You are on page 1of 19

111 VJET PAVARËSI

Aqif Pashe Elbasani- Figure e shquar e historise


sone
Këtë kohë transformimi, historia do të dijë të dallojë patriotin nga tradhtari dhe
do t’i caktojë secilit vendin e vet… se ç’vend do të kem unë në histori këtë nuk e
di. Sa për Ju , Emri juaj i Shkëlqyer si patriot , do të mbetet i shkruar në faqet e
ndritura të historisë sonë. –Ismail Qemali –

Janë pikërisht këto fjalët e plakut të urtë të Vlorës në letrën e dërguar në vitin 1913.
Aqif Pasha është një figurë që ka një rol vendimtar në kongreset kombëtare që prej
periudhës së Rilindjes e deri në bashkimin e tij. Edhe pse refuzoi të merrte pjesë në
Kuvendin e Vlorës, u kujdes që atje të mos mungonin delegatë nga qyteti i tij.
Jeta
Aqifi lindi në qytetin e Elbasanit, mbaroi arsimin e mesëm në
vendlindje, studimet e larta për drejtësi i kreu në Stamboll, ku
u lidh herët me qarqet patriotike shqiptare. Pas fitores së
Revolucionit xhonturk, ai u bë kryetar i klubit “Bashkimi. Qe
ndër njerëzit më të shquar, me më merita në organizimin e
kryengritjes së përgjithshme për shpalljen e Pavarësisë dhe u
vu pa hezitim në krah të Ismail Qemalit, jo pa shkak e qëllim ,
vjen për të ajo konsideratë e përmendur dhe e pashoqe prej
plakut të Vlorës. Aq sa qe e çmuar vepra e tij në organizimin
dhe drejtimin e kryengritjes së përgjithshme , po aq e çmuar
dhe e lavdëruar qe nisja e punës e detyrave të shumta të
shtetit më të ri në Europë, ku aftësitë e tij, në lëmin e
shkencës së drejtësisë dhe jurispudencës do të ishin për
Shqipërinë e Mëvetme si ujë, si drita, si dielli!. ..Në nëntor
25-11-1912, në harmoni me patriotët e tjerë e të lavdishëm të
qytetit, ngriti flamurin e pavarësisë në Elbasanin e zemrës,
duke u treguar pushtuesve serbë, që patën marrë revan si
qen të tërbuar, se do të quheshin, thjesht armiq, pasi po
shkelnin një vend sovran dhe të pavarur.
-Pena me te cilen u firmos
deklarata e pavaresise
-Deklarata e pavaresise 28
nentor 1912
40 FIRMETARET E AKTIT TE PAVARESISE

1. ISMAIL QEMAL BEJ VLORA (1844-1919)


Lindur në Vlorë. Në fillim të shek. XX, Ismail Qemali filloi t'i
përkushtohej çështjes shqiptare, duke ngritur zërin për autonominë e
Shqipërisë. Lidhi kontakte me pothuaj të gjithë kolonitë patriotike të
shqiptarëve jashtë e brenda vendit, sidomos në zonën e Vlorës.
Arratiset nga Stambolli dhe vijoi jetë nëpër Evropë, duke nisur kështu
rrugën e pakthyeshme të veprimtarisë politike në favor të Shqipërisë.
Merr pjesë në hartimin e Librit të Kuq - Memorandumi i Greës
bashkë me Luigj Gurakuqin. Ndihmoi lëvizjen e armatosur të
shqiptarëve në kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910-1912. Ishte
organizatoi kryesor i mbledhjes historike të 5 nëntorit 1912 në
Bukuresht, ku u vedos e ardhjma e Shqipërisë. Më 28 nëntor,
deklaroi në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë nga Porta e Lartë, duke e
krijuar kështu shtet më vete. Firmoi i pari dokumentin e
pavarësisë kombëtare, me siglën "Ismail Kemal". U zgjodh
kryeministër i qeverisë shqiptare dhe ministër i Punëve të
Jashtme. Vdiq në Peruxhia të Italisë, në rrethana misterioze
, të cilat të shtojnë dyshimin për një vrasje edhe në citimin e
fjalëve të tij të fundit:"Më hëngër në besë!". Eshtrat ndodhen në
Vlorë.
Isa Boletini dhe Ismail Qemali
Simbol I bashkimit veri-jug per
shpalljen e Shqiperise shtet I
pavarur
2. DOM NIKOLL KAÇORRI (1862-1917)
Lindur në fshatin Kre i Bajrakut të Lurës. Rridhte nga një
familje, babai i së cilës ishte katolik, ndërsa nëna islame, gjë
që tregon për tolerancën fetare.Mori pjesë në Kongresin e
Manastirit. Në nëntor të vitit 1912, si delegat i Durrësit, mori
pjesë në kuvendin e Vlorës .U zgjodh nënkryetar i qeverisë
shqiptare. Pas rënies së kësaj qeverie, emigroi jashtë
atdheut, ku vazhdoi veprimtarinë e vet politike e patriotike,
derisa vdiq në Vjenë në maj 1917.

3. VEHBI DIBRA AGOLLI (1867-1937)


Lindur në Dibër të Madhe. Mori pjesë në Kongresin e Dibrës.
u zgjodh kryetar i Kongresit; më 1912, mori pjesë në
Kuvendin e Vlorës, si përfaqësues i Dibrës firmosi vendimin
e pavarësisë me siglën në turqisht "Vehbi Dibra". Vdiq në
Tiranë.
4. JORGJI KARBUNARA - BABË DUDË KARBUNARA (1842 - 1917)
Lindur në Berat. Shërbeu si mësues i shqipes dhe bashkëpunoi me
Kostandin Kristoforidhin. U zgjodh delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës,
ku si i tillë, firmosi aktin e shpalljes së pavarësisë me siglën "J.
Karbunara“.Vdiq në Berat.

5. ELMAS BOCE (1852-1925)


Lindur në Gjirokastër. Mori pjesë në mbedhjen e Manastirit të Cepos.
Ndërsa, në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në kuvendin e
Vlorës, ku firmoi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën "Elmas
Boce".

6. VELI HARÇI (1850-1914)


Lindur në Gjirokastër. Përfaqësoi Gjirokastrën në kuvendin e Vlorës dhe
firmoi aktin e pavarësisë, me siglën "Veli Harçi". Vdiq nga një atak
kardiak në Vlorë, ku kishte edhe familjen, të zhvendosur nga Gjirokastra
që në kohën kur u emërua me detyrë zyrtare në Vlorë.

7. QAZIM KOKOSHI (1882-1945)


Lindur në qytetin e Vlorës. Mori pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor
1912, si delegat i Vlorës. Firmoi aktin e pavarësisë me siglën " Qazim
Kokoshi". Pas vrasjes së të dhëndrit të tij, dëshmorit Reshit Çollaku (i
shoqi i së bijës),u arrestua nga GESTAPO-ja dhe u internua në Bergamo.
Në prill 1946, komunistët e arrestuan, i cili ishte kthyer në Shqipëri nga
internimi nazist. I izoluar vdiq nga torturat.
8. JANI MINGA (1872-1947)
Lindur në fshatin Shënpjetër të Fierit. Mori pjesë në kuvendin e
Drashovicës, në mbështetje të Memorandumit të Gërçës. U
zgjodh delegat i Vlorës dhe si i tillë firmoi vendimin e pavarësisë
me siglëm "J. Minga". Vdiq në Vlorë. "Mësues i Popullit"

9. REXHEP MITROVICA (1888-1960)


Lindur në Mitrovicë në një familje atdhetare. U shqua si aktivist i
lëvizjes për çlirim kombëtar dhe si i tillë mori pjesë në kuvendin
e Vlorës. Kosova, duke qenë e pushtuar nga serbët, u
përfaqësua në kuvend nga Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e Bedri
Pejani, delegatë të Gjakovës, Pejës e Gucisë. Firmoi aktin e
pavarësisë kombëtare, me siglën "Rexhep". Pas rënies së
qeverisë së tij dhe triumfit të komunistëve, u largua nga atdheu
dhe vdiq në Ankara.

10. DHIMITËR TUTULANI (1875-1937)


Lindur në Berat.Ndihmoi lëvizjen patriotike, duke u bërë
bashkëpunëtor i veprimtarëve dhe idealeve kombëtare. Zgjidhet
delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e
pavarësisë kombëtare, me siglën "Dh. Tout.". Vdiq në Berat,
duke lënë të shkruar në testament se një pjesë të pasurisë së tij
ia falte qytetit për shkolla, rrugë, mirëqënie, etj.
11. ARISTIDH RUÇI (1875-1950)
Lindur në Sheper të Zagorisë. Me armë në dorë merr pjesë në
kryengritjen e përgjithshme më 1911. Si delegat I Vlorës merr pjesë
në kuvendin e pavarësisë dhe firmoi me siglën "A. Ruci“. Pushtuesit
fashistë e internuan në Itali. Vdiq në Vlorë.

12. ABDI TOPTANI (1864-1942)


Lindur në Tiranë. Në vitin 1902 organizoi forcat kryengritëse kundër
osmanëve në Shingjergj dhe Shupal. Në nëntor 1912 priti në Durrës
Ismail Qemali dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë, ku mori pjesë në
ngritjen e flamurit. Në kuvendin e Vlorës, përfaqësoi Tiranën e Krujën
dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën "Abdi".

13. ABAS DILAVER CELKUPA(1855-1926)


Lindur në Durrës. Ndihmoi kryengritjet sporadike, që shpërthenin me
qëllim mposhtjen e forcave osmane.Firmosi aktin e pavarësisë si
delegat i Durrësit, me siglën "Abas Dilaver". Celkupa vdiq në Durrës

14. MID'HAT FRASHËRI (1880-1949)


Lindur më 1880 në Janinë. Në kongresin e Vlorës, Frashëri ishte
delegat i Elbasanit e Ipekut dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën
"Mid'hat Frashëri Kundërshtar i komunistëve, u detyrua në nëntor
1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një
udhëtimi për në Nju Jork vdes si pasojë e një ataku kardiak, në tetor
1949
15. SHEFQET DAJIU (1882-1946)
Lindur në Elbasan. Përshendeti organizimin e Kongresit të
Elbasanit dhe hapjen e Normales, Në nëntor 1912, gjendet
ne Vlorë, si delegat i Elbasanit dhe firmoi dokumentin e
indipendencës me siglëm "Shefqet Daji". I cilësuar si
bashkëpunëtor me pushtuesit, Dajiu u arrestua nga fronti
nacional-çlirimtar dhe u burgos, për të vdekur në burg në vitin
1946.

16. ZIHNI ABAS KANINA HAMZARAJ (1885-1957)


Lindur në Kaninë të Vlorës në një familje të vjetër feudalësh.
Në kuvendin e Vlorës, si delegat i Vlorës, firmoi dokumentin e
pavarësisë, me siglën "Zihni Abbas Kanina". Behet pjesë e
Ballit Kombëtar, gje qe nuk u pëlqeu komunistëve të
pasluftës, të cilët në vitin 1951 e arrestuan dhe e burgosën
në Tiranë. Vdiq duke u lënë në harresë nga regjimi i kohës
dhe duke mos i vlerësuar punën e tij në shërbim të kombit .

17. XHELAL KOPRËNCKA


Lindur në Skrapar. Veprimtar i luftës për çlirim kombëtar,
sidomos me një të afërm të tij, Ali Koprëncka. Si delegat i
Skraparit, merr pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare
dhe firmon dokumentin e indipendencës me siglën “Xhelal
Ko.". I ndjekur nga elementë antikombëtarë, Koprëncka u vra
pabesisht në vitin 1919 në zonën e Skraparit nga forcat
greke.
18. HAJREDIN CAKRANI (1860-1942)
Lindur në Cakran të Fierit më 1860, në një familje me
autoritet në zonë,Ishte shoqëruesi kryesor në
rrugëtimin e Ismail Qemalit nga Durrësi për në Vlorë.
Vdiq në vitin 1942, ndërsa teqeja ku kishte varrin u
hodh ne erë gjatë regjimit totalitar.

19. QEMAL KARAOSMANI ELBASANI (1875-1949)


Lindur në Elbasan. Studimet e larta i përfundoi në
Stamboll për shkenca politike dhe administratë.
Punoi dhe ndihmoi në organizimin e Kongresit të
Elbasanit në vitin 1909. Në nëntor 1912 u zgjodh
delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës dhe si i tillë,
Karaosmani firmoi dokumentin e pavarësisë
kombëtare, me siglën "Qemal Elbasani". Rrethanat e
krijuara pas Çlirimit, e vendosën në Kavajë, qytet ku
vdiq.

20. ILJAZ VRIONI (1882-1932)


Lindur në Berat më 1882. Nënshkrues i Deklaratës
së Pavarësisë, me siglën "Iljas Vrijon", si delegat i
Beratit; Vdiq në Paris dhe u varros në Berat. Në vitin
1946, komunistët zhvarrosën eshtrat e tij dhe i
hodhën ato në lumin Osum.
21. SALI GJUKA (1876-1925)
Lindur në Pejë, në vitin 1876. Si përfaqësues nga Kosova
dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë
në shpalljes e pavarësisë kombëtare dhe firmoi aktin me
siglën "Salih Gjuka“. Tuberkulozi e mposhti, në tetor 1925
në Berat. "Mësues i Popullit"

22. DHIMITËR BERATTI (1888-1970))


Lindur në Korçë në vitin 1888. Ka firmuar aktin historik të
shpalljes së pavarësisë, me siglën "D. Beratti", në emër të
kolonisë së Bukureshtit. Vdiq në Romë më 1970 nga një
aksident automobilistik.

23. DHIMITËR MBORJA EMANOIL (1884-1945)


Lindur në Mborje. Firmos aktin e pavarësisë me siglën "Dh
Emmanuel" në emër të kolonisë së Bukureshtit. Vdiq në
Bukuresht.
24. DHIMITËR ZOGRAFI (1878 - 1947)
Lindur në Korçë. U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit
për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912
firmos vendimin e Pavarësisë me siglën "Dimitri Zografi". Vdiq në
Bukuresht rreth vitit 1947.

25. MURAD TOPTANI (1867-1918)


Lindur në Aká (Turqi), ku ishte internuar i ati Seremedin pashe
Toptani. Mori pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912 dhe si
delegat i Tiranës, firomoi aktin e indipendencës, me siglën "Murad
Toptani". Vdiq në Tiranë, një vit pasi u kthye ne atdhe. Murad Toptani
ishte një artist i shquar, piktor e skulptor.

26. PANDELI CALE (1879 - 1923)


Lindur në Korçë. Merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe si
vetëdashës shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor
1912, si delegat i Korçës, firmos manifestin e pavarësisë me siglën
"Pandeli Cale". Vdiq i sëmurë në një spital të Selanikut.
27. LUIGJ GURAKUQI (1879-1925)
Lindur në Shkodër. Ai firmoi aktin me siglën "Luz
Gurakuqi". Pretendimet se Gurakuqi është vrarë nga
Zogu, kanë mbetur enigmë dhe të pasqaruara.

28. BEDRI PEJANI (1885- 1946)


Lindur në Pejë. Në nëntor 1912, u zgjodh përfaqësues i
Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, mori pjesë në
mbledhjen e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë me
siglën "Bedri Pejan". Vdiq në spitalin-burg të Prizrenit.

29. SPIRIDON ILO (1876 - 1950)


Lindi në Korçë. Thuhet se Spiridon Ilo solli flamurin
shqiptar që u ngrit në Vlorë. Në mbledhjen e 28 nëntorit,
si përfaqësues i Korçës, firmosi aktin e pavarësisë me
siglën "Spiro T. Ilo". Vdiq në Korçë.
30. THANAS FLOQI (1884-1945)
Lindur në Korçë. Në Kongresin historik të Vlorës, mori pjesë si
delegat i Korçës dhe më 28 nëntor 1912 firmoi vendimin e
pavarësisë me siglën "Thanas V. Floqi". Vdiq në Elbasan.
31. QEMAL MULLAJ (1881-1966)
Lindur në Berat. Si delegat i Lushnjes, ai në nëntor 1912 mori pjesë
në kuvendin historik të Vlorës dhe firmoi aktin e shpalljes së
pavarësisë, me siglën "Qem. Mullaj". Vdiq në Tiranë.

32. LEF NOSI (1873-1946)


Lindur në Elbasan. U arsimua në shkollën fillore të atij qyteti dhe
studimet e mesme i përfundoi në Athinë. Në nëntor 1912 ishte
delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e pavarësisë
me siglën "Lef Nosi". Ai mbajti në ruajtje dokumentin origjinal të
shpalljes së pavarësisë kombëtare.

33. DR. HAFIZ MYRTEZA ALI STRUGA


Lindur në Strugë, rreth dekadave të fundit të shek. XIX. Në Kuvendin
e Vlorës, në nëntor 1912, përfaqësoi Strugën dhe me këtë status
firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën "Dr. H. Myrteza".
Shërbeu në Tiranë si mjek dhe farmacist, ku dhe vdiq vitin 1937.
34. NURI SOJLIU (1870-1940)
Lindur në Strugë. Veprimtar i lëvizjeve për çlirim kombëtar. Në
nëntor 1912, u zgjodh delegat i Strugës në kuvendin e Vlorës,
ku firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën "Nuri". Vdiq
në Strugë, ku ende sot gjenden eshtrat e tij.

35. MUSTAFA MERLIKA KRUJA (1887-1958)


Lindur në Krujë. Gjendet në Vlorë, si delegat i Krujës dhe merr
pjesë në kuvendin e Vlorës. Aty firmoi aktin e pavarësisë
kombëtare, me siglën "Mustafa Asim Kruja". Vdig ne Niagara
Falls ne SHBA.

36. FERIT VOKOPOLA (1887-1969)


Lindur në Vokopolë të Beratit.Në nëntor 1912 zgjidhet delegat i
Lushnjes për në kuvendin e Vlorës. Aty firmoi aktin e
pavarësisë kombëtare, me siglën "M. Ferit Vokopola". Vdiq në
Durrës.
37. YMER DELIALLISI (1873-1944)
Lindur në Shijak.Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme,
e cila çoi në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Deliallisi
mori pjesë në këtë ngjarje historike dhe firmoi çertifikatën e
lindjes së shtetit shqiptar, me siglën "Ymer". Dërgoi
telegram veprimtarëve që ndodheshin në Shijak që ta
ngrinin flamurin kombëtar sa me parë. I internuar nga
nazistët, vdes në burg, në Tiranë.

38. XHEMAL DELIALLISI (1880-1941)


Lindur në Shijak. Në nëntor 1912, si delegat i Shijakut, mori
pjesë në shpalljen e pavarësisë. Firmoi dokumentin e
indipendencës me shënim në osmanisht "Xhemmalyyddin
bej". Vdiq në Tiranë.
39. NEBI SEFA (1861-1942)
Lindur në Lushnje. Përkrahu Kongresin e Manastirit dhe
filloi të propagandojë shkrimin e shqipes me gërma latine.
Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në
kuvendin e Vlorës. Sefa mori pjesë në mbledhjen e parë të
këtij kuvendi historik dhe më 28 nëntor nënshkroi aktin e
pavarësisë, me siglën "Nebi Sefa Lushja". Vdiq në
Lushnje.

40. ZYHDI OHRI


Lindur në Ohër. Studimet i përfundoi në Turqi. Ishte pjesë
e lëvizjeve kombëtare dhe i luftës për çlirim nga osmanët.
Ka organizuar veprimtari e tubime të ndryshme, duke
propaganduar idetë kombëtare. I zgjedhur nga Ohri si
delegat, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmoi aktin e
pavarësisë, me siglën "Zuhdi Ohria". Ishte pjesë e Senatit
të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Më pas, shkoi në
Elbasan, ku bashkëpunoi me Aqif pashë Biçakçiun.
Mbështeti qeverinë e Sulejman Delvinës, të dalë nga
Kongresi i Lushnjes më 1920.

You might also like