You are on page 1of 2

Programi i lëndës: ETNOLINGUISTIKA

Përmbajtja:
Etnolinguistika merret me raportin ndërmjet gjuhës dhe kulturës, duke e parë atë në vështrim
antropologjik dhe si tërësi të njohjes, të rregullave të sjelljes dhe të kategorive të analizës së
realitetit, që formojnë “vizionin e botës” për një bashkësi të caktuar.
Përmbajtja e kësaj disipline mbetet një “listë e hapur” temash, nga të cilat më kryesoret janë:

1.Raporti ndërmjet gjuhës dhe kulturës, relativiteti gjuhësor dhe lidhjet e tij me antropologjinë
kulturore dhe etnolinguistikën.
2.Dukuria e gjuhëve në kontakt, raporet e tyre të forcës dhe të ndikimit; gjuhët minoritare dhe
gjuhët maxhoritare; ndryshimi gjuhësor dhe dukuria e zëvendësimit, gërryerja (erozioni) dhe
absoleshenca gjuhësore.
3.Forma dhe dukuri të dygjuhësisë / shumëgjuhësisë (bilinguismo/ plurilinguismo); përvetësimi
i gjuhëve amtare dhe i gjuhëve të dyta.
4.Raporti ndërmjet gjuhës standarde dhe tipeve të ndryshme të dialektit (urban, krahinor,
shoqëror, zhargon etj.); pengesat (barrierat) gjuhësore, dizavantazhet individuale/shoqërore dhe
diskriminimi gjuhësor dhe shoqëror.
5. Ngushtimi i varieteteve dhe variacioni gjuhësor; dukuria e pidxhinizimit dhe e kreolizimit të
gjuhëve.
6.Shfaqje të “ideologjisë” (individuale ose shoqërore) në përdorimet gjuhësore konkrete: analiza
e komunikimit politik, masmedial, institucional.(Seminar teorik” A.Vehbiu, Gjuha totalitariste).
7. Planifikimi gjuhësor i standardit, gjuhët kombëtare, gjuhët për qëllime ndërkombëtare, gjuhët
artificiale (esperantoja, interlingua, ido-ja etj.)dhe gjuhët historike natyrore.
8. Taksonomia relative e botës shtazore dhe bimore.
9.Sistemet terminologjike që lidhen me raportet e prindërisë (farefsnisë).
10.Normat shoqërore dhe kodet komunikative përkatëse.Modelimi fillestar i gjuhës.Gjuha
fëminore ose Baby-talk në hapësirat shqiptare. Të folmet e fshehta, argotë dhe zhargonet.
LITERATURË:
A. Tekste dhe studime bazë:
Gj. Shkurtaj, Etnografi e të folurit të shqipes, SHBLU, Tiranë, 2004.
Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2000.
Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 2003.
R. Ismajli, Standarde dhe identitete, Dukagjini, Pejë, 2003.
R. Ismajli, Gjuhë dhe etni, Rilindja, Prishtinë,1991.
R. Ismajli, Etni dhe modernitet, Dukagjini, Pejë, 1994.
Sh. Sejdiu, Sisteme, struktura, raporte, (Etnolinguistikë),Era, Prishtinë, 2002.
Sh. Sejdiu, Çështje të onomasiologjisë fitonimike romane dhe balkanike, Prishtinë,1989.
Sh. Sejdiu,Raporete inkluzivohiponimike të gjinisë së shtazëve në Llap, “Gjurmime
Albanologjike-Seria shkencat Filologjike, XIII, Prishtinë, 1983.
Sh. Sejdiu, Probleme të etnolinguistikës strukturale: raportet e farefisnisë dhe sistemi
nomenklatural i saj te shqiptarët, në “Studim etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën
popullore shqiptare”. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1990.

B. Literaturë tjetër e këshillueshme:


*Romano Lazzeroni, La cultura indoeuropea, Roma, Laterza.

1
*G. R. Cardona, Etnolinguistica, Bologna, Il Mulino.
*Alessandro Duranti, Antropologia del linguaggio, Roma, Meltemi (2000).
Barbara Tuechetto, La ricerca di campo in linguistica., Metodi e techniche di indagine, R.
Carocci, 2000.
Dell Hymes, Verso un’etnografia della comunicazione, 1964.
Tiranë, 1 tetor 2010
Andrea Pieroni ed.a., Ethnopharmacy of the ethnic Albanians (Arbëreshë) of northen Basilicata,
Italy,2002.

You might also like