You are on page 1of 3

Erges Cangonji

Veprimtari Praktike
G3: Album me veprimtarite e Zef Jubamit, Kostanidn Kristoforidhi
Zef Jubani  lindi në Shkodër në 1818, ideolog i Rilindjes, ekonomist, folklorist e
shkrimtar, themelues i organizatës së shegertëve "Shoqëria ndihmëtare" në
Shkodër. I biri i Ndok Illisë, djali i tretë i tij, i cili kishte marr pjesë në luftime
krahas me forcat e Kara-Mahmut Pashës, që u zhvilluan kundër ushtrisë osmane në
vitin 1786. Zefi me kohë, ra në kontakte tregtare me anglezë e italianë dhe, i
ndikuar nga idetë e kohës, nisen t'i ngjallen ndjenjat patriotike që me kohën ia
forcuan dashurinë për vendin e dëshirën për lirinë e atdheut nga zgjedha e huaj.
Mbasi iu vra i ati, Zefi në 1841 ktheu në atdhe dhe në Shkodër qe ngarkuar me
dëtyra të ndryshme nga ana e qeverisë; për një kohë qe ngarkuar me dëtyrën e
furnizuesit të drithit për popullsinë e vendit dhe gjithë Rumelisë. Në vitin 1848 Zef
Jubani hyni në shërbim të konsullatës franceze. Konsulli Hecquard e kishte Zefin
në patronazh. Duhet të konsiderohet ndër të parët pararëndës të Rilindjes,
personalitet i kulturuar dhe i pajisur me ide patriotike e përparimtare. Qe kurdoherë
një kundërshtarë i klerit katolik të huaj. Që më atë kohë ai e kishte psikologjisë
mirë popullin e Shkodres. Veprimtaria patriotike e tij nuk përkonte me mendësinë
e shtresës feudale, prandaj përbuzej; veprat e tij për shumë kohë mbeten në heshtje,
kontributi i tij në lamën historike, folklorike e letrare u vlerësuan me rezerva në
presionin e disa qarqeve konservatore e antikombëtare. Më 1862 bashkëpunoi në
organizmin e lëvizjes antiosmane të Mirditës. Autor i veprave: "Përmbledhje
këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare", "Aktualiteti i popullit të
Shqipërisë së Veriut", "Kundrime mbi gjendjen morale dhe intelektuale të popullit
shqiptar", etj. Më 1871, botoi në Trieste "Përmbledhje këngësh popullore dhe
rrapsodish shqiptare": Rëndësia e këtij libri qëndron në atë se është përmbledhja e
parë e folklorit nga një autor shqiptar brenda vendit. Këngët historike me temë
patriotike e kanë vlerën e vet të veçantë, të cilat frymëzonin masat e gjëra
popullore për çlirimin kombëtar. Në libër autori ka përfshi edhe disa krijime të
autorëve tjerë, si dhe një poezi të bukur nga një autor anonim me titull "Zâni i
kasnecëve", kjo vjershë ishte një kushtrim kundër pushtuesve turq, e ndërtuar
bukur artistikisht dhe me porosi të qarta atdhetare. Ishte e përkthyer edhe frengjisht
dhe kishte pasur ribotime. U nda nga jeta më 1 shkurt 1880 në Shkodër.
Kostandin Kristoforidhi u lind në Elbasan, në vitin 1827. Pasi kreu mësimet
fillestare në vitin 1847 u regjistrua në gjimnazin Zosimea të Janinës, Asokohe, si
student u njoftua me albanologun e madh gjerman, Johan Georg von Hahn,  i cili
kishte arritur në Shqipëri për të studiuar shqipen e për të hartuar një fjalor shqip-
gjermanisht.Në vitin 1857, Kristoforidhi shkoi në Stamboll, me qëllim   dhe për të
treguar nevojën e një pune të re me përkthimet shqipe ku edhe hartoi një
Memorandum për gjuhën shqipe. Qëndroi në Maltë deri më 1860 në një seminar
protestant dhe ndërkohë përfundoi përkthimin e Dhiatës së re toskërisht e
gegërisht.Kristoforidhi ishte studiues i shquar i gjuhës shqipe, veprimtar i Rilindjes
Kombëtare, i arsimit dhe i kulturës shqiptare në përgjithësi. Paraqiti disa nga idetë
e rilindësve për njësinë e Shqipërisë autonome, për lashtësinë e virtytet e
shqiptarëve, si edhe gjendjen e arsimit e të dialekteve të shqipes në punimin
Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shenjta (1860). U
vendos mësues në Tunis deri më 1865, kur hyri në marrëdhënie me përfaqësuesin e
Shoqërisë Biblike të Londrës në Stamboll. Botoi më 1866 përkthimin e parë
gegërisht “Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve” dhe vijoi për shumë vjet
përkthimet: Psallmet (1868 toskërisht, 1869 gegërisht), Dhiata e re (gegërisht 1869,
toskërisht 1879), Të bërët dhe të dalët (toskërisht 1880), Bleni i dytë (toskërisht
1882) Fjalët e urta të Solomonit dhe Bibla  e Isaisë (toskërisht 1884). Ka lënë
dorëshkrim Krijesa dhe të dalët gegërisht, si edhe disa shkrime të tjera që nuk janë
gjetur. Udhëtoi disa herë nëpër Shqipëri që nga viti 1870 për të mbledhur fjalë e
shprehje nga goja e popullit, për të përhapur librat e vet dhe për t’u mësuar
bashkatdhetarëve shqipen letrare. Shoqëria Biblike i ndërpreu marrëdhëniet me të
më 1874 pa paralajmërim, sepse u vërtetua që ai nuk besonte në frymëzimin hyjnor
të Biblës. U detyrua të shiste dru e qymyr e të hapte një pijetore në Tiranë, por
jepte fshehurazi mësime të shqipes. Në vitin 1884 u vendos në Elbasan, ku vijoi të
jepte shqipen fshehurazi derisa vdiq. Veprimtaria e tij themelore ishte në dy fusha
të lidhura ngushtë: për gjuhën dhe për shkollën shqipe. Botoi më 1867 Abetaren
gegërisht, më 1868 toskërisht dhe libra të vegjël për nxënësit. Bashkë me atdhetarë
të tjerë mori pjesë në Komisionin për alfabetin e për arsimin më 1867 në Stamboll
dhe i vazhdoi më pas përpjekjet e përbashkëta për alfabetin. U përpoq me Hasan
Tahsinin e të tjerë të përparonte shkollën shqipe. Idetë më të rëndësishme i ka
shprehur në një letër drejtuar Nikolla Naços, në vitin  1888. Vepra themelore e
Kostandin Kristoforidhit, për të cilën punoi gjithë jetën, është “Fjalori i gjuhës
shqipe”. Më 1882 botoi Gramatikën e gjuhës shqipe sipas dialektit toskë. Ka lënë
edhe disa dorëshkrime me shënime gjuhësore. Përkrahte teorinë për prejardhjen
pellazge të shqipes. Nxori në dritë vlera të shumta të visareve të gjuhës së popullit,
dha ndihmesë të veçantë për pastërtinë e gjuhës dhe dëshmoi se dialektet  nuk
kishin dallime të mëdha. Me lëvrimin që i bëri gjuhës shqipe në përkthimet e në
veprat e tjera ndihmoi për themelimin e gjuhës letrare kombëtare. Provoi prozën
me tregimin e shkurtër, “Gjahu i malësorëve”, “Hieja e Tomorit”

You might also like