You are on page 1of 2

PUNE LABORATORI NR 1

Tema: Studimi i përthyerjes së dritës, matja e treguesit të përthyerjes.


Pyetje: Cfarë ndodhë me drejtimin e rrezes së dritës në kufirin ndarës të dy mjediseve?
Qellimi i punes:
• Studion rrugën e rrezes se drites në kufirin ndarës të dy mjediseve.
• Përdor matjet për të njehsuar treguesin e përthyerjes së ujit (qelqit)
• Analizon rezultatet e matjeve dhe nxjerr perfundimet.
Mjetet e punës:
Gjysmecilinder plastik, gjysmecilinder qelqi, flete kartoni, gjilpera me koke, flete letre A4,
raportor, vizore, ujë.
Pershkrim i punes:
Drita ndryshon drejtimin kur kalon nga një mjedis transparent
në një tjetër, sepse ndryshon shpejtësia. Ndërmjet këndit të
rënies (këndi ndërmjet rrezes rënëse dhe normales) dhe këndit të
përthyerjes (këndi nërmjrt rrezes së përthyer dhe normales)
është i vërtet relacioni:
𝑠𝑖𝑛𝛼 𝑛2
=
𝑠𝑖𝑛𝛽 𝑛1
Treguesit e përthyerjes së mjediseve nuk ndryshojnë kështu që
raporti mbetet constant.
Në këtë eksperiment do të matim këndet e përthyejes për disa
kënde rënie dhe do të provojmë vlerën konstante të raportit.
Pershkrimi i punes:
1. Fletën A4 ndajeni në mes me një vijë të drejtë. Vizatoni
normalen pingul në mes të vijës që ndërtuat. Shenoni me
O piken ku kjo normale pret vijën e ndërtuar. Ndërtoni
nga pika O gjysmëdrejtëzat 3,5cm të gjata dhe që
formojnë me normalen këndet 150, 300, 450 dhe 600 si në
figurë.
2. Vendosni fletën A4 mbi kartonin e butë.
3. Vendosni gjilpërën me kokë në pikën O. Sigurohuni që të jetë pingul me fleten e letrës. Mos
e lëvizni këtë gjilpërë deri në fund të eksperimentit. Shënojeni me A këtë gjilpërë.
4. Mbusheni me uje (2/3 e vëllimit) gjysmëcilindrin plastic. Vendosni gjysmëcilindrin në fletën
e bardhë në mënyra që të puthitet me vijen horizontale që ndërtuat dhe mesi i tij te jeë në
gjilpërën që e shënuam me A.
5. Vendosni një gjilpërë në fund të vijës (1) dhe shënoni këtë gjilpërë me B.
6. Vendosni shikimin në anën tjetër të gjysmëcilindrit dhe lëvizni majtas dhe djathtas deri sa të
shihni gjilpërat A dhe B në një vijë të drejtë. Vendosni një gjilpërë C 2-3 cm larg
gjysmëcilindrit në mënyrë që ajo të jetë në vijë të drejtë me A dhe me B.
7. Përëritni vrojtimet duke vendosur gjilpërën B në fillim të vijës së 2,3,4,5 dhe vendosni
gjilpërën C si vepruat për vijën 1.
8. Hiqini gjilpërat A,B dhe C nga fleta e letrës.
9. Bashkoni me vijë pikat C me O
10. Matni këndet e përtyerjes dhe shënoni në tabelë.

Matjet Këndi i rënies Këndi i Sin α Sin β 𝑠𝑖𝑛𝛼


(α) përthyerjes 𝑠𝑖𝑛𝛽
(β)
1
2
3
4
5

Treguesi i përthyerjes Gabimi në %


Vlera eksperimentale Vlera reale

Konkluzione:

1. Përshkruaj dhe shpjego vëzhgimet e tua për përthyerjen e rrezes rënëse në matjen e parë.

2. Cfare marrëdhënie ka ndërmjet këndit të rënies dhe këndit të përthyerjes?

3. Krahasoni treguesit e përthyerjes, vlerën reale dhe atë eksperimentale, cfarë përfundimi
nxirrni?

Suksese!
Emer Mbiemer…………………

You might also like