You are on page 1of 4

Universiteti: “Aleksandër Moisiu”Durrës

Fakulteti I Edukimit
Dega:Master Profesional: Gjuhë-Letërsi Viti 1
Lënda: Letërsi e krahasuar

Detyrë kursi

Tema:Krahasimi ndërmjet dy poemave:”Bagëti e Bujqësi”Naim Frashëri,dhe “Poema e


Mjerimit”Millosh Gjergj Nikolla

Punoi: Arjola Koci

Pranoi: Drita Isufaj


Qëllimi I kësaj teme është të krahasoj këto dy poema,dhe të nxjerr në pah të veçantat dhe
të përbashkëtat midis tyre.

*Jeta e poetit Millosh Gjergj Nikolla dhe Poema e Mjerimit.


Millosh Gjergj Nikolla,i njohur si MIGJENI lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër dhe vdiq më 26
Gusht 1938.Migjeni është poet shqiptar, prozator dhe përfaqësuesi më i shquar i letërsisë.Ai
lindi në një familje të varfër qytetare. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, më 1928-
1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues
filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë
letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934; bashkëpunoi në revistat "Illyria", "Bota e re" etj.
Më 1936 krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin Vargje të lira, të cilin censura nuk e la
të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive.
Vdiq në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Peliçe. La në
dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij. Në themel të krijmtarisë së Migjeni
qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me
dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen.
-Risi ishte pasqyrimi ekzistencial i jetës së njerëzve të varfër.Ai pasqyroi varfërinë e thellë të
viteve në të cilat jetoi.Atë e indinjonte shumë pabarazia e klasave të shoqërisë, dënoi
indiferentizmin e klasave të pasura ndaj vuajtjeve të popullit.Ai pasqyroi varfërinë e thellë të
viteve në të cilat jetoi.Migjeni shprehu pikëpamjet e tij për realitetin shoqëror të asaj
kohe.Hiperbola dhe grotesku janë të pranishme tek poeti.Figura të rëndësishme tek poeti
janë figura e malësorit,punëtorit dhe gruas e cila ishte një viktimë në kohën në të cilën
jetonte.Ai kaloi nga një romantizëm në një realizëm kritik gjatë jetës së tij.I shtynte të rinjtë
dhe I përkrahte për të vepruar,për të guxuar më tepër,me idenë revolucionare për të
ndryshuar vendin.
*“Poema e mjerimit”
Poema e Mjerimit është kryevepra e Migjenit.Është një poemë lirike.Krijimtaria e tij i përket
periudhës së dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX.Është një periudhë ku letërsia shprehet
ndërmjet veprimit atdhetar, dhe krijimit letrar estetik.Kjo letërsi ngrihet mbi frymën
kritike,dhe realiste.Fatet dhe pamjet e njerëzve janë në mjerim dhe varfëri.Poeti e
portretizon mjerimin në aspektin moral,shpirtëror dhe fizik.Për të,varfëria dhe skamja
sjellin:
-Depresion: t’apin litarin t’shkok fij e t varesh.
-Shkatërrimin e dashurisë së nënës:e ëma se don po vetëm e mallkon.
-Përbuzje dhe padituri:fëmitë e padijes dhe flite e përbuzjes.
Poeti e sjell mjerimin në mënyrë të ashpër,të lakuriqtë: fytyra të zbehta,njollë e
neveritshme,e turpshme,e ashpër,e lakuriqtë.Poeti mjerimin e krahason:mjerimi në dritëzën
e synit të dridhet porsi flaka e metun e qiriut,etj.Migjeni në përshkrimin e këtij
mjerimi,është bashkëvuajtës,ndjen të njejtat vuajtje të mjerimit.Ai shpreh në këtë mjerim
edhe ndjeshmërinë e thellë të unit lirik.
*Jeta e poetit Naim(Bej)Frashëri dhe poema Bagëti e Bujqësi.
Naimi lindi në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit), i biri i Halit
Beut,dhe Emine hanëmit. Nga i ati ishin pasardhës fisnikësh e timarlinjsh me prejardhje nga
Berati që më vonë u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e së ëmës ishin pinjoj të Iljaz Bej
Mirahorit.Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten osmane,
arabishten dhe persishten në Teqenë e Frashërit,si myhib bektashi. Pas vdekjes së
prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u
shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllain më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek
"Zosimea" më 1869.Më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse
dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-1876 punoi si drejtor
dogane në Sarandë. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga reumatizma, e
shtrënguan të largohej nga Saranda dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat e Badenit në
Perandorinë Austro-Hungareze.Më 1882 rishkoi në Stamboll, ku punoi nëh fillim në detyrën
e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të
Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht
1882, nënshkroi lejen për botimin e Gramatikës së Kristoforidhit. Pas arrestimit të vëllait
Abdyl në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë
kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për
mbrojtjen e të drejtave të Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë
shqiptare.Poeti donte bashkimin kombëtar,ngjalljen e dashurisë për vendin e
shqipëtarëve,një lloj ndërgjegjësimi për të gjithë popullin.
*Poema “Bagëti e Bujqësi”
Poema Bagëti e Bujqësi është ndër veprat kryesore të Naim Frashërit.Është një poemë lirike
baritore,është himn për bukurinë dhe dashurinë e poetit për vendlindjen.Krijimtaria e tij
poetike është zhvilluar në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.Naim Frashëri
përshkruan për bukurinë e vëndit të tij,ai flet për atdheun me fjalët më të bukura nga
pozicioni i mërgimtarit.Personazhet kryesorë janë Bujku dhe Bariu.Poeti I këndon bujqësisë
së vendit të tij:livadheve,fushave etj dhe begatisë që i sjellin ato njeriut.Është një vepër
frymëzuese për të gjithë Letërsinë e Rilindjes.Poeti i këndon me pasion dhe me një gjuhë të
ëmbël mallit për atdhe,dashurisë,bukurisë së natyrës,krenarisë kombëtare.Nëpërmjet kësaj
poeme poeti shpreh ndjenjat e flakta patriotike.Titulli përbëhet nga dy pjesë:Puna e
blektorisë, jeta e bariut dhe puna e bujkut: livadheve, fushave,arave dhe begatisë që i sjellin
njeriut.Në pjesën e parë të poemës jepet jeta baritore dhe bukuria madhështore e jetës
malësore.Këto tipare jepen me detaje si:qingji që ndek pas mëmën dhe pi sis te ajo, baresha
me lleret përveshur dhe dy shperëzat në duar,stopani që bën bylmet,bujku që vë qetë para
me natë etj.Në pjesën e dytë i këndohet bujqësisë.Naimi pëemes kësaj poeme shfaq
humanizmin, atdhetarizmin nëpërmjet përkushtimit ndaj punës dhe krenarinë për
atdheun.Poeti varfërinë e anashkalon,nuk e bën pjesë të jetës.Tek bujku dhe bariu Naimi
përçon bujarinë,trimërinë dhe besnikërinë.Tipar kryesor ëdhtë himnizimi i poemës,Naimi do
që për atdheun të flitet sa më bukur,do që dashuria pēr tē të mos shuhet.
Të veçantat ndërmjet poemave
-Poezitë I përkasin periudhave të ndryshme letrare,njëra romantike,tjetra realiste.
-Naimi sheh vetëm anët pozitive te atdheut dhe e quan atë një vend plot begati e
lumturi,ndërsa Migjeni e sheh atdheun ashtu siç është në të vërtetë,një vend i varfër plot
mjerim.
-Naimi shkruan për popullin që janë besnik e bujarë,Migjeni tregon se ka njerëz të pangopur
dhe të pamëshirshëm nga mjerimi.
-Naimi tregon jetën e gjallë,plot punë e begati,ndërsa Migjeni thotë se njerëzit punojnë ditë
e natë duke u përlarë deri në gjunjë me baltë e zorrët nga uria i bëhen palë-palë.
-Naimi përdor himnizimin që lidhet me artin romantik dhe ideologjinë kombëtare të
poetit,ndërsa Migjeni përdor frymën kritike,dhe shpreh një realizëm të thellë për atdheun e
tij.

Të përbashkëtat ndërmjet poemave.


-Të dy poetët janë shkrimtar shqiptar
-Të dyja poemat janë poezi lirike
-Tema e përbashkët eshtë Atdheu
-Të dyja poemat kanë për qëllim ndërgjegjēsimin dhe përmirësimin e vendit të tyre,por në
forma të ndryshme.

Bibliografia
1.Sabri Hamiti”Letërsia moderne shqipe”

You might also like