You are on page 1of 35

Tendencat dhe

çështjet e plakjes

Prof Edona Gara


Në shek e XIX, ishin identifikuar
vetëm dy faza të rritjes dhe
zhvillimit të njerëzve: fëmijëria
dhe mosha e rritur.

Perspektive Fëmijëria tani ndahej në


historike mbi nënfaza (p.sh foshnje, i mitur,
parashkollor, mosha e shkollës
studimin e plakjes dhe adoleshenca).
Secila fazë lidhet me sfidat
unike të lidhura fazën
individuale të rritjes dhe
zhvillimit të fëmijës.
Deri në vitet 1960, sociologët, psikologët dhe
ofruesit e kujdesit shëndetësor fokusonin
vëmendjen e tyre në plotësimin e nevojave të të
rrituve mesatar: njerëzit e moshës ndërmjet 20
dhe 65 vjeçare.

Ky grup ishte segmenti më i madh dhe më

Perspektiva produktiv i popullatës; ato po mbanin familjet,


punonin dhe kontribuonin në rritjen ekonomike.

historike
Vetëm një përqindje e vogël e popullatës jetonin
më shumë se 65 vjeç. Paaftësia, sëmundjet dhe
vdekjet e hershme pranoheshin si diçka e
natyrshme dhe e pashmangshme.
Çfarë nënkupton më termin: Geriatri, Gerontologji dhe
Geronti
Termi geriatri rrjedh nga fjala greke “geras” që d.m.th
Geriatri moshë e vjetër dhe “iatro” që d.m.th lidhje me trajtimet
mjekësore. Rrjedhimisht merret me fiziologjinë e
plakjes,diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që
prekin të moshuarit.

Termi gerontologjia vjen nga fjala greke “gero” që


Gerantologji d.m.th moshë e vjetër dhe “logy” që do të thotë
kuptimi i studimit.

Termi geronti ose infermeri gerontike u themelua nga


Gunter dhe Estes në 1979 për përcaktimin e kujdesit
Geronti infermierik dhe shërbimit të ofruar ndaj të moshuarve
Plakja është një proçes komples që mund të përshkruhet
kronologjikisht, fiziologjikisht dhe funksionalisht.

Plakja Mosha kronologjike, numri i viteve që një person ka


jetuar, përdoret shpesh kur ne flasim për plakjen sepse
është më e lehtë të identifikohet dhe matet.

Fatkeqësisht, mosha kronologjike është matja më me pak kuptim të


plakjes. Shumë njerëz të cilët kanë jetuar për një kohë të gjatë
qëndrojnë të rinj nga ana funksionale dhe fiziologjike. Këto individë
qëndrojnë fizikisht në formë, mendërisht aktiv dhe janë anëtar
produktiv të shoqërisë. Të tjerët janë kronologjikisht të rinj por
fizikisht apo funksionalisht të vjetër.
Qëndrimet rreth plakjes

Nëse e shikojmë moshën e vjetër si një dekadencë fizike, konfuzion mendor dhe mërzi
sociale ne kemi të ngjarë të kemi ndjesi negative kundrejt plakjes.

Nga ana tjetër, nëse e shohim moshën e madhe si një kohë për energji të qëndrueshme
fizike, sfida të rinovuara mendore dhe dobi sociale, perspektiva jonë mbi plakjen do të jetë
mjaft e ndryshme.
Gerontofobia
Plakja: Mitet kundrejt fakteve
Faktet
Mitet
Shumica e të moshuarve Shumica e të moshuarve mbajnë një
janë pak a shumë të njëjtë. kontakt të afërt me familjen.

Ato janë të sëmurë, të Për shumicën e të moshuarve, nqs ka


brishtë dhe varen nga të një rënie në disa aftësi intelektuale,
tjerët nuk është aq e rëndë sa të shkaktojë
problem në jetën e përditshme.
Ato janë të depresuar.
Ato bëhen më të vështirë Shumica e të moshuarve përshtaten
dhe më të vrazhdë me ndaj sfidave të plakjes
kalimin e viteve.
Demografia

Demografia është studimi statistikor i popullatës njerëzore. Demografia


shqetësohet me madhësinë, shpërndarjen dhe statistikat vitale të
popullatës.
Statistikat vitale përfshijnë lindjen, vdekjen, moshën e vdekjes, martesat,
rracat dhe shumë variabla të tjerë.
Mbledhja e informacionit demografik është një proces i vazhdueshëm.
Shumica e kërkimeve gjithëpërfshirëse demografike në SHBA kryhen çdo
10 vite nga Zyra e Censusit. Censusi i fundit u plotësua ne vitin 2010.
Demografia
Një pjesë e rëndësishme e informacionit demografik është
jetëgjatësia. Jetëgjatësia është numri i viteve që një person
mesatar pritet të jetojë.
E filluar nga momenti i lindjes, jetëgjatësia bazohet në moshat e të
gjithë personave të cilët vdesin në një vit të caktuar. Nqs një numër
. i madh fëmijësh vdesin gjatë lindjes apo gjatë fëmijërisë,
jetëgjatësia e grupit të atij viti tenton të jetë e ulët.
Jetëgjatësia gjatë historisë ka qënë e ulët për shkak të rreziqeve
mjedisore, luftërave, aksidenteve, mungesës së ushqimit dhe ujit,
higjienës jo të përshtatshme dhe sëmundjeve ngjitëse.
Shpërndarja gjeografike e popullsisë së moshuar

Popullata më e moshuar nuk është e shpërndarë në mënyrë të


barabartë në të gjithë vendin. Klima, taksat dhe çështjet e tjera të
lidhura me cilësinë e jetës ndikojnë në faktin se ku zgjedhin të
jetojnë të moshuarti.
.
Të gjitha rajonet e vendit janë të ndikuara nga rritjet në jetëgjatësi
por jo në të njëjtën shkallë. Sipas të dhënave të censusit nga viti
2000, afërsisht gjysma e të moshuarve që janë më të vjetër se 65
vjeç kanë rezidencë në vende rurale.
Ndryshimet
Që nga fillimi i she XX, përmirësimet në teknologji dhe kujdesin
shëndetësor kanë ndryshuar në mënyrë drastike botën, veçanërisht në
shtetet e industrializuara ku prodhimi i ushqimit tejkalon nevojat e
popullatës. Sëmundje të tilla si kolera apo tifoja janë eleminuar apo
reduktuar në mënyrë të ndjeshme nga praktikat e përmirësuara të
pastrimit dhe të higjienës.
.
Sëmundje të tmerrshme ngjitëse që dikur ishin shpesh vdekjeprurëse
(P.Sh lija, fruthi, kolla mirë dhe difteria) tani janë të parandalueshme
nëpërmjet vaksinimit. Edhe pneumonia dhe gripi nuk janë më sëmundje
vdekjeprurëse siç kanë qënë dikur.

Në ditët e stome vaksinat jepen për ato që janë në një rrezik më të lartë
dhe trajtimi I jepet atyre të cilët janë infektuar.
Baby Boomers
Një faktor i madh kontribues në këtë shpërthim të madh
të të moshuarve është plakja e kohortit, të quajtur Baby
Boomers.
Mosha e kohortit është termi i përdorur nga demografët
për të përshkruar një grup njerëzish të lindur brenda një
periudhe specifike kohore.
Kohorti më i rëndësishëm sot është ai i njohur si Baby
Boomers. Ky kohort përbëhet nga njerëz të cilët kanë
lindur pas Luftës së Dytë Botërore ndërmjet 1946 dhe
1964.
Marrëveshjet e strehimit

Kur u pyetën se ku jetojnë të moshuarit, shumica e personave thanë që


ato jetojnë në azile për të moshuarit apo shtëpi infermierike.
Më shumë se dy të tretat e të moshuarve (68%) jetojnë në të mënyrë të
pavarur në një mjedis familjar.

27 % jetojnë në mjedise të modifikuara por jo institucionale përfshirë


azilet e të moshuarve, grupet e shtëpive dhe apartamenteve ose me
anëtarët e familjes.
Strehimi

Disa individë të moshuar qëndrojnë në shtëpitë e tyre


dhe refuzojnë ti lëshojnë ato pasi është e sigurtë për
ato që jenë vetëm. Ato mund të jenë në gjendje që të
përshtaten për sa kohë që familja, miqtë dhe fqinjtë
janë të gatshëm për të ndihmuar.
Dispozitat e kujdesit shëndetësor

Problemi janë kostot e


shkaktuara nga sigurimi i
këtij nivel i kujdesi. Me kalimin e kohës kjo ka
ndryshuar, dhe siguracioni i
Dikur njerëzit kanë qenë kujdesit shëndetësor, i blerë ose
personalisht përgjegjës për nga individi apo i paguar nga
pagesën e mjekëve dhe të punëdhënësi, u bë normë.
faturave të spitalit.
Familja është duke kaluar një ndryshim të ndjeshëm
në shoqërinë tonë. Shumë faktorë, përfshirë normën
në rritje të divorceve, prindërit single dhe një popullsi
në lëvizje janë duke krijuar një strukturë familjare më
Ndikimi i pak të qëndrueshme dhe më pak të parashikueshme.

anëtarëve në
plakje në familje
Familjet e bashkuara, familjet e zgjeruara dhe familjet
e ndara janë të gjitha sfida aktuale. Përveç këtyre
ndryshimeve shoqërore, ndryshimet demografike të
diskutuara më parë janë duke pasur, dhe do të
vazhdojë të kenë pasoja.
Ndërveprimet infermier dhe familje

Kur ne si infermierë kujdesemi për të moshuarit, veçanërisht në institucionet


spitalore apo shtëpitë infermierike, ne e shikojmë personin se si është aktualisht.
Ne kemi tendencën të harrojmë që këto njerëz nuk kanë qënë gjithmonë të
moshuar. Ato kanë jetuar, dashuruar, punuar, debatuar dhe qarë ashtu siç bën secili
prej nesh.
Shpesh të moshuarit për të cilët kujdesemi janë shumë të sëmurë dhe si infermierë
ne fokusohemi në nevojat fizike, kujdesin dhe trajtimet e tyre. Në shqetësimin tonë
rreth detyrave tona, ne mund të humbasim lehtësisht prespektivën tonë rreth
pacientëve të moshuar si person ashtu edhe si anëtar familjeje.
● Abuzimi apo neglizhenca janë
zakonisht diçka që i bëhen dikujt por
fatkeqësisht, vetë – neglizhenca është
një problem i zakonshëm në
popullatën e të moshuarve. Vetë –
Vetë neglizhenca ka më shumë gjasa që të
vërehet kur një person ka pak ose
neglizhenca aspak familjarë apo miq të afërt por
mund të ndodhë pavarësisht pranisë
së tyre.
● Për shkak se shoqëria jonë ka ligje që
mbrojnë të drejtat e të moshuarve,
mund të jetë e vështirë për palët e
shqetësuar për të ndërhyrë deri sa një
situatë të ketë arritur përmasa kritike
apo kërcënuese për jetën.
● Vlerësohet që 10% e të moshuarve do të
kenë nevojë një formë të kujdesit
Abuzimi afatgjatë në shtëpi.
apo ● Tentativat për të plotësuar këto kërkesa
mund të shoqërohen nga nivelet e larta
neglizhenca të stresit për ofruesit e kujdesit.
nga familja Kërkesat e rritura mbi burimet e
kufizuara, rraskapitja fizike apo lodhja
mendore mund të rezultojnë në sjellje
deviante në pjesën e ofruesit të kujdesit.
● Përgjigjet e papërshtatshme të sjelljes
përfshijnë abuzime dhe neglizhencë të
anëtarëve më të moshuar të familjes.
● Abuzimi i qëllimshëm ndodh kur çdo
person në mënyrë të vullnetshme
planifikon të keqtrajtotë apo të
dëmtojë një person tjetër. Sjellja
abuzuese nuk mund të justifikohet
Abuzimi në çdo kohë dhe në çdo rrugë.
Abuzimi i qëllimshëm ka më shumë
gjasa të ndodhë në familjet me
probleme para ekzistuese të sjelljes
dhe sociale.
● Familjet me rrezik të lartë përfshijnë
ato që kanë një histori të konfliktit
në familje dhe ato me anëtarë të
familjes të cilët kanë një histori
dhune apo abuzimi me substanca.
● Ka shumë lloja të abuzimit fizik. Abuzimi
fizik është një veprim i cili shkakton
dhimbje apo dëmtime fizike. Abuzimi
mund të përfshijë një sulm fizik mbi të
moshuarin e brishtë i cili nuk është në
gjendje të mbrojëveten nga anëtarët më

Abuzimi rinj e më të fuqishëm të familjes.

● Të moshuarit mund të mbyllen në dhoma,


fizik dollape apo bodrume. Gratë mund të jenë
seksualisht të abozuara apo përdhunuara
nga nga kujdestarët apo anëtarët e
familjes.

● Disa të moshuar lihen pa ngrënë nga


anëtarët e familjes apo i jepet ushqim i cili
është i papërshtatshëm ose jo i
shëndetshëm për konsum njerëzor.
● Shenjat paralajmëruese të
dhunës fizike përfshijnë të nxirat,
çarjet, dhëmbët e thyer, xhamat
Shenjat e thyer, ndrydhjet, frakturat,
shenjat e djegies, plagët në faza
nga dhuna të ndryshme të shërbimit, plagë
të pashpjeguara, të brendshmet
fizike e shqyera ose me gjak, shenja te
traumës vaginale, vonesa në
marrjen e trajtimeve mjekësore
dhe refuzim nga kujdestari për ti
lejuar vizitorët të shohin të
moshuarin.
● Abuzimi fizik përfshin një apo më shumë
veprime që shkaktojnë dëm. Neglizhenca
është një formë passive e abuzimit në të cilët
ofruesit e kujdesit shëndetësor dështojnë të
plotësojnë nevojat e personave të moshuar
nën kujdesin e tyre.
● Neglizhenca, qoftë e qëllimshme apo e
Neglizhenca paqëllimshme, është përgjegjesë për
pothuajse gjysmen e rasteve të verfikuara të
abuzimit të të moshuarve.
● Neglizhenca përfshin situate në të cilat
kujdestarët dështojnë në plotësimin e
nevojave të higjenës dhe sigurisë së të
moshuarve.
● Shembujt përfshijnë situate në të cilat një
person I cili ka ngelur në shtrat lihet I lagur
apo I pisët me mbetjet e trupit për disa pa
kujdes apo në të cilat një person I moshuar
vuan nga ekspozimi për shkak se nuk ka
veshjet e përshtatshme për tu mbrojtur nga
● Edhe kur abuzimi fizik mungon dhe
kujdesi i përshtatshëm fizik është i
mundësuar, mund të jetë i
pranishëm abuzimi emocional.
● Abuzimi emocional është më delikat
Abuzimi dhe i vështirë për t’u dalluar sesa
abuzimi fizik apo neglizhimi. Ai
shpesh përfshin sjellje të tilla si
emocional izolimi, injorimi ose depersonalizimi i
të moshuarve.
● Abuzimet emocionale mund të
ndalojnë vizitorët dhe izolojnë të
moshuarit nga miqë apo anëtarë të
familjes më të përgjegjshëm dhe më
simpatikë. Ato mund të ndalojnë
përdorimin e telefonit apo të
ndërhyjnë në komunikimin postar.
● Abuzuesit emocional mund të
përdorin mjetet verbale dhe jo verbale
për të shkaktuar dëmin e tyre.
Abuzimi verbal përfshin të bërtiturat
apo kërcënimet zanore të dënimit apo
Abuzimi izolimit. Abuzuesit emocional shpesh
kërcënojnë të moshuarit me të gjitha
verbal mënyrat e tmerreve në qoftë se ato i
tregojnë dikujt rreth gjendjes së tyre.
Pakënaqësia, neveria, zhgënjimi ose
zemërimi mund të komunikohen jo
verbalishit nëpërmjet pëshpëritjeve,
tundjes së kokës, përplasjes së derës
dhe shenjave të tjera negative
trupore.
● Abuzimi financiar ekziston kur
burimet e një personi të moshuar
vidhen apo keqpërdoren nga një
Abuzimi person të cilit i beson i moshuari.
Incidente të tilla raportohen shpesh
financiar në lajme. Fëmijët dhe nipërit mund
të marrin para nga anëtarët e
moshuar të familjes, duke arsyetuar
që paratë i detyrohen atyre për
ofrimin e kujdesit ose do të jenë
rrjedhimisht të tyret gjithsesi.
● Braktisja ndodh kur një person i
moshuar i varur braktiset nga
personi ose personat e
përgjegjshëm për ruajtjen apo
kujdesin e tyre në situate në të cilat
Braktisja një person i arsyeshëm do të
vazhdonte të ofronte kujdesin.
● Braktisje do të thotë lënia e të
moshuarit fizikisht, emocionalisht
dhe financiarisht pa mbrojtje. Të
moshuarit të cilët janë braktisur
nga familjet e tyre zakonisht bëhen
barrë e shtetit.
● Është e natyrshme të mendohet që një person i
moshuar që vuan nga një ose më shumë forma të
abuzimit do të ankohej po kjo rrallëherë ndodh. Frika
e të trajtuarit edhe më keq apo frika e të qënit
Përgjigjet institucionalizuar apo braktisur mund të parandalojë
viktimën nga kërkimi i ndihmës.
ndaj ● Të gjithë pyetjet dhe vlerësimet rreth abuzimit duhet
të bëhet me takt dhe ndjeshmëri të madhe. Është më

abuzimit mirë të pyetet i moshuari i vetëm në mënyrë që të


flaës lirshëm dhe pa frikën nga abuzuesi potencial.
● Duhet të respektohet e drejta e të moshuarve të
përcaktojnë vetë çështjet e tyre personale në zgjerimin
maksimal të aftësive të tyre. Informacioni i marrë
duhet të mbahet konfidencal dhe të shpërndahet
vetëm me agjensi të autorizuara nga pacienti ose të
nevojitura nga ligji.
● Fotografi mund të jenë të
nevojshme për të dhënë prova të
neglizhencës apo abuzimit. Këto
mund të përfshijnë fotografi të
plagëve, dëmtimeve ose kushteve të

Provat o
jetesës.
Është me mend që të shmanget
përdorimi i termit abuzim gjatë
punës me të moshuarit për shkak se
ato mund të bëhen mbrojtës dhe
mundësisht do ta mohojnë atë.
Përdorimi i fjaleve të tilla si
problemet apo shqetësimet ka më
shumë gjasa të nxjerrë informacion
të besueshëm.
Shenjat që mund të tregojnë abuzimin e
të moshuarve
● I moshuari tregon dakortësi apo pajtueshmëri të tepruar me kujdestarin.
● I moshuari tregon shenja të higjenës së varfër të tilla si era e trupit,
papastërtia apo veshjet dhe të brendshmet e pisëta.
● I moshuari ka kequshqyrje ose dehidratim.
● I moshuari ka djegie apo ulçera nga presioni.
● I moshuari ka të nxira, veçanërisht të grumbulluara në krahëror apo në
pjesën e sipërme të krahut.
● I moshuari ka të nxira në faza të ndryshme shërimi që mund të tregojnë
plagosje të përsëritura.
● I moshuari tregon mungesë të veshjeve dhe këpucëve të përshtatshme.
● I moshuari ka vëmendje të papërshtatshme mjekësore.
● I moshuari flet për mungesën e ushqimit, mjekimeve apo kujdesit.
● I moshuari tregon se është lënë vetëm apo I izoluar në një lloj mënyre.
● I moshuari flet për frikën ndaj kujdestarit.
● I moshuari tregon për mungesën e kontrollit në aktivitetet apo financat
personale.
Në mënyrë të kuptueshme, ne do
kishim dëshirë të mendojmë që të
Abuzimi gjithë personat që kërkojnë punë si
kujdestarë të të moshuarve janë të
nga përgjegjshëm, individë të
kujdesshëm por fatkeqësisht ky nuk
kujdestarë është rasti.
Njerëzit të cilët janë të punësuar për
të të ofruar siguri dhe mirëqënie për të
moshuarit mund të bëhen
nganjëherë kërcënimi i tyre më i
palidhur madh. Përdorimi i rritur i
kujdestarëve të palidhur i ekspozon
të moshuarit ndaj rreziqeve shtesë.
● • Përdorimi i qetësuesve apo ilaçeve hipnotike që nuk
janë të nevojshme nga ana mjekësore
● • Përdorimi i kufizuesve kur nuk janë të këshilluar nga
Sjelljet ana mjekësore
● • Përdorimi i gjuhës nënçmuese, ndërveprimeve të
abuzive në zemëruara verbale apo sharjeve etnike
● • Ndalimi i privilegjeve si snacks apo cigaret

mjedet e ● • Ashpërsi e tepërt gjatë trajtimit të kujdesit apo gjatë


transferimeve
● • Vonesa në dërgimin e një banori në tualet apo lejimit
kujdesit të banori të qëndrojë në mbetjet e trupit.
● • Konsumimi i ushqimit të një banori
shëndetëso ● • Vjedhja e parave apo sendeve personale
● • Goditje fizike apo çdo lloj sjelljeje agresive / drejt
r një rezidenti
● • Shkelja e së drejtës së një banori për të marrë
vendime
● • Dështimi për të mundësuar privatësi
● Kujdestarët e të moshuarve janë shpesh të izoluar nga
grupet e njerëzve të tjerë. Kërkesat e mundësimit të
kujdesit i parandalojnë ato nga marrja e pushimit,
nxitjes dhe mbështetjes që ato kanë nevojë.

Grupet e ● Kujdestarët të cilët kanë dëshirë apo nevojë të ndajnë


eksperiencat dhe shqetësimet e tyre kanë filluar të
formojnë grupe mbështetjeje për të ndihmuar në
mbështetjes ●
përballimin e stresit.
Këto grupe mbështetëse mund të jenë të specializuara
(p.sh për kujdestarët e të moshuarve me sëmundjen e
Alzheimer-it) apo të një natyre më të përgjithshme.
Grupet e mbështetjes i lejojnë kujdestarët të ndajnë
ndjesitë e tyre dhe të mësojnë strategji të reja për
përmirësimin e strategjive të përshtatjes. Disa grupe
parashikojnë oratorë të diskutojnë rreth çështjeve me
interest të përbashkët apo ofrojnë aktivitete sociale për
të promovuar reduktimin e stresit.
Faleminderit

You might also like