You are on page 1of 2

Tema: Shprehur në vargje

Sektori përgjegjës: Sektori i Librit dhe i Projekteve, Qendra për Hapje dhe Dialog (COD),
Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Qëllimi: Promovimi i të rinjve të talentuar dhe të pasionuar në zhanrin e poezisë dhe risjellja
në vëmendje e autorëve dhe drejtimeve të ndryshme letrare.

Aktiviteti: Në kuadër të promovimit kulturor të të rinjve, Drejtoria e Menaxhimit të


Qendrave për Hapje dhe Dialog (COD) fton në një bashk֝ëpunim nxënës të gjimnazeve nga
rrethe të ndryshme të Shqipërisë dhe studentë të degëve gjuhë-letërsi, gazetari, arti skenik etj,
të pasionuar në zhanrin e poezisë, për të realizuar një cikël takimesh me në fokus leximin dhe
interpretimin e poezive.
Komunikimi është një nga proceset më të rëndësishme për shoqërinë njerëzore. Një ndër
komunikimet e vështira për t’u dekoduar është ai nëpërmjet veprës letrare. Në COD
dëshirojmë të komunikojmë nëpërmjet leximit të poezive nga të rinj të talentuar, të cilët me
përkushtimin dhe dëshirën për të nxjerrë në pah melodinë, ritmin e vargjeve, të shkruara në
kohë të ndryshme dhe të lexuara në bashkohësi, do të bëhen protagonistë dhe pjesëmarrës të
një cikli takimesh poetike.
Nëpërmjet tekstit poetik hapësirat gjeografike bëhen të padukshme duke afruar pranë njëri –
tjetrit poetët më në zë të të gjitha kohërave me të rinjtë.
Duke qenë se COD-i i kushton një rëndësi të veçantë kulturës dhe të rinjve, ka menduar që në
këtë projekt të bëjë një përzgjedhje të institucioneve arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe
fakultetit të gjuhë-letërsisë, gazetarisë e artit skenik, ku ka studentë të pasionuar me poezinë,
leximin dhe interpretimin e saj.
Pas përzgjedhjes, shkollave apo fakulteteve do u dërgohet një ftesë zyrtare, ose do të
kontaktohen me telefon. Nëpërmjet komunikimit do u jepet një informacion i detajuar rreth
projektit, duke kërkuar që të përzgjidhen të rinjtë e pasionuar dhe të përgatiten me seriozitet.

Koordinatori i projektit do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me mësuesen ose personin


përgjegjës për përgatitjen e nxënësve apo studentëve. Do t’u kërkohet dhe një kod veshjeje që

Adresa: www.shqiperiaqeduam.al
Blv. “Dëshmorët e Kombit” nr. 1, Tiranë www.cod.al
+35542277546
do të ndihmojë në performancë, në mënyrë që të krijohet konteksti i duhur për ta ndjerë
mesazhin e përçuar nga të rinjtë nëpërmjet poezive. Gjithashtu në sfond do të ketë një muzikë
të lehtë, për të krijuar atmosferë.

Gjithsej, do të zhvillohen shtatë takime, me nga 20-30 pjesëmarrës në çdo takim.

Dhjetor 1. Poezia e Rilindjes Europiane (Shekspiri, Petrarka, etj.)


2. Poetë të huaj dhe vendas, drejtime të ndryshme letrare (Migjeni, Tomas
Eliot, Lasgush Poradeci, Oscar Wild etj.)

Mënyra si do të zhvillohen takimet:

Sektori i Hapjes për Risi Rinore do të asistojë pjesën teknike dhe të gjitha detajet përkatëse
për të realizuar një takim i cili do të zhvillohet si më poshtë:
-prezantimi shkurt i autorëve të përzgjedhur nga moderatori i takimit që mund të jetë
mësuesja/pedagogia përkatëse ose koordinatori i projektit.
-leximi/interpretimi i poezive për të ftuarit e tjerë.
-në varësi të autorëve, shkollave të përzgjedhura dhe festave kombëtare, aktiviteti mund të
pasurohet me elementë shtesë, kjo në varësi të situatës.

Koha e zhvillimit: Është menduar që takimin e parë ta zhvillojmë në muajin qershor, në


kuadër të ekspozitës “On Reading”, ndërsa takimet e tjera në muajt tetor, nëntor, dhjetor. Një
takim është menduar të zgjasë 40 minuta.

Vendi i zhvillimit: Takimet do të zhvillohen në hapësirat e Drejtorisë së Menaxhimit të


Qendrave për Hapje dhe Dialog duke u përshtatur me ekspozitat që do të jenë të montuara.
Në mënyrë që përfituesit nga ky program të jenë më të shumtë, takimet do të regjistrohen dhe
do të publikohen në kanalet e rrjeteve sociale të qendrës.

Përfundimet: Me anë të këtij projekti COD-i do të ofrojë promovimin e të rinjve


të pasionuar pas letërsisë dhe nxitjen e aftësive interpretative në një hapësirë të dedikuar artit
dhe kulturës.

Adresa: www.shqiperiaqeduam.al
Blv. “Dëshmorët e Kombit” nr. 1, Tiranë www.cod.al
+35542277546

You might also like