You are on page 1of 3

Ishte shkrimtar, studiues, përkthyes.

Lindi në fshatin Iballë të Pukës, më 29 mars të vitit 1912, në


familjen e Pematëve. Mbetur jetim në moshën 11-vjeçare, nën kujdesin e Imzot Pietro della Pietra-s, u
regjistrua në Shkodër në jetimoren e Jezuitëve. Më pas, vijoi studimet në Kolegjin Saverian të
Jezuitëve, në degën e studimeve klasike, ku pati profesor Dom Ndre Mjedën, Atë Zef Valentinin
etj.Bënte pjesë në rrethin letrar të Gjergj Fishtës, që i botoi dhe librin e parë.Me mbylljen e shkollave
fetare ku ishte diakon, përfundoi Liceun në Shkodër. U emërua mësues i Gjuhës dhe Letërsisë në
Liceun e Korçës (1938-1940) dhe në Liceun e Shkodrës (1940-1946).Më 1941, në emër të profesorëve
të Liceut të Shkodrës, i paraqiti një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, për t'iu përgjigjur
akuzave denigruese të Fulvio Cordigniano-s ndaj shqiptarëve.Që nga viti 1941 u zgjodh anëtar i KANÇ-
it, si përfaqësues i nacionalistëve. Pas vrasjes së shokut të tij, Manush Alimanit, u detyrua t'i
bashkohej Luftës Antifashiste Nacionalçlirimt are në krah të komunistëve, duke u bërë anëtar i Partisë
Komuniste Shqiptare dhe duke marrë pjesë në luftë..U zgjodh deputet i Shkodrës në dy legjislaturat e
para pas luftës. Në Gjyqin e Deputetëve, gjatë hetuesisë së Enver Zazanit, u akuzua si anëtar i
organizatës së «Grupit të Deputetëve». Në prill të vitit 1946, u emërua në Ministrinë e Arsimit, më 28
janar 1947 Sekretar i Përgjithshëm i Institutit të Shkencavet dhe, më 1950, Sekretar i Përgjithshëm i
Lidhjes së Shkrimtarëve.Më 1953 nisi dhe përndjekja ndaj tij, për kundërshtitë ndaj zbatimit të
Metodës së Realizmit Socialist dhe, sidomos, modelit sovjetik të saj.Më 1954, u shkarkua nga
funksionet dhe u emërua mësues në gjimnazin «Qemal Stafa>>. U arrestua më 24 qershor 1955 me
urdhër të hetuesit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Major Raqi Zavalanit, "për veprimtari
armiqësore kundra Pushtetit": "Në fillim aktiviteti i tijë ka qenë drejtuar kundër politikës së Partisë
dhe të Shtetit në lëmin e letërsisë. Ai ka shprehur mendimin e tij mbi pazotësinë e njerzve të Partisë
për të zgjidhur problemet e letërsisë. U vërtetua se i pandehuri Mark Ndoja ka filluar të shkruajë një
seri vjershash me përmbajtje antishtetërore në të cilat ve në lojë udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit.
Mendimet e çfaqura në këto shkrime, ashtu si e pranon edhe vetë i pandehuri, janë antishtetërore
dhe ato dëmtojnë interesat e shtetit t'onë të demokracisë popullore. Karakteri armiqësor i këtyre
shkrimeve del i qartë edhe nga fakti se sikur edhe këtu shkrimtarët trajtohen keq nga ana e Partisë
dhe e Shtetit. Ai është munduar t'i paraqesë organet e drejtësisë si organe terroriste. Përmbajtja e
shkrimeve të tija dhe e mendimeve është haptazi antishtetërore. Këtë i pandehuri e ka kuptuar dhe
për deri sa e ka vazhduar në mënyrë sistematike del se edhe e ka dëshiruar një dëmtim të tillë."Një
nga akuzat ishte edhe zgjedhja e tij për të shkruar gegnisht!!!Më 16 janar 1956, me vendim të Këshillit
Gjyqësor të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, u dënua me 6 vjet burg, «për krimin e agjitacjonit dhe
të propagandës kundër Republikës Popullore të Shqipërisë». Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit.U
lirua më 1960 dhe, deri më 1964, bashkëpunoi si përkthyes i jashtëm i shtëpisë botuese <<Naim
Frashëri». Përtheu nga shqipja në italisht në anonimat një vëllim me tregime të autorëve të rinj
shqiptarë, veprën e Mjedës, Kënga e fundit e Balës të Gavril Darës. Përktheu në shqip Komedinë
Hyjnore të Dante Alighierit, veprën e Horacit, Antologji të Poetëve të mëdhenj italianë.I dërgoi një
letër Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut për botimin e përkthimit të Ferrit me rastin e 700 vjetorit të
lindjes së Dantes dhe, si përgjigje, më 25 dhjetor 1964, ditën e Krishtlindjeve, u internua në ishullin e
Zvërnecit. Më 1968, një ditë para se të transferohej në Berat, i ra një iktus cerebral dhe u mbajt i
paralizuar në spitalin e Vlorës nga Dr. Ibrahim Dervishi, dhe 6 muaj në Spitalin e Burgut në Tiranë.U
lirua në qershor 1968. Vdiq në Tiranë, më 22 qershor të vitit 1972.Figurat më të ndritura të kombit,
(mjafton t'u shohësh biografinë dhe kupton se sa shumë dëshirë kishin e se sa shumë bënë për
Atdheun), u përsekutuan, përndoqën, hodhën në burgje dhe u pushkatuan nga regjimet e egra dhe të
shthurura që kaloi kombi yn
Ndrek Gjini lindi më 1 tetor të vitit 1963 në fshatin Breg të Pukës,
është shkrimtar dhe gazetar shqiptar.
•Biografia: Lindi në fshatin e Breg të Pukës më 1 tetor të vitit 1963.
Shkollën e mesme e kreu në qytetin e Fushë-Arrëzit. Mbaroi studimet
e larta në Universitetin "Luigj Gurakuqi" Shkodër, Dega Gjuhë-Letërsi.
Punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme Iballë, Pukë, Gazetar-
redaktor në gazetën "Përpjekja", Pukë, Redaktor e më pas
kryeredaktor në gazetën "Kombi" Tiranë", Gazetar në Agjencinë
Telegrafike , Gazetar në gazetën "Rilindja Demokratike". Ishte
Zëdhënës i Ministrisë së Brendshme dhe e pastaj u kthye sërish në
gazetën "Rilindja Demokratike", ku punoi deri me 2001. Më pas
emigroi në Irlandë, ku studioi Heritage. Kreu kursin me kohë të plote
në këtë degë ku arriti BA dhe më pas edhe MA në këtë degë, si dhe
MA ne Letersi ne National University of Ireland, Galway.Ka botuar
poezi, publicistikë dhe ese si në Shqipëri ashtu dhe në Irlandë. Është i
martuar dhe ka dy fëmijë. Per me se nje vit ka qene Arts Office
Assistant prane Drejtorise se Artit dhe Kultures ne Bashkine e Qytetit
Galway. Aktualisht punon Programme Coordinator prane Drejtorise
Arsimore te ketij qyteti.Botime: "Prijesit e Rebelimit" (Publicistike),
2001. "Rivrasja e Azem Hajdarit" (Publicistike), 2002. "The Death of
Night" (Selected Poems), 2011. "Shtepia e mallkuar" (Drame me dy
akte), 2011, Historia Reale e Shqiperise,(Publicistike) 2012.
"(SH)KRIME NE HISTORI -Publicistike- 2019 dhe "The Invention of
Shoes" - Poezi -Galway Academic Press - 2020.
"Poeti i Malesise Prendush Gega" Artist i Merituar.
Prendush Gega u lind me 2 gusht 1850 ne shtatin Bicaj, dikur lagje e
Kabasht. I ati quhej Gege Paloka. E ema Lene, bi prej Qerreti te Vogel.
Edhe e shoqaja quhej Lene. Kane pase nje vajze, e martume ne Fierze.
Prendush Gega (1850-1938) eshte autor i me se 100 kengeve historike,
shoqerore dhe humori e satirash per me se 50 vjet krijimtari.Kenget e
tij me tematike historike qe prej Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Lufta
per Liri e Pavaresi, Lufta kunder pushtuesve serbo-malazezve e tjere
deri me 1920, bashke me kenge per Bajram Beg Currin si edhe  kenget
e kundershtimit te taksave te pazakonta, pasojat e
Kryngritjes 1926 deri tek kenge per Mbretin Zogu I; te cilat ne teresi u
bene model, shembulli, "kengetore" (shkolle rapsodie) per rapsodet
pasardhes.Kane mbete kenge lapidar kenget per Rrethimin
e Shkodres, Lufta e Fletit; kenge per Gjin Leken, Zeke Jakinin,  Mustaf
Age Kryeziun, Ndrec Mar Deden, Sali Kabashin, Nikolle Currin etj.
Kjo krijimtari e rrale eshte kenduar qe prej rrafshit
te Dukagjinit, Kosove, deri ne Brigjet e Adriatikut, si edhe ne festivale
kombetare.Emigrantet i kane kenduar edhe ne Europen Veriore e
Perendimore ne SHBA (USA).
Studiues dhe profesore te shquar e kane quajte:
-Poeti i Kabashit (L.Shantoja, 1921)
-Histori e Gjalle (Migjeni, 1936)
-Poeti i Malesise (Prof,E.Koliqi, 1942)
-Nje rapsod i madh (Prof.Z.Sako.1971)
-Poet popullore i Kabashit (Prof. J.Kastrati, 1982)
-Figure Emblematike (Prof. A.Xhangolli, 2010).

You might also like