You are on page 1of 104

Periudhat e zhvillimit normal të individit –

teorit e Frojdi-it dhe Erikson-it,


mosha e adoleshencës
 

Dr. Abdurrahim H. Gërguri mr. sc.


PEDIATER – neurolog
29. 02. 2020
SYLABUSI
Infermieria dhe shëndeti tek adoleshentët
BPRAL AAB
Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi)
Fakulteti: Infermieri
Drejtimi: Infermieri e përgjithshme
Niveli: Bachelor
Kodi i lëndës:
Lënda: Infermieria dhe shendeti tek adoleshentet
Statusi: Obligative
Semestri: IV
Fondi i orëve: 2+2
ECTS: 4
Viti akademik: 2019/2020
Mësimdhënësi: Abdurrahim Gërguri
Asistenti:
Kontakte: +383 44 274 – 357,
abdurrahim.gerguri@universitetiaab.com
QELLIMI
• Përmbajtja: Kjo lëndë zhvillon të kuptuarit e
studentit për zhvillimin e shëndoshë fizik dhe
mendor. Marrja parasysh e këtij zhvillimi
brenda strukturave multi-kulturore sociale
gjithashtu do të vazhdojnë të studiohen edhe
nevojat unike të adoleshentëve, duke
përfshirë familjen dhe trysninë nga kolegët.
Java - I

• Periudhat e zhvillimit normal të


individit – teorit e Frojdi-it dhe
Erikson-it, mosha e adoleshencës

 
• Waldinger JR. Psychiatri. 3-rd Edition.
Washington, DC.1997
Java - II

• Zhvillimi normal fizik,psikologjik dhe social gjatë


adoleshencës.
• Informata globale demografike dhe socio-
ekonomike në adoleshencë(edukimi, arsimimi,
punësimi dhe varfëria)

• Rew,R.Adolescent health.2005
• Programi orientues për shëndetin e adoleshentëve për ofrues të
shërbimeve shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Java - III

• Komunikimi me adoleshente –
Qasja Gather

• Patton,G.,Viner,R.:Pubertal Transition in Health (2007) Lancet ;369:1130-39

• Programi orientues per shendetin e adoleshenteve per ofrues te sherbimeve shendetsore.


Organizata Boterore e Shendetsise
 
Java - IV

• Nutricioni i adoleshentëve.
• Sëmundjet kronike dhe
endemike tek adoleshentët
• A picture of health. A review and annotated bibliography of the health of
young people in developing countries. WHO Geneva,1995
Java - V

• Shëndeti mental i adoleshentëve.


• Problemet e ndryshme me të cilat përballen
adoleshentët.
• Zbulimi dhe vlerësimi i çrregullimeve mendore tek
adoleshentët

• Programi orientues për shëndetin e adoleshentëve për ofrues të


shërbimeve shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë.
• Waldinger JR. Psychiatri.3-rd Edition. Washington DC.1997
•  
Java - VI

• Shëndeti seksual dhe reproduktiv i


adoleshentëve, definicioni i shëndetit seksual
dhe reproduktiv, puberteti, inicimi i
marrëdhënieve seksuale në adoleshencë.
• Faktorët protektiv dhe të rrezikshëm që
ndikojnë në sjelljet seksuale të adoleshentëve
• World Health Report. Life in 21 st centry; A vision for all. WHO
Geneva1998.
• Sexual relations among young people in developing countries; Evidence
from WHO Geneva.March 1997
Java - VII
• Problematikat e ndryshme tek adoleshentët, shtatzania e
padëshiruar dhe sëmundjet seksualisht të
transmetueshme.
• Përdorimi i kontracepcionit në mesin e adoleshentëve.
• Ofrimi i informatave dhe edukimi i adoleshentëve mbi
seksualitetin dhe kontracepcionin.
• Ofrimi i shërbimeve kontraceptive.

• Dogra,N & Leighton, S.Nursing in child


and adolescent mental health.2009 
• Americal Psychiatric Association: Diagnostic and Statistical Manual of mental disorder,
4th Edition. Washington DC,American Psychiatric Association,1994
Java - VIII

•Abuzimi me substanca

• Substance use among street children and other


children and youth in especially difficult
circumtances. WHO Geneva.March 1997
Java - IX

• Stresi post-traumatik pas një abuzimi


fizik dhe seksual

• 1. Dogra,N & Leighton, S.Nursing in child


and adolescent mental health.2009
• 2. Americal Psychiatric Association: Diagnostic and Statistical
Manual of mental disorder, 4th Edition. Washington DC,
American Psychiatric Association,1994
Java - X

•Sjelljet violente (kërcënuese)


dhe menaxhimi i duhur i tyre
• Monahan.J. Mental disorder and violent behavior: perception and
evidence. AM psichol.1992.47:511-521 
• Tardiff KJ. The current state of psychiatry in the tretment of
violent patients.ArchGen.Psychiatry.1992.49:493-499
Java - XI

• Çrregullimet që lidhen
me ankthin-etiologjia
• Americal Psychiatric Association: Diagnostic
and Statistical Manual of mental disorder, 4th
Edition. Washington DC, American Psychiatric
Association,1994
Java - XII

• Shërbimet shëndetësore mike të


adoleshentëve.
• Roli i infermierëve në përkujdesjen
e adoleshentëve të sëmurë
• Programi orientues për shëndtin e adoleshentëve
për ofrues të shërbimeve shëndetësore. Organizata
Botërore e Shëndetësisë.
Java - XIII

• Marrja e anamnezës psiko-sociale.


• Korniza HEEADS.

• Programi orientues për shëndtin e adoleshentëve


për ofrues të shërbimeve shëndetësore. Organizata
Botërore e Shëndetësisë.
Java - XIV

• Roli i familjes dhe


komunitetit në zhvillimin
mental

• Rew,R.Adolescent health.2005
Java - XV

•Preokupimi ndaj defekteve jo


reale të pamjes dhe hipokondria

• Mcelroy SL, Silberman EK, Keck PE Jr,et al. Body dysmorphic


disorder.AM J Psychiatry.1993.150:302-308
• Waldinger JR.Psychiatri.3-rd Edition. Washington DC.1997
ARRITSHMËRIA
• Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të mund të:
• Shpjegojë zhvillimin normal fizik të adoleshentëve
• Demonstrojë vetëdijesimin e zhvillimit psikologjik dhe moral të
adoleshentëve
• Përshkruajë teoritë në lidhje me zhvillimin njohës të adoleshentëve
• Diskutojë çrregullimet fizike dhe mendore që mund të ndikojnë në
adoleshentët
• Diskutojë situatat e ndryshme të stresit që mund t’i përjetojnë të
rinjtë p.sh. trysnia nga kolegët, sjellja me rrezik të lartë, duke
përfshirë përdorimin e duhanit, alkoolit dhe drogës, shtatzënive në
moshë adoleshente, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
(HIV/AIDS).
ARRITSHMËRIA
• Shpjegojë efektet e mundshme të sëmundjes
fizike dhe mendore tek adoleshentët
• Demonstrojë aftësi për t'u kujdesur për
adoleshentët, të cilët janë duke përjetuar
sëmundje, në një mënyrë profesionale dhe
përkëdhelese
• Diskutojë rëndësinë e marrëdhënieve profesionale
ndërkombëtare me anëtarët e tjerë të ekipit të
kujdesit kur kujdesen për një adoleshent
Literatura
• Literatura themelore:
• Programi orientues për shëndtin e adoleshentëve
për ofrues të shërbimeve shëndetësore. Organizata
Botërore e Shëndetësisë.
• Literatura Plotësuese:
• Waldinger JR.Psychiatri.3-rd Edition. Washington
DC.1997
• Literatura e preferuar:
• Rew,R.Adolescent health. 2005
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNJËS
• Ligjerata, seminare dhe prezentime praktike
• Ushtrime komunikimi dhe ushtrime me role
• Analiza pasqyruese
• Puna dhe diskutimet në grupe
• Përvoja praktike
• Udhëzime
• Nga studentët pritet që të jenë të përgatitur.
Përgatitja e tyre përfshin: detyrat e leximit,
përfundimin e objektivave, formulimin e pyetjeve, etj.
Metodat e vlerësimit

Provimi 90 %
Pjesëmarrja dhe angazhimi 10%
në mësim
Gjithsej 100%
POLITIKAT AKADEMIKE

• Pjesëmarrja obligative në ligjërata, ushtrime


dhe punë praktike.
• Respektimi i orarit.
• Mospërdorimi i telefonave celularë brenda
auditorit
Periudhat e zhvillimit normal të individit –
teorit e Frojdi-it dhe Erikson-it,
mosha e adoleshencës
 

Dr. Abdurrahim H. Gërguri mr. sc.


PEDIATER – neurolog
29. 02. 2020
ADOLESHENCA

• Adoleshenca - lat. Adolescentia = koha rinore,


është fazë e zhvillimit të individit, prej moshës së
pubertetit deri në pjekurinë e tij

•Nocioni “teenager” që përdoret në literaturën


amerikane përfshin të rinjtë nga 13 vjec deri 19
vjec.
Cka duhet të dimë ne për adoleshencën
• Adoleshentë llogariten fëmijët e moshës
mesatarisht nga 12-21 vjet, (diku më herët e
diku më vonë).
• Për femrat adoleshenca fillon rreth moshës
11 vjece ndërsa për meshkujt rreth moshës 13
vjec. deri 19 vjec ose 21 / 22 vjec

•Në literatureën psikologjike botërore nuk ka


kritere universale për përcaktimin e fillimit dhe
përfundimit të moshës së adoleshencës.
Adoleshenca – fazë e zhvillimit
• Individi gjatë jetës së tij kalon nëpër këto faza tëzhvillimit: 
• Faza e pare - fëmijëria,
• Faza e dytë - mosha e rinisë - adoleshenca,
• Faza e tretë - mosha e pjekurisë dhe
• Faza e katërt - mosha e pleqërisë.
• Adoleshenca nuk është vetëm fazë kalimtare nga mosha e
fëmijërise derit tek ajo e pjekurisë së individit, por është
fazë e veçantë specifike e zhvillimit, e cila fillon me
ndryshimet biologjike (hormonale) dhe përfundon me
kompletimin fizike,psikologjik e emocional të individit. 
• Hormonet luajnë një rol organizativ, janë si mbushje baruti
në trup dhe janë përgjgjese për të gjitha ndryshimet që
ndodhin tek i riu.
• ADOLESHENCA - ndryshimet në sjellje

• Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë të vendosin vetë.


• Ata e hulumtojnë dhe kërkojnë pavarësinë e tyre.
• Fillon procesi i ndarjes nga prindërit.
• Ata pjesën e madhe të kohës e kalojnë të duan që të rrinë
vetëm në dhomën e tyre (kërkojnë intimitet).
• Duan të eksperimentojnë me atë që është trend (modë).
• Duan të provojnë ide të reja dhe mirren me aktivitete të reja.
• Shokët janë pjesë e rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë
ndikim të madh në vendimet e tyre.
• Në këtë moshë fillon dhe tërheqja ndaj seksit tjetër.
• Imagjinata personale: Besimi se jeta e tyre
është unike / heroike / mitike dhe se askush
nuk e ka përjetuar kurrë atë që ata janë duke
kaluar ata tani

• Pretendimi për të qenë çdoherë në fokus


edhe atëherë kur nuk është e nevojshme,
psh. mos shkuarja në shkollë nga frika se të
gjithë do të vrejne se nuk i ka të rregulluara
flokët ose fytyrën, ose nuk është veshur mirë,
etj
• Audienca imagjinare: Besimi se të gjithë janë të
interesuar për ta dhe jetën e tyre, dhe se ata
janë vazhdimisht duke u përcjellur dhe vlerësuar.

•Tek adoleshentët zhvillohet dëshira e madhe


për pavarësi, të cilën është e pa mundur ta
realizojnë sepse të rinjtë dhe të rejat janë
ekonomikisht të varur nga prindërit.
•Në këtë moshë janë më të rëndësishme dy momente:

• Zhvillimi fizik i individit- ndryshimet trupore


dhe

• Zhvillimi socio - emocional - pranimi i këtyre


ndryshimeve nga vetë individi dhe shoqëria e
tij.
• Sipas psikologut Erik Erikson, zhvillimi i
individit eshte nje proçes psiko-social qe
vazhdon gjat gjithe jetes;
• periudha e adoleshences eshte e karakterizuar
me nje zhvillim të individit, nga i personi i
varur Ai bëhet i pavarur, duke krijuar nje
identitet qe i lejon te hyje ne marredhënje me
te tjeret si individ i formuar - pjekur.
• Në këtë fazë të zhvillimit dhe kompletimit psikologjik
Adoleshenti imagjinon personalitetin e tij
– Si të prindërve
– ose personave të shquar publik.
• Fëmija është “thithës” sjelljesh, shprehjesh dhe i çdo lëvizjeje
që kryhet kryesisht brenda familjes.
• Disa filma ose sjellje devijante ndikojnë në krijimin e sjelljeve
të ardhshme të adoleshentëve.
• Ngrohtësia familjare, prindërore por edhe sjellja e shoqërisë
ndaj tyre luan një rol të rëndësishëm në edukimin e një
adoleshenti.
• Adoleshentët duhet të jenë të hapur e ti kuptojnë sjelljet e
prindërve të tyre,
• ti kalojnë sa më qetë e më pak probleme situatat konkrete.
Problemet kryesore të adoleshentëve
• Adoleshentët përjetojnë shumë problem dhe strese prej
më të ndyshmeve.
• Pamja fizike
• Ndjenja e vetmisë
• Tërheqja ndaj seksit te kundert
• Përdorimim i droges, alkolit, duhanit.
• Dhuna
• Braktisja e shkollës
• Puna
• Vetvrasja
• Anoreksia nervoze
• Kujdes të vecantë sidomos te:
– Menstruacionet e para
– Shtatëzania e padëshiruar
– Mbrojtja nga sëmundjet seksualisht të
transmetueshme
Pamja fizike
•Adoleshenca karakterizohet me zhvillimin e vrullshëm
intenziv fizik të individit dhe pjekuri seksuale.

•Në këtë moshë fillojnë për të bërë piercing,


tatuazhe apo shenja të tjera të dallueshme për të
rënë në sy.
•Sipas një studimi të bërë në vitin 2010,
•15.5 % e adoleshenteve ka një piercing,
•6.5 % tatuazh, ndërsa
•5.3 % kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale për motive
estetike.
NDRYSHIMET FIZIKE TEK VAJZAT

• Zhvillohen eshtrat e fytyrës;


• Lëkura bëhet më e yndyrshme;
• Gjinjtë fillojnë të rriten;
• Beli ngushtohet;
• Qimet rriten në sqetulla;
• Vithet fillojnë të rrumbullaksohen;
• Duart, këmbët, krahët dhe shputat rriten e zgjaten
NDRYSHIMET FIZIKE TEK DJEMTE
• Fytyra zhvillohet;
• Zëri ndryshon duke u trashur;
• Larinksi rritet dhe zhvillohet “mollëza e Adamit”;
• Zhvillohen muskujt;
• Qimet rriten në sqetulla, në gjoks, në këmbë, duar
dhe përreth gjenitaleve
• Organet gjenitale rriten (testiset dhe penisi);
• Duart, krahët, këmbët dhe shputat rriten dhe
zgjaten
Ndjenja e vetmisë

• Ndodh kur ai nuk arrin të jetë në qendër të


vëmendjes, të ketë ndikim në familje ose në
shoqëri.
• ndjehet i braktisur, anashkaluar, anonim,
• Atij i duket sikur problemet e tij nuk mund ti
zgjidh askush,
• Mbyllet në vetvete
• Emocionalisht krijojne ndryshim rrënjësore.
• Bëhen më të vendosur, kërkojnë që mendimi i
tyre të dëgjohet dhe të merret parasysh.
• Ai kërkon që të angazhohet në çdo problem
familjar ose në rrethin ku jeton
• Ndjehet i rritur, kërkon të respektohet si i
rritur, tenton të përdorur inteligjencën e fituar
deri tani.
Tërheqja ndaj seksit të kundert

• Fillojnë seriozisht ndjenjat për seksin e


kundërt.
• Problematike në vetre:
– Shtatzanesia e padeshiruar
– Sëmundjet seksualisht të transmetueshme
• Përdorimi i drogës, alkoolit dhe duhanit

• Drogatë krijon varësi tek përdoruesit.


• Përdoruesi i drogës në dukje ngjan energjik dhe tregon
fare pak interesim për ushqim.

• Përdorimi për një kohë të gjatë i saj sjell te përdoruesi:


– Crregullime të ushqimit dhe në rutinën e gjumit.
– Agjitim, ndryshime në sjellje, (rritje e agresivitetit ndaj te
tjerëve )
– ndalimi i drogës shkakton ndjenjën e lodhjes dhe depresionit
Duhani

• Përdorimi i cigareve gjatë adoleshencës ka defekte


më të dëmshme dhe afatgjata në shëndet sepse
nikotina shkakton më shumë varësi se sa konsumimi
i alkoolit dhe marihuanës.
• Konsumimi i bollshëm i pemëve dhe perimeve,
marrja me aktivitet fizike nuk e ndihmon shendetin
nese individi vazhdon të përdor duhan.

• Cigarja përmban rreth 400 substanca helmuese,


ndër të cilat
– monoksidi i karbonit, që redukton oksigjenin në trup,
– nikotina, që shkakton varësi dhe rrit nivelin e kolesterolit,
– katrani, substancë që shkakton kancerin etj.

• Duhanpirja ndikon në jetëgjatësinë, duke e ulur atë.


Braktisja e shkollës

• Bazuar në literaturë, grupet më të rrezikuara të


fëmijëve që braktisin - mbeten jashtë shkolle, janë:
• fëmijët me aftësi të kufizuara,
• fëmijët e kthyer nga emigracioni,
• fëmijët me probleme të ndryshme sociale,
• fëmijët nga komunitetet rome dhe egjiptiane,
• vajzat, fëmijët që punojnë për t’u ardhur në ndihmë
familjeve të tyre,
• fëmijët viktima të dhunës dhe të trafikimit,
• të mbijetuarit e abuzimit seksual,
• fëmijët e braktisur etj.
PARANDALIMI I BRAKTISJES SE SHKOLLESE

• Institucionet arsimore duhet t’u kushtojnë


vëmendje të veçantë fëmijëve që rrezikojnë ta
braktisin shkollën.
– zakonisht janë fëmijët të cilët mungojnë shpesh në
shkollë, dhe për periudha të gjata kohore.
• Arsyea e mungesës më së shpeshti është:
– sëmundja kronike ose perkujdesja për ndonje familjar,
– rolit për t’u angazhuar në punë shtëpiake apo bujqësore,
– shoqërimi me persona më të rritur për aktivitete kundër
ligjore
DHUNA
• Fëmijët janë objekt dhe subjekt i dhunës.
• Mbi ta padrejtësisht, arbitrarisht dhe në kundërshtim me
Kartën e të Drejtave të tyre ushtron dhunë psikologjike e
fizike nga prindi, mësuesi, polici, ose të tjerët.
• një pjesë e fëmijëve përdorin dhunë mbi njëri– tjetrin,
ndaj fëmijëve më të vegjël në moshë, bile në disa raste
edhe ndaj të rriturve.
• Shpesh herë dhuna është e prezente në shkolla.
• Mund të përmendim dhunën që ushtrojnë mësuesit ndaj
nxënësve dhe dhunën mes nxënësve.
• Dhuna është shkak i një personaliteti agresiv.
• Dhuna varet nga:

– 1. Faktori ekonomik –varfëria


– 2. Faktorët që lidhen me familjen – mungesa e
kontrollit të përshtatshëm prindëror
– 3. Faktori psikologjik - Stresi, depresioni, sëmundjet
mendore, prejardhje nga familje të dhunshme,
– 4. faktorët individualë të personalitetit si
(temperamenti, dëshira për të qenë i fuqishëm,
kurioziteti për të ushtruar dhunë).
– 5. Faktorët që lidhen me shkollën – mungesa të shumta
– 6. Faktorët socialë – Duhani, alkooli, droga,
diskriminimi, pabarazia gjinore, trafikimi, gjakmarrja
Puna e fëmijëve
• Shfrytëzimi i fëmijëve për punë të rënda që nuk janë
në përputhje me moshën e tyre ndikon negativisht në
edukimin dhe formimin e personalitetit të tyre
• Faktorët që ndikojnë që fëmijët të kryejnë punë
varen nga tre faktorë:
– varfëria,
– arsimi
ANOREKSIA NERVORE
• Eshtë një çrregullim i të ushqyerit, që
konsiston në rënie të peshës trupore,
• Kanë frikë se shtojnë në peshë,
• dëshirë e madhe për të qëndruar e dobët
apo kufizim të ngrënjes.
• Ky problem është më i shpesht tek gratë e
reja dhe vajzat adoleshente se sa te
meshkujt.
VETEVRASJA

• Eshtë akti në të cilin njeriu i merr jetën vetes


së vetë me anë të një veprimi të
vetëdijshëm.
• Arsyet e vetëvrasjeve janë nga më të
ndryshmet.
– sëmundjet mendore
– abuzimin me substanca narkotike
• Personat që kanë tentuar të vetëvriten janë
në nivel më të lartë rreziku sesa të tjerët për
të tentuar prap .
• Përdorimi i linjave telefonike për ndihmë
nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara.
• Metodat më të zakonshme janë vetëvarja,
helmimi me pesticide dhe armët e zjarrit.
• Në 2015 vetëvrasjet rezultuan në 828.000
vdekje në mbarë botën, që e rendit
vetëvrasjen si shkakun e dhjetë të vdekjeve
në botë
VETEVRASJA – GJENDJA SHENDETESORE

• Ka një lidhje midis tendencave vetvrasëse dhe problemet


fizike (dhembje kronike, plagë traumatike në tru, kancer,
dështimi i veshkave (që kërkon hemodializë), HIV, dhe lupus
(SLE).
• Diagnoza me kancer e dyfishon rrezikun e vetvrasjes.
• Në Japoni, problemet shëndetësore zënë vendin e parë për
justifikimin e vetëvrasjes.
• Një numër i madh i problemeve të ndryshme shëndetësorë
paraqiten me simptoma të ngjashme me çrregullim të
gjendjes emocionale si Alzhaimer, tumor në tru etj..
• Probleme me gjumin, si insomnia janë faktorë rreziku për
depresion dhe vetvrasje.
Marëdhënja prind – fëmijë
• Adoleshentët ndien nevojën për të qenë i/e pavarur.
• Arma më e mirë e prindit në këtë moment është qetësia dhe
durimi.
• Nëse pranohen ashtu siç janë, ata do të bashkpunojnë, do të
jenë faktorë qetësie në familje.
• Atyre ju nevojitet një vend ku të vlerësohen dhe të pranohen
ashtu siç janë.
• Nëse nuk pranohen, bëhen më pak të sigurt në veten e tyre,
tregojnë rebelim dhe janë grindavecë.
• Prindi duhet të angazhohet, të mos lejojë që vendin e tij ta
zenë dikush tjetër në rrugë.


ADOLESHENTET DHE MESUESIT
• Roli i mësuesit - është shume ë rëndesishëm, fëmija rritet dhe kalon
nga shkolla (nëntë) vjeçare në shkollën e mesme.
• Mesuesi përpos dijës që i ofron ate e mbron në situata të pakëndshme.
• Roli i prindit ka tipare pedagogjike, por edhe mësusesi duhet te ketë
tipare prindërore.
• Kontakti me mësuesin dhe bashkëpunimi me të është i domosdoshëm.
• Duhet ta ndihmojme mesusesin me informata per femiun, vecanarisht
ne vitin e pare
• Duhet të jemi gjithmonë të pranishëm, edhe atëherë kur mendojmë se
fëmija është rritur.
• Takimet e shpeshta me mësuesit janë të domosdoshme, në mënyrë që
të informohemi për sjelljet e femiut ose për karakterin që ai po
formon.
• Duhet të inkurajojmë fëmijën të respektojë mësuesit e tij.
Këshilla
• Prindit i duhet t’i:
• Të mbështes fëmiun adoleshent, ti jep siguri, që të
ketë besim në vetvete.
• Theksoj anët e tij pozitive të tij.
• Inkurajoj për iniciativat dhe hobet
• Ndahet përgjegjësia me fëmijën
• Kontrolli i vazhdueshëm por jo i rrept, feksibil
• Ndihma kundër stresit
• Të inkurajohet për perspektive dhe shpresë
Adoleshenca - të drejtat

• Kanë të drejt të vozisin automjetin – nëse kanë


patentin
• Mund të kenë të drejt ligjore për mardhënje
seksuale dhe martesë
• Mund të shërbejnë në forcat e armatosura
• Kanë të drejtë votimi,
• Mund të lidhin kontrata pune,
• Vazhdim të arsimimit
• Lejohet konsumimi i alkoolit
ZHVILLIMI PSIKOSEKSUAL SIPAS FROJDIT
Si zhvillohet personaliteti?
• Sipas psikanalistit të njohur Sigmund Freud,
fëmijët kalojnë nëpër disa faza të zhvillimit
psikoseksuale që çojnë në zhvillimin e
personalitetit të të rriturve, dmth formimi I
personalitetit fillon prej lindjes
• Teoria është e njohur në psikologji, ajo ka
qenë gjithmonë mjaft e diskutueshme, si gjatë
kohës së Frojdit ashtu edhe në psikologjinë
moderne
• Frojdi besonte se personaliteti zhvillohej përmes
kërkimit të kënaqësisë në zona të caktuara
erogjene.
• Një zonë erogjene karakterizohet si një zonë e
trupit që është e ndjeshme ndaj stimulimit.
• Këto zona erogjene shërben si burim kënaqësie,
janë specifike për secilën fazë të zhvillimit
• Energjia psikoseksuale, ose epshi, janë forca
shtytëse e sjelljes dhe formimit të personalitetit.
• çdo fazë e zhvillimit karakterizohet nga konflikte
specifike të asaj faze, që e ndihmojnë individin në
krijimin e personalitetit.
• Nëse këto konflikte - faza psikoseksuale individi i kalon
me sukses, individi do të zhvillohet shëndetshëm.
• Nëse konfliktet nuk zgjidhen në fazën e duhur, mund
të ndodhin çrregullime – fiksime
• Një person që është i fiksuar për shembull në fazën
orale, ai mund të jetë i varur nga të tjerët dhe mund të
kërkojë stimulim oral përmes pirjes së duhanit, pirjes
ose ngrënies.
• Sipas Frojdit karakteri juaj unik është produkti
i zhvillimit të personalitetit prej lindjes,
fëmijërise e deri pas pubertetit
• Formimi i personalitetit kaloni nëpër disa faza
nëpër të cilat faza individi rritet, pjeket.
Zhvillimi psiko-seksual - Frojdit
• 1. Faza orale: prej lindjes deri 18
muaj
• 2. Faza e dyte - anale: prej 18 muajve
deri 3 vjet
• 3. Faza e tret fallike: 3 vjeq deri 7-8
vjeq
• 4. Faza e katert latente: 7-8 vjeq deri
në pubertet
• Faza e pest- gjenitale, prej pubertetit
deri tek të rriturit
• Gjat jetës personaliteti i juaj kalon nëpër 5 forma
të personaliteteve në miniaturë,
• secila fazë e zhvillimit zgjat rreth dy vjet derisa të
arrin fazën e pjekurisë.
• Secila faze ka sfidat e veta unike (specifike),
• nëse kalohen me sukses sfidat e asaj fazë individi
kalitet si personalitet duke kaluar në personalitet
plotësisht të pjekur.
Faza orale
• Gjatë vitit të parë të jetës, goja
është vendi i kënaqësisë
seksuale dhe agresive.
• Një nga objektet e para që
foshnjes i siguron kënaqësi
gojore është gjoksi i nënës së
tij.
• Gjoksi i nënës është burim
kryesor i lidhjes emocionale
dhe kënaqësisë së foshnjes.
• Qenja e foshnjes plotësisht varet nga të tjerët
(prindërit, kujdestarët, ata të cilët janë përgjegjës për
ushqimin e fëmijës),
• fëmija zhvillon një ndjenjë besimi dhe rehati përmes
stimulimit oral.
• Konflikti kryesor në këtë fazë është procesi i
mënjanimit - fëmija duhet të bëhet më pak i varur nga
kujdestarët.
• Nëse fiksimi ndodh në këtë fazë, Frojdi besonte se
individi do të zhvillonte karakter të varur ose agresiv.
• Fiksimi oral mund të rezultojë në probleme me pirjen,
ngrënien, pirjen e duhanit ose kafshimin e thonjve.
• Nëse fëmiu nuk është largur ose pjesërisht është
larguar nga gjidhënja, ai do të fiksohet për fazën orale.
• Ai do të vazhdoj të zhvillojë një karakter personaliteti
të fazës orale,
• ai ndjehet i mbizotëruar nga ndjenjat e varësisë dhe
pashpresës.

• Nëse fëmija e tejkalon me sukses sfidën e largimit nga


gjidhënja,
• Ai është në gjendje të marr në kontrollë aftësitë për të
kënaqur dëshirat e tija përmes gojës,
• kalon në fazën tjetër të zhvillimit.
FAZA ANALE

• Frojdi theksoi kontrollin mbi defekimin si qendra e kënaqësisë


• Kjo faze fillon nga 18 muaj deri në 3 vjeç.

• Të gjithë fëmijët rriten dhe zhvillohet, duhet ta tejkalojnë fazën orale,


• Pas moshës 1.5 vjeqe fëmijët arrijnë që si zonë erogjene ta fokusojnë zonën
anale.
• Fëmijët në këtë fazë dëshirojnë të largojnë fecesin cdo herë kur duan dhe kudo
që që duan (si në pantallona, pampersa), por realiteti është se ata duhet ta
mbajnë atë.
• Konflikti në këtë fazë qendron vetë kontrolli

• Faza anale ka dy nënfaza:


– Faza e hershme anale: Kënaqësia e fëmijës arrihet pas defekimit
– Faza e vonëshme anale: Kënaqësia e fëmijës arrihet pas mbajtjes së fecesit
• Disa nga karakteristikat e personalitetit tek i rrituri mund të
jenë pasojë e mënyrës sesi prindërit e kanë trajtuar –
trajnuar fëmijën për tualet.
• Kreativiteti dhe produktiviteti i fëmijës janë tregues se fëmija
e ka kaluar fazën anale mirë fazën anale.
• Nëse individi është i çrregullt, i ngathët apo i pakujdesshëm,
flet për kontrollë të keq prindëror gjat trajnimit në tualet.
• Nëse individi është kokëfortë, i fiksuar, i kujdesëshëm, dmth
individi si fëmijë ka pas trajtim të mirë në tualet.
• Pjekuria dhe suksesi në fazën anale i siguron individit aftësi
për të kontrolluar vetveten.
FAZA FALLIKE
• Fillon gjatë vitit të tretë të jetës dhe mund të
zgjasë derisa fëmija të mbush 6 vjeç.
• Fëmija në këtë fazë është i prekoupuar me
stimulimin e organeve gjenitale.
• Në fazën fallice, kënaqësia fillon me autoerotizëm
- masturbim.
• Nevoja e fëmiut për kënaqësi së shpejti drejtohet
drejt prindërve të tyre, zakonisht drejt prindit të
seksit të kundërt – kompleksi i Edipit.
• Si të rritur, shumica prej fëmijëve mendojnë për t'u
martuar me dikend ashtu si e kanë bërë nëna ose babai,
• Të gjithë mendojnë për të bërë seks me ta, dmth fëmija
i vogël dëshiron të rritet dhe të martohet me prindin.

• Frojdi vëzhgoi se fëmijët në fazën falike të personalitetit


kalojn nga vetë-kënaqësia në kërkimin e kënaqësisë tek
prindi i seksit të kundërt.
• Zakonisht ata kanë probleme – konflikte, pakënaqësi
ose urrejtje me prindin e gjinisë së njejt.
KOMPLEKSI I EDIPIT
• Sipas gojëdhënave kemi të bëjmë me një mbret
që kishte pas një djal.
• Gojëdhanat thonë se një ditë fëmija
paramendon se si të vrasë mbretin dhe do të
martohet me mbretëreshën (Nënën).
• Për ta parandaluar këtë martesë mbreti, e
dërgon fëmijën në pyll dhe e lë të vdesë atje.
• Fëmija arrin të mbijetoj (shpëtohet), rritet nga
një familje fshatare.
• Një ditë djali kthehet në qytet për të gjetur një
jetë më të mirë për veten e tij,
• Ai rrugës takon mbretin, por asnjëri prej tyre
nuk njihen, nuk din për lidhjen e tyre me njëri-
tjetrin.
• Bëhet një përleshje dhe mbreti mbetet i vrarë
• Ai shpejt tërheq vëmendjen e mbretëreshës si
e ve dhe Ai përfundimisht martohet me të,
duke përmbushur kështu thënjen profetike.
DJEMT
• Për fëmijën mashkull tërheqja ndaj nënës vazhdon
të zhvillohet në atë që Frojdi e quajti Kompleksi i
Edipit.
• Babai i fëmijës mashkull e bllokon atë për ta dashur
Nënën, dmth janë konkurent për dashurin e Nenës.
• Djali filllon ta urren babain.
• Djemtë e shohin veten të frikësuar nga baballarët e
tyre.
• Frojdi e quajti këtë ankth kastrimi.
VAJZAT
• Frojdi u kritikua shpesh për neglizhencën e tij ndaj gjinisë
femërore.
• Gjeti një mit tek grekët e lasht, një histori e ngjashme me ate
të Edipit, dmth mitin e një gruaje të quajtur Elektra.
• Elektra vret nënën e vet për tu hakmarrë ndaj vdekjes së
babait të saj.
• Për vajzat, tërheqja (atrakcioni) i tyre janë baballarët e tyre,
sepse ata janë ata që nervozojnë - iritojnë nënat e tyre.
• Këtë e bëjnë nga xhelozia ndaj nënave, sipas Frojdit këto vajza
hezitojnë për ti dashur nënat e tyre, sepse e kuptojnë se atyre
ju mungon penisi e që baballarët e kanë.
• vajzat e vogla nuk e shohin veten të barabarta
me djemt,
• Ato nuk janë të njejta me babanë e tyre sepse
ato nuk kanë penis.
• Atëherë çfarë të ndodh me femra?
• Ato pjesën tjetër të jetës e kalojnë duke
kërkuar një individ me penis për t'i bërë ato të
plotësuara.
Deshtimi në sfida, çfar është persinaliteti i
juaj
• Një burrë e sheh veten të fiksuar nëse nuk
arrin të tejkaloj babain për të dashur nënën.
• Ai do të jetë dështues në jetë,
• i paaftë për arritje në jetë
• Sepse është i pafte të tërhjek vëmendjen e
nënës në raport me Babain.
• Një vajzë bënë zgjidhje të suskseshme të
kompleksit të Elektrës nëse ajo mirret me
jetën e saj intime seksuale duke bërë që zilin
që ka për penisin ta drejtoj drejt kërkimit të
një burri si babai (me penis).
• Por nëse ajo dështon, ajo bëhet e fiksuar dhe
mund të jetë tepër joshëse dhe flirtuese.
LATENCA

• Kjo fazë fillon pas moshës 7 – 8 vjeqe deri në


pubertet.
• Zhvillimi parësor i personalitetit gjatë kësaj
kohe është ai i superegos
• Gjatë kësaj faze, nuk kemi lindjen e konflikeve
ose impulseve të reja të rëndësishme.
LATENCA
• Gjat kësaj faze gjërat qetësohen.
• Nuk kemi ndonjë rivalitet me prindin e seksit
të kundërt.
• Nuk hargjohet kohë për kënaqësi personale
• Eshtë fazë e formimit të personalitetit që
objektivin kryesor e ka rritjen e numrit të
miqëve, duke formuar grupe shoqërore.
FAZA GJENITALE

• Gjatë kësaj faze individi drejton impulse


seksuale drejt individit të gjinisë së kundërt.
• Adoleshenca sjell një rizgjim të konflikteve të
Edipit ose Elektrës
• Fëmija tani është i gatshëm, i hapur për të
mësuar se si të angazhohet në marrëdhënie
seksuale të kënaqshme reciproke.
Erik Erikson, babai i zhvillimit psikosocial,
biografia e Erik Erikson

• Ka lindur me 15.1902 në
Frankfurt, Gjermani
• Vdiq me 12 maj 1994,
Massachusetts, SHBA
• Kombësia Amerikane /
Gjermane
• Fushat e veprimtarisë -
– Psikologjia Zhvillimore
• Ai ishte mësues rreth viteve 1920
• Në këtë kohë ai takoi Anna Freud, një psikoanaliste
austriake.
• Ajo ndikoi që Eriksoni filloi të studionte psikoanalizën
në Institutin e Psikanalitikës në Vjenë.
• Ai emigroi në SH.B.A. në 1933 dhe ligjëroi në
Universitetin Yale dhe Harvard.
• Gjat kësaj kohe Ai studioi ndikimin e shoqërisë
dhe kulturës në zhvillimin e fëmijëve me
qellim që të kënaq kuriozitetin e tij dhe
grupeve të fëmijëve indiano – amerikan.
• Studimi i këtyre fëmijëve i dha mundësi atij që
të formuloj teori rreth ndikimit të vlerave
prindërore dhe shoqërore në rritjen dhe
zhvillimin e personalitetit.
ZHVILLIMI PSIKOSOCIAL

• Nënkupton ndryshimet emocionale dhe psikologjike


gjatë jetës që ndodhin nën ndikimin e mjedisit
shoqëror të individit.
• Sipas Eriksonit secila fazë e zhvillimit të personalitetit
ka kohë të caktuar të paraqitjes dhe zgjatjes
• Nëse ajo nuk arrin të zhvillohet pjesa tjetër e
zhvillimit është ndryshuar në mënyrë të pafavorshme
në formimin e personalitetit.
• Individi nuk pengohet të merret në mënyre efektive
me realitetin.
ZHVILLIMI PSIKOSOCIAL - FAZAT

• Faza 1- besimi & mosbesimi


• Faza 2 - Autonomia & Turpi & dyshimi
• Faza 3- Nisma & Faji
• Faza 4- Industria & pavarësia
• Faza 5- Identiteti & roli i konfuzionit
• Faza 6- Intimiteti & izolimi
• Faza 7- produktiviteti & stagnimi
• Faza 8- Integriteti & dëshpërimi
Faza 1- besimi & mosbesimi
• Mosha - Lindja deri në 18 muaj
• Konflikti - Besimi & mosbesimi
• Marrëdhënia- nëna
• Fuqia-Shpresa
• pyetje - A mund t'i besoj botës?
• Ngjarja kryesore e fazës
- ushqimi
Faza 1- besimi & mosbesimi

• Foshnja plotësisht është e varur nga të tjerët


• Besimi: Foshnja arrin besueshmërin nëse asaj i japim
ngrohtësi të përshtatshme, ledhatime, dashuri, dhe
përkujdesje fizike.

• Mosbesimi: Shkaktohet nga kujdesi i papërshtatshëm ose i


pa parashikuesëm, ambienti i ftohet, sjellja indiferente, dhe
refuzimi i prindërve
• Të pavarur, të paparashikueshëm dhe të
rrezikshëm.
Faza 2 - Autonomia & Turpi & dyshimi

• Mosha - 18 muaj deri në 3


vjet
• Konflikti – Autonomia &
turpi
• Marrëdhënia- Prindërit
Forca - vullneti
• pyetja - A është mirë të jem
unë?
• Rëndësia - Trajnim për
tualetin
Faza 2 - Autonomia & Turpi & dyshimi
• Autonomia: Bërja e gjërave të veta si kontrolli i trupit
& bërja e zgjedhjeve.
• Siguria dhe confidenca (besimi në vete)
• Turpi: Prindërit tepër mbikëqyrës ose tallës, i bëjnë
fëmijët të dyshojnë në aftësi e tyre dhe të ndjehen të
turpshëm për veprimet e tyre

• Papërshtatshmëria dhe dyshimi në


vetvete
Faza 3- Nisma & faji

• Mosha - 3 vjet deri në 6 vjet


• Konflikti - iniciativa & faji
• Marrëdhënia – Familja
• Forca (Fuqia) – Qëllimi
• Pyetje - A është mirë për
mua të bëj dicka, të lëviz
dhe të veproj?
• Ngjarja kryesore-
Pavarësia
Faza 3- Nisma & faji

• Nisma: Prindërit inkurajojnë fëmijët e tyre duke u dhenë lirinë


për të luajtur, përdorur imagjinatën dhe duke ju shtruar pyetje
• Kreativiteti(krijimi), konstruktiteti
• Faji: Mund të ndodhë nëse prindërit kritikojnë, dekurajojnë
veprimet e fëmijës, parandalojnë lojën e tyre
• Gjithmon ndjehen se gabojnë, dështojnë ta eksplorojnë
botën.

• Iniciativa dhe faji duhet të jetë i balancuar në mënyrë


që të ketë gjykim moral – të drejt
Faza 4- Industria & inferioriteti

• Mosha - 6 vjeç deri në 12 vjet


• Konflikti - Industria & inferioriteti
• Marrëdhënia – shokët, shkolla
• Forca (Fuqia)- Kompetenca
• Pyetja - A mund ta bëj atë që e bëjnë
shoket e mi të botës?
• Ngjarja kryesore-
shkolla
Faza 4- Industria & pavarësia

• Fëmijët përballen me kërkesa të reja shoqërore dhe


akademike
• industri: Në këtë fazë fëmija vlerësohet për talentin dhe
prirjen akademike, siç është pikturimi dhe ndërtimi
• Ndjesia për të marr kompetenca
• Inferioriteti: Ndodh nëse konsiderohet se përpjekjet e
fëmijëve janë të çrregullta ose joadekuate

• Ndjenja e dobësis në vetvete, i paaftë për të


marrë përgjegjësitë
Faza 5- Identiteti & roli i konfuzionit

• Mosha - 12 vjeç deri në 18 vjet

• Konflikti- Identiteti & roli i konfuzionit

• Marrëdhënia - bashkëmoshatarët, modeli


i roleve
• forca – besnikëria
• Pyetje - Kush jam unë? çfarë mund të
jem?
• Rëndësia: Marrëdhëniet me
kolegët
Faza 5- Identiteti & roli i konfuzionit

• Fëmijët mësojnë role të ndryshme.


• Identiteti: Drejtimi, organizimi i aftësive, besimeve
dhe imazhit individual drejt një imazhi të
qëndrueshëm për vetveten.
• Kush jam
• Konfuzioni i rolit: Mosarritja e një identiteti
individual, si I pavarur nga familja, mungesa e
planeve per jetë.
Faza 6- Intimiteti & izolimi

• Mosha - 19 vjeç deri në 40 vjet


• Konflikti - Intimiteti & izolimi
• Marëdhënia- Miqtë, partnerët
• Forca – Dashuria
• Pyetje - A mund unë të
dashuroj?
• Rëndësia- Raporti me dashuri
Faza 6- Intimiteti & izolimi

• Fillimi i familjes
• Intimiteti: Aftësia për t'u kujdesur për të tjerët dhe
për të shkëmbyer përvoja me ta
• Marrëdhënie e fortë
• Izolimi: Ndjenja e vetmuar, pa vullnet për jetë
• Vetmia
Faza 7- produktiviteti & stagnimi

• Mosha - 40 vjeç deri në 65 vjeç


• Konflikti- produktiviteti & stacionimi
• Marrëdhënia - Familja, bashkëpunëtorët
• Forca – Kujdesi
• Pyetje - A mund ta bëj jetën time ashtu si e kam paramenduar?

• Emruesi i përbashkët
Prindërimi
Faza 7- produktiviteti & stagnimi

• Shoqëria ka rol me rëndësi në zhvillimin e personalitetit


• Pervojat e veta jetësore i përcjell (ndihmon) gjeneratat e
ardhëshme.
• përfshirja sociale, Prindërimi
• Stacionimi – stagnimi: Kur individi mbyllet në vete, nuk
interesohet për të tjerët, por vetëm për nevojat e veta dhe
rehatin (komoditetin) e tij

• Emruesi i perbashket: mirëqenia fizike, jo


produktiviteti
Faza 8- Integrimi & dëshpërimi

• Mosha - 65 vjet deri në vdekje


• Konflikti - integrimi vs dëshpërimi
• Marrëdhënia - Njerëzimi,
• Forca – dituria, prevoja jetësore
• Pyetja - A është mirë të kem qenë unë?
• Emruesi i përbashkët - Reflektimi mbi pranimin e
jetës së dikujt
Faza 8- Integriteti & dëshpërimi

• Në fazë të jetës, individët shikojnë mbi jetën e tyre dhe e


analizojnë ate.
• Integriteti: Vetë-respektimi; dmth individi gjat jetës ka arrit
të zhvillohet, të krijoj pasuri, dhe ka ofruar dije e
profesionalizëm, ka edhe përgjegjesi për gjeneratat e reja
• Ndjenja e mençurisë dhe kuptimit
• Dëshpërimi: Ndodh kur përvojat e mëparshme të jetës
shikohen me keqardhje; përjetojnë dhimbje dhe pendim,
mos integrim ne shoqëri
• Pendimi, hidhërim

You might also like