You are on page 1of 59

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË

DEPARTAMENTI I TË DREJTËS CIVILE

MASTER SHKENCOR

TEMË DIPLOME

“Gruaja si viktimë e dhunës në familje.”

PUNOI: UDHËHEQËS:

******* Prof. Dr. Andi DURO

TIRANË 2022
1
Deklarata e autorësisë

Deklaroj se ky punim është origjinal dhe respekton autorsinë e ҫdo burimi të informacioneve.
Punimi nuk permban asnjë material të botuar ose shkruar nga ndonjë person tjetër, përvec
burimeve të cituara në të.
Punimi është realizuar në përputhje me të gjitha rregullat e shkrimit të një punimi të mirefilltë
shkencor.

****** ******

2
PËRMBAJTJA:
Tabela e përmbajtjes..…………………………………………………….…………..i
Metodologjia……………………………………………………..….….......................ii
Struktura e punimit …………………………………………………………….……..iii
Pyetjet kërkimore shkencore…………………………………………………...……..iv
Abstrakt …………………………………………………..……....................................v
Mirënjohje dhe falenderime...........................................................................................vi
Shkurtimet e fjalëve.......................................................................................................vii
Hyrje................................................................................................................................viii

KREU I …………………………………………………………
Aspekte historike dhe juridike të dhunës ndaj grave
1.1 Nocioni dhe kuptimi i dhunës ndaj grave
1.2 Aspekte historike mbi dhunën ndaj grave
1.3 Perceptimi dhe ndërgjrgjësimi i komunitetit mbi dhunën ndaj grave
1.4 Perceptimi mbi përhapjen e fenomenit të dhunës ndaj grave
KREU II
Llojet, shkaqet dhe pasojat e dhunës ndaj grave në familje
2.1 Llojet e dhunës
2.2 Shkaqet pse shkaktohet dhuna në familje
2.3 Pasojat e dhunës ndaj gruas
KREU III
Kuadri ligjor rregullator I dhunës ndaj gruas
3.1 Standartet ndërkombëtare
3.2 Kuadri ligjor shqiptar
3.3 Kuadri institucional shqiptar
KREU IV
Mjetet e parandalimit dhe dënimi I dhunës ndaj grave
4.1 Ndërgjegjësimi I komunitetit ndaj dhunës

3
4.2 Nxitja për raportim
4.3 Rritja e masave për parandalimin dhe dënimin e dhunës në familje
4.4 Nevoja për luftimin e dhunës ndaj grave
KREU V
Fenomeni I dhunës ndaj grave
5.1 Profili I dhunuesve
5.2 Profili I viktimave të dhunës
5.3 Qëndrimet e komunitet mbi dhunën ndaj grave
KREU VI
Raportime, raste konkrete të dhunës ndaj grave,
6.1 Statistika mbi dhunën ndaj gruas
6.2 Dëshmi të viktimave të dhunuara
6.3 Raport krahasimor me shtetet e tjera të rajonit****** Kreu 2

KONKLUZIONE........................................................................................................................
REKOMANDIME.....................................................................................................................
BIBLIOGRAFIA......................................................................................................................

4
Metodologjia

Për të shkruar këtë punim janë ndjekur dhe ndërthurur disa metoda pune. Kryesisht punimi është
mbështetur në metodën cilësore të kërkimeve për materiale, ligje, artikuj, raporte, studime në lid-
hje me çëshjtjet e dhunës në familje dhe figurën e gruas si viktimë e dhunës në familje.
Punimi i kësaj teme u hartua dhe u zbatua sipas një përqasjeje metodologjike të kombinuar, si fil-
lim u bë rishikimi i dokumentacioneve dhe raporteve, me pas jam fukusuar me teper ne studimin
cilësor dhe sasior të temës.
Metodologjia e përdorur na jep mundësinëtë kemi një kuptueshmëri më të thellë të gjendjes ak-
tuale në aspektin e arsyetimeve, perceptimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve të komunitetit dhe ak-
torëve kryesorë dhe, në të njëjtën kohë, sasinë/volumin e këtyre rezultateve.

Gjithashtu jam fokusuar te “burimet primare” dhe “burimet sekondare”, duke ndjekur dhe linjën
e vazhdueshme të ndryshimeve përkatëse sa i përket temës së zgjedhur. Gjatë punimit më duhet
të theksoj se kam përdorur dy metoda kyçe në kërkimit tim:

- Metoda përshkruese;

- Metoda argumentuese dhe analizuese

Përmes tyre kam bërë një shpjegim jo vetëm të termave referuar temës por kam reflektuar
ndryshimet e fundit, përqasjet dhe mbrojtjen sipas legjislacionit shqiptar dhe atij të huaj. Në këtë
punim është reflektuar në mënyrë të qartë rastet konkrete lidhur me temën në trajtim, duke i
dhënë përgjigje pyejtjeve: Si? Pse? Në ç’mënyrë?
Po ashtu hulumtimi është një proces që ka shoqëruar gjithashtu fazën e sistemimit dhe renditjes
së zërave bibliografikë në funksion të hartimit dhe shkrimit të këtij punimi. Elementët
ndërkombëtarë paraqesin një panoramë sat ë zgjeruar aq dhe konkrete e efektive për trajtimin e
rasteve të publikuara dhe rasteve të hulumtuara nga ana ime në istitucione shtetërore dhe private.

5
Pyetjet kërkimore shkencore

Për trajtimin e kësaj teme kam parashtruar pyejtjet si më poshtë:

A ka përparuar mbrojtja reale e gruas, si viktimë e dhunës në familje, në porporcion me


zhvillimin e legjislacionit tonë kombëtar?
Sa efektive kanë qenë mjetet ligjore të përdorura për mbrojtjen e gruas nga dhuna në familje?
A ndërmerr shteti shqiptar masa konkrete parandaluese për mbrojtjen e grave nga dhuna në
familje?
Sa e përhapur është dhuna ndaj grave në Shqipëri?
• Cilat janë format e dhunës që përjetojnë gratë në Shqipëri?
• Kush janë autorët e dhunës ndaj grave?
• Cilat janë pasojat e dhunës në shëndetin dhe mirëqenien e grave?
• A raportohet dhuna e përjetuar nga gratë në polici, struktura apo organizata të tjera? Nëse jo,
pse?
• A ndryshon dhuna ndaj grave në varësi të moshës së tyre, arsimit, statusit profesional, të
ardhurave, përkatësisë në një grup minoritar apo zonës urbane/ rurale ku jetojnë?

6
Abstrakt
Dhuna në familje është një nga fenomenet më të përhapura dhe një nga krimet më të
paraportuara në shoqërinë shqiptare dhe kjo e bën të pamundur matjen me saktësi të përmasave
të një fenomeni të tillë. Dhuna në familje është trajtuar më shumë si një problem individual i cili
i përket vetëm anëtarëve të familjes dhe jo shoqërisë. Kjo është përgjegjësi e shtetit dhe
individëve për të marrë hapa efektivë për të mbrojtur gratë dhe fëmijët dhe për të ndaluar
dhunën. Statistikat tregojnë se vetëm 5 përqind e grave të dhunuara raportojnë dhunën. Studimet
tregojnë se dhuna në familje, veçanërisht kundër grave dhe vajzave, është rritur gjatë periudhës
së tranzicionit. Ky problem i komplikuar me rrënjët e tij në marrëdhëniet bashkëshortore, ka një
ndikim negativ edhe në prindërim. Gratë që janë viktima të dhunës në familje kanë zakonisht
vështirësi të përqëndrohen dhe në mënyrë efikase të punojnë me fëmijët e tyre, janë më të prirur
për shmangie apo mohim të situatës dhe e neglizhojnë ndikimin e dhunës mbi veten dhe fëmijët e
tyre. Një strategji kombëtare është e nevojshme për të siguruar që të gjitha format e dhunës në
familje të identifikohen, shkaktarët e dhunës të përcaktohen, ndikimet e saj të adresohen dhe
politikat sociale dhe programe të ndryshme ndërhyrjeje të implementohen për të parandaluar
çdo lloj pasoje që mund të dëmtojë familjen dhe mbarë shoqërinë shqiptare.

7
Mirënjohje dhe falenderime

Do të doja të shprehja mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata që në një mënyrë apo në një
tjetër më kanë ndihmuar për të përfunduar me sukses studimet në Masterin Shkencor pranë
Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit Europian të Tiranës.
Në përfundim të këtij punimi, mirënjohja ime e parë vjen për familjen time që më ka
mirëkuptuar gjatë kohës së studimeve dhe ka ndarë me mua ngarkesën, për të përballuar këtë
rrugëtim.
Mirënjohje dhe respekt të veçantë, ia rezervoj Dr. *****Andi Duro, që me cilësinë e
udhëheqësit shkencor të këtij studimi, më ka ofruar në çdo rast ndihmën e kërkuar dhe
konsulencën e nevojshme.

FALEMINDERIT!

8
Shkurtimet e fjalëve
CEDAË Konventa për Eliminimin e Diskriminit të Gruas
BE Bashkimi Evropian
UM Urdhër Mbrojtjeje
UMM Urdhër i Menjëhershëm Mbrojtjeje
OJF O rganizata Jo-Fitimprurëse
VKM Vendim i Këshillit të Ministrave
PTSD Çrregullim i Stresit Post-Traumatik
IST I nfeksione Seksualisht të Transmetueshme
KDF Konventa e të Drejtave të Fëmijëve
UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
SSHKB Sindromi i Shkundjes së Foshnjës
KEDNG Konventa per Eliminimin e te gjitha formave te Diskriminimit Ndaj Grave
OShC Organizata te Shoqerise Civile
DKBEDhG Deklarata e Kombeve te Bashkuara per Eliminimin e Dhunes ndaj Grave
DhF Dhuna ne Familje
KEDNJ Konventa Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe Lirite Themelore
GjEDNj Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut
UME Urdher per Mbrojtje Emergjente
BE Bashkimi Evropian
NDhG Ndalimi i Dhunes ndaj Grave
RP Rekomandime te Pergjithshme
LMDhF Ligji nr. 03/L-182 per Mbrojtjen nga Dhuna ne Familje
OJQ Organizate Jo-Qeveritare
ZKLDNj Zyra e Komisionit te Larte per te Drejtat e Njeriut
UM Urdher per Mbrojtje
QZhQ Qellimet e Zhvillimit te Qendrueshem
PSO Procedurat Standarde te Operimit
UMEP Urdher per Mbrojtje Emergjente te Perkohshme
TiT Trajnim i Trajnereve

9
KB Kombet e Bashkuara
UNDP Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim
UNODC Zyra e Kombeve te Bashkuara per Droge dhe Krim
UN Ëomen Entiteti i Kombeve te Bashkuara per Barazi Gjinore dhe Fuqizim te Grave
AV Avokatet e Viktimave
DhNG Dhuna ndaj Grave
UM Urdhër Mbrojtjeje

UMM Urdhër i Menjëhershëm Mbrojtjeje

UMPMM Urdhër për Masa Paraprake të Mbrojtjes së Menjëhershme

VKB Vendim i Këshillit Bashkiak

VKM Vendim i Këshillit të Ministrave

Hyrje
Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave është ndër format më të përhapura të dhunës dhe shkelje
e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e amenduar në
vitin 2020, i njeh zbatim të drejtëpërdrejtë Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin

10
dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (“Konventa e Stambollit”), një instru-
ment për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe për mbrojtjen e vikti-
mave. Mbrojtja e jetës dhe të jetuarit me dinjitet dhe pa dhunë, garantuar me Kushtetutën e Re-
publikës së Kosovës, gjen rregullim edhe në kuadër të Ligjit Nr. 03/L-182 për Mbrojtje nga
Dhuna në Familje.
Kodi Penal i Republikës së Kosovës e parasheh si vepër penale të posaçme dhunën në familje
dhe njeh si dhunë në familje këto forma dhune: dhunën fizike, psikologjike, ekonomike dhe sek-
suale brenda një marrëdhënieje familjare. Konventa e Stambollit e përkufizon “dhunën ndaj
grave” si “...shkelje e të drejtave të njeriut dhe një formë diskriminimi kundër grave dhe nënkup-
ton të gjitha aktet e dhunës gjinore që çojnë ose mund të çojnë në dëmtim ose vuajtje fizike, sek-
suale, psikologjike ose ekonomike për gratë, duke përfshirë kërcënime për kryerjen e këtyre ak-
teve, shtrëngim ose heqje arbitrare të lirisë, qoftë nëse ndodh në jetën publike ose private…”. 1
Ndërsa “dhuna në familje” përkufizohet si “...të gjitha aktet e dhunës fizike, seksuale,
psikologjike ose ekonomike që ndodhin brenda familjes ose njësisë shtëpiake, ose ndërmjet ish
bashkëshortëve ose partnerëve ose ndërmjet bashkëshortëve ose partnerëve aktualë, pavarësisht
nga fakti nëse autori i veprës penale ndan ose ka ndarë të njëjtën banesë me viktimën…” 2dhe
“dhuna gjinore kundër grave” si “... dhunë që drejtohet kundër një gruaje për faktin se ajo është
grua ose që prek gratë në mënyrë disproporcionale…”.3
Dhuna ndaj grave është manifestim i marrëdhënieve historikisht të pabarabarta të pushtetit midis
burrave dhe grave, që kanë çuar në dominim dhe diskriminim të grave nga burrat dhe kanë pen-
guar përparimin e plotë të grave. Ajo përbën një prej mekanizmave thelbësorë socialë me të cilin
gratë janë të detyruara të vendosen në një pozicion varësie në krahasim me burrat. Gratë dhe va-
jzat janë shpesh të ekspozuara ndaj dhunës, si për shembull dhuna në familje, ngacmimi seksual,
dhunimi, martesa e detyruar, trafikimi, krimet e kryera në emër të të ashtuquajturit “nder” dhe
gjymtimi i organeve gjenitale, që përbëjnë vepër penale, duke u shndërruar në pengesë kryesore
për arritjen e barazisë midis burrave dhe grave. Realizimi i barazisë de jure dhe de facto midis
burrave dhe grave është një element kyç në parandalimin e dhunës kundër grave.
Gratë dhe vajzat janë më të ekspozuara sesa burrat dhe djemtë ndaj një rreziku më të lartë të
dhunës në baza gjinore.

1
Neni 3/a i Konventës së Stambollit. Shiko: https://rm.coe.int/168046246b.
2
Po aty pika b.
3
Po aty pika d.

11
Shqipëria, si një vend që ka kaluar një periudhë të vështirë tranzicioni, radhitet ndër vendet që ka
pësuar më shumë ndryshime politike, sociale dhe ekonomike, të cilat kanë prekur jetën e shumë
individëve dhe familjeve shqiptare. Në ditët e sotme, Shqipëria po përballet me shumë sfida në
lidhje me dhunën në familje. Dhuna në familje është një nga fenomenet më të përhapura dhe një
nga krimet më të paraportuara në shoqërinë shqiptare dhe kjo e bën të pamundur matjen me
saktësi të përmasave të një fenomeni të tillë. Dhuna në familje është një kërcënim i përhapur dhe
serioz për jetën dhe mirëqenien e grave. Vetëm 5 përqind e grave të dhunuara raportojnë dhunën.
Çdo formë e 'shuplakës' që ushtrohet mbi një grua është shkelje e të drejtave të saj. Në shumë
raste ajo e lë gruan me dëmtime psikologjike dhe fizike, duke dobësuar aftësinë e saj për të jetuar
një jetë të plotë.
Dhuna në familje shpesh ndodh pas dyerve të mbyllura dhe mbetet pa u raportuar. Ky kapitull
fokusohet në zbulimin e llojeve të shumta të dhunës dhe keqtrajtimit që përjetojnë gratë në
martesë dhe marrëdhënie intime; duke i dhënë kështu zë grave të dhunuara që zakonisht vuajnë
në heshtje (1). Gratë mund të pësojnë dhunë në familje pavarësisht nga mosha, niveli arsimor,
gjendja e punësimit, feja, dhe vendi i banimit (p.sh., urbane dhe rurale). Dhuna në familje mund
të ndodhë tek çiftet e martuara apo partnerët intimë që bashkëjetojnë ose jo (2, 3, 4). Dhuna në
familje ndikon jo vetëm gratë që keqtrajtohen dhe dhunohen, por ka pasoja negative edhe tek
fëmijët e tyre. Studime ndërkombëtare kanë treguar se fëmijët që rriten duke parë dhunë në
familje shpesh ndikohen shumë nga ky krim dhe kanë rrezik më të madh të keqtrajtohen e të
lihen pas dore në familje (5). Në veçanti, të qenit shpesh dëshmitarë të dhunës në familje, i bën
fëmijët të priren të kenë probleme të shumta shoqërore, emocionale dhe zhvillimore (6, 7, 8). Po
kështu, kjo u mëson fëmijëve se dhuna është mënyrë e zakonshme jetese dhe shton rrezikun që
ata të bëhen brezi tjetër i viktimave të dhunës në familje apo i dhunuesve në shoqëri (9). Edhe të
afërmit, miqtë dhe persona të tjerë të pranishëm kur ndodh dhuna në familje, mund të ndikohen
negativisht. Ky kapitull paraqet të dhëna për natyrën dhe përhapjen e dhunës në familje të
përjetuar nga gratë nga 18 deri 55 vjeç në Shqipëri. Ky kapitull përmban gjithashtu edhe
krahasime të përvojave të grave me dhunën në familje, sipas vendbanimit (dallimet ndërmjet
zonave urbane dhe atyre rurale), grupmoshës, nivelit arsimor dhe gjendjes së punësimit. Ai
shqyrton gjithashtu shkallën e ashpërsisë së lëndimeve të pësuara nga gratë e keqtrajtuara si
rezultat i dhunës në familje, dhe përvojat e grave me dhunën seksuale dhe rrezikimin nga
sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST-të), përfshirë edhe HIV/SIDA-n. Ky kapitull

12
shqyrton gjithashtu marrëdhëniet ndërmjet përdorimit/abuzimit të alkoolit nga burri dhe
përvojave të grave me dhunën në familje, dhe perceptimet e grave për ndikimin që ka dhuna tek
fëmijët e tyre. Së fundi, ky kapitull shqyrton edhe sjelljet për kërkimin e ndihmës të grave të
keqtrajtuara.
Dhuna në familje ndodh në mënyrë tipike prapa dyerve të mbyllura dhe kalon pa u raportuar. Ky
kapitull fokusohet në hapjen e dyerve dhe në zbulimin e formave të shumta të dhunës dhe të
abuzimit që përjetojnë gratë gjatë martesës dhe lidhjeve intime. Për më tepër, ky kapitull u jep zë
shumë grave që vuajnë në heshtje me dhunën dhe abuzimin gjatë martesës dhe lidhjeve intime.
Dhuna në familje mund t’ju ndodhë grave pavarësisht moshës, nivelit arsimor, statusit të
punësimit, fesë dhe vendit të banimit (urban ose rural). Dhuna në familje mund të ndodhë mes
çifteve të martuar ose partnerëve intimë që jetojnë ose që shoqërohen bashkë. Dhuna në familje
ndikon jo vetëm te gratë që abuzohen, por gjithashtu ka një ndikim thelbësor tek anëtarët e tjerë
të familjes dhe te fëmijët, miqtë, dëshmitarët e tjerë dhe te komuniteti më i gjerë. Fëmijët të cilët
rriten duke qenë dëshmitarë të dhunës në familje, shpesh ndikohen
seriozisht nga ky krim.
Në mënyrë të veçantë, ekspozimi i shpeshtë ndaj dhunës në shtëpi bën që fëmijët të jenë të
predispozuar drejt problemeve sociale dhe fizike, u mëson atyre që dhuna është një mënyrë
normale jetese dhe rrit rrezikun që ata të bëhen brezi i ardhshëm i viktimave dhe i abuzuesve të
shoqërisë.4
Ky kapitull paraqet të dhëna mbi natyrën dhe shtrirjen e dhunës në familje të përjetuar nga gratë
e moshave 15 deri 49 vjeç. Ky kapitull përfshin gjithashtu krahasime të përvojës së grave lidhur
me dhunën në familje në bazë të vendbanimit (ndryshimet midis zonave urbane kundrejt atyre
rurale), moshës, nivelit arsimor dhe statusit të punësimit.

4
US Department of Justice, Office on Violence Against Ëomen. Retrieved on March 11, 2009 from
http://ëëë.ovë.usdoj.gov/domviolence.htm

13
KREU II
Llojet, shkaqet dhe pasojat e dhunës ndaj grave në familje
2.1 Llojet e dhunës
Llojet e dhunës në familje

Llojet, shkaqet dhe pasojat e dhunës ndaj grave në familje


2.2 Llojet e dhunës
Llojet e dhunës në familje
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhuna ndaj gruas përfshin dhunë fizike, seksuale dhe
psikologjike, duke përfshirë kërcënime, detyrime ose privime arbitrare të lirisë, të cilat ndodhin
në jetën publike ose private dhe faktori kryesor i rrezikut i të cilave është fakti i të qenit grua.
Llojet kryesore me anw tw tw cilave shprehet dhuna ndaj grave janw:
1. Dhuna psikologjike
Përfshin një gamë sjelljesh që kanë për qëllim të kritikojnë dhe poshtërojnë, të mbajnë nën
kontroll dhe izolojnë, të trembin dhe shkaktojnë frikë, dhe të sulmojnë karakterin e një gruaje
dhe të shkatërrojnë ndjenjën e saj të vetë-vlerësimit, vetë-besimit, dhe sigurisë.
Vetw dhuna psikologjike pwrfshin disa variante
a) Dhuna verbale – kur gruaja kritikohet, fyhet, poshtërohet dhe/ose asaj i flitet në një
mënyrë që sulmon karakterin e saj dhe i trondit ndjenjën e vetë-vlerësimit dhe vetë-
besimit. E njohur edhe si abuzimi emocional ajo pwrkufizohet si shkatërrimi i ndjenjës
së vetëvlerësimit dhe/ose të vetëbesimit të një individi dhe mund të përfshijë kritikimin e
vazhdueshëm, poshtërimin, përçmimin e aftësive të një personi, sharjet, degradimin dhe
dëmtimin e marrëdhënieve të dikujt me fëmijët e tij ose të saj.
b) Kërcënim psikologjik –kur gruaja kërcënohet dhe tek ajo shkaktohet ndjenja e frikës
nëpërmjet kërcënimeve për ta lënduar fizikisht atë dhe/ose persona të tjerë të afërt me të,
dhe/ose për të shkatërruar diçka të rëndësishme për të duke i tronditur kështu ndjenjën e
sigurisë. Ky lloj varianti i dhunws psikologjike quhet ndryshe edhe abuzim psikologjik

14
dhe përfshin shkaktimin e frikës nëpërmjet trembjes; kërcënimin për dëmtim fizik të
vetes, partnerit, fëmijëve ose të familjes së partnerit apo të miqve; kërcënimin për
braktisje; vrasjen e kafshëve shtëpiake dhe shkatërrimin e pronës; kërcënimet për marrjen
e kujdestarisë së fëmijëve; izolimin e dhunshëm nga familja, miqtë, shkolla dhe/ose puna
dhe mohimin e mundësisë për para ose mbështetje ekonomike.
c) Sjellje kontrolluese – kur gruaja shpërfillet, mbahet nën kontroll dhe izolohet, dhe të
qenit xheloz dhe akuzimi i gruas se nuk është besnike, për t’ia tronditur ndjenjën e
vetë-vlerësimit dhe vetë-besimit. Kontrollimi i sjelljeve, përfshin situata ku partneri i
gruas përpiqet të mos lejojë atë që të takojë miqtë e saj, kufizon përdorimin e faqeve të
mediave sociale, përpiqet të kufizojë kontaktin me familjen e saj të lindjes ose të
afërmit, këmbëngul duke dashur të dijë se ku është në një mënyrë që shkon përtej
shqetësimit të përgjithshëm, zemërohet nëse ajo flet me një burrë tjetër, dyshon se ajo
ka qenë e pabesë, ndalon përdorimin e kontraceptivit ose ndryshe kufizon vendimet
për planifikimin familjar, pengon që ajo të përfundojë shkollën ose të fillojë një kurs të
ri, dëshiron të vendosë ai se çfarë rrobash mund të veshë ajo ose pret që ajo t’i
kërkojë leje për t’u kontrolluar tek një mjek.
d) Dhunë ekonomike – mbajtja nën kontroll e parave të shtëpisë, përfshirë edhe pagën e
gruas në ato raste kur ajo është e punësuar jashtë shtëpisë.
Është e rëndësishme të kuptohet se gratë e keqtrajtuara zakonisht nuk përjetojnë vetëm një
lloj dhune psikologjike në martesë/marrëdhënien e tyre intime; shpesh ato përjetojnë forma të
shumta të dhunës psikologjike .
Gratë që janë viktima të dhunës psikologjike shpesh mendojnë se nuk kanë rrugëdalje nga
marrëdhënia ku dhunohen psikologjikisht dhe se janë një “hiç” pa partnerin dhunues. Gratë e
dhunuara psikologjikisht shpesh jetojnë me frikë, kanë ankthe dhe vështirësi në përqendrim,
dhe vazhdimisht mohojnë nevojat e veta dhe i ndryshojnë mendimet, ndjenjat dhe sjelljen e
tyre, në përpjekje për të shmangur dhunën e mëtejshme (10). Gratë që vuajnë nga dhuna
psikologjike në martesë/marrëdhënie intime, janë më të rrezikuara të kenë probleme të
shëndetit 36.

2. Dhuna fizike

15
Wshtë përdorimi i forcës fizike kundër dikujt në një mënyrë që lëndon, dëmton, ose e rrezikon
atë person. Dhuna fizike përfshin një gamë të gjerë sjelljesh si gërvishtjet, shtyrjet, hedhjet,
kapjet me forcë, kafshimet, vënien e duarve në fyt, pickimet, shpimet, shkuljet e flokëve,
përdredhjet e krahut, shuplakat, shtrëngimin me forcë, goditjet, rrahjet, goditjet me shkelma,
djegiet, goditjet me thikë, shtrëngimi i fytit/mbytjet. Dhuna fizike mund të përfshijë edhe
përdorimin e madhësisë trupore dhe të forcës, mjeteve të kufizimit të lirisë dhe/ose armëve nga
ana e një personi (p.sh., armë zjarri, thikë apo ndonjë objekt tjetër) për të fituar dhe mbajtur
kontrollin mbi një person tjetër. Llojet e dhunws fizike shfaqen si mw poshtw:
 Dhuna fizike e moderuar – përfshin një ose më shumë nga veprimet e mëposhtme fizike:
goditjet me shkelma, hedhjet tutje, shtyrjet, tërheqjet zvarrë, goditjet me shuplakë
dhe/ose shkuljet e flokëve.
 Dhuna fizike e rëndë – përfshin një ose më shumë nga veprimet e mëposhtme fizike:
goditjet, rrahjet, djegiet me qëllim, marrjet e frymës ose mbytjet, dhe/ose kërcënimet me
armë ose përdorimi i një arme kundër personit.
 Dhuna fizike me armë – përfshin kërcënimet dhe/ose goditjet me armë ose me ndonjë
objekt tjetër që mund të shkaktojë lëndime fizike.
 Dhuna fizike me lëndime rënduese – përfshin dhunën fizike që i shkakton lëndim fizik
një personi tjetër.
Kur flasin për dhunën në familje ndaj grave, njerëzit shpesh e kanë fjalën për aktet e dhunës
fizike. Dhuna fizike është përdorimi i forcës fizike kundër dikujt tjetër në një mënyrë që e lëndon
ose rrezikon atë person. Termi “dhunë fizike në rrethana familjare” përbëhet nga një gamë e
gjerë sjelljesh, që përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm me: goditjet, rrahjet, kapjet me forcë,
goditjet me shkelm, zënia e frymës, shkuljet e flokëve dhe sulmet me armë. Sulmi apo rrahja
fizike e bashkëshortes/partneres intime apo e një anëtari të familjes është krim qoftë kur ndodh
brenda apo jashtë shtëpisë.
Dhuna fizike shpesh i shkakton lëndime dhe trauma fizike viktimës (p.sh., lëndime muskulore
dhe skeletore, lëndime të indeve të buta dhe trauma gjenitale). Lëndimet e shkaktuara nga dhuna
në familje shpesh kanë pasoja negative në shëndetin fizik dhe mirëqenien afatshkurtër dhe
afatgjatë të grave të keqtrajtuara

Dhuna seksuale përfshin detyrimin, shtrëngimin ose tentativën për të shtrënguar një person për të
bërë kontakt ose sjellje seksuale pa pëlqimin e tij. Dhuna seksuale përfshin, por nuk kufizohet

16
me përdhunimin bashkëshortor, sulmet në pjesët seksuale të trupit, detyrimin për të bërë seks pas
ushtrimit të dhunës fizike ose trajtimi në mënyrë seksualisht poshtëruese. Dhuna seksuale kryhet
nga bashkëshortët dhe/ose partnerët intimë dhe nga anëtarët e familjes brenda kontekstit të
martesës, të marrëdhënieve dashurore dhe familjes. Ajo përcaktohet si ato sulme që ndodhin në
sferën private në të cilën agresori, përgjithësisht një mashkull, ka një marrëdhënie me viktimën.
Dy elementë duhet të merren parasysh në përkufizim: përsëritja ose zakonet e veprimeve të
dhunshme dhe situata e kontrollit të agresorit që përdor dhunën për të nënshtruar dhe kontrolluar
viktimën.
Dhuna seksuale është çdo rrethanë në të cilën gruaja detyrohet të marrë pjesë apo të kryejë
veprimtari seksuale të padëshiruara, të pasigurta, degraduese dhe/ose poshtëruese; kjo përfshin
marrëdhënie seksuale me detyrim nga bashkëshorti/ partneri me të cilin gruaja ka marrëdhënie
seksuale me pëlqimin e saj (dhuna seksuale bashkëshortore).
Bazuar nw njw anketim tw realizuar 41.6% e tyre kanë përjetuar abuzim emocional, 16.9%
abuzim psikologjik, 6.2% dhunë fizike dhe vetëm 0.4% dhunë seksuale. Të rinjtë kanë një
mesatare prej 1,6 përkundrejt të rriturve me një mesatare 1,4 forma dhune të përjetuara në
marrëdhëniet familjare.
Ka ndryshime midis meshkujve të rinj dhe femrave të reja, si dhe meshkujve e femrave të rritura
në nivelin e përjetimit të formave të ndryshme të dhunës në familje.
Abuzimi emocional ndodh dy herë më shumë mbi femrat e rritura sesa mbi meshkujt e rritur
(përkatësisht 54.3% kundrejt 26.9%), ndërkohë që dhuna fizike ndodh pothuaj 4 herë më shumë
mbi femrat e rritura sesa mbi meshkujt e rritur (përkatësisht 9.1% kundrejt 2.3%).
Nuk ka pothuaj asnjë diferencë në përjetimin e abuzimit psikologjik dhe dhunës fizike nga
meshkuj dhe vajzat e moshës 14-24 vjeç. Gati 4 nga 10 meshkuj të rinj kanë përjetuar abuzim
emocional përkundrejt 5 nga 10 femra të reja. Gjetjet cilësore tregojnë se dhuna në familje nuk
është vetëm e mbivendosur, e shumëfishtë, por edhe një fenomen i përsëritur dhe i zgjatur në
kohë, që përjetohet ndër vite nga viktimat e saj.

2.2 Shkaqet pse shkaktohet dhuna në familje


Studimet e ndryshme që ekzistojnë në këtë fushë përkojnë duke treguar se origjina e dhunës
është shumëfaktoriale, domethënë ka kushte të ndryshme që kontribuojnë në shfaqjen e saj dhe
ato nuk janë gjithmonë të njëjtat. Duke qenw sw format qw ajo shfaqet janw tw larmishme dhe
arsyet pse shkaktohet janw po aq.

17
Shkak i dhunës ndaj gruas është gjithmonë personaliteti i agresorit, problemet e tij të brendshme.
Ndonjëherë, arsyeja për këtë është një ndjenjë inferioriteti, një pakënaqësi e papërpunuar. Kjo
është arsyeja pse situata është kaq e vështirë për t'u zgjidhur.
Këtu përfshihen edhe parimet e mësuara të sjelljes në familje, kur vetë fëmija kthehet në tiran.
Alkooli, droga dhe gjendja e keqe financiare janë vetëm faktorë rëndues. Është kryer një studim
se meshkujt alkoolikë që rrahin femrat e ndalojnë këtë vetëm në 10% të rasteve, duke hequr qafe
varësinë ndaj alkoolit. Të tjerët vazhdojnë dhunën e tyre në gjendje krejtësisht të kthjellët.
Lidhja mes përdorimit/abuzimit me alkoolin dhe dhunës në familje është e ndërlikuar. Një nga
mitet e dhunës në familje është që alkooli është një shkak madhor i dhunës në familje.
Megjithatë, në realitet, alkooli nuk është shkaktar i dhunës në familje. Disa
bashkëshortë/partnerë abuziv mbështeten te përdorimi/abuzimi me alkoolin duke e përdorur këtë
si një shfajësim kur bëhen të dhunshëm. Në raste të tilla, alkooli i mundëso
bashkëshortit/partnerit abuziv që të shfajësohet për sjelljet e tij të dhunshme si rezultat i alkoolit
(18). Megjithëse përdorimi/abuzimi me alkoolin i një dhunuesi mund të ketë një ndikim në
ashpërsinë e dhunës ose në lehtësinë me të cilën bashkëshorti/partneri intim mund të shfajësojë
veprimet e tij, një bashkëshort/partner intim nuk bëhet i dhunshëm si rezultat i alkoolit. Pija nuk
bën që një bashkëshort/partner abuziv të humbë kontrollin e tij. Dhuna në familje përdoret për të
ushtruar forcë dhe kontroll mbi një person tjetër; kështu që nuk përfaqëson një humbje të
kontrollit e dhunës dhe në dëmtimet që gratë e dhunuara vuajnë si rezultat i dhunës në familje.
Një rol të rëndësishëm në shfaqjen e dhunës në familje luajnë qëndrimet patriarkale të kulturës
në të cilën burrat socializohen. Një studim i fundit tregoi se nga vëllimi i përgjithshëm i skenave
të regjistruara të agresionit në televizion, pjesa kryesore (65%) është ndërveprimi midis burrave
dhe grave, ndërsa viktimat në shumicën e rasteve janë gra.
Një faktor tjetër i rëndësishëm, është rëndësia e përcaktuar shoqërore e një gruaje në vendin tonë
për të pasur statusin e “martuar”. Edhe pse jo vetëm statusi. E gjithë kultura kultivon rëndësinë e
marrëdhënieve të tilla, dhe ndonjëherë është e vështirë për një grua të pranojë, para së gjithash,
për veten e saj, se i dashuri i saj është një despot dhe përdhunues i vërtetë.
Dhunues mw tw shpeshtw janw personat që nuk kanë vetëbesim. Në kurriz të të tjerëve, ata
thjesht pohojnë veten. Dhe ata e bëjnë këtë, siç tregon praktika, me ndihmën e familjes - një i
huaj është i prirur të mbrojë të drejtat e tyre.

18
Dwshira pwr pushtet wshtw njw arsye e fortw qw shkakton dhunwn. Dhuna në familje e çdo lloji
është një lloj demonstrimi pushteti, ngritje mbi njerëzit e tjerë. Në parim, edhe këtu, gjithçka
mund t'i atribuohet vetëvlerësimit të ulët. Por ndonjëherë edhe personat pa këtë problem, të cilët
thjesht e duan pushtetin, ushtrojnë dhunë në familje.
Karakteri i agresorit wshtw ndwr shkaqet kryesore tw shkaktimit tw dhunws. Në vetvete, prirja
për agresion është burimi i prirjes për dhunë. Është shumë e vështirë të parashikosh se si do të
sillet një person. Ndoshta thjesht të bërtas, ose ndoshta t'i shpërndajë duart. Stresi social është
gjithashtu një shkak i tiranisë në familje. Mungesa e kontrollit të impulsit, vetëvlerësimi i ulët,
mungesa e dashurisë, punwsimi, arsimimi, përvojat që ai ka jetuar në fëmijëri ose disa faktorë të
personalitetit mund të kenë një ndikim vendimtar tek ai për të abuzuar dhe keqtrajtuar njerëzit
përreth tij.
Pamundësia për të zgjidhur konfliktet në mënyrë adekuate, çon nw dhunw ndaj grave.
Sipas Jewkes, ky është një nga shkaqet kryesore. Ai tregon se ekziston një "kulturë dhune" që
nënkupton pranimin e dhunës si mënyra e vetme adekuate për të zgjidhur konfliktet.
Qëndrimet sociokulturore të pabarazisë midis burrave dhe grave. Disa situata që përjetohen si
tradicionale dhe kulturore në shumë shoqëri dhe që janë ruajtur gjatë shekujve favorizojnë dhe
mbajnë këtë pabarazi.
Për shembull, marrëdhënia e nënshtrimit të grave në lidhje me burrat, justifikimi dhe toleranca e
dhunës mashkullore nga shoqëria, stereotipet dhe rolet gjinore.
Dhuna në familje ndaj grave jo gjithmonë ndodh nga ish-bashkëshortët/partnerët intimë ose
aktualë, shpeshherë edhe anëtarë të tjerë të familjes (p.sh. prindërit, vëllezërit, motrat, krushqit
dhe të afërm të tjerë) mund të ushtrojnë dhunë fizike ndaj grave, gjw kjo qw mund tw ndodhi
pwr arsye nga mw tw ndryshmet.
2.3 Pasojat e dhunës ndaj gruas
Pasojat e dhunës fizike me format e saj të shumëfishta tek gratë e dhunuara shpesh mund të jenë
shumë të rënda, dhe të sjellin probleme afatshkurtra dhe afatgjata të shëndetit fizik, aftësi të
kufizuara, dhe madje edhe vdekje si rezultat i vrasjes ose vetëvrasjes.
Gjurmët mbesin në trup, në mendje dhe në jetën shoqërore. Megjithëse çdo rast është i ndryshëm
dhe çdo person reagon ndryshe, pasojat janë pak a shumë të njëjta. Pasojat që rrjedhin nga dhuna
e tw gjitha llojeve ndaj grave gjenden në tre nivele:

19
Në një nivel fizik: lëndime (plagë, goditje, djegie, etj.), ndjeshmëri më e madhe ndaj sëmundjes
dhe neglizhencë personale. Në rastin e grave, ato rrezikohen nga shtatzëni të padëshiruara nëse
detyrohen të kenë marrëdhënie seksuale.
Në një nivel psikologjik: stresi post-traumatik, depresioni, ankthi, vetëvlerësimi i ulët, përpjekjet
për vetëvrasje, abuzimi i alkoolit dhe substancave të tjera, mosfunksionimet seksuale,
çrregullimet somatike (dhimbje koke, probleme gastrointestinale, sëmundje e përgjithshme dhe
jospecifik, etj.), ndjenja e fajit, mund të shfaqen, ndjenja e shpresës dhe zbrazëtisë.
Në një nivel shoqëror: qëndrimi i mosbesimit dhe armiqësisë ndaj të gjithëve, izolimi shoqëror,
ndjenja e rrezikut të vazhdueshëm dhe kërcënimi nga gjithçka rreth tyre.
Dhuna fizike karakterizohet nga marrëdhëniet abuzive të vazhdueshme, të cilat mund të
shkaktojnë dëmtime fizike të dukshme nga pamja e jashtme ose jo. Shpesh pacientët (gratë dhe
vajzat) që paraqiten tek një institucion shëndetësor, priren të mbulojnë shkaqet vërteta të
dëmtimeve fizike. Për këtë arsye personeli shëndetësor duhet të jetë i vëmëndshëm kur përballet
me një paciente, e cila deklaron një dëmtim fizik, i ndodhur për shkaqe të pakuptimta ose kur
ndihma mjeksore është kërkuar me vonesë. Dëmtimet më të
zakonshme në këto raste, janë:
► K ontuzione, abrazione, laçeracione të vogla, si dhe fraktura dhe ndrydhje
► D ëmtime në kokë, qafë, gjoks dhe bark
► D ëmtime gjatë barrës
► D ëmtime në shumë vënde
► D ëmtime të përsëritura ose kronike
b. Shënjat e sjelljes, të lidhura më abuzimin seksual
• Izolimi dhe vetmia
• Depresion
• Çrregullime të ngrënies
• Probleme me imazhin e trupit
• Abuzimi me alkolin dhe drogat
• Disfunsion seksual, ose konfuzion
• Vetdëmtim
• Probleme me mardhëniet intime, mardhënie jo të zakonshme seksuale
• Mosbesim

20
• Vështirësi për tu përqëndruar
• Vetvlerësim i ulët për veten
• Tentativa vetvrasje
• Çrregullime të gjumit
• Frikë nga prekja fizike e një personi
• Aftësi të paksuara prindërimi
Megjithëse dhuna shkakton dhembje të konsiderueshme dhe pasoja emocionale, jo të gjitha gratë
e dhunuara zhvillojnë probleme të shëndetit mendor. Duhet patur parasysh se abuzimi dhe dhuna
fizike janë të shoqëruara me rrezik të lartë për të zhvilluar një sërë problemesh psikiatrike, apo
për të përkeqësuar ato ekzistuese.
Në një studim të OBSH, të vitit 2002 “Pabarazitë Gjinore në shëndetin mendor”, Departamenti
Shëndetit Mendor dhe Varësisë nga Substancat, Gjeneve lidhur më shëndetin mendor të gruas,
pothuajse në të gjitha rajonet e botës, gratë që janë abuzuar nga partnerët e tyre kishin më shumë
të ngjarë të kenë menduar për vetvrasje.
Gjithashtu studimi i OBSH tregoi se megjithëse në përgjithësi gratë dhe burrat provojnë
sëmundje mendore në shifra pothuasje të njëjta, disa çrregullime mendore ndodhin më shpesh tek
gratë se tek burrat.
Të dhënat tregojnë se disa gra që janë abuzuar nga partneri, janë në rrezik më të lartë për të
zhvilluar probleme të shëndetit mendor, si depresioni dhe çrregullimet e stresit post traumatik
(PTSD) në krahasim me gratë të cilat nuk përjetojnë dhunë. Abuzimi me substancat, çrregullime
somatike, çrregullime me ngrënien, vështirësitë seksuale dhe episodet psikotike gjithashtu janë
identifikuar të lidhura me abuzimin përgjatë moshës madhore dhe fëmijërisë.
Pasojat nw shwndetin mendor manifestohen nw kwto forma:
► Ndryshimet në shëndetin fizik, ndikojnë mbi shëndetin mendor. P.sh ndryshimi i niveleve të
hormoneve si rrjedhojë e ciklit menstrual të gruas, mund të ndikojnë mbi humorin e saj duke
shtuar irritimin dhe një gjëndje melankolie. Gjithashtu shëndeti mendor i gruas është në rrezik
më të madh për të shkaktuar probleme, në periudha të caktuara të jetës së saj, si p.sh depresioni
gjatë pubertetit, mbas lindjes apo periudhës së menopauzës.
► Studiuesit kanë treguar se paraqitja e problemeve të shëndetit mendor tek gratë, është e lidhur
ngushtë edhe me disa faktorë socialë. Ngjarjet e rënda të jetës që shkaktojnë ndjenja të humbjes,
inferioritetit, përuljes ose izolimit, mund të sjellin depresionin Sipas studimeve ka tre faktorë

21
kryesorë, që janë mbrojtës kundër zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor, veçanërisht të
depresionit.
Pacientët, duke jetuar në një marrëdhënie të vazhdueshme abuzive, përjetojnë një stres të
vazhdueshëm, i cili mund të shkaktojë një nga gjendjet e mëposhtme:
► Dhembje kronike, dhembje psikogjenike ose dhembje për shkak të traumës
difuze pa evidenca të dukshme.
► Simptoma fizike që lidhen me stresin.
► Stres kronik post-traumatik.
► Çrregullime të humorit apo të ankthit.
► Depresion
► Probleme gjinekologjike, infeksione të shpeshta vaginale apo të traktit urinar,
dispareuni, dhembje pelvike.
► Përdorim të shpeshtë të qetësuesve minor apo analgjezikëve.
► Vizita të shpeshta mjekësore me ankesa të paqarta, ose simptoma pa evidenca
të anomalive fiziologjike.
Tek viktimat e dhunuara rastet e sëmundjeve mendore më të shpeshta mund të jenë:
► Depresioni midis grave të abuzuara
► Çrregullime të personalitetit - Çrregullimet bipolare, që njihen gjithashtu si depresion
maniakal
► Sindromi stresit post traumatik (PTSD) që është një nga pasojat më të rënda të shëndetit
mendor është vërejtur më shpesh tek personat e dhunar veçanërisht gratë dhe fëmijët.
Në mjaft raste është vënë re se gratë dhe vajzat që jetojnë në një marrëdhënie të vazhdueshme
abuzive dhe njëkohësisht vuajnë nga diagnoza kronike si astma, artriti, hipertensioni dhe
sëmundja e zemrës, paraqesin vështirësi në kontrollin e sëmundjes, madje, në disa raste,
sëmundja mund të përparojë dhe të keqësohet ndjeshëm. Për këtë arsye është e domosdoshme që
krahas trajtimit të sëmundjes kronike, personeli shëndetsor të trajtojë dhe të ndihmojë pacienten
për tejkalimin e situatës në të cilën ndodhet.
Dhuna sjell edhe pasoja në shëndetin riprodhues qw mund të shkaktohen si gjatë shtatzënisë,
ashtu edhe përgjatë jetës. Veçanërisht, abuzimi gjatë shtatzënisë ka pasoja serioze në shëndetin e
gruas dhe në zhvillimin e fetusit/foshnjës së ardhshme. Shumë komplikacione dhe rezultate
negative të shtatzënisë janë të lidhura me abuzimin. Disa prej tyre janë pasoja direkte të dhunës

22
(psh. të lidhura me traumat fizike). Efekte të tjera janë indirekte dhe mund të rrjedhin nga faktorë
kompleksë dhe të ndërlidhur, si stresi, abuzimi me substancat, tentativat e vetëvrasjes,
depresioni, kujdesi jo i duhur prenatal dhe histori komplikacionesh obstetrikale ose
gjinekologjike.
3.4.1 Dhuna tek gratë shtatzënë
Me dhunë gjatë shtatzanisë do të kuptohet: Çdo formë dhunë fizike, seksuale, ose
psikologjike/emocionale, që i shkaktohen një gruaje shtatzënë”
Shpesh shtatzënia është një mekanizëm i përshkallëzimit të dhunës. Abuzimi gjatë
shtatzënisë mund të prekë gratë nga të gjitha karakteristikat social ekonomike dhe demografike.
Askush nuk është imun nga abuzimi gjatë shtatzanisë
Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se dhuna kundër gruas shtatzënë është një
shkelje e rëndë e të drejtave njerëzore; mund të shkaktoj pasoja negative tek nëna dhe
fëmijët e saj; dhuna kundër gruas shtatzënë mund të konsiderohet një çështje e rëndësishme
e shëndetit publik
Dhuna në familje gjatë shtatzënisë është një sulm që ve në rrezik jo një por dy jetë. Ndryshe nga
format e tjera të dhunës në familje, ku zakonisht sulmohet koka dhe gjymtyrët e trupit, gratë
shtatzana kanë tendencë të rrihen më shumë tek gjinjtë, barku, ose organet genitale.
Abuzimi gjatë shtatzanisë mund të ketë pasoja serioze në shëndetin dhe efekte në zhvillimin mbi
fetusin dhe foshnjen e porsalindur. Fetusi është më shumë në rrezik sidomos gjatë tremujorit të
tretë. Shumë studime kanë treguar se në situatë në të cilën nëna ishte goditur më grushta në
stomak kishte abortuar spontanisht.
Pasojat afatgjata të dhunës gjatë shtatzanisë mund të kenë një efekt të rëndë mbi zhvillimin
psikologjik të fëmijës. Fëmija ka të ngjarë që pas lindjes të jetë dëshmitar i dhunës në familje.
Gjithashtu partneri që abuzon gruan e tij ka më shumë të ngjarë të abuzoj edhe me fëmijët e tij.
Disa gra të abuzuara mbeten shtatzënë si rrjedhojë e abuzimit (ose sepse detyrohen të kryejnë
marrëdhënie me dhunë, apo sepse partneri i tyre refuzon të përdorë metoda kontraceptive).
Kjo mund të lidhet me faktin se gratë e abuzuara kanë më shumë shtatzëni se gratë e paabuzuara.
Gratë e abuzuara mund të kenë intervale më të shkurtra lindje nga një shtatzëni tek tjetra.

KREU IV
Mjetet e parandalimit dhe dënimi I dhunës ndaj grave

23
4.1 Ndërgjegjësimi I komunitetit ndaj dhunës dhe parandalimi I saj
Dhuna në familje është një problem i përhapur social, shëndetësor global, që kapërcen kufijtë
dhe ndodh në të gjitha kulturat dhe shoqëritë anembanë botës. Është një fenomen që ndikon
negativisht në integritetin fizik, psikologjik, ekonomik dhe social, sidomos të pjesës më të
ndjeshme të shoqërisë: grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Megjithatë, shqiptarët priren ta
konsiderojnë dhunën në familje si një çështje private, familjare, dhe si një pjesë normale të jetës
bashkëshortore e familjare.
Duke qenë se dhuna në familje shpesh ndodh pas dyerve të mbyllura dhe nuk diskutohet,
pranohet apo trajtohet hapur në shoqërinë shqiptare, viktimat përgjithësisht vuajnë në heshtje.
Nisur nga përmasat e këtij fenomeni, ndikimi që ka në shoqëri dhe marrëdhëniet specifike që
cenohen, është e nevojshme angazhimi i shumë institucioneve shtetërore, përfshi dhe Policinë
dhe organizatave ndërkombëtare dhe vendase.
Më shumë se sa policor, ky fenomen shfaqet si një reflektim i problemeve sociale të shoqërisë.
Megjithatë roli i policisë në trajtimin e këtyre rasteve është shumë i rëndësishëm. Nisur nga fakti
se dhuna në familje gjithmonë ka qenë një fenomen shumë shqetësues, studiuesit janë përpjekur
të studiojnë shkaqet dhe pasojat, me qëllim parandalimin apo minimizimin e saj. Në mos-
raportimin apo raportimin e ulët të dhunës në familje, në vendin tonë vlerësohet të ndikojnë
faktorë të tillë si turpi, frika nga ndëshkimi, normat kulturore, stereotipet që ekzistojnë për
dhunën në familje, varësia ekonomike etj5
Për të zhdukur këtë lloj dhune, një mjet themelor është parandalimi. Kjo strategji kërkon të
zhdukë problemin nga rrënjët e saj dhe mund të bëhet në tre nivele të ndryshme:
Në nivelin fillor
Duke modifikuar bindjet kulturore që përjetësojnë epërsinë e burrave mbi gratë ose epërsinë e të
fortëve ndaj të dobtëve. Vini në dyshim dhunën si një mënyrë të dobishme për të zgjidhur
konfliktet. Punoni në uljen e nivelit të tolerancës për këtë lloj sjelljeje në të gjitha nivelet dhe
kërkoni refuzimin dhe dënimin e këtyre situatave. Dhe së fundmi, është me rëndësi të veçantë
kryerja e fushatave ndërgjegjësuese dhe shpërndarja e informacionit në lidhje me format e
dhunës, pasojat e saj dhe mënyrën e veprimit kundër saj.
Parandalimi në nivelin fillor është i një rëndësie thelbësore në arsim.

https://mb.gov.al/
5

24
Në nivelin sekondar
Në këtë lloj parandalimi, ekziston nevoja për trajnim dhe rikualifikim të të gjithë profesionistëve
që mund të jenë në kontakt me viktimat e dhunës në mënyrë që ata të kuptojnë situatën në të
cilën ndodhen dhe të jenë në gjendje t'i ndihmojnë ata në mënyrën më të përshtatshme.
Në këtë kontekst, trajnimi për personelin shëndetësor, forcat e sigurisë, shërbimet sociale,
avokatët dhe gjyqtarët është veçanërisht i rëndësishëm.
Me pak fjalë, për të gjithë profesionistët që mund të përfshihen në zbulimin ose ndërhyrjen në
situata të dhunës.
Në nivelin terciar
Më në fund, është e nevojshme të kemi një seri shërbimesh dhe burimesh për kujdesin,
këshillimin, mbrojtjen dhe ndihmën në të cilën mund të drejtohen viktimat e dhunës.
Një nga objektivat kryesorë të këtyre burimeve duhet të jetë rivendosja e jetës së viktimave, si
dhe zhdukja e pasojave fizike dhe psikologjike që mund të vijnë nga dhuna.
Nga raportet e publikuara rezulton se të anketuarit deklarojnë se institucionet përgjegjëse për të
mbështetur viktimat e dhunës në familje janë: policia (95%), rrethi personal shoqëror e familjar
(86.8%) pasuar nga sistemi i drejtësisë (gjykata dhe prokuroria: 83.7%).
Diskutimet e thelluara tregojnë se komuniteti urban dhe rural e vlerëson policinë si autoritetin
kryesor, përgjegjës për të ofruar ndihmën – ndërhyrjen e parë, për të izoluar dhunuesin dhe
parandaluar përshkallëzimin më tej të situatës familjare.
Në fokus grupe u theksua shumë roli i psikologut në institucione të ndryshme (bashki, spitale e
shkolla) si tepër I nevojshëm për të mbështetur viktimat.
Në vijim, shoqëria civile dhe media, sidomos programet televizive, perceptohen si aktorë tepër të
rëndësishëm në adresimin e çështjes së dhunës në familje dhe mbështetjen e viktimave.
E rwndwsishme wshtw qw komuniteti tw ndwrgjegjwsohet me anw tw fushatave tw ndryshme,
ose mwnyra tw tjera ndwrgjegjwsimi pwr tw kuptuar rwndwsinw qw ka parandalimi, por edhe
raportimi i dhunws.
Neni 12.4 i Konventës së Stambollit parasheh që: Palët të marrin masat e nevojshme për të
inkurajuar të gjithë anëtarët e shoqërisë, veçanërisht burrat dhe djemtë, për të kontribuar në
mënyrë aktive në parandalimin e të gjitha formave të dhunës të përfshira në fushëveprimin e
kësaj Konvente». Përfshirja e burrave dhe djemve në rimendimin e roleve të bazuara në gjini
duhet të fillojë që në moshë të hershme. Në Suedi, për shembull, përpjekjet për të kundërshtuar

25
stereotipet gjinore dhe rolet gjinore zhvillojnë gjatë vitit parashkollor. Agjencia Kombëtare
Suedeze për Arsim ofron materiale dhe zhvillim profesional në fushën e trajtimit të barabartë dhe
mosdiskriminimit për arsimin e detyruar dhe të mesëm të lartë. Përfshirja e burrave dhe djemve
në këtë proces është thelbësore por jo e lehtë. Presioni i bashkëmoshatarëve dhe traditat janë ndër
përbërësit më të vështirë të dominimit të meshkujve. Këto procedura të ndërgjegjësimit kërkojnë
mendim dhe takt të kujdesshëm.
Pasojat e DhNG-së dhe DhF-së janë shkatërruese në shumë nivele - dhe të dhënat mund të
përdoren për të mbështetur këto fakte. Nga kostot socio-ekonomike tek komuniteti dhe ndikimet
personale (varfëria, pastreha, kostot shëndetësore, dëmtimet psikologjike dhe fzike dhe
përpjekjet për vetëvrasje, etj.), viktimat e DhNG-së dhe DhF-së nuk janë vetëm tre rreshta në një
gazetë, ose një pjesë e pashmangshme e jetës së përditshme (ref. fajësimi i viktimave) por një
shkelje serioze e të drejtave të njeriut që nuk mbart asnjë justifkim. Dhuna ndodh brenda të gjitha
prejardhjeve shoqërore, të gjitha llojeve të familjeve dhe çifteve dhe midis profesioneve të
ndryshme. Nuk ka as një kryes tipik dhune dhe as viktimë tipike të dhunës ndaj grave. Në mesin
e publikut të gjerë, të gjithë njohin dikë që po kalon këtë sprovë, nëse ata nuk janë vetë viktimë
ose kryes i dhunës.
Aktivitetet e ndërgjegjësimit mund ta sjellin këtë informacion në publik. Ai mund të japë një
pamje të ndryshme, por të rëndësishme për çështjet që lidhen me dhunën në familje. Ai adreson
çështje të atësisë, të karakterit mashkullor dhe ndihmon për t’i dhënë fund idesë se DhF është
çështje private ose thjeshtë mosmarrëveshje brenda një çifti.
GREVIO shqetësohet veçanërisht nga niveli i ulët i ndërgjegjësimit, mes vetë viktimave të
dhunës, për ndikimin që ka dëshmimi i dhunës në familje tek fëmijët (GREVIO, 2017).
4.2 Nxitja për raportim
Nw rastet kur dhuna tanimw wshtw kryer, nuk flasim mw pwr parandalim tw saj, por pwr
raportim, nw mwnyrw qw situata tw mos pwrkeqwsohet dhe ai qw ka kryer dhunw tw marrw
dwnimin e merituar.
Çfarë duhet bërë?
Tregojuni të dashurve për atë që po ndodh. Të tjerët duhet ta dinë se diçka nuk shkon në familje.
Një grua nuk duhet të lihet vetëm me problemin e saj, mungesën e shpresës - është shumë e
rëndësishme të dini se ajo ka ku të shkojë, se ka njerëz që, nëse ndodh diçka, do të japin strehë,
do të ndihmojnë me para dhe thjesht do të ofrojnë mbështetje morale.

26
Nëse dhuna ka shkuar aq larg sa e vetmja rrugëdalje është të shpëtoni veten, në këtë rast, siç
tregon praktika, një arratisje e fshehtë është më e mirë dhe më e sigurt se sa një pushim i
paralajmëruar, i cili çon në një përshkallëzim të dhunës. Është më mirë të mos jesh vetëm me
agresorin: prania e dëshmitarëve mund ta ndalojë atë.
Çfarë duhet të bëni nëse jeni duke përjetuar dhunë në familje? Mos hesht. Ju duhet të vendosni të
kërkoni ndihmë. Nëse vendosni të largoheni, mos u ktheni kurrë. Sipas statistikave, ata që
kthehen i nënshtrohen "ndëshkimit": shumë lëndohen rëndë dhe disa madje vdesin.
Nw kwto raste pwr tw shmangur pasojat një psikolog ose psikoterapist do t'ju ndihmojë ta
ndihmojw shumw.
Kontaktoni me policinw nw mwnyrw tw menjwhershme pwr tw bwrw denoncim pwr dhunwn
qw keni pwrjetuar.
Sipas raporteve gati 1 në 3 të pyetur besojnë se dhuna në familje duhet të raportohet me raste. Ka
ndryshime në qëndrimet e komunitetit në zonat urbane me ato rurale. Të anketuarit në zonat
rurale janë më konservatorë: 2.5% e tyre deklarojnë se dhuna në familje nuk duhet të raportohet
asnjëherë dhe 40.1% e tyre pranojnë që dhuna në familje duhet të raportohet në raste të caktuara.
Teksa pyeten se kush ka të drejtë të raportojë incidentet e dhunës në familje, pothuaj 9 nga 10 të
anketuar deklarojnë se është vetë “viktima” dhe pothuaj 4 në 10 deklarojnë se kushdo që merr
dijeni për situatën, ka të drejtë të raportojë.
23.4% nga 254 viktima të dhunës në familje e kanë adresuar incidentin tek autoritetet ose rrjeti i
tyre personal (miq, të afërm, kolegë). Të rinjtë dhe femrat e adresojnë këtë çështje më shumë
sesa të rriturit dhe meshkujt.
Sipas OJF-ve dhe autoriteteve të ndryshme, raportimi i dhunës në familje është në nivele tepër të
ulta, edhe pse ka ndërgjegjësim dhe rritje të numrit të denoncimeve këto vitet e fundit. Nga ana
tjetër, ata deklarojnë se ka mungesë të statistikave për raportin fenomen-raportim. “Mund të
them se raportohet shumë pak nga ajo që ekziston realisht. Do të duhej një statistikë, por edhe në
këtë rast do të kishte shumë që s’do të pranonin se dhunoheshin” (OJF) “Kemi rritje të
denoncimeve si rezultat i sensibilizimit për dhunën në familje. Problemi qëndron se ato
(viktimat) duke mos pasur mundësi të tjera për strehim dhe ndonjëherë të ndikuara nga opinioni
apo frika e prishjes së familjes dhe fëmijëve, tërhiqen.” (Strehëz) Viktimat u pyetën se ku e
kishin raportuar fillimisht rastin dhe nëse kishin pasur kontakte të tjera të mëpasshme me
autoritete të tjera mbi çështjen e dhunës në familje. 2.1% nga 254 viktima e kanë raportuar

27
fillimisht rastin në polici, kurse 21.3% ia kanë besuar këtë çështje rrethit të tyre personal (miq,
familjarë, kolegë).
Në përfundim, 4% e viktimave e kanë raportuar rastin në polici, ndërkohë që 2% e kanë
raportuar edhe në institucione të tjera, si: bashki, spital, OJF, strehëz dhe psikolog (1 rast për
secilin). Sipas OJF-ve dhe autoriteteve të ndryshme, rezulton se autoriteti tipik për raportim është
policia, pasi shihet si një autoritet me fuqi, pushtet dhe që ofron mbrojtje për qytetarin. “Më
shumë u drejtohen komisariateve, pasi viktimat kanë besim tek uniforma blu. Ata mendojnë se
policia do t’i mbrojë, do të gjejnë mbështetje, si organi më kompetent…” (OJF-të) 63.3% nga
244 viktima të dhunës në familje që nuk e kanë raportuar incidentin në asnjë institucion,
deklarojnë se këto raste nuk janë mjaftueshëm serioze / të rënda për t’u raportuar, ndjekur nga
gjysma e tyre që deklarojnë se këto çështje duhen trajtuar brenda familjes. Faktorë të tjerë
frenues në raportimin e dhunës në familje janë: qëllimi për të ruajtur privatësinë e kësaj çështjeje
delikate (37.2%) dhe shpresa se ky do të jetë një rast i izoluar (18.2%). Vetëm 5.5% e këtyre
viktimave shprehen se arsyeja e mosraportimit të rasteve të dhunës në familje ka qenë mungesa e
besimit sepolicia mund apo do të bëjë diçka.
Faktorët e tjerë përfshijnë:frikën nga dhunuesi (5.3%), varësinë ekonomike nga dhunuesi (4.2%),
drojën që askush nuk do ta besojë (1.1%), efektivët e policisë e njohin / janë miq me dhunuesin
(0.6%), etj.
Ka disa ndryshime midis të rinjve dhe të rriturve përsa i përket faktorëve frenues për të raportuar
dhunën në familje. 56.7% e të rriturve përkundrejt 36.5% të të rinjve e konsiderojnë dhunën në
familje si një çështje e cila duhet të trajtohet brenda familjes. Të rriturit ndihen më tepër
përgjegjës për të mbajtur të bashkuar familjen (16.7%) krahasuar me të rinjtë (4.1%), si pasojë
ata nuk i raportojnë rastet e dhunës në familje. Ndërkohë 14.9% e të rinjve përkundrejt 1.7% e të
rriturve besojnë se dhunuesi e di çka është më e mirë për ta. Mungesa e besimit tek policia është
gati dy herë më e lartë tek të rinjtë (8.1%) sesa të rriturit (4.2%).
4.3 Rritja e masave dënuese ndaj dhunës në familje
Për momentin dhuna në familje mund të dënohet nga disa nene të Kodit Penal njëherësh.
Gjithçka varet nga pasojat. Për shembull, një akt mund të interpretohet si torturë ose rrahje, dhe
këto janë kategori të ndryshme "peshash". Megjithatë, më shpesh shkalla e dënimit mbetet e
njëjtë. Cila? Praktika tregon se tani është zakon që të vendosen njerëz pas hekurave për dhunë në
familje në familje.

28
Sa shumë? E gjitha varet nga natyra e dëmit të shkaktuar ndaj viktimës. Mesatarisht, dhunuesi
mund të dënohet me 3 vjet burg. Meqë ra fjala, kjo është një nga arsyet e heshtjes për atë që po
ndodh. Dënimi mund të jetë më i rëndë nëse ka rrethana rënduese. Por dhuna në familje, e cila
dënohet me burgim, mund të sjellë probleme të mëdha për viktimën në të ardhmen.
Nuk është sekret që njerëzit nuk ndryshojnë dhe nuk riedukohen. Dhe viktimat nuk kanë garanci
reale të sigurisë. Të gjithë në familje e njohin njëri-tjetrin. Dhe hakmarrja nuk përjashtohet. Po,
ligji, si të thuash, mbron qytetarët, por nuk jep garanci 100% të sigurisë në të ardhmen. Kështu,
çrrënjosja e dhunës në familje është shumë e vështirë. Dhe jo të gjithë dhe jo gjithmonë mund të
llogarisin edhe 3 vjet pushim nga një tiran.
Por kohët e fundit ata duan të dekriminalizojnë dhunën në shtëpi. Çfarë propozohet për të
zëvendësuar dënimin? Përgjegjësia administrative. Me fjalë të tjera, pagesa e një gjobe të
përshtatshme. Ai do të duhet të llogaritet në bazë të natyrës së dëmit të shkaktuar viktimës.
Megjithatë, shoqëria e konsideron të gabuar një masë të tillë. Edhe në prani të përgjegjësisë
penale, njerëzit rrallë ankohen për dhunë në familje në çfarëdo forme. Dhe nëse shënojmë
"kriminalitet", atëherë problemi do të rëndohet edhe më shumë. Dhe dhunuesit ose individët e
prirur ndaj dhunës do të fillojnë të ndiejnë mosndëshkimin e tyre të plotë. Sidoqoftë, vendimi
përfundimtar ende nuk është marrë. Dhe deri tani për veprime të tilla, sigurisht nëse ka prova,
kërkohet ose burgim deri në 3 vjet, ose arrest 15 ditë.
Janë ndërmarrë iniciativa të posaçme për përmirësimin e kuadrit ligjor për një përgjigje të mirë-
koordinuar dhe efektive ndaj dhunës në familje, konkretisht:
Në muajin tetor 2020, ka hyrë në fuqi Ligji nr.125/2020, datë 15.10.2020 “Për disa shtesa dhe
ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet
familjare”” të ndryshuar, i cili parashikon masa të përshtatshme ligjore dhe masa të tjera të
nevojshme për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje në të gjitha format e saj, si dhe
garantimin e mbrojtjes të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i
kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar dhe
çdo individi, subjekt i këtij ligji, që paraqet nevoja të veçanta mbrojtjeje.
Ndryshimet në këtë Ligj, kanë parashikuar detyrime të posaçme për Policinë e Shtetit, ku ndër
kryesoret përmendim, neni 13/1 ”Urdhri për masat paraprake të mbrojtjes së menjëhershme”, i
cili përcakton se “2. Në urdhrin për masat paraprake të mbrojtjes së menjëhershme, sipas pikës
1 të këtij neni, derisa gjykata të nxjerrë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes ose urdhrin e

29
mbrojtjes, urdhërohet largimi i menjëhershëm i dhunuesit nga banesa, kur viktima dhe dhunuesi
banojnë në të njëjtën strehë, përveç rastit kur dhunuesi është i mitur, i moshuar ose person me
aftësi të kufizuar, si dhe/ose përcaktohen një ose disa nga masat e mëposhtme:”. b) Në shkronjat
“a” dhe “c” fjala “dhunuesin/es” zëvendësohet me fjalën “dhunuesin”. c) Në shkronjën “b”
fjala “dhunuesit/es” zëvendësohet me fjalën “dhunuesit”. 3. Pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me këtë
përmbajtje: “3/1. Kur në të gjithë vendin ose në një pjesë të territorit të tij janë vendosur masat e
jashtëzakonshme, përkatësisht, titullari i strukturës përgjegjëse të Policisë së Shtetit detyrohet të
lëshojë urdhrin për masat paraprake për mbrojtjen e menjëhershme, sipas pikës 2 të këtij neni,
në çdo rast kur konstaton se është ushtruar dhunë. Gjatë gjithë periudhës së zgjatjes së masave
të jashtëzakonshme, në kërkesën drejtuar gjykatës për vlerësimin e masave paraprake të
mbrojtjes, të marra përmes urdhrit për masat paraprake për mbrojtjen e menjëhershme të
lëshuar, policia duhet t’i kërkojë gjykatës lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, pa kërkuar
paraprakisht nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes”.

Nisur nga detyrimet që sollën ndryshimet ligjore për strukturat e policisë, u hartua dhe është
dërguar për zbatim, Letër-Porosia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr.7589/1, datë
07.12.2020 “Për njohjen dhe zbatimin me korrektësi të detyrimeve të përcaktuara në Ligjin nr.
125/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj
dhunës në marrëdhëniet familjare”” të ndryshuar, si dhe për masat për marrjen në mbrojtje dhe
referimit të viktimave të dhunës në familje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të
dhunës”.
Është hartuar dhe dërguar për zbatim strukturave vendore të policisë, Plani i veprimit nr.2112,
datë 18.03.2020 “Për masat që duhet të merren nga strukturat e Policisë së Shtetit për
parandalimin dhe luftën kundër dhunës në marrëdhëniet familjare, 2020”.
Është dërguar për zbatim Letër-Porosi e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr.2192,
datë 25.03.2020 “Për vlerësimin maksimal dhe shtim të vëmendjes ndaj rasteve të dhunës në
familje, gjatë kohës së kufizimit të lëvizjeve dhe zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes
së COVID-19”.
Është hartuar dhe miratuar Program Pune nr.1737, datë 04.03.2020 “Për zbatimin e masave dhe
përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Plani Kombëtar i Veprimit për mbrojtjen e fëmijëve

30
nga shfrytëzimi ekonomik, përfshirë fëmijët në situatë rruge 2019-2021”, në të cilin janë
parashikuar detyra konkrete për strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit.
Janë dërguar për zbatim Letër-Porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për
zbatimin me korrektësi të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në veçanti të drejtave të
fëmijëve, gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe procedurale nga ana e punonjësve të policisë,
marrjen e masave për parandalimin e rasteve të abuzimit seksual të të miturve, si dhe trajtimin në
mënyrë profesionale, duke i kushtuar një kujdes të veçantë viktimës së mitur të ngacmimit apo
abuzimit seksual.
Janë marrë masa për ngritjen e strukturave dhe mekanizmave me qëllim koordinimin dhe
bashkërendimin e veprimeve në minimizimin e fenomenit të dhunës në familje dhe mbrojtjen

31
e viktimës së dhunës, përkatësisht:
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit e vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin
ndërinstitucional për trajtimin me profesionalizëm të dhunës në familje. Ky bashkëpunim ka për
qëllim kryesor të sigurojë ndryshimin afatgjatë të sjelljes dhe kulturës së shoqërisë ndaj këtij
fenomeni dhe ofrimin e të gjitha shërbimeve të nevojshme ndaj viktimave të dhunës.

Prej 2007 janë ngritur dhe funksionojnë në Policinë e Shtetit, strukturat për të Miturit dhe
Dhunën në Familje, të cilat mbikëqyrin, monitorojnë dhe koordinojnë punën me strukturat lokale
të hetimit të krimeve për parandalimin e identifikimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në
familje.

Në strukturat e Policisë së Shtetit është inkurajuar pjesëmarrja e grave dhe vajzave, veçanërisht
në Patrullën e Përgjithshme, Policimin në Komunitet dhe në strukturat e dhunës në familje. Kjo
gjë ka bërë të mundur përmirësimin e komunikimit me viktimat e dhunës në familje, sidomos kur
këto janë gra dhe fëmijë.

Implementimi i filozofisë së Policimit në Komunitet ka sjellë rritjen e ndjeshmërisë së


komunitetit, afrimin dhe bashkëpunimin e tij me policinë, gjë që bën të mundur identifikimin dhe
parandalimin e krimit brenda familjes, si dhe rritjen e numrit të denoncimeve. Partneriteti me
qytetarët, përmes formave të ndryshme, është promovuesi kryesor i përcaktimit të prioriteteve të
punës policore, duke identifikuar shkaqet aktuale dhe potenciale të kriminalitetit dhe konflikteve
brenda shoqërisë. Ky partneritet krijon një ndjenjë të përgjegjësisë së përbashkët për adresimin
dhe rrugët e zgjidhjes së problemeve dhe shqetësimeve të identifikuara. Policimi efektiv në
komunitet përfshin jo vetëm zhvillimin e partneritetit ndërmjet policisë dhe qytetarëve, por edhe
bashkëpunimin ndërinstitucional me agjencitë shtetërore dhe njësitë e qeverisjes vendore.

Puna e Policisë së Shtetit është e orientuar drejt zgjidhjes së shkaqeve, që cenojnë sigurinë në
komunitet. Për këtë arsye, policia përqendrohet në adresimin e shkaqeve që çojnë në problem
dhe cenojnë sigurinë në komunitet apo faktorëve të tjerë stimulues, si një mënyrë efiçente për
parandalimin e veprave penale dhe sjelljeve antishoqërore, për rritjen e besimit dhe
bashkëpunimit me komunitetin.

32
Policimi në komunitet e ka të parashikuar brenda filozofisë së tij bashkëpunimin ndër-
institucional, pra me fjalë të tjera, ky model është lehtësisht i aplikueshëm edhe si pjesë e
Mekanizmit të Referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare. Po kështu,
përqendrimi i punës së policisë në adresimin e shkaqeve që çojnë në problem dhe cenojnë
sigurinë në komunitet, si një mënyrë efiçente për parandalimin e veprave penale, i vjen sërish në
ndihmë punës së Mekanizmit të Referimit.

Në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe me organizata ndërkombëtare, sikurse: OSBE,


UNDP, UNWOMEN, në vazhdimësi, organizohen trajnime me qëllim rritjen e kapaciteteve të
punonjësve të policisë për identifikimin, vlerësimin dhe trajtimin në mënyrë sa më profesionale e
dinjitoze të rasteve dhunës në familje.

Ligji për Dhunën në Familje, parashikon që të drejtën e denoncimit të dhunës e ka jo vetëm


viktima, por edhe çdo qytetar që konstaton se po ndodh një incident dhune. Me qëllim rritjen e
ndërgjegjësimit qytetar për denoncimin e rasteve, policia e shtetit, në bashkëpunim me struktura
të tjera shtetërore dhe me organizma ndërkombëtarë, ka intensifikuar dhe duhet të vijojë
përpjekjet për të sfiduar këtë mentalitet e për të mos e konsideruar më dhunën në familje vetëm
si “problem i atyre që iu ndodh” por si një shqetësim e problem i gjithë shoqërisë, ku secili(a) të
ndiejë dhe zbatojë përgjegjësitë e tij(saj) si qytetar i kësaj shoqërie. Elementë të këtij
ndërgjegjësimi të merren në konsideratë në të gjitha hapat që ndjek për zbatimin në praktikë të
filozofisë së Policimit në komunitet, ku rritja e besimit në strukturat e PSH si pasojë e cilësisë
dhe eficensës së punës së tyre, mbetet primare.

Denoncimet për dhunën në familje kanë ardhur në rritje për shkak të ndërgjegjësimit publik dhe
rritjes së besimit tek Policia e Shtetit, duke ofruar shërbime pa pagesë, sikurse Komisariati
Dixhital apo funksionon 24 orë në 24 linja telefonike 112, ku mund të telefonojë çdokush që ka
për të denoncuar një veprim të paligjshëm përfshirë rastet e dhunës ndaj grave apo në familje dhe
ku ruhet anonimati i personit që bën denoncimin.

33
Nisur nga të dhënat në vite, konstatohet se është ulur numri i vrasjeve. Kjo ka ardhur si rrjedhojë
e ashpërsimit të masave ligjore, të rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve, bashkëpunim i
cili ka mundësuar rritjen dhe dhënien në kohë të shërbimeve për viktimat e dhunës në familje 6

Gjatw proceseve penale gjithmonw duhet tw zbatohen tw drejtat e viktimws dhe tw akuzuarit. Të
drejtat e viktimave janw e drejta për qasje në drejtësi, të drejtat për përfitim të barabartë dhe
mbrojtje të ligjit; e drejta për trajtim të drejtë; e drejta për një zgjidhje efektive dhe
dëmshpërblim; dhe të drejtat për dinjitet dhe autonomi universale dhe detyra përkatëse e shtetit
për të siguruar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e viktimës
së dhunës me bazë gjinore ndaj grave.
Të drejtat e personave të akuzuar janw e drejta për gjykim të drejtë, prezumimi i pafajësisë
përveç nëse dhe derisa të dënohen në përputhje me ligjin; barra e provës përtej një dyshimi të
arsyeshëm i mbetet prokurorisë; dhe e drejta për përgjigje të plotë dhe mbrojtje. Gjatë kryerjes së
detyrave të tyre, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të respektojnë parimin e trajtimit të barabartë të
palëve, duke shmangur çdo paragjykim ose diskriminim, dhe ekuilibrin midis mbrojtjes së
viktimave dhe mbrojtjes së të drejtave të procesit të rregullt të të akuzuarve për të siguruar që
secili të dëgjohet drejt.
Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të sigurojnë që ligjet penale, procedurat dhe rregullat e provave të
mos interpretohen dhe zbatohen në mënyra që diskriminojnë viktimën. Një shembull i një
ekuilibri të tillë gjendet në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane e cila vendos që ndalimi i të
pandehurve që të përfaqësojnë veten në rastet e dhunës seksuale në Angli dhe Uells nuk cenon
gjykimin e drejtë.7
Gjykata Evropiane ka vendosur që gjykimet nganjëherë bëhen aq frikësuese ose ndërhyrëse sa
shkelin nenet 3 ose 8 në të drejtën e tyre dhe gjykatat duhet të përpiqen më shumë të sigurojnë që
procedurat të jenë më pak traumatike. 8 Të drejtat e të pandehurve dhe të drejtat e viktimave janë
të dyja të rëndësishme dhe duket se «asnjë grup i të drejtave nuk duhet të mbizotërojë, dhe të dy
grupeve të të drejtave duhet t›u jepet respekt i barabartë».9
6
Masat dhe adresimi I problematikave të dhunës në familje
7
Londër, P. 2007. “Detyrimet pozitive, procedura penale dhe rastet e përdhunimit”. Rishikimi Evropian i të
Drejtave të Njeriut, 2, 158-171.
8
Doak, J. 2008. “Të drejtat e viktimave, të drejtat e njeriut dhe drejtësia penale: Rikonceptimi i rolit të palëve të
treta”. Oxford, UK
9
Smith, O dhe Skinner, T. 2012. “Vëzhgimi i përgjigjeve të gjykatës ndaj viktimave të përdhunimit dhe sulmit
seksual ”Kriminologjia Feministe, vëll. 7, nr. 4, fq. 298-326

34
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vuri në dukje se Konventa e Stambollit u kërkonte
shteteve të miratonin masa legjislative për të mbrojtur të drejtat e viktimave. Në Y kundër
Kroacisë, Gjykata sqaroi të drejtat e viktimave për të përfshirë: mbrojtjen nga frikësimi dhe
viktimizimi i përsëritur; duke bërë të mundur që viktimat të dëgjohen dhe të paraqiten
pikëpamjet, nevojat dhe shqetësimet e tyre dhe të konsiderohen siç duhet; duke u mundësuar
atyre, nëse lejohet nga ligji i brendshëm në fuqi, të dëshmojnë në mungesë të autorit të dyshuar
të veprës; të kryhet intervista me viktimat pa vonesë të pajustifikuar; dhe mbajtja e
ekzaminimeve mjekësore në minimum.10 Konkretisht në atë rast, dëshmia e viktimës ishte e
vetmja provë e drejtpërdrejtë në rast. GJEDNJ ka njohur rëndësinë e marrjes në pyetje të
tërthortë për mbrojtjen, por që kjo nuk barazohet me një të drejtë të pakufizuar për të përdorur
ndonjë argument mbrojtës. Përkundrazi, gjykata gjeti se marrja në pyetje nuk duhet të përdoret si
mjet për të frikësuar ose poshtëruar dëshmitarët.

KREU V
Fenomeni I dhunës ndaj grave
5.1 Profili I dhunuesve
Profili i dhunuesve i përshkruar nga grupe të ndryshme: komuniteti, OJF-të dhe autoritetet, përputhet
mjaft mirë.
Sipas tyre, tre janë kategoritë kryesore të dhunuesve:
• Burrat që dhunojnë bashkëshortet e tyre (veçanërisht meshkuj të moshës 35-55 vjeç, me arsim të ulët,
të papunë, të alkoolizuar, të varur nga kumari/bixhozi, fanatikë, xhelozë)
• Prindërit që dhunojnë fëmijët e tyre. Sipas “Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijët në Shqipëri”
(ALO
116), dhunuesit ndaj fëmijëve, viktima të dhunës në familje, janë kryesisht babai ndaj djemve dhe nëna
ndaj vajzave.
• Fëmijët ndaj prindërve të tyre të moshuar. Sipas intervistës me Fondacionin “Kennedy”, djemtë janë
veçanërisht dhunues ndaj prindërve.
Ka më pak raste kur motrat e vëllezërit janë cilësuar si një kategori dhunuesish, kryesisht vëllezërit mes
tyre ose
vëllezërit ndaj motrave, veçanërisht në ato raste kur kanë konflikte pronësie apo trashëgimie.
Sipas efektivave të policisë, ka më pak raste kur gratë abuzojnë ndaj bashkëshortëve të tyre.
“Më kujtohet një grua 65-66 vjeçe, e rrahur nga i shoqi që ishte diku tek të 70-at. U shtrua në Spitalin
Ushtarak
dhe doli që aty pas disa muajsh. I kishte çarë gojën, kishte fraktura gjithandej. Shkaku ishte ndarja e pa-
surisë
ndërmjet djemve dhe dëshmitari i vetëm ishte nipi 5-6 vjeç që na tregoi se si e kishte rrahur gjyshi
gjyshen.
Kështu që mund të thuash që ndodh tek të gjithë dhe nga të gjithë” (OJF) Për agresorin

10
Y k. Kroacisë. Kërkesa Nr. 41107/10, 2015, para 106

35
Studime të shumta përkojnë duke treguar një sërë pasojash që shfaqen tek personi që ushtron
dhunë:
Pamundësia për të shijuar një partner të kënaqshëm dhe shpërblyes ose marrëdhënie familjare.
Rreziku i prishjes dhe humbjes së anëtarëve të familjes. Refuzimi nga familja dhe mjedisi
shoqëror.
Rreziku i zbulimit dhe dënimit nga drejtësia.
Izolim social.
Ndjenja e zhgënjimit, dështimit dhe inatit.
Vetëvlerësim i ulët.
Vështirësia për të kërkuar ndihmë psikologjike.
Abuzimi me alkoolin dhe substancat e tjera.
Faktorët e rrezikut dhe cenueshmërisë
Megjithëse çdo person (pavarësisht nga gjinia, mosha, raca, niveli sociokulturor, etj.) Mund të
jetë viktimë e dhunës në familje, studime të caktuara përkojnë duke treguar një sërë
karakteristikash që mund të ndikojnë kur vuajnë këtë lloj abuzimi.
Faktorët e rrezikut për të miturit:
Të jetë nën moshën gjashtë vjeç.
Keni probleme të sjelljes dhe / ose hiperaktivitet.
Prindër të rinj dhe / ose me nivel të ulët arsimor.
Prindi me alkool ose probleme të tjera të substancave.
Familje me një prind.
Numër i lartë i fëmijëve në familje.
Dhuna midis prindërve.
Se prindërit kanë pësuar abuzime në fëmijërinë e tyre.
Besimet në lidhje me të drejtën e prindërve për të ushtruar dhunë për të edukuar fëmijët e tyre.
Faktorët e rrezikut për dhunën e partnerit intim:
Femër dhe nën 25 vjeç.
Niveli i ulët arsimor dhe / ose socio-ekonomik.
Përvojat e dhunës dhe abuzimit në fëmijëri.
Rezidenca urbane.
Autonomi e ulët dhe vetëvlerësim i ulët i personit të abuzuar.

36
Besimet tradicionale dhe rolet gjinore.
Fuqia e ulët vendimmarrëse e personit të abuzuar.
Mungesa e mbështetjes institucionale për dhunën.
Arsyetimi dhe toleranca e dhunës si mënyrë e zgjidhjes së problemeve ose paraqitjes së partnerit.
Faktorët e rrezikut për dhunë tek njerëzit e moshuar:
I përkasin seksit femër.
Mosha e avancuar.
Lidhje bashkëshortore me kujdestarin.
Probleme të lëvizjes
Varësia ekonomike.
Njësia për kujdesin themelor.
Problemet e sëmundjes dhe shëndetit.
Dëmtime mendore ose njohëse.
Ekspozimi i tepërt i kujdestarit, një kujdestar i vetëm i personit të varur.
Mungesa e burimeve dhe programeve sociale për të mbështetur varësinë dhe kujdestarët.
Izolim social.
Faktorët e rrezikut te personat me aftësi të kufizuara:
I përkasin seksit femër.
Palëvizshmëria fizike ose lëvizshmëria e kufizuar.
Varësia emocionale nga kujdestari.
Pamundësia për të komunikuar dhe / ose pranuar abuzimin.
Problemet e shëndetit.
Niveli i ulët arsimor dhe socio-ekonomik.
Papunësia dhe / ose paaftësia për të hyrë në një punë.
Mbi ekspozim i kujdestarit.
Mungesa e burimeve dhe programeve të mbështetjes sociale.
Izolim social.

2. Incident dhune Kjo fazë karakterizohet nga shkarkimi intensiv i shoqëruar me shpërthime
emocionale dhe veprime fizike në formën e tyre më negative dhe të dhunshme. Kjo është faza
më e shkurtër, e cila mund të zgjasë nga 2 deri në 24 orë. 3. Muaj mjalti Pas fazës së mëparshme,

37
zakonisht ka një kthjellim nga ana e agresorit dhe mohim prej tij të seriozitetit të incidentit, ose
minimizim të gjithçkaje që ka ndodhur. Gjatë kësaj faze, një burrë mund të transformohet në
mënyrë përrallore, duke demonstruar një dashamirësi të jashtëzakonshme dhe çdo minutë duke e
siguruar gruan e tij për një dashuri të çuditshme. Besimtari pendohet sinqerisht për veprën e tij,
duke premtuar se nuk do ta bëjë më një gjë të tillë, por në të njëjtën kohë mund ta akuzojë gruan
për provokim, thonë ata, "e ka rrëzuar". Sigurisht, një "transformim" i tillë i një burri i jep një
gruaje shpresë se gjithçka do të jetë ndryshe. Prandaj, e ka të vështirë ta lërë atë. 7. Alkoolizmi
është shkaku kryesor i dhunës Problemi i alkoolizmit është vërtet i lidhur shpesh me dhunën.
Agresiviteti i një burri mund të rritet në përputhje me sasinë e marrë. Alkooli zvogëlon aftësinë
për të kontrolluar sjelljen, kështu që shpesh është psikologjikisht më e lehtë për gratë që të
shpjegojnë sjelljen e një burri dhe ta falin atë. 8. Të dashurat qortojnë - vetëm argëtohu Ndoshta
nuk ka një familje të tillë në të cilën nuk do të ndodhnin grindje dhe konflikte. Por dhuna në
familje nuk është as grindje e as konflikt familjar. Konflikti në familje nënkupton pozicionin e
barabartë të bashkëshortëve/partnerëve që nuk janë dakord me diçka dhe kanë të drejtë të
shprehin mendimin e tyre. Në një situatë dhune, një person kërkon të kontrollojë një tjetër, duke
përdorur forcën fizike, mundësitë ekonomike, statusin social, etj. Nëse konflikti në familje është
gjithmonë një episod i izoluar, atëherë dhuna është një sistem i ndërtuar me kujdes. 9. Një
shuplakë nuk është asgjë Dhuna është ciklike dhe progresive. Mund të fillojë vetëm me kritika,
pastaj të kalojë në poshtërim, pastaj në shtytje, shuplaka, grushta dhe më pas rrahje të rregullta
dhe ndonjëherë vdekje. 10. Goditi një herë - gjithmonë do të godasë Po, është një fakt i njohur që
korrigjimi i agresorit është mjaft i vështirë. Shumë vende kanë programe psikoterapeutike dhe
edukative për burrat që abuzojnë me të dashurit e tyre. Qëllimi i grupeve të tilla është të mësojnë
burrat të kuptojnë arsyet e vërteta të veprimeve të tyre dhe seriozitetin e tyre, si dhe të flasin për
ndjenjat e tyre, të jenë në gjendje të negociojnë, të mos jenë agresivë dhe të kuptojnë se askush
nuk ka të drejtë të kontrollojë. dhe pushteti në raport me një tjetër. 11. Unë jam me të vetëm për
shkak të fëmijëve - ata kanë nevojë për një baba Ky mit shkatërrohet shumë më shpejt se të tjerët
kur njerëzit fillojnë të kuptojnë se fëmijët që dëshmojnë dhunë ndaj nënave të tyre përjetojnë
trauma psikologjike në të njëjtën masë si nëna e dëmtuar. Sipas studimeve, një burrë që rreh
gruan e tij shpesh është agresiv edhe ndaj fëmijëve. Tek fëmijët në një atmosferë konflikti të
vazhdueshëm, zhvillohet rezistencë e ulët ndaj stresit, ulet imuniteti, ulet performanca në shkollë.
5.2 Profili I viktimave të dhunës

38
44.5% e popullatës midis moshës 14 dhe 65-vjeçare në qarkun e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës dhe
Shkodrës ka
përjetuar të paktën një formë të dhunës në familje. Këto subjekte janë të shpërndara në grupmosha të
ndryshme,
ndërkohë që mesatarja e moshës së tyre është 33.5 vjeç.
6 nga 10 viktima të dhunës në familje janë femra dhe pothuaj po kaq janë të martuar.
Viktimat jetojnë në familje me një mesatare prej 4.6 anëtarësh dhe me të ardhura mujore mesatare prej
37,015
lekësh në muaj.
1 në 20 viktimat e deklaruara të dhunës në familje iu përkasin minoriteteve.
5.3 Qëndrimet e komunitet mbi dhunën ndaj grave
“Në shoqërinë tonë, dhuna familjare konsiderohet si turp. Për të nuk flitet publikisht.
Konsiderohet turp! Gratë janë të edukuara në atë mënyrë që tu duket normale ajo se gruaja duhet
ta durojë dhunën, se ajo është pjesë e martesës dhe e përditshmërisë. Nëse ajo guxon të raportojë 
dhunë dhe lëshojë mjedisin e dhunshëm atëherë, ajo do të dënohet prej njerëzve përreth saj, e
respektivisht nga gratë të cilat nuk janë po aq guximshme që të veprojnë ashtu siç ka vepruar ajo.
Pengesë serioze për raportimin e dhunës është mungesa e besimit në sistem. Për shkak të nivelit
të lartë të korrupsionit në sistem gratë kanë frikë se dhunuesi nga i cili varet ekonomikisht do ta
pengojë sistemin që ta mbrojë atë. Të nxitura nga kjo frikë  ato vendosin të qëndrojnë në
mjedisin e dhunshëm ose thjesht të largohen pa raportuar se janë viktimë e dhunës me bazë
gjinore.” shton më tej Smailoviç.
Nuk mjaftojnë 16 ditë për të folur dhe punuar në parandalimin e dhunës në familje. Kjo temë
duhet të flitet haptas çdo ditë. Vetëdijesimi duhet të fillojë nga sistemi shtetëror, institucionet
vendore Komunitetet fetare, institucionet arsimore, sektori joqeveritar dhe mediat të cilat duhet
të kyçen së bashku në këtë drejtim, nënvizon Mersiha Smailoviç.
“Për këtë temë duhet folur hapur në shoqëri, respektivisht në mjediset tona. Viktima nuk ka faj
për gjendjen e saj. Dhuna nuk arsyetohet! Nuk duhet ta normalizojmë apo justifikojmë atë. Është
shumë e rëndësishme të vazhdojmë të flasim për këtë temë, jo vetëm gjatë këtyre 16 ditëve
aktivizëm  kundër dhunës me bazë  gjinore. Duhet ti inkurajojmë gratë të raportojnë dhe ti
edukojnë djemtë dhe burrat se nuk duhet të ushtrojnë dhunë ndaj askujt, e posaçërisht ndaj grave 
dhe vajzave në mjedisin dhe familjet e tyre. E gjithë shoqëria duhet kyçur me një përkushtim të
qartë, i cili është zero tolerancë ndaj dhunës gjinore. Komunitetet fetare, institucionet arsimore,
sektori joqeveritar, mediat dhe me sigurisht sistemi shtetëror duhet kyçur gjithashtu.” M.S.
Shumica e të anketuarve (67.5%) e konsiderojnë dhunën në familje si të papranueshme pavarësisht
rrethanave,

39
ndërkohë 3 nga 10 të anketuar e shohin si të pranueshme në rrethana të caktuara. Vetëm 2.1% e tyre
deklarojnë
se dhuna në familje është gjithmonë e pranueshme.
71.4% e të rinjve përkundrejt 65.4% e të rriturve e shohin dhunën në familje si të papranueshme
pavarësisht
rrethanave.
“Është njerëzore të shprehesh. Ndaj edhe s’është e thjeshtë ta dallosh dhunën emocionale apo atë
psikologjike.
S’e marrim seriozisht...” (Mashkull, 25-35 vjeç, Tirana urbane)
“Forma më e papranueshme, e patolerueshme është dhuna fizike dhe ajo seksuale” (Femër, 19-24 vjeçe,
Korça rurale)
Është mëse e zakonshme t’u japësh ca shpulla kalamajve. Një dru i mirë të edukon. Jemi mësuar me këtë
gjë,
e bëjmë edhe vetë tani që jemi bërë me fëmijë”. (Mashkull, 25-35 vjeç, Durrësi rural)
“Epo zërin do ta ngremë, se s’ka shtëpi pa debate. Po druri dhe vrasjet në familje janë vërtet serioze, të
patolerueshme” (Femër, komuniteti rom)
Diskutimet e thelluara zbuluan se abuzimi emocional dhe psikologjik shihen si format më të shpeshta dhe
më të
pranueshme të dhunës në familje, pasi pasojat e tyre janë më pak të dukshme.
Dhuna në familje ndaj fëmijëve (e bërtitura, përdorimi i nofkave, shpullat, tërheqja e veshit, kërcënimet
etj.)
konsiderohet përgjithësisht e pranueshme duke argumentuar se kjo është në të mirë të fëmijës dhe
edukuese për të.
Dhuna në familje ndaj gruas konsiderohet si e rrënjosur thellë në mentalitetin mashkullor të popullatës.
Pjesëmarrëset femra e përmendin këtë si një fakt të papëlqyeshëm dhe acarues, ndërsa meshkujt janë
kryesisht
përshkrues, pa u shprehur haptazi nëse kjo është e pranueshme apo jo.
Ka disa ndryshime të vogla midis gjinive dhe banorëve në zonat urbane e rurale mbi pranueshmërinë e
dhunës në
familje. 2.7% e meshkujve deklarojnë se dhuna në familje është e pranueshme në çfarëdolloj rrethane
përkundrejt
1.4% të grave që e deklarojnë këtë. 71% e të anketuarve banorë në zonat urbane përkundrejt 63.9% të
atyre në
zonat rurale e konsiderojnë dhunën në familje si të papranueshme pavarësisht rrethanave.
Kur pyeten nëse dhunuesit duhen dënuar, 67.3% e të anketuarve përgjigjen se dhunuesit duhen dënuar
gjithmonë.
Ky qëndrim është më i lartë tek ata që banojnë në zonat urbane.
1.8% e të anketuarve që jetojnë në zonat rurale deklarojnë se dhunuesit nuk duhen ndëshkuar në asnjë
rrethanë. Gjatë diskutimeve të thelluara pjesëmarrësit pohojnë se dhunuesit duhet të ndëshkohen dhe
burgosen në varësi
të shkallës së ashpërsisë së dhunës. Ata sugjerojnë edhe masa mbështetëse për dhunuesit, pasi pjesa më e
madhe e tyre përshkruhen si persona të varur nga alkooli, droga ose me probleme të shëndetit mendor.
Masat
mbështetëse të sugjeruara nga pjesëmarrësit janë: programe rehabilitimi, këshillim psikologjik, terapi në
grup,
mundësi punësimi dhe mbështetje nga vetë komuniteti që i rrethon.
Të anketuarve iu lexuan disa pohime mbi dhunën në familje dhe iu kërkua që të shprehnin nëse ishin
dakord apo
jo me secilin prej pohimeve.

40
83% e të anketuarve besojnë se problemet duhet të zgjidhen duke diskutuar me njëri-tjetrin, dhe jo me
dhunë.
Gati gjysma e të anketuarve besojnë se dhuna në familje është një fenomen që mund të ndodhë në çdo
familje.
KREU VI
Raportime, raste konkrete të dhunës ndaj grave,
2.3 Statistika mbi dhunën ndaj gruas

Gjashtëdhjetë e tre përqind e grave që kanë ose kanë pasur partnerë thonë se kanë përje tuar dhunë të shkaktuar nga

partneri intim. Për pjesën më të madhe, kjo dhunë ka qenë psikologjike, por 19% e grave deklarojnë se kanë

përjetuar dhunë fizike54 dhe 4% thonë se kanë përjetuar dhunë seksuale 55. Përhapja e dhunës fizike nga partnerit

intim është e ngjashme me atë të BE-së, ku një mesatare prej 20% e grave (duke filluar nga 11% në Austri në 31%

në Letoni) kanë treguar se kanë përjetuar dhunë fizike, ndërsa mesatarja e dhunës seksuale shkon në 7% (duke

filluar nga 3% në Kroaci në 11% në Danimarkë).11

Vetëm 3% e grave që kanë përjetuar dhunë nga partneri i tyre i tanishëm kanë raportuar në polici
incidentin më të rëndë të dhunës
Dhuna ndaj grave është njëherazi shkak dhe pasojë e pabarazisë gjinore e cila përforcohet nga normat dhe qëndrimet
ekzistuese. Gratë e intervistuara në kuadrin e studimit sasior pohonin se në Shqipëri zgjedhjet dhe sjelljet e grave
ishin të kufizuara, pasi shoqëria pret që ato të vendosin familjen mbi veten e tyre. Dyzet e shtatë përqind e grave të
intervistuara mendonin se shumica e shoqeve të tyre janë dakord që “një grua e mirë duhet t’i bindet burrit të saj
edhe kur nuk është dakord me të.” Nëntëmbëdhjetë përqind besojnë se pjesa më e madhe e shoqeve të tyre pajtohen
me idenë se gruaja e ka për detyrë të kryejë marrëdhënie seksuale me burrin e saj edhe kur nuk ka dëshirë. Por këto
mendësi po ndryshojnë.

Në të vërtetë, siç rezultoi nga një numër pohimesh lidhur me qëndrimet e tyre të testuara nga kjo anketë, gratë në
moshë më të re, me arsim më të mirë dhe me të ardhura të kënaqshme për momentin, janë dukshëm më pak të
prirura të pranojnë konceptet e nënshtrimit të grave ndaj partnerit mashkull. Megjithatë, është e rëndësishme të
mbahet parasysh se kjo nuk do të thotë se dhuna në këto grupe nuk ekziston. Për shembull, gratë e moshës 18-39
vjeç kanë më shumë gjasa se sa ato mbi 60 vjeç të pranojnë se kanë përjetuar dhunë nga një jo partner (14% kundrejt
6%), ndërsa gratë me një lloj shkollimi të lartë kanë më shumë gjasa të pranojnë ngacmimet seksuale (60%)
krahasuar me gratë që kanë vetëm arsim nëntë vjeçar (18%).

Njëzet e gjashtë përqind e grave, gjithashtu, thanë se kishin qenë pre e dhunës fizike nga një person i rritur që
përpara moshës 15 vjeç, duke filluar nga shuplakat deri tek goditjet e rënda, kryesisht nga prindërit, shpesh në më
shumë se një rast. Me gjasa kjo ndodh pasi ndëshkimi trupor konsiderohet mënyrë normale për disiplinimin e
fëmijëve, nocion ky i rrënjosur thellë në traditë.
Dhuna në familje ndaj grave
Nga 2590 gra të anketuara, 50,6% raportuan që
kanë përjetuar ndonjëherë abuzim emocional në
martesën ose në lidhjet e tyre intime, 39,1% kanë
përjetuar abuzim psikologjik, 31,2% kanë përjetuar
dhunë fizike, dhe 12,7% kanë përjetuar dhunë

11
Dhuna ndaj grave: një studim i gjerë i BE-së. Rezultatet kryesore

41
seksuale (shihni tabelën 4.1).􀀀 Të paktën 56% e
grave kanë përjetuar një nga format e dhunës në
familje të matura në vrojtim.
Është e rëndësishme të përmendet se ka pasur
një numër të madh grash që nuk u janë përgjigjur
pyetjeve rreth abuzimit në martesën ose në
lidhjet e tyre intime. Përqindja e grave që nuk
u përgjigjën varion në 35,9% për abuzimin
emocional, 29,6% për dhunën fizike dhe abuzimin
psikologjik dhe 23,2% për dhunën seksuale. Gratë
që nuk u përgjigjën nuk dëshironin ose hezitonin
të raportonin dhe të flisnin rreth përvojës së
tyre lidhur me dhunën në familje. Për pasojë,
vlerësimet e shtrirjes në tabelën 4.1 mund të jenë
përllogaritje jo të sakta.
Abuzimi emocional
Abuzimi emocional përfshin një sërë sjelljesh
që synojnë të prekin karakterin e gruas dhe të
shkatërrojnë ndjenjën e tyre të vetëvlerësimit
dhe të vetëbesimit. Në fillim, një grua e dhunuar
mund të reagojë ndaj kritikave dhe injorimit
duke u përpjekur të ndryshojë veten ose për
sjelljet abuzive të bashkëshortit/partnerit të saj,
ajo mund t’ia hedhë fajin faktit që ai konsumon
alkool. Megjithatë, me kalimin e kohës shumë gra
kuptojnë se asgjë që ato bëjnë nuk sjell ndonjë
ndryshim dhe ndjenja e tyre për sigurinë në
marrëdhënie minimizohet (2).
Kërkimi tregon që efektet e abuzimit emocional te
gratë e dhunuara mund të jenë po aq të dëmshme
sa edhe dhuna fizike, duke çuar në ndjesi dyshimi
te vetja, ndjesi të mungesës së vlerave, në ankth
dhe në depresion. Viktimat e abuzimit emocional
shpesh mendojnë që nuk ka asnjë mënyrë për
të dalë nga marrëdhënia ose që pa partnerin e
tyre abuzues ato janë asgjë. Gratë e abuzuara
emocionalisht shpesh e jetojnë jetën me frikë
dhe i ndryshojnë shpesh mendimet, ndjenjat dhe
sjelljet e tyre. Ato gjithashtu priren të mohojnë
nevojat e tyre në përpjekje për të shmangur
abuzimin e mëtejshëm (3).
Në lidhje me abuzimin emocional, tabela 4.2
tregon format e ndryshme të abuzimit emocional
që u matën në vrojtim dhe që janë përjetuar nga
gra të moshës 15 deri në 49 vjeç në martesën
ose në lidhjet e tyre intime. Format më të
zakonshme të abuzimit emocional të përjetuara
nga gratë përfshijnë format e abuzimit verbal
(p.sh. fyerja, xhelozia dhe poshtërimi). Nga 2590
gra të anketuara, 57,1% e grave raportuan që
bashkëshorti/partneri intim u bërtet dhe i fyen,

42
35,7% e grave raportuan që bashkëshorti/partneri
intim bëhet xheloz ose inatoset nëse i shikojnë ato
duke folur me një ose disa burra të tjerë, 22,6%
e grave raportuan që bashkëshorti/partneri intim
u flet në një mënyrë që i bën të ndihen keq me
veten ose të pavlera dhe 20,9% e grave raportuan
që bashkëshorti/partneri intim u ka thënë ose ka
bërë gjëra për t’i poshtëruar ata përpara të tjerëve.
Abuzimi verbal, si tallja, fyerja dhe poshtërimi
shkakton frikë te gratë e dhunuara (4).
Përveç kësaj, 17,0% e grave raportuan se
bashkëshorti/partneri intim i injoron. Injorimi
si formë abuzimi duhet marrë seriozisht pasi ai
mund të ketë pasoja negative afatgjata. Të qenit
e injoruar mund të jetë një nga mesazhet më
negative të mundshme rreth vetëvlerësimit pasi
ajo mbart mesazhin që ju nuk ekzistoni (5).
Disa gra raportuan gjithashtu që bashkëshorti/
partneri intim i ka akuzuar për tradhti (5,1%) dhe
dyshon në besnikërinë e tyre (4,2%).
Gratë që raportuan se kanë përjetuar abuzim
emocional u pyetën nëse ato e kishin përjetuar
këtë abuzim nga bashkëshorti/partneri intim gjatë
12 muajve të fundit dhe mbi shpeshtësinë e këtij
abuzimi (p.sh. “Sa shpesh ju ka ndodhur kjo gjë
gjatë 12 muajve të fundit?). Tabela 4.2 tregon që
54,4% e grave kanë raportuar që bashkëshorti/
partneri intim u ka bërtitur dhe i ka fyer në disa
raste (nga rrallëherë deri në raste të shpeshta)
gjatë 12 muajve të fundit (aktualisht). Përveç kësaj,
një pjesë e madhe e grave kanë raportuar që gjatë
12 muajve të fundit, në disa raste (nga rrallëherë
deri në raste të shpeshta), bashkëshorti/partneri intim u ka folur në një mënyrë që i ka bërë ato të
ndihen keq ose të pavlera (20,2%), që ai ka thënë
ose ka bërë gjëra për t’i poshtëruar ato përpara të
tjerëve (19,1%) dhe i ka injoruar ato (14,3%).
Abuzimi psikologjik
Abuzimi psikologjik ndryshon nga abuzimi
emocional, duke përfshirë një gamë sjelljesh
që kanë si synim të trembin dhe të shkaktojnë
frikë te gratë, t’i kontrollojnë dhe t’i izolojnë ato
nga familja dhe miqtë, dhe t’u mohojnë atyre
mundësinë për të punuar jashtë shtëpisë ose
nëse ato punojnë jashtë shtëpisë, për t’u marrë
dhe për të kontrolluar pagën e tyre. Gratë e
dhunuara psikologjikisht shpesh jetojnë në frikë,
përjetojnë ankth dhe vështirësi në përqendrim,
kanë performancë të dobët në punë, paraqesin
probleme shëndetësore fizike dhe rrezikojnë
seriozisht të kalojnë në depresion dhe gjithashtu
janë të rrezikuara nga mendimet dhe përpjekjet

43
për vetëvrasje. Nga 2590 gra të anketuara, 33,2% e grave raportuan që
bashkëshorti/partneri i tyre insiston të dijë gjatë
gjithë kohës se ku ndodhen ato. Veç kësaj, 17,4%
e grave raportuan që bashkëshorti/partneri i tyre
nuk u jep para ose nuk i lejon ata të kenë kontroll
mbi paratë dhe 15,8% e grave raportuan që
bashkëshorti/partneri nuk i lejon të takojnë shoqet
e tyre.
Dhuna fizike
Nga 2590
gra të anketuara, 26,4% e grave raportuan që
bashkëshorti/partneri i ka gjuajtur ose shtyrë ato,
20,2% e grave raportuan se bashkëshorti/partneri
i tyre i ka rrahur ato, 10,7% e grave raportuan
se bashkëshorti/partneri i tyre i ka tërhequr nga
flokët, 4,4% raportuan se bashkëshorti/partneri i
ka goditur ato me objekte të forta ose me sende
të tjera të kësaj natyre që mund t’i lëndonte ato,
2,4% raportuan se ato ishin gjuajtur ose zvarritur
nga bashkëshorti/partneri i tyre dhe 1,0% thanë
se bashkëshorti/partneri i tyre ishte përpjekur t’i
mbyste ose t’i digjte ato. Dhuna fizike në këto
forma të ndryshme shpesh rezulton në dëmtime
të viktimës dhe këto dëmtime shpesh kanë efekte
anësore në shëndetin fizik afatshkurtër dhe
afatgjatë, si dhe mirëqenien e grave të dhunuara.
Gratë të cilat kanë raportuar që kanë përjetuar
ndonjëherë dhunë fizike në martesën ose
lidhjet e tyre intime, janë pyetur nëse ato ishin
aktualisht duke përjetuar një abuzim të tillë nga
bashkëshorti/partneri i tyre, dhe për shpeshtësinë
e një dhune të tillë (p.sh “Sa shpesh ju ka
ndodhur gjatë 12 muajve të kaluar?). Tabela 4.4
tregon që 23,8% e grave raportuan se në shumë
raste bashkëshorti/partneri i tyre i ka hedhur ose i
ka shtyrë ato (nga ndonjëherë deri në shpeshherë)
gjatë 12 muajve të kaluar (aktualisht). Përveç
kësaj, 17,3% e grave raportuan se në shumë raste
bashkëshorti/partneri i tyre i ka goditur ato (nga
ndonjëherë deri në shpeshherë) gjatë 12 muajve
të kaluar. Gjithashtu, 9,3% e grave raportuan se
bashkëshorti/partneri i tyre i ka tërhequr ato nga
flokët në shumë raste në 12 muajt e kaluar dhe 3,9% e grave raportuan se në shumë raste gjatë
12 muajve të kaluar bashkëshorti/partneri i tyre i
ka goditur ato me një objekt ose me diçka tjetër
që mund t’i lëndonte ato.
Dhuna seksuale
Lloji i katërt dhe i fundit i dhunës në familje i
matur në këtë vrojtim është dhuna seksuale.
Dhuna seksuale përfshin çdo situatë në të cilën
një grua detyrohet të marrë pjesë në një aktivitet

44
seksual të degraduar, të padëshiruar ose të
pasigurt (kjo përfshin seksin e detyruar nga ana
e bashkëshortit/partnerit me të cilin gruaja kryen
gjithashtu seks me pëlqimin e saj). Tabela 4.5
tregon dy forma të dhunës seksuale që u matur në
vrojtim dhe që ishin përjetuar nga gratë e moshës
15 deri në 49 vjeç në martesën ose në lidhjet e
tyre intime. Nga 2590 gra të anketuara, 12,7% e
grave raportuan që bashkëshorti/partneri i tyre i
ka detyruar ato të kryejnë marrëdhënie seksuale të
padëshiruara, dhe 1,3% raportuan që bashkëshorti/
partneri i tyre i ka detyruar ato të kryejnë akte
seksuale poshtëruese të padëshiruara nga ana
e tyre.
63.3% nga 244 viktima të dhunës në familje që nuk e kanë raportuar incidentin në asnjë institucion,
deklarojnë se
këto raste nuk janë mjaftueshëm serioze / të rënda për t’u raportuar, ndjekur nga gjysma e tyre që
deklarojnë se
këto çështje duhen trajtuar brenda familjes.
Faktorë të tjerë frenues në raportimin e dhunës në familje janë: qëllimi për të ruajtur privatësinë e kësaj
çështjeje
delikate (37.2%) dhe shpresa se ky do të jetë një rast i izoluar (18.2%).
Vetëm 5.5% e këtyre viktimave shprehen se arsyeja e mosraportimit të rasteve të dhunës në familje ka
qenë
mungesa e besimit sepolicia mund apo do të bëjë diçka.
“Edhe unë njoh dikë që e keqtrajton burri, por nuk e denoncon se ka frikë nga ai. Po ka edhe turp se mos
e paragjykojnë të tjerët. Ja unë vetë, për shembull, kam turp të them se mamin tim e rreh babi” (Femër e
re,
komuniteti egjiptian)
Ka disa ndryshime midis të rinjve dhe të rriturve përsa i përket faktorëve frenues për të raportuar dhunën

familje. 56.7% e të rriturve përkundrejt 36.5% të të rinjve e konsiderojnë dhunën në familje si një çështje
e cila
duhet të trajtohet brenda familjes.
Të rriturit ndihen më tepër përgjegjës për të mbajtur të bashkuar familjen (16.7%) krahasuar me të rinjtë
(4.1%), si
pasojë ata nuk i raportojnë rastet e dhunës në familje. Ndërkohë 14.9% e të rinjve përkundrejt 1.7% e të
rriturve
besojnë se dhunuesi e di çka është më e mirë për ta. Mungesa e besimit tek policia është gati dy herë më e
lartë
tek të rinjtë (8.1%) sesa të rriturit (4.2%).
Lufta e vërtetë kundër dhunës ndaj grave duhet të fillojë nga mendësia shoqërore gjegjësisht nga
mënyra se si e mendojmë dhe perceptojmë këtë dukuri. Që nga janari deri në shtator të këtij viti,
bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë raportuar 678 gra, viktima të
dhunës. Gjatë 16 ditëve të aktivizmit në luftën kundër dhunës ndaj grave, iniciativa dhe
organizata joqeveritare të shumta theks të veçantë vendosën në gjendjen shqetësuese për

45
pasqyrën reale të viktimave e jo në numra, besimin në institucione dhe ndryshimet e
menjëhershme ligjore.
“Në shoqërinë tonë të vogël, çdo numër paraqet dhimbje. Çdo viktimë e cila përjeton dhunë
gjinore nga bashkëshorti i saj, partneri apo prindi ka po të njëjtën vlerë dhe secila prej tyre duhet
të mbrohet nga dhuna. Gjithsesi që numri nuk është real. Gratë rreth nesh nuk inkurajohen që të
raportojnë se janë viktima. Kjo zakonisht ndodh për shkak të  turpit nga mjedisi, por shpesh
ndikon edhe frika se sistemi nuk do ta mbrojë atë nga dhunuesi. Është shumë e rëndësishme të
punohet në fushata me të cilat gratë do të kuptojnë se ka më shumë lloje të dhunës dhe se nuk
duhet ta tolerojnë atë. Ato kanë dinjitet, dinjitet njerëzor i cili duhet respektuar. Askush nuk
meriton të jetojë në një  mjedis të dhunshëm, gruaja duhet inkurajuar të dallojë dhunën dhe ta
raportojë atë.” thotë Smailoviç për portalin AJO.
Arsye shtesë për mos paraqitjen e dhunës mbetet edhe mentaliteti dhe stereotipat shoqërore që
dhunën e trajtojnë si turp dhe në këtë mënyrë viktimës i shumëfishohet dhuna nga rrethi,
shoqëria dhe familja. Këtu shtojmë edhe mungesën e besimit në institucionet kompetente si dhe
bashkëpunimin mes tyre për trajtimin dhe përkujdesjen e viktimave të dhunës.

2.4 Dëshmi të viktimave të dhunuara


STUDIM  RASTI
Ne lagjen ku une banoja me pare pata vene re nje rast dhune te perseritur vazhdimisht ndaj gruas.
Familja ku ndodhi ky rast dhune ishte nje familje egjyptiane. Bashkeshorti e dhunonte dhe i
bertiste gruas se tij pothuajse cdo nate pasi ai dehej dhe sillte edhe shoket e tij ne shtepi ne oret e
vona. Ai i kerkonte asaj qe te gatuante per shoket e tij dhe n.q.s ajo e kundershtonte ai ushtronte
dhune.
SHKAQET
Injoranca, varferia, papunesia.
Konsumimi i alkolit, duhanit dhe droges.
Gruaja nuk e denoncon dhunen e ushtruar ndaj saj.
Shoqeria nuk nderhyn per ta denuar kete krim.
Mentaliteti i dhunuesit eshte shume i prapambetur.

PASOJAT

46
Gruaja ka demtime fizike dhe psikike.
Dhuna behet shkak per depression qe mund ta coje deri vetevrasje.
Femijet marrin nje shembull aspak te mire. Ata pesojne trauma qe nuk mund te kalohen gjate
gjithe jetes.
Burri , ndjen siguri ne vetvete sepse krimi i tij nuk u denua. Ai behet i rrezikshem per
komunitetin.
Banoret e komunitetit ndihen te pasigurte ne prani te ketij dhunuesi.

SUGJERIME
Te behet nje pyetsor ne shkalle kombetare per cdo person (ne vecanti per grate dhe femijet) ku te
merren te dhena per dhunen, ku dhe si ndodh ajo.
Te dhenat pas analizimit te shkojne ne policine e shtetit. Te verifikohet imtesisht cdo rast
denoncimi.
Te denohet rende cdo dhunues.
T’i jepen me shume te drejta personave te dhunuar.
Mbi te gjitha , te zbatohet ligji per kedo dhe te mos lihen hapsira per anashkalim.
Arsyet e dhunës në familje ndaj grave. Dhuna në familje ndaj grave, ose me dyer të mbyllura Sot
ajo nuk i ka shtuar kripë supës së saj, dje ka lyer buzët me shkëlqim dhe muajin e kaluar u vonua
në punë për dy orë ... Edhe nëse ndiqni të gjitha urdhrat, ndaloni së komunikuari me miqtë,
prindërit tuaj dhe rrëshqisni nëpër apartament si një hije e zbehtë, kjo grua nuk mund të shmangë
dhunën në familje. cfare eshte - karakter i keq burrin? Fati i pafat? Shkaku i dhunës qëndron në
gjendjet e brendshme psikologjike të burrit dhe të vetë gruas. Kubat e betonit të ndërtesave të
larta reflektojnë ftohtë xhamin, duke ruajtur privatësi. Çdo bllok apartamentesh ka sekretin e vet.
E famshmja “Forest Gump” prek historinë e të dashurës së Forestit, vështirësitë e jetës së së cilës
lidhen me abuzimin seksual nga babai i saj. Filmi “Thesari” (lëshuar në vitin 2009) prek jo
vetëm temën e një dhune të tillë, por edhe psikologjinë e një nëne që preferon të mbyllë sytë ndaj
asaj që po ndodh për të ruajtur një marrëdhënie me partnerin. Por një nga filmat më tragjikë për
këtë temë është drama "Purple Blossom" (përkthyer si "Purple Floëers of the Fields"). Ajo prek
jo vetëm problemin e dhunës, por edhe reagimin e zakonshëm të shoqërisë ndaj viktimave të
tilla: indiferenca, keqkuptimi dhe ndonjëherë edhe intoleranca e hapur.
2.5 Raport krahasimor me shtetet e tjera të rajonit

47
Dhuna në familje në Republikën e Kosovës mbetet një ndër problemet më serioze me të cilat
përballet shoqëria. Raporte të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare konstatojnë praninë e
dhunës në familje, si dhe pranueshmërinë e përdorimit të dhunës si mjet disiplinimi dhe edukimi,
duke e pranuar nënshtrimin te “autoriteti”. Anketa e botuar në vitin 2019 nga Organizata për Siguri
dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me të dhëna të mbledhura gjatë vitit 2018, zbuloi se 57% e
grave të anketuara në Republikën e Kosovës kishin pësuar dhunë psikologjike, fizike ose seksuale që
nga mosha 15 vjeç (më specifikisht, 53% e grave kishin pësuar dhunë psikologjike, 9% dhunë fizike
dhe 4% dhunë seksuale nga partneri intim). Shumë gra në Kosovë (48%) ende e konsideronin një
dhunë të tillë, veçanërisht dhunën në familje, një çështje private, që shpesh vazhdon të fshihet, pa
u raportuar kurrë.12 Studimi i OSBE-së zbuloi se gratë të cilat kishin nivele më të ulëta arsimimi, ishin
të varura financiarisht ose ato të cilat jetonin në zona rurale, kishin më shumë gjasa të deklaronin se
kishin përjetuar dhunë në familje. Ndërsa Anketa e Treguesve të Shumëfishtë për Kosovë (MICS)
dhe MICS me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë, e kryer në 2019-2020 nga Agjencia
e Statistikave të Kosovës (ASK) si pjesë e programit global MICS, evidentoi, ndër të tjera se në
grupmoshën 15-49 vjeçare, 25% vajza/të reja/gra dhe 57% vajza/të reja/gra të komunitetit Rom,
Ashkali dhe Egjiptian si dhe 12% djem/të rinj/burra dhe 26% djem/të rinj/burra të komunitetit Rom,
Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë, e arsyetojnë dhunën fizike ndaj bashkëshortes për njërën nga
arsyet në vijim: largohet nga shtëpia pa i treguar; i neglizhon fëmijët; refuzon të ketë marrëdhënie
seksuale me të; e djeg ushqimin13. Studime të tjera të realizuara nga organizata të shoqërisë civile,
evidentojnë se në Kosovë, në vitet e fundit, ka një vëmendje të shtuar i është drejtuar femicidit në
kontekstin e dhunës në familje, për vetë faktin se nga viti 2017 deri në vitin 2020, të paktën 74 gra
janë vrarë.14 62% e kosovareve dhe kosovarëve kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre.
21% e kosovareve dhe kosovarëve mendojnë se "Najherë osht’ në rregull që një burrë me goditë
grun e tij”.15 Gjithashtu në këto studime evidentohet se në përgjithësi, ka përmirësime në njohuritë
dhe qëndrimet e institucioneve përgjegjëse për adresimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj
grave

12
Një anketë për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë”, OSBE 2019. Shiko:
https://ëëë.osce.org/files/f/documents/e/4/439790.pdf.
13
Shiko: https://mics.unicef.org/surveys.
14
Të dhënat e paraqitura në raportin e përgatitur nga Rrjeti i Grave Kosovë “Nga ligjet në vepra”, Maj 2021. Shiko:
https://ëomensnetëork.org/ëp-content/uploads/2021/05/KËN-GBV-Report-ALB-final.pdf.
15
Të dhëna nga publikimi i Rrjetit të Grave Kosovë “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”, Korrik 2019. Shiko:
https://ëomensnetëork.org/ëp-content/uploads/2019/07/BOOKLET_SHQIP.pdf.

48
Sipas studimeve, një grua ruse ka 2.5 herë më shumë gjasa të vritet nga burri ose partneri i saj
sesa një grua amerikane dhe 5 herë më shumë se një grua evropianoperëndimore. Psikologët
thonë se nëse dhuna fizike është kryer të paktën një herë në familje, atëherë ajo do të vazhdojë të
zhvillohet. Cikli i dhunës u përshkrua për herë të parë në librin "Gruaja e rrahur" nga një studiues
dhe specialist amerikan i problemit të dhunës në familje. Lenore Ëalker dhe të emërtuar "Teoria
e tre fazave". Ajo propozon që situata e dhunës në familje të konsiderohet në tërësi si një sistem
ciklik i përbërë nga tre faza që zëvendësojnë njëra-tjetrën. 1. Tensioni Karakterizohet nga
ofendime të herëpashershme që mund të jenë verbale dhe/ose emocionale. Gratë zakonisht
përpiqen të reagojnë me qetësi për të zbutur situatën. Ata gjithashtu mund të përpiqen të mbrojnë
pozicionin e tyre me një reagim të kundërt. Në të njëjtën kohë, të dy partnerët mund të përpiqen
të justifikojnë veprimet e shkelësit duke kërkuar një shpjegim për prishjet e tij në stres për shkak
të punës ose mungesës së parave. Dhe gratë gabimisht besojnë se kjo do të ndihmojë në
kontrollin e shpërthimeve të dhunës, ose të paktën të kufizojë shtrirjen e tyre.
Institucionet e Kosovës dhe ofruesit e shërbimeve kanë për obligim të parandalojnë dhunën në familje, të referojnë
rastet e dhunës në familje te Policia e Kosovës, të mbrojnë viktimat e dhunës në familje, të hetojnë aktet e dhunës
dhe të ndjekin penalisht e të dënojnë kryesit16
KONKLUZIONE........................................................................................................................
Fenomeni i dhunës në familje mbetet një problem shqetësues dhe i përjetuar nga gati gjysma e popullatës
urbane
e rurale në qarqet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës dhe Shkodrës. Dhuna në familje pësohet më shumë
nga
femrat sesa nga meshkujt, nga të rinjtë deri në 24 vjeç më shumë sesa ata mbi 24 vjeç. Shumica e
viktimave janë
me arsim bazë ose të mesëm, të papunë, të martuar dhe jetojnë në familje të mëdha me të ardhura të pakta
mujore. Bazuar në deklaratat personale të banorëve të këtyre pesë qarqeve, dhuna në familje ka ndodhur

tepër mes banorëve në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës sesa në atë të Korçës dhe Shkodrës. Kjo
mund të
jetë rezultat i popullatës më konglomerate, me banorë të rinj të ardhur pas viteve ’90 në Tiranë, Durrës e
Vlorë.
Nga ana tjetër, Durrësi e Vlora janë qytete portuale, çka krijon një tjetër dinamikë të zonës. Kurse
Shkodra dhe
Korça janë zona më tradicionale dhe më tepër praktikantë të besimit fetar. Sipas deklaratave të
komunitetit, forma
më e përhapur e dhunës në familje është ajo emocionale, pasuar nga dhuna psikologjike. Të dyja këto
forma

16
Këto institucione e ofrues shërbimesh janë: Policia e Kosovës, prokuroritë, gjykatat, Koordinatori i Kosovës për
mbrojtje nga dhuna në familje/zëvendësministri i drejtësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe qendrat
për punë sociale, zyrat për mbrojtje dhe avokim për viktimat/mbrojtësit e viktimave, linjat e ndihmës, institucionet
shëndetësore, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë/drejtoritë e arsimit, shkollat, Avokati i Popullit/De-
partamenti për barazi
gjinore, strehimoret, shoqëria civile

49
shihen si më “të lehta”, më të zakonshme, të pranueshme dhe gati të pashmangshme në jetën familjare, si
pasojë
janë edhe format me më pak gjasa për t’u raportuar. Dhuna fizike është deklaruar të jetë përjetuar nga më
pak
njerëz, dhuna seksuale nga akoma edhe më pak. Të dyja këto forma shihen si më “të rënda”, por stigma
që i
shoqëron ato është e lartë, ndaj edhe këtu gjasat e raportimit janë të ulta, por gjithsesi më të larta sesa
abuzimi
emocional e psikologjik.
Grupet më të riskuara nga dhuna në familje rezultojnë të jenë:
• Fëmijët, si pasojë e pafuqisë së tyre dhe botëkuptimit prindëror në lidhje me pranueshmërinë e dhunës
• Gratë, për shkak të fuqisë fizike të kufizuar, mentalitetit dominues mashkullor dhe pamundësisë për
pavarësi ekonomike
• Të moshuarit, kryesisht pre e shfrytëzimit ekonomik nga fëmijët e tyre
• Familjet që jetojnë në varfëri
• Komuniteti rom dhe egjiptian, pasi dhuna në familje jo vetëm shihet si një sjellje relativisht e
pranueshme,
por edhe sepse rëndësia e saj zbehet prej diskrimiminit shoqëror dhe problemeve të shumta
socialekonomike
që kanë këto komunitete.
Bazuar në të dhënat zyrtare të PSH-së, dhunuesit janë kryesisht meshkuj, bashkëshortët e viktimave,
kurse gratë
dhunuese të bashkëshortëve janë raste shumë të pakta. Prindërit që dhunojnë fëmijët janë raste më të
shpeshta
sesa fëmijët që dhunojnë prindërit (kryesisht këta të fundit të moshuar).
Për t’iu përgjigjur këtij fenomeni, shteti shqiptar ka hartuar ligje dhe akte nënligjore të posaçme, strategji

ndryshme dhe plane veprimi përkatëse, dhe mund të thuhet që kuadri legjislativ është përgjithësisht i
kompletuar.
Në zbatim të këtij legjislacioni ka një varg institucionesh përgjegjëse për parandalimin, trajtimin dhe
luftën kundër
dhunës në familje. Në nivel qendror autoriteti përgjegjës kryesor është MPÇSSHB-ja dhe në nivel lokal
janë njësitë
vendore (bashki e komuna) për menaxhimin konkret të rastit. Roli i Policisë së Shtetit sipas ligjit është më
dytësor,
pavarësisht rëndësisë që ka përgjigja fillestare nga ky autoritet, kur denoncohet një rast i tillë.
Komuniteti deklaron se ka dijeni për ekzistencën e ligjeve, por ata nuk kanë informacion konkret apo të
detajuar
për përmbajtjen e tyre. Më së shumti ata presin që për dhunën në familje, sikurse për plagë të tjera të
shoqërisë,
shteti të ketë mjete ligjore në dispozicion. Burimet kryesore të informacionit për komunitetin mbeten
media,
kryesisht televizioni, dhe rrethi personal familjar e shoqëror. Vihet re se komuniteti urban e rural njeh si
autoritetin
kryesor përgjegjës për të parandaluar fenomenin dhe për të mbështetur viktimat e dhunës në familje
Policinë e
Shtetit, dhe më pas sistemin e drejtësisë (gjykatat dhe prokurorinë).
Pavarësisht se pjesa më e madhe e komunitetit të këtyre pesë qarqeve deklaron se dhuna në familje është
gjithmonë e papranueshme dhe duhet raportuar, rezulton se pjesa më e madhe e atyre që përjetojnë
incidente të

50
tilla preferojnë ta mbajnë të fshehtë. Gati çereku i viktimave pranon ta diskutojë këtë rast, kryesisht me
familjarët,
të afërmit apo miqtë. Vetëm një pjesë e vogël e viktimave të dhunës në familje (4%) e denoncojnë rastin e
tyre
në polici. Në të tilla raste, përgjithësisht, ato janë viktima të formave të shumëfishta të dhunës dhe
serioze, si dhe
e përjetojnë për një kohë të gjatë.
Ka një sërë arsyesh sociale, kulturore e psikologjike që ndikojnë në mosraportimin e incidenteve të
dhunës në
familje. Arsyeja më kryesore e mosraportimit të këtyre rasteve është shkalla e ashpërsisë së rastit, e
perceptuar
si e ulët. Pra, viktimat të cilat zakonisht pësojnë abuzim emocional dhe/ose psikologjik, kanë prirjen të
durojnë
dhe justifikojnë incidentin dhe të mos e raportojnë tek autoritetet. Arsyeja e dytë më kryesore është
qëndrimi i
viktimave duke e trajtuar këtë rast vetëm si çështje familjare, e cila duhet të mbetet e tillë dhe të zgjidhet
brenda
familjes. Dhe arsyeja e tretë kryesore e mosraportimit është shpresa që kanë këta individë se rasti i dhunës
do të
jetë i izoluar, dhe jo i përsëritur. Për më tepër, vetë komuniteti ka më pak të ngjarë ta nxisë raportimin
zyrtar te
policia, pavarësisht nivelit të lartë të besimit ndaj këtij autoriteti.
Nxitësit kryesorë për të denoncuar rastet e dhunës në familje duket se janë situatat me risk të lartë të jetës
personale ose anëtarëve të tjerë të familjes, si dhe siguria në ekzistencën e masave mbrojtëse efektive, si:
UMM /
UM-të, dhe shërbimeve mbështetëse për viktimat, si: strehimi, punësimi etj.
Duke pranuar nivelin e ulët të raportimit / denoncimit përballë frekuencës së fenomenit, institucione të
ndryshme,
si: MPÇSSHB-ja, bashkitë, OJF-të në iniciativa individuale dhe/ose në bashkëpunim mes tyre dhe
institucioneve të
tjera, përfshi këtu policinë, kanë ndërmarrë fushata ndërgjegjësuese të herëpashershme. Si pasojë e
masave ligjore
dhe kësaj veprimtarie ndërgjegjësuese me komunitetin, mund të thuhet se ka një rritje të numrit të
raportimit
të rasteve të dhunës në familje nga viti në vit në të gjitha zonat, sikurse tregojnë të dhënat zyrtare të PSH-
së.
Pavarësisht këtij progresi, zonat rurale dhe ato veriore mbeten më problematiket në drejtim të denoncimit

fenomenit.
Pjesa më e madhe e komunitetit urban dhe rural të këtyre pesë qarqeve e cilëson Policinë si autoritetin më

besueshëm për të raportuar incidentet e dhunës në familje. Kjo shpjegohet me imazhin dominues pozitiv

ky komunitet ka për PSH-në në përgjithësi, si një autoritet që ofron mbrojtje, qetësi, rend, siguri dhe zba-
timin e
ligjeve nëpërmjet punonjësve të përkushtuar, gjithnjë të gatshëm, të komunikueshëm dhe të respektuar
nga vetë
komuniteti.
Disa nga detyrat kryesore të Policisë së Shtetit në rastet e dhunës në familje janë krijimi i strukturave
përkatëse
dhe trajnimi i stafit, përgjigjja ndaj çdo rasti të raportuar për dhunë në familje, informimi dhe mbështetja e

51
viktimave, si dhe mbështetja ndaj autoriteteve si prokuroria apo zyrat e përmbarimit, sipas rastit. Por
viktimat
e dhunës në familje dhe komuniteti në përgjithësi besojnë se në të tilla raste policia duhet t’u ofrojë atyre

shumë shërbime, si: strehim, punësim etj., çka në realitet i tejkalon kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore
të policisë.
Ndërgjegjësimi i ulët i komunitetit mbi autoritetet përgjegjëse për adresimin e rasteve të dhunës në
familje, si
bashkitë dhe komunat, prania e dukshme e PSH-së në komunitet, besimi tek uniformat blu dhe shërbimi
24 orë
në ditë 7 ditë në javë, bën që policia të presë pjesën dërrmuese të rasteve të dhunës në familje dhe
pikërisht
në momentet më kritike të çështjes. Sikurse disa njerëz deklarojnë, ka raste si demostratat, shkelja e
rregullave
të qarkullimit rrugor etj. kur policia vepron si “ndëshkues” duke shkaktuar ndjesi jo pozitive tek njerëzit
dhe duke
ndikuar negativisht në opinionin e tyre për policinë.
Policia rezulton të jetë e efektshme dhe e suksesshme në plotësimin e rolit dhe përgjegjësive të saja
ligjore, sikurse
pohon komuniteti dhe institucionet e ndryshme të përfshira në këtë studim. Për më tepër, policia ka arritur

ofrojë një bashkëpunim të mirë ndërinstitucional dhe mbështetje të kënaqshme ndaj viktimave duke
shfrytëzuar
pikat e saj të forta: mbulim total të vendit, strukturë të mirorganizuar që trajton rastet e dhunës në familje,
detyra e përgjegjësi të mirëpërcaktuara e të qarta në çdo nivel të PSH-së, punonjës të devotshëm, të
angazhuar,
guximtarë, altruistë, me njohuri të mira në këtë fushë, që marrin trajnime të herëpashershme dhe me lidhje

forta me komunitetin.
Nga ana tjetër, roli më i gjerë i pritur nga policia prej komunitetit nxjerr në pah një sërë nevojash
aktualisht
të pambuluara në drejtim të burimeve njerëzore, logjistike, financiare dhe infrastrukturës për këtë
autoritet.
Disa prej tyre janë: rishikimi i numrit të punonjësve që merren me çështjet e dhunës në familje dhe
detyrave e
përgjegjësive të tyre, qëndrueshmëria në pozicionin e caktuar të specialistëve dhe balanca gjinore e stafit,
trajnimi
i vazhdueshëm i tyre, përmirësimi i infrastrukturës dhe organizimit të hapësirave, shtimi i burimeve
logjistike dhe
pajisjeve teknologjike, rritja e buxhetit të dedikuar për shërbimet dhe aktivitetet ndërgjegjësuese,
parandaluese
etj. mbi dhunën në familje.
Sikurse është përcaktuar edhe në ligj, policia është një nga aktorët që trajton çështjet e dhunës në familje,
dhe për të çuar përpara punën e saj, ka nevojë që çdo institucion të realizojë detyrat e përgjegjësitë
vetkaje, sikurse
ka nevojë dhe për bashkëpunimin me institucionet e tjera dhe me vetë komunitetin. Ministritë e linjës,
qeveria
vendore, OJF-të, sistemi i drejtësisë e përshkruajnë policinë si aktorin kryesor në kontaktin e
drejtpërdrejtë
dhe fillestar me viktimat e dhunës në familje. Ato e cilësojnë bashkëpunimin me policinë si të kënaqshëm

52
drejtim të raportimeve, shkëmbimeve të statistikave, përgjigjes së menjëhershme kur kërkohet mbështetja
e tyre,
pjesëmarrja në aktivitetet ndërgjegjësuese etj. Për më tepër, theksohet se PSH-ja bën përpjekjet
maksimale për të
arritur rezultatin më të lartë në reduktimin e fenomenit pavarësisht burimeve të kufizuara që ka në
dispozicion.
Nga ana e saj, policia njeh vullnetin e institucioneve për bashkëpunim, por punonjësit e policisë shprehin
disa
rezerva në lidhje me zbatimin e detyrimeve dhe përgjegjësive që ligji u ka sanksionuar autoriteteve të
tjera për
t’iu përgjigjur si duhet dhe në kohë viktimave të dhunës në familje. Disa nga shqetësimet e shprehura që
ndikojnë
pashmangshmërisht cilësinë e menaxhimit të rastit, si dhe efektivitetin e punës së policisë janë të lidhura
me
kufizimet kohore të shërbimeve ekzistuese (p.sh. linjat e këshillimit, oraret e institucioneve publike);
mbulimi i
pjesshëm gjeografik i vendit me shërbime nga autoritete të tjera (p.sh. strehëzat); zbatimi i pjesshëm i de-
tyrave
dhe rolit të përcaktuar nga ana e institucioneve të tjera (p.sh. ngritja e mekanizmit të referimit në çdo njësi
vendore, ekzekutimi i UMM / UM-ve nga zyrat e përmbarimit, punësimi); mungesë të shërbimeve, si
p.sh.: strehimi
për 48 orët e pritjes së UMM-ve, mbështetje ligjore falas gjatë divorcit, programe rehabilituese për
dhunuesit;
e shoqëruar kjo me kapacitete e burime njerëzore e financiare të kufizuara në një pjesë të konsiderueshme

institucioneve përgjegjëse, veçanërisht në bashki e komuna.
Nga ana tjetër, bashkëpunimi dhe partneriteti me komunitetin është një nga përparësitë e PSH-së, e cila ka
adoptuar edhe modelin e policimit në komunitet në strategjinë e saj 2007-2013. Policia bën përpjekjet e
saj për
të krijuar dhe ruajtur lidhjet me komunitetin urban e rural, veçanërisht përmes SPZ-ve. Gjithsesi,
partneriteti me
komunitetin mbetet një sfidë për shkak të kufizimeve njerëzore, logjistike e financiare të PSH-së për të
realizuar
aktivitete masive me komunitetin për të rritur ndërgjegjësimin mbi dhunën në familje, si dhe për shkak të
apatisë
dhe mosdhënies së rëndësisë së duhur këtij fenomeni nga e gjithë shoqëria.
Normat dhe qëndrimet kulturore në Shqipëri favorizojnë nënshtrimin e grave ndaj burrave dhe dhuna
seksuale nga partneri intim pranohet në një shkallë të lartë.
Pjesa më e madhe e grave në Shqipëri mendojnë se ato duhet t’u binden burrave, kurse dhuna seksuale në
marrëdhëniet intime është një dukuri e përhapur dhe normale. Të tilla mendime nxisin një mjedis që toleron dhunën
ndaj grave.

Dhuna ndaj grave nuk raportohet në shkallën e duhur dhe, rrjedhimisht, gratë nuk arrijnë të përfitojnë
gjithmonë nga shërbimet dhe mbrojtja e ofruar.
Ndonëse shumica e grave në Shqipëri mendojnë se dhuna ndaj grave është e zakonshme dhe pavarësisht se një në
pesë gra pohojnë se kanë qenë objekt i dhunës fizike dhe/ose seksuale, shumica e tyre nuk e raportojnë dhunën në
polici apo në institucione/organizata të tjera. Turpi, frika nga dhunuesi, mungesa e besimit te institucionet dhe
mungesa e mbështetjes financiare pengojnë raportimin. Mekanizmi kombëtar i referimit është një hap në drejtimin e
duhur për kapërcimin e këtyre pengesave, por duhet bërë më shumë për zhvillimin e kapaciteteve të plota të këtij
sistemi.

Ekzistojnë boshllëqe në legjislacion dhe në zbatimin e tij si dhe në mbledhjen e të dhënave.

53
Kohët e fundit janë bërë shumë përmirësime në kuadrin ligjor dhe politikat përkatëse në Shqi përi, zbatimi i të cilave
pritet të sjellë ndryshime në gjendjen e të mbijetuarave të dhunës me bazë gjinore. Megjithatë, ende ekzistojnë
boshllëqe, si ai i përkufizimit të përdhunimit në Kodin Penal, i cili e kushtëzon konfirmimin e kësaj vepre me
përdorimin e forcës apo me kërcënimin për përdorimin e forcës, çka nuk është në përputhje me Konventën e
Stambollit. Si ekspertët, edhe të mbijetuarat e dhunës, janë të mendimit se forcimi i ndjekjes penale për autorët është
me rëndësi të veçantë.
REKOMANDIME.....................................................................................................................
Bazuar në gjetjet dhe përfundimet e studimit, duke marrë në konsideratë nevojën për parandalimin dhe
reduktimin
e fenomenit të dhunës në familje, më poshtë do të vijojnë disa rekomandime që fokusohen tek aktivitetet
me
komunitetin, Policinë e Shtetit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Aktivitete me komunitetin
Të rritet ndërgjegjësimi i komunitetit mbi ligjet për dhunën në familje, autoritetet përgjegjëse
(MPÇSSHB, Ministria
e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Drejtësisë, Pushteti
Lokal,
Sistemi i Drejtësisë) dhe rolin e tyre të sanksionuar me ligj, procedurat në raste të denoncimit të
incidenteve të
dhunës në familje (ku dhe si), masat mbrojtëse, shërbimet mbështetëse për viktimat dhe dhunuesit etj.
Të promovohen të drejtat e njeriut duke u fokusuar veçanërisht tek të drejtat e fëmijëve, grave e
minoriteteve; të
trajtohet fenomeni dhe format e ndryshme të dhunës në familje; të rritet vetëbesimi tek popullata për të
rritur
nivelin e raportimit.
Këto aktivitete të realizohen nga policia dhe autoritetet e tjera përkatëse, duke realizuar vizita të rregullta
nëpër shkolla, seminare me nxënësit, përgatitjen dhe shpërndarjen e broshurave informative e
ndërgjegjësuese,
aktivitetete të tjera mediatike, duke promovuar përvojat pozitive dhe menaxhimin e suksesshëm të rasteve

dhunës në familje. Aktivitete të tilla të konsiderohen me përparësi në zona dhe komunitete specifike me
nivele
tepër të ulta të ndërgjegjësimit dhe raportimit të fenomenit të dhunës në familjes, siç janë zonat rurale dhe
ato
veriore, komunitetet rome e egjiptiane.
Policia e Shtetit
Të përmirësohet imazhi publik i policisë duke përforcuar marrëdhëniet me komunitetin, duke vënë
theksin në
aspektet pozitive, gatishmërinë dhe shërbimet që Policia e Shtetit ofron për komunitetin në përgjithësi dhe
për
rastet e dhunës në familje në veçanti, dhe tek profesionalizmi, paanshmëria dhe zbatimi i etikës nga
punonjësit e saj.
Të rritet ndërgjegjësimi për rolin real të policisë dhe efikasitetin e saj aktual përmes:
• Rritjes së pranisë dhe paraqitjes së aktivitetit të policisë në media (televizione dhe programe
radiofonike,
artikuj në gazeta e revista). Në këtë mënyrë do të jepet saktësisht dhe plotësisht roli i policisë në përgjigje
ndaj dhunës në familje, duke siguruar shpërndarjen e informacionit të drejtë tek audienca. Duke qenë
se media më e ndjekur dhe burimi kryesor i informacionit mbetet televizioni, është e preferueshme

54
të krijohen marrëveshje me televizionet kombëtare dhe ato lokale për të krijuar hapësira televizive të
herëpashershme për policinë dhe çështjet e dhunës në familje.
• Zhvillimit të një lidhjeje (link) brenda faqes së internetit të Policisë së Shtetit që të ofrojë informacion
konkret, të detajuar dhe praktik, këshilla mbi dhunën në familje, të prezantojë rolin e policisë dhe
informacione të tjera të nevojshme rreth shërbimeve në dispozicion, duke pasur si target grup të rinjtë,
si përdoruesit kryesor të internetit, që janë gjithashtu përcjellës shumë të mirë të informacionit.
• Organizimit të aktiviteteve brenda ambienteve të komisariateve të policisë ku të ftohet komuniteti dhe
përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme që punojnë në këtë fushë në raste ngjarjesh
specifike, për të prezantuar rolin, risitë apo arritjet e policisë.
Në vazhdimësi të disa nga planeve të PSH-së, si: shtimi i punonjëseve femra, rishikimi i strukturës
përgjegjëse
për dhunën në familje sipas dinamikës zonale, trajnimi i vazhdueshëm i stafit, të merret në konsideratë
gjithashtu
rishikimi i burimeve njerëzore (numri, profilizimi, specialitetet, detyrat dhe përgjegjësitë), riorganizimi i
ambienteve
të brendshme të komisariateve për të krijuar më shumë hapësira për intervistime individuale të viktimave
dhe po
aq të përshtatshme për fëmijët; përmirësimi i infrastrukturës, shtimi i burimeve financiare e logjistike
(transport,
pajisjet kompjuterike, burimet administrative), si dhe përdorimin e teknologjisë së fundit.
Të vazhdohet trajnimi dhe kualifikimi i mëtejshëm i të gjithë efektivave të policisë që merren me dhunën

familje, veçanërisht për ata që kontaktojnë direkt me viktimën (salla operative 129, patrullat, SPZ-të,
specialistët
e hetimit dhe parandalimit të krimit). Trajnimet duhet të përfshijnë përditësimin e njohurive mbi
ndryshimet
legjislative e procedurale, teknikat e intervistimit, fazat e dhunës në familje, rritjen e kuptueshmërisë mbi
nevojat
dhe pikëpamjet e viktimës (për të shmangur riviktimizimin) dhe rritjen e familjaritetit me burimet në
dispozicion
(për të informuar më mirë viktimën).
Bashkëpunimi ndërinstitucional
Të organizohen në mënyrë sistematike trajnime të përbashkëta me punonjës të institucioneve të ndryshme
që merren me dhunën në familje (policia, bashkia, gjykata, prokuroria, zyra e përmbarimit, shkollat,
qendra
shëndetësore, media, OJF-të etj.) të fokusuara tek ndryshimet ligjore, strukturat e reja etj., çka do të sillte
edhe
rritje të ndërgjegjësimit për rolin e gjithsecilit, kuptimin e pikëpamjeve dhe shqetësimeve përkatëse, si
dhe forcimin
e marrëdhënieve ndërinstitucionale.
Secili prej aktorëve përgjegjës për dhunën në familje të marrë përsipër realizimin e detyrave të
paracaktuara në
ligj: të ngrihen shërbimet e nevojshme për viktimat e dhunuesit dhe të sigurohet funksionaliteti i tyre në
rastet e
shërbimeve ekzistuese; të ngrihet mekanizmi i sistemit të reagimit të koordinuar dhe referimit të rasteve të
dhunës
në familje në të gjitha bashkitë; të jetë funksional dhe efektiv sistemi i reagimit i ngritur tashmë në disa
bashki të
vendit; të riorganizohen kapacitetet njerëzore e burimet e tjera për t’iu përgjigjur rolit të tyre ligjor.
Të forcohet edhe më tej bashkëpunimi e koordinimi ndërinstitucional: takime të rregullta, shkëmbim i
vazhdueshëm

55
informacioni mbi rastet, bashkërendimi dhe unifikimi i sistemit aktual të mbledhjes së të dhënave nga
institucione
të ndryshme për rastet e dhunës në familje.
Rekomandime
Rekomandimet në vijim bazohen në gjetjet e anketës, përfundimet e përvijuara në këtë raport, në studimin cilësor
dhe në rezultatet e tryezës së rrumbullakët8 me aktorët kryesorë të qeverisë dhe shoqërisë civile organizuar për
konfirmimin e vlefshmërisë së tyre:

Për qeverinë:

1. Organizimi i fushatave ndërgjegjësuese për dhunën seksuale, veçanërisht në marrëdhëniet me partnerin intim,
në bashkëpunim me OSHC-të e grave.

2. Analiza e shkaqeve dhe pasojave për mos-reagimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse në përputhje me
rregullat dhe legjislacionin. Kjo analizë do të shërbejë për të përgatitur rekomandime specifike për përmirësimin e
punës së aktorëve dhe institucioneve përgjegjëse.
Për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

3. Investimi në ngritjen e strehëzave për rastet urgjente dhe qendrave të tjera për trajtimin e
përdhunimit, për luftën kundër stigmës dhe rritjen e nivelit të raportimit të dhunës seksuale, si
dhe për të ofruar shërbime të përshtatshme shëndetësore dhe psikologjike për të mbijetuarat e
dhunës seksuale.

4. Mbështetja e OSHC-ve në përpjekjet e tyre për të nxitur debatet midis brezave me qëllim
shkëmbimin e këndvështrimeve dhe thyerjen e kulturës së heshtjes që rrethon dhunën ndaj grave.
Në këtë drejtim mund të angazhohen më shumë gra aktiviste, veçanërisht në zonat e largëta dhe
ato rurale, për të punuar me gra të tjera që ende e konsiderojnë dhunën si aspekt normal të
martesës/ marrëdhënies.

5. Mbajtja e takimeve informuese, veçanërisht me gratë e zonave rurale, rreth mjeteve, institucioneve dhe
procedurave që ekzistojnë për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.
6. Trajnimi i punonjësve të shëndetësisë për një rol më aktiv të tyre në mekanizmat e referimit,
nxitjen e grave për të raportuar rastet e dhunës, në përgjithësi, dhe për të mbështetur të
mbijetuarat.

7. Të sigurohet menaxhimi efektiv i sistemit të REVALB-it në bashkëpunim me zyrtarët e


bashkisë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm.

Për Ministrinë e Drejtësisë:

8. Të sigurohet aksesi i duhur në ndihmë ligjore falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore.

9. Të trajnohen gjykatës dhe prokurorë mbi çështjet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si
dhe të trajnohen mbi legjislacione të reja të rëndësishme.

10. Të bashkëpunohet me të gjithë aktorët e angazhuar për të mbledhur të gjitha të dhënat e


rëndësishme kombëtare mbi rastet e DHBGJ të ndjekura në gjykatë në një sistem qëndror të
dhënash si dhe të vijohet me studime sistematike mbi të dhënat.

Për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë:

56
11. Institucionalizimi i një programi për djemtë dhe vajzat në shkollat nëntë vjeçare dhe të
mesme, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, për parandalimin e pabarazisë gjinore
dhe dhunës ndaj grave që në moshë të hershme.

Për Ministrinë e Punëve të Brendshme:

12. Përdorimi i policimit në komunitet si një mjet parandalues për përmirësimin e komunikimit
midis punonjësve të policisë dhe komunitetit, si një mënyrë efikase për rritjen e besimit tek
policia dhe nxitjen e sa më shumë grave për raportimin e dhunës me bazë gjinore.

13. Të sigurohet mbledhja e të dhënave mbi krimet me bazë gjinore në bashkëpunim me aktorët përkatës si edhe të
garantohet se të dhënat në lidhje me çështjet në gjykatë dhe ato nga sistemi REVALB ndahen me të gjithë aktorët e
interesuar.
Për organet e Qeverisjes Vendore dhe mekanizmin lokal të referimit:

14. Forcimi i bashkëpunimit midis institucioneve qendrore dhe organeve të qeverisjes vendore.
Shkëmbimi i përvojave më të mira të bashkive në të gjithë vendin për të ndihmuar njësitë e tjera
vendore që ende nuk kanë ngritur mekanizma referimi efikase.

15. Ngritja dhe zbatimi i programeve për dhunuesit si pjesë e një reagimi të koordinuar të
komunitetit, shoqëruar edhe me një sistem efektiv të drejtësisë penale dhe shërbime për të
mbijetuarat, në mënyrë që të sigurohet një qasje e përqendruar tek viktima e cila ka prioritet
sigurinë e viktimës.

16. Të sigurohet që sistemi REVALB të funksionojë për të gjitha bashkitë.

Për median

17. Mbështetja e trajnimeve për etikën në çështjet gjinore në mënyrë që media të trajtojë më mirë paragjykimet
gjinore ekzistuese që prekin një audiencë të gjerë. Gjithashtu, trajnimi i gazetarëve të rinj për raportimin e drejtë të
dhunës me bazë gjinore duke shmangur fajësimin e të mbijetuarave për dhunën e pësuar.
BIBLIOGRAFIA......................................................................................................................

Ligji nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
Ligji nr.9914, datë 12.5.2008 “Për disa shtesa në Ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masat ndaj
dhunës në
marrëdhëniet familjare”
Ligji Nr. 10 329, datë 30.09.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006
Për masat ndaj
dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar
VKM Nr.334, datë 17.02.2011 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të
dhunës në
marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij”
Ligji nr. 9970, datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri”
Ligjin nr.8876, datë 4 Prill 2002 “Mbi shëndetin riprodhues”
Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë
Ligji nr. 23/2012 datë 1.3.2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895 datë 27.01.1995 Kodi
Penal i

57
Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore, Reduktimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje
2011-2015
Vendimi nr.573, datë 16.6.2011 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore,
Reduktimin me bazë
Gjinore e Dhunës në Familje 2011-2015, dhe të Planit të Veprimit për zbatimin e saj”
Strategjia e Policisë së Shtetit 2007-2013. Tiranë, 2007
Plan Veprimi i PSH-së (shtator’11 –dhjetor’12) për zbatimin e planit të veprimit të SKBGJ-DHGDHF
2011-2015
Urdhër nr. 379 datë 03.03.2008 i ministrit të Brendshëm: “Për masat që do të merren nga Policia e Shtetit
për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje”
Urdhër nr. 344, datë 05.10.2010 i ministrit të Brendshëm “Për disa shtesa dhe ndryshime në Urdhrin e
ministrit të
Brendshëm Nr.251, datë 15.02.2008, Për hartimin e statistikave të kriminalitetit”, i ndryshuar
Urdhër nr.981 datë 31.10.2008 i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë “Për masat që do të merren nga
Policia e
Shtetit për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje, trajtimin e viktimave të dhunës në
marrëdhëniet familjare”
Manual “Mbi procedurat standarde që duhet të zbatojë punonjësi i Policisë së Shtetit në marrjen e
masave për
parandalimin e dhunës, mbrojtjen e kujdesin për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare”. PSH-it,
2008
Strategjia për Trajnimin dhe Arsimin në Policinë e Shtetit Shqiptar, 2011-2016. MB / PSH
Konventa e OKB-së për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAË)
INSTAT. Dhuna në familje në Shqipëri: vrojtim kombëtar me bazë popullatën. Mars 2009
INSTAT. Shqipëria: Studim demografik dhe mbi shëndetin. Mars 2010
UNICEF. Dhuna në familje ndaj grave në Shqipëri. 2002
Toska, Ariana, Corrokaj, Armila, dhe Aliaj, Emirtela. Dhuna në familje dhe në komunitetet me etni të
ndryshme. 2008
Rrjeti i Shoqatave kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Trafikimit. Raporti “Ngritja e mekanizmit të
referimit
ndërsektorial për rastet e dhunës në familje, në nivel lokal dhe efektivitetit i funksionimit të tij”. Mars
2010
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare. “Raport: Zbatimi i ligjit për masat e dhunës në marrëdhëniet
familjare”. Shkurt
2010
QAGJZH & MPÇSSHB. Dhuna në familje: Paraqitje e situatës aktuale. Prill 2006
Amnesty International. Raport 2011: Situata e drejtave të njeriut në botë (Shqipëria)
Amnesty International. T’i jepet fund dhunës në familje në Shqipëri: hapat e mëtejshëm. Mars 2010
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Temë studimore: dhuna në familje, masat e marra dhe rezultatet e
arritura kundër
këtij fenomeni 2008 – 2010
ALO 116. Raporti vjetor 2010. Tiranë, Janar 2011
UNICEF. Harta e informacionit ekzistues mbi dhunën në familje në Shqipëri. Tiranë, Tetor 2000
Avokatët e Minesotës për të Drejtat e Njeriut. Dhuna në familje në Shqipëri. Prill 1996
OSCE. Si të kërkojmë mbrojtje nga dhuna në familje: një manual për viktimat dhe OJF-të. 2007
OSCE. Raporti mbi të drejtat e njeriut 2010 Shqipëri
USAID. Udhëzimet për Urdhrat e Mbrojtjes në Shqipëri. 2006
USAID. Protokolli shëndetësor në Shqipëri për dhunën në familje. 2006
Qendra “Fëmijët Sot”. Manual trajnimi “Dhuna në familje ndaj fëmijëve, sistemi i mbrojtjes së fëmijëve”.
Tiranë, 2009

58
Ministria e Shëndetësisë. Një qasje praktike ndaj dhunës me bazë gjinore, udhërrëfyes për punonjësit e
shëndetësisë.
Tiranë, 2010
Draft final (i edituar) Raport kombëtar mbi pozicionin e grave dhe barazisë gjinore në Shqipëri 2011

Minnesota Advocates for Human Rights (1996).


Domestic Violence in Albania. Minneapolis,
Minnesota: Minnesota Advocates for Human
Rights.
2. UNICEF (2000). Mapping of Existing
Information on Domestic Violence in Albania.
Retrieved on March 8, 2009 from http://ëëë.
unece.org/stats/gender/publications/Albania/
DomesticViolence.pdf
3. Minnesota Advocates for Human Rights, 1996.
4. UNICEF, 2000.
5. Paulo Sergio Pinheiro (2006). Ëorld Report on
Violence Against Children. Geneva, Sëitzerland:
UNICEF.
6. National Strategy on Gender Equality and
Domestic Violence, 2007-2010.
7. Minnesota Advocates for Human Rights, 1996.

59

You might also like