You are on page 1of 4

Planifikimi i orës mësimore Datë:

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla V Klasa X


Tematika: Syprina dhe vëllimi
Transformimet dhe ndërtimet
Tema mësimore: Test i ndërmjetëm (Kreu 7 dhe 8)
Situata e të nxënit:
 Njehsimet me ndryshimet në përqindje na ndihmojnë në jetën e përditshme për të bërë krahasime të kostos së
jetesës.
 Duke përdorur trigonometrinë për matjen e këndeve, topografët mund të përcaktojnë distancat dhe lartësitë e
paarritshme
Rezultatet e orës mësimore: Kontrolloj njohuritë e marra deri tani në lidhje me aftësitë që ka:
Nxënësi/ja:
 Kthimi i njësive
 Gjen intervalin e gabimit në një matje
 Njehson syprina dhe vëllime në trupa të ndryshëm
 Njehson perimetrin dhe syprinën e një rrethi
 Përshkruan një transformim: Simetri, rrotullim, zhvendosje paralele dhe zmadhim.
 Zbaton vetitë e transformimeve kryesore.
Koncepte kyçe: Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
Nuk ka koncepte të reja Libri i nxënësit Matematika 10 temat ndërkurrikulare:
Kreu 4 dhe 5
Fletore pune
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
(nuk ka situata të reja).
Metodat me në qendër nxënësin / teknika dhe metoda hulumtuese
Kjo orë mësimi do të zhvillohet si punë me shkrim. Qëllimi është që të kontrollohen njohuritë e marra deri tani përgjatë
kreut 7 dhe 8. Ndaj nxënësit në grupe.
Grupi A
1. Një sektor rrethi e ka gjatësinë e harkut 6 cm dhe rrezen 5 cm.
Gjej këndin qendror të sektorit. ( 3 pikë)

2. Pika A( 2; -1) pasqyrohet në një pikë B.


Pika B pasqyrohet dhe jep pikën C(-1; 2).
Pa bërë vizatime, gjej dy pasqyrime që kalojnë pikën A në pikën C. ( 4 pikë)

3. Një kon rrethor i drejtë me rreze baze 9 cm dhe lartësi 8 cm, ndahet me anë të një plani paralel me bazën në dy
pjesë.
Nga ky plan lartësia ndahet në raportin 2:6 duke filluar nga kulmi.
Gjej vëllimin e trungut të konit që formohet. ( 4 pikë)

4. Një sferë dhe një kon kanë rreze të njëjtë x cm dhe syprina të përgjithshme të barabarta.
Gjej përftuesen, l, të konit të shprehur në varësi të x. ( 3 pikë)
5. Koordinata (kursi) e pikës A nga pika B është 220°. Gjej
koordinatën(kursin) e pikës B nga pika A. Shpjego veprimet
që kryen. ( 3 pikë)
6. Hapja e një koni rrethor të drejtë është një sektor qarku dhe një rreth. Rrethi tregon bazën e konit dhe e ka rrezen
6 cm. Sektori i qarkut tregon sipërfaqen anësore të konit dhe e ka rrezen 15 cm. a) Gjej masën x të këndit të
sektorit. (3 pikë)
b)Gjej vëllimin e këtij koni. (3 pikë)

Grupi B

1. Jepet trapezi ABCD dybrinjënjëshëm, me baza AB=22 cm dhe CD=12 cm dhe brinjë anësore
AD=BC= 13 cm. Gjej syprinën e tij. ( 3 pikë)

2. Vëllimi i një koni rrethor të drejtë është 120 π cm 2 dhe rrezja e bazës R= 3 cm. Gjej gjatësinë e lartësisë së tij.
( 2 pikë)
3. Jepet një sektor qarku me masë të këndit qendror 45° dhe syprinë 5 π cm 2. Gjej perimetrin të këtij sektori.
Përgjigjja të lihet në terma π ( 3 pikë )
4. Koordinata (kursi) e pikës A nga pika B është 130○. Koordinata e C nga A është 40° . AB=AC. Gjej
koordinatën(kursin) e pikës C nga pika B. ( 4 pikë)

5. Diagrami i mëposhtëm tregon një prizëm me bazë horizontale. Baza e prizmit është katrori GHEF me brinjë 12
cm. Trapezi ADEF është prerja tërthore e prizmit, ku AF dhe DE janë brinjë pingule me bazën e prizmit.
DE=CH = 10 cm.
AD=BC=15 cm.

a) Gjej gjatësinë e AF. (3 pikë)


a)Gjej vëllimin e prizmit. (3 pikë)

6. Në një sistem boshtesh koordinative me ndarje nga -8 në 8 vizato trekëndëshin A me kulme pikat (1; 1), (1; 5)
dhe (4, 5). Pasqyro trekëndëshin A sipas drejtëzës y=2 dhe shëmbëllimin e tij shënoje me B. Vizato në rrejt
koordinativ trekëndëshin B. (1 pikë)
Shkruaj koordinatat e trekëndëshit shëmbëllim. ( 3 pikë)
Reflekto:
Nga kontrolli i punëve me shkrim nxjerr përfundime për vazhdimin e punës për një mbyllje sa më të mirë të
tremujorit të tretë.
Vlerësimi:
Vlerësimi me notë i punëve të testit.

Detyrë dhe punë e pavarur:


Ushtrimet përkatëse te Fletore pune Matematika 10.
Grupi A

1. Një sektor rrethi e ka gjatësinë e harkut 6 cm dhe rrezen 5 cm.


Gjej këndin qendror të sektorit. ( 3 pikë)

2. Pika A( 2; -1) pasqyrohet në një pikë B.


Pika B pasqyrohet dhe jep pikën C(-1; 2).
Pa bërë vizatime, gjej dy pasqyrime që kalojnë pikën A në pikën C. ( 4 pikë)

3. Një kon rrethor i drejtë me rreze baze 9 cm dhe lartësi 8 cm, ndahet me anë të një plani paralel me bazën në dy
pjesë.
Nga ky plan lartësia ndahet në raportin 2:6 duke filluar nga kulmi.
Gjej vëllimin e trungut të konit që formohet. ( 4 pikë)

4. Një sferë dhe një kon kanë rreze të njëjtë x cm dhe syprina të përgjithshme të barabarta.
Gjej përftuesen, l, të konit të shprehur në varësi të x. ( 3 pikë)
5. Koordinata (kursi) e pikës A nga pika B është 220°. Gjej
koordinatën(kursin) e pikës B nga pika A. Shpjego veprimet
që kryen. ( 3 pikë)
6. Hapja e një koni rrethor të drejtë është një sektor qarku dhe një rreth. Rrethi tregon bazën e konit dhe e ka rrezen 6
cm. Sektori i qarkut tregon sipërfaqen anësore të konit dhe e ka rrezen 15 cm. a) Gjej masën x të këndit të
sektorit. (3 pikë)

b)Gjej vëllimin e këtij koni. (2 pikë)


Grupi B

1. Jepet trapezi ABCD dybrinjënjëshëm, me baza AB=22 cm dhe CD=12 cm dhe brinjë anësore
AD=BC= 13 cm. Gjej syprinën e tij. ( 3 pikë)

2. Vëllimi i një koni rrethor të drejtë është 120 π cm 2 dhe rrezja e bazës R= 3 cm. Gjej gjatësinë e lartësisë së tij.
( 2 pikë)
3. Jepet një sektor qarku me masë të këndit qendror 45° dhe syprinë 5 π cm 2. Gjej perimetrin të këtij sektori.
Përgjigjja të lihet në terma π ( 3 pikë )
4. Koordinata (kursi) e pikës A nga pika B është 130○. Koordinata e C nga A është 40° . AB=AC. Gjej
koordinatën(kursin) e pikës C nga pika B. ( 4 pikë)

5. Diagrami i mëposhtëm tregon një prizëm me bazë horizontale. Baza e prizmit është katrori GHEF me brinjë 12
cm. Trapezi ADEF është prerja tërthore e prizmit, ku AF dhe DE janë brinjë pingule me bazën e prizmit.
DE=CH = 10 cm.
AD=BC=15 cm.

a) Gjej gjatësinë e AF. (3 pikë)


a)Gjej vëllimin e prizmit. (3 pikë)

6. Në një sistem boshtesh koordinative me ndarje nga -8 në 8 vizato trekëndëshin A me kulme pikat (1; 1), (1; 5)
dhe (4, 5). Pasqyro trekëndëshin A sipas drejtëzës y=2 dhe shëmbëllimin e tij shënoje me B. Vizato në rrejt
koordinativ trekëndëshin B. (1 pikë)
Shkruaj koordinatat e trekëndëshit shëmbëllim. ( 3 pikë)

You might also like