You are on page 1of 2

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

29.11.2023

ESE
: TEORIA E ZHVILLIMIT PSIKOSOCIAL E ERIKSONIT.

PUNOI : ARJOLA KOCI


MASTER PROFESIONAL
VITI 1
MESUES I GJUHES DHE LETERSISE

Përpjekjet e psikologëve të mëdhenj që ti japin shpjegim zhvillimit të njeriut janë


të shumta.Studimi i tyre ka nisur që në momentin kur një foshnjë lind dhe deri
në momentin që ky individ vdes. Ndryshimet që ndodhin tek individi gjatë gjithë
kësaj periudhe kanë të bëjnë mendryshimet fizike , ndryshimet biologjike ,
ndryshimet në aktivitetin mendor , ndryshimet e ndjenjave dhe reagimeve afektive
si dhe ndryshimet në personalitet. Njeriu është një qënie sociale , cka do të thotë që
zhvillimi i secilit prej nesh varet nga zhvillimet e familjarëve ,miqve dhe gjithë
personave që na rrethojnë. Ky zhvillim është mjaft kompleks. Psikologë të shquar
kanë studiuar këtë cikël dhe kanë zhvilluar secili prej tyre teorinë e vet
të shpjegimit tëzhvillimit njerëzor. Një nga teoritë që më ngacmon më shumë është
teoria e zhvillimit psikosocial e Eriksonit.Sipas tij personaliteti zhvillohet sipas
disa fazave të paracaktuara që janë të organizuara biologjikisht. "i mendon se
shoqëria është e strukturuar në mënyrë të tillë që të inkurajojë sfida. Pra sipas
Eriksonit cdo individ kalon në tetë stade të zhvillimit dhe në secilën prej tyre
individi përballet me një sfidë. Në fund të kësaj individi merr një drejtim të caktuar
për mire apo jo. Pra përballimi i kësaj krize ka shumë pak probabilitet qe të jetë
tërësisht pozitiv apo tërësisht negative. E rëndësishme është një balancë
e shëndetëshme ndërmjet rezultateve pozitive dhe atyre negative.

Stadi i pare perfshin moshen qe nga lindja deri ne 1.5 vjec dhe ne kete stad vihet ne
sfide besimi kundrejt mosbesimit. Gjate ketij stadi duhet qe jeten e femijes ta
karakterizoje rregullsia , parashikueshmeria , ngrohtesia dhe disiplina ne menyre
qerezultai i ketij stadi te jete formimi i besimit.
Stadi i dyte perfshin moshen nga 1.5-3 vjec gjate ketij stadi vihen perballe
njera(tjetres autonomia kundrejt turpit)dyshimit. Eshte shume e rendesishme qe ne
kete stad femija te lihet te eksploroje dhe te praktikoje ne mjedisin perreth ne
menyre qe tezhvilloje nje sens autonomie. Ne te kundert , nqs femija do te
pengohet me preteksinse ende nuk eshte gati ai do te zhvilloje nje sens turpi apo
dyshimi ne aftesite e veta.
Stadi i trete perfshin moshen 3-5 vjec dhe sfidon iniciativen e individit kundrej
tndjenjes se fajit. Pas krijimit te besimit dhe formimit te nje fare autonomie ne dy
stadet me lart , femija fillon te ushtroje nje fare influence tek te tjeret. Ai duhet te
lihet i lire te shprehe planet e tij , deshirat e tij dhe te beje perpjekje ne realizimin e
tyre.
Stadi i katert perfshin moshen 5-12 vjec vihet ne sfide zelli per pune i
individitkundrejt inferioritetit. Ne kete stad femijet fillojne te nxene shprehite e
para sociale sidhe shprehite e te shkruarit , te leximit e te aritmetikes. Rezultatet qe
do kene ata nekete proces te nxeni do te ndikojne edhe ne shfaqjen e sensit te zellit
per pune aposensit te inferioritetit.
Stadi i peste perfshin moshen 12-18vjec. Ky stad ve ne prove identitetin
kundrejtkonfuzionit te roleve. Ne kete stad adoleshenti duhet te vendose per te
ardhmen e tij personale dhe profesionale qe te formojne nje sens identiteti se kush
eshte , cfare do beje dhe se ku perket. ! rendesishme eshte qe ai te mos kete asnje
lloj konflikti te brendshem.
Stadi i gjashte perfshin moshen 18-35 vjec dhe ve perballe intimitetin me
izolimin.Ky stad sfidon aftesine e individit qe ti lidhe shpresat dhe frikerat e tij me
nje persontjeter dhe aftesine qe te pranoje nevojen e dikujt tjeter ne intimitet.
Stadi i shtate perfshin moshen 35-65 vjec dhe sfidon gjenerativitetin
ndajstanjacionit. Ky stad synon qe individi te jete produktiv dhe i vlefshem per
veten dhete tjeret dhe te realizoje keshtu nje sens relizimi personal.
Stadi i tete perfshin moshen 65 e me tej duke sfiduar integritetin e individit
kundrejtdeshperimit. /uhet qe individi ne kete stad te perballoje vdekjen e
moshatareve , teafermeve apo miqve te tij , semundjet e shumta si dhe fundin qe po
afron. /uhet qeindividi te most a shohe te kaluarem me pendesa per gjerat qe ka
bere sepse keshtu dote zhvillonte nje sens deshperimi por duhet qe te ndjeje krenari
per te kaluaren e tij dhene kete menyre ai ndihet i integruar dhe zhvillon kete sens
te fundit te zhvillimit te tijsi individ.Kjo teori e Eriksonit ka ndeshur
në kundërshtime për shkak të interpretimeve subjektive.Madje disa autorë vënë në
dyshim ekzistencën e disa stadeve. Por kjo teori ka pasurrëndësinë e vet për
vetë theksin që vuri në faktin se zhvillimi i njeriut nuk ndalon nëadoleshencë , por
vazhdon intesivisht edhe pas kësaj moshe.

You might also like