You are on page 1of 4

http://gazetakritika.net/Forumi/Doreshkrim.php/?

itemid=5728

https://peizazhe.com/2011/06/01/shkolla-shqipe-datelindje-dhe-data/

https://www.shqiperia.com/Perhapja-e-mesimit-shqip-dhe-e-shkollave-kombetare.324/

Si tekste mësimore përdoreshin ato që ishin përgatitur nga Naimi e Samiu dhe që ishin shtypur e
dërguar falas nga kolonia shqiptare e Bukureshtit.

 Përveç Pandeli Sotirit, që qe drejtori i parë i kësaj shkolle, në të punuan si drejtorë e


mësues edhe atdhetarë të tjerë të shquar, si Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi
etj.

Hafiz Ali Korça - Mësues, përkthyes, aktivist i lëvizjes patriotike, tekstolog. Lindi në Korçë,
më 1874 dhe vdiq në Kavajë, më 1957. Qe mësues në Mësonjëtoren e Parë Shqipe të
Korçës. Mori pjesë në Kongresin e Dibrës. Në Qeverinë e përkohshme të Vlorës të kryesuar
nga Ismail Qemali qe këshilltar dhe drejtor i përgjithshëm pranë saj (1914). Më 1916 u
emërua drejtor i arsimit për Durrësin, Elbasanin, Dibrën, Matin dhe Pogradecin. Kërkonte që
shqipja të shkruhej e pastër. Mori pjesë edhe në KLSH.

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË SHKENCORE


KONFERENCË SHKENCORE MBARËSHQIPTARE
130 vjet Mësonjëtorja e Parë Shqipe – vatër e arsimimit, emancipimit dhe ngritjes së vetëdijes
kombëtare të shqiptarëve, Korçë, 6 Mars 2017
THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË SHKENCORE
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KORÇË, FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË
NË BASHKËPUNIM ME
FAKULTETIN E HISTORISË DHE FILOLOGJISË TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
FAKULTETIN E EDUKIMIT TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
FAKULTETIN E EDUKIMIT TË UNIVERSITETIT TË GJILANIT
FAKULTETIN E FILOLOGJISË TË UNIVERSITETIT TË SHKUPIT
DREJTORINË ARSIMORE RAJONALE TË KORÇËS
ORGANIZOJNË
KONFERENCËN SHKENCORE MBARËSHQIPTARE
“130 vjet Mësonjëtorja e Parë Shqipe-vatër e arsimimit, emancipimit dhe ngritjes së vetëdijes
kombëtare të shqiptarëve”
6 Mars 2017
Salla e Konferencave “Teodor Laço”,Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli”
Korçë
THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË SHKENCORE
KonferencaShkencore Mbarëshqiptare: “130 vjet Mësonjëtorja e Parë Shqipe-vatër e arsimimit,
emancipimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare të shqiptarëve”, organizohet në kuadrin e 130-
vjetorit të hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës, pionierja e parë e arsimit kombëtar,
si ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet
kombëtare dhe me ndikim në hapësirën mbarëshqiptare. Kjo Konferenca Shkencore
Mbarëshqiptare synon të sjellë prurje të reja shkencore në historinë e arsimit shqiptar dhe të
evokojë ndihmesat kryesore në këtëdrejtim.
Konferenca do t`i zhvillojë punimet në fushat:
Gjuhësi, Letërsi, Edukim Histori, Filozofi, Sociologji, Arsim dhe kulturë
Dita e mbajtjes së konferencës: 6 Mars 2017, Salla e Konferencave “Teodor Laço”, Fakulteti i
Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë.
Afati përfundimtar për dorëzimin e abstrakteve: 20 shkurt 2017
Pranimi/refuzimi i abstrakteve: 25 shkurt 2017
Publikimi i programit të konferencës: 27 shkurt 2017
Punimi i plotë: 21 prill 2017
Abstraktet dorëzohen në adresën elektronike: olgerbrame@yahoo.com
Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e temave bashkë me abstraktin, Komiteti Shkencori
Konferencës bën përzgjedhjen e temave dhe harton programin e punës. 
Prezantimi në Konferencë do të jetë gojor. Koha e prezantimit gojor 10 minuta.
Abstraket e kumtesave në shqip dhe anglisht do të botohen më prag të konferencës, ndërsa
punimet e plota do të botohen në maj 2017. 
Procceding-un e konferencës.
Komiteti Shkencor
Prof. dr. ALI JASHARI, Universiteti i Korçës
Prof. dr. BAJRAM KOSUMI, Universiteti i Gjilanit
Prof. dr. VALENTINA DUKA, Universiteti i Tiranës
Prof. dr. EDMOND RAPTI, Universiteti i Tiranës
Prof. dr. BEGZAD BALIU, Universiteti i Prishtinës
Prof. dr. ZEQIRJA NEZIRI, Universiteti i Shkupit
Komiteti Organizator
Dr. ERINDA PAPA
Prof. as. dr. PAVLLO CICKO
Msc.KRISTAQ GRABOCKA
Prof. as. dr. IRENA NIKAJ
Prof. as. dr. JONELA SPAHO
PhD. METIN VËNXHA
Dr. ALBA KREKA
Msc. OLGER BRAME, koorinator i Konferencës
MODELI I PËRMBLEDHJES/ABSTRAKTIT
Të interesuarit do të dërgojnë temën dhe abstraktin (në shqip dhe anglisht). Temat e propozuara
duhet të jenë hulumtime origjinale dhe të papublikuara më parë. Ato duhet të dërgohen në formë
elektronike në e-mail-in e caktuar
Formati i faqes: A4. 
Margjinat: lart e poshtë: 2,5 cm; djathtas e majtas: 2.5 cm 
Titulli i punimit: (12pt Times New Roman, bold, në qendër)
Përmbledhje/Abstract (deri në 250 fjalë) (12pt Times New Roman, bold, në qendër) 
TITULLI I PUNIMIT: 12pt Times Neë Roman, Me shkronja të mëdha (UPERPERCASE) 
EMRAT E AUTORËVE (Me shkronja të mëdha, 12pt Times New Roman, në qendër)
Institucioni ose Departamenti dhe Universiteti (12pt Times New Roman, në qendër)
E-mail (për komunikim) 12pt Times New Roman, në qendër, i rrafshuar në të dy skajet.
Përmbledhja: Teksti (Përdorni fontin Times New Roman, 12pt, Line spacing-single normal, i
rrafshuar në të dy skajet), 150-250 fjalë.
Fjalët kyçe: 5-7 fjalë të renditura alfabetikisht (12pt Times New Roman, normal.
Mësonjëtorja Shqipe Kombëtare e Korçës, 7 mars 1887 [redakto | redakto tekstin burimor]
Në hapësirën shqiptare po shtoheshin pa reshtur shkolla të huaja sidomos ato greke si dhe
shkolla fetare të ndryshme. Dërgimi i Pandeli Sotirit në Korçë ishte një mision i rëndësishëm
historik, jo vetëm thjeshtë një emërim mësuesi apo drejtori. Misioni Pandeliut ishte të drejtonte e
të zhvillonte vetë punën e mësuesit të gjuhës shqipe. Kjo shkollë do të ishte kombëtare në të
gjitha pikëpamjet dhe laike njëkohësisht, do të ishte shkolla e të gjithëve. Do të organizonte
shoqërinë të shërbente për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe. Rrethi i Korçës po tregonte një
interes të theksuar. Pandeliu la punën e tij dhe largohet nga Stambolli për në Korçë duke sjellë
me vete 150 abetare. Shkolla mbahej me ndihmën e shoqërive të mërgimit e të qytetarëve
vendas e administruar prej një Këshilli të fshehtë të përbërë nga Thimi Mitko, Orhan Pojani, Vani
Kosturi. Praktika demokratike e trajtimit të nxënësve duke u dhënë fëmijëve të varfër libra e
fletore e pena pa pagesë, flet për një organizim paraprak të Komitetit të shkollës. Pandeli Sotirit
iu caktuan 10 lira turke në muaj së bashku me Thanas Sinën ndërsa Hafiz Aliu, personalitet
kulturor, mësues i gjuhës turke do të zhvillonte mësimin pa pagesë.
Dita e parë e shkollës, më 7 mars 1887 ishte kthyer në një festë të vërtetë popullore për të gjithë
qytetin. Atë ditë u paraqitën 35 nxënës më vonë arriti në 60 nxënës, e vitin e dytë në 200 nxënës.
Përpara nxënësve, prindërve e atdhetarëve të tjerë që erdhën në këtë ngjarje të shënuar jo
vetëm për Korçën por për mbarë vendin, mbajti fjalim Pandeli Sotiri i cili foli në mënyrë të veçantë
për interesimin e fëmijëve, për shkollën e gjuhën shqipe. Ai ishte jo vetem një mësues i dashur
por edhe frymëzuesi i tyre. Të nesërmen më 8 mars1887, Thimi Marko i shkruante shqiptarëve të
Bukureshtit: Dëshira jonë u mbarua, shkolla shqipe u hap… Hapja e kësaj shkolle përbënte një
ngjarje të veçantë në historinë e arsimit shqiptar sepse ishte një kurorëzim i përpjekjeve të
përbashkëta të shoqërive atdhetare të mërgimit. Kjo shkollë fillonte realizimin e programeve të
organizmave të brendshme e të jashtme për ruajtjen e kultivimin e gjuhës shqipe. Kjo kërkesë
ishte parashikuar në Programin e Komitetit të Stambollit (shtator 1879) në Programin e Shoqërisë
së Prizrenit (nëntor 1878) dhe në programin e Shoqërisë së të Stypurit Shkronja Shqip
(tetor 1878). Përveç gjuhës amtare, në shkollë mësohej shkrim, këndim, gramatikë, histori,
gjeografi, aritmetikë, mësim natyre, gjuhë turke, greqisht, frengjisht. Shkolla u bë një qendër e
fëmijëve të klasave të ndryshme. Po në atë vit u hapën edhe shkolla të tjera
në Pogradec, Kolonjë, Berat, Vlorë, Gjirokastër. Pandeliu arriti të siguronte botimet “Abetarja” dhe
“Shkronjëtorja” (gramatika) që Sami Frashëri kishte botuar më parë, “Numratorë” dhe ‘Mirëvetia’
të Jani Vretos, “Këndonjëtorja”; ‘Historia e Përgjithshme’; ‘Vjersha për mësonjëtoret e para’;
Bazat e Bujqësisë si dhe ‘Abetarja” e Gasper Benusit. Ai hodhi bazat për një punë pasionante
didaktike të kufizuar. Me Mësonjëtoren e parë shqipe të Korçës, filloi të zhvillohej një veprimtari
intensive në fushën shoqërore dhe kulturore. Pandeliu përveç veprimtarive në fushën
pedagogjike shkencore dhe organizative, e zgjeron më tej këtë veprimtari me formimin e
‘Shoqërisë së mësimit shqip’. Kjo Shoqëri u krijua mbi baza të shëndosha sepse në 160 antarët e
saj merrnin pjesë qytetarë të besimeve të ndryshme. Së bashku me Pandeli Sotirin edhe Jovan
Nasimi, Orhan Pojani, Spiro Jovan Kosturi dhanë ndihmesën e tyre, të cilët e kthyen këtë shoqëri
në një qendër kryesore brenda vendit për organizimin e drejtimit të arsimit tonë kombëtar për të
mbajtur dhe mbrojtur shkollat shqipe ekzistuese dhe për përhapjen e mëtejshme të shkollave
shqipe në vise të tjera. Mësonjëtorja e parë e Korçës dhe të tjerat që u ngritën nën shembullin e
saj mbështeteshin mbi një bazë të re pedagogjike, u ndërtuan mbi një konceptim kombëtar,
kishin strukturë bashkëkohore dhe i përgjigjeshin nevojave patriotike. Rilindasit tanë të shquar
hoqën dorë nga huazimi që në emërtimin e kësaj shkolle të re. Ata nuk e quajtën krijesën e tyre
të parë as skoli, as mejtep, as kolegj. Ata i dhanë emrin “Mësonjëtore” që përfaqësonte vendin ku
mësohej dhe ku edukohet. Ndonëse për hapjen e saj morën leje nga pushtuesit osman, përgatitja
e Mësonjëtores që ngritën nuk i përngjante shkollave turke. Ajo nuk i përngjau as shkollave të
tipit sevarian, as shkollave greke as provasllave. E ngritën mbi bazën e një program iluminist,
kombëtar, e pajisën me tekste në gjuhë amtare, e drejtuan me mësues shqiptarë, e mbajtën në
këmbë me ndihmën materiale të popullit. Bazën teorike-pedagogjike të saj e përpunoi Naimi,
Samiu, Jani Vretoja, me tekstet që hartuan. Ndërsa ecurinë metodike dhe atë praktike të punës
së përditshme shkollore e realizuan përveç Pandeli Sotirit edhe Thanas Sina, Petro Nini Luarasi,
Nuçi Naçi. Më vonë sfondin teorik dhe praktik të didaktikës shkollore e pasuruan Mati
Logoreci, Sevasti e Parashqevi Qirjazi, Lazër Lumezi, Koto Sotiri etj. Kur hemoragjia klerikale mbi
arsimin dhe shkollën ishte mbizotëruese, ata jo vetëm e përjashtuan udhëheqjen e saj, por edhe
mësimin e fesë, ndonëse nuk e mohonin nuk e përfshinin në planin mësimor. E mohuan parimin
osmanist të fesë mbi kombin dhe në të kundërt të tij vendosën parimin e kombësisë. Fëmijë të
besimeve të ndryshme u ulën bashkarisht në bankat e këtyre mësonjëtoreve. Kështu shkollat
kombëtare shqiptare e filluan rrugën e vet me një vizionomi dhe një përmbajtje të re. Ndaj ato
shërbyen si shembull për shkollat që u ngritën më vonë, gjë për të cilën u luftuan prej armiqve,
kështu që mbrojtja ose lufta kundër tyre u bë gurë prove për qëndrimin pro shqiptar apo anti
shqiptar. Duke ecur në këtë rrugë, ato u bënë shkollat e popullit. Asnjë mësues i huaj nuk jepte
mësim në të. Gjuhë të huaj jepeshin por gjuhë mësimi mbetej shqipja. Shkolla shqiptare hyri në
rrugën e vet dhe u afirmua si shkollë kombëtare. Shkolla zgjati e hapur disa vite deri sa u mbyll
më 1903.

You might also like