You are on page 1of 7

Sterjo Spasse

1914-1989
Jeta dhe veprimtaria letrare

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi


Drejtim Ekonomik III
Prof. Fitnete Murat

•Sterjo Spasse lindi me 14 gusht 1914 në fshatin Gllomboç


të Prespës, në rrethin e Korçës. Shkollen fillore e kreu ne
vendlindje dhe në Korçë, ndërsa shkollën e mesme, në
normalen e Elbasanit, më 1932.
•Një kohë punoi si mësues. Më vonë vazhdoi studimet e
larta për pedagogji në Firencë të Italisë dhe mandej për
letërsi në Bashkimin Sovjetik. Ai punoi në revistat
pedagogjike dhe letrare : "Shkolla e re", "Arsimi popullor",
"Literatura jonë", "Nëntori" etj.
•Punoi edhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të
Artistëve të Shqipërisë. Është ndër themeluesit e revistes
"Normalisti" (1929).
•Ka qenë redaktor i revistës "Shkolla shqiptare".
•Veprimtaria krijuese e Sterjo Spasses është e larmishme.
Ai fillon të shkruajë që në bankat e shkollës Normale të
Elbasanit, më 1929, fillimisht shkrime publicistike me
karakter social e pedagogjik.
• Më 1932 botoi monografinë "Prespa e vogël".
Botoi rreth pesë vëllime me përmbledhje tregimesh:
"Kurorë rinie" 1934.
"Në krahët e një femre" 1934,
"Nusja pa duvak" 1944,
"Të fala nga fshati" 1958,
"Sokolesha" 1967.

• Romanet më të • Ka botuar tekste


njohura janë: shkollore :
• : "Pse?!..." 1935. • "Antologji për
• "Afërdita" 1944, shkollat
• "Ata nuk ishin shtatëvjeçare e të
vetem" 1952. mesme",
• "Afërdita përsëri • "Gramatikë e
në fshat" 1954. gjuhës shqipe",
• "Buzë liqenit" • "Letërsia e huaj",
1965 • "Teoria e
• "Zjarrë" 1972. letërsisë“.
• Përkthime :
"Të mjerët" e Viktor Hygosë, 1935,
"Kasollja e xha Tomit" 1958,
"Nusja" te Karasllavovit 1958
Vëllimin me tregime "Albena" të Jordan Javkovit 1966.
Vdiq me 12 shtator 1989 në Tiranë.
Analizë e romanit “PSE”
• Sterjo Spasse ka realizuar me sukses tragjiken e
individit të kohës në romanin” PSE” duke trajtuar tri
tema kryesore: jetën, dashurinë dhe vdekjen. Këtë
roman ai e shkroi gjatë kohës kur ishte mësues dhe e
botoi në vazhdime, kurse në fund te vitit 1935 botohet
si libër i veçantë në Korçë. Veprimi i romanit zhvillohet
në formë ditari, të cilin sikur e mban Gjon Zaveri,
kryepersonazh i veprës, i cili pasi ka mbaruar studimet
është kthyer në vendlindje dhe është kacafytur me
ambientin në të cilin jeton.Prindërit e fejojnë me një
bashkfshatare të quajtur Afërdita . Konkretisht Sterjo
Spasse në këtë roman flet për traditat patriarkale në
Shqipëri. Martesa e dy të rinjve pa u parë njëri me
tjetrin, por veç me dëshirën e prindërve. Gjoni ishte i
pakënaqur nga kjo martesë dhe jo se pse ishte fajtore
Afërdita, por sepse ishte i preokupuar me filozofine
ekzistenciale, që në kushtet e këtilla nuk ishte e
mundur të shprehet.
Në roman jepen përshkrime të bukura të fshatit ku
jetonte Gjoni sidomos dallohet përshkrimi zakoneve të
dasmës dhe ceremonive të ndryshme fetare, të cilat
jepen si vendtakime të të rinjve.
Gjon Zaverin e mundojnë probleme të jetës shoqërore të
kohës dhe dëshperimi i tij shprehet përmes konfliktit të tij
me jetën, shoqërinë e kohës, e cila duke ruajtur zakonet e
vjetra shtypte intelektin e njeriut. Ai sillet vazhdimisht
rreth të njejtit problem jetësor: të jetosh apo të mos
jetosh.Pasi që nuk shihte ndonjë zgjidhje fatlume, që t'i
jepte përparësi të dytës, pra, vetasgjësimit.
ANALIZË E ROMANIT
“AFËRDITA”

Pas romanit “Pse” Sterjo Spasse do ta botojë romanin


”Afërdita”, në të cilin si kryepersonazh do të jetë
intelektuali, me këtë rast Afërdita Skënderaj, një
mësuese fshati.
Këtu Afërdita paraqet, optimizmin, vullnetin e madh
dhe dëshirën e fortë për punë.Përmes këtij romani
Spasse deshti të krijojë tipin ideal të mësueses, me të
cilën dëshiron ta ndihmojë emancipimin e
femrës,andaj edhe nuk është i rastit karakterizimi i
Afërditës me të gjitha tiparet pozitive.
Në romanin “Afërdita” Spasse flet për vuajtjet e një
mësuesje të re, dëshirë e vetme e së cilës ishte që ta
përmisojë gjendjen dhe jetën e vështirë të fëmijëve t7
fshatit Grykas, por edhe të fshatarëve të tjerë.
Rruga e qëllimeve dhe idealeve të mësuses Afërdita
është e lavdishme dhe krenare.Pasi kryen shkollën
normale, atë e caktojnë të shërbejë në një fshat të
largët malor.
Ditët e para të detyrës për të janë më se të vështira, në
shkollën e fshatit Grykas para Afërditës ka shërbyer
mësues Remke. Të mësuar nga sjellja e shëmtuar e tij, i
cili jo vetëm që nuk përpiqej t’i pajisë me dituri, por duke
u shërbyer me intriga kërkonte ryshfet nga prindërit e
nxënësve. Fëmijet dhe banorët prisnin që edhe mësuesja
të vazhdoj po të njëjtën rrugë. Gjatë tërë vitit shkollor me
Ramken nuk mbahej gati fare mësim, fëmijët si vinin
ashtu edhe dilnin nga shkolla. Afërditën kjo gjë e
brengoste shumë, prandaj i harroi ëndrrat e saj rinore
dhe iu dha me zemër punës në shkollë. Por, me gjithë
përpjekjet ajo hasi në pengesa sepse nxënesit nuk ishin të
mesuar të vinë rregullisht në shkollë.Afërdita e pastër dhe
me idealet e larta nuk mund të pranonte vogëlushet të
mbesin në jetë të paditur. Kështu në vend që ajo të
fitonte përkrahjen dhe ndihmën e të gjithë fshatarëve siç
kishte bërë Remka, ajo donte rregullshmëri dhe pastërti,
për këtë arsye fshatarët e urrenin, mirëpo ajo edhe pas
kësaj nuk hoqi dorë. Pas një punë shumëvjeçare ajo filloi
të kuptonte fshatarët dhe arriti të ndryshoj shumë gjëra
në fshatin Grykas, dhe pikërisht me një përpjekje të këtillë
ajo e arrin qëllimin e saj dhe është shumë e lumtur. Më
në fund vendosi që t'i kushtoj kohë vetvetës, të martohet
dhe të krijojë familjen e saj. Shembulli i mësuesës
Afërdita, i punës së saj vetëmohuese dhe të vendosur
flasin për punën e shenjtë të mësuesit, e sidomos atë që
e udhëheqin idealet e larta.

You might also like