You are on page 1of 10

Shkolla e pare shqipe

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë e demokratike, kombëtare,


dhe laike e gjuhës shqipe. Ajo u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë nga ana e
mësuesit patriot Pandeli Sotiri,[3] në shtëpinë e ofruar për mësimdhënie nga
atdhetari Diamant Terpo.

Historiku
Ndërtesa ku u hap kjo shkollë sot është muzeum kombëtar i arsimit.[6] Mësues dhe
drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Ai e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me
35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të
mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte
një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore
ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës
shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik.
Hapja e shkollës ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare.
Mësonjëtorja e Korçës ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe ngritjen e
ndërgjegjes dhe moralit në popull. Ajo nxiti edukimin patriotik të brezit të ri e të masave
të gjera. Shkolla tërhoqi interesin dhe admirimin e shumë shqiptarëve, nën shembullin e
saj u frymëzuan më vonë edhe banorë të viseve dhe trevave të tjera shqiptare.
Veç të tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë
dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në
mënyrë të fshehtë. Kështu, që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e
mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Mësonjëtorja përbrenda

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të
ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi
e hapur për gati 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare
si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Naum Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh
që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira
e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u
bënë iniciatorët e krijimit të të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i
përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të
bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar dhe me frymën e
lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të
ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën
për liri dhe pavarësi. [4]
Në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi për kontributin e Mësonjëtorës së Korçës dhe
mësuesve të saj, 7 marsi është caktuar si ditë e mësuesit dhe shkollës shqipe.

Muze Kombëtar i Arsimit


Mësonjëtorja e Korçës apo "Shkolla e Parë Shqipe" është kthyer në muze i cili tani
njihet edhe me emrin Muzeu Kombëtar i Arsimit. Në këtë muze pasqyrohet historia e
shkrimit dhe e librit shqip, abetareve të gjuhës shqipe si dhe alfabeteve të përdorura në
kohë të ndryshme, deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit,
më 1908. Ndërtesa e muzeut ka tetë mjedise ekspozimi.

Monument kulture
Ndërtesa e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë është edhe monument i
rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar
më datën 10.06.1973, me numër vendimi 1886 dhe me numër
reference KO081. Godina është dy katëshe. Kati i parë përbëhet nga korridori dhe dy
oda të mëdha. Kati i dytë ka katër dhoma. Dritaret janë rreth 80 cm të gjëra dhe të larta.
Çatia është prej druri, e mbuluar me tjegulla vendi. Fasadën ballore e zbukuron qoshku
në katin e dytë. Lartesia e objektit eshte rreth 7 m.
Nena
Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.
Mesnates se shurdher, se erret, se shkret'
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.
-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir', biri nenes, fli, bir! – tha ajo.
Ai si i vdekur ne gjume! ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.
Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
((Fli, biri i nenes, se ora s'eshte nje.))
Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.
Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.
Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.
Akoma akrepi s'ka shkuar ne nje,
ndaj nena s'e zgjon, ndaj akoma po fle.
Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!
Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
sahati i thyer sec ra permbi dhe.
I mbytur ne djerse u zgjua ai
((O nene)), dhe doren e vuri ne gji.
Atje trakte s'ka. ((O nene ku je!))
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.
((O nene!)), por nena nuk eshte me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!
Dicka neper mendte atij shpejt I erdh'
u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.
Ne dor' revolverin, ne rrugen e shkret'
vrapoi n'erresire, kudo ne qytet.
((O nene, o nene, o nene, ku je!!!!))
Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.
Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
…((Ndal!)) ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!
N'agim afer pyllit, ne an' te nje perroi
pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.
…Qe biri te flinte i qete gjer n'agim,
mesnata per nenen s'do kete mbarim.

- poezi nga Ismail Kadare


Jepni Per Nenen
Ç'thot' ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!"
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

Qan e lutet Nën' e mjerë,


Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç'e pat me Skënderbenë,
Bijt' e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s'i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan', o Shkab' e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle që t'i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon' e vyer,
Që me drit' e nder të thuresh
Dhe me bijt' e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s'i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,


Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin' e vëndit t'onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

- poezi nga Fan Noli


Dita E Mësuesit

Shtatë Marsi

Frymëzuar ecje shtigjeve të diturisë


Ujitur me dashuri nga brezat e kaluar
U skalite në trungun fisnik familjar
Jetësin për numrin shkronjën e shkruar.

FITIM
Tetëmbëdhjetë vjet u derdhe
Në shtëpitë e shkronjave shkollë
Ballëlartë etshëm buzëqeshur
U ule në karrigën mësues.

FITIM
Në qenien tënde krenaria e ngujuar
Bujaria virtyt i yt i pedagogut
Tiparet e një prindi madhështor
Rrezatoninë kështjellën tënd.

Atë ditë papritmas u godite


Mungonte letra diplomë
I shkelur dërmuar në qetësi
Shpirt lotuar nëpërkëmbur dhunuar
U largove nga bangat shoku im Fitim.

Vazhdove studimet provime edhe dy- tri


Arrite pak para përfundimit
Por …Fitim
Vreri i akumuluar në ty
Zhgënjimi në shoqëri të mposhti
Ëndrra kthimi në bangat shkollore
Mbeti një dëshirë e kot.

U prefsh në paqe
Profesor FITIM
tyran prizren spahiu

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Historiku
Në trojet shqiptare prania e institucioneve arsimore dëshmohet që në periudhën antike e deri në
kohën e principatave shqiptare në Mesjetë. Në vitet e pushtimit osman mësimi i gjuhës shqipe
bëhej fshehurazi në ato pak shkolla fetare që u lejuan të vazhdonin veprimtarinë e tyre, si në
vitin 1584, në Stubëll të Kosovës, pastaj
në Himarë (1627), Kurbin të Krujës (1632), Vuno e Palas të Himarës (1632), Korçë (1637), Pllan
ë (1639), Bilisht (1639), Dhërmi (1660), Janjevë (Kosovë) (1665), në Akademinë e
Re në Voskopojë e në Medresenë e Bushatllinjëve në Shkodër, etj.
Në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare çështja e arsimit dhe shkollës shqipe u vu në
qendër të vëmendjes së rilindësve tanë. Për nevojat e shkollave shqipe u botuan një varg
abetaresh si ajo e Naum Veqilharxhit (1844, 1845), e Konstandin Kristoforidhit (1867, 1868),
e Daut Boriçit (1869), "Allfabetarja e Stambollit" (1879) etj. Një kontribut të rëndësishëm
zhvillimit të arsimit dhe të shkollsë shqipe i dha edhe "Shoqëria e të Shtypurit Shkronja
Shqip" e Stambollit në krye me Sami Frashërin.
Më 7 mars të vitit 1887 u hap në Korçë "Mësonjëtorja e parë shqipe" e cila me të drejtë
konsiderohet si shkolla e parë kombëtare (laike) shqipe[3]; ndërsa në Prizren, (Kosovë), u
ngritën "Shkolla Shqipe e Djemve" (1889)[4] dhe "Shkolla Shqipe e Vashave" (1892). Nuk vonoi
shumë dhe në Manastir u organizuan dy kongrese kombëtare (1908, 1910), ku u morën
vendime të rëndësishme edhe për zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Në vitet 1908 - 1909 u hapën
15 shkolla shqipe. Më 1909 në Elbasan zhvilloi punimet Kongresi Kombëtar për Problemet e
Arsimit e që njihet edhe me emrin Kongresi i Shkollave. Po në këtë vit u hap edhe Shkolla
Normale e Elbasanit si i pari institucion i përgatitjes profesionale të mësuesve në Shqipëri.
Me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 u krijuan kushtet për ngritjen e sistemit
arsimor shtetëror edhe në Shqipëri dhe së shpejti u formua edhe Ministria e Arsimit në krye
me Luigj Gurakuqin; gjuha shqipe u bë gjuhë zyrtare; u ngrit rrjeti shkollor në tërë vendin; u
shtypën tekste shkollore. Gjatë Luftës së Parë Botërore u krijua Drejtoria e Përgjithshme e
Arsimit me qendër në Shkodër, me tri drejtori vartëse: Shkodër, Tiranë e Berat; u ngritën dy
shkolla normale, Komisia Letrare Shqipe dhe një paketë tekstesh për shkollat fillore; u shtri
veprimtaria arsimore edhe në Kosovë dhe trojet shqiptare në Mal të Zi. Nga ana tjetër
në Krahinën Autonome të Korçës u hapën rreth 60 shkolla shqipe. Në periudhën 1920-24 u
zhvilluan tre kongrese arsimore: në Lushnjë (1920, 1922) dhe në Tiranë (1924). Ngadalë u
shtrua rruga për njësimin e shkollave shqipe, kombëtarizimin dhe laicizimin e tyre. Në periudhën
1920-1930 në Shqipëri u ngritën edhe një varg shkollash të tjera: Shkolla Teknike
Shqiptare (1921), Instituti Femëror "Kyrias" (1925), Instituti Femëror "Nana Mbretneshë"
(Tiranë) (1933), Gjimnazi "Illyricum" (1921), Gjimnazi i Shtetit (1922, Shkodër), Liceu
Kombëtar (1921, Korçë), Gjimnazi i Gjirokastrës (1923), Shkolla Tregtare në
Vlorë (1924), Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës (1926) etj. Mes dy luftërave botërore, arsimi
fillor u bë i detyrueshëm në Shqipëri (5 vjet në fshat dhe 6 vjet në qytet) ndërsa arsimi i mesëm
u shtri në qytetet kryesore të vendit. Më 1933 u bë edhe shtetëzimi i shkollave private dhe të
huaja,
Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore arsimi shqiptar u shtri mbi baza kombëtare edhe
në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish Mbretërinë Jugosllave.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri u bë Reforma Arsimore e vitit 1946 e
cila përcaktoi kohzëgjatjen e arsimit të përgjithshëm në 11 vjet; arsimi fillor 4 vjet, arsimi unik 3
vjet dhe i mesmi 4 vjet. Arsimi fillor dhe ai unik u bënë të detyrueshme. Prej vitit 1963, arsimi i
detyrueshëm u ngrit nga 7 në 8 vjeçar dhe arsimi i mesëm nga 11 në 12 vjet.
Historia e 8 marsit, Ditës ndërkombëtare të Gruas

Mes mimozash e aktivistesh të përkushtuara, 8 marsi është një histori femërore e gjatë një
shekull. Legjenda të shumta rrethojnë origjinën e Ditës së Gruas, e padyshim më e përfolura
është ajo e kujtimit të 123 punëtoreve të fabrikës njujorkeze të këmishave, Triangle Ëaist
Company, të gjitha jetë të humbura 25 marsin e 1911-tës, mes flakëve që përfshinë godinën ku
punonin.

Ka dhe variante të tjera, ndër të cilat spikat ai që e lidh këtë datë me grevën e punëtoreve të
tekstilit, të shtypur në mënyrën më brutale në Nju Jork, 8 marsin e 1857-tës, apo revoltën
pacifiste të punëtoreve ruse në Pietrograd, 8 marsin e 1917-tës.

Është dhe një tjetër, i cili i referohet mocionit të socialistes Clara Zetkin, në Konferencën e vitit
1910 në Kopenhagen për vendosjen e një dite ndërkombëtare të gruas.

Të gjitha këto janë çfarë thuhet. Ajo çfarë dihet me siguri, nga ana tjetër, është se në
dhjetëvjeçarin e parë të viteve 900, në Europë, Shtetet e Bashkuara e sidomos në Rusi filloi të
kremtohej, edhe pse në data e muaj të ndryshëm, një ditë e kushtuar kërkesave të grave, derisa
dhjetorin e vitit 1977, OKB-ja përmes Rezolutës 32/142 caktoi 8 marsin si “Ditën e Kombeve të
Bashkuara për të drejtat e Grave dhe për paqen ndërkombëtare”.

Grate ishin përpjekur shumë për emancipim, për të mos u reduktuar vetëm në rolin e
bashkëshortes e të nënës, për të drejtë vote, për pagë të njëjtë me burrat, për një shoqëri që
njeh zyrtarisht barazinë gjinore. Që prej atëherë, në çdo vend të botës, kjo datë është rasti për
të sjellë në mendje të gjitha bejetat e luftuara, ato të fituarat e ato që ende duhen fituar, në
mbrojtjen dhe vlerësimin e femrës.
7 marsi
Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa
dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të
ri dhe si kontribuues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.
Për të arritur deri tek ditët e sotme, pra që 7 marsi, apo ndonjë ditë tjetër, që kujton shkollën tonë shqipe,
zanafillën dhe lindjen e saj, është dashur shumë kohë, kohë lufte e përpjekje të pa ndërprerë nëpër
shekuj, për të mbijetuar gjuha jonë, kultura, historia, të zënit e shkrimit dhe këndimit shqip, mbijetesën
tonë kombëtare etj. Jo pak herë gjatë historisë, lubi të ndryshme na kundërshtuan e luftuan për vdekje me
qëllim që ta mbysnin ardhmërinë tonë. Armiqtë tanë na e mohuan gjuhën, shkrimin, kulturën, historinë...
duke na i zhdukur e duke i përvetësuar ato për vetën e tyre! Shumë nga manastiret dhe objekte tjera të
kultit tonë, sot janë të zhdukura, ose përvetësuara nga pushtuesit tanë turq, serb, malazias, grek, bullgar
etj. Gëzon fakti që populli ynë ka qenë lidhur për gjuhës, historisë dhe tokës së vet me rrënjë, po sikur
lisi shekullor, kështu që rrugën e zhvillimit, përparimit dhe shkollimit, së bashku me ndjenjën e
atdhedashurisë në gji e ka ruajtur e kultivuar me ngulm e fanatizëm për të arritur deri tek ditët e sotme.
Jo pak popuj të globit tonë kanë tjetërsuar gjuhën, kulturën dhe historinë e vet, kanë tjetërsuar gjenezën
nën presionin e pushtuesve dhe kolonizatorëve të shumtë gjatë shekullit të kaluar!
Popullin shqiptarë, shumë nga shtetet fqinjë e kanë sulmuar pa reshtur, për ta tjetërsuar, por që nuk ia
kanë arritur kurrë, ani pas ata ishin më të shumtë në numër, më të armatosur dhe të etur për të pushtuar...
Në ishim më të vendosur, më të vetëdijshëm dhe shumë herë më të etur për liri! Një popull që është i
vendosur dhe i vetëdijshëm për lirinë e vet, ai herë do- kurë, do të arrijë atë me forcat e veta, për të ecur
triumfalisht e krenar drejt horizonteve të reja përparimtare.
Populli shqiptarë, që nga lashtësitë, rrethuar me luftëra shekullor Iliro-Romake, Bizantine- mesjetare,
gjysmë mileniumi luftë kundër Perandorisë Otomane e po aq e gjatë rezistenca jonë kundër lubive
shoviniste Greko- Serbe. Të gjithë armiqtë tanë, kishin po të njëjtin qëllim: Që gjuha shqipe të mos
shkruhet e flitet, që shqiptarët të zhduken e asimilohen, të shpërngulën e asgjësohen, në mënyrë që më
vonë të mos figurojnë as si komb e as si etni! Kjo ishte “motoja” e armiqve tanë të cilët ngritën në këmbë
hordhi të tëra, ushtri, suhari e kalorsi, armatim deri tek ky i fundi edhe me tanke e aviacion, vetëm e
vetëm që të na zhduknin nga faqja e dheut!... por jo, janë shqiptarët ata që triumfuan kurdo herë, nga se e
drejta për të jetuar të lirë në tokat tona shekullore ishte në anën tonë. Një pushtues, sa do i egër që mund
të jetë, ai nuk mund të vras as edhe një herë aspiratën e një populli për liri- jo, as një herë! kështu që pa
fajin tonë edhe sot, shumë nga kocat e pushtuesve tanë që kanë mbetur në tokat tona, nuk janë më shumë
se pengu i ndërgjegjes së vrarë të të gjithë bizantëve, sulltanëve, perandorëve, krajlëve, tiranëve dhe
diktatorëve të kohëve të ndryshme.
Edhe sot e gjithë ditën, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë ata që u dogjën për t’i shndritur
rrugët e gjuhës sonë të ëmbël, rrugët e shkronjave tona të bukura, rrugët e përparimit dhe edukimit të
popullit tonë si: Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Todhri, Kazazi, Negovani, Luarasi, Logoreci, Derada,
Mjeda, Frëshëllinjtë, Fishta, Noli e dhjetëra figura- ikona të gjuhës së ëmbël shqipe Të cilët themelet e
gjuhës sonë i njomen edhe me gjakun e tyre!
Ai, dhe vetëm ai popull, që është i ngritur, i vetëdijshëm dhe i arsimuar di se ç’kërkon, di të luftojë, dhe
di të fitojë lirinë e vet. Pikërisht mbi këtë bazë, pushtuesit tanë na kanë sulmuar, para së gjithash:
shkollat, institucionet, akademitë, bibliotekat, muzetë dhe kultet e ritit shqiptarë!
Sot, bota shqiptare, në saje të këmbëngulësisë së vet, ka me qindra e mijëra nxënës, studentë, profesor,
magjistra, doktor, akademik e kandidat shkencash në lëmi të ndryshme, ushtarak, pra një armatë
milionëshe intelektualësh... Nuk ka fuqi në botë më që mund ta mbys zërin e shqiptarit, këtë tanimë e ka
kuptuar e tërë bota.
Është më së e vërtetë se pozita e mësuesit sot në vendin tonë, kur po shkruajmë e flasim për 7 marsin, që
shënohet në shenjë respekti për ta, pa dyshim së është e vështirë. Ne kemi besimin e patundur se edhe
kjo shpejt do të kaloi, duke u nisur nga gatishmëria e mësuesve tanë që me një vetëdije të lartë kanë
sfiduar, por që edhe sot po sfidojnë të gjitha pengesat që pushtuesi i hodhi në rrugën tonë të arsimimit të
kombit. Mësuesi ynë dje dhe sot, po jap shumë nga vetja e tij, në mënyrë që brezi i ri të edukohet e nesër
të jetë i gatshëm që të marrë frenat e atdheut në dorë, për të ngritur e përparuar atë. Mësuesi ynë sot, po
bënë çmos që këtij brezi t’ia jap flakadanin e diturisë për të marshuar drejt ardhmërisë sonë të ndritur.
Mësuesit shqiptarë, janë ata që në kohërat më të vështira për kombin tonë, na mësuan ndër shekuj
qëllimin e rrugëve tona... Atyre, dhe vetëm atyre, që po mbajnë lartë dhe të pacenuar etikën dhe emrin e
mësuesit!
PROJEKT
Lenda: Gjuhe Shqipe
Tema:7-8 marsi
Klasa: XB

Punoi: Sergi Melaj

You might also like