You are on page 1of 53

 

P E L A S G I A N S
  1bilderberg on Tue Feb 03, 2009 8:04 am

"Profesor Konda shkencetari i pare i pellasgjishtes"


nga Apostol Bitraku

SPIRO KONDA, I PARI SHKENCËTAR QË MBROJTI


TEZËN E PREJARDHJES SË SHQIPTARËVE NGA
PELLAZGËT

Vargjet e eposit homerik:” O mbret Zeus dodonas pellazgjik”


dhe “ popull hyjnor i pjellë dret për drejt nga dheu”, do të
ishin hapi i parë nga u nis ai fillimisht për rrugën e gjatë e të
vështirë.

- Duke shfletuar veprën e tij “ Shqiptarët dhe problemi


pellazgjik”-

- Vepra e prof. Kondës, nën ndikimin e Eqerem Çabejit u la


qëllimisht, për gati 40 vjet, në harresë.

- Edhe sot nën ndikimin e çabejistëve vepra vazhdon të


“harroet”

HAPI I PARË

Sa herë kujtojmë veprën e studiuesit , filologut dhe


historianit të mirënjohur korcar Spiro Konda, mendja na
shkon menjëherë tek vepra e tij madhore e
voluminoze“Shqiptarët dhe problemi pellazgjik “ botuar në
vitin 1964. Spiro Konda u mor qysh herët me problemin
pellazgjik. Që kur ishte student në Universitetin e Athinës, ku
u diplomua për filologji klasike, u njoh dhe u miqësua me
disa autoritete shkencore të atij Universiteti si prof.
Haxhillaqis dhe prof. e arkeologjisë me origjinë shqiptare
Dhimitër Arvaniti. Këta ishin studiues të njohur, shkencëtarë
seriozë dhe shpallën se problemi pellazgjik është i lidhur dhe
zbërthehet në shuma aspekte vetëm me gjuhën shqipe. Po
kjo tezë e tyre, që ata e shpallën në formë manifesti, jo
vetëm nuk u mirëprit, po përkundrazi u anatemua nga qarqet
shoviniste greke që , me dashje dhe qëllime të caktuara,
ngatërronin shkencën me politikën.

Megjithëkëtë, për të riun Spiro Konda, pellazgët mbetën në


kujtesë dhe do të përbënin qëllimin e punës së tij kërkimore
shkencore gjatë gjithë jetës së tij.Vargjet e eposit homerik:”
O mbret Zeus dodonas pellazgjik” dhe “ popull hyjnor i pjellë
dret për drejt nga dheu”, do të ishin hapi i parë nga u nis ai
fillimisht për rrugën e gjatë e të vështirë. Shprehja “ i lindur
prej dheut “ kishte rëndësi se në kohët shumë të lashta
parahistorike njerëzit besonin se kur dheu nuk qe forcuar
ende, po ndodhej në gjendje baltike, njerëzit dhe kafshët
lindnin prej tij të gjallë. Kur dheu u forcua nga dielli dhe
erërat, atëhere njerëzit dhe kafshët po lindnin me anë të
martesës. Pra “ i lindur prej dheut”, do të thotë i vjetër,
autokton.

TEZA DHE KUNDËRTEZA.

Pellazgët dhe problemi pellazgjik, një cështje tepër e vështirë


dhe e ngatërruar. Cështja pellazge është trajtuar para
rilindasve tanë nga autorë të huaj, sidomos nga grekët e
lashtë. Bibliografia për këtë problem është shumë e gjërë, e
pa fund. Janë ngritur teza e kundër teza, nga një herë të
cuditëshme e të pa besueshme. Është arritur deri atje sa
është vënë në dyshim edhe egzistenca e tyre. Sipas disave,
pellazgët janë konsideruar si krijim i imagjinatës së
logografëve të vjetër, nga disa të tjerë si popull historik që ka
egzistuar e vepruar para grekëve, nga disa si popull i racës
ariane, nga të tjerë si i racës semite. Pra, kjo vorbull
mendimesh, faktesh e dokumentash kontradiktore, bëri që
për mjaft studiues cështja pellazge të ishte “ tokë e ndaluar”,
cështje “tabu”. Shumë pak guxonin ti hynin asaj për
vështirësitë që paraqiste. Megjithëkëtë, cështjen pellazge,
duke e lidhur me gjuhën shqipe, e ringjallën dhe e publikuan
rilindasit tanë të mëdhënj sidomos De Rada, Naim Frashëri,
Sami Frashëri në enciklopedinë e tij e tj.

Spiro Konda , sic thotë vetë në veprën e tij, duke u nisur nga
mendimi i Aristotelit se fisnikëri është për një komb kur të
parët e tij janë autoktonë ose shumë të vjetër në vëndin ku
banojnë dhe kur nga gjiri i tyre kanë nxjerrë njerëz që me
veprat që kanë lënë, janë për tu patur zili, i hyri punës me
dashamirësi dhe si atdhetar i vërtetë për të gjetur fillesën,
vjetësinë dhe prejardhjen e popullit të tij, të shqiptarëve.
Dhe që të merresh me historinë e popullit shqiptar që nga
prehistoria dhe deri në kohët e vona, sic thotë vetë përsëri
autori, duhet të jesh filolog, helenist, latinist, gjuhëtar,
glosolog, indolog dhe gjuhën shqipe ta kesh gjuhë amtare
dhe ta zotërosh shkencërisht.Dhe këto cilësi i zotëronte në
atë kohë, si asnjë tjetër , vetëm profesor Spiro Konda. Ai
kishte njohuri të gjëra enciklopedike, vecanërisht në gjuhësi
dhe në histori. Zotëronte greqishten e re dhe të vjetër dhe ,
si asnjë tjetër, kishte përvetësuar në mënyrë të shkëlqyer
sanskritishten, gjuhën e përsosur të intelektualëne të Hindisë
si dhe frëngjishten, gjermanishten dhe disa gjuhë ballkanike.

Në studimet dhe kërkimet e tij shumëvjecare, Konda u


mbështet te autorët e vjetër grekë e latinë që janë marrë e
kanë lënë dëshmi të vlefshme për pellazgët dhe në gjuhën
shqipe që është celësi i zgjidhjes së këtyre problemeve. Në
fillim puna e tij ishte ëndërr, pasion po… pastaj u bë realitet.
Ai me guxim shkeli në “ tokë të ndaluar”dhe preku temën “
tabu”. Dhe jo pa sukses.

Me përgatitjen që kishte, me pasion e kembengulje, me


punën e një shkencëtari të vërtetë, skurpuloz, pa zhurmë e
pa bujë, aty në dhomën e tij të punës, si “ eremit “i vërtetë,
studioi me hollësi gjithë historianët e gjuhëtarët e huaj dhe
të vendit që janë marrë me historinë e pellazgëve dhe
prejardhjen e shqiptarëve që nga Homeri, Hesiodi, Simonidi,
Pindari, Tuqiditi, Straboni e mjaft të tjerë të kohëve më të
reja. Autorët antikë grekë, në shkrimet e tyre, pellazgët i
quanin popullin më të vjetër të Ballkanit dhe të Evropës.Ata
cilësoheshin si popull jo grek dhe gjuha e tyre jo greke.
Pellazgët shtriheshin në një teritor të gjërë,” perandoria
pellazge,”ku sot banojnë shqiptarët dhe grekët modernë. Për
prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, ka pasur
mendime të ndryshme kontradiktore. Shqiptarët i kanë bërë
dalmatë, kroatë, lolanë, skithë, keltë, persë. Disa të tjerë i
kanë bërë pellazgë, ilirë, po edhe maqedonas e trakë.Edhe
për gjuhën shqipe mendimet e historianëve kanë qënë të
ndryshme. Ato mund të grupohen në tre grupe. Disa janë të
mendimit se shqipja rrjedh nga ilirishtja, disa mendojnë se
rrjedh nga trakishtja dhe disa të tjerë kanë shprehur
mendimin se gjuha shqipe është një përzierje e ilirishtes me
trakishten.

Ka dhe nga ata që me dashakeqësi dhe me qëllime e


paramendime të caktuara politike, pa argumenta shkencore,
kanë folur keq për shqiptarët duke thënë se raca barbare
shqiptare është mbeturinë e ndonjë populli që gjeti strehë në
malet e Epirit gjatë përmbytjeve që sollën emigracionet e
huaja, pra racë që nuk ka asnjë vlerë e rëndësi.

Megjithëkëto mendime që janë shfaqur, cështja e origjinës së


gjuhës shqipe, mbetet ende problem i pa zgjidhur. Konda ju
fut kësaj pune të madhe e të vështirë për të provuar e
vërtetuar se shqiptarët rrjedhin prej pellazgëve dhe janë
autoktonë në vendet ku banojnë sot. Teza e tij se shqiptarët
rrjedhin nga pellazgët dhe glosat e emrat pellazge
shpjegohen vetëm me shqipen, realizohet me anën e gjuhëve
të krahasuara sanskrite, greqishte e vjetër dhe shqipe.Duke
ndjekur fillin e ndryshimeve fonetike të fjalëve dhe emrave
në kohë të ndryshme, shumë fjalë pellazge janë të afërta ose
të njëjta dhe shpjegohen vetëm me shqipen. Për këtë autori
sjell shumë shembuj, shumë argumenta, shumë fakte, citon
shumë autorë dhe , pasi mban qëndrim kritik ndaj disave, jep
variantin e atij që i duket më i drejtë.

SHQIPJA ÇELËSI PËR TË ZBËRTHYER FJALËT E VJETRA


PELLAZGE.

Është për të theksuar se është karakteristike që në veprën e


Kondës për etimologjinë e cdo fjale, sillen aq argumenta, nga
një herë edhe 15 ose 20, aq vërtetime e fakte , citohen aq
autorë sa nuk lihet asnjë shteg për dyshime. Dhe vërtetimet
janë bindëse. Kështu, duke sjellë mjaft fjalë ku shqiptarët “
takohen” me pellazgët, autori arrin në konkluzionin se
shqiptarët janë pjestarë të familjes gjuhësore japetike ose
indoeuropiane dhe shqiptarët e pellazgët janë të një race.
Këto takime janë të shumta. Fjala – dipatyron – sic e quanin
pellasgët perëndinë, korrespondon me fjalën shqipe – de –
patër – patër – de = perëndi. Fjala - demetër = dhe – metër,
pra dhe – mëmë, me kuptimin – dhe – dheu = mëma e të
gjithëve. Fjala pellazge – brazer – takohet me shqipen –
burazer që ka të njëjtën kuptim. Etimologjinë e fjalës –
pellazg – pas shumë ndryshimesh fonetike, Konda e lidh me
fjalën shqipe – pjell = pra lindur jam prej dheut = i
dhelindur.

Këto fjalë dhe të tjera, sic do të theksojmë më poshtë, nuk


kanë asnjë kuptim e nuk zbërthehen në asnjë gjuhë tjetër,
përvec shqipes. Ndryshimet fonetike që kanë pësuar ato,
janë plotesisht të justifikuara e janë bërë sipas ligjeve të
zhvillimit të brëndshëm të gjuhës shqipe.

Për të vërtetuar vjetërsinë e shqiptarëve Konda u drejtohet


historianëve të vjetër grekë e latinë që e kane quajtur vendin
ku banojnë sot shqiptarët Iliri dhe Epir. Pra a janë shqiptarët
pasardhës të ilirëve dhe epirotasve? Autori për këtë sjell
shumë fjalë toponime që, sic thotë ai, janë mjet fort i sigurtë
që mbyll gojën e cdo kundërshtari. Me një punë tepër të
kujdesëshme, duke shfrytëzur shumë burime, ai ka mbledhur
e ka rreshtuar shumë emra vendesh, fshatrash, qytetesh,
detesh, malesh, shkëmbinjsh, emra burrash, grash që hasen
në shumë vende të Greqisë së sotme e në ishujt e Mesdheut,
pra ku dikur shtrihej “ perandoria pellazge “dhe që
shpjegohen me anën e gjuhës shqipe. Janë mjaft të
përhapura toponimet që kanë për bazë fjalën shqipe –
gur.Gura = mal në Korinth, Gura = fshat në krahinën e
Janinës, Gura = qytet në Eritre. Toponime që kanë për bazë
fjalën shqipe – mal.Males = vargmal në Maqedoni, Males =
katund në Kretë, Malesina = fshat në Fokidë, Malesiada =
fshat në Akarnani. Toponime që kanë për bazë fjalën shqipe -
pyll. Peli =fshat në Eube, Pyla = fshat në Qipro, Pylaros =
liman në Qefaloni e mjaft fjalë të tjera si dhe emra njerëzish.
Kur toponimet shpjegohen drejt, janë dëshmuese të vërteta
që provojnë se atje ku ndodhen ato, banonte populli me
gjuhën e të cilit shpjegohen. Toponimet kanë vlerën e
zbulimeve arkeologjike që nxjerrin në dritë objekte e
dokumenta të popujve parahistorikë , po toponimet na
tregojnë edhe emrin, edhe gjuhën që flisnin, pra edhe
kombësinë e këtyre popujve. Të dyja këto, gërmimet
arkeologjike dhe toponomet , kur kombinohen drejt,
formojnë histori të pa gabuar për popujt. Shkurt, toponimet
janë gjurmët e popullit që ka banuar atje ku gjenden këto
toponime.

Fjala – gur - që,sic thamë, është rrënjë e shumë fjalëve të


tjera e që grekët e kanë – petra- , është fjalë pellazge, për
rrjedhoje shqipe dhe është përdorur nga pellazgët në Greqi
para se të instaloheshin këtu helenët. Kur erdhën aty
helenët, morën nga pellazgët shumë fjalë dhe emra
perëndish e u dhanë trajtë greke. Pra kombësia e parë e
fjalës – gur - , është pellazge. Dhe që në Greqinë
parahomerike, përpara se të zbrisnin akejtë, para vitit 1500
p. e r . banonin pellazgë, ka dëshmi historike të shumta.
Kështu Homeri Argosin e quante pellazgjik dhe jo akaik.
Herodoti thotë se para tij Greqia quhej Pellazgjia. Straboni
dëshmon se pellazgët , popull i vjetër ishin shtrirë në tërë
Greqinë. Pra, konkludon autori dhe lexuesi bindet nga këto
dëshmi, del se populli që banonte në Greqi para helenëve,
ishte pellazgjik. Dhe pellazgë kishte kudo. Pellazgë në Beoti,
pellazgë në Thesali, pellazgë në Thrakë, pellazgë në Mikenë,
pellazgë në Argos, pellazgë në ishujt e Mesdheut, në Delos,
në Hidra, në Kupros, në Pesos, Lemnos, Kretë, Kios. Dhe -
pyllaion = pyll, oros maleianon = mal, junion pelagos = deti
jonik, sic shihet kanë kuptim dhe shpjegohen vetëm me
shqipen.

Në kapitullin e dytë të veprës Konda, duke ndjekur gjurmët e


shqiptarëve të vjetër ,d. m. th. të pellazgëve, jep edhe
shpjegimin dhe etimologjinë e emrave të perëndive greke që,
edhe ato , celës për shpjegimin e tyre kanë gjuhën
shqipe.Kështu kryetari i perëndive greke Zeus ka kuptimin –
deu – patër = dheu është babai im. Demetra = dhe mëmë,
Posejdoni = zot i ujrave e tj. Edhe emrat e hyjnive të tjera
greke si Afërdita, Apolloni, Hera, Rea e tj.- zbërthehen dhe
shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe dhe kanë qënë fjalë
pellazge. Sikurse thotë Herodoti emrat e këtyre perëndive
grekët i morën nga pellazgët. Dhe jo vetëm kaq, po
pellazgëve u detyrohet tërë qytetërimi i më vonshëm greko –
romak. Edhe këtu Konda për etimologjinë , për cdo sqarim të
këtyre emrave, u referohet dhe citon tërë studiuesit dhe
historianët e më parshëm që janë marrë me këtë problem.
Kështu lexuesi ka mundësi të njihet me mendimet e
studiuesve të tjerë dhe të krahasojë mendimet dhe variantet
e tyre me ato të Kondës.Në mjaft raste shpjegimet që jep
Konda për etimilogjinë dhe kuptimin e fjalëve, në sajë të
argumentave të shumta e korrekte që jep, janë më të
besueshme e më bindëse se variantet e shumë autorëve të
tjerë. Na duket se është mjaft bindës e logjik shpjegimi i
etimologjisë së emrit të hyjneshës Athina. Sipas mitologjisë
që na e jep Hesiodi, Zeusi e lindi Athinanë nga koka e tij,
kurse bijtë e bijat e tjera i ka lindur me gra të vdekëshme
dhe hyjnesha të pa vdekëshme. Bile Athinaja lindi e
armatosur me mburojë e heshtë.Konda, nisur nga ky fakt, e
lidh këtë etimologji – Athina – me fjalën shqipe – e thëna .
Pas ndryshimeve fonetike që ka pësuar ajo, erdhi tek forma –
Athenë – që nuk është gjë tjetër vec se fjala shqipe – e
thëna, pra arsyeja, mencuria e mishëruar e atit.Athinaja që
lindi mga koka e Zeusit, ishte kështu hyji i diturisë, i
mencurisë. Dhe Athena ishte perëndeshë pellazgjike.

(VAZHDON)

1bilderberg
Veteran Member

Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

LIKEDISLIKE
 






 Re: P E L A S G I A N S
  1bilderberg on Tue Feb 03, 2009 8:05 am

.....
MISTERI ETRUSK

Në kohën e Kondës dhe më parë e më pas, mjaft dijetarë të


vendeve të ndryshme, janë përqëndruar me një zell të madh
edhe në një problem tjetër të rëndësishëm që ka të bëjë me
gjuhën dhe prejardhjen e tyrrenasve ose etruskëve të lashtë.
Misteri etrusk,nuk është vetëm një kuriozitet shkencor, as
një tentativë shpjegimi i një realiteti të largët, po një mister i
lindjes së një qytetërimi shumë të lashtë , i cili u përhap në
gadishullin e Italisë dhe mbi të cilën bazohen vetë themelet e
historisë së Romës dhe qytetërimi i parë romak.. Për etruskët
, ashtu si dhe për pellazgët, mendimet e shkencëtarëve janë
të ndryshme e kontradiktore. Disa thonë se ata janë vendas,
disa të ardhur nga Lidia , nga Azia. Etruskët kanë qënë popull
gazmor e kanë lënë mbi 8 mijë mbishkrime. Gjuha e tyre që
u shkrua me alfabet grek, mbeti e pa deshifruar dhe kjo
përbën një nga enigmat më të mëdha gjuhësore. Pra
problemet që kanë të bëjnë me origjinën e këtij populli janë
të mbuluara nga errësira. Të gjitha sa janë thënë për
etruskët, dhe janë thënë shumë, janë supozime dhe nuk
mbështeten në argumenta të sigurta e për pasojë nuk kanë
vlerë historike. Si përfundim “ misteri etrusk “vazhdoi per një
kohë të gjatë. Konda edhe për problemin etrusk, në veprën e
tij ka dhënë mendime me vlerë. Sipas tij, problemi etrusk ka
qënë i pa zgjidhur se studiuesit e shumtë të tij nuk janë nisur
nga një bazë e sigurtë. Sipas Kondës”misteri etrusk” mund të
zgjidhet vetëm brenda kuadrit të problemit pellazg si pjesë
përbërëse e tij. Ai është i bindur se enigma etruske zgjidhet
përfundimisht vetëm po të jetë se gjurmuesit shkencorë
nisen dhe mbështeten në gjuhën shqipe.Me fjalë të tjera, ky
popull i madh kaq interesant, prë tyrren ose etrusk, nuk ishte
gjë tjetër vec se pellazg.Dhe pas këtyre konstatimeve, autori,
si dhe për raste të tjerë, me plot argumenta e analiza serioze
zbërthen shumë fjalë etruske me anë të shqipes si – etrusk –
tuskë – toskë, kompania, tyrrenë, albanë, geganë e tj.Më
poshtë na jep edhe vendet ku banonin etruskët, ku ishin
përhapur ata si në Itali, Siqeli, Greqi, Egjipt, duke konkluduar
se që etruskët, tuskët ose tyrrenët janë pellazgë, vërtetohet
si më lart me fjalët etruske ose me të dhëna gramatikore të
tjera që ruhen në gjuhën e sotme shqipe dhe “ misteri
etrusk”zgjidhet vetëm me anën e gjuhëa shqipe.

Se sa të drejtë kishte Konda për këte problem, si dhe për


problemin pellazg në përgjithësi, duket edhe tani kur mjaft
studiues të rinj të kohëve të fundit, para dhe pas Kondës,
pranojne se fjalët etruske shpjegohen vetëm me shqipen.
Shembull për këtë po sjellim Zaharia Majanin me dy veprat e
tij të botuara edhe në shqip

“ Etruskët filluan të flasin”dhe “ Fundi i misterit etrusk” ku


shumë fjalë e glosa etruske i zbërthen, i shpjegon dhe i
sqaron vetëm me fjalë të shqipes së sotme. Duke iu referuar
Tuqiditit ( shek. V p.e.r. ) i njohur për paanësinë dhe
saktësinë e vet, ai konkludon se etruskët përfaqësojnë një
dega të trungut pellazg. Për flalët shqipe mal, plak, bardha,
delme, dardha e tj. ka mendimin se ato jetojnë që në Luftën
e Trojës dhe fjala pellazge, ilire, etruske dhe shqipe – gur –
është edhe më e vjetër. Po kështu ai sjell një numër foljesh
etruske që janë njëlloj me shqipen e sotme si ve, shoh, vras,
ha, ik etj.

Si përfundim edhe ky autor ka mendimin se shqiptarët dhe


gjuha e tyre është celës për të zbërthyer , shpjeguar e
sqaruar shumë probleme që lidhen me pellazgët dhe
etruskët. Gjithashtu ai arrin në përfundimin se etruskët, duke
qënë një popull i ardhur, edhe gjuha e tyre ka karakter
kryesisht indoeuropian. Po kështu edhe Shqipëria është ish-
Iliria e Jugut. Shqiptarët që banojnë sot këtu janë autoktonë
të paktën prej dymijë vjetësh.Këto të vërteta sot nuk mund ti
verë në dyshim askush.

Gjithashtu, para Kondës, studiuesi me prejardhje austriake


Hutenbah botoi në Vienë më 1960 veprën “ Pellazgët” ku për
herë të parë dhe në mënyrë të plotë jepen tërë autorët
antikë, referencat historike për pellazgët, shtrirja e tyre
gjeografike “ perandoria pellazge “, mitologjia para greke,
toponime e glosa pellazge që afrohen e shpjegohen me anë
të gjuhës shqipe. Vepra u botua pak vite para asaj të Kondës
pa ditur gjë të dy autorët për njëri tjetrin. Pra edhe ky
studiues është afër ideve të Kondës për problemin pellazgjik
dhe për prejardhjen e shqiptarëve sipas vijimësisë pellazge –
ilire – shqiptare.

Po kështu, me shumë argumenta, me këmbëngulje dhe me


patos të vecantë historik, për të parët e shqiptarëv,
pellazgët, shprehet edhe studiuesi i kohëve të fundit A. Kola
në veprën “ Arvanitët dhe prejardhja e grekëve. “Ai sjell
mjaft dëshmi që vërtetojnë vjetërsinë e pellazgëve dhe rolin
e tyre si “popull hyjnor”. Ata , pellazgët, sic thonë autorët e
lashtë, ishin një popull i madh, paraardhës të fisit helen dhe
futën në teritorin grek përvec gjuhës edhe gërmat , fenë,
perënditë, adhurimet dhe misteret e ndryshme. Edhe
qytetërimi trojan me atë akeas kanë paraardhës të
përbashkët atë pellazg. Akili i lutej “ zotit të madh
Diellit,dodonas pellazgjik”. Dhe Dodona pa dyshim ishte në
Epir e jo në Mesdheun jugëlindor. Mali ku gjendej Dodona
quhej Tomar dhe shenjtoret e Dodonës Tomare ose Tomure.
Pra mali Tomorr pa asnjë dyshim. Pastaj kjo faltore e shenjtë
u shpergul në jugë.

VIJIMËSI PELLAZGO – ILIRE – SHQIPTARE.

Nga sa u tha më lart del se Spiro Konda me veprën e tij “


Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, dha një kontribut të
madh dhe iu afrua një hap së vërtetës për zgjidhjen e
cështjes pellazge dhe prejardhjes së shqiptarëve. Ai e
strukturoi tezën se shqiptarët rrjedhun nga pellazgët dhe
vërtetoi se sqarimi dhe zbërthimi i shumë emrave dhe
glosave pellazge shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe.
Materiali i gjërë që solli , faktet, dokumentat dhe vërtetimet
për etimologjinë e fjalëve, në sajë të njohurive të tij të gjëra
dhe të punës së madhe këmbëngulëse, janë bindëse dhe
plotësisht të argumentuara. Është e para herë që një
studiues shqiptar boton një vepër kaq të madhe për cështjen
pellazgjike me tërë ato dokumente e fakte bindëse. Kjo
natyrisht i shërbeu lartësimit të emrit të shqiptarëve si
populli më i vjetër në Ballkan dhe ne Evropë.

PSE NË VEPRËN E KONDËS NUK U SHËNUA SIGLA


UNIVERSITETI SHTETEROR I TIRANËS???!!!

Vepra e Kondës “ Shqiptarët dhe problemi


pellazgjik,”megjithëse bëri bujë e u botua edhe në greqisht, u
prit në mënyra të ndryshme nga opinioni shkencor.Në
Konferencën e parë albanologjike që u organizua në Tiranë
ne vitin 1962 ku morën pjesë shumë autoritete shkencore me
emër, nga vendi dhe të huaj, Konda paraqiti tezat e tij.
Shumë argumenta, një bibliografi të gjërë, refereca historike,
fakte, arsyetime të shumta që ndriconin problemin pellazgjik.
Po ndodhi dicka e pa pritur. Pjesëmarrësit e Konferencës,
vërtet u befasuan nga kjo punë e madhe, voluminoze dhe e
thelluar shkencore, po nuk u treguan shume entuziastë.
Shkaku ishte se problemi që shqyrtohej, argumentat që
silleshin ishin të pa njohura për ta dhe duhej kohë , duhej
studiuar i tërë materiali i veprës se nuk mjaftonte ai që u dha
në kufijtë e një kumtese të zakonëshme, pastaj mund të
jepeshin gjykime pro ose kundër. Po koha kaloi dhe këto
gjykime nuk u dhanë asnjëherë, as më vonë.Dhe heshtja
vazhdoi gjatë. Edhe për të botuar librin u desh ndërhyrja e
udhëheqjes së asj kohe dhe libri nuk përmban në kopertinë
as siglën Universiteti Shtetëror i Tiranës , as Instituti i
Historisë, sic bëhej për vepra të tjera të këtij karakteri, po
thjesht: Spiro N. Konda”Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”

Edhe sot e kësaj dite vepra e Kondës është pak e njohur për
lexuesit se është lënë në harresë dhe asgjë serioze nuk është
thënë për të. Ndofta i takon së ardhmes për ta vlerësuar atë
denjësisht e për ta ngritur autorin e saj në vendin që i takon.

1bilderberg
Veteran Member

Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

LIKEDISLIKE
 






 Re: P E L A S G I A N S
  alfeko sukaraku on Fri Feb 06, 2009 11:11 am

alfeko sukaraku wrote:Spiro Konda---Dhimiter Pilika---Demetrio


Camarda---Iakovo Thomopulo -Aristidh Kollja--Panajoti Kupitori
edhe rilindasit shqiptare jane lene ne heshtje nga Buda e
compani----ketu do gjejm edhe "vezet e gjarprit"
alfeko sukaraku
Senior Member

Number of posts : 198
Registration date : 2009-02-04
Points : 21
Reputation : 21

LIKEDISLIKE
 






 Re: P E L A S G I A N S
  alfeko sukaraku on Fri Feb 06, 2009 11:23 am

problemi pellazge eshte nje problem i cili nuk munde te


zgjidhet pa ndergjegjezimin edhe dijesimin mbi shkrimin
edhe kendimin e gjuhes shqipe per te gjith shqipfolsit.

problemi pellazgjik kerkon njohurit e Demetrio Camarda


---njohuri mbi Homerin--njohuri mbi greqishten e lashte
--njohuri mbi latinishten--njohuri mbi shqipen(si gjuha e
nenes) --studime filologjike.Ne se ka nje dijetare qe eshte
marre shkencerisht me ceshtjen pellazge ky eshte Demetrio
Camarda i pari---rruga e tije eshte rruga e vetme e cila na
cone ne burimin e duhur.

pa njohjen e greqishtes se lashte nuk ka per tu bere e


mundur kurre te dale ne drite e verteta--ky eshte celsi qe
hap ate dere ,pasi eshte me se i qarte kalimi nga shqipja
pellazgjike tek greqishtja e lashte per c do kend qe i njeh te
dyja gjuhet.deri me sote te dyja gjuhet i kane njohur
nacionalistat fetare me arvanite e ortodoks perreth ndaj jane
fshehur shume te verteta te medha--sote kohet kane
ndryshuar pasi jane mbi qindra djeme e bija te shqipes qe
shkollohen ne greqi edhe se shpejti do korren frytet e se
vertetes.

alfeko sukaraku
Senior Member

Number of posts : 198
Registration date : 2009-02-04
Points : 21
Reputation : 21

LIKEDISLIKE
 






 Re: P E L A S G I A N S
  zojs on Sat Feb 07, 2009 3:17 pm

Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – PELLAZG

ETNINOMI - PELLGAZ

NOMI ETNIK PELLGAS


Gjuha e natyrës dhe natyra e gjuhës. -

Shqipja ka fuqinë e gjuhës së natyrës së saj fono-


morfologjike e semantike ta përcaktojë emrin e paraardhësve
illir pellgazgjik. Përderisa pellgazët janë paraardhësit e
illirëve dhe shqiptarëve, vetëm Shqipja e spjegon lashtësinë
e saj. Bindja e realizuar shkencërisht, për origjinën
pellgazgjike të popullit shqiptar, fuqizohet përmes gjuhës së
natyrës të Shqipes!

Fjala që u krijua në një gjuhë, nuk mund të hulumtohet me


preardhje nga gjuhët tjera. Vetëm gjuha që e krijoi një
emërtim si fjalë - ajo është gjuhë amtare e saj e cila mund ta
spjegojë fono-morfologjikisht, semantikisht dhe
ethymologjikisht atë fjalë.

Gjuha e përsosur është ajo gjuhë që i ofrohet më së afërti


vet gjuhës së natyrës, sepse gjuha më e përsosur është
gjuha e natyrës. Ajo gjuhë që e spjegon gjuhën e natyrës
është gjuhë e spikatur – spikje skipe, dhe po ajo gjuhë mund
të jetë Ama e gjuhëve tjera të formuara, si gjuhë amtare e
një grupi gjuhësh – e deri tek Gjuha e Parë!

Një fjalë që është krijuar nga një gjuhë, nuk mund të


kërkohet me ethymologji në asnjë gjuhë tjetër, por vetëm
nga Gjuha Amtare që e krijoi, vetëm ajo gjuhë amtare ka
fuqi spjegimi në domethënien e saj!
Tash, cila është ajo Gjuhë Amtare që e krijoi një fjalë, si
emërtim – dihet kur provohen gjuhët kryesore, nëse kanë
fuqi spjegimi fono-morfologjik dhe cila mund ta spjegojë
kuptimin e asaj fjale si emërtim.

Emri i cili u krijua nga një gjuhë, si fjalë, kompozitë, fjalë e


thjeshtë apo e përbërë, nga gjuha amtare rrodhi, u formua
në bazë të tingujve, diftongjeve, rrokjeve, si kontest
morfologjik, leksikor që e përkufizon, objektin, subjektin,
fenomenin natyror, emërtimin antropologjik, toponomastik, -
hidronomin, etnonomin, botanomin, zoonomin – bionomin në
përgjithësi etj., ku si përgjegjese ato emërtime (nomime) na
japin vet kuptimin e tyre vizual, audio-vizual, kuptimin si
emër konkret apo si emër abstrakt – qoftë i natyrës së gjallë
apo i natyrës së vdekur - dhe që i ofrohen më se afërti vet
gjuhës së natyrës, prej të cilës u krijuan tingujt e parë,
diftongjet e rroket natyrore!

Emri formon foljet e pjesët e tjera të ligjeratës gramatikore,


pra, emri emron, apo nomi nomon nomin, për atë edhe themi
emri emron emërtimin, si përkufizim formulues, duke na
dhënë formulën e emërtimit. – Njeriu, me gjuhën e tij – u
bazua në gjuhën e natyrës, në formën, vetitë fizike, vetitë
psikike, veprimin, ndikimin, përsosshmërinë, pozitën,
shprehjen e vet figurative apo zanore, tingëlluese,
artikullimin e vet, apo paartikulimin, konkretitetin e
abstaktitetin e objektit, subjektit, fenomenit, me përcaktimin
përmes një përgjegjësje të tij, të saj, të tyre si grup
elementesh, apo si një tërësi gjenerale që ka objekti, subjekti
apo vet fenomeni natyror, me përcaktimin e qenieve tokësore
vepruese natyrore dhe hapësirës universale.
Përderisa dihet shkencërisht se emërtimi I popullit të parë
njihet si populli I pellgut të ujit, populli I pellgut të detit dhe
nuk thohet – populli I pellagut të detit – atëherë nuk mund të
vie ethymologjia e emrit nga fjala – pellag – por nga fjala –
pellg – pellgu I ujit, pellgu I detit dhe si emërtim duhet të
përcaktohet etnonomi – pellgaz – populli pellgaz, pellgazët,
gjuha pellgaze – Pellgasishtja, kultura pellgaze, historiografia
pellgazgjike, popujt pellgazgjik, ndërsa si toponom –
Pellgania-Pellgazia.

Emri – pellazg si emërtimi i njeriut të popullit të pellgut të


ujit, rrodhi nga fjala pellgase - pellg – pellgu (trajta e
shquar), pellgjet (shumësi) – me të cilin kuptohet pellgu i ujit
- nga gjuha amë e cila e krijoi si spikje skipe illire
pellgazgjike dhe se duhet të jetë fuqimisht si emërtim i drejtë
– pellgaz. Ndërsa si emërtim - pellazg mbeti në shkencë nga
gjuhët greko-sllave si deformim i vet emrit në fjalë si
etnonom – pellazg dhe toponom – Pellagonia. Poashtu, edhe
fjalëformimi – arkipellgu, si pellgu I ndërtuar afër ujit, me
banime njerëzish - arkipellg është edhe një deformim fono-
morfologjik si arkipelag – pellgu arkitektural – arkipellgu.

Emrin – pellg-u kanë të drejtë ta thonë secila gjuhë sipas


natyrës së saj linguistike, por ethymologjinë e fjalës e
nxierrim nga gjuha Amë nga u krijua, duke shprehur vet
gjuhën e natyrës.

Pellgu dhe Arkipellgu janë dy fjalë me burim nga e njeta


rrënje fjale, pra, nga rrënja pellg – pellgu i ujit si fjalë shqipe
edhe e sotme ballkanike.

Fjala arkipellg-u na përkujton arkitekturën e hershme


pellgase – pellgasët si arkitektët më të hershëm të
Antikuitetit deri tek pellgasët si arkitektë të Akropolit të
Ethanës (Athinës, Athenës), arkitektët e Kullës së Babillonit,
Hillionit e deri tek ndërtimet e njohura edhe të vonshme të
Konstantinopolit, Arena e Romës, Arena e Pullës, arkitektët e
amfitheatrove në natyrë: Theba, Kollosi i Rodit (Rodosi), në
Sicilia, Apollonia, Butrinti etj. Dhe e gjithë struktura
arkiteknike e tyre është e njejtë, kudo që ndodhen edhe sot
si monumente të arkitekturës së lashtë të antikuitetit
botëror.

Pellgazët njihen sot etnit e arkitekturës në rrafshin


trekontinenal: Azi Perëndimore, Afrikë Veriore dhe Europë
Jugore.

Last edited by zojs on Sat Feb 07, 2009 3:22 pm; edited 1 time in total

zojs
No rank

Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

LIKEDISLIKE
 






 Re: P E L A S G I A N S
  zojs on Sat Feb 07, 2009 3:18 pm

vijon -

Në bazë të studimeve etnogjenetike të sotme dhe të kaluara,


shqiptarët njihen pasardhësit e illirëve të lashtë, kurse vet
illirët njihen si pasardhësit e pellgasve të stërlashtë, si populli
I pellgut të ujit. Prandaj, shqipja e vjetër ka të drejtë për
gjurmimin ethymologjik të vet emrit – pellazg, siç thohet sot
në shkencë. Shqipja si bija e drejtpërdrejtë e Illirishtes dhe
Pellgasishtes së stërlashtë, ka mundësi të ndihmojë në
përcaktimin e fjalës – pellg-u për të mos humbur kohë e
hapësirë shkencore, në hulumtimin rreth prejardhjes së
vërtetë të fjalës, që të mos mbetet edhe më tutje si emër I
papërcaktuar emri – pellazg.

Përkundër të gjitha shkrimeve antike, tek authorët e lashtë:


Herodoti, Homeri, Hesiodi, Hekateu, Dionisi I Halikarnasit,
Straboni, Ptolemeu etj., e tek authorët e shekujve të shkuar
dhe deri tek authorët e sotëm – kemi shumë kontradikta
lidhur me përcaktimin e emrit – pellgas ngase nuk u filluan
studimet ethymologjike të emrit në fjalë, pikërisht nga gjuha
amtare, prej së cilës rrodhi etnonomi – pellazg, si nga emrat
më të lashtë të Linguistikës Gjenerale, që na lidhë me
popullin e pare, respektivisht edhe me gjuhën e parë të
njeriut.

Përderisa ka ekzistuar populli I pellgut të ujit atëherë


medoemos do të ketë ekzistuar edhe gjuha e popullit të
pellgut të ujit – gjuha pellgaze - Pellgasishtja

“Njoftimet e authorëve të vjetër përkojnë në një pikë të


rëndësishme, në faktin se ata mohojnë çdo lidhje midis
pellgazve dhe fiseve të mëvonshme hellene, përderisa,
pellgazët I bënin vëndas…, kurse, Hellenët ishin të ardhur”
(Historia e Shqipërisë, Tiranë, fq. 49). Lidhur me ketë,
studjuesi Muzafer Xhaxhiu, thotë:”Në saje të arritjeve të
Historiografisë, të gjuhësisë dhe në veçanëti, të arkeologjisë
sonë në çështjen e autoktonisë dhe të kulturës së kombit
shqiptar, është vërtetuar katërcipërisht, se banorët e lashtë
të vendit tonë, kanë qenë illirët dhe se shqiptarët janë
pasardhësit e tyre. Këto arritje, kanë çarë tashmë rrugën,
për të bërë kërkime dhe hulumtime të mëtejshme, për të
arrijtur tek pellgazët”, kështuqë vetëm shqipja, mund të na
japi fakte reale për përcaktimin e emrit – pellazg, si lidhje
etno-linguistike shqipe – illire – pellgase.

Homeri hillir – paraardhësit e illirëve të lashtë I quante


‘pellgazët hyjnorë’ atëbotë kur nuk kishte spekullime greko-
sllave në historinë e lashtësisë dhe përvehtësime ashtu sikur
edhe ai vet u përvehtësua e sot njihet gjojasi poet grek, kur
nuk ishte, sepse në kohën homerike, grekët porsa erdhen në
Ballkan. Vet Homeri thoshte se “jam nga zoti pellgas” dhe të
gjitha personazhet e vepave të tia “Illiada” e “Odhisea” janë
heronjt e lashtësisë illiro-pellgazgjike: Akili, Hektori, Priami,
Paridi, Asaraku, Odhiseu, Penellopa (ku vetëm shqiptarja e
priti burrin 20 vjet, ashtu si e priti në shumë raste të
dokumetuara me fakte konkrete deri në kohën tonë).

Emri – pellazg si etnonom me të cilin paraqitet populli I


pellgut të ujit, e që në shkencën tonë të sotme, është
hipothetizuar me prejardhje linguistike nga gjuha greke -
pelagos – me kuptimin njerëz të detit, apo rrafshinë uji, nga
fjala pelargos = lejlek gjoja si njerëz shtegëtarë, kjo është
më tepër se një ëndërr spekuative për t’I hedhur hi syve
botës, në mungesë të spjegimit shqip, pasi derisot nuk kishte
ndonjë hipothezë shqipe të shtruar botërisht. Fjala greke
pelagos – ka të bëjë me fjalën – pelargos=lejlek, kanjushë,
por, jo me emërtimin e popullit të pellgut të ujit – pellgaz,
pëllgazët dhe greqishtja nuk mund ta spjegojë emrin –
pellgas – përmes fjalës – pelazg, që mundësia për gjurmime
ethymologjike në këtë rast, nuk ta mbushë mendjen edhe
kur dihet se grekët e pellgazët nuk kishin asgjë të
përbashkët. Kjo farso u bë duke insistuar ne greqishten e
vjetër, e cila u formua vet nga gjuha illire me ndryshime
fono-morfologjike e sufiksive – os, gjoja për tu dalluar si një
gjuhë në vete! A nuk është qesharake të krahasohen këto dy
fjalë – pelagos e pelargos, gjoja për ethymologji shkencore
për emrin – pelazg – pellgaz, kur dihet se njera fjalë –
pelagos, është kuptimi I rrafshinës së ujit, kurse, tjetra –
pelargos, është përcatimi në greqishte I emrit – lejleku,
kanjusha dhe gjoja merret si deminutiv shtegëtimi I atij
populli të pellgut të ujit? Çfarë kuptimi ka kanjusha në
rrafshinë uji - me pellgun e ujit, tokën, e tëvona, arkipellgun,
në të cilin jetoi një popull me emrin e poatij pellgu – pellgaz?
Ethymologjia e emrit grek – pelargos. – Në vend që të
përcaktohet emri – pellgaz (pelazg) nga fjala greke –
pelargos = lejlek-u, mund të vijmë në një përfundim
ethymologjik shqip, se kjo fjalë mund të sjegohet përmes
shqipes.

Mendoj se, vet fjala greke – pelargos = lejlek-u, është me


ethymologji shqipe, ku formohet nga dy rrënje fjalësh – pe +
larg + os = pelargos, që diftongu fillesë – pe – I kompozitës
në fjalë, është marrë si diftongu që difton emrin – pellg-u,
ndërsa pjesa e dytë e emërtimit – larg – kuptohet ndajfolje
mënyre - larg, respektivisht, si folje: largoj (unë), largon (ti),
largon (ai, ajo), largojmë (na), largoni (ju), largojnë (ata,
ato). Apo, largohem, largohesh, largohet (njajësi) –
largohemi, largoheni, largohen (shumësi). - Kurse si emër:
largim-I-e-et, I,e,të larguar, I,e,të larguarë-a-at-et-it,
larguar, me kuptimin e emërtimit të shpendit të largët –
lejlekut, kanjushës, si zog shtegëtar I largët, nga pellgu larg-
pelarg – pelargos – I skajuar me sufiksin grek – os.

Njohje gjërmane. - Tëvona, studjuesit gjërman,


ethymologjinë e emrit – pellgaz (pellazg), e lidhi me një
mënyrë tjetër të origjinës linguistike, si kompozitë e formuar
nga dy fjalë, gjërmanishte: bhel ezgo = degë e lulëzuar.

Kjo theori I shkoi përshtati edhe studjuesit Windekens –


mbase të gjitha interpretimet me anën e greqishtes dhe të
gjuhëve mediterrane nuk po mund të na bindin, për
prejardhjen e saktë të emrit – pellgaz (pellazg), ai mundohet
të gjejë një pikëmbështetje arkimediane linguistike, si
interpretim të mbështetur në “pellazgjishten” si gjuhë
gjermanike paragreke, ku gjermanët e vetquajnë lashtësinë e
gjuhës së tyre, si shkencë – indo-germanistika. Dhe përveç
shumë studjuesve tjerë, Van Windekensi – si një nga
mrojtësit kryesorë të kësaj theorie, arrinë në një interpretim
duke e krahsuar fjalën – pelazg, me origjinë linguistike me
prejardhje nga një formë indo-gjermanike e lashtë – bhel
ezgo, kështu: “ Në ‘bhel ezgo’ Windekensi, sheh rrënjen indo-
gjermanike bhel dhe prapashtesën ezgo – burbuqe, syth,
degë… dhe arrinë në një kuptim (me degë, apo me sythe) të
lulëzuar – përdorur metaforikisht, për të shenuar forcën
vitale të njerëzve” (F.L.Hyttenbach, ‘Pellazgët’, Vjenë, 1960,
fq. 145).

Lidhur me këtë theori të Windekensit, studjuesi grek, M.


Saqellariu, në veprën “Popujt parahellen me origjinë indo-
europiane”- Athinë, 1977, pohon se hipotheza e Van
Windekensit, sipas të cilës etniku - Pelasgos e ka burimin në
indoeuropianishten “Bhelezgos” (degë e lulëzuar). Mirëpo,
është ardhur këtu deri tek një theori duke u munduar të
vërtetohet disi nga ana fonetike, por assesi nuk ka kurrëfarë
mundësie të vërtetohet nga ana semantike. Saqellariu,
mendon duke shprehur si aprovim interpretimin e
Windekensit, e duke menduar se vërtet e ka burimin nga
greqishtja, duke mos iu përmbajtë vet titullit si author
“Popujt parahellen…” duke u munduar edhe ta aprovojë
theorinë gjermane, edhe ta lejë mjegull në ethymologji
greke!

Kontradikta e parë linguistike qëndron në aspektin


linguistiko-historik, sesi ka mundësi, në përmasa indo-
europiane, të gjitha gjuhët i.e. janë gjermanike dhe
kontradikta me vetveten greke të M. Saqellariut, se flet për
popuj parahellen dhe nuk e din se grekët nuk kanë të bëjnë
asgjë me pellgazët. E si përgjegje për të dy theoritë: nëse do
të konstatohej drejtë, vet përcaktimi I shkencës linguistike
i.e., do të duhej të quhej Linguistika indo-pellgazgjike.

Edhepse, ajo theori çka konstaton Windekensi, gjenë një


vërtetim të plotë, po ta shohim fjalën – bhel ezgo - në
analogji fonetike dhe semantike shqipe, brënda shqipes si -
bhel = bulë, dhe në deminutivin - bulëz, bulza, që na del folja
shqipe – bulëzoj – përsëri edhe vet fjala gjermane - bhel,
është po ajo fjalë me ethymologji burimore me rrjedhë illiro-
pellgazgjike nga pellgasishtja bul(ë)=bhel, kuptimi për fjalën
– degë-a. Fjala shqipe – bulë, bulëza, bulëzon, është një
deminutiv I fjalës – lulë, lulëza, lulëzon, që është kuptimi I
shpërthimit të sythit të lulës së frytit të bimës në degë –
bulë, bula, bulëzimi. Kjo fjalë shqipe e vjetër – bulë, formoi
edhe fjalën i.e. – bulevard, bulevardi, ku të dy fjalët e kësaj
kompozite – bule+vard, janë fjalë shqipe, me kuptimin –
vardi I bulëzuar anash, rrugë e gjatë me drunj, pemë, bimë
të buluara, vardi (nga emri, hidronomi – Vardari – Vazhdari,
lumi që vazhdon gjatë - lumi I gjatë illirian). Ndërsa, këtu e
kemi shprehjen shqipe – vardi me bula anash, vardi me bimë
të buluara (bulëzuara), vazhdi me bula – vardi me bula –
Bulevardi.

Pra, fjala gjermane – bhel ezgo, jo që e spjegon kuptimin e


fjalës – pellazg, por vet kjo fjalë është me kuptimin e
prejardhjes shqipe të vjetër – bhel ezgo = bulëza, ku tingulli
z, formon kuptimin - bulëzim, lulëzim i bulës, si syth bule, fill
lulje e frytit të bimës, zanafill fryti.
zojs
No rank

Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

LIKEDISLIKE
 






 Re: P E L A S G I A N S
  zojs on Sat Feb 07, 2009 3:19 pm

vijon -

Popujt pellgazgjik – Europa pellgazgjike. -

Duke u nisur nga faktet fonomorfologjike linguistike e


leksikore, semantike mund të vijmë në një konkludim të
përbashkët shkencor, se vet rrënjet e illirishtes formuan të
gjitha gjuhët indo-europiane dhe të gjithë popujt e vjetër
europian, lidhen shkencërisht me emrin – pellgaz (pelazg)
sikurse: thrrako-pellgazian(pelazgian), dako-pellgazian,
romano-pellgazian, galo-pellgazian, germano-pellgazian,
franko-pellgazian, anglo-sakson-pellgazian,kelto-pellgazian,
thrrako-illiro-frigian (Frigët illirian në Azi të Vogël) etj. Unë
shohë se të gjitha gjuhët i.e. përbëhen nga rrënjet
pellgasishte, illiro-pellgaze të lashtë, kurse, me formimin e
gjuhës thrrake të lashtë, si gjuhë illiro-pellgazgjike, të gjitha
gjuhët i.e. ndahen në dy nëngrupe, nga grupi linguistik indo-
europian, në:

a) gjuhët euro-perëndimore, si gjuhë illiro-pellgazgjike,


ndërsa,

b) gjuhët euro-lindore, si gjuhë thrrako-illiropellgazgjike.

Popujt europian formuan kultet e kulturave të tyre, pikërisht


duke u bazuar në elementet illiro-pellgazgjike dhe si të tillë
njihen si popuj illiro-pellgazgjik “elementi pellgazgjik ai që ka
ushqyer rrënjet e tyre dhe që ka sjellë kaq veçori analoge në
formimin e tyre psikik, në kulturën materiale e shpirtërore
(duke folur për shqiptarët e grekët N.M.)…për t’iu ofruar
botës pellgazgjike duhet patur para syve vizion tërësor
historik dhe parahistorik në lidhjet e tij të mbrëndshme. Dhe
ky vizion, mund të përfitohet kur operohet jo vetëm me
nocionet e arkeologjisë, e etur përjetësisht edhe për një
fragment stele, apo amorfe, me nocionet e gjuhësisë,
shkencë jo plotësisht e saktë, ku jo rrallë ka luhatje të
ndryshme të interpretimit të ligjeve të saj, por edhe me
mjete tjera, duke arritur deri tek fantazia, intuita, deri tek
vizioni romantik e patriotic, deri aty ku racionalizmi mbaron
së verpruari” (Muzafer Xhaxhiu, Studio albanica, 1970,1).
Elemente pellgazgjike, që sot nënkuptohen prej Homerit, me
shprehjen e tij “Pellgaz Hyjnorë” ku vetëm fjala ‘hyjnor-e-ja,
hyjnia, hyjnitë, hyjnesha-t, ka mbetur si dokument linguistik
shqip, për ta përcaktuar emrin - illir – hillir-hyllir (ilir), si
hyllir hyjnorë, njerëz hyjnorë – njerëz që emërtuan yjet
(hyjet e qiellit), emrat e tyre janë sot emrat e yjeve universal
të Universit (vet veprat e Homerit, janë përkthyer e
përshtatur në greqishte, nga illirishtja dhe origjinalet janë
zhdukur, tok me të gjitha veprat illirishte, 90 tragjedië e
Eskillit e të tjerëve dietarë illirian).

Poashtu Herodoti, kur thotë se “...hellenët i moren këta emra


nga Pellgazët” , ndërsa mythologu, P. Grimal thekson se “kur
erdhen hellenët në brigjet e Mesdheut, ata gjetën aty hyjni e
kulte, kuptimin e të cilave nuk e njihnin”,- poashtu Thuqididi,
duke folur për Helladën, thotë se ajo nuk ekzistonte më parë,
“dhe se emrin ia kanë dhënë asaj, fiset e ndryshme, më
tepër pellgazët”. “N’iebuhr i bënte pellgazët popullin më të
përhapur në Europë, parase të fillonte Historia e Greqisë” (G.
Dottin “Popuj të vjetër të Europës” – 1916, Paris, fq.129).

Pellgazët mendohet të jenë dukur edhe para mijëvjeçarit të


IV p.e.r. në hapsirën mesdhetare dhe egjeane, mendojnë
disa dijetarë, historian. Si rrjedhë kronologjike dhe në lidhje
gjenetike illiro-pellgase kemi sot dy theza të njohura: njera
thotë se illirët janë fis pellgaz, degë e trungut pellgazgjik,
kurse tjetra thotë se, pellgazët janë fis illirian. Studjuesi,
Hyttenbach, në veprën e tij “Pellazgët”, i pranon pellgazët si
illirë, jovetëm në Thesali dhe Epir, por edhe në Makedhoni,
Pelloponez, Troadë (Trojë), Atikë, Azi të Vogël, Kretë e
ujdhesa tjera egjeane edhe në Itali. Tash, a janë pellgazët fis
illirian, apo illirët një fis pellgazgjik, na trajtojnë të njejtën
lashtësi etnogjenetike, të dy theoritë shkencore i.e., si
çështje ende të hapura, por, që thonë të njejtin përfundim,
se illiro-pellgazët, apo pellgazo-illirët janë paraardhësit e
stërlashtë, stërgjyshër të shqiptarëve ballkanik të sotëm.

Pellgazologu, Hyttenbach, jovetëm që i pranon pellgazët si


illirë, në Epir e Thesali, Makedhoni, Trojë (Troadë), Azi të
Vogël, Thrrakë, Pelloponez etj., por thotë se “ky unitet i gjërë
qytetërimesh, të tërësisë ballkano-anatoliane dhe ky rend
kronologjik i evolucionit të tyre në periudhën e kalimit nga
neolitiku në atë të metaleve, na çon në përfundim, që rruga e
përshkruar nga të parët e illirëve, duhet të kërkohet në
gjysmën e mijëvjeçarit të Tretë (III) p.e.r.” atëbotë, kur bota
illire ishte në kulmin e lulëzimit të saj kulturo-historik, si kohë
parazeusiane e Olympit illirian, atëbotë kur lulëzonte rrjedha
kronologjike e Kronit pellgazgjik, të cilin e mbuloi epoka
zeusiane edhe si periudhë mythologjike, edhe si periudhë
historiko-shkencore e antikuitetit illirik.

Tash, mund të shtrohet pyetja thjeshtë: a duhet të


përcaktohet emri – pellazg si paraardhësi I illirëve dhe
shqiptarëve të sotëm, përmes fjalëve greke – pelagos e
pelargos, apo nga gjuha shqipe, si gjuhë illiro-pellgaze
përmes fjalës - pellg – pellgaz – si populli I pellgut të detit,
kur dihet se shqipja është bija e illirishtes dhe pellgasishtes,
gjuha e paraardhësve illiro-pellgazgjik? Natyrisht, Shqipja
përcakton emrin e paraardhësve pellgaz!

Të shohim tash në bazë të natyrës së gjuhës se si tingëllojnë


fono-morfologjikisht dhe semantikisht, zotat e antikuitetit
illiro-pellgazgjik, me emërtimet e tyre, për të vërtetuar
jovetëm spjegimin shqip të tyre në mënyrë ethymologjike,
kur shqipja I ka si emërtime paraardhëse të saja – por, se
Shqipja është vet Gjuha e Perëndive të Olympit illiro-
pellgazgjik – skipe illire-pellgaze.

1. Zeusi ………..zoti suprem, zojsi suprem

2. Apolloni …….zoti I diellit

3. Thetis (Poseidoni) ….zoti i detërave, Theti=Deti

4. Hermesi ….. zoti I fshehtësisë

5. Klimnestra….perëndia e klimës, motit – klima nestra


(nesër)

6. Aresi, Marrsi…zoti I luftërave, marrësi I jetërave në luftëra


- Marsi

7. Dionisi ………zoti I argëtimit,

8. Ethana, Athena, Thana …….perëndia e të folurit, mbrojtjes


dhe e bimëve

9. Afrodita……..dita afron, perëndia e ditës, e bukurisë dhe


dashurisë

10.Hera …………perëndia e qëndresës, fuqisë qiellore

11.Dhemetra….perëndia e bujqësisë – ama e dheut, arës së


bukës

12. Artemidha …perëndia e arteve dhe e gjuetisë – arte m’I


dha, m’I dha artet
Këta 12 perënditë illiro-pellgazgjik, jovetëm në pikëpamje
mythologjike, si drejtues të njeriut e botës së lashtë, ky
numër 12, jovetëm që është numri I 12 muajve të vitit të
kalendarit illiro-pellgazgjik – por, edhe derisot, ky numër
është përcaktues I 12 fiseve shqiptare: Hoti, Gruda, Gashi,
Berisha, Krasniqja, Thaçi, Kastrati, B’tyçi, Kelmendi, Shala,
Shoshi e Morina.

Poashtu, ky numër 12 tek shqiptarët është edhe përkufizimi I


këshillit gjykues, si ent gjykimi zakonoro-juridik, si gjyq
popullor – gjykatë drejtësie, ku ndahet drejtësia: betime,
rregullime pronësoro-juridike, pajtime gjaqesh, gjykime
veprash penale, rregullime problemesh finansiare, gjykime
dhe ekzekutime administrativo-pronësore, rregullime
problemesh familiare, martesore, trashigimore, etj., - si
formë e juridiksionit shtetëror në Kosovë derisot në shek.
XXI. - Përmes 12 Pleqve, apo 12 Prijësave të 12 Fiseve, si
Paria e 12 fiseve shqiptare në fjalë, u formua si gjykatë
popullore me emërtimin - Pleqnia – Plakonia – Kuvendi I
Pleqve shqiptarë.

Plakonia shqiptare e sotme, si forum zakonor juridiksional, na


përkujton Plakoninë illiro-pellgaze të lashtë – Gjykimi me 12
Pleq, apo Betimi me Njëzetekatër (nga dy prijësa-princa për
çdo fis), është edhe sot në shprehjet shqipe si: “Njëqint
gjaqe bëhen dhe në fund nuk kanë care pa u ulë në çergë me
12 Pleq në Plakoni / Duhet patjetër me dalë n’Plakoni / Beja
bahet me 12 Pleq edhe me 24 / Qysh ta ndanë Pleqnia – nuk
guxon me luejtë / Ta bajë benë me 24 / etj. Pakonia
shqiptare ka rregulluar problematikën ekzistenciale – si një
Gjyq i Popullit në funksion edhe nën shtete e pushtete të
huaja shekullore.
Mythologjia illiro-pellgazgjike, si trashigimi etnogjenetike
reale pasardhëse deri tek shqiptarët ballkanik, është përciellë
me përkushtim të plotë nga mythi deri tek Realja –
respektivisht, duke I spjeguar ethymologjikisht 12 zotat e
Lashtësisë.

Ndërsa, sa për kuriozitet linguistik, për ta shikuar e ndjerë


natyrën e gjuhës, se të kujt janë vërtet, zotat e antikuitetit,
të shohim perënditë greke të kohës: Hypsistos (zoti I qiellit),
Chthonios (zoti I nëntokës), Moiraia (Athena), Grairae,
Graces (grekët e sotëm), Melaina (Afrodita), Teleia (e
begatisë), Hesperidea, Leukothea, Letos, Hestia, Eileithyia
etj.(‘Zotat e grekëve’ sipas Karl Kerenyi-t). As këta nuk janë
këta zota grek, si emërtime të natyrës së gjuhës greke, që
dallojnë nga zotat illiro-pellgazgjik?
Natyra e gjuhës preokupon të rishqyrtojë linguistikën me
mënyrat fono-morfologjike e semantike, në emërtimet e
lashtësisë, si rishqyrtim I Historisë!

Artikull rigjinal

zojs
No rank

Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16
LIKEDISLIKE
 






 'Albanët me Famë në Mijëvjeçarë' (Nga Troja e


Lashtë Deri në Ditët Tona)
  1bilderberg on Mon Feb 16, 2009 9:42 pm

'Albanët me Famë në Mijëvjeçarë' (Nga Troja e Lashtë


Deri në Ditët Tona)

Ky është titulli i librit të autores Elena Kocaqi. Libri ndërtohet


mbi studimin që autorja ka bërë në lidhje me rrënjët e
shqiptarëve, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë botërore.
Ajo shqiptarët i shikon si krijuesit dhe drejtuesit e
perandorive të mëdha, që nga Aleksandri i Madh, Perandoria
e Romës, e Bizantit dhe Osmane. Këta perandori thotë
autorja "janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe
qeverisura nga shqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre,
pellazgo-ilirët. Ata në rolin e qeveritarëve, i kanë dhënë botës
zyrtarisht fenë njëzotëshe dhe janë arkitektët dhe financuesit
e veprave të kultit më të vjetra dhe më të famshme të botës.
Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin e disa
shteteve moderne si të Egjiptit, Turqisë, Greqisë, Rumanisë,
Italisë etj."
"Shqiptarët janë gjyshërit e kombeve dhe gjuhëve të Europës
si dhe krijuesit e qytetërimit më të lashtë etnik evropian dhe
nuk meritojnë të trajtohen siç janë trajtuar, sidomos në
shekullin e XX. Bota duhet të dijë të shfrytëzojë dhe të
kanalizojë aftësitë e shqiptarëve në drejtimin e duhur, për të
kontribuar për të mirën e njerëzimit dhe, për ta bërë këtë,
ajo duhet të njohë historinë e vërtetë të këtij kombi."

Në këtë libër, autorja flet për lëvizjet pellago-ilire dhe


kontributin e tyre në krijimin e popujve të Evropës. Autorja
flet për Mbretërinë trojane, Dinastitë trojano-dardano-albane
të Evropës; për dinastinë maqedone; për Aleksandrin e Madh
të Maqedonisë; dinastia e Epirit (Pirro i Epirit); Dinastia e
Ptolemenjve në Egjipt; Perandorët dhe strategët ilirë të
Romës; Kostandini i Madh; Perandorët ilirë të Bizantit;
Kryeministrat shqiptarë të qeverisë osmane si dhe shumë
figura të shquara me origjinë shqiptare.

Në realizimin e këtij studimi, autorja është mbështetur në


autorët Antikë dhe të Mesjetës. Në mënyrë të veçantë ka
studjuar autorët gjermanë, për të cilët thotë se janë më të
besuar sepse janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popujve
pellazgo-ilirë, që lëvizën drejt Evropës, dhe janë dëshmitarë
të ngjarjeve për të cilat autorët grekë nuk kanë dijeni, sepse
janë më të vonë se ata.

Krijimin e popujve të Europës autorja e lidh me lëvizjet e


popujve të qytetëruar të kohës që janë trojanët. Populli që
doli nga përmbytja e madhe. Pasardhësit e Noes u vendosën
në Europë. Legjenda e ardhur nëpërmjet Apianit thotë se
"Këtë emër (Ilir) ky vend (bëhet fjalë për Ilirinë - Linda) e
mori nga Iliri i biri i Polifemit. Bijtë e ciklopit Polifem dhe
Galatës të quajtur Keltë, Ilirë dhe Galë lanë Siçilinë dhe bënë
sundimtar mbi fiset të cilat nga emrat e tyre u quajtën Kelt,
Ilir dhe Galë" Pra, legjenda tregon se keltët, ilirët dhe galët
janë vëllezër. Dhe këto vëllezër populluan Ballkanin, Anglinë
dhe Francën.

Një lëvizje tjetër popullsie që ndikoi në krijimin e popullsive


të Europës është ajo pas Luftës së Trojës. Heronjtë e Trojës
me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën
për në Europë. Ene Dardanidi u vendos në Itali, ku
pasardhësit e tij themeluan Romën dhe më vonë Perandorinë
Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli. Por atje
gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar
Albionin, siç quhej Anglia e lashtë. Kurse Briti i dha këtij
shteti emrin e tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën
shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja e re. Popullsia
anglo-saksone përbën lëvizjen e tretë të popullsisë, që u
shpërngul në Angli. "Për të qenë sa më të qartë, - thotë
autorja - dyndjet e popullsive në Britani janë kryer në disa
valë, por më të rëndësishmet kanë qenë dy. Së pari, dyndja
dardane e shekullit të XI p.k. dhe së dyti, dyndja anglo-sake
në shekullin e VI-VII të erës së re. Bashkimi i këtyre dy
popullsive krijoi kombin britanik." faqe 46.

Këta popuj e dinin fare mirë që kishin një prejardhje. Kur


Cezari, që rridhte nga familja e Eneas, pushtoi Britaninë, në
vitin 55 p.k., i dërgon letër mbretit të Britanisë, që të
nënshtrohet pa luftë, përgjigja që mori, nga mbreti Kasabeli,
ishte e tillë: "Kërkesa jote Cezar është skandaloze, derisa i
njëjti gjak aristokratik i Eneas rrjedh si te romakët dhe te
britanikët dhe i njëjti zinxhir gjaku na lidh ne, i cili duhet të
jetë një urë miqësie dhe këtë duhet të na kishe kërkuar ne,
dhe jo sllavërinë" f.53
Po ashtu Cezari e dinte lidhjen me britanikët dhe thoshte:
"Në të vërtetë ne romakët dhe britanikët kemi të njëjtën
origjinë, sepse rrjedhim nga raca trojane. Babai ynë i parë
pas shkatërrimit të Trojës ishte Enea. Briti, që kishte baba
Selvin, djalin e Asganit, djalit të Enes". f.47

Po kështu autorja e shikon popullsinë franceze si një bashkim


të popujve galë (që e morën emrin nga Gali vëllai i Ilirit dhe i
Keltit), frankë (që e morën emrin nga Franko trojani 1181-
1171 p.k.), të ardhur në këtë territor pas rënies së Trojës,
dhe të romakëve. Ata i dhanë kryeqytetit të Francës emrin
Paris për të kujtuar, princin Trojan, Parin, të birin e Priamit,
që rrëmbeu Helenën e bukur dhe u bë shkas për luftën e
Trojës dhe rrënimin e atij qytetërimi. Por që realisht ajo bëri
dhe historinë.

Teutonët një nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin


gjerman dhe atë skandinav.

Pra autorja konkludon se "Fiset kryesore, të cilat formuan


kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët,
teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të
gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë
ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat
që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën. Ajo që ka ruajtur
një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme,
nga ajo që thonë të tjerët për të. Këta popuj që populluan
Europën dhe që i dhanë botës qytetërimin më të lartë që ka
njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiçi, ashtu siç është thënë
deri më sot, por ishin pasardhës të gjyshërve të tyre etnikë
evropianë, sepse rrjedhin nga ata." f.63.
"Troja u shkatërrua, dhe u dogj, por nuk mori fund qytetërimi
i saj i lavdishëm. … fiset trojane emigruan në Itali, Britani,
Irlandë, Francë dhe themeluan mbretëritë trojane atje, …
Nuk ishte rastësi që Evropa Perëndimore ngriti qytetërimin
dhe kulturën më të lartë që ka njohur njerëzimi, sepse ata
ishin njerëz me kulturë të lashtë, ishin trojano-dardano-
albano-ilir.
Trojano-ilirët nuk vdiqën, ata janë të gjallë dhe sot më të
fortë se kurrë, pasi kanë ngritur qytetërimin dhe shtetet më
të forta të botës së sotme si ato amerikano-veriorë, anglezë,
gjermanë, francez, skandinavë etj." f.19

Një fakt historik, që është përdorur nga autorja, për të


provuar origjinën e njëjtë të këtyre popujve, është edhe e
dhëna antroplogjike, për racën shqiptare dhe evropiane. Për
të përcaktuar etnitë dhe racat, shpesh, antropologjia ka si
etalon matës treguesin e kafkës së kokës. Në bazë të
madhësisë së kafkës së kokës popullsia ndahet në:
Brachycephalas që tregon një kokë tepër e gjerë madje
quhet dhe koka e rrumbullakët. Treguesi cephalik është mbi
80.
Mezocephalas që është një kafkë koke më e ngushtë se ajo e
para. Treguesi cefalik është 75-80.
Dolicephalas që është një kokë e gjatë dhe e hollë. Treguesi
cephalik është nën 75.

Etnitë brachycephalas, janë më të vjetrat e Evropës.


Shqiptarët me një tregues cephalik nga më të lartët në
Evropë (me tregues 85-90), shpesh quhen dhe si
hiperbrachycephalas. Janë brachycephalas si shqiptarët,
gjithashtu Gjermania, Austria, Zvicra, Franca Lindore,
Belgjika në pjesën më të madhe të saj, popullsia e Karpateve
nga dolën Rumunët dhe Hungarezët. Popullsi brachycephalas,
ka një pjesë e Irlandës, Skocia, një pjesë e Holandës
perëndimore e quajtur Frizia, bregdeti perëndimor i
Norvegjisë, një pjesë e madhe e Danimarkës e Islandës dhe
Italia Veriore e Qëndrore. Edhe Armenia në Kaukaz ka të
njëjtin tregues qefalik. Pjesa bregdetare e Bosnjës dhe malit
të Zi. Britanikët dhe pjesa veri-perëndimore e Evropës ka
qënë brachycephalik, por në shekujt X-XI ka një dyndje
nordike, që janë dolicephal, dhe kjo shkaktoi përzierje.

"Sa të rrosh do të mësosh" thotë populli ynë. Ndërsa filozofi i


lashtësisë Sokrati thoshte "unë di një gjë që nuk di asgjë".
Kjo më ndodh sa herë që lexoj diçka. Pikërisht nga libri i
autores Kocaqi unë u njoha me historinë europiane, të cilën
nuk e kemi studjuar në shkollë. Historinë e këtyre vendeve e
lidhnim vetëm me pushtimin nga perandoria Romake. Dalja
në dritë e këtyre fakteve e lidh historinë e Europës me
paraardhësit e shqiptarëve dhe me vetë shqiptarët.

Përforcova dijet mbi popullsinë trojane dhe lëvizjet e saj, që


për mua kishin shkuar deri në Itali, dhe tashmë kam dijeni
për shtrirjen e tyre të mëtejshme.

Mësova se Tragjedia "Mbreti Lir" e Shekspirit ishte shkruar


për mbretin Lir që kishte mbretëruar në Angli në vitet 800
p.k. dhe që unë e dija se Shekpiri fliste për mbretërinë Ilire
në Ballkan.

Mësova që qytetërimin në Europën Perëndimore nuk e dërgoi


Perandoria Romake por ata ishin po kaq të qytetëruar sepse,
paralelisht, pasardhësit e trojanëve zhvilluan qytetërimet
sitrojane në gjithë Europën.

Madje edhe kryqëzatat europiane nuk do t'i shikoj me syrin e


njerëzve barbarë, që kërkonin të shkatërronin Perandorinë e
lulëzuar bizantine apo romake, por si lëvizje të popujve që
ktheheshin në vendet, që ua kishin rrëmbyer barbarët, në
Kostandinopojë dhe Aleksandri.

Popullsia panone e Ilirisë, që u shpërngul sidomos në shekujt


III p.k., kur Ballkani u pushtua nga perandoria Romake dhe
deri në shekullin VII e.s., që u largua nga dyndjet sllave në
Ballkan, dha një kontribut të shquar në krijimin e shteteve të
Europës dhe në drejtimin e Perandorisë Romake.

Sikurse realisht do të kuptoj se territoret e Ballkanit u


boshatisën nga lëvizjet e këtyre fiseve, drejt perëndimit, për
t'u shpëtuar dyndjeve barbare. Madje këto fise, që lëvizën,
ishin pjesa më e qytetëruar e Ilirikut. Dhe mund të ketë
ndodhur që në këto rajone të kenë mbetur pjesa e
pazhvilluar e popullit që i shpëtoi invadimeve barbare duke u
fshehur në male. Dhe prandaj shpesh ndër ne lind pyetja
përse këto rajone, ku ne jetojmë sot, nuk u zhvilluan sikurse
u zhvilluan rajonet e tjera të Europës.

Kjo njohje e re e historisë do t'i jepte përgjigje edhe pyetjes,


që historianët kanë bërë, se përse romakët e quajtën gjithë
Ballkanin Ilirik. Pra ata e njihnin këtë rajon dhe ishin një
popull me ilirët dhe prandaj i gjithë Ballkani u quajt Ilirik
sepse i tillë ishte.

Po kështu ka historianë që pyesin. Si spjegohet që gjithë ajo


popullsi ilire u asimilua nga dyndjet barbare sllave, kur iliri
ishte i gjithë Ballkani. Dhe përgjigjen fare mirë e gjejnë në
këto studime. Pra fiset ilire të qytetëruara të Ballkanit u
shpërngulën për në Europën perëndimore, për t'u shpëtuar
dyndjeve barbare sllave. Ata qytetëruan dhe zhvilluan
Europën, për t'u kthyer një ditë dhe për të zhvilluar përsëri
këtë vend, nga kanë dalë paraardhësit e tyre.

Sikurse nga këto studime mësova se kudo ku ka qytete apo


vende që mbajnë emrin alban, janë toponime të mbetura nga
popuj që u shpërngulën nga Ballkani, nga Azia dhe Deti i Zi
dhe që ishin raca e njëjtë e bardhë dhe jo më kot dhe
shqiptarët i quajtën Albanë. Ata e dinin prejardhjen e tyre
dhe të shqiptarëve. Sot emri Albani ndodhet në shumë
vende, madje dhe vetë kryeqyteti i shtetit të Nju Jorkut
quhet Albani. Sikurse fustanellat skoceze dihet që kanë një
burim të përbashkët me ato shqiptare. Pasi dhe vetë Skocia
dikur e ka patur emrin Albani nga djali i Britit dardanid.

Kurioze jam të di kur e mësuan europianët, që flisnin për


paraardhësit e tyre si trojanë, se pikërisht paraardhësit e tyre
janë të njëjtë me këta shqiptarë, të cilët Europa i copëtoi dhe
i la nën mëshirën e sllavëve. Dhe nëse ata e dinin që
shqiptarët ishin si paraardhësit e tyre përse ata i sakrifikuan
aq shumë. Apo ata nuk e dinin historinë e tyre.

Dy librat "Albanët me famë në mijëvjeçarë" dhe "Roli


pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane",
që autorja ka nxjerrë, janë me vlera për lexuesin shqiptar,
për historinë e shqiptarëve dhe përbëjnë një thesar për
bibliotekën e çdo shqiptari. Përshëndetje autores së re. Dhe,
ajo që më entuziazmon më shumë është fakti se, nesër,
nëpër simpoziumet dhe kongreset që do të zhvillohen, për të
nxjerrë në dritë historinë e vërtetë të njerëzimit, të lidhur
dhe me kulturën pellazgo-ilire-shqiptare, shqiptarët do të
jenë të përfaqësuar nga historianë dhe studjues dinjitozë.
Suksese autores Kocaqi.
...

1bilderberg
Veteran Member

Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

LIKEDISLIKE
 






 Re: P E L A S G I A N S
  1bilderberg on Mon Feb 16, 2009 9:44 pm

'Roli Pellazgo-Ilir në Krijimin e Kombeve dhe Gjuhëve


Evropiane'

Elena Kocaqi në librin e saj të dytë "Roli pellazgo-ilir në


krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane" përqëndrohet,
veç të tjerash, në faktet gjuhësore, për të argumentuar
kontributin pellazgo-ilir në krijimin e kombeve evropiane.
Duke ndjekur lëvizjen e popujve në antikitet dhe në mesjetë,
asaj i lind e drejta të konkludojë se pikërisht këta popuj,
bashkë me kulturën, dërguan në vendet ku u vendosën edhe
gjuhën e tyre.
Ajo gjen fjalë të shqipes si tek greqishtja dhe latinishtja. "Por
ajo që është edhe më e madhja nga të gjitha - thotë autorja
- shqipja i shpjegon kuptimin e këtyre fjalëve që tregon qartë
se ato janë gjuhë derivative të shqipes. Shqipja jo vetëm ka
qënë krijuar këtu, por është ajo që lindi këto gjuhë." f.14.

Gjuhët e vjetra greke dhe latine autorja e librit i quan gjuhë


artificiale të krijuara nga dijetarët për t'i patur si gjuhë të
arsimit.

"Kjo gjuhë e stisur, - thotë autorja, u bë edhe gjuha e


administratës dhe e njerëzve të kulturuar që më pas u mësua
nga populli që banonte në polis, pasi populli i fshatit nuk
mund ta ketë mësuar dot" f.36.

Gjuha e sotme greke thotë autorja nuk e përkthen gjuhën e


tre dialekteve të greqisë antike, si jonishtja, eolishtja dhe
dorishtja.

Për të parë ndryshimin e gjuhës së vjetër greke dhe asaj të


re, autorja sjell, në librin e saj, gjuhën Homerike dhe bën
krahasimet

Shqip Greqishtja Homerike Greqishtja sot


nëm nëm katara
anda ënda andha efkaristis
arë arura horafi
bashkë vask porevume
deti theti thalasa
dhe dheu dhor, dha ji
dru dris ksilo
edhe dhe idhe qe
Po jap vetëm pak fjalë, pasi në libër ka një listë të tërë, për
të kuptuar se realisht në përmbajtje gjuha Homerike afron
me gjuhën shqipe dhe jo me greqishten e sotme. Po çfarë i
bashkon gjuhën Homerike me atë greke të sotme? Mendimi
im është se i bashkojnë vetëm gërmat, që sot quhen greke,
por që në kohën kur u krijuan përbënin alfabetin e kohës, që
sot quhet grek, që u përpunua për të shkruar gjuhën e
kohës, që nuk ka qenë greke por pellazge, ose shqipja
arkaike. Me këtë alfabet fiset egjiptiane që zbritën në tokat
pellazge shkruan më pas gjuhën e tyre, që sot quhet gjuha
greke. Është për këtë arsye se përse Faik Konica ngulte
këmbë që gjuha shqipe të shkruhej edhe me germat e
alfabetit grek sepse, thoshte ai, nuk ka përse grekët të
përvetësojnë këtë alfabet që është krijuar për të shkruar
gjuhën me të cilën ka folur Pirro i Epirit.

Po përse ky alfabet është i tillë nga kush është shkruar, a ka


ngjashmëri me alfabetin e Thotit që shkruhej në formë
hieroglifesh. Kur thuhet që Aleksandri i madh drejtoi shkrimin
e veprave të Homerit në Egjipt, a mund të thuhet se ky
alfabet, që sot njihet si grek, është shkruar në Egjipt? a
mund të themi se edhe Egjipti i kohës shkruante me këtë
alfabet? Atëherë përse ky quhet grek? A ishte popullsia e
Egjiptit greke? Kur u quajt ai si alfabet grek. Këto janë pyetje
që më lindin mua nga libri i autores. Sepse autorja thotë që
kjo gjuhë ishte artificiale dhe ishte gjuhë e administratës dhe
më pas e mësoi edhe populli por jo populli i fshatit. Pra a
mund ta quajmë këtë si një gjuhë të huaj për këtë popull, që
autorja e quan pellazg, apo si një gjuhë letrare e shkruar, që
gjithsesi ka vështirësi për popullin e thjeshtë, apo dhe vetë
fshatin, sikurse mund të ketë sot gjuha letrare shqipe për
gegët p.sh., por që është shqip dhe jo gjuhë e huaj. Nëse do
të pranojmë që kjo gjuhë artificiale nuk ishte e huaj ajo ishte
shqipja e kohës, pasi populli rezulton që ishte i tëri pellazg.
Gjithsesi mua më lind mendimi se alfabeti grek (apo pellazg)
që është disi si hieroglife ka një lidhje me alfabetin e Thotit,
të popullsisë së bardhë që jetonte në Egjipt. Po e jap të plotë
përshkrimin që i bën autorja këtij problemi.

"Zhyzepe Katapano një filolog i shquar italian, në librin e tij


"Tot parlava Albanese", jep disa të dhëna shumë të
rëndësishme për zonën e Afrikës së Veriut. Ai ashtu si dhe të
dhënat e shkrimeve të mësipërme tregon se dinastitë e
vjetra të Egjiptit, ishin me origjinë nga raca pellazgo-ilire.

Katapano, thotë se shqipja është folur rreth 1200 vjet më


parë. Thoti, perëndia egjiptiane e zbulimit të Heroglifeve,
mësimit, shkathtësisë, matës i kohës dhe zbulues i numrave,
përshkruhej si një qënie me trup njeriu dhe kokë shqipeje.
Katapano, thotë se Thoti e përpiloi alfabetin e vjetër Egjiptian
mbi bazën e gjuhës shqipe të cilën ai e fliste, nga i cili u
formuan më pas të gjitha alfabetet e botës.
Emri thot sipas tij, është shqip dhe tregon po të njëjtin
kuptim që ka fjala thot, pra që tregon dhe mëson që ishte
edhe virtyti kryesor i Thotit.
Atlantidën, ai e përkthen me fjalën shqip At-lasht, pasi ata
ishin banorët e parë dhe të lashtë të atij vendi. Në shkrimet e
vjetra egjiptiane, ajo njihej me emrin shqip Borea, pra e
bardhë. Po paraqesim disa nga gërmat e alfabetit të lashtë të
Thotit që ka nxjerrë Katapano.
A është shkronja e parë dhe aty ka një shqipe me një fjalë
Ain. Kjo tregon vet Thotin ai, pra i pari pasi ndryshe ai quhej
edhe shqiponjë.
B jepet me një heroglif ku paraqet një këmbë dhe fjalën brof,
pra brofa u ngrita në këmbë.
D u shoqërua me punë dore që e mbante në dorë pra nga
fjala dorë.
G paraqiste me një gardh pra pengesë, ndalesë.
F quajti nepërkën që edhe sot në gegërisht quhet fjerë.
H jepet një heroglif që paraqet gërshet dhe kjo nga fjala hjet
që përdorin dhe sot arbëreshët për gërshetin.
K paraqet me simbolin e kovës dhe u quajt Kuf nga fjala kov
e shqipes.
Gj quajti një heroglif që paraqeste gjirin
N e paraqet me ujin nga n'uj si thuhet në gegrisht.
U quajti hieroglifen me një figurë si të njeriut dhe që u quajt
unë.
P quajti një copë dheu si tull nga fjala plis.
Q quajti një copë baltë që në shqip është qull para pa form.
S përdori dy hiroglife që i quajti stol stoli që edhe sot në
shqip përdoren si stoli për t'u ulur.
Z paraqitet nga një zvarranik dhe që ai e quajti zvarranik.
Sh quajti një heroglife që paraqiste liqen pra ujin e shiut. Kjo
shkronjë në hebraisht dhe arabisht quhet shin. Ai dhe fjalën
me të cilën quhen hebrenjët e përkthen me shqipen Jehve
nga je-veç.
Zotin amon ai e lidh me fjalën shqip am pra nëna. Po të
krahasosh me Etruskishten atje perëndia primare quhej UN si
në shqip, unë që tregon vetën e parë njëjës, një person.
Mendoj se fjala am-un, do të thotë am-un pra zoti ndryshe.
Dhe vet në bibël Zoti kur flet për veten thotë se Unë jam ai
që jam. Kjo fjalë amon amin përdoret edhe sot pasi lutesh
dhe e ka prejardhjen nga amoni i Egjiptit.
Perëndia osiris cilësinë e saj personale, kishte faktin se
shikonte çdo gjë të njeriut. Ajo ka për bazë fjalën si apo sy
që tregon organin që shikon. pra o-siris, është-siri apo syri.
Ra e egjiptit është diell, nga raza apo reze që tregon rrezet e
diellit.
Faraonë është quajtur mbreti në Egjipt, që shumë studiues e
shpjegojnë nga shqipja me fjalët fara-on apo jon.
Pra të dhënat tregojnë se ka pasur një prezencë të popullsisë
pellazgo-ilire në territoret e Afrikës së Veriut, e cila ka pasur
pushtetin atje. Kjo nuk është për t'u çuditur pasi fiset e
vjetra shqiptare ashtu si dhe shqiptarët në kohën e sotme e
kanë pasur për shekuj nën sundimin e tyre Egjiptin." f.79-81.

A e ka alfabeti grek prejardhjen nga Thoti? A ishte kjo gjuhë


që shkruhej dhe në Egjipt? Nëse gjuha që shkruhej në Egjipt
ishte si ajo greke, në Egjipt ishte një popullsi jogreke por e
racës pellazge. Përse u shkruan veprat e Homerit në
Aleksandri dhe jo në Athinë, madje dhe Dhiata e re u shkrua
në Aleksandri me këtë alfabet grek. Meqë u shkruan në Egjipt
pse nuk u shkruan me gjuhën e vendit? Atëherë përse ky u
quajt alfabet grek? Kur u përdor ky term? A duhet të
mendojmë se historia e kohëve moderne ka shkruar historinë
e antikitetit? Atëherë, kur u krijua shteti grek 1821, filloi të
shkruhej historia e lashtësisë dhe çdo gjë u quajt greke dhe
paragreke sikurse dhe alfabeti grek. Sepse realisht ka një
fakt domethënës që gjuha e sotme greke vetëm gërmat ka të
ngjashme me atë të lashtën dhe as që e spjegon dot atë. "Le
të përkthejë - thotë autorja - ndonjë studies gjuhën e tre
dialekteve të greqisë antike. Pse nuk e ka bërë kush deri më
sot? Janë përpjekur dhe asnjë rezultat nuk kanë dhënë. Deri
sa nuk e kanë bërë, të pushojnë së gënjyeri për etnicitetin
real të grekëve të vjetër dhe të rishkruajnë historinë ashtu
siç është realisht

Të marrin njëherë shqipen e sotme dhe ta provojnë, se nuk i


dihet se çfarë surprize mund të marrin. Nëse nuk e bëjnë një
gjë të tillë dhe do vazhdojnë t'i trajtojnë dialektet antike
pellazge jashtë gjuhës pellazge dhe shqipe, asnjëherë nuk
kanë për të marrë vesh ndonjë gjë." f.36

F.R. Adrados thotë se "Jonishtja që Herodoti përhapi në të


gjithë botën Greke nuk ishte gjuhë greke dhe as dialekti i
greqishtes ashtu siç trillohet, por ishte një gjuhë e panjohur
edhe jo greke që do të thotë se gjatë viteve 500-400 p.k.
nuk flitej greqisht në Athinë".

Autorja vë në dukje se që nga shekulli VI deri në shekullin


XI-XII, për Greqinë, ashtu dhe për të gjithë Ballkanin, nuk
dihet asnjë gjë. Faktet tregojnë se në shekullin e XII ai
territor, kur del nga kronikat historike, nuk flet greqisht, por
deri në shekullin e XIX flitet vetëm shqip. Kur flitet në
mesjetë dhe në kohët tona shqip, si është e mundur që është
folur greqisht në antikitet, thotë autorja. Kjo tregon qartë se
ata në antikitet kanë folur shqip dhe kanë qënë të gjithë
pellazgë thotë autorja. Nëse ka patur realisht grekë në
antikitet ku shkuan ata?
Evropianët e shekullit të XIX preokupoheshin se ku kishin
shkuar grekët dhe ngritën teorira se ata janë asimiluar nga
sllavët apo dhe kanë ikur. Për këtë arësye për të përjetësuar
kulturën e Greqisë së Lashtë, Anglia ndihmoi në krijimin e
shtetit grek, pas revolucionit grek, që realisht edhe atë e
bënë shqiptarët. Dhe kështu ata ndihmuan popullin e gabuar
për të trashëguar këtë kulturë dhe këtë emër. Fiset e ardhura
nga Egjipti, që mbetën të tilla të papërziera me fiset e bardha
shqiptare, pasi shqiptarët janë konservatorë në racën e tyre,
mbetën të tillë edhe në Greqi dhe sot ato kanë të drejtë të
trashëgojnë kulturën e racës së bardhë pellazgo-ilire, duke
ua mohuar këtë të drejtë atyre që realisht u takonte, popullit
shqiptar.

Në qoftë se jugun e Shqipërisë, autorja e quan popullsi


pellazge, veriun ajo e quan popullsi Ilire. Ndonëse në
antikitet ato janë përzier ndërmjet tyre. Fakt domethënës
është lëvizja e popullsisë pas luftës së Trojës. Këtë e
dëshmon edhe Herodoti kur thotë për popullsinë e Atikës, me
prejardhje pellazge, që harroi të folurën e saj duke u kthyer
në helene, që edhe ata ishin pellazgë. Autorja gjen
kontradiktë në trajtimin që i bën Herodoti, duke i quajtur të
dy popullsitë pellazge, dhe Atikasit që harruan gjuhën e tyre
dhe morën atë Helene. Unë do të kisha tjetër mendim.
Herodoti nuk është kontradiktor. Ai vetëm përdor termin e
gabuar. Në vend që të thoshte ndërruan gjuhën, duhet të
thoshte ndërruan dialektin. Pasi realisht kur flitet për helenët
dhe atikasit bëhet fjalë për fise të të njëjtit etnicitet, por që
flisnin dialekte të ndryshme. Nga historia kemi mësuar se
helenët janë populli dardan i ardhur në Epir, që e morën
emrin nga Heleni djali i Priamit, prijësit të Trojës, që u suall
rrob në Epir nga Pirro (djali i Akilit) së bashku me
Andromakën (të venë e Hektorit, heroit trojan). Pas vdekjes
së Pirros ata trashëguan fronin dhe gjithë Epirin, i cili u
sundua nga pasardhësit e tyre. Pra ata nuk ishin grek, por
pellazg dhe që flisnin dialektin geg. Duke trajtuar historinë
sipas variantit të trajtuar nga grekët, që i quajnë helenët
grekë, duket sikur Herodoti është kontradiktor kur i quan ata
pellazgë. Pra realisht helenët e antikitetit nuk ishin grekët e
sotëm, ato ishin pjesë e popullsisë pellazgo-ilire të kohës, që
flisnin dialekt të ndryshëm të së njëjtës gjuhë. Ata u shkrinë
me popullsinë vendase të Epirit, dhe ishin ndër fiset që u
shquan në histori, pasardhësit e tyre morën emrin molos nga
djali i tyre, Molosi, dhe që jetonin në trojet e arvanitasve të
sotëm.

Po këta dardanë u shpërngulën në Lat. Atje ata bashkë me


qytetërimin çuan edhe gjuhën e tyre. Çfarë lidhje shikon
autorja midis latinishten dhe shqipes? "Një nga faktet më të
forta që latinët kanë trashëguar nga ilirët, është gjuha. Gjuha
e tyre ka ngjashmëri të madhe me shqipen. Shumë fjalë të
saj përdoren edhe në shqip, por ajo që është me
interesantja, është fakti se shqipja shpjegon kuptimin e mijra
fjalëve të latinishtes që flitet sot." f.105
"Prania e latinishtes në shqip është paraqitur nga gjuhëtarët
si një huazim që ka bërë shqipja. Kjo nuk është e vërtetë,
shqipja mund të ketë huazuar, por siç do e shohim më
poshtë shumë fjalë, kuptimin e kanë në shqip.
Kjo tregon se nuk është se latinishtja ka huazuar nga shqipja
por se latinishtja ka pasur bazë shqipen. Këto fjalë janë në
latinisht nga substrakti ilir dhe shqipja ka çelësin e kuptimit
pasi është gjuhë që është më afër ilirishtes, se ajo arriti ta
ruajë atë dhe së bashku me të edhe kuptimin e vërtetë të
gjuhës që flasin popujt me rrënjë ilire." f.105-106

Po sjell disa fjalë që autorja ka sjellë në librin e saj.


Shkruhet Lexohet Përkthehet
aletta a-leto penda

Quhet e let pasi dhe një nga vetitë e pendës është fakti se
ajo është e let apo lehtë dhe këtë emërtim për të treguar po
këtë kuptim sot e ka shqipja, por jo italishtja apo gjuhët e
tjera.
allargare a-largare zgjeruar dhe larguar
Fjala larg në kuptimin e saj ndodhet në shqip po me fjalën
larg që tregon largësinë si në spanjisht. Nga ana tjetër ajo ka
edhe kuptimin e gjërë dhe sërish ky kuptim jepet qartë nga
fjala larg, pra që është i gjërë apo i madh.
allentare a-lentare e liruar
Kjo fjalë shpjegohet me shqipen a-len, pra është lën është
liruar, i cili është edhe kuptimi i fjalës. Diçka lirohet duke e
lën pra të lirë të iki. Madje fjala merr edhe formën e shqipes
e lënë në kohën e shkuar e cila përdoret për dikë që është
dhe në këtë formë ndodhet aktualisht në shqip.
...

1bilderberg
Veteran Member

Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

LIKEDISLIKE
 







 Re: P E L A S G I A N S
  1bilderberg on Mon Feb 16, 2009 9:44 pm

...
amico amiko mik
Fjala mik sigurisht që është në shqip dhe përdoret kështu në
të gjitha dialektet. Kjo fjalë kaq e rëndësishme për
shqiptarin, ku mikpritjen e ka pasur dhe e ka një nga traditat
më të mira, nuk mund të jetë e huazuar. Mund të huazohet
një fjalë, për të cilën nuk ka një përkthim, por jo gjithçka.
Sot edhe mund të huazohet se ka media, por në atë kohë në
mes malesh të izoluar ku kanë jetuar pjesa më e madhe e
shqip-folësve nuk mund të kenë patur mundësi për të
huazuar.
angustia angustia ngushtësia
Rrjedh nga fjala shqip ngusht që është rrënja dhe kuptimi i
kësaj fjale. Shqipja sot e ruan fjalën ngusht në gjuhën e
përditshme për të treguar ngushtësinë fizike, por edhe atë
shpirtërore.
apparente a-parente i dukshëm
Një fjalë që shpjegohet nga shqipja me foljen shikoj, që në
kohën e shkuar bën parë. Pra dhe kuptimi i dukjes është
ndryshe pamja apo ajo që kamë parë. Folja shikoj që në të
shkuarën bën, parë, nuk ndodhet në asnjë gjuhë sot përveç
shqipes pasi latnishtja nuk ka folje parë dhe që të tregojë
pamjen apo dukjen. Këtu tregohet qartë që ajo ka pasur bazë
shqipen dhe ka marrë një nga foljet që shqipja e përdor sot
dhe që është në kohën e shkuar për të treguar dukjen.

Këtë metodë analizuese ka përdorur autorja. Fjalët e thjeshta


kam, jam, kap etj., i gjen të përdorura në fjalët e bashkuara
apo të prejardhura. Madje shumë fjalë të latinishtes autorja i
gjen si fjalë që kanë ruajtur më mirë kuptimin e tyre dhe se
vetë shqipja e sotme. P.sh. tek fjala confesso - rrëfehet,
autorja gjen fjalët shqip kan (kon në gegërisht) fe. Fjala fe
në këtë rast tregon besimin. Sigurisht, që tek ai që rrëfehet
ke besim apo fe se ndryshe nuk mund t'ia tregosh sekretet e
tua pasi ato i merr vesh bota, nëse personit nuk i ke fe. Pra i
rrëfehesh dikujt se kam fe tek ai dhe ka dalë fjala kan-fe.

Një mori fjalësh autorja i zbërthen në këtë mënyrë duke


treguar realisht se gjuha latine është gjuha letrare e kohës
që kuptohej fare mirë edhe nga ilirët, që e kishin gjuhën që
shkruanin dhe lexonin. Prandaj ne fare mirë mund të themi
se shqipja në atë kohë shkruhej me gjuhën latine. Natyrshëm
që edhe shqipja pati zhvillimin dhe ndryshimet e saj që sot
janë të materializuara në gjuhën letrare shqipe dhe që
shkruhen me alfabetin latin të vendosur sipas Kongresit të
Manastirit.

Ajo që konkludohet në këtë libër është se gjuha shqipe është


mëma e gjuhëve latine. Unë do të shtoja se shqipja e sotme
është mëma dhe deridiku dhe simotra e tyre, pasi vetë
shqipja pati evolucionin e saj dhe është shumë larg shqipes
arkaike me të cilën flisnin edhe vetë ilirët apo sivëllezërit e
tyre që emigruan në Perëndim.

Albert Dymont, shkruan për shqiptarët se: "… nuk ka në


Evropë racë më të lashtë se e shqiptarëve. Asnjë dëshmi
klasike nuk flet për ardhjen e tyre në Ballkan… Populli që ka
qënë i panjohur, i ruan imazhin më të plotë të asaj se çfarë
kanë qënë të parët e racës greke e latine dhe ata do të
meritojnë gjithmonë vëmendjen e historianit, ata do të
mbeten si dëshmitari i gjallë i një të kaluare për të cilën
besohet se është zhdukur"
Pra me një fjalë të gjitha gjuhët etnike evropiane, janë nga
substrakti i përbashkët pellazgo-ilir apo dhe jafetik sipas
biblës. Padyshim që shqiptarët sot ruajnë pjesën më të
madhe të gjuhës që ka folur Jafeti i biri i Nohut dhe që
mbahet si babai i racës së bardhë."
Shënim: Dy fjalë për autoren. Elena Kocaqi ka përfunduar
studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për
histori me Medalje të Artë. Ajo ka studiuar Drejtësi pranë
Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ka kryer studime pas-
universitare, Mastër për Studime Historike dhe Mastër për
Shkenca-Politike. Ajo zotëron disa gjuhë të huaja. Ka botuar
librin "Albanët me famë në mijëvjeçar" që flet për shqiptarët
me famë botërore, të cilët kanë themeluar dhe udhëhequr
dinasti dhe shtete të famshme gjatë gjithë historisë së
njerëzimit. Libri "Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe
gjuhëve Evropiane" është libri i dytë i autores. Ai flet për
kontributin Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve
Evropiane antike dhe moderne.

1bilderberg
Veteran Member

Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

LIKEDISLIKE
 

 Re: P E L A S G I A N S

  sulioti on Tue Feb 17, 2009 3:44 pm


zojs wrote:Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – PELLAZG

ETNINOMI - PELLGAZ

NOMI ETNIK PELLGAS

Gjuha e natyrës dhe natyra e gjuhës. -

Shqipja ka fuqinë e gjuhës së natyrës së saj fono-morfologjike e semantike ta përcaktojë emrin e paraardhësve illir pellgazgjik. Përderisa pellgazët

janë paraardhësit e illirëve dhe shqiptarëve, vetëm Shqipja e spjegon lashtësinë e saj. Bindja e realizuar shkencërisht, për origjinën pellgazgjike të

popullit shqiptar, fuqizohet përmes gjuhës së natyrës të Shqipes

Përderisa dihet shkencërisht se emërtimi I popullit të parë njihet si populli I pellgut të ujit, populli I pellgut të detit dhe nuk thohet – populli I

pellagut të detit – atëherë nuk mund të vie ethymologjia e emrit nga fjala – pellag – por nga fjala – pellg – pellgu I ujit, pellgu I detit dhe si

emërtim duhet të përcaktohet etnonomi – pellgaz – populli pellgaz, pellgazët, gjuha pellgaze – Pellgasishtja, kultura pellgaze, historiografia

pellgazgjike, popujt pellgazgjik, ndërsa si toponom – Pellgania-Pellgazia.

Emri – pellazg si emërtimi i njeriut të popullit të pellgut të ujit, rrodhi nga fjala pellgase - pellg – pellgu (trajta e shquar), pellgjet (shumësi) – me

të cilin kuptohet pellgu i ujit - nga gjuha amë e cila e krijoi si spikje skipe illire pellgazgjike dhe se duhet të jetë fuqimisht si emërtim i drejtë –

pellgaz. Ndërsa si emërtim - pellazg mbeti në shkencë nga gjuhët greko-sllave si deformim i vet emrit në fjalë si etnonom – pellazg dhe toponom –

Pellagonia. Poashtu, edhe fjalëformimi – arkipellgu, si pellgu I ndërtuar afër ujit, me banime njerëzish - arkipellg është edhe një deformim fono-

morfologjik si arkipelag – pellgu arkitektural – arkipellgu.

Pellgazët njihen sot etnit e arkitekturës në rrafshin trekontinenal: Azi Perëndimore, Afrikë Veriore dhe Europë Jugore.

PELLGAS mund ta ken marr kete emertim pasi dim se ata jetonin perreth PELLGUT mesdhe,po cfare do te thote PELLG ne shqip, dhe sa

lidhje ka kjo me shqipen.

pellg=pe+lag=

pe=pash=shikoj

lag=laj ose lagem


pra vendi ku shihem si pasqyre dhe ku lahem.

Ky emertim ka shume lidhje me gjuhen shqipe,dhe e provon se eshte puro shqip, por vete ngaterrohem, me shprehejen e fameshme te

Omerit (pellazget hyjnore)cne ky emertim, pse Omeri i lidh pellazget me yjet, a mos vall pellgazet apo vete emertimi pellazg mund te

deshifrohet dhe keshtu;PELLAZG=

PE+YLL+ASH+GJI=PREJ YLLIT ESHTE GJENDUR pra prej yjeve kan ardhur kjo eshte dhe ajo qe une do ta quaja si nje ngaterrese te

vogel, se qe te dy keto deshifrime te emrit pellazg, jan puro shqip, po cili eshte me i qarti dhe i verteti.

sulioti

Regular Member

Number of posts : 70

Age : 39

Location : belgium

Registration date : 2009-02-10

Points : 22

Reputation : 22

You might also like