You are on page 1of 10

1. Cka kuptojmë me shprehjen viktimizim?

- Pësimi apo aviktimizimi k ate beje me privimin nga jeta, me demtimin e integritetit trupor,
me shkaterrimin e shendetit fizik dhe mental, me ngeljen me pasoja te renda fizike dhe
psikike afatshkurte dhe afatgjata. Pesimi dhe demtimi nenkupton edhe shkaterrimin e
pasurise dhe te mirave te tjera morale dhe material, shkeljen cenimin dhe rrezikimin e te
drejtave dhe lirive individuale e kolektive te njeriut etj.

2. Ne cilen veper I shpreh pikpamjet e ti lidhur me viktimen autori Hans v.Heoting?


- Autori Hans v Hemting pikpamjet e tij lidhur me viktimen i shpreh në vitin 1948 në veprën
“Krimineli dhe viktimat e tij” e cila konsiderohet studimi I parë shkencorë mbi viktimen në
lemin kriminologjik dhe juridiko-penal.
3. Numro llojet e viktimologjis
- Viktimologjia e pergjithshme, klinike, empirike, juridike dhe humane

4. Cilat jane metodat me te njohura te studimit ne viktimologji?


- Metoda e rasteve, observimit, klinike. E ankeses dhe intervistes, e bashkesis, e analizes dhe
e dosjes se viktimes, metoda statistikore mbi viktimat, metoda mbi studimin e numrit te
erret, metoda e viktimizimit, metoda e vetkallzimit.

5. Numroni klasifikimin e viktimave sipas autorit Z.Sheparoviq


- Viktima vullnetare - Viktima e panjohur - Viktima e pavemendshme - Viktimia simuluese
6. Numroni viktimat e dhunes ne familje
- Ne kuader të trajtimeve mbi viktimat e dhunes në familje, do të bëhet fjalë për viktimat e
dhunës që ushtrohen ndaj antarëve të familjes, Brenda familjes ose jashtë saj e veqmas për
femrat, gratë, pjestarët e gjinisë femrore, fëmijet dhe kategorinë e personave të moshuar

7. Cilat janë format e masave konrkete të mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje sipas
ligjjit per mbrojtjen nga dhuna familijare në vitin 2010 ?
- Trajtimi psikosocial të kryersve të dhunes në familje, ndalimi I afrimit të viktimes se dhunes
ne familje, ndalimi I shqetesimit të personave të cilet janë të ekspozuar ndaj dhunes dhe
rrezikimit të vikimizimit, largimi nga banesa, shtepija, hapsira e banimit, trajnimi nga varesia
prej alkoolit dhe substancave psikotrope apo narkotike të ketyre personave.
A) Urdheri per mbrojtje B) Urdheri per mbrojtje emergjente C) Urdheri per mbrojtje te
perkohshme emergjente.

8. Numro format e kompenzimit apo zhdemtimit te viktimave


- Modeli francez shkon nëpërmjet padisë në procedurën penale, në kuadër të trajtimit të
përgjegjësisë së kryerësit për veprën penale dhe dëmin e shkaktuar ndaj viktimës, i njohur si
procedurë adezive, ku I dëmtuari në procedurë penale e shtron kërkesën për kompensim.
Modeli i probacionit si parakusht për tu zbutur dënimi është që ait ë kompensojë apo
zhdëmtojë viktimën
Modeli anglez I kompensimit – Viktimizuesi me urdhër pagesë duhet të obligohet që të bëjë
pagesë të dëmshpërblimit në formë të kompensimit që I paguhet shtetit, por ai pastaj e kthen
në llogari të viktimës.
9. Modeli I viktimizimit
- Njeriu për sjelljet dhe veprimet e veta është I shtyrë nga disa nxitje, nevoja dhe dëshira të
brendshme. Ato nxitje, dëshira dhe nevoja të brendshme quhen motive. Motivet përbehen
prej elementeve të vetëdijës dhe të vullnetit. Plotësimin e nevojave, dëshirave dhe kërkesave
të tjera të brendshme njeriu e bën në kordinim të plotë mes këtyre dy komponenteve: të
vetëdishmes dhe evolutives. Motivet qofshin të lindura, qofshin të fituara, mund të paraqiten
si faktorë të viktimizimit dhe të pësimit të njërzve. Lakmia dhe pangopësia material këta
persona I fusin veprime kriminale, nga të vcilat shpesh edhe vetë viktimizohen.

10. Faktoret apo shkaqet e viktimizimit


- Keta factor zakonisht ndahen ë faktorë të natyres objective ose të jashtem dhe factor të
natyres subjective ose të brendshem.
Faktoret e jashtem te viktimizimit janë:
 Faktoret ekonomiko social
 Faktoret politik dhe konfliktet politike
 Masmediat e shkruara dhe elektronike
 Familja dhe rrethanat familijare
 Disa semundje sociale
Faktoret e brendshem ose subjektiv te viktimizimit
 Vetitë dhe cilesitë biofizike
 Vetitë psikike (karakteri dhe temperamenti, intelegjenca, emocionet, motive)
 Crregullimet mendore

11. Te drejtat e viktimave dhe trajtimi i tyre

- Të drejtat e viktimave janë pjese integrale e të drejtave të njeriut në pergjithesi, te cilat


fatkeqësisht nuk janë respektuar dhe nuk janë kultivuar sa duhet deri ne ditet e sotme.

Kerkimet sociologjike, psikologjike, forenzike dhe se fundi viktimologjike, treguan se krimi,


kryresi dhe viktima duhet të kundrohen në një tërsi. Në rastin criminal marrin opjese kryresi,
viktima dhe actor të tjera si deshmitaret etj. të cilet mund të paraqiten në role të ndryshme.

12. Metodat më të shpeshta që perdoren në studimet viktimologjike janë:

- Metoda e rasteve, m. observimit, m. klinike, m. e anketes, m. bashkëbisedimit, m. e analizes


të lëndeve dhe dosjeve mbi viktimat, m. statistikore. m. per studimin e numrit të erret, m. e
vet akuzimit, metoda e viktimizimit.

13. Perkufizo lenden e viktimologjis?


- Viktimologjia është shkence e pavarur shkencore që merret me studimin e viktimave që
kanë pesuar nga aktivitetet kriminale dhe kunderligjore si dhe të gjitha rastet e viktimizimit.
Viktimologjia ka lidhje dhe raporte me të drejtën penale, kriminologjin, mjeksin ligjore dhe
psikologjinë.
14. Cka kuptojmë me termin viktimë?

- Fjala viktimë nenkupton personin ose grupin e caktuar që ka pësuar ose që është demtuar.
Pësimi apo viktimizimi k ate bejë me privimin nga jeta, me demtimin e integritetit trupor, me
shkatërrimin e shendetit fizik dhe mental, me ngeljen me pasoja të renda fizike dhe psikike
afatshkurtra dhe afatgjata.

15. Ne cilen veper autori Q.Lambroso I shpreh pikpamjet e tij lidhur me viktimen e lindur?

- Autori Q.Lambrose në vepren e tij “Njeriu delikuent” thekson se krimineli është I lindur si i
tille, në veprimet e tije kriminale ndikim vendimtar kanë gjendja dhe struktura anatomike-
fizike dhe deformimet në funksionimin e organizmit. Sipas tij, njeriu si delikuent lind, ai
dallohet me tipare ataviste dhe ka përplot shenja dhe stigma, që atë e përcaktojnë si
delikuent.

16. Përkufizo fenomenologjin viktimologjike

- Fenomenologjia e viktimologjisë paraqet një degë të veqantë e cila merret me studimin e


formave të paraqitjes së fenomenit të viktimizimit në përgjithesi, si dhe të viktimave të krimit
në veqanti.

17. Numro viktimizimin e dhunes në familje.

Femrat, Grate, Femijet, Të moshuarit, prinderit

18. Cka kuptojmë me shprehjen viktimizim sekondar ?

- Me viktimizim sekondar nënkuptohen rastet e pësimit dhe të demtimeve të njeërzve që


ndodhin gjatë trajtimit lidhur me realizimin e të drejtave të tyre në organet kompetente. Fjala
është për riviktimizimin në polici, gjykata apo organet kompetente.

19. Cka studion viktimologjia klinike?


- Viktimologjia klinike studion dhe trajton aspektin mjekësor-psikologjik të procesit të
viktimizimit, llojin dhe shkallen e viktimizimit apo demtimit shëndetësor, trajtimin e
viktimave lidhur me rehabilitimin e tyre në institucione shëndetësore etj.

20. Numroni klasifikimin e viktimave sipas autorit Z. Sheparoviq

- Viktima vullnetare, - Viktima e panjohur, Viktima e pavemendshme , Viktima simulese

21. Numroni klasifikimin e viktimave sipas autorit Medelson


- Viktimat tersisht të papergjegjshme
- Viktimat më pak të papergjegjshme se sa viktimizuesit apo kryersi
- Viktimat e përgjegjshme sa edhe kryersi
- Viktimat e përgjegjshme më teper se kryersit
- Viktimat plotësisht të përgjegjshme ose fajtor.
22. Cka kuptojmë me drejtësi restorative apo të ndërmjetsimit ?

Me drejtësi restorative nënkuptojmë dëmshpërblimin me pajtimin e kryrësit dhe viktimës me


anë të ndërmjetësimit me qëllim të realizimit të kompensimit adekuat dhe krijimit të një
gjendje relaksuese midis tyre.
Në këto negociata duhet të inkuadrohen viktima, kryerësi dhe prokurori. Mediatori apo
ndërmjetësuesi duhet të jetë njeri me vullnet dhe durim të madhë.

23. Numëroni fazat e realizimit të drejtësis restorative apo të ndermjetësimit

- Aktivitetet në realizimin e drejtësis restorative apo ndërmjetësimi, me qëllim të pajtimit me


dëmshpërblimin, kalojnë nëpër tri faza kryesore:
a) Faza para ndërmjetësimit
b) Faza e ndërmjetësimit
c) Faza e përcjelljes

24. Numro disa nga simpoziumet dhe vitet e mbrojtjes se tyre nga ana e shoqates botrore per
Viktimologji
- Simpoziumi i parë është mbajtur ne Jerusalem ne viti 1973
- Simpoziumi i dytë është mbajtur në 1976
- Simpoziumi i tretë është mbajtur në Mynster në viti 1979
- Simpoziumi i katërt në Tokio në viti 1982
- Simpoziumi i 5 në Zagreb me 1986
- Simpoziumi i 6 në Jerusalem me 1988
- Simpoziumi i 7 në Rio De Zhanero me 1991
- Simpoziumi i 8 në Adalade 1994
- Simpoziumi i 9 në Amsterdam me 1997
- Simpoziumi i 10 në Montreal me 2000.

25. Cka studion viktimologjia humanitare?


- Viktimologjia humanitare kryesisht studion dhe elaboron perkufizimin e kuptimit ndihme apo
mbeshtetje te viktimave, pastaj format dhe rregullat për realizimin e këtyre ndihmave.

26. Si I klasifikon viktimat autori I njohur H.V Hemtig ?


- Hentingu konstaton se viktima mund te ndahet sipas shkaqeve te viktimizimit te dy grupe personash,
ne grupin e peronave qe ma teper pesojne per arsye te ndikimeve te faktoreve psiko-biologjike ose siq
mund te trajtohen si viktima te lindura dhe ne grupin tjeter ne persona qe pesojne me teper per shkak
te faktoreve sekondar te natyres sociologjike, pra ka ndikim ambienti social. Hemind duke marrë
parasysh kontributin e viktimes ato i ndane: Viktimat e krimit dhe viktimat potenciale apo latenet,
viktima te papergjegjshme, viktim te vetmuar, viktima emigrantesh, viktima te semura mentalisht,
viktima te reja dhe viktima pleq.
27. Numero disa nga kategorit apo faktoret e rrezikut me ndikime ne viktimizim te personave te
caktuar
-Kategorit e rrezikut apo faktoret e rrezikut nga viktimizimi ne literature viktimologjike
trajtohen ne mënyrë të gjithanshme si kategori dhe grupe të rrezikut përmenden: Mosha,
Gjinia, Femijet, Pleqt, të sëmurët, përkatësia religjioze, politike, racionale, varfëria, pa
punësia etj.
28. Cka studion Viktimologjia ?
- Viktimologjia do të thotë shkencë mbi viktimen, pra disiplinen e pavarur shkencore e cila
merret me qështjet themelore të viktimizimit të njërzve nga veprimet apo mosveprimet
kriminale dhe kunderligjore.

29. Të drejtat e viktimave


- Të drejtat e njeriut janë pjesë integrale e të drejtave të njeriut, por që nuk janë të
respektuara sa duhet. Angazhimet dhe përpjekjet e asosiacioneve dhe organizatave
ndërkombëtare për rregullimin dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave.
- Inciativat e agjensive e organizatave të specializuara të OKB –së.
- Iniciativat dhe propozimet e shoqatës botërore të viktimologjis (ËAV)

30. Femra – gruja si viktimë e dhunës në familje.


- Femra si viktimë e dhunës në familje pëson për shkak të dhunës që ushtrohet ndaj saj.
Viktimizimi apo pësimi te kjo formë e dhunës nënkupton dhunën e uhstruar në sferën
njërzore, familijare, intime, private, statusore, ekonomike dhe zbatohet ndaj përsonave që
kanë lidhje emocionale, statusore, ekonomike , familijare dhe raporte tjera varësie.
- Si marëdhenie familijare konsiderohet personat që mundë të jenë fejuar, ish-të fejuar, të
martuar apo isht të martuar, përsonat me bashkësi jashtëmartësore apo në ish-bashkësi
jashtëmaresore personat që jetojnë në ekonomi të përbashkët, personat që përdorin një
shtëpi të përbashkëtm, përsonat që kanë lidhje gjaku etj.
- Si dhunë familijare konsiderohet kryerja e një apo më shumë veprave penale apo lëndime të
qëllimshme që i bënë një person tjetër me të cilin kanë mrrëdhenie familijare. Si dhunë
konsiderohet dhuna fizike dhe psikike ndaj antarit familijarë.

31. Kontributi I kongresit të shtatë nderkombëtar të OKB-së për parandalimin e kriminalitetit


dhe trajtimin e kryersëve të Krimit.
- Me 1984 në otava është mbajtur mledhja apo takimi pergaditor I ekspertëve të OKB-së mbi
të drejtat e viktimave, I cili ka rëndesi të veqantë për kahjet dhe fuqizimin e mbrojtjës së
viktimave dhe të drejtave të saj. Mbledhja e eksperteve ndërkombëtarë në Otava ishte një
përgaditje për kongresin e shtatë ndërkombëtar të KB-së për pengimin e krimit dhe trajtimin
e kryersve, I cili do të mbahej në Milano të 1985.
Në kongresin e Milanos është hartuar një projektrezolutë mbi të drejtat e viktimes dhe
mbrojtjen e saj. Ky project I rezolutes pastaj I është derguar Kuvendit të përgjithshëm të OKB-
së, I cili me pak ndryshime e plotësime, në fund të vitit 1985 me rezoluten nr40.34, e ka
miratur këtë document me titull “ Deklarata e KB-së mbi të drejtat themelore të viktimave të
krimit dhe keqpërdotimit të forcës (pushtetit)”.
32. Masat parandaluse të viktimizimit
- Masat ekonomiko sociale
- Masat për aftësimin dhe rritjen e efikasitetit të organeve shtetërore në mbrojtjen dhe
sigurimin e të drejtave të viktimave.
- Masat e agjencive dhe organizatave të ndryshme publike dhe jo qeveritare
- Masat për informimin e drejtë të viktimave
- Masat lidhur me vetdisimin dhe edukimin mbi mbrojtjen e kompenzimin e viktimave
- Masat për ndryshimet dhe harmonizimet e legjislacionit pozitiv lidhur me mbrojtjen e të
drejtave dhe kompenzimet viktimave.
- Masat për bashkëpunim dhe kordinim vendor dhe ndërkombëtar në mbrojtjen e viktimave
dhe parandalimin e viktimizimit.

33. Trafikimi me qenje njërzore


- Vet emertimi trafikim me njerëz nënkupton se me këtë vepër penale bëhet tregti me njerëz,
bëhet shitblerja e njerzve dhe qellim kryesor është realizimi I dobësis pasurore.
Vepra penale e trafikimit të njerzve nënkupton rekrutimin, strehimin apo peranimin e
përsonave të trafikuar me qëllim të shfrytëzimit të tyre në mënyra të ndryshme siq janë:
shfrytëzimi seksual, puna e detyruar, skllavëria ose veprime të tjera të ngjashme me
skllavërin etj.
Fatkeqësisht aktivitete të tilla kriminale janë shtuar shumë në dekadat e fundit në tërë
botënm trafikimi me qënie njërzore trajton trafikimin, trafikimi I femrave, fëmijeve dhe
emigranteve.

34. Femra si viktima të trafikimit


- Me trafikim të fëmijeve nënkuptojmë rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose
pranimin e fëmijeve me qëllim të shfrytëzimit dhe abuzimit, qoftë Brenda, qoftë jashtë
vendit.
Sipas organizates së mirënjohur për mbrojtjen e fëmijeve në botë – UNICEF, gjatë një viti me
qëllim të shfrytëzimit në botë trafikohen rreth 1 milion e 200 mije femijë.
Si veprime me të cilat fëmijet viktimizohen janë abuzimi seksual, detyrimi në punë të
papërshtatshmë dhe të rënda, punë të pamoralshme, shfrytëzimi për lypje, shfrytëzimi I tyre
për marrjen e organeve dhe pjeseve të trupit për transplatim, abuzim seksual I femijeve për
prodhime dhe shfaqje pornografike, rekrutimi e perdorimi fëmijeve në konflikte të
armatosura etj.

35. Cka kuptojmë me drejtësi restorative apo të ndërmjetësimit ?


- Me drejtësi restorative nënkuptojmë dëmshpërblimin me pajtimin e kryerësit dhe viktimës
me anë të ndërmjetësimit me qëllim të realizimit të kompensimit adekuat dhe krijimit të një
gjendje relaksuse midis tyre.
Në këto negociata duhet të inkuadrohen viktima, kryrësi dhe prokurori. Mediatori apo
ndërmjetësuesi duhet të njetë njeri me vullnet dhe durim të madhë.
36. Viktimat e krimeve kundër njërzimit. Krimeve të luftës dje alteve terroriste
- Kur flitet për këto viktimat, zakonisht mendohet në persona që viktimizohen në rrethanat e
cenimit të të drejtave dhe lirive me elementare të njeriut, e që kanë të bëjnë me cenimin,
shkeljen dhe mosrespektimin e normave, konventave, ligjeve dhe marrëveshjeve
ndërkombëtare dhe kombëtare.
Këto viktimizime ndodhin me shumë gjatë konflikteve politike, gjatë lufterave locale, gjatë
sundimit të regjimeve autokrate, gjatë aksioneve terroriste dhe përleshjeve të tjera në tërë
botën.
Konventa e Gjenevës si marrëveshje ndërkombëtare të cilat I detyrojnë palet nënshkruese që
ti respektojnë ato, kanë për qëllim ndalimin e viktimizimit të kategorive të caktuara të
popullsisë, lehtësimin e pasojave të rrethanave të luftës për disa kategori të viktimave si dhe
ndihma në rehabilitimin e tyre.
Konventa e parë e Gjeneves ka të bëjë me kujdesin dhe permirësimin e kushteve për të
plagosurit dhe semuret e forcave të armatosura tëksore.
Konventa e tretë e Gjenevës ka të bëjë me ndihmen dhe përmirësimin e kushteteve të
plagosurve të forcave ushtarake detare, personave që kanë pesuar në rastin e avarive në
anije gjatë konflikteve detare, mbrojtja e anijeve-spitale dhe anijeve që I mbeshtesin ato etj.
Konventa e katërt e Gjenves rregullon mbrojtjen e personave civil në kohë lufte.
Gjatë luftës në Kosovë 1998-99 janë vrarë mbi 10 mijë qytetarë, prej tyre 1326, 146 fëmijë,
1312 pleq, ndërsa janë plagosur 7412 përsona.
Viktimat e masakrave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe ndaj popullsisë civile në
Kosvën kanë qenë të shumtë si p.sh Prekaz 53 anëtarë të faimljes Jashari, Reçak 45 persona
civil, Izbicë 94 persona, viktima dhe shumë vendje tjera, flasim për viktimat e popullsisë civile
dhe shkeljen flagrante të këtyre konventave nga regjimi serb dhe forcat e tij ushtarake.
Po ashtu në kundërshtim me dispozitat e konventave të Gjenevës, me dhunë janë depirtuar
afro një million banorë të Kosovës nga trojet e tyre jashtë vendit: në Shqiperi mbi 500.000
banorë, në Maqedoni afro 300.000 banorë, në Bosnjë afro 20.000 banorë, në Turqi mbi
15.000 banorë, në Shqipëri 15.000 banorë, në Kroaci 6.000 banorë, në Bullgari 2.500 banore
etj. Ndërsa Brenda territorit të Kosovës janë zhvendosur mbi 1.500.000.

37. Raporti midis kryersit dhe viktimës


- Rezultatet dhe kërkimet viktimologjike tregojnë se viktima e viktimizuesit te disa raste
përherë janë në disa raporte e marrëdhenie të mira.
Duke u bazuar në studime viktimologjike del se në pjesën më të madhe të rasteve, viktima
dhe kryesi janë njohur më parë.

38. Kategoritë dhe faktorët e rrezikut


- Qysh nga kohërat e lashta ka pasur debate filozofike e mendime të ndryshme mbi faktin se
për ç`arsye disa individ bëhen kriminel e disa paraqiten si viktimë.
Në jetën e përditshme edhe sot ka mendime se rastet e psimit dhe viktimizimit janë të
paparashikueshme, se ato ndodhin me vullnetë ndonjë fuqie madhore sepse ashtu është e
shkruar.
Si faktorë të riskut në studimet viktimologjike përmendën mosha dhe gjinia, gjendja
maresore, gjëndja shëndetësore etj.
39. Viktimat e dhunës sipas zakoneve dhe norma tradiconale
- Në studimet mbi viktimat e krimeve kundër jetës dhe trupit dhe veqmas mbi shkaqet e
lëndimeve dhe plagosjeve qe përjetojnë femrat posaqërisht përmenden ndikimi I adeteve
dhe koeve konservatore në disa rajone në botë.
Sipas të dhënave të paraqituara në literaturën viktimologjike potencohet se nga kjo formë e
dhunës fizike ndaj integritetit personal dhe seksual, atakohen shumë femra dhe paraqiten
raste dhe shenime statistikore marramëndëse prej 26 milionë deri në 74 milionë raste në
nivel ndërkombëtarë.

40. Viktimat e hakmarrjes dhe gjakmarrjes


- Hakmarrja dhe gjakmarrja konsiderohet si fenomeni më destruktiv, I cili bazohet në disa
norma tradicionale të shoqërisë.
Kjo dhunë në formë të hakmarrjes dhe gjakmarrjes po shkakton vrasje dhe plagosje të shumë
njërzve.
Hakmarrja dhe gjakmarrja si dukuri negative e shoqërisë është pranishme edhe në hapsirat
shqiptare dhe si rezultat I zbatimit të së drejtës zakonore po pësojnë shumë njerzë.
Viktimat e hakmarrjes dhe gjakëmarrjes po ndodhin në kohën e re, kur baza shoqërore dhe
juridike nuk është ajo që krijuar ato fenomene.

41. Mbrojtja dhe ndihma e viktimave në polici


- Kontakti I parë I policisë me viktimat dhe me perjetuesit e rasteve viktimizuese është me
rendesi të veqantë. Nga ky kontakt do të varen shumë rrjedha të procedurës lidhur me
mbrojtjën e viktimave dhe kompensimin e krimit dhe viktimizimt në shoqëri.
Sipas kërkimeve të bera për viktimat e krimeve të vjedhjes, si motive kryesore të paraqitjes
së rasteve në polici përmenden:
a) Ngase denoncimi I shërben viktimes si bazë për fillimin e procedurës për realizimin e
kompensimti të vlerës së siguruar;
b) Ngase denoncimi i shërben viktimes si bazë për rikthimin e sendeve të vjedhura;
c) Ngase denoncimi i shërben viktimes si bazë për ndekjen e ndeshkimin e kryesit.

42. Viktimat me epidemin aids dhe sid


- Viktimat e Aida apo sida sot konsiderohen më të përhapurat në rruzullin tokësor. Fjala aidis
vjen nga gjuha angleze ndërsa fjala apo shkurtesa sida vjen nga gjuha fringe që në shqipë të
dyja dmth sindrom I fituar nga virusi I cili dëmton sistemin e imunitetit te njërzit ose aftësin
mbrojtëse të organzimit të njeriut për vetmbrojtje nga sëmundjet dhe viruset e ndryshme.

43. Cka kuptojmë me shprehjen e viktimizimit primar?


- Me shprehjen viktimizim primar zakonisht kuptohen rastet kur një përson dëmtohet ose
viktimizohet për herë të parë, e kjo shprehje mund të kuptohet edhe si pësim apo dëmtim
nga veprime të qëllimshme të kryeresit.
44. Drejtësia e ndërmjetësimit apo restorative
- Me drejtësi restorative nënkuptojmë pajtimin e kryersit dhe viktimes me anë të
ndërmjetësimit me qëllim të rezlimit të kompenzimit adekuat dhe të krijimit të gjendjes
relaksuses midist tyre. Drejtësia restorative është e paimagjinushme dhe e pazbatueshme pa
pajtimin paraprak të viktimës dhe kryersit, aktivitetet për realizimin e drejtësis restorative
apo ndërmjetësimit me qëllim të pajtimit dhe dëmshpërblimit kalojnë nëpër tri faza kryesore.
Faza e parë e ndërmjetësimit, faza e ndërmjetsimit dhe faza e mbikqyrjes. Parimet kryesore
në të cilat mbështetet drejtësia restorative janë veprat penale konsiderohen si konflikt midis
njerëzve jo vetëm shkelje e ligjit, ndaj krimit reagohet në mënyrë sanuse e jo me hakmarrje.
Aktiviteti I ndërmjetësimit në dobi edhe të viktimes edhe të kryersit me një ndjeshmëri dhe
synim që plaga të sherohet, ndihma dhe aftësimi I viktimes dhe kryersit që ata vetë në
mënyrë të barabartë ti zgjedhin problemet që kanë ndodhur mes tyre.

45. Kompenzimi i viktimes


- Kompenzimi dhe dëmshperblimi I viktimave nënkupton veprimet ligjore të organeve të
ndryshme me qëllim që përsonit apo familjes së tij që kanë pësuar dëm material, pasuror,
moral dhe frikë e dhimbje ti kompenzohet ajo në masë dhe kohë të përshtatshme,
kompenzimi apo dëmshpërblimi duhet të jetë adekuat duhet ti mundëoj viktimes një
përmbushje material për dëmet dhe pasojat që I ka përjetuar dhe I ka vuajtur për shkak të
veprimit criminal të viktimizuesit. Kompenzimi duhet jetë gjithnjë në përputhje me dëmin e
pesuar dhe vuajtjet e përjetuara të viktimes, egzistojnë fonde shtetore, fonde të shoqatave
joqeveritare, fonde të agjensive të pavarura lidhur me kompenzimin e viktimes.

46. Cka studion viktimologjia juridike si disiplin e veqantë ?


- Viktimologjia juridike merret me studimin e të drejtave të viktimës nga aspekti I ligjeve, në
këtë drejtim trajton normat nacionale dhe ndërkombëtare që rregullojnë drejtat e viktimave
për trajtim dinjitoz dhe të përgjithshëm në respektimin e personalitetit dhe të gjitha të
drejtave dhe lirive që ajo I ka si individ, veqmas trajtohen të drejtat e viktimave për
pjesmarrje me të gjitha fazat e procedurave penale, administrative, civike kur shqyrtohet
rasti I tyre dhe kur trajtohet kompenzimi dhe dëmshpërblimi për viktimizim që kanë
përjetuar.

47. Numroni teorit psikologjike mbi viktimen dhe viktimizimin


- Teorit psikologjike mbi viktimen dhe viktimizimin janë:
Teoria e imitimit, t. mesimit, t. garave, t. intelegjences, t. psikamalatike, t. frustimeve
psikike,t. mbi ç`rregullimet mendore

48. Cili nga autoret e njohur zhvillon teorin e animism bi viktimen dhe viktimizimin?
- Teorin e animism bi viktimen dhe viktimizimin e zhvilloi autori I njohur Emil Dyrkem, ai këtë
gjendje e definoi si një rrethanë shoqërore dhe individuale ku nuk funksionon rendi dhe
rregulli ku nuk respektohen ligji ku individi nuk është në posit që në mënyrë legale ti ealizoj
nevojat dhe kërkesat e veta.

49. Të drejtat e viktimave në procedurë penale


- Viktima në praktikë shpeshherë është cinicues i procedurës penale ajo e vë në levizje
aparatin shtetëror për trajtimin e rastit viktimizues në shumë qështje gjyqësore ku trajtohen
viktimat të krimit, ato janë të vetmet dëshmitare apo i vetmi burim, e vetmja provë lidhur me
rastet kriminale apo qështjet penale, të drejtat e viktimes në procedurë penale janë:
informimi I viktimes me të drejtat e saj në procedurë, e drejta e respektimit të dinjitetit dhe
integritetit moral dhe personal, të drejtat e viktimes për mbrojtjen profesionale, e drejta e
viktimes për lëvizje të lirë dhe mbrojtjet nga bezolisjet dhe kërcenimet.

50. Viktimat e dhunës në familje


- Viktimat e dhunës në familje janë viktimat e dhunës që ushtrohen ga antarët e familjes ose
jashtë saj. Në këtë grup të viktimave më së shpeshti bëhet fjal për: Femrat, gratëm, nënat si
pjestare të gjinisë femrore në përgjithësi, fëmijet dhe të moshuarit si viktima të dhunës në
familje., pra familja është bazë e fort e qdo shoqërie, familja e shëndoshë d.m.th shoqëria e
shëndoshë dhe stabile, familja me të cilen mbretëron harmonia, raportet e mira dhe të
drejtat mes antarëve sidomos marrësheniet e mira dhe të ngrohta mes prinderve dhe
femijeve janë garanci e fort se me pak do të ketë sjellje kriminale të fëmijet të të miturit dhe
më të njejtën kohë besushmëri se më pak do të viktimizohen antarët e familjes.

51. Numroni llojet e viktimologjisë


- Llojet e viktimologjisë janë:
a) Viktimologjia e përgjithshme
b) Viktimologjia klinike
c) Viktimologjia empirike
d) Viktimologjia humanitare
e) Viktimologjia juridike

You might also like