You are on page 1of 4

Optika

1. Janë dhënë dy mjedise optikë me tregues përthyerje n 1 dhe n2. Një rreze drite monokromatike bie mbi
sipërfaqen e ndarjes së dymjediseve me kënd α dhe përthyhet nën këndin β. Ndryshimi i cilës prej
madhësive NUK ndikon te vlera e këndit β?
A) n1
B) n2
C) këndi α
D) intensiteti i dritësrënëse

2. Ku duhet të vendoset një objek tpingul me boshtin optic kryesor të një thjerre përmbledhëse, në
mënyrë që shëmbëllimi të dale në madhësisa objekti?
A) Në vatër
B) Midis vatrës dhe dyfishit të vatrës
C) Në dyfishin e largësisë vatrore
D) Nuk përcaktohet

3. Rrezja e dritës bie mbipasqyrën P1 nënkëndin 300 me sipërfaqen e saj dhemë pas pasqyrohet nga
pasqyra P2. Gjeni këndin ndërmjet rrezes së pasqyruar nga P 2 dhe rrezes rënëse.
A) 300
B) 600
C) 900
D) 1200
4. Një rreze drite monokromatike bie në kufirin ndarës të dy mjediseve nën këndin 60 o dhe përthyhet
nën këndin 30o. Nëqoftë se mjedisi i pare është ajër, treguesi i përthyerjes së mjedisit të dytë është:
A) 1.5 C) √3
B)√ 2 D) 1.3

5. Një objekt vendoset midis f dhe 2f në boshtin optic kryesor të një thjerre përmbledhëse.
Shëmbëllimi që formohet në këtë rast do të ndodhet:
A) midis f dhe 2f
B) në largësinë 2f
C) në largësi f
D) në distance më të madhe se 2f nga thjerra

6. Treguesi i përthyerjes së mjedisit të pare është n1=2.4, ndërsa treguesi i përthyerjes së mjedisit
Të dytë është n2=1.2. Këndi i rënies në kufirin e ndarjes së dy mjediseve është 30o.
Me këto të dhëna këndi i përthyerjes në mjedisin e dytë është:
A) 90 o

B) 60o

C) 45o

D) 30 o

7. Ndërtoni shëmbëllimin e objektit AB që jep thjera shpërhapëse e hollë.


Tregoni cili është lloji i shëmbëllimit që jep ajo.

8. Rrezja rënëse formon me planin e pasqyrës së rrafshët këndin 53o. Sa do të jetë këndi i
pasqyrimit?
A) 127 o

B) 106 o

C) 53o

D) 37 o
9. Drejtëza MN paraqet boshtin optik kryesor të një thjere. AB është objek ti dhe A’B’ është
Shëmbëllimi që jep thjera. Të përcaktohet me anë të ndërtimi të pozicioni i thjerës dhe tregoni
llojin e saj.

10. Një rreze drite bie mbi sipërfaqjen ndarëse të dymjediseve si në figurë. Njehsoni treguesin e
përthyerjes së mjedisit të dytë nëse mjedisi i pare është ajër.

11. Sa eshte kendi i renies se nje rreze drite, qe bie ne nje siperfaqe te rrafshet pasqyruese, nese drejtimi
i rrezes se pasqyruar formon me drejtimin e rrezes renese kendin 60 0.

A.120

B. 60

C.30

D.10

12. Një rreze drite kalon nga mjedisi (1), në mjedisin (2). Nisur nga të dhënat e figurës, këndi i përthyerjes
do të jetë:

A) 15o
B) 75o
C) 90o
D) 105o
13. Një rreze drite bie në një sipërfaqe, që ndan dy mjedise optikë të ndryshëm, si në figurë. Si
janë vlerat e këndit të pasqyrimit dhe të përthyerjes krahasuar me këndin e rënies?

Këndi i pasqyrimit Këndi i përthyerjes

A) I njëjtë Më i madh
B) I njëjtë Më i vogël
C) Më i vogël Më i vogël
D) Më i madh Më i madh

14. Një rreze drite kalon nga qelqi në ajër.Cili nga pohimet është i gabuar?
A) Këndi i rënies është i njëjtë më këndin e pasqyrimit.
B) Këndi i rënies është më i vogël se këndi i përthyerjes.
C) Këndi i pasqyrimit është më i vogël se këndi i përthyerjes.
D) Këndi i rënies është më i madh se këndi i përthyerjes.

15. Në figurë paraqiten boshti optik kryesor i një thjere, objekti AB dhe shëmbëllimi i tij A’B’.
Me anë të ndërtimit, përcaktoni qëndrën e thjerës, llojin e saj dhe vatrat. Tregoni karakteristikat e
shëmbëllimit që jep thjera.

You might also like