You are on page 1of 5

ZHDUKJA E GJUHËS, KULTURËS DHE ELEMENTIT ARVANITAS NË

GREQI
AUTOR: ARQILE V. GJATA

Me kalimin e kohëve, arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të


binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin
qytetarë të denjë të shtetit të ri grek. Numri i saktë i arvanitasve ose
shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit që kam pasur me
studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia,
që vdiq në vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në revistën
“EKSKLUZIVE”, thotë:
‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas’’.
Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara, ose
mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqisë.

Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e


Arvanitasve të Greqisë’’. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u
zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij
madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis.
‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis’’ me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij
Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e
arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek. Lidhja do të botonte revistën
‘’Besa’’ dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do
të bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arvanitase.

Kënga arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve,


muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë. Këngët arvanite i përkasin
tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase. Këngë për
lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të
pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me
fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër
dasma. Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për
faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë të
tjerët që të shkruhej! Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit
për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase.. Një dëshmi që kemi nga P. Joti që
shkruajti ‘’Historinë e Shtatë Ishujve’’ të vitit 1866, na vërteton se Suljotët
që ishin në Korfuz. ..Kur pastronin armët, ata këndonin këngët arvanitase
të heronjëve të tyre. Në këngët arvanitase të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë
greke.

Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në


librin me titull ‘’Bleta Shqipni’’ me autor Thimi Mitko botuar në vitin 1878
në Aleksandri. Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij me
titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ ndër të tjera shkruan. ‘’Nga ç’di unë,
këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të
dashurisë, lirisë dhe kaçake’’. Shumë këngë arvanite janë shkruajtur në
gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet shqiptar.
Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambicjes të studiuesit arvanitas
Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, u bë e
mundur që të prodhohen dy CD me këngët arvanitase me titull ‘’Këngët
Arvanitase’’ dhe ‘’Trëndafilat e Shkëmbit’’ që kanë përmbledhjen e disa
këngëve arbëreshe të Italis së jugut dhe të arvanitasve të Greqis. Këto dy
Cd, janë të vetmit që janë prodhuar në historinë mbarë shqiptare në gjuhën
tonë arbëreshe.[37]

Eshtë sot e folura arvanitase një “zhargon”?

Sot, gjuha arvanite mund të quhet se ka arritur në përmasat e


një zhargoni, atë të ashtuquajtur: “ZHARGONI ARVANITI”!
Për ta përputhur idenë dhe mendimin tim se gjuha Arvanite sot ka natyrën
e një “zhargoni” dhe flitet nga dita në ditë më pak se shumë vite më parë,
po sjell për kumtesën disa vjersha të shkruar me alfabetin e shqipes(e
transkiptuar):
“Gjuha jonë vetëm thuhet, nuk e lanë që të shkruhet. Bëmë këngë, këshilla
t’urta që mos të harrohet gjuha”[38]
“Panajoti Protopapas[39]

Jam në Angjellokastros.E jam tek një shtëpi, si ju e thoni juve? Jemi tek një
shtëpi.Këtu thuhemi shtëpia e Jorg Priftit, Jorgji Papanastasit. Kam vitra.
E ju ulet këtu.
“Ne jemi llerë këtu, këtu në këtë shtëpi jemi llerë. Thomë edhe tata ka vdekur
këtu ja nj’zet e pesë vitra. E kemi fotografi. Këtu apenandi, Llipon. Neve jemi
nga ikojenia. Thuhem Protopapas, Priftar ikojenia. Papja jim ish prift. Ja
thojnë Papa Vasil Protopapaj. Fenete se ish ndë një epohji. Pasandaj u bë
prift papuj jim.Papas Nastasi u bë prift edhe tridhjet vitra bëri prift. Edhe vdiq
tri zet e gjashtë vitra.Llipon tata jim ishte llerë nj’milë tetë qind edhe tetë dhjet
e tet. Në dhjetë të flevarit çë kemi shkruarë në një filladhë. Unë jam llerë një
milë nëndë qindë dhe nj’zet e katër, në katër të janar.”
E nani do t’i thuash në një këngë?
“Ne, një kenkë nga ato ç’dimë do te thomë nani.”
Angjelokastro-Shtëpia e Jorgo Priftis Papanastasit

Tre vapor u nisën e vanë[40]

Tre vapor u nisën e vanë?Nda Stamboll ndë vend e tanë/Më erdh burri nga
kurbeti/E mos një mbrëma nukë beti/Më erdh buri nga kurbeti.
Oj mos më shaj, moj mëmë/Se s’jam e nostigmë./Dronem e bëj parë.
Çka citova më lart tregon më së miri se, gjuha Arvanitase mbetet një e
folme arkaike, që tashmë ka marë natyrën e një “zhargoni” arkaik!

Një poezinë e poetit Llambi Gjikuli më dha krah të shkruaj një


brengë që poeti kishte për Arvanitasit.

ARVANITJA[41]

Atje kam u zotin tatë/Atje kam u mëmën time/Atje kam u tim vëlla/
O e bukura More./Ç’ish ajo ditë e ngrohtë maji/Ç’ish ajo ditë kur dielli
ra/Cipe deti hedhur shtati/Tehu vinte arvanitja./Ç’më shklqenë fytyrë e
saj/Gjak i humbur në stere/Është një pril a një maj/E së bukurës
More./Ç’emër ke o vashë/Ç’sua mbytur lotëve?/Ti je zjarri ku unë rashë/Si
Serembja luleve...

Këto vargje të poetit Ll. Gjikuli i shkojnë për shtatë thënies së kronistit
bizantin Michael Attaleiates kur thoshte:
“Arvanitët janë një nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur as
Roma as katolicizmi. Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e
braktisin kurrë vendin”.[42]

Për sa më sipër argumentova, vij në përfundime se:


1. Arvanitët e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe
janë akoma në Greqi.
2. Gjuha, e folura Arvanitase i ka rrënjët në shekuj dhe nuk flitet nga bashkësi
të ardhur në kohë të caktuara, por nga autoktonë në këto troje mijëvjeçare.

3. Për sa kohë gjuha, e folmja Arvanitase nuk ka qenë shkruar dhe as nuk
shkruhet edhe sot, pranojmë se ajo nuk përbën dialekt më vete. Ajo ka vlera
të mëdha si gjuhë e folur arkaike, që sot ndodhet dhe jeton në shtratin e një
“zhargoni”!
4. Gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. “Ajo është gjuhë e
zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e vatrës.”[43]
5. Është realitet, sot e folura arvanitase po rrudhet...e mbetur si një “zhargon”!

6. Atje ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase pothuajse ka humbur.


7. Fal punës së madhe që bënë intelektualët arvanitas si Jorgo Maruga,
Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Gjero, Vangjeli Lapi, Tasu Arvaniti, Alqi
Gjika etj., arvanitas të cilët ishin grupuar në “Lidhja e Arvanitasve të
Greqisë” dhe revistën BESA ku ata botonin si dhe kalendarin e përvitshëm
(deri nga fundi i vitit 2005) ku botoheshin poezi, përralla, fjalë të urta,
tregime, në gjuhën e tyre amtare shqipe,(e transkiptuar), sot kemi të
ruajtura dhe të transkriptuara vlera jetësore të kulturës dhe traditës
arvanitase.
8. Në tërë historinë e jetës arvanitase, gjithçka që është shkruar nga thesari i
këngëve, vjershave, apo dhe ndonjë dokument historik janë shkruar me
alfabetin grek, ose të transkriptuara, me shumë fjalë në greqisht. Një
dokument i till ëshë “NJË FJALIM PARAZGJEDHOR” i botuar në gjuhën
shqipe(i traskiptuar). Dokumenti historik i vitit 1860, është botuar në
revistën “BESA”, organ i “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” nga Petro Filipi-
Angjeli, i cili në vitin 1993 ishte Kryetar i Bashkisë së Kalivias të Atikisë,
njëherësh dhe hulumtues i gjuhës, i historisë dhe i folklorit arvanitas sjell
materiale dhe mundësi analizash histo-gjuhësore sot Arben Llalla, “BESA”,
Athinë, nëntor 1993, fq. 139.
------------

Bibliografia dhe Literatura Konsultuese

Aristidh Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”Shtëpia Botuese,55,


Tiranë,2002.
Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”, Shtëpia Botuese A&B,
Tiranë,2005.
Akademia e Shenkecave, Tiranë, 1973,“Norma Letrare Kombëtare dhe
Kultura e Gjuhës”.
Aristidh Kola, “Gjuha e Perëndive”, Plejad .......vendos vitin e botimit
Antonio Bellusci Revista kulturore “LIDHJA”, 30 Tetor 1993.
Arben Llalla, l“Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”….vendos vitin e botimit
Arben Llalla, “Gjurmë të Letërsisë së Vjetër të Shqiptarëve të Greqisë 1860-
1889”, Shtëpia botuese “RINGA DESIDN”, Tetovë, 2006.
Dhimitër L Gjoka, “Motive Arbërore”,Sarandë, 2007.
Dhimitri Lithksou, Popullsia dhe fshatrat e shqiptarëve të Greqisë 1879 –
1907, përshtatur në shqip nga Ilia Kol.
Gjovalin Shkurtaj, “Si të Shkruajmë Shqip”, Botime Toena, Tiranë 2008.
Kastriot Kaçupi, “Kanari Heroi Çam i Revolucionit Grek”.
Niko Stilo, “Fjalori Greqisht-Shqip i Panajot Kupitorit”,Botimet “KUMI”,
Tiranë 20011, f,21-23.
Qenra e Studimeve Albanologjike,Instituti i gjuhësisëdhe Letërsisë-Kërkime
Gjuhësore-3,11, Tiranë, 2014.
“Revistë historiko-kulturorë” “Pegasi”-numër-2, Athinë, Dhjetor 2005
Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqis”Prishtinë, 2010.
Valter Memisha, “Studime për Fjalën Shqipe”, Shtëpia Botuese, “botart”,
Tiranë, 2011.
Universiteti Evropian Jug-Lindor-Tetovë, Maqedoni-“Takimi i parë i
Albanalogëve të rinjë”, Universiteti Evropian JL, Tetovë, Prill 2017.
Universiteti Shtetror i Tiranës,Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë-“Studime
mbi Leksikun dhe mbi Formimin e Fjalëve në Gjuhën Shqipe”,Universiteti
Shtetëror i Tiranës, 1972.
Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë-Kërkime
Gjuhësore-3, Tiranë 2015.
Teuta Kamberi-Llalla, “Antologji e Poezisë Arvanitase”,email:
teutallalla@gmail.com, Traskriptimin e teksteve: Arben Llalla ,Botues:
JETA-AIR . http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-
arbaniton-1879-%E2%80%93-1907-2005

http://shqiptaria.org/index.php/2019/09/27/gjuha-arvanitase-e-folur-arkaike-apo-zhargon/

````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````

You might also like