejta e vjetër zakonore e trajtuar nga Kanuni I Lekë Dukagjinit
është shkruar dhe kodifikuar përherë të parë në fillim të shekullit të 20-të. Kanuni i jep burrit të drejtë të
rrahë dhe të poshtërojë publikisht të shoqen në rast se ajo nuk i bindet48, dhe shprehet se: "Me rrahë
burri gruen, nuk bje në faj… e as prindja s'mund ta kërkojnë të rrahmen. Me plyrë burri gruen, e po bani
vaj ajo ke prindt, burri do t'u apë arsye.” Gjithashtu, sipas Kanunit, në kushte të caktuara një burrë mund
ta vrasë të shoqen pa u ndëshkuar (ose ta lerë) për tradhëti bashkëshortore dhe për mungesën e
mikëpritjes. Për këto dy akte “pabesie” burri lejohet ta vrasë gruan pa hyrë në gjak, sepse prindërit e
gruas e kanë marrë çmimin e gjakut, i kanë dhënë atij një plumb si pjesë e prikës me të cilin ai ta qëllojë,
si dhe kanë garantuar sjelljen e saj të mirë në ditën e dasmës. 50 Gratë janë përndryshe shprehimisht të
përjashtuara nga gjakmarrja. Megjithëse zbatimi i dispozitave të Kanunit ishte i ndaluar gjatë periudhës
së komunizmit, nga villimi i viteve 1990 ka pasur një ringjallje të përdorimit të praktikave zakonore, duke
përfshirë gjakmarrjen dhe vrasjet për hakmarrje, sidomos në zonat veriore të vendit, megjithëse në një
formë që ka fare pak lidhje me Kanunin. Megjithëse shumë përpiqen të mos e paraqisin këtë si
karakteristike e njerëzve “nga veriu”, ringjallja e saj mund të shpjegohet si një kudërpërgjigje e thyrjes së
zbatimit të ligjit në peridhën e tranzicionit, e kombinuar me një humbje të besimit në sistemin gjyqësor
shtetëror për garantimin e drejtësisë, dhe si një kundërpërgjigje ndaj ndryshimeve politike dhe sociale,
një rikthim tek tradita e ndaluar nën komunizëm.

Çdo veprim i një anëtari të një familjeje, që sjell si pasojë cenimin e integritetit fizik, moral dhe psikik të
një apo disa personave në familje është një akt i shëmtuar, i dënueshëm. Asnjëri nga anëtarët e familjes
s’mund të heshtin dhe të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, pasi ushtruesi i dhunës do të riushtrojë
dhunë, ndërsa viktima e kësaj dhune, ose më saktë viktimat, pasi për mendimin tim të gjithë personat e
pranishëm të një veprimi të dhunshëm, në cilëndo formë të shfaqjes së saj ndihen të prekur do të
vazhdojnë në të njejtën situate. Legjislacioni penal tashmë është plotësuar, qoftë me ligjin por edhe
duke e dënuar dhunën në familje si vepër penale me ndryshimet e fundit. Fatkeqsisht janë dashur vite,
shembuj, viktima të shumta që të shkohej drejtë kësaj rruge por kjo nuk shmang mundësin që dhuna të
vazhdoj. Kështu duhet që dispozita të zbatohet rigorozisht që të sjell efekte positive. Problematike është
fakti se sa ligji : “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”njihet ? A është i përgatitur
mentaliteti shqiptar për një ligj të tillë si dhe ta pranoj dhunë në familje si vepër penale? Edukimi ligjor i
shtetasve është i vakët. Një pjesë dominuese e grave dhe vajzave në zonat rurale dhe ndërurbane, të
cilat janë dhe më shpesh viktima të dhunës në familje, nuk kanë informacionin e duhur mbi ekzistencën
e një ligji që i mbron ato dhe parandalon pasoja të rënda në familje, ndërsa pjesa tjetër në minorancë,
edhe pse është në dijeni, ngurron të marrë një hap të tillë, siç mund të jetë denoncimi i ushtrimit të
dhunës. Këtu ka diskutime nga më të ndryshmet, sepse pikërisht kësaj kategorie i mungon “kultura e
duhur”, për t’i thënë stop dhunës. Duhet domosdoshmërisht që ky edukim të jetë shumë më i fortë se
vetë mentaliteti shqiptar. Parë nga ky këndvështrim, mendoj se paralelisht me miratimin e ligjit duhej të
zhvillohej një fushatë “në front të gjerë” edukuese - sensibilizuese kundër dhunës në familje. Përveç
institucioneve, organizatave, forumeve në këtë fushatë duhet të bashkohet edhe media e shkruar dhe
vizive nërmjet informimit në dobi të luftës kundër dhunës.

You might also like