You are on page 1of 8

Dokumentet e para të gjuhës

Shqipe
Formula e Pagëzimit (1462)
Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe
Perikopeja e Ungjillit të Pashkës (fundi i sh. XV-fillimi sh. XVI)
Adem Abdullau | Gjuha Shqipe | 10/15/2020
Formula e Pagëzimit (1462)

Më i vjetri ndër këta tri dokumente është "Formula e pagëzimit". Ajo i përket vitit 1462
dhe është një fjali e shkurtër në mes të një shkrimi latinisht.

Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut (1417-1469), gjatë


një vizite në dioqezën e tij, gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të fesë. Për
t'i shmangur ato ai lëshoi një qarkore në gjuhen latine. Kjo qarkore është lëshuar nga një
kishë në Mat dhe mban datën 8 nëntor 1462. Me anë të saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte
leje që, në ato kohë luftërash kur prindërit nuk kishin mundësi t'i dërgonin fëmijët në
kishë, t'i pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në ketë ceremoni "Formulën e
pagëzimit" që është: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”.

Formula është shkruar në dialektin e veriut me shkronja latine. Gjuha e tekstit dhe vlerat e
përdorimit në shqip të disa shkronjave latine kanë një afri shumë të madhe me veprën e
Buzukut, çka të bën të mendosh se shkrimi i shqipes duhet të ketë pasur një traditë më të
vjetër, ku janë mbështetur të dy, si shkruesi i kësaj formule ashtu edhe Buzuku.
Dokumenti u zbuluar në 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga në një nga bibliotekat e
Milanos në Itali.

PAGE 1
Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)

Me të njëjtin alfabet latin është shkruar në shekullin e XV edhe dokumenti i dytë i gjuhës
shqipe: Fjalori i Arnold fon Harfit, i vitit 1497. Udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-
1505) ne vitin 1496, u nis nga Kelni, për të bërë një vizitë në tokat e shenjta, në Palestinë,
udhëtim që e kreu për tre vjet. Në vitin 1497 ai kaloi në bregdetin e Shqipërisë dhe
konkretisht në Ulqin, Durrës e Sazan. Gjatë këtij udhëtimi për të komunikuar sadopak me
njerëzit, ai shënoi 26 fjalë shqipë, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 të shoqëruar
me përkthimin në gjermanisht. Janë fjalë të zakonshme si: ujë, verë, bukë, mish etj., që iu
deshën udhëtarit në jetën e tij të përditshme sa qëndroi në Shqipëri. Me përshtypjet e
udhëtimit Harfi la në gjermanisht një dorëshkrim, i cili u botua më 1860, pas tre shekujsh
e gjysëm. Këtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogël i gjuhës shqipe, i cili përbën dokumentin e
dytë të shqipes së shkruar.

Udhëtari, përveç listës së fjalëve, shprehjeve e numëroreve, ka lënë edhe disa shënime në
ato vende të bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndër të tjera ai shkruan se "Ulqini është një qytet
shqiptar i bukur e i vogël". Për Shkodrën, megjithëse kaloi nëpër të, ngaqë udhëtimi
Ulqin-Durrës, e bëri me det, thotë "se është një qytet i madh i sapo pushtuar nga
osmanët". Ishullin e Sazanit e përshkruan "si një liman të mirë deti, ku ka shume anije, në
krahun e majtë të të cilit ndodhet një fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorë" etj.

PAGE 2
Perikopeja e Ungjillit të Pashkës (fundi i sh. XV-fillimi sh. XVI)

Perikopeja e Ungjillit të Pashkës (fundi i shek. XV-fillimi shek. XVI) është dokumenti i
tretë i shqipes së shkruar. Ai i përket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky
dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla bible në gjuhën shqipe që u gjetën në një
dorëshkrim greqisht të shekullit të XIV, me të cilin ato nuk kanë asnjë lidhje. Ato janë në
dialektin e Jugut, të shkruara me alfabetin grek. Këto fakte tregojnë se gjuha shqipe në atë
kohë duhet të ketë qenë shkruar jo vetëm në Shqipërinë e Veriut, por edhe në Shqipërinë
e Jugut.

PAGE 3
Shekulli 16
Në fillimet e letërsisë shqiptare është epoka e Humanizmit, me veprat e Marin Barletit
(Historia e Skënderbeut, 1508) dhe të humanistëve të tjerë, të botuara latinisht, e cila në
atë kohë ishte gjuha universale e dijes në Evropë. Veprat e tyre ngrejnë idetë humaniste të
Rilindjes Evropiane duke krijuar njëherësh vetëdijën kulturore dhe kombëtare të
shqiptarëve. Autorët humanistë ishin elita kulturore që braktisën Shqipërinë pas
pushtimit nga osmanët dhe mërguan në Itali. Veprat që krijuan kishin tematikë shqiptare:
lufta e Skënderbeut dhe shqiptarëve kundër turqve për të ruajtur autencitetin jetësor dhe
kulturën e tyre. Ata krijuan letërsi heroike që do të bëhet modeli fillestar i letërsisë shqipe.
Veçohen veprat «Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut» nga Marin Barleti (1508)
dhe vepra e Dhimitër Frëngut për Skënderbeun (1539).

Libri i parë i botuar në shqip është Meshari (1555) i Gjon Buzukut. Njihet vetëm një kopje e
cunguar që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit, por supozohet se u botua në Venedik.
Rëndësia e këtij libri për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare është monumentale. Aty
gjendet shqipja e shekullit XVI dhe një pasuri e madhe e fjalorit. Gjuha e veprës është
gegërishtja e shekullit XVI, e shkruar me alfabetin latin të tipit gjysmë gotik. "Kemi të
bëjmë pikësëpari, pohon Çabej, me një gjuhë letrare, prodhim i një zhvillimi të mëparmë
të shkrimit dhe të përpunimit nga ana e këtij shkrimtari"

Autori më i rëndësishëm tek arbëreshët e Italisë ishte Lekë Matrënga, i cili në vitin 1592
botoi vjershën e parë në gjuhën shqipe, në tetë vargje, me titullin "Këngë e
përshpirtshme".

PAGE 4
Shekulli 17

Bogdani në lutje, gravurë nga "Çeta e Profetëve", Padovë, 1685.


Autorët më të rëndësishëm ishin Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani.Pjetër Budi
në të vërtetë është poeti i parë shqiptar.[8] Në veprën "Doktrina e Krishtenë" (1618) botoi
rreth 3000 vargje shqip, në dialektin gegë.[9] Programi poetik i Budit del në njërën nga
poezitë e tij:"Sqip të mundem me rrëfyem/ndonji kankë të re/të mos gjindem i
harruem/këtë jetë tue shkuem".[8] Frang Bardhi është autor i fjalorit të parë shqiptar, të
botuar në Romë më 1635, i cili përmban 5640 zëra latinisht të përkthyer shqip, plus një
shtojcë me pjesë të ligjëratës, proverba dhe dialogë.[10] Andrea Bogdani është autor i
gramatikës së parë të gjuhës shqipe, e cila ka humbur.
Pjetër Bogdani konsiderohet babai i prozës shqipe. Në vitin 1685 botoi veprën "«Çeta e
profetëve»" (Cuneus prophetarum) e cila merret si kryevepra e letërsisë së hershme
shqiptare dhe është e para vepër me tipare të plota letrare e artistike në gjuhën shqipe.
Kjo vepër me tiparet e saj formale e kuptimore i përket poetikës së Barokut.
Çeta e Profetëve» (1685) mund të quhet laboratori më i madh i përpunimit të vetëdijshëm
e mjeshtëror të shqipes së vjetër. Për të shprehur koncepte të vështira filozofike e
teologjike në gjuhën shqipe, Bogdanit iu desh punë e madhe për të njohur e shfrytëzuar
mjetet e lashta të shqipes dhe pasurinë leksikore të gjuhës popullore. Si rezultat në penën
e Bogdanit shqipja fitoi vlera të reja stili.Në Çetën e Profetëve përveç prozës ka edhe poezi.
Poezitë e Bogdanit klasifikohen në: Poezi të krijimit, poezi të sibilave dhe poezi të
kushtimit. Llojit të parë i përket poezia Krijimi i Rruzullimit e cila është poezia e parë
mendimtare dhe filozofike në letërsinë shqipe.[15] Bogdani është krijues i ciklit unikal të
poezive,njohur si “Cikli i Sibilave” i ndërtuar mbi strukturën e alegorisë dhe poezisë
transcedentale.[16] Poezia e Bogdanit përshkohet nga fryma e epokës së Barokut dhe
poetika baroke. Ndër elementet bazike të kësaj poetike është toposi "bota e kthyer
mbrapsht" (mundus inversus).

Në Çetën e Profetëve është botuar edhe një poezi e poetit Luka Bogdani kushtuar
kushëririt të tij Pjetër Bogdanit. Dy katrenat e parë të poezisë së Lukës himnizojnë
Prizrenin, dy të tjera heroizimin duke përmendur Skënderbeun, dy krijojnë madhështinë e
Bogdanit duke ngritur kultin e dijetarit, tri himnizojnë natyrën dhe mitologjinë me
figuracion autentik: Zana blegtoreshë; tetë katrena portretojnë tri qytetet shqiptare:
Prizrenin për trimërinë, Shkodrën, për zo

PAGE 5
Shekulli 18
Midis autorëve arbëreshë të këtij shekulli janë Jul Variboba, Nikollë Brankati dhe Nikollë
Keta.[18] Jul Variboba botoi në Romë më 1762 poemën «Jeta e Shën Mërisë së
Virgjër»(Ghiella e Shën Mëriis Virghiër), i vetmi libër shqip i shtypur në shekullin e
tetëmbëdhjetë. Kjo poemë prej 4717 vargjesh, e shkruar tërësisht në dialektin e Mbuzatit i
kushtohet jetës së Shën Mërisë nga lindja deri në ngjitjen në qiell. Poema dëshmon më
shumë për një tonalitet lirizmi e balade popullore, duke përdorur Kalabrinë e Varibobës si
sfond të lindjes dhe duke i shndërruar personazhet biblikë në fshatarë truplidhur
kalabrezë të shekullit të tetëmbëdhjetë. Variboba nuk e ka shoqin në letërsinë e vjetër
shqiptare si për ndjeshmërinë e kthjellët e të thjeshtë poetike ashtu edhe për larminë e
shprehjes ritmike.

Në Perandorinë Osmane gjatë këtij shekulli në gjuhën shqipe krijohej letërsia e poetëve të
quajtur bejtexhinj si Nezimi i Beratit, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi dhe Muhamet
Kyçykun. Poetët bejtexhinj ishin nën ndikimin e fortë të kulturës orientale, të mbështetur
në motivet dhe modelet e poezisë orientale, megjithatë nuk ishin të shkëputur nga trualli
ku u lindën. Vepra të njohura janë Divani i Nezim Frakullës,"Erveheja" dhe "Jusufi e
Zelihaja" të Muhamet Kyçykut.Vepra e tyre është e stërngarkuar me leksik oriental.

PAGE 6
PAGE 7

You might also like