You are on page 1of 12

• Gjuha shqipe

• Deshmite e para te gjuhes shqipe


• Dialektet e gjuhes shqipe
• Shqipja standarde
• Rilindasit
• Kongreset kryesore
Objektivat • Huazimet
• Shkollat e para shqipe
Gjuha shqipe
• Gjuha shqipe është gjuhë dhe dege e vecante e familjes indo-
euvropiane që flitet nga rreth 7-10 milionë njerëz në
botë, kryesisht në Shqiperi, Kosove dhe Maqedonine e
veriut, por edhe në zona të tjera të Evropes Juglindore ku ka
një popullsi shqiptare, duke përfshirë Malin e Zi dhe Luginën
e Preshevës. Shqipja është gjuha
zyrtare e Shqipërisë dhe Kosovës, gjuhë bashkë-zyrtare
e Maqedonisë së Veriut si dhe një nga gjuhët zyrtare e Malit
te Zi.
• Komunitetet shekullore që flasin dialektet shqiptare mund të
gjenden të shpërndara në Kroaci (Arbëreshët në
Zarë), Greqi (Arbëreshët në Greqi, Çamëri dhe disa
komunitete në rajonet e Maqedonisë Perëndimore dhe Trakës
Perëndimore), Itali (Arbëreshët në Italinë
Jugore, Sicili dhe Kalabri) si dhe në Rumani dhe Ukrainë.
Ekziston poashtu edhe një diasporë e madhe shqiptare.
Deshmite e para te gjuhes

shqipe
• Formula e pagëzimit (1462) është dokumenti i parë i shkruar
në gjuhën shqipe. Është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe:
“Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që
gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga
Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i
ngushtë i Skënderbeut.
• Fjalorthi i Arnold Ritter von Harfit është njëri ndër
dokumentet e para të gjuhës shqipe. Fjalorthi ishte shkruar
nga Arnold Ritter von Harffi, i cili në vitin 1496 qëndroi në
portin e Durrësit si dhe në disa vende tjera shqiptare me
ç`rast transkriptoi disa fjalë të gjuhës shqipe të dëgjuara nga
vendasit, duke shkruar përbri tyre, përkthimin në gjuhën
gjermane.
• Perikopeja e Ungjillit të Pashkës është një dokument i
shkruar shqip me shkronja greke, gjetur brenda një kodiku
greqisht të shek. XIV. Vetë dokumenti datohet si i shekullit
XVI. Ështe dokumenti më i hershëm në shqip me shkronja
greqisht.
Libri i pare shqip

• Meshari është libri më i vjetër i botuar dhe


përkthimi i parë liturgjik në gjuhën shqipe,
botuar më 1555. Libri u përkthye nga prifti
Gjon Buzuku në vitet 1554-1555, nga
italishtja dhe latinishtja ka qenë i destinuar për
t’u përdorur nga priftërinjtë që vepronin në
trojet shqiptare, gjatë shërbesave të tyre.
Njihet vetëm një kopje e cunguar që ruhet në
Bibliotekën e Vatikanit, por supozohet se u
botua në Venedik, i shkruar në shqipen e
kohës me alfabet latin gjysmë-gotik.
Dialektet e gjuhes
shqipe
• Gjuha shqipe përbëhet nga shumë
dialekte, të ndara në dy grupe kryesore:
Gegërisht dhe Toskërisht. Lumi Shkumbin
është përafërsisht vija ndarëse gjeografike,
me Gegërishten të folur në veri të
Shkumbinit dhe Toskërishten në jug.
• Karakteristikat e dialekteve të shqipes
Toskërishtes dhe Gegërishtes, në trajtimin
e gjuhës amtare dhe të huazimeve nga
gjuhët e tjera, kanë çuar në përfundimin se
ndarja dialektore i parapriu migrimit sllav
në Ballkan.
Rilindasit
• Rilindja Kombëtare Shqiptare ishte
rezultat i lëvizjes politiko-shoqërore
dhe kulturore për çlirimin e vendit
nga pushtimet e huaja. Kjo lëvizje
nisi nga mesi i shekullit XIX dhe
përfundoi në vitin 1912, me shpalljen
e Pavarësisë së Shqipërisë.Atdhetaret
qe luftuan dhe mbrojten atdheun ne
kete periudhe quhen rilindas.
Vellezerit Frasheri
• Naim bej Frashëri i njohur më së shumti si Naim Frashëri ( 25 maj 1846 -
Stamboll, 20 tetor 1900) ka qenë nëpunës dhe intelektual i Perandorisë
Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, hartues tekstesh, përkthyesi i
parë i pjesëve të Kur'anit në gjuhë shqipe dhe veprimtar i shquar i arsimit
kombëtar shqiptar. Shihet si nismëtari i letërsisë shqiptare dhe një nga ikonat
kulturore shqiptare më ndikuese të shekullit 19. I gjendur me pozita të larta në
administratën osmane deri kur vdiq, mes të tjerash ndihmoi në nxjerrjen e lejes
për Mësonjëtoren e Korçës si dhe të Gramatikës të Kristoforidhit.
• Sami bej Frashëri i njohur në kohën e tij si Shemsedin Sami Bej ( 1 qershor
1850 - Stamboll, 18 qershor 1904) ka qenë nëpunës dhe intelektual shqiptar i
Perandorisë Osmane, gjuhëtar, leksikograf, enciklopedist, romancier,
dramaturg, përkthyes dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku
me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin. Me veprimtarinë e tij u bë
mendimtari më i shquar i nacionalizmit shqiptar dhe ndër pionierët e
nacionalizmit turk, i njohur përgjithësisht si Samiu në mënyrë informale në
shqip dhe Shemsedin Samiu në turqisht. Në opinionin turk njihet si "babai i
enciklopedistëve.“
• Abdullah bej Dume-Frashëri njohur thjesht si Abdyl Frashëri (1839 - Stamboll,
23 tetor 1892) ka qenë deputet shqiptar në Mexhlisin Osman, një nga
udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Kongresi i Manastirit

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i


Alfabetit ka qenë një konferencë
akademike në qytetin e Manastirit,
mes datave 14 nëntor - 22 nëntor
Kongresi i Drejtshkrimit
1908, për standardizimin e alfabetit të
gjuhës shqipe. Me nismën e Institutit të Gjuhësisë
dhe të Letërsisë të Universitetit
Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë
Shtetëror të Tiranës (USHT) nga data
përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë,
20 nëntor deri në 25 nëntor të vitit
Kongreset Maqedoninë e Veriut dhe në
diasporën shqiptare, e njohur si Dita e
Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha
1972 në Tiranë zhvilloi punimet
Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës

kryesore shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose


më shumë alfabetesh (Elifba), pa
Shqipe. Në Kongres u përfaqësuan
gjerësisht forcat e shkencës, të arsimit
dhe të kulturës shqiptare. Aty ishin të
llogaritur nënvariantet.
pranishëm 87 delegatë nga Shqipëria,
Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe
arbëreshë nga Italia.
Synimi i mbledhjes së Kongresit ishte
përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve
kryesore për hartimin e rregullave të
drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë
letrare të njësuar kombëtare.
Huazimet
• Sipas Fjalorit te sotem te gjuhes
shqipe huazimet quhen: Fjale a
njesi tjeter gjuhesore qe eshte
marre prej nje gjuhe tjeter dhe
perdoret ne gjuhen amtare.
• Huazimi I drejtperdrejte (I
terthore). Huazimi leksikor.
Huazimi gjuhesor. Huazimet
latine (slave, turke). Huazimet nga
greqishtja etj.
Shkollat e para
shqip
• Shkollat e para shqipe datojnë nga
shek. XVl -XVll të paktën nga viti
1632 ose 225 vjet me herët se
Mësonjëtorja e Korçës. Ato
janë;shkolla e Stubllës se Karadakut
1584-të ku fillon tradita e mësimit
shqip pastaj shkolla e Velës e hapur
nga ipeshkvi i Lezhës ,shkolla e
Kurbinit e cila u themelua në vitin
1632 afër Krujës, shkolla e Pllonës dhe
e Bilishtit 1638 nga Pater Karli i
Miradoles.
Shkolla e pare
shqipe
• Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë
kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në
kohën e Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja u hap
më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e
fundme të perandorisë. Tashmë ndërtesa e shkollës
shërben si një muzeum dhe ndodhet në veri të
bulevardit "Shën Gjergji".
• Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare, që synonte të mundësoheshin
të drejtat kombëtare brenda Perandorisë Osmane.
Mësonjëtorja përbënte një qendër për edukimin
kulturor dhe patriotik; kishte rëndësi e një vlerë të
veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua
pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit.
• Data e hapjes së saj festohet nga shqiptarët si "Dita
e Mësuesit".

You might also like