You are on page 1of 12

Letërsia Botërore

UILLIAM
SHEKSPIR (1564-1616)

Punoi:Eron Shala

Kl:XI/F
UILLIAM SHEKSPIR
(1564-1616)
Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë
në Stratford-mbi-Ejvën,me 23 prill 1564. Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe
Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u
bënë aktorë. Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund i lindur më 1580, i cili
shkoi me të në Londër. Dihet se studioi në shkollën e vendlindjes, ku u njoh me
mjeshtrat grekë dhe latinë, por nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi
shkollimin aty. Pengesë për vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa në
moshë të re kur ishte vetëm 18 vjeç me Ana Hethuejn, që ishte disa vite më e
madhe se ai. Me të shoqen kishte 3 fëmijë: një djalë me emrin Hamnet i cili
vdiq në moshën 11 vjeçare duke i lënë prindërit shumë të pikëlluar dhe dy
vajza Suzana dhe Judita të cilat Shekspiri i donte shumë. 4 vite pas martesës u
largua përfundimisht nga vendlindja dhe u vendos në Londër. Për vitet e para
të qëndrimit të tij në Londër nuk ka dokumente të sakta. Por në vitin 1592 del
se emri i tij njihej në Londër, si autor dramatik dhe aktorë. Vepra e tij e parë
drama historike, Henriku VI u shfaq po në këtë vit. Shekspiri përparoi shpejt
në mjedisin Londinez falë mbështetjes së kontit Sauthemton. Më 1597
bashkëthemeloi teatrin “Globus” ku do të ishte dhe aktorë e ku do të luheshin
pjesët e tij më të mëdha. Londra ishte e mbushur me teatro por më i
suksesshmi dhe me namin më të madh ishte teatri “Globus”. Deri në vitin 1612
kur ai u largua nga Londra për t’u tërhequr në Straford, për studiuesit jeta e
tij do të jetë e barabartë me veprimtarinë skenike. Më 1616 ai përpiloi
testamentin e tij dhe vdiq pas një muaji, që pati lindur me 23 Prill dhe varroset
në kishën vendlindjes.
Teatri elizabetian
Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit
elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558 –
1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Përkrah
teatrit klasik, ky teatër përbën dukurinë më të rëndësishme e më të
mrekullueshme për teatrin botëror në përgjithësi. Në këtë periudhë
lëvrohen të gjitha llojet e dramatikës me të njejtin sukses madje
pasurohen me elemente të reja. Por kulmin e arrin tragjedia, e cila i
paraqet heronjët para konfliktesh e dilemash të skajshme, prej të cilave
dilet me vullnet e forcë shpirtërore të paepur ose dalja nuk ekziston fare.
Prodhimi dramatik i Shekspirit
njeh katër periudha kryesore:
Periudha e rinisë: Mbizotërojnë dramat historike dhe komeditë. Titujt më të
njohur janë: „Ëndrra e një nate vere” dhe „Romeo dhe Zhuljeta“.
Periudha e pjekurisë: Mbahet si periudha e komedive të mëdha të tilla si:
”Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.
Periudha e pesimizmit: Gjatë kësaj periudhe krijoi disa nga tragjeditë më të
mëdha që janë kurora më e çmuar e teatrit shekspirian. Titujt më të njohur janë:
“Hamlet”,“Makbeth” dhe “Otello”.
Periudha e pajtimit: Eshtë periudha e fundit kur dramaturgu i madhë i tërhequr
në vendlindje, shkruan pjesët e njohura si tragjedi dhe komedi. 
Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu
pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të
madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar midis viteve:1585- 1611, edhe
pse kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke
shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të
plotë për këtë figurë madhështore të letërsisë.
Teatri shekspirian

Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të


cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e
krijimtarisë përfshinë 154 sonete që mbahen si realizimi poetik më i
çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata,secila një perlë
në llojin e vet,si dhe poezi të rastit.Por Shekspiri përdori kryesisht
vargun edhe për pjesët e tij teatrore-komedi,dramë,tragjedi-qka bën që
ai të mbahet si poet i lartë dramatik.
Komedia,struktura dhe llojet
Qdo komedi e Shekspirit është e ndryshme nga shoqja dhe mund të
shqyrtohet si një llojë më vete i komedisë.Kjo është arsyeja që
komedit i nënshtrohen një strukture të ngulitur,por ndryshojnë në
varësi të argumentit të zgjedhur dhe të pjekurisë artistike të
autorit.Në vija të përgjithshme,komeditë e Shekspirit mund të
ndahen në dy kategori:në komedi satirike dhe problemore nga njëra
anë, dhe në komedi romaneske dhe fantastike nga ana tjetër. Në llojin
e parë hyjnë komeditë ku përqeshen në anë të ndryshme të
karakterit dhe të shoqërisë njerëzore,si për shembull kokëfortësia e
fodullëku tek”Zbutja e kryeneqes”.Kurse komedia problemore Masë
për masë ndërthur intrigën e dashurisë me problemin e abuzimit me
pushtetin.Në llojin e dytë hyjnë komeditë me frymëzim romanesk dhe
fantastik,siq janë pjesët e mirënjohura”Nata e dymbëdhjetë” dhe
”Endrra e një nate vere”.Komedia ”Nata e dymbëdhjetë e shtjellon
subjektin në një oborr mbretëror të brigjeve të Ilirisë,ku
protagonisten Vjola e ka hedhur shtrëngata,mbasi anija e saj ishte
mbytur.
Tragjedia,struktura dhe
kryetemat
Shekspiri e filloi karrierën si dramaturg me një cikël dramash historike,që
trajtojnë tema e subjekte nga historia e afërt e Anglisë,kryesishtë nga lufta
dinastike mes familjeve të Lankastrit dhe Vorkuta për kurorën
mbretërore , e njohur si Lufta e dy trëndafilave(gjysma te dytë e shekullit
XV).Shekspiri shkëlqen në këtë lloj dramatik,që ishte mjaft në modë në
kohën kur Anglia po hidhte themelet e kombësisë dhe kishte nevojë për
shenjtërimin e historisë së vet.Në tragjeditë me temë romake veqohen Jul
Cezari dhe Antoni e Kleopatra.Këto tragjedi nxjerrin në skenë heronj të
jashtëzakonshëm për nga karakteri dhe temperamenti,perandorë,mbretër
e princa të famshëm të historisë romake,veprimi dramatik i të cilëve bën të
lindin dilema,konflikte dhe përplasje nga më të hatashmet.Përkthyesi
shqiptar i Shekspirit,Fan Noli, e vlerësonte Jul Cezarin si veprën teatrore
më të fortë në botë.Shekspiri i sheh Brutin e Kasin si përfaqësues të dy
shkollave të ndryshme.Jul Cezari paraqitet kështu si tragjedia e natës së
zezë e të llahtarshme që vjen pas përmbytjes së rendit,ajo shpreh
pështjellimin skëterror,paqëndrueshmërinë e turmës,klithmë e revanshit të
verbër dhe triumfin e anarkisë.
Placido Domingo
Në tragjedinë me temë Italiane,ku shquhen Romeo e
Zhuljeta dhe Otello,konflikti tragjik buron nga
pengesat qnjerëzore që i vihen dashurisë,qka i qon
protagonistët në katastrofë e në vetëvrasje.Tek
Romeo e Zhuljeta pengesa vjen nga familja dhe nga
zakoni kanunor,tek Otello nga ligësia njerëzore dhe
nga egoizmi i një shoqërie hipokrite.Grupimin më të
rëndësishëm e përbëjnë tragjeditë mbretërore,ku
dallohen: Hamleti,Makbethi dhe Mbreti Lir.
Sidoqoftë,një rreze shprese shquhet në mes të
shtrëngatës:ajo quhet Kordelja dhe është vajza e
vogël e mbretit Lir,të cilën ky e kishte dëbuar pa
asnjë trashëgim,në kohën kur ende ishte mbret.
Gjuha dhe figuracioni
Ajo që ua rrit vlerën veprave të Shekspirit,është gjuha
jashtëzakonisht e gjallë dhe e pasur.Në tërësinë e veprës së vetë
Shekspiri përdori fjalë e shprehje më shumë se qdo autor tjetër i
gjuhës angleze deri tek Xhejms Xhojsi,rreth njëzetmijë unitete
gjuhësore,ndërkohë që fjalori aktiv i njeriut të epokës nuk
përmbante më shumë se njëmijë e pesqind fjalë.Në komeditë dramat
dhe tragjeditë e Shekspirit secili personazh flet gjuhën që i
përshtatet më së miri nivelit dhe karakterit të tij,duke shmangur
qdo lloj artificialiteti dhe mungesë natyrshmërie.Me tekstet e
Shekspirit lexuesi mëson,në kuptimin e mirëfilltë të fjalës,mjeshtrinë
e të lexuarit. Përfundim: Vepra
teatrore e Shekspirit paraqitet si një univers tepër komleks,ku gazi e
loti,dashuria e mirë,urtësia e qmendur,fqinjëronjë njëra-tjetrën dhe
së bashku realizojnë kuptime të shumëfishta dhe plotësuese.Të
gjitha janë të vërteta kur flitet për Shekspirin,sepse vepra e
Shekspirit i përmban të gjitha.
Romeo dhe Zhujeta
Romeo dhe Zhuljeta është tragjedia më popullore e Shekspirit. Romeo dhe Zhuljeta është
një tragjedi e publikuar në vitin 1597 nga Uilliam Shekspir. Ajo tregon historinë e dy të
dashuruarëve, fiset e të cilëve janë armiq.Drama që mbaron me vetëvrasjen e Romeos dhe
Zhuljetës është një nga veprat më të njohura të Uilliam Shekspirit dhe një nga historitë
dashurie më të famshme të letërsisë botërore. Tragjedia luan në qytetin Italian të Veronës
dhe vepron mbi dashurinë e Romeos dhe Zhuljetës, që bëjnë pjesë në dy fise armiqësorë,
atyre të Montagëve (Romeo) dhe të Kapuletëve (Zhuljeta). Gjakmarrja shkon aq larg, saqë
pjesëmarrësit rregullisht kushtohen me pasion në fyerje dhe luftëra shpate të përgjakshme
sapo takohen në qytet. Për këtë arsye Romeo dhe Zhuljeta e mbajnë lidhjen e tyre të
dashurisë të fshehtë nga prindërit. Pa njohurinë e tyre martohen nga prifti Lorenco, që
fshehurazi shpreson të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit.
Megjithatë Romeo dhe Tibalt një Kapulet dhe kushëri i Zhuljetës, hynë në luftim, gjatë të
cilit ai vritet nga Romeo. Romeo dëbohet nga Verona dhe duhet të largohet në Mantova.
Zhuljeta, e cila sipas vullnetit të prindërve duhet të martohet me ngut i kërkon priftit
Lorenco përsëri ndihmë. Ky e bind atë të pijë një skufje nate, e cila do ta lëvizë Xhuljetën
për 42 orë në një gjendje të ngjashëm me vdekjen, për t'iu ikur martesës. Romeo duhet të
lajmërohet për planin me një letër, e cila për shkak të një belaje nuk e mbërrin kurrë. Në të
përkohshmen, shoku i Romeos e shikon Zhuljetën ndërkohë të varrosur në dhomën e
nëndheshme të fisit, nxiton tek Romeo dhe i tregon për vdekjen e pretenduar të dashurës së
tij. Romeo shpejton për në Veronë tek varri i gruas së tij, për ta shikuar për herë të fundit,
merr një helm dhe vdes në krahun e saj. Në të njëjtin moment, Zhuljeta zgjohet nga gjumi i
saj të ngjashëm me vdekjen, shikon, se çfarë ka ndodhur, merr kamën e Romeos dhe e vret
poashtu veten nga dëshpërimi.
Hamleti
Këtu bëhet fjalë për Hamletin princin e Danimarkës. Babai i
Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klaudin për të marrë në dorë
pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu
martohet me nënën e princit Hamlet, Gertrudën. Mbreti Klaudin të
gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore. Por, pasi i lajmërohet
fantazma e babait Hamletit, ai e sheh se kjo nuk ishte një vdekje
natyrore, por mbreti Klaudin e kishte vrarë babanë e tij me
helm.Pas ca kohe në qytet vinë disa aktorë të huaj ku Hamleti iu
thotë të luajnë një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur atij. Pas kësaj
ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai
kishte të dashur Ofelinë, ajo ishte e bija e Pollonit dhe vëlla e kishte
Laertin. Ai fillon të sillet si i marrë për te gjetur mënyrë sa më të
mirë se si ti hakmerret Mbretit Klaudin. Gjatë këtij roli ai vret edhe
babain e Ofelisë, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e
tronditur dhe ajo mbytet në lumë. Kur i vëllau merr vesh për
vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti me
dinakrinë e tij e bind Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe
i bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes Laerti e plagos me një thikë të
helmuar Hamletin që Laerti dhe Mbreti e kishin pregaditur për atë.
Pastaj ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin.
Gjatë dyluftimit mbretëresha pinë verën e helmuar dhe vdes.
Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret.
Shumë zhurmë për asgjë
Komedia ”Shumë zhurmë për asgjë” i përket periudhës së
pjekurisë së Shekspirit dhe futet në llojin e komedisë së
zakoneve, me subjekt satirik dhe problemor. Motivi në të
cilin mbështetet kjo komedi është njohur që në antikitet
dhe rishfaqet në mjaft autorë të kohës së Shekspirit: ai
njihet si motivi i “kipcit” ose i ngatërresës që vjen si pasojë
e ngjashmërisë fizike mes dy personazhezh të ndryshëm. Si
të gjitha komeditë e Shekspirit ”Shumë zhurmë për asgjë”
është e mbushur me veprim dhe me të papritura, me kthesa
të bëfta të subjektit.Ndryshe nga tragjedia, këtu të mirët
shpërblehen,kurse të ligjtë e marrin ndëshkimin e
merituar: ndërkohë që dy qiftet vënë kurorë të lumtur, dy
prishësit e kësaj feste ndëshkohen siq e meritojnë.Po prapë,
nuk duhet bërë shumë zhurmë, se jeta kështu e ka:djemtë
teveqelë gjithmonë marrin vajzat më të mira.

You might also like