You are on page 1of 7

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale

Lënda : Organizatat jofitimprurëse dhe zhvillimi social


Dega : Administrim dhe Politika Sociale
Viti III
Grupi B

Raport 1

Prezantim i strukturës sipas së cilës është organizuar puna në një organizatë jofitimprurëse

Punoi: Gjeksika Doshi Pranoi: Dr. Juliana Zaharia

Tiranë, 16.10.2023

a. Struktura organizative e një organizate jofitimprurëse


2

- Korniza Ligjore
Organizata “Gruaja tek Gruaja” është një organizatë jofitimprurëse, jo politike dhe jo fetare, që
është e regjistruar sipas ligjit shqiptar si shoqatë në vitin 2002. Organizata “Gruaja tek Gruaja”
ka kontribuar efektivisht për barazinë gjinore në Qarkun e Shkodrës. Organizata “Gruaja tek
Gruaja” është shoqatë me anëtare aktive që kontribuojnë për një zhvillim të qëndrueshëm.

- Qëllimet organizative
Parimet:
• Barazia gjinore: Barazia gjinore përbën bazën e të gjithë aspekteve të aktivitetit të organizatës
“Gruaja tek Gruaja” (kulturës organizative, sistemeve, politikave të stafit, dhe metodologjisë së
punës). Barazia gjinore përcakton planifikimin, programimin, zbatimin, monitorimin dhe
vlerësimin e veprimtarive bazë të organizatës.
• Pjesëmarrja, zëri dhe përfaqësimi: Pjesëmarrja e barabartë midis grave dhe burrave, vajzave
dhe djemve në identifikimin, planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e programeve
dhe projekteve si dhe në aktivitete e rrit qëndrueshmërinë organizative dhe është bazë për
arritjen e qëllimeve të fuqizimit të gruas dhe barazisë gjinore.
• Këshillimi, avokatia dhe vendimmarrja: Grupet e margjinalizuara duhet të kenë zë të fortë
për të bërë të mundur që problemet dhe idetë e tyre dëgjohen dhe merren parasysh nga
vendimmarrësit.
• Partnershipi në mes grave dhe burrave dhe grupeve kryesore të interesit: Fuqizimi i grave
nuk do të thotë të përjashtosh burrat, por do të thotë të vendosësh partneritete në mes të dy
gjinive.

- Nivelet e vendim-marrjes
Struktura Organizative:
1. Asambleja e Përgjithëshme e anëtarëve të shoqatës “Gruaja tek Gruaja”.
2. Bordi.
3. Presidenti
Bordi përbëhet nga pesë (5) anëtarë; katër nga të cilat janë gra, figura të shquara me kontribut në
fusha të biznesit, të jetës politike, të botës akademike dhe sociale të vendit; anëtari tjetër është
3

burrë, mjek neurolog i shquar dhe me eksperiencë dhe kontribut jo vetem në fushën e mjekësisë,
por dhe në jetën sociale të qytetit.
Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve përbën strukturën më të lartë të organizatës.
Presidentja e Shoqatës është përgjegjëse për menaxhimin e përgjithshëm të organizatës dhe
përfaqëson organizatën tek partnerët lokalë, kombëtarë dhe donatorët.

- Funksionet e anëtarëve të stafit


Majlinda Angoni- Presidente
Trendelina Borici- Koordinatore Programi
Atila Uligaj- Administratore
Arvina Dibra- Financiere
Tonilda Cela- Punonjëse sociale
Silvana Makaj- Psikologe
Besara Podgorica- Marrëdhënie me publikun
Sindi Kola- Juriste
Endrit Uligaj- Koordinator “Zyra për Djem dhe Burra”
Fisnik Thorja- Këshillues “Zyra për Djem dhe Burra”
Suad Arilla- Punonjës social
Laura Paloka- Punnjëse sociale
Fatjon Taipi- Psikolog “Zyra për Djem dhe Burra”

- Burimet financiare
Burimet finaciare të organizatës mbulohen nga donatorë si:
- IAMANEH Switzerland është një organizatë zhvillimi, angazhimi i së cilës është të japë
një kontribut për zhdukjen e varfërisë dhe për një botë më të drejtë, si dhe promovimin e
barazisë gjinore;
- Ambasada Amerikane e Shteteve të Bashkuara në Tiranë;
- Fondi i Zhvillimit të Austrisë;
- Amabasada e Suedisë;
- USAID (United States Agency International Development);
- Programi SACP.
4

b. Përfituesit e shërbimeve
- Grupet e ndihmë-kërkuesve dhe përfituesve të shërbimeve të ofruara nga
organizata jofitimprurëse
 Gra,vajza, fëmijë të Bashkisë Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës;
 Burra dhe djem me sjellje agresive /të dhunshme të Bashkisë Shkodër, Malësi e Madhe,
Pukë, Vau Dejës;
 Përfaqësues të institucioneve lokale përgjegjëse për implementimin e ligjit Nr.9669,
DATË 18.12.2006 PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE
 Të rinj të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme të Bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë,
Vau Dejës;
 Gra intelektuale (mësues, doktorë, përfaqësues të institucioneve lokale) në Shkodër,
Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës;
 Studentë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakultetit të Shkencave të
Edukimit të degës Cikël i Ulët dhe Master në Mësuesi.

- Kriteret e përfitimit të shërbimeve

- Proceset e shpërndarjes së shërbimeve sociale drejt përfituesve të tyre


“Gruaja tek Gruaja” kontribuon në reduktimin e dhunës në familje dhe rritjen e mirëqënies së
grave dhe vajzave nëpërmjet mbështetjes së viktimave të dhunës në familje përmes ofrimit të
shërbimeve direkte:
- Asistencë psikologjike për gra dhe vajza viktima të dhunës në familje (mbështetje
emocionale, ballë për ballë, me linjë telefonike, terapi individuale dhe terapi grupi);
- Konsulencë juridike dhe përfaqësim ligjor falas për gra dhe vajza viktima të dhunës në
familje;
- Strehim 48 orësh për viktima të dhunës në familje;
- Këshillim për djem dhe burra të dhunshëm.

Shërbime komunitare:
5

- Takime me gra dhe vajza në zonat rurale dhe urbane;


- Nxitja e angazhimit qytetar përmes vullnetarizmit.

Programe ndërgjegjësuese, parandaluese, edukuese


- Puna me sjelljen agresive tek të rinjtë;
- Takime me studentë të shkollave të mesme dhe studentë të Universitetit;
- Trajnime me studentë, të rinj, mësues të shkollave të mesme dhe Universitetit;
- Krijimi i grupeve negociatore.

Puna me burrat e dhunshëm


- Takime me aktorët lokal dhe vendor;
- Trajnim i studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”;
- Fushata sensibilizuese;
- Këshillim për burrat e dhunshëm.

Sensibilizim në komunitet
- Takime me gra, studentë, stakeholders;
- Radio programe, debate televizive, aktivizmi i rrugës;
- Sensibilizim nëpërmjet fushatave të përvitshme të Aktivizmit.

c. Politikat operacionale
- Përshkrimi i mjedisit ku zhvillohen aktivitetet
- “Gruaja tek Gruaja” organizon në mënyrë të vazhdueshme takime me gra dhe vajza pjesë e
Bashkisë Malësi e Madhe,Pukë dhe Vau Dejës.Takimet zhvillohen në ambjente të ndryshme ( në
qendrat shëndëtsore, apo në raste të tjera në ambjentet e shkollave).
- Aktivizmi i rrugës përfshin performanca të ndryshme artistike (marshime paqësore, pantonimë,
teatër social, graffiti.
- “Gruaja tek Gruaja” prodhon dhe shpërndan materiale të ndryshme informuese të tilla si
broshura, fletëpalosje, postera me përmbajtje informuese lidhur me shërbimet që ofron qendra si
dhe lidhur me tema të ndryshme që kanë në fokus dhunën në familje dhe barazinë gjinore. Cdo
vit në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit dhe jo vetëm vullnetarët e qendrës tonë ndërmarrin
6

fushatën derë më derë, ku në cdo shtëpi, qendër shëndetësore apo komunë shpërndahen mbi 400
materiale të tilla.
- “Heshtja, mike e dhunës” është një cikël programesh radiofonike, i cilësuar si një burim
informacioni përmes transmetimit në valët 101.5 Mhz, si dhe nëpërmjet kanaleve online të
komunikimit. Secili transmetim radiofonik përfshin ekspertizën e psikologëve dhe sociologëve,
telefonata dhe vox pop duke përfshirë një audiencë prej 1700 dëgjuesish online. “Gruaja tek
Gruaja” numëron mbi 40 emisione radiofonike për afërsisht afro 1200 minuta transmetim.
- “Gruaja tek Gruaja” shpërndan informacion në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet rrjeteve
sociale duke patur një qasje më të shpejtë ndaj publikut në shpërndarjen e informacioneve të
ndryshme si dhe aktivitetit të organizatës.Përmes faqes në FB si “Gruaja tek Gruaja” ,hapësirës
në Instagram, Twitter dhe WEB, organizata ka krijuar tashmë një hapësirë të përbashkët online
duke integruar teknologjinë në ndërveprimin social ku njerëz apo grupe të ndryshme,
organizojnë, kombinojnë, modifikojnë marrin dhe shkëmbejnë informacion në mënyrë të
përditësuar.
- “Gruaja tek Gruaja” ka mbështetur dhe promovuar iniciativa kultorore-artistike të ndërmarra
nga gra dhe vajza me qëllim promovimin e aftësive dhe vlerave të tyre krijuese.

- Përshkrimi i politikave që orientojnë punën e drejtuesve dhe të stafit të


organizatës jofitimprurëse
Organizata ka krijuar një mjedis që siguron zhvillimin dhe promovon përmirësimin e
kapaciteteve të anëtarëve të saj, grupeve të interesit dhe aktorëve. Organizata “Gruaja tek
Gruaja” po rritet dhe po ndryshon në mënyrë organike në një kulturë që po zhvillohet dhe rritet.
Në fillimet e veta organizata “Gruaja tek Gruaja” ka punuar kryesisht në fushat e dhunës në
familje, abuzimit të grave, trafikimit dhe prostitucionit të detyruar (që ishte një fushë shumë
sfiduese për organizatën për shkak të tabuve lokale, mungesës së informacionit dhe mungesës së
eksperiencës në këtë fushë). Me kalimin e kohës organizata “Gruaja tek Gruaja” ka filluar të
punojë për të identifikuar mënyrat për të rritur vetëbesimin e grave dhe për t’i ndihmuar ato të
kuptojnë se sa të rëndësishme janë në procesin e vendimmarrjes jo vetëm në familje, por edhe në
komunitet dhe në shoqëri.
7

Puna për edukimin gjinor të burrave është një aspekt shumë i rëndësishëm i aktivitetit të
organizatës që ka bërë që impakti i saj në përmirësimin e barazisë gjinore të jetë më i thellë dhe i
dukshëm.
Edukimi gjinor i të rinjve konsiderohet si një ndër elementët më të rëndësishëm të punës së
organizatës. Të rinjtë informohen, edukohen dhe përgatitën të jenë agjentë ndryshimi të së
ardhmes për një shoqëri të barabartë gjinore, të paqtë dhe që ofron mundësi të barabarta për të
dyja gjinitë. Eksperienca dhe ekspertiza e organizatës “Gruaja tek Gruaja” është rritur shumë.
Stafi i organizatës ka zhvilluar kapacitete profesionale në fushat e hartimit dhe menaxhimit të
projekteve dhe në aftësi organizative, këshillimit individual dhe në grup, aftësive trajnuese dhe
lehtësuese, aftësive mobilizuese, aftësive për zhvillimin e komunitetit, aftësi për vlerësimin e
nevojave të komunitetit, aftësi për marrëdhënie me publikun, aftësi për komunikim strategjik,
aftësi lobuese dhe advokimi si dhe për të monitoruar performancën e pushtetit vendor.

Organizata punon:
- Nëpërmjet një plani strategjik
- Nëpërmjet ofrimit të modeleve të suksesshme të shërbimeve
- Nëpërmjet lobimit dhe advokacisë në nivel lokal dhe qendror
- Nëpërmjet bashkëveprimit me partner lokal, kombëtarë dhe ndërkombëtarë
- Nëpërmjet pjesëmarrjes qytetare dhe nxitjes së vullnetarizmit

You might also like