You are on page 1of 1

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 1
E-mail: cod@kryeministria.al
Twitter: @CODalbania
Facebook.com/CODalbania
Instagram: cod.albania

Tryezë e rrumbullakët “Sfidat e shqipes sot”


Pika diskutimi:

1. Shqipja dhe globalizimi: hapësira dhe kufij të nevojshëm

(Trysnimi i shqipes nga gjuhët me shkallë të lartë standardizimi)

- Huazimet e nevojshme, ndërkombëtarizmat dhe barbarizmat


- Kalket leksikore dhe kalket sintaksore e strukturore
- Onomastika e huaj (emrat e personave dhe të vendeve) dhe drejtshkrimi i tyre në shqip

2. Realiteti virtual, teknologjia, ndikimi i medias në gjuhë


- Portalet zyrtare
- Faqet ueb të institucioneve publike online
- Rrjetet sociale me karakter zyrtar ose publik
- Aplikacionet në telefoninë celulare, etj.
- Reklamat dhe mbishkrimet qytetëse e ndërqytetëse

3. Gjuha në administratën shtetërore dhe në botimet e institucioneve publike dhe jopublike me


karakter zyrtar
- Komunikimi shkresor ndërinstitucional
- Qasja e gjuhës së institucionit ndaj publikut, përmes komunikimit fizik shkresor dhe
elektronik

4. Gjuha dhe shkolla


- Arsimi parauniversitar (tekstet shkollore/ përgjegjësia e autorëve të teksteve)
- Vëmendje shkollës së lartë (mësuesit e ardhshëm të gjuhës shqipe)

5. Roli i mediave audiovizive në politikat kombëtare për gjuhën


-Gjendja e kulturës së gjuhës shqipe në emisionet radio-televizive
-Roli i folësve dhe i drejtuesve të emisioneve radio-televizive
-Emisionet për gjuhën shqipe në radio-televizionet shqiptare

6. Shtrirja e standardizimit të gjuhës jashtë Shqipërisë (përtej kufijve)


-Ç’duhet të bëhet për njohjen e veprave kodifikuese në shkallë mbarëkombëtare:
-Botimet e veprave madhore e me rëndësi kombëtare
-Fjalorët shpjegues normativë dhe krahinorë
-Gramatika të shqipes së sotme
-Librat shkollorë, nga abetarja e më tej

7. Shqipja e sotme si gjuhë e përkthimeve dhe letërsisë artistike


- Shqipja dhe përkthimet e sotme letrare, politiko-shoqërore, teknike, etj.
- Përkthimi i filmave artistikë dhe i filmave shkencorë, etj.
- Roli i platformave satelitore për gjuhën e filmave dhe realizimeve origjinale
- Botimet cilësore të letërsisë artistike (shkrimtarëve të njohur), si bazë e përpunimit
sintaksor dhe e shijeve të mira për leksikun dhe frazeologjinë e shqipes
- Shqipja si gjuhë e dytë për të huajt

You might also like