You are on page 1of 48

U N I V E R S I T E T I I P R I SH T I N Ë S

FAKULTETI I FILOLOGJISË 

                   

ANASTAS DODI
KUNDRIME DHE PËRQASJE FONETIKE

(punim seminari)

                                         

Studentja: Mentori:
Rozafë Xani  Prof. dr. Shkumbin Munishi

Prishtinë, 2019 
PËRMBAJTJA

ABSTRAKT………………….………………………………………………………..…….……4

1. HYRJE...…………………………………………………………………….………………....5

1.1. Rëndësia dhe qëllimi i punimit……………...…………………………………….…...


…..6
1.2. Objekti i punimit……………………………………………………….…...
……………...7
1.3. Metodologjia e
punimit…………………………………………………………………….8
1.4. Baza teorike - shkencore…………………………………………………...…….
…..........9

2. ANASTAS DODI………………………………………………………………………….....11

2.1. Jetëshkrim i shkurtër i Dodit………………………………………………………...……12

Kreu I
3 KUNDRIME DHE PËRQASJE FONETIKE………………………………………...........13

3.1. Vështrime të përgjithshme fonetike dhe fonologjike…...…………….……………...14


3.1.1. Tingujt dhe aspektet e studimit të tyre…………………………………………….…..16
3.1.1. Aspekti akustik i tingujve……………………………………………………………..16
3.1.2. Aspekti nyjëtimor i tingujve…………………………………………………………..17
3.1.3. Aspekti funksional ose fonologjik i tingujve………………………………………….17
3.2. Klasifikimi dhe përshkrimi i tingujve të gjuhës shqipe…………………………………18
3.2.1. Zanoret dhe bashkëtingëlloret…………………………………………………………18
3.2.2. Sistemi zanor…………………………………………………………………………..19
3.3.3. Sistemi bashkëtingëllor……………………………………………..…………………20

Kreu II
4. RROKJA DHE NDARJA FONETIKE E FJALËVE NË RROKJE……………...……...25
4.1. Rregullat e ndarjes së fjalëve në rrokje në gjuhën
shqipe………………………….26
4.1.2. Ndarja e rrokjeve në kufirin e fjalëve…………………………………………………26
4.1.3. Ndarja e fjalëve në rrokje në kufirin e morfemave………………………………........27
Kreu III

5. MODIFIKIMET E TINGUJVE NË RRJEDHËN E LIGJËRIMIT……………………..28


5.1. Modifikimi i zanoreve në rrjedhën e ligjërimit……………………………...……..28
5.1.1. Proceset fonetike……………………………………………………………………....29

Kreu IV
6. THEKSI I FJALËS NË GJUHËN SHQIPE………………………………………………30
6.1. Nocioni dhe funksioni i theksit……………………………………………………….44
6.1.1. Parametrat e theksit në gjuhën shqipe……………………………………………........31
6.1.2. Vendi i theksit në fjalët e gjuhës shqipe…………………………………………........32

Kreu V
7. PROBLEMET E SHQIPTIMIT STANDARD………..…………………….……………..35
7.1. Norma standarde e shqiptimit……………...……………………………………....37
7.1.1. Shkaqet e shmangies nga shqiptimi standard...……………………………………….38
7.2. Stilet e shqiptimit…………...…………………………………………………………..39
7.2.1. Disa veçori të shqiptimit të fjalëve të huazuara relativisht vonë……………………..40

8. PËRFUNDIMI……….………………………………………………….....32
9. BIBLIOGRAFIA………………………………………………………......34
10. PASQYRA E TABELAVE…..……………………………………………36
3

ABSTRAKT

Duke u nisur nga rëndësia e studimeve fonetike në punim janë bërë përpjekje për një studim të
thelluar të problemeve themelore të fonetikës së gjuhës shqipe, mbështetur mbi të dhëna të
fonetikës së përgjithshme dhe asaj eksperimentale. Punimi përqendrohet në dy drejtime kryesore:
së pari, në një analizë të thelluar fonologjike duke vënë në dukje veçoritë fonetiko-gramatikore
dhe, së dyti, në një shqyrtim përqaqës me gjuhëtarë të huaj pararendës dhe të sotëm.

Metodologjia e kërkimit të këtij punimi u mbështet në shqyrtimin sinkronik dhe


diakronik. Metodat që do të përdorim në trajtimin e çështjes sonë do t’i kemi të mbështetura në
metodën deskriptive. Por, për të hedhur më shumë dritë për çështje të caktuara, sa herë të lind
nevoja do të zbatohet edhe metoda krahasimtare, sidomos kur bëhet fjalë për ndonjë dukuri të
veçantë gjuhësore.
Fjalët kyçe: fonetikë, fonologji, analizë, përqasje, veçori

1. HYRJE

1.1. Rëndësia dhe qëllimi i punimit

Vlera e punës ngulmuese e Anastas Dodit në fushën e fonetikës së gjuhës së sotme


shqipe është e madhe. Prof. Anastas Dodi ka hedhur për herë të parë bazat shkencore të fonetikës
së shqipes, me studimet e tij në vitet `60 të shekullit të kaluar. Ai është cilësuar nga studiues të
huaj dhe shqiptarë si themelues i studimeve shkencore në fushën e fonetikës së shqipes. Në
studimet e prof. Dodit aplikohet për herë të parë metoda eksperimentale për fonetikën e shqipes
standarde. Rezultatet e zgjeruara dhe të thelluara në një punë disadekadëshe janë botuar në
studime dhe artikuj të shumtë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe janë publikuar në akte
kongresesh ndërkombëtare të linguistikës, ku autori i ka parashtruar. Linguistë nga shumë vende
të botës u referohen në veprat e tyre për probleme të shqipes rezultateve të shënuara nga prof.
Dodi për fonetikën. Andaj pikërisht nga këtu më lindi interesi për t’iu rrekur vështrimit të
kontributit të Anastas Dodit në gjuhësinë shqiptare.

Ky punim me titull Kundrime dhe përqasje fonetike paraqet një studim të thelluar për
hulumtimin e problemeve themelore të fonetikës së gjuhës shqipe, mbështetur mbi të dhëna të
fonetikës së përgjithshme dhe asaj eksperimentale.

1.2. Objekti i punimit

Për objekt të temës do të kem kundrime dhe përqasje fonetike sipas prof. Anastas Dodit,
përkatësisht do të vështrohen të dhëna të fonetikës së përgjithshme dhe asaj eksperimentale.
Përqasja e studimeve të mëparshme fonetike, duke u bazuar mbi ato të autorëve shqiptarë dhe të
huaj, na ka dhënë një tablo të plotë për bazat shkencore të fonetikës së shqipes.

I strukturuar në 5 kapituj, kontributi i Dodit do të përshkruhet në dy aspekte të studimit:


në aspektin fonologjik dhe atë përqaqës. Cështje të caktuara do të vështrohen edhe në aspektin
morfologjik, sintaksor, leksior e semantik.
Në kreun e parë do të paraqesim disa të dhëna të përgjithshme fonetike, ku kemi përfshirë
një analizë të thelluar fonologjike, duke vënë në dukje veçoritë fonetiko-gramatikore dhe, sw

dyti, kemi bërë një shqyrtim përqaqës me gjuhëtarë të huaj pararendës dhe të sotëm.

Më tutje, në kreun e dytë, do të përfshijmë një shkrim interesant në korpusin e studimeve


të thelluara që ka ndërrmarrë prej kohësh Anastas Dodi në fushën e fonetikës për rrokjen dhe
ndarjen fonetike të fjalëve në rrokje. Për të hedhur më shumë dritë për këtë çështje, sa herë të
lind nevoja do të zbatojmë edhe metodën krahasimtare.

Në kreun e tretë kemi vënë në pah disa nga modifikimet e tingujve në rrjedhën e
ligjërimit. Një pjesë të rëndësishme në këtë kre i kemi kushtuar edhe proceseve fonetike.

Një pjesë shumë të rëndësishme e përbën kreu i katërt, ku do të paraqesim disa të dhëna
për theksin e fjalës në gjuhën shqipe. Përqasja e studimeve të mëparshme duke u bazuar mbi ato
të autorëve shqiptarë dhe të huaj, na ka dhënë një tablo të plotë për funksionin dhe vendin e
theksit të fjalëve në gjuhën shqipe.

Në kreun e pestë kemi përfshirë disa nga problemet e shqiptimit standard, shkaqet si dhe
stilet e shqiptimit. Qëllimi parësor, që na ka shtyrë ta përfshijmë këtë sfond në studimin tonë, ka
qenë që lexuesit ta kenë një tablo më të plotë rreth fonetikës, e cila në gjuhësi paraqet
përshkrimin e karakteristikave fonike të gjuhës standarde, të varieteteve krahinore, të dialekteve,
të varieteteve sociale etj.

1.3. Metodolgjia e punimit

Metodologjia e kërkimit të këtij punimi u mbështet në shqyrtimin sinkronik dhe diakronik


Në trajtimin e çështjes sonë, ky punim do të mbështetet metodën deskriptive. Por, për të hedhur
më shumë dritë për çështje të caktuara, sa herë të lind nevoja do të zbatohet edhe metoda
krahasimtare, sidomos kur bëhet fjalë për ndonjë dukuri të veçantë gjuhësore.

Për sfondin teorik të trajtimit të problemeve do të shfrytëzohet literaturë e ndryshme


shkencore në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj. Për çështjet e përgjithshme të sfondit teorik të
autorëve të cilët janë marrë kryesisht me fonetikën e gjuhës shqipe në këndvështrimin nyjëtimor-
akustik dhe funksional.

2. ANASTAS DODI

2.1. Jetëshkrim i shkurtër i Dodit

Anastas Dodi, autor i librit të parë të studimeve të fonetikës dhe të fonologjisë në planin
ndërkombëtar Fonetika e gjuhës shqipe, ka lindur më 23 korrik 1933 në lagjen Skelë të Vlorës.
Ishte ende fëmijë kur mbeti jetim nga babai. Nënë e baba për ta u bë "Nënë Marika", një grua e
dashur, e zgjuar dhe me culture të gjerë, që kishte mbaruar Zoisimeun e famshëm, në Greqi.
Shqipëria sa kishte dalë nga lufta kur Anastasi mbaroi shkollën 7–vjeçare në Skelë të Vlorës. Në
vitin 1951 përfundoi shkollën e mesme. Ndërsa, në vitin 1955 përfundoi studimet në Fakultetin e
Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Tiranë. Punoi si mësimdhënës i gjuhës shqipe në Fakultetin e
Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku zhvillon kurset e fonetikës së gjuhës
shqipe, të hyrjes në gjuhësi dhe të gramatikës historike. Krahas mësimdhënies, ai i përkushtohet
punës studimore në fushë të fonetikës së shqipes. Gjatë viteve 1960-1961, shkoi për specializim
në fushën e fonetikës eksperimentale dhe të gjuhësisë së përgjithshme në Universitetin e
Leningradit (sot Sankt Petërsburg). Ky ishte një hap i madh jo vetëm për Dodin, por edhe për
studimin e gjuhës shqipe në përgjithësi. Ishte një rrugë e re. Në këtë fushë nuk kishte asnjë
përvojë, asnjë studim të mirëfilltë. Në vitin 1970 botoi librin Fonetika e gjuhës shqipe për
studentët e degës së gjuhës shqipe. Ishte i pari botim i këtij lloji. Për herë të parë paraqitej
fonetika nyjëtimore, si formohen organikisht tingujt në gjuhën shqipe në krahasim me gjuhët e
tjera. Për herë të parë ai bëri rentgenografimin e tingujve të gjuhës shqipe. Këtij aspekti për herë
të parë i kushtohet një vëmendje e posaçme, po kështu edhe problemeve të shqiptimit standard, si
edhe lidhjes së shqiptimit me shkrimin. Po kështu, u shtuan disa kapituj të rinj për intonacionin
dhe strukturën melodike të shqipes, për karaktersitikat statisitkore dhe dendurinë e përdorimit të
fonemave, për modifikimin e tingujve gjatë ligjërimit dhe për rrugën e zhvillimit të fonetikës dhe
problemet e metodës në fonetikën e sotme. Gjurmët e punë së tij në këtë disiplinë të studimeve të
shqipes janë të pashlyeshme.
Fusha e botimeve të prof. Anastas Dodit përfshin rreth 100 studime, kumtesa dhe artikuj
për probleme të fonetikës dhe fushave të tjera të gjuhësisë. Në këto përfshihen artikuj studimorë,
tekste për shkollën e lartë dhe gramatika për shkollën tetëvjeçare. Është bashkautor i "Fjalorit të

termave gjuhësorë", bashkautor dhe anëtar i redaksisë se përgjithshme të "Fjalorit enciklopedik


shqiptar", vepra më e madhe e botuar në shqip deri më sot. Një pikë të rëndësishme në jetën e tij
shkencore dhe organizative, si gjuhëtar, zë organizimi i Kongresit të Drejtshkrimit, më 1972. Ai
ishte anëtar i komisionit për organizimin e këtij kongresi që do të përgjithësonte zhvillimet
gjuhësore të shqipes dhe prirjen e saj të përgjithshme drejt njësimit, si shprehje e konvergjencave
kulturore të mbarë shqiptarëve. Së bashku me kolegët e komisionit nismëtar, kryen një
veprimtari të gjerë organizative duke marrë kontakt me figurat me të shquara të gjuhësisë në
trevat kombëtare dhe albanologë të huaj për unifikuar pikëpamjet, e cila përbën në vetvete një
aktivitet shkencor të mirëfilltë. Në nëntor të vitit 2000, ai emigron së bashku me familjen në
SHBA dhe vendoset në Filadelfia, në një gjendje shëndetësore shumë të rëndë. Kalon me sukses
disa operacione të rënda dhe ende pa u shëruar mirë, fillon nga puna për rishikimin e tekstit të
Fonetikës së gjuhës shqipe, të cilin e plotëson dhe e zgjeron me rezultatet më të fundit të
studimeve gjuhësore. Njihet me botimet më të fundit të studimeve të fonetikës dhe të fonologjisë
në planin ndërkombëtar, jep edhe përvojën e grumbulluar në gati gjysmë shekulli studimesh
personale dhe përfundon me sukses librin "Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe", që u botua
nga Akademia e Shkencave në Tiranë në vitin 2004. Ky libër u promovua nga Shoqata "Bijtë e
shqipes" në Filadelfia, anëtar i së cilës prof. Anastasi u bë që me ardhjen e tij në këtë qytet. Herë
me propozimin e tij, dhe herë të shoqatës, ai ka mbajtur biseda e leksione për figura të shquara të
studimit të gjuhës shqipe, që nga Frang Bardhi e deri tek Eqrem Çabej etj. Pas botimit të
"Fonetikës dhe fonologjisë së gjuhës shqipe", prof. A. Dodi i hyn punës për përgatitjen e një libri
tjetër në shërbim të shkencës së gjuhës, atë të "Hyrjes në gjuhësi". Ky libër është një arritje tjetër
e tij si studiues, por edhe për botimet shkencore shqiptare në lëmin e gjuhës. Me 8 Maj 2008, në
moshën 75 vjeçare, në Filadelfia te SHBA-së, pushoi se rahuri zemra e prof. Anastas Dodi.

Profesor Anastas Dodi ishte atdhetari, intelektuali, mësimdhënësi dhe gjuhëtari i shquar
që i kushtoi gjithë jetën misionit të lartë të përparimit dhe konsolidimit të gjuhës shqipe.
8
Kreu I

3. KUNDRIME DHE PËRQASJE FONETIKE

3.1. Vështrime të përgjithshme fonetike dhe fonologjike

Studimet fonologjike mbi shqipen kanë filluar që në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të


kaluar. Shpesh, autorët e tyre i kanë trajtuar këto probleme në kuadër të gramatikave për
mësimin e shqipes nga të huajt. Mund të përmendim këtu analizat e sistemit fonologjik të
Solano-s, Viedler-it, ndërkohë që kemi studime si ai i Loëman-it (1932), Cimochovski-t (1960),
Bevington-it (1974), i cili boton pikërisht “Albanian Phonology”, Neëmark-ut (1984), Hamp-it
(1993), ashtu si edhe të Dodit, Becit, Boriçit, Belluscio-s etj., që kanë për qëllim një studim
analizues të sistemit fonologjik të shqipes.

Para se të fillojmë në studimin tonë me trajtimin e çështjeve gjuhësore, po paraqesim disa


të dhëna për fonetiëkn.

Fonetika (nga greq. phone – tingull) është ajo degë e gjuhësisë që studion mjetet tingullore
të gjuhës, shfaqjet dhe funksionet e tyre. (Dodi 2004 : 5). Ajo studion strukturën tingullore të
ligjërimit, tingujt (nyjëtimin e tyre, veçoritë akustike dhe anatomo- fiziologjike), ligjësitë e
bashkimit dhe të ndryshimit të këtyre tingujve dhe sidomos funksionin e tyre në procesin e
komunikimit. Ajo merret gjithashtu edhe me dukuri të tjera të anës tingullore të gjuhës siç janë:
theksi, rrokja, intonacioni etj. Fonetika (nga greq. phonetikos, phone <zë>), “është shkenca që
merret me studimin e rrafshit ose të anës tingullore të gjuhës” (Beci 2004 :1 0). “Është rrafshi
bazë i gjuhës mbi të cilin ngrihen rrafshet e tjera të saj” (Memushaj 2014 : 61).

Nga këto të dhëna shohim se objektin e fonetikës e përbëjnë mjetet tingullore të gjuhës në
të gjitha shfaqjet dhe funksionet e tyre, si dhe lidhja mes formës tingullore dhe formë së shkruar.
Në varësi nga qëllimet e studimit dhe nga metodat që përdoren, fonetika mund të jetë:

a. Fonetikë përshkruese e cila studion veçoritë fonetike të gjuhës në një periudhë të


caktuar të jetës së kësaj gjuhe. (Dodi 2004 :5)

Një definicion të ngjashëm na jep edhe Beci (2004: 10-11) “merret me studimin e aspektit
nyjëtimor, fizik, perceptive dhe funksional të mjeteve tingullore të një gjuhe të dhënë në një
moment të caktuar”.

Sistemi i tingujve vështrohet në dy aspekte kryesore:


- në aspektin anatomo - fiziologjik dhe akustik, që na jep të dhëna për mënyrën e
nyjëtimit të tingujve me anë të organeve të të folurit, si edhe për veçoritë akustike të
tyre.
- në aspektin funksional ose fonologjik, që trajton funksionin e tingujve në procesin e
komunikimit, ndërton sistemin tingullor të gjuhës dhe zbulon veçoritë e tij. (Dodi
2004 : 6).

Sipas (Beci 2004: 10-11) fonetika përshkruese ndahet në: fonetikë nyjëtimore, akustike,
dëgjimore ose auditive dhe në fonetikë funksionale ose fonologji. Në fonetikën përshkruese mund
të përfshihet edhe fonetika kombinatore edhe fonostilistika.
10

3.2. Tingujt dhe aspektet e studimit të tyre

Njësitë fonetike të gjuhës mund të studiohen në aspekte të ndryshme. Ndër këto njësi
tingujt zënë një vend të veҫantë. Dihet se fonetika studion tingujt e nyjëtuar të gjuhës, duke u
interesuar në radhë të parë për funksionin e tyre në procesin e komunikimit midis njerëzve.
Tingujt e ligjërimit studiohen: 1) Në aspektin funksional ose fonologjik, që zbulon funksionin
e tyre në procesin e komunikimit; 2) Në aspektin akustik, që zbulon karakteristikat fizike të
tingujve; 3) Në aspektin nyjëtimor, që zbulon fiziologjinë e formimit të tyre. (Dodi 2004:14).

3.3.1. Aspekti akustik i tingujve.

Tingujt e ligjërimit përftohen nga dridhja e tejzave të zërit në laring si dhe nga fërkimi që
shkaktohet gjatë kalimit të rrymës së ajrit nëpër pengesat që mund të krijohen në vende të
ndryshme të aparatit të folurit. (Dodi 2004 :14). Një përkufizim të ngjashëm jep edhe Nushi
(2003) ku sipas tij “tingujt e të folurit, sikurse edhe tingujt e tjerë të natyrës përfitohen nga
dridhjet e valëve të ajrit të shkaktuara nga trupi fizik”. Studime eksperimentale për gjuhën shqipe
janë bërë në Laboratorin e Fonetikës, në Universitetin e Kalabrisë nga prania edhe e të folmeve arbëreshe
që gjenden në këtë zonë. Më 1989 Trumper dhe Romito 30 studiojnë sistemin zanor të Acquaformozës
dhe Spezzano Albanese-s dhe i krahasojnë me zanoret themelore. Në vitin 1991 Belluscio31 bën analizën
e zanoreve të theksuara të shqipes, dhe i krahasohen me ato të botuara nga Boriçi, Beci dhe Goga. Për
herë të parë në këtë studim matja e vlerave të formanteve bëhet nëpërmjet analizatorit FFT Analyser.
Modeli ONO SOKKY, në Laboratorin e Fonetikës të Unical, që lejon përcaktimin më të saktë të vlerave
frekuenciale. Më 1995, Beci botoi monografinë kushtuar studimit të sistemit zanor dhe bashkëtingëllor të
qytetit të Shkodrës, ku jepen të dhëna për gjatësinë e tingujve, hundorësinë, vlerat formatore të zanoreve,
karakteristika të nyjëtimit të tingujve, si dhe veçori të tjera të sistemit tingullor të gegërishtes
veriperëndimore. Në vitin 1996 shënohen dy punime që kanë si objekt studimi bashkëtingëlloret, Dodi
boton një punim me të dhënat e analizës akustike mbi sistemin bashkëtingëllor të shqipes standarde. Në
vitin 2002 nga Belluscio studiohen për herë të parë, bashkëtingëlloret mbylltore të shqipes, duke analizuar
një element të rëndësishëm të tyre,, kohën e fillimit të zëshmisë, pra të atij segmenti kohor që fillon
menjëherë pas shpërthimit dhe zgjat deri në rifillimin e dridhjeve të tejzave zanore, për nyjëtimin e
zanores pasardhëse. Studime akustike të sistemit fonetik të shqipes standarde ka bërë edhe profesoresha
Jubani-Bengu në tezën e doktoratës, mbi bazën e analizave të kryera prej saj në Universitetin e Kozencës.

11

3.3.2. Aspekti nyjëtimor i tingujve

Fonetika e gjuhës shqipe (1970) ishte i pari botim ku për herë të parë paraqitej fonetika
nyjëtimore, si formohen organikisht tingujt në gjuhën shqipe në krahasim me gjuhët e tjera. Për
herë të parë bëhet rentgenografimin i tingujve të gjuhës shqipe. Për herë të parë u realizua
palatogrami (me qiellzë artificiale) e tingujve të shqipes.

Fonetika nyjëtimore (ose fiziologjike) merret me fiziologjinë e prodhimit të tingujve të


ligjërimit. “Ajo studion aparatin e të folurit të njeriut dhe lëvizjet e pozicionet e organeve të të
folurit për të nyjëtuar tingujt”(Memushaj 2004 : 62).

Për t’i studiuar tingujt në këtë aspekt, është e nevojshme të njohim, qoftë dhe në vija të
përgjithshme ndërtimin e aparatit të të folurit, si dhe funksionin e organeve që marrin pjesë në
shqiptim. Aparati i të folurit përbëhet prej këtyre organeve: mushkërive, laringut (ku janë
vendosur tejzat e zërit), faringut, zgavrës së gojës, gjuhës, buzëve, dhëmbëve, zgavrës së hundës,
qiellzës dhe njerithit (uvulës). Dihet se këto organe kryejnë funksione të ndryshme biologjike:
ato shërbejnë si organe të frymëmarrjes, të nuhatjes, të shijimit etj. Por njeriu, si qenie shoqërore,
i përdor ato edhe si aparat i të folurit, për nyjëtimin e tingujve.

Organet që marrin pjesë në nyjëtimin e tingujve, mund të jenë të lëvizshme dhe të


palëvizshme, ose, siҫ quhen ndryshe aktive dhe pasive. Në organet aktive përfshihen tejzat e
zërit, gjuha, qiellza e butë me njerithin dhe buzët. Në organet pasive futen qiellza e fortë (së
bashku me alveolat) dhe dhëmbët. “Këto ndarje shërbejnë si një nga kriteret për klasifikimin e
tingujve të ligjërimit, sidomos të bashkëtingëlloreve” (Dodi 2004 : 24).

3.2. Klasifikimi dhe përshkrimi i tingujve të gjuhës shqipe

3.2.1. Zanoret dhe bashkëtingëlloret

Zanoret dhe bashkëtingëlloret dallohen midis tyre në tipare nyjëtimore, funksionale dhe
në tipare akustike. Nga pikëpamja e nyjëtimit ekzistojnë këto dallime kryesore:
1. Kur shqiptojmë zanoret, rryma e ajrit nuk has pengesa por del lirisht nga goja. Kur
12

shqiptojmë bashkëtingëlloret, përkundrazi, në rrugën e kalimit të ajrit krijohen pengesa,


për shkak të mbylljes së plotë ose jotë plotë, që formojnë organet e të shqiptuarit në
vende të ndryshme të aparatit të të folurit.

2. Kur shqiptojmë zanoret është i tendosur i gjithë aparati i të folurit, ndërsa kur shqiptojmë
bashkëtingëlloret është e tendosur vetëm një pjesë e këtij aparati, pjesa ku formohet
pengesa. (Dodi 2004 : 35).

Dallimet funksionale të zanoreve dhe bashkëtingëlloreve lidhen me rolin e tyre në rrokje: zanoret
janë tinguj rrokjeformues, që formojnë kulmin e rrokjes; bashkëtingëlloret janë tinguj që hyjnë
në përbërjen e rrokjes, por ato vetë nuk mund të formojnë rrokje. Nga pikëpamja akustike dallimi
midis zanoreve dhe bashkëtingëlloreve paraqitet më i ndërlikuar, sepse në këtë drejtim
bashkëtingëlloret nuk janë të njëllojta. Bashkëtingëlloret ndahen në të zhurmëta dhe në sonante
(të tingullta). Këto të fundit nga pikëpamja akustike afrohen me zanoret, sepse kanë strukturë,
formant, ashtu si dhe zanoret. Por sonantet dallohen nga zanoret nga pikëpamja e intensitetit, e
forcës. Zanoret janë tingujt më intensiv, më të fortë, pastaj vijnë sonantet dhe më në fund
bashkëtingëlloret e zhurmëta që janë tingujt më pak intensiv.

3.2.3.Parimet e klasifikimit të zanoreve

Gjuha shqipe ka 7 zanore: [ a, e, ë , i, o, u, y ]. Zanoret që formojnë sistemin vokalik të


gjuhës standarde nga pikëpamja nyjëtimore Dodi i klasifikon : 1) sipas vendit të formimit:

a) të përparme, kur ngrihet pjesa e mesme e shpinës së gjuhës drejt pjesës së përparme të
qiellzës së fortë (Dodi, 1970 :48). Zanore të tilla në gjuhën shqipe janë i, y, e.

b) të mesme, kur gjuha zë një pozicion të ndërmjetëm midis zanoreve të përparme dhe të
prapme. Zanore të tilla në gjuhën shqipe janë: a, ë. Këto zanore quhen dhe qendrore (centrale)
(Dodi, 2004 : ).

c) të prapme kur ngrihet pjesa e prapme e shpinës së gjuhës drejt qiellzës së butë (Dodi,
1970 :48). Zanore të prapme në gjuhën shqipe janë u, o.
2) sipas shkallës së hapjes:

13

a) të hapura /a/;
b) gjysmë të hapura /e, ë, o/;
c) c) të mbyllura /i, y, u/;

3) Sipas buzorëzimit të buzorëzuara dhe të pabuzorëzuara. Në nyjëtimin e zanoreve të


buzorëzuara y, u, o, buzët zgjaten dhe rrumbullakohen, ndërsa te zanoret e pabuzorëzuara a, i, e,
ë, ato nuk marrin pjesë, janë asnjanëse (Dodi, 1967: ) Tiparet e radhës, të ngritjes dhe të
buzorëzimit te zanoret nuk paraqiten të veҫuara, por të lidhura me njëra-tjetrën.

Për cilësinë e zanores ka rëndësi jo vetëm fakti se cila pjesë e gjuhës ngrihet dhe në cilën
pjesë të qiellzës, por edhe pozicioni që zë gjithë trupi i gjuhës në zgavrën e gojës. Nga lëvizja
vertikale e gjuhës, d.m.th. nga shkalla e ngritjes së saj drejtë qiellzës përcaktohet ngritja e
zanoreve.

Kemi zanore të ngritjes së ulët, kur gjuha ngrihet fare pak drejt qiellzës. Zanore e tillë në
gjuhën shqipe është a-ja. Kjo quhet dhe zanore e hapur meqë largesa midis gjuhës që ngrihet dhe
qiellzës është e madhe.

Kemi zanore të ngritjes së lartë, kur gjuha ngrihet më lartë se te zanoret e tjera dhe i
afrohet qiellzës. Zanore të tilla në gjuhën shqipe janë i, y, u. Këto quhen edhe zanore të
mbyllura.

Pra, tiparet e përgjithshme nyjëtimore që sigurojnë dallimin e tyre janë: radha, ngritja
dhe buzorëzimi. Gjuha dhe buzët luajnë rolin kryesor përformimin e timbrit të zanoreve, prandaj
klasifikimi i zanoreve mbështetet pikërisht në tiparet, që lidhen me pozicionin e tyre.

Në tiparin e vendit të formimit mbështeten kundërvëniet /y/ - /u/ - /e/ - /ë/. (Dodi, 1967)

Sipas tiparit të lokalizimit, zanorja /a/ formon një klasë të ndërmjetme. Fonetikisht /ë/
është zanore gjysmë e hapur, ashtu siç del /e/, /o/ dhe e mesme sipas lokalizimit. Është një nga
zanoret me denduri relative më të madhe në gjuhën letrare pas /e/ me 10,45%.
Sipas tiparit të shkallës së hapjes, fonemat zanore të shqipes standarde formojnë
kundërvëniet /i/ - /e/, /u/ - /o/, /ë/- /a/.

14

Sistemi vokalik i shqipes njeh edhe kundërvënie sipas tiparit të buzorëzimit: zanore të
buzorëzuara janë /u,o,y/, por vetëm /y/ formon kundërvënien /i/ -/y/.

Rendimenti funksional i kundësrvëies fonologjike /i/- /y/ është i kufizuar. P.sh.: /mik/ -
/myk/, /pika = /pyka, krihet/ - /kryhet/.

Nga shqyrtimi i kundërvënieve që formojnë brenda sistemit çiftet korrelative të


fonemave, mund të përcaktojmë tiparet e tyre dalluese:

- Fonema /e/ ka si tipare dalluese : “e përparme” (sepse ka /ë/), gjysmë e hapur” (sepse
ka /i/).
- Fonema /u/ ka si tipare dalluese “e prapme” (sepse ka /y/), “e buzorëzuar” sepse ka
/o/).
- Fonema /a/ ka si tipare dalluese “e hapur” sepse ka /ë/. “Tiparet e saj të tjera
konsiderohen jodalluese” (Dodi, 1967 : 11)
- Fonema /y/ ka tipare dalluese “ e përparme” sepse ka /u/, e buzorëzuar sepse ka /o/.
- Fonema /o/ ka si tipar dallues “gjysmë e hapur” sepse ka /u/. Tiparet e tjera
vlerësohen jo dalluese.
- Fonema /ë/ ka si tipare dalluese “gjysmë e hapur” sepse ka /a/, e mesme sepse ka /e/.

3.2.4. Bashkëtingëlloret

Klasifikimi nyjëtimor i bashkëtingëlloreve të shqipes merr parasysh këto tipare: 1)


mënyrën e nyjëtimit, 2) vendin e nyjëtimit, 3) dridhjet glotale, 4) mbizotërimin e zhurmës, 5)
rezonancën hundore.

Studime të kësaj natyre, për shqipen standarde, janë relativisht të vona, për vetë faktin se
është e re.Do të renditim këtu kontributet kryesore në këtë fushë, për të bërë një krahasim mes
tyre.
1. Duke ndjekur shkollën e studimeve gjenerative, në vitin 1974, Bevington-i botoi
“Albanian Phonology”. Në këtë fonologji, sistemi i tipareve i përdorur është, në thelb, ai i

15

propozuar nga Chomsky dhe Halle. Në shtesë të simboleve fonetike, siç shprehet vetë autori,

përdoren simbolet: C për çdo bashkëtingëllore (p.sh. [+cons]), V për çdo zanore (p.sh. [+syll])
dhe G për glide (p.sh.[-cons, -syll]). Në tabelën në vijim kemi vendosur tiparet e përdorura
prej Bevington-it, bashkë me një përshkrim të shkurtër të korrelateve të tyre fonetike: [syllabic] “
(Bevington, 1974: 354).

Tiparet sipas Beëington-it:

Syllabis – shq. rrokjeformues Që mund të shërbejë si bërthamë rrokjeje


Consonantal - bashkëtingëllor Me natyrë bashkëtingëllore
Sonorant – i tingullt Një bashkëtingëllore jo e zhurmët
High – i lartë I nyjëtuar me gjuhën të ngritur lart. Këso janë
bashkëtingëlloret qiellzore, qiellzo-alveolare dhe velare

Back – i prapëm I nyjëtuar me pikën më të latë të gjuhës vendosur në pjesën


më të prapme të gojës, si velaret, uvularet, faringalet

Loë – i ulët I nyjëtuar me pikën më të lartë të gjuhës më distancë nga


qiellza e sipërme, si bashkëtingëlloret faringale

Labial - buzor I nyjëtuar me pjesëmarrjen e buzëve si bashkëtingëlloret


buzore, zanoret e rrumbullaksuara dhe glides

Coronal I nyjëtuar me majën ose mesin e gjuhës, si dhëmboret,


alveolaret, alveo – qiellzoret dhe retroflekset

Voice – i zëshëm Një nyjëtim që përfshin dridhjen e tejzave të zërit

Continuant – i zgjatshëm Një segment, gjatë nyjëtimit të të cilit nuk ka asnjë mby;llje
të plotë, si shpërthyeset, afrikatet dhe hundoret
Nasal – hundore I nyjëtuar me njerithin e ulur, duke lejuar ajrin të kalojë
nëpër kanalin hundor.
Strident – i qartë ose sibilant I karakterizuar nga një sasi energjie në frekuencat e larta
Lateral – anësor I nyjëtuar nëpërmjet bllokimit të plotë të ajrit në pjesën e
mesme të gjuhës dhe daljes
së tij vetëm nga anët e saj
Heightened Subglottal I referohet tendosjes së muskujve nënglotal dhe, për pasojë,
Pressure – tension i lartë të rritjes së tensionit nënglotal
nënglotal

Shqipes i atribuohen dhjetë çifte të zëshme / të shurdhëta të të zhurmëtave. Katër çifte


janë mbylltore, dy janë afrikate dhe katër janë shtegore. Të gjitha kanë tiparet e mëposhtme: [-
rrokjeformuese, + bashkëtingëllore, - e tingullt, e ulët, hundor, anësor, tension i lartë nënglotal].
Shtegoret, nyjëtimii të cilave nuk përfshin një mbyllje të plotë të kanalit zanor, janë [+ i
zgjatshëm], ndërsa mbylltoret dhe afrikatet, që kanë një bllokim të tillë janë [- i zgjatshëm].

Nga ana tjetër, afriaktet dallohen nga mbylltoret në faktin që ato janë të
gjitha [+të qarta] në shqip, kurse mbylltoret janë të gjitha [-i qartë]. Mbylltoret buzore p, b dhe
shtegoret f, v janë [+buzor] dhe të zhurmëtat e tjera janë [-buzor]. Mbylltoret dhëmbore t,
d janë [+ koronal], kurse mbylltoret e tjera janë [-koronal]. Mbylltoret qiellzore q, gj dhe velaret
k, g nyjëtohen me trupin e gjuhës të ngritur, prandaj janë [+ të larta]. Dy grupet dallohen prej
njëri- tjetrit nga tërheqja mbrapa e trupit të gjuhës tek velaret,të cilat, për këtë arsye, janë [+i
prapëm]. Mbylltoret qiellzore, si të gjitha qiellzoret e tjera në shqip, janë [-i prapëm]. Të gjitha
afrikatet nyjëtohen me trupin e gjuhës të ngritur dhe për këtë arsye janë [+koronal]. Në nyjëtimin
e alveo- qiellzoreve c, xh, trupi i gjuhës mund të ngrihet, duke i bërë ato [+të larta], ndërsa
alveolaret c, x janë [-të larta]. Të gjitha jobuzoret shtegore janë [+koronal]. Alveo - qiellzoret
sh, zh dallohen nga alveolaret s, z dhe nga dhëmboret th, dh, sepse ato janë [+ të larta], të tjerat
janë [- të larta]. Dy grupet e fundit dallohen nga njëri- tjetri nga fakti se dhëmboret janë [- i
qartë], ndërsa alveolaret janë me gjuhën në pozicionin e mesëm dhe janë [-të larta, -të ulë-ta].
Zanoret  y, u, o janë të rrumbullakuara dhe për këtë arsye janë [+ buzore], të tjerat janë [-
buzore].

Sipas Bevington-it, nga tri glidet që ka shqipja, dy janë gjysmëzanore. Njëra është j, një
gjysmëzanore e parrumbullakuar, që i korrespondon i-së në të gjitha tiparet, përveç faktit që

17
është [-rrokjeformuese]. Gjysmëzanorja tjetër ë ekziston vetëm në strukturën e thellë dhe
modifkohet ose fshihet nga rregullat fonologjike, kështu që nuk shfaqet asnjëherë në formën
e sajorigjinale në strukturën sipërfaqësore. Ajo është një gjysmëzanore e lartë, e prapme,
e rrumbullakuar dhe përkon në tiparet e tjera me u, përveç faktit se është [-rrokjeformuese].
(Jubani, 2011: 73-75).

2. Në vitin 1984 mund t’i referohemi L. Neëmark-ut që boton, në kuadër të një


gramatike për shqipen standarde, edhe një përshkrim të sistemit fonologjik: Neëmark i klasifkon
më vete zanoret dhe bashkëtingëlloret.

The Albanian Consonants


Labial Apical Laminal Dorsal
Stops
LIQUIDES
Voiceless p t q k
Lateral
Voiced b d gj g
l, ll
FRICATIVES
Slit

Central
Voiceless f th
r, rr
Voiced v dh
Groove GLIDES
Voiceless s sh
Voiced z zh Voiced
AFRICATES
j
Voiceless c ç
Voiceless
Voiced x xh
h
NASALS m n nj

Tabela 1.2. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve të shqipes sipas L. Neëmark

18
Neëmark-u e përcakton vendin e nyjëtimit të bashkëtingëlloreve nisur nga organi aktiv,
radhët e formuara janë: labial, apical, laminal, lateral, central; sipas mënyrës së formimit,
ndahen në “stops, fricatives, nasals, liquids, glides”. Dodi sa i takon vendit të nyjëtimit, bazohet
në vendin e krijimit të pengesës dhe dallon: buzore, dhëmbore, qiellzore, grykore, sa i takon
mënyrës së formimit te Dodi përcaktohen: mbylltore, shtegore, sonante, këto të fundit ndahen në:
hundore, dridhëse, mesore, anësore.

3. Më 1983, Dodi dhe Gjinari paraqesin në Insitutin e Gjuhësisë tekstin “Fonetika e


gjuhës shqipe”, me disa ndryshime teksti ribotohet më 2005, nga Dodi, ku klasifikimi i zanoreve
dhe i bashkëtingëlloreve bëhet më vete.

Buzore Dhëmbore Alveolare Qiellzore- Qiellzor Grykore


alveolare e
Mbylltore Të shurdhëta p t c ç q k
Të zëshme b d x xh gj g
Shtegore Të shurdhëta f th s sh h
Të zëshme v dh z zh
Sonante Hundore m n nj
Anësore ll l
Mesore r, rr j
Dridhëse

Tabela 1.3. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve të shqipes sipas A. Dodit.

4. Një klasifikim tjetër të bashkëtingëlloreve e gjejmë te teksti i dialektologjisë botuar


nga J. Gjinari (1989:154). Autori përqas sistemet fonetike dialektore dhe jep inventarin e
bashkëtingëlloreve të shqipes së njësuar. Gjinari, ashtu si edhe Neëmark-u i klasifikon
bashkëtingëlloret, për nga vendi i nyjëtimit, së pari, sipas organit aktiv: buzore, paragjuhore,
mesgjuhore, prapagjuhore, faringale. Më pas ndahen sipas, vendit të krijimit të pengesës në:
dybuzore, buzoredhëmbore, ndërdhëmbore, alveo-dhëmbore, alveolare, palatalo-alveolare.

19

Sipasorganit aktiv BUZORE PARAGJUHORE MESGJU PRAPA FARIN


+ vendit HORE GJUH GALE
ORE
Sipas mënyrës Dybu Buzor Ndërdh Alveod Alve Palatalo-
së formimit z e-dh. ëmbore hëmbor olare alveolare
e

Të p t c ç q k
shurdhëta

Të b d x xh gj g
zëshme

Sonante m n nj

S Të f th s sh
H shurdhëta

Të v dh z zh h
T
zëshme
E
S Mes j
G .
O
Anës ll l
O
.
R Drid r,rr

E h.

Tabela 1.4. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve të shqipes sipas J. Gjinarit.

20

Mështetur në mënyrën e kalimit të pengesës, ky autor i klasifikon bashkëtingëlloret në:


mbylltore dhe shtegore, më pas të dyja këto klasa kanë nga një nënklasë të sonanteve, që për
mbylltoret përbëhet nga bashkëtingëlloret hundore, kurse për shtegoret ndahet në mesore,
anësore dhe dridhëse.
5. B. Beci shumë herë në botimet e tij ka rimarrë analiza të sistemit fonologjik të
shqipes, shpesh duke krahasuar të folmet gegërishtes me shqipen standarde. Në tekstin Fonetika
e shqipes standarde (2004), Beci sjell klasifikimin e zanoreve dhe të bashkëtingëlloreve sipas
tipareve të tyre nyjëtimore, të cilat i kemi paraqitur në tabelën në vijim:

Mënyra e Vendi i nyjëtimit


B Dh A Q Q G
nyjëtimit
u ë l i i r
z m v e e y
o b e ll ll k
r o o z z o
e r l o o r
e a r r e
r e e
e a.
Të shurdhëta p t c ç q k

mbylltore Të zëshme b d x xh gj g

shtegore Të shurdhëta f th s sh h

Të zëshme v dh z zh j

hundore m n nj
anësore ll l
dridhëse njëdridhëse r
shumëdridhëse rr

Tabela 1.5. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve të shqipes sipas B.Beci.

21

Siç e shohim, Beci e bën klasifikimin e bashkëtinglloreve sipas vendit të nyjëtimit, duke i
ndarë në: buzore, dhëmbore, alveolare, qiellzore-alveolare, qiellzore dhe grykore. Duke u bazuar
në mënyrën e formimit, formohen këto seri: mbylltore, shtegore, hundore, anësore, dridhëse; më
tej dridhëset ndahen në njëdridhëse dhe shumëdridhëse. Veç këtyre dy tipareve,
bashkëtingëlloret klasifikohen edhe sipas së tejzave të zërit. Veç klasave, në disa raste ka
mospërputhje mes këtyre studiuesve edhe për sa i takon klasifikimit të një pjese të vogël të
bashkëtingëlloreve: /n/, /ll/, /j/, /h/, /ë/ dhe dridhësëve. Hundoret disa i ndajnë si një klasë më
vete, kurse të tjerë i përfshijnë te mbylltoret. Më hollësisht, Neëmark-u dhe Beci i paraqesin si
një grup të veçantë, Gjinari i përfshin te mbylltoret sonantet, kurse Dodi i vendos si një nënklasë
të sonanteve, ashtu sikur dridhëset, anësoret dhe mesoret.

6. Ndërsa, R. Memushaj në tekstin “Fonetika e shqipes standarde” (2009), sjell


klasifikimin e zanoreve dhe të bashkëtingëlloreve sipas mënyrës së formimit, duke dalluar këto
klasa bashkëtingëlloresh: mbylltore, shtegore, afrikate, dridhëse. Kurse, sipas vendit të formimit
ai dallon këto klasa: buzoret, dhëmboret, alveolaret, qiellzoret, velaret, uvularet, faringalet,
laringalet.

Dallimet në vendin e nyjëtimit mund të reduktohen në dy kundërvënie fonologjike: 1) të


përparme (difuze)/ të prapme (kompakte) dhe 2) të rënda (me rezonator të plotë, të pandërprerë)/
të mprehta (me rezonator të ndërprerë) (Dodi, 1996 : 80).

Në kundërvënien e parë difuze/ kompakte, bashkëtingëlltoret karakterizohen nga prania/


mungesa e një formanti në një zone të ngushtë dhe qendrore të spektrit. Me anë të këtij tipari
kundërvihen bashkëtingëlloret e prapme që janë kompakte (qiellzoret, qiellzo-alveolaret dhe
grykoret) me bashkëtingëlloret e përparme që janë difuze (buzoret, dhëmboret dhe alveolaret).
Këtë kundërvënie Dodi e pasqyron kështu (Dodi, 1996: 80):

22

buzore dhëmbore alveolare qiellzore-alveolare qiellzore grykore

p t c ç q k
b d x xh gj g
f th s sh
v dh z zh
buzore dhëmbore qiellzore

difuze kompakte

Në kundërvënien e dytë e mprehtë/e rëndë, te bashkëtingëlloret e rënda futen


bashkëtingëlloret me nyjëtim periferik (buzoret dhe dhëmboret), ndërsa te të mprehtat futen
dhëmboret (+ alveolaret) dhe (qiellzoret – alveolaret, që janë bashkëtingëlloret joperiferike.
Bashkëtingëlloret e mprehta karakterizohen nga përqëndrimi i energjisë në denduritë e larta të
spektrit.

buzore dhëmbore alveolare qiellzore-alveolare qiellzore grykore

p t c ç q k
b d x xh gj g
f th s sh
v dh z zh
buzore dhëmbore qiellzore grykore

të mprehta

të rënda

23

Më sipër paraqitëm kundërvëniet fonologjike të bashkëtingëlloreve sipas tipareve të tyre


akustike difuze/ kompakte dhe të mprehta/ të rënda. Më tej, Dodi kalon në një përshkrim më të
detajuar, në rastin e shtegoreve /t/, /t/.  “Në këtë grup veçohen /t/, /d/, të cilat janë mat. Çiftet /t/-
/dh/ dhe /th/- /dh/ në gjuhën shqipe i kundërvihen njëra- tjetrës me tiparet mbylltore mat-
shtegore mat, megjithëse si rregull mbylltoret e mirëfillta janë mat, ndërsa shtegoret e mirëfillta
janë strident. Por ka edhe gjuhë të tjera,ku mbylltoret mat kundërvihen me shtegoret mat, si në
gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohë /th/, /dh/, si shtegore mat, u kundërvihen bashkëtingëlloreve
/s/,/z/, si shtegore strident. Pra, kemi: /t/, /d/ (mbylltore mat) - (th), (dh) (shtegore mat) /th/, /dh/
(shtegore mat ) - /s/, /z/ (shtegore strident)” (Dodi, 2004: 108)

Në sistemin e bashkëtingëlloreve të shqipes Dodi dallon tri lloje të bashkëllidhjeve


kryesore: a) i zëshmërisë, b) i mënyrës së nyjëtimit, c) i hundorësisë.

Në tabelën në vijim do të paraqesim bashkëlidhjen e zëshmërisë:

Të Shurdhëta p b t s c ç sh th q k h

Të zëshme b v d z x xh zh dh gj g

Tabela 11.

Bashkëlidhja e mënyrës së nyjëtimit përfshin kundërvëniet midis bashkëtingëlloreve të


zhurmëta mbylltore dhe shtegore gjegjëse: /p-f/, /b-v/, /t-th/, /d-dh/, /c-s/, /x-z/, /ç-xh/, /sh-zh/
dhe /k-h/. “Ndërsa, bashkëtingëlloret /q-gj/ nuk marrin pjesë në këtë bashkëlidhje sepse marrin
pjesë në bashkëlidhjen e hundorësisë, e cila është e formuar nga tërësia e kundërvënieve /b-m/,
/d-n/ dhe /gj-nj/” (Dodi, 1967 : 16).

24

Kreu II

4. RROKJA DHE NDARJA FONETIKE E FJALËVE NË RROKJE

4.1. Nocioni dhe funksioni i rrokjes

Në gjuhën shqipe rrokja cilësohet si një ndër njësitë gjuhësore më të pastudiuara, ajo
është trajtuar përciptazi në aspektin teorik nga studiues shqiptarë, por një studim i mirëfilltë dhe
serioz rreth hulumtimit të saj mungonte prej kohësh. Në aspektin teorik kjo njësi gjuhësore në
shqipe deri tash është trajtuar nga Anastas Dodi (Dodi, 2004 : 125-142), Rexhep Ismajli
( Ismajli, 1985 : 156-160) dhe tashti së voni edhe nga Aljula Jubani (Jubani-Bengu Aljula, 2013 :
f?). Gjuhëtarë të tjerë shqiptarë rrokjen dhe strukturën e saj e kanë përmendur përciptazi në
hulumtimet e tyre për të folme të ndryshme dialektore të shqipes, mirëpo interpretimet për të nuk
kanë shkuar përtej përshkrimeve teorike që ishin bërë më parë. (Hysenaj 2013 : 1). Gjuhëtarja
polake, Irena Saëicka, është e para që ka trajtuar strukturën e rrokjes në shqipen dialektore.

Bazuar në teorinë e sonoritetit Saëicka konstaton se rrokja në shqipen dialektore pos


kulmit të zakonshëm, që identifikohet me një zanore të plotë, ndonjëherë përcillet edhe me një
kulm plotësues sonoriteti. Ky kulm, sipas autores, shkaktohet nga shkalla e sonoritetit të tingujve
bashkëtingëllorë në anët e rrokjeve dhe nga reduktimi ose rënia e tërësishme e tingujve të
shkurtër të patheksuar. Rrokjen, prerjen e saj dhe ndarjen e fjalëve në rrokje do t’i analizojmë me
anë të matjeve akustike, konkretisht me anë të Praat-it, duke i vënë në pah tiparet karakteristike
të tyre. Korpusin e fjalëve për analizë e kemi përzgjedhur nga shembuj të paraqitur nga Dodi, për
të vërtetuar me matje të fonetikës eksperimentale, nëse ndarja tradicionale e rrokjeve në shqipe, e
bazuar në radhë të parë në teorinë e sonoritetit, njëkohësisht e përqafuar nga Dodi, është e
qëndrueshme apo e diskutueshme. Shembujt e korpusit vënë në pah se struktura e rrokjes në
shqipe del më ndryshe krahasuar me studime tradicionale.

Rrokja është njësia më e vogël shqiptimore e ligjërimit. (Dodi, 2004 :125). Si e tillë lidhet
me dy çështje kryesore: 1) me natyrën fonetike të rrokjes d.m.th. me faktin pse një grup i caktuar
i tingujsh në shqiptim formojnë një njësi. 2) me kufijtë e rrokjes, d.m.th. si realzihet ndarja e
fjalëve në rrokje, me ç’ mjete shënohen kufijtë e saj.

25

Rrokja realizohet praktikisht nga të gjithë dhe perceptohet nga çdo njeri pa formim
gjuhësor të posaçëm, shpjegimi i natyrës së saj si dhe i kufijve të ndarjes së fjalëve në rrokje
paraqet një sërë vështirësish. Në gjuhësi deri tashti nuk ka mendim të njëjtë për natyrën e rrokjes.
Lidhur me gjuhën shqipe, ashtu si edhe me gjuhë të tjera, vështirësitë për zgjidhjen e problemeve
të rrokjes kanë të bëjnë me këto rrethana:
a) Ndarja e fjalëve në rrokje nuk është e lidhur me kuptimin. Me këtë kuptojmë se kufiri
i rrokjes nuk ndikon në kuptimin e fjalës. P.sh. kuptimi i fjalëve kuptoj, arka nuk
ndryshon, po qe se këto fjalë i ndajmë respektivisht ku-ptoj ose kup-toj, ar-ka ose a-
rka. (Dodi, 2004:126). Shqiptimi i fjalëve duke zgjatur zanoret më tepër se zakonisht,
sjell si pasojë që të gjitha rrokjet e fjalëve në gjuhën shqipe të bëhen të hapura,
d.m.th. që mbarojnë me zanore.
b) Së dyti, vështirësitë lidhen me faktin që studimi me anë të aparaturave ka mbetur
relativisht prapa në krahasim me studimin e dukurive të tjera fonetike.
c) Një nga shkaqet pse në gjuhësi ekzistojnë mendime të ndryshme për rrokjen është dhe
fakti se gjuhëtarët shpesh e kanë studiuar rrokjen nga këndëvështrimë të ndryshmë
akustike, nyjëtimore dhe funksionale. Disa gjuhëtarë në shpjegimin e natyrës së
rrokjes nxjerrin në pah të parë njërin nga këto tipare, të tjerë përpiqen t’i kombinojnë.

4.1. Rregullat e ndarjes së fjalëve në rrokje në gjuhën shqipe

Rregulla më e përgjithshme e ndarjes në rrokje ka të bëjë me marrëdhënien midis kufijve


të rrokjeve dhe kufijve të fjalëve.

Në shqipen standarde, kur janë pranë njëra-tjetrës, dy fjalë emërtuese, nga të cilat njëra
mbaron me zanore, kurse tjetra fillon me bashkëtingëllore ose e kundërta, secila fjalë ndahet
ashtu siç do të ndahej po të shqiptohej e veçuar.

Në rastet kur kemi të bëjmë me fjalë shërbyese dhe një fjalë emëruese, kufiri i fjalëve
here-herë nuk përputhet me kufirin e rrokjeve.

26

Më të ndërlikuar Dodi paraqet problemin e ndikimit të strukturës morfologjike të fjalës


mbi kufijtë e rrokjes. Mund të pohojmë se një ndikim i tillë ekziston, por ai nuk paraqitet i njëjtë
në të gjitha rastet.

Një nga veçoritë më të përgjithshme e më të qarta të ndërtimit të rrokjes në gjuhën shqipe


është lidhja më e ngushtë midis bashkëtingëlloreve dhe zanores që vjen pas.
Grupi i bashkëtingëllore + zanore (BZ) formon një lidhje që karakterizohet nga bashkimi
më i madh i elementeve.

Ky grup përbën modelin më të zakonshëm, që ndeshet më shpesh në rrokjet e shqipes.


Rrokje të tilla që mbarojnë me zanore (BZ), quhen rrokje të hapura (ZB), quhen rrokje të
mbyllura. Në gjuhën shqipe mbizotërojnë rrokjet e hapura.

Në bazë të këtyre Dodi ka formuluar këto rregulla për ndarjen fonetike të fjalëve në rrokje:

a) Një bashkëtingëllore e vetme midis zanoresh formon rrokje me zanoren që vjen pas. P.sh.
ara/ a-ra/, hëna/ hë-na, djali/dja-li.
b) Kur kemi dy bashkëtingëllore të zhurmëta midis zanoresh (ZBBZ) paraqiten dy mundësi:
ose të dyja bashkëtingëlloret shkojnë me znaoren e dytë (Z-BBZ) ose ato ndahen midis
dy rrokjeve (ZB-BZ). Për gjuhën shqipe është karakterisitke ndarja Z-BBZ. P.sh. ko-stu-
mi, mu-sta-qe, bri-sku, bo-shti, vje-shta etj.
c) Dy bashkëtingëllore të tipit e zhurmët+ sonante midis zanoresh formojnë rrokje me
zanoren pasuese. Disa nga shembujt që sjell Dodi (2004:135) pu-pla, dip-lo-ma, di-si-pli-
na, E-vro-pa, vi-shnjë etj.
d) Grupi i bashkëtingëlloreve sonante + e zhurmët, autori dallon dy raste:
a) Grupi hundore + e zhurmët midis zanoresh formon rrokje me zanoren pasuese. Ky
grup gjatë shqiptimi nuk ndahet në, megjithëse kjjo shkon në kundërshtim me teorinë
e sonoritetit.

Bashkimet hundore + mbylltore e zhurmët formojnë grupet më të shpeshta në trup të fjales: -mb,
-mp, -nd, -nt, -ngj, -nk, -nx etj. P.sh. kri-mbi, gje-mbi, ka-mpi, o-li-mpi-ke, e pre-mte, ve-ndi,
më-ngje-si etj.

27

Bashkimet hundore + shtegore e zhurmët që i gjejmë shpesh në huazime relativisht të reja. P.sh.
me-nsa, ce-nsu-ra, be-nzi-në, shpe-nzi-mi, ko-nfe-re-nca etj.

b) Grupin e dytë që e dallon Dodi janë sonantet e tjera (përveç hundoreve) +


bashkëtingëllore të zhurmëta midis zanoresh, ndahen. P.sh. tur-pi, qer-pi-ku, tër-bi-
mi, shër-bej, dar-ka, ar-gje-ndi, ar-gu-me-nti, for-ca, ar-ka, var-gu, mor-fe-ma etj.
Të gjitha këto rregulla të paraqitura kanë si objekt fjalën e veçuar.

4.2.1. Ndarja e rrokjeve në kufirin e fjalëve

Nga pikëpamja e ndarjes në rrokje segementet e ligjërimit më të mëdha se fjala përbëjnë


një problem të veçantë.

Kur vijnë njëra pas tjetrës dy fjalë emërtuese kufiri midis tyre ruhet. Në qoftë se njëra
fjalë mbaron me bashkëtingëllore, kurse tjetra fillon me zanore, ato nuk formojnë së bashku një
rrokje.

Kur takohen në kufirin e fjalëve emërtuese dy bashkëtingëllore që në fjalët e veçuara


bashkohen në një rrokje, në ktë rast nuk formojnë rrokje. Kjo dukuri vihet re në stilin neutral dhe
atë bisedor.

4.2.2. Ndarja e fjalëve në rrokje në kufirin e morfemave

Përbërja morfematike e fjalëve në disa raste ndikon dhe në kufirin e rrokjeve të fjalës.

Në kufirin e parashtesës dhe të rrënjës ndarja në rrokje paraqitet me disa veçori:

a) Kur parashtesa mbaron me zanore, kurse rrënja fillon me bashkëtingëllore, ose e


kundërta, ndarja në rrokje bëhet kështu: pa-pje-ku-ri, pa-qar-të-si, pa-a-ftë-si, pë-ru-
lje etj.
b) Kur parashtesa mbaron me bashkëtingëllore dhe rrënja fillon po me bashkëtingëllore,
zakonisht kufiri i rrokjes i përgjigjet ndarjes morfematike, p.sh.: për-dor, për-buz,
shpër-blej, ndër-hyj etj.
28

Kreu III

1. MODIFIKIMET E TINGUJVE NË RRJEDHËN E LIGJËRIMIT

Një shkrim interesant në korpusin e studimeve të thelluara që ka ndërrmarrë prej kohësh


Anastas Dodi në fushën e fonetikës, është “Modifikimet e tingujve gjatë ligjërimit”.
Meqë tingujt shqiptohen njëri pas tjetrit, ata ndikojnë në mënyrë të ndërsjellë, përshtaten
ose modifikohen. Po qe se si rezultat i ndikimit të ndërsjëllë të tingujve, në fjalë përftohet një
nuancë e së njëjtës fonemë jo një fonemë tjetër, kemi të bëjmë me modifikim të tingujve. Këto
modifikime janë dallime jofonematike të tingujve në rrjedhën e ligjërimit, d.m.th. nuk kemi të
bëjmë me kalimin nha një fonemë në nje tjetrën në kuadrin e së njëjtës morfemë.

Këtu do të pasqyrojmë disa nga rastet e modifikimeve që pësojnë tingujt e gjuhës shqipe
gjatë ligjërimit.

Nga pikëpamja fonologjike Dodi dallon dy kategori ndryshimesh tingullore: 1)


modifikime të tingujve në rrjedhën e ligjërimit, i cili lidhet me planin sintagmatik të gjuhës; 2)
ndërrime të fonemave, që lidhet me dallimin në përbërjen fonematike të së njëjtës morfemë.

Së pari, me rastin e modifikimeve të tingujve kemi të bëjmë me të njëjtën fonemë, me


nuancat e saj të detyrueshme. Së dyti, ndërrimet e fonemave i nxjerrim nga alomorfet e së njëjtës
morfemë dhe jo nga morfema të ndryshme. ( Dodi, 2000 : 151).

Ndikimi i ndërsjellë i tingujve mund të realizohet: a) midis zanoreve dhe


bashkëtingëlloreve; b) midis dy zanoresh ose midis dy bashkëtingëlloresh.

Në rrjedhën e ligjërimit ndikimi i ndërsjellë i tingujve mund të sjellë edhe ndryshime, që


realizohen në proceset fonetike të përshtatjes, asimilimit, disimilimit, haplologjisë etj. Me
kushtet pozicionale autori trajton edhe shtesat, rëniet dhe reduktimet e tingujve.

29

Kreu IV

6. THEKSI I FJALËS NË GJUHËN SHQIPE


Theksi i fjalës, apo theksi leksikor, përkufizohet në fonetikë dhe në fonologji si efekti i
prodhuar nga shqiptimi më i fuqishëm i njërës prej rrokjeve të fjalës asaj të theksuar; se
shqiptimi i të tjerave - të patheksuara. Ky lloj i theksit, andaj, bëhet jo vetëm thjesht fonetik, por
edhe njësi morfonologjike e gjuhës, se funksionnon si shenja e qëndrueshme e fjalëve në të
folurit.

I pari që ka provuar t’i formulojë rregullat e vendosjes së theksit të fjalës në gjuhën


shqipe sipas fonologjisë gjenerative standarde, të themeluar në veprën e Chomsky-t & Halle-s
(1968), ishte Bevington-i. Të gjithë pajtohen patjetër që domeni i vërtetë i rregullave të
vendosjes së theksitleksikor në shqipen është vetëm tema gramatikore e fjalës, dmth. që ato
morfemaflektivedjathtas kufirit të temës janë të parëndësishme për vendosjen e theksit,prandaj
rregullat e saj nuk zbatohen mbi to. Të dhënat e gjuhës shqipe e konfirmojnë këtë qëndrim, se
mbaresat flektive në shqipen kurrë nuk janë të theksuara.

Një kërkim tjetër fonologjik i sistemit theksor të gjuhës shqipe ka qenë i kryer nga
Maynard-i (1997) sipas teorisë së optimalitetit të fonologjisë së gjuhës, një teorie të re në
gjuhësinë gjenerative, të themeluar në veprën e Prince-it &Smolensky-t (1993). Analiza e saj e
theksit leksikor të shqipes i ka zbuluar ca shtrëngesa të rëndësishme të fonologjisë së gjuhës
shqipe (p. sh. orientimin e djathtë të theksit në shqipen).

Një analizë tjetër, e kryer nga Trommer-i (2004), gjithashtu përfundon që theksi i fjalës
në shqipen e ka orientimin e djathtë, por që është i ndjeshëm ndaj cilësisë, apo kualitetit të
zanoreve, ashtu si edhe ndaj peshës së rrokjeve të fjalës. Kurse në vitin 2009 Trommer-i e bëri
një kërkim edhe më tutje në palëvizjen morfologjike të theksit leksikor të shqipes, duke vënë në
dukje një analizë ciklike të palëvizjes së theksit të shqipes.

30

Canalis-i (2007) e ka kryer një analizë teorike të theksit të fjalës të shqipes sipas teorisë
metrike të fonologjisë. Analiza metrike e tij e vendosjes së theksit leksikor në shqipen është
bazuar në propozimin që theksimi i gjuhës shqipe varet nga pesha e rrokjeve, ashtu si te
Trommer-i (2004; 2009), që zbatohet vetëm në domenin e temës së fjalës, ashtu si te Bevington-
i (1974) e të tjerët, dhe e ka një orientim të djathtë, ashtu si te Maynard-i (1997). Sipas Canalis-it,
shqipja është në morfonologjinë e saj të ndjeshme ndaj sasisë metrike, apo kuantitetit të rrokjeve,
dmth. ndaj numrit të morave të tyre, apo peshës së tyre, dhe jo ndaj cilësisë së zanoreve në
rrokje. Rrokjet mund të jenë të rënda, kur janë të gjata ose të mbyllura, apo kur e përmbajnë
ndonjë diftong, e prandaj përbëhen nga dy mora; apo mund të jenë të lehta, kur janë të shkurta
dhe të hapura, e prandaj përbëhen nga një morë metrike. Rrokjet dhe morat e tyre i formojnë
këmbët metrike. Prandaj, në prozodinë e shqipes, në fjalët e Canalis-it, këmba kryesore dhe e
theksuar gjendet në fundin e djathtë të temës së fjalës, dheështë e përbërë nga dy mora me
aksentin paroksiton. Në fjalë të tjera, rregulla e vendosjes së theksit të fjalës në shqipen do të
thoshte se, në çdo fjalë të gjuhës shqipe, theksi kryesor vendoset mbi morën e pare të këmbës më
të djathtë dymorëshe të temës së fjalës, dmth. që të gjithë temat e shqipes janë paraoksitone, me
theksin në morën e parafundit. (Bozhoviq, pp145-150).

Ndërsa, Dodi (1990) theksin e përkufizon si të “spikaturit e një rrokjeje me mjete të


ndryshme foentike”. Në fjalorin e gjuhës shqipe (2006) theks quhet “shqiptimi me zë më të fortë
a me ton më të ngritur i një zanoreje në fjalë”.

Si përfundim mund të themi, se theksi është tipar i fjalës, që lidhet me fjalën, por midis
vendit të theksit dhe ndarjes së fjalëve në morfema ekziston një lidhje, që përcaktohet nga lloji i
morfemave.

6.1.2. Vendi i theksit në fjalët e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe bën pjesë në grupin e atyre gjuhëve, ku theksi në fjalë të ndryshme mund të
bjerë në rrokje të ndryshme. P.sh. fjalët mali, njeri, përparim, qytetërim, theksohen në rrokjen e
parë, të dytë, të tretë dhe të katërt.

31

Theksi i shqipes në fjalë të ndryshme nuk është i lidhur me një rrokje të caktuar. Pra, vendi i
theksit në gjuhën shqipe nuk mund të paraqitet me një rregull të përgjithshme. “Ai nuk mund të
përcaktohet automatikisht në të gjitha fjalët. Vendin e theksit e përcaktojmë nga caqet e gjatësisë
së fjalës, nga numri i rrokjeve të saj” (Dodi, 2004 :172).
Theksi në gjuhën shqipe është ngulitur mbi një rrokje, ku nuk ndodhen treguesit
gramatikorë. Një aspekt tjetër që e vëren Dodi në studimet e tij është edhe lëvizshmëria dhe
palëvizshmëria e theksit. Analiza e materialeve tregon se theksi mund të bjerë në rrokje të
ndryshme, sidomos tek emrat, theksi bie mbi rrokjen e parafundit. Këtë dukuri e kanë vënë re
studiuesit e shqipes në shekullin e kaluar (S. Frashëri, Abetare e gjuhës shqipe, 1886).

Theksimi parafundor përbën modelin karakterisitk të skemës theksore të fjalëve të


shqipes. Mjaft fjalë të huazuara nga gjuhët e tjera, e rregullojnë theksin sipas kësaj skeme. P.sh.:
matematiikë, fiziikë, muziikë, paallto etj.

Vendi i theksit në fjalët me dy e më shumë rrokje, duke u mbështetur në sasinë e


përgjithshme të fjalëve të “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” (1980) paraqitet kështu:

54% kanë theks parafundor, 44% kanë theks fundor, 2% kanë theks tejfundor.

Si përfundim, mund të themi se në fjalët e gjuhës shqipe mbizotëron theks parafundor,


pastaj vjen theksi fundor, ndërsa theksat e tjerë zënë një vend të veçantë.

32

Kreu V

7. PROBLEMET E SHQIPTIMIT LETRAR

7.1. Norma standarde e shqiptimit


Gjuha standarde funksionon në dy trajta: në trajtën e folur dhe në trajtën e shkruar. Gjuha
e shkruar ka norma të vetat, normat e drejtshkrimit, që rregullojnë mënyrën e njëjtë të të
shkruarit për të gjithë. Gjuha e folur, nga ana e saj, ka normat e drejtshqiptimit, që synojnë
njësimin e saj.

Drejtshqiptimi si disiplinë gjuhësore është aq i vjetër sa edhe drejtshkrimi. Elementet e


përbashkëta të të dy varianteve standarde të shqipes janë burimet kryesore ku mbështetet
drejtshqiptimi i gjuhës sonë standarde. Siç thekson Dodi (1981b : 44) “norma e sotme
drejtshqiptimore ka karakter mbidialektor dhe nuk mbështet plotësisht në asnjë nga normat e
drejtshqiptimit të varianteve standarde të shqipes”.

Me fjalën drejtshqiptim ose fonetikë normative kuptojmë normat e gjuhës së folur që


sigurojnë shqiptimin e njëjtë në gjuhën standarde. Drejtshqiptimi është pjesë e kulturës së të
folurit dhe pjesë e pandashme e normave të gjuhës standarde.

Dallojmë dy aspekte të normës standarde të shqiptimit:

- Së pari, ajo ka të bëjë me përbërjen fonemore të fjalëve, d.m.th. përcakton përbërjen


fonemore që është normative, duke konsideruar të gabuar një përbërje tjetër fonemore.

- Së dyti, ajo lidhet me realizimin e fonemave në pozicione të ndryshme si edhe me


vendin e theksit në fjalë.

“Gjuhën letrare që përdoret në komunikim shoqëror e quajmë gjuhë letrare standarde ose
formë standarde të gjuhës kombëtare. Por krahas kësaj, sidomos në gjuhën e folur është i
përhapur dhe një variant i mjeteve të shprehjes, ku depërtojnë në një masë të madhe elemente me
veçori dialektore. Këtë formë shpesh e quajmë substandare” (Dodi, 1967: 6).

33

8.1.1. Norma standarde e shqiptimit

Shkenca jonë gjuhësore u ka kushtuar vëmendje të veçantë faktorëve brendagjuhësorë për


shpjegimin e dukurive të ndryshme gjuhësore.
Normat që lidhen me anën tingullore të gjuhës standarde, kanë fituar karakter
gjithëkombëtar dhe nuk përputhen plotësisht me bazën dialektore të asnjërit dialekt. Struktura
fonetike e gjuhës standarde mbështetet në radhë të parë në elementet e përbashkëta të dy
dialekteve, në fonemat dhe realizimet e tyre, megjithëse në këtë strukturë spikatin disa tipare
karakteristike të shqiptimit të ligjërimit jugor, siç janë p.sh.: ë-ja e theksuar, së cilës gegërishtja i
përgjigjet me a hundore (za- zë, baj-bëj, nana-nëna) etj., përdorimi më i dendur e ë-së së
patheksuar, mungesa e hundorësië dhe e gjatësisë së zanoreve, rotacizmi i n-së ndërzanore në një
kategori fjalësh të vjetra në gjuhë, togu i zanoreve ua, përdorimi i mesgjuhores nj në trup e në
fund të fjalës, ruajtja e grupeve mb, nd, ng, ngj të paasimiluara. Këto tipare fonetike tregojnë për
një lidhje më të ngushtë të normës standarde kombëtare me bazën jugore.

Norma standarde është në marrëdhënie me të dyja bazat dialektore dhe vetëm


mbizotërimi i formave me rotacizëm bën që të nxjerrim përfundimet rreth veçorive të shqiptimit.
Në strukturën fonetike të gjuhës standarde kanë zënë vend edhe tipare shqiptimi të dialektit
verior. Këto nuk prekin numrin e fonemave të gjuhës, as realizimin e tyre nëpërmjet varianteve
të këtyre fonemave. Ato kanë të bëjnë kryesisht me përbërjen fonemore të fjalëve të veçanta, që
në gjuhën standarde konsiderohen normative. (Dodi, 2004 : 214).

Nga këto çështje që ka parashtruar Dodi, del qartë, se ashtu si nënsistemet e tjera të
gjuhës, ana tingullore e gjuhës dhe normat e shqiptimit që mbështeten në të nuk paraqiten si
kodifikim i thjeshtë i veçorive dialektore vetëm të ndonjërit prej dialekteve të shqipes, as të
roskërishtes as të gegërishtes. Megjithëse, në strukturën fonetike të gjuhës standarde spikatin disa
nga tiparet themelore të shqiptimit jugor, por kjo bazë mbështetëse është zgjeruar edhe me disa
tipare fonetike veriore.

Studiuesit, si Rexhep Ismajli (2005) dhe Bahri Beci (2007), sugjerojnë që në procesin
e programimit të njohurive për gjuhën amtare dhe në procesin e hartimit të teksteve dhe në

34

praktikën e punës mësimore në shkollë të merret parasysh që gjuha shqipe operon në variante,
stile e regjistra, secili me një sistem më vete mjetesh gjuhësore më vete mjetesh gjuhësore në
varësi nga situatat e komunikimit, numri i bashkëbiseduesve dhe i natyrës së marrëdhënieve me
ta, qëllimi i komunikimit etj. Megjithëkëtë, ka studiues, si Isa Bajçinca (2006), Xhevat Lloshi
(2011) etj., që shtrojnë të kundërtën e kësaj që u tha më lart. Bajçinca mendon se në shkollë
duhet të mësohet vetëm sistëmi gjuhësor i shqipes standarde, madje duke i parë idetë e
mësipërme e si tendecë për bastardimin a edhe për ndryshimin e shqipes standarde. (Elezi 2015:
5). Për këtë rol që ka shkolla dhe sistemi arsimor si subjektet kryesore për mësimin e gjuhës
standarde, Munishi (2013 : 77) thekson se “çdo lëvdatë apo kritikë për cilësinë dhe nivelin e
nxënies së gjuhës standarde nga individi duhet të adresohet te shkolla dhe sistemi arsimor”.

8.1.2. Shkaqet e shmangies nga shqiptimi standard

Dialektet/ të folmet dialektore dhe gjuha standarde janë variante/ varietete të


barasvlershme të gjuhës. Megjithatë, ato ndryshojnë për sa i përket disa aspekteve gjuhësore dhe
funksionale dhe, varësisht nga gjuha, edhe për sa i përket përdorimit të tyre. Dallimet dhe
veçoritë gjuhësore mund t‘iu referohen aspekteve të ndryshme: shqiptimit, fjalorit, gramatikës
etj.

Vetëkuptohet që të dy varietetet (si në çdo gjuhë) kanë gramatikën e tyre. Gramatika e


gjuhës standarde, pjesë e së cilës janë shqiptimi dhe drejtshkrimi, është e përshkruar në detaje
dhe e normuar në rregulla dhe tekste mësimore, të cilat vlejnë për një zonë të tërë gjuhësore.
Përshkrimet e karakteristikave gramatikore, fonetike dhe leksikore ekzistojnë gjithashtu në
shumë dialekte dhe të folme dialektore. Megjithatë, këto nuk kanë karakter normativ, por
deskriptiv (përshkrues) dhe zakonisht i përkasin vetëm gjuhës së folur.

Në aspektin funksional dhe pragmatik të dy varietetet dallohen në mënyrë koncize:


dialekti, gjegjësisht e folmja dialektore është funksional dhe i rëndësishëm në nivel regjional e
lokal si medium i komunikimit joformal (p.sh. familjar). Gjuha standarde është funksionale dhe e
rëndësishme si medium i përdorimit gjuhësor formal, veçanërisht në të shkruar.

35

(Në aspektin e orientimit nga kompetencat mund të themi: Të komunikuarit në dialekt


është me rëndësi për integrimin social; kompetenca në gjuhën standarde është e domosdoshme
për integrimin shkollor dhe në fushën e profesionit e të karrierës.) Kështu, të dy varietetet kanë
funksionalitetin dhe rëndësinë e tyre të veçantë, të cilat duhet të respektohen.
Dodi në tekstin Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe (2004), dallon dy shkaqe të
shmangies nga shqiptimi standard:

a) veçoritë dialektore të shqiptimit të folësit, që përbën problemin kryesor për drejtshqiptim


dhe paraqit vështirësitë më të mëdha për t’u kapërcyer.
b) shqipitimin shkronjë për shkronjë të fjalëve të gjuhës së shkruar, që lidhet me shkrimin.

Veçoritë dialektore të shqiptimit folësi zakonisht i përvetëson që në fëmijëri, prandaj


duhet një punë e gjatë dhe këmbëngulëse për të përpunuar shprehitë e shqiptimit standard. P.sh.
veçori dialektore të shqiptimit të banorëve të Shqipërsië së Veriut janë: asimilimi i grupeve të
bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, në m, n, k; monoftongimi i grupeve të zanoreve ue, ie, ye, në u:,
i:, y:; hundërsia e zanoreve etj. Ndërsa, për banorët e Shqipërsië së Jugut veçori dialektore
përben mosshqiptimi i bashkëtingëllores rr në disa të folme, shqiptimi i sh-nistore si ç p.sh.:
çkarkoj, çpoj, çqep etj.

Sa i përket mendimit se shqiptimi i drejtë përputhet gjithnjë më shkrimin dhe rregullat e


tij drejtshkrimor nuk është gjithnjë i vërtëtë. Drejtshkrimi i gjuhës sonë, përveç parimit fonetik,
sipas të cilit fjalët shkruhen siç shqiptohen mbështetet edhe në parimin morfologjik e historic,
kështu që shkrimi nuk përputhet gjithnjë me shqiptimin.

8.1.3. Stilet e shqiptimit

Stilistika si degë e veçantë e gjuhësisë studion shtresimet e gjuhës së folur standarde


(ligjërimet) dhe të gjuhës së shkruar (stilet funksionale) (Xhuvani & Cipo, 1982 : 72). Në kohët e
reja variatetet funksionale të gjuhës janë quajtur stile ose stile funksionale, po ka edhe ndonjë qe
i quan edhe gjuhë funksionale, si p.sh. në gjuhësinë gjermane. Variantet e folura jugore, duke
qenë më afër standardit, por edhe duke pasur shtytje politike dhe kulturore, janë imponuar si
variante me prestigj për të gjithë arealin e shqipes” (Munishi, 2013 : 159).

36

Gjuha standarde ekziston në trajtë stilesh të ndryshme, që dallohen nga njëri-tjetri në


leksik dhe në strukturën gramatikore. Por, përveç stileve të gjuhës në ligjërimin tonë dallojmë
edhe stile të shqiptimit. Qartësia e të cilit varet nga kushtet në të cilat flasim. Ndryshe flasim me
një njeri, ndryshe me një auditor të madh, ndryshe në familje ose me fëmijë.
Në gjuhësinë shqipatare, njëzet vjetët e fundit, është përdorur më fort termi stil, të cilit i
jepet ky përkufizim: Fjala stil si term i gjuhësisë shënon një variatet a variant të gjuhës, të lidhur
me një sferë të caktuar të përdorimit dhe që ka disa veçori kryesisht në nivelin e leksikut e të
sintakës ( Lloshi 1977 : 224).

Dodi (2004), dallon tri lloje të sistemit të stileve të shqiptimit të gjuhës standarde:

1) Stilin e shqiptimit të kujdesshëm ose stili neutral, i cili karakterizon ligjërimin e qetë dhe
të ngadalshëm. Është shqiptimi që dëgjojmë në leksione, referate, stili i lajmeve të
zakonshme në radio e televizion etj.
2) Stilin e shqiptimit neutral ose familjar, që është stili i bisedave të zakonshme i cili
përdoret midis shokësh, në rrethin familjar etj. Këtu nuk i kushtohet vëmendje e posaçme
shqiptimit nga ana e qartësisë.
3) Stilin e shqiptimit solemn ose oratorik, që karakerizohet nga shqiptimi i qartë dhe i
ngadalshëm. Është stili i njoftimeve të rëndësishme në radio dhe televizion.

Shqiptimi konsiderohet si një dukuri mjaft e rëndësishme për sociolinguistikën, pasi është
mjaft i ndjeshëm ndaj dallimeve krahinore, shoqërore, duke na lënë hapësirë të hetojmë rreth të
folmeve të ndryshme. Kështu, një nga veçoritë fonetike që na ka tërhequr vëmendjen në sistemin
e saj zanor, është mënyra e veçantë e theksimit të disa fjalëve.

Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare


kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e
leksikore. Ai pasqyron gjendjen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit të gjuhës sonë
letrare, e cila mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit. Duke ngritur në një shkallë më
të lartë traditën e shkrimit të shqipes, drejtshkrimi i sotëm synon njësimin e mëtejshëm të normës
së gjuhës letrare kombëtare mbi bazën e trajtave të përbashkëta që janë përvetësuar e
përvetësohen prej saj.

8.1.4. Disa veçori të shqiptimit të fjalëve të huazuara relativisht vonë

Gjuha shqipe në formësimin e saj të tanishëm është kushtëzuar si nga faktorët historikë,
shoqërorë, ekonomikë, politikë, ashtu dhe nga faktorët e brendshëm të zhvillimit të saj. Një kahje
e rëndësishme e zhvillimit të gjuhës është përballja me huazimet, ku ato herë kanë përfituar nga
ky pasurim i ndërsjellë mes gjuhësh në kontakt, e herë janë mbivendosur fjalëve e pasojat janë të
dukshme në rrjedhën e zhvillimit të gjuhës pritëse. Edhe gjuha shqipe ka një qasje të ngjashme.
Marrëdhënia e saj me gjuhë fqinje e jo vetëm me to, kanë bërë që fytyra e saj të jetë rezultat dhe
pasqyrë e kësaj dukurie.

Përballja e parë me fjalët e huaja ka qenë nga leksikografët në shekullin XVIII. Kur
mblidhnin materialin për fjalorë, ata nuk dinin si t’i klasifikonin këto fjalë, pasi mendimet e para
të tyre ishin të ndryshme.

Deri në shekullin e 19-të është përdorur termi gjuhë të përziera, por më vonë u hodh
poshtë pasi fjala “përzierje” nuk dukej e përshtatshme, dhe filloi të përdorej termi huazim
gjuhësor. Bloomfield-i huazimin gjuhësor e përcaktonte si marrje të elementeve gjuhësore dhe
dallonte dy tipa huazimesh: atë kulturor (kur elementet e huazuara vinin nga një gjuhë tjetër e
largët) dhe dialektor (kalimi i fjalëve nga një dialekt në tjetrin). (Nuhiu 2013 : 18).

Huazimi ka ardhur si nevojë e njerëzimit për të komunikuar mes folësve të shteteve të


ndryshme. Në më shumë se dy dhjetëvjeçarët e fundit gjuha shqipe po përballet me huazime nga
gjuhë të ndryshme, të cilat janë rrjedhojë e disa faktorëve, si: globalizmi, emigrimi, arsimimi
jashtë vendit, politikat e shkollimit dhe e punësimit, folësi dygjuhësh dhe martesat e përziera.

Sipas Dodit (2004) kur hyjnë në gjuhën tonë, këto fjalë u përshtaten veçorive të
strukturës fonetike të shqipes.

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe (1973) si parim bazë ka pasur që të orientohemi te burimi i


parë, d.m.th. fjalët të ruhen ashtu siç shkruhen në gjuhët e burimit, duke ua përshtatur veçorive
fonematike të gjuhës shqipe.

Në tekstin Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, Dodi trajton disa veçori të shqiptimit
të fjalëve me prejardhje të huaj:

38

- Fjalët që kanë –ia, -ie, -io, -iu me i të patheksuar në trup të tyre shqiptohen: ja, je, jo, ju. P.sh.:
material (materjal), special (specjal), ambicie (ambicje), leksion (leksjon) etj.
- Fjalët që në gjuhët burimore kanë au, eu, në shqipen shkruhen dhe shqiptohen si në gjuhën
burimore p.sh.: autobus, autor, neurolog, neurologji etj.

- Fjalët me burim kryesisht nga latinishtja dhe gjuhët romane (nga italishtja dhe frëngjishtja, në
disa raste edhe nga greqishtja), që kanë c + e ose i shkruhen dhe shqiptohen: central, koncert,
proces, agjenci, deficit etj.

- Fjalët ndërkombëtare me burim nga greqishtja e vjetër që kanë d, t shkruhen dhe shqiptohen me
këto bashkëtingëllore dhe jo me dh, th, p.sh.; disk, diplomë, simpati, katedër, teatër, aritmetikë
etj.

- Fjalët me burim kryesisht nga greqishtja, latinishtja e gjuhët romane dhe që në shqipen kanë gj
+ e, shkruhen e shqiptohen me gj dhe jo me g ose xh ose zh, p.sh.: agjensi, gjenezë, gjips,
legjendë, gjeni etj.

Disa probleme të normës lidhen edhe me theksin në togjet e zanoreve:

- Togu ua në gjuhën standarde përgjithësisht shqiptohet me theks në zanoren e parë: muua,


gruua, muuaj, bluuaj etj.

- Togu ie gjithashtu shqiptohet me theks në zanoren e parë tek emrat ku ky grup ndiqet nga një
bashkëtingëllore e tingullt: miiell, qiiell, e diiel etj.

Në ligjërimin tonë bisedor vihen re edhe lëkundje të kësaj norme. P.sh. në fjalët si: e
diiel, miiell, diiell etj., shqiptohen edhe me theks në zanoren e dytë.

Elementët grekë e latinë në gjuhën shqipe, tregojnë se historia e vjetër e saj është
zhvilluar sferën e pandërmjetme të rrethit kulturor greko – romak e të ndikimit gjuhësor të tij.

Gjuha shqipe gjatë sundimit romak arriti të dalë fitimtare në ndeshjen e fortë e të gjatë me
latinishten, sepse i ruajti mirë veçoritë e veta dhe individualitetin e saj, pavarësisht se në thesarin

39

e saj hynë mjaft elementë leksikorë latinë (si gështenjë, qen, pulë, qepë, pyll, qiell, mashkull,
femër, ulli, mur, lepur, furk, luftë, ndrikull, shpatull, vaj, mik).
Fakti që latinishtja nuk depërtoi në strukturën gramatikore të shqipes dhe ruajtje prej
shqipes e origjinalitetit të një gjuhe të mëvetësishme indoeuropiane, i hedh poshtë disa mendime
pa baza shkencore të ndonjë studiuesi fqinjë që propangandojnë se Ilirët u romanizuan plotësisht.
Faza e kalimit nga Ilirishtja në Shqipe dhe e “ngjitjes“ së Shqipes së hershme, është faza e parë,
që karakterizohet nga ndeshja me latinishten (nga shekulli i parë para Krishtit deri në shekullin e
shtatë pas Krishtit) dhe më pas Gjuha Shqipe u formua nëpërmjet evolucionit gradual të nënës së
saj, Ilirishtes, nëpërmjet shndërrimeve të tilla, që kanë shënuar kalimin përfundimtar nga një
gjendje gjuhësore në një gjendje gjuhësore të re, ashtu siç ndodhi me latinishten vulgare, në
gjuhët romane, me gotishten e vjetër në gjuhët gjermanike, me sllavishten e vjetër në gjuhët
sllave.

9. PËRFUNDIMI
Vlera e punës ngulmuese të Anastas Dodit në fushën e fonetikës së gjuhës së sotme
shqipe është e madhe. Prof. Anastas Dodi ka hedhur për herë të parë bazat shkencore të fonetikës
së shqipes, me studimet e tij në vitet `60 të shekullit të kaluar. Në përgjithësi nga ky hulumtim
dalin këto përfundime:

- Studimet fonologjike mbi shqipen kanë filluar që në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të kaluar.
Shpesh, autorët e tyre i kanë trajtuar këto probleme në kuadër të gramatikave për mësimin e
shqipes nga të huajt. Mund të përmendim këtu analizat e sistemit fonologjik të Solano-s, Viedler-
it, ndërkohë që kemi studime si ai i Loëman-it (1932), Cimochovski-t (1960), Bevington-it
(1974), i cili boton pikërisht “Albanian Phonology”, Neëmark-ut (1984), Hamp-it (1993), ashtu
si edhe të Dodit, Becit, Boriçit, Belluscio-s etj., që kanë për qëllim një studim analizues të
sistemit fonologjik të shqipes.

- Njësitë fonetike të gjuhës studiohen në aspekte të ndryshme: 1) Në aspektin funksional ose


fonologjik, që zbulon funksionin e tyre në procesin e komunikimit; 2) Në aspektin akustik, që
zbulon karakteristikat fizike të tingujve; 3) Në aspektin nyjëtimor, që zbulon fiziologjinë e
formimit të tyre.

- Fonetika e gjuhës shqipe (1970) ishte i pari botim ku për herë të parë paraqitej fonetika
nyjëtimore, si formohen organikisht tingujt në gjuhën shqipe në krahasim me gjuhët e tjera. Për
herë të parë bëhet rentgenografimin i tingujve të gjuhës shqipe. Për herë të parë u realizua
palatogrami (me qiellzë artificiale) e tingujve të shqipes. Studime të kësaj natyre, për shqipen
standarde, janë relativisht të vona, për vetë faktin se është e re. Do të renditim këtu kontributet
kryesore në këtë fushë, për të bërë një krahasim mes tyre.

1. Duke ndjekur shkollën e studimeve gjenerative, në vitin 1974, Bevington-i botoi


“Albanian Phonology” Të gjitha bashkëtingëlloret sipas përshkrimit nyjëtimor të tij kanë këto
tiparet: [-rrokjeformuese, + bashkëtingëllore, - e tingullt, e ulët, hundor, anësor, tension i

40

lartë nënglotal]. Shtegoret, nyjëtimii të cilave nuk përfshin një mbyllje të plotë të kanalit zanor,
janë [+ i zgjatshëm], ndërsa mbylltoret dhe afrikatet, që kanë një bllokim të tillë janë [- i
zgjatshëm].
Sipas Bevington-it, nga tri glidet që ka shqipja, dy janë gjysmëzanore. Njëra është j, një
gjysmëzanore e parrumbullakuar, që i korrespondon i-së në të gjitha tiparet, përveç faktit që
është [-rrokjeformuese]. Gjysmëzanorja tjetër ë ekziston vetëm në strukturën e thellë dhe
modifkohet ose fshihet nga rregullat fonologjike, kështu që nuk shfaqet asnjëherë në formën
e sajorigjinale në strukturën sipërfaqësore. Ajo është një gjysmëzanore e lartë, e prapme,
e rrumbullakuar dhe përkon në tiparet e tjera me u, përveç faktit se është [-rrokjeformuese].

2. Në vitin 1984  L. Neëmark  botoi në kuadër të një gramatike për shqipen standarde,
një përshkrim të sistemit fonologjik.

Neëmark i klasifkon më vete zanoret dhe bashkëtingëlloret. Vendin e nyjëtimit të


bashkëtingëlloreve e përcakton duke u nisur nga organi aktiv, radhët e formuara janë: labial,
apical, laminal, lateral, central; sipas mënyrës së formimit, ndahen në “stops, fricatives, nasals,
liquids, glides”. Ndërsa, Dodi sa i takon vendit të nyjëtimit, bazohet në vendin e krijimit të
pengesës dhe dallon: buzore, dhëmbore, qiellzore, grykore, sa i takon mënyrës së formimit te
Dodi përcaktohen: mbylltore, shtegore, sonante, këto të fundit ndahen në: hundore, dridhëse,
mesore, anësore.

3. Më 1983, Dodi dhe Gjinari paraqesin në Insitutin e Gjuhësisë tekstin “Fonetika e


gjuhës shqipe”, me disa ndryshime teksti ribotohet më 2005, nga Dodi, ku klasifikimi i zanoreve
dhe i bashkëtingëlloreve bëhet më vete.

4. Një klasifikim tjetër të bashkëtingëlloreve e gjejmë te teksti i dialektologjisë botuar


nga J. Gjinari (1989:154). Ai përqas sistemet fonetike dialektore dhe jep inventarin e
bashkëtingëlloreve të shqipes së njësuar. Gjinari, ashtu si edhe Neëmark-u i klasifikon
bashkëtingëlloret, për nga vendi i nyjëtimit, së pari, sipas organit aktiv: buzore, paragjuhore,
mesgjuhore, prapagjuhore, faringale. Më pas ndahen sipas, vendit të krijimit të pengesës në:
dybuzore, buzoredhëmbore, ndërdhëmbore, alveo-dhëmbore, alveolare, palatalo-alveolare.

42

Mështetur në mënyrën e kalimit të pengesës, ky autor i klasifikon bashkëtingëlloret në:


mbylltore dhe shtegore, më pas të dyja këto klasa kanë nga një nënklasë të sonanteve, që për
mbylltoret përbëhet nga bashkëtingëlloret hundore, kurse për shtegoret ndahet në mesore,
anësore dhe dridhëse.

- Në gjuhën shqipe rrokja cilësohet si një ndër njësitë gjuhësore më të pastudiuara, ajo është
trajtuar përciptazi në aspektin teorik nga studiues shqiptarë, por një studim i mirëfilltë dhe serioz
rreth hulumtimit të saj mungonte prej kohësh. Në aspektin teorik kjo njësi gjuhësore në shqipe
deri tash është trajtuar nga Anastas Dodi (Dodi, 2004:125-142), Rexhep Ismajli (Ismajli,
1985:156-160) dhe edhe nga Aljula Jubani (Jubani-Bengu Aljula, 2013:f?). Kurse, gjuhëtarja
polake, Irena Saëicka, është e para që ka trajtuar strukturën e rrokjes në shqipen dialektore.

- Rregulla më e përgjithshme e ndarjes në rrokje ka të bëjë me marrëdhënien midis kufijve të


rrokjeve dhe kufijve të fjalëve.

- Një shkrim interesant në korpusin e studimeve të thelluara që ka ndërrmarrë prej kohësh


Anastas Dodi në fushën e fonetikës, është “Modifikimet e tingujve gjatë ligjërimit”. Nga
pikëpamja fonologjike Dodi dallon dy kategori ndryshimesh tingullore: 1) modifikime të tingujve
në rrjedhën e ligjërimit, i cili lidhet me planin sintagmatik të gjuhës; 2) ndërrime të fonemave, që
lidhet me dallimin në përbërjen fonematike të së njëjtës morfemë.

- Në rrjedhën e ligjërimit ndikimi i ndërsjellë i tingujve mund të sjellë edhe ndryshime, që


realizohen në proceset fonetike të përshtatjes, asimilimit, disimilimit, haplologjisë etj. Me
kushtet pozicionale autori trajton edhe shtesat, rëniet dhe reduktimet e tingujve.

- I pari që ka provuar t’i formulojë rregullat e vendosjes së theksit të fjalës në gjuhën shqipe sipas
fonologjisë gjenerative standarde, të themeluar në veprën e Chomsky-t & Halle-s (1968), ishte
Bevington-i.

- Një kërkim tjetër fonologjik i sistemit theksor të gjuhës shqipe ka qenë i kryer nga Maynard-i
(1997) sipas teorisë së optimalitetit të fonologjisë së gjuhës. Analiza e saj e theksit leksikor të
shqipes i ka zbuluar ca shtrëngesa të rëndësishme të fonologjisë së gjuhës shqipe (p. sh.
orientimin e djathtë të theksit në shqipen).

43
- Trommer-i (2004), thekson që theksi i fjalës në shqipen e ka orientimin e djathtë, por që është i
ndjeshëm ndaj cilësisë, apo kualitetittë zanoreve, ashtu si edhe ndaj peshës sërrokjeve të fjalës.
Ndërsa në një analizë tjetër (2009) e bëri një kërkim edhe më tutje në palëvizjen morfologjike të
theksit leksikor të shqipes, duke vënë në dukje një analizë ciklike të palëvizjes së theksit të
shqipes.

- Canalis-i (2007) e ka kryer një analizë teorike të theksit të fjalës të shqipes sipas teorisë metrike
të fonologjisë. Analiza metrike e tij e vendosjes së theksit leksikor në shqipen është bazuar në
propozimin që theksimi i gjuhës shqipe varet nga pesha e rrokjeve, ashtu si te Trommer-i (2004;
2009), që zbatohet vetëm në domenin e temës së fjalës, ashtu si te Bevington- i (1974) e të tjerët,
dhe e ka një orientim të djathtë, ashtu si te Maynard-i (1997). Sipas Canalis-it, shqipja është në
morfonologjinë e saj të ndjeshme ndaj sasisë metrike, apo kuantitetit të rrokjeve, dmth. ndaj
numrit tëmorave të tyre, apo peshës së tyre, dhe jo ndaj cilësisë së zanoreve në rrokje.

- Gjuha shqipe bën pjesë në grupin e atyre gjuhëve, ku theksi në fjalë të ndryshme mund të bjerë
në rrokje të ndryshme. P.sh. fjalët mali, njeri, përparim, qytetërim, theksohen në rrokjen e parë,
të dytë, të tretë dhe të katërt.

- Një aspekt tjetër që e vëren Dodi në studimet e tij është edhe lëvizshmëria dhe palëvizshmëria e
theksit. Të gjithë pajtohen patjetër që domeni i vërtetë i rregullave të vendosjes së theksit
leksikor në shqipen është vetëm tema gramatikore e fjalës, dmth. që ato morfema flektive
djathtas kufirit të temës janë të parëndësishme për vendosjen e theksit,prandaj rregullat e saj nuk
zbatohen mbi to.

44
10. BIBLIOGRAFIA

1. Beci, B. (1995). Gjuha letrare shqipe dhe baza e saj dialektore. Tiranë: Seminari XVII
Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
- (2004). Fonetika e gjuhës shqipe. Tiranë: EDFA.
2. Bozhoviq, Gj. (2012). Theksi i fjalës në morfonologji të shqipes: teoria metrike dhe e
optimalitetit. Prishtinë: Seminari XXXI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe
Kulturën Shqiptare. Marrë në:
(https://ëëë.academia.edu/7702866/Bozhoviq_Gj._2012_._Theksi_i_fjal%C3%ABs_n
%C3%AB_morfonologji_t
%C3%AB_shqipes_teoria_metrike_dhe_e_optimalitetit_Ëord_Stress_in_the_Morphonol
ogy_of_Albanian_Metrical_and_Optimality_Theories_._Seminari_31_1_143-152)
( Qasja e fundit më 27.05.2019).
3. Dodi, A. (1965). Diftongjet e shqipes së sotme në pikëpamje fonetike dhe fonologjike.
Tiranë: Konferenca e Parë e studimeve albanologjike.
- (1967). Rreth sistemit vokalik të shqipes. Tiranë: Studime filologjike. Nr. 3.
- (1970). Fonetika e gjuhës së sotme shqipe. Prishtinë: Enti i teksteve dhe i mjeteve
mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.
- (1973). Drejtshkrimi dhe shqiptimi letrar. Tiranë: Studime filologjike. Nr. 1.
- (1981a). Ë-ja mbështetëse dhe problemet e drejtshkrimit të saj. Tiranë: Studime
filologjike. Nr. 3.
- (1981b). Kultura e gjuhës dhe shqiptimi letrar. Tiranë: Gjuha jonë. 1.
- (1986). Ndarja aktuale e fjalisë dhe intonacioni në gjuhën shqipe. Tiranë: Gjuha jonë.
Nr. 4.
- (1990). Theksi dhe shkallëzimi i tij në gjuhën shqipe. Tiranë: Gjuha jonë. Nr. 2.
- (1992). Shqipja standarde në aspektin fonologjik. Tiranë: Gjuha jonë. Nr. 1-2.
- (1993). Karakteristikat statistikore të sistemit të fonemave të shqipes. Tiranë: Gjuha
jonë. Nr. 1-4.
- (1994). Gjuha letrare e njësuar dhe drejtshkrimi i saj. Tiranë: Gjuha jonë. Nr. 1-4.
45
- (1995). Gjuha letrare e njësuar nuk është çështje private. Tiranë: Refleksione Botime
Albania. Nr. 48.
- (1996a). Kundërvëniet fonologjike të bashkëtingëlloreve të shqipes letrare mbi bazën
e tipave akustike. Tiranë: Studime filologjike. Nr. 1-4.
- (1996b). Gjuha letrare shqipe përballë rreziqeve që e kërcënojnë. Tiranë: Studime
albanologjike II, Universiteti i Tiranës, Fak. Histori – Filologji.
- (1997). Shqipja letrare dhe problemet e formimit të saj. Tiranë: Revista letrare. Nr. 6.
- (1970). Rreth problemeve të normës në lëmin e fonetikës së shqipes së sotme letrare.
Tiranë: Studime filologjike. Nr. 2.
- (1972). Rreth problemeve të drejtshqiptimit të gjuhës letrare shqipe. Tiranë: Studime
filologjike. Nr. 4.
- (1998). Kundërvënia e zanoreve të shqipes sipas tipareve të tyre akustike. Tiranë:
Studime filologjike. Nr. 1-2.
- (1999). Kundërvëniet e bashkëtingëlloreve të shqipes sipas tipareve akustike e
qartë / e zbehtë / (strident / mat). Tiranë: Studime filologjike. Nr. 1-2.
- (2000). Modifikimet e tingujve në rrjedhën e ligjërimit. Tiranë: Studime filologjike.
Nr. 3-4.
- (2001). Ndërrimet e fonemave në gjuhën shqipe. Tiranë: Gjuha jonë. Nr. 1-2.
- (2004). Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Akademia e Shkencave e
Shqipërisë: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
- (2006). Fonetika e zbatuar dhe fushat e saj. Tiranë: Studime filologjike. Nr. 3-4.
4. Demiraj, Sh. & Dodi A. (1972). Një kontribut me vlerë për kristalizimin e gjuhës letrare.
Tiranë: Problemet e gjuhës letrare shqipe dhe të drejtshkrimit të saj. (Studime dhe
artikuj). Nr. II.
5. Dodi, A. & Gjinari, J. (1982). Fonetika e gjuhës së sotme shqipe (maket). Tiranë:
Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
6. Elezi, Sh. (2015). Përdorimi i shqipes standarde nga mësimëdhënësit e ciklit fillor.
Prishtinë: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, nr.
34/1.
46
7. Hysenaj H. (2013). Irena Saëicka Për strukturën e rrokjes në shqipen e Kosovës.
Prishtinë: Seminari XXXII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Marrë në:
https://filologjia.uni-pr.edu/getattachment/Seminari/Seminari-32-(V--1)---Botim.pdf.aspx
(Qasja e fundit më 27.05.2019).
8. Lloshi, Xh. (2011).  Shqipja, gjuhë e hapur dhe dinamike. Tiranë: Onufri.
9. Maynard, K. L. (1997). An optimality analysis of Albanian ëord stress. In: Xingzhong Li
et al. (eds.). Papers from the 1997 Mid-America Linguistics Conference (pp. 94 — 100).
Marrë në:
(https://ëëë.academia.edu/7702866/Bozhoviq_Gj._2012_._Theksi_i_fjal%C3%ABs_n
%C3%AB_morfonologji_t
%C3%AB_shqipes_teoria_metrike_dhe_e_optimalitetit_Ëord_Stress_in_the_Morphonol
ogy_of_Albanian_Metrical_and_Optimality_Theories_._Seminari_31_1_143-152)
( Qasja e fundit më 29.05.2019).
10. Munishi, Sh. (2013). Probleme të shqipes standarde në Kosovë. Prishtinë: Zeroprint.
11. Neëmark, L. (1982). Standard Albanian: A Reference Grammar  for Students. Stanford:
Stanford University Press. Marrë në:
(https://ëëë.academia.edu/7702866/Bozhoviq_Gj._2012_._Theksi_i_fjal%C3%ABs_n
%C3%AB_morfonologji_t
%C3%AB_shqipes_teoria_metrike_dhe_e_optimalitetit_Ëord_Stress_in_the_Morphonol
ogy_of_Albanian_Metrical_and_Optimality_Theories_._Seminari_31_1_143-152)
( Qasja e fundit më 29.05.2019).
12. Trommer, J. (2004). Albanian ëord stress. In manuscript, Osnabrück: University of
Osnabrück.18.
- (2009). Stress uniformity in Albanian: morphological arguments for cyclicity. In
manuscript. Leipzig: University of Leipzig. Marrë në:
(https://ëëë.academia.edu/7702866/Bozhoviq_Gj._2012_._Theksi_i_fjal
%C3%ABs_n%C3%AB_morfonologji_t
%C3%AB_shqipes_teoria_metrike_dhe_e_optimalitetit_Ëord_Stress_in_the_Morpho
nology_of_Albanian_Metrical_and_Optimality_Theories_._Seminari_31_1_143-152)
( Qasja e fundit më 27.05.2019).
47

You might also like