You are on page 1of 6

PUNE LABORATORI 6

Teoria e punës
Refraktometri Abbe është një apparat që shërben për përcaktimin e shpejtë të treguesit të thyerjes
së lëngjeve,trupave të ngurtë,me saktësi + 2*10-4.Këta tregues ndodhen në intervalin 1,3-1,7.Ai
shërben edhe për matjen e dispersionit mesatar të këtyre lëndëve.Quajmë tregues të thyerjes së
një lënde raportin e shpejtësisë së dritës ne boshllëk me shpejtësinë e dritës në lëndën e dhënë.

n=c/v
Parimi i metodës është bazuar në dukurinë e pasyqrimit të plotë të brendshëm të dritës kur ajo
kalon nga një mjedis në tjeter optikisht më pak të dendur.Le ta shpjegojmë shkurtimisht këtë
dukuri.Marrim dy mjedise p.sh. uje dhe ajër,të ndarë nga një siperfaqje e rrafshët AA’,Figura
1.Le të bjerë mbi sipërfaqjen ndarëse një rreze drite cfarëdo që formon kendin i1 me pingulen
NN’ të ngritur në pikën e rënies së rrezes.Sipas ligjit të n1sin(i1)=n2sin(r1),ku n1 dhe n2 janë
treguesit e thyerjes,përkatësisht të ujit dhe ajrit,ndërsa i1 dhe r1 janë përkatësisht këndet e rënies
dhe të thyerjes së rrezes.Meqenëse uji është optikisht më i dendur se ajri (n1>n2),nga ligji i
thyerjes del se r1>i1,sic duket nga fig.1.Që këtej del se ekziston një kënd i ngushtë kufi i për të
cilën r=900,(këndet i2 dhe r2 në fig1).Pra rrezja e thyer II’ nuk kalon në mjedisin e dytë (ajër) por
rrëshqet në kufirin e ndarjes AA’ të dy mjediseve.Ndërrojmë tani rolet e rrezeve.Rrezet që
thyhen le të jenë rreze rënëse dhe anasjelltas.Në bazë të parimit të kthyeshmërisë së rrezeve
tabloja do të jetë po ajo me ndryshimin e vetëm të kahut të shigjetave që do të jenë tashmë si në
fig.2.Pra rrezja II’ që bie në kufirin e ndarjes së dy mjediseve të mësiperm,nën këndin 900(është
rreze rrëshqitëse) del në ujë nën këndin kufi i2 që është më i madhi i mundshëm.Pikërisht e njëjta
dukuri ndodh edhe në metodën që përdoret në këtë refraktometër për përcaktimin e treguesit të
thyerjes së një lëngu.
PERSHKRIMI I APARATIT
Pjesa kryesore e refraktometrit përbëhet prej dy prizmash kënddrejtë prej qelqi,fig.3,prej prizmit
P1(ndihmës) dhe prizmirt P2,me anën e të cilit bëhet matja.Te dy prizmat janë prej materiali qelqi
flint,me tregues thyerjeje 1,7.Ata janë vendosur përballë njëri-tjetrit sipas hipotenuzave,në
mënyrë që midis tyre të ketë një hapësirë të vogël me gjerësi rreth 0,1 mm,ku hedhim lëngun që
duam të studiojmë.Faqja MN e prizmit P1 është sipërfaqje mate,dmth drita që bie shpërndahet në lëng në të gjitha
drejtimet.Kështu,rrezet e dritës bien në prizmin P2(në faqen hipotenuzë KL të tij) nën kënde që ndryshojnë nga
00 në 900.Këndet e thyerjes së rrezeve që thyen nga prizmat P2(faqja KL) do të ndryshojnë nga 00
deri në një kënd rmax<900,meqenëse lëngu ka tregues thyerje më të vogël se prizmi.Rrezja,këndi i
rënies i së cilës (në faqen KL) është 900,(rrezja rrëshqitëse),duke u thyer në kufirin lëng-qelq
kalon në prizmin P2 nën këndin kufi(maksimal) të thyerjes r1.Sipas ligjit të thyerjes së dritës,për
rrezen rrëshqitëse BC që futet në faqen KL shkruajmë:

n1sin(i1)=n2sin(r1) (1)
ku n2 është treguesi i thyerjes i prizmit n1 është treguesi i thyerjes i lëngut në studim i1=900 këndi
i rënies së rrezes BC dhe r1 këndi i thyerjes së rrezes CD në prizmin P2.Për rrezen CD që thyehet
në faqen KE shkruajmë :
n2sin(r2)=sin(i2) (2)
ku r2 është këndi i rënies në faqjen KE,i2-këndi i thyerjes së rrezes që del nga prizmi P2.Rrezja
DF përfaqëson kufirin e përhapjes së dritës që kalon në prizëm në faqen KE.Në rrugën e rrezeve
që dalin nga kjo faqje vendosim okularin në mënyrë të tillë që rrezja DF të kalojë nëpër mesin e
fushës së pamjes së okularit.Atëherë gjysma e fushës së pamjes duket e ndricuar,kurse pjesa
tjetër mbetet e errët.Pra,pozicionit i kufirit të ndarjes së dritës dhe errësirës në ocular,përcaktohet
nga këndi kufi i thyerjes së rrezes që del nga faqja KL.Madhësia e këndit kufi ik të daljes së
rrezes (në rastin tonë ik=i2) si rrjedhim dhe edhe pozicioni i kufirit dritë-errësirë,varet nga
madhësia e treguesit të thyerjes n1 të lëngut në studim.Nga figura duket se këndi a i prizmit është
i barabartë me r1+r2,pra:
a=r1+r2 (3)
Duke zëvendësuar në (1)i1=900(mqs hapësira midis dy prizmave është shumë e vogël ky kusht
plotësohet për rezet BC),si dhe duke pasur parasysh formulat (2) dhe (3) nxjerrim:
Madhësitë a,n2 janë të njohura,pra del që n1 varet vetëm nga ik.Për të përcaktuar saktë gjysmën e
fushës së pamjes së okularit vendosen në të dy fije të kryqëzuara që priten në mesin e fushës së
pamjes (fig.3).

Në fig.4 tregohet rruga e rrezeve në refraktometër.S është burimi i dritës,P është pasqyra,P1 dhe
P2 janë prizmat e përshkruar më sipër K1 dhe K2 janë kompesatorët që shërbejnë për të zhdukur
dispersionin e dritës.
Teoria e refraktomeyrit që përshkruan është e vërtetë kur përdorim dritë monokromatike.Kur
përdoret dritë e bardhë,rrezet me gjatësi vale të ndryshme thyhen nga prizmat nën kënde të
ndryshme thyen nga prizmat nën kënde të ndryshme,kështu që pjesa e ndricuar e fushës së
pamjes nga ajo e errët ndahet me një brez të ngjyrosur me ngjyra të ndryshme.Pikërisht për të
eleminuar këtë efekt përdoren kompesatorët K1 dhe K2.Ndërsa T1 dhe T2 janë thjerreza që
përbëjnë tubin e shikimit,në planin vatror të të cilave vendoset retikoli (dy fijet e
kryqezuara).Pamja e jashtme e refraktometrit Abbe është paraqitur në fig.5.Pjesët kryesore të
refraktometrit janë : 1-stativi mbajtës,prizmat P1 dhe P2 të vendosur në kutinë (2),3-okulari,4-
shkalla për leximin e treguesit të thyerjes,5-pasqyra.
Pjesa eksperimentale
Ushtrimi 1.Kontrolli i refraktometrit.
Në fillim bëhet kontrolli i refraktometrit.Për këtë,me anë të vidës 6 hapet kutia 2 që ka prizmat P1
e P2.Fusim midis prizmave me anën e një pikatoreje ose pipete 3-4 pika ujë të distiluar dhe e
mbyllim kutinë 2.Të kihet kujdes që të mos preken faqet e prizmave me pikatore gjatë hedhjes së
ujit,sepse mund t’i demtojmë duke i gërvishtur.Duke rrotulluar pasqyën 5 bëjmë që në okularin 3
të kemi ndricim të mjaftueshëm dhe pastaj lëvizim rrotullën 7 e cila rrotullon prizmat (P1,P2)
derisa gjysma e fushës së pamjes të dalë e errët dhe gjysma e ndricuarr (fig3.).Eleminimi i
dispersionit bëhet duke rrotulluar 8 derisa kufiri i ndarjes dritë-errësirë të jetë i qartë dhe pa
ngjyra.Okulari mund të sillet në fokus duke rrotulluar atë rreth një boshti vertikal.

Lexojmë në shkallën 3 vlerën e treguesit të përthyerjes që tregon aparati ynë për ujin e
distiluar.Dihet që treguesi i thyerjes për ujin e distiluar në temperaturën 200C është 1,3333.Kjo
vlerë tregohet në figurën 6,ku shihet edhe sesi janë shënimet në shkallën e leximit të treguesit të
thyerjes.Në rast se lëximi është 1,3333(për ujin e distiluar në temperaturën 200C),atëherë themi
se aparati është në rregull;në rast të kundërt bëhet korrigjimi duke i shtuar vlerës së treguesit të
thyerjes së leuxar në aparat (për matjet që do të bëjme) diferencën midis vlerës 1,3333 me atë që
u lexua për rastin e ujit të distiluar të marrë në temperaturën 200C.
n 1,33 1,333 1,333 1,333 1,333
e ujit
Ushtrimi 2:Përcaktimi i përqëndrimit të një solucioni.
Përqëndrimi 4-6 solucione prej sheqeri me përqëndrime 2%,4%,6%,8%,10%, dhe përcaktoni
treguesin e thyerjes për secilën prej tyre në temperaturën e dhomës.Pastaj merrni një solucion
sheqeri me përqëndrim të panjohur dhe përcktoni treguesin e thyerjes së tij.Ndërtoni grafikun e
varësisë së treguesit të përthyerjes nga përqëndrimin e solucioni të panjohur.
Shënim:Pas cdo përcaktimi të treguesit të thyerjes,prizmat duhet të pastrohen me ujë të distiluar
dhe pastaj të fshihen me pambuk.

*Tabela për solucionet me përqëndrim të njohur


2% 4% 6% 11%

n 1,336 1,338 1,341 1,349

n 1,336 1,338 1,341 1,349

n 1,336 1,338 1,341 1,349


*Tabela për përqëndrim të panjohur

X%
nx 1,34
nx 1,34
nx 1,34

Grafiku i varësisë së treguesit të thyerjes nga përqëndrimi.

n
1,355

1,350

1,345

1,340

1,335

1,330

1,325
1% 2% 3% 4% 5% 6% 7% 8% 9%

Përfundime:Po t’i referohemi eksperimentit të parë shofim që treguesi i përthyerjes është


konstamt për cdo provë të kryer në laborator për ujin.Nëse do të vendosim 4 solucione do të
shohim që me rritjen e përqëndrimin rritet dhe rrezja e thyerjes.Pra,për përqëndrime më të mëdha
dhe këndi i thyerjes është më i madh.Përsa i përket përqëndrimit të substancës x duke i referuar
grafikut shohim që përqëndrimi i x është afërsisht 5%.

You might also like