You are on page 1of 4

Makbethi – Shekspiri, Analize e plote e Vepres!

Makbethi eshët njëra ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta e përgjakshme për pushtet ne
Skoci gjatë shekullit XI. Makbethi është një gjeneral ne ushtrinë e mbretit, dhe një dite krejt
papritur ai ndeshtë me tri magjistare. Magjistaret parashikojnë fatin e tij dhe i tregojnë se një dite
ai do te behej mbret por se nuk e dinte se ku. Pas këtij parashikimi ai nuk resht se menduari se
një dite do te behej mbret, këtë gjë ai ia tregon dhe te shoqes e cila tepër ambicioze dhe
gjakftohte e bind Makbethin qe te vrase mbretin e Skocisë. Ne fillim te veprës kemi një
gjakftohtësi nga te dyja palët por Makbethi kishte vrare disa ne fushën e betejës por ata kane
qene armiq ai nuk ka vrare kure ne përfitim te tij por vetëm ne shërbim te mbretit. Zonja Makbeth
pa u menduar e bind Makbethin se gjeja me e mire për tu bere ishte vrasja e mbretit dhe me pas
ai do te merte fronin. Ajo shprehet ne mënyren me mizore duke thëne se n.q.s mbreti nuk do ti
ngjante te atit ajo do ta vriste vete. Por gjate skenës se krimit autori ka dhëne një skene
renqethese dhe tregon dobësinë e Makbethit. Por edhe pas kryerjes te krimit Makbethi nuk arrin
te jete i lumtur sepse këtë gjë ja pengon ndërgjegjja e tij e cila nuk e le te qete nga ndjenja e fajit.
Gjate veprës jepet edhe dobësimi i karakterit te zonjës Makbeth. Ajo gjithashtu torturohet nga
vete ndërgjegjja e saj për krimin qe shtyu te shoqin te kryente i cili ne një çast dobësimi kish
pranuar ta kyente.Dhe ne fund Makbethi vritet nga Makdafi.

Tragjedia Makbethi eshte shkruar rreth vitit 1605-1606. Ne qender te saj jane vendosur ngjarje te Skocise
mesjetare te shek te XI, te cilat Shekspiri I mori nga libri: “Kronikat e Anglise, Skocise dhe Irlandes”. Synimi I
tij nuk ishte qe te krijonte nje drame historike, por nje tragjedi me pasione te forta, me mesazhe te rendesishme
te kohes, si dhe me karaktere qe kishin nje natyre komplekse. Prandaj, dhe ngjarjet historike shpesh ndryshohen
dhe futen ne to elemente johistorike (magjistricat dhe historite e tyre, fantazmat, vegimet, etj). Po ashtu, historia
tragjike e Makbethit mbeshtillet nga mjergulla e legjendes, krijohen personazhe johistorike (Bankoja) dhe
konflikti zhvillohet e zgjidhet sipas ideve humaniste te dramaturgut.

Tema ne tragjedine “Makbethi”:


Teme qendrore e tragjedise eshte lakmia e shfrenuar per pushtet. Ideja se etja per pushtet e shtyn njeriun ne
humbjen e cdo virtyti dhe vlere morale, per te cilen nje dite ai merr shpagimin e merituar, shfaqet ne plane te
shumta, qe meshirohen ne personazhet e tragjedise.
Personazhet ne tragjedine “Makbethi”:
Strumbullar te veprimit te tragjedise jane: Makbethi dhe Zonja Makbeth, por personazhi mbizoterues eshte ai qe
I jep emrin tragjedise. Autori e ka realizuar bindshem natyren komplekse te Makbethit. Ai eshte jashtezakonisht
ambicioz; pasioni per pushtet dhe instikti per lavdi jane aq te forte saqe asnje breng e brendeshme apo ndonje
ndjenje humane, nuk eshte ne gjendje ta shkepute ate nga rruga e krimit apo ta coje nga keqardhja ne pendese.

Por nga ana tjeter, Makbethi na paraqitet si nje general me trimeri te jashtezakonshme, I cili e ka mbuluar veten
me lavdi duke penguar pushimin e vendit nga nje ushtri e huaj. Ne keto ndeshje ai ka treguar kuraje vetjake te
madhe, nje cilesi qe vazhdon ta shfaqe gjate tere drames perballe cdo rreziku. Njerezit ate e vlersojne te
ndershem apo te nderuar. Pra, ai nuk eshte nje njeri pa te mira e pa humanizem. Makbethi behet vertet tirane,
por eshte tirane me ndergjegje te trazuar. Ai e ndien se ndershkimi I tij eshte I pashmangshem. Megjithate,

edhe kur e sheh se I ka ardhur fundi, as qe I vete mendja te lype meshire, por vdes me krenari dhe zemer te forte
prej ushtari, duke e paguar me koke sundimin e tij gjakatar. Prandaj nuk eshte e lehte te bindemi per sjelljen e
tij, sepse ai gjithnje paraqitet ne rrethana te jashtezakonshme.

Shekspiri hyn thelle ne psikologjine e personazhit dhe e zbulon ate me dramacitet te forte. Ne fillim, jepen
luhatjet e tij shpirterore, lufta e brendeshme ndermjet lakmise se papaermbajtur per pushtet (e materializuar ne
skene nga profecia e tri magjistrcave) dhe e ndjenjes se detyres si vartes I mbretit, ndermjet “ndershmerise” se
njeriut qe komploton per here te pare dhe imagjinates se trazuar pas krimit te ulet (monologu per feksjen e
kames se pergjakur – vegimi I trurit te tij te nxehte).

Po Makbethi shquhet per nje tipar mjaft te vecante: per imagjinaten e gjalle. Ai ka thuajse imagjinaten e nje
poeti: nepermjet saj ai mban lidhje me figura te mbinatyrshme. Dhe eshte pikerisht kjo imagjinate qe I zgjon atij
ndjesite e ndergjegjes dhe te nderit. Ajo qe e tmerron Makbethin nuk eshte aspak pasoja e krimit, por pamja e
shemtuar qe I ngacmon atij imagjinaten. Sa here qe I ngacmohet imagjinata ai vepron keq. Imagjinata eshte
shume me e forte se arsyeja e tij.

Ne disa tipare karakteri I Makbethit eshte I ngjashem me ate te zonjes Makbeth. Te dy jane te pushtuar nga I
njejti pasion I ambicies. Te dy jane krenare, te ashper dhe urdherues. Ata I trajtojne me percmim njerezit qe jane
me poshte seres se tyre. Te dy perbejne nje cift ne bashkeveprim, por qe nuk e zevendesojne njeri-tjetrin,
perkundrazi e plotesojne natyren komplekse njerezore ne rrethana te caktuara. Ne drejtime te tjera Makbethi dhe
zonja Makbeth jane ne kontrast me njeri-tjetrin, ashtu sic eshte I ndertuar ne kontrast tere veprimi I tragjedise.

Ambicia,lakmia per pushtet e zonjes Makbeth nuk njeh kufi. Komplotin e vrasjes se Dunkanit ajo e thur me
gjakftohtesi dhe e kryen me vendosmeri. Por, ndryshe nga Makbethi, asaj I mungon imagjinata. Dhe ligesia e saj
nuk I kapercen kufijte njerezore. Vjen nje dite, qe thelle ne shpirtin e saj zgjohet ndjenja e pendeses. Froni
mbreteror nuk I sjell kenaqesine e pritur. Ndjenja e fajita rritet e rritet, gjersa pushton tere qenien e saj, e cmend
dhe e shtyn ne vetevrasje, ne vetendershkim. Paralelisht me venitjen e energjive te saj, vjen duke u eleminuar
dhe roli I saj ne veprimin e tragjedise.

Veorite artistike:
Ne tragjedine Makbethi Shekspiri ka perdorur me mjeshteri mjete emocionale dhe stilistikore te efektshme dhe
te paharrueshme, si: profecite e tri magjistricave, gostia mbreterore dhe shfaqja e fantazmes se Bankos te vrare
pabesisht, somnamulizmi torturures I zonjes Makbeth, vegjimi trondites I kames se pergjakur, komploti per
vrasjen e mbretit ne gjume, etj.

Kjo tragjedi shquhet per stukturen e qarte e te thjeshte, per konfliktin e thelle e te ngjeshur, per analizen
psikologjike te karaktereve, si dhe per idete e rendesishme humaniste.

Me kete tragjedi dhe me veprat e tjera Shekspiri shfaq hapur karakterin demokratik e humanist. Tragjedite e tij
trajtojne ide perparimtare te Rilindjes, si: barazia ndermjet njerezve, e drejta e mendimit te pavarur dhe e
ndjenjes se lirise, himnizmi I virtytit etj.

Gjuha dhe figuracioni:


Ajo qe ua rrit vleren veprave te Shekspirit, eshte gjuha jashtezakonisht e gjalle dhe e pasur. Ne teresine e vepres
se vet Shekspiri perdor fjale e shprehje me shume se cdo autor tjeter I gjuhes angleze. Ajo cka e ben te fuqishem
artin e tij jane mjeshteria me te cilen ai thuri dialoget e monologet e famshem. Ne tragjedine e Shekspirit secili
personazh flet gjuhen qe I pershtatet me se miri nivelit dhe karakterit te tij, duke shmangur cdo lloj falsifiteti apo
mungesa natyrshmerie. Vec kesaj, fjalet pasurohen shpeshhere me kuptime shtese, te fshehura, ironike ose te
dyfishta, pa harruar neologjizmat e shumta, lojrat e fjaleve apo edhe perdorimin e guximshem dhe funksional te
sharjeve dhe vulgarizmave.

Figura letrare, si mjete per poetizmin e universit, luan rol qendror jo vetem ne shprehjen e mendimeve e ideve te
fuqishme, por edhe ne gjithe sistemin e vargezimit.

Subjekti :
Makbethi na paraqitet si nje luftetar I guximshem dhe ambicios qe po kthehej nga lufta me  mikun
e tij Bankuo.Rruges ata takojne tre magjistrica te cilat I tregojne nje profeci qe thoshte se Bankuo 
do te linde mbreter, ndersa Makbethi do te fitoje nje titull te larte dhe do te behet mbret.
Kur kthehet ne atdhe, mbreti I Skocise, Dunkan I jep nje titull te larte.Ambicja e shtyn ate me
shume te deshiroje fronin ,ndersa e shoqja Lady Makbeth e manipulon akoma me shume.Gjtihasthu
profecia e magjistareve  dhe ambicia personale e shtyn ate te vrase mbretin Dunkan gjate nje 
gostie ne pallatin e tij.Djemte e mbretit largohen te frikesuar nga Skocia. Ato ia vejne fajin
sherbetoreve te dehur, ndersa vete fiton fronin.
Megjithate ketu nis bjerrja e Maktbehtit, I cili na paraqitet si nje tiran.Pas vrasjes ate nis ta denoje
ndergjegja,  megjitate nga frika se mos Bankuo do te kujtone profecine, vendos ta vrase dhe ate e
te birin e tij,I biri shpeton.
Ne nje gosti , Makbethit I shfaqet fantazma e Bankuoit, dhe ai vendos te takoje perseri magjistaret,
Ato I thone se ai duhet t’I druhet  Makdufit, por nga ana tjeter ai nuk mund te mundohej nga
ndonje njeri I lindur nga nje nene, dhe derisa pyjet perballe keshtjelles te spostoheshin.Nderkohe
Lady Makbeth vuan nga ecjet sonabul ne gjume dhe vret veten.
Makdufi dhe ushtria e tij angleze nis te avancoje drejt keshtjelles se Makbethit. Makbethi del te
luftoje, sheh qe pyjet ishin spostuar sepse ushtria I kishte prere per ti perdorur si mbrojtje, dhe
Makdufi I thote qe ai ka lindur nga nje operacion cesarian. Ne dyluftim Makdufi e vret Makbethin
dhe mer fronin bashke me djalin e Bankuos. Ata premtojne se do te bejne mire per Skocine.
Temat :
Fuqia  malifike e ambicjes se tepert.
Ishte ambicja ajo qe shtyu ciftin Makbeth te kryente mbretvrasjen, kete krim te rende. Ambicja per
pushtet eshte e madhe, por dhe gjakatare. Gjithashtu ajo con ne dhune, dhe thuhet se nje here te
perdoret dhuna, eshte e veshtire ta ndalesh ate. Ky krim merr permasa biblike “ nje ze me thirri
mos fli me”
Lidhja mes gjinise ( mashkullore)  dhe forces
Zonja Makbeth e shtyn  te shoqin te kryeje krimin duke vene ne dyshim burrerine e tij. Ajo thote se
me mire te ishte ajo vete burre, per tab ere ate krim. Keshtu vendoset nje barazim mes burrerise
dhe dhunes. Nga ana tjeter edhe femra ka po aq fuqi sa mashkulli, vecse ne nje menyre tjeter.
Magjistaret dhe zonja perdorin manipulimin per te arritur ate cka duan.
Ndryshimi midis mbreterimit dhe tiranise.
Dunkani eshte quajtur gjithnje mbret gjate tragjedise, ndersa Makbethi I trazuar eshte nje tiran qe
perdor dhunen dhe vrasjen per te eliminuar armiqte. Nderkohe qe mbreti kurorezon Makbethin nga
fitorja ne ufte, vete Makbethi sjell trazira ne Skoci ( koha e keqe- simbol) . Malkomi eshte ai qe
premton per nje qeverisje serisht te drejte te denje mbreterore e Skocise.
Motivet :
-          Halucinacionet
-          Dhuna
-          Profecite

Simbolet :

-Gjaku- faji
-Moti I keq – korrupsioni moral dhe politik

Personazhet :

Makbethi na paraqitet njeheresh si  I guximshem, ambicios dhe I  trazuar nga dilemat.
Ai paraqitet ne rrethana te jashtezakonshme. Ndjenja e fajit e bren ate gjate gjithe kohes, dhe e
ndien se ndeshkimi  eshte I pashmangshem, sepse ashtu sic vrau ai Bertin, mund ta pesoje edhe
vete.
Dilemat e tij jane mbi lakmine e papermbajtshme per pushtet dhe ndjenjes se detyres si mbret. Ai
ka shume imagjinate, madje ajo e ndikon me shume se arsyeja e tij.

Zonja Makbeth  eshte gjithashtu e etur per pushtet, krenare, e ashper, urdheruese.

Ky cift eshte ne bashkeveprim, ata nuk zevendesojne njeri tjetrin.Te dy I lidh ambicja dhe krimi.
Nga ana tjeter  lakmia e zonjes nuk njeh kufi. Ajo eshte me gjakftohte dhe I mungon imagjinata.
Megjithate ajo nuk mund te quhet e lige, as Makbethi, sepse I rendon ndjenja e fajita , aq sa e
shtyn ne vetevrasje.

Magjistricat  here duken si karikatura, here supernatyrale dhe paranormal e here marrin rolin e 
personazhit me te rrezikshem ne tragjedi. Fjalet e tyre mistike, mund te duken edhe si loje fjalesh
( nga barku I nenes) . Fjalet e tyre mund te merren edhe si  parashikime te fatalitetit te
pashmangshem ( pyjet qe leviznin) , edhe si nje shtyse psikologjike per Makbethin , I cili pa fjalet e
tyre ndoshta nuk do te  kishte arritur ta vrsite mbretin.

Mesazhet  :
Karakteri demokratik e humanist. Idete perparimatare te rilindjes, barazia midis njerezve, e drejta
e mendimit te pavarur, e ndjenjes se lirise, himnizimi I virtytit, qeverisja e drejte, ndeshkimi per
fajet, pergjegjesite per veprimet etj.

You might also like