You are on page 1of 3

Ndrek Gjini 

lindi më 1 tetor të vitit 1963 në fshatin Breg të Pukës,


është shkrimtar dhe gazetar shqiptar.
•Biografia: Lindi në fshatin e Breg të Pukës më 1 tetor të vitit 1963.
Shkollën e mesme e kreu në qytetin e Fushë-Arrëzit. Mbaroi studimet
e larta në Universitetin "Luigj Gurakuqi" Shkodër, Dega Gjuhë-Letërsi.
Punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme Iballë, Pukë, Gazetar-
redaktor në gazetën "Përpjekja", Pukë, Redaktor e më pas
kryeredaktor në gazetën "Kombi" Tiranë", Gazetar në Agjencinë
Telegrafike , Gazetar në gazetën "Rilindja Demokratike". Ishte
Zëdhënës i Ministrisë së Brendshme dhe e pastaj u kthye sërish në
gazetën "Rilindja Demokratike", ku punoi deri me 2001. Më pas
emigroi në Irlandë, ku studioi Heritage. Kreu kursin me kohë të plote
në këtë degë ku arriti BA dhe më pas edhe MA në këtë degë, si dhe
MA ne Letersi ne National University of Ireland, Galway.Ka botuar
poezi, publicistikë dhe ese si në Shqipëri ashtu dhe në Irlandë. Është i
martuar dhe ka dy fëmijë. Per me se nje vit ka qene Arts Office
Assistant prane Drejtorise se Artit dhe Kultures ne Bashkine e Qytetit
Galway. Aktualisht punon Programme Coordinator prane Drejtorise
Arsimore te ketij qyteti.Botime: "Prijesit e Rebelimit" (Publicistike),
2001. "Rivrasja e Azem Hajdarit" (Publicistike), 2002. "The Death of
Night" (Selected Poems), 2011. "Shtepia e mallkuar" (Drame me dy
akte), 2011, Historia Reale e Shqiperise,(Publicistike) 2012.
"(SH)KRIME NE HISTORI -Publicistike- 2019 dhe "The Invention of
Shoes" - Poezi -Galway Academic Press - 2020.
"Poeti i Malesise Prendush Gega" Artist i Merituar.
Prendush Gega u lind me 2 gusht 1850 ne shtatin Bicaj, dikur lagje e
Kabasht. I ati quhej Gege Paloka. E ema Lene, bi prej Qerreti te Vogel.
Edhe e shoqaja quhej Lene. Kane pase nje vajze, e martume ne Fierze.
Prendush Gega (1850-1938) eshte autor i me se 100 kengeve historike,
shoqerore dhe humori e satirash per me se 50 vjet krijimtari.Kenget e
tij me tematike historike qe prej Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Lufta
per Liri e Pavaresi, Lufta kunder pushtuesve serbo-malazezve e tjere
deri me 1920, bashke me kenge per Bajram Beg Currin si edhe  kenget
e kundershtimit te taksave te pazakonta, pasojat e
Kryngritjes 1926 deri tek kenge per Mbretin Zogu I; te cilat ne teresi u
bene model, shembulli, "kengetore" (shkolle rapsodie) per rapsodet
pasardhes.Kane mbete kenge lapidar kenget per Rrethimin
e Shkodres, Lufta e Fletit; kenge per Gjin Leken, Zeke Jakinin,  Mustaf
Age Kryeziun, Ndrec Mar Deden, Sali Kabashin, Nikolle Currin etj.
Kjo krijimtari e rrale eshte kenduar qe prej rrafshit
te Dukagjinit, Kosove, deri ne Brigjet e Adriatikut, si edhe ne festivale
kombetare.Emigrantet i kane kenduar edhe ne Europen Veriore e
Perendimore ne SHBA (USA).
Studiues dhe profesore te shquar e kane quajte:
-Poeti i Kabashit (L.Shantoja, 1921)
-Histori e Gjalle (Migjeni, 1936)
-Poeti i Malesise (Prof,E.Koliqi, 1942)
-Nje rapsod i madh (Prof.Z.Sako.1971)
-Poet popullore i Kabashit (Prof. J.Kastrati, 1982)
-Figure Emblematike (Prof. A.Xhangolli, 2010).

You might also like