You are on page 1of 11

Tema 3 : Rrugët e formimit të gjuhëve letrare kombëtare në botë dhe historiku

i pikëpamjeve për rrugën e formimit të gjuhës letrare (standarde) shqipe

Çështjet themelore:
1-Dy rrugët kryesore për formimin e gjuhëve letrare (standarde).

2-Historia e rrugës së formimit të gjuhës letrare (standarde) shqipe dhe


grupet e pikëpamjeve që kanë ekzistuar për këtë problem (para v.1970).

Literaturë e rekomanduar

Frashëri,S. Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë, 1962


Kostallari, A. Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të
drejtshkrimit (refer. në Kongresin e Drejtshkrimit.), 1973
Resuli,N. Për një gjuhë shqipe të përbashkët, në "Shkëndija" 1940,4
Raka, F. Historia e shqipes letrare, Prishtinë 2005, f. 155-173(Teoritë rreth
standardizimit të shqipes)
Samara, M. Histori e gjuhës letrare shqipe, Tiranë, 2005, f. 45-60.

Çështja I
Dy rrugët kryesore për formimin e gjuhëve letrare (standarde)

Në disa studime është pranuar se rrugët kryesore për formimin e


gjuhëve standarde në botë mund të jenë dy:
1. Rruga e parë është ajo e formimit të gjuhës standarde me anë të
konvergimit1 të dialekteve a përqëndrimit (koncetrimit) të tyre për krijimin
e një gjuhë të vetme kombëtare, mbi bazën e elementeve të veçanta e të
përbashkëta dialektore. Pra: D1 + D2 + D3 ... = Gjuhë standarde

1
konverg/ój kal., -óva, -úar libr. afroj a bashkoj elemente ose gjëra të ndryshme;
/jokal. v. III afrohet, bashkohet, takohet me një tjetër: vijat konvergojnë në një pikë;
konvergojnë në mendime.

1
Kjo është rruga e afrimit të dialekteve, e shkrirjes ose e përzierjes së
tyre, sepse përqëndrimi i dialekteve në një gjuhë të vetme parakupton në një
fazë të parë edhe përzierjen e tyre.
Afrimin e këtyre dialekteve ose konvergimin e tyre e ndihmojnë
veçoritë jo shumë dalluese midis tyre, si edhe shkalla e lartë e përqëndrimit
ekonomik, politik e kulturor në një vend a shtet ose komb të caktuar.

2. Një rrugë tjetër, e dytë, është rruga e formimit të gjuhës letrare


(standarde) mbi bazën e një dialekti. Pra:

D1 = Gjuhë standarde
ose
D 2 = Gjuhë standarde

Kështu mendohet se është formuar gjuha letrare (standarde) frënge mbi


bazën e dialektit të Parisit, gjuha standarde italiane mbi bazën e dialektit të
Toskanës, rusishtja standarde mbi bazën e të folmeve të rrethinave të
Moskës, kinezishtja e sotme letrare mbi bazën e dialektit të Pekinit etj.
Vënia e një dialekti mbi bazën gjuhës letrare (standarde), përveç
arsyeve që lidhen me cilësitë e mira strukturore të dialektit në fjalë, varet
edhe nga roli që luajnë bartësit e tij në lëvizjen mbarëkombëtare a
mbarështetërore, nga fakti që qendra e krahinës ku ai flitet bëhet një
kryeqendër administrative ku grumbullohen të gjitha institucionet
kulturore, ekonomike e politike të vendit. Zakonisht këtë rol e luan
kryeqyteti. Pikërisht për këtë arsye gjuha e kryeqyteteve në botë është bërë
përgjithësisht edhe gjuhë standarde e tërë vendit.

Gjuha letrare (standarde) që ngrihet mbi bazën e një dialekti ruan në


përgjithësi tiparet strukturore të atij dialekti, por gjuha standarde e formuar
mbi këtë bazë asnjëherë nuk mund të përkojë absolutisht me dialektin ose
me variantin, mbi të cilin është ngritur.

Çështja II
Historia e rrugës së gjuhës letrare (standarde) shqipe dhe grupet e
pikëpamjeve që kanë ekzistuar lidhur me këtë problem (para v. 1970)

-Në të kaluarën, disa gjuhëtarë, filologë e albanalogë2, janë përpjekur ta


kërkojnë dhe ta shpjegojnë rrugën a procesin e formimi të gjuhës letrare

2
albanológ,-u m. sh. -ë(t) studiues në albanologji.

2
(standarde) shqipe, duke e futur këtë proces në skemën e standardizimit të
gjuhëve të huaja, pra, duke u bazuar në rrugën që kanë ndjekur disa gjuhë të
tjera letrare, si frëngjishtja ose norvegjishtja e sotme etj.
Si bazë e kërkimit dhe e futjes së rrugës së formimit të shqipes standarde
në skemën e formimit të norvegjishtes standarde, për ndonjë nga këta
gjuhëtarë, ka shërbyer ekzistenca për mjaft kohë në shqipen, sikurse edhe në
norvegjishte, e dy varianteve letrare: e variantit letrar të Veriut dhe e variantit
letrar të Jugut, që -sipas tyre - ngjason me dy variantet letrare të norvegjishtes:
të landsmolit në Veri dhe të bukmolit në Jug (me bazë danishten).

Sipas studiuesit M. Samara, një identifikim i tillë i këtij procesi nuk është i
drejtë, sepse:

a. së pari, kushtet konkrete historiko-shoqërore e kulturore, në të cilat


është kryer procesi i zhvillimit dhe i formimit të gjuhës standarde shqipe nuk
kanë qenë të njëjta me ato të gjuhëve të tjera, përfshirë këtu edhe
norvegjishten;

b. së dyti, dy variantet letrare shqipe me bazë dy dialektet e tyre


përkatëse dhe raportet a marrëdhëniet midis tyre ndryshojnë nga ato në gjuhët
e lartpërmendura. Në historinë e gjuhës letrare norvegjeze mund të flitet për
ekz stencën për një kohë të gjatë të një diglosie3 me dy variante letrare shumë
të dallueshme, gati si dy gjuhe letrare (bilinguizëm); ndërsa në shqipen,
megjithëse kemi pasur dy variante letrare, me bazë dialektin e toskërishtes dhe
gegërishtes, nuk mund të flitet aspak për dy gjuhë letrare, sepse këto dy
dialekte janë jo vetëm variante të së njëjtës gjuhë, por edhe shumë afër
njëri-tjetrit.

Edhe në greqishten ka pasur për një kohë dy variante letrare mjaft të


dallueshme, që edhe sot janë të tilla: njëra (kathárevusa) ose greqishtja e
vjetër, që ruan traditën e letërsisë atikase dhe sot tingëllon si një gjuhë letrare
"intelektuale" (pothuaj si latinishtja në raport me latinishten vulgare), dhe
tjetra (dhimotikia), që mbështetet në ligjërimin popullor dhe është zhvilluar e

albanologjí,-a f. shkenca për historinë e shqiptarëve, për gjuhën shqipe, për letërsinë e
kulturën shqiptare; tërësia e studimeve në këtë fushë. • -k, -ke mb. që lidhet me
albanologjinë, i albanologjisë: studime albanologjike
3
Një nga përkufizimet e pranuara për këtë term është: "Bashkëjetesë e dy gjuhëve në
një popull, ku njëra paraqitet formale dhe tjetra e papërshtatshme për përdorime
formale.

3
përsosur, duke u pranuar e përgjithësuar si gjuhë standarde. Ajo që quhet
greqishte e re letrare (standarde) mban lidhje më të ngushta pikërisht me këtë
variant të dytë (dhimotikinë). Ndërsa në shqipen, gjuha e sotme letrare
(standarde), siç do të argumentohet më poshtë, mban lidhje të ngushtë edhe me
një traditë shkrimore të kohës së Buzukut e Budit, kur dy dialektet tona ishin
shumë më afër njëri-tjetrit sesa janë sot. Prandaj disa gjuhëtarë mendojnë se
baza dialektore e shqipes së sotme (standarde) nuk është thjesht ajo toske, mbi
të cilën mbështetet, meqenëse ky dialekt ruan edhe ndonjë karakteristikë të
gegërishtes së vjetër. Pra, baza toske e shqipes së sotme (standarde)
përfaqëson më mirë edhe një traditë shkrimore të përbashkët, kur gegërishtja
ishte mjaft afër me toskërishten.
Një ndihmesë të veçantë në trajtimin e kësaj çështjeje kanë dhënë, sipas
kronologjisë, S. Frashëri, De Rada e Dh. Kamarda, L. Gurakuqi, F. Konica e
Gj. Fishta, M. Kruja e N. Resuli, A.Xhuvani, H.Stërmilli, Dh. Shuteriqi etj., të
cilët kanë shprehur mendime të ndryshme.
Disa prej tyre , në shkrimet e veta polemike, e kanë vështruar problemin
më shumë nga ana praktike.

Si një përpjekje për ta shtruar e vështruar çështjen e historisë së formimit


të gjuhës letrare (standarde) shqipe jo vetëm nga ana praktike, por edhe
teorike, ishin dy sesionet shkencore të vitit 1952, ku vlen të përmendet referati
i Dh. Shuteriqit "Mbi gjuhën letrare kombëtare shqipe", i cili është
konsideruar gjithashtu si një përpjekje për të zbatuar politikën gjuhësore
zyrtare të partisë atëherë në pushtet, menjëherë pas botimit të veprës së
J.Stalinit Marksizmi dhe çështje të gjuhësisë" (1951) në shqip (të përkthyer nga
gazeta "Pravda"), sipas së cilës shteti socialist ka të drejtë të ndërhyjë në
procesin e zhvillimit gjuhësor për standardizimin e gjuhës letrare.

Duke përmbledhur atë që kanë shkruar N. Resuli (1940) dhe A.


Koslallari (1972) për pikëpamjet ose "teoritë" e formimit të gjuhës letrare
(standarde) shqipe, del se: në grupin e parë përfshihen ato pikëpamje a
mendime të cilat e shohin mundësinë e standardizimit të shqipes në një
kohë mjaft të largët ose të parealizueshme shumë shpejt.
Ndërsa në grupin e dytë përfshihen ato pikëpamje a mendime që e
pohojnë standardizimin e shqipes letrare ose e pranojnë mundësinë e
formimit të gjuhës standarde shqipe, si diçka që mund të realizohet shumë
shpejt, madje para kohe.

Le të shohim se si shpreheshin konkretisht këto pikëpamje dhe të


bëjmë edhe vlerësimin e tyre.

4
1. Pikëpamja e parë e këtij grupi është ajo, sipas së cilës është e
pamundur të formohet në Shqipëri një gjuhë letrare kombëtare e përbashkët.
Një pikëpamje e tillë është quajtur pikëpamje «e mohimit absolut».4 Sipas
kësaj pikëpamjeje, përderisa formimi i gjuhës letrare të përbashkët nuk është e
mundur, atëherë duhet të vazhdohet të shkruhet në dy dialekte. Prandaj,
«ndofta e mira e të mirave do të ishte të përdoreshin prej të gjithë shqiptarëve
toskërishtja për prozën dhe gegërishtja për poezinë»17[Shih "Albania",
1897/7], sepse «ka me u dasht qinda vjet para se të krijohet nji gjuhë e
përbashkët letrare për të gjithë shqiptarët».18[Po aty].

2. Kjo pikëpamje u riformulua më vonë si «teori e pritjes», në bazë të së


cilës duhet pritur derisa të vinte vetë koha ose të krijoheshin vetë kushtet e
përshtatshme për formimin e shqipes letrare (standarde). Kjo pikëpamje është
quajtur teori «e mohimit relativ», sepse, në të vërtetë, kjo «teori» nuk e mohon
mundësinë e formimit të shqipes së përbashkët, meqë ajo lë të nënkuptohet që
një gjë e tillë është e mundshme të bëhet, por kjo gjë - sipas saj - do të ndodhë
një ditë...në mënyrë të vetvetishme a spontane, çka linte në heshtje nxitjen e
veprimtarisë së ndërgjegjshme për të ndihmuar këtë proces.

3. E afërt me këtë pikëpamje ka qenë edhe ideja që e lidhte fatin e


formimit të gjuhës së përbashkët me lindjen e një njeriu të shquar, ndoshta të
një «gjeniu», prandaj u quajt"teoria e njeriut", i cili do të dilte si një «yll» ose
si një «mbinjeri» dhe me veprat e tij gjeniale do t'i impononte kombit gjuhën e
vet, që vetvetiu do të pranohej nga të gjithë. Kështu ka menduar Haki
Stërmilli, i cili ka shkruar për këtë çështje në gazetën "Tomori" në v. 1940 19[

4
Teoria e mohimit absolut. Faik Konica. Ndofta e mira e së mirave do të jetë të
përdoreshin prej të gjithë shqiptarëve toskërishtja për prozën, gegërishtja për
poezinë(Për themelimin e një gjuhe letrare shqip, Albania, 1897); në vitet 30 të
shekullit XX e paraqiti këtë teori të Konicës si të re dhe të vetmen duke shtuar se “Pos
shqipes së përbashkët letrare do të kristalizohen e dhe dy gjuhë të tjera letrare:
toskërishtja letrare dhe gegërishtja letrare(Çështje të gjuhës, në “Leka, X, nr.6-7, f.
270-272; Përfundimi praktik i tyre, klerit katolik ishte “Ne do të kemi diglosi ose tri-
glosi në kombin tonë”(Shih A. Kostallari, Mbi disa veçori strukturore dhe funksionale
të gjuhës letrare shqipe të kohës sonë, Studime mbi leksikun, I, 1972, f. 13. Ogyst
Dozon, 189 “Gjuha shqipe është një mozaik copash të marra hua nga gjuhët e
ndryshme i.e dhe A. Meje, më 1921 shkruante se “Gjuha letrare shqipe është një
krijim artificial i agjentëve katolikë të Shkodrës”; V. Gjogjgjeviç, më 1913 shkruante
se”shqiptarët nuk janë një komb por një përzierje fisesh pa tip të përbashkët, pa gjuhë të
njësuar, pa histori, pa atdhe. Ata nuk mund të konsiderohen si komb, sepse kombi është
rezultat politik, ndërsa shqiptarët janë akoma në një shkallë kulturore parahistorike dhe
nuk kanë as në cilësitë e tyre dhe as në karakterin e tyre asnjë aftësi për t’u bërë element
i shtetit”[Kjo është teori militante shoviniste dhe cinike sipas F. Rakajt]

5
Shih gaz. "Tomori", 1940, nr. 180]. Por, përderisa në truallin gjuhësor të
shqipes një gjeni i tillë nuk po dukej, atëherë - sipas artikullshkruesit - të dy
dialektet «duhen ruejtë me të gjitha karakteristikat e tyne» ose ato duhet «të
lihen të zhvillohen», sepse «unifikimi i gjuhës kërkon kohë».
Është e vërtetë se italishtja standarde kur u formua e pati një gjeni, dhe
ky gjeni ishte D.Aligeri, gjuha e të cilit në «Komedinë Hyjnore» u konsiderua
si model i gjuhës letrare (standarde); megjithatë italishtja standarde, madje
edhe vetë D.Aligeri, mori nga dialekti i Toskanës5 dhe nga të folmet e tjera të
italishtes edhe mjaft elemente a mjete shprehëse gjuhësore me vlerë, që e
zhvilluan dhe e përsosën më tej standardin e italishtes.
Sipas F. Rakajt, Shkrimtarët e mëdhenj vetëm e zbuluan dhe kapën
pasurinë e madhe të mjeteve shprehëse që ofronte gjuha letrare dhe këtu
qëndron roli i madh i tyre për zhvillimin e gjuhës letare kombëtare por nuk e
krijuan atë.

4. Teorisë së gjeniut iu kundërvu e ashtuquajtura teori e masave


amorfe6, sipas së cilës në çështjen e formimit të gjuhës së përbashkët letrare
nuk duhet ndërhyrë subjektivisht, sepse këtë problem do ta zgjidhnin vetë
«masat» e popullit në mënyrë «revolucionare».

5. Në grupin e parë të këtyre pikëpamjeve janë futur edhe mendimet e


shfaqura nga ndonjë albanolog i huaj, si A. Meje (Meillet), i cili, në v. 1928,
pasi ishte shpallur shteti i ri i pavarur shqiptar, shkruante se gjuha shqipe është
e ngarkuar mjaft, në mënyrë artificiale, me shumë elemente të huaja dhe
prandaj ka shumë pak gjasa që ajo të standardizohet ose të formohet si një
gjuhë letrare e përbashkët.20 [Shih Mathieu Aref, Albanie (histoire et langue),
2003, f. i 15]

5
Gjuha italiane. Lindja dhe zhvillimi i gjuhës. Si të gjitha gjuhët e tjera italike, edhe
italishtja është zhvilluar nga gjuha latine ''vullgare'' (e folur në gadishullin italian jashtë
ambientit fetar dhe shkollor). Gjuha italiane vjen nga dialekti i toskanës, varianti i të
cilës konsiderohej më e ''pastër'' dhe zonë nga e cila kanë ardhur shumë shkrimtarë
italianë, si Petrarka dhe i ati i gjuhës italiane, Dante Aligeri. Bashkimi gjuhësor ndodhi
vetëm pas industrializimit, luftës së parë botërore, zhvillimin e valëve radiofonike,
emigracioni nga jugu në veri dhe sidomos mbas përhapjes së televizorit.
6
Për studiuesin F. Raka kjo teori e ka burimin të zhvillimi i mendimit gjuhësor
evropian në fillim të shek. XX, kur lindi ideja se duhet pritur zhvillimi i natyrshëm i
dialekteve dhe shkrirja e tyre në gjuhë letrare në mënyrë spontane, d.m.th atëherë kur
të gjithë pjesëtarët e të gjitha krahinave ku flitet shqipja të flasin plotësisht njësoj... kjo
është utopi e kulluar

6
6. Si shfaqje e pikëpamjeve të këtij grupi është quajtur edhe mendimi
i atyre gjuhëtarëve, të cilët, duke kundërshtuar politikën gjuhësore zyrtare të
shtetit në sesionet shkencore të v. 1952 për të shpallur qysh atëherë
toskërishten si gjuhë letrare kombëtare të përbashkët, u shprehën se «të
kërkosh qysh tani standardizimin e shqipes letrare do të thotë t'u mohosh
dialekteve zhvillimin e tyre», prandaj sugjeruan se gjuha letrare kombëtare
mund të formohet fillimisht në sferën e veprimtarisë zyrtare e administrative
- shtetërore, «por tani për tani jo në sferën e letërsisë artistike»21. [Shih
"Buletin për Shkencat Shoqërore". 1952/4]. Po ashtu, aty u tha me të drejtë se
problemi i formimit të gjuhës letrare kombëtare duhet diskutuar e studiuar më
tej shkencërisht dhe pastaj të gjendet rruga më e drejtë për standardizimin e
saj. Koha vërtetoi se këto mendime atëherë ishin shkencërisht të drejta
dhe jo "negative".

b) Përkrahësit e pikëpamjeve të grupit të dytë niseshin nga bindja


dhe besimi se formimi i gjuhës letrare kombëtare (të përbashkët) është jo
vetëm i mundshëm, por edhe një nevojë shoqërore e kulturore e domosdoshme, që
duhet plotësuar sa më shpejt.

1. Mendimi për formimin e shqipes së përbashkët letrare nëpërmjet


rrugës së parë është mbrojtur njëlloj, por me ndonjë nuancë të ndryshme,
nga disa përkrahës.
a) Përkrahësi e mbrojtësi kryesor i kësaj teze ka qenë S.Frashëri, i
cili, qysh në fund të shek. XIX, në librin e tij "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e
ç'do të bëhetë" (1899) ka shkruar se bashkimi ose "përzierja" e dialekteve do
të bëhet në kryeqytetin e ardhshëm të Shqipërisë së pavarur. Në këtë
kryeqendër - sipas tij - "gjuha që do të flitet do të jetë e përzierë"; kjo do të
ishte "letrarishtja" e gjithë shqipëtarëve.
b) Një mendim pothuajse të tillë kishte shprehur gjuhëtari arbëresh
Dh.Kamarda në v. 1866, ndërsa Asdreni në v. 1905 ka shkruar në rev.
"Albania" se shpresonte që, pas caktimit të një alfabeti unik, do t'i jepej një
drejtim edhe gjuhës, duke bashkuar të dy dialektet e shqipes. Edhe vetë
F.Konica ka shkruar se duhet "t'i afrojmë dialektet gjersa t'i përziejmë në të
shkruar".
c) Ndonjë prej përkrahësve të pikëpamjeve të këtij grupi, si p.sh.
J.Vreto, e kuptonte bashkimin ose përzierjen e dialekteve në mënyrë
mekanike dhe si diçka që duhej bërë menjëherë, duke përdorur krahas
mjeteve a formave fonetike e gramatikore të toskërishtes edhe forma të
gegërishtes (si p.sh. kam për të punuar krahas kam me punue); kurse ndonjë
tjetër mendonte se kështu mund "të krijohej" edhe një "gjuhë e re", e cila
duhej të ishte gjuhë letrare e përbashkët për të gjithë shqiptarët. A.Xhuvani,

7
siç do të shihet më poshtë, e ka kundërshtuar këtë mendim, duke thënë, me të
drejtë, se nuk duhet "të krijojmë" një gjuhë të re", por "të gatuajmë mirë brumin
e dialektit a të gjuhës që kemi në duar".
d) Përkrahësit e kësaj teorie edhe në periudhën e Pavarësisë. Kështu,
pranë këtij mendimi ka qenë edhe Vasil Xhaçka, i cili mendonte se "gjuha
jonë letrare e njësuar nuk duhet të mbështetet në një dialekt të vetëm (as në
elbasanishte, as në ndonjë të folme tjetër), por mbi të dy dialektet, pra, të
formohet me pjesëmarrjen e të dy dialekteve... duke formuluar më parë
rregullat gramatikore dhe ortografike e duke e pastruar shqipen nga fjalët e
huaja e nga neologjizmat e panevojshëm.".23(Shih F.Raka. Normëzimi...cit. f.
162)

2. Për rrugën e dytë janë shprehur mjaft ide e mendime se cili do të ishte ai
dialekt ose ajo e folme që mund të vihej në bazë të gjuhës letrare të njësuar. Ja
disa prej tyre:

a) Ndër to, dialekti më i parapëlqyer ka qenë toskërishtja.


-Në të mirë të këtij mendimi është shprehur A. Xhuvani,7 i cili, qysh në v.
1905 shkruante se "gjuha shkrimtare letrare, që duam me krijue nga një
ligjëronjë, ka me dalë nga toskërishtja".24 [Shih A.Xhuvani, Vepra /, 1980, f.
3-7]
- Në të mirë të këtij mendimi ka qenë edhe shumica e pjesëmarrësve
në sesionet e v. 1952, ku u bënë përpjekje qysh atëherë të dilej me një vendim
për ngritjen e dialektit të toskërishtes në nivelin e gjuhës së përbashkët letrare,
por qëllimit nuk iu arrit, sepse ky vendim u quajt i parakohshëm dhe i
politizuar.
- Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por në thelb këtë mendim ka
konfirmuar edhe Kongresi i Drejtshkrimit (1972), për të cilin do të flasim
veçanërisht më poshtë, sepse ky Kongres shënon vërtet një ngjarje të
rëndësishme në historinë e gjuhës letrare shqipe.

7
Tezën e teorisë së vet Xhuvani e mbështeti në dy faktorë: faktorin historik për të
cilin arsyeton përdorimin e toskërishtes në botimet e ndryshme në kohën e Rilindjes
sonë Kombëtare, vlerën e madhe të këtyre veprave, shkallën e lartë të përpunimit të
këtij varianti nga shkrimtarë e Rilindjes, f. 163. Për faktorin gjuhësor ai thotë:” Gjuha
e toskëve ka epërsi sipas mendjes seme, disa vetija qi s’i ka e motra e saj dhe të cilat e
bëjnë dialektin e toskëve ma të letë në të mësuemit se gegërishten. Për tregim
përmbledhja(sintaksa) e saj asht ma e kthjellët, zanësia(fonetika) e saj ma tingëllore e
më armoniake, fjalët i ka më të gjana e ma rrumbullake e jo fort të shkurtëna”, f. 163-
164.

8
b- Mendimi i dytë ka qenë ai që kërkonte të vinte pangegënishten-
gegërishten e përgjithshme në bazë të gjuhës letrare të përbashkët. Ky
mendim është hedhur e mbrojtur nga S.Riza8 në veprën e tij Tri monografina
albanologjike (1944). Sipas tij, në ato raste kur gegërishtja nuk mund ta
plotësonte këtë detyrë, duhet të merren ato elemente të përbashkëta që
ekzistonin në shek. XVII e XVIII (te Buzuku ose Budi), atëhere kur të dy
dialektet tona ishin shumë afër njëri-tjetrit25. [Shih edhe F.Raka,
Normëzimi...cit. f. 132]

c-Mendimi i tretë ishte që në bazë të gjuhës letrare kombëtare të vihej


varianti letrar i mesëm ose ai i gegërishtes jugore, i përfaqësuar nga
elbasanishtja9.
- Ky mendim është hedhur e mbrojtur në fillim nga Z. Jubani në shek.
XIX, si edhe nga albanologu Dr. Hahn, i cili në veprën e tij të njohur
«Albanesische Studien» (1853) linte të kuptohej se gjuha letrare e përbashkët
duhet të kërkohej në qendër të Shqipërisë së Mesme, ku, - sipas tij, - elementet
e të dy dialekteve ka mundësi të afrohen. Afërsisht kështu është shprehur edhe
G. Vajgandi e G.Mayer, sipas të cilit, "rreth Shkumbinit të dy dialektet
mund të përzihen më mirë".26 [Shih edhe art. e N.Resulit në rev.
"Shkëndija", 1940, nr. 4]
- Këtë mendim e kanë përkrahur edhe delegatët e Kongresit arsimor
të Elbasanit (1909), ku u kërkua "një shqipe e vetme letrare me bazë të folmen e
Elbasanit", meqë elbasanishtja "është e kuptueshme nga të gjithë shqiptarët".
- Siç do të shohim më poshtë, ky mendim është mbrojtur edhe në
Komisinë Letrare shqipe të Shkodrës (1917), sidomos nga L.Gurakuqi e
Gj.Pekmezi.
- Gjithashtu në v. 1923 doli një vendim qeveritar në përkrahje të
elbasanishtes, si gjuhë zyrtare.
- Në v.1940 kjo tezë u mbështet edhe nga Kuvendi Albanalogjik i
Tiranës, me referatin që mbajti aty M.Merlika (Kruja).

8
Në këtë teori qe ravizuar kërkesa themelore, e cila preferonte që në normën e shqipes
letrare të hynin vetëm njësitë që dilnit në të gjitha të folmet e gegërishtes, ndërsa
evolatat partikulariste(risitë e veçanta gjuhësore) do të mbeteshin jashtë kësaj norme.,
169-171
9
Sipas F. Rakaj, teza e elbasanishtes pati edhe një variant më të moderuar sipas F.
Konicës: Për bazë të gjuhës letrare të mos merrej asnjë dialekt, madje as ai i
elbasanishtes, por të merreshin elementet e përbashkëta të dy dialekteve dhe e folmja e
Elbasanit të merrej si kriter për t’i pajtuar gegërishten dhe toskërishten në ato raste kur
në mes të këtyre dialekteve nuk kishte përputhje të plotë”, f.166.

9
ç) Ka ekzistuar gjithashtu edhe mendimi që në bazë të gjuhës letrare
kombëtare shqipe të vihet arbërishtja dhe pikërisht gjuha e veprave të De
Radës. Ky mendim është hedhur e mbështetur nga vetë De Rada, i cili, duke
bërë një paralelizëm me historinë e formimit të greqishtes letrare thoshte se
"edhe Homeri kishte jetuar në një koloni greke, por i kishte hedhur bazat
gjuhës letrare greke me anë të veprave të tij".27[Shih F.Raka, Normëzimi...
cit. f. 134]. Por ky mendim nuk gjeti mbështetje në Shqipëri, për shkak se
arbërishtja mbeti si një variant letrar "arkaik" ose pak si i veçuar nga zhvillimet
e reja që kishin ndodhur në shqipen letrare të atdheut- mëmë, gjeografikisht
mjaft larg arbërishtes.

d) Mendimi për të vënë shkodranishten10 ose variantin letrar


veriperëndimor në bazë të gjuhës letrare kombëtare u përkrah dhe u mbrojt
kryesisht me argumente që lidheshin me traditat arsimore e kulturore të
Shkodrës e të krahinës së saj, me ekzistencën në këtë variant të një letërsie të
pasur letrare-artistike e shkencore (si vepra e N.Mjedës, e Gj.Fishtës,
Fjalori i Bashkimit etj.). Ky mendim doli për herë të parë në Gramatikën e
gjuhës shqipe (1904) të Gaspër Mërturit, i cili thoshte se "e folmja e qytetit të
Shkodrës është për shqipen ajo çka është dialekti i toskanës për gjuhën letrare
italiane". 8 [J. Kastrati, Historia e gramatologjisë...i. 263]. Këtë mendim e ka
përkrahur edhe albanologu M.Lamberc.

e- Një mendim tjetër, më pak i përkrahur, ishte ai që në bazë të


shqipes letrare të përbashkët të vihej jo një dialekt a grup të folmesh, por
gjuha e veprave biblike të përkthyera nga mjeshtër të njohur të fjalës, si K.
Kristoforidhi etj. Këtë mendim ka mbështetur albanologu R. Nahtigal

10
Themelues të kësaj teorie qenë klerikët shkodranë dhe disa intelektualë nga
Shkodra. Kjo teori ishte kundër faktorit gjeografik dhe mbështetej në faktorët politiko-
kulturorë. Ajo doli për herë të parë në “gramatikën e gjuhës shqipe(1904) të Gaspër
Jakovës- Mërturit e cili pohon “E folmja e qytetit të Shkodrës është për shqipen çka
është dialekti i Toskanës për gjuhën italiane. Ndër studiuesit e huaj këtë teori e
përkrahu M. Lamberci, më 1916, : “Në qoftë se zgjidhet një dialekt letrar i gjallë,
mund ti përshtatet vetëm gegërishtja e veriut- shkodranishtja, pa marrë parasysh arsyet
shkencore. Lamberci u entuziazmua nga poezitë e Gjergj Fishtës, të cilat i vlerësoi
shumë lart. Jezuitët shkodranë ngjallë më 1939 tezën e shkodranishtes, duke iu
referuar Gj. Fishtës të cilin e konsideronin si Dante Aliger të të letërsisë shqipe. Kjo
tezë në këtë kohë nuk gjeti përkrahje. E. Koliqi, M. Kruja, në referatin e tyre u
angazhuan për dialektin e mesëm, sepse ishin të bindur që idetë fashiste falë
elbasanishtes do të përhapeshin gjithkund., f. 168. Teza e shkodranishtes pati dështim të
plotë. Kështu në diskutimet për bazën dialektore pas luftës së II botërore, për
shkodranishten nuk bëhej fjalë fare, edhe pse ajo gjer vonë funksionoi si bashkëvariant
letare i gegërishtes gjer në K. Drejtshkrimit Gjuhës shqipe, 1972.

10
(1917), duke marrë shkas nga roli që ka luajtur përkthimi gjermanisht i
Biblës prej M. Luterit për standardizimin e gjuhës letrare gjermane ose
përkthimi anglisht i Biblës nga Wiclif për standardizimin e anglishtes,29[Shih
F.Raka, Historia e shqipes letrare, 1997, f. 31] si edhe përkthimi në serbisht
e kroatisht i Dhjatës së Re prej V. Karaxhiçit për standardizimin e
serbokroatishtes. Nuk ishte e rastit që edhe filologët shqiptarë, prej Buzukut e
deri tek Noli, bënë përpjekje të lavdërueshme për përkthimin e Biblës, të
nisur nga të njëjtat synime.

11

You might also like