You are on page 1of 14

ZHVILLIMI PSIKOSOCIAL

NË FËMIJËRINË E MESME
KONCEPTI PËR VETEN

VETËVLERËSIMI

KOGNICIONI SOCIAL

ARSYETIMI MORAL

FUNKSIONET E SHOQËRISË

ABUZIMI PSIKOLOGJIK I FËMIJËS


ZHVILLIMI I KONCEPTIT PËR VETEN.

• Koncepti për veten tashmë është më i zhvilluar, shërben si një filtër me anë të
të cilit fëmija vlerëson sjelljen e vetë dhe të të tjerëve. I atribuojnë vetes dhe
të tjerëve tipare të qëndrueshme të personalitetit; bëjnë përpjekje që sjellja e
tyre të jetë e qëndrueshme dhe presin edhe nga të tjerët sjellje të
qëndrueshme.
• Vetëvlerësimi është i lidhur me suksesin e fëmijës në shkollë. Fëmija që ka
rezultate të mira në shkollë, ka një vetëvlerësim të lartë dhe e kundërta.
Vetëvlerësimi i fëmijës varet edhe nga familja, moshatarët dhe mjedisi përreth
fëmijës.
• Kur lavdërimet përdoren në mënyrë të moderuara dhe të merituara nxisin dhe
rrisin vetëvlerësimin, ndërsa kur jepen të tepruara dhe të pamerituara, bëjnë që
fëmija të mos zhvillojë një sens real për veten, gjë që mund të krijojë konfuzion
dhe probleme me marrëdhëniet me moshatarët dhe shpie në frustracion kur arritjet
nuk përqasen me pritshmëritë.
• Kognicioni social është dija që ka fëmija rreth marrëdhënieve dhe reagimeve
sociale. Në fëmijërinë e mesme fëmija fillon të kuptojë perspektivat e të tjerëve.
• Kognicioni social përbëhet nga tre komponentë: konkluzioni social, të kuptuarit
prej fëmijës të përgjegjësisë sociale, të kuptuarit prej fëmijës të rregullave sociale.
ZHVILLIMI I ARSYETIMIT MORAL

• Arsyetimi moral ka të bëjë me idetë apo gjykimet lidhur me faktin nëse


disa veprime janë të drejta ose të gabuara, gjë që mbështetet në një varg
rregullash. Ky është një akt kognitiv. Sjellja morale është tërësia e
veprimeve në të cilën përfshihet dikush.

• Piazheja mendon se zhvillimi moral i fëmijës kalon në tre stade:


STADET E ZHVILLIMIT MORAL
PIAZHE
Stadi 1: Gjykimi paramoral Stadi 2: Realizmi moral Stadi 3: Moraliteti autonom
Këtu fëmija nuk ka strukturat e Këtu fëmija i sheh rregullat si të Këtu bëhet kalimi nga bindja e
domosdoshme për të bërë shenjta dhe të pandryshueshme verbër ndaj rregullave dhe
gjykime morale. Nuk është i dhe i përdor ato si udhëzim për autoritetit, të një vetëdije në
vetëdijshëm për rregullat sjellje të përshtatshme. Rregullat rritje se rregullat janë bërë nga
morale, ose nuk e ndjen nevojën shihen si një vijim i natyrshëm i njerëzit për qëllimet e tyre dhe
për këto rregulla. Fokusohet më autoritetit më të lartë, prindit, nëse këto rregulla nuk shërbejnë
shumë në kënaqësinë e tij dhe mësuesit. E gjykon një veprim si më, ato mund të ndryshohen.
nuk ka parasysh respektimin e të mirë apo të keq nga Tani veprimet gjykohen nga
rregullave, psh lojës. pikëpamja e pasojave të tij më synimi i tyre dhe jo nga pasojat
tepër sesa nga pikëpamja e e tyre.
synimeve të atij që kryen aktin.
Ndëshkimi shihet si e
natyrshme.
TEORIA E KOHLBERGUT
ZHVILLIMI MORAL
Niveli I: Morali parakonvencional

Stadi I: Orientimi ndaj bindjes dhe Stadi 2: Orientimi ndaj


ndëshkimit. shpërblimit.

Në këtë stad fëmija ndjek rregullat të Në këtë stad, fëmija ndjek rregullat
vendosura prej autoriteteve me për të përfituar një shpërblim.
qëllim që të shmang ndëshkimin.
TEORIA E KOHLBERGUT
ZHVILLIMI MORAL
Niveli II: Morali konvencional

Stadi 3: Orientimi ndaj të qënurit Stadi 4: Moraliteti i ligjit dhe


djalë/vajzë e mirë rregullit.

Në këtë stad fëmija konformohet Në këtë stad, individi konformohet


ndaj rregullave që të gjejë aprovim. qorrazi ndaj rregullave/ligjeve për të
mirën e shoqërisë.
TEORIA E KOHLBERGUT
ZHVILLIMI MORAL
Niveli III: Morali paskonvencional

Stadi 5: Orientimi ndaj kontrastit Stadi 6: Orientimi ndaj principeve


social morale universale.

Në këtë stad individi megjithëse Në këtë stad, individi zgjedh vetë


dokordon që t’i mbështesë, i sheh principe etike universale që i
rregullat dhe ligjet si relative. vlerëson mbi ligjet ose marrëveshjet
sociale.
MARRËDHËNIET ME MOSHATARËT
KONCEPTI I SHOQËRISË TEK FËMIJËT.

• Humbja e egocentrizmit, aftësitë në rritje të fëmijës për të kuptuar


ndjenjat, mendimet dhe synimet e njerëzve etj, të gjitha këto luajnë një rol
thelbësor në të kuptuarit se çdo të thotë të jesh një shok apo të kesh një
shok.

• Robert Selman (1981) ka krijuar një teori që shpjegon sesi formohet


shoqëria tek fëmijët nga 7 – 12 vjeç. Ai ka përcaktuar 4 stadet e shoqërisë.
STADET E SHOQËRISË
SELMAN
Mosha 6 vjeç e poshtë Mosha 7 – 9 vjeç Mosha 9 – 12 vjeç Mosha 11 – 12 vjeç e
sipër

Shoqëria bazohet në Shoqëria fillon të Shoqëria bazohet në Shoqëria shihet si një


faktorë fizikë dhe bazohet tek reprociteti dhënien dhe marrjen marrëdhënie e
gjeografikë. Fëmija dhe tek vetëdija e dhe shokët shihen si qëndrueshme, e
është i fokusuar tek ndjenjave të të tjerëve. njerëz që ndihmojnë vazhdueshme, e bazuar
vetja dhe nuk është në Ajo fillon që të bazohet njëri-tjetrin. Vlerësimi i tek besimi. Në këtë
gjendje të kuptojë në aksionet sociale dhe njëri-tjetrit bëhet mbi kohë fëmija mund të
perspektivën e tjetrit. në vlerësimin që i bëjnë bazën e veprimeve të shoh marrëdhënien nga
Këtu është thjesht një individët njëri-tjetrit. njëri-tjetrit. Këtu pozicioni i një pale të
shok dikush që loz me shfaqet koncepti i tretë.
fëmijën. besimit.
FUNKSIONET E SHOQËRISË

• I ndihmon fëmijët që të mësojnë konceptet sociale dhe shprehitë sociale.


• Ndihmon në zhvillimin e vetëbesimit.
• Ofron struktura për aktivitetin e fëmijës.
• Përforcon dhe bën më solide normat, vlerat dhe qëndrimet e grupit dhe shërben si një kuadër për
konkurencën e individit dhe të grupit.
• Fëmijët me shoqëri të qëndrueshme, kanë qëndrime më të mira për shkollën dhe arrijnë rezultate
më të larta në mësime.
• Shoqëria është një mjet për vetëshprehje, pra ndahen frikërat, ankthet, detajet e jetës së tyre.
• Shoqëria mund të shërbejë si kompensim i njëri-tjetrit. Shpesh mund të zgjidhen shok që janë të
kundërt me njëri tjetrin.
GRUPI I MOSHATARËVE

• Grupet e moshatarëve janë relativisht informal. Ato krijohen nga vetë fëmijët dhe
kanë pak rregulla. Veprimi dhe ndryshimet në anëtarësinë e tyre janë të shpejta.
Struktura e grupit është fleksible edhe pse shumë aktivitete kryhen mbi bazën e
rregullave të përbashkëta.
• Grupi merr një rëndësi më të madhe për anëtarët e tij, kur fëmija arrin moshën 10-
12 vjeç. Konformizmi ndaj normave të grupit dhe presioni i grupit bëhet shumë i
rëndësishëm. Në këtë kohë ndarja e sekseve bëhet e dukshme, grupi është i
kompozuar nga fëmijë të të njëjtit seks, pasi ato grupe që formohen nga fëmijë të
sekseve të ndryshme kanë vlera dhe interesa të ndryshme.
ÇFARË NDIKON NË TË QËNURIT POPULLOR
BRENDA GRUPIT??
• Rezultatet në mësime dhe aftësitë atletike.
• Vlerësimet që jep mësuesi për fëmijën, vlerësimi pozitiv bën të mundur
rritjen e popullaritetit të nxënësit.
• Agresiviteti si dhe turpi ekstrem. Nuk pëlqehet as një fëmijë tepër agresiv,
as edhe një fëmijë shumë i zhurmshëm.
• Statusi brenda grupit ndikon në mënyrën sesi e shohin fëmijët vetëveten.
Fëmijët e refuzuar ndjejnë më shumë vetmi dhe ankth.
MARRËDHËNIET PRIND – FËMIJË

• Monitorim i prindit, si dhe aftësia e fëmijës për të kontrolluar dhe drejtuar sjelljen e tij, e cila
realizohet:
• Bazohet në arsyetimet dhe në sugjerime
• Përfshijnë fëmijët në vendime familjare
• Forcojnë bashkëpunimin dhe ndjenën e përgjegjësisë së përbashkët në marrëdhëniet me
fëmijët e tyre
• Përfshihen në diskutime dhe negocime me fëmijët e tyre.
• Divorci.
• Abuzimi psikologjik i fëmijës. (Refuzimi i kërkesave, mohim i ngrohtësisë familjare,
poshtërimi, terrorizimi, izolimi, shfrytëzimi mbi të gjitha abuzimi seksual)

You might also like