You are on page 1of 17

Studim krahasues i nyjës së prapme të gjuhës shqipe-ballkanike

(The comperative studies of the indefinite articles between Albanian and Balkans languages)

Shkelqim Millaku

Abstrakt:
Nyja e prapme nuk del vetëm në gjuhët që flitet në Ballkan, por del edhe në gjuhët të tjera që fliten
jashtë Ballkanit. Andaj, sa i përket vendit se ku duhet kërkuar burimi, për dy arsye kjo është
çështje delikate: Populli shqiptarë, autokton që reciprokisht problemin e nyjës mund ta shohin edhe
në gjuhë të tjera i.e. që do të thotë se po të ndalemi në tri fazat e studiuara nga Akad. B. Bokshi,
sidomos nga faza e parë, mendoj se duhet harruar kontrastin reciprok në gjuhët sllave që fliten në
Ballkan. Kështu që, më rumanishten si një problem tjetër në vetë-substrati, që nuk mund ta
kontrastojmë me shqipen. Andaj, nyja e prapme është e vjetër. Për fazën e parë vështirsit do të jenë
të dyfishta me gjuhët ballkanike.
Abstract:
The article does not appear only in the languages that spoken in the Balkans, but also in other
languages spoken outside the Balkans. Therefore, as for the place where the source should be
sought, for two reasons this is a delicate issue: The Albanian people, autochthonous, can mutually
see the knot problem in other languages, i.e. which means that if we stop at the three phases
studied by Akad. B. Bokshi, especially from the first phase, I think that the mutual contrast in the
Slavic languages spoken in the Balkans should be forgotten. So, the Romanians as another
problem in the self-substrate, which we cannot contrast with the Albanians and definite article old.
For the first phase, the difficulties will be double with the Balkan languages.

Keywords: Definite and indefinite article Balkans languages.

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


Ku dhe kur duhet kërkuar burimi i nyjës së gjuhës shqipe-gjuhëve ballkanike?
A shfaqet kjo dukuri vetëm në gjuhët ballkanike apo edhe në gjuhët tjera jo ballkanike?
Objektivisht me cilën gjuhë ballkanike mund të jetë më e afërt? A është e mundur që nyja e
prapme shqipe-ballkanike të studiohet pa lidhshmëri e nyjës se përparme?

Nyja e prapme nuk del vetëm në gjuhët që flitet në Ballkan, por del edhe në gjuhët të tjera që fliten
jashtë Ballkanit. Andaj, sa i përket vendit se ku duhet kërkuar burimi, për dy arsye kjo është
çështje delikate: Populli shqiptarë, autokton që reciprokisht problemin e nyjës mund ta shohin edhe
në gjuhë të tjera i.e. që do të thotë se po të ndalemi në tri fazat e studiuara nga Akad. B. Bokshi,
sidomos nga faza e parë, mendoj se duhet harruar kontrastin reciprok në gjuhët sllave që fliten në
Ballkan. Kështu që, më rumanishten si një problem tjetër në vetë-substrati, që nuk mund ta
kontrastojmë me shqipen. Andaj, nyja e prapme është e vjetër. Për fazën e parë vështirsit do të jenë
të dyfishta me gjuhët ballkanike.
Faza e dytë dhe e tretë janë urëlidhëse në mes gjuhëve që fliten në Ballkan dhe ato gjuhë i.e. që
kanë nyjë të prapme si: armenishtja, gjuhët skandinave, madje edhe gjuhë të tjera i.e. dhe jo i.e.
Nyja e prapme, objektivisht do të zgjidhet në lashtësi apo në mesjetë?
Pothuajse të gjithë ata që janë marrë më studimin krahasues të nyjës se prapme në gjuhët
ballkanike, kanë dhënë idetë e tyre krahasues lidhur më këtë fenomen gjuhësor. Kapitari,
Mikloshiçi ishin mbrojtës të hipotezës se substratit. E ndikuar nga latinishtja ishte Sandfeldi.
Mirëpo, B. Bokshi thekson se nyja e prapme e shquarësisë se rumanishte është kryer nën
ndikimin e gjuhës shqipe, kështu mendime dhe studime të tjera do t’i citojmë si vijim:
Shqipja është gjuhë që më shpesh lidhet me gjuhët paleoballkanike, më se shumti më
ilirishten, pastaj me trakishten, më vonë dakishten (dako-mizishten). Është vënë një lidhje midis
shqipes e pellazgishtes. Mbishkrim trakase sikur të flisnin hapur kundër lidhjes bijërore të asaj
gjuhë më shqipen.1
Objekti i këtij vështrimi është prapavendosja e nyjës ballkanike, me theks të veçantë, të nyjës se
prapme të gjuhës shqipes.
Pothuajse, të gjuthë ata që janë marrë më studimin krahasues të nyjës se prapme, të gjuhëve
ballkanike, kanë dhënë idetë e tyre krahasues lidhur më këtë fenomen gjuhësor si: Kapitari,
Mikloshiçi ishin mbrojtës të hipotezës se substratit. Pastaj, për këtë fenomen gjuhësor si i
ndikuar nga latinishtja ishte i mendimit Sandfeldi, kurse B. Bokshi për krijimi e nyjës se
prapme shquese në rumanishte, memdon se është kryer nën ndikimin e gjuhës shqipe dhe shumë

1
Shih Rexhep Ismajli, Gjuhë Sandarde dhe Histori Identitetesh, Tiranë, 2005, f. 261 (autori ka cituar nga
Katičić, 1976)

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


studiues të tjerë, për të cilët nuk munguan hipotezat e ndryshme. Këtu vlenë të citohet një mendim
i B. Bokshit si vijim: ,,në latinishten përemrat dëftorë mund të qëndronin, qoftë përpara, apo
qoftë prapa emrit, të cilit i referoheshin, nuk duhet çuditur që, ndërsa të gjitha gjuhët romane
perëndimore kanë formën e nyjës shquese të paravendosur, rumanishtja zhvillon nga i njëjti illu,
fem. illa një nyjë postpozitiv, (,,Prapavedosja e nyjës…1984, f,16.).
Prapavendosja e nyjës shquese është radhitur më të drejtë ndër ballkanizmat me tipike, megjithëse
një dukuri e tillë ndeshet edhe në gjuhët e tjera i.e. jashtë Ballkanit si: në armenishte ka një seri
prej tri nyjash të prapme, nëpërmjet të cilave shenjohet një send i caktuar pranë folësit (-s), larg
folësit (-d), ose afër, ose larg tij(-n). Një dukuri e ngjashme është përftuar edhe në
maqedonishten perëndimore2.
Siç dihet, Miklosich-i është i pari, jo vetëm që në ballkanistikë e krijoi hipotezën e substratit për
burimin e pikave të përbashkëta dhe të prapavendosjës se nyjës, por i pari që e orientoi zgjedhjen
nga një substrat (fjala substrat, për shqipen mendoj se duhet merret me reserve) që paraqet një fazë
të lashtë të shqipes. Fe. Miklosich-i më 1862 shfaqi mendimin se burimet, apo elementet
gjuhësore të përbashkëta të gjuhëve ballkanike janë substrat paleoballkanike iliro-trakase3.
Më 1868 H. Schuchardt-i, e pranoi mendimin e Miklosich-it, për origjinën e tyre nga substati iliro
a trakas. Edhe B. P. Hasdeu më 1879-1880 krijimi i nyjës e sheh më të vjetër në gjuhën shqipe, të
cilën e konsideron pasardhës të dakishtes4.
P. Skok-u ka shfaqur mendimin se prapavendosja e nyjës është rezultat i ndikimit të substratit
ballkanik, por ky substrat nuk duket i përcaktueshëm konkretisht si trakas, sepse nuk dihet a kishte
trakishtja nyjë shquese. Skoku konsideron se nyja në gjuhën rumune dhe në gjuhën shqipe është
me e vjetër se në gjuhën bullgare5.
Mirëpo, N.Jokli dukurinë e prapavendosjës se nyjës në gjuhën shqipe e konsideron të jetë e
pavarur nga gjuhët e tjera. Pasi e pranoi mendimin e Pedersenit se nga nyja shquese që qendronte
para mbiemrit ndodhi aglutinimi i saj me emrin paraprijës (pus i thellë pusi thellë, pusi i
thellë), u shpreh se ky proces kishte përfunduar që në kohën kur në gjuhën shqipe kishin filluar të
depërtonin huazimet e para nga latinishtja 6 . Këtë mendim e ka pranuar edhe H.Bariçi, duke
supozuar se nyja postpozitive në gjuhën shqipe është e vjetër, duke e konsideruar të kohës
shqiptare-trake-armene.

2
Shaban Demiraj, Gjuhësi Ballkanike, Tiranë, 2004, f.106.
3
Die slavischem Elemente im Rumunischen,në Denkscher.der wiener Akad. Phil.hist.cl.vol.12,f.7 ose
Besim Bokshi ,,Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984, f.39
4
Besim Bokshi,,Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984, f.13.
5
Po aty, f.17.
6
N. Jokli, Zur Geschihte des albanesischen Diphtong –ua,ue, f. 50 1932, ose .Besim
Bokshi,,Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984, f.19.

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


M. La Piana më 1939 nyjën shquese në gjuhën shqipe e pa si proces paralatin, duke u bazuar, në
trajtën e shquar të akuzativit njëjës. Në këtë aspekt shqipja ka ndikuar mbi rumanishten . M. La
Piana dhe E. Çabej pozitën origjinale të nyjës në gjuhën shqipe e konsideroi postpozicionin dhe e
çmoi po ashtu si proces të lashtë dhe domosdo paralatin të shqipes. Ai u shpreh se kjo pozitë e
nyjës u trashegua nga e njëta pozitë e përemrit dëftorë. Përemri dëftorë që u shoqërua me emër, e
pastaj u bë nyjë- thotë ai. Të dy studiuesit La Piana dhe E. Çabej, mendojnë se jo vetëm nyja e
prapme është me e lashtë në gjuhën shqipe, se në gjuhën rumune, por edhe se kjo pjesë e ligjëratës
e ka burimin në shqipe7.
S. Riza në punimin e tij të gjerë ,,Nyjat e shqipes”(1958) vjen në përfundim se nyja shquese në
gjuhën shqipe ishte në fillim prepozitive ndaj emrit e mbiemrit. Sipas tij ajo do jetë krijuar, rreth
dy mijë vjet më parë, ndërsa kalimi i saj në postpozicion dhe aglutinimi pas emrit do të jetë
shkaktuar në mesjetën e hershme 8.
V. Georgievi ka shfaqur mendimin për ndikimin e greqishtes se vjetër në krijimin e nyjës në
gjuhët ballkanike. Në të vërtetë për gjuhën shqipe ai është shprehur me parë se prapavendosja e
cila përbën edhe substratin e rumanishtes se vetëm ,,prania e një gjuhë dake të pavarurna
mundëson të kujtojmë më mirë…relacionet midis rumanishtes e shqipes9.
R.G. Piotroiskij më 1960 u përpoq të vërtetojë se nyja u krijua më parë në bullgarishte e në
maqedonishte dhe pastaj kaloi në gjuhën rumune. Por, edhe në rumanishte do jetë krijuar më vonë
se në gjuhët e tjera romane, sepse romanishtja është gjuhë rustike, prandaj-konzervatore ,, që do ta
ketë ngadalësuar kompletimin e procesit. Ai mendon se nyja postpozitive në bullgarishte e
maqedonishte ishte krijuar në shek. X-XI dhe po në këtë kohë kishte kaluar edhe në rumanishte10.
Kështu, studjuesi në fjalë për prapavendosjen e nyjës shqipe citon: nuk ka mundësi të shkaktonte
substarti ballkanik, sepse gjuhë shqipe ka nyjë të paravendosur dhe të prapavendosur.
Mendimi i shënuar i Papahagit-t se prapavendosja e nyjës në rumanishte do të jetë e
shpjegueshme, tipike e lat. vulgare në fjalitë e tipit ille, illu- lupu occidit dhe illa illu aqua versat
që dha në rumanishte el el-lup unide dhe ea ea-apă varsă11.
Në rum. kemi renditje mbiemër përemër anaforik+emër bonus ille homo, por kemi edhe bomu
(il)lu omu; mbie.+nyjë-emër bumul om...
W. Chimochovski si pikënisje për nyjën e shipes është marrë lakimi i përemërit dëftor, të
shqyrtuar së bashku më disa trajta të përemërit pronor, kështë që bazë të kësaj trajte të nyjës se
shqipes interpretohet si vazhdimësi të indoevropianes *so, *sa, *tod (greq. δ,ή, ć)12.

7
Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, IV,, f. 123
8
Në BUSHT SSHSH 2,1958 dhe studime albanologjike, Prishtinë 1979.
9
Besim Bokshi,,Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984, f.39
10
Po aty, f. 45.
11
Po aty. f. 115.

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


Georgievi kishte shfaqur mendimin se: për të shpjeguar nyjën e gjuhës shqipe, duhet shikuar si
trashegim e indoevropianishtes…, sepse disa përemra dëftorë janë përdorur edhe në vend të nyjës
shquese në gjuhët ballkanike13.
Në albanistikë “vërtetimi”gjuhësor i lashtësisë se prapavendosjës së nyjës shquese mbështetet në
dy momente:
1) Në trajtën e shquar të kallëzores njëjës –n (ë).
2) Në trajtën e emërores se shquar njëjës të emrat e tipit kro-i, fto-i, etj.
Dihet se –në e kallëzorës se shquar si: nusenë etj, u gjykua nga H. Pedersëni si refleks i
shkrirjës së mbaresës së kallëzorës IE -m me nyjën shquese në të njëtën rasë tam, tom, *-(a)
m,*tam, (*-om, +*tom), nëpër fazat –mt >*-nt >*-nd >-n14.
Këtë origjinë e pranoi M. La Piana, por kalimin *-nt >-n e mendoi të jetë kryer përmes fazës
*-nn:–mt >*-nt >*-nn >-n.
Një shembull i H. Pedersenit, ku citon se: pus i thellëpusi thellëpusi i thellë, ku shihet se
nyja shquese e kishte formën i në emërore, në gjininë mashkullore, para se të aglutunohej me
emrin, kurse emri e kishte humbur vokalin tematik bashkë me mbaresën e rasës (*-o-s), ndërsa në
anën tjetër jep ulkos-so, nok’tis-sa.
Sipas, Pedersenit so do të kalojë gradualisht në u, pastaj kjo alternohet në i në procesin *u>y>i15.
Edhe nyjë e gjinisë femërore në emërore, njëjës –a (nata), ka qenë (nok’tisa-sa, snusa-sa), pra
në kohën e aglutinimit, nga –ë+e>-a16.
Duke e konsideruar të paqëndrueshme etimologjinë e Pedersenit për nyjën e gjinisë femërore të
emërorës njëjës, M.La Piana e P. Skoku hulumtuan burime tjera.
M. La Piana e konsideroi të përfituar nëpër faza: ama+eoamaeo>*amaeu>*amaë>ama.
Edhe etimologjia e Skokut *-a+ia >*-ie>-e>-a, që nuk është e pranuar, sepse i-ja fundore e
patheksuar në gjuhën shqipe nuk mund të këtë dhënë ie>e, ajo ka përfunduar në –ë si dhe a-ja p.sh.
bilia-biljë>bijë, penktia>pesë, familia—fëmiljë>fëmijë etj.
N. Jokli citon: Në bazë të trajtës se shquar të nom. sing. të emrave me temë në –on të theksuar :
kro-i, fto-i, përro-i, ai përfundoi se aglutinimi i nyjës do të jetë bërë në kohën e huazimeve latine,
sipas tij –o- e theksuar në trajtën e shquar mbeti pa u diftonguar nëpër fazat –an, o, ou, -uo,ua,

12
Wasław Cimochowski, Gjuha shqipe, Prishtinë, 1988, f. 53.
13
Konf. e dytë e studi. Alb. (1968), III, 1969, f. 324.
14
H. Pedersen, Kontribut për historinë e gjuhës shqipe, Studime rreth historisë se gjuhës shqipe, Tiranë,
1973, f.243.
15
H. Pedresen, Art. I citu. f. 244-45.
16
Po aty, f. 246.

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


për shkak se nyja u aglutunua pasi kishte rënë –n e temës.Edhe Jokli –o-në në –on, thekson nuk
është o-ja IE po është refleks i e-së IE, si: mua, mue>muo<*mon,<men17.
Shumë gjuhëtarë të tjerë që janë marrë me nyjën e gjuhëve IE e shohin të renditjës emër-mbiemër,
por jo krejtësisht të lashtë.
,,Nyja e prapme” origjinalisht i takonte (krejt si në danishte) atributi pasues, nga pus i thellë ku
nyja e prapme e shqipes është përfituar në togfjalësha të tipit pus i thellë, nyja e përparme e
mbiemrit në kohë u prapangjit emrit paraprijës, por më vonë u rishfaq prapë të mbiemrat. Pra,
sipas Pedersenit si: pus i thellëpusi thellëpusi i thellë18.
K. Brugmani nyjën e gjuhës bullgare e konsideroi me origjinë nga armenishtja e armenëve të
vendosur në Bullgari 19. Këtë dukuri ai e pa në lidhje me një substrat të gjerë frigo-brigjit, që
shtrihet në një territor jashtëballkanik.
Lidhur me këtë E. Çabej vlerëson se Pederseni e kishte ndryshuar teorinë e tij ,,në mënyrë
qenësore, esenciale, që të mos themi se e përmbysi fare 20.
E. Çabej e ka mbrojtur tezën e tij, nëpërmjet një vargu argumetësh si: format e kallëzores njëjës
(mashkullore e femërore) -në, mal-në, fush-në. Sipas, Pedersenit kjo formë nyjore e ka burimin
tek *-om, tom, përkatësisht *-am, tam.
Kurse, Riza –në citon se, e ka burimin të mbaresa e rasës kallëzore *-n.
Skoku e kundërshton Pedersenin, kështu që mendon se forma nyjore –në është përfituar nga
shkrirja e mbaresës se vjetër të rasës kallëzore *-n të formës nyjore –në, nga evolucioni i togut
bashkëtingëllor –nt >*-nd> *-nn >-n-. Ky evolucion duhet të jetë kryer shumë herët para
huazimeve latine në shqipe21.
Pastaj, Çabej i thekson formën rasore të nyjës se prapme në përgjithësi ka pasur ndryshime
fonetike, ka diçka të qendrueshme, kurse nyja e përparme është e shumëkuptimshme dhe herë-herë
e paqendrueshme, p.sh. togfjalëshi thëllëzë mali, shfaqet nyja e përparme para elementit të dytë,
kur elementi i parë del i shquar (thëllëza e malit). Nyja e përparme përshtatet në gjini, numër dhe
rasë. Me këtë mendim të Çabejt, është i mendimit edhe Demiraj 22.
Nyjat (shquese) janë zhvilluar nga përemrat dëftorë të përdorur me vlerë anaforike pranë një emri
të përgjithshëm…
Me këtë përdorim të përemrave dëftorë kanë ardhur duke humbur gjithnjë e më shumë theksin dhe
kuptimin si fjalë të mëvetësishme. Lindja e nyjëve, ka marrë shkas nga nevoja për të dalluar
formalisht një emër kuptimisht të caktuar nga i njëjti emër i përdorur me kuptim të përcaktuar.

17
Besim Bokshi, Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike, Prishtinë, 1984, f.63.
18
Po aty. f. 65.
19
Besim Bokshi, Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike, Prishtinë, 1984, f. 5.
20
Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, V, f.258.
21
Shaban Demiraj, Gramatika historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 2002, f. 177-8.

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


Si pjesë përbërse e rasës gjinore të emrave dhe përemrave p.sh. një shok-u, i një shok-u, shok-u-
t; disa-ve, i disa-ve, etj.
Të Buzuku p.sh. ,,ma hi madhi ondhënë”faqe 78/2a, pastaj ,,pusi ashtë fort hi thellëh”faqe
53/1b, pra kjo hi e përseritur para mbiemrit është një /i/ e mbiemrit, kurse h-ja është hiat, kështu
që lerë të nënkuptohet se dëftori i nyjës mashkullore ,,ma hi madhi…” siç shihet nyja e ka
burimin nga dëftori i nyjës se gjinisë mashkullore.
Të Budi p.sh. ,,kujtonj ate gazmend e ngushëllim-të madhe qi bani zotnja” nga D.K. faqe 151.
Kjo grafi budjane –te pa ndonjë mundësi dyshimi, është për t’u lexuar si /të/, kur ajo figuron në
fund të një emri, që kontekstualisht rezulton si i pashquar, si në citatin …ngushllimi-të madhe.
Po si të Budi, grafi –te,delë edhe në ,Fjalorin e Bardhit të vitit 1635. Në rasën parafjalore të një
emri që ndiqet nga nyja e përparme, ose përemri dëftorë në të njëtën rasë p.sh. ,,shoku mb anetë
djathtë23.
Nyja e përparme para numërorëve themelorë që nga dy e lartë, dy djem erdhën, të dy djem-të,
pastaj përdoret edhe para përemrave të përcaktuar gjithë-të gjithë, tërë- të tërë, pastaj para
emrave farefisnisë atë – i ati, ëma – e ëma, vëllai – i vëllai…etj.
V. Pisani e konsideron të besueshme origjinën e përbashkët të postpozicianit në gjuhët ballkanike.
Ai mendonte po të mos ishte edhe në gjuhët e tjera, ky fenomen ballkanik do të duhej datuar në një
kohë të vonshme mesjetare a moderne.24
Në shqipen e dokumetuar nyja e prapme e rasës emërore njëjës për gjinin mashkullore del me dy
variante i dhe u, kurse nyja e përparme gjinisë mashkullore del vetëm me i. .Sipas Pedersenit nyja
e prapme është përfituar me togfjalëshin e tipit pus i thellë, pastaj nga mbiemri i thellë, i është
prapangjitur emrit parapris si të rasti pusi thellë dhe në fazën e tretë është rikthyer prapë nyja e
përparme e mbiemrit pusi i thellë25
Fazat e rindertimit të nyjës se prapme:
B. Bokshi njëri ndër studiozet më të merituar dhe shumë objektiv, sa i përket krijimit të nyjës
shquese të shqipes e rindërton në tri faza:
a) Faza e parë
Faza e parë, nyja shquese qëndronte para gjymtyrës nominale, aty ku qëndronin edhe përcaktorët e
tjerë si: i thellë pus
(a)i bujar djalë26
një bujar djalë

22
Po aty, f. 159.
23
F. Bardhi. Dictionariun-Fjalori, Romë, 1635, f. 219.
24
V. Pisani, Origjina e gjuhës shqipe, çështje parimesh dhe metode, Konf. E parë stud 1965.
25
Shaban Demiraj, Gramatika historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 2002, f. 15.
26
Besim Bokshi ,,Prapavendosaj e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984, f. 177.

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


Kur u krijua, nyja shquese qëndronte para gjymtyrës nominale, aty ku qendronin edhe përcaktoret
e tjerë27.

GN

A MN

A M E
i thellë pus
(a)i / një bujar djalë

Bokshi në fund të fazës së parë shkruan: Në këtë kohë ishte krijuar plotësisht sistemi i nyjëzimit
d.m.th. ishte krijuar kategoria gramatilore e shquarsisë, me tri elemtet të saj: nyja shquese, nyja jo
shquese dhe nyja zero.
Përemri dëftor dhe nyja shquese vetëm me punë të theksit përemri ishte i theksuar ndërsa nyja
ishte e patheksuar28.
Jam i mendimit me citatin në fjalë. Mirëpo, Bokshi si shumë studjues të tjerë, nga pamundësia për
të ditur kohën e fazës se parë, ka lënë dhe kanë lënë hapsirë për të diskutuar. Se ç’kohë i përkëtë
fazat në fjalë?
b) Faza e dytë
Në fazën e dytë ishte krijuar plotësisht sistemi i nyjëzimit, d.m.th. ishte krijuar kategoria
gramatikore e shquarsisë me tri elemetët e saj: nyja shquese, joshquese dhe nyja zero. Përemrat
dëftorë dhe nyja shquese dallonin vetëm në punë të theksimit: përemri ishte i theksuar, ndërsa nyja
ishte e patheksuar29.
Faza e dytë ndodhi krijimi i nyjës se mbiemrit e të gjinorës dhe ndryshimi i vendit të nyjës shquese
si: i thellë pus i pus
(a)i i thellë pus (a) i pus
një i thellë pus një pus30

27
Besim Bokshi ,,Prapavendosaj e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984, f. 177
28
Po aty, f. 181.
29
Po aty. f. 181.
30
Po aty. f. 14

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


Në këtë fazë ndodh krijimi i nyjës së mbiemrit, të gjinorës dhe ndryshimi i vendit të nyjës shquese
d.m.th. kalimi i saj para mbiemrit që ishte segmenti i parë i grupit nominal, p.sh. i thellë pus (i
thelli pus); i mirë i puntorë –puntorë i mirë.
Shihet se në këtë fazë dallohet nyja shquse, nga fakti se zënë tjetër pozicion. Lëvizja e nyjës sjelli
një ndryshim në sintagmën emërore si: ai i thellë pus, pa nyje shquese dhe i thell i pus më nyjë
shquese si shembulli në fjalë.
c) Faza e tretë
Në këtë fazë nyja shquese u aglutinua me mbiemrin si: i thellë i Ø → i thelli Ø ; i thelli i pus→ i
thelli pus .
Në kohën e krijimit të kësaj të faze së tretë, të zhvillimit të nyjës, gjuha shqipe nuk ishte krijuar
ende mbaresat rasore, kështu që , duke kaluar nga trajta e shquar në të pa shquarën hiqeshin
format e shënuar të nyjës: djaletë bujar; këtij djalë bujar1.
Letë të shtrojmë dy pyetje: Ku dhe kur, duhet kërkuar burimi i nyjës së gjuhës shqipe-gjuhëve
Ballkanike? A është e mundur se nyja e parpme të studjohet pa nyjën e përparme?
Përveç që janë pytje arbitrare kërkojnë përgjigjëje, mirëpo nyja e prapme nuk del vetëm në gjuhët
që flitet në Ballkan, por del edhe në gjuhët që fliten jashtë Ballkanit. Andaj, sa i përket se ku duhet
kërkohet burimi, kjo është çështje delikate për dy arsye: Populli shqiptarë-autokton që reciprokisht
problemin e nyjës mund ta shohin edhe në gjuhë të tjera i.e. që do të thotë se : ,,Po hymë në fazën e
parë, mendoj se duhet harruar kontrastin reciprok në gjuhët sllave që fliten në Ballkan, por më
rumanishten si një problem tjetër në vetë-substrati, që nuk mund ta kontrastojmë me shqipen.
Andaj, nyjës e prapme është shumë e vjetër dhe për fazën e parë vështirsit do të jenë të dyfishta
me gjuhët ballkanike.
Faza e dytë dhe e tretë janë urëlidhëse në mes gjuhëve që fliten në Ballkan dhe ato gjuhë i.e. që
kanë nyjë të prapme si: armenishtja, gjuhët skandinave, madje edhe gjuhë të tjera i.e. dhe jo i.e.
Nyja e prapme si problematike, objektivisht do të zgjidhet në lashtësi, apo në mesjetë.

Faza e prapavendosjes se nyjës në gjuhët sllave ballkanike


Dihet se në sllavishten e vjetër mbiemri nuk e dallonte ende mirë, formën e shquar nga forma e
pashquar si dukuri të trashiguar nga sllavishtja e përbashkët. Mbiemri i trajtës se përbashkët a të
shquar e shprehte kuptimin anaforik, sepse ishin përftuar nga aglutinimi i përemërit dëftor –и,-ε, -
a< ie.*is,*ed, *i31.

31
Po aty, f. 181.

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


Koha e formimit të nyjës së prapme
Pothuajse të gjuthë ata që janë marrë më studimin krahasues të nyjës se prapme në gjuhët
ballkanike, kanë dhënë idetë e tyre krahasues lidhur më këtë fenomen gjuhësor. Kapitari,
Mikloshiçi ishin mbrojtës të hipotezës se substratit, për ndikim nga latinishtja ishte Sandfeldi. B.
Bokshi për krijimi e nyjës se prapme shquese në rumanishte është kryer nën ndikimin e gjuhës
shqipe.
a) Në gjuhën shqipe është vështirë të dihet vjetërsia e nyjës: La Pianës mendon se nyja e
prapme e shqipes duhet të jetë përfituar para kontakteve të saj më latinishten. N. Jokli, nyja e
prapme i përket kohës romake. Çabej, Domi, Ajeti, Bokshi, mendojnë se nyja e shqipes
shumë e hershme. Nyja e prapme duhet të jetë edhe më e vjetër se dokumetimi i shkrimit
shqip (shek. XIV), mendoj se kemi një element objektiv, dukurija e rotacizmit –n-> në –r-
zani-zëri etj. d.m.th. para shek. VII-VIII.
b) Në gjuhët sllave të Ballkanit nyja e prapavendosur nuk duhet të jetë fort e hershme. Mendohet
se nyja e prapme në bullgarishte është shfaqur pas shek.IX të e.r., kurse në maqedonishte
shek. XIII (Për më gjerësisht shih Sh. Demirajn, Gjuësi Ballakanike, Tir. 2004, f. 109).
c) Për sa i takon rumanishtes nyja shquese është shfaqur pas shek. VII, gjithsesi siç citon
Sandfeldi ,përkimi midis degëve të ndryshme të rumanishtes tregon se zhvillimi duhet të ketë
qenë një fakt i hershëm para shek. X.
H.Pedreseni mendon se forma burimore e nyjës në rasën emërore njëjës të gjinisë mashkullore ka
qenë /u/. Kurse Riza varianti /u/ është historikisht dytësor dhe është përfituar nëpërmjet
vokalizimit të tingullit kundër hiatit -v- në forma të tipit ka-v-i,>ka-u. Por, ky shpjegim nuk ka
gjetur mbështetje. Kështu e njëjta vërejtje vlenë edhe për hipotezën e Desnickajes, i cili ka cituar
se varianti /u/ ëshët përfituar nëpërmjet bashkëtingëllorëve velare –k-, -g-32.
Gjithsesi në rast se –u është me e vjetër, ky variant duhet të jetë shfaqur para evolucionit *-u>y të
përemrave dëftorë gjegjës, për ndryshe më e vjetër do të dilte varianti –i, citon SH. Demiraj33.
Varianti i –i-së është përfituar nga përemri dëftorë a-i, por nyja e prapme nuk u shtri edhe tek
emrat me fundore –k-, -g-, për të mënjanuar qiellzorzimin.
Varianti –u, i nyjës se praparme u ruajt edhe pas fundores –k- duke qenë se –u si zanore e
prapme përshtatet më mirë në bashkëtingëllore velare.
,,Nyja e përparme”-a të emrave fundor në rasën emërore njëjës si: fushë- fush-a.
Pederseni mendon se –a ëshët përfituar shkrirja e fundorës se temës –ë me formën burimore –e të
nyjës se prapme duke u mbështetur fonetikisht khs. më+e=ma, të+e=ta34.

32
Shaban Demiraj, Gramatika historike e gjuhës shqipe. Tiranë,2002, f.175
33
Po aty. F.175
34
Po aty.f. 176

10

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


Si dëshmi për lashtësinë me se dymijëvjeçare të nyjës se përparme në gjuhën shqipe S. Riza i ka
marrë këto argumete:
Përbërja fonetike të nyjës se përparme si të dëftorëve të thjeshtë brenda pronorëve të tipit ynë,
jonë, tonë…etj, ku sipas tezës se H. Pedersenit që u pranua nga Riza ,,nyjat e përparme”y-, (j)o-,
ta-, to etj, janë aglutinuar me vazhduesit e pronorëve primarë –n-35.
Selman Riza mendon se emrat e shqipes se lashtë kishin nyjë të përparme shquese si: të vëllazën-
vëllazërit. Edhe të mbiemrat qëndronin midis nyjës e emrit, të mi vëllazën.
Siç dihet në shqipen bashkëkohore kemi nyjën të prapme, ose artikull postpozitiv, apo edhe të
prapangjitur p.sh. burr-I, mik-U, vajz-A etj, kurse në bashkëvajtje ajo përkundrazi paradrejtohet,
prandaj quhet prepozitive, ose nyjë e parme p.sh I/E mirë.
Kjo nyjë vlerën e saj e ka ruajtur në tri grupe:
1. Para numërorëve themelor si: të dy, të gjashtë…etj.
2. Para përemrave të pacaktuar: të tërë, të gjithë…etj.
3. Para emrave të farefisnisë i ati, i biri, e bija, të bijtë, të cilat vërtetë biri i tij, i saj, i tyre. Para
emrave si t’mi vëllezër, të tu motra, S. Riza nyjën –TË nuk është e mbiemrave,por e emrave,
,,vëllezër, motra, që i cakton se përparmes .
Përbërja fonetike (të) është primare dhe rrjedhë nga dëftori i thjeshtë ta, të, citon S. Riza36.
Po ky studiues, përbërjen fonetike e shfaqet vetëm atëherë, kur mbiemri është epitet p.sh. ,,Ty të
gjithë ta lakmojnë vullnetin e fortë” pra të jetë:
a. Epitet,
b. Pasues,
c. I pandërmjetshëm dhe i një emri të caktuar37.
,,Nyja e prapme /i/ vjen nga burrI, -I, nëpër –v-I, ka dhënë –u p.sh. ka-I,*ka-v-I, ka-u38.
Po mendimi i H. Pedersenit i cili mendon se nyja e prapme e ka burimin nga një togfjalësh pus i
thellë që është cituar me lartë, është me bindëse, në krahasim me S. Rizen në vështrimin e tij, i cili
ka përfshirë në një rrugë dy nyjët e gjinisë mashkullore –i dhe –u, që është me pak bindëse se sa e
H. Pedersenit.
Përemrat e përbërë: ma, ta rrjedhin nga më+e(mua-ate), të+e(ty+atë). Po ky fenomen, sipas
Samiut e Pedersenit, ka ndodhur edhe në mbaresën –ë të emrave femërorë njëjës, se bashku me
trajtën primare –e, të nyjës përkatëse që ka dhënë –a, si ; punë+e>puna.

35
Selman Riza, Studime Albanologjike I, Prishtinë 1979, f.158.
36
Po aty. f. 159
37
Po aty. f. 159
38
Oda Buchholz ,,Seminari Nërkombëtar për gjuhën, letërsi dhe kulturë shqipe, 13, Prishtinë 1988. f. 5

11

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


Po, për kallëzorën si: burrin, vajzën etj, Pederseni mendonte se ka burimin nga *burr(ë)nt,
vajz(ë)nt etj., pastaj u shndërrua në burr(ë)n, vajz(ë)n>burr-ë, vajz-ë etj. (burrI, burrIn nga
burrën), mikU, mikUn nga miknë.
Nyjat e parme rrjedhin nga dëftorët e thjeshtë si ky, ai, (ay),k(ë)jo, ajo, këta, ata, këto, ato, janë
të përbërë,sepse k(ë)-a, *y, ose –I, *-a, *ta, *to, janë dëftorë të thjeshtë sipas Pedersenit.
Kurse nyja e prapme, apo e pacaktuar –e pashquar një që janë dhënë hipoteza të ndryshme, për
këtë mirëpo mendoj se kjo nyjë burimin e ka të /i pari/ numër themelor një. Të Buzuku, si
gjinore, dhanore, njei(h)njanit, *njait. Të Budi emëroren, kallëzorën, nji, njaj.
Në rastin e komperativitetit grupet numinale dhe mbiemrave zakonisht janë indeterminative dhe
pjesët përbërse të tyre nuk marrin nyjë shquese. Mbiemrat në komperativ përfaqëson grupin, ose
shoqëron një emër si përcaktor. Le të krahasojmë si p.sh. komperativin e mbiemrave i madh.
Shqip me i madh
Rum. mai mare
Greq. a.pio megalos, b. meglyteros
Bullg. po goljam
Maq. pabolem39
Nyja e përparme e gjuhës shqipe ashtu si nyjët e gjuhëve ballkanike mund të quhet
determinativiteti, ndër të tjera të numërorët themelor që përfaqësojnë një grup nomimal dhe u
referohen demotativit të njohura në bazë të kushtëve kontekstuale p.sh. Të katër studentët lexonin
me vëmendje, konteksti mund të jetë: Në sallën e bibliotekës rrinin katër djem. Në raste të tilla në
gjuhët ballkanike mund të përdoret nyja e përparme:
Shqip: të katër
Rum: cei patru
Greq. (kai) oi tessares.
Në qoftë se mbiemri përdorët si përcaktor, atëherë vënia e nyjës shquese varet nga pozicioni i tij,
p.sh. shqip: më i madhi- poeti, më i madh, ose me i madhi poet. Rum. cel mai mare; poetul, cel
mai mare, cel mai mare poet. Greq. o pio megalos - o pio megalos poietes40.
Gjuhëtaret që janë marrë pak a shumë me historinë e nyjëve se shqipes janë: Fr. Boppi, Dh.
Kamarada, G. Mayer-i, H. Pederseni, Vilhem Thomus, N. Jokli, N. Mjeda ,,Vëretje mbi
arikullin…”M. La Piana, S. Riza, M. Domi, E, Çabej, I Ajeti, Sh. Demiraj etj.
Për sa i takon raportit kronologjik midis nyjës se prapme dhe të përparmës, siç dihet janë shtruar
disa teza kryesore, diametrikisht të kundërta. Nga njëra anë është teza e Pedersenit, që është
mbrojtur edhe nga S. Riza, kështu që sipas kësaj teze në gjuhën shqipe nyja e përparme është me e

39
Po aty. f. 51
40
Shaban Demiraj, Sistemi i lakimit në gjuhën shqipe. Tiranë 1975, f. 160

12

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


vjetër, nga kjo nëpërmjet një aglutinimit ka lindur nyja e prapme. Kurse E. Çabej thekson se nyja e
prapme është me e vjetër, sepse nga përseritja e kësaj, është përfituar me vonë nyja e përparme.
Shembulli i Pedersenit për nyjën e prapme të shqipes është përfituar me togfjalëshi të tipit pus i
thellë, ku nyja e përparme e mbiemrit me kohë ju prapangjitë emrit parapris, pastaj u rikthye nga
kishte dalë.
S.Riza ka pohuar se nyja e përparme tek mbiemrat i mirë, diku ka pasur fuksion caktues, ai shton
se vlerën e saj caktuese e ka ruajtur ende edhe sot si: tek numëroret themelor të tre, të përemrat
pacaktuar, të gjithë, të tërë; tek togfjalëshat të mi vëllazën, të tu motra, ku nyja /të/ sipas tij nuk
është mi, tu, por e emrave vëllazën, motra.
Por, mendimi i E.Çabejt, nyja që i prinë numërorëve tregon në të parën totalitetin ,,të dy” d.m. th.
,,që të dy’’ e vetëm pastaj dha atë “që të dy” si në gjermanishte “që të dy” po keiner von beider” që
d.m.th.”asnjëri nga ata të dy.”
Për sa i takon gjuhës shqipe mbetët historikisht jo e qartë nyja e përparme ,,të” e cila duhet të jetë
relativisht shumë e vjetër, sepse ajo ndeshet rregullisht në të gjitha të folmet e shqipes, duke
përfshir këtu edhe abëreshët e Greqisë e të Italisë si dhe tek autoret tanë të vjetër si të Buzuku,,
nvrap të dy…”Matrenga ,,ndër të di urdhërit të të dashurit” Budi, Barrdhi…etj.
,,Nyja e përparme” i, e, të, para disa emrash të lashtë farefisi, si dhe para emrave zot- i, zoti,
zonjë- e zonja me vlerë pronori është historikisht e moçme dhe e pa qartë 41.
E. Çabej ka pohuar se nyja e gjinorës ka dalë nga përseritja e nyjës se parme të emrit parapris, në
të cilën përshtatët në gjini numër, mirëpo S. Riza si: ky kalë është i Palit” në të vërtetë këtu kemi të
bëjmë me një përdorim eliptik të rasës gjinore, përdorimi që është i kushtëzuar, pra nyja, apo
dëftorthi, siç e quan ai, ka ruajtur,,ende edhe sot e kësaj dite’’ 42.
Forma nyjore e kallëzorës njëjës –në, e ka vërtetuar se pari Pedreseni dhe ka pohuar se është
proces i asimilimit –nt, -në, -n*-om, tom përkatësisht –am, tam nëpërmjet evolucionit), ky proces
ka dhënë /në/ kallëzorës e sotme.
,,Nyja e përparme” nuk mund të mendohet, e mbiemrave dhe rasës gjinore, nga njëra anë dhe tek
numërorët themelorë të dy, tek emrat e lashtë farefisi, i biri..., nga ana tjetër. Kjo vërejtje vlenë po
të pranohet teza që ,,nyja e përparme” është sekondare, por edhe sikur të pranohet teza e kundërt,
që e nxjerrë atë më të vjetër se nyja e përparme 43.
Sidoqoftë, mund të pohohet që ,,Nyja përparme” tek mbiemrat ka zënë vend të shfaqet në shqipe
para kontakteve në sllavishten, kurse i gjinorës mund të këtë filluar pak më vonë. Nyja e përparme
tek i biri, e bija gjithashtu i takon periudhës parasllave të shqipes, kurse nyja ,,të”numërorëve
themelorë ka gjasa të jetë relativisht e vonë.

42
Shaban Demiraj, Sistemi i lakimit në gjuhën shqipe. Tiranë 1975, f. 162

13

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


Faza e prapavendosjes se nyjës në rumanishte; format e nyjës se gjinisë mashkollore njëjës më ato
të përemrit dëftor latin lup-u-l, ille; lupu-lui; illui, fat-a<illa, fele<le<illae, por edhe në rasën
gjinore shumës –lor, p.sh. lupi-lor, fete-lor, që e ka burimin të forma e gjinorës shumës të dëftorit
latn illorum.
Duke u bazuar në shtjellimin e këtij vështrimi historik të nyjës se prapme të gjuhës shqipe
mendoj se: Nyja ka lindur nga nevoja për të shprehur gjuhësisht kundërvënien kuptimore i caktuar
– i pacaktuar të emrave të përgjithshëm të përdorur më kuptim individualizues. Pra, si mjet
gjuhësor që shërben për të shprehur kategorinë e shquarësisë e të pashquarësisë.
Nyja e prapme e shqipes ka një zanafillë relativish shumë të lashtë, është e vetmja nyje shquese,
që ka pasur gjuha shqipe dhe si rrjedhim është më i vjetër se,, nyja e përparme”.
Zanafilli i ,,nyjës se përparme” është relativisht e vjetër, ajo duhet të jetë me e vjetër se fillimet e
kontekteve të shqipes me sllavishten. ,,Nyja e përparme” kryen funksion të ndryshme dhe nuk
është përfituar nga e njëjta rrugë.
Nyja e përparme e përcaktorëve të emrit, mbiemrit dhe rasës gjinore janë përfituar nga përseritja
e nyjës se prapme të emrit paraprijës. Nyja /të/ para numërorëve themelorë dhe para emrave të
farefisit duhet të jenë përfituar nga një rrugë tjetër, në kohë të ndryshme.
Varianti –u-së dhe i –i-së të nyjës se prapme në rasën emërore njëjës, për gjininë mashkullore,
mendoj duhet të jetë me e vjetër –u-ja, kurse varianti –i-së ngjanë të jetë përfituar nën ndikimin e
përemrit dëftorë –i, d.m.th. pas evolucionit y>i.
Nyja e përparme e gjinisë mashkullore është përfituar pasi ishte shtrirë varianti i nyjës se
prapme.
Nyja e prapme –a është përfituar nga shkrirja e fundorës –ë, të emrit me nyjë e prapme të
dikurshme -e.
Mendoj, ”Nyja e përparme” të dhe e, e rasës kallëzore njëjës …dhe nyja e prapme –në, janë të
rasës kallëzore të të dy gjinive dhe historikisht janë sekondare.
Nyja e prapme në shqipe,rumunisht, bullgarishte si:
Shqipe: mal-i, ujk-u, fushë-a.
Rumu. Lup (ujk), lupul, munte, (mal), muntele, apo (ujë).
Bullg. kon. (Kalë), kojot, voda (ujë), vodata.
Në tri gjuhët shqipja dhe rumanishtja janë me të afërta se me bullgarishtën.
Duke e përfunduar një vështrim arbitrar (ndoshta mund ta quaj arbitrar), sepse gjatë këtij
vështrimit idet, qëllimet, rezultate të ndryshme ishin të ndryshme. Andaj, nuk mund të përfundojë
këtë vështrim pa ripyetur se: A shfaqet kjo dukuri vetëm në gjuhët ballkanike, apo edhe në gjuhët

43
Po aty, f. 168.

14

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


tjera jo ballkanike, objektivisht me cilën gjuhë ballkanike mund të jetë më e afërt? A është e
mundur që nyja e prapme ballkanike (shqipe) të studiohet pa lidhshmëri më nyjën e përparme?
Si rrjedhim, prapavendosja e nyjës shquese në gjuhët ballkanike, si dukuri, nuk mund të kërkohet
burim në gjuhën bullgare e maqedane siç janë munduar disa studjuese të huaj të japin shpjegime
për këtë fenomen gjuhësor. Mirëpo, dy sistemet gjuhësore në fajlë, këtë fenomen gjuhësor duhet ta
kenë marrur nga gjuha shqipe apo nga rumanishtja si gjuhë të lashta.
Përfundimisht, kjo dukuri është vërtetuar si e lashtë dhe më përputhje më gjithë përcaktorët e
pavetëmjaftueshëm të emrit, që një gjë e tillë është edhe në rumanishte. Mirëpo, këtu lindë një
pyetje diskutuese se në cilën gjuhë në shq. apo ruma. kjo dukuri është më e vjetër? Kjo çështje
meriton një trajtim të veçantë, duke mos anashkaluar interesin gjuhësor, pikëtakues më nyjën e
përparme tek mbiemrat dhe tek rasa gjinore (njeri i mirë- omulcel bun).

LITERATURË
Ismajli, R. Gjuhë Sandarde dhe Histori Identitetesh, Tiranë, 2005
Demiraj, Sh. Gjuhësi Ballkanike, Tiranë, 2004.
Bokshi, B. Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984.
Çabej, E. Studime gjuhësore, IV.
Çabej, E. Studime gjuhësore, V, f.258.
Bardhi.F. Dictionariun-Fjalori, Romë, 1635, f. 219.
BUSHT SSHSH 2,1958 dhe studime albanologjike, Prishtinë 1979.
Cimochowski, W. Gjuha shqipe, Prishtinë, 1988.
Pedersen, H. Kontribut për historinë e gjuhës shqipe, Studime rreth historisë se gjuhës shqipe,
Tiranë, 1973.
Demiraj, Sh. Gramatika historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 2002.
Demiraj, Sh. Sistemi i lakimit në gjuhën shqipe. Tiranë 1975.
Pisani, V. Origjina e gjuhës shqipe, çështje parimesh dhe metode, Konf. E parë stud 1965.
Riza, S. Studime Albanologjike I, Prishtinë 1979, f.158.

Literatura plotësuese
Millaku, Sh. (2015). Kërkime gjuhësore. Prizren.
Millaku, Sh. (2011). Studime gjuhësore I. Prishtinë.
Millaku, Sh. (2011). Strukturat sintaksore. Prishtinë.
Millaku, Sh. (2009). (Profesor Selman Riza dheAlbanologjia) Studimet e
Millaku, Sh. The contrast of Direct Object between Albanian and English language
ISSN: 2454-1362, http://www.onlinejournal.in - http://www.onlinejournal.in/IJIRV2I7/253.pdf

15

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


Imperial Journal of Interdisciplinary Research, Dubai, 2016.
Millaku, Sh. The contrast of the gender between Albanian and
English language, International Journal of Thales Educational Sciences (THEDS) ISSN (print):
2149-5130 - http://media.wix.com/ugd/d4d001_2582d04ef0264786b60ca6e76227ebc3.pdf 1-15;
Vol.2, No.1, Turqi, 2016
Millaku, Shkelqim, 2015, The Compound Nouns,
https://www.academia.edu/6091482/The_Compound_Nouns
Millaku, Shkelqim, 2016, The Noun Phrases, Anglisticum Journal,
http://www.anglisticum.mk/index.php/Anglisticum/article/viewFile/580/647
Millaku, Shkelqim: The Nominal Clause and the Noun Phrases: A Comparative Study of Albanian
and English, World Journal of English Language Vol. 12, No. 2; 2022, Special Issue.
https://www.sciedupress.com/journal/index.php/wjel/article/view/21679/13415
Millaku, Shkelqim, 2015, The Direct Object, Anglisticum Journal,
http://anglisticum.mk/index.php/Anglisticum/article/view/233, Retrieved on February 17, 2016.
Millaku, Shkelqim, 2015, The Genitive, Anglisticum Journal
http://www.anglisticum.mk/index.php/Anglisticum/article/view/156 Retrieved on February 17,
2016.
Mann, S. A. (1932). Short Albanian grammar. London.
Millaku, Shkelqim, The Generative of Words-Formation Between English and Albanian Language
(January 22, 2023). Available at
SSRN: https://ssrn.com/abstract=4334284 or http://dx.doi.org/10.2139/ssrn.4334284
https://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=4334284
Millaku, Sh. (2009). Kontributi i Zellik Harris për gjuhësinë, IASH. Tetovë.
Millaku, Sh. (2015). Kërkime gjuhësore. Prizren.
Millaku, Sh. (2011). Studime gjuhësore I. Prishtinë.
Millaku, Sh. (2011). Strukturat sintaksore. Prishtinë.
Millaku, Sh. (2011). Historiku i nyjës se prapme (kontrast me gjuhët ballkanike), Edukologjia,
nr.2, f.81-96. Prishtinë.
Millaku, Shkelqim The contrast of Direct Object between Albanian and English language ISSN:
2454-1362, http://www.onlinejournal.in -
http://imperialjournals.com/index.php/IJIR/article/view/1320/1270
http://www.onlinejournal.in/IJIRV2I7/253.pdf Imperial Journal of Interdisciplinary Research,
Dubai, 2016.

16

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773


S Millaku, A Berisha, E Jashari, F Ramadani, F Jashari… The Albanian word-formation: The
comparative research in the journals" Gjuha shqipe and Jeta e Re”- Journal of Language and
Linguistic Studies, 2022,
https://scholar.google.com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=EtQM_-
IAAAAJ&cstart=20&pagesize=80&citation_for_view=EtQM_-IAAAAJ:zZdEpRDacf4C
Millaku, Shkelqim, Rasa gjinore: Studim krahasues ndërmjet shqipes dhe anglishtes (The genitive
case: The comparative studies between Albanian and English) (April 6, 2022). Available at
SSRN: https://ssrn.com/abstract=4077301 or http://dx.doi.org/10.2139/ssrn.4077301
Millaku, Shkelqim The contrast of the gender between Albanian and English language,
International Journal of Thales Educational Sciences (THEDS) ISSN (print): 2149-5130 -
http://media.wix.com/ugd/d4d001_2582d04ef0264786b60ca6e76227ebc3.pdf 1-15; Vol.2, No.1,
Turqi, 2016.
Millaku, Shkelqim, 2015, The Compound Nouns,
ttps://www.academia.edu/6091482/The_Compound_Nouns
Millaku, Shkelqim, 2016, The Noun Phrases, Anglisticum Journal,
http://www.anglisticum.mk/index.php/Anglisticum/article/viewFile/580/647
Millaku, Shkelqim, 2015, The Direct Object, Anglisticum Journal,
http://anglisticum.mk/index.php/Anglisticum/article/view/233, Retrieved on February 17, 2016.
Millaku, Shkelqim, 2015, The Genitive, Anglisticum Journal
http://www.anglisticum.mk/index.php/Anglisticum/article/view/156
Jupp, T.C & John Milne. (1968). English sentence structure. London.
Harris, Z. (1951). Structural linguistic. London.

17

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=4388773

You might also like