You are on page 1of 13

GJUHA ARVANITASE E FOLUR ARKAIKE, APO “ZHARGON”?

- NGA
ARQILE V GJATA

GJUHA ARVANITASE E FOLUR ARKAIKE, APO “ZHARGON”?


KUMTESË STUDIMORE PREGATITUR NGA ARQILE V GJATA

Abstrakt

Një e folur e vjetër, e ruajtur në kushtet e izolimit dhe e fjetur


për shumë vjet nga trungu arbëror, meriton përkujdesjen dhe
detyrimin që ta sjellë në vëmendje të lexuesit nëpërmjet kumtesës
sime.
“Thuaj ç’të duash, por gjuha arvanitase është gjuha më e vjetër në
Evropë, por mbi të gjitha është gjuhë e mëmës dhe tatës sonë”![1]

Kjo thënie përbën boshtin e kumtesës ku arvanitasit përdornin


gjuhën e vet amtare në trajtën e folur por jo si gjuhën e shkrimit.

Sipas vlerësimeve të historianëve e filologëve të ndryshëm,


arvanitasit pas shekullit të XV-të e deri në kohë të revolucionit grek të
vitit 1821, përfaqësonin rreth 1/3 e popullsisë në vendbanimet e
hershme dhe të ishullorëve të Greqisë, si në Hidra, Poros, Specias,
Andros, Salamina, e fshatrave të shumtë në zona të ndryshme të
Greqisë. Këtë tezë studimore do mundohem ta sjell me përqasjet,
analizat nga një literaturë e bollshme, si edhe shtjellime krahasuese të
veçorive gjuhësore, si sintaksore edhe morfologjike, nëpërmjet
përballjes me gjuhën e folur të arvanitasve në trevat ku dhe sot jetojnë
si autokton në shekuj.

Gjuha arvanitase është e folur arkaike me tipare e veçori të


toskërishtes jugore dhe natyrshëm edhe me elementë nga gjuha greke.
Në ditët që jetojmë kjo e folur ka rënë në nivelin e një “zhargoni”...Por
kurrsesi nuk ekziston si dialekt!

Fjalë kyçe: E folura arvanitase, arkaike, zhargon, prejardhja,


kumte gojore.

Hyrje
Pas fitores dhe shkëlqimit të revolucionit 1821 emri i arvanitasve dëgjohet
për herë dhe më pak e kjo venitje erdhi si shkak i disa ndikimeve e
transformimeve të cilat do t’i shohim në një analizë me shumë konsideratë.
Nga të dhënat gojore, (por dhe sipas arkivave greke), numri i
arvanitasve në vitin 1907, në Prefekturën e Athinës me 50 fshatra, kishte
46.105 banorë. Popullsia e përgjithshme e tyre në të gjithë shtetin Grek që i
përket vitit 1879, arrinte në 176.120 banorë dhe në 1907 në 236.707
banorë.[2]

E folura e tyre dhe gjithçka e mbetur është shumë e rëndësishme,


sepse është e folura përgjatë jetës së një populli, apo komuniteti, ku lind e
jeton një e vërtetë e madhe. Jeta e tyre në mënyrë të padiskutueshme është
e lidhur me gjuhën. Dhe nëse një e folur, (gjuha) nuk kultivohet, ka
presione të jashtme e të brendshme, ka ndikime të ndryshme të tilla, të cilat
do t’i shqyrtojmë kujdesisht, edhe kur ajo bie në dobësi, plogështi... e
natyrshëm ligështohet, ajo humbet leksikun e saj, si rrjedhojë është e
padobishme në krahasim me një gjuhë madhore që shkruhet dhe flitet sipas
normave zyrtare të pushtetit në fuqi. Gjuha që nuk shkruhet dhe as
kultivohet, dalëngadalë del jashtë përdorimit si vlerë gjuhësore.
Ndikimet mbi gjuhën e arvanitasve, vlerë regresive në ruajtjen e saj...

Arvanitasit nuk e kanë të shkruar të folmen e tyre. Mungesa


e të shkruarit të një gjuhe, që mbijeton thjesht si e folur nuk të jep
mundësi të shkruash një periodizim të historisë së saj. Mënyra e të jetuarit
e arvanitasve dhe strukturat shoqërore e shtetërore, ku ata u bënë pjesë e
saj, e kane transformuar gjithçka në kohë dhe ka bërë të ndodhin realisht
ndryshime veçanërisht me gjuhën e tyre. Por gjithsesi në vazhdimësi e
folura Arvanitase ka lënë vlera dhe thesare gjuhësore shumë të dobishme
për historiografinë e gjuhës së folur në shekuj të arvanitasve tanë.

Ndikimet mbi të kanë qenë të shumta:

1. - Presioni i gjuhës së folur brenda familjes, ku për shkak te martesave me


greke vëmë re dy anë të kundërta të mbarëvajtjes së gjuhës. Njëra që i
përket ndikimit në sensin negativ, ai i gjuhës greke e cila po behej pjesë e të
folurës edhe në familjet arvanitase. Jo vetëm kaq por edhe fëmijët e lindur
nga këto martesa kishin prirjen të flisnin greqisht. Ndërsa tjetra i përket
rezistencës për mbijetesën e gjuhës nga prindërit apo më të moshuarit në
familje që kërkonin me çdo kusht ta ruanin e ta flisnin gjuhën e tyre amtare
brenda familjes.

2. Një ndikim i fortë relativisht ishte ai i shkollave greke ku fëmijët e


arvanitasve u shkolluan dhe rrjedhimisht edhe gjuha po tkurrej.

3. Ndikimi i institucioneve dhe e folmja zyrtare, përbënë për kohën e në


vazhdim një hallkë të rëndësishme të këtij zinxhiri.

4. Përditësia në jetën e zakonshme, rruga, fqinjët, shoqëria etj, përbën një


ndikim jo të vogël drejt mospërdorimit dhe harrimit të gjuhës së tyre.

5. Literatura që lexohej, gazetat e përditshme, shtypi dhe presioni i përditshëm i


tyre solli mosfoljen dhe konsumimin e gjuhës arvanitase.
6. Kisha dhe predikimet në gjuhën greke, një ndikim i konsiderueshëm sepse
vetë vendasit edhe arvanitasit ishin tejet besimtarë.

7. Politikat e ndryshme dhe shumë të ndjeshme, interesi që greqishtja të


mbizotëroje si gjuha e vjetër e folur dhe e shkruar solli edhe kjo përfitimet e
veta në dëm të gjuhës së folur të arvanitasve. “Me gjithë goditjet nga
pedantët e pushtetit në Greqi, arvanitëria e Greqisë vazhdon në qetësi
ecurinë e saj historike.”[3]

8. Deri më sot, nuk ka asnjë dokument apo dëshmi që arvanitasit të kenë bërë
përpjekje për të krijuar një alfabet për të shkruar të folmen e tyre, ashtu siç
bënë Voskopojarët në shekullin e 18-të, apo motrat Qirjazi në dhjetëvjeçarin
e parë të shekullit të 20-të me dy abetaret e tyre 1908-1909-të, apo si De
Rada, i cili organizoi dy kongrese për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro,
1895; Ungër 1897), ku ndër të tjera zë fill krijimi i një fjalori shqip dhe
përdorimi i alfabetit të tij si një qëllim i përbashkët, që tregon se përpjekjet
për ta ruajtur e kultivuar gjuhën shqipe, atë që prindërit e tyre e përdornin
dhe që pasardhësit e tyre filluan gradualisht ta humbisnin disi e të
largoheshin prej saj, duke e gërshetuar hera herës me atë greke, tregon me
së shumti një largim dhe një firo a boshllëk, që sot ajo ndjehet e tkurrur
dhe e pa kultivuar, por gjithsesi e kënduar dhe e folur në mënyrën e tyre në
kohë.

Një studim të veçantë në këtë fushë ka shkruar helenisti dhe


linguisti gjerman J. P.h. Fallemeyer, i cili në veprën e tij “Historia e
gadishullit të Moresë dhe Elementi Shqiptar në Greqi”, ishte ndër të parët
që shikonte në përbërjen genetike të grekëve modernë elementin e fuqishëm
shqiptar.

Siç e thash dhe më lartë, arvanitasit në tërë historinë e vet dhe sot,
nuk kanë pasur dhe nuk kanë një alfabet në gjuhën shqipe me të cilin ta
shkruajnë atë. Ata e shprehin gjendjen shpirtërore, lirike dhe epike
natyrshëm dhe me ndjenjë. Tek arvanitasit është ruajtur karakteri i tyre
autokton në ato troje ku janë dhe sot. Por jo vetëm kaq... këngët e tyre
këndohen si dikur dhe ruajnë sadopak, ende traditat arbërore të këtij
komuniteti. Sidomos fshatrat dhe familjet me rrënjë arvanitase kanë të
folmen e tyre, ku spikat fjala e kënduar në rastet e tyre të veçanta.

Dashurisë-4

Do pjenjë sajtën si e shkon vajza ditën

Vajza nat edit n’ argali Djali nuk e sheh me si me si

Jain vajza nat e dit për të drenjë sum prik

Do bënem gjarpr me pika ti shkone vajz ne sajta

Do bënem gjarpr i bardh ti shkoni vajz në mitar.[4]

Ja ç’thotë Elena Gjika:

“Tek ta i gjithë zhvillimi përmblidhet tek poezia, të folurit bukur, tek


këngët që transmetonin brez pas brezi lavditë e heronjve dhe tek fjala e
bukur dhe ndikimin e fuqisë së tyre në jetën e shumë shekujve”. Siç thotë
dhe një proverb tosk;

”dhe malet mund të lëvizin me një fjalë të vetme”(Leondios Lëeondiu).[5]

Edhe në ceremoninë e marrjes së Çmimit “NOBEL” poeti Grek Odhisea


Elitis u shpreh:

“Nga arvanitët, paraardhësit e nënës sime, kam trashëguar një sedër, që më


ka dalë për mbarë.”[6]

Një studim të veçantë në këtë fushë ka shkruar helenisti dhe


linguisti gjerman J. P.h. Fallemeyer, i cili në veprën e tij “Historia e
gadishullit të Moresë dhe Elementi shqiptar në Greqi”, ishte ndër të parët që
shikonte në përbërjen genetike të grekëve modernë elementin e fuqishëm
shqiptar. Gjë që flet për karakterin dhe shpirtin shqiptar që ka depertuar si
një element pozitiv në gjakun grek dhe mbarvajtjen e një marrdhenieje të
mirë e paqësore.

Ka fshatra të tëra me arvanitas, si p.sh. Thiva, Poleponezi, Korinthia,


Arkadia, Spata, Atikia, Evia, ishujt Idra, Speces,Andro, Salamina etj.

Atje ku arvanitasit janë të përqëndruar në numër të madh, gjuha


arvanitase vazhdon të flitet akoma edhe sot.

Duhet hulumtuar një dukuri… Ajo e tkurrjes së të folurit nga


arvanitasit që nuk e flasin gjuhën si më parë.

Ajo që duhet pranuar si apriori është se gjuha arvanitase, e folura e


saj nuk përbën një dialekt të mëvetshëm, si toskërishtja apo gegërishtja.
Argumentoj se ajo asnjëherë nuk ka qenë –DIALEKT, por një e folme!

Arvanitët nuk janë shqiptar të ardhur nga trojet shqiptare, ata janë
autoktonë, jo prej disa shekujsh, por prej mijëra vjetësh, të ngulur aty ku
ndodhen edhe sot. Gjuha e tyre është një e folme arkaike e shqipes.

Thënia e M. Lambertz se,” nga bashkëjetesa në vendin e ri është


përftuar një dialekt i ri, që nuk ishte i njëjtë me asnjë prej dialekteve të
vendit të origjinës”[7], do të theksoja se nuk mund të pranohet, pasi në çdo
kohë e folmja arvanitase nuk ka qenë dialekt, por një e folme e pashkruar e
tyre e ruajtur me fanatizëm deri më sot!

Nëpër këto kumte(si marrëdhënie e të folurit në vendbanimet e tyre)


gjejmë urtësinë popullore, ndjenjat e holla të bashkëjetesës së tyre, të
vjershave dhe këngëve arvanitase.Të gjitha bashkë na shërbejnë për të
emërtuar, vlerësuar, për të gjykuar më tej rreth vlerave dhe veçorive të tyre.
Ndër të tjera gjejmë: “Kjo gluha Arbërishte/Ishte gluhë trimërishte/E fliste
karbakov Mauli/Boçari dhe gjithë Suli”[8]

* * *
“Një arvanitas i moshës mbi 40-të vjeç nuk përdor më shumë
se 600 fjalë të gjuhës, të folur arvanitase. Kjo sepse nuk bëhet fjalë për
shkollë, apo ndonjë shkrim të gjetur, të gjuhës së tyre. E folura arvanitase u
pasurua në kohë vetëm duke huazuar fjalë nga gjuha greke, ky fenomen
ndodhi që në kohën e Skederbeut, siç thuhet tek kënga “Moj e bukura
More”! Kjo ka ndikuar së tepërmi në asimilimin e gjuhës Arvanitas, gjuha e
tyre erdhi duke u zbehur, sa u katandis kjo që është sot...”[9]
Ndërsa, tek brezi i ri, fatkeqësisht po humbet krenaria dhe dëshira e
dikurshme.

“Në të vërtetë, po të studiojmë origjinën e heronjëve të kryengritjes së vitit 1821, do të shohim se shumica
ishin Arvanitas dhe flisnin gjuhën arvanitase, ashtu siç e flisnin gjyshrit tonë.”[10]

Aristidh Kola: “Më parë në fshatin tim (Kaçkavel), kur isha i vogël,
po mos të dije Arvanitika (shqip) miqtë dhe shokët të tallnin, të vinin në lojë,
të injoronin.”[11]
Studiuesi dhe shkrimtari i madh Arvanitas Aristidh Kola ka aritur në një
përfundim rreth prejardhjes së Arvanitasve në Greqi. Ai thotë:

“– Arvanitasit erdhën në shekullin 14, kur u shpërbë principata e Gjin Bue


Shpatës, por ka pasur shumë valë të arvanitasve nga Arbëria, disa dyndje të
mëdha në Greqi. Me vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, erdhën në
Greqi shumë, shumë arvanitas.”[12]

Por, një përfundim i tillë është kundërshtuar nga shumë studiues të


tjerë madje edhe nga vet arvanitasit.(kjo është një hipotezë me të cilën nuk
duhet abuzuar, por duhet ende të hulumtohet nga historian dhe studiues.)
A duhet marr në konsideratë hipoteza, apo e vërteta, që Arvanitasit janë
autoktonë në trojet e tyre dhe se nuk mund të jetë e vërtetë se ata janë
dyndur masivisht pas vdekjes së Skënderbeut, në shekullin e 15-të?

Për këtë studiuesi Aristidh Kola shprehet se “Arvanitët janë hallka e


hekurt, që lidh lashtësinë me helenizmin e ri.”[13]

“...arvanitria e Greqisë vazhdonte në qetësi ecurinë e saj historike. Themi në


qetësi, sepse arvanitët si njerëz nuk ishin të qetë, por asnjëherë si një
bashkësi e organizuar, nuk ishin të zhurmshëm...Ata ishin në Greqi, ata e
bënë kryengritjen dhe ata e qeverisnin.”... Po aty

Studiuesi Greko Gjerman Niko Stilo në parathënien e veprës


“FJALORI GREQISHT-SHQIP I PANAJOT KUPITORIT” thotë:

Edhe pse në Greqi një pjesë e madhe e popullatës janë arvanitas, për
origjinën e tyre, nga historianët kemi pranuar se janë METEKË (emigrantë)
nga veriu dhe konkretisht, në bazë të të dhënave historike, se kanë ardhur
para disa shekujve nga veriu, nga Shqipëria. Mhistorike, megjithëse, në këto
referime historike, nuk kemi asnjë informatë në se këto kolonë, LIOS,
SHPATAS etje janë të parët apo jetonin dhe më parë në vendet ku u
vendosën Arvanitët; dhe përkundër, trashgimia tradicionale arvanitase janë
pjellë e kësaj toke, e me fjalë të tjera, janë autoktonë.[14]

Nga që historianët, të cilët pranojnë, vetëm informatat e shkruara,


duan të na bëjn dhe ne arvanitët të mos u besojmë të thënave të prindërve
tanë dhe pa gjetur arsyen përse mëma ime dhe tata im të më kenë thënë
gënjeshtra për këtë temë., ndjej nevojën t’u dalë për zot dhe të hedh poshtë
këtë karakterizim fyes. Sepse...nga që historianët pranojnë vetëm
dokumente të shkruara, zgjodha monedhën e më poshtëme të shekullit të
parë p.e.r, që është gjetur diku afër në Shpata, ku rreth kukuvajkës, në
arvanitase shkruhet:

Historia përsëritet , “arvanitas do të thotë analfabet, i paqytetëruar,


bujk, por dhe “grek” do të thotë “arvanitas i qytetëruar”[15]

Edhe Pr.Dr.Begzad Baliu shkruan:

“Përgjithësisht ka dominuar ideja që arvanitasit në Greqi shkuan në


shekkulin e 13-15, ndërsa emrin – arnavud, osmanlinjët ta kenë marrë nga
Grekët? E pamundur pra, Shqiptarët dhe grekët janë fqinjë mijëra vjeçar
dhe arvanitasit janë vetëm një enklavë e një momenti historik të etnicitetit
shqiptarë në Greqi prej mijëra vjetësh.” [16](21 Gusht 2017.Nga një
bashkëbisedim me Pr. Dr.Begzad Baliu)

Α ΘΕ ΜΙΚ Ι ΩΝ Ε Υ ΡΥ ΚΛΕ ΠΑΡΑ.

Dhe në analfabetin shqip:

A THE MIK I ON E Y TY KLE PARA.

Ky tekst, në arvanitasen, që flitet edhe sot në Atikë, do të thotë:

A the mike e On-it të Riut ishte (ekzistoi) e para.[17]


Pothuaj të njëjtin tekst dhe madje në dialektin atikas I shkrur:

ΙΕΡΑ ΠΥ ΖΗΝΟ ΦΙΛΟΣ,

E gjejmë dhe te monedha e më poshtëme, që do të thotë: ”E shenjta


Py mike e Zinos.” Këtu të quajturin në arvanitase, On (Ων), e kemi me emrin
ZINO (ΖΗΝΟ), pra, në rastin më të rrallë, që gjatë lakimit, nuk bëhet Zeusi-
Diosit, por Zinos.

Për dëshmi që emërtimi Α ΘΕ (A THE) dhe, me fjalë të tjera,


Athinaja, është sinonim i ΙΕΡΑ ΠΥ (IERA PY), zgjodha dhe mdomethënë
se ishte bijë e Oros, që mitologjia egjiptiane e karakterizon hy diellor
dhe grekët e quajnë Apollon. monedhën vijuese, gjithashtu athinase,
ku kemi bashkë të dyja këto emërtime, si dhe të dhënën
se ΓΕΝΗΣΩΣΑΝ ΩΡΟΣ, domethënë se ishte bijë e Oros, që mitologjia
egjiptiane e karakterizon hy diellor dhe grekët e quajnë Apollon.[18]

Mbi dukurinë që flet se, arvanitasit nuk kanë ardhur pas vdekjes së
Skenderbeut argumentoj si me poshtë:

Në fshatrat, nëpër familjet arvanitase, apo dhe në këngët e tyre nuk


gjenë të pasqyruar Emrin e Skenderbeut dhe epokën e tij legjendare!

Po kështu, kam shkuar në shumë familje arvanitase dhe nuk kam parë
fotografi, apo pikturë të Skenderbeut.

Arbëreshët e Italis e kan emrin dhe veprën e Skenderbeut të pandarë


nga jeta e tyre dhe në çdo familje portretin e Skenderbeut e kanë të shenjtë,
kanë këngë, poezi dhe prozë për Skenderbeun.

Dhe së fundmi kënga “E bukura More” që këndohet në shumë


fshatra arbëreshë të Italis nuk ka asgjë të përbashkët me arvanitasit e
Greqisë. Kjo këngë është ndër ato që lidhin arbëreshët e kontinentit me ata
të Siqilisë, por nga forca dhe dëshmimi i hershëm i ritualit që përfshin
këngën, duket se foleja e saj ka qenë Siqilia, dhe veçanërisht fshati ku ka
kohë që arbërishtja ka vdekur, Palazzo Adriano. Kënga shfaqet fillimisht si
material poetik popullor i mbledhur në Siqili më 1736.

* * *
Presidenti i Qendrës të Artit Europian në Greqi, poeti Evangjelos
Andreu me origjinë arvanitase, në pritjen që i beri poetit Ali Podrimja, Prill
2011, Qendra Kulturore Europiane, në fjalën e tij u shpreh se “zona e
populluar me arvanitas autoktone- PEANIA, që para më se 100 vjetëve quhej
me emrin arvanite “Lopsi”,(shiko dorëshkrimin).

Poeti arvanitas E.Andreu na lexoi gjithashtu dy vjersha nga


këngët Arvanitas që këndoheshin në Mesogjijo para dy shekujsh, dhe ndër
të tjera shprehet se “Arvanitët janë grekë shumë të lashtë me origjinë
shqiptare. Natyrisht sot grekë, por ruajmë më shumë traditën e
stërgjyshërve”!

ARQILE V GJATA
https://albania-ilire.blogspot.com/search?q=arvanite

You might also like