You are on page 1of 4

Flobest

Braimllari

VEPRIMTARI PRAKTIKE

TEMA: roli I gruas gjatë rilindjes kombëtare shqiptare për arsim dhe
gjuhë.

Gratë shqiptare qenë aktive edhe në përpjekjet për dije e arsimim të kombit.
Kështu, më 15 tetor 1891 u hap shkolla e parë për vajza në Korçë. Shkolla e parë e vashave
kishte fizionomi kombëtare dhe për nga karakteri ishte demokratike, pasi në të përfshiheshin
fëmijët e shtresave shoqërore e besimeve fetare të ndryshme. Në fillim, ajo pati tri nxënëse, por u
bë tërheqëse edhe për të tjerat, kështu që në 1912-1913, ajo arriti numrin me të madh të
nxënëseve. Personeli i shkollës në vitet e para sipas Polikseni Luarasit përbëhej nga: Gjerasim
Qiriazi, drejtor, Sevasti Qiriazi, Thanas Sina Postenani dhe Fanka Eftim. Në planin mësimor të
shkollës përfshiheshin 18 lëndë (shoqërore, shkencore e artistike) midis të cilave mësimi i lexim-
shkrimit shqip, gramatika shqipe, historia e Shqipërisë etj. Në vitin 1907 autoritetet osmane u
përpoqën ta mbyllnin shkollën, por pa sukses. U tentua përsëri të mbyllej në vitin 1910, por
përfaqësuesi i këtij misioni në Korçë protestoi dhe refuzoi që kjo shkollë të mbyllej. Shkolla u
mbyll më 10 korrik 1914 kur kishte nisur Lufta e Parë Botërore dhe ushtria greke kishte hyrë në
Korçë.
Mësueset e saj krijuan "Lëvizjen e parë femërore" në Shqipëri për arsimimin dhe afirmimin e
gruas. Si mësuese të para në këtë shkollë punuan Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi (motra të
Gjerasim Qiriazit), e më vonë edhe ish-nxënëset e tyre.
Kontribut të dukshëm për përparimin e çështjes shqiptare dhanë edhe organizata të shumta te
grave, si "Ylli i Mëngjesit" (1917) që vepronte në Korçë etj.
PARASHQEVI QIRIAZI
Parashqevi Qiriazi do të lindë në 2 qershor të vitit 1880 në Manastir. Shkollën e parë fillore dhe
të mesme do ta kryente në vendin e saj të lindjes. Më pas do të vazhdojë studimet në kolegjin e
Stambollit për vajza në degën e letërsisë dhe do të shquhej për veprimtaritë e saj studentore.
Ëndrra e saj e madhe ishte të kontribuonte për atdheun. Në një kohë të artë ku veprimtaria
patriotike ishte në kulmin e saj njerëzit më të ndritur të kombit shqiptar iu përkushtuan ideve
kombëtare dhe veçanërisht çështjes së gjuhës shqipe. Kështu ajo u bë mësuese dhe pak muaj
më vonë drejtuese në Shkollën shqipe të Vashave në Korçë.
Në 16 janar të vitit 1909 Parashqevia do të hartojë në bazë të alfabetit të ri të vendosur nga
Kongresi i Manastirit abetaren shqipe që është teksti i parë i hartuar me alfabetin e ri.
Në vitin 1912 ajo do regjistrohet në studimet pauniversitare për pedagogji në Kolegjin e
Oberlinit në Ohaio, SHBA.
Për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1914 do të largohet nga Shqipëria. Gjatë
fundit të vitit mori pjesë në krijimin e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në Sofje ku do të jetë
sekretare.
Gjatë viteve 1917-1920 ajo do qëndrojë në SHBA ku do të hapë një revistë shumë të njohur me
emrin “Ylli i mëngjesit”. Në vitin 1913 ajo emërohet drejtoreshë e shkollës së Vashave në Korçë
e cila më pas do hapet në Tiranë. Në vitet e pushtimit nazi-fashist do të arrestohet dhe do të
internohet në kampet e përqendrimit. Pas çlirimit do t’i shtetëzohet Instituti Qiriazi. Dhe do ta
ngrysë jetën si Mësuese patriote.

SEVASTI QIRIAZI
Sevasti Qiriazi-Dako lindi ne vitin 1871. Qe e para grua shqiptare që studioi në
kolegjin "Robert College", të cilin e perfundoi në qershor 1891. Po këtë vit u kthye
në Shqipëri dhe mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë. Kjo shkollë
u bë fillimi i shkollës me bazë laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej
ende me emrin e familjes Qiriazi. Sevastia mori pjesë edhe në Kongresin e
Manastirit, ku iu kushtua kryesisht përgatitjes së teksteve shkollore. Sevasti
Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka
redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin
Kristo Anastas Dako (1878-1941) dhe me të motrën Parashqevi ajo vajti në
Rumani, prej nga emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të
përdyjavshmen “Yll i mëngjesit”. Shkollën e lartë e kreu në Stamboll, pas kthimit
në atdhe nisi të punojë për shkollën shqipe të vashave.
Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit si dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e
teksteve shkollore të ngritur nga shoqëria “Përparimi”. Iu përkushtua përparimit
kombëtar dhe dha nje ndihmesë në fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të
femrës shqiptare.
ELENA GJIKA (DORA D’ISTRIA)

Elena Gjika ishte shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë


shqiptari. Ajo lindi në Bukuresht të Rumanisë më 22 janar të vitit 1829. Ndonëse
vendlindja e saj ishte Bukureshti, ajo përmend në letrat e saj origjinën e familjes së
saj nga qyteti i Pargës.
Elena Gjika me aktivitetin e saj si shkrimtare dhe publiciste, përkrahu lëvizjen e
Rilindjes Kombëtare, si dhe lëvizjen kulturore përparimtare të Europës. Ajo mbajti
lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar siç ishin: De Rada, Dhimitër Kamarda,
Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko, etj.
Disa nga studimet e saj, vlejnë të përmenden: “Kombesia shqiptare sipas kengeve
popullore” (La nationalite albanaisi d’apres les chants populaires), 1866,
“Shkrimtarët shqiptar të Italisë jugore” (Gli scrittori albanesi dell’Italia
meridionale), 1867, “Shqiptarët në Rumani” (Gli albanesi in Rumenia), 1873 etj.
Në këto studime Elena Gjika nxirrte në pah traditat, doket, kulturën dhe historinë e
shqiptarëve e luftën e popullit shqiptar kundër sundimit osman. Ajo shfaqi interesa
të shumanshme në shumë fusha si: sociologji, folkloristikë, letërsi e kritikë letrare.

You might also like