You are on page 1of 25

01.

Historia, teoritë dhe


strategjitë hulumtuese
Mbi zhvillimin njerëzor, hulumtuesit gjithashtu janë stimuluar edhe nga presioni
social për një jetesë më të mirë për njerëzit. Për shembull: fillimi i edukimit publik në
fillim të këtij shekulli çoi në kërkesën për njohuri më të thella mbi atë se çfarë dhe si
t’i mësojmë fëmijët e moshave të ndryshme.

Çështje themelore
Hulumitimi mbi zhvillimin njerëzor deri diku është një veprimtari e kohëve të fundit.
Studimet mbi fëmijët nuk filluan deri në fillimin e shekullit njëzet. Vëzhgimet në
zhvillimin e të rriturve, plakjen dhe perspektivat mbi ndryshimet jetësore dalin në
dritë vetëm në vitet 1960 dhe 1970

Një teori mund ta mendojmë si një rregull, komplet (set) i integruar deklaratash që
përshkruajnë, shpjegojnë dhe parashikojnë sjelljen.

Teoritë janë vegla jetësore/jetike në zhvillimin njerëzor për dy arsye. Së pari, ato na
sigurojnë një kornizë pune për vëzhgimet tona mbi njerëzit. Me fjalë të tjera ato i
japin kuptim asaj çka ne shohim. Së dyti, teoritë që janë të verifikuara nga
hulumtimet sigurojnë një bazë për veprimtari në praktikë.
Teoritë ndryshojnë në mënyrë të rëndësishme nga opinionet dhe besimet. Në fakt,
vazhdimi i ekzistencës së një teorie varet nga verifikimi shkencor. Kjo nënkupton që
një teori duhet të testohet nga nje grup procedurash hulumtuese të pranuara nga
komuniteti i shkencëtarëve dhe të gjeturat e saj duhet të vazhdojnë apo të
riprodhohen me kohë.

Njerëzit janë qenie komplekse: ata ndryshojnë fizikisht, mentalisht, emocionalisht


dhe në pikëpamje sociale. Deri më tani, asnjë teori nuk ka qenë në gjendje që të
shpjegojë të gjitha këto aspekte. Ekzistenca e shumë teorive ndihmon që njohuritë të
avancohen, dhe kështu hulumtuesit po vazhdojnë të mbështesin, integrojnë dhe
kundërshtojnë këto pika të ndryshme vështrimi.

Zhvillimi i vazhdueshëm dhe jo i vazhdueshëm


Si mund t’i përshkruajmë më së miri dallimet në kapacitet/funksion midis foshnjeve
të vogla, fëmijëve të vegjël, adoleshentëve dhe të të rriturve?

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 1


Njëra perspektivë thotë se foshnjet dhe parashkollorët i përgjigjen botës në të njëjtën
mënyrë sikurse të rriturit. Diferenca mes qenieve të papjekura dhe të pjekura është
thjeshtë një shumë e përgjithshme apo kompleksitet i sjelljes. Sipas kësaj qasje
zhvillimi është i vazhdueshëm - një proces që përbëhet nga rritja graduale.
Një perspektivë tjetër i sheh foshnjet dhe fëmijët me mënyrë unike të të menduarit,
ndjenjave dhe sjelljeve - një diferencë e madhe nga të rriturit. Pra zhvillimi sipas
kësaj qasjeje është jo i vazhdueshëm, është proces në të cilin kuptimet e reja dalin
në dritë në periudha të veçanta kohore.

Teoritë që pranojnë perspektiven e jo-vazhdueshmërisë i bashkangjesin një koncept


të veçantë zhvillimit: konceptin e fazës apo shkallës. Shkallët janë ndryshime
kualitative të të menduarit, ndjenjave dhe sjelljes, të cilat karakterizojnë periudha të
veçanta kohore të zhvillimit. Në teoritë e fazës, zhvillimi është sikurse të ngjitësh një
pale shkallë ku secili hap i pergjigjet një funksionimi më të avancuar sesa që ishte ai
parapraku.

Një apo shumë rrugë zhvillimi


Teoristët e fazave thonë se njerëzit çdokund përcjellin sekuencat e njëjta të zhvillimit

Rrethanat e ndryshme rezultojnë në dallime të dukshme në kapacitetet intelektuale,


aftësitë sociale dhe ndjenjat rreth vetes dhe te tjerëve

Teoristët bashkëkohorë e vlerësojnë kontekstin që formon zhvillimin e individit si


kompleks dhe shumënivelësh.

Në aspektin individual, ata përfshijnë trashëgiminë dhe biologjinë.

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 2


Në aspektin e ambientit, ata përfshijnë ndikimet që kanë shtëpia, shkolla dhe
fqinjësia si dhe kushtet ekonomiko-socaile, si p.sh. burimet e komunitetit, vlerat
sociale etj.

Ambienti apo trashëgimia si më e rëndësishme


Me trashëgiminë nënkuptojmë trashëgiminë e informacioneve që i marrim nga
prindërit tanë në momentin e ngjizjes qe e sinjalzion trupin te rritet dhe te ndikoje ne
te gjitha karakterstikat tona. Me ambientin nënkuptojmë forcat komplekse të botës
fizike dhe sociale që e ndikojnë plotësimin tonë biologjik dhe eksperiencat
psikologjike para dhe pas lindjes

Edhe pse të gjitha teoritë pranojnë sadopak rolin e të dyjave, ai ambientit ashtu edhe
trashëgimisë, ato ndryshojnë në theksin që i vënë secilës.

Disa teori theksojnë stabiliteti, pra individët të cilët janë të fortë apo të dobët në
karakteristika (si aftësitë sociale, ankthi, etj) do të mbeten të tilla edhe në moshën e
vonshme. Këto teori theksojnë veçanërisht rëndësinë e trashëgimisë. Nëse ato i
referohen ambientit si faktor më i rëndësishëm në këtë mes, atëherë teoritë e tilla
zakonisht e vënë theksin tek përvojat e reja. Ato argumentojnë se ngjarjet e
fuqishme negative në vitet e para të jetës nuk mund të mposhten as nga ngjarjet
pozitive më vonë në jetë

Perspektiva e jetëgjatësisë: një pikëpamje e


balancuar
Teoritë moderne, në veçanti, i njohin meritat e tv dyja anëve. Disa teoricstë besojnë
se të dyja: ndyshimi i vazhdueshëm dhe jo-i-vazhdueshëm e karakterizojnë
zhvillimin njerëzor. Disa pranojnë se zhvillimi mund të ketë të dyja, si karakteristikat
universale ashtu edhe karakteristikat unike te individit dhe kontekstit të tij apo të saj.

Krahasuar me pikëpamje të tjera, perspektiva e jetëgjatësisë ofron një pikëpamje më


komplekse të ndryshimit. Janë 4 supozime që e përbëjnë këtë pikëpamje:

1. Zhvillimi është jetëgjatësor

2. Zhvillimi është shumëdrejtimesh dhe shumëdimensional

3. Zhvillimit është “plastik” apo i hapur ndaj ndryshimeve

4. Zhvillimi është i ngulitur në kontekste te ndryshme

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 3


Zhvillimi si jetëgjatësor
Në përputhje me perspektivën e jetëgjatësisë, asnjë periudhë nuk është supreme në
ndikimin e drejtimit të jetës. Në secilën periudhë, ndryshimet ndodhin në tre fusha
kryesore: fizike, kognitive dhe sociale. Secila periudhë e jetës e ka agjenden e saj,
duke mbartë me vehte mundësi dhe kërkesa që prodhojnë disa ngjashmëri në
zhvillim tek shumë individë. Megjithatë, gjate gjithë kohës, sfidat me të cilat njerëzit
përballen janë të ndryshme nga njëri-tjetri

Zhvillimi si shumëdimensional dhe shumëdrejtimësh


Perspektiva e jetëgjatësisë vlerëson se sfidat dhe përshtatjet e zhvillimit si
shumëdimensionale ndikohen nga një përzierje forcash biologjike, psikologjike dhe
sociale.

Perspektiva e jetëgjatësisë është gjithashtu shumëdrejtimëshe


të paktën në dy mënyra. Së pari, zhvillimi nuk është i kufizuar që të përmirësojë
efektshmërinë / përmbushjet. Në të gjitha periudhat, ekziston një shprehje e
përbashkët e rritjes dhe e rënies. Përfitimet janë evidente gjatë gjithë jetës dhe
shënojnë rënie gjatë viteve të fundit të saj; njerëzit e të gjitha moshave mund t’i
permiresojnë aftesitë dhe të zhvillojnë aftesi te reja

Ndryshimi është shumëdrejtimësh përbrenda fushave të njejta të zhvillimit, pra mund


të ketë rënie e ngritje brenda një segmenti të njejtë.
Zhvillimi si “plastik”

Dëshmitë në plasticitetin e zhvillimit e bëjnë të qartë se plakja nuk eshte një “anije në
fundosje”, siç është pranuar shumë herë. Metafora mbi “fluturën” - metamorfoza që e
përcjellë rritjen e saj dhe potenciali i vazhdueshëm që ajo ka - sigurojnë një tabllo
shumë më të qartë të ndryshimit jetëgjatësor

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 4


Zhvillimi gjithsesi bëhet më pak plastik me kalimin e kohës, pasi të dyjat: si kapaciteti
ashtu edhe mundësia për ndryshim shënojnë rënie. Plasticiteti ndryshon ndërmjet
individëve gjithashtu. Disa fëmijë dhe të rriturë përjetojnë një game më të gjërë
përvojash e rrethanash jetësore. Dhe përfundimisht, disa individë adaptohen më
lehtë ndaj ndryshimeve sesa individët tjerë.
Zhvillimi i ngulitur ne kontekste te ndryshme
Sipas perspektivës së jetëgjatesisë, rrugët e ndryshimit janë shumë të diversifikuara
sepse zhvillimi është i ngulitur në kontekste të ndryshme. Megjithëse këto ndikime
spekër-gjëra mund të organizohen brenda tre kategorive, ato ndërveprojnë së
bashku në mënyra unike që t‘i japin formë çdo drejtimi të jetës

1. Ndikimet moshore- Ngjarjet që janë fuqishëm të lidhura me moshën dhe së


këndejmi janë të parashikeshme se kur do të ndodhin dhe sa do të zgjasin, janë
quajtur si ndikim i moshës. Ndikimet moshore janë dominuese gjatë fëmijërisë
dhe adoleshencës. (Fillimi i shkollës në moshën 6 vjeçare, marrja e patentës së
vozitjes në moshën 16 vjeçare, dhe hyrja ne kolegj rreth moshës 18 vjeçare janë
ngjarje të këtij lloji). Gjatë këtyre periudhave, ndryshimet fizike janë të shpejta,
dhe kultura imponon shumë përvoja të lidhura me moshën në mënyrë që te
sigurojë se të rinjët fitojnë aftësi të cilat ju nevojiten për t‘u bërë pjesëmarrës
kompetentë të shoqërisë së tyre

2. Ndikimet historike. Zhvillimi është gjithashtu thellësisht i ndikuar nga forcat


unike të epokes përkatëse historike. Epidemitë, luftërat dhe periudhat e
depresionit ekonomik, avansimet teknologjike si futja në përdorim e televizionit
dhe kompjuterit, ndryshimi i vlerave kulturore si korrigjimi i qëndrimeve ndaj
femrave dhe minoriteteve janë shembuj të ndikimit historik. Këto ngjarje
shpjegojnë përse njerëzit e lindur rreth kohës së njëjtë – që ndryshe quhet
kohortë (njësi e nje legjioni) – kanë prirje të jenë të ngjashëm në mënyra që i
dallojnë ata nga njerëzit të lindur ne kohëra tjera.

3. Ndikimet jonormative. Termi normativ do të thotë nivel i mesatares, apo tipik.


Ndikimet e moshës dhe ndikimet historike janë normative, pasi që secila ndikon
në një numër të madh njerëzish në mënyra të ngjashme. Ndikimet jonormative
ndërkaq janë ngjarje të çrregullta, në atë se ato i ndodhin vetëm një individi ose
disa individëve dhe nuk përcjellin një kalendar të parashikueshëm

Vëzhguesit e jetëgjatesisë theksojnë se ndikimet jonormative janë bërë më të


fuqishme dhe ndikimet moshore më pak të tilla në zhvillimin modern të të rriturve

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 5


THEMELET HISTORIKE
Teoritë moderne të zhvillimit njerëzor janë rezultat i ndryshimit të vlerave
perëndimore, mendimit filozofik dhe progresit shkencor

Filozofitë e fëmijërisë
Në periudhen e mesjetës (mes shekullit 15-16) pak rëndësi i është dhënë fëmijerisë
si një fazë e ndarë nga drejtimi i zhvillimit jetësor. Megjithëse fëmijët jane dalluar nga
foshnjet, ata shiheshin si pothuajse të formuar, njëjtë sikurse të rriturit, një pikëpamje
kjo e quajtur preformacion(preformationism)
Edhe pse në kuptimin praktik kishte informacione mbi cënueshmërinë e fëmijëve,
nuk kishe filozofi të shkoqitjes së femijeve apo të periudhave të ndara të zhvillimit.

Lloke i pa fëmijet si një tabula rasa. Përkthyer nga latinishtja kjo do te thotë nje rrasë
e zbrazët ose nje copë e bardhë letre. Sipas kësaj ideje, fëmijët nuk ishin në
themel/parim mëkatar dhe zemërligj. Ata në fakt fillonin me asgjë, dhe karakteri i tyre
mund të formësohej nga shumë lloje përvojash. Lloke i përshkroi prindërit si mësues
racionalë, të cilët mund të formësonin fëmijët e tyre përmes udhëzimeve të
kujdesshme, shembujve efektivë dhe shpërblimeve për sjellje të mira. Filozofia e tij
çoi në ndryshimin nga ashpërsia ndaj fëmijëve në dashamirësi dhe dhembshuri për
ta. (Ketu bazohet edhe drejtimi i Bihejviorizmit).

Loke e konsideronte zhvillimin njerëzor si të vazhdueshëm; sjelljet e të rriturve


kaliten gradualisht përmes mësimit të ngrohtë dhe konsistent që na japin prindërit.
Qasja e Llokes mbi fëmijën si tabula rasa e bënë atë në një ithtar të ambientit
(nurture) – fuqia e ambientit për të përcaktuar nëse fëmijët bëhen të mirë apo të
këqinj, briliantë apo jo, të kujdesshëm apo egoistë.  Dhe besimi i tij në ambientin
sygjeron mundësinë e ekzistimit të shumë drejtimeve të zhvillimit dhe të ndryshimit
në mosha më të vonshme si rrjedhojë e përvojave të reja.
Lloke i konsideron fëmijët si pasiv – si qenie që bëjnë pak investime për të
formësuar fatet e tyre të cilat janë të „shkruara“ nga të tjerët

Fëmijët, Ruso mendonte, nuk janë rrasa të zbrazëta që shkruhen nga të rriturit.
Përkundrazi, ata janë fisnikë të egër, natyralisht të prirur për të mirën dhe të keqen
dhe me një plan të lindur të rritjes e zhvillimit të shëndetshëm.

Ruso mendonte se sensi i moralit ekzistues tek fëmijët dhe mënyrat unike të të
menduarit dhe ndijmit vetëm se do të dëmtoheshin me trajnim nga të rriturit. Filozofia
e tij ishte filozofi me qendër fëmijën, sipas së cilës, të rriturit duhet të jenë pranues të

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 6


nevojave të fëmijëve përgjatë secilës nga 4 fazat e zhvillimit: foshnjëria, fëmijëria,
fëmijëria e vonshme dhe adoleshenca.

Filozofia e Rusos përfshin dy koncepte vitale që i gjejmë edhe në teoritë e sotme. I


pari, është koncepti i fazës. I dyti, është koncepti i maturimit (pjekjes), që i
referohet kursit (drejtimit) të rritjes që është gjenetikisht i përcaktuar dhe natyral.

Ruso e pa zhvillimin si jo-të-vazhdueshëm, si proces fazor që e pason një kurs të


vetëm dhe të unifikuar e që përcaktohet nga natyra (trashëgimia).

Filozofitë e Moshës Madhore dhe të Plakjes


Tetens (1777) adresoi origjinat dhe shtrirjen e dallimeve individuale, nivelin në të cilin
sjellja mund të ndryshohet në moshën e rritur, dhe ndikimet e periudhave historike
apo kursit jetësor. Ai ishte para bashkëkohësve të tij me idenë se rëniet intelektuale
në moshë të shtyer mund të kompensohen dhe në raste të caktuara, edhe mund të
fshehin përfitime të fshehta. Për shembull, Tetens sygjeroi se disa nga vështirësitë e
kujtesës mund të rezultojnë nga tentimi për të kërkuar një emër në një oqean
informatash të mbledhura gjatë gjithë jetës – një mundësi që pranohet edhe nga
hulumtuesit modernë

Sarus (1808) shkoi pvrtej fazave të Rusos duke identifikuar 4 periudha që shtrihen
përgjatë kursit jetësor: fëmijëria, rinia, mosha e rritur dhe mosha e shtyer. Sikurse
Tetens, edhe Sarus e konsideronte jo vetëm si rënie, por edhe si progresion.
Shkrimet e tij reflektojnë një vetëdijësim të jashtëzakonshëm të supozimeve mbi
shumdrejtimshmërinë dhe plasticitetin, supozime këto që janë në zemër të
perspektivës bashkëkohore të jetëgjatësisë.

DARVINI: PARAARDHËSI I  STUDIMIT SHKENCOR TË FËMIJËS


Darvini (1859-1936) vëzhgoi infinitet e variacioneve në mes të bimëve dhe llojeve të
ndryshme të kafshëve. Ai gjithashtu vëzhgoi edhe atë që brenda llojeve, nuk
ekzistojnë dy qenie që janë të njëjta. Nga këto vëzhgime, ai themeloi teorinë e
famshme të tij të evolucionit.

Kjo teori vë theksin në dy principe të rëndësishme: seleksionimi natyror dhe


përshtatja. Darvini shpjegoi se disa lloje janë të përzgjedhura nga natyra për të
mbijetuar në mjedise të ndryshme sepse ato kanë karakteristika të mbijetesës, ose
janë të adaptueshme. Llojet tjera zhduken sepse ato nuk përshtaten dot në mjedisin
ku jetojnë. Llojet e ndryshme të cilat i bëjnë ballë kërkesave të ndryshme të mjedisit
jetojnë aq sa duhet sa të riprodhojnë dhe që t’i kalojnë tiparet e tyre në gjeneratat e
ardhshme.

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 7


Gjatë punës së tij, Darvini zbuloi se zhvillimi i hershëm prenatal i shumë llojeve
është çuditërisht i ngjashëm. Kjo sygjeron se të gjitha llojet, përfshirë edhe njeriun,
rridhnin nga stërgjyshërit e përbashkët.

PERIUDHA NORMATIVE

G. Stanley Hall është përgjithësisht i vlerësuar si zbulues i studimeve të fëmijës. Ai


gjithashtu parapriu hulumtimet e jetëgjatësisë duke shkruar një nga librat e tij mbi
rritjen dhe pjekjen. I inspiruar nga puna e Darvinit, Holl dhe studenti i tij i mirënjohur
Arnold Gesell rishikuan teoritë e fëmijërisë dhe adoleshencës të bazuara në idetë
evolucioniste. Këta udhëheqës të hershëm e konsideruan zhvillimin si një proces të
determinuar gjenetikisht që ndodh automatikisht, pak a shumë si një lule

Ata futën konceptin e qasjes normative në studimin e fëmijës. Në një investigim


normativ, njësitë matëse të sjelljes janë të matura me një numër të madh individësh.
Duke përdorur këtë metodë,Holl konstruktoi pyetësorë elaborues duke i pyetur
fëmijët e moshave të ndryshme gjithçka që ata mund të tregonin rreth fushave të
interesit të tyre – interesat, frikërat, shokët imagjinarë, ëndrrat, shoqërinë, njohuritë e
përditshme dhe të tjera. Në mënyrë të njëjtë, Gesëll mbledhi informacione normative
në arritjet motorike, sjelljen shoqërore, dhe karakteristikat e personalitetit të
foshnjërisë dhe fëmijërisë. Këshillat e tij rreth rritjes së fëmijëve, në traditën e Rusos,
rekomandonin ndjeshmërinë ndaj fëmijëve.

TESTIMI I PUNËS MENDORE


Alfred Binet (Alfred Bine) (1857-1911) gjithashtu krijoi një qasje normative të
zhvillimit fëmijëror. Binesë dhe kolegut të tij Theodore Simon ju kërkua që të
identifikonin fëmijët me retardime në shkollën e Parisit të cilët kishin nevojë për
shkolla speciale. Testi i parë i suksesshëm i inteligjencës, të cilin ata e krijuan për
këtë qëllim, u bë një çështje e rëndësishme për praktikën edukative.
Në vitin 1916, në Universitetin e Stanfordit, testi i Binesë ishte përkthyer në anglisht
dhe adaptuar për përdorim tek fëmijët amerikanë. Pastaj u bë i njohur si Shkalla e
Inteligjencës Stanford-Bine.

Testet e inteligjencës gjithashtu u ngritën shpejt në vijën e parë të frontit mbi


kontraverzën e ambientit kundrejt trashëgimisë

PERSPEKTIVA PSIKANALITIKE
Për të trajtuar problemet psikologjike, psikiatrit dhe puntorët socialë u kthyen nga
perspektiva psikanalitike
e zhvillimit njerëzor për shkak të theksimit që i jep të kuptuarit të historisë unike të
çdo personi.

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 8


Sipas qasjes psikanalitike, njerëzit lëvizin nëpër disa stade në të cilat ata përballen
me konflikte në mes të shtysave biologjike dhe pritjeve sociale. Mënyra se si këto
probleme zgjidhen, përcakton aftësitë e individit për të mësuar, për të patur
marrëdhënie me të tjerët, dhe për të përballuar ankthin.

Dy kanë qenë më me ndikim: Sigmund Freud, zbuluesi i lëvizjes psikanalitike, dhe


Erik Erikson

TEORIA E FROJDIT
Duke kërkuar një ilaq për këto çrregullime të të rriturve, Frojdi zbuloi se simptomat e
tyre mund të lehtësohen duke folur lirisht për ngjarjet e dhimbshme në fëmijërinë e
tyre. Në kujtimet bazike të fëmijës, ai ekzaminoi motivet e pavetëdijshme të
pacientëve të tij dhe konstruktoi teorinë psikoseksuale të zhvillimit. Kjo teori vë
theksin mbi atë se mënyra se si prindërit e menaxhojnë energjinë seksuale dhe
agresive të fëmijës në vitet e para të jetës, është esenciale për zhvillimin e
shëndetshëm të personalitetit.

TRE PJESËT E PERSONALITETIT


Në teorinë e Frojdit, tre pjesët e personalitetit: Idi, ego, dhe superego integrohen
përgjatë sekuencave të pesë stadeve të zhvillimit.

Idi, pjesa më e madhe e mendjes, është burimi i të gjitha nevojave dhe dëshirave
bazike.
Ego, pjesa e vetëdijshme, pjesa racionale e personalitetit – shfaqet në fëmijërinë e
hershme për t’i drejtuar impulset e id-it në objekte të duhura dhe në kohën e duhur

Midis viteve 3 dhe 6 të jetës, Superegoja, ose vetëdija, zhvillohet nga marrëdhëniet
me prindër, të cilët insistojnë që fëmijët e tyre të sillen në përputhje me normat
shoqërore. Në këtë rast ego përballet me detyrat komplekse të bashkërendimit të
nevojave të id-it, me botën e jashtme dhe të vetëdijshmen

Ego duhet të vendos se cila nga të dyja forcat (id-i apo superego) do ta fitojë këtë
luftë të brendshme ose të zgjedhë një kompromis të arsyeshëm

ZHVILLIMI PSIKOSEKSUAL. Frojd besonte se mbi rrjedhën e fëmijërisë, impulset


seksuale zhvendosin fokusin nga aspekti oral tek ai anal tek zona gjenitale e trupit.
Në çdo stad të zhvillimit, prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në mes të lejimit ose
ndalimit të kënaqësive për t’i plotësuar nevojat bazike të fëmijëve të tyre. Nëse
prindërit krijojnë një balancë të duhur, atëherë fëmijët rriten në individë të
mirëpërshtatshëm që kanë një kapacitet për sjellje seksuale të pjekur, investim në
familje dhe në edukimim e gjeneratës së ardhshme.

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 9


Kjo ishte teoria e parë që i dha kuptim rëndësisë së përvojave të hershme për
zhvillimin e mëvonshëm të njeriut.

Por perspektiva e Frojdit ka edhe kritikat e veta. Së pari, kjo teori mbithekson rolin e
ndjenjave seksuale në zhvillimin njerëzor. Së dyti, meqenëse kjo teori bazohej në
problemet seksuale të shtypura, disa nga aspektet e teorisë së Frojdit nuk u aplikuan
në kultura të ndryshme të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Së fundi, ideja e Frojdit u vë
në pyetje sepse ai nuk i studjoi në mënyrë direkte fëmijët.

TEORIA E ERIKSONIT
Në Teorinë Psikosociale të tij, Eriksoni theksoi që ego nuk ndërhyn midis
impulseve të id-it dhe kërkesave të superegos. Është gjithashtu një forcë pozitive e
zhvillimit. Në çdo stad, kjo kërkon një qëndrim dhe zgjarësi që e bënë individin një
qenie aktive, një anëtar kontribues të shoqërisë. Një konflikt bazik psikologjik, i cili
është i zgjidhur në një kontinuum nga pozitivja tek negativja, determinon rezultate të
shëndetshme për çdo stad. Përfundimisht, ndryshe nga Frojdi, ai nxori në pah se
zhvillimi normal duhet të kuptohet në çdo situatë jetësore të kulturave të ndryshme.
Për shembull, në mes të indianëve Yurok bebet janë të deprivuara nga gjidhënja për
10 ditët e para pas lindjes dhe në vend të saj janë të ushqyera me një supë të hollë
nga një qivur i vogël. Në moshën 6 mujore, foshnjat janë forcërisht të larguara nga
gjidhënja, një ngjarje e detyruar nga nevoja, duke e dërguar nënën larg për disa ditë.
Këto përvoja, nga avantazhet e kulturës sonë, mund të duken të ashpra. Por
Eriksoni shpjegoi që Yurokët jetojnë në një botë në të cilën salmonët mbushin lumin
vetëm një herë në vit, një rrethanë që kërkon një zhvillim të konsiderueshëm të vetë-
kufizimit për të mbijetuar. Në këtë mënyrë, ai tregoi se përvojat fëmijërore munden ë
kuptohen vetëm duke iu referuar kompetencave të vlefshme dhe të nevojshme për
shoqërinë e individit.
KONTRIBUTET DHE KUFIZIMET E TEORISË PSIKANALITIKE.
Një forcë speciale e perspektivës psikanalitike është theksi i saj në jetërat individuale
si një vlerë e studimit dhe kuptueshmërisë Në përputhje me këtë pikëpamje, teorisët
psikoanalitikë i pranojnë metodat klinike
që sintetizojnë informacionin nga burime të ndryshme në një imazh detajues të
funksionit të personalitetit të një personi të vetëm.
Teoristët psikanalitik mund të jenë të izoluar nga pjesa tjetër e fushës sepse ata ishin
tej mase të lidhur me qasjen klinike dhe kështu ata dështuan t’i marrin në
konsideratë metodat tjera. Mbi të gjitha, shumë nga idetë psikanalike, si kompleksi i
Edipit, stadi psikoseksual, dhe rezultatet e caktuara të stadeve të Eriksonit (për
shembull, integriteti kundrejt gjenerativitetit), janë shumë larg testimit empirik

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 10


BIHEJVIORIZMI DHE TEORIA E TË MËSUARIT SOCIAL
Bihejviorizmi amerikan filloi me punën e psikologut amerikan John Watson në pjesën
e parë të shekullit njëzetë. Ndryshe nga teoristët psikanalitik, ai besonte në studimin
direkt të vëzhgimit të ngjarjeve – stimuli dhe përgjigja– më mirë sesa puna e
pavërejtur e mendjes
BIHEJVIORIZMI TRADICIONAL. Uotsoni ishte inspiruar nga disa studime të bëra
në kafshë nga ana e psikologut rus Ivan Pavlovit. Pavlov vërejti se qentë tajojnë
pështymë kur e shohin se ushqimi po vjen tek ta. Por ai gjithashtu vërejti se qentë e
tij tajisnin pështymë para se ushqimi t’u jepej – kur shihnin trajnerin e tyre  i cili
zakonisht i ushqente ata. Qentë, theksonte Pavlovi, duhet të kenë mësuar të
asocojnë stimulin neutral (trajnerin) me një tjetër stimul (ushqimin) që prodhonin një
refleks të kushtëzuar (tajimin). Si rezultat i këtij asociacioni, stimuli neutral mund të
ishte i lidhur me reagimin. Anksioz për të testuar këtë ide, Pavlov me sukses u mësoi
qënëve të tajonin pështymë kur e bashkërendonin tingullin e metronomit  me
paraqitjen e ushqimit. Ai kishte zbuluar kushtëzimin klasik.
Uotson dëshiroi të zbulojë nëse kushtëzimi klasik mund të ketë zbatim edhe në
sjelljen e fëmijëve. Në eksperimentin e tij, ai e mësoi Albertin e vogël 11 muajsh të
ketë frikë nga stimuli neutral – një mi i lëmuar me ngjyrë të bardhë – duke e
prezantuar disa herë me shoqërimin e një zhurme të fortë – tingull i mprehtë. Alberti i
vogël, i cili në fillim luante dhe e prekte miun e bardhë, qante dhe kthente kokën në
drejtim të kundërt kur shihte miun e bardhë
Një tjetër ithtarë i bihejviorizmit ishte B. F. Skinner (B. F. Skinër) (1904- 1990) me
teorinë e tij të Kushtëzimi Operant. Sipas Skinërit, sjellja mund të shtohet (rritet)
duke e përforcuar me aproksimacione suksesive (sjellje të përafërta), siç është
ushqimi, shpërblimi ose një buzëqeshje shoqërore. Gjithashtu ajo mund të
zvogëlohet nëpërmjet dënimit, sikurse mosaprovimi apo tërheqja e privilegjeve. Si
rezultat i punës së Skinër, kushtëzimi operant u bë shumë i rëndësishëm edhe në
fushën e të mësuarit
TEORIA E TË MËSUARIT SOCIAL
Teoria më me ndikim e të mësuarit social ishte ideuar nga Albert Bandura i cili pohoi
se fëmijët marrin mësime të mira dhe jo të mira thjesht duke i parë dhe duke i
dëgjuar të tjerët rreth tyre. Modelim,, ndryshe i njohur si imitim ose të mësuarit sipas
vëzhgimit, u bë bazë e zhvillimit njerëzor. Beba e cila duartroketë pasi nëna e saj e
bënë të njëjtën gjë, fëmija i cili godet agresivisht shokun e tij në të njëjtën mënyrë
sikur se është ndëshkuar vet në shtëpinë e tij, dhe një tinejxher i cili veshë të njëjtat
rroba dhe bënë të njëjtin stil të flokëve sikurse shokët e tij në shkollë; të gjithë
shfaqin shembuj të të mësuarit duke vëzhguar.

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 11


Rishikimi më i fundit i teorisë së Bandurës vënë aq shumë theksin në mënyrën se si
ne mendojmë mbi vehten dhe njerëzve të tjerë, sa që e ai e quan atë teoria socialo –
kognitive më parë se sa qasja e të mësuarit social. Sipas kësaj pikëpamjeje, fëmijët
gradualisht bëhen më përzgjedhës në atë se çfarë imitojnë. Duke i shikuar të tjerët si
veprojnë kur lavdërojnë  dhe kur e fajësojnë vehten, dhe nga prapavëzhgimi i atyre
sjelljeve të vlefshme, fëmijët zhvillojnë standarde personale të sjelljeve dhe një
ndjenjë të vetëefikasitetit – besimi se aftësitë dhe karakteristikat e tyre do t’u
ndihmojnë që të kenë sukses.
Kontributet dhe kufizimet e bihejviorizmit dhe teorisë së të mësuarit social

Kanë dhënë kontribut të madh  në trajtimin e emocioneve dhe sjelljes njerëzore.


Aplikimi i analizës së sjelljes (applied behavioral analysis- ABA) i referohet
procedurave që kombinojnë kushtëzimin dhe modelimin për të eliminuar sjelljen e
papërshtatshme dhe rritjen e përgjigjeve të pranueshme socialisht.

Modelimi dhe përforcimi nuk sigurojnë të gjithë rrjetën e zhvillimit


Bihejviorizmi dhe teoria e të mësuarit social ofron një pamje shumë të ngushtë por të
rëndësishme të ndikimit të ambientit.

Bihejviorizmi dhe teoria e të mësuarit social janë kritikuar meqë nënvleftësojnë


kontributin që japin individët në zhvillimin e tyre si qenie aktive në këtë proces.

TEORIA KOGNITIVE ZHVILLIMORE E PIAZHESË


Piazhe nuk besonte se njohuritë merreshin pasivisht, duke e përforcuar fëmijën. Në
përputhje me teorinë kognitive zhvillimore fëmijët aktivisht konstruktojnë  njohuritë
duke manipuluar  dhe eksploruar  botën e tyre, dhe zhvillimi kognitiv i tyre ka vendin
e vetë nëpër stadet e caktuara

STADET E PIAZHESË
Pikëpamja e Piazhesë për zhvillimin ishte shumë e ndikuar nga trajnimet biologjike
që kishte bërë. Koncept qendror në teorinë e tij është koncepti biologjik i adaptimit
Sikurse strukturat e trupit që janë adaptuar, që të ja dalin mbanë me mjedisin, ashtu
edhe strukrurat e mendjes, zhvillohen përgjat fëmijërisë për t’u përshtatur më mirë,
ose për të përfaqësuar më mirë botën e jashtme. Në foshnjëri dhe në fëmijërinë e
hershme, të kuptuarit e fëmijës është shumë i ndryshëm nga të kuptuarit e të rriturit.
Për shembull, Piazhe besonte se foshnjet nuk e kuptojnë që një objekt vazhdon të
ekzistojë edhe pasi që ai nuk është më në fushën pamore të tyre. Ai gjithashtu
konkludoi se mendimi i parashkollorëve është i mbushur me gabime logjike. Për
shembull, fëmijët më të rinjë se shtatë vjet, përgjithësisht pohojnë se sasia e
qumështit ose e një limonade ndryshon kur ajo zbrazet në një gotë tjetër e cila ka një
formë të ndryshme. Në përputhje me Piazhenë, fëmijët me kalimin e kohës

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 12


rishikojnë këto ide jo korrekte në veprimet e tyre të mundimshe për të arritur një
ekuilibër, ose balancë, në mes të strukturave të brendshme dhe informacionit që ata
marrin për çdo ditë në botën ku jetojnë.

Në teorinë e Piazhesë, fëmijët lëvizin nëpër katër stade të zhvillimit, ku secila prej
tyre është e karakterizuar nga rrugë të ndryshme të të menduarit. Në stadin
sensimotorik, zhvillimi kognitiv fillon me përdorimin e sensit dhe lëvizjeve nga ana e
foshnjeve për të eksploruar botën. Këto modele të sjelljes evoluojnë në një mendim
simbolik por jo logjik tek parashkolloret në stadin paraoperacional. Atëhere
kognicioni është transformuar në më shumë arsye të organizuara tek mosha
shkollore e fëmijeve, përkatësisht në stadin operacional konkret. Përfundimisht, në
stadin operacional formal, mendimet bëhen më komplekse, sisitemi i arsyetimit tek
adoleshentët dhe tek të rriturit bëhet më abstrakt.
METODAT STUDIMORE TË PIAZHESË. Piazheja sajoi metoda speciale për të
zbuluar se si mendojnë fëmijet. Në fillet e karrieres së tij ai vëzhgoi me sukses tre
fëmijet e vegjël të tij, të cilit i ekspozojë ndaj problemeve te përditshme, si p.sh
objekte atraktive te cilat mund të kapeshin, të futeshin në gojë, të shqelmoheshin
ose të kerkoheshin kur ato ishin të fshehura nga të pamurit e tyre (fëmijeve). Nga
reaksionet e tyre, Piazheja zhvilloi idetë e tij rreth ndryshimit të kognicionit përgjatë
dy viteve të para të jetës. Në studimin e mendimit të fëmijëve dhe adoleshëntëve,
Piazhe nga aftësitë e fëmijeve që i vëzhgoi, u mundua të përshkruajë mendimin e
tyre. Ai adaptoi metodën klinike të psikanalizes, përdori intervistën klinike në të cilën
fëmijet i pergjigjeshin një detyre si një bazë për pyetjen e radhës.

Kufizimet dhe kontributet e Teorisë së Piazhesë


I dha rëndësi fushës në të cilën fëmijet janë nxënës aktivë mendja e të cilëve
përmban struktura të pasura të njohurive. Përveç hulumtimeve rreth të të menduarit
të fëmijeve për botën fizike, Piazheja eksploroi arsyet e tyre rreth botës sociale.
Teoria e Piazhesë inkurajon zhvillimin e filozofive edukative dhe të programeve që
theksojnë të mësuarit hulumtues dhe përballjen me ambientin apo mjedisin.
Piazhe nënvlerësoi kompetencat e foshnjeve dhe të parashkollorëve. Kur fëmijeve të
vegjël u janë dhënë detyra me vështirësi të vogël, kuptimshmëria e tyre dukej më e
përafërt me ato të të rriturve se sa që besonte Piazhe. Për më tepër shumë studime
treguan se përformanca e fëmijëve në problemet piazhejane mund të përmrësohet
me anë të ushtrimeve.
Disa hulutmues të jetëgjatësisë marrin me rezervë disa çështje të konkluzioneve të
Piazhesë që pohojnë se nuk ka ndërrim të kognicioneve pas adoleshencës. Disa
kanë propozuar se si të të menduarit pasformal që kanë rëndësi të madhe në
moshen e rritur

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 13


PERSPEKTIVA E TEORIVE
BASHKËKOHORE
PROCESESIMI I TË DHËNAVE
Një qasje e përgjithshme që ka të bëjë me dizajnin e kompjuterit cili përdor në
mënyrë matematikore hapat, për të zgjidhur problemet. Këto sisteme sygjeruan se
mendja njerëzore mund të jetë si një manipulim i simboleve nëpërmjet të cilave
informacionet pluskojnë
Ndërmjet prezantimit të inputeve (të hyrat) dhe outputeve (të dalat), informacioni
kodohet, transformohet dhe organizohet.
Hulumtuesit e procesimit të informatave shpesh përdorin të dhënat e hartava për të
precizuar të dhënat individuale në zgjidhjen e problemeve dhe përfundimin e
detyrave, sikurse planet që bëhen nga programuesit e kompjuterëve, për të
performuar një seri të “operacioneve mentale”. Qasja e hartave kognitive shpjegon
se modelet e të menduarit tek fëmijet dhe tek të rriturit do të bëhen të qarta.

Ekziston një variacion i gjerë i modeleve të procesimeve të informacioneve. Disa


janë shumë të kufizuar në atë se ata ndjekin udhëzimet individuale për detyrat
caktuara nga ana e udhëzuesit të tyre. Të tjerët përshkruajnë sistemin human
kognitiv sikur një vrimë

Këto modele të përgjithshme janë përdorur si udhërrëfyes për të bërë pyetje rreth
moshës në të cilën ndryshon mendimi. P.sh, kur flasim për aftësitë e fëmijëve që të
eksplorojnë në mjedis për informacione, a kanë nevojë ata të zgjedhin një problem
për t’u bërë më të organizuar dhe të kenë aftësi planifikimi më të mira për gjatë
moshës? Sa informacion të ri mund të mbajë një parashkollor në kujtesën e tij nëse
krahasohet me fëmijët e moshave shkollore dhe me të rriturit? Përse shpejtësia e
procesimit të informacioneve është më e ngadalshme tek të vjetrit se sa tek të rinjët?
Sikurse teoria kognitive e Piazhesë, procesimi i të dhënave i konsideron njerëzit si
aktivë, të cilët modifikojnë mendimet e tyre me përgjigjie të kërkesave të mjedisi. Por
ndryshe nga teoria e Piazhesë, nuk ka stade në zhvillim. Për më tepër, studimet e
proceseve të të menduarit – perceptimi, vëmendja, kujtesa, planifikimi i strategjive,
kategorizimi i informacionit dhe të kuptuarit e të shkruarit dhe të folurit – supozohet
të jenë të ngjashme në të gjitha moshat por të pranishme në nivele të ndryshme.
Prandaj, si e këtillë, pikëpamja e zhvillimit sipas procesimit infromativ është e
vazhdueshme në kontrast me ndryshimin e stadeve të zhvillimit
Një përparësi e madhe e qasjes së procesimit informativ është angazhimi i saj për
përdorim të kujdesshëm e rigoroz të metodave kërkimore në hulumtimet kognitive

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 14


Mirëpo, aspektet e kognicionit që nuk janë lineare dhe logjike, siç është imagjinata
dhe kreativiteti, kanë qenë të injoruara nga kjo qasje. Përveç kësaj, hulumtimet e
procesimit të të dhënave kanë qenë të zbatuara në situata laboratorike artificiale.
Kritikët ankohen se kjo izolon mendimin nga të mësuarit në situata reale të jetës. Së
fundi, hulumtuesit kanë adresuar këtë shqetësim duke u fokusuar në më shumë
aktivitete reale

Një avantazh i pasjes së shumë teorive është ajo se ato mund ta inkurajonë njëra
tjetrën që t’i marrin për bazë dimenzionet e neglizhuara paraprakisht
ETOLOGJIA- është e lidhur me adaptimin, mbijetesën, vlerën e sjelljes dhe historinë
evolucionare. 2 zoologë evropian, Konrad Lorenz dhe Niko Timbergen krijuan
fondacionin e tyre moderrn. Duke studiuar shumëllojshmërinë e specieve të
kafshëve në mjedisin e tyre natyror, Lorenci dhe Timbergu vëzhguan modelet e
sjelljeve që promovonin mbijetesën. Më të njohurat e këtyre imprinteve, sjellja e
hershme e zogjve të posaçelur që siguron të rinjët të qëndrojnë afër nënës së tyre
sepse në këtë mënyrë janë të ushqyer dhe të mbrojtur nga rreziku. Imprnintet
(skemat e ngulitura) formohen në moshën e hershme gjatë periudhës së zhvillimit.
Nëse nëna (pata) nuk është prezente gjatë kësaj kohe por një objekt i ngjashëm
vihet në vend të saj, patat e reja do ta ndjekun pas objektin e dhënë
Vëzhgimet e këtyre imprineve çojnë në një koncept të rëndsishëm të zhvillimit
njerëzor: periudha kritike. Kjo i referohet një kohe të kufizuar përgjatë së cilës individi
është biologjikisht i përgatitur për të kerkuar një sjellje adaptive të duhur por ka
nevojë për mbështetje nga stimujt e duhur ambiental.
Periudha sensitive është një kohë optimale për shfaqjen e kapaciteteve të duhura
dhe kur individi në veçanti i përgjigjet ndikimve të mjedisit. Megjithatë, kufizimet e
kësaj periudhe nuk janë edhe aq të definuara qartë se sa që janë në periudhën
kritike. Zhvillimi mund të ndodhë edhe më vonë, por është vështirë të nxitet në atë
kohë.

John Bowlby aplikoi teorinë etologjike për të kuptuar lidhjen ndërmjet foshnjës dhe
kujdestares. Ai argumentoi se një sjellje e fëmijëve, sikurse buzëqeshja, gugatja,
rrokja dhe të qarit krijohen nga shenjat sociale që inukrajon prindërit që të reagojnë
ndaj tyre dhe hynë në interaksion me to. Duke mbajtur nënën afër, këto sjellje i
ndihmojnë fishnjes që të ushqehet, të jetë e mbrojtur nga rreziku dhe të rritet
shëndetshëm. Zhvillimi i dashurisë tek njerëzit është një proces i gjatë që perfshinë
ndryshimet në strukturat psikologjike të cilat udhëheqin foshnjen të formojë një
afeksion të thellë me kujdestaren. Baullbi (1979) besonte se kjo lidhje ka pasoja të
përjetshme, dhe lidhje afektive.

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 15


Megjithëse etologjia thekson burimet biologjike dhe gjenetike të zhvillimit, të
mësuarit gjithashtu është konsideruar si me rëndësi sepse të bënë fleksibil dhe
adaptohesh mirë në rrethin ku jeton. Si rrjedhojë, interesat e etologëve janë zgjeruar.
Ata deshirojnë të kuptojnë gjithë sistemin e organizmit dhe mjedisit

Teoria Sociokulturore e Vigockit, ka lidhje me etologjinë, ndërsa reflekton kontekstin


social dhe kulturor në zhvillim.
TEORIA SOCIOKULTURORE E VIGOCKIT
Hulumtimet që janë bërë përmes krahasimit të kultu rave dhe grupeve etnike brenda
kulturave sigurojnë zbulimin e dallimeve ndërmjet përbashkësisë (ndjenjës së të
qenit me të tjerët) dhe diferencave individuale në zhvillim.
Në të kaluarën studimet mbi ndryshimet kuturore janë përqëndruar mbi dallimet e
përgjithshme kulturore të zhvillimit, p.sh, nëse fëmijët në një kulturë janë më të
përparuarë në zhvillim apo pse disa fëmijë janë më të mirë në detyra mendore sesa
fëmijet e tjerë
Qasja e Vigockit është quajtur Teoria Sociokulturore. Kjo teori ishte e përqëndruar në
atë së si kultura – vlerat, besimet, zakonet dhe shkathtësitë e një grupi social -
transmetohen në gjeneratën tjetër. Në përputhje me teorinë e Vigockit, ndërveprimi
social në veçanti dialogu i përbashket me më shumë anëtarë te shoqërisë, është i
nevojshëm për fëmijët për të ndërtuar mënyra të të menduarit dhe sjelljes që janë në
përputhje me kulturën komunitare
Teoria e Vigockit veçanërisht ka qenë e influencuar nga studimet e zhvillimit kognitv.
Por Vigocki pothuajse plotësisht dallonte nga Piazhe
Vigocki pajtohet me Piazhenë në atë se zhvillimi është një proces i ndërmejtësimit
social – i varur nga mbështetja e të rriturve dhe nga pjekuria që ata fitojnë në të
provuarit e detyrave të reja. Në fund, Vigocki mendon që të gjithë fëmijët nuk lëvizin
përmes një sekuence të ngjashme të stadeve. Në vend të kësaj Vigocki mëndon se
fëmijët me përvetësimin e gjuhës kanë aftësinë e tyre të komunikojnë me të tjerët
duke vazhduar kështu ndryshimet e tyre në të menduar dhe sjellje që variojnë nga
njëra kulturë në tjetrën.

Perspektiva kulturore na sjellë ndërmend ne se hulumtimet mbi zhvillimin janë


bazuar mbi një pakicë të vogël të llojit njerëzor.
Përderisa Vigocki vë theksin mbi transmetimin social të njohurive, teoristët e tjerë
ndanjnë pikëpamje te njëjta me të për zhvillimin e fëmijës. Pasardhësit
bashkëkohorë të Vigockit dhanë role (njohuri) më të balancuara për individin dhe
shoqërinë

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 16


TEORIA EKOLOGJIKE E SISTEMEVE.
Urie Bronfenbrenner është inicues i një qasjeje të zhvillimit të njeriut që e ka lëvizur
fushën e zhvillimit përpara për mbi dy dekada sepse ajo ofron në mënyrë të
përmbledhur, më të diferencuar dhe më të plotë ndikimet kontekstuale mbi zhvillimin.
Teoria Ekologjike e Sistemeve e sheh personin brenda një sistemi të ndërlikuar
marrëdhëniesh dhe të prekur nga nivele të shumta të mjedisit që e rrethon.
Dispozitat biologjike të fëmijës, të bashkuara me forcat mjedisore të tij, përbëjnë
brumin e zhvillimit; bazuar në këtë perspektiva e Bronfenbreneriit kohët e fundit
karakterizohet si një model bioekologjik
Mikrosistemi - Niveli më i thellë i mjedisit është mikrosistemi, i cili përbëhet nga
aktiviteteve dhe modelet e ndërveprimit në një mjedis të menjëhershëm të personit
(pra që e rrethon). Bronfenbreneri thekson se për të kuptuar zhvillimin në këtë nivel,
duhet të kihet parasysh se para së gjithash marrëdhëniet janë bidirekcionale
(dydrejtimëshe).

Mezosistemi - Niveli i dytë i modelit të Bronfenbrenerit është mezosistemi. Ky sistem


i referohet lidhjeve brenda mikrosistemit që ndjekin zhvillimi. P.sh: përparimi
akademik i fëmijës varet jo vetëm nga aktivitetet që zhvillohen në klasë por edhe nga
përfshirja e prindërve në jetën e shkollës dhe shkalla e të mësuarit dhe angazhimit
akademik në shtëpi
Ekzosistemi - Ekzosistemi i referohet rregullimeve shoqërore që nuk kanë ndikim të
menjëhershëm në zhvillim por që megjithatë e ndikojnë organizimin social të
mjedisit. Këto mund të jenë organizatat formale të tilla si bordi i drejtorëve në vendin
e punës ose shërbimet sociale dhe shëndetësore në komunitet.
Makrosistemi - Niveli më i largët (më i gjerë në pikëpamje të përfshirjes sistemore)
në modelin e Bronfenbrenerit është makrosistemi që nuk është një kontekst i
veçantë. Në fakt, ai përbëhet nga vlerat, ligjet dhe zakonet e një kulture të caktuar.
Prioritetet që makrosistemi i jep për nevojat e fëmijëve dhe të rriturve ndikon në
mbështetjen që ata marrin në nivele të brendshme të mjedisit.
Një sistem dinamik gjithnjë në ndryshim. Sipas teorisë së Bronfenbrenerit,
mjedisi nuk është një forcë statike që ndikon tek njerëzit në mënyrë uniforme.
Ndryshimi është i kohëpaskohshëm dhe dinamik. Kurdo që individët marrin ose
braktisin rolet e tyre paraprake ose rregullimet (organizimet) në jetën e tyre, kjo
pvrcillet me ndryshime në mikrosistem. Fillimi i shkollës, hyrja në fuqinë punëtore,
martesa, të bërit prind, migrimi, divrocimi dhe pensionimi janë shembuj të
ndryshimeve të tilla.

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 17


STUDIMI I ZHVILLIMIT NJERËZOR
Metodat hulumtuese - aktivitetet specifike të pjesëmarrësve të veçantë, të tilla si
bërja e testeve, përgjigja/plotësimi i pyetësorëve, intervistimi, ose pjesëmarrja në
vëzhgime.

Dizajnet hulumtuese - planet  e përgjithshme të studimit të cilët lejojnë testimin më të


mirë të mundshëm të hipotezave  hulumtuese. Së fundi, do të diskutojmë çështjet
etike të përfshira në hulumtim me subjektet njerëzore.
Mënyra se si funksionon një studiues nis nga zgjedhja e nje qasje themelore për
mbledhjen e informacionit. Metodat e përbashkëta përfshijnë vëzhgimin sistematik,
vetëraportimin (të tilla si pyetësorët dhe intervistat), sudimet klinike ose ato te
rasteve të një individi të vetëm he studimet etnografike të rrethanave të jetës të një
grupi të caktuar të njerëzve.
• Vëzhgimi sistematik

Vëzhgimet e sjelljes së fëmijëve dhe të rriturve mund të bëhen në mënyra të


ndryshme. Njëra ndër qasjet është shkuarja në terren apo mjedisin natyral dhe
vëzhgimi i sjelljeve të cilat na interesojnë, metodë kjo e quajtur vëzhgim natyral
Hulumtuesit zakonisht ballafaqohen me këto vështirësi duke e bërë vëzhgime të
strukturuara, në laborator. Me këtë qasje, hulumtuesi ngre një situataë laboratorike
që ngjallë sjellje interesante ashtu që çdo pjesëmarrësi i ofrohet mundësi e
barabartë e shfaqjes së reagimit.Megjithatë, një disavantazh i madh I kësaj metode
është se njerëzit njerëzit nuk sillen në laborator ashtu siç sillen në jetën e
përditshme.
Procedurat që përdoren për mbledhjen e të dhënave nga vëzhgimi sistematik
ndryshojnë shumë varësisht nga natyra e problemit që hulumtohet. Disa hulumtues
duhet të përshkruajnë gjerësisht sjelljen – gjithçka cka thonë dhe bëjnë njerëzit gjatë
një periudhe të caktuar kohore.
Vëzhgimi sistematik ofron informacion të çmuar mbi atë se si fëmijët dhe të rriturit në
të vërtetë sillen, por kjo metodë na tregon pak në lidhje me arsyetimin që shtrihet
prapa sjelljeve në fjalë.
• Vetëraportimet

Vetëraportimet kërkojnë nga pjesëmarrësit e hulumtimit të japin informacion mbi


perceptimet e tyre, mendimet, aftësitë, ndjenjat, qëndrimet, besimet, dhe përvojat e
kaluara.

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 18


Ato shkojnë relativisht larg prej intervistave klinike të pastrukturuara, metoda që
përdorte Piazhe për të studiar të menduarit e fëmijëve; shumë intervista të
strukuruara, pyetësor dhe teste.
Intervista klinike ka dy anë të forta. Së pari, ajo ju lejon njerëzve që të shfaqin
mendimet e tyre në terma që janë sa më të përafërt me mënyrën në të cilën ata
mendojnë në jetën e përditshme. Së dyti, ajo mund të të sigurojë një sasi të madhe
të informacionit në një periudhë mjaft të shkurtër.
Një kufizim i madh i intervistës klinike ka të bëjë me saktësinë me të cilën njerëzit
raportojnë mendimet e tyre, ndjenjat, dhe përvojat. Disa nga pjesëmarrësit, të cilët
dëshirojnë të t’u parapëlqejnë intervistuesve, japin përgjigje të cilat nuk e
përfaqësojnë të menduarit e tyre aktual. Ose, kur pyesim për ngjarjet e kaluara,
njerëzit mund të shqetësohen për të rikthyer në mend atë çfarë ka ndodhur

Intervista e strukturuar në të cilën çdo pjesëmarrës pyetet me të njetin grup


pyetjesh në të njejtën mënyrë mund ta eleminojë këtë problem. Këto instrumente
janë gjithashtu edhe shumë më të efektshme. Përgjigjet janë të shkurtëra dhe
studiuesit mund të marrin me shkrim përgjigjet nga i gjithë grupi i fëmijëve ose i të
rriturve njëkohësisht
Duke renditur përgjigje alternative (po/ jo, e vërtetë/ e pavërtetë), studiuesit mund të
specifikojnë aktivitetet dhe sjelljet e atyre interesimeve që pjesëmarrësit të mos
mund të mendojnë në një intervistë të hapur klinike. Dhe ata mund të inkurajohen në
raportimin e problemeve.
• Metoda klinke apo studimi i rastit
Metoda klinike sjellë me vete një gamë të gjerë informacioni mbi një person, duke
përfshirë intervistat, vëzhgimet, dhe nganjëherë rezultatet e provës. Qëllimi është që
të kompletojë një pamje (ide) të mundshmë të të funksionuarit psikologjik të individit
dhe të përvojave që e kanë çuar atë deri aty.
Ndonëse metoda klinike është zakonisht e përshtatshme për të studiuar zhvillimin e
problemeve emocionale të fëmijëve dhe të të rriturve, ato gjtihashtu shpesh
fokusohen edhe në individët e adaptuar mirë.

Metoda klinike ofron tregime (narracione) që janë të pasura në përshkrimin e


hollësishëm dhe të vlefshëm të shumë faktorëve që ndikojnë në zhvillim. Megjithatë,
sikurse të gjitha metodat e tjera edhe kjo ka të metat e veta. Informacioni i mbledhur
është shpesh jo sistematik dhe subjektiv, duke lejuar kështu fleksibilitet shumë të
madh për preferencat teorike të hulumtuesve të cilat shpesh i bëjnë vëzhgimet dhe
interpretimet e tyre të njëanshme. Përveç kësaj, studiuesit nuk mund të supozojnë

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 19


se konkluzionet e tyre mund të përgjithësohen (gjeneralizohen) përveç personit që
po studiohet

• Metodat për Studimin e Kulturës


Metoda etnografike qëllimet e veta i arrinë përmes vëzhgimit me pjesëmarrje
(participant observation). Me këtë metodë, zakonisht, studiuesi kalon muaj dhe
nganjëhërë edhe vite në komunitete të ndryshme kulturore dukë qenë pjesë e të
gjitha aktiviteteve të përditshme të tyre. Një gamë e madhe shënimesh të terrenit, që
konsistojnë nga një përzierje e vëzhgimit dhe vetëraportimit nga anëtarët e një
kulture, bashkë me interpretimet e kujdeshme të hulumtuesit, mblidhen së bashku.
Pastaj, këto shënime  vihen së bashku në një përshkrim të komunitetit, që përpiqet t’i
kap vlerat unike dhe proceset shoqërore të atij komuniteti.
Metoda etnografike supozon se me hyrjen në një kontakt të ngushtë me një grup
shoqëror, hulumtuesit mund t’i kuptojnë besimet dhe sjelljet e anëtarëve të atij grupi;
mënyrë kjo që nuk do të ishte e mundur të arrihej me vëzhgim, intervistë apo
pyetësor
Etnografët përpiqen që të minimizojnë ndikimin e tyre mbi kulturën, pjesë e së cilës
janë duke u bërë vetë. Megjithatë, ndonjëherë, prezenca e tyre në fakt e ndryshon
situatën. Dhe, sikurse edhe me studimet klinike, vlerat kulturore të hulumtuesve dhe
përkushtimet teorike të tyre ndonjëherë i drejton ata në të vëzhguar selektiv ose në
keqinterpetimin e asaj çfarë shohin. Përveç kësaj, rezultatet e studimeve etnografike
nuk mund të gjeneralizohen përtej njerëzve dhe vendeve në të cilat studimi është
kryer.

DIZAJNET KRYESORE TË STUDIMIT


■ DIZAJNI KORRELACIONAL
Hulumtuesit mbledhin informata mbi grupet ekzistuese të individëve që tashmë
ekzistojnë pa ndryshuar përvojat e tyre në ndonjë formë
Dizajni korrelacional ofron një pasqyrë të marrëdhënieve ndërmjet përvojave të
pjesëmarrësve ose karakteristikave, dhe sjelljes së tyre apo zhvillimit. Por studimet
korrelacionale kanë një kufizim të madh sepse me to, ne nuk mund të nxjerrim
shkakun dhe pasojën e marrëdhënies së përshkuar.
Në studimet korrelacionale dhe në llojet tjera të dizajneve hulumtuese shpesh
studiuesit shpjegojnë marrëdhëniet duke përdorur koeficientin e korrelacionit. Ky
është një numër që përshkruan se si dy matje apo variabla janë të lidhura njëra me
jetrën. Koeficienti i korrelacionit mund të rangohet nga +1.00 deri -1.00. Magnituda

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 20


apo madhësia e numrit tregon për marrëdheniet e forta që ekzistojnë. Zero tregon se
nuk kemi marrëdhënie fare, ndërsa sa më afër + 1.00 ose -1.00, ka indikatorë se
kemi marrëdhënie më të fuqish
Shenjat (+ apo –) i referohen drejtimit të marrëdhënies në terma pozitiv ose negativ.
Shenja + tregon se rritja e një mesatare tregon rritjen edhe të mesatares tjetër.
Ndërsa shenja – tregon se rritja e një mesatare tregon zvogëlimin e mesatares tjetër.

■ DIZAJNI EKSPERIMENTAL.
Për dallim nga studimet korrelacionale, dizajni eksperimental
lejon testimin e shkakut dhe pasojës. Në një eksperiment, ngjarjet dhe sjelljet që na
interesojnë i ndajmë në dy lloje: Variabla të varura dhe të pavarura. Variabla e
pavarur
është ajo variabël që hulumtuesi e parasheh se do të shkaktojë ndryshime në ndonjë
variabël tjetër. Ndërsa variabla e varur është ajo variabël që hulumtuesi pret të
ndikohet nga variabla e pavarur.Studimi i shkakut dhe pasojës është i mundur për
shkak se hulumtuesit në mënyrë direkte kontrollojnë apo manipulojnë ndryshimet në
variablën e pavarur. Në një studim laboratorik hulumtuesit donin të dinin nëse
kualiteti i marrëdhënieve në mes të të rriturve (variabla e pavarur) ndikonte në
reagimet emocionale të fëmijëve përderisa ata luanin me bashkëmoshatarë (variabla
e varur).
Në studimet eksperimentale, hulumtuesit duhet të zbatojnë edhe një formë tjetër
kontrolli: atë të uljes në maksimum të mundësisë që karakteristikat e pjesëmarrësve
të ndikojnë në vërtetësinë e rezultateve.

Studiuesit përdorin ndarje të rastësishme të cilat ofrojnë mbrojtje në këtë drejtim.


Duke përdorur procedura të tilla të paanshme dhe të barabarta, si: tërheqja e
numravenga një kapelë, apo hudhja e një monedhe në ajër për të fituar shorteun,
eksperimentuesit rrisin shanset që karakteristikat e pjesëmarrësve të shpërndahen
në mënyrë të barabartë ne mes të grupeve trajtuese.
■ DIZAJNET E MODIFIKUARA EKSPERIMENTALE: EKSPERIMENTI NË
TERREN DHE AI NATYROR
humica e eksperimenteve janë ideuar për laboratore, aty ku studiuesit mund të
arrijnë që në maksimum t’i kontrollojnë kushtet e trajtimit (kushtet eksperimentale).
Por siç e kemi parë tashmë, jo gjithmonë gjetjet në laboratore mund të aplikohen në
situata të jetës së përditshme.
Zgjidhja ideale për këtë problem është që të realizojmë eksperimente në terren. Në
eksperimentet në terren, hulumtuesit kanë mundësinë e rralë që të ndajnë në

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 21


mënyrë të rastësishme dhe në grupe të ndryshme trajtimi njerëzit në setingun e tyre
natyror
Shpesh studiuesit nuk mund të përcaktojnë pjesëmarrësit rastësisht dhe të
manipulojnë me kushtet në botën e vërtetë. Ndonjëherë ata mund të bëjnë
kompromis me eksperimentin natyror
Eksperimentet natyrore nuk mund të arrijnë saktësinë dhe rigorozitetin e vërtëtë të
studimeve eksperimentale.

DIZAJNET PËR STUDIMIN E ZHVILLIMIT


■ Dizajni longitudinal. Në dizajnin longitudianl, një grup i pjesëmarrësve studiohet
në mënyrë të përsëritur përgjatë moshave të të ndryshme dhe ndryshimet e
regjistruara shënohen derisa pjesëmarrësit piqen (maturojnë). Kjo shtrirje kohore
mund të jetë relativisht e shkurtër (disa muaj deri në disa vjet) ose shumë e gjatë
(një dekadë ose një jetë e tërë).

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 22


Qasja longitudianle ka dy anë të forta. Së pari, meqë gjurmon performancën e secilit
person përgjatë kalimit të kohës, hulumtuesit mund t’i identifikojnë si modelet e
përbashkëta të zhvillimit, ashut edhe dallimet individuale. Së dyti, studimet
longitudinale ju lejojnë hulumtuesve që të ekzaminojnë marrëdhëniet e hershme dha
ato më të vona të ngjarjeve dhe sjelljeve të caktuara. Le të shohim një shembull që
ilustron këto ide.
Problemet në zbatimin e studimeve longitudinale. Pavarësisht anëve të tyre të
forta, studimet longitudianle paraqesin një numër problemesh. P.sh: Pjesëmarrësit
mund të largohen (migrojnë) ose të braktisin studimin për arsye të tjera. Kjo
ndryshon edhe masotrën origijinale (fillestare) dhe kështu, ajo më nuk përfaqëson
popullatën në të cilën hulumtuesit do të dëshironin t’i gjeneralizonin gjetjet e tyre.
Gjithashtu nga studimet e përsëritura njërëzit mund të bëhen më të “mençur për
testime”. Kjo dmth se performanca e tyre mund të përmirësohet si rezultat i efekteve
të praktikës – aftësi më të mira testuese dhe rritje e familjarizimit me testin – e jo si
rrjedhojë e faktorëve që zakonisht ndërlidhen me vet zhvillimin. 

Kërcënimi më së shpeshti i diskutuar i të gjeturave longitudinale është efekti kohort


(grupor) apo cohort effect, një term që përdorin studiuesit për t’i
përshkruarndikimet e ndryshimeve historike

■ Dizajni ndër-sektorial. Në dizajnin ndër-sektorial, grupmoshat e ndryshme të


njerëzve studiohen në të njëjtën pikë kohore. Meqenëse pjesëmarrësit testohen
vetëm njëherë, studiuesit nuk duhet të brengosen me vështirësi të tilla si braktisja e
studimit apo efekti i praktikës të cilat ishin prezente në studimin longitudinal.
Problemet në zbatimin e studimit ndër-sektorial. Studimi ndërsektorial është një
strategji shumë efikase për të përshkruar trendet e ndryshimeve moshore. Por, kur
hulumtuesit e zgjedhin këtë dizajn, ata janë të kufizuar përsa i përket llojit të
informatave që mund të marrin rreth zhvillimit. Evidentimi i ndryshimeve në nivelin në
të cilin aktualisht ndodhin – atë individual - është i pamundur
Studimet ndër-sektoriale – sidomos ato që mbulojnë një fushë të gjerë të zhvillimit
në aspektin moshor - kanë një tjetër problem. Ashtu sikurse hulumtimet longitudinal,
edhe këto lloj studimesh janë të rrezikuara nga efektet kohorte (të grupit).
■ Përmirësimi i dizajneve zhvillimore. Për të tejkaluar disa nga kufizimet e
dizajneve longitudinale dhe ndër-sektoriale, hulumtuesit ndonjëherë kombinojnë të
dyja këto qasje. Një mënyrë e kombinimit të tillë është dizajni longitudinal
sekuencial. Ky dizajn quhet kështu sepse përbëhet nga një sekuencë mostrash (dy

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 23


apo më shumë grupe moshore të ndryshme),  secila prej të cilave përcillet
longitudinalisht për një numër vitesh.
Ky dizajn ka dy përparësi. Së pari, kjo na mundëson të gjejmë nëse ekzistojnë
efektet kohorte (grupore) duke krahasuar njerëz të moshës së ngjsahme që kanë
lindur në vite të ndryshme. Së dyti, ne mund të bëjmë krahasime longitudinale dhe
ndër-sektoriale. Nëse të dy matjet janë të ngjashme atëherë ne mund të jemi të
besueshëm me matjet tona.

ETIKA NË STUDIMIN E JETËGJATËSISË


Hulumtimet e sjelljes njerëzore risjellin në fokus çështjet etike sepse fatkeqësisht
kërkimi i njohurive shkencore ndonjëherë mund t’i shfrytëzoj njerëzit
Kur fëmijët apo të moshuarit janë pjesë e hulumtimit shqetësimet etike janë
veçanarisht komplekse. Papjekuria e bënë të vështirë apo të pamundur për fëmijët
që të vlerësojnë se çfarë do të thotë në të vërtetë pjesëmarrja në hulumtim. Për
shkak të rritjes së rrezikut të dëmtimeve mendore me kalimin e moshës, disa të
moshuar nuk mund të bëjnë zgjedhje të informuar dhe vullnetare. Rrethanat e jetës
së të tjerëve i bëjnë ata jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj presionit për pjesëmarrje
Përgjigja përfundimtare për integritetin etik të hulumtimit qëndron me
hulumtuesin/studiuesin. Megjithatë, studiuesit këshillohen, apo në rast se hulumtimi
është realizuar me fonde federale, e kanë për obligim që të kërkojnë këshilla nga të
tjerët. Kolegjet, universitetet dhe institucionet e tjera që shërbejnë pvr këtë qëllim
kanë komisione të veçanta për këtë çështje. Këto komisione peshojnë koston e
hulumtimit të pjesëmarrësve në termat e papërshtatshmërisë dhe mundësisë së
shqetësimeve dhe lëndimeve fizike e psikologjike kundrejt vlerave që ka studimi për
avancimin e njohurive dhe përmirësimin e kushteve të jetës.

Nëse ka ndonjë implikim negativ mbi sigurinë dhe mirëqenien e pjesëmarrësve që


hulumtohen, dhe që nuk e justifikon studimin, atëherë preferenca është gjithmonë në
anën e pjesëmarrësve që hulumtohen. Parimet etike të pëlqimit të informuar
kërkojnë që të ketë një interpretim të veçantë në rastet kur pjesëmarrësit nuk janë
plotësisht të vetëdijshëm për qëllimet e hulumtimit dhe aktivitetet e tij. Pëlqimi i
prindërve është menduar të mbrojë sigurinë e atyre fëmijëve aftësia vendosëse e të
cilëve nuk është ende e pjekur. Për fëmijët 7 vjeçar e tutje, duhet që të sigurojmë
pëlqimin e tyre të informuar, krahas atij të prindërve të tyre. Kujdes i shtuar duhet të
kihet kur ju tregohet se informacioni që ata ofrojnë do të jetë konfidencial (i
besueshëm) dhe se ata mund ta përfundojnë pjesëmarrjen e tyre në çdo kohë gjatë

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 24


hulumtimit. Fëmijët mund të mos i kuptojnë, dhe ndonjëherë, edhe nuk besojnë
këtyre premtime

Shumica e të moshuarve nuk kanë nevojë për më shumë se pëlqimin e zakonshëm


të informuar dhe proceduat pëcjellëse. Hulumtuesit nuk duhet t’i sterotipizojnë të
moshuarit si jokompetentë për të vendosur për vetën e tyre dhe pjesëmarrjen.
Pjesëmarrësve potencialë duhet t’iu kërkohet që të emërojnë një person vendim-
marrës surrogat. Nësë ata nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë dikush duhet të
emërohet nga komisioni i etikës që përfshin familjarë dhe profesionistë që e njohin
mirë personin në fjalë. Si një masë shtesë, nëse personi është i moshuar dhe nuk
është në gjendje që në mënyrë minimale t’i miratojë rreziqet e hulumtimit atëherë
studimi nuk duhet të bëhet nëse rezultatet në mënyrë direkte nuk janë të dobishme
për pjesëmarrësin

Të gjitha udhëzimet etike këshillojnë se duhet të merren masa të veçanta gjatë


përdorimit të mashtrimit ose fshehjes, siç ndodhë rëndom kur studiuesit fshehen dhe
vëzhgojnë sjelljen e njerëzve prapa pasqyres njëkahore, kur ata u japin dhënë atyre
prapaveprim (feedback) të rremë për performancën vatanake, apo në rastet kur nuk
ua thonë pjesëmarrësve të vërtetën se për qëllimin e studimit. Kur përdoren këto lloj
procedurash, atëherë pas pvrfundimit të seancs pason shpjegimi (debriefing) i
pjesëmarrësit, ku humumtuesi gjërësisht duhet të jap llogari të plotë dhe duhet t’i
justifikojë të gjitha aktivitetet. Shpjegimi në mënyrë të gjerë duhet të bëhet edhe me
fëmijët, por kjo jo gjithmonë funksionon në fakt. Standardet etike lejojnë mashtrimin
nëse hulumtuesit përmbushin kriteret institucionale të komisioneve etike që janë
praktikisht të nevojshme. Megjithatë, meqë mashtrimi mund të lëjë pasoja të rënda
emocionale për disa të rinj, hulumtuesit duhet të përpiqen që ta dalin me disa
strategji të tjera kur fëmijët janë të përfshirë

01. Historia, teoritë dhe strategjitë hulumtuese 25

You might also like